Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet4/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se kërkuesi Murat Lama, gjatë procedurave të mbledhjes së dokumentacionit për t’i paraqitur pranë organeve shtetërore përkatëse për përftim pensioni pleqërie i ka rezultuar se në vërtetimin e arkivit (akt verifikimin) e lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Lezhë, në rreshtin e katërt ka të pasqyruar vetëm datën 19.07.1996, atë të fillimit të punës pranë ish N.B. Mamurras, dhe jo përfundimin e marrëdhënies së punës që është data 15.05.1993. Ndërkohë rezulton se libreza e punës i ka të pasqyruara si datën e fillimit të punës dhe atë të mbarimit.

2. Në këto rrethana, kërkuesi Murat Lama, me pretendimin se ai ka ndërprerë marrëdhëniet e punës pranë ish N.B. Mamurras, sektori Fushë-Kuqe në datën 15.05.1993, kohë në të cilën ka dalë në asistencë, me kërkesë ka kërkuar vërtetimin e faktit juridik të datës së përfundimit të marrëdhënieve të punës me N.B. Mamurras, sektori Fushë-Kuqe, datë 15.05.1993.

3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr.190/157, datë 12.02.2010, ka vendosur: “Pranimin e kërkesës së Murat Lama. Vërtetimin juridik që Murat Ramazan Lama ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me N.B. Mamurras, sektori Fushë-Kuqe, më datë 15.05.1993”.

3.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Në librezën e punës pasqyrohen periudhat e vjetërsisë në punë në qendra të ndryshme pune nga data 01.03.1961. Në këtë librezë është shënuar se ka filluar punë në sektorin Fushë-Kuqe më datën 15.07.1976 dhe se është larguar nga puna më datën 15.05.1993 dhe në kolonën përkatëse është cilësuar dhe shkaku i largimit nga puna “Kalon në asistencë”....(...)...Edhe në vërtetimin nr.394, datë 06.01.2010 të lëshuar nga Zyra Vendore e Punësimit Laç “...përcaktohet që Murat Ramazan Lama është trajtuar me pagesë papunësie nga data 15.05.1993 deri më datën 15.12.1993, të drejtë që e ka përfituar nga qenia në punë në NB Mamurras, sektori Fushë-Kuqe”...(...)”

4. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.773, datë 07.04.2011, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.190/157, datë 12.02.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.”

4.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Tiranë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Gjykata e shkallës së parë ka mbajtur parasysh kërkesat e neneve 388 dhe 389 të Kodit të Procedurës Civile. Libreza e punës, si dokument i administruar në gjykim, nuk është prova e vetme shkresore me anë të së cilës është vërtetuar data e largimit - 15 maj 1993. Data e largimit nga puna konfirmohet dhe nga “Vërtetimi datë 06.01.2010” nr.394 i lëshuar nga Sektori i Shërbimeve dhe Programeve të Zyrës Vendore të Punësimit Laç...(...)”

5. Kundër vendimit nr.773, datë 07.04.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs, personi i tretë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, Lezhë, e cila kërkon ndryshimin vendimit nr.773, datë 07.04.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.190/157, datë 12.02.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, duke vendosur rrëzimin e kërkesës.


  1. Ligji i zbatueshëm

6. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

6.1 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

6.2 Neni 246 i K.Pr.Civile: “Shkresat kanë fuqi të plotë provuese kur janë hartuar në formën e caktuar, kanë elementët e nevojshme për vlerën e tyre, nuk janë të copëtuara, të grisura ose të shuara, nuk kanë gërvishtje, ose shtesa midis rreshtave ose çrregullime të tjera me shuarje dhe mund të lexohen”.

6.3 Neni 253 i K.Pr.Civile:“Aktet zyrtare që përpilohen nga nëpunësi i shtetit ose personi që ushtron veprimtari publike, brenda kufijve të kompetencës së tyre dhe në formën e caktuar, përbëjnë provë të plotë të deklarimeve që janë bërë përpara tyre për faktet që kenë ngjarë në prani të tyre ose për veprimet e kryera prej tyre. Lejohet të provohet e kundërta vetëm kur pretendohet se shkresa është e falsifikuar”.

6.4 Neni 388§1 i K.Pr.Civile: “Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.”

6.5 Neni 389 i K.Pr.Civile: “Në kërkesën për vërtetimin e fakteve duhet të tregohen: a) qëllimi për të cilin kërkuesi paraqet kërkesën për vërtetimin e faktit të caktuar; b) shkaqet për të cilat nuk mund të merret akti ose për të cilat nuk është mundur që akti të bëhet përsëri; c) provat me të cilat do të provohet si shkaku, për të cilin nuk është e mundur të merret akti ose ky akt nuk mund të bëhet përsëri, ashtu edhe fakti që kërkohet të vërtetohet”.



  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

7. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve ndërgjyqëse, si dhe pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.773, datë 07.04.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë, si dhe vendimit nr.190/157, datë 12.02.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil.

8. Kolegji Civil vlerëson se nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Gjykatës së Apelit Tiranë nuk është bërë një analizë e plotë dhe në përputhje me kërkesat e legjislacionit procedural civil, si dhe nuk është bërë një cilësim i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen duke mos e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

9. Për sa rezulton nga kërkesa e paraqitur në këtë proces gjyqësor, konstatohet se kërkuesi nëpërmjet këtij gjykimi, ka kërkuar vërtetimin e faktit juridik të datës së përfundimit të marrëdhënieve të punës me N.B. Mamurras, sektori Fushë-Kuqe. Kërkuesi i ka mbështetur pretendimet e tij në nenin 388, të Kodit të Procedurës Civile, duke arsyetuar se i plotëson të gjitha kushtet e parashikuara në këtë dispozitë.

10. Në analizë të nenit 388§1, të Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Civil çmon se nëpërmjet vërtetimit të faktit “juridik” në rrugë gjyqësore, krijohet gjyqësisht një akt shkresor apo dokument i cili nëse ka ekzistuar ka përfaqësuar një fakt, nga i cili varej lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore. Që prova që krijohet gjyqësisht, është e domosdoshme që të plotësohen këto kushte: (i) akti të jetë zhdukur; (ii) akti ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri; (iii) akti nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër.

10.1 Në të njëjtën kohë, duke qenë se nga kjo provë varet drejtpërsëdrejti lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore, (pra është një provë e rëndësishme), ligjvënësi ka parashikuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Civile, që në kërkesën për vërtetimin e faktit juridik është e domosdoshme të pasqyrohet: (i) qëllimi për të cilin kërkuesi paraqet kërkesën për vërtetimin gjyqësor të faktit; (ii) shkaqet pse nuk mund të merret akti në rrugë tjetër ose pse ky akt nuk mund të bëhet përsëri; (iii) si dhe prova me të cilën do të provohet përse nuk është e mundur që të merret akti /ose që ky akt të bëhet përsëri, si dhe të tregohet fakti që kërkohet të vërtetohet.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se gjatë gjykimit nga ana e gjykatave të faktit, nuk ka rezultuar të shtrohen për diskutim si dhe t`i nënshtrohen debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështjet të rëndësishme ligjore lidhur me këtë natyrë mosmarrëveshje, si dhe me plotësimin e kërkesave të nenit 388 dhe 389, të Kodit të Procedurës Civile.

11.1. Nga provat e administruara në dosjen gjyqësore, të cilat i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor, si dhe në analizë të pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore konstatohet se kërkuesi Murat Lama, disponon librezën e punës, e cila ka të pasqyruar si datën e fillimit të punës ashtu dhe atë të mbarimit të kësaj marrëdhënie (15.05.1993).

11.2 Në rastin konkret, ky Kolegj çmon se dokumenti “librezë pune” lëshuar në emrin e kërkuesit me cilësinë e punëmarrësit rezulton që të përbëjë një akt zyrtar me fuqi të plotë provuese për sa i përket të dhënave të pasqyruara në një dokument të tillë (neni 253 i K.Pr.Civile), si dhe rezulton që të jetë njëri prej dokumenteve bazë që vërteton vjetërsinë në punë të punonjësve sipas kërkesave të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

11.3 Një dokument i tillë rezulton që të jetë hartuar në formën e caktuar nga ligji, rezulton që të ketë elementët e nevojshëm për vlefshmërinë e tij, si dhe nuk rezulton që të jetë i copëtuar apo grisur, ose që të ketë shtesa midis rreshtave ose çrregullime të tjera që të ndikojnë në përmbajtjen e tij (neni 246 i K.Pr.Civile).

11.4 Sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se nuk jemi përpara plotësimit të kërkesave të nenit 388, të Kodit të Procedurës Civile, ku kërkohet mungesa një akti shkresor apo dokumenti, i cili nëse ka ekzistuar ka përfaqësuar një fakt, nga i cili varej lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore. Në rastin konkret, kërkuesi disponon dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar faktin e marrëdhënies së punës dhe për rrjedhojë, edhe përftimin e të drejtave të tjera të cilat rrjedhin prej saj.

12. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka arsyetuar në mënyrë të njëjtë me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, si dhe ka lënë në fuqi vendimin e kësaj gjykate.

12.1. Gjykata e Apelit Tiranë, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, nuk ka mbajtur në konsideratë, si dhe nuk kanë evidentuar elementë të rëndësishme të këtij lloj gjykimi lidhur me sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes dhe që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të kërkesës objekt shqyrtimi dhe natyrën juridike të saj.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke mbajtur në konsideratë objektin e gjykimit dhe kufijtë e shqyrtimit të çështjes pranë Gjykatës së Lartë, si dhe faktin se, kur e drejta e pretenduar të mbrohet nëpërmjet vendimit të gjykatës nuk gjen mbështetje në të drejtën pozitive materiale, arrin në konkluzionin se vendimi nr.773, datë 07.04.2011, i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.190/157, datë 12.02.2010, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin duhet të prishet dhe çështja duhet të pushohet.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/e të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.773, datë 07.04.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.190/157, datë 12.02.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Tiranë, më 02.10.2014



Nr.11117-02688-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3160 i Vendimit (487)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 02.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: JONA KOPRENCKA

I PADITUR: ËNGJËLL KOPRENCKA

ALBERT KOPRENCKA

OBJEKTI:


Pavlefshmëri e aktit testamentar nr.212 akti, datë 24.01.2008,

bërë përpara noteres Majlinda Lato,

duke lejuar dëshminë trashëgimore që vjen në rrugë ligjore.

Baza Ligjore: Neni 407, 410, 412 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.6, datë 06.01.2009, ka vendosur:

Të pranojë pjesërisht padinë e paditëses Jona Koprencka ndaj të paditurve Ëngjëll Koprencka dhe Albert Koprencka duke u detyruar këto të fundit ta njohin paditësen për rezervën ligjore në masën 1/6 pjesë mbi një pasuri të llojit banesë të ndodhur në Lagjen “Partizani”, vlera e mbetur e se cilës është 35% ose 848.034 lekë që përfaqëson vlerën e mureve e themeleve të saj.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkimit.

Pjesë përbërëse e vendimit është akti i ekspertimit me skicat përkatëse”.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.533, datë 13.09.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.6, datë 06.01.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan”

Kundër vendimit nr.533, datë 13.09.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala paditëse Jona Koprencka dhe i padituri Albert Koprencka, të cilët kërkojnë, ndryshimin e këtij vendimi, duke parashtruar ndër të tjera se:


  • Vendimet e gjykatave vijnë në kundërshtim me nenet 6 dhe 16, të Kodit të Procedurës Civile, pasi unë kam kërkuar pavlefshmëri të aktit testamentar, kurse gjykata ka bërë përcaktimin e pjesës në vlerë monetare jashtë kërkimit tim për këtë çështje.

  • Të dyja vendimet e gjykatave vijnë në kundërshtim dhe me Vendimin Unifikues nr.1, datë 24.03.2005, ku sqarohet se ndryshimet e pasurisë së trashëgimlënësit dhe mosekzistenca e tyre mbi 65% do të bënte testamentin pa vlerë dhe duhet konstatuar si absolutisht i pavlefshëm.

  • Vendimet e gjykatave vijnë në kundërshtim me parashikimet ligjore të nenit 111 të Kodit Civil.

  • Është provuar gjatë gjykimit se kemi të bëjmë me sendin objekt ndërtimi dhe kemi një marrëdhënie të pandashme.

  • Përfundimisht i kërkojmë Gjykatës së Lartë prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish