Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet6/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Se vendimi nr.2, datë 10.01.2011, i Gjykatës së Apelit Shkodër, është marrë në zbatim të ligjit, e si i tillë duhet të lihet në fuqi.
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Siç rezulton nga materialet e dosjes gjyqësore se kërkuesja Margarita Franja është me banim në fshatin Gajtan Komuna Guri i Zi.

Kjo kërkuese është martuar më datë 10.05.1975 , sipas aktit të martesës me nr.19 pasqyruar në certifikatën e martesës me nr.1/9 të vitit 1974 lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Gur i Zi më datë 26.11.2009. Martesa është bërë në fshatin e lindjes me shtetasin Loro Franja. Gjatë periudhës së martesës kërkuesja ka punuar në kooperativën bujqësore Gur i Zi, fshati Gajtan nga data 01.06.1975 deri më 31.12.1991 duke realizuar mesataren e ditëve të punës me 26 norma në muaj.

Drejtoria e Arkivit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore me vërtetimin e datës 11.12.2009 ka dhënë një vërtetim për kërkuesen sipas të cilit nuk figuron të jetë e regjistruar në regjistrat e kooperativës Guri i Zi fshati Rragam dhe as në fshatin Gajtan. Që në këtë vërtetim kërkuesja legjitimohet me objektin shkakun ligjor dhe personin e tretë.

Në bazë të kësaj shkrese të mësipërme Agjencia e Sigurimeve Shoqërore Shkodër më datë 25.01.2010 ka kthyer përgjigje kërkueses duke i pezulluar e refuzuar procedurat e pensionin deri sa ta vërtetoj qënien në punë në rrugë gjyqësore. Në këto kushte pala kërkuese i është drejtuar gjykatës me kërkesën objekt shqyrtimi.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.910, datë 06.04.2010, ka vendosur: “Vërtetimin e faktit juridik, atë të vjetërsisë në punë pranë ish kooperativës Bujqësore Gur i Zi, fshati Gajtan, për kërkuesen Margarita Ton Franja për periudhën 01.06.1975 deri në 31.12.1991 duke realizuar mesataren e ditëve të punës me 26 norma në muaj.

Pushimin për pjesët e tjera të padisë;”

Gjykata në vendimin e saj ka arsyetuar se: “(...) Gjatë shqyrtimit gjyqësor Gjykata gjeti se kërkuesja Margarita ka punuar në kooperativën Gur i Zi në periudhën 01.06.1975 deri 31.12.1991 dhe nga viti që kërkon në arsyetim të kërkesës ajo e vitit 1971 nuk u gjet e provuar as me prova shkresore as me dëshmitar. Për këtë pjesë gjykata çmon se duhet t’i pushohet në bazë të nenit 201/1 të Kodit të Procedurës Civile.



Sa sipër Gjykata e gjen me vend kërkesën e kërkueses dhe duhet ti plotësohet kërkesa në pjesët e lartë shënuara dhe pushimin për pjesët e përmendura në këtë arsyetim vendimi...”

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.2, datë 10.01.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.910 datë 06.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër”

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër, e cila kërkon ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesë padisë, duke parashtruar shkaqet e lartë përmendura.

LIGJI I ZBATUESHËM
Neni 388 K.Pr.Civile.“Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Kërkesa për vërtetimin e fakteve paraqitet në gjykatën e shkallës së parë, në territorin e së cilës ka banimin kërkuesi. Kur kërkohet vërtetimi i faktit për një send të paluajtshëm, ajo paraqitet në gjykatën e shkallës së parë në territorin e së cilës ndodhet sendi. Në mënyrën e treguar më sipër mund të kërkohet edhe korrigjimi i gabimeve të akteve të treguara në paragrafin e parë të këtij neni.”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Se pretendimet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga personi i tretë Drejtoria Rajonale e sigurimeve Shoqërore Shkodër, nuk përbëjnë shkaqe ligjore në kuptim të Nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila me vendimin nr.2, datë 10.01.2011 ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.910, datë 06.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.”

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë rithekson se gjykata që shqyrton mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet, sipas nenit 6 i K.Pr.Civile, të kryejë një hetim të plotë e të gjithanshëm, në përputhje me ligjin sipas nenit 14 i K.Pr.Civile, të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj sipas nenit 16 i K.Pr.Civile, ndërsa në përputhje me përcaktimet e nenit 126 të Kodit të Procedurës Civile duhet të bëjë një analizë tërësore dhe objektive të provave dhe te çmoje provat e marra gjatë gjykimit të çështjes, sipas bindjes së brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre, sipas nenit 309 të po këtij Kodi. Neni 28 të Kodit të Procedurës Civile shpreh se: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm.”.

Kolegji Civil thekson se hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes, në përputhje me ligjin i parashikuar nga neni 14 i K. Pr. Civile, është parim themeltar i gjykimit civil dhe përbën një detyrim për gjykatat në të gjitha shkallët e gjykimit. Në ndryshim nga dy gjykatat më të ulëta, Gjykata e Lartë ka për objekt vetëm zbatimin e ligjit material e procedural nga ana e tyre, por pa pasur të drejtën të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave, apo vlerësimit e çmimit të atyre që janë vënë në bisedim nga gjykatat më të ulëta.

Gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit janë gjykata të faktit dhe të ligjit, në ndryshim nga Gjykata e Lartë, e cila është gjykatë ligji. Duke qenë të tilla, në gjykimin në shkallë të parë dhe në apel nuk ka asnjë pengesë, madje është detyrim që gjykata të lejojë palët të paraqesin kërkimet e prapësimet, provat ku i mbështetin ato dhe të arrijnë në përfundimet përkatëse për zgjidhjen e çështjes duke çmuar e vlerësuar provat sipas ligjit që është i zbatueshëm për gjykatën.

Sipas nenit 31 të K.Pr.Civile Padia (shënimi i Kolegjit - edhe kjo kërkesë e drejtuar gjykatës) është e drejta e personit që bën pretendimin, për t'u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo. Qëllimi i ngritjes së kërkesës sipas Nenit 32 i Kodit të Procedurës Civile mund të jetë ndër të tjera edhe për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte, siç mund të jetë vërtetimi i ekzistencës së një marrëdhënie pune, për efekt të vjetërsisë në punë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se neni 388 i Kodit të Procedurës Civile përcakton shprehimisht rastet e legjitimimit të subjektit për të ndjekur një rrugë të tillë ligjore dhe rastet se kur një kërkesë e tillë mund të ngrihet. Nga hetimi gjyqësor rezultoi se kërkuesja ka mbushur moshën për pension pleqërie dhe kërkon të realizojë të drejtën e saj personale pasurore të përfitimit të pensionit të pleqërisë, dhe për këtë qëllim kërkuesja kërkon t’i njihet si vjetërsi pune periudha nga 01.06.1975 deri në datën 31.12.1991. Ka rezultuar gjatë gjykimit të faktit se Kooperativa Bujqësore Guri i Zi për fshatin Gajtan nuk ka dokumente të sakta për vjetërsi në punë të kësaj kooperative. Në këto kushte personit të interesuar/kërkueses i ka lindur e drejta të kërkojë që ky fakt juridik (vërtetimi i vjetërsisë në punë) të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se kërkuesja gjatë gjykimit të kësaj kërkesë ka treguar para gjykatave se qëllimi se përse i është drejtuar atyre me kërkesën me objektin e lartë përmendur. Kërkuesja ka argumentuar para gjykatave se i ka lindur e drejta për të përfituar pension pleqërie, pasi ka mbushur moshën për të përfituar një te drejtë të tillë. Pasi i është drejtuar Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ajo nuk ka mundur të realizojë kërkesën pasi i mungonte një nga kushtet e përcaktuara nga ligji “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, periudha e sigurimit. Nga hetimi gjyqësor dhe shqyrtimi i provave, sipas parimit të hetimit të plotë dhe të gjithanshëm, kanë arritur në konkluzionin se kërkesa e kërkueses është e drejtë dhe si të tillë e kanë pranuar atë.

Në lidhje me shkaqet e rekursit të bërë nga personi i tretë ato nuk rezultojnë të provuara, pasi fakti nga varet lindja, e të drejtave personale apo pasurore të një personi, sikurse është edhe vërtetimi i periudhës së vjetërsisë në punë dhe akti që vërteton nuk mund të bëhet përsëri, pasi nuk ekzistojnë kooperativat dhe gjithashtu nuk rezultojnë të dokumentuara këto periudha, dhe në këtë moment nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, duke mos u njohur nga personi i tretë kjo periudhë, kërkuesja ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vëren se pavarësisht gabimeve materiale në pjesën hyrëse të vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, duke e ndryshuar emërtimin e palëve. Nga tërësia e akteve në dosje dhe nga përmbajtja e procesverbalit të seancës rezultoi se këto gabime nuk janë të meta procedurale të tilla që shkaktojnë prishjen e vendimit. Në thelb Gjykata e Apelit me vendimin e saj nuk ka cenuar pozitën procedurale të palëve, por ajo ka konfirmuar vendimmarrjen e gjykatës së shkallës së parë.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në përputhje me Nenin 485/a të K.Pr.Civile duhet të vendosë lënien në fuqi të Vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.2, datë 10.01.2011 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Tiranë më 02.10.2014

Nr.11115-00442-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3396 i Vendimit (491)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 02.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11115-00442-00-2011 që u përket palëve:

PADITËS: ARKAD ZEQIRI.

I PADITUR: RAMIZ SADUSHI.

OBJEKTI:

Pushim cenimi në posedim,

rivendosje në posedim të tokës bujqësore

zënë me ndërtim të paligjshëm nga i padituri

dhe mospërsëritja në të ardhmen.

Kallëzim i një punimi të ri dhe kthimin e sipërfaqes së tokës

në gjendjen para fillimit të punimeve.

Baza Ligjore: Nenet 32/1, 153, 154, 211 K.Pr.Civile,

Nenet 303, 305, 311 të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendim nr.345, datë 25.06.2010, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë së paditësit Arkad Zeqiri.

Pushimin e cenimit në posedim nga i padituri Ramiz Sadushi dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen.

Rivendosjen në posedim të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 800 m2 të paditësit Arkad Zeqiri të përcaktuar në aktin e ekspertimit datë 07.06.2010 të punuar nga eksperti Z.Petraq Kote, individualizuar në skicë me ngjyrë të kuqe, duke detyruar palën e paditur Ramiz Sadushi të lirojë këtë sipërfaqe toke duke e kthyer atë në gjendjen e mëparshme.

Ligjërimin e masës së sigurimit marrë me vendimin nr.105, datë 25.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendim nr.362, datë 26.10.2010, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.345, datë 25.06.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë”.

Kundër vendimit nr.362, datë 26.10.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka paraqitur rekurs pala e paditur Ramiz Sadushi, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është marrë në kundërshtim me nenin 130 e vijues dhe 230 të K.Pr.Civile pasi nuk kemi pasur dijeni për zhvillimin e disa seancave gjyqësore si dhe për aktin e ekspertimit, me qëllim kundërshtimin dhe prapësimin e tij.

  • Vendimi i gjykatës është dhënë në kundërshtim me nenin 10, 20, 24 të K.Pr.Civile duke u shkelur parimi i kontradiktorialitetit.

  • Vendimi i gjykatës është marrë në kundërshtim me çka rezultuar e provuar në aktin e ekspertimit. Në përgjigje të pyetje eksperti ka konkluduar se palët ndërgjyqëse nuk kanë pronësi pronat në vendimin objekt konflikti. Nuk ka mbivendosje si në arsyetimin dhe grafikisht duke u bërë pala paditëse e pa legjitimuar në proces.

  • Me shkresën e datës 25.08.2010 Bashkia Konispol ka pranuar se pala paditëse nuk posedon asnjë pronë në vendin e quajtur “Sulaj” pra në vendin objekt konflikti.

  • Gjykata nuk ka ndërtuar drejtë ndërgjyqësinë duke mos thirrur në gjykim si palë të tretë Bashkinë Konispol.

  • Gjykata e apelit ka vepruar në kundërshtim me nenin 461/2 të K.Pr.Civile nuk është bërë njoftimi me shpallje dhe në kundërshtim me nenin 465 të K.Pr.Civile nuk ka zbatuar procedurën e gjykimit.

  • Gjykata e apelit nuk ka kryer një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, nuk ka hetuar ne lidhje me provat e paraqitura.

  • Përfundimisht kërkoj ndryshimin e vendimeve dhe rrëzimin e kërkesë padisë.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Se vendimet nr.345, datë 25.06.2010, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe nr.362, datë 26.10.2010, i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit, e si të tilla duhet të prishen dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me tjetër trup gjykues.
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se, paditësi Arkad Zeqiri me anë të aktit të marrjes së tokës në pronësi, në bazë të ligjit nr.7501/1991 ka përfituar tokë bujqësore, në zonën e Konispolit, me emërtimin Ullishte me një sipërfaqe prej 800 m2 regjistruar në zonën kadastrale nr.2217 Bashkia.

Paditësi Arkad Zeqiri me pretendimin se mbi këtë sipërfaqe, nga pala e paditur Ramiz Sadushi po kryen ndërtime pa leje nga organet kompetente, duke e nxjerrë jashtë përdorimit tokën bujqësore i është drejtuar gjykatës me kërkesë padinë objekt gjykimi.

Pala e paditur Ramiz Sadushi duke prapësuar ka parashtruar faktin se ndërtimin e ka kryer brenda pronës së tij duke kërkuar rrëzimin e kërkesë padisë. Në përfundim të hetimit gjyqësor:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendim nr.345, datë 25.06.2010, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë së paditësit Arkad Zeqiri.



Pushimin e cenimit në posedim nga i padituri Ramiz Sadushi dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen.

Rivendosjen në posedim të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 800 m2 të paditësit Arkad Zeqiri të përcaktuar në aktin e ekspertimit datë 07.06.2010 të punuar nga eksperti Z.Petraq Kote, individualizuar në skicë me ngjyrë të kuqe, duke detyruar palën e paditur Ramiz Sadushi të lirojë këtë sipërfaqe toke duke e kthyer atë në gjendjen e mëparshme.

Ligjërimin e masës së sigurimit marrë me vendimin nr.105 datë 25.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur”

Gjykata arsyeton se: “(...) i padituri Ramiz Sadushi nuk disponon asnjë lloj dokumentacioni për ndërtimin e objektit të banimit të ndërtuar në tokë ullishte.. pra ndërtimi objekt banimi është ndërtuar pa leje ndërtimi dhe është ndërtuar në kundërshtim me ligjin.. në akt-ekspertimi është përcaktuar fakti se ndërtimi objekti shtëpi e banimit që ka ndërtuar i padituri bie brenda pronës së paditësit...”



Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendim nr.362, datë 26.10.2010, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.345, datë 25.06.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë”.

Kundër vendimit nr.362, datë 26.10.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka paraqitur rekurs pala e paditur Ramiz Sadushi, duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.


LIGJI I ZBATUESHËM
Nenet 32/1, 153,154,211 K.Pr.Civile, 303, 305, 311 K.Civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.345, datë 25.09.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.362, datë 26.10.2010, është marrë në shkelje të ligjit dhe si i tillë ka vend të cenohet duke u urdhëruar prishja e të dy vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë me trup tjetër gjykues.

Rezultoi për Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë, dhe nga përmbajtja e vendimit rezulton se gjykata e rrethit gjyqësor për zgjidhjen e drejtë të çështjes ka kryer një akt ekspertimi që mban datën 17.05.2010, mendim i dhënë nga eksperti Petraq Kote, të cilin pasi e ka administruar në gjykim, i referohet në arsyetimin e vendimit, por duke shtrembëruar konkluzionet e ekspertit, e duke pasqyruar të pavërteta në arsyetimin e vendimit, çka e bën vendimin e gjykatës të pavlefshëm, duke shkelur në këtë mënyrë urdhërimet e nenit 224/b paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile, i cili parashikon se: “Mendimi i ekspertit nuk është i detyrueshëm për gjykatën dhe kur kjo ka mendim të kundër me ekspertin, duhet të arsyetojë me hollësi këtë mendim në vendimin përfundimtar ose një vendim që jep gjatë gjykimit”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se “Eksperti në faqen 3 të Aktit të Ekspertimit në përgjigje të pyetjes dy të dhënë nga gjykata ka arritur në konkluzioni se: Në vendin ku është konflikti midis palëve asnjëra nga këto palë nuk ka asnjë numër pasurie dhe në këtë vend ndodhet pasuria nr.1062 Ullishte me emërtimin Shtet….

Ndërsa në përgjigje të pyetjes nr.3 Eksperti thotë: “ Nga verifikimi në vend i pronave të ndërgjyqësave si dhe nga kryqëzimi i të dy planvendosjeve të palëve rezulton se këto prona nuk kanë mbivendosje me njëra tjetrën (sipas azhornimit), pasi të dyja palët nga verifikimi i dokumentacionit dhe pikërisht nga ai i ndarjes së ngastrave nga Komisioni i Ndarjes së Tokës për Konispolin, nuk kanë asnjë numër pasurie në vendin ku bëhet fjalë për konfliktin midis këtyre dy palëve ndërgjyqëse.

Kurse vendimi i gjykatës në faqen 2 të tij thotë se: “(…) Ku në aktin e ekspertimit është përcaktuar faktin se ndërtimi, objekti shtëpi banimi që ka ndërtuar I padituri, bie Brenda pronës së paditësit Arkand Zeqiri dhe konkretisht Brenda sipërfaqes së tokës ullishte prej 800 m2…”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se ky konkluzion i gjykatës së rrethit është në kundërshtim me provat e administruara prej saj.

Kolegji Civil thekson se hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes, në përputhje me ligjin, i parashikuar nga neni 14 i K.Pr.Civile, është parim themelor i gjykimit civil dhe përbën një detyrim për gjykatat në të gjitha shkallët e gjykimit. Në këtë kuptim në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes është e nevojshme kryerja e hetimit të plotë qoftë duke përsëritur hetimin gjyqësor, duke lejuar për shqyrtim edhe prova të paraqitura rishtazi dhe në përputhjen me nenin 126 të K.Pr.Civile, gjykata duhet të bëjë një analizë tërësore dhe objektive të provave. Ajo duhet të çmojë provat e marra në shqyrtim, sipas bindjes së brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se bazuar në nenin 11 të K.Pr.Civile “Provat janë të dhëna që merren në formën e parashikuar nga ky Kod dhe që vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces” dhe nenit 12 të K.Pr.Civile, i cili parashikon se “Pala që pretendon një të drejtë, ka detyrim që në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët bazon pretendimin e saj”, gjykata që do të rishqyrtojë çështjen duhet të orientojë palët të paraqesin provat në formën e kërkuar nga Kodi i Procedurës Civile për të vërtetuar ose rrëzuar pretendimet ose prapësimet e tyre në procesin gjyqësor, si dhe të përcaktojë dhe të zbatojë dispozitat mbi barën e të provuarit në një proces gjyqësor civil .

Gjithashtu në nenin 29 paragrafi i parë të K.Pr.Civile, parashikohet se: “Gjykata e mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre të rrethanave të çështjes”.

Sa më sipër Kolegji Civil çmon se në kuptim të nenit 472 të K.Pr.Civile, gjykata e rrethit ka zbatuar keq ligjin duke bërë të cenueshëm vendimin e saj. Po kështu Kolegji konstaton se dhe Gjykata e Apelit ka lejuar me vendimin e saj këtë shkelje, pasi në përputhje me nr.467 të K.Pr.Civile mund dhe duhej të kishte urdhëruar prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit, duke bërë të cenueshëm dhe vendimin e saj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.345, datë 25.06.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe vendimit nr.362, datë 26.10.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 02.10.2014

Nr.11115-02659-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3929 i Vendimit (492)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

në seancat gjyqësore të datave 25.04.2913, 17.12.2013, 13.02.2014, 03.04.2014, 26.06.2014 dhe 09.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.02659/08, që u përket palëve:

PADITËS I K/PADITUR: ISMAIL XHURA (në mungesë)

TË PADITUR K/PADITËS: SHEFIT TASHI, SHEFIKAT TASHI, ASQERI SHEHU, ISMETE SHEHU, të përfaqësuar nga av. Idajet Kundraxhi

TRASHËGIMTARËT E IFTIMI BËRDUFI: ROZINA BËRDUFI, INA BËRDUFI, të përfaqësuar nga avokat Dashamir Kore

GLEDI BËRDUFI (në mungesë).

E PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, PRANË QARKUT TIRANË (në mungesë)

PERSON I TRETË: BASHKIA TIRANË (në mungesë)

OBJEKTI I PADISË:

Kthimin e sendit paditësit, sipërfaqe trualli prej 260 m2,

i cili mbahet pa të drejtë nga të paditurit

të cilët kanë ndërtuar godina pa leje ndërtimi.

Shpërblimin e paditësit për përdorimin e sendit nga ana e të paditurve

dhe kthimin e sendit në gjendjen e mëparshme.

Baza Ligjore: Nenet 296 dhe 298 të K.Civil

Neni 12 i ligjit 7698, datë 15.04.1992.

Pika 1 e V.K.M. nr.3, datë 21.06.1993.

Neni 106 i K.Pr.Civile.

OBJEKTI I K/PADISË:

Anullimin e pjesshëm të vendimit nr.23, datë 11.08.1999

të Komisionit të Kthimit të Pronave Tiranë vetëm për pikat 1 dhe 2.

Baza Ligjore: Ligji nr.7698, datë 15.04.1993, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3141, datë 07.07.2003, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë-padisë dhe rrëzimin e kundrapadisë.

Detyrimin e të paditurve kundrapaditësa t'i kthejnë paditësit të kundrapaditur truallin prej 260 m2 që ndodhet në Rr. "M.Shyri" Tiranë të zënë prej tyre me ndërtime pa leje, duke e kthyer truallin në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e tyre.

Detyrimin e të paditurve kundrapaditësa Shefit e Shefikat Tashi t'i paguajnë paditësit të kundrapaditur për përdorimin e sendit shumën 833.785 (...) lekë.

Detyrimin e të paditurve kundrapaditësa Asqeri dhe Ismete Shehu t'i paguajnë paditësit të kundrapaditur për përdorimin e sendit shumën 582.933 (...) lekë.

Detyrimin e të paditurve kundrapaditësa Iftimi dhe Rozina Berdufi t'i paguajnë paditësit të kundrapaditur për përdorimin e sendit shumën 288.986 (...).

Shpenzimet gjyqësore u ngarkohen solidarisht të paditurve kundrapaditësa”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.727, datë 08.06.2008, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.3141, datë 07.07.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues në atë gjykatë”

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1446, datë 25.10.2005, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.727, datë 08.06.2004 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim Gjykatës së Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1432, datë 09.09.2008, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.3141, datë 07.07.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

Pranimin e pjesshëm të kundërpadisë.

Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit nr.23, datë 11.08.1999 të K.K.K.Pronave pranë Bashkisë Tiranë, duke i njohur ish pronarit Hysen Xhura (trashëgimtarëve të tij) të drejtën e kompesimit sipas një prej mënyrave të parashikuara nga ligji për sipërfaqen e truallit prej 260 m2 me kufizimet përkatëse.

Rrëzimin e kundërpadisë për pjesën tjetër.

Rrëzimin e padisë”.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs paditësi i kundërpaditur Ismail Xhura, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:



  • Të paditurit kundërpaditës kanë ndërtuar në truallin objekt gjykimi të kthyer të lirë nga K.K.K.P Tiranë pa leje ndërtimi.

  • Fakti i mësipërm vërtetohet sipas dokumenteve të drejtorisë së Urbanistikës për prishjen e këtyre objekteve të ndërtuara pa leje.

  • Nga ana e të paditurve siç rezulton nga akti i ekspertimit është privatizuar 100 m2 pra vetem ish objekti “depo”.

  • Marrëdhëniet midis palëve për truallin nën banesë rregullohen në mënyrë të posaçme nga neni 12 dhe 20 i ligjit nr.7698/1993.

  • Nga të gjitha aktet e dosjes rezulton se trualli mbi të cilin ngrihet ish depo është prone private e të ndjerit Hysen Xhyra.

  • Në lidhje me sipërfaqen objekt gjykimi, Udhëzimi nr.3, datë 21.06.1993 parashikon se “…në rastet kur janë kryer ndërtime pa leje ndërtimi, sipërfaqja e zënë i kthehet ish-pronarit…”.

  • Sipas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara nr.25, datë 28.03.2003 përcaktohet se “…personi që është bërë pronar i objektit të privatizimit nuk legjitimohet të ngrejë padi për sipërfaqen e truallit të vendimit të K.K.Pronave…”.

  • Ne mendojmë se termi sipërfaqe funksionale është terminologji që lidhet me fazën e projektimit dhe nuk lidhet me gëzimin e ndonjë të drejte reale.

  • Siç përcakton neni 3 i ligjit nr.7698 me truall nënkuptohet sipërfaqja e regjistruar në ZRPP pra sipërfaqja mbi të cilën ka një titull pronësie.

  • Ndryshimi i destinacionit të depos së armatimit ka bërë që sheshi funksional të humbas qëllimin e tij.

  • Sipas interpretimit konfuz të Gjykatës së Apelit prona objekt konflikti ndodhet si jashtë vijave kufizuese të zonës të banuar…ndërkohë që kjo pronë ndodhet në Rr. “Myslym Shyri”.

Të paditurit kundërpaditës Shefit Tashi, Shefikat tashi, Asqeri Shehu dhe Ismete Shehu kanë ushtruar kundër rekurs me të cilin kërkojnë mospranimin e rekursit, për këto shkaqe:

  • Ndërtimet e bëra prej nesh asnjëherë nuk kanë qenë tej oborrit rrethues.

  • Neni 12 i ligjit bën fjalë për ato raste kur subjekti ka në pronësi ndërtesën dhe jo kur ajo është privatizuar.

  • I vetmi arsyetim urbanistik në lidhje me oborrin funksional të një banese ku referohen ekspertizat është se sipërfaqja e objektit konsiderohet 25% e sipërfaqes të oborrit funksional.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish