Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet43/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   173




KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dëgjoi palën paditëse, Av. Ndue Pjetra, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues; dëgjoi përfaqësuesin me autorizim të palës së paditur “Emporiki Bank” sh.a. (sot “Banka Credit Agricole Shqipëri”), juristin Armand Sokoli, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; konstatoi mungesën e palëve të tjera të paditura; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Fillimisht, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 199/2 të K.Pr.Civile, dhe kërkesën e palës së paditur, bëri zëvendësimin procedural të “Emporiki Bank” sh.a. me “Credit Agricole Albania Bank” sh.a., pasi referuar ekstraktit historik të regjistrit Tregtar ka ndryshuar emri tregtar i shoqërisë.



  1. Rrethanat e çështjes

2. Nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore rezulton se ndërmjet paditësit Ndue Pjetra dhe palës së paditur “Banka Emporiki – Shqipëri” (sot “Banka Credit Agricole Shqipëri”) sh.a. janë lidhur Kontratat e huasë bankare (faqe 85 e dosjes) dhe ajo e Barrës siguruese (faqe 93 e dosjes) datë 29.05.2006. Sipas tyre, paditësi merrte kredi në shumën 11.600 Euro nga pala e paditur, për blerjen e një autoveture të markës “Great Ëall Motors”, si dhe garantonte Bankën për shlyerjen e çdo kredie ekzistuese.

3. Ndërkohë më pas, paditësi ka realizuar edhe policën e sigurimit kasko datë 11.06.2007 me palën tjetër të paditur Shoqëria “Interalbanian” sh.a., për autoveturën e sipërpërmendur (faqe 121 e dosjes).

4. Në kushtet kur pala paditëse duke filluar nga muaji qershor 2007, nuk ka shlyer detyrimet sipas Kontratës së huas, pala e paditur “Banka Emporiki – Shqipëri” sh.a., mbasi më parë kishte kërkuar shlyerjen e huas, ka kërkuar në rrugë gjyqësore lëshimin e “Urdhrit të Ekzekutimit”.

5. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me Vendimin nr.2121 akti datë 27.11.2007, ka pranuar kërkesën dhe ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për Kontratën e huas bankare datë 29.05.2006 lidhur ndërmjet “Banka Emporiki – Shqipëri” sh.a. dhe Ndue Pjetrës.

6. Pas kësaj, pala e paditur Zyra e Përmbarimit Tiranë ka filluar procedurat ligjore për ekzekutimin e detyrimit, nëpërmjet Urdhrit datë 19.03.2008 (faqe 28 e dosjes) për ekzekutim vullnetar.

7. Nga ana tjetër, në kushtet e mosekzekutimit vullnetar, Zyra e Përmbarimit, me Urdhrat e datës 19.05.2008 (faqe 31-34 e dosjes), njofton 17 Bankat e nivelit të dytë për vendosjen e masës së sekuestros mbi llogaritë e huamarrësit Ndue Pjetra, si dhe Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave për të njoftuar nëse i përmenduri ushtron veprimtari private.

8. Po ashtu, Zyra e Përmbarimit me Shkresën datë 02.08.2008 (faqe 42 e dosjes) i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, të verifikonte pronësinë e automjetit për blerjen e të cilit është marre huaja nga Banka, por edhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme lidhur me pronat që ai dispononte.

9. Të gjitha këto urdhra e kërkesa kanë vazhduar deri në tremujorin e parë të vitit 2009 dhe në asnjë rast nuk është bërë ndonjë kundërshtim në rrugë gjyqësore nga ana e paditësit Ndue Pjetra.

10. Mbas kësaj, në kushtet e mosekzekutimit të detyrimit, Zyra e Përmbarimit Tiranë me Vendimin nr.4214, datë 25.03.2009 (faqe 54 e dosjes) konkludon për “Bllokimin, nxjerrjen dhe shitjen në ankand” të dy pasurive të paluajtshme (pasuria me sipërfaqe 12 m2, regjistruar datë 01.06.2005 dhe pasuria me sipërfaqe 57 m2, regjistruar datë 01.06.2005) të ndodhura në Tiranë për llogari të kreditorit – pala e paditur “Banka Emporiki” sh.a.

11. Pikërisht bllokimin e të dy pronave të përmendura ka kundërshtuar sipas objektit të padisë paditësi Ndue Pjetra, duke pretenduar se këto veprime përmbarimore të ndërmarra ndaj tij dhe titulli ekzekutiv i përshkruar si më sipër janë të pavlefshme dhe duhet të anulohen. Sipas tij autovetura e blerë me kredinë e marrë, është vjedhur nga individë të panjohur në datën 21 Janar 2008 dhe se për këtë ngjarje ai ka bërë kallëzim në organet kompetente.

12. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.9189, datë 09.11.2009, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova e në ligj.”

12.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se:

Së pari: Konstatohet lehtësisht se paditësi Ndue Pjetra nuk ka qenë korrekt në pagimin e kësteve dhe për këtë prandaj edhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është lëshuar urdhri i ekzekutimit që në datën 27.11.2007 “Për vjeljen e detyrimit” në fjalë. Pra, siç shihet “Urdhri i Ekzekutimit” ndaj tij është lëshuar nga Gjykata rreth një vit e tre muaj me përpara se paditësit Ndue Pjetra t’i vidhej automjeti; fakt ky, që tregon se ligjshmëria e urdhrit të ekzekutimit (titulli ekzekutiv në fjalë) ka të bëjë me moskorrektësinë e paditësit Ndue Pjetra në shlyerjen e detyrimit si debitor dhe nuk ka të bëjë fare me ngjarjen e vjedhjes; e cila, sipas pretendimit të palës paditëse i bie që të ketë ndodhur një vit e tre muaj më pas.



Së dyti: Pikërisht, nisur nga këto detyrime kontraktore e ligjore si më sipër, rezulton se paditësi Ndue Pjetra për këtë shkak ka lidhur me të paditurin kompaninë e sigurimeve “Interalbanian” SHA kontratën përkatëse të “Kaskos” për automjetin të blerë me kredi nga ana e tij; ku, dhe përfitues ai ka vënë pikërisht kredidhënësin “Banka Emporiki – Shqipëri” SHA. Gjykata, vë në dukje se kjo kontratë kasko si më sipër rezulton të jetë nënshkruar rregullisht nga ky paditës. Ndërkaq, paditësi Ndue Pjetra pretendoi në gjykim se automjeti i tij është vjedhur në dt 21.01.2008 në rrugën Bulevardi Zogu i Parë në Tiranë dhe se për këtë ka bërë kallëzimin përkatës në Prokurori. Por, ndërkohë rezulton se kallëzimi për vjedhjen në fjalë të jetë bërë nga ana e tij në dt 06.02.2008 pra rreth 15 ditë pas ngjarjes së vjedhjes; ndërsa, njoftimi pranë “Banka Emporiki – Shqipëri” SHA rezulton që të jetë bërë në dt 29.02.2008 ose 23 ditë pas denoncimit penal dhe rreth një muaj e gjysmë pas ngjarjes së vjedhjes së pretenduar nga ana e tij. Pra, siç shihet, paditësi Ndue Pjetra ka bërë njoftimin e “rastit të sigurimit” tej afatit prej 24 orë (nga dita e ngjarjes) që përcakton neni 20 paragrafi 20.1.2 i Kontratës Tip bashkëngjitur Policës së Sigurimit. Më konkretisht, në këtë nen si më sipër është sanksionuar shprehimisht “Në rastin e ndodhjes së ngjarjes i siguruari duhet të njoftojë menjëherë rastin brenda 24 orëve nga momenti i ndodhjes së ngjarjes në rastin e vjedhjes. Ky njoftim duhet bërë pranë Organeve të Policisë dhe pranë Siguruesit”.Pra, siç shihet, Kontrata Kasko shprehimisht nuk mbulon shpërblimin për rastin e vjedhjes së objektit të siguruar, kur kjo vjedhje njoftohet si rast sigurimi jashtë afatit 24 orë. Nga ana tjetër, Gjykata vë në dukje se shkelja e këtij afati si më sipër në vështrim të nenit 1126 të K.Civile i jep të drejtë Kompanisë së Sigurimit të mos paguajë shpërblimin e sigurimit dhe as shumën e sigurimit. Më konkretisht vëmë në dukje se në nenin 1126 të K.Civil është sanksionuar si vijon: “Kur vërtetohet ngjarja e sigurimit, i siguruari detyrohet të njoftojë siguruesin brenda afatit të parashikuar në kontratë. Në qoftë se i siguruari nuk bënë këtë njoftim siguruesi ka të drejtë të mos paguajë shpërblimin e sigurimit ose shumën e sigurimit”. Pra, siç shihet, paditësi Ndue Pjetra nuk përligjet me padinë në gjykim për shkak të mos njoftimit nga ana e tij të rastit të sigurimit brenda afateve ligjore e kontraktore në fuqi.

Së treti: Gjykata vë në dukje se paditësi Ndue Pjetra nga qershori i vitit 2007 dhe deri në janar 2009; (kohë kjo e fundit, në të cilën ai pretendon se i është vjedhur automjeti i blerë me kredi nga ana e tij) ka qenë në vonesë në shlyerjen e detyrimit të tij si debitor dhe se për këtë shkak edhe është lëshuar urdhri i ekzekutimit përkatës që kundërshtohet nga ana e tij në këtë gjykim. Pikërisht, “qenia me vonesë” e tij përreth një vit e tre muaj për shlyerjen e detyrimit vlerësohet e çmohet nga kjo Gjykate se e bënë me faj atë për mosplotësimin e këtij detyrimi; çka do të thotë, se nqs ai do të ishte korrekt kredia do të ishte shlyer para se automjeti ti vidhej nga persona të panjohur, për të.

Së fundi: Gjykata vë në dukje, gjithashtu, se paditësi Ndue Pjetra ka shkelur në rastin konkret edhe të gjitha afatet për kundërshtimin në rrugë gjyqësore të veprimeve përmbarimore. Me konkretisht, sikurse u parashtrua në këtë arsyetim vendimi “titulli ekzekutiv” për vjeljen e detyrimit është lëshuar që në korrik të vitit 2007 dhe veprimet përmbarimore për zbatimin e këtij “titulli ekzekutiv” kane vazhduar përgjatë gjithë vitit 2007 e 2008 e megjithatë asnjëherë paditësi Ndue Pjetra nuk i kundërshtoi ato, por kundërshton vetëm veprimet e fundit përmbarimore e konkretisht të marsit 2009, me anën e të cilave u vu dorë mbi pasuritë e tij në hipotekë.

13. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.548, datë 08.03.2011, me të njëjtin arsyetim ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.9198, datë 09.11.2009 të Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë.



14. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs paditësi Ndue Pjetra që kërkon, prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit, dërgimin e çështjes për rigjykim, duke parashtruar shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

15. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

15.1. Neni 14: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

15.2. Neni 16§1: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

15.3. Neni 609:Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit, që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas.

Kur titulli ekzekutiv është një vendim gjyqësor ose vendim arbitrazhi, debitori mund të kundërshtojë ekzekutimin e titullit vetëm për fakte të ngjara pas dhënies së këtyre vendimeve.

Në këto raste, gjykata shqyrton shpejt çështjen dhe mund të vendosë pezullimin e vendimit me ose pa garanci”.

15.4. Neni 610: “Kundër veprimeve të përmbaruesit gjyqësor dhe kundër refuzimit të tij për të kryer një veprim, palët mund të bëjnë ankim në gjykatën që ekzekuton vendimin brenda 5 ditëve nga dita e kryerjes së veprimit apo refuzimit, kur palët kanë qenë të pranishme në kryerjen e veprimit ose kanë qenë thirrur edhe në raste të tjera nga dita që i është njoftuar ose ka marrë dijeni për veprimin ose refuzimin.



Ankimi shqyrtohet nga gjykata e vendit të ekzekutimit, e cila kur e sheh të nevojshme mund të thërrasë edhe palët.

Përmbaruesi gjyqësor thirret nga gjykata me cilësinë e personit të tretë”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

16. Se rekursi i palës paditëse Ndue Pjetra përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 472 i K.Pr.Civile që të motivojnë cënimin e vendimit nr.548, datë 08.03.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

17. Në shqyrtim të objektit dhe shkakut ligjor të padisë, akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve të palës kërkuese, si dhe arsyetimit të gjykatave, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykata e Apelit Tiranë është rrjedhojë e moszbatimit të drejtë të ligjit dhe e hetimit jo të plotë të çështjes, ndaj për këtë shkak duhet të prishet.

18. Sikundër pasqyrohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi, në çështjen objekt gjykimi, padia e paditësit Ndue Pjetra ka për objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore dhe pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv”.

19. Këto dy kërkime dhe pse hyjnë në rrethin e mjeteve mbrojtëse të debitorit ndaj ekzekutimit të detyrueshëm të titullit ekzekutiv kanë: (i) shkak ligjor të ndryshëm; (ii) afate të ndryshme ankimi; (iii) mënyra mbrojtje të ndryshme; dhe (iv) pasoja dhe efekte të ndryshme ndaj palëve të përfshira në një procedure ekzekutimi të detyrueshëm të titullit ekzekutiv.

20 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se analiza ligjore që i kanë bërë dy kërkimeve paditësit gjykatat më të ulëta në vendimet e tyre, nuk është në respektim të ligjit procedural civil.

21. Siç u parashtrua më lart në këtë vendim, kundërshtimi i veprimeve të përmbaruesit gjyqësor është një mjet i parashikuar nga K.Pr.Civile, i cili ka për qëllim të kundërshtojë pavlefshmërinë e akteve të procesit të ekzekutimit të detyrueshëm të titullit ekzekutiv, që realizohen nëpërmjet kryerjes së veprimeve të përmbaruesit gjyqësor.

21.1. Në këto lloj gjykimesh, gjykata vlerëson, nga pikëpamja procedurale, nëse padia është ngritur brenda afatit ligjor të parashikuar shprehimisht në nenin 610 të K.Pr.Civile dhe nëse veprimet e përmbaruesit gjyqësor janë kryer apo jo në përputhje me ligjin (kur në gjykim është vetëm kërkimi i parë, gjykata nuk analizon vlefshmërinë e titullit ekzekutiv).

22. Përsa i përket “pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv”, është e domosdoshme të analizohet fakti nëse jemi apo jo përpara kushteve të pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv, referuar nenin 609 të K.Pr.Civile, sipas të cilit : “Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm, ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas”.

22.1. Titulli ekzekutiv si koncept juridik, tregon ekzistencën e një të drejte subjektive materiale, të cenuar ose të papërmbushur. Për këtë arsye, titulli ekzekutiv është burim i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë i legjitimimit të kreditorit për të iniciuar procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, legjitimitet i cili buron nga fakti se subjekti që ka titullin ekzekutiv ose në favor të të cilit është lëshuar titulli ekzekutiv, ka dhe të drejtën e përfshirë në të.

22.2. Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv qëndron pikërisht në mospërputhjen ndërmjet realitetit që përfaqëson titulli ekzekutiv me realitetin që ekziston efektivisht. Në rast se kundërshtohet titulli ekzekutiv nëpërmjet deklarimit të pavlefshëm të tij kërkohet të kundërshtohet, plotësisht ose pjesërisht, e drejta e përfshirë në të.

23. Ndërkohë Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se gjykatat janë marrë me arsyetimin në tërësi të të dy kërkimeve të paditësit pa bërë dallimin dhe pa ju referuar elementeve thelbësore të tyre. Pikërisht për këtë, paditësi ka pretenduar si në ankimin në gjykatën e apelit, edhe në rekurs, se “Gjykata nuk e ka gjykuar çështjen sipas objektit të padisë së kërkuar nga paditësi, në kundërshtim me nenin 6 të K.Pr.Civile”.

24. Kolegji Civil vlerëson se edhe Gjykata e Apelit, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, nuk ka mbajtur në konsideratë, si dhe nuk ka evidentuar elementët e veçantë të secilit kërkim lidhur me sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore dhe dhënien e një vendimi plotësisht të arsyetuar. Kjo gjykatë ka vazhduar të njëjtën linjë arsyetimi, pa marrë në analizë dhe dhënë përgjigje pretendimeve të ngritura në ankim nga pala paditëse, në respektim të së drejtave dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil.

25. Në rastin në gjykim, paditësi ka kërkuar pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv duke pretenduar se autovetura e blerë me kredinë e marrë (e siguruar me kontratë sigurimi kasko), është vjedhur nga individë të panjohur në datën 21 Janar 2008 dhe se për këtë ngjarje ai ka bërë kallëzim në organet kompetente, duke njoftuar Bankën dhe shoqërinë e sigurimit. Pra ai pretendon se meqenëse automjeti ishte i siguruar me kontratë sigurimi kasko, kompania e sigurimit duhet të paguajë vlerën e përcaktuar në kontratë Bankës, si përfituesja e sigurimit.

26. Për këtë shkak, pala paditëse ka pretenduar në rekurs, por edhe në seancë përpara Gjykatës së Lartë, se në shkelje të nenit 14 të K.Pr.Civile gjykata nuk ka garantuar një hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Po ashtu nuk ka zbatuar drejt nenet 10 dhe 29 të K.Pr.Civile, pasi ka mbështetur vendimin vetëm në pretendimet e paraqitura nga pala e paditur. Sipas palës paditëse nga aktet e dosjes gjyqësore (i) rezulton qartë kur është bërë denoncimi dhe kur ka filluar procesi për veprën penale të vjedhjes të automjetit(shkresa e Prokurorisë Tiranë me nr.27110, datë 27.10.2008); (ii) ai ka njoftuar palën e paditur/ bankën për pamundësinë e pagimit, duke kërkuar dorëzimin e mjetit dhe likuidimin mes tyre (njoftimet e datave 10.01.2007, 26.06.2007, 11.09.2007); pretendime këto që në arsyetimin e gjykatës nuk rezultojnë të jenë marrë në analizë, nëse kanë apo jo ndikim në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

27. Për sa më sipër Kolegji Civil vlerëson se gjykata nuk ka kryer një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, duke verifikuar, analizuar dhe dhënë përgjigje ezauruese pretendimeve të palës paditëse, ndaj vendimi i rekursuar nr.548, datë 08.03.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim po në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.

28. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, në mbështetje të neneve 465, 486 e 493 të K.Pr.Civile, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, Gjykata e Apelit në rigjykimin e çështjes duhet të sqarojë të gjitha rrethanat që lidhen me zbatimin e drejtë të ligjit dhe që kanë rëndësi për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

28.1. Në respektim të nenit 213 në lidhje me nenet 11 e 12 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata duhet të përcaktojë nga e para cilat janë kërkimet dhe pretendimet e secilës palë në gjykim, cilat janë faktet ku ato i bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, cilat janë provat që lejohet të paraqesë secila palë në mbështetje të kërkimeve dhe pretendimeve të saj, si dhe të administrohen e të vlerësohen vetëm ato prova që janë të domosdoshme e që kanë lidhje me çështjen në gjykim. Në këtë kuadër, ajo duhet të hetojë në mënyrë të plotë në mënyrë që të ezaurojë gjithë pretendimet, e veçanërisht lidhur me momentin e denoncimit dhe njoftimit për vjedhjen e automjetit tek të gjithë subjektet përkatëse, dhe në varësi të kësaj, nëse e shuan kjo detyrimin për paditësit, në çfarë mase dhe nëse sjell kjo detyrim për kompaninë e sigurimit, duke patur parasysh llojin e sigurimit të detyrueshëm të mjetit, duke u administruar dhe analizuar kontrata e plotë Kasko.

29. Kolegji Civil çmon rikujtojë se Gjykata e Apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, në rigjykim duhet të mbajë në konsideratë se ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

30. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

31. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën, në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.548, datë 08.03.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, me 23.10.2014

MENDIM PAKICE

Për vendimin nr.543, datë 23.10.2014, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, që i përket çështjes civile me paditës Ndue Pjetra dhe të paditur CREDIT AGRICOLE ALBANIA BANK SH.A. (ish-EMPORIKI BANK), SHOQËRIA “INTERALBANIAN” SH.A., ZYRA E PËRMBARIMIT TIRANË, me objekt kundërshtim i veprimeve të përmbaruesit gjyqësor.

Shumica në vendimin e saj ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Shumica në vendimin e saj ka arsyetuar se: “ Sikundër pasqyrohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi, në çështjen objekt gjykimi, padia e paditësit Ndue Pjetra ka për objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore dhe pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv”.Këto dy kërkime dhe pse hyjnë në rrethin e mjeteve mbrojtëse të debitorit ndaj ekzekutimit të detyrueshëm të titullit ekzekutiv kanë: (i) shkak ligjor të ndryshëm; (ii) afate të ndryshme ankimi; (iii) mënyra mbrojtje të ndryshme; dhe (iv) pasoja dhe efekte të ndryshme ndaj palëve të përfshira në një procedure ekzekutimi të detyrueshëm të titullit ekzekutiv.

Nisur nga ato ç’ka ka arsyetuar shumica, mendoj se formulimi i objektit të padisë dhe kërkimet e parashtruara në të janë diskrecion i palës paditëse, e cila mbi bazën e një shkaku ligjor ngre edhe kërkimet dhe pretendimet e saj në padi.

Gjykatat janë të detyruara që gjatë gjykimit të çështjes, të zhvillojnë shqyrtimin gjyqësor brenda kërkimeve dhe pretendimeve të palës paditëse dhe prapësimeve apo kërkimeve të palës së paditur dhe të përqendrojë hetimin në shkakun ligjor të padisë, kërkimit dhe dispozitave ligjore që zgjidhin mosmarrëveshjen konkrete.

Pikërisht këtë kanë zbatuar gjykatat e faktit në gjykimin e tyre në rastin konkret, të cilat rezulton nga vendimet e tyre se kanë analizuar në mënyrë të plotë provat e palëve dhe u kanë dhënë përgjigje pretendimeve të tyre, duke i dhënë zgjidhjen bazuar në analizën e provave dhe ligjit të zbatueshëm për konfliktin ndërmjet palëve.

Shumica ka theksuar se arsyetimi i gjykatave të faktit është bërë në tërësi për dy kërkimet pa bërë dallimin ndërmjet tyre duke ardhur në përfundimin se qëndron pretendimi i paditësit në rekurs se gjykatat nuk kanë gjykuar çështjen sipas kërkimeve të paditësit në objektin e padisë.

Unë si gjyqtare në pakicë vlerësoj se si gjykata e rrethit gjyqësor, e cila ka arsyetuar gjerë e gjatë vendimin e saj dhe ka zbërthyer provat dhe ligjin e dispozitat ligjore për zgjidhjen e çështjes, pas një analize të plotë të provave, duke ardhur në përfundimet se: “- paditësi Ndue Pjetra nuk ka qenë korrekt në pagimin e kësteve dhe për këtë prandaj edhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është lëshuar urdhri i ekzekutimit që në datën 27.11.2007 “Për vjeljen e detyrimit” në fjalë. Pra, siç shihet “Urdhri i Ekzekutimit” ndaj tij është lëshuar nga Gjykata rreth një vit e tre muaj me përpara se paditësit Ndue Pjetra ti vidhej automjeti; fakt ky, që tregon se ligjshmëria e urdhrit të ekzekutimit (titulli ekzekutiv në fjalë) ka të bëjë me moskorrektësinë e paditësit Ndue Pjetra në shlyerjen e detyrimit si debitor dhe nuk ka të bëjë fare me ngjarjen e vjedhjes; e cila, sipas pretendimit të palës paditëse i bie që të ketë ndodhur një vit e tre muaj më pas.

- paditësi Ndue Pjetra nuk përligjet me padinë në gjykim për shkak të mos njoftimit nga ana e tij të rastit të sigurimit brenda afateve ligjore e kontraktore në fuqi.

-paditësi Ndue Pjetra ka qenë në vonesë në shlyerjen e detyrimit të tij si debitor dhe se për këtë shkak edhe është lëshuar urdhri i ekzekutimit përkatës që kundërshtohet nga ana e tij në këtë gjykim.

-se paditësi Ndue Pjetra ka shkelur në rastin konkret edhe të gjitha afatet për kundërshtimin në rrugë gjyqësore të veprimeve përmbarimore. Me konkretisht, sikurse u parashtrua në këtë arsyetim vendimi “titulli ekzekutiv” për vjeljen e detyrimit është lëshuar që në korrik të vitit 2007 dhe veprimet përmbarimore për zbatimin e këtij “titulli ekzekutiv” kane vazhduar përgjatë gjithë vitit 2007 e 2008 e megjithatë asnjëherë paditësi Ndue Pjetra nuk i kundërshtoi ato, por kundërshton vetëm veprimet e fundit përmbarimore e konkretisht të marsit 2009, me anën e të cilave u vu dorë mbi pasuritë e tij në hipotekë.”

Pra nga vendimi rezulton se ai është i arsyetuar, mbështetet mbi provat e administruara dhe pretendimet e paditësit në rekurs kanë të bëjnë në thelb me analizën jo të plotë të provave nga gjykatat e faktit sipas paditësit, pretendime të cilat nuk janë të tilla që plotësojnë kriteret për shqyrtimin e rekursit të Gjykatën e Lartë.

Mendoj se çështja është zgjidhur drejt nga gjykatat e faktit, mbi bazën e provave dhe natyrës juridike të mosmarrëveshjes, pasi është mbajtur parasysh shkaku i lindjes së mosmarrëveshjes ndërmjet palëve dhe janë sqaruar rrethanat e çështjes.

Ndryshe nga sa ka pranuar shumica, mendoj se duhet të lihej në fuqi vendimi i gjykatës së apelit.

Majlinda Andrea

Nr.11115-01339-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3432 i Vendimit (544)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: BRAÇE QALLIA

TË PADITUR: QERIM (QIRJAKO) SULA

ARDIAN SULA

OBJEKTI:


Lirim dhe dorëzim sendi, tokë truall.

Pagimin e shpenzimeve gjyqësore.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil,

neni 106 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.54, datë 14.01.2009 ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë që i përket Paditës: Braçe Qallia; Të paditur: Qerim (Qirjako) Sula dhe Ardian Sula; me objekt: “Lirim dhe dorëzim sendi, të një sipërfaqe toke truall prej 110 m2, në anën jugore të pasurisë me nr.8/54, e ndodhur në Zonën Kadastrale me nr.8351 në Lagjen “Kryengritja e Fierit”, në pronësi të paditësit Braçe Qallia”, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Shpenzimet procedurale gjyqësore në ngarkim të paditësit Braçe Qallia.”

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.1029, datë 09.12.2010 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të Vendimit nr.54, datë 14.01.2009, të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.”

Kundër vendimit nr.54, datë 14.01.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe vendimit nr.1029, datë 09.12.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka paraqitur rekurs pala paditëse Braçe Qallia, që kërkon ndryshimin e këtyre vendimeve dhe pranimin e padisë, duke parashtruar ndër të tjera:



  • Të dy vendimet janë rezultat i zbatimit të keq të ligjit dhe i moszhvillimit të një procesi të rregullt ligjor.

  • Gjykimi i zhvilluar nga gjykata është i padrejtë dhe i njëanshëm, duke shkelur parimet procedurale të K.Pr.Civile për gjykimin civil, duke zhvilluar një proces të parregullt ligjor, në kundërshtim me nenin 42 të Kushtetutës së R.Sh. dhe nenin 6, 13, 20, 28, 29, 246, 280.

  • Arsyetimi i gjykatave është alogjik. Gjykata, për të njëjtin fakt përdor kritere të ndryshme vlerësimi për palët në gjykim.

  • Gjykata nga njëra anë pranon se paditësi është pronar i ligjshëm i sendit “tokë truall” me sipërfaqe 575 m2 dhe në versionin e dytë ka argumentuar se paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë këtë padi, pasi megjithëse i padituri e përdor si rrugë kalimi (sipërfaqen 110 m2), kjo nuk do të thotë se sendi posedohet nga ana e tij. Edhe pse të paditurit ja kundërshtojnë paditësit të drejtën e pronësisë, në fakt paditësi nuk është zhveshur nga posedimi.

  • Gjithashtu gjykatat kalojnë përtej çdo norme kur argumentojnë se paditësi ka më tepër truall, duke përfshirë një tjetër truall i cili nuk është objekt shqyrtimi gjyqësor.

  • Gjykatat kanë bërë avokatin e palës së paditur me argumentet e mësipërm absurd, dhe jo detyrën që i ka caktuar ligji.

  • Gjykata kanë pasur gjithë provat e nevojshme, të cilat provojnë se paditësi është cenuar në pronësinë e tij në sipërfaqen 110 m2. Edhe nga ekspertimi ka rezultuar se paditësit i mungonin 110 m2 në anën jugore të truallit me sipërfaqe totale 575 m2, e cila posedohet në mënyrë të kundërligjshme nga të paditurit, të cilët ia kundërshtojnë paditësit këtë pjesë duke deklaruar se është e jona, dhe e përdorin për lavazh dhe rrugë dytësore kalimi për në banesën e njërit nga të paditurit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse, si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se me kontratën e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme me nr.1424 Rep., nr.278 Kol, datë 21.04.2005, paditësi Braçe Qallia me cilësinë e blerësit në këtë kontratë, ka blerë prej Këshillit të Qarkut Fier, me cilësinë e shitësit, sipërfaqen e tokës truall prej 575 m2, të ndodhur në Lagjen “Kryengritja e Fierit”, kundrejt çmimit të shitjes prej 276.000 lekë. 1.1. Në Regjistrin Hipotekor nr.414 atë 25.04.2001, figuron e regjistruar në pronësi të paditësit pasuria me nr.8/54, në Zonën Kadastrale nr.8351, sipërfaqe 575 m2 truall dhe banesë tre katërshe me sipërfaqe ndërtimi 150 m2, me adresë në Lagjen “Kryengritja e Fierit”, në qytetin e Fierit.

2. Duke pretenduar se një pjesë e kësaj sipërfaqe toke truall i është zënë dhe mbahet në mënyrë të padrejtë nga të paditurit Qerim Sula dhe Ardian Sula, paditësi Braçe Qallia i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me një kërkesë padi, me anë të së cilës kërkon detyrimin e të paditurve Qerim Sula dhe Ardian Sula, t’i lirojnë dhe t’i dorëzojnë paditësit Braçe Qallia, sipërfaqe e tokës truall, që mbahet në mënyrë të padrejtë prej të paditurve.

3. Me vendimin nr.23, datë 19.12.1993, të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Rrethit Fier, është miratuar Sheshi i Ndërtimit për Objektin “Banesë 3 katëshe”, në Lagjen “Kryengritja e Fierit”. Me vendimin nr.4, datë 26.07.1996, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Rrethit Fier, ka miratuar dhënien e Lejes së Ndërtimit për Objektin “Banesë 3 katëshe”, në Lagjen “Kryengritja e Fierit” me financues Z.Braçe Qallia.

3.1. Sipas shkresës me nr.2319/1 Prot datë 02.12.2008 të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, rezulton se në Zonën Kadastrale nr.8351, ku bën pjesë edhe pasuria e sipërcituar e paditësit, nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar, prandaj nuk mund të lëshohet Certifikatë për vërtetimin e pronësisë për këtë pronë.

4. Në përfundim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.54, datë 14.01.2009, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë që i përket Paditës: Braçe Qallia, Të paditur: Qerim (Qirjako) Sula dhe Ardian Sula, me objekt: “Lirim dhe dorëzim sendi, të një sipërfaqe toke truall prej 110 m2, në anën jugore të pasurisë me nr.8/54, e ndodhur në Zonën Kadastrale me nr.8351 në Lagjen “Kryengritja e Fierit”, në pronësi të paditësit Braçe Qallia”, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Shpenzimet procedurale gjyqësore në ngarkim të paditësit Braçe Qallia.”

4.1.Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se:

Dy kushtet kryesore për legjitimimin aktiv dhe pasiv të palëve në ...padisë së Rivendikimit janë:


  1. Paditësi duhet të jetë pronar i ligjshëm i sendit që rivendikon,

  2. I padituri duhet të jetë posedues i paligjshëm i sendit, të cilin ai e posedon apo mban. ...

Gjykata arin në përfundimin se paditësi Braçe Qallia është pronar i sendit të paluajtshëm tokë truall me sipërfaqe prej 575 m2, me nr.pasurie 8/54 ...

Gjykata analizon se posedimi si njëri prej tagrave të së drejtës së pronësisë, është sundimi efektiv, real, material i njeriut mbi sendin, gjë që do të thotë se posedimi është një marrëdhënie fakti e njeriut mbi sendin, që në literaturën juridike njihet me shprehjen: “e drejta e mbajtjes së sendit në duart e veta.” Nga përcaktimet e neneve 296, 304 dhe 305 të K.Civil, Gjykata vlerëson se pronari apo çdo bashkëpronar, mund të përdorë padinë e “rivendikimit: si padia kryesore për mbrojtjen e së drejtës së pronësisë, vetëm atëherë kur ai është zhveshur nga posedimi mbi sendin pronar i të cilit ai është (cënimi i plotë i pronësisë), duke ngritur padi dhe duke legjitimuar pasivisht, ata persona që janë mbajtës apo posedues të paligjshëm të sendit në pronësi të paditësit dhe që e kanë zhveshur atë nga posedimi efektiv mbi sendin. ...

Fakti që një sipërfaqe prej 110 m2 në jug të pasurisë me nr.8/54 në pronësi të paditësit Braçe Qallia, ndodhet jashtë këtij rrethimi dhe që vetëm në anën veriore të saj ndahet me mur me pjesën tjetër me sipërfaqe prej 465 të pasurisë ...nuk do të thotë që paditësi Braçe Qallia është zhveshur nga posedimi mbi një pjesë të sendit të paluajtshëm tokë truall pronë e tij.

Fakti që kjo sipërfaqe është pjesë e një sheshi të lirë ... dhe shërben edhe si pjesë kalimi për të vajtur në banesën e të paditurit Ardian Sula, nuk do të thotë që kjo sipërfaqe posedohet nga ana e të paditurit Ardian Sula.

Nga hetimi gjyqësor ... nuk u provua se të paditurit të kenë zhveshur paditësin nga posedimi mbi një pjesë të sendit ... në mënyrë të kundërligjshme, duke ia hequr sendin pronarit nëpërmjet dhunës fizike ose psikike apo të kenë kryer veprime konkrete për veçimin e kësaj pjese, nga të cilat të jepet përshtypja që ata e mbajnë efektivisht sendin në dorë.

Fakti se të paditurit ia kundërshtojnë paditësit ... të drejtën e pronësisë mbi sendin objekt gjykimi apo fakti se ata pretendojnë se pronësia mbi një pjesë të sendit i përket atyre, nuk nënkupton se të paditurit janë posedues të sendit ... pasi pronari nuk është zhveshur nga posedimi ...”

5. Kundër vendimit të sipërcituar është bërë ankim nga pala paditëse dhe Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.1029, datë 09.12.2010, ka vendosur lënien në fuqi të Vendimit nr.54, datë 14.01.2009, të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.




5.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar në mënyrë të ndryshme nga gjykata e shkallës së parë, ku ndër të tjera shprehet se:

Nisur nga kjo paqartësinë aktin e ekspertimit në lidhje me mënyrën e realizimit të posedimit të të paditurit ... Gjykata në bazë të nenit 227 të K.Pr.Civile ka ngarkuar ekspertimin me detyrimin e saktësimit të aktit ...



Sipas pamjes fotografike me nr.1, rezulton se përpara banesës me nr.3, që sipas deklarimeve të të paditurit Ardian Sula posedohet prej tij, është shesh i lirë. ...

Nga shpjegimet e ekspertit para gjykatës së Apelit, u evidentuar se paditësi ka dy shtëpi brenda të njëjtës sipërfaqe toke të rrethuar. Ndonëse ai ka të regjistruara 575 m2 truall, sipas gjendjes në fakt ai posedon 798 m2, pa u përfshirë në këtë sipërfaqe, sipërfaqja e banesës së paregjistruar. Sipas ekspertit, ka një zhvendosje të pronës në fakt me atë të vërtetimit hipotekor.

Gjykata e Apelit çmon se në kushtet kur paditësi Braçe Qallia, posedon një sipërfaqe trualli më të madhe se ajo që ka në pronësi, ai nuk mund të pretendojë sipërfaqen prej 110 m2 që ndodhet jashtë rrethimit të tij, pasi ka një zhvendosje të pronës në fakt, nga ajo që vetë paditësi ka blerë në vitin 2005.

Padia duhet të rrëzohet me arsyetim të ndryshëm nga ai i gjykatës së faktit. Në padinë e rivendikimit, në rastin konkret nuk provohet se paditësi është pronar i sipërfaqes së pretenduar. Kjo sipërfaqe shërben si rrugë kalimi prej të paditurve, por paditësi nuk legjitimohet aktivisht të ngrejë këtë padi, përsa kohë ai nuk provon se është pronar i sendit objekt konflikti.”

6. Kundër vendimit nr.54, datë 14.01.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe vendimit nr.1029, datë 09.12.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka paraqitur rekurs pala paditëse Braçe Qallia, që kërkon ndryshimin e këtyre vendimeve dhe pranimin e padisë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e Kodit Civil dhe të Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 296 i K.Civil: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t'u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve”.

7.2. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

7.3. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Se, rekursi i palës paditëse Braçe Qallia nuk përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 472 i K.Pr.Civile.

9. Në shqyrtim të objektit dhe shkakut ligjor të padisë, akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve të palës kërkuese, si dhe arsyetimit të gjykatave, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.1029, datë 09.12.2010 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e respektimit të ligjit dhe duhet të lihet në fuqi.

10. Sipas nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka në kompetencë të shqyrtojë problemet që kanë të bëjnë me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit material e procedural, por pa bërë një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta. (Shih vendimin nr.17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese).

11. Duke pasur parasysh sa më sipër, ky Kolegj vlerëson se në çështjen në shqyrtim nga ana e gjykatës së apelit janë respektuar kërkesat e ligjit material dhe procedural civil. Gjithashtu, gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke argumentuar ndryshimin e arsyetimit në vendimmarrjen e saj.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se gjykata e apelit, në përputhje me kërkesat e normave procedurale, ka kryer një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm (neni 14 i K.Pr.Civile), i ka dhënë përgjigje pretendimeve të palëve, ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile), dhe si rezultat e ka zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj” (neni 16 i K.Pr.Civile).

13. Në rastin në shqyrtim, padia e ngritur nga paditësi Braçe Qallia është ajo e rivendikimit, referuar nenit 296 të K.Civil, sipas të cilës: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve”.

13.1. Kolegji rikujton se padia e rivendikimit, është padia e pronarit jo posedues ndaj poseduesit jo pronar. Pra paditësi duhet të ketë legjitimitet aktiv, që do të thotë se ai ka detyrimin për të të provuar para gjykatës, në mënyrë të padyshimtë, se ai është pronar i ligjshëm i sendit që ai kërkon t’i kthehet gjyqësisht. Ndërsa pala e paditur duhet të ketë legjitimitet pasiv, që do të thotë se paditësi duhet të provojë para gjykatës, në mënyrë të padyshimtë, se është pikërisht i padituri që e posedon sendin apo pjesë të tij jashtë vullnetit të paditësit, pa asnjë titull që ta bëjë posedimin e pavlefshëm.

14. Kolegji vëren se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në vlerësim të përmbushjes së kushteve të mësipërme, ka rrëzuar padinë duke konkluduar se nuk plotësohen kushtet e padisë së rivendikimit, pasi pala e paditur nuk mban truallin objekt rivendikimi në mënyrë të paligjshme dhe nuk provohet që të kenë zhveshur paditësin nga posedimi. Kjo bazuar edhe në aktin e ekspertimit, sipas të cilit pjesa e pronës që pretendohet nga pala paditëse është pjesë e një sheshi të lirë dhe shërben edhe si pjesë kalimi.

15. Gjykata e apelit, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, por duke ndryshuar arsyetimin e saj. Kjo gjykatë, nisur nga ankimi i palës paditëse dhe paqartësia e aktit të ekspertimit ka përsëritur pjesërisht hetimin gjyqësor, duke urdhëruar thirrjen e ekspertit për të dhënë shpjegime rreth aktit të ekspertimit, në bazë të nenit 229 të K.Pr.Civile.

15.1. Pra, gjykata e apelit në zbatim të ligjit procedural civil dhe në funksion të sqarimit të pretendimeve të palëve, ka ndërmarrë hapa konkretë për ezaurimin e një hetimi sa më të plotë e të gjithanshëm.

16. Në përfundim, gjykata e apelit ka konkluduar se paditësi nuk ka legjitimim aktiv, referuar edhe sqarimeve të ekspertit, duke arsyetuar se: “Nga shpjegimet e ekspertit para gjykatës së Apelit, u evidentua se paditësi ka dy shtëpi brenda të njëjtës sipërfaqe toke të rrethuar. Ndonëse ai ka të ka të regjistruara 575 m2 truall, sipas gjendjes në fakt ai posedon 798 m2, pa u përfshirë në këtë sipërfaqe, sipërfaqja e banesës së paregjistruar. Sipas ekspertit, ka një zhvendosje të pronës në fakt me atë të vërtetimit hipotekor...”. Në këto kushte me të drejtë Gjykata e Apelit ka vlerësuar se në kushtet kur paditësi posedon një sipërfaqe trualli më të madhe se ajo që ka në pronësi, ai nuk mund të pretendojë sipërfaqen prej 110 m2 që ndodhet jashtë rrethimit të tij, pasi ka një zhvendosje të pronës në fakt, nga ajo që vetë paditësi ka blerë në vitin 2005.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë gjen me vend të ritheksojë se procesi civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston jo vetëm në verifikimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, por domosdoshmërisht këto të fundit duhet të vlerësohen nga gjykata në interpretim dhe zbatim të drejtë të ligjit.

17.1. Në kushtet kur nga provat që janë administruar në dosjen gjyqësore dhe që i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor (të cilat nuk rivlerësohen nga Gjykata e Lartë), është konkluduar se paditësi pretendon një sipërfaqe toke që nuk përputhet me atë që ai ka blerë dhe për të cilën vërteton titullin e pronësisë, vendimi i gjykatës së apelit nuk ka vend të cënohet, pasi as nuk pretendohen nga rekursuesi dhe as rezulton të ketë shkelje ligjore që të bëjnë të cënueshëm vendimet e gjykatave.

18. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi i rekursuar nr.1029, datë 09.12.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë, është marrë në zbatim të ligjit dhe duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1029, datë 09.12.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 23.10.2014



Nr.11112-02392-00-2010 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3091 i Vendimit (545)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSA: AFRODHITI NINI, në mungesë,

IRINI BASHO (NINI), në mungesë,

LILJANA GJOKA (NINI), në mungesë,

VASILIQI BABAMETO (NINI), në mungesë,

I PADITUR: MARJANA NINI, në mungesë.

OBJEKTI:


Pjesëtim apartamenti banimi në bashkëpronësi

me vendndodhje pallati nr.111 shkalla 1, kati i dytë,

apartamenti 6 (2+1) Delvinë.

Baza Ligjore: Neni 202, 609, 610 të K.Pr.Civile.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.1490 akti, datë 16.12.2009, ka vendosur:

Lejimin e pjesëtimit të një apartamenti banimi me nr.6/140+1-6 me sipërfaqe 70,30 m2 me vendndodhje në Lagjen “Sinan Ballaci” Delvinë midis bashkëpronarëve dhe në raportet e mëposhtme:

Afrodhiti Nini në raportin 18/60 pjesë.

Irini Nini në raportin 3/60 pjesë.

Vasiliqi Nini në raportin 3/60 pjesë.

Liljana Nini në raportin 3/60 pjesë.

Marjana Nini në raportin 25/60 pjesë.

Adriana Kostaq Nini në raportin 4/60 pjesë.

Miltjadh Kostaq Nini (i riu) në raportin 4/60 pjesë.
Pas marrjes formë të prerë të këtij vendimi të paankimuar nga palët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.258, datë 15.03.2010, ka vendosur:

Pjesëtimin e apartamentit të banimit nr.6/140+1-6 me sipërfaqe 70,30 m2 me vendndodhje në Lagjen “Sinan Ballaci” Delvinë duke ja lënë në pronësi ekskluzive paditëses Afrodhiti Nini.

Detyrimin e paditëses Afrodhiti Nini të kompensojë bashkëpronarët e tjerë për vlerat takuese të pjesëmarrjes në bashkëpronësi si më poshtë:

Irini Nini në shumën 72.500 lekë.

Vasiliqi Nini në shumën 72.500 lekë.

Liljana Nini në shumën 72.500 lekë.

Marjana Nini në në shumën 687.500 lekë.

Adriana Kostaq Nini në shumën 110.000 lekë.

Miltjadh Kostaq Nini (i riu) në shumën 110.000 lekë.
Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.233, datë 06.07.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.258, datë 15.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.




Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Marjana Jorgji Nini, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Gjykatat nuk kanë mbajtur në konsideratë se e paditura jeton në këtë apartament së bashku me fëmijët e saj të mitur të mbetur jetim që nga martesa me bashkëshortin e saj së bashku me vjehrrën me të cilën nuk ka mosmarrëveshje, dhe se nuk ka strehë tjetër për banim.

  • Gjykatat nuk kanë marrë parasysh faktin se pala e paditur së bashku me fëmijët e saj ka pasur në bashkëpronësi më shumë se 70% të këtij apartamenti.

  • Gjykatat nuk kanë marrë parasysh gjithashtu faktin se paditësja në moshën 80 vjeç ka jetuar me të paditurën Narjana Nini si dhe nipërit e saj të mbetur jetim me të cilën ka patur marrëdhënie shumë të mira.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi;



V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes

  1. Nga materialet e çështjes rezulton se, shtetasit Afrodhiti Nini (paditësja), Miltjadh Nini, (bashkëshort i paditëses Afrodhiti Nini dhe trashëgimtar i paditësave), Kostaq Nini (bashkëshorti i të paditurës Marjana Nini) dhe e paditura Marjana Nini kanë blerë nga ish Ndërmarrja Komunale Banesa Delvinë një apartament banimi të përbërë nga dy dhoma e një kuzhinë si dhe truallin funksional me vendndodhje Lagja “S.Ballaci”, pallati 111, shkalla 1, kati 2, ap.6, Sarandë me kufizimet respektive referuar Çertifikatës Për Vërtetim Pronësie, lëshuar nga ZRPP Sarandë më 22.06.2005.

  2. Për pasurinë sa sipër paditësja Afrodhiti Nini si dhe paditëset Irini, Liljana, Vasiliqi si trashëgimtare të ish pronarit Miltjadh Nini kanë kërkuar gjyqësish pjesëtimin e kësaj pasurie me të paditurën Marjana Nini.

  3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.1490 akti, datë 16.12.2009 për fazën e parë të pjesëtimit ka vendosur:Lejimin e pjesëtimit të një apartamenti banimi me nr.6/140+1-6 me sipërfaqe 70,30 m2 me vendndodhje në Lagjen “Sinan Ballaci” Delvinë midis bashkëpronarëve dhe në raportet e mëposhtme:

Afrodhiti Nini në raportin 18/60 pjesë.

Irini Nini në raportin 3/60 pjesë.

Vasiliqi Nini në raportin 3/60 pjesë.

Liljana Nini në raportin 3/60 pjesë.

Marjana Nini në raportin 25/60 pjesë.

Adriana Kostaq Nini në raportin 4/60 pjesë.

Miltjadh Kostaq Nini (i riu) në raportin 4/60 pjesë, vendim i cili ka marrë formë të prerë sipas nenit, pasi ndaj tij si vendim i ndërmjetëm, bazuar në nenin 371 të Kodit të Procedurës Civile, nuk është ushtruar ankim nga palët ndërgjyqëse.

  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr., datë 15.03.2010 ka vendosur:

  • Pjesëtimin e apartamentit të banimit nr.6/140+1-6 me sipërfaqe 70,30 m2 me vendndodhje në Lagjen “Sinan Ballaci” Delvinë duke ja lënë në pronësi ekskluzive paditëses Afrodhiti Nini.

  • Detyrimin e paditëses Afrodhiti Nini të kompensojë bashkëpronarët e tjerë për vlerat takuese të pjesëmarrjes në bashkëpronësi si më poshtë:

  • Irini Nini në shumën 72.500 lekë.

  • Vasiliqi Nini në shumën 72.500 lekë.

  • Liljana Nini në shumën 72.500 lekë.

  • Marjana Nini në në shumën 687.500 lekë.

  • Adriana Kostaq Nini në shumën 110.000 lekë.

  • Miltjadh Kostaq Nini (i riu) në shumën 110.000 lekë.

  1. Ajo gjykatë ka arsyetuar: “...omissis...Në analizë të rrethanave lartpërmendur gjykata gjen pamundësinë e pjesëtimit të sendit në alternativa të tjera veҫse marrjen e këtij sendi në pronësi të njërit prej bashkëpronarëve të lartpërmendur duke urdhëruar detyrimin e tij për ti likuiduar vlerën bashkëpronarëve të tjerë...omissis... Nga ana e palëve ndërgjyqëse paditësja Afrodhiti Nini dhe e paditura Marjana Nini, nëpërmjet përfaqësuesve respektivë të tyre kërkuan marrjen në pronësi ekskluzive të apartamentit të banimit duke treguar gatishmërinë e tyre të paguajnë vlerat përkatëse bashkëpronarëve të tjerë. Në vlerësimin e këtij momenti gjykata çmon se ka vend që apartamenti i banimit të lihet në pronësinë ekskluzive të paditëses të paditëses Afrodhiti Nini. Në arritjen e këtij përfundimi gjykata ka marrë në konsideratë këto elementë: moshën e thyer të saj, faktin që ajo efektivisht banon në këtë apartament banimi, ndodhet në pamundësi për tu strehuar gjetiu etj. Ndërkaq e paditura Marjana Nini është e re, efektivisht ndodhet në emigracion me githë fëmijët e saj të rritur.(...).”

  2. Mbi ankimin e të paditurës Marjana Nini, Gjykata e Apelit Gjirokastër ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit civil nr.258, dt. 15.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, me të njëjtin arsyetim.

  3. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka bërë rekurs pala e paditur Marjana Nini, duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.



  1. Ligji i zbatueshëm



  1. Dispozitat e K.Pr.Civile:

    1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile që parashikon se:

“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët…..”.

    1. Neni 29 i K.Pr.Civile që parashikon se:

“Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

  1. Dispozitat e K.Civil:

    1. Neni 207, parag. i fundit i K.Civil që parashikon se: “Kur sendi nuk mund të ndahet në natyrë, është shtëpi banimi, gjykata ia lë në pjesë, në kushtet e sipërtreguara, atij nga bashkëpronarët që banon në atë shtëpi ose ka nevojë më shumë se të tjerët për atë sipërfaqe.”

  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:



  1. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht pala e paditur Marjana Nini legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis.

Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

  1. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Marjana Nini nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.233, date 06.07.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.258, date 15.03.2010, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

  2. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore, pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

  3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe referuar shkaqeve të rekursit, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të drejtë të kërkesave të ligjit.

  4. Ky Kolegj duke analizuar në tërësi provat, kërkimet dhe pretendimet e palëve, si dhe mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për rastin në shqyrtim vëren se gjykatat e apelit ashtu si gjykata e shkallës së parë ka arritur në përfundimin e drejtë se banesa objekt pjesëtimi bazuar në nenin 207 të Kodit Civil duhej lënë paditëses Afrodhiti Nini.

  5. Kolegji Civil Gjykatat me të drejtë kanë konkluduar se sendi objekt pjesëtimi nuk mund të ndahet në natyrë (në dy apartamente të veçanta) për shkak të humbjes së funksionit si banesë.

  6. Gjithashtu, Kolegji e çmon të drejtë dhe në zbatim të nenit 207, parag. i fundit i K.Civil zgjidhjen e dhënë nga gjykatat e faktit, duke ja lënë atë paditëses si banesë, pasi ajo ka banuar aty me bashkëshortin dhe fëmijët e saj dhe aktualisht banon, si dhe për faktin se ajo ka nevojë më shumë se të tjerët për banim dhe të pamundësisë për të pasur banesë tjetër për shkak të moshës së thyer (rreth 80 vjeç).

  7. Gjithashtu gjykatat kanë marrë në konsideratë dhe faktin se e paditura së bashku me fëmijët e saj aktualisht jeton në emigracion.

  8. Pretendimi i të paditurës se ajo ka në bashkëpronësi pjesën më të madhe takuese në banesën objekt pjesëtimi nuk është pretendim ligjor i parashikuar në dispozitat respektive të Kodit Civil që të kushtëzojë faktin që sendi duhet ti lihet të paditurës Marjana Nini.

  9. Përfundimisht, Kolegji Civil çmon se gjykata e apelit ka marrë në analizë dhe ka vlerësuar provat e paraqitura nga palët në tërësinë e tyre; ka bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në shqyrtim dhe e ka zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore të zbatueshme në fuqi.

  10. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.233, datë 06.07.2010, i Gjykatës së Apelit Gjirokastër duhet lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.233, date 06.07.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Tiranë, më 23.10.2014

Nr.11243-03071-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3481 i Vendimit (546)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile nr.11243-03071-00-2014 Akti, që u përket:

PADITËS I K/PADITUR: SHOQËRIA “KELLER GRUNDBAU ”GMBH, e përfaqësuar me prokurë të posaçme nga av.Alban Çaushi.



E PADITUR KPADITËSE: SHOQËRIA “VEGA GROUP” SH.P.K, e përfaqësuar me prokure të posaçme nga av.Irena Reso.

OBJEKTI PADISË:

Shpërblimi i dëmit të ardhur si rrjedhojë

e mospërmbushjes se detyrimit kontraktor.

Detyrimin e të paditurit, Shoqëria “Vega Group”sh.p.k

t’i dëmshpërblejë paditësit dëmin e shkaktuar si rrjedhojë

e mospërmbushjes së detyrimit kontraktor,

dëm i cili përbëhet nga pagesat për punimet që paditësi do të përfitonte

sipas nënkontratës datë 13.08.2010 në shumën 797.107,83 Euro

së bashku me fitimin e munguar që konsiston në interesat e akumuluara

në formën e kamatvonesave të llogaritura që nga dita

kur të paditurit i ka lindur detyrimi për pagesën,

deri në ditën e ekzekutimit të këtij detyrimi.

Baza Ligjore e Padisë: Neni 476, 481-486,

Nenet 850 e në vijim të Kodit Civil.

OBJEKTI i KUNDËRPADISË:

Shpërblimin e dëmit pasuror pagimi i penaliteteve kontraktore.

Shpërblimi i dëmit te imazhit dhe reputacionit në shumën 1.000.000 Euro.

Baza Ligjore e Kundërpadisë: Neni 160 i K.Pr.Civile,

nenet 419 e në vijim, 476 e në vijim, 481 e në vijim,

486 e në vijim, 640 e në vijim, 690 e në vijim, 850 e në vijim,

850 e në vijim të Kodit Civil, neni 625 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8252, datë 21.07.2014, ka vendosur:


  • Pranimin e kërkesës së palës së paditur kundërpaditëse.

  • Dërgimin e akteve të çështjes civile nr.Regj 2712 Them., që i përket:

Shoqeria Keller Grundbau ”GmbH,

I Paditur Kundërpaditës: Shoqëria “Vega Group” sh.p.k,

Objekti i Padisë: Shpërblimi i dëmit të ardhur si rrjedhojë e mospërmbushjes së detyrimit kontraktor. Detyrimin e të paditurit, Shoqëria “Vega Group”sh.p.k ti dëmshpërblejë paditësit dëmin e shkaktuar si rrjedhojë e mospërmbushjes së detyrimit kontraktor, dëm i cili përbëhet nga pagesat për punimet që paditësi do të përfitonte sipas nënkontratës datë 13.08.2010 në shumën 797.107,83 Euro së bashku me fitimin e munguar që konsiston në interesat e akumuluara në formën e kamatvonesave të llogaritura që nga dita kur të paditurit i ka lindur detyrimi për pagesën deri në ditën e ekzekutimit të këtij detyrimi.

Baza Ligjore e padisë: Neni 476, 481-486, Nenet 850 e ne vijim te Kodit Civil.

Objekti i kundërpadisë: Shpërblimin e dëmit pasuror pagimi i penaliteteve kontrakore. Shpërblimi i dëmit të imazhit dhe reputacionit në shumën 1.000.000 Euro.

Baza Ligjore e kundërpadisë: Neni 160 i K.Pr.Civile, nenet 419 e në vijim, 476 e në vijim, 481 e në vijim, 486 e në vijim, 640 e në vijim, 690 e në vijim, 850 e në vijim, 850 e në vijim të Kodit Civil, neni 625 i Kodit Civil.

Gjykatës kompetente të Arbitrazhit Tiranë (në mbështetje të nenit 61 të K.Pr.Civile).



Kundër vendimit nr.8252, datë 21.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse, Shoqëria “Keller Grundbau “GmBH, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë, për këto shkaqe:

  • Vendimi i gjykatës është marrë në kundërshtim me kërkesat e nenit 404/2 të Kodit të Procedurës Civile. Përcaktimi i nenit 18 të kontratës në lidhje me marrëveshjen për arbitrazh është i pavlefshëm pasi në të nuk përcaktohet mënyra e caktimit të arbitrit apo arbitrave.

  • Në ndryshim nga procedura e gjykimit të zakonshëm në gjykatat e juridiksionit civil, shqyrtimi në arbitrazh nuk mund të fillojë po qe se palët nuk kanë përcaktuar me shkrim përpara lindjes së mosmarrëveshjes ose pasi ajo ka lindur, numrin e arbitrave që do të shqyrtojnë mosmarrëveshjen dhe mënyrën e caktimit të tyre, i cili është atribut ekskluziv i vullnetit të palëve.

  • Gjykata ka konfonduar kuptimin e kompetencës me juridiksionin dhe në vend që të deklaronte mungesën e juridiksionit ka deklaruar mungesën e kompetencës.

  • Me vendimin e deklarimit të moskompetencës gjykata ka rrezikuar ti mohojë paditësit të drejtën e aksesit në gjykatë, kur ajo gjykatë ka pasur juridiksion të plotë për ta zgjidhur çështjen.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish