Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet51/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse, av. Eno Bushi, i cili kërkoi heqjen dorë nga e drejta e padisë së paraqitur dhe nga kundërshtimet e parashtruara ndaj vendimit nr.706, datë 30.09.1996, të K.K.K Pronave Tiranë dalë në favor të të paditurit Ibrahim Bilali dhe me përfitues ndërhyrës kryesore Llambi Avale; dëgjoi përfaqësuesin e palës së paditur dhe ndërhyrsit kryesor, av. Z.Hasko që kërkoi heqjen dorë nga rekursi; në mungesën e palës së paditur K.K.K.P. pranë Prefekturës së Qarkut Tiranë; si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


  1. Rrethanat e çështjes

  1. Me vendimin nr.833, datë 14.11.1994, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (KKKP) Tiranë, ka njohur pronësinë e shtetasit Qazim Bllaca mbi një sipërfaqe trualli prej 1110 m2, duke i kthyer fizikisht 600 m2, si truall i lirë, dhe duke e kompensuar për sipërfaqen prej 510 m2.

  2. Me vendimin nr.706, datë 30.09.1996, KKKP-ja Tiranë ka njohur pronësinë e shtetasit Ibrahim Bilali mbi një sipërfaqe trualli prej 1080 m2, duke i kthyer fizikisht 800 m2, si truall i lirë, dhe duke e kompensuar për sipërfaqen prej 280 m2. Një pjesë të kësaj sipërfaqeje trualli shtetasi Ibrahim Bilali ia ka shitur shtetasit Llambi Avale.

  3. Me kontratën e shitjes nr.3087 rep., nr.586 kol, datë 25.11.1996, kërkuesi Miftar Ahmetaj ka blerë nga shtetasi Qazim Bllaca sipërfaqen prej 600 m2, mbi të cilën ka ndërtuar një godinë 9-katëshe.

  4. Me pretendimin se midis pronave të mësipërme ka mbivendosje, shtetasit Qazim Bllaca dhe Miftar Ahmetaj, i janë drejtuar gjykatës me padi për anulimin e vendimit nr.706, datë 30.09.1996, të KKKP-së Tiranë, që ka disponuar në favor të shtetasit Ibrahim Bilali, dhe detyrimin për njohjen pronarë e kthimin e sendit.

  5. Në proces ka ndërhyrë me padi Llambi Avale, në cilësinë e ndërhyrësit kryesor, i cili ka kërkuar anulimin e vendimit nr.833, datë 14.11.1994, të KKKP-së, të dhënë në favor të paditësit Qazim Bllaca.

  6. Me vendimin nr.1534, datë 21.03.2005, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: “Rrëzimin e padisë së paditësve Qazim Bllaca e Miftar Ahmetaj, si të pambështetur në ligj e në prova. Pranimin e ndërhyrjes kryesore. Anullimin e vendimit nr.833, datë 14.11.1994, të KKKP-së ish pronarëve, dhënë në favor të paditësit Qazim Bllaca. Detyrimin e paditësve Qazim Bllaca e Miftar Ahmetaj ta njohin ndërhyrësin kryesor, Llambi Avale, pronar për sipërfaqen e truallit prej 600 m2. Fshirjen e regjistrimit në ZRPP të kësaj prone, në favor të paditësit Qazim Bllaca, të bërë mbi bazën e këtij vendimi.

  7. Me vendimin nr.813, datë 15.07.2005, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

  8. Me vendimin nr.880, datë 04.07.2006, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.813, datë 15.07.2005, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.”

  9. Me vendimin nr.1529, datë 07.12.2007, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.1534, datë 21.03.2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë: Pranimin e padisë. Anulimin e vendimit nr.706, datë 30.09.1996 të KKKP-së ish pronarëve, Tiranë. Detyrimin e të paditurit Ibrahim Bilali dhe ndërhyrësit kryesor Llambi Avale të njohin pronarë paditësit, trashëgimtarët ligjorë të Qazim Bllacës, e Miftar Ahmetaj, mbi truallin objekt gjykimi, kthyer me vendimin nr.833, datë 14.11.1994, të KKKP-së Tiranë. Rrëzimin e kërkesëpadisë së ndërhyrësit kryesor Llambi Avale.”

  10. Me vendimin nr.00-2011-2343 (542), datë 24.11.2011, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.1529, datë 07.12.2007, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1534, datë 21.03.2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

  11. Me vendimin nr.53, datë 09.12.2013, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur: “Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit 00-2011-2343 (542), datë 24.11.2011, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”.

  1. Pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese paditësat ne gjykimin e themelit Miftar Ahmetaj dhe Mediha Bllaca kanë paraqitur më datë 18.06.2014, kërkesë në Gjykatën e Lartë me të cilën heqin dorë nga e drejta e padisë për kundërshtimin e vendimit nr.706, datë 30.09.1996 të KKKP Tiranë në favor të të paditurve Ibrahim Bilali dhe me përfitues ndërhyrësin kryesor Llambi Avale, duke pranuar njëkohësisht dhe efektet që sjellë; rrëzimin e padisë. Kërkuesin e kanë nënshkruar personalisht kërkesën për heqje dorë, duke vërtetuar nënshkrimin me aktin noterial me nr.1880 rep., datë 18.06.2014. Gjithashtu me prokurën e posaçme me nr.1751 rep., 1189 kol., datë 16 qershor 2014 e paditura Mediha Bllaca ka emëruar si përfaqësues të saj zotin Miftar Ahmetaj, duke i dhënë të drejtën të heqë dore nga padia.



  1. Ligji i zbatueshëm.



  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile:

    1. Neni 2 i K.Pr.Civile që parashikon:

Vetëm palët mund të venë në lëvizje gjykatën për fillimin e një procesi gjyqësor, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

Palët janë të lira që në çdo kohë të tërheqin padinë, por gjithnjë përpara shuarjes së saj për efekt gjykimi ose në bazë të ligjit”.

13.2. Neni 97 i K.Pr.Civile që parashikon se:

Kur palët përfaqësohen në gjykim nga mbrojtësi, ky mund të kryejë dhe të marrë në interes të palës së vet të gjitha aktet që i nevojiten procesit, që ligji nuk e ndalon.

Në çdo rast nuk mund të kryejë akte që sjellin disponim të së drejtës, përveç rasteve kur ka fituar tagër në mënyrë të shprehur”.

13.3. Neni 201 parag. II-të i K.Pr.Civile që parashikon:



.. Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë. Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi.

Heqja dorë nga e drejta e padisë përpara Gjykatës së Apelit sjell si rrjedhojë prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë.

    1. Neni 490 i K.Pr.Civile që parashikon:

Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë bëhet me shkrim, e nënshkruar nga vetë pala apo avokati i saj, i pajisur me prokurë për këtë qëllim.

Akti i heqjes dorë u njoftohet palëve që janë paraqitur ose u komunikohet avokatëve të palëve.

  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:



  1. Me vendimin nr.53, datë 09.12.2013, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur: “Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit 00-2011-2343 (542), datë 24.11.2011, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”.

  1. Pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese paditësat Miftar Ahmetaj dhe Mediha Bllaca ne gjykimin e themelit kanë paraqitur më datë 18.06.2014 kërkesë në Gjykatën e Lartë me të cilën heqin dorë nga e drejta e padisë për kundërshtimin e vendimit nr.706, datë 30.09.1996 të KKKP Tiranë në favor të paditurve Ibrahim Bilali dhe me përfitues ndërhyrësin kryesor Llambi Avale, duke pranuar njëkohësisht dhe efektet që sjellë; rrëzimin e padisë. Kërkuesin e kanë nënshkruar personalisht kërkesën për heqje dorë, duke vërtetuar nënshkrimin me aktin noterial me nr.1880 rep., datë 18.06.2014. Gjithashtu me prokurën e posaçme me nr.1751 rep., 1189 kol., datë 16 Qershor 2014 e paditura Mediha Bllaca ka emëruar si përfaqësues të saj zotin Miftar Ahmetaj, duke i dhënë të drejtën të heqë dore nga padia.

  2. Kolegji Civil referuar nenit 97 të K.Pr.Civile që parashikon se përfaqësuesi i palëve në një gjykim: “...Në çdo rast nuk mund të kryejë akte që sjellin disponim të së drejtës, përveç rasteve kur ka fituar tagër në mënyrë të shprehur”, vlerëson se heqja dorë nga e drejta e padisë është një akt që sjell disponim të së drejtës dhe sipas prokurës së lartpërmendur pala paditëse ja ka dhënë në mënyrë të shprehur këtë tagër përfaqësuesit të saj.

  3. Në këto rrethana, Kolegji konform nenit 201 parag. II-të i K.Pr.Civile që parashikon se: “.. Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë. Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi”, çmon se padia e ngritur nga pala paditëse duhet të rrëzohet.

  4. Gjithashtu në gjykim, përfaqësuesja e palës ndërhyrëse kryesore Llambi Avale, av. Z.Hasko meqenëse pala paditëse kërkoi të heqë dorë nga e drejta e padisë, gjë që sjell rrëzimin e padisë, atëherë kjo palë kërkoi të heq dorë nga rekursi.

  5. Kolegji Civil, konstaton se heqja dorë nga rekursi është konform parashikimeve të nenit 490 të K.Pr.Civile.

  6. Në rrethanat e mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimet nr.1534, datë 21.03.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane dhe nr.1529, datë 07.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë duhen ndryshuar duke rrëzuar kërkesë padinë e ngritur si dhe duhet pushuar gjykimi në Gjykatën e Lartë përsa i përket ndërhyrjes kryesore.

PЁR KЁTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 shkronja “d”, 201 parag. II-të dhe 490 të K.Pr.Civile,



V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.1534, datë 21.03.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.1529, datë 07.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe rrëzimin e kërkesë padisë.

Pushimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë përsa i përket ndërhyrjes kryesore.

Tiranë, më 30.10.2014.



Nr.90100-00415-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3391 i Vendimit (558)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 30.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: ROLANDI DEMKO, përfaqësuar nga av. Agron Lamaj

I PADITUR: KRISTAQ KAFEXHI, përfaqësuar nga av. Idajet Beqiri

ZYRA E PËRMBARIMIT GJYQËSOR KORÇË, në mungesë.

OBJEKTI:


Kundërshtim i veprimeve përmbarimore.

Pavlefshmëri e titullit ekzekutiv.

Sigurim padie.

Baza Ligjore: Neni 202, 609, 610 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.2111, datë 20.09.2010, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë me palë paditëse Roland Demko, i paditur Kristaq Kafexhi dhe Zyra e Përmbarimit Korçë, me objekt të sipërcituar.

Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore të palës të paditur Zyra e Përmbarimit Korçë, ndaj paditësit Roland Demko.

Pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv të vendimit gjyqësor nr.41-2010-2553 (378 prot.) datë 17.06.2010.

Ligjërimin e vendimit të masës së sigurimit të objektit të padisë me vendimin gjyqësor nr.2288, datë 20.07.2010.

Shpenzimet gjyqësore dhe shpenzimet për mbrojtjen të paditësit në masën 40.000 lekë të reja në mbështetje të vërtetimit datë 06.09.2010 u ngarkohen të paditurve Kristaq Kafexhi dhe Zyra e Përmbarimit Korçë.”


Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.533, datë 20.12.2010, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.2111, datë 20.09.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Kristaq Kafexhi, e cila kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Korcë, prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korҫë dhe pushimin e gjykimit të çështjes, duke parashtruar këto shkaqe:


  • Veprimet e përmbaruesit mbështeten ne nenin 519 te K.Pr.Civile, i cili parashikon që ekzekutimi i detyrueshëm mund të fillojë para se te kenë kaluar afatet e parashikuara nga neni 517 K.Pr.Civile kur ka rrezik që me kalimin e afatit, ekzekutimi do të bëhet i pamundshëm .Ne këtë rast përmbaruesi mund të filloje menjëherë nga ekzekutimi i detyrimit.

  • Kontrata e huasë si një akt noterial që përmban detyrime në të holla ose në para , është titull ekzekutiv në përputhje me nenin 510 te K.Pr.Civile, për rrjedhojë lëshimi urdhrit të ekzekutimit është i ligjshëm, si i tillë nuk mund te kundërshtohet.

  • Ne rastin konkret jemi para një akti noterial i cili përmban një detyrim të njohur e të përcaktuar saktë, pra detyrimin për t’i kthyer huadhënësit shumën prej 30.000.000 lekë brenda datës 11.06.2010 . Ky detyrim nuk mund të kundërshtohet për mos ekzistencën në kohen e hartimit e të nënshkrimit të aktit, si i tillë ai mund të goditet për falsitet ose të kundërshtohet vetëm për shkaqet e parashikuara nga neni 609/1 i K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse av.Agron Lamaj i cili kërkoi: Lënien në fuqi të vendimit nr.533, datë 20.12.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë, dëgjoi përfaqësuesin e palës së paditur av.Idajet Beqiri, i cili kërkoi: ndryshimin e vendimit nr.2111, datë 20.09.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe të vendimit nr.533, datë 20.12.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë dhe rrëzimin në tërësi të padisë; në mungesë të palës së paditur Zyra e Përmbarimit Gjyqësor Korçë, si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes

  1. Rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore se, palët ndërgjyqëse Roland Demko dhe Kristaq Kafexhi kanë lidhur para noterit Aurel S.Qafzezi një kontratë huaje me nr.1942 rep., 748 kol., datë 11.06.2008 në përmbajtje të së cilës provohet se huadhënësi i padituri Kristaq Kafexhi i ka dhënë hua huamarrësit, paditësit Rolandi Demko, një shumë prej 30.000.000 (tridhjetë milion) lekë me detyrimin për t’ia kthyer brenda datës 11.06.2010.

  2. Gjithashtu palët në kontratën e huasë kanë parashikuar se në rast moskthimi të shumës së marrë hua brenda datës së parashikuar sa më sipër, huamarrësi do të autorizonte huadhënësin që nëpërmjet organeve kompetente ligjore të kërkonte vendosjen e sekuestros dhe shitjen e çdo pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme me qëllim përmbushjen e detyrimit.

  3. Me kalimin e afatit të parashikuar në kontratën e huasë për përmbushjen e detyrimit prej 30.000.000 lekë, në kushtet kur huamarrësi nuk kishte kthyer shumën e marrë hua, pala e paditur mbështetur ne nenin 510/d dhe 511/ç të Kodit të Procedurës Civile, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratën e huasë me nr.1942 rep., 748 kol., datë 11.06.2008.

  4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.41-2010-2553, datë 17.06.2010 ka vendosur lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratën në fjalë.

  5. Në mbështetje të nenit 515 të Kodit të Procedurës Civile Zyra e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Korçë ka vënë në ekzekutim urdhrin e ekzekutimit të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

  6. Pasi ka marrë dijeni për fillimin e procedurave për ekzekutimin e titullit ekzekutiv, brenda afatit ligjor, pala paditëse ka kërkuar gjyqësisht referuar objektit të padisë: Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore; pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv si dhe sigurimin e padisë.

  7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.2111, datë 10.09.2010 ka vendosur: Pranimin e kërkesë padisë.... Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore të palës së paditur Zyra e Përmbarimit Korçë ndaj paditësit Roland Demko. Pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv të vendimit gjyqësor nr.41-2010-2553 (378 prot.) datë 17.06.2010. Ligjërimin e vendimit të masës së sigurimit të objektit të padisë me vendimin gjyqësor nr.2288, datë 20.07.2010.

  8. Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.533, datë 20.12.2010 ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.2111, datë 20.09.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

  9. Gjykatat kanë arsyetuar se kontrata noteriale e lidhur ndërmjet palëve referuar Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.980, datë 29.09.2000, nuk përbën titull ekzekutiv, dhe si i tillë ai është absolutisht i pavlefshëm.

  10. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Korҫë, ka ushtruar rekurs pala e paditur Kristaq Kafexhi, e cila kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë, prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe pushimin e gjykimit të çështjes, duke parashtruar shkaqet lartpërmendura.



  1. Ligji i zbatueshëm



  1. Dispozitat e K.Pr.Civile;

11.1. Neni 16 i K.Pr.Civile, që parashikon se:

Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

11.2. Neni 510 i K.Pr.Civile, që parashikon se:

Janë tituj ekzekutivë:



d) aktet noteriale që përmbajnë detyrime në të holla.”

11.3. Neni 511 i K.Pr.Civile, që parashikon se:

Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim me kërkesën e kreditorit. Për këtë qëllim lëshohet urdhri i ekzekutimit, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së kreditorit i cili jepet:

c) Për rastet e parashikuara nga shkronjat “d”, “dh” dhe “e” nga gjykata e vendit ku është caktuar të bëhet ekzekutimi.

11.4. Neni 515 i K.Pr.Civile, që parashikon se:

Urdhri i ekzekutimit vihet në ekzekutim nga shërbimi përmbarimor gjyqësor, shtetëror ose privat,me anë të përmbaruesit gjyqësor, në bazë të kërkesës së kreditorit....”

11.5. Neni 609 i K.Pr.Civile, që parashikon se:

Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit, që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas...”

11.6. Neni 610 i K.Pr. Civile, që parashikon se:



Kundër veprimeve të përmbaruesit gjyqësor dhe kundër refuzimit të tij për të kryer në veprim, palët mund të bëjnë ankim në gjykatën që ekzekuton vendimin brenda 5 ditëve nga dita e kryerjes së veprimit apo refuzimit, kur palët kanë qenë të pranishme në kryerjen e veprimit ose kanë qenë thirrur edhe në raste të tjera nga dita që i është njoftuar ose ka marrë dijeni për veprimin ose refuzimin..”

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

  1. Pala që ka regjistruar rekursin, konkretisht pala e paditur Kristaq Demko, legjitimohet “ratione personae” t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis.

Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

  1. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Kristaq Demko nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.533, datë 20.12.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.2111, datë 20.09.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

  2. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore, pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

  3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe referuar shkaqeve të rekursit, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore procedurale.

  4. Ky Kolegj konstaton se gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj nr.2111, datë 10.09.2010 ka arritur në konkluzionin se:” ... omissis....Në datën 12 korrik 2010...paditësi është vënë në dijeni nga Zyra e Përmbarimit Korçë për fillimin e ekzekutimit vullnetar nëpërmjet lajmërimit për ekzekutim vullnetar...dhe njëkohësisht ,po në të njëjtën datë, përmbaruesi gjyqësor ka disponuar me vendim për fillimin e ekzekutimit të menjëhershëm të Urdhër Ekzekutimit kur në fakt lajmërimi për ekzekutim vullnetar, vendimi për fillimin e ekzekutimit të detyrueshëm dhe të menjëhershëm të urdhrit të ekzekutimit si dhe urdhri për vënien e sekuestros konservative janë marrë në një datë të vetme 8/7/2010 nga përmbaruesi gjyqësor. Referuar pretendimeve të përfaqësuesit të Zyrës së Përmbarimit në seancë gjyqësore, se veprimet e tilla u bazuan në nenin 517 dhe më pas në nenin 519/2 të K.Pr.Civile, pasi paditësi Rolandi Demko mund ta transferonte kapitalin jashtë shtetit bie ndesh me vetë procedurat që pasqyrojnë nenet e mësipërme të K.Pr.Civile....gjykata ҫmon se nëse përmbaruesi gjyqësor ka iniciuar procedurën sipas nenit 517 të K.Pr.Civile në vijim ai është i detyruar të zbatojë afatet, me qëllim që të vijojë me procedurat e parashikuara në nenet 527, 593, 560 dhe 593 të K.Pr.Civile dhe jo të kalojë në shkelje të tjera ligjore të evidentuara nga gjykata në kundërshtim me dispozitat që parashikon K.Pr.Civile ....omissis...Përsa i përket kërkimit të dytë në kërkesë padi, gjykata ҫmon se kontrata e huasë me nr.1942rep., 748 kol., të datës 11.06.2008, nuk përbën titull ekzekutiv, dhe si i tillë ai është absolutisht i pavlefshëm. Në lidhje me këtë argument gjykata i referohet Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me nr.980, datë 29.09.2000, sipas të cilës: “Tituj ekzekutivë janë kryesisht vendime gjyqësore dhe në raste përjashtimore akte të tjera të parashikuara shprehimisht në K.Pr.Civile ose në ligje të veçanta, të cilat , për nga fuqia e tyre ekzekutive barazohen për të gjitha efektet me vendimet gjyqësore të formës së prerë”. .....Në rastin në gjykim kontrata e huas, si një veprim juridik është një veprim i dyanshëm e cila nuk plotëson asnjë nga kriteret e lartpërmendura që të konsiderohet titull ekzekutiv.(...).”

  5. Gjykata e apelit ka gjykuar çështjen mbi ankimin e palës së paditur Kristaq Kafexhi dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me të njëjtin arsyetim.

  6. Kolegji vlerëson se gjykata e apelit ka bërë një analizë të ligjore të drejtë dhe një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në shqyrtim duke i ka dhënë përgjigje proceduralisht çdo kërkimi të bërë në gjykim dhe e ka zgjidhur çështjen në përputhje me dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete.

  7. Konkluzioni i gjykatave më të ulëta se: “kontrata e huasë me nr.1942 rep.,748 kol., të datës 11.06.2008, nuk përbën titull ekzekutiv, dhe si i tillë ai është absolutisht i pavlefshëm” është një konkluzion drejtë dhe i bazuar si në ligjin procedural civil nenin 510 të K.Pr.Civile ashtu dhe Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me nr.980, dt. 29.09.2000 në të cilin është pranuar:Kolegjet e Bashkuara te Gjykatës se Larte gjykojnë se një veprim juridik i dyanshëm (kontratë), qofte kjo kontrate e dyanshme siҫ është p.sh. kontrata e shitjes, qoftë kontratë e njëanshme, siҫ është p.sh. kontrata e huasë, nuk mund të jetë titull ekzekutiv…. Akti noterial si titull ekzekutiv, duhet të përmbaje në vetvete një veprim juridik me detyrim të njëanshëm dhe abstrakt për pagimin e një shume të caktuar në para. Gjithashtu detyrimi i kërkueshëm që përmbahet në të nuk mund të kontestohet për mosekzistencë të tij në kohën e hartimit e të nënshkrimit të aktit, dhe as lind nevoja që të provohet. Ai prezumohet i vërtetë.”

  8. Duke ju referuar përfundimit sa sipër të vendimit unifikues, Kolegji evidenton se kontrata noteriale e huasë me nr.1942 rep., 748 kol., datë 11.06.2008, nuk përbën titull ekzekutiv ashtu siç me të drejtë nuk e kanë konsideruar dhe gjykatat e faktit pasi palët ndërgjyqëse krahas detyrimit të njëanshëm të shumës prej 30.000.000 lekë, kanë përcaktuar dhe më gjerë, mënyrën e shlyerjes së detyrimit në rast të mospërmbushjes së tij në afatin e përcaktuar në kontratë përcaktim që e bën këtë kontratë të ndërvarur me veprime pasuese sipas vullnetit të shprehur nga debitori dhe jo menjëherë të ekzekutueshme.

  9. Kolegji vlerëson se për sa kohë kontrata e huasë me nr.1942 rep., 748 kol., datë 11.06.2008 të lidhur ndërmjet palëve nuk përbën titull ekzekutiv, pranimi nga ana e gjykatave të kundërshtimit të veprimeve përmbarimore nga pala paditëse dhe të deklarimit të pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv të vendimit gjyqësor nr.41-2010-2553 (378 prot.), datë 17.06.2010, duhet konsideruar i drejtë dhe i bazuar në ligjin procedural nenet 510,609 dhe 610 të Kodit të Procedurës Civile.

  10. Në këto kushte, përfundimisht rezulton se vendimi i gjykatës së apelit i cili ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë është i mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete dhe i bazuar në provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

  11. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin se shkaqet e ngritura në rekursin e palës së paditur nuk qëndrojnë dhe vendimi nr.533, datë 20.12.2010, i Gjykatës së Apelit Korçë, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 shkronja “a” të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.533, datë 20.12.2010, i Gjykatës së Apelit Korçë.





Tiranë, më 30.10.2013

Nr.11211-00708-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2014-3821 i Vendimit (559)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Majlinda Andrea Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në datën 30.10.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile që u përket palëve ndergjyqëse:

PADITËS: AGIM HAJDARI, MYZEJEN HAJDARI, përfaqësuar nga avokat Vasil Plaku,

TË PADITUR: ALBERT ÇELA, përfaqësuar nga avokat Mujo

ALKETA ÇELA, në mungesë

PERSONI I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË, në mungesë

BANKA KOMBËTARE TREGTARE SHA, përfaqësuar nga Juristët Armida Kaçi dhe Ledio Zverku

OBJEKTI:


Konstatimi i pavlefshmërisë të Kontratës së Shitblerjes

së pasurisë së paluajtshme me nr.6542 rep., 562 kol., dt.06.07.2005

(të redaktuar dhe të vërtetuar nga noterja Manushaqe Sharka

e Dhomës së Noterisë Tiranë);

fshirjen e regjistrimit hipotekor përkatës të bërë sipas kësaj kontrate;

kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme

si dhe marrjen e masës për sigurimin e padisë si vijon:

Bllokimin e pasurisë në rregjistrin hipotekor regjistruar

në emrin e të paditurit Albert Çela dhe pezullimin e punimeve

nga ky i fundit në pronën objekt gjykimi.

Baza Ligjore: Neni 83, 92/a, 106 e vijues, 192 e vijues,

584/b dhe 740 e vijues i K.Civil.

Neni 45, 46, 49, 54 e vijues dhe 67-68 të Ligjit nr.7829, dt 01.06.1994

“Për Noterinë”

si dhe neni 21-22 i Ligjit nr 7843 dt 13.07.1994

“Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”

(me ndryshimet e mëvonshme të tij).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.6554, datë 20.07.2009, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë, si të pabazuar në prova e në ligj”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.181, datë 01.02.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.6554, datë 20.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala paditëse Agim Hajdari dhe Myzejen Hajdari, me të cilin kërkon ndryshimeve e vendimeve të mësipërme dhe pranimin e padisë, për këto shkaqe:



  • Vendimi i gjykatës së apelit është i pambështetur në prova dhe në ligj.

  • Gjykimi në gjykatën e apelit është bërë në mungesën tonë, dhe gjykimi nuk u bë në bazë të ankimit të bërë nga ana e jonë, dhe mungesa në gjykim bëri që neve nuk patëm mundësi të paraqisnim dy akte ekspertimi, të cilat dëshmojnë falsitetin e gjithë veprimeve të kryera në pronën tonë.

  • Vendimet e gjykatës janë alogjik pasi nuk kanë trajtuar provën kryesore gjatë gjykimit siç është akti i shitjes së pasurisë së paluajtshme me nr.562, datë 06.07.2005, i cili është i falsifikuar.

  • Gjykata e rrethit gjatë hetimit nuk shqyrtoj asnjë nga provat tona, siç janë kontrata e premtimit të shitjes, e bërë nga noteri dhe e pa kundërshtuar nga të dyja palët.

  • Gjykata e rrethit nuk analizoi fare akt marrëveshjen e datës 07.07.2005, e bërë mes meje, Agim Hajdari dhe të paditurit Albert Çela.

  • Gjykatat nuk trajtonin fare dokumentet e sjella nga ZVRPP Tiranë për procedurat e ndjekura për tjetërsimin e pronës sonë.

  • Gjykata padrejtësisht refuzoi kërkesën tonë për të marrë kontratën origjinale, dhe të kryente ekspertimin grafik të shkrimeve dhe të nënshkrimeve nga ekspertë kriminalistë.

  • Mbi kërkesën tonë janë kryer ekspertime nga Prokuroria e Rrethit, me grup ekspertësh kriminalistë të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, dhe nga ekspertimi ka rezultuar e provuar se. në kontratën e shitjes nuk janë firmat origjinale të shtetases Myzejen Hajdari, krahasuar me modelet e paraqitura në emër të saj.

  • Nuk qëndron arsyetimi i gjykatës se ajo mori kontratën origjinale të sjellë nga noterja, që ka përpiluar, nga Zyra Vendore e Rregjistrimit të P.P. Tiranë. Kontrata që gjendet në Z.R.P.P. Tiranë është e falsifikuar.

  • Gjykata e rrethit, thotë në arsyetim se Agim e Myzejen Hajdari janë dorëzanës në një kontratë hipotekimi nr.507/129, datë 25.06.2006, ku kanë vënë në hipotekë pronën që do të shitej dhe që u shit më vonë në datën 06.07.2005. Si mundet që kontrata e hipotekimit të jetë me datë 25.06.2006 dhe kontrata e shitjes të jetë me datë 06.07.2005. Theksojmë se kjo kontratë nuk ekziston fare në dosje dhe as në administrimin e provave.

  • Gjykata mbylli hetimin gjyqësor 2005. Si mundet që kontrata e hipotekimit të jetë me datë 25.06.2006 dhe kontrata e shitjes te jete me date 06.07.2005. Theksojmë se kjo kontrate nuk ekziston fare në dosje dhe as në administrimin e provave.

  • Gjykata mbylli hetimin gjyqësor pa marrë parasysh mendimin tonë.

  • Gjykata nuk trajton fare kontratën e shitjes e sjellë nga ana jonë në gjykim dhe kjo e njehsuar me origjinalin nga e njëjta notere që ka bërë kontratën.

  • Gjykata nuk trajton fare akt marrëveshjen e datës 07.07.2005 dhe kjo e realizuar tek e njëjta notere, ku i padituri merr përsipër të shlyej Shumën 315.000$.

  • Lejet e ndërtimit i quan të mirëqena pa asnjë nga firmat tona siç është kërkesa që është element bazë për ndërtimin e një objekti.

  • Gjykata nuk ballafaqoi kontratat e shitblerjes të njehsuara me origjinalin me kontratën që solli pala paditëse, theksojmë se të gjitha kontratat kanë firma të ndryshme dhe këtë fakt thelbësor gjykata e anashkalon.

  • Gjykatat nuk trajtojnë fare kontratën e premtimit të shitjes, datë 14.02.2005, ku i padituri Albert Çela merr përsipër të likuidojë Shumën 315.000 $ me përpilimin përfundimtar të kontratës së shitjes.

  • Gjykatat në rrëzimin e kërkesës sonë, aludojnë mbi provat dhe interpretojnë ato në mënyrë të gabuar.

  • Gjykata nuk trajton asnjë nga provat tona, por mbështet vetëm pretendimet që ka bërë i padituri Albert Çela.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; dëgjoi palën paditëse të përfaqësuar nga Av. Vasil Plaku, që kërkoi ndryshimin e dy vendimeve të rekursuara, të vendimit nr.6554, datë 20.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.181, datë 01.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe pranimin e kërkesëpadisë; dëgjoi përfaqësuesin e palës së paditur Av. Mujo Haxhiaj që kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.6554, datë 20.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.181, datë 01.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë; dëgjoi përfaqësuesen e palës së tretë Bankës Kombëtare Tregtare, Armida Kaçi, që kërkoi lënien në fuqi të vendimeve të rekursuara; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi:



V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes:

  1. Me padinë në gjykim, paditësat Agim Hajdari dhe Myzejen Hajdari kërkojnë që në rrugë gjyqësore të konstatohet pavlefshmëria e Kontratës së Shitblerjes së pasurisë së paluajtshme me nr.6542 rep., nr.562 kol., datë 06.07.2005, (të redaktuar dhe të vërtetuar nga noterja Manushaqe Sharka e Dhomës së Noterisë Tiranë); fshirjen e regjistrimit hipotekor përkatës të bërë sipas kësaj kontrate; kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme si dhe marrjen e masës për sigurimin e padisë si vijon: Bllokimin e pasurisë në rregjistrin hipotekor regjistruar në emrin e të paditurit Albert Çela dhe pezullimin e punimeve nga ky i fundit në pronën objekt gjykimi.

  2. Rezultoi e provuar nga ky gjykim se midis paditësit Agim Hajdari dhe të paditurit Albert Çela është lidhur një Kontratë Shitblerje e pasurisë me nr.6542 rep., nr.562 kol, datë 06.07.2005, për blerjen e një pasurie të paluajtshme me regjistrim hipotekor të ndodhur në zonën kadastrale nr.2726, me nr.pasurie 89/105, vol 7, fq 243 e ndodhur në Muçaj të Vorës së Tiranës dhe konkretisht një sipërfaqe trualli prej 2500 m2 dhe 135 m2 objekt mbi këtë truall, fakt ky, që provohet me Kontratën përkatëse noteriale origjinale të Shitblerjes, të paraqitur në këtë gjykim.

  3. Rezulton se në këtë rast shitësi ka qënë paditësi Agim Hajdari, ndërsa blerësi ka qënë i padituri Albert Çela. Nga përmbajtja e Kontratës origjinale noteriale të Shitblerjes del gjithashtu që për këtë shitblerje të jetë marrë edhe pëlqimi i bashkëshortes së shitësit Agim Hajdari domethënë edhe i paditëses në këtë gjykim Myzejen Hajdari; çka, del qartë si nga përmbajtja e kësaj kontrate (ku në një paragraf është përcaktuar shprehimisht se “Me këtë shitje është dakord edhe bashkëshortja e shitësit, Znj. Myzejen Ramazan Hajdari e dtl.06.03.1965, banuese në Vorë”) ashtu edhe nga fakti i “nënshkrimit” të kësaj kontrate edhe nga paditësja Myzejen Hajdari.

  4. Ndërkaq, me padinë në gjykim paditësat (bashkëshortët) Agim Hajdari dhe Myzejen Hajdari e godasin këtë kontratë për pavlefshmëri absolute (sikurse është thënë më lart në këtë vendim) duke parashtruar se Kontrata në fjalë nuk është nënshkruar nga paditësja Myzejen Hajdari dhe se nënshkrimi i saj është i falsifikuar; se ajo, domethënë bashkëshortja Myzejen Hajdari nuk ka qenë në dijeni të shitjes së kryer nga bashkëshorti i saj Agim Hajdari dhe se ky i fundit nuk i ka treguar për këtë shitje asaj.

  5. Sipas palës paditëse, paditësja Myzejen Hajdari është vënë në dijeni për këtë shitje si më lart nga bashkëshorti i saj (shitësi) Agim Hajdari vetëm në fund të vitit 2007; kohë në të cilën, bashkëshorti i saj Agim Hajdari i ka çuar një kopje të planimetrisë së pronës që ata kishin në hipotekë, ku pjesa që ishte shitur figuronte jo më si pronë e tyrë por si pronë e blerësit Albert Çela. Sipas palës paditëse, faktin që paditësja Myzejen Hajdari nuk ka patur dijeni për këtë shitje, ata e vërtetojnë me një akt ekspertim grafik me nr.32, datë 31.03.2008 të kryer në rrugë private nga eksperti Ferit Lamaj; akt ekspertim ky, në të cilin është arritur në konkluzionin se nënshkrimi (emër, mbiemër si dhe firma) i bërë në emrin e “Myzejen Hajdarit” - nuk është shkruar nga shtetasja Myzejen Hajdari.

  6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.6554, date 20.07.2009, ka vendosur:

  • Rrëzimin e padisë, si te pabazuar në prova e në ligj”.

Kjo gjykatë në mënyrë të përmbledhur ka arsyetuar: Akt ekspertimi grafik nr.32, datë 31.03.2008 i kryer privatisht nga pala paditëse; çmohet nga kjo Gjykatë se nuk përbën provë, pasi ai në kundërshtim me ligjin është kryer vetëm mbi një fotokopje të kontratës dhe jo mbi origjinalin, sikurse kërkon ligji për të tilla raste. ... Në gjykim nuk rezultoi e provuar që organet kompetente përkatëse sikurse janë Prokuroria dhe Gjykata të kenë arritur në ndonjë konkluzion për falsifikimin e pretenduar në këtë gjykim nga pala paditëse. .... Nga Kontrata noteriale origjinale e Shitjes nr.6542 rep., 562 kol., datë 06.07.2005 të paraqitur në këtë gjykim për herë të parë, rezulton se ajo është nënshkruar rregullisht para noteres Manushaqe Sharka edhe nga paditësja Myzejen Hajdari, domethënë, nga bashkëshortja e paditësit Agim Hajdari. Ndërkohë, Gjykata vë në dukje se në kontratën e shitjes objekt gjykimi është evidentuar qartë edhe pëlqimi i bashkëshortes Myzejen Hajdari për shitjen në fjalë; ku, shprehimisht është përcaktuar se: “Me këtë shitje është dakort edhe bashkëshortja e shitësit, Znj. Myzejen Ramazan Hajdari e dtl. 06.03.1965, banuese në Vorë”. Ndërkaq, të gjitha këto përcaktime e nënshkrime të kontratës origjinale në fjalë del që janë bërë pikërisht para noterit. Pra Kontrata e Shitjes objekt gjykimi, ka të gjitha ekstremitetet ligjore që duhet të ketë një Kontratë Noteriale dhe si e tillë kjo Kontratë origjinale noteriale e Shitjes çmohet nga kjo gjykatë se në vështrim të Ligjit nr 7829 dt 01.06.1994 “Për Noterinë” dhe Legjislacionit Material e Procedural Civil në fuqi përbën një provë të plotë dhe të pakundërshtueshme përsa kohë që kjo Kontratë nuk është deklaruar false me një vendim Gjykate të formës së prerë;për më tepër që, një kontratë e tillë noteriale nuk mund të kontestohet si false thjesht me një shikim të lirë të saj apo me një ekspertim grafik të kryer mbi një fotokopje të kësaj kontrate - sikurse padrejtësisht kërkon të veprojë në këtë gjykim pala paditëse. .... Gjykata, vë në dukje se vetë paditësja Myzejen Hajdari në gjykim pranoi se kishte dijeni për 60.000 Euro që bashkëshorti i saj, paditësi Agim Hajdari kishte marrë si kapar për shitjen e pronës objekt gjykimi.”

    1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.181 , datë 01.02.2011, ka vendosur:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr.6554, datë 20.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Kjo gjykatë ka arsyetuar në të njëjtën vijë logjike si gjykata e shkallës së parë dhe për pretendimet në ankim është shprehur: “... Përsa i përket pretendimeve të ngritura në ankim nga pala paditëse Agim Hajdari dhe Myzejen Hajdari ato nuk qëndrojnë e nuk duhen marrë parasysh. Vetë provat e administruara në gjykim tregojnë qartë që paditësja jo vetëm ka patur dijeni në lidhje me shitjen e pronës por për veprime të ndryshme siç janë ato bankare dhe hipotekor e ka dhënë pëlqimin për shitjen e këtij trualli. Fakti i dhënies së këtij pëlqimi është elementi bazë në lidhje me vlefshmërinë e kësaj kontrate dhe nuk ka asnjë arsye për t’u provuar e kundërta.”

    1. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala paditëse Agim Hajdari dhe Myzejen Hajdari, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimeve të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pranimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.



  1. Ligji i zbatueshëm:



  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

    1. Neni 6 i K.Pr.Civile:

Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”.

    1. Neni 14 i K.Pr.Civile:

Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

    1. Neni 224/a i K.Pr.Civile:

Kur për konstatimin ose sqarimin e fakteve, që kanë lidhje me mosmarrëveshjen në gjykim kërkohen njohuri të posaçme në fushat e shkencës, teknikës ose të artit, gjykata mund të thërrasë një ose më shumë ekspertë. Ekspertët caktohen sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod.”

    1. Neni 465 i K.Pr.Civile:

Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në këtë Kod.

Me kërkesën e palëve ose edhe kryesisht gjykata e apelit përsërit tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata ka të drejtë të marrë edhe prova të reja.”

  1. Dispozitat e Kodit Civil në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 92/a i K.Civil:

Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë asnjë pasojë juridike. Të tilla janë ato që: a) vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit;”

11. Dispozitat e Kodit të Familjes në të cilat është parashikuar:

11.1. Neni 76 i K.Familjes:

Pasuria e bashkëshortëve prezumohet si e përbashkët, me përjashtim te rastit kur bashkëshorti provon karakterin e saj vetjak.”

11.2. Neni 90, paragrafi 3 i K. Familjes:



Kryerja e veprimeve qe kapërcejnë administrimin e zakonshëm u takon bashkërisht te dy bashkëshortëve.”

  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:



  1. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht pala e paditëse Agim Hajdari dhe Myzejen Hajdari legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur me sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis. Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

  3. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditëse Agim Hajdari dhe Myzejen Hajdari përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.181, datë 01.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

  4. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në përfundimin se vendimit nr.181, datë 01.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e keq zbatimit të ligjit, prandaj ai duhet të prishet

  5. Gjykata e Lartë si gjykatë ligji nuk i hyn analizës së provave, gjë që duhet ta bëjnë dy gjykatat e tjera, por nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton shkeljet që kanë lejuar gjykatat e faktit, qoftë të normave procedurale dhe atyre materiale, duke kërkuar respektimin e tyre.

  6. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se, gjykatat e faktit gjatë gjykimit të çështjes, pavarësisht kërkesës së palëve për kryerjen e një akti ekspertimi grafik për nënshkrimin e shitëses Myzejen Hajdari në kontratën e shitjes nr.6542 rep., 562 kol., datë 06.07.2005, nuk kanë marrë parasysh kërkesën e palëve dhe kanë rrëzuar padinë e bërë nga pala paditëse Agim dhe Myzejen Hajdari.

  7. Në kushtet, kur paditësja Myzejen Hajdari nuk ka pranuar të ketë nënshkruar kontratën e shitjes nr.6542 rep., 562 kol., datë 06.07.2005 dhe pala e paditur ka pretenduar se ajo ka nënshkruar (edhe pse ka nënshkruar kontratën për premtim shitje nr.1128 rep., 122 kol., datë 14.02.2005), gjykata duhej te urdhëronte kryerjen e një ekspertimi grafik të shkrimit. Mosmarrja e kësaj prove të rëndësishme për zgjidhjen e çështjes (neni 467/ë i K.Pr.Civile) cenon procesin lidhur me detyrimin e gjykatës për një hetim të plotë e të gjithanshëm gjë e cila sjell më pas prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për rigjykim.

  8. Pikërisht në këto kushte gjykata në funksionin e saj, të dhënies së drejtësisë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm duhej të zgjeronte hetimin gjyqësor duke për t’i dhënë përgjigje çdo pretendimi të ngritur nga palët në gjykim. Vetëm pas realizimit të këtij detyrimi ligjor, gjykata mund të arrinte në një konkluzion të qartë për një zgjidhje të drejtë dhe të bazuar të çështjes në gjykim.

  9. Para Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë së bashku me aktet që shoqërojnë shtesën e rekursi, është paraqitur nga pala paditëse dhe vendimi penal nr.1571, datë 06.11.2012 i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i lënë në fuqi me Vendimin nr.510, datë 29.05.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, vendim në të cilin është vendosur : Deklarimi fajtor i të pandehurit Albert Çela për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të kryer më shumë se një herë, mbështetur në nenin 190 parag.2, të Kodit Penal. Ky vendim ka marrë formë të prerë me datë 29.05.2013. Pra pas përfundimit të gjykimit në gjykatën e apelit të çështjes objekt në shqyrtimi nga Kolegji Civil.

  10. Referuar vendimit penal të lartpërmendur, Kolegji konstaton se është shqyrtuar edhe falsiteti i Kontratës së Shitblerjes së pasurisë së paluajtshme me nr 6542 rep., 562 kol. datë 06.07.2005, pavlefshmëria e së cilës është objekt i këtij gjykimi civil.

  11. Në kushtet kur Gjykata e Lartë si gjykatë ligji që nuk i hyn analizës së provave, gjë që duhet ta bëjnë dy gjykatat e tjera, Kolegji Civil çmon se në rigjykim do të jetë gjykata e apelit ajo që duhet ta administrojë këtë vendim penal si provë gjatë hetimit gjyqësor duke vlerësuar përmbajtjen dhe konkluzionet e tij, në raport me të gjitha provat e tjera për të arritur në një përfundim sa më të drejtë dhe në përputhje me ligjin për zgjidhjen e kësaj çështje.

  12. Kolegji Civil vëren se në rishqyrtimin e çështjes, gjykata e apelit në bazë të nenit 465 të K.Pr.C: “...me kërkesën e palëve ose kryesisht gjykata e apelit përsërit tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata ka të drejtë të marrë edhe prova të reja....”, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor.

  13. Në rigjykim, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

  14. Përfundimisht, për arsyet e mësipërme Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon se vendimi nr.181, datë 01.02.2011, i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës “c” të nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.181, datë 01.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 30.10.2014

Nr.11111-03497-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3259 i Vendimit (560)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Majlinda Andrea Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 30.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11111-03497-00-2014 që u përket palëve:

PADITËS: UGUR HATIBI.

I PADITUR: BINOK HATIBI.

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit të më njohë bashkëpronar

mbi pasurinë nr.2/19 ZK 8160.

Fshirjen e kësaj prone nga regjistri përkatës hipotekor

në emër të të paditurit Binok Hatibi.

Regjistrimin e kësaj pasurie në emër të Ugur Hatibi për pjesën 1/3

që vjen në rrugë trashëgimie testamentare

dhe 1/6 e 1/3 pjesë të përfituar me anë të trashëgimisë ligjore.

Baza Ligjore: Neni 31, 32/a, 153 e vijues të K.Pr.Civile.

Neni 349-351, 192, 193/ç, h të K.Civile.

Ligji per regjistrimin e pasurive të paluajtshme të vitit 1994.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin të saj të datës 19.06.2014, ka vendosur:

“Të rrëzojë kërkesën e bërë nga e pala Bikon Hatibi për të nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështje me nr.7476 Akti, me palë paditës Ugur Hatibi, të paditur, Binok Hatibi, me objekt. Detyrim njohje bashkëpronar mbi pasurinë nr.2/19 ZK 8160 etj.”

Kundër vendimit të gjykatës për rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur Binak Hatibi, i cili parashtron këto shkaqe:

- Paditësi i është drejtuar gjykatës me padi duke kërkuar “Njohjen bashkëpronar“ mbi pasurinë nr 2/19, në kushtet kur pasuria që ai pretendon është shtetëzuar njëherë nga shteti dhe këtë fakt e pranon në padinë e tij vetë paditësi. Paditësi nuk ka asnjë vendim të AKKP dhe as unë si i paditur nuk kam ndonjë vendim të AKKP për rikthimin e pronësisë së kësaj pasurie nga ky organ shtetëror.

- Paditësi pretendon se i është drejtuar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave në lidhje me këtë pronë por në fakt në dosjen gjyqësore nuk ka asnjë dokument që të provoj faktin se ai i është drejtuar këtij organi të administratës, të cilit në fakt ka për detyrë t’i drejtohet për të kërkuar pronën që i është shtetëzuar siç provohet me të gjitha provat në gjykim. Madje për këtë pronë të shtetëzuar ai ka marrë banesë tjetër nga shteti.

- Në këto kushte përderisa paditësi nuk ka asnjë vendim nga ana e organit të administratës publike, nuk ka asnjë bazë të bëj kërkime për një ish-pronë të trashëguar, pa një akt administrativ, çështja duhet te dalë jashtë juridiksionit gjyqësor.

- Përfundimisht, kërkojmë ndryshimin e vendimit nr.7476 akti, datë 19.06.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish