Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet42/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   173
Prishjen e vendimit nr.1524, datë 22.07.2010, i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.4999, datë 09.06.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për rishqyrtim, me tjetër trup gjyqësor.

Tiranë, më 23.10.2014

Nr.11115-00086-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3637 i Vendimit (541)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

në datën 23.10.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11115-00086-00-2011 Regj. Themeltar, që i përket palëve:

PADITËS: TRASHËGIMTARËT E FATMIRA BLLACA: SELMAN BLLACA, ARIAN BLLACA DHE SOKOL BLLACA përfaqësuar në gjykim nga av. Ferdinand Caka.

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE ARSIMORE KORÇË, SHKOLLA E MESME “IRAKLI TEROVA”, përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda.

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit t`i lirojë dhe dorëzojë paditëses

pasurinë e paluajtshme me nr.7/971 me sip. 2200 m2

e ndodhur në zonën kadastrale nr.8564.

Baza ligjore: Neni 32/a i K.Pr.Civile

dhe neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.1703, datë 08.06.2009, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë të ngritur nga Fatmira Bllaca kundër Drejtorisë Arsimore Korçë dhe Shkollës së Mesme “Irakli Terova” me objekt: detyrimin e të paditurit t’i lirojë dhe dorëzojë paditëses pasurinë e paluajtshme me nr.7/971 me sipërfaqe 2200 m2 e ndodhur në ZK nr.8564 me kufij të përcaktuar. Detyrimin e të paditurit Drejtoria Arsimore Korçë dhe Shkolla e Mesme “Irakli Terova” t’i lirojë dhe dorëzojë paditëses Fatmira Bllaca pasurinë e paluajtshme me nr.7/971 me sipërfaqe 2200 m2 e ndodhur në ZK nr.8564 me kufij: V- 7/216; L- 7/338; J- 7/972 dhe P- 102”.

Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.486, datë 19.11.2010, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.1703, datë 08.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.”



Kundër vendimit nr.486, datë 19.11.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë kanë bërë rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale Arsimore Korçë dhe ZVASH Korçë me anë të të cilit kërkojnë:

  1. Pala e paditur Drejtoria Rajonale Arsimore Korçë prishjen e vendimit nr.1703, datë 08.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe vendimit nr.486, datë 19.11.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë dhe pushimin e gjykimit, për këto shkaqe:

  • Gjykatat nuk kanë marrë parasysh faktin që vendimi nr.50/2005 i ZRKKP Qarku Korçë është marrë në kundërshtim me ligjin për arsyet e mëposhtme: Nga ana e zyrës rajonale nuk është mbajtur parasysh kërkesa e nenit 7 pika 1 dhe 3 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” pasi pasuria e kthyer me pikën 3 të këtij vendimi nuk mund të konsiderohej e lirë në zbatim të VKM-së nr.161, datë 03.04.1995 “Për organizimin dhe financimin e bazave të praktikave profesionale të shkollave bujqësore industriale dhe ekonomike”, bazat e praktikave funksionale dhe pikërisht në rastin konkret baza prodhuese e kësaj shkolle janë nën administrimin e MASH.

  • Në referim të urdhrit nr.350, datë 03.12.2001, të Ministrit të Arsimit shkolla e agrobiznesit është shkollë me status të nivelit kombëtar.

  • Në bazë të udhëzimit nr.17 datë 16.10.1995 “Për organizimin drejtimin dhe financimin e bazave të praktikave profesionale të shkollave bujqësore, industriale dhe ekonomike” bazat e praktikave profesionale të shkollave bujqësore..., janë pjesë e shkollës dhe përdoren për realizimin e përgatitjes së praktikave të nxënësve për kurse kualifikimi. Këto baza funksionojnë si njësi me aktivitet të pavarur ekonomik ku të ardhurat përdoren për nevoja të shkollës duke u financuar dhe nga buxheti i shtetit dhe donatore të ndryshëm.

  • Kjo bazë përdoret nga shkolla për një periudhe rreth 55 vjeçare, çka do të thotë që dhe në momentin e dhënies së vendimit nga zyra rajonale nëse do ishte kryer verifikimi në terren detyrim i saj do ishte konstatuar që është në përdorim të shkollës.

  1. Pala e paditur ZVASH Korçë ka kërkuar ndryshimin e vendimit nr.486, datë 19.11.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimit nr.1703, datë 08.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe rrëzimin e kërkesë padisë, për këto shkaqe:

  • Gjykatat nuk kanë marrë parasysh faktin që vendimi nr.50/2005 i ZRKKP Qarku Korçë është marrë në kundërshtim me ligjin për arsyet e mëposhtme: Nga ana e zyrës rajonale nuk është mbajtur parasysh kërkesa e nenit 6 dhe 7 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” pasi pasuria e kthyer me pikën 3 të këtij vendimi nuk mund të konsiderohej e lirë në zbatim të VKM-së nr.161, datë 03.04.1995 “Për organizimin dhe financimin e bazave të praktikave profesionale të shkollave bujqësore industriale dhe ekonomike”, dhe të urdhrit nr.350, datë 03.12.2001, të Ministrit të Arsimit shkolla e agrobiznesit është shkollë me status të nivelit kombëtar.

  • Nga ZRKKP Qarku Korçë vendimi nr.50/2005 është marrë në kundërshtim me ligjin pasi nuk janë zbatuar kërkesat e VKM-së nr.747, datë 09.11.2006.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, Avokaten e Shtetit A.Deda i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor dhe rrëzimin e kërkesë padisë, përfaqësuesin e palës paditëse av.F.Caka i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Paditësja Fatmira Bllaca në vitin 2005 i është drejtuar Zyrës Rajonale të KKKP Qarku Korçë me kërkesën për njohjen kthimin ose kompensimin e pronës me sipërfaqe 14000 m2, në emër të subjektit të shpronësuar Fezo (Fejzulla) Dishinica në bazë të dokumentacionit kadastral me të cilin vërtetonte pronësinë para vitit 1946 për një sipërfaqe 22.5 dy dhe vendimit të gjykatës për përcaktimin e kufijve.

  2. Në përfundim të shqyrtimit të kësaj kërkese me vendimin nr.50, datë 27.12.2005 ZRKKP Qarku Korçë vendos: Njohjen e sipërfaqes tokë truall 7250 m2. Mosnjohjen e sipërfaqes 6750 m2 e cila iu është kthyer më parë subjekteve A Kordha dhe Sh Floqi. Kthimin e sipërfaqes prej 2200 m2 kompensimin për sipërfaqe sot tokë truall 5050 m2.

  3. Paditësja Fatmira Bllaca e ka regjistruar sipërfaqen prej 2200 m2 në ZVRPP Korçë siç rezulton dhe nga çertifikata e pronësisë e administruar në dosje nr.034054, datë 19.09.2008.

  4.  Paditësja Fatmira Bllaca me pretendimin se prona mbahet në mënyrë të paligjshme nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Korçë i është drejtuar gjykatës me kërkesë padinë me objekt lirimin dhe dorëzimin e pronës së paluajtshme.

  5. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë në përfundim të shqyrtimit me vendimin nr.1703, datë 08.06.2009 ka vendosur pranimin e kërkesë padisë të ngritur nga Fatmira Bllaca kundër Drejtorisë Arsimore Korçë dhe Shkollës së Mesme “Irakli Terova” me objekt: detyrimin e të paditurit t’i lirojë dhe dorëzojë paditëses pasurinë e paluajtshme me nr.7/971 me sipërfaqe 2200 m2 e ndodhur në ZK nr.8564 me kufij të përcaktuar. Detyrimin e të paditurit Drejtoria Arsimore Korçë dhe Shkolla e Mesme “Irakli Terova” t’i lirojë dhe dorëzojë paditëses Fatmira Bllaca pasurinë e paluajtshme me nr.7/971 me sipërfaqe 2200 m2 e ndodhur në ZK nr.8564 me kufij: V- 7/216; L- 7/338; J- 7/972 dhe P- 102.

    1. Gjykata arsyeton se: “asnjë person fizik apo juridik, shtetëror apo privat apo avokati i shtetit nuk mund të cenojë të drejtat e pronarit kur ky është bërë pronar me një akt të ligjshëm dhe i është kthyer me një vendim siç është vendimi i KKK Pronave.

  6. Mbi ankim të palës së paditur Drejtoria Rajonale Korçë, Gjykata e Apelit Korçë me vendimin e saj nr.486, datë 19.11.2010, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.1703, datë 08.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

    1.  Gjykata arsyeton se: “vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë është i drejtë, i mbështetur në ligj e në prova prandaj duhet të lihet në fuqi. Gjykata e apelit ka pezulluar gjykimin duke i lënë kohën e duhur ZVASH Korçë të ankimonte këtë vendim. AKKP shqyrtoi kërkesën e ZVASH-së Korçë dhe me vendimin nr.297, datë 15.09.2010 ka vendosur deklarimin e mungesës së juridiksionit dhe kompetencës së AKKP-së për shqyrtimin kryesisht të ligjshmërisë së vendimit nr.50, datë 27.12.2005 të KKKP ish Pronarëve Bashkia Korçë. .”

  7. Kundër vendimit nr.486, datë 19.11.2010 të Gjykatës së Apelit Korçë kanë bërë rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale Arsimore Korçë dhe ZVASH Korçë me anë të të cilit kanë kërkuar ndryshimin e vendimit nr.486, datë 19.11.2010 të Gjykatës së Apelit dhe të vendimit nr.1703, datë 08.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile

    1. Neni 6 i K.Pr.Civile: “Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”.

    2. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.



    1. Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët. Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës”.

    2. Neni 28 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm”.

    3. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

  1. Dispozitat e Kodit Civil

    1. Neni 296 parashikon se: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

  1. Se, në seancën gjyqësore të datës 12.06.2014, përfaqësuesi i palës paditëse parashtroi kërkesën paraprake lidhur me kalimin procedural të paditëse Fatmira Bllaca, e cila ka ndërruar jetë, tek trashëgimtarët e saj ligjorë të përcaktuar me vendimin nr.1039, datë 16.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përkatësisht Selman Bllaca, Arian Bllaca dhe Sokol Bllaca.

  2. Kolegji Civil i konsultuar në vend ka vendosur të pranojë kërkesën e përfaqësuesit të palës paditëse duke bërë kalimin procedural nga Fatmira Bllaca tek Selman Bllaca, Arian Bllaca dhe Sokol Bllaca.

  3. Në lidhje me gjykimin e çështjes nga gjykatat e faktit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se, pretendimet e parashtruara në rekurs nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Arsimore Korçë dhe Avokatura e Shtetit përmbajnë shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.486, datë 19.11.2010 të Gjykatës së Apelit Korçë.

  4. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.486, datë 19.11.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë nuk është rrjedhojë e respektimit të ligjit material dhe procedural e për këtë shkak vendimi duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Krocë.

  5. Ky Kolegj vlerëson të theksojë se, rekursi, si mjet për rishikimin e vendimeve, ushtrohet vetëm për gabime të ndryshme të shkeljes së ligjit. Gjatë gjykimit, kolegji rishikon gjykimin e bërë mbi çështjet e së drejtës, por ai nuk mund të interpretojë faktet e çështjes, sepse është i detyruar t’i konsiderojë ato të mirëqena ashtu siç janë vërtetuar, përshkruar e pranuar në vendimin e kundërshtuar. Nxjerrja e konkluzionit për provat në të kundërt me vlerësimin e dy gjykatave të shkallëve më të ulëta nuk pajtohet me natyrën e gjykimit në Gjykatën e Lartë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese).

  6. Për sa më sipër, Kolegji Civil çmon se gjykata e apelit në zbatim të gabuar të nenit 296 të Kodit Civil ka arritur në konkluzionin se vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor duhet të lihet në fuqi mbi pranimin e kërkesë padisë së paditëses Fatmira Bllaca për aq sa paditësja rezulton pronare e truallit prej 2200m2 dhe për këtë shkak asnjë institucion, qoftë dhe Drejtoria Arsimore Korçë nuk mund të kundërshtojë lirimin dhe dorëzimin me pretendimin se e ka në përdorim për një kohë të gjatë.

  7. Kolegji Civil çmon se gjykata e apelit, në pranimin e fakteve ashtu sikurse gjykata e rrethit gjyqësor, nuk ka zbatuar kriteret e kërkuar nga neni 296 i Kodit Civil lidhur me legjitimin e paditëses Fatmira Bllaca në ngritjen e padisë për lirimin dhe dorëzim sendi (padinë e rivendikimit) ku është e nevojshme plotësimi në mënyrë kumulative i dy kushteve: (i) paditësja duhet të jetë pronare e sendit për të cilin kërkon kthimin, dhe (ii) i padituri, kundër të cilit drejtohet padia, duhet të jetë posedues i paligjshëm i sendit ose mbajtës i tij.

  8. Kolegji Civil vlerëson se gjykata e apelit, ndonëse i ka patur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe të ndreqte ato, është mjaftuar vetëm me një përsëritje të arsyetimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke anashkaluar sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që kanë të bëjnë me një vlerësim të titujve mbi të cilët palët ndërgjyqëse kanë mbështetur pretendimet e tyre mbi sipërfaqen objekt gjykimi.

  9. Kështu, ky Kolegj thekson se në kushtet kur gjykatat e faktit kanë pranuar ligjshmërinë e titullit të pronësisë së paditëse Fatmira Bllaca, vendimin nr.50, datë 27.12.2005, ZRKKP Qarku Korçë, duke u plotësuar kështu kriteri i parë i nenit 296 i Kodit Civil, gjykatat kishin detyrimin ligjor për të hetuar lidhur me titullin mbi të cilin pala e paditur Drejtoria Arsimore Korçë posedon sipërfaqen objekt gjykimi, nëse posedimi i kësaj pale është i ligjshëm apo i paligjshëm, në përmbushje të kërkesës së dytë të paditës së rivendikimit.

  10. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se në zbatim të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, në rigjykim gjykata e apelit, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor, ku nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), duhet t’i nënshtrojë hetimit gjyqësor provat mbi ligjshmërinë ose jo të posedimit të sipërfaqes objekt gjykimi nga pala e paditur Drejtoria Arsimore Korçë.

  11. Në rigjykim gjykata e apelit të hetojë lidhur me pretendimin e palës së paditur Drejtorisë Arsimore Korçë dhe Avokaturës së Shtetit mbi posedimin e sipërfaqes objekt gjykimi si pjesë e Shkollës së Mesme “Irakli Terrova”, për realizimin e përgatitjes së praktikave të nxënësve për kurse kualifikimi.

  12. Gjykata e apelit duke ja nënshtruar hetimit gjyqësor titujt mbi të cilat pala e paditur Drejtorisë Arsimore Korçë dhe Avokaturës së Shtetit mbështesin ligjërimin e posedimit të sipërfaqes objekt gjykimi, për interes publik, VKM-së nr.161, datë 03.04.1995, “Për organizimin dhe financimin e bazave të praktikave profesionale të shkollave bujqësore industriale dhe ekonomike”, urdhrin nr.350, datë 03.12.2001, të Ministrit të Arsimit, si dhe udhëzimin nr.17, datë 16.10.1995, “Për organizimin drejtimin dhe financimin e bazave të praktikave profesionale të shkollave bujqësore, industriale dhe ekonomike”, të përcaktojë nëse plotësohen apo jo kushtet për një posedim të ligjshëm apo të paligjshëm.

  13. Në rigjykim, gjykata duhet të ndjekë dhe të kërkojë zbatimin e parimit të kontradiktorialitetit, duke realizuar një gjykim të drejtë, në përfundim të së cilit të çmojë provat në respektim të kritereve materiale e procedurale që përmbajnë dispozitat ligjore e që lidhen me mosmarrëveshjen në gjykim, sipas bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre.

  14. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit do ta lejojnë gjykatën, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

  15. Përsa arsyetohet më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.486, datë 19.11.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë është rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit material e procedural dhe për këtë shkak duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në Nenin 485/c të K.Pr.Civile,



V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.486, datë 19.11.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë më 23.10.2014

Nr.11243-00062-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3545 i Vendimit (542)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në datën 23.10.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11243-00062-00-2011 Regj. Themeltar, që i përket palëve:

PADITËSE: VJOLLCA BAKIU, në mungesë

TË PADITUR: VITA KOJA, në mungesë.

ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTËN E AUTORIT, në mungesë.

OBJEKTI :

Kundërshtimi i autorësisë së të paditurës Vita Koja

mbi veprën “Turizmi” kapitujt nr.5, 6 dhe 9

dhe njohje e autorësisë mbi këtë vepër

në favor të paditëses Vjollca Bakiu.

Njohje e pavërtetësisë së shpjegimit përfundimtar

nr.234, datë 20.09.2007 të Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit.

Baza Ligjore: Nenet 5, 10 të ligjit nr.9380, datë 28.04.2005

“Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”

dhe nenet 31, 32 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6515, datë 17.07.2009, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë-padisë.

Kundërshtimin e autorësisë së të paditurës Vita Koja mbi veprën "Turizmi", kapitujt 5, 6 dhe 9 dhe njohja e autorësisë mbi këtë vepër në favor të paditëses Vjollca Bakiu.

Njohjen e pavërtetësisë së Shpjegimit Përfundimtar nr.234, datë 20.09.2007 të Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë...”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1482, datë 16.07.2010, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit civil nr.6515, datë 17.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit.”

Kundër vendimit nr.1482, datë 16.07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs paditësja Vjollca Bakiu, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.1482, datë 16.07.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.6515, datë 17.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

- Nuk ndodhemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet siç arsyeton gjykata e apelit.

- Me padinë e ngritur kundërshtohet autorësia e të paditurës mbi kapitujt 5, 6 dhe 9 të veprës “Turizimi” dhe njohja e autorësisë për këta kapituj paditëses.

- Po kështu është kërkuar pavërtetësia e shpjegimit përfundimtar të Z.SH.D.A-së, pasi kjo zyrë, në kundërshtim me ligjin dhe me faktin, është shprehur lidhur me të drejtën e autorësisë në favor të të paditurës.

- Padia bazohet në nenet 31 dhe 32 të K.Pr.Civile dhe në nenet 5 dhe 10 të ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 dhe në thelb ka të bëjë me të drejta të autorit që janë të drejta civile.

- Padia në shqyrtim është ngritur në përputhje me ligjin dhe gjykata e shkallës së parë me të drejtë e ka marrë në shqyrtim, duke i dhënë çështjes zgjidhje të drejtë. Ndërsa gjykata e apelit nuk ka patur parasysh faktin se e drejta e paditëses është bazuar në ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të” dhe po nga ky ligj buron dhe e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.

- Gjykata e apelit nuk ka patur parasysh nenin 16 të K.Pr.Civile. Kjo gjykatë ka shkelur dispozitat procedurale kur ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, në mungesë të palëve ndërgjyqëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi



V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

      1. Paditësja Vjollca Bakiu dhe e paditura Vita Koja janë pedagoge pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

      2. Palët ndërgjyqëse kanë qenë bashkë autore së bashku me shtetasen Renata Dema të veprës “Turizmi” të botuar në vitin 1997.

      3. Pas këtij botimi, paditësja Vjollca Bakiu ka botuar si autore e vetme tashmë veprën akademike “Menaxhimi i Turizmit” dhe në këtë libër ka ribotuar kapitujt 5, 6 dhe 9 të veprës “Turizmi” të botuar në vitin 1997.

      4. Një botim i tillë është kundërshtuar si cenim i së drejtës së autorit nga ana e të paditurës Vita Koja në formën e ankimit të paraqitur pranë të paditurit tjetër, Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.

      5. I padituri, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit e investuar me ankimin e së paditurës Vita Koja ka nxjerrë shkresën nr.234 prot. datë 20.09.2007 të cilësuar “Shpjegim Përfundimtar” nëpërmjet së cilës ka vendosur: “Pranimin e ankesës së znj. Vita Koja në cilësinë e bashkëautores së librit me titull “Turizmi”. Konstatimin e cenimit të së drejtës së autorit znj. Vita Koja në librin :Menaxhimi i Turizmit” me autore znj. Vjollca Bakiu, të parashikuar në nenin 13, pika 2, gërma a) të Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”. Detyrimi i palës së ankimuar të pushojë cenimin e së drejtës së autorit dhe të dëmshpërblejë autorin për dëmin e shkaktuar si rezultat i shfrytëzimit të veprës pa titull, sipas Kodit Civil. Për saktësimin e masës së shpërblimit material dhe atij moral, si dhe për konfiskimin apo shkatërrimin e kopjeve të prodhuara në kundërshtim me ligjin, pala ankimuese t`i drejtohet gjykatës kompetente, sipas neneve 608, 609, 640 të Kodit Civil. Depozitimin e një kopje të këtij shpjegimi përfundimtar pranë Sektorit të Regjistrimit,Çertifikimit dhe Inspektimit të ZDSHA-së, për ezaurimin e kompetencave që përcakton neni 130 i Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”.”

      6. Pas nxjerrjes së shkresës si më sipër, paditësja Vjollca Bakiu me pretendimin se shpjegimi i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit është i pavërtetë dhe se ajo është autore e veprës “Turzimi”, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

    1. Gjatë gjykimit, e paditura Vita Koja duke prapësuar ka parashtruar faktin se ajo është autore e kapitujve 5, 6 dhe 9 në librin “Turizmi” dhe se përfundimi i arritur nga ana e të paditurit Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit në shpjegimin përfundimtar nr.234, datë 20.09.2007, në të cilin është konkluduar në cenimin e së drejtës së autorit të të paditurës në këtë proces, znj. Vita Koja në librin “Menaxhimi i Turizmit” me autore paditësen Vjollca Bakiu, është i drejtë.

      1. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6515, datë 17.07.2009, ka vendosur:Pranimin e kërkesë-padisë. Kundërshtimin e autorësisë së të paditurës Vita Koja mbi veprën "Turizmi", kapitujt 5, 6 dhe 9 dhe njohja e autorësisë mbi këtë vepër në favor të paditëses Vjollca Bakiu. Njohjen e pavërtetësisë së Shpjegimit Përfundimtar nr.234, datë 20.09.2007 të Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit. Shpenzimet gjyqësore sic janë bërë...”

      2. Gjykata, pasi ka administruar dhe ekspertimin e kryer nga ekspert specialist redaktor gjuhësor, ka arsyetuar se: “Në aktin e ekspertimit është arritur në konkluzionin se “Përmbajtja e kapitujve 5 (faqe 74-105), 6 (faqe 106-122) dhe 9 (faqe 177-209) të veprës me titull “Turizmi” dhe e kapitujve 5 (faqe 65-91), 6 (faqe 92-107) dhe nr.9 (faqe 199-222) të veprës “Menaxhimi i Turizmit” është identike si nga përmbajtja e përgjithshme dhe mendimet që përcjellin tek lexuesit, ashtu edhe në formën e të shprehurit, shenjat e pikësimit etj...eksperti specialist ka sqaruar se në kapitujt e cituar më sipër ka vetëm ndryshime shumë të vogla, por që nuk prekin thelbin e konkluzionit të mësipërm të arritur prej tij....eksperti specialist ka sqaruar se të gjitha idetë, konceptet dhe përkufizimet e vendosura në tekstet objekt gjykimi gjenden në forma të ndryshme në të gjithë bibliografinë e cituar në pjesën hyrëse të raportit të ekspertimit...se veprat “Turizmi” dhe “Menaxhimi i Turizmit” kanë në themel të tyre konceptin e produktit turistik, koncept i cili shprehet si esencë në një mënyrë të përafërt me atë të përshkruar në veprën me titull “L’Economie du Turisme” ...Gjykata nga përfundimet në të cilat ka arritur eksperti, vlerëson se për krijimin e veprave “Turizmi” dhe “Menaxhimi i Turizmit”, është përdorur bibliografia e cituar prej paditëses Vjollca Bakiu e paraqitur prej saj dhe e trajtuar nga ajo në veprën “Turizmi”, ç’ka do të thotë që është ajo autorja e këtyre kapitujve në të dyja veprat e cituara më sipër....Vetëm fakti që në librin “Turizmi”, si autore e kapitujve 5, 6 dhe 9 figuron e paditura Vita Koja, është i pamjaftueshëm për Gjykatën për të konkluduar se është ajo autorja e vërtetë e këtyre kapitujve.....Gjykata e vlerëson të pavërtetë edhe përfundimin e arritur nga ana e të paditurit ZSHDA në shpjegimin përfundimtar nr.234, datë 20.09.2007, në të cilin është konkluduar në cenimin e të drejtës së autorit Znj.Vita Koja në librin “Menaxhimi i Turizmit” me autore znj.Vjollca Bakiu, të parashikuar në nenin 13/2/a të ligjit nr.9380, datë 28.04.2005...”.

      3. Mbi ankim të të paditurës Vita Koja, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1482, datë 16.07.2010, ka vendosur: “Prishjen e vendimit civil nr.6515, datë 17.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit.”

    1. Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “Pavarësisht nga konkluzionet e arritura nga gjykata e shkallës së parë Gjykata e Apelit kryesisht konstaton se paditësja nuk legjitimohet të ngrejë padi me objektin sa më sipër në pjesën hyrëse të vendimit përsa kohë nëse e çmonte të arsyeshme ajo mund të ngrinte padi me objekt “Detyrimi i të paditurve për të njohur autorësinë e veprës objekt gjykimi në favor të paditëses”. Ndërkohë që në padinë që ka ngritur paditësja duket qartë se kemi të bëjmë me kontestimin e një procesi administrativ siç është njohja e autorësisë që i ka bërë i padituri ZSHDA të paditurës Vita Koja, padi kjo që ka të bëjë me një konflikt administrativ e si i tillë duhesh gjykuar si gjykim i posaçëm administrativ, bazuar kjo në nenin 324 e vijues të K.Pr.Administrative. Përsa më sipër Gjykata e Apelit kryesisht çmon dhe vendos të prishë vendimin e gjykatës së faktit dhe të pushojë gjykimin e çështjes...”

      1. Kundër vendimit nr.1482, datë 16.07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs paditësja Vjollca Bakiu, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.1482, datë 16.07.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.6515, datë 17.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

      1. Dispozitat e Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të” në të cilat është parashikuar:

11.1 Neni 5/ 1)2) “1) Autor/ë është personi ose janë personat fizikë, që krijojnë një vepër letrare, artistike ose shkencore.

2) Autor i veprës është çdo person fizik ose një grup personash fizikë,



me emrin e të cilit/ve vepra është shfaqur për herë të parë në publik, me përjashtim të rastit kur vërtetohet se autorësia i përket një ose disa personave fizikë, të tjerë nga ata që kanë emrat në vepër.”

11.2 Neni 6 “1) Vepër e përbashkët është puna krijuese e disa autorëve në bashkëpunim. 2) Bashkautorësia rregullohet me marrëveshje ndërmjet palëve ose sipas dispozitave të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. 3) E drejta e autorit në veprën e përbashkët u përket autorëve, të cilët me marrëveshje zgjedhin njërin prej tyre si autorin kryesor. 4) Autorët e një vepre të përbashkët e shfrytëzojnë veprën në bazë të marrëveshjes ndërmjet tyre. Refuzimi i marrëveshjes nga secili autor i veprës së përbashkët justifikohet në mënyrën e duhur. 5) Autorët e një vepre të përbashkët, nën rezervën e çdo marrëveshjeje ndërmjet tyre, gëzojnë të drejtën të shfrytëzojnë veças kontributin e tyre, me kusht që të mos cenojnë shfrytëzimin e veprës si një të tërë. 6) Në rast shfrytëzimi të veprës së krijuar në bashkëpunim, autorët, në bazë të marrëveshjes ndërmjet tyre, gëzojnë të drejtën e një shpërblimi në kushtet dhe masat që ata vetë kanë rënë dakord. Në rast se kjo marrëveshje nuk ekziston, shpërblimi ndahet në pjesë, sipas kontributit të secilit autor, ose në pjesë të barabarta, kur kontributi individual nuk mund të përcaktohet.”

11.3 Neni 10 “Autori i një vepre gëzon të drejtat vetjake jopasurore: a) të vendosë nëse, në ç’mënyrë dhe kur vepra e tij do t’i paraqitet publikut, si dhe vendin ku vepra e tij do të paraqitet për herë të parë në publik; b) të kërkojë që t’i njihet autorësia mbi veprën, veçanërisht e drejta që emri i tij të shkruhet në kopjet e veprës dhe, kur e lejon praktika e sipas traditës, t’i bashkëngjitet veprës, kur ajo përmendet publikisht; c) të vendosë në emrin e kujt do të paraqitet vepra e tij te publiku, si dhe të drejtën që të mbetet anonim; ç) të kërkojë respektimin e tërësisë së veprës dhe të kundërshtojë çdo heqje ose ndryshim, që cenon nderin dhe emrin e tij; d) të tërheqë lejen e shfrytëzimit të veprës, nëse është e nevojshme, duke siguruar mos cenimin e të drejtave dhe të interesave të ligjshëm të titullarëve të të drejtës së shfrytëzimit të veprës, të cilat mund të dëmtohen nga ky veprim i autorit; dh) të kundërshtojë bashkautorësinë e vendosur në mënyrë arbitrare nga të tjerët, për çfarëdo lloj shkaku.”

11.4 Neni 104 “Kur ndërmjet palëve të përfshira në këtë marrëdhënie ka mosmarrëveshje, të cilat nuk zgjidhen me mirëkuptim, palët fillimisht i drejtohen Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit. Nëse mirëkuptimi nuk arrihet, palët mund t’u drejtohen organeve gjyqësore përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.



      1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

12.1 Neni 31 “Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo.

Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi.”

12.2 Neni 32 “Padia mund të ngrihet: a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.”



  1. Dispozitat e VKM nr.232, datë 19.4.2006 “Për krijimin dhe funksionimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA)” në të cilat është parashikuar:

13.1 Pika 11“Shqyrton dhe jep shpjegim përfundimtar, me shkrim, për kërkesën e autorit, për veprën që pretendohet se është përdorur, shfrytëzuar, ndryshuar, riprodhuar, shpërndarë apo përcjellë në publik, në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.

13.2 Pika 12 “Shqyrton mosmarrëveshjet për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të në përputhje me nenin 104 të ligjit.”



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

14. Se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Vjollca Bakiu nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.1482, datë 16.07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka prishur dhe ka vendosur pushimin e gjykimit vendimin nr.6515, datë 17.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.1482, datë 16.07.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e respektimit të ligjit procedural dhe material e për këtë shkak duhet të lihet në fuqi. Ky Kolegj vlerëson të theksojë fillimisht se, në interpretim të nenit 472 të K.Pr.Civile dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet e përcaktuara rigorozisht në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale. Ushtrimi i kontrollit rishikues të Gjykatës së Lartë nuk mund të konsistojë në një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e faktit, për shkak se një rivlerësim i tillë bie ndesh me vetë natyrën e gjykimit në këtë Gjykatë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese).

  1. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konkluduar se kërkesëpadia e paditëses është e bazuar në ligj dhe në prova duke e mbështetur vendimin e saj në rezultatet e aktit të ekspertimit, i cili ka përdorur si metodë vlerësuese bibliografinë e veprave përkatëse. Kjo Gjykatë ka konkluduar po ashtu edhe mbi njohjen e pavërtetësisë së Shpjegimit Përfundimtar nr.234, datë 20.09.2007 të Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit.

  2. Ndryshe nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Gjykata e Apelit, e investuar me ankimin e së paditurës, ka vendosur prishjen e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe pushimin e gjykimit të çështjes. Argumentimi i Gjykatës së Apelit fokusohet në faktin se paditësja nuk legjitimohet të ngrejë padi me objektin konkret dhe bazuar në mënyrën si është ndërtuar padia dhe si janë ngritur pretendimet nga paditësja gjatë gjithë procesit gjyqësor, gjendemi përpara rastit të një padie që nuk mund të ngrihej. Po ashtu, kjo gjykatë ka evidentuar faktin se në çështjen objekt konflikti kemi të bëjmë me kontestimin e një procesi administrativ, siç është njohja e autorësisë së veprës që i ka bërë i padituri ZSHDA të paditurës Vita Koja, dhe për këtë arsye padia duhej gjykuar si gjykim i posaçëm administrativ, bazuar në nenin 324 e vijues të K.Pr.Administrative.

  3. Kolegji Civil vlerëson të theksojë se, me të drejtë gjykata e apelit ka konkluduar se, mënyra e ndërtimit të kërkimeve të padisë dhe pretendimeve të paditëses gjatë gjithë gjykimit kanë justifikuar pushimin e gjykimit duke u gjendur përpara një padie që nuk mund të ngrihej në këtë formë.

  4. Fillimisht, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë se në rastin objekt rekursi, si objekti i kërkesëpadisë së paditëses, po ashtu edhe tërësia e pretendimeve të saj gjatë gjykimit fokusohen në kundërshtimin e autorësisë së të paditurës Vita Koja mbi kapitujt numër 5, 6 dhe 9 të veprës akademike “Turizmi”. Në këto kushte, me të drejtë Gjykata e Apelit ka konkluduar se gjendemi përpara një padie që nuk mund të ngrihej në formën e paraqitur. Në vlerësimin e këtij Kolegji, argumentimi i mësipërm i Gjykatës së Apelit, ka qenë i mjaftueshëm në vetvete për të vendosur pushimin e gjykimit të çështjes.

  5. Ky Kolegj vlerëson të theksojë gjithashtu se në çështjen objekt rekursi, Gjykata e Apelit e ka identifikuar shkakun e padisë nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditëses se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që pretendohen se i janë cenuar, në zbatim të Vendimit Unifikues nr.3, datë 29.03.2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pavarësisht këtij identifikimi korrekt të shkakut të padisë, ajo Gjykatë nuk mund të merrte pjesë aktive në riformulimin tërësor të kërkesëpadisë dhe të shtonte bazën ligjore të saj me qëllim shqyrtimin e kërkesëpadisë dhe zgjidhjen e çështjes në themel, pasi si ligji procedural, po ashtu edhe Vendimi Unifikues i sipërcituar, nuk lejojnë shkeljen nga ana e gjykatës së parimit procedural, sipas të cilit, gjykata nuk ka të drejtë të ndihmojë aktivisht palët në formulimin e kërkimeve të tyre. Bazuar në nenin 23 të Kodit të Procedurës Civile, kjo është përgjegjësi e palëve, të cilat janë të lira të ndërtojnë mbrojtjen e interesave të tyre në gjykim. Ka qenë pikërisht pala paditëse që si në objektin e padisë, në pretendimet e paraqitura përgjatë shqyrtimit gjyqësor, po ashtu edhe në pretendimet përfundimtare, ka kërkuar rigorozisht e në mënyrë të përsëritur kundërshtimin e autorësisë së të paditurës, kërkim ky i cili nuk mund të ngrihej në këtë formë.

  6. Bazuar në argumentimin e mësipërm, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Apelit Tiranë, ndryshe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe shkakun e lindjes së saj, duke bërë një identifikim të elementeve dhe kritereve ligjore relevante që shërbejnë për të konkluduar se gjendemi përpara një padie për kundërshtimin e autorësisë së një vepre akademike, padi e cila nuk mund të ngrihej në formën e paraqitur.

  7. Në këto kushte, Kolegji Civil çmon se drejt ka vepruar Gjykata e Apelit Tiranë kur ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

  8. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.1482, datë 16.07.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1482, datë 16.07.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 23.10.2014



Nr.11243-01315-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3450 i Vendimit (543)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: NDUE PJETRA

TË PADITUR: CREDIT AGRICOLE ALBANIA BANK SH.A. (ish-EMPORIKI BANK)

SHOQËRIA “INTERALBANIAN” SH.A.

ZYRA E PËRMBARIMIT TIRANË

OBJEKTI:

Kundërshtimin e vendimit nr.4214, datë 25.03.2009,

të Zyrës së Përmbarimit Tiranë e të veprimeve përmbarimore përkatëse

dhe pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv të lëshuar

me vendimin nr.2121, datë 27.11.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

në lidhje me kontratën e huasë bankare nr.2288 rep. 1060 kol. datë 29.05.2006.

Baza Ligjore: Neni 609 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.9198, datë 09.11.2009 ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova e në ligj.”

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.548, datë 08.03.2011 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.9198, datë 09.11.2009 të Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs paditësi Ndue Pjetra që kërkon, prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit, dërgimin e cështjes për rigjykim, duke parashtruar shkaqet si më poshtë vijon:


  • Arsyetimi i vendimit të marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk pasqyron të vërtetën. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arsyetuar se njoftimi nuk është bërë në kohën që parashikon ligji, por është bërë një muaj e gjysmë më vonë. Sipas shkresës me nr.27/10, datë 27.10.2008 të Prokurorisë Tiranë del qartë se denoncimi për vjedhje është bërë me datë 21.01.2008 në polici dhe kjo e fundit ja përcjell prokurorisë.

  • Kontrata “Kasko” në kundërshtim me sa ka pranuar gjykata nuk është nënshkruar me pronarin e mjetit Ndue Pjetra, por me “Emporiki Bank”.



  • Kam komunikuar me bankën përkatësisht në datat 10.01.2007, 26.06.2007, 11.09.2007 me ane të njoftimit konform ligjit dhe nga ana e bankës nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe në të tilla rrethana banka nuk mund t’i kërkonte gjykatës lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, pa disponuar një përgjigje këtyre njoftimeve.

  • Gjykata nuk e ka gjykuar çështjen sipas objektit të padisë së kërkuar nga paditësi: “Kundërshtim i veprimeve përmbarimore dhe pavlefshmëri e titullit ekzekutiv, kontrata e huas nr.2288 rep. 1060 kol. datë 29.05.2006”, por ka shqyrtuar kundërshtimin e vendimit të zyrës së përmbarimit Tiranë dhe pavlefshmërinë e Vendimit të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.2121 datë 27.11.2007 për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, në kundërshtim me nenin 6 të K.Pr.Civile.

  • Me shkresën nr.16/1, datë 02.03.2011, drejtuar Emporiki Bank, kemi kërkuar dokumentacionin lidhur me transaksionet bankare të kryera nga paditësi, pasi sipas këtij dokumentacioni masa e kredisë nuk është e lëvruar e gjitha, duke shtuar në të njëjtën kohë se pala e paditur dhe Shoqëria Interalbanian të sistemojnë detyrimet reciproke që lidhen me kontratën e sigurimit kasko që me rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit përfitues është banka. Sipas përllogaritjeve të mija vlera e detyrimit që rrjedh nga sigurimi kasko në favor të palës përfituese është më e madhe se vlera e detyrimit që i kërkohet huamarrësit.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish