Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet38/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   173

V Ë R E N


Se, rekursi i paraqitur nuk përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.2242, datë 30.11.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Rezulton se, kërkuesi Eduart Sejko është trajtuar me pension suplementar, në bazë të ligjit nr.8685/2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në minierë në nëntokë” deri në vitin 2007.

Në vitin 2007, kërkuesi ka aplikuar për përfitimin e pensionit të plotë të pleqërisë, por Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë i ka refuzuar kërkesën për trajtim me pension të plotë pleqërie, me arsyetimin se, ne fletën e regjistrit themeltar të punonjësve të Valiasit, rezulton që është korrigjuar emri i kërkuesit me emrin e një personi tjetër.

Në këto kushte, kërkuesi i është drejtuar gjykatës, për vërtetimin e faktit juridik, të qenies në marrëdhënie pune në minierën e Valiasit për një periudhe mbi 17 vjet, me pretendimin se, të dhënat e tjera të regjistrit, datëlindja, data e fillimit te punës, profilet e punës që ka kryer në Minierën e Valiasit, këto të dhëna korrespondojnë dhe janë të pasqyruara në librezën e tij të punës. Sipas tij, korrigjimet, që janë bërë në fletën e regjistrit themeltar të punonjësve të Valiasit janë bërë në mënyrë të kundërligjshme, nga personat përgjegjës, që në bazë të ligjit kanë patur për detyrim të ruajnë dhe të mirëmbajnë dokumentet.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3562, datë 30.04.2009 ka rrëzuar kërkesën. Ky vendim është ndryshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin 2242, datë 30.11.2010, duke u pranuar kërkesa për vërtetimin e faktit juridik të njohjes së vjetërsisë në punë për periudhën nga 11.06.1967 deri me date 31.08.1993 të kërkuesit Eduart Sejko, sipas përshkrimit ne fletën e regjistrit me nr.3023 (Regjistri Themeltar i Punonjësve). Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs pala e paditur, e cila ka kërkuar prishjen e tij.

Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit.

Ky kolegj evidenton se gjykata e apelit ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë e të gjithanshëm të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, si dhe ju ka dhënë përgjigje të gjitha kërkimeve dhe pretendimeve të palëve të ngritura në gjykim dhe në ankim.

Gjykata e apelit ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.C); i ka çmuar ato, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e rrethanave të çështjes duke zgjidhur mosmarrëveshjen konkrete në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi (neni 16 i K.Pr.C).

Në zgjidhjen e çështjes vendimi i gjykatës së apelit mbështetet në dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete, në nenet 388 e vijues të K.Pr.C dhe në argumente të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla në pajtim me dispozitat e këtij kodi.

Ndryshe nga çfarë pretendohet në rekurs nga pala e tretë, objekt shqyrtimi nuk ka qenë akti administrativ i saj, që t’i nënshtrohej hetimit gjyqësor ligjshmëria e këtij akti.

Ky proces ka filluar për shkak se, kërkuesit nga pala e paditur, për përfitimin e pensionit të pleqërisë, nuk i janë llogaritur vitet e punës pranë Minierës Valias, pasi, sipas palës së paditur ekziston dokumentacion me korrigjime, dhe meqenëse vërtetimin e këtij fakti, nuk mund ta realizojë në rrugë administrative, kjo mund të bëhet vetëm në rrugë gjyqësore.

Në bazë të nenit 388 i K.Pr.C:



Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Nga kërkuesi, në bazë të nenit 389 të K.Pr.C, është paraqitur qëllimi për të cilin kërkuesi paraqet kërkesën për vërtetimin e faktit të caktuar; shkaqet për të cilat nuk mund të merret akti ose për të cilët nuk është mundur që akti të bëhet përsëri; si dhe provat me të cilat do të provohet si shkaku, për të cilin nuk është e mundur të merret akti ose ky akt nuk mund të bëhet përsëri, ashtu edhe fakti që kërkohet të vërtetohet.

Nga ana tjetër, nga gjykata e apelit, në bazë të nenit 391 të K.Pr.C, është marrë një vendim, ku është treguar qartë fakti i vërtetuar prej asaj, qenia në punë e kërkuesit Eduart Sejko në minierën e Valiasit, për periudhën nga 11.06.1967 deri me date 31.08.1993, sipas përshkrimit ne fletën e regjistrit me nr.3023 (Regjistri Themeltar i Punonjësve) dhe ka analizuar edhe provat në bazë të të cilave është vërtetuar ky fakt.

Sipas germës “a” të nenit 472 të K.Pr.C, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur nga ana e personit të tretë, nuk argumentohet një gjë e tillë, në lidhje me zbatimin e dispozitave procedurale nga gjykata e apelit, në raport me të drejtën e pretenduar dhe gjendjen e faktit të vërtetuar gjatë gjykimit, për sa i përket llojit të posaçëm të gjykimit për vërtetimin e faktit juridik.

Sipas germës “b” të nenit 472 të K.Pr.C, kërkohet që nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe ajo e apelit të ketë shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i K.Pr.C). Në rastin konkret nuk ngrihen në rekurs dhe nuk rezulton që, si gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, të kenë shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të palëve, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia, etj.

Në këto kushte, vendimi nr.2242 , datë 30.11.2010, i gjykatës së apelit, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.C.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.2242, datë 30.11.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 23.10.2014

Nr.11112-00760-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3947 i Vendimit (536)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Majlidna Andrea Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

Admir Thanza Anëtar

Në datën 23.10.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11112-00760-00-2011 Regj. Themeltar, që i përket palëve:

PADITËS: VIRON GEGA, përfaqësuar nga av. Gëzim Hajderdaj.

I PADITUR: DAVID GEGA, në mungesë.

OBJEKTI:

Pjesëtim i pasurisë së paluajtshme ndërtesë shkollë katërkatëshe

me sipërfaqe 625 m2 si dhe truall rreth objektit ndërtimor

me sipërfaqe 1000 m2 ndodhur në lagjen "1 Maj" Fier.

Baza ligjore: Neni 207 i K.Civil,

nenet 369 e vijues te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr 446, datë 16.03.2010, ka vendosur :

“1. Të pranojë kërkesëpadinë që i përket paditësit Viron Gega kundër të paditurit David Gega, me objekt pjesëtimin e pasurisë në bashkëpronësi të objektit shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes”, ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, dhe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, e ndodhur në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit, midis bashkëpronarëve, paditësit Viron Gega dhe të paditurit David Gega.

2. Të bëjë pjesëtimin e sendit të paluajtshëm objekti shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes”, ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, dhe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, e ndodhur në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit, duke i dhënë fund raporteve të bashkëpronësisë ndërmjet bashkëpronarëve Viron Gega dhe David Gega, në këtë mënyrë:

a. Paditësit Viron Gega i lihet në natyrë sendi i paluajtshëm objekti shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes”, ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, dhe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, të ndodhur në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit, në zonën kadastrale 8531.

b. Të paditurit David Gega, i jepet kundërvlera e pjesës takuese prej 1/2 pjesë në sendin e paluajtshëm shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes”, e barabarte me 41.900.000 (dyzet e një milion e nëntëqind mijë) lekë.

c. Detyrohet i padituri David Gega t’i kthejë paditësit Viron Gega, shumën që rrjedh nga marrëdhëniet financiare të bashkëshpronësisë në shumën prej 30.977.324 (tridhjetë milion e nëntëqind e shtatëdhjetë shtatëmijë e treqind e njëzet e katër) leke.

d. Përfundimisht detyrohet paditësi Viron Gega t’i paguajë të paditurit David Gega shumën 10.922.676 (dhjetë milion e nëntë qind e njëzet e dy mijë e gjashtëqind e shtatë dhjetë gjashtë) lekë, që rrjedh nga marrëdhëniet e bashkëpronësisë mbi sendin e paluajtshëm shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes” ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, dhe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, e ndodhur në lagjen “1 Maj’ të qytetit të Fierit, brenda një afati prej 6 (gjashtë) mujor nga dita që vendimi do të marrë formë të prerë.”

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.31, datë 17.01.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.446, datë 16.03.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

Kundër vendimit nr.31, datë 17.01.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs pala e paditur David Gega me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.446, datë 16.03.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe të vendimit nr.31, datë 17.01.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien e sendit objekt pjesëtimi duke u detyruar të paguaj paditësit vlerën e ½ së pjesës takuese në shumën 41.280.000 lekë për këto shkaqe:



  • Vendimi është i pambëshetur në prova dhe në ligj.

  • Pjesëtimi i sendit objekt gjykimi në fazën e dyte është bërë pa respektuar paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 207 të K.Civil.

  • Sipas kësaj dispozite kur sendi nuk mund të ndahet në natyrë të shitet në ankand dhe vlera tu ndahet bashkëpronarëve sipas pjesëve përkatëse. Sipas paragrafit të tretë të këtij neni sendi i lihet bashkëpronarit që e kërkon por jo atij që ka kërkuar pjesëtimin.

  • Sendi nuk është shtëpi banimi, prandaj gjykata ka gabuar kur ja ka lënë në pronësi bashkëpronarit që e ka në përdorim.

  • Gjykimi në fazën e dytë është i padrejtë i njëanshëm, duke shkelur parimet procedurale për gjykimin në përgjithësi dhe për pjesëtimin e sendit në fazë të dytë në veçanti.

  • Arsyetimi i vendimit është alogjik dhe duke mos respektuar rregullat dhe ligjet e mendimit të drejtë, pasi për të njëjtin fakt përdori kritere të ndryshme vlerësimi për palët në gjykim.

  • Vlerësimi i sendit objekt pjesëtimi dhe formimi i pjesëve është bërë në kundështim me nenin 372 të K.Pr.Civile. Gjykata ka gabuar kur ka konkluduar se sendi nuk ndahet në natyrë, pasi sendi ka mundësi që të ndahet në dy pjesë.

  • Gjykata në fazën e dytë ka shkelur nenet 6, 13, 20, 28, 29, 246, 280, 369 , 371, 373, 374 të K.Pr.Civile.

  • Gjykata nuk është shprehur për kërkesat e bëra nga i padituri David Gega grumbulluar gjate fazës së parë të pjesëtimit. Ekspertja Luiza Bala duhet të ishte përjashtuar si eksperte në vlerësimin e sendit pasi ajo kishte shfaqur më parë mendim në lidhje me këtë send. Në këtë rast ka arsye serioze për të qenë e paanshme. Gjykata ka gabuar kur nuk ka pranuar kryerjen e një riekespertimi nga një grup ekspertësh duke bërë që akti të jetë i paqartë dhe i paplotë.

  • Gjykata nuk ka hartuar projekt pjesëtim dhe nuk ka mbajtur parasysh profesionin si mësues të të paditurit.

  • Llogaritja e shpenzimeve nga palët është bërë pa u thirrur ekspert.

  • Gjykata gjatë fazës së dytë të pjesëtimit nuk ka patur parasysh orientimet e dhënë në vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhja me llogaritë financiare midis palëve ndërgjyqëse. Sipas këtij vendimi të gjitha pretendimet e ngritura nga palët në fazën e parë duhet t’i nënshtroheshin hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor në fazën e dytë.

  • Që në fillim të fazës së dytë kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ferdi Konomi, pasi ky gjyqtar kishte djalin në shkollën e paditësit, por nga gjykata padrejtësisht nuk u pranua një gjë e tillë.

  • Vlerësimi i provave është bërë në kundërshtim me nenet 213 dhe 285 të K.Pr.Civile.

Kundër rekursit të palës së paditur ka paraqitur kundër-rekurs pala paditëse Viron Gega me anë të të cilit kërkon mospranimin e rekursit për këto shkaqe:

  • Rekursi i paraqitur nga ana e palës së paditur nuk duhet pranuar, pasi vendimi i gjykatave është i drejtë, dhe se rekursi i paraqitur është pothuajse kopjim i apelit dhe kundërshtimet janë bërë gati tërësisht ndaj vendimit të gjykatës së faktit se sa ndaj asaj të apelit.

  • Në kundërshtim mesa pretendon pala rekursuese Gjykatat e kanë zbatuar drejt nenin 207 të K.C, i padituri e keq interpreton parashkrimin e bërë në këtë dispozitë.

  • Pretendimi i të paditurit në rekurs se vendimi i gjykatës së apelit është alogjik duke mos respektuar rregullat dhe ligjet e mendimit të drejtë e duke përdorur për të njëjtin fakt dy kritere të ndryshme vlerësimi është i gabuar, pasi nuk i përgjigjet të vërtetës, pasi kjo nëndarje e rekursit i atribuohet vendimit të gjykatës së faktit e jo asaj të apelit.

  • Pretendimi në rekurs se gjykatat kanë bërë vlerësimin e sendit dhe formimin e pjesëve në kundërshtim me nenin 372 të K.Pr.C, është i pa drejtë dhe një lapsus tjetër i rekursit, se pse neni 372 flet për vlerësimin e sendit me ekspert (gjë që është bërë) dhe formimin e pjesëve kur sendi ndahet në natyrë (gjë që nuk mund të bëhet se sendi nuk ndahet në natyrë.

  • Lidhur me pretendimin për mundësi ndarjes se sendit vertikalisht apo hortizontalisht me këtë të veçantë, duke bërë anollogji me pallatet e biznesit theksojmë se kjo është një utopi e plotë.

  • Në lidhje me pretendimin se vlerësimi i objektit është bërë jo me vlerën e treguar, por me vlerën e kostos apo si apartament banimi, theksojmë se nuk i përgjigjet së vërtetës, vlerësimi është bërë sipas vlerës së tregut, dhe se metoda e përdorur nga ekspertja ka qenë metoda e fitimit, zhvillimit , si dhe ajo e kostos.

  • Nuk qëndron pretendimi se gjykata ka llogaritur marrëdhëniet financiare për shkak bashkëpronësie pa kërkesë të palës paditëse gjatë hetimit gjyqësor. Që në fillim të procesit gjyqësor del se është kërkuar nga pala paditëse që të llogaritet kontributi i saj në ndërtimin e objektit dhe shpenzimet e bëra për të gjatë posedimit për të cilat janë paraqitur më pas është prova shkresore.

  • Gjykata gjatë fazës së dytë të pjesëtimit ka patur parasysh orientimet e dhëna në vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me llogarinë financiare midis palave ndërgjyqëse.

  • Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit Fredi Konomi, është i pabazuar, pasi nuk ekziston asnjë shkak përjashtimi i tij.

  • Po kështu i pabazuar është dhe kërkesa për përjashtimin e ekspertes Luiza Bala, pasi edhe në këtë rast nuk ka asnjë arsye paanshmërie sikundër pretendon i padituri.

  • Nuk qëndron pretendimi i palës rekursuese se vlerësimi i provave është bërë në kundërshtim me nenet 213-285 të K.Pr.C, pasi kjo pikë e rekursit është pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë bazë ligjore sepse vjen në kundërshtim me nenin 472 të K.Pr.C, pa theksuar këtu se gjykatat kanë bërë një vlerësim ligjor të të gjithave provave.

  • Në rekurs nuk është përmendur asnjë shkelje ligjore të kryer nga gjykatat.

  • Kërkojmë mos pranimin e rekursit, dhe lënien në fuqi të dy vendimeve të gjykatës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, përfaqësuesin e palës paditëse av. G.Hajderaj i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor dhe pushimin e gjykimit, në mungesë të palës së paditur, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

      1. Paditësi Viron Gega dhe i padituri David Gega, janë bashkëpronarë mbi një ndërtesë katërkatëshe, shkolla “Flatrat e Dijes”, me sipërfaqe 625 m2 dhe truallit me sipërfaqe 1000m2 e ndodhur në lagjen “1 Maji”, nr.3/86 pasurie, në zonën kadastrale 8531, të qytetit Fier. (Vërtetimin hipotekor, nr.807, datë 20.07.2000 dhe nota e transkriptimit nr.270 regjistri, datë 26.03.1999, të lëshuara nga Z.R.P.P Fier dhe Zyra e Hipotekës Fier).

    1. Me vendimin nr.3, datё 25.06.1999 tё Kёshillit tё Rregullimit tё Territorit (KRRT) tё Bashkisё Fier ёshtё miratuar sheshi i ndёrtimit me sipёrfaqe 625 m2 pёr ngritjen e objektit shkollё tetёvjeçare me aktivitet privat dhe me vendimin nr.1, datё 07.01.2000 tё KRRT sё mёsipёrm ёshtё dhёnё leja e ndёrtimit pёr kёtё objekt nё emёr tё dy bashkёpronarёve tё truallit, paditёsit Viron Gega dhe tё paditurit David Gega.

    2. Duke pasur dokumentacionin ligjor pёrkatёs pёr ngritjen e objektit, nё vitin 2000 ёshtё ngritur mbi truallin e mёsipёrm njё ndёrtesё katёrkatёshe. Nga trualli 1000 m2, objekti ka zёnё 625 m2 tё tij dhe kjo konsiderohet si siperfaqja ndёrtimore. Më pas ёshtё bёrё akti i kontrollit dhe kolaudimit tё ndёrtimit nё emёr tё tё dy palёve ndёrgjyqёse pёr ndёrtimin mbi truallin e mёsipёrm tё njё ndёrtese katёrkatёshe, e cila mё pas ёshtё regjistruar nё Zyrёn e Regjistrimit tё Pasurive tё Paluajtshme (ZRPP) Fier nё pronёsi tё tё dy bashkёpronarёve, paditёsit Viron Gega dhe tё paditurit David Gega.

    3. Ky objekt ёshtё pёrdorur pёr qёllim tё ushtrimit tё aktivitetit arsimor dhe si institucion jopublik me emёrtimin “Flatrat e Dijes”, fillimisht pёr arsimin tetёvjeçar dhe mё pas pёr arsimin e mesёm.

    4. Pala paditëse Vrion Gega me kërkesë padinë objekt gjykimi ka kërkuar pjesëtimin e pasurisë së paluajtëshme ndërtesë shkolle katërkatëshe me sipërfaqe 625 m2 si dhe truallin rreth objektit ndërtimor me siperfaqe 1000 m2, e ndodhur në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit.

    5. Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqesor Fier me vendimin e fazës së parë të pjesëtimit të datës 14.11.2005 ka vendosur, lejimin e pjesëtimit të pasurisë së pajuajtëshme ndërtesë shkollë katër katëshe me sipërfaqe 625 m2, si dhe truall rreth saj me sipërfaqe 1000 m2, që i takojnë bashkëpronarëve Viron Gega dhe David Gega në këto raporte: Ndërtesa shkollë katërkatëshe e ndodhur në lagjen “1 Maj” Fier, në masën: Viron Gega 76,5% dhe David Gega 23,5%. të objektit. Për truallin rreth objektit ndërtimor me sipërfaqe 1000 m2 të ndodhur në lagjen “1 Maj” Fierit, në pjesë të barabarta në masën 50% për sejcilin bashkëpronar.

    6. Mbi ankim të palës së paditur David Gega, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.127 datë 19.09.2006, ka vendosur ndryshimin e vendimit të fazës së parë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe duke e gjykuar çështjen në fakt ka vendosur, lejimin e pjesëtimit të sendeve truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe shkollë katërkatëshe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, midis palëve Viron Gega dhe David Gega, në raportet; 94.86 % paditësit Viron Gega dhe 5.14 % të paditurit David Gega.

    7. Mbi rekursin e të paditurit David Gega, Gjykata e Lartë me vendimin nr.122 datë 07.04.2009 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.127 datë 19.09.2006 te Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në këtë mënyrë:“Lejimin e pjesëtimit të objektit shkollë katërkatëshe e emërtuar “Flatrat e Dijes”, ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, të ndodhur në lagjen “1 Maj’ të qytetit të Fierit, objekt ky që zë 625 m2, mbi sipërfaqen e truallit të mësipërm, midis bashkëpronarëve, paditësit Viron Gega dhe të paditurit David Gega, duke caktuar si pjesë takuese të seicilit prej tyre nga 1/2 (një të dytën) në këtë objekt dhe truallin e mësipërm në funksion të tij.

    8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në bazë të nenit 371 të K.Pr.Civile me marrien formë të prerë të vendimit të fazës së parë të pjestimit, ka vazhduar gjykimin në fazën e dytë të pjestimit.

    9. Gjatë gjykimit pala paditëse Viron Gega me pretendimin se që pas ndërtimit të shkollës çdo veprimtari që lidhet me perdorimin e saj eshte në emër të tij, si licensa per aktivitetin arsimor, regjistrimi në degën e tatimeve, kontratat me nxënësit dhe mësuesit, personelin ndihmës, shoqërinë e sigurimeve shoqërinë e ruajtjes fizike, pagesat në bankë, materialet didaktike, pagesat e energjisë elektrike dhe të ujit, blerja e paisjeve të shkollës me vlerë dhjetra milioneshe, veprimtari të cilën e ka kryer prej disa vitesh rresht me pëlqimin e të paditurit, ka kërkuar lënien në natyrë të sendit objekt pjestimi.

    10. Për më tepër, paditësi Viron Gega ka pretenduar se në lidhje me marrëdhëniet financiare të palëve për shkak të bashkëpronësisë, ka shpenzuar për ndërtimin e objektit vlerën 61.954.647 lekë. Nga të cilat 52.392.123 lekë për ndërtimin e shkollës, 3.000.000 lekë për blerjen e truallit, si dhe 6.562.524 lekë, shpenzimet gjatë bashkëpronësisë, (sipas situacioneve të punimeve për mirëmbajtjen e shkollës), kurse i padituri ka shpenzuar vetëm 3.000.000 lekë për blerjen e truallit. Nga totali i vlerës së shkollës që është 83.800.000 lekë, duke zbritur vleren e shpenzuar prej paditesit prej 61.954.647 lekë, ngelet pa u plotësuar shuma prej 21.845.353 lekë, e cila duke u pjestuar midis bashkëpronarëve i bie që çdo palë të ketë detyrimin prej 10.922.676 lekë.

    11. Pala e paditur David Gega duke prapësuar, në bazë të neneve 371, 372, 373 të K.Pr.Civile dhe nenit 207/2,3 të K.Civil ka kërkuar lënien në natyrë të sendit objekt pjestimi. Gjithashtu pala e paditur David Gega ka pretenduar që gjykata në këtë fazë të gjykimit duhet të zgjidhë dhe marrëdhëniet financiare për shkak të bashkëpronësisë duke kuptuar me këtë vlerën që ka përfituar njëri nga bashkëpronarët nga përdorimi i pjesës takuese të bashkëpronarit tjetër (sipas nenit 207 të K.Civil).Vlera e përdorimit është pikërisht vlera e fitimit që ka realizuar paditësi nga përdorimi i sendit që nga data 19.09.2003 e deri tani që konsiston në shumën 26.728.000 lekë, si dhe shumën prej 412.800 lekë, çdo muaj deri sa vendimi të marrë formë të prerë.

    12. Në përfundim të hetimit gjyqësor Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.446, datë 16.03.2010 ka vendosur të pranojë kërkesëpadinë që i përket paditësit Viron Gega kundër të paditurit David Gega, me objekt pjesëtimin e pasurisë në bashkëpronësi të objektit shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes”, ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, dhe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, e ndodhur në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit, midis bashkëpronarëve, paditësit Viron Gega dhe të paditurit David Gega. Të bëjë pjesëtimin e sendit të paluajtshëm objekti shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes”, ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, dhe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, e ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit, duke i dhënë fund raporteve të bashkëpronësisë ndërmjet bashkëpronarëve Viron Gega dhe David Gega, në këtë mënyrë: a. Paditësit Viron Gega i lihet në natyrë sendi i paluajtshëm objekti shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes”, ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, dhe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, të ndodhur në lagjen “1 Maj” te qytetit të Fierit, në zonën kadastrale 8531.b. Të paditurit David Gega, i jepet kundërvlera e pjesës takuese prej 1/2 pjesë në sendin e paluajtshëm shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes”, e barabartë me 41.900.000 (dyzet e një milion e nëntë qind mijë) lekë. c. Detyrohet i padituri David Gega ti kthejë paditësit Viron Gega, shumën që rredh nga marrëdhëniet financiare të bashkëshpronësisë në shumën prej 30.977.324 (tridhjetë milion e nëntëqind e shtatë dhjetë shtatë mijë e treqind e njëzet e katër) lekë. d. Përfundimisht detyrohet paditësi Viron Gega ti paguajë të paditurit David Gega shumën 10.922.676 (dhjetë milion e nëntëqind e njëzet e dymijë e gjashtëqind e shtatë dhjetë e gjashtë) lekë, që rrjedh nga marrëdhëniet e bashkëpronësisë mbi sendin e paluajtshëm shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes” ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, dhe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, e ndodhur në lagjen “1 Maj’ të qytetit të Fierit, brenda një afati prej 6 (gjashtë) mujor nga dita që vendimi do të marrë formë të prerë.

13.1. Gjykata arsyeton se: “..Duke qenë se sendin në bashkëpronësi e ka përdorur, duke zhvilluar aktivitetin arsimor jopublik, shkollë 8 vjeçare, shoqëria “Erma” sh.p.k, me ortak të vetëm paditësin Viron Gega, gjykata çmon të drejtë kërkesën e përfaqësuesit të paditësit per tju lënë sendi objekt pjesëtimi paditësit Viron Gega duke e kompensuar të paditurin David Gega, në vlerë për 1/2 e pjesës takuese në këtë send.....Gjithashtu gjykata në bazë të vendimit nr.122, datë 07.04.2009, të Gjykatës së Lartë bën dhe llogaritjen e marrëdhënieve financiare për shkak të bashkëpronësisë midis palëve ndërgjyqëse. Në këto llogari gjykata i referohet vendimit nr.127, datë 19.09.2006, të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila ka prishur vendimin e fazës së parë të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. ...Në këtë vendim kjo gjykatë në llogaritjen e sendit objekt pjesëtimi, ka zbritur nga vlera e nxjerrë nga ekspertët e caktuar në fazën e parë, T.V.SH. në masën 20% dhe të ardhurën neto në masën 15%, me arsyetimin se asnjë nga palët nuk i ka paguar këto vlera dhe nuk ka arsye që këto shuma të llogariten si shpenzim i bërë. Në këto kushte TVSH. 20% = 15.409.448 lekë dhe e ardhura neto 15% = 9.245.668 lekë duhet të zbritet nga vlera prej 77.047.240 lekë, si vlerë e përllogaritur nga ekspertët në fazën e parë të pjesëtimit duke ngelur si vlerë efektive e sendit objekt pjestimi vlera 77.047.240 lekë – 15.409.448 lekë – 9.245.668 lekë + 6.000.000 lekë për blerjen e truallit = 58.392.123 lekë. Duke pasur parasysh se në shpenzimin e shkolles janë shpenzuar 52.392.123 lekë plus 6.000.000 lekë për blerjen e truallit, nga të cilat i padituri David Gega ka shpenzuar vetëm 3.000.000 lekë, pjesa tjetër prej 55.392.123 lekë është shpenzuar nga paditësi Viron Gega. ...Gjithashtu nga provat e paraqitura nga paditësi Viron Gega, si situacione punimesh në lyerjen me bojë të shkollës, izolimi i tarracës së shkollës, punime hidraulike të shkollës, punime gjelbërimi të shkollës, punime vendosje parketi në palestrën e shkollës, izolim me materiale të ftohta të palestrës, u provua se paditësi ka shpenzuar për këto punime dhe vlerën prej 6.562.524 lekë, shpenzimet gjatë bashkëpronësisë, që në total shpenzimet e tij arrijnë në shumën 55.392.123. + 6.562.524. = 61.954.647 lekë. ...Nga vlera totale e objektit prej 83.800.000 lekë, sipas aktit të vlerësimit të ekspertes Luiza Bala, duke zbritur vlerën prej 61.954.647 lekë, që ka shpenzuar paditësi Viron Gega, ngelet vlera prej 21.845.353 lekë, për të cilën duke u prezumuar barazia e pjesëve midis bashkëpronarëve, sejcili nga të dy bashkëpronarët përfitojnë shumën prej 10.922.676 lekë.....Në bazë të këtij arsyetimi gjykata konkludon se nga shuma prej 41.900.000 lekë që duhet të kompensohet i padituri David Gega për 1/2 e vlerës së sendit objekt pjesëtimi duhet të zbritet shuma prej 10.922.676 lekë, si shpenzim i kryer nga i padituri David Gega duke ngelur ky i fundit që ti kthejë paditësit Viron Gega shumën prej 30.977.324.lekë. ...Përfundimisht paditësi Viron Gega detyrohet ti paguajë të paditurit David Gega shumën 10.922.676. lekë, që rrjedh nga marrëdhëniet e bashkpronësisë mbi sendin e paluajtshëm shkolla katërkatëshe “Flatrat e Dijes”, ngritur mbi një truall me sipërfaqe 1000 m2, dhe me sipërfaqe ndërtimore 625 m2, e ndodhur në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit. ...Në bazë të nenit 207/3 të K.Civil, këtë vlerë paditësi Viron Gega duhet t’ja paguajë të paditurit David Gega, brenda një afati prej 6 muajsh duke filluar afati nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë.....Në lidhje me pretendimet e përfaqësuese së palës së paditur për kthimin e vlerës nga përdorimi i sendit në bashkëpronësi, që është vlera e fitimit që ka realizuar paditësi nga përdorimi i sendit që nga data 19.09.2003 e deri tani gjykata, nga pohimi i palëve konstatoi se palët ndërgjyqëse për të ardhurat nga përdorimi i sendit, kanë zhvilluar një gjykim tjetër i cili aktualisht ndodhet në Gjykatën e Lartë. Në këto kushte kjo gjykata nuk llogarit si marrëdhënie financiare për shkak të bashkëpronësisë këto të ardhura meqenëse ndodhemi përpara faktit se palët ndërgjyqëse janë në një proces tjetër gjyqësor....”.

14. Mbi ankimi të palës së paditur David Gega, Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.31, datë 17.01.2011 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.446, datë 16.03.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

14.1. Gjykata arsyeton se: “..pretendimi i ngritur nga i padituri në lidhje me përllogaritjen e këtyre shpenzimeve përsëri në fazën e dytë të pjestimit është i gabuar. Shpenzimet e kreyra nga palët janë llogaritur gjatë gjykimit të fazës së parë. Gjykata e apelit ka thirrur ekspertpër të bërë vlerësimin dhe prej tij janë vlerësuar në mënyrë të detajuar të gjitha shpenzimet e kryera nga bashkëpronarët.. pretendimi i ngritur.. për përsëritjen e pjesshme të shqyrtimit gjyqësor për kryerjen e një akti ekspertimi.. është i pabazuar. Duke qenë se nga ana e ekspertëve u është dhënë përgjigje pretendimeve të ngritura prej të paditurit, janë analizuar të gjitha rrethanat dhe janë vlerësuar drejt të gjitha provat e vëna në dispozicion nga palët… drejt ka vepruar gjykata edhe kur nuk ka marrë në shqyrtim pretendimin e palës së paditur për kthimin e vlerës nga përdorimi i sendit në bashkëpronësi që është vlera e fitimit që ka realizuar paditësi nga përdorimi i sendit.. nuk mund të llogaritet si marrëdhënie financiare për shkak të bashkëpronësisë këto të ardhura meqenëse ndodhemi përpara faktit se palët ndërgjyqësese janë në një proces tjetër gjyqësor.. prej përfaqësuesit të palës paditur janë ngritur pretendime në lidhje me pjesëmarrjne në gjykim të gjyqtarit A. Konomi.. këtij pretendimi i është dhënë përgjigje me vendimin e ndërmjetëm… nuk kemi të bëjmë me asnjë nga rastet e parashikuara nga neni 72 i K.Pr.Civile.. po kështu i pabazuar është dhe pretendimi i ngritur në lidhje me njëashmërinë e treguar nga ekspertja.. kërkesa.. nuk është bërë në përputhje me kërkesat e neneve 225 e 74 të K.Pr.Civile…”.

15. Kundër vendimit nr.31, datë 17.01.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs pala e paditur David Gega me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.446, datë 16.03.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe të vendimit nr.31, datë 17.01.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien e sendit objekt pjesëtimi duke u detyruar të paguajë paditësit vlerën e ½ së pjesës takuese në shumën 41.280.000 lekë për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrse të këtij vendimi.

16. Kundër rekursit të palës së paditur, ka paraqitur kundër-rekurs pala paditëse Viron Gega me anë të të cilit kërkon mospranimin e rekursit për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

17. Dispozita të Kodit të Procedurës Civile dhe dispozitat e Kodit Civil, në të cilat përcaktohet se:

17.1. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

17.2. Neni 370 i K.Pr.Civile: “Gjykimi për pjesëtimin e sendeve në bashkëpronësi dhe në trashëgim, në fazën e parë të tij, ka për qëllim të hetojë e të përcaktojë të drejtën e bashkëpronësisë së ndërgjyqësave, pjesët takuese të tyre, si dhe sendet që do të pjesëtohen. Pasi të ketë marrë provat e nevojshme, gjykata, me vendim të ndërmjetëm, lejon pjesëtimin dhe përcakton rrethin e bashkëpjesëtarëve, sendet që do të pjesëtohen, si dhe pjesët takuese të secilit prej tyre.Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë, paraqitja e të cilit pezullon vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit”.



17.3. Neni 207 i K.Civil: «Pjesëtimi i sendit të përbashkët kryhet me marrëveshjen e të gjithë bashkëpronarëve. Kur sendi është i paluajtshëm marrëveshja duhet të bëhet me akt noterial. Kur kjo marrëveshje nuk është arritur, pjesëtimi i sendit kryhet me anë të gjykatës, duke u thirrur në gjyq të gjithë bashkëpronarët. Pjesëtimi i sendit të përbashkët bëhet me ndarjen e tij në natyrë sipas pjesëve që kanë bashkëpronarët, në qoftë se kjo ndarje është e mundshme dhe nuk dëmton qëllimin përkatës të sendit. Pabarazia e pjesëve, që rezulton nga ndarja në natyrë kompensohet me një shpërblim në para……».

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

  1. Se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur David Gega përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.31, datë 17.01.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.31 , datë 17.01.2011, i Gjykatës së Apelit Vlorë me anë të të cilit është lënë në fuqi vendimi nr.446, datë 16.03.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit material e procedural e për këtë shkak vendimi duhet të prishen duke u kthyer çështja për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

  3. Ky Kolegj vlerëson të theksojë fillimisht se në interpretim të nenit 472 të K.Pr.Civile dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet e përcaktuara rigorozisht në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale. Ushtrimi i kontrollit rishikues të Gjykatës së Lartë nuk mund të konsistojë në një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e faktit, për shkak se një rivlerësim i tillë bie ndesh me vetë natyrën e gjykimit në këtë Gjykatë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese).

  4. Kështu siç ka rezultuar e provuar gjatë procesit pranë gjykatës së rrethit gjyqësor, të pranuar nga gjykata e apelit, palët nndërgjyqëse Viron Gega dhe David Gega janë bashkëpronarë mbi një ndërtesë katërkatëshe, shkolla “Flatrat e Dijes”, me siperfaqe 625 m2 dhe truallit me siperfaqe 1000m2 e ndodhur ne lagjen “1 Maji”, nr.3/86 pasurie, në zonën kadastrale 8531, të qytetit Fier.

    1. Pala paditëse Viron Gega me qëllim përfundimin e marrëdhënies së bashkëpronësisë i është drejtuar gjykatës me kërkësë padi duke kërkuar lejimin e pjestimin të shkollës “Flatrat e Dijes”, si dhe lënien e sendit në natyrë duke vendosur kompensimin e pjesës për palën e paditur David Gega.

    2. Gjatë gjykimit, pala e paditur David Gega duke qenë dakord mbi përfundimin e marrëdhënies së bashkëpronësisë ka parashtruar pretendimin mbi lënien e sendit në natyrë, si dhe vendosjen e kompesimit të pjesëve duke përfshirë në marrëdhënien financiare ndërmjet palëve ndërgjyqëse dhe pjesën e fitimit të realizuar nga pala paditëse lidhur me përdorimin e sendit.

    3. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata e rrethit gjyqësor Fier, pas marrjes formë të prerë të vendimit të fazës së parë të pjestimit, duke kaluar gjykimin në fazë të dytë, ka vendosur lënienin e sendit në natyrë palës paditëse Viron Gega përkundrejt detyrimit për ti paguar palës së paditur David Gegës shumën prej 10.922.676 lekë.

    4. Gjykata e rrethit gjyqësor ka arritur në konkluzionin se: i) sendi duhet lënë në natyrë palës paditëse Virion Gega pasi e ka përdorur, duke zhvilluar aktivitetin arsimor jopublik; ii) në bazë të vendimit nr.122, datë 07.04.2009, të Gjykatës së Lartë duke bërë dhe përllogaritjen e marrëdhënieve financiare për shkak të bashkëpronësisë midis palëve ndërgjyqëse, duke ju referuar vendimit nr.127 datë 19.09.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila ka prishur vendimin e fazës së parë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ku është bërë llogaritja e sendit objekt pjestimi, ka zbritur nga vlera e nxjerrë nga ekspertët e caktuar në fazën e parë T.V.SH. në masën 20% dhe të ardhurën neto në masën 15%; iii) lidhur me pretendimet e palës së paditur për kthimin e vlerës nga përdorimi i sendit në bashkëpronësi, që është vlera e fitimit që ka realizuar paditësi nga përdorimi i sendit që nga data 19.09.2003 e deri tani gjykata, nga pohimi i palëve konstatoi se palët ndërgjyqëse për të ardhurat nga përdorimi i sendit, kanë zhvilluar një gjykim tjetër i cili aktualisht ndodhet në Gjykatën e Lartë.

    5. Mbi ankim të palës së paditur David Gega gjykata e apelit duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të rrethit gjyqësor ka argumentuar me të njëjtin arsyetim si gjykata e rrethit, lidhur me vlerësimin e pretendimit të palëve mbi lënien e sendit në natyrë dhe përllogaritjen e marrëdhënieve financiare me qëllim kompesimin e pjesëve takuese si pasojë e bashkëpronësisë.

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se konkluzionet e arritura nga gjykata e apelit janë në kundërshtim me kërkesat e normave proceduriale civile, pasi nuk janë rrjedhojë e “një hetim të plotë e të gjithanshëm, në përputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile, që ka qënë në fuqi në kohën e gjykimit të kësaj çështje), nuk janë rezultat I një analize tërësore dhe objektive të provave (126), nuk janë në përputhje me kërkesat e pikës 1 dhe 2 të nenit 310/II të K.Pr.Civile, si dhe nenit 224/c të K.Pr.Civile mbi papajtueshmërin e funksionit të ekspertit.

  6. Ky Kolegj çmon se Gjykata e apelit, pa sqaruar plotësisht një sërë rrethanash që lidhen me gjykimin e çështjes në fazën e dytë të pjestimit e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë objekt shqyrtimi, të cilat kërkojnë përgjigje edhe nga pretendimet e palëve, ka gabuar duke zgjidh çështjen në gjendjen në të cilën ndodhet hetimi gjyqësor.

  7. Kështu, gjykata e apelit në zbatim të nenit 465 të K.Pr.Civile, kishte mundësitë ligjore që, edhe kryesisht, të përsëriste “tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor” apo të merrte “edhe prova të reja” për të plotësuar të metat e shqyrtimit gjyqësor në shkallë të parë e për të sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me situatën juridike lidhur me sendin objekt pjestimi, por në kundërshtim me këtë detyrim ligjor ka vendosur të rrëzojë pretendimin e palës së paditur David Gega lidhur me kundërshtimin e aktit të ekspertimit pasi ekspertia Luiza Bala ka qenë në kushtet e nenit 224/c të K.Pr.Civile për aq sa ekspertia kishte shprehur mendim lidhur me vlerësimin e sendin objekt gjykimi.

  8. Në zbatim të drejtë të 72 të K.Pr.Civile eksperti është i detyruar të heqë dorë ose përjashtohet nga ushtrimi në gjykatë i këtij funksioni nëse ka shfaqur mendim mbi vlerësimin e të njëjtit send objekt gjykimi në bashkëpronësi. Siç rezulton nga materialet e dosjes gjyqësore, ekspertia Luiza Bala me anë të aktit të ekspertimit datë 01.04.2004 (faqe 73 të dosjes gjyqësore) ka shprehur mendimin e saj lidhur me vlerësimin e pronës “Shkollë Flatrat e Dijes” në çështjen me palë paditëse David Gega dhe i paditur Viron Gega. Caktimi i të njëjtës eksperte dhe përpilimi i aktit tjeter të ekspertimit të datës Qershor 2009 (faqe 24 të dosjes gjyqësore), për të njëjtin send në bashkëpronësi është një rrethanë serioze objektive njëanshmërie dhe nuk përputhet me misionin e ekspertit të parashikuar nga nenet 224/a – 230 të K.Pr.Civile.



  1. Kolegji Civil vlerëson se nisur nga natyra e mosmarrëveshjes objekt gjykimi dhe rëndësia e ekspertimit në pjestimin gjyqësor të sendit, kjo shkelje proceduriale është një shkelje e tillë që, në kuptim e zbatim të drejtë të shkronjës “c” të nenit 472 të K.Pr.Civile, ka ndikuar në dhënien e vendimit.

  2. Për më tepër, ky Kolegj çmon se gjykata e apelit, në kundërshtim me nenin 486 të K.Pr.Civile, ka vendosur mospranimin e pretendimit të palës së paditur David Gega lidhur me përcaktimin e marrëdhënieve financiare ndërmjet palëve ndërgjyqëse, duke i nënshtruar hetimit gjyqësor vlerën e detyrimit që pala paditëse Viron Gega ka si rrjedhimi i përdorimit të sendit në bashkëpronësi.

  3. Kështu, në vendimin nr.122 datë 07.04.2009 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka orientuar gjykatat e faktit që në fazën e dytë të pjestimit të përfshijnë në hetimit gjyqësor llogaritjen e marrëdhënieve financiare të palëve për shkak të bashkëpronësisë, çka detyron këto të fundit për tia nënshtruar hetimit gjyqësor të gjitha pretendimet e palëve lidhur me detyrimet dhe të drejta financiare reciproke mbi sendin në bashkëpronësi objekt gjykimi.

  4. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se, në zbatim të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, në rigjykim gjykata e apelit, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor, ku nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), duhet ti nënshtrojë hetimit gjyqësor pertendimet e paraqitura nga palët ndërgjyqëse lidhur me vlerësimin e sendit objekt gjykimi, si dhe përcaktimin e saktë të marrëdhënieve finanave reciproke të lindura për shkak të bashkëpronësisë.

  5. Në rigjykim, gjykata e apelit, në zbatim të nenit 224/a të K.Pr.Civile duke kryer një akt të ri ekspertimi, për zgjidhjen e problemeve teknike që lidhen me pretendimet e ngritura nga palët, veçanërisht pretendimet e palës së paditur në rekurs, saktësia e të cilave nuk është verifikuar e për rrjedhojë ka ndikuar në zgjidhjen e çështjes.

  6. Për më tepër, në rigjykim gjykata e apelit duhet duhet të bëjë në vlerësim të të gjithë faktorëve objektivë dhe subjektivë që lidhen me natyrën e sendit, qëllimit të krijimit të bashkëpronësisë, veprimet apo qëndrimet e palëve mbi sendin, për të arritur arrin në konkluzionin se kujt do t’i lihet ky send në natyrë.

  7. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do t’a lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedurial e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

  8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i gjen të bazuara pretendimet e parashtruara në rekurs nga paditur David Gega lidhur me cënueshmërinë e vendimit nr.31, datë 17.01.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në Nenin 485/c të K.Pr.Civile,



V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.31, datë 17.01.2011, të Gjykatës se Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë më 23.10.2014.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish