Nr I vendimit Data palët faqe


Nr.11243-00838-00-2011 i Regj.Themeltar



Download 2,4 Mb.
bet39/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   173

Nr.11243-00838-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-4088 i Vendimit (537)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Mirela Fana Anëtare

Edmond Islamaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

në datën 23.10.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11243-00838-00-2011 Regj. Themeltar, që i përket palëve:

PADITËS: RAMIZ JAHAJ, në mungesë.

I PADITUR: BUJAR KALLMETI, përfaqësuar nga av. Halit Demaj.

PËRPARIM SIMONI, në mungesë.

ZYRA E PËRMBARIMIT VLORË, në mungesë.

DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONAVE PUBLIKE, në mungesë.

OBJEKTI:


Konstatim i pavlefshmërisë absolute të veprimeve

dhe akteve të zyrës së përmbarimit, përfshirë

dhe procedurat e shitjes në ankand të objekteve pronë e paditësit.

Konstatim i pavlefshmërisë absolute të kontratave

të shitjes së truallit nr.5941/1013, datë 13.09.2001.

Kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme

Baza ligjore: Neni 92/a, 296 K.Civil,

nenet 510, 567 K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.3163, datë 15.12.2008 ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë paditësit Ramiz Jahjaj kundër të paditurit Zyra e Përmbarimit Vlorë, Bujar Kallmeti, Përparim Simoni, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike pranë Ministrisë së Financave Tirane me objekt: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimeve dhe të akteve të zyrës së përmbarimit, përfshirë dhe procedurat e shitjes me ankand të objekteve pronë e paditësit. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimeve të kontratave të shitjes së truallit nr.5941/1013 datë 13.09.2001 dhe nr.5942/1014, datë 13.09.2001. Kthim i palëve në gjendjen e mëparshme”.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.840, datë 05.10.2010 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.3163, datë 15.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pushimin e çështjes”.

Kundër vendimi nr.840, datë 05.10.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka ushtruar rekurs paditësi Ramiz Jahjaj, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.3163, datë 15.12.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe vendimit nr.840, datë 05.10.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe pranimin e padisë ose në alternativë në mbështetje të nenit 485/c të këtij kodi prishjen e vendimit nr.840 datë 05.10.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim por me tjetër trup gjykues duke parashtruar shkaqet si më poshtë vijon:

- Procedura e shitjes së objektit është bërë në kundërshtim me ligjin. Vlerësimi i objektit është bërë sipas zërave të punës kur ka qenë objekt i përfunduar dhe me destinacion të qartë ekonomik dhe duhej vlerësuar me vlerën e tregut në momentin e sekuestrimit.

- Vendimi i përmbaruesit gjyqësor për sekuestrim është i datës 14.10.1996 në një kohë që nuk kishte disponibilitet zyra e përmbarimit për të vepruar për shkak të mungesës së urdhrit të ekzekutimit. Në vendimin e sekuestrimit përmbaruesi i referohet vendimit gjyqësor nr.5185, datë 11.08.1995 për të cilin nuk ka urdhër ekzekutimi, ndërsa urdhri i ekzekutimit për kontratën e huasë është lëshuar në datën 06.11.1996. Dosja përmbarimore është hapur më datë 07.11.1996 në zbatim të urdhrit të ekzekutimit nr.423, datë 06.11.2006.

- Procedura e ankandit është zhvilluar në kundërshtim me ligjin jo vetëm për datën i cili sipas shpalljes duhej zhvilluar më 24.01.1997 dhe është bërë më datë 23.01.1997 dhe duhej të zgjaste 15 ditë sipas nenit 577 të K.Pr.Civile duke u mbyllur në një ditë të vetme.

- Pavarësisht nga shkeljet, vlera e objektit në ankand ka qenë 3.933.895 për ekzekutimin e një kontrate huaje për shumën 4.000.000 lekë duke mbetur pa shlyer vetëm 2% e detyrimit është nxjerrë në shitje arbitrarisht objekti i dytë çka nuk justifikon shitjen e tij. Gjithashtu kreditori nuk ka paguar shumën prej 10% të vlerës fillestare të objektit. Nxjerrja në shitje e objektit të dytë dhe kalimi në favor të kreditorit nuk mund të justifikohet me ekzekutimin e vendimit gjyqësor nr.5185 për të cilin nuk ka urdhër ekzekutimi.

- Veprimet e përmbaruesit gjyqësor janë të pavlefshme edhe lidhur me përcaktimin e shumës së detyrimit i cili i ka bërë vetë llogaritjet për detyrimin prej 4 milion lekë plus 10% kamatë pasi përmbaruesi gjyqësor nuk mund ti llogarisë kamatat që duhet të kapitalizohen dhe t’i shtohen principalit për çdo periudhë pasardhëse.

- Veprimet e përmbaruesit janë në kundërshtim me ligjin me pasojë pavlefshmërie edhe lidhur me përfshirjen në këtë proces ekzekutimi të të paditurit Përparim Simoni për të cilin nuk ekziston asnjë detyrim nga debitori Ramiz Jahjaj.

- Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë që ka prishur dhe pushuar gjykimin është në kundërshtim me ligjin pasi në objektin e padisë është kërkuar dhe kthimi i sendit sipas nenit 296 të Kodit Civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, përfaqësuesin e palës së paditur av. H.Demaj i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, në mungesë të palës paditëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Pala paditëse Ramiz Jahaj ka lidhur me të paditurin Bujar Kallmeti kontratën e huasë me nr.2841 rep., 609 kol., datë 03.03.1993, sipas të cilës paditësi ka marrë hua nga i padituri shumën prej 4.000.000 lekë me të drejtë kthimi më datë 17 prill 1993, dhe në rast të mospërmbushjes së detyrimit huamarrësi kishte detyrimin ti kalonte huadhënësit pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme të tij. Në kushtet e mospërmbushjes së detyrimit brenda afatit të caktuar huadhënësi Bujar Kallmeti ka kërkuar gjyqësisht detyrimin e huamarrësit Ramiz Jahaj të kthejë shumën e marrë hua.

  2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5185, datë 11.08.1995 ka vendosur: “Detyrimin e të paditurit Ramiz Jahjaj të paguajë në favor të paditësit Bujar Kallmeti shumën 4.000.000 lekë si dhe 10% të interesave të kësaj shume në muaj duke filluar nga data 30.11.1993 deri në ekzekutimin e vendimit.” Me vendimin nr.423 të datës 06.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është lëshuar urdhri i ekzekutimit për vendimin sa më lart”.

  3. I padituri Zyra e Përmbarimit në Vlorë për të bërë të mundur ekzekutimin e këtij vendimi me proces-verbalin e datës 11.10.1996 ka vendosur sekuestër mbi pasuri të paluajtshme të debitorit si: Reparti i prodhimit të sheqernave dhe magazinë dy katëshe e ndodhur brenda territorit të ish ndërmarrjes së Vaj-Sapunit, duke ja lënë në ruajtje debitorit Ramiz Jahjaj me detyrimin e mos tjetërsimit dhe nëse brenda 10 ditëve nuk do të shlyhej detyrimi do të kalohej në procedurat e vlerësimit të pronave me qëllimin e shitjes në ankand të tyre.

  4. Nga pala e paditur Zyra e Përmbarimit Gjyqësor Vlorë, në kushtet kur debitori (paditësi Ramiz Jahaj) nuk kishte shlyer detyrimin ka zhvilluar procedurën e shitjes se objekteve me ankand dhe në përfundim të ankandit të dytë duke mos patur asnjë ofertues objektet i kanë kaluar në pronësi kreditorit Bujar Kallmeti duke bërë ndryshimet dhe në ZRPP Vlorë. Duke qenë pronar i objekteve sa sipër i padituri Bujar Kallmeti ka lidhur dhe kontratat e shitjes së truallit nën këto objekte me A.K.P me nr.5941/1013 datë 13.09.2001 dhe nr.5942/2014 datë 13.09.2001.

  5. Paditësi Ramiz Jahaj me pretendimin se procedura e shitjes së objektit është bërë në kundërshtim me ligjin, vendimi i përmbaruesit gjyqësor për sekuestrim është i datës 14.10.1996 në një kohë që nuk kishte disponibilitet zyra e përmbarimit për të vepruar për shkak të mungesës së urdhrit të ekzekutimit, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me padinë objekt gjykimi duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimeve dhe akteve të zyrës së përmbarimit, përfshirë dhe procedurat e shitjes në ankand të objekteve pronë e paditësit. Konstatim i pavlefshmërisë absolute të kontratave të shitjes së truallit nr.5941/1013, datë 13.09.2001.

  6. Gjatë gjykimit pala e paditur Bujar Kallmeti duke prapësuar ka parashtruar faktin se paditësi ka abuzuar me të drejtën e ngritjes së padisë pasi të gjitha veprimet përmbarimore janë kryer në përputhje me ligjin duke u njoftuar debitori, veprimet e përmbaruesit nuk mund të kërkohen më pavlefshmëri të veprimit juridik por mund të kundërshtohet brenda 5 ditëve nga dita e kryerjes ka kërkuar rrëzimin e kërkesë padisë.

  7. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.3163, datë 15.12.2008, ka vendosur rrëzimin e kërkesë padisë paditësit Ramiz Jahjaj kundër të paditurit Zyra e Përmbarimit Vlorë, Bujar Kallmeti, Përparim Simoni, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike pranë Ministrisë së Financave Tirane.

    1. Gjykata ka arsyetuar se: “..Paditësi Ramiz Jahjaj, në padinë objekt gjykimi, nuk kërkon pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv. Ai e njeh detyrimin që ekziston ndaj të paditurit Bujar Kallmeti dhe për këtë arsye nuk ka pretenduar pavlefshmëri të titullit ekzekutiv.......Paditësi Ramiz Jahjaj në padinë objekt gjykimi ka kërkuar pavlefshmërinë absolute të veprimeve dhe akteve të përmbaruesit gjyqësor. Pretendimi i tij lidhet me faktin se përmbaruesi ka nisur procedurat në mungesë të një urdhri ekzekutimi. Përsa i përket rastit konkret, Gjykata vlerëson se pala paditëse për të garantuar mbrojtjen gjyqësore të të drejtave të saj të pretenduara si të cenuara nuk ka shfrytëzuar mundësitë procedurale të njohura nga ligji.....këtë pretendim paditësi e ka ngritur edhe në një gjykim tjetër me objekt: Kundërshtim i veprimeve përmbarimore, me bazë ligjore nenin 610 të Kodit të Procedurës Civile. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.92 datë 27.01.1998 ka vendosur, rrëzimin e kërkesës së paditësit Ramiz Jahjaj kundër të paditurit Bujar Kallmeti me objekt kundërshtim i veprimeve përmbarimore. Në këto kushte paditësi nuk mund të ngrejë një pretendim të tillë, pasi kjo çështje është gjykuar më parë dhe për të është marrë një vendim gjyqësor i formës së prerë. Duke qene se pretendimet e tjera të paditësit në këtë padi janë të lidhura me pretendimin për të cilin u vendos rrëzimi, gjykata vlerëson se edhe ato duhet të rrëzohen si të pambështetura në ligj.”

  8. Mbi ankim të palës paditëse Ramiz Jahaj, Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.840, datë 05.10.2010 ka vendosur prishjen e vendimit nr.3163, datë 15.12.2008, të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pushimin e çështjes.

    1. Gjykate arsyeton se: “..në rastin konkret paditësi nuk mund të ngrejë padinë e pavlefshmërisë së veprimeve juridike të përmbaruesit gjyqësor, pasi veprimet e përmbaruesit nuk janë veprime juridike për të cilat mund të kërkohet pavlefshmëria sipas nenit 92/a të Kodit Civil, për shkak se siç u theksua më lart, veprimet e përmbaruesit gjyqësor rregullohen në mënyrë të posaçme nga neni 510 i Kodit të Procedurës Civile.....Paditësi Ramiz Jahaj duke pretenduar të drejta pronësinë mbi sendet objekt gjykimi, duhet t’i drejtohet gjykatës me padi themeli kundër të paditurve, konkretisht padinë e kthimit të sendit dhe detyrimin e palës së paditur Bujar Kallmeti dhe Përparim Simoni për njohjen bashkëpronar mbi këto sende, duke kërkuar kundërshtimin e veprimeve përmbarimore ose duke konstatuar pavlefshmërinë absolute të veprimeve të përmbaruesit gjyqësor....Sa më sipër gjykata e apelit do të vendosë prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes, si një padi që nuk mund të ngrihej bazuar në nenin 468 të Kodit të Procedurës Civile.

  9. Kundër vendimit nr.840, datë 05.10.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka ushtruar rekurs paditesi Ramiz Jahaj, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.3163, datë 15.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe vendimit nr.840, datë 05.10.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe pranimin e padisë ose në alternativë në mbështetje të nenit 485/c të këtij kodi prishjen e vendimit nr.840, datë 05.10.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim por me tjetër trup gjykues për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM



  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile

    1. Neni 6 i K.Pr.Civile: “Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”.

    2. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

    3. Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët. Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës”.

    4. Neni 468 i K.Pr.Civile: “Gjykata e apelit kur konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si dhe kur padia nuk mund të ngrihej ose gjykimi nuk mund të vazhdonte, prish vendimin edhe vendos vetë pushimin e gjykimit të çështjes”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

  1. Se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Ramiz Jahaj përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.840, date 05.10.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë me anë të të cilit është prishur vendimi nr.3163, datë 15.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë duke vendosur pushimi i gjykimit.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.840, datë 05.10.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit procedural dhe për këtë shkak duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

  3. Ky Kolegj vlerëson të theksojë fillimisht se në interpretim të nenit 472 të K.Pr.Civile dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet e përcaktuara rigorozisht në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale. Ushtrimi i kontrollit rishikues të Gjykatës së Lartë nuk mund të konsistojë në një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e faktit, për shkak se një rivlerësim i tillë bie ndesh me vetë natyrën e gjykimit në këtë Gjykatë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese).

  4. Kështu, siç ka rezultuar e provuar gjatë procesit pranë gjykatës së rrethit gjyqësor, të pranuar nga gjykata e apelit, pala paditëse Ramiz Jahaj ka lidhur me te paditurin Bujar Kallmeti kontratën e huas me nr.2841 rep., 609 kol., datë 03.03.1993 sipas të cilës paditësi ka marrë hua nga i padituri shumën prej 4.000.000 lekë me të drejtë kthimi më datë 17 prill 1993, me kusht në rast të mos përmbushjes së detyrimit huamarrësi kishte detyrimin ti kalonte huadhënësit pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme të tij.

    1. Pala e paditur Bujar Kallmeti si pasojë e mospërmbushjes së detyrimit të rrjedhur nga kontrata e huas i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila me vendimin nr.5185, datë 11.08.1995 ka vendosur detyrimin e të paditurit Ramiz Jahaj të paguajë në favor të paditësit Bujar Kallmeti shumën 4.000.000 lekë si dhe 10% të interesave të kësaj shume në muaj duke filluar nga data 30.11.1993 deri në ekzekutimin e vendimit. Me vendimin nr.423, datë 06.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është lëshuar urdhri i ekzekutimit.

    2. Pala e paditur Zyra e Përmbarimit në Vlorë për ekzekutimin e këtij vendimi me proces-verbalin e datës 11.10.1996 ka vendosur sekuestro mbi pasurinë e paluajtshme të debitorit. Në kushtet kur debitori nuk kishte shlyer detyrimin pala e paditur Zyra e Përmbarimit Vlorë ka zhvilluar procedurën e shitjes se objekteve me ankand ku në përfundim të ankandit të dytë, në mungesë të ofertuesve, objektet i kanë kaluar në pronësi kreditorit Bujar Kallmeti duke bërë ndryshimet dhe në ZRPP Vlorë. Me cilësinë e pronarit i padituri Bujar Kallmeti ka lidhur dhe kontratat e shitjes së truallit nën këto objekte me A.K.P me nr.5941/1013 datë 13.09.2001 dhe nr.5942/2014 datë 13.09.2001.

    3. Paditësi Ramiz Jahaj me pretendimin se procedura e shitjes së objektit në ankand është bërë në kundërshtim me ligjin i është drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësor me kërkesë padi duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimeve dhe akteve të zyrës së përmbarimit, përfshirë dhe procedurat e shitjes në ankand të objekteve pronë e paditësit, si dhe konstatim i pavlefshmërisë absolute të kontratave të shitjes së truallit nr.5941/1013, datë 13.09.2001, si dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

    4. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë duke vendosur rrëzimin e kërkesë padisë ka mbajtur qëndrimin se paditësi Ramiz Jahaj ka ezauruar kërkimin e tij për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, ku me vendimin gjyqësor nr.92 datë 27.01.1998 (formës së prerë) është vendosur rrëzimi i kërkesës së paditësit Ramiz Jahjaj kundër të paditurit Bujar Kallmeti me objekt kundërshtim i veprimeve përmbarimore. Për më tepër, në kushtet kur kërkimet e tjera janë të lidhura më kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, për aq sa ndodhemi përpara “gjësë së gjykuar” nuk mund të merren në shqyrtim.

    5. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankim të palës paditëse Ramiz Jahaj duke prishur vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor, ka vendosur pushimin e gjykimi me argumentin se ndodhemi përpara kushteve të nenit 486 të K.Pr.Civile pasi ne rastin konkret paditësi nuk mund të ngrejë padinë e pavlefshmërisë së veprimeve juridike të përmbaruesit gjyqësor, veprimet e përmbaruesit nuk janë veprime juridike për të cilat mund të kërkohet pavlefshmëria sipas nenit 92/a të Kodit Civil, por paditësi Ramiz Jahaj duke pretenduar të drejta pronësie mbi sendet objekt gjykimi, duhet t’i drejtohet gjykatës me padi themeli kundër të paditurve, konkretisht padinë e kthimit të sendit dhe detyrimin e palës së paditur Bujar Kallmeti dhe Përparim Simoni për njohjen bashkëpronar mbi këto sende.

  5. Kolegji Civil vëren se, konkluzionet e arritura nga gjykata e apelit janë rrjedhojë e zbatim të gabuar të ligjit, nenit 486 të K.Pr.Civile, në lidhje me kuptimin dhe interpretimin e padisë që nuk mund të ngrihet.

  6. Ky Kolegj çmon të theksoj se, Gjykata e Lartë në praktikën e saj gjyqësore ka parashtruar në mënyrë të konsoliduar kuptimin dhe interpretimin që duhet të bëhet lidhur me dispozitën e nenit 468 të K.Pr.Civile, veçanërisht lidhur me “padinë që nuk mund të ngrihet”.

  7. Kështu, në interpretim të dispozitës së nenit 468 të K.Pr.Civile, duhet të mbahet parasysh se padia nuk mund të ngrihet në rastet e mungesës të parakushteve procedurale, si ekzistenca e gjyqvarësisë (neni 58 i K.Pr.Civile); mungesa e zotësisë së palëve (nenet 33 dhe 91 të K.Pr.Civile); dhe në raste të mungesës së kushteve themelore të padisë, të tilla si mungesa e legjitimitetit formal dhe interesit për të ngritur padi (neni 184 i K.Pr.Civile), si dhe kur e drejta e pretenduar të mbrohet nëpërmjet vendimit të gjykatës nuk është parashikuar në një normë të së drejtës. Parakushtet procedurale janë kushte për krijimin e marrëdhënies procedurale; mungesa e tyre nuk pengon inicimin e procesit, por përbën pengesë për shqyrtimin e themelit të çështjes. Mungesa e legjitimitetit procedural (formal) pas sjell pushimin e gjykimit të padisë, ndërsa mungesa e legjitimitetit substancial pas sjell rrëzimin e saj.(Vendim i Kolegji Civil nr.363, datë 11.06.2013).

  8. Interesi për të ngritur një padi është një element i së drejtës së padisë. Ai dallon nga interesi material për mbrojtjen e të cilit shërben padia. Kjo për arsye sepse janë të dallueshme dy të drejta, ajo materiale dhe ajo procedurale, që ushtrohet për mbrojtjen e së parës. Interesi për të ngritur padi është një interes procedural, dytësor dhe instrumental në lidhje me interesin material dhe ka për objekt vendimin që i kërkohet gjykatës të japë si mjet për arritjen e përmbushjes së interesit material, i cili është cenuar apo shkelur nga sjellja e palës tjetër ose nga gjendja faktike objektive ekzistuese. Pra, interesi për të ngritur padi lind nga domosdoshmëria për të mbrojtur interesin material dhe për këtë arsye, në esencë, presupozon njohjen e cenimit të një interesi që mund të përmbushet duke kërkuar mbrojtjen në gjykatë. (Vendimi i Kolegjit Civil nr.264, datë 18.04.2013).

  9. Kolegji Civil evidenton se, nga pikëpamja teorike, nëse gjatë gjykimit nuk vërtetohet pronësia e paditësit mbi sendin objekt gjykimi dhe as që nga ana e të paditurit mohohet pronësia e paditësit mbi atë send, atëherë do të ndodheshim përpara mungesës së legjitimimit real, i cili nuk do t’i humbiste palës të drejtën për të ngritur padi, por nuk do të çonte në rrëzimin e saj si të pabazuar. Legjitimimi real (legitimatio ad causam) nënkupton marrëdhënien subjektive mes paditësit dhe të paditurit ndaj së drejtës subjektive për mbrojtjen e së cilës është vënë në lëvizje procesi gjyqësor. Pala ndërgjyqëse gëzon legjitimim real nëse gjatë gjykimit vërteton se e drejta subjektive që rrjedh nga marrëdhënia juridiko-civile me të cilën lidhet konflikti, i takon asaj dhe palës tjetër. Pra, është e drejta materiale ajo që përcakton legjitimimin real të palëve ndërgjyqëse në gjykim dhe në këtë kuptim vetë thelbi i gjykimit është përcaktimi se cilës palë i takon realisht e drejta subjektive.

  10. Pozita procedurale e palëve në proces përcaktohet nga interesin në gjykim, paditës (legjitimimi aktiv), personi i cili pretendon se e drejta subjektive i takon atij, i drejtohet gjykatës për të kërkuar njohjen ose rivendosjen e kësaj të drejte të shkelur nga një person tjetër që e thërret në gjykim, me cilësinë e të paditurit(legjitimimi pasiv) duke pretenduar se është ky personi që ka shkelur, cenuar apo mohuar të drejtën. Legjitimimi aktiv konsiderohet ndryshe si legjitimimi për të kërkuar, ndërsa legjitimimi pasiv, si legjitimi për të kundërshtuar. Legjitimimi procedural është kusht për vazhdimin e gjykimit, ndërsa legjitimimi real i takon shqyrtimit gjyqësor të themelit të çështjes, për të cilin gjykata shprehet në vendimin përfundimtar.

  11. Kolegji Civil duke iu përmbajtur qëndrimeve të mëparshme, vlerëson të evidentojë edhe një herë se rrëzimi i padisë ka vend kur ngritja e padisë e ka një bazë juridike, një shkak ligjor, bazuar në të drejtën objektive, për t’iu parashtruar gjykatës për zgjidhje, pra është një padi që mund të ngrihet dhe i përket juridiksionit gjyqësor, por ajo që kërkohet me padi, në përfundim të gjykimit, nuk arrin të provohet. Po kështu edhe nëse ajo që është e kërkueshme ligjërisht në rrugë gjyqësore, mbi provat e paraqitura, vërtetohet se nuk gjen mbështetje në ligj.

  12. Ngritja e padisë, në thelb, hartimi dhe paraqitja e kërkesëpadisë, janë mjeti procedural me të cilin paditësi vë në lëvizje gjykatën, kur pretendon se ka një të drejtë subjektive, për të njohur a mbrojtur, e cila gjen mbështetje në të drejtën pozitive, si nga pikëpamja materiale ashtu edhe nga ajo procedurale (për t’iu drejtuar gjykatës). Nëse ajo që, konkretisht, paditësi pretendon se i është cenuar apo që duhet t’i njihet, parashikohet nga e drejta pozitive në aspektin material, e akoma më tej, nëse e drejta pozitive i njeh paditësit të drejtën që këtë të kërkojë ta realizojë nëpërmjet gjykatës, atëherë gjykata ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjes për të verifikuar nëse ajo kërkohet konkretisht me padi (në objekt) është e mbështetur edhe në prova e në ligj. E kundërta, nëse ajo që i kërkohet gjykatës nuk gjen mbështetje në të drejtën pozitive materiale, atëherë gjykata pushon çështjen si një padi që nuk mund të ngrihet (neni 468 i Kodit të Procedurës Civile). Por, nuk kemi të bëjmë me mungesë të së drejtës pozitive materiale, ndaj edhe gjykata nuk e pushon vetvetiu çështjen me motivin se nuk gjen një normë konkrete juridike ligjore të zbatueshme për të drejtën që pretendohet nga paditësi. (Vendimi i Kolegjit Civil nr.264, datë 18.04.2013).

  13. Duke respektuar parimet më të larta të drejtësisë kushtetuese dhe civile, Kodi i Procedurës Civile, në nenin 1 shprehimisht urdhëron gjykatat ta zgjidhin çështjen edhe në të atilla rrethana ligjore. E drejta pozitive bashkëkohore vlerësohet se ekziston edhe kur ajo që pretendohet të njihet a të mbrohet me anë të gjykatës, ndonëse mund të mos jetë parashikuar nga një normë konkrete e ligjit, përbën një vlerë e të drejtë të njohur e të mbrojtur nga Kushtetuta, parimet, fryma dhe dispozitat e saj (Vendimi i Kolegjit Civil nr.277, datë 29.05.2012)

  14. Për më tepër, bazuar në nenin 468 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata vendos pushimin e çështjes edhe kur, ndonëse ajo që ngrihet në padi ka mbështetje në të drejtën pozitive materiale, nga ana e së drejtës pozitive procedurale parashikohet shprehimisht detyrimi që, ai kërkim, nuk mund t’i parashtrohet (drejtpërdrejt) gjykatës, por një organi që bën pjesë në juridiksionin administrativ apo një organi tjetër të ngarkuar posaçërisht për atë qëllim nga ligji (Vendimi i Kolegjit Civil nr.262, datë 22.05.2012 dhe me nr.277, datë 29.05.2012).

  15. Në analizë të sa më sipër, në kushtet kur padia e paraqitur nga paditësi Ramiz Jahaj ka si objekt konstatim të pavlefshmërisë absolute të veprimit juridik të shitjes së truallit nr.5941/1013, datë 13.09.2001 dhe kthim sendi (neni 296 Kodit Civil), gjykata e apelit nuk ishte përpara kushteve të një padie që nuk mund të ngrihej, për aq sa paditësi me anë të padisë kërkon të realizojë eventualisht të drejtën e tij të pronësisë mbi sendin objekt gjykimi.

  16. Për më tepër, Kolegji Civil thekson se konkluzionet e gjykatës së apelit janë në kundërshtim me qëndrimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë se “...gjykata e zbulon shkakun e padisë së paditësit duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj. Mund të ndodhë që paditësi të referojë gabimisht dispozitat ligjore, porse nga leximi i kërkesëpadisë del e qartë e drejta që ai kërkon të mbrojë. Në këtë rast gjykata duhet të zgjidhë çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar….”(Vendim nr.3, datë 29.03.2012 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë), në kushtet kur gjykata e apelit nuk heton që paditësi Ramiz Jahaj në kërkesë padi, në objektin dhe bazën ligjore të saj, ka parashtruar pretendime lidhur me të drejtën e pronësisë dhe kthimin e sendit objekt gjykimi.

  17. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se në zbatim të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, në rigjykim gjykata e apelit, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor, ku nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), duhet t’i nënshtrojë hetimit gjyqësor pretendimet e palëve ndërgjyqëse.

  18. Gjykata e apelit duke ia nënshtruar hetimit gjyqësor pretendimet e paraqitura në ankim lidhur me vlerësimin e çmimin e provave dhe të rrethanave të faktit, duke bërë një përcaktim të saktë të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, eventualisht të arrijë në përfundimin nëse ndodhemi përpara kushteve për të rrëzuar padinë si të pambështetur në prova e ligj, apo pranimin e saj.

  19. Në rigjykim, gjykata e apelit duhet të ndjekë dhe të kërkojë zbatimin e parimit të kontradiktorialitetit, duke realizuar një gjykim të drejtë, në përfundim të së cilit të çmojë provat në respektim të kritereve materiale e procedurale që përmbajnë dispozitat ligjore e që lidhen me mosmarrëveshjen në gjykim, sipas bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre.

  20. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit do ta lejojnë gjykatën, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

  21. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.840, date 05.10.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit procedural dhe për këtë shkak duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në Nenin 485/c të K.Pr.Civile,

V E N D O S I


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish