Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet35/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   31   32   33   34   35   36   37   38   ...   173

V E N D O S I


Prishjen e vendimit nr.1695, datë 15.07.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin për rishqyrtim të çështjes, në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 23.10.2014



Nr.11241-01658-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3423 i Vendimit (532)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Ardian Nuni Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

në seancat gjyqësore datë 16.10.2014 dhe datë 23.10.2014 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: ETLEVA MULLAJ, në mungesë

E PADITUR: AGJENCIA E ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT ZVICERAN NË SHQIPËRI, përfaqësuar nga av.Florian Hasko

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e palës së paditur të më paguajë dëmshpërblimin

për zgjidhjen e njëanshme e të pajustifikuar të kontratës së punës,

si dhe të dëmit të pësuar (shëndetësor dhe moral).

Baza Ligjore: Neni 153 i K.Pr.C,

nenet 1, 2, 3, 11/a, b, c, 146/c, 147/1, 155, 201/1 të Kodit të Punës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.5509, datë 02.07.2010, ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë.

Detyrimin e te paditurit Agjencia e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Zviceran ne Shqipëri të dëmshpërblejë paditësen Etleva Mullaj, për zgjidhje te pajustifikuar te kontratës së punës me pagën e 1 viti pune.

Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën tjetër.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr.951, datë 03.05.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.5509, datë 02.07.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs pala e paditur Agjencia e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Zviceran, me anë të të cilit kërkon ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar se:

- Gjykata e shkallës së parë ka zbatuar gabimisht nenet 153 dhe 155 për sa kohë është pranuar nga palët në gjykim dhe nga vetë Gjykata që i padituri ka respektuar afatin e njoftimit të përcaktuar nga neni 143 i Kodit të Punës.

- Vendimet e gjykatave të faktit janë në kundërshtim me vendimin unifikues nr.19, datë 15.11.2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë i cili sqaron faktin se në rastin kur punëdhënësi respekton afatin e njoftimit nuk ka detyrimin ligjor që të justifikojë shkakun e zgjidhjes së kontratës së punës në rastin kur zbaton procedurën dhe afatin.

- Arsyetimi i gjykatave të faktit se “në rastin konkret, pra ne rastin kur prej punëdhënësit pretendohet ekzistenca e një shkaku për zgjidhjen e marrëdhënies së punës është detyrimi i tij te provoje ekzistencën e një shkaku te tille” bie në kundërshtim me nenin 144/2 të Kodit të Punës i cili e detyron punëdhënësin të japë një arsye punëmarrësit se përse ky dëshiron të zgjidhë kontratën e punës.

- I padituri ka respektuar procedurën dhe afatin. Kontrata nuk është zgjidhur në kohë të papërshtatshme dhe paditja nuk provoi shkakun e shtatzanisë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, përfaqësuesin e palës së paditur, i cili kërkoi ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit Tiranë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


Se, rekursi i paraqitur nuk përmban shkaqe ligjore për cenimin e vendimit nr.951, datë 03.05.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Rezulton se, paditësja Etleva Mullaj ka punuar pranë palës së paditur Agjencia e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, si Oficere Kombëtare e Programeve.

Palët kane lidhur kontratën e punës në datën 03.07.2007 me një afat prove prej 6 muaj dhe pas këtij afati kontrata e punës nuk kishte afat përfundimi duke u konsideruar kështu nga të dyja palët si kontratë punë me afat të pacaktuar.

Më datën 15.12.2008 paditëses Etleva Mullaj i është dërguar një njoftim, sipas të cilit i është kërkuar përfundimi i rregullt i kontratës së punës.

Më datën 19.12.2008 është mbajtur takimi i parë midis palëve ndërgjyqës, në të cilin gjejnë pasqyrim edhe pretendimet respektive të tyre.

Pas kësaj më datë 22.12.2008 paditësja Etleva Mullaj është njoftuar prej palës së paditur për të bërë dorëzimin e detyrës pasi marrëdhënia e tyre e punës kishte përfunduar me efekt nga data 28.02.2009.

Paditësja Etleva Mullaj me pretendimin se, përfundimi i marrëdhënies së punës është bërë në kundërshtim me ligjin, për shkaqe të pajustifikuara i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar dëmshpërblimin përkatës.

Nga ana tjetër, pala e paditur Agjencia e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Zviceran ka prapësuar se, përfundimi i marrëdhënies së punës është bërë në zbatim të nenit 141 të K.P, duke u respektuar afati i njoftimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.5509, datë 02.07.2010, ka pranuar padinë, duke detyruar palën e paditur të dëmshpërblejë paditësen Etleva Mullaj, për zgjidhje të pajustifikuar të kontratës së punës me pagën e 1 viti pune. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr.951, datë 03.05.2011. Nga të dyja gjykatat është arritur në përfundimin se, pala e paditur nuk provoi që ka zgjidhur kontratën e punës për shkaqe të justifikuara.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs pala e paditur Agjencia e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Zviceran, me anë të të cilit kërkon ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë.

Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, si dhe parashtrimeve në seancë gjyqësore, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, gjykata e apelit ka dhënë një vendim të bazuar në ligjin material.

Pretendimet e parashtruara në rekurs nga pala e paditur, në tërësi, lidhen me zbatimin e dispozitave të Kodit të Punës dhe interpretimin e këtyre dispozitave nga Kolegjet e Bashkuara në vendimin e tyre unifikues nr.19/2007, të bëra nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prandaj, ky Kolegj vlerëson të analizojë se, duke ju referuar fakteve të themeluara mbi provat e marra në seancë gjyqësore dhe që ndodhen në dosjen gjyqësore, se vendimi i gjykatës së apelit është i argumentuar dhe i bazuar në ligj, si dhe pse gjenden të pabazuar pretendimet e paraqitura në rekurs.

Në lidhje me çështjen objekt gjykimi, është provuar dhe pranuar si nga palët ndërgjyqës, ashtu edhe nga gjykatat se;

kontrata e punës midis palëve ndërgjyqës ka qenë me afat të pacaktuar;

njoftimi për diskutimin e zgjidhjes së kontratës së punës është bërë më date 15.12.2008;

më datën 19.12.2008 është mbajtur takimi i parë midis palëve ndërgjyqës, në të cilin gjejnë pasqyrim edhe pretendimet respektive të tyre;

njoftimi për zgjidhjen e kontratës së punës, është bërë më datë 22.12.2009, ku i është kërkuar të bëjë dorëzimet dhe të mos paraqitet në vendin e punës, edhe pse në njoftim pasqyrohet se, kontrata do zgjidhet pas përfundimit të afatit dymujor, më datë 28.02.2009;

paditëses i është paguar paga për afatin e njoftimit.

Në çështjen në gjykim, rezulton se, kontrata e punës është zgjidhur duke u respektuar procedura e njoftimit për zgjidhjen e saj, por pa u respektuar afati kohor i njoftimit (i cili mbaronte më datë 28.02.2009), pasi zgjidhja e kontratës është bërë më datë 22.12.2008.

Me të drejtë, nga gjykatat e faktit është arritur në përfundimin se, kjo çështje nuk ka lidhje me atë që është gjykuar nga Kolegjet e Bashkuara.

Në çështjen e shqyrtuar nga Kolegjet e Bashkuara ka qenë për diskutim rasti kur kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar është zgjidhur nga punëdhënësi duke respektuar procedurën dhe afatin e njoftimit, pra zgjidhja normale e kontratës pa afat të përcaktuar, që parashikohet në nenet 141 e vijues të Kodit të Punës.

Për më tepër që, Kolegjet e Bashkuara kanë qenë të qartë në vendimin unifikues nr.19/2007, edhe për sa i përket respektimit të afatit të njoftimit. Sipas këtij vendimi:



... Respektimi i afatit të njoftimit është kushti tjetër që parashikon neni 141 për të zgjidhur kontratën pa afat të përcaktuar. Në ketë lloj kontrate, ku nuk përcaktohet një afat për mbarimin e saj, normalisht që do të jetë ligji që do të parashikojë një mënyre përfundimi me qëllim që të rregullohen pasojat e zgjidhjes për palët.

Ligji ka lënë në dorë të palëve zgjidhjen vetëm me kushtin e respektimit të afatit të njoftimit, pra palët të njoftohen në një periudhë të caktuar (paralajmërimi) përpara zgjidhjes përfundimtare të kontratës, me qëllim që të kenë mundësi të marrin masa për rregullimin e situatës së tyre personale.

Gjatë afatit të njoftimit, kontrata e punës është në fuqi, me gjithë faktin që njëra palë ka bërë të ditur zgjidhjen e saj dhe ajo përfundon me përfundimin e afatit të njoftimit.

Sipas nenit 143, pika 4, zgjidhja e kontratës pa respektuar afatin e njoftimit trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm (që parashikohet në nenet 153-156). Në rastin në shqyrtim, nuk është kjo lloj zgjidhjeje e kontratës që na intereson, por do të ndalemi shkurtimisht për faktin se shpesh në praktikë ngatërrohet zgjidhja pa shkaqe të arsyeshme (nenin 146) me atë të menjëhershëm të pajustifikuar (neni 155) të kontratës.

Sipas ligjit, në parim palët duhet të respektojnë afatet e njoftimit dhe zgjidhja e menjëhershme e kontratës është e ndaluar, megjithatë përjashtimi është se ajo lejohet për shkaqe të justifikuara (neni 153) dhe në këtë rast pala që ka zgjidhur kontratën nuk ndëshkohet, pavarësisht mosrespektimit të afatit.

Ndërsa zgjidhja e menjëhershme e pajustifikuar sjell pasoja për palët. Kështu, punëdhënësi detyrohet të paguajë dy dëmshpërblime në rast se nuk provon ekzistencën e një shkaku justifikues (neni 155), së pari: shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosrespektimi i afatit të njoftimit (pagën për periudhën e afatit - neni 155, pika 1) dhe së dyti: dëmshpërblimin me karakter ndëshkues për punëdhënësin dhe ndreqës i dëmit moral të shkaktuar punëmarrësit, (maksimumi një vit pagë – neni 155, pika 3).

Në interpretim e zbatim të drejtë të ligjit, nuk përbën respektim të procedurës së njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës me afat të pacaktuar sipas nenit 143 të Kodit të Punës, kryerja e njoftimit nga pala e paditur (punëdhënësi) për zgjidhjen e kontratës së punës pas kalimit të një afati tre mujor i shoqëruar me pagesën e dy pagave mujore, ndërkohë që paditësja (punëmarrësi) njoftohet edhe se nuk lejohet më të ushtrojë detyrën e tij menjëherë që nga e nesërmja e njoftimit, pra përpara asaj të mbarimit të afatit të njoftimit.

Në nenin 143 të Kodit të Punës, parashikohet se:

1. Pas kohës se marrjes ne prove, për te zgjidhur kontratën me periudhe te pacaktuar, palët duhet te respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjate vitit te pare te punës, prej dy muajsh për dy deri ne pese vjet pune, prej tre muajsh për me shume se pese vjet pune...

...3. Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri ne fund te javës ose deri ne fund te muajit. Zbatohet i njëjti rregull kur afati i njoftimit pezullohet gjate periudhës se paaftësisë për pune, shtatzënisë ose pushimeve te dhëna nga punëdhënësi.

4. Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.

Ndërsa në nenin 155, parashikohet se:



1. Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar...

...3. Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune…

Nga përmbajtja e dispozitave të sipërcituara evidentohet qartë se, ligjvënësi është shprehur për të drejtën e punëmarrësit për të përfituar pagën gjatë periudhës së njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës. Pra, në rastin e afatit të njoftimit, ligjvënësi ka konsideruar se ky afat respektohet vetëm nëse punëmarrësi vijon të ushtrojë detyrën e tij dhe kontrata e punës ende nuk është zgjidhur. Respektimi i afatit të njoftimit nuk mund të jetë i lidhur vetëm me çështjen e njohjes e të shlyerjes së pagave të përfitueshme nga punëmarrësi për periudhën e njoftimit. Gjatë periudhës së afatit të njoftimit marrëdhëniet e punës vazhdojnë me të gjitha pasojat e tyre, të drejtat e detyrimet, si për punëdhënësin ashtu edhe për punëmarrësin, përfshirë edhe ato të parashikuara nga nenet 23, 25, 26, 27, 28 e vijues, 143 pika 3 etj. të Kodit të Punës.

Edhe procedura e zgjidhjes së kontratës së punës, parashikuar në nenin 144 të Kodi të Punës i ka të përcaktuara qartë, momentin e parë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedojë me të; momentin e dytë të realizimit të kësaj bisede; momentin e tretë, njoftimin për zgjidhjen me shkrim brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit; deri në momentin e fundit, mbarimin e kontratës.

Ushtrimi apo përmbushja e këtyre të drejta e detyrimeve nuk është i mundshëm e i garantuar nëse punëmarrësi nuk është duke ushtruar detyrën e tij sipas kontratës së punës. Në rast të kundërt, nisur edhe nga dispozita e nenit 12 të këtij Kodi, humbet kuptimin vetë ekzistenca, natyra, shkaku ligjor dhe qëllimi i kontratës së punës.

Prandaj, nisur nga sa arsyetohet më sipër, për respektimin nga punëdhënësi të procedurës së njoftimit sipas nenit 143, nuk është e mjaftueshme që ky i fundit thjesht t’i bëjë me dije punëmarrësit zgjidhjen e kontratës së punës në afatin sipas ligjit, ndërkohë që përpara përfundimit të këtij afati, të deklaruar edhe në njoftim, de facto apo me njoftimin tjetër përkatës, punëmarrësi urdhërohet e i ndalohet të vijojë të ushtrojë detyrën e tij sipas kontratës së punës.

Kushtet e nenit 143 nuk konsiderohen të respektuara edhe nëse një sjellje e tillë e punëdhënësit është shoqëruar prej tij me parapagimin përkatës të pagës së përfitueshme për atë periudhë për punëmarrësin.

Sipas nenit 11 të Kodit të Punës në rregullimin e marrëdhënieve të punës respektimi i kushteve dhe procedurave të parashikuara prej tij kanë përparësi kundrejt zgjidhjeve të tjera mbi të drejtat e detyrimet në marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës, veçanërisht në rast konflikti mes tyre dhe posaçërisht nëse zgjidhje të tilla imponohen nga punëdhënësi.

Edhe në lidhje me procedurën e pasojat që rrjedhin nga zbatimi i neneve 143, 146, 154 dhe 155 pika 1 të këtij Kodi, shlyerja e pagës së përfitueshme për periudhën ligjore të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës nga punëdhënësi, përbën një detyrim imperativ për këtë të fundit, pavarësisht nëse ushtrimi i detyrës nga punëmarrësi është lejuar të zgjasë ose jo deri në mbarim të këtij afati njoftimi dhe pavarësisht nëse zgjidhja e kontratës së punës është bërë me apo pa shkaqe të arsyeshme, në mënyrë të justifikuar ose të pajustifikuar.

Parapagimi nga ana e punëdhënësit e pagesave që i përkasin periudhës së afatit të njoftimit sipas ligjit, nuk përbën, më vete, një sjellje që respekton e ezauron procedurën e afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës, aq më tepër në gamën e të drejtave dhe detyrimeve reciproke të palëve kontraktore. Me fjalë të tjera, në kuptim të drejtë të ligjit, afati i njoftimit nuk mundet thjesht të “konvertohet” vetëm në vlerë monetare të barasvlershme me pagën përkatëse që i takon punëmarrësit për atë periudhë.

Edhe në çështjen objekt gjykimi, Kolegji Civil çmon se, pavarësisht nga disa momente konfuze të trajtimit të ligjit të zbatueshëm dhe termave përkatës, gjykatat me të drejtë kanë pranuar të vërtetuar që nuk kanë ekzistuar motive të arsyeshme apo të justifikuara për zgjidhjen e kontratës së punës duke disponuar edhe për dhënien e dëmshpërblimit përkatës në masën e gjashtë pagave mujore.

Po kështu, Kolegji Civil çmon se, drejt kanë konkluduar gjykatat më të ulëta që në çështjen objekt gjykimi jemi përpara zgjidhjes së një kontrate pune me efekte të menjëhershme, si dhe përpara mosrespektimit të procedurës së zhvillimit të bisedimeve sipas nenit 144 duke i dhënë për këtë të fundit dëmshpërblimin përkatës në masën e dy pagave mujore, në kombinim me rrethanën e zgjidhjes së kontratës pa shkaqe të justifikuara.

Kolegji Civil çmon se, nisur nga trajtimi ligjor që bëhet më sipër në këtë vendim natyrës së pagesës së përfitueshme gjatë afatit të njoftimit, si dhe në rrethanën kur vërtetohet që pala e paditur ia ka shlyer paraprakisht paditësit pagesat përkatëse në masën e tre pagave mujore për afatin tre mujor të njoftimit sipas nenit 143, me të drejtë gjykata më të ulëta kanë rrëzuar padinë në lidhje me kërkimin e tyre nga ana e paditësit.

Përfitimi dhe detyrimi për dhënien e pagës që i përket periudhës së njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës lidhet me të drejtën e punëmarrësit për të përfituar pagën që i takon apo do t’i takonte të përfitonte gjatë periudhës së njoftimit sipas ligjit, pavarësisht nëse ai është lejuar ose jo nga punëdhënësi të ushtrojë detyrën gjatë kësaj periudhe.

Në çështjen objekt gjykimi, pala e paditur duke ndaluar paditësen (punëmarrësin) të ushtrojë detyrën i ka përfunduar marrëdhëniet e punës me të, pavarësisht nga deklarimi që përmbahet në njoftim se ato përfundojnë në një datë tjetër. Për rrjedhojë zgjidhja e kontratës së punës është e menjëhershme.

Sa më sipër, ndryshe nga çfarë parashtrohet nga pala e paditur në rekurs, vendimi nr.951, datë 03.05.2011 i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të ligjit dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.C,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.951, datë 03.05.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 23.10.2014

MENDIM PAKICE

1. Unë gjyqtari në pakicë, Ardian Nuni, jam i mendimit se Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë duhej të ndryshonte vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë në lidhje me pjesën që këto gjykata kanë pranuar padinë, duke vendosur rrëzimin në tërësi të padisë.

2. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësja Etleva Mullaj ka qenë në marrëdhënie pune pranë anës së paditur, Agjencisë së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Zviceran me seli në Shqipëri, prej datës 03.07.2007, me kontratë pune me një afat prove prej 6 muajsh.

2.1. Meqënëse, pas kalimit të këtij afati, kontrata e punës nuk ka patur afat të caktuar është konsideruar nga vetë palët dhe gjykatat e faktit si kontratë pune me afat të pacaktuar.

3. Me shkresën e datës 15.12.2008 të anës së paditur, paditësja është njoftuar për fillimin e procedurave të zgjidhjes së kontratës së punës.

3.1. Rezulton se më datën 19.12.2008 është mbajtur takimi midis palëve ndërgjyqëse, gjatë të cilit palët kanë parashtruar pretendimet përkatëse.

4. Më pas, më datë 22.12.2008, pala e paditur ka njoftuar paditësen se ajo duhet të bëjë dorëzimin e detyrës dhe se marrëdhëniet financiare do t’i ndërpriten më datën 28.02.2009. Kjo periudhë do t’i paguhej paditëses për efekt të afatit të njoftimit.

4.1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se, ashtu sikurse kanë pranuar të vërtetuar edhe gjykatat e faktit, marrëdhëniet financiare paditëses i janë ndërprerë më datën 28.02.2009.

5. Mbi padinë e paditëses Etleva Mullaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka detyruar palën e paditur, Agjencinë e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Zviceran me seli në Shqipëri, “...të dëmshpërblejë paditësen Etleva Mullaj, për zgjidhje të pajustifikuar të kontratës së punës me pagën e 1 (një) viti pune”.

6. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë.

7. Mbi rekursin e palës së paditur, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit.

8. Përkundrejt qëndrimit të shumicës, pakica vlerëson se vendimet e gjykatave të faktit nuk gjejnë mbështetje në ligj dhe në argumente ligjorë të nxjerrë nga provat e administruara gjatë gjykimit dhe për këtë shkak duhej të ndryshoheshin dhe të rrëzohej padia.

8.1. Ky konkluzion është rrjedhojë e fakteve dhe rrethanave të çështjes, sikurse janë pranuar të vërtetuara nga gjykata e faktit, në raport me dispozitat ligjore të zbatueshme për rastin konkret.

9. Nga aktet e dosjes gjyqësore dhe vendimet e gjykatave rezulton se është pranuar e provuar se midis palëve ka qenë e lidhur kontrata e punës për një kohëzgjatje të pacaktuar; në zgjidhjen e kësaj kontrate pune pala e paditur, punëdhënësi ka respektuar kërkesat e neneve 143 dhe 144 të Kodit të Punës.

10. Gjykatat e faktit, megjithëse pranojnë se punëdhënësi ka respektuar procedurën e zgjidhjes së kontratës së punës dhe afatin e njoftimit, detyrojnë punëdhënësin të dëmshpërblejë paditësin për zgjidhje të kontratës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkak të justifikuar.

11. Pakica mendon se ky qëndrim kontradiktor, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të nenit 141 të Kodit të Punës. Në këtë dispozitë është përcaktuar se “Kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar përfundon kur zgjidhet nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit”.

11.1. Në vështrim të kësaj dispozite është në vullnetin e njëanshëm të palës që të zgjidhë kontratën, duke respektuar afatin e caktuar të njoftimit që, sipas nenit 143 të Kodit të Punës varion nga 1 deri në 3 muaj.

11.2. Pra, mjafton që njëra palë të kërkojë zgjidhjen e kontratës dhe ajo përfundon kur mbaron afati i njoftimit, duke patur parasysh se ky afat fillon të ecë pas plotësimit të afatit që kërkon procedura e zgjidhjes së kontratës së punës, sipas rregullimeve të bëra në nenin 144 të Kodit të Punës.

12. Për rastin në shqyrtim, paditësja ka qënë në marrëdhënie pune pranë anës së paditur për një periudhë kohore prej 1 vit e gjysëm, ç’ka do të thotë se punëdhënësi ka patur detyrimin të respektonte një afat njoftimi prej 2 muajsh. Punëdhënësi i ka dhënë një pagesë prej 2 muajsh, nga data 22.12.2008, kur paditëses i është njoftuar që të bënte dorëzimin e detyrës, deri më datë 28.02.2009, brenda së cilës është përfshirë pagesa e afatit të njoftimit. Pra rezulton se marrëdhëniet financiare paditëses i janë ndërprerë më datën 28.02.2009.

13. Në këto rrethana, pakica mendon se kur kontrata e punës, lidhur midis palëve ndërgjyqëse, ka qenë për një kohëzgjatje të pacaktuar dhe zgjidhja e saj është bërë nga punëdhënësi pasi ka përfunduar afati i njoftimit, kjo zgjidhje e marrëdhënieve të punës nuk duhet të konsiderohet si zgjidhje me efekt të menjëhershëm.

13.1. Në kushtet kur punëdhënësi ka humbur besimin tek punëmarrësi, respektimi i afatit të njoftimit nuk kushtëzohet nga fakti se punëdhënësi duhet domosdoshmërisht ta mbajë në punë punëmarrësin deri në momentin kur të plotësohet ky afat. Është e mjaftueshme që punëdhënësi të kryejë në favor të punëmarrësit pagesën, që këtij të fundit i takon për efekt të afatit të njoftimit, që zgjidhja e kontratës së punës të mos konsiderohet zgjidhje e menjëhershme.

14. Në vijim të këtij arsyetimi dhe në kuptim të nenit 141 të Kodit të Punës secila prej palëve mund të zgjidhë kontratën për çfarëdo lloj shkaku, mjafton që të respektohet afati i njoftimit.

15. Për rastin rezulton se janë respektuar të dy kushtet për zgjidhjen e kontratës: (i) shprehja e vullnetit të punëdhënësit me shkrim dhe (ii) respektimi i afatit të njoftimit.

15.1. Respektivisht punëmarrësi, paditësja është njoftuar me shkresën e datës 22.12.2008 se do t’i zgjidhet kontrata e punës dhe marrëdhëniet financiare do t’i ndërpriten më datë 28.02.2009. Paga e dhënë për periudhën nga data 22.12.2008 deri më datë 28.02.2009 i përket periudhës së njoftimit, sikurse është përcaktuar në shkresën e zgjidhjes së kontratës së punës dhe pranuar edhe nga gjykatat.

16. Në rrethanat e mësipërme, nuk mund të detyrohet kjo palë të dëmshpërblejë paditësin për zgjidhjen e kontratës së punës. Nuk jemi përpara rastit të zgjidhjes së kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme (pa respektuar afatin e njoftimit) apo të zgjidhjes së jashtëzakonshme, që do të sillte pasoja për palët.

17. Pakica mendon se, në kuptim të rregullimeve të bëra në dispozitat e sipërcituara të Kodit të Punës, qëndrimit të mbajtur në vendimin njësues nr.19, datë 15.11.2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që interpretohet në mënyrë jo koherente nga shumica, dhe nga sa u parashtrua më lart, rekursi i anës së paditur përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë ligjërisht cenimin e vendimeve të gjykatave të faktit për pjesën që kanë pranuar padinë, duke ndryshuar ato dhe rrëzuar padinë edhe për këtë pjesë.

Ardian Nuni

Nr.11111-02738-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-4150 i Vendimit (533)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Ardian Nuni Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: ANDREA KALLMI, në mungesë

I PADITUR: FATMIR PLAKU, në mungesë

ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TË PALUAJTSHME KUÇOVË, në mungesë

PERSON I TRETË: ZENI KAPLLANI, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e te paditurit të më njohë pronar;

Lirimin dhe dorëzimin e tokës bujqësore vreshtë

me nr.Pasurie 1346/128 dhe 1345/144 Zona Kadastrale 3561

fshati Tapi Komuna Perondi Kuçovë;

Detyrimin te me ktheje te ardhurat natyrore te tokës kushtet e keqbesimit;

Baza Ligjore: Nenet 163, 296 dhe 298 të K.C

OBJEKTI I K/PADISË:

Detyrimi i të kundër-paditurit paditës Andrea Kallmi

të më njohë pronar mbi një sipërfaqe toke vresht 1200 m2,

e ndodhur në fshatin Tapi, Komuna Perondi, Kuçovë.

Baza Ligjore: Neni 32/b i K.Pr.C

dhe nenet 168 e 170 të K.C

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.1022, datë 20.07.2009, ka vendosur:

Të rrëzojë padinë e paditësit të kundër-paditur Andrea Kallmi si të pa bazuar në ligj e dhe në prova.

Të pranojë kundërpadinë e të paditurit kundër-paditës Fatmir Plaku.

Detyrimin e paditësit të kundër-paditur Andrea Kallmi që të njohi pronar të paditurin kundër-paditës për pasuritë nr.1346/128 dhe 1345/144 zona

kadastrale nr.3561 , fshati Tapi, Komuna Perondi Kuçovë.

Regjistrimin e kësaj pasurie në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë Paluajtshme Kuçovë në favor të Fatmir Plakut.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.642, datë 16.06.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1022, datë 20.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.



Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs, paditësi i kundër-paditur Andrea Kallmi, i cili kërkon prishjen e tij, duke parashtruar se:

  • Të dy vendimet si ai i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe si i Gjykatës së Apelit Vlorë janë dhënë si rezultat i mosrespektimit të ligjit si dhe i shkeljeve procedurale që kanë ndikuar në dhënien e tyre.

  • Nisur nga fakti se personi i tretë Zeni Kapllani kishte tokën e përfituar nga ligji afër vreshtit tim si dhe një pjesë e tokës së tij ishte afër shtëpisë time ne kemi vendosur gojarisht të bëjmë shkëmbimin e këtyre tokave. Ky shkëmbim ka ndodhur në vitin 1997. Pas një viti ky person më ka thënë që unë nuk e dua më vreshtin tënd dhe do marr përsëri tokën time. Nisur nga fakti që nuk kishim bërë asnjë lloj dokumenti shkresor për shkëmbimin e tokës kam rënë dakord që Zeniu të merrte tokën e tij kurse unë tokën time vresht.

  • Në vitin 1999 unë jam larguar për në Greqi dhe në telefon në vitin 2001 më njoftojnë se vreshti jot është shitur nga Zeni Kapllani tek Fatmir Plaku. Kam ardhur në vitin 2001 dhe jam takuar personalisht me shtetasin Fatmir Plaku. Sqaroj gjykatën se i padituri kundër-paditës ka qenë me detyrë Regjistrues pranë ZVRPP. Fatmiri më ka kthyer përgjigje se e kishte blerë me kontratë noteriale nga Zeni Kapllani. Ia kam bërë të qartë faktin se isha unë pronar I ligjshëm i kësaj pasurie dhe ai nuk kishte si ta blinte nga Zeniu por ai nuk më ka dëgjuar.

  • Gjatë gjithë kësaj periudhe kohe unë kam vazhduar përpjekjet e mia për të bërë të mundur përdorimin prej meje të tokës time. Djali im ka bërë takim me punonjësin e policisë së Komunës shtetasin Pëllumb Pirja, i cili mori përsipër të takonte Fatmirin dhe të zgjidhte problemin tim. Pasi Pëllumbi bisedoi me Fatmirin më ka kthyer përgjigje se Fatmiri e ka blerë tokën me deklaratë noteriale dhe se duhet t’i drejtohesha gjyqit.

  • Përpara se të filloja procedurat për tu pajisur me certifikatë pronësie, kam komunikuar me të paditurin kundër-paditës Fatmir Plaku, i cili jo vetëm që nuk donte të dëgjonte pretendimet e mia por më ka grisur dhe dokumentet që kisha me vete.

  • I jam drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat duke kërkuar lirimin e dorëzimin e tokës si dhe kthimin e të ardhurave në natyrë të tokës pasi i padituri kundër-paditës ishte në kushtet e posedimit të pronës me keqbesim. Nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat nuk është marrë parasysh asnjë nga pretendimet e ngritura prej meje apo provat që unë kam paraqitur dhe në kundërshtim të hapur me gjithë provat dhe ligjin ka rrëzuar kërkesë padinë time dhe ka pranuar kundërpadinë.

  • Nga kjo gjykatë është keq interpretuar dhe keq zbatuar neni 168 i Kodit Civil. Nuk mund të fitonte pronësinë me parashkrim fitues i padituri kundër-paditës. Nuk jemi në kushtet e mirëbesimit si dhe nuk kemi një veprim juridik për kalimin e pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji.

  • Unë nuk jam në dijeni të faktit se si mund të jetë përpiluar një kontratë noteriale midis personit të tretë Zeni Kapllani dhe të paditurit kundër-paditës Fatmir Plaku për një pasuri e cila në ZVRPP është e regjistruar në emrin tim, unë kam një certifikatë Pronësie për këto pasuri dhe edhe në këto moment paguaj pranë komunës tatimin vjetor të kësaj pasurie.

  • Nisur nga pretendimi im se kontrata noteriale e bërë midis Zeni Kapllanit dhe Fatmir Plakut nuk ishte e rregullt gjykata duhet të kishte thirrur në gjykim noteren që kishte përpiluar këtë kontratë gjë të cilën gjykata nuk e ka bërë duke shkelur kriteret e përcaktuar në nenin 28 të Kodit të Procedurës Civile duke treguar njëanshmëri në gjykimin e çështjes. Unë pretendoj se prona më është marrë forcërisht prej të paditurit kundër-paditës Fatmir Plaku dhe nuk mendoj se mund të ketë një ligj që të më zhveshë mua nga e drejta e pronës time të fituar me ligj dhe të bëjë pronar një person tjetër që këtë pronë e ka marrë në kundërshtim me ligjin.

  • Kam pretenduar dhe vazhdoj të këmbëngul se deklarata noteriale është e falsifikuar por ky pretendim i imi nuk është marrë parasysh nga gjykata.

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   31   32   33   34   35   36   37   38   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish