Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet32/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësit Zamir Nezha dhe Bilbil Nezha janë pronarë mbi sipërfaqet tokë arë në total 1.000 m2, të ndodhura në Golem të Rrethit Kavajë të përbëra nga dy parcela: (i) pasuria me nr.132/140, me sipërfaqe 600 m2, zona kadastrale nr.1791, me kufizimet përkatëse dhe (ii) pasuria me nr.132/138, me sipërfaqe 400 m2, zona kadastrale nr.1791, me kufizimet përkatëse.

2. Midis palëve ndërgjyqëse, është lidhur kontrata sipërmarrjes nr.2332 Rep. nr.843 Kol., datë 29.09.2005, në të cilën paditësit e këtij gjykimi, Zamir dhe Bilbil Nezha janë me cilësinë e porositësit dhe i padituri Skënder Dule, me cilësinë e sipërmarrësit.

2.1. Sipas kësaj kontrate, porositësit Zamir Nezha dhe Bilbil Nezha, si pronarë të pasurive nr.132/140 me sipërfaqe 600 m2 dhe nr.132/138 me sipërfaqe 400 m2, të ndodhura në zonën kadastrale nr.1791, “Pala porositëse ka rënë dakord, që në këtë sipërfaqe të pasurisë llojit: ARË pronë e tyre e përcaktuar më sipër, do të marrë Shesh dhe leje Ndërtimi, për të ndërtuar një PALLAT 5 (pesë) Katësh; dhe në pronësinë prej 400 m2 nr.ps. 132/138 G.Kavajë. Nëpërmjet kësaj kontrate pala porositëse...bien dakord që Ndërtimin e Banesës PESË KATE, ta ndërtojë pala SIPËRMARRËSE Z. SKËNDER DULE. Ky i fundit do të zbatojë punimet për ndërtimin e kësaj banese pesë kate në truallin e porositësve, konformë PROJEKTIT, për ndërtimin e kësaj banese pesë kate në truallin pronë e porositësve sip. totale 1000 m2”, me afat ndërtimi 2 vjet.

2.2. Në shkëmbim të pronës së tyre, vënë në dispozicion për ndërtim pallati, porositësit të do merrnin: në katin e parë dyqane, sipërfaqe 136 m2; në katet e parë, dytë, tretë dhe të katërt banimi, nga dy hyrje 1+1, në çdo kat, me sipërfaqe në çdo kat prej 109 m2 (gjithsej 436 m2), si dhe një sipërfaqe prej 60 m2 në papafingo.

3. Rezulton se pala paditëse ka marrë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit Golem, miratimin për leje shesh ndërtimi me vendimin nr.IV/30, datë 13.10.2005. Kjo leje është dhënë për ndërtim strukture turistike në parcelën 44 me investitor Zamir dhe Bilbil Nezha. Sipërfaqja e sheshit të ndërtimit është 1000 m2, nga e cila sipërfaqe ndërtimi 350 m2 për objekt 5 katësh.

4. Pas marrjes së lejes për shesh ndërtimi, më datë 20.10.2005, është bërë kërkesa nga sipërmarrësi, administratori i shoqërisë “Eril” SHPK, për lejen e ndërtimit.

4.1. Ndërkohë, pala e paditur e këtij gjykimi, pa u pajisur me lejen e ndërtimit ka filluar punimet, duke hapur gropën për te ngritur plintat për themelet.

5. Rezulton se nga ana e paditësve është ngritur padi, me objekt pavlefshmëri absolute e kontratës së sipërmarrjes e lidhur midis palëve ndërgjyqëse, por që me vendimin nr.436, datë 25.05.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë është vendosur pushimi i çështjes me këtë arsyetim: “...Duke u nisur sa më sipër paditësi i është drejtuar gjykatës me padi për shpalljen e pavlefshmërisë absolute të kontratës së sipërmarrjes, bazuar në nenin 92 të Kodit Civil, duke qenë kështu në kundërshtim me përsa u arsyetua më sipër nga Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë (nr.13, datë 09.03.2006)....”.

6. Në këto rrethana, paditësat Zamir Nezha dhe Bilbil Nezha, me pretendimin se i padituri po kryhen punimet e ndërtimit pa u pajisur me leje ndërtimi, fakt për të cilin edhe nga organet përkatëse shtetërore janë marrë masa administrative, i padituri me ndërtimin që po bën pa leje ndërtimi u ka zënë sipërfaqen e tokës në pronësi të tyre, ata janë mashtruar në lidhjen e kontratës së sipërmarrjes pasi i padituri, ndonëse paraqitet në kontratë si sipërmarrës nuk e ka cilësinë e sipërmarrësit ndërtues, me padinë e datës 25.06.2007, kanë kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

6.1. Gjithashtu, gjatë gjykimit, paditësit kanë pretenduar se: (i) nga ana e Policisë Ndërtimore, më datë 15.12.2005, është mbajtur procesverbal për konstatimin e kundërvajtjes të ndërtimit pa leje ndërtimi. I padituri ka vazhduar të kryej punimet dhe, përsëri nga ana e Policisë Ndërtimore janë mbajtur proces verbale në vitet 2006 dhe 2007. Me vendimin nr.249, datë 20.03.2006 Drejtoria e Policisë Ndërtimit ka vendosur për prishjen e objektit; (ii) Pavarësisht masave të marra nga Policia e Ndërtimit i padituri ka vazhduar punimet duke ndërtuar kolonat e katit përdhe. Më pas punimet janë ndërprerë me ndërhyrjen e Pushtetit Vendor, Komuna Golem Kavajë dhe të Policisë Ndërtimore.

7. Nëpërmjet prapësimeve, i padituri Skënder Dule, ka parashtruar se nuk i ka mashtruar paditësat me kontratën e sipërmarrjes, pasi ai ka Shoqërinë e Ndërtimit “Erild” SHPK, regjistruar si person juridik me vendimin nr.9645, datë 10.03.1995 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, regjistruar në organet tatimore me nr.016833, kontrata e sipërmarrjes është e ligjshme dhe në fuqi, midis ne palëve ka një marrëdhënie juridike dhe paditësat duhet të përmbushin detyrimet e saj.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.396, datë 29.04.2008, ka pranuar pjesërisht padinë, duke detyruar “...të paditurit, Skënder Dule, t’i lirojë e dorëzojë paditësve Zamir Nezha dhe Bilbil Nezha, sipërfaqen e tokës arë prej 600 m2 me nr.pasurie 132/140, zona kadastrale 1791, volumi 16, faqe 169, sipërfaqen e tokës arë prej 400 m2 me nr.pasurie 132/135, zona kadastrale 1791, volumi 16, faqe 167, të ndodhura në Golem të Rrethit Kavajë, duke prishur ndërtimet pa leje me shpenzimet e tij dhe kthimin e kësaj sipërfaqeje toke në gjendjen e mëparshme”, si dhe ka pushuar gjykimin “...për shpërblimin e dëmit dhe fitimin e munguar për shkak të heqjes dorë të paditësve nga gjykimi i kësaj pjese të objektit të padisë”.

8.1. Në zgjidhjen e dhënë gjykata, pasi citon nenin 296 të Kodit Civil, arsyeton: - “Në rastin konkret, siç rezultoi e provuar në gjykim, i padituri në kundërshtim se sa është parashikuar në kontratë ka filluar ndërtimin e dy objekteve pa leje ndërtimi, ndërkohë që sipas kontratës ai do të fillonte të kryente punimet pas nxjerrjes së lejes të sheshit të ndërtimit dhe lejes së ndërtimit, nga paditësit”; - “Për zgjidhjen e drejtë të këtij konflikti gjykata mori mendimin e një eksperti inxhinier ndërtimi dhe vlerësues të pasurive të paluajtshme,... dhe sipas mendimit të saj shkencor rezultoi se: Në sipërfaqen prej 1000 m2 pronë e paditësve i padituri ka ndërtuar dy objekte me sipërfaqe 176.6 m2. Objekti i parë është përfunduar soleta (dyshemeja) e katit të parë dhe në objektin e dytë janë betonuar kolonat e katit përdhes”; - “Në rastin konkret paditësat janë pronarë (bashkëpronare) të ligjshëm të sipërfaqes prej 1000 m2, ndërsa i padituri është posedues i pa ligjshëm i kësaj sipërfaqe me ndërtimet që po kryen. Për rrjedhojë gjykata bazuar në nenin 296 të Kodit Civil çmon se padia e paditësve duhet pranuar duke u detyruar i padituri të prishë ndërtimet që po bën në tokën e tyre duke e kthyer sendin në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e tij”; - “Përsa i përket pretendimit për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Kontratës të Sipërmarrjes të sipërcituar gjykata vëren se palët ndërgjygjëse kanë lidhur këtë kontratë sipas kushteve të parashikuara në të. Kjo kontratë është lidhur mes paditësve dhe të paditurit Skënder Dule duke hedhur poshtë kështu pretendimin e paditësve për sjelljen e të paditurit në mashtrim të ligjit”; - gjykata ka “...pranuar kërkesa e paditësve për sigurimin e objektit të padisë duke u detyruar i padituri Skënder Dule të pezullojë punimet e mëtejshme në tokën pronë e paditësve deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes”; - “Meqenëse paditësit hoqën dorë nga gjykimi i çështjes për shpërblimin e dëmit dhe fitimin e munguar, gjykata ..., çmon se duhet vendosur pushimi i gjykimit për këtë pjesë të i objektit të padisë”.

9. Mbi ankimin e të paditurit Skënder Dule, me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2011-839 (418), datë 20.06.2011, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

9.1. lidhur me pretendimet e ankimit gjykata e apelit parashtron: - “...I padituri Skënder Dule ndonëse ka pasur një kontratë sipërmarrje me paditësit Zamir e Bilbil Nezha, fillimin e ndërtimit e ka bërë pa u pajisur me leje ndërtimi duke vepruar në kundërshtim me nenin 45 të ligjit nr.8405, dt. 17.09.1998 “Për Urbanistikën”...Ky është dokumentacioni i vetëm ligjor mbi bazën e të cilit lejohet ndërtimi. Leja e ndërtimit i jepet personit juridik ndërtues të licencuar”; - “Në kuptim të kësaj dispozite, në të kundërt nga sa ka pretenduar pala e paditur se ka filluar punimet me miratimin e palës paditëse e cila i kishte thënë atij që kishte aplikuar për lejen e ndërtimit nuk qëndron pasi siç është cituar dhe me lart është i padituri Skënder Dule i cili i është drejtuar K.RR.T-së me kërkesën e datë 20.10.2005 “Për miratimin e lejes së ndërtimit”, pra ç'ka tregon se për pajisjen me leje ndërtimi e ka pasur detyrim ligjor i padituri Skënder Dule me cilësinë e personit juridik”; - “Edhe pretendimi tjetër i palës së paditur se ka lidhur një kontratë sipërmarrje me paditësit ndaj dhe duhej të zbatoheshin kërkesat e nenit 868 të Kodit Civil për të shpërblyer sipërmarrësin meqenëse janë paditësit që po tërhiqen nga kjo kontratë nuk qëndron dhe nuk gjen mbështetje ligjore ne provat e administruara në dosjen gjyqësore. Në kontratën e sipërmarrjes nuk citohet në asnjë vend se ndërtimet do të kryhen në mënyrë të paligjshme pra pa leje ndërtimi siç ka vepruar i padituri”; - “Detyrimet ligjore që burojnë nga neni 868 i Kodit Civil gjejnë zbatim, kur veprimet e sipërmarrësit, në rastin konkret të të paditurit Skënder Dule do të ishin në përputhje me ligjin 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, kur sipërmarrësi do të zotëronte tërë dokumentacionin tekniko ligjor”; - “Në rastin konkret vendimi për prishjen e ndërtimit pa leje të lëshuar nga policia e ndërtimit është ende në fuqi pasi nuk është kundërshtuar nga i padituri ç'ka do të thotë se nëse ky ndërtim do të prishej nga organi kompetent si rezultat i veprimeve të kundraligjshme të të paditurit Skënder Dule, nuk mund dhe nuk kanë asnjë detyrim ligjor të përgjigjen paditësit siç pretendon i padituri”.

10. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs i padituri Skënder Dule, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë ose ndryshimin e këtyre vendimeve duke vendosur detyrimin e paditësave të më kompensojnë për dëmin e shkaktuar, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

11. Paditësat Zamir Nezha dhe Bilbil Nezha kanë paraqitur kundër rekurs, me të cilin kërkojnë lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

12. Dispozitat e Kodit Civil dhe ato të Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

12.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

12.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

12.3. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

12.4. Neni 126§2 i K.Pr.Civile: “Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Republikës” dhe përkatësisht duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes të saj”.

12.5. Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të

përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.

12.6. Neni 296 i K.Civil: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejt e ka dhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve”.



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

13. Se rekursi i paraqitur nga i padituri Skënder Dule nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.10-2011-839 (418), datë 20.06.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës, me të cilin është ndryshuar vendimi nr.396, datë 29.04.2008 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

14. Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykatat e faktit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit material dhe atij procedural.

15. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

16. Sipas nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji, të jenë lejuar shkelje të rënda procedurale apo shkelje procedurale të tilla që të kenë ndikuar në dhënien e vendimit.

17. Në rekursin e paraqitur nga ana e palës së paditur nuk argumentohet një gjë e tillë. Pretendimet se, gjykatat e faktit: (i) kanë zbatuar gabim nenin 296 të Kodit Civil; (ii) në kundërshtim me ligjin, e konsiderojnë posedimin nga i padituri të paligjshëm; (iii) nuk ka respektuar kërkesat e nenit 868 të Kodit Civil, pasi për rastin, ndodhemi përpara tërheqjes nga kontrata nga ana e paditësave; (iv) ndonëse me të drejtë kanë rrëzuar padinë për pavlefshmërinë e kontratës së sipërmarrjes, anashkalojnë ekzistencën e mirëbesimit, nuk gjejnë mbështetje në ligj dhe në gjendjen e fakteve të pranuara të vërtetuara gjatë gjykimit.

18. Në referencë të objektit, shkakut të padisë dhe pretendimeve gjatë gjykimit, padia në shqyrtim është padi rivendikimi e drejta e së cilës themelohet në nenin 296 të Kodit Civil.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe konkluzionet e arritura nga gjykatat e faktit, përsa kanë të bëjnë me padinë e rivendikimit, mbështeten në nenin 296 të Kodit Civil, në nenin 45 të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën” dhe në argumenta të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

19.1. Nga aktet procedurale të gjykimit të çështjes evidentohet se gjykatat kanë zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes (neni 14 i K.Pr.Civile). Ato kanë sqaruar plotësisht rrethanat dhe faktet që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me të. Konkluzioni i gjykatave të faktit është rrjedhojë e një analize tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile).

20. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e palës së paditur. Kjo gjykatë, pasi ka marrë në analizë juridike pretendimet e ankimit, ka dhënë dhe arsyet ligjore se përse ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

21. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në evidentim të mungesës së shkaqeve ligjore në kuptim të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, referuar pretendimeve në rekurs parashtron se: (i) nga aktet procedurale të gjykimit të zhvilluar konstatohet se palëve në gjykim iu është dhënë mundësia të paraqesin prova, të njihen me provat e palës tjetër; ato kanë debatuar rreth provave, duke shprehur opinionin e tyre, pa u vënë në kushte pabarazie dhe pa u mohuar ndonjë e drejtë që lidhet me cenimin e së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur; (ii) gjykatat e faktit, në respektim të ligjit, kanë marrë në analizë juridike tërësinë e provave, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me çështjen në shqyrtim dhe pa u lidhur me përcaktimin që kanë bërë palët, kanë zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi e të zbatueshme për rastin konkret (nenin 296 të Kodit Civil).

22. Referuar pretendimeve të paditësit në rekurs, Kolegj Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se padia e rivendikimit është padia e pronarit jo posedues ndaj poseduesit jo pronar. Kjo padi ka për qëllim: a) njohjen e së drejtës së pronësisë të paditësit mbi sendin e rivendikuar dhe b) detyrimin e të paditurit t’i kthejë paditësit sendin e rivendikuar.

22.1. Njohja e pronësisë së paditësit është kusht i domosdoshëm për pranimin e kërkimit të tij. Karakteri njohës i kësaj padie rezulton nga vetë natyra e saj.

22.2. Padia e rivendikimit është padi reale dhe me të mbrohet e drejta e pronësisë mbi sendet individualisht të përcaktuara, qofshin të paluajtshme apo të luajtshme.

22.3. Në kuptim të nenit 296 të Kodit Civil, për ngritjen e padisë së rivendikimit kusht i domosdoshëm është që paditësi të provojë se është pronar i sendit që kërkon dhe nga ana tjetër, që i padituri të jetë posedues i paligjshëm i sendit.

22.4. Nga ana tjetër, sikurse paditësi ka detyrimin të provojë të drejtën e tij të pronësisë dhe se i padituri është posedues i paligjshëm i sendit objekt rivendikimi, edhe i padituri ka të drejtën dhe detyrimin të provojë rrethanat e faktit mbi të cilat bazon prapësimet e tij dhe që përbëjnë faktin/faktet penguese apo shuese të së drejtës të pretenduar nga paditësi.

23. Për rastin në shqyrtim, nëpërmjet prapësimeve, i padituri ka parashtruar se pronën objekt rivendikimi e posedon mbi bazën e kontratës së sipërmarrjes. Mbi këtë pretendim i padituri e ka konsideruar posedimin e tij të ligjshëm dhe për pasojë pretendon se nuk mund të detyrohet që t’i kthejë sendin paditësave.

24. Zgjidhjen e themelit të çështjes dhe pranimin e padisë, gjykatat e kanë argumentuar me faktin që paditësat kanë vërtetuar pronësinë/ bashkëpronësinë mbi sendin e rivendikuar dhe, nga ana tjetër, i padituri mbi sendin objekt rivendikimi, pronë e paditësave, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe me detyrimet e marra përsipër me kontratën e sipërmarrjes, ç’ka e bën posedimin e tij të paligjshëm

24.1. Pra, ndryshe nga sa pretendohet, prapësimet e të paditurit nuk përbëjnë shkak pengues të së drejtës të paditësave, sepse ato nuk gjejnë mbështetje në ligj dhe për këtë arsye, ai duhet t’u lirojë e dorëzojë sendin objekt rivendikimi paditësave.

25. Përsa i përket pretendimeve që kanë të bëjë me marrëdhënien kontraktore të krijuar midis palëve ndërgjyqëse dhe se gjykatat duhej të respektonin kërkesat e nenit 868 të Kodit Civil, ky kolegj e vlerëson të drejtë arsyetimin e gjykatës së apelit.

25.1. Detyrimet që burojnë nga kjo dispozitë do të gjenin zbatim nëse paditësat do të tërhiqeshin nga kontrata e sipërmarrjes, dhe, ndërkohë, veprimet e të paditurit me cilësinë e sipërmarrësit do të ishin në përputhje me ligjin “Për Urbanistikën”.

25.2. Por, në rastin konkret, ka rezultuar e vërtetuar se i padituri ka vepruar në kundërshtim me këtë ligj. Veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nuk mund të gëzojnë mbrojtje ligjore nga neni 868 i Kodit Civil dhe as nga gjykata.

26. Nga ana tjetër, nëse i padituri është dëmtuar nga mosrespektimi i kontratës së sipërmarrjes, nuk i kanë shteruar mjetet juridike mbi bazën e të cilëve mund të kërkojë realizimin e të drejtave të tij të pretenduara, sikurse mund të jetë padia që ka për shkak të drejta që rrjedhin nga një marrëdhënie detyrimi, personale.

27. Në argument si më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në rastin konkret, nuk rezulton që gjykatat e faktit: (i) të mos kenë respektuar ose zbatuar keq ligjin (neni 472/a i K.Pr.Civile); (ii) të ketë shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jenë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të palëve pa u njoftuar ato rregullisht, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia apo të jetë cenuar parimi i paanësisë, të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit. Në këtë vlerësim Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka parasysh dhe ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Civile me ligjin nr.122/2013, datë 18.04.2013.[1]

28. Në shqyrtim të përmbajtjes së akteve procedurale nuk konstatohen shkelje të normave procedurale që të kenë ndikuar në dhënien e vendimit dhe që, sipas germës “c” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile e cila ka qenë në fuqi në kohën e zhvillimit të gjykimit në gjykatat e faktit, përbënin shkak ligjor për cenimin e vendimit të goditur me rekurs.[2]

29. Pretendimet e tjera kanë të bëjnë me fakte e rrethana që i përkasin procesit të të provuarit, që është në ekskluzivitetin e gjykatave të faktit. Nga aktet procedurale rezulton se këto fakte e rrethana i janë nënshtruar debatit gjyqësor dhe janë analizuar e vlerësuar nga gjykata e apelit e cila ka dhënë arsyet ligjore se përse ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

29.1. Provat nuk mund të jenë objekt vlerësimi nga Gjykata e Lartë. Mund të përbëjnë shkak ligjor për cenimin e vendimeve të gjykatave të faktit, atëherë kur evidentohen pretendime ndaj një procesi gjyqësor për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit.

29.2. Kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk mund të zëvendësojë atributet kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të vlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete, sikurse kërkohet në rastin në shqyrtim nga paditësi.

30. Përsa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.10-2011-839 (418), datë 20.06.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.10-2011-839 (418), datë 20.06.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Tiranë, më 23.10.2014



Nr.11241-01998-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3439 i Vendimit (529)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.01998/11, që u përket palëve:

PADITËSE: ALMA LAÇI (SULSTAROVA), në mungesë

I PADITUR: FONDACIONI “SWISSCONTACT” DURRËS, në mungesë

OBJEKTI:


Detyrimin e palës së paditur në cilësinë e punëdhënësit

për t’i paguar paditëses detyrimet që vijnë

nga zgjidhja e kontratës së punës dhe konkretisht:

1. Dëmshpërblimin me pagën e një viti për zgjidhje

të menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës.

2. Dëmshpërblimin me pagën e dy muajve

për shkak të mosrespektimit të procedurës së zgjidhjes së kontratës.

Baza Ligjore: Nenet 143/1, 144, 149, 153 dhe 155 të Kodit të Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.(11-2010-3628) 2128, datë 26.07.2010, ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditëses Alma Laçi.

Detyrimin e palës së paditur Fondacioni “Swisscontact”-Dega Shqipëri t’i paguajë paditëses për zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës pagën e 12 muajve në masën 2.568.000 lekë.

Detyrimin e palës së paditur Fondacioni “Swisscontact”-Dega Shqipëri t’i paguajë paditëses pagën e dy muajve si dëmshpërblim për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës në masën 428.000 lekë.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2011-464 (246) datë 05.04.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.(11-2010-3628) 2128, datë 26.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Fondacioni “Swisscontact”, Dega Shqipëri, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e çështjes ose dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për këto shkaqe:


  • Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka gabuar në marrjen e vendimit përfundimtar, pa dëgjuar përfaqësuesin ligjor të të paditurit. Ky veprim bie ndesh me parimin e kontradiktorialitet dhe barazisë së palëve në gjykim.

  • Dokumentat e paraqitur nga pala e paditur tregojnë se palës paditëse në mënyrë të përsëritur i është tërhequr vëmendja, për performancë të ulët.

  • Paditësja në mënyrë të padrejtë me fondet e fondacionit kishte blerë karburant për të furnizuar makinën private, kjo është një rrethanë e rëndë për një punëdhënës e cila trondit marrëdhëniet e besimit me një punëmarrës që për llogari dhe në emër të punëdhënësit administron një pjesë të financave.

  • Këto arsye përligjin ndërprerjen e marrëdhënieve të punës sipas nenit 153 të K.Punës dhe jo sipas nenit 155 siç e ka klasifikuar gjykata konfliktin objekt gjykim.

Paditësja Alma Laçi ka ushtruar kundër rekurs, me të cilin kërkon mospranimin e rekursit dhe lënien në fuqi të vendimeve të gjykatave të faktit, për këto shkaqe:

  • Rekursi nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile. Ai përmban arsyetime të pambështetura në ligj dhe në prova, ai bazohet mbi pohime false të shkruara vetëm për të justifikuar shkeljet dhe abuzimet e përfaqësuesit të palës së paditur.

  • Vendimet e gjykatave të faktit janë të bazuar në ligj dhe në prova.

  • Gjatë gjykimit ka rezultuar e vërtetuar se zgjidhja e kontratës së punës nga ana e palës së paditur është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, në kuptim të nenit 153 të Kodit të Punës. Ka rezultuar se nuk janë përmbushur në mënyrë kumulative kriteret që kërkon kjo dispozitë për t’u konsideruar zgjidhja e kontratës së punës e justifikuar.

  • Po kështu, ka rezultuar e vërtetuar se punëdhënësi, pala e paditur, nuk ka respektuar kërkesat e nenit 144 të Kodit të Punës.

  • Rekursi është paraqitur tej afatit ligjor prej 30 ditësh. Pala e paditur është vënë në dijeni të vendimit të gjykatës së apelit më datën 17.05.2011 (kjo konfirmohet nga letër porosia).


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish