Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet28/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   173



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; përfaqësuesen e personit të tretë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës dhe Avokaturës së Shtetit, av. Lorana Kasapi, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit nr.563, datë 22.12.2010, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr.3814, datë 22.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duke vendosur rrëzimin e kërkesë padisë; konstatoi mungesën e palës paditëse Bashkim Sina, ndërhyrësit kryesor Xhevrie Sina, si dhe palës së paditur Bashkia Durrës; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se në vitin 1992, Zyra e Urbanistikës së Komitetit Ekzekutiv të Qytetit Durrës ka lëshuar lejen e ndërtimit të miratuar me vendimin nr.26, datë 15.02.1992, të B.S.P në favor të pronarit Bashkim Sina për ndërtimin e një ndërtese dy katesh në lagjen nr.16 të Qytetit të Durrësit.

2. Paditësi pasi ka ndërtuar ndërtesën prej dy katesh i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës me kërkesë-padi me objekt vërtetim fakti juridik për njohje të pronësisë.

3. Me vendimin nr.3814, datë 22.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është vendosur: “Pranimi i kërkesë padisë të paditësit Bashkim Sina dhe ndërhyrësit kryesor Xhevrije Sina, duke i njohur bashkëpronar mbi një sipërfaqe trualli prej 282 m2 të ndodhur brenda kufijve të aktit të pronësisë të origjinës në Hipotekë me nr.6216, datë 04.04.1995, nga e cila 101 m2 sipërfaqe ndërtimore dhe 181 m2 oborr dhe pjesë funksionale, pasuria nr.2/213, ZK. 8513 me kufizimet përkatëse..”

4. Paditësi Bashkim Sina ka kërkuar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës të pajiset me dokumentin e pronësisë për shtëpinë dhe truallin mbi të cilën është ndërtuar kjo ndërtesë, por nga ana e këtij institucioni i nëpërmjet aktit të verifikimit përkatës është konstatuar se për praktikën me nr.hipoteke 6216, viti 1995, e inventarizuar me nr.pasurie 2/213, ZK 8513 me pronar Xhevrije Sina, pronësia mbi banesën është fituar nëpërmjet lejes së ndërtimit dhe skicën-planvendosje të urbanistikës e cila ndodhet në dosje, ndërsa për pronësinë mbi truallin duhet të ekzistojë kontrata e lidhur ndërmjet paditësit Bashkim Sina dhe Këshillit të Rrethit Durrës.

5. Në këto kushte paditësi Bashkim Sina i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës me kërkesëpadi duke kërkuar njohjen e pronësisë së truallit prej 282 m2 nga pala e paditur dhe detyrimin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës të regjistroje pronësinë e truallit prej 282 m2 në emër të paditësit.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.3814, datë 22.12.2008, ka vendosur: “Pranimin e kërkesë padisë të paditësit Bashkim Sina dhe ndërhyrësit kryesor Xhevrije Sina, duke i njohur bashkëpronare mbi një sipërfaqen e truallit 282 m2 të ndodhur brenda kufijve të aktit të pronësisë të origjinës në hipotekë me nr.6216, datë 04.04.1995, nga e cila 101 m2, sipërfaqe ndërtimore dhe 181 m2 oborr e pjesë funksionale, pasuri nr.2/213 ZK. 8513 me kufizimet përkatëse, pronësi e fituar me leje ndërtimi të miratuar me vendimin nr.26, datë 15.02.1992, të Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Qytetit Durrës...(...)”

6.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....Gjykata në bazë të nenit 224/a të K.Pr.Civile dhe me kërkesën e palës paditëse ka caktuar ekspert inxhinier Karlo Xhuvani me licencë, i cili ka paraqitur konkluzione me shkrim dhe me skicë plan-vendosje ku ka saktësuar brenda kufizimeve të përcaktuar në regjistrin e hipotekës nr.6216, datë 04.04.1995 ndodhet trualli prej 282 m2 brenda së cilës është banesa e paditësit me sipërfaqe 101 m2 me secilin kat, pasuria nr.2/213, zona kadastrale 8513, me kufijtë e rinj sipas treguesit të hartës së hipotekës. Mbi këto prova dhe fakte Gjykata para se të jap qëndrimin e saj duhet t`i japë përgjigje problemeve juridike që kanë të bëjnë me fitimin e pronësisë truallit dhe konkretisht: Së pari: Me leje ndërtimi të dhënë nga organet kompetente shtetërore që në vitin 1992, nëse fitohet pronësia e truallit kur është ndërtuar një banesë dy kate me vlerë disa herë më e madhe nga ajo e truallit. Së dyti: A veprojnë kriteret e parashkrimit fitues të pronësisë së truallit. Është marrë me lejë të organit Kompetent Shtetëror, me ndërtim mbi të dhe me miratim, duke mbajtur atë pa ndërprerje dhe qetësisht për më shumë se 16 vjet,1992-2008....(....)”

7. Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.563, datë 22.12.2010, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.3814, datë 22.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.”

7.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Durrës arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....Bazuar në provat e sipërcituar rezulton se paditësi Bashkim Sina dhe bashkëshortja e tij Xhevrije Sina, kanë qenë dhe janë posedues me mirëbesim pa ndërprerje për periudhën nga data 15.11.1987 deri aktualisht, për tokën truall mbi të cilën është ndërtuar shtëpia dykatëshe dhe oborri i saj funksional me sipërfaqe totale 282 m2. Bazuar në nenin 120 të K.Civil të kohës, parashikohet se pasuria që nuk u përket në pronësi shtetasve ose kooperativave bujqësore, është pronë e shtetit. Referuar Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1976 dhe nenit 70/3 K.Civil të hyrë në fuqi me datë 01 janar 1982, toka si send i paluajtshëm ishte pronë e shtetit dhe nuk ishte send i lirë në qarkullimin civil për pasojë nuk mund të fitohej me parashkrim fitues. Në prill të vitit 1991 bazuar në Dispozitat Kryesore Kushtetuese, toka truall si pasuri e paluajtshme u bë send lirë në qarkullimin civil. Nga muaji prill 1991 e vazhdim paditësi Bashkim Sina së bashku me bashkëshorten e tij Xhevrije Sina, vazhdonin të posedonin sendin e paluajtshëm, tokën truall, në vazhdimësi, me mirëbesim, pa ndërprerje për më tepër se tre vjet (sipas Kodit Civil të 1982), duke u bërë pronar mbi këtë send të paluajtshëm në muajin prill. Bazuar në nenin 91 K.Civil paditësi Bashkim Sina dhe bashkëshortja e tij duhet të bëhen pronar mbi sipërfaqen e tokës që e kanë poseduar pa ndërprerje për mbi 3 vjet, (nga data 15.11.1987 deri aktualisht). Në nenin 71, të po këtij Kodi Civil parashikohet se: “Pasuria shtetërore administrohet nga personat juridik të krijuara nga shteti brenda kufijve të caktuar nga ligji”. Në nenin 45/2 të po këtij Kodi parashikohet se: “Në rastet e treguara më lart, në emër të shtetit veprojnë Ministria e Financave dhe seksionet financiare të Komiteteve Ekzekutive të Këshillave Popullore të Rretheve”. Për sa më sipër konkludohet se legjitimim pasiv, për ngritjen e padisë me objekt parashkrim fitues mbi sendin e paluajtshëm, tokë truall në qytetin e Durrësit në pronësi shtetit e ka pasur Komiteti Ekzekutiv për Qytetin e Durrësit, sot Bashkia Durrës...(...)”.

8. Kundër vendimit nr.563, datë 22.12.2010, të Gjykatës së Apelit Durrës, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs, Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Durrës, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.563, datë 22.12.2010, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr.3814, datë 22.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duke vendosur rrëzimin e kërkesë padisë.



  1. Ligji i zbatueshëm

9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

9.1 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë të kryejë një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin.”

9.2 Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.”

9.3 Neni 79/a K.Pr.Civile: “Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin në rastet e parashikuara me ligj. Gjykata, që shqyrton çështje për të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, urdhëron njoftimin e akteve kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim.”

9.4 Neni 189 i K.Pr.Civile: “Kushdo mund të ndërhyjë në një proces gjyqësor që zhvillohet ndërmjet personave të tjerë, kur pretendon për vete tërësisht ose pjesërisht sendin ose një të drejtë që është objekt i padisë në shqyrtim, ose që lidhet me përfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kundër të dy palëve ose njërës prej tyre.”

9.5 Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.



  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve si dhe të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.563, datë 22.12.2010, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr.3814, datë 22.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil.

11. Kolegji Civil e gjen me vend të parashtrojë se procesi gjyqësor civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, që domosdoshmërisht para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen dhe që përfundon me dhënien e një vendimi i cili duhet t’u përgjigjet dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj sipas kërkesave të nenit 310, të Kodit të Procedurës Civile.

12. Kolegji Civil vlerëson se nga ana e gjykatave të faktit në kundërshtim me parashikimet normave procedurale civile nuk janë mbajtur në konsideratë kërkesat ligjore në lidhje me pjesëmarrjen e personave të tretë (ndërhyrësit kryesor) në një proces gjyqësor.

12.1 Sipas nenit 189 të Kodit të Procedurës Civile, kushdo mund të ndërhyjë në një proces gjyqësor që zhvillohet ndërmjet personave të tjerë, kur pretendon për vete tërësisht ose pjesërisht sendin ose një të drejtë që është objekt i padisë në shqyrtim, ose që lidhet me përfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kundër të dy palëve ose njërës prej tyre. Referuar parashikimeve të kësaj dispozite kemi të bëjmë me një padi që drejtohet ose kundër të dy palëve ose vetëm kundër njërës, duke dalë me kërkime të pavarura nga ato të paditësit në gjykimin e filluar, (shih vendimin unifikues nr.74/2002 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

12.2 Për sa rezulton në rastin në shqyrtim, në këtë proces civil është paraqitur edhe një kërkesë e thjeshtë (për më tepër referoju dosjes gjyqësore, faqe 7) për ndërhyrje kryesore nga ana e bashkëshortes së paditësit Bashkim Sina. Nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është pranuar kjo kërkesë dhe për rrjedhojë kjo gjykatë është shprehur mbi të drejtën e ndërhyrësit kryesor dhe në pjesën urdhëruese të vendimit gjyqësor.

12.3 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke mbajtur në konsideratë faktin se ndërhyrja kryesore realizohet me kërkesë-padi dhe i nënshtrohet të gjitha rregullave të caktuara për ngritjen e padisë, çmon se ndërhyrësja kryesore Xhevrije Sina duhet të paraqiste një kërkesë e cila duhet të plotësonte të gjitha kushtet formale të nenit 154, të Kodit të Procedurës Civile.

13. Në të njëjtën kohë, Kolegji Civil çmon gjithashtu, se përcaktimi i saktë i marrëdhënies juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti midis palëve, duke iu referuar për këtë qëllim dispozitave përkatëse materiale, është momenti kryesor e determinant për krijimin e drejtë të ndërgjyqësisë, si dhe për të përcaktuar legjitimimin e paditësit dhe të të paditurit.

13.1 Interesi në gjykim përcakton edhe pozitën procedurale të palëve në proces. Kështu, personi që, duke pretenduar se e drejta subjektive i takon atij, i drejtohet gjykatës për të kërkuar njohjen ose rivendosjen e kësaj të drejte të shkelur nga një person tjetër që e thërret në gjykim (neni 32 i K.Pr.Civile), quhet paditës (legjitimimi aktiv). Ndërsa, personi të cilit i drejtohet kërkimi, duke pretenduar se është ky person që ka shkelur, cenuar apo mohuar të drejtën e paditësit, quhet i paditur (legjitimimi pasiv).

13.2 Ky Kolegj çmon se nga ana e gjykatave të faktit nuk është bërë një identifikim i elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e një elementi të rëndësishëm të procesit gjyqësor siç është ai i verifikimit të legjitimitetit pasiv të të paditurit, Bashkia Durrës.

13.3 Për sa rezulton në rastin në shqyrtim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në mbështetje të ligjit nr.8743, datë 22.02.2002 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” është bërë përcaktimi i pronave të shtetit dhe pasuria objekt gjykimi (truall, oborr,) kategorizohet në pronë jopublike të paluajtshme të shtetit, në mbështetje të nenit 3 dhe nenit 4 të këtij ligji. Sipas nenit 13 të po këtij ligji, Këshilli i Ministrave cakton organin shtetëror përgjegjës për administrimin e çdo njësie të pronës së paluajtshme shtetërore.

13.4 Sa më sipër, në bazë të ligjit nr.8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, nga ana e gjykatave të faktit nuk ka rezultuar të shtrohen për diskutim si dhe t`i nënshtrohen debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështjet të rëndësishme ligjore lidhur me pasuritë e paluajtshme publike, shtetërore, që janë transferuar, në pronësi ose në përdorim, të Bashkisë Durrës.

13.5 Këto fakte nuk janë marrë parasysh nga ana e gjykatave, për të orientuar palën paditëse në lidhje me legjitimimin pasiv, duke mos kryer në të njëjtën kohë edhe një hetim të plotë dhe të gjithanshëm sipas kërkesave të nenit 14, të Kodit të Procedurës Civile.

14. Gjithashtu, në vijim të pretendimeve të paraqitura në rekurs nga Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Durrës, Kolegji vëren se gjatë zhvillimit të këtij procesi gjyqësor janë shkelur normat procedurale civile duke zhvilluar një gjykim mungesë të Avokaturës së Shtetit.

14.1 Kolegji Civil vlerëson se është praktikë e konsoliduar tashmë nga Gjykata Kushtetuese, se e drejta për të qenë i pranishëm në gjykim është pjesë përbërëse e të drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe se mospjesëmarrja në gjykim e Avokaturës së Shtetit cenon mbrojtjen e interesave të shtetit. Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave publike nga ana e Avokaturës së Shtetit, në një gjykim të filluar, është një përfaqësim dhe mbrojtje e detyrueshme dhe gjykatat, sipas nenit 79/a, të Kodit të Procedurës Civile, kanë detyrimin që t’i njoftojnë aktet Avokaturës së Shtetit, me qëllim që jo vetëm të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim por edhe të realizojë mbrojtjen efektive të interesave të shtetit, pavarësisht mbrojtjes që mund të kryejë vetë organi shtetëror.

14.2 Pjesëmarrja e Avokaturës së Shtetit në një gjykim varet natyra e mosmarrëveshjes, vlera e objektit të kërkesë padisë, si dhe natyra e organit shtetëror. Kolegji Civil vlerëson se në mbështetje të nenit 32, shkronja (ç), të Vendimit nr.392, datë 8.4.2009 “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e avokaturës së shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit delegon të drejtën e përfaqësimit kur vlera e objektit të padisë së çështjes objekt gjykimi është më e vogël se 2,000, 000 (dy milionë) lekë.

15. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjykata e Apelit Durrës, e cila ka arsyetuar në mënyrë të njëjtë me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe ka lënë në fuqi vendimin e kësaj gjykate.

15.1 Gjykata e Apelit Durrës, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, nuk ka mbajtur në konsideratë, si dhe nuk kanë evidentuar elementë të rëndësishme të këtij lloj gjykimi lidhur me sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes dhe që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të kërkesës objekt shqyrtimi dhe natyrën juridike të saj.

16. Sipas nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ky kolegj ka në kompetencë të shqyrtojë problemet që kanë të bëjnë me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit material e procedural, por pa bërë një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta, (Shih vendimin nr.17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese). Një kontroll i tillë konsiston në analizën e plotë të fakteve dhe të rrethanave, të cilat janë pranuar më parë si të vërteta nga gjykata e faktit dhe e apelit dhe pa i ndryshuar ato. Gjatë shqyrtimit të çështjeve, Gjykata e Lartë nuk merr prova, por shqyrton dhe analizon çështjen në drejtim të kontrollit të ligjshmërisë dhe të bazueshmërisë së vendimeve të ankimuara.

17. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.563, datë 22.12.2010, i Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimi nr.3814, datë 22.12.2008 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me tjetër trup gjykues.

17.1 Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, në mbështetje të neneve, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të evidentojë me argumente ligjore: (i) sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë objekt shqyrtimi, me natyrën juridike të saj si dhe palët ndërgjyqëse; (ii) plotësimin e kushteve formale të kërkesë për ndërhyrje kryesore në mbështetje të kërkesave të nenit 154 të Kodit të Procedurës Civile; (iii) nëse për rastin konkret janë plotësuar ose jo kushtet ligjore të fitimit të pronësisë me anë të parashkrimit fitues; (iv) situatën juridike dhe faktike të sendit objekt material i këtij gjykimi në periudhën e lindjes së marrëdhënies juridike që pretendohet se përbën shkak për ecjen e afatit të fitimit të pronësisë me anë të parashkrimit fitues.

17.2 Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

17.3 Në rastin në shqyrtim, përcaktimi saktësisht i vlerës së padisë, përbën një çështje të provuari gjatë gjykimit në fakt të çështjes dhe, si i tillë, nuk mund të rivlerësohet ndryshe nga Gjykata e Lartë. Për këtë arsye, kryerja e një analize apo vlerësimi të ri nga ana e Gjykatës së Lartë do ta deformonte procesin e gjykimit pranë Gjykatës së Lartë dhe do ta shndërronte atë në një proces gjykimi të zakonshëm. Kolegji Civil vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në rigjykim në varësi të fakteve të provuara në gjykim, natyrës së mosmarrëveshjes, si dhe analizës në lidhje me natyrën e organit shtetëror, duhet të konkludojë mbi pjesëmarrjen ose jo të Avokaturës së Shtetit në këtë proces gjyqësor.

17.4 Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

17.5 Për zgjidhjen e drejtë të këtyre problemeve duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës provë, si dhe barrën e provës për secilën palë. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.563, datë 22.12.2010, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr.3814, datë 22.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 16.10.2014

Nr.31001-01362-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3389 i Vendimit (522)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 16.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:
PADITËS: LUAN HOXHA, në mungesë

E PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE (AKKP) TIRANË, AKKP ELBASAN, përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Z.Abaz Deda

OBJEKTI:

Kërkohet shfuqizimi (ndryshimi) i vendimit

nr.20, datë 30.04.2007, i ZRKKP Qarku Elbasan

dhe vendimit nr.149, date 24.07.2007 të AKKP Tiranë

Baza Ligjore: Neni 32-153, 328 i K.Pr.Civile,

Ligji nr.9235, datë 29.07.2004,

ndryshuar me Ligjin nr.9684, datë 06.02.2007.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.2296 (13-2009-7354), datë 08.10.2009, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit Luan Hoxha kundër AKKP Elbasan dhe AKKP Tiranë si të pabazuar në ligj dhe prova”.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2011-422 (230), datë 28.03.2011, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.2296 (13-2009-7354), datë 08.10.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit që kërkon prishjen e vendimit nr.10-2011-422 (230), datë 28.03.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.2296 (13-2009-7354), datë 08.10.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe parashtron shkaqet si më poshtë vijon:


  • Paditësi gjatë gjykimit nuk paraqiti asnjë provë se përse duhet të anulohen vendimet e ZRKKP dhe AKKP. Vendimi i gjykatës së faktit është marrë në zbatim të drejte të ligjit;



  • Paditësi nuk provoi që subjekti (trashëgimlënësi) ka qenë i shpronësuar. Ai nuk paraqiti asnjë akt ligjor, nënligjor, vendim penal, civil apo dokument të marrjes së tokës në pronësi me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga ana e shtetit të kohës pas datës 29.11.1944;

  • Vendimet e ZRKKP dhe AKKP janë marrë pas kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga ana e tyre;

  • Gjykata e Apelit në kundërshtim me ligjin ka pranuar në shqyrtim prova të reja të paparaqitura gjatë gjykimit administrativ duke i marrë ato në konsideratë dhe duke prishur vendimin e gjykatës së faktit;

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; përfaqësuesin e palës së paditur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Avokatin e Shtetit Abaz Deda, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.10-2011-422 (230), datë 28.03.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Durrës; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

  1. Nga aktet e administruara në dosje rezulton së paditësi është një nga trashëgimtarët ligjore të Isa Hoxha, (gjyshi i tij) dhe Rakip Hoxha, (xhaxhai i tij).

  2. Në datën 12.04.2007 ka paraqitur pranë palës së paditur ZRKKP Elbasan kërkesën nr.66 prot., për kthimin/kompensimin e pronës, truall, arë e livadhe me sip. totale 111.770 m2 të ish pronarit të shpronësuar Isa dhe Rakip Hoxha sipas Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”.

  3. Sipas kësaj kërkese, paditësi i ka bashkëngjitur këto dokumente: (i) fotokopje e njehsuar nxjerrë nga libri i kadastrës së vitit 1946-1947; (ii) vërtetim i datës 15.12.2005 të ZAMT sipas të cilës në emër të Isa Hoxha në fshatin Rrajcë figuron e regjistruar sip. prej 67.420 m2 e ndarë në parcela me kufizime; (iii) vërtetim i datës 13.04.2000 lëshuara nga Seksioni i Kadastrës, Këshilli i Rrethit Librazhd; (iv) shkresa e Drejtorisë së arkivit Vendor Korçë, Dega Pogradec me nr.32/1, datë 28.03.2007 së cilës i janë bashkëngjitur vërtetimi i Arkivit Shtetëror të Rrethit Pogradec nr.118, datë 02.06.1993, (mbi vendimin e Komisionit të Dëbimeve dhe Konfiskimeve të Pasurisë ku përmendet emëri i Rakip Hoxha, i arratisur) dhe dosja e vërtetimeve të qyteteve të vitit 1950;

  4. Me vendimin nr.20, datë 30.04.2007, pala e paditur ZRKKP Elbasan ka vendosur: “Të mos njohë të drejtën e pronësisë për pronën, truall, arë, livadh me sip.111.770 m2 të subjektit të shpronësuar Isa dhe Rakip Hoxha”, me arsyetimin se: dokumentacioni nuk është i plotë në kuptim të Ligjit, ..(i) dokumentet e paraqitura nuk tregojnë origjinën e pronës, (ii) nuk ka asnjë dokument të dalë nga Hipoteka Elbasan, apo dokument tjetër që të tregojë që prona është trashëguar para vitit 1944, (iii) nuk është paraqitur asnjë hartë që të përcaktojë vendndodhjen e pronës së pretenduar, (iv) kërkuesi nuk ka paraqitur dëshminë e trashëgimisë të trashëgimtarëve të Isa e Rakip Hoxha.

  5. Mbi ankimin e paditësit, pala e paditur AKKP me vendimin nr.149, datë 24.07.2007, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të lartpërmendur të ZRKKP Elbasan duke përdorur të njëjtin arsyetim.

  6. Në këto kushte, paditësi i është drejtuar gjykatës me padi me objekt parashtruar në pjesën hyrëse.

  7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.2296 (13-2009-7354), datë 08.10.2009, ka vendosur:

  • Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit Luan Hoxha kundër AKKP Elbasan dhe AKKP Tiranë si të pabazuar në ligj dhe prova”.

Duke arsyetuar: “... omissis... se ..nga analiza e provave të paraqitura nga paditësi rezulton sipas regjistrit kadastral të viti 1947 Isa Hoxha, Rakip, Bajram dhe Veli Hoxha kanë patur në pronësi tokë e kullotë gjithsej 67.420 m2 dhe jo 111,770 m2 siç pretendon paditësi..Po t’i referohemi vërtetimit të sekuestrimit të pasurisë së Isa Hoxha, nuk provohet se sa ka qenë sip. e tokës apo kullotës që kanë patur Isa Hoxha bashkë me Rakip Hoxha në momentin e sekuestrimit..Po ashtu sipas aktit të ekspertimit rezulton një sipërfaqe më e madhe se ajo e kërkuar nga paditësi, gati dyfish..

Paditësi nuk paraqiti përpara gjykatës asnjë provë që të vërtetojë se çfarë sip. ka patur realisht Isa Hoxha, Bajram, Rakip dhe Veli Hoxha para viti 1945 pasi sipas regjistrit te vitit 1947 rezulton sipërfaqja e tokës në emër të tre personave dhe nuk rezulton e ndarë, nuk provohet se kush janë trashëgimtarët e Bajram Hoxha e Veli Hoxha...Me të drejtë pala e paditur ka refuzuar kërkesën e paditësit ..ky i fundit duhet të plotësojë të gjithë dokumentacionin sipas ligjit dhe pastaj t’i drejtohet anës së paditur ..Paditësi duhet të përcaktojë ekzaktësisht ku ndodhet prona, sa sip. toke ka patur para vitit 1945 babai apo gjyshi i tij, sip. për çdo parcelë, kufizimet dhe kufitarët përkatës, shoqëruar kjo me hartën përkatëse e dokumente të tjera dhe pastaj ti drejtohet ZRKKP.(...).”

  1. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2011-422 (230), datë 28.03.2011, ka vendosur:

  • Prishjen e vendimit nr.2296 (13-2009-7354), datë 08.10.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues”.

Duke arsyetuar: “... omissis... Kjo gjykatë ka arsyetuar se..vendimi i gjykatës së faktit duhet të prishet dhe kthehet për rigjykim në po atë gjykatë si për plotësimin dhe administrimin e provave por edhe për një vlerësim me objektiv të dokumenteve shkresorë të lëshuar nga institucionet si dhe akt ekspertimeve të kryera nga eksperti, por në rigjykim të plotësohen aktet e ekspertit topograf..Së pari..prova vendimtare që duhet të administrohet është dosja e AKKP Elbasan ku ndodhet edhe harta topografike e tokave..gjithashtu ky veprim të kryhet edhe ndaj Zyrës së Arshivit të Pogradecit meqenëse figurojnë toka edhe në këtë zonë duke patur parasysh hartën e skanuar të vitit 1937 shoqëruar me shkresën nr.347, datë 21.03.2011, të Institutit Gjeologjik Ushtarak...

Së dyti..duhet verifikuar nëse tokat që janë kthyer (me vendimin e Komisionit të Dëbimeve dhe Konfiskimeve të Pasurisë në Ministrinë e Brendshme nr.60, datë 15.11.1949- me anë të cilit janë ç’bllokuar pasuritë e Rakip dhe Isha Hoxha) përputhen me vendimin e sekuestrimit ..

Së treti: të thirren grup ekspertësh që të përcaktojnë sip. e tokës mbi bazën e dy vërtetimeve të kadastrës së Librazhdit dhe origjinën e pronës pasi në gjykimin e parë sip. brenda kufijve ka dalë më e madhe se sa është kërkuar nga paditësi..

Së katërti: të verifikohet nga gjykata nëse kanë përfituar persona të tjerë nga këto sip. toke si ish pronarë ve (...).”

  1. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs pala e paditur nëpërmjet Avokaturës së Shtetit pjesëmarrëse në këtë gjykim, me shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin.”

10.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

10.3. Neni 28 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm”.

10.4. Neni 309§1 i K.Pr.Civile: “Vendimi mbështetet vetëm në të dhëna që ndodhen në aktet dhe që janë shqyrtuar në seancë gjyqësore”.

10.5. Neni 465 i K.Pr.Civile: “Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në këtë Kod.

Me kërkesën e palëve ose edhe kryesisht gjykata e apelit përsërit tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata ka të drejtë të marrë edhe prova të reja.”

10.6. Neni 466 i K.Pr.Civile: “Gjykata e apelit pasi shqyrton çështjen vendos:



a) lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë;

b) ndryshimin e vendimit;

c) prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes;

ç) prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 i këtij Kodi.”

10.7. Neni 467§1 i K.Pr.Civile: Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:



a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën;

b) përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt apo vendimi nuk është nënshkruar nga anëtarët e tij;

c) gjykata ka vendosur pushimin e çështjes në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga ky Kod;

ç) çështja është gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces, pa pasur dijeni për ditën e gjykimit;

d) nuk është formuar drejt ndërgjyqësia;

e) kur mungojnë ose janë të pavlefshme padia, procesverbali gjyqësor, ankimi, si dhe çdo dokument tjetër që ka ndikuar në dhënien e vendimit.

ë) kur lind nevoja për marrjen e një prove vendimtare, marrja e së cilës është e vështirë në shkallë të dytë.

  1. Ligji nr.9235/2004 “Për kthimin dhe kompensimin e Pronës” në të cilin është parashikuar:

11.1. Neni 1: “Ky ligj ka për objekt:



a) rregullimin e drejtë, sipas kritereve të nenit 41 të Kushtetutës, të çështjeve të së drejtës së pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet; b) kthimin dhe, aty ku sipas këtij ligji kthimi i pronës është i pamundur, kompensimin e saj; c) procedurat për realizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave, si gjithë organet administrative të ngarkuara për realizimin e tyre.”

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

  1. Pala që ka regjistruar ankimin, Avokatura e Shtetit legjitimohen ratione personae t’i drejtohen Gjykatës së Lartë lidhur me sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis.

Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

  1. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit, përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, të cilat motivojnë cenimin e vendimit nr.10-2011-422(230), datë 28.03.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës.

  2. Gjykata e Lartë, si gjykatë ligji, nuk i hyn analizës së provave gjë që duhet ta bëjnë dy gjykatat e tjera, por ajo vetëm evidenton shkeljet që kanë lejuar gjykatat qoftë të normave procedurale dhe atyre materiale, duke kërkuar respektimin e tyre.

  3. Gjykata e Apelit Durrës në vendimin e saj ka arsyetuar se “... omissis... se..vendimi i gjykatës së faktit duhet të prishet dhe kthehet për rigjykim në po atë gjykatë si për plotësimin dhe administrimin e provave por edhe për një vlerësim me objektiv të dokumenteve shkresorë të lëshuar nga institucionet si dhe akt ekspertimeve të kryera nga eksperti, por në rigjykim të plotësohen aktet e ekspertit topograf. (...).”

  4. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se hetimi dhe analiza e fakteve të caktuara, që gjykata e apelit i ngarkon si detyrë gjykatës së shkallës së parë, nuk mund të përbëjnë ligjërisht shkak për prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë, por është objekt shqyrtimi dhe vlerësimi nga gjykata e apelit.

  5. Referuar nenit 467 të Kodit të Procedurës Civile, shkaqet për të cilat gjykata e apelit ka kthyer çështjen për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, nuk përfshihen ndër shkaqet e parashikuara në këtë dispozitë për prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim.

  6. Kolegji Civil vlerëson se Gjykata e Apelit, i kishte të gjitha mundësitë ligjore (procedurale) që detyrat e lëna për rigjykimin e çështjes (administrimin e dosjes së AKKP; verifikimin nëse prona e kthyer përputhet me vendimin e sekuestrimit; thirrjen e një grup ekspertësh si dhe verifikimin nëse kanë përfituar persona të tjerë nga këto sip. toke si ish pronarë), ti realizonte në gjykimin në apel dhe arrinte në një konkluzion përfundimtar në lidhje me bazueshmërinë apo jo të vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

  7. Ky Kolegj çmon se duke u nisur dhe nga lloji i konfliktit dhe fakti që bëhet fjalë për shkaqe që nuk janë të parashikuara në nenin 467 të K.Pr.Civile, vendimi i gjykatës së apelit cenon parimin për një proces të rregullt ligjor, efektiv, të shpejtë, brenda një afati të arsyeshëm, pasi bëhet shkak për zvarritje të procesit gjyqësor në dëm të interesave të palëve në proces, duke cenuar nenin 28 të K.Pr.Civile, si dhe nenet 6 dhe 13 të KEDNJ.

  8. Për arsyet e mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e apelit duhet të shqyrtojë çështjen mbi bazën e pretendimeve që kanë ngritur palët në ankimet përkatëse dhe në shqyrtimin e çështjes të mbajë parasysh për aq sa janë të zbatueshme dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë, të parashikuara në K.Pr.Civile (neni 465 i K.Pr.Civile).

  9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs, arrin në përfundimin se vendimi nr.10-2011-422 (230), datë 28.03.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës, është rrjedhojë e mos respektimit dhe mos zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore procedurale dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja do dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

  10. Në rigjykim, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14), duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.10-2011-422 (230), datë 28.03.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Durrës, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 16.10.2014

Nr.11243-00449-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3713 i Vendimit (523)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 16.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11243-00449-00-2011, që u përket palëve:

PADITËS: AGIM SULAJ.

TË PADITUR: GËZIME SINANI, ZVRPP TIRANË.

OBJEKTI:

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të aktit noterial

kontratë dhurimi nr.6522 rep, dhe 2253 Kol 12.12.1995.

Fshirjen e shënimeve mbi këtë akt pranë ZVRPP Tiranë

në pronën nr.regj 9145, date 15.12.1995.

Baza Ligjore: Neni 92/a i K. Civil,

neni 584/b i K.Civil,

neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.11139, datë 23.12.2008, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së dhurimit nr.6522 Rep. dhe nr.2253 Kol. datë 12.12.1995 lidhur midis Qamile Sulaj dhe të paditurës Gëzime Sinani.

Fshirjen nga regjistri hipotekar ZVRPP Tiranë i shënimeve të bëra në numrin hipotekar 9145 datë 15.12.1995”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2449, datë 21.12.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.11139, datë 23.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur Gëzime Sinani, që kërkon ndryshimin dhe parashtron këto shkaqe:


  • Ekspertët kane cituar se nuk mund të konkludohet për shkak të pamjaftueshmërisë të modeleve të krahasimit.

  • Paditësi nuk arriti të konkludojë mbi falsitetin e kontratës.

  • Eksperti privat Sulo Hodo ka konkluduar se nënshkrimi në kontratën e dhurimit është i Qamile Sulajt.

  • Veprimi juridik që kërkohet të konstatohet i plotëson të gjitha elementet sipas nenit 663 të K.Civil.

  • Është e nevojshme të kujtojmë se krahasimi i nënshkrimit të kontratave me kontratën e pajtimit telefonik dhe privatizimin ishte i panevojshëm për gjykimin pasi të dyja palët ndërgjyqëse deklaruan para gjykatave se nënshkrimet në këto të fundit nuk janë të Qamiles por të vetë familjarëve.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish