Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet25/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes:

1. Paditësi Dino Bushi, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me një kërkesë padi, me objektin e sipërcituar.

2. Paditësi fillimisht i është drejtuar Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Vlorë për shqyrtimin e kësaj kërkesë padie.

3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin e saj nr.3362, datë 05.12.2012, ka vendosur; ”Konstatimin e mos kompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shqyrtimin e çështjes civile nr.4144 Akti dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, seksionit administrativ”.

4. Kundër këtij vendimi paditësi Dino Bushi ka ushtruar ankim në Gjykatën e Lartë, e cila me vendimin nr.175, datë 07.03.2013, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.3362, datë 05.12.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.”

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7711, datë 07.07.2014, ka vendosur: “Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.2856 Akti, datë.regj. 09.04.2013, me paditës Dino Bushi.”

5.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....(omissis)...Paditësi në kërkesë padinë e tij ka kërkuar kundërshtimin e vendimit nr.229, datë 22.12.1994 të K.K.K. Pronave Rrethit Vlorë. Paditësi gjatë seancave gjyqësore ka deklaruar se, këtë vendim e ka kundërshtuar administrativisht në AKKP Tiranë. Nga ana e Gjykatës në lidhje me këtë praktikë, iu kërkua Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me një shkresë, për t’u informuar për sa i përket vendimmarrjes së tyre për vendimin e sipërcituar. Pala e paditur A.K.K.P. Tiranë me shkresën nr.2948/1 prot, dt. 21.05.2014 ka informuar Gjykatën se, pranë tyre ndodhet e depozituar dosja me nr.197 akti që përmban vendimin nr.229, datë 22.12.1994, si dhe dosja me nr.452 datë 1.10.2007, e cila aktualisht është pa vendim përfundimtar. Gjykata në këto kushte referuar nenit 59 K.Pr.Civile në të cilin parashikohet se: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ”, e çmon se kjo çështje nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, pasi nuk është shprehur me vendim organi përkatës dhe konkretisht A.K.K.P Tiranë në lidhje me ankimin administrative të kryer nga paditësi Dino Bushi...(...)”

6. Kundër vendimit nr.7711, datë 07.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Dino Bushi që kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit të gjykatës dhe vazhdimin e gjykimit pranë asaj gjykate.


  1. Ligji i zbatueshëm:

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

7.1 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

7.2 Neni 36§1 i K.Pr.Civile: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.7711, datë 07.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil duke mos bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke mos e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

9. Kolegji Civil vlerëson se gjykata në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizojë dhe të vendosë në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6§1 të K.E.D.NJ.

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se juridiksioni është çështje që përcaktohet shprehimisht nga ligji dhe nuk mund të përcaktohet mbi interpretimet apo qëndrimet që rrjedhin nga dispozitat me karakter lejues apo referues. Në mbështetje të nenit 36§1 të Kodit të Procedurës Civile janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.

11. Ky Kolegj, çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes, si dhe nuk ka bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e një parakushti të rëndësishëm procedural siç është ai i verifikimit të juridiksionit të kësaj gjykate.

12. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk e ka zgjidhur çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke mos bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar (Shih vendimin unifikues nr.3/2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

13. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, konstatohet se në këtë kërkesë-padi pala paditëse Dino Bushi ka kërkuar ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.229, datë 22.12.1994, të K.K.K.P ish pronarëve Rrethi Vlorë, si dhe detyrimin e A.K.K.P Tiranë për kthimin në natyrë të pasurive të njohura me numër 896/4 truall me sipërfaqe 610 m2, pasuria me nr.896/3 truall me sipërfaqe 640 m2 dhe pasuria me nr.896/7 truall me sipërfaqe 880 m2, të ndodhura në ZK. 3384.

14. Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave ish pronarëve për sa parashikohet në ligjin nr.7698, datë 15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e pronave ish-pronarëve”, nuk janë forma të reja të fitimit të pronësisë, pasi pronarët nuk e kanë humbur asnjë herë titullin e së drejtës së pronësisë mbi sendet e tyre, por vetëm posedimin (Shih vendimin unifikues nr.5/2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

15. Kolegji Civil vlerëson se, në një rast të tillë pavarësisht se procesi i njohjes, kthimit apo kompensimit të pronave rezulton t’i jetë besuar një organi administrativ sikurse ishin më parë Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve dhe aktualisht Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, veprimtaria e këtyre organeve administrative nuk është konsideruar asnjëherë si veprimtari e mirëfilltë administrative, por si një veprimtari e cila paraqiste dhe paraqet karakteristikat e një veprimtarie gjyqësore.

15.1 Fakti se nga ana e ligjvënësit procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave rezulton t’i jetë besuar një organi administrativ nuk mund të pasjellë përfundimin se edhe gjykimet me objekt kundërshtimin e vendimeve të këtyre organeve administrative duhet të konsiderohen si gjykime administrative (Shih vendimin unifikues nr.5/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

16. Kolegji Civil vlerëson se gjykimet me objekt kundërshtim të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës apo të Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk janë gjykime që përfshihen në rrethin e atyre çështjeve që i përkasin fushës administrative, por mosmarrëveshje të natyrës civile, në të cilat subjekti pretendues kërkon të drejtën e pronës mbi një send të paluajtshëm.

16.1 Në ketë kuadër, Kolegji Civil çmon se, pavarësisht nga formulimi që i është bërë objektit të padisë, kërkimi i palës paditëse për kundërshtimin e vendimeve të komisionit nuk është kërkimi kryesor i padisë, pasi shkaku i padisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me të drejta pronësie të pretenduara. Padia në shqyrtim ka për shkak të drejtën e pronësisë së pretenduar nga ana e palës paditëse Dino Bushi. Nëpërmjet këtij kërkimi pala paditëse kërkon të realizojë në rrugë gjyqësore të drejtën e pronësisë, për këtë arsye mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.

17. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.7711, datë 07.07.2014, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim pranë po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.7711, datë 07.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin gjykimit.

Tiranë, më 16.10.2014



Nr.11111-00445-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3441 i Vendimit (519)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 16.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: VALENTINA PAPA (TURLLA)

NDËRHYRËS KRYESOR: JONIDA TURLLA

I PADITUR: FILIP TURLLA

HAXHI LLODOZI

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurve Filip Turlla e Haxhi Llodozi

të më njohin pronarë mua dhe fëmijët e mi Filip dhe Jonida Turlla

mbi banesën e përbërë nga dy dhoma e një kuzhinë në fshatin Çukë.

Baza Ligjore: Neni 163, 168, 170, 200 dhe 349 të Kodit Civil.

Nenet 153 e vijues i Kodit të Procedurës Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.350, datë 19.04.2006, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë së paditëses Valentina Papa dhe të padisë së ndërhyrëses kryesore, paditëses Jonida Turlla si të pabazuar në ligj dhe në prova”

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.302, datë 26.09.2006, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.350, datë 19.04.2006, të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.11111-01208-00-2007 (83), datë 23.02.2010, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.302, datë 26.09.2006, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.”

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.420, datë 30.11.2010, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.350, datë 19.04.2006, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë si më poshtë:

Detyrimin e të paditurit Filip Turlla të njoh trashëgimtarët e të ndjerit Miço (Dhimitër) Turlla, ndërhyrësen kryesore Jonida Turlla dhe Filip Miço Turlla, bashkëpronare në ½ pjesë të një shtëpie banimi të ndodhur në fshatin Cukë, Sarandë, specifikuar me kufizimet Veri-rrugë fshati; Lindja-banesë e Stavro Papa; perëndimi-kopsht dhe rrugë fshati; Jugu-kopsht dhe Thoma Dashi.

Kundër vendimit nr.420, datë 30.11.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs, i padituri Filip Turlla i cili kërkon prishjen e vendimit nr.420, datë 30.11.2010, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.350, datë 19.04.2006, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, duke parashtruar ndër të tjera se:


  • I padituri është pronar i ligjshëm i banesës objekt gjykimi.

  • Ndërtimi i kësaj banese është bërë nga Filip Turlla në leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent për kohën.

  • Ndërtimi është bërë nga ndërmarrje komunale banesa për të cilën paratë janë paguar nga i padituri Filip Turlla, fakt i konfirmuar dhe nga shoferi i ish ndërmarrjes.

  • Me vendimin e gjykatës nr.727, datë 12.10.2001, që është i formës së prerë është njohur pronësia për banesën dhe truallin në emër të të paditurit Filip Turlla dhe është bërë regjistrimi në Z.R.P.P duke u tjetërsuar më pas sipas kontratës së rregullt tek Haxhi Llodozi.

  • Banesa është ndërtuar në vitin 1985, kohë kur paditësja ka lidhur martesë me djalin e të paditurit Filip Turlla.

  • Ky i fundit para vdekjes ka deklaruar para noterit se shtëpinë e ka ndërtuar i ati, i padituri Filip Turlla.

  • Akti i marrjes së tokës në pronësi nga ish-bashkëshorti i paditëses datë 30.12.1994 në të cilin figuron sipërfaqe 300 m2 nuk vërteton aspak faktin se banesa të jetë në këtë vend. Më këto akte kanë përfituar të gjithë fshatarët e Çukës por që për asnjërin nuk përcaktohet vendi.

  • Ky pretendim rrezohet për vetë faktin se banesa është ndërtuar në vitin 1985 dhe trualli pretendohet të jetë marrë në vitin 1994 (10 vjet më vonë).

  • Nuk vërtetohet fakti i parashkrimit fitues për pronësinë nga pala paditëse. Pasi sipas vërtetimit të komunës paditësja është ndarë nga kjo familje më vete në vitin 1989.

  • Banesa objekt gjykimi nuk është pasuri trashëgimore.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish