Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet22/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   173



20. Neni 8 i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, parashikon se:


Kur trualli i shpronësuar dhe i shpërblyer me vleftën e plotë nuk është përdorur për qëllimet e shpronësimit dhe kur është lirë, i kthehet ish-pronarit, pasi ky i fundit të ketë kthyer vlerën e shpërblimit të konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve.



21. Neni 16 i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, parashikon se:


Kur trojet janë zënë me ndërtime të përhershme, pronarët kompensohen me kufijtë e shpronësimit, me mënyrat e mëposhtme:

a) me obligacione shtetërore, që do të përdoren sipas vlerës ekuivalente dhe me përparësi në marrëdhënie me shtetin si në procesin e privatizimit të objekteve shtetërore e në veprimtari të tjera që kryhen me kredi.

b) me sipërfaqe trojesh ekuivalente pranë qendrave të banuara në përputhje me planet rregullues të përgjithshëm, por jo më shumë se 5.000 m2;

c) me sipërfaqe ekuivalente në zonat turistike, në përputhje me planet rregullues të përgjithshëm,por jo më shumë se 5.000 m2.

Pjesa tjetër, për pikat b dhe c do të kompensohet sipas mënyrave të tjera të parashikuara në këtë ligj.

Këshilli i Ministrave përcakton rregulla më të hollësishme për mënyrat dhe afatet e kryerjes së këtyre kompensimeve.
22. Në vendimi nr.27, datë 26.05.2010, të Gjykatës Kushtetuese ndër të tjera thuhet se:

Gjykata konstaton se dispozitat e sipërpërmendura, të cilat posaçërisht ndryshojnë nenet 15/1/ c, ç, d, dh dhe 16 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 mbartin të njëjtat probleme të neneve 16 dhe 18 të të njëjtit ligj para ndryshimeve, të konsideruara më lart si të papajtueshme me Kushtetutën. Nëse vendimeve të gjykatave apo, atyre quasi gjyqësore do t’ju hiqej efekti i sigurisë juridike nga cilido qoftë, nuk mund të flitej më për pushtet gjyqësor, pasi vendimi do të kishte vetëm fuqi deklarative.

Për rrjedhojë nisma ligjore vjen në kundërshtim edhe me nenet 4 dhe 17 pika 2 të Kushtetutës, si dhe me nenin 6/1, e nenin 1, të Protokollit 1, të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjykata vëren se neni 2 i këtij ligji, që ndryshon nenin 18 të ligjit objekt shqyrtimi ka parashikuar kompetenca të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP, për të shqyrtuar vendime të ish-KKKP-ve, kryesisht, ose pas ankimit të shtetasve apo organeve shtetërore, duke disponuar mbi këto vendime të pa ankimuara të KKKP-ve. Gjithashtu, Gjykata konstaton se neni 3 i ligjit të sipërpërmendur, i cili ndryshon nenin 16 të ligjit objekt shqyrtimi, parashikon të njëjtat kompetenca të Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me vendimmarrjen e strukturave të AKKP-ve në nivel lokal.

Gjykata konstaton se dispozitat e sipërpërmendura, të cilat posaçërisht ndryshojnë nenet 15/1/ c, ç, d, dh dhe 16 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 mbartin të njëjtat probleme të neneve 16 dhe 18 të të njëjtit ligj para ndryshimeve, të konsideruara më lart si të papajtueshme me Kushtetutën.

23. Në vendimin nr.43, datë 06.10.2011, të Gjykatës Kushtetuese ndër të tjera thuhet:



Gjykata, në referim edhe të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), ka theksuar se siguria juridike presupozon respektimin e parimit të gjësë së gjykuar, që garanton se asnjë palë nuk ka të drejtë të kërkojë rigjykimin e një çështjeje që është zgjidhur me vendim të formës së prerë. (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.27, datë 26.05.2010). Përjashtim nga ky rregull janë procedurat e parashikuara në Kodet e Procedurës Civile dhe të Procedurës Penale mbi rishikimin e vendimeve të formës së prerë.

Gjykata arrin në përfundimin se ligji, objekt kundërshtimi cenon parimin e sigurisë juridike për të drejtën e pronës Gjykata arrin në konkluzionin se nenet 2, 3 dhe 5 të ligjit objekt kundërshtimi bien ndesh me nenet 4, 41 dhe 42 të Kushtetutës, si dhe me nenin 6/1 të KEDNJ-së dhe nenin 1 të Protokollit nr.1 të saj dhe, si të tilla, duhen shfuqizuar.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Civil dhe zgjidhja e çështjes:

24. Me kërkesën e regjistruar në Gjykatën e Lartë me datën 03.04.2013, personi i tretë Elsa Poga ka paraqitur një kërkesë për heqje dorë nga rekursi, kërkesë e cila me shkresën e datës 16.04.2013 të kësaj gjykate i është kthyer personit të tretë, me pretendimin se kërkesa për dorëheqje nga rekursi nuk është e noterizuar, por meqenëse ka rekurs edhe nga Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, atëhere gjykata vlerëson se duhet të vazhdohet me shqyrtimin e çështjes në themel. Meqenëse rekurset e paraqitura nga Avokatura e Shtetit dhe personi i tretë Elsa Poga, nuk përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 472 të KPC, nuk ka arsye ligjore që vendimi i gjykatës së apelit të cënohet.



25. Kolegji Civil vlerëson se arsyetimi i gjykatës së apelit se:... Paditësi legjitimohet në kërkimin e tij, pasi AKKP me anë të shkresës nr.17/9, datë 23.04.2007 ia ka njoftuar vendimin e saj nr.24, datë 17.04.2007, paditësit Gjergji Tesho, duke i njohur atij të drejtën e ankimit në gjykatë. Vendimi i AKKP analizën e pavlefshmërisë së vendimit nr.107, datë 22.12.2005 të KKK Pronave, nuk e ka mbështetur në përmbajtjen e këtij vendimi administrativ, por ka cituar arsyetimin e vendimeve gjyqësore të cilat janë deklaruar antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese (vendimi nr.23, datë 08.06.2007 i Gj.Kushtetuese) është i drejtë dhe i bazuar në ligj, sepse paditësi Gjergji Tesho ka qenë një palë e interesuar për vendimmarrjen e AKKP-së Tiranë, prandaj kjo e fundit i ka komunikuar atij të drejtën e ankimit kundër vendimit të marrë prej saj.


26. Duke pasur parasysh faktin se objekt i këtij gjykimi, në thelb është shqyrtimi i ligjshmërisë së vendimit të AKKP Tiranë, si dhe duke vlerësuar situatën ligjore, të krijuar konkretisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.27, datë 26.05.2010 me të cilin është vendosur: “Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të neneve 15 pika 1, germat c, ç, d, dh dhe nenit 16 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, të ndryshuar me ligjin nr.10207, datë 23.12.2009, “Për disa ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” i ndryshuar”, si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.43, datë 06.10.2011 me të cilin është vendosur : Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të neneve 2, 3 dhe 5 të ligjit nr.10308, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” i ndryshuar”, Kolegji Civil vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit është i drejtë dhe i bazuar në ligj, pasi pala e paditur AKKP Tiranë nuk mund të merrte në shqyrtim vendimin nr.107/2005 të KKKP Tiranë pa patur ankim nga pala paditëse.

27. Në rekurs Avokatura e Shtetit dhe personi i tretë Elsa Poga pretendojnë se, gjykata e apelit ka gabuar, duke marrë si të mirëqenë faktin se paditësi ka legjitimim aktiv për ngritjen e kësaj padie, pasi të drejtën e tij të pronësisë ai e ka transferuar tek shtetasi Llambi Havale. Këtë pretendim gjykata e vlerëson të pabazuar në ligj, pasi paditësi Gjergji Tesho ka qenë një person që ka patur interesa të ligjshme si rrjedhojë e vendimmarrjes së AKKP-së, prandaj kjo e fundit i ka njoftuar atij të drejtën e ankimit. Nga ana tjetër paditësi me cilësinë e shitësit të pjesës së tij tek bashkëpronari tjetër Llambi Havale, ishte i detyruar që ta transferonte të drejtën e tij të pronësisë tek blerësi pa patur pretendime personat e tretë, sepse në rast të kërkimit të sendit nga këto të fundit, shtetasi Llambi Havale do të thërriste në gjykim paditësin Gjergji Tesho (ndërhyrja për eviksion), prandaj e parë edhe në këtë këndvështrim legjitimiteti aktiv i padisë nuk mungon.

28. Në rekurs Avokatura e Shtetit pretendon se kërkesëpadia për anullimin e vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave është një padi njohje, ose në rastin më të mirë një padi krijuese, por kurrsesi një padi detyrimi dhe Zyra e Përmbarimit nuk kishte çfarë të ekzekutonte. Në këto kushte, gjykata në kundërshtim të hapur me ligjin ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit të këtij vendimi ku në themelin e tij nuk detyrohet askush për të kryer një veprim dhe nuk ka palë në cilësinë e debitorit dhe të kreditorit. Ky vendim thjeshtë duhej njoftuar pranë AKKP dhe ZRPP Tiranë.

29. Kolegji Civil vlerëson se pretendimi i Avokaturës së Shtetit nuk është i bazuar në ligj, sepse objekt i këtij gjykimi nuk është vendimi i gjykatës së shkallës së parë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, por vendimi i marrë nga AKKP-ja, e cila ka shfuqizuar një vendim të KVKKP Tiranë, i cili sipas qëndrimeve të mbajtura nga Gjykata Kushtetuese në vendimet e cituara më sipër nuk mund të merrej në shqyrtim, përveçse me ankimin e palës, e cila ka investuar me kërkesë KKKP-në. Nga ana tjetër vendimi nr.107/2005 i KKKP Tiranë është marrë prej tij në zbatim të një vendimi të formës së prerë të gjykatës, prandaj KKKP Tiranë ka rregulluar situatën juridike pas shfuqizimit pjesërisht nga gjykata të vendimit të mëparshëm të po këtij organi administrativ.

30. Edhe pretendimi i bërë në rekurs nga Avokatura Shtetit se, para kundërshtimit në gjykatë të aktit administrativ pala paditëse Gjergji Tesho duhet të ndiqte rrugën administrative të ankimit është i pabazuar në ligj, sepse ky i fundit nuk ka paraqitur në KKKP Tiranë ndonjë kërkesë për kthimin ose kompensimin e pronës, por vendimmarrja e Komisionit, i vënë në lëvizje nga të tretët e cënon atë në të drejtën e pronësisë, prandaj paditësi ka të drejtë që të tilla vendime të Komisionit ti ankojë direkt në gjykatë, në përputhje të plotë me qëndrimin e konsoliduar të mbajtur nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

31. Për të gjitha këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin që, rekurset e paraqitura nga Avokatura e Shtetit dhe personi i tretë Elsa Poga janë të pabazuara në ligj, prandaj si i tillë ato nuk duhet të pranohen dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 485/a i Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1474, datë 10.11.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 14.10.2014



Nr.11115-01701-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3436 i Vendimit (515)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 16.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.01701/11, që u përket palëve:

PADITËS I K/PADITUR: SAJMIR LALA, në mungesë

TË PADITUR K/PADITËS: BAJRAM RAMALIU, MURAT RAMALIU, KASËM RAMALIU, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e të paditurve për lirimin dhe dorëzimin e sendit,

sipërfaqeve toke “Arë” në pronësinë time,

pasurisë nr.266/39 me sipërfaqe prej 287 m2,

pasurisë nr.266/41 me sipërfaqe prej 287 m2,

pasurisë nr.266/43 me sipërfaqe prej 287 m2,

pasurisë nr.266/45 me sipërfaqe prej 287 m2,

pasurisë nr.266/47 me sipërfaqe prej 287 m2

të ndodhur në Maminas Durrës.

Baza Ligjore:Nenet 32/a dhe 154 të K.Pr.Civile.

Nenet 296, 302 të K.Civil

OBJEKTI I K/PADISË:

Detyrimin e paditësave të kundër-paditur për të na njohur pronarë

të pasurisë me nr.266/39, 266/41, 266/43, 266/45, 266/47

të fituar në kushtet e parashkrimit fitues pa titull.

Baza Ligjore: Nenet 55, 160 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6146, datë 21.07.2010, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.

Detyrimin e të paditurve kundërpaditës për lirim dhe dorëzimin e sendit sipërfaqe toke “Arë” me nr.pasurie 264/39 me sipërfaqe 287 m2; Pasurinë nr.266/41 me sipërfaqe 287 m2; Pasurinë nr.266/43 me sipërfaqe 287 m2; Pasurinë nr.266/45 me sipërfaqe 287 m2; Pasurinë nr.266/47 me sipërfaqe 287 m2 të ndodhur në Maminas Durrës.

Rrëzimin e kundërpadisë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.955, datë 04.05.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.6146, datë 21.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, kanë ushtruar rekurs të paditurit kundërpaditës, Bajram Ramaliu, Murat Bajram Ramaliu e Kasëm Bajram Ramaliu, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për këto shkaqe:



  • Gjykata gjatë gjithë gjykimit mbajti qëndrim të heshtur duke dëgjuar vetëm palën paditëse të kundërpaditur, pavarësisht kërkesave tona gjatë hetimit gjyqësor. Gjatë gjykimit kishte konfuzion se kujt zone kadastrale i përket prona, pasi bëhet fjalë për dy fshatra të ndryshëm, në të cilët të ndodhet prona.

  • Akti i ekspertimit ishte i njëanshëm dhe i paplotë, sepse për disa pyetje nuk u dha përgjigje dhe u bë vetëm mbi bazën e vërtetimit të pronësisë të paditësit pa marrë në konsideratë planshetat e fshatit Marikaj të Bashkisë Vorë që hyn në juridiksionin e rrethit Tiranë dhe Durrës. Gjithashtu një pjesë e pronës së pretenduar është zënë nga Autostrada Tiranë-Durrës dhe kjo pjesë nuk është paraqitur fare në aktin e ekspertimit, nuk dimë se ku e ka gjetur eksperti parcelën nr.266/47, sepse kjo nuk gjendet në hartën e ZRPPT1.

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish