Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet23/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi i kundërpaditur Sajmir Lala nëpërmjet disa kontratave ka fituar pronësinë mbi një sipërfaqe tokë arë, në total prej 1.435 m2, të ndodhur në Marikaj.

1.1. Me kontratën nr.4791 Rep. nr.1797 Kol., datë 24.12.2007 ai ka blerë nga Agim Bylyku, Emigerti Bylyku, Sofije Bylyku, Gazmend Bylyku dhe Hurme Bylyku pasurinë nr.266/45, të llojit arë, me sipërfaqe 287 m2, të ndodhur në zonën kadastrale nr.2596, në Marikaj, me kufizimet përkatëse, përkundrejt çmimit prej 1.205.400 lekë.

1.2. Me kontratën nr.61 Rep. nr.6 Kol., datë 14.01.2008 ai ka blerë nga Zyhdi Bylyku, Hatije Bylyku dhe Sabian Bylyku pasurinë nr.266/41, të llojit arë, me sipërfaqe 287 m2, të ndodhur në zonën kadastrale nr.2596, në Marikaj, me kufizimet përkatëse, përkundrejt çmimit prej 1.148.000 lekë.

1.3. Me kontratën nr.62 Rep. nr.7 Kol., datë 14.01.2008 ai ka blerë nga Petrit Bylyku, Tabene Bylyku dhe Florenc Bylyku pasurinë nr.266/39, të llojit arë, me sipërfaqe 287 m2, të ndodhur në zonën kadastrale nr.2596, në Marikaj, me kufizimet përkatëse, përkundrejt çmimit prej 1.148.000 lekë.

1.4. Me kontratën nr.63 Rep. nr.8 Kol., datë 14.01.2008 ai ka blerë nga Ramazan Bylyku, Sofije Bylyku dhe Alket Bylyku pasurinë nr.266/43, të llojit arë, me sipërfaqe 287 m2, të ndodhur në zonën kadastrale nr.2596, në Marikaj, me kufizimet përkatëse, përkundrejt çmimit prej 1.148.000 lekë.

1.5. Me kontratën nr.72 Rep. nr.12 Kol., datë 16.01.2008 ai ka blerë nga Abdulla Bylyku, Fatmir Bylyku, Bledar Bylyku, Elsa Bylyku dhe Anisa Bylyku pasurinë nr.266/47, të llojit arë, me sipërfaqe 287 m2, të ndodhur në zonën kadastrale nr.2596, në Marikaj, me kufizimet përkatëse, përkundrejt çmimit prej 1.148.000 lekë.

1.5. Në origjinë, pronësia mbi pasuritë e blera nga paditësi i kundërpaditur, referon në zbatim të ligjit nr.7501, datë “Për tokën”, në bazë të të cilit tjetërsuesve, shitësve, ju kanë kaluar në pronësi këto parcela tokë arë.

1.6. Rezulton se të gjitha kontratat e mësipërme janë regjistruar pranë Zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, dhe paditësi i kundërpaditur Sajimir Lala është pajisur me çertifikatat përkatëse të pronësisë.

2. Paditësi Sajmir Lala, me pretendimin se është pronar i ligjshëm i sipërfaqeve tokë arë të sipërcituara, porse të paditurit, pa asnjë tagër ligjor, i kanë zënë këto sipërfaqe dhe refuzojnë t’i lirojnë ato, me padi ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

3. Të paditurit Bajram Ramaliu, Murat Ramaliu e Kasëm Ramaliu, kanë paraqitur kundërpadi e cila është marrë në shqyrtim së bashku me padinë, me pretendimin se sipërfaqen e tokës të pretenduar nga paditësi i kundërpaditur e posedojnë në mënyrë të ligjshme, pasi ajo ka qenë në pronësi të trashëgimlënësit të tyre Bajram Ramaliu, i cili ka patur në pronësi 46 dynym tokë, para Reformës Agrare, këtë tokë ata kanë më tepër se 20 vjet që e posedojnë qetësisht e duke u sjellë si pronarë, kanë kërkuar si në objektin e kundërpadisë, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6146, datë 21.07.2010, ka pranuar padinë dhe rrëzuar kundërpadinë, duke detyruar të paditurit kundërpaditës “...për lirim dhe dorëzimin e sendit sipërfaqe toke “Arë” me nr.pasurie 264/39 me sipërfaqe 287 m2; Pasurinë nr.266/41 me sipërfaqe 287 m2; Pasurinë nr.266/43 me sipërfaqe 287 m2; Pasurinë nr.266/45 me sipërfaqe 287 m2; Pasurinë nr.266/47 me sipërfaqe 287 m2 të ndodhur në Maminas Durrës”.



4.1. Në zgjidhjen e dhënë gjykata, pasi citon nenin 296 të Kodit Civil dhe ka administruar edhe akt ekspertimin, arsyeton: - “Paditësi i kundërpaditur Sajmir Lala është respektivisht, pronar i sipërfaqes së tokë “Arë”, pasurisë me nr.266/39 me sipërfaqe 287 m2, pasurisë me nr.266/41 me sipërfaqe 287 m2, pasurisë nr.266/43 me sipërfaqe 287 m2, pasurisë me nr.266/45 me sipërfaqe 287 m2, pasurisë me nr.266/47 me sipërfaqe prej 287 m2, të ndodhura në Maminas, bashkëshoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartat treguese, të administruar në këtë gjykim”; - pronësia e paditësit të kundërpaditur mbi këto pasuri është fituar në “mënyrë të prejardhur”, nëpërmjet kontratave të shitjes nga pronarët e mëparshëm; - nga ekspertimi ka rezultuar se (i) “...prona e palës paditëse Sajmir Lala është e përbërë nga 5 parcela me 287 m2, me numra pasurie: 266/39, 266/41, 266/43, 266/45, 266/47, të cilat ndodhen në zona kadastrale 2596, në administrim të Bashkisë Vorë Tiranë, fshati Marikaj ndodhet në Maminas në anën jugore të autostradës dhe nënkalimit të rrugës për në Gjirin e Lalsit, atje ku e ka përcaktuar në harta ZVRPP Tiranë”; - (ii) “Pala e paditur Bajram, Murat dhe Kasem Ramaliu pronën e pretenduar prej 5000 m2 ndodhet në Zonën Kadastrale 3796. Nuk ka dokument për 5000 m2 të viteve 45-46 dhe nuk ka asnjë kufizim ku ndodhen këto prona...pronën e pretenduar prej saj prej 5000 m2, aktualisht e posedon atë, e ka të rrethuar nga të gjitha anët me rrjet teli e avlli me blloqe betone. E gjithë sipërfaqja e zënë prej 2375 m2 është e ndare në dy pjesë: në pjesën perëndimore ka gurë të grumbulluar, kurse në njërën pjesë ka të ndërtuar një tetoje 60 m2 dhe një godinë 1 kat 12 m2, në pjesën tjetër ushtron aktivitet tregtie për çimento e material inerte”; (iii) “Prona objekt gjykimi e palës paditëse edhe sipas hartave të rrethit të Durrësit të marra në Institutin e Tokave në Fushë-Krujë, ndodhet po aty ku është dhënë nga ZRPP Tiranë në fshatin Marikaj, kurse prona e pretenduar sipas hartave të paraqitura nga pala e paditur ndodhet në Maminas por në Zonën Kadastrale 3796. Për këtë pronë nuk ka dokument të lëshuar as nga ZRPP Durrës as ZRPP Tiranë”; (iv) “Sipërfaqja prej 5000 m2 pronë e palës së paditur i përket Zonës Kadastrale 3790 (3796), kurse 5 pasuritë e paditësit i përkasin zonës kadastrale 2596 Marikaj”; (v) “Është fakt që administrativisht sot kufiri ndarës ndërmjet Tiranës dhe Durrësit ndodhet 1 km larg Maminasit. Pas vitit 1996 tokat ndërmjet kanalit Tona dhe hekurudhës i mori në administrim bujqësor Vlashaj, kurse nga kufiri i hekurudhës deri ku sot është Vlashaj në administrim bujqësor i mori Marikaj, me këtë regjim u nda toka në vitin 1991 me ligjin 7501. Pra në zonën ndërmjet hekurudhës dhe Vlashaj-Maminas në administrim bujqësor e kishte fshati Marikaj, për këtë arsye edhe sot regjimin hipotekor për këtë zonë e ka Marikaj Tiranë”; (vi) “Vendndodhja e pesë parcelave të palës paditëse Sajmir Lala: 266/39, 266/41, 266/43, 266/45, 266/47, ndodhen të vendosura ngjitur njëra me tjetrën në drejtim lindje-perëndim, të gjitha parcelat formojnë një të vetme me sipërfaqe 1435 m2”; (vii) “Sipërfaqja në total prej 1435 m2 e paditësit Sajmir Lala që u përmend më sipër si dhe ajo e pretenduar nga të paditurit familjes Ramaliu prej 5000 m2 ndodhen në të njëjtin vend, në anën lindore të nënkalimit të rrugës Maminas-Gjiri i Lalsit ose të mbikalimit të autostradës mbi të”; - “Padia e ngritur nga paditësi i kundërpaditur Sajmir Lala, lidhur me kërkimin e sendit ndaj palës së paditur kundërpaditëse, i plotëson kushtet e parashikuara nga neni 296 i Kodit Civil sepse, paditësi i kundërpaditur është pronar i sendit që kërkohet të kthehet dhe kjo padi i drejtohet poseduesve të pasurisë të paditurve kundërpaditës Bajram, Murat e Kasem Ramaliu”; - “Ndërkohë, provohet...se si në kohën e ngritjes së padisë dhe aktualisht, prona e paditësave të kundërpaditur është zënë dhe mbahet nga të paditurit kundrapaditës të cilët kanë realizuar dhe ndërtime mbi të dhe ushtron aktivitet tregëtie,...”; - “...arrihet në përfundimin se të paditurit kundrapaditës janë posedues të paligjshëm”; - “Pretendimi i të paditurve kundrapaditës se duhet të njihen pronarë në bazë të Institutit të parashkrimit fitues nuk qëndron. Në kundërshtim me sa pretendon pala e paditur e kundërpadisë, në lidhje me paraqitjen e një vërtetimi marrë nga Këshilli i Qarkut Durrës për dokumentacionin kadastral të vitit 1946, gjykata çmon se vërtetimi është lëshuar për Bajram Vlashin, i cili nuk u provua nga kjo palë se çfarë lidhje ka me të paditurit kundërpaditës që figurojnë të familjes Ramaliu...nga rrethanat si më sipër prezumohet se të paditurit kundrapaditës kanë patur dijeni mbi prejardhjen e kundraligjshme të posedimit ç’ka do të thotë se janë me keqbesim dhe si të tillë, në referim të nenit 168/2 të K. Civile të vitit 1994 (si ligj zbatueshëm) kërkohet si kusht formal posedimi me afat 20 vjeçar”.

5. Mbi ankimin e të paditurve kundërpaditës, me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.955, datë 04.05.2011, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

5.1. Lidhur me pretendimet e ankimit gjykata e apelit, pasi citon nenin 296 të Kodit Civil dhe nenet 12, 14 e 16 të Kodit të Procedurës Civile, arsyeton: - “Marrëdhëniet e palëve ndërgjyqëse janë të një fushe specifike dhe rregullohen në mënyrë të posaçme nga Kodi Civil dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Civile”; - “Paditësi i kundrapaditur ka provuar me prova pretendimin e tij në gjykate, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes konflikt gjyqësor, në respekt të nenit 14 të Kodit Procedurës Civile”; - “Ndryshe sa parashtron në ankimin...pala e paditur kundrapaditëse në proces, gjykata e shkallës së parë duke parë si të nevojshme, mendimin e specializuar të ekspertit, me vendim e ka kërkuar atë mbështetur në nenet 224/a e vijues të Kodit Procedurës civile, ekspertimi i të cilit ka sqaruar vendosjen e pronës në terren si dhe çdo element teknik të saj”; - “Parashtrimet e ngritura në ankim...janë të pabazuara dhe kontradiktore. Nga njëra anë pretendojnë që pronën e kanë përfituar me parashkrim fitues, për të cilën drejtë ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë, pas nuk jemi para këtij instituti të mënyrës së fitimit të pronësisë dhe nga ana tjetër ka prapësuar se prona e paditësit ndodhet në vend tjetër”; - “...është me rëndësi fakti i cili nuk është përmendur nga gjykata e shkallës së parë që burimin e pronës pala paditëse e kundrapaditur në proces e ka nga kontrata e shitblerjes të analizuar në vendimin e kësaj gjykate, por që nga ana e tyre shitësit e saj e kanë fituar pronësinë e tyre me ligjin “Për tokën”, çfarë do të thotë se bie plotësisht pretendimi i të paditurve: “se janë pronarët e vjetër të saj”, pasi toka bujqësore, sipas ligjit të sipërcituar ka kritere të përcaktuara për ndarjen e saj”; - “Akti i ekspertimit me të drejtë është konsideruar i plotë i cili i ka dhënë përgjigje pyetjeve të gjykatës dhe nuk ka ndonjë arsye që të caktohet ndonjë ekspert tjetër, pasi kërkesa e të paditurve kundrapadia gjendet e pabazuar”.

6. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, kanë ushtruar rekurs të paditurit kundërpaditës, Bajram Ramaliu, Murat Bajram Ramaliu e Kasëm Bajram Ramaliu, me të cilin kërkojnë prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

7. Dispozitat e Kodit Civil dhe ato të Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar

7.1. Neni 296 i K.Civil: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t'u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve”.

7.2. Neni 169 i K.Civil: “Personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzet vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj”.

7.3. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

7.4. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.



Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

7.5. Neni 309§1 i K.Pr.Civile: “Vendimi mbështetet vetëm në të dhëna që ndodhen në aktet dhe që janë shqyrtuar në seancë gjyqësore”.



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

8. Se rekursi i paraqitur nga të paditurit kundërpaditës, Bajram Ramaliu, Murat Bajram Ramaliu e Kasëm Bajram Ramaliu, nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.955, datë 04.05.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.6146, datë 21.07.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

9. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimet e gjykatave të faktit janë të mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për rastin dhe në argumenta të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

10. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkeljet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

10.1. Në tërësinë e tij rekursi përmban pretendime që lidhen me analizën, vlerësimin dhe çmuarjen e provave, gjë që nuk justifikon kërkesat ligjore të sipërpërmendura.

11. Sipas germës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur nga të paditurit kundërpaditës nuk argumentohet një gjë e tillë. Pretendimet se gjykatat e faktit kanë zbatuar gabim ligjin dhe se vendimet nuk mbështet në prova nuk rezulton të gjejnë mbështetje në ligj në raport me të drejtën e pretenduar nga të paditurit kundërpaditës dhe gjendjen e faktit të vërtetuar gjatë gjykimit.

12. Evidentohet se paditësi i kundërpditur Sajmir Lala ka blerë nga pjesëtarët e familjes “Bylyku” pesë parcela toke të llojit arë, të ndodhura në zonën kadastrale nr.2596 në Marikaj, të individualizuara me numër pasurie dhe sipërfaqe në metra katrorë, me kufizimet përkatëse veçmas për çdo parcelë.

13. Paditësi i kundërpaditur Sajmir Lala, me pretendimin se është pronar i ligjshëm i pasurive nr.266/39 me sipërfaqe prej 287 m2, nr.266/41 me sipërfaqe prej 287 m2, nr.266/43 me sipërfaqe prej 287 m2, nr.266/45 me sipërfaqe prej 287 m2 dhe nr.266/47 me sipërfaqe prej 287 m2, me padi kundër Bajram Ramaliu, Murat Ramaliu e Kasëm Ramaliu ka kërkuar detyrimin e tyre t’i lirojnë dhe dorëzojnë këto pasuri.

13.1. Si fakte krijuese të së drejtës së pretenduar paditësi i kundërpaditur ka paraqitur kontratat nr.4791 Rep. nr.1797 Kol., datë 24.12.2007, nr.61 Rep. nr.6 Kol., datë 14.01.2008, 62 Rep. nr.7 Kol., datë 14.01.2008, nr.63 Rep. nr.8 Kol., datë 14.01.2008 dhe nr.72 Rep. nr.12 Kol., datë 16.01.2008, sipas të cilave ka blerë pasuritë e sipërcituar, dhe aktet e pronësisë të lëshuara nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

13.2. Në referencë të këtyre akteve noteriale dhe origjinës së pronës, që rezulton se tjetërsuesit “Bylyku” kanë fituar pronësinë e parcelave të shitura në zbatim të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën”, paditësi ka parashtruar se: (i) pronësinë mbi pasuritë tokë arë e ka fituar në mënyrë të ligjshme; (ii) të paditurit janë posedues të paligjshëm, ata nuk kanë titull pronësie apo posedimi dhe (iii) për këtë shkak duhet të detyrohen të lirojnë dhe dorëzojnë këto pasuri.

14. Nga ana tjetër, nëpërmjet kundërpadisë, të paditurit Bajram Ramaliu, Murat Ramaliu e Kasëm Ramaliu, bazuar në nenin 169 të Kodit Civil, kanë parashtruar se ata kanë fituar pronësinë mbi sipërfaqet objekt rivendikimi nga paditësit me anë të parashkrimit fitues pa titull. Për rastin, sipas të paditurve kundërpaditës, plotësohen kushtet ligjore për fitimin e pronësisë me anë të parashkrimit fitues, sepse (i) sipërfaqet objekt rivendikimi i kanë në posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë që nga viti 1989; (ii) është plotësuar koha e kërkuar nga ligji për fitimin e pronësisë me këtë mënyrë; (iii) gjatë gjithë kësaj periudhe janë sjellë si pronarë dhe se (iv) bëhet fjalë për tokë që nuk është jashtë qarkullimit civil, toka është send i paluajtshëm i aftë për t’u fituar me anë të parashkrimit fitues. Gjithashtu, të paditurit kundërpaditës kanë parashtruar se dihet botërisht në fshat që kjo tokë ka qenë në pronësi të Bajram Ramaliut, trashëgimlënësi i të paditurve kundërpaditës.

15.1. Në argument të pretendimeve të tyre, si fakte penguese të së drejtës së pretenduar nga paditësi i kundërpaditur dhe si fakte krijuese të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë që posedojnë, të paditurit kundërpaditës kanë paraqitur vërtetimin e Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Qarkut Durrës nr.474/1 prot., datë 26.04.2010, sipas të cilit “...në emër të z. Bajram Vlashi është regjistruar në dokumentacionin kadastral të vitit 1946, në Modelarin numër 3 rendor 2131 të fshatit Vlashaj kjo sipërfaqe toke në pronësi, para reformës agrare të vitit 1946. –Tokë arë 42 (...) dy. – Livadhe 2 (...) dy. – Ullishte 2 (...) dy dhe 21 rrënjë ullinj. Shuma 46 (...) dy dhe 21 rrënjë ullinj”. Ky vërtetim shoqërohet me një fragment të hartës të vitit 1954 për zonën e Vlashaj Durrës dhe një plan rilevimi për pronën e pretenduar nga trashëgimtarët e Bajram Vlashi.

16. Gjykata e shkallës së parë, pasi ka marrë në shqyrtim dhe ka venë në diskutim pretendimet e palëve, provat e parashtruara prej tyre, akt ekspertimin topografik në raport me dispozitat ligjore të zbatueshme për rastin konkret, ka arritur në përfundimin se: (i) paditësi i kundërpaditur është pronar i sipërfaqeve tokë arë objekt rivendikimi; (ii) pronësinë mbi sipërfaqet objekt rivenddikimi e ka fituar në mënyrë të ligjshme; (iii) të paditurit kundërpaditës janë posedues të paligjshëm, sepse gjatë gjykimit nuk u vërtetua që të ishin pronarë mbi sipërfaqet që posedonin dhe, njëkohësisht nuk u vërtetua se kishin titull posedimi.

16.1. Lidhur me kundërpadinë gjykata ka arritur në konkluzionin se për rastin konkret nuk janë të qenësishme kushtet ligjore që kërkohen nga neni 169 i Kodit Civil për fitimin e pronësisë me anë të parashkrimit fitues pa titull.

16.1.a. Gjykata, në analizë të provave të paraqitura nga palët dhe të veprimeve konkrete të të paditurve kundërpaditës, ka pranuar të vërtetuar se, edhe në konsideratën që të paditurit kundërpaditës janë vënë në posedim të sendit për të cilin kërkojnë njohjen e pronësisë me anë të parashkrimit fitues pa titull në vitin 1989, sikurse parashtrojnë vetë, nuk është plotësuar afati 20 vjeçar i posedimit të qetë, pa ndërprerje dhe duke u sjellë si pronar, sikurse kërkohet nga kjo dispozitë. Në arritjen e këtij konkluzioni mbahet parasysh se Kodi Civil ka hyrë në fuqi më datën 01.11.1994 dhe legjislacioni i mëparshëm nuk e ka njohur fitimin e pronësisë me anë të parashkrimit fitues pa titull.

16.2. Përsa i përket pretendimit se të paditurit kundërpaditës kanë në posedim pasurinë që ka patur në pronësi trashëgimlënësi i tyre Bajram Ramaliut, para reformës agrare, gjykata arsyeton se nga ana e të paditurve kundërpaditës nuk u vërtetua lidhja e tyre me Bajram Vlashin dhe, së dyti, vërtetimi i Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave bën fjalë për një pasuri të Bajram Vlashit, që pozicionohet në një zonë kadastrale të ndryshme nga ajo e pasurisë objekt rivendikimi, dhe jo të trashëgimlënësit të tyre Bajram Ramaliut.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe konkluzionin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me ekzistencën e shkakut të pranimit të padisë dhe rrëzimit të kundërpadisë.

18. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e të paditurve kundërpaditës dhe, pasi ka pranuar faktet sikurse gjykata e shkallës së parë, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke dhënë arsyet ligjore se përse e ka lënë në fuqi vendimin.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e gjykatës së apelit, lidhur me situatën juridike dhe faktike të pronës objekt rivendikimi.

19.1. Sikurse gjykata e shkallës së parë edhe ajo e apelit ka zbatuar drejt nenin 296 të Kodit Civil, pasi rezulton që pretendimet e paditësit të kundërpaditur gjejnë mbështetje në këtë dispozitë në raport me të drejtën e pretenduar nga pala e paditur kundërpaditëse, pretendimet e së cilës nuk gjejnë mbështetje në nenin 169 të Kodit Civil.

19.2. Për rastin në shqyrtim evidentohet se gjykata e apelit ka marrë në analizë dhe ka vlerësuar provat e paraqitura nga palët në tërësinë e tyre; ka bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në shqyrtim dhe e ka zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi (nenet 169 e 296 të K.Civil).

20. Kjo për arsye se, në thelb, padia e rivendikimit është padia e pronarit jo posedues kundër poseduesit jo pronar dhe synon kthimin e sendit pronarit. Nga përmbajtja e nenit 296 të Kodit Civil del se kusht i domosdoshëm për ngritjen e kësaj padie është: nga njëra anë, duhet që paditësi të jetë pronar i sendit që rivendikon dhe, nga ana tjetër, i padituri duhet të jetë posedues i paligjshëm i sendit.

20.1. Ky kolegj evidenton se gjatë gjykimit ka rezultuar e vërtetuar se paditësi i kundërpaditur është pronar i sipërfaqeve tokë arë objekt rivendikimi, pronësi e fituar në mënyrë të ligjshme dhe, nga ana tjetër ka rezultuar e vërtetuar se të paditurit kundërpaditës janë posedues të paligjshëm, pa ndonjë shkak juridik.

20.2. Pra, paditësi i kundërpaditur ka vërtetuar mënyrën e fitimit të pronësisë, shkakun juridik dhe pronësinë e personave prej të cilëve ai ka hequr të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqet tokë arë që rivendikon.

20.3. Nga ana tjetër, nuk ka rezultuar e vërtetuar fakti se kjo pasuri të posedohet nga të paditurit kundërpaditës mbi ndonjë shkak juridik dhe njëkohësish nuk ka rezultuar e vërtetuar se janë të qenësishme kriteret ligjore që ata të fitojnë pronësinë me anë të parashkrimit fitues, sikurse parashikohet nga neni 169 i Kodit Civil.

21. Gjithashtu, ky kolegj, konstaton se nga ana e gjykatave të faktit nuk janë lejuar shkelje të rënda të normave procedurale të parashikuara në nenin 467 të Kodit të Procedurës Civile. Sipas germës “b” të nenit 472 të po këtij Kodi kërkohet që nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe ajo e apelit të ketë shkelje të rënda të normave procedurale.

21.1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë evidenton se në rastin konkret nuk rezulton që nga gjykatat e faktit, të jenë shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces pa respektuar dispozitat mbi njoftimin e tyre, si në gjykatën e shkallës së parë dhe në atë të apelit, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia apo të jetë cenuar parimi i paanësisë, të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit (germa “b” e nenit 472 të K.Pr.Civile në lidhje me nenin 467[1] të po këtij Kodi).

22. Përsa i përket germës “c” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile[2], rezulton se, si gjatë gjykimit të çështjes në shkallë të parë dhe në apel, gjykatat nuk kanë lejuar shkelje të normave procedurale që të kenë ndikuar në dhënien e vendimit.

22.1. Pretendimet në lidhje me aktin e ekspertimit janë nga ato që kanë të bëjnë me analizën dhe vlerësimin e provave, që është në ekskluzivitetin e gjykatave të faktit, të cilat, për rastin, i kanë analizuar e vlerësuar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

23. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.955, datë 04.05.2011 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.955, datë 04.05.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 16.10.2014

Nr.11243-01857-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3437 i Vendimit (516)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 16.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.01857/11, që u përket palëve:

PADITËS: HASAN LABA, në mungesë

E PADITUR: SHOQËRIA E SIGURIMEVE “ATLANTIK” SHA, përfaqësuar nga juristja Grega Ambeli.

OBJEKTI:

Detyrimi i të paditurit të paguajë dëmin kontraktor

nga sigurimi i mjetit për shkak të vjedhjes në shumën prej 900.000 lekë.

Baza Ligjore: Neni 1134 i K.Civil.

Ligji “për sigurimin e mjeteve motorike”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.397, datë 18.02.2008, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së Hasan Labaj kundër të paditurit shoqëria e sigurimeve “Atlantik” SHA pallati Riviera Vlorë me objekt: Pagim dëmi kontraktor nga sigurimi i mjetit si të parashkruar e të pambështetur në ligje prova.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.982, datë 25.11.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.397, datë 18.02.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs paditësi Hasan Laba, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit, për këto shkaqe:



  • Arsyetimet e gjykatave në marrjen e vendimeve kanë qenë të gabuara, duke rrëzuar padinë për faktin se kanë kaluar afatet ligjore të ngritjes së padisë dhe nuk është bërë njoftimi i siguruesit në afatin e caktuar.

  • Objekt në gjykim nuk kanë qenë afatet, pasi vetë kompania e sigurimeve e ka pranuar, se ky është një rast sigurimi, i cili duhet të shpërblehet, duke i ofruar paditësit shumën 500.000 lekë si shpërblim të dëmit, por vlera e shpërblimit e cila sikurse u vërtetua edhe nga ekspertët është 900.000 lekë.

  • Kështu gjykatat kanë dalë jashtë kërkesave të palëve duke e quajtur se jemi përpara një dëmi që nuk është në përputhje më kontratën dhe duke rrëzuar edhe pjesën tjetër të dëmit.

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish