Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet36/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


Se, rekursi i paraqitur përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.642, datë 16.06.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Rezulton se, paditësi i kundër-paditur Andrea Kallmi, i padituri kundërpaditë Fatmir Plaku dhe personi i tretë Zeni Kapllani janë banorë të fshatit Tapi të Komunës Perondi, Kuçovë, të cilët janë pajisur me tokë në bazë të ligjit nr.7501.

Paditësi i kundër-paditur ka përfituar një sipërfaqe vreshti në kufi me vreshtin e të paditurit kundër-paditës Fatmir Plaku, pasuri kjo me nr.1346 dhe sipërfaqe 1650 m2 .

Në vitin 1997, paditësi i kundër-paditur Andrea Kallmi dhe personi i tretë Zeni Kapllani kanë bërë një akt marrëveshje verbale dhe kanë këmbyer një pjesë të pasurive të tyre, ku personi i tretë ka marrë vreshtin objekt gjykimi dhe paditësi i ka ofruar dyfishin e sipërfaqes nga pasuria e tij meqenëse e kishte afër tokave të tjera të tij.

Më datë 01.10.1997 personi i tretë Zeni Kapllani me të paditurin kundër-paditës Fatmir Plaku, kanë lidhur akt marrëveshje për shitjen e pasurisë objekt gjykimi në shumën 100.000 lekë. Më pas, i padituri kundër-paditës, ka punuar dhe është kujdesur për vreshtin, duke përfituar edhe frutet e tij.

Paditësi i kundër-paditur, me pretendimin se, nuk është realizuar këmbimi i pasurive, pasi pas një viti të marrëveshjes së palëve, personi i tretë nuk ka qenë dakort dhe janë kthyer pronat si më parë, ka kërkuar lirimin e dorëzimin e pronës të zënë nga i padituri kundër-paditës.

Nga ana tjetër, i padituri kundërpaditë ka kërkuar të njihet pronar mbi pronën, me anë të parashkrimit fitues, si posedues me mirëbesim i saj, pasi e ka blerë nga personi i tretë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.1281, datë 09.11.2010, ka rrëzuar padinë dhe ka pranuar kundërpadinë. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e saj nr.642, datë 16.06.2011. Sipas kësaj gjykate, i padituri kundër-paditës e ka poseduar sendin që prej vitit 1992, pa u shqetësuar nga paditësi i kundër-paditur dhe se ka blerë nga personi i tretë në vitin 1997, duke u bërë pronar i tij me anë të parashkrimit fitues, neni 168 i K.C.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs, paditësi i kundër-paditur Andrea Kallmi, i cili kërkon prishjen e tij.

Kolegji Civil, në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs, arrin në përfundimin se, vendimi gjykatës së apelit është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit.

Gjykata e Apelit Vlorë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë ka zbatuar gabim ligjin material e procedural, duke bërë interpretim të gabuar të ligjit, për sa i përket elementëve që kanë të bëjnë me natyrën juridike të mosmarrëveshjes objekt gjykimi.

Kjo gjykatë nuk ka evidentuar drejt mangësitë e gjykimit në shkallë të parë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me pretendimin e palës paditëse dhe gjendjes së faktit. Gjykata e apelit edhe pse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore të ndreqte mangësitë e gjykimit në shkallës së parë, nuk ka sqaruar plotësisht rrethanat ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes, që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë objekt shqyrtimi.

Pala e paditur kundër-paditëse nuk e ka kontestuar pronësinë mbi sipërfaqen tokë bujqësore të paditësit të kundër-paditur, por gjatë gjykimit, ajo ka prapësuar se, ka fituar pronësinë me parashkrim fitues, në bazë të nenit 168 të K.C.

Për këtë arsye ka paraqitur në gjykim, një aktmarrëveshje datë 01.10.1997, sipas të cilës, personi i tretë i ka shitur të paditurit kundër-paditës një sipërfaqe 1200 m2.

Nga të dyja gjykatat e faktit është pranuar se, prona objekt gjykimi është në pronësi të paditësit të kundër-paditur. Në këto kushte, është provuar njëri nga elementët e padisë së rivendikimit që paditësi i kundër-paditur është pronar i sendit që kërkon të rivendikohet dhe duke qenë se, padia e rivendikimit është e paparashkrueshme, ai nuk e ka humbur të drejtën e ushtrimit të padisë së rivendikimit.

Por se, kjo e drejtë nuk humbet për paditësin e kundër-paditur nga mos ushtrimi i saj (parashkrimi shues), deri në momentin që i padituri kundër-paditës nuk e ka fituar pronësinë me parashkrim fitues.

Sipas vendimit unifikues nr.5, datë 31.05.2011 të Kolegjeve të Bashkuara:

...Parashkrimi fitues (me titull ose pa titull) është një nga mënyrat e fitimit të pronësisë, parashikuar në nenet 168 dhe 169 të Kodit Civil. Nëse janë plotësuar kushtet e përcaktuara në këto dispozita, padia e rivendikimit rrëzohet, jo për shkak të parashkrimit shues, por pasi kjo mënyrë fitimi pronësie përbën shkakun ligjor që pronari i mëparshëm i sendit humbet të drejtën e tij të pronësisë mbi sendin...

Në bazë të nenit 168 të K.C:



Personi që ka fituar me mirëbesim një send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji, bëhet pronar i këtij sendi pas një posedimi të pandërprerë prej pesë vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej dhjetë vjetësh kur ai është i paluajtshëm.

Kur posedimi nuk është me mirëbesim, afatet e posedimit të pandërprerë dyfishohen. Posedimi konsiderohet i pandërprerë edhe kur fituesi i sendit ia ka dhënë posedimin një personi tjetër. Nuk mund të fitohet me parashkrim fitues një send që është pronë publike e patjetërsueshme.

Në interpretim të dispozitës së mësipërme, që një person të fitojë pronësinë me anë të parashkrimit fitues duhet që të ekzistojnë njëkohësisht disa kushte:

ekzistenca e një sendi të aftë për t’u tjetërsuar;

ekzistenca e një veprimi juridik që të ketë për qëllim kalimin e të drejtës së pronësisë dhe që të mos jetë i ndaluar nga ligji;

ekzistenca e posedimit të këtij sendi në mënyrë të pandërprerë;

kalimi i afatit prej 10 vjetësh për posedimin në mirëbesim dhe 20 vjetësh për posedimin në keqbesim.

Këto kushte duhet të ekzistojnë por duhet edhe që, të ekzistojnë në të njëjtën kohë. Mungesa qoftë edhe e njërit prej këtyre kushteve, bën që të mos jemi përpara fitimit të pronësisë me anë të parashkrimit fitues.

Për sa i përket, faktit, që poseduesi të ketë apo jo dijeni se sendi u takon të tjerëve, është i rëndësishëm në lidhje me afatin e domosdoshëm të posedimit për parashkrimin fitues. Mirëbesimi është një kusht për fitimin e pronësisë së paluajtshme me anë të parashkrimit fitues, pasi përgjysmon kohën e nevojshme për të pasur sendin në nëdorësi, për një periudhë 10 vjeçare ndryshe nga afati 20 vjeçar i parashikuar në nenin 169 i KC, për posedimin në keqbesim.

Në bazë të nenit 304 të K.C:

Posedimi është sundimi efektiv i një personi mbi një send dhe mbi të drejtat e tjera reale mbi atë. Posedimi mund të ushtrohet drejtpërsëdrejti ose nga një person që mban sendin.

Nenit 305 të K.C:



Posedimi i personit jo pronar mund të jetë i ligjshëm ose i paligjshëm.

Posedimi është i ligjshëm kur poseduesi e ka posedimin nga pronari, në bazë të një veprimi juridik, në bazë të ligjit ose të një akti administrativ.

Në të gjitha rastet e tjera posedimi është i paligjshëm.
dhe nenit 306 të K.C:

Posedimi i paligjshëm mund të jetë me mirëbesim ose me keqbesim.

Posedimi është me mirëbesim kur poseduesi nuk ka ditur ose nuk ishte i detyruar të dinte se posedimi i tij është i paligjshëm.

Mirëbesimi prezumohet dhe mjafton të ketë qenë në kohën e fitimit të posedimit.

Në interpretim të dispozitave të mësipërme, posedimi nuk është gjë tjetër, veçse shfaqja e jashtme e ushtrimit të së drejtës që ka poseduesi, qoftë ky pronar ose jo pronar. Kjo gjendje dhe shfaqje e jashtme duhet t’i korrespondojë gjendjes juridike të ushtrimit të të drejtave, që do të thotë që personi i cili ushtron këtë të drejtë është i njohur ligjërisht për ta ushtruar këtë të drejtë, në të kundërt kemi të bëjmë me një gjendje fakti të paligjshëm.

Posedues i paligjshëm, është personi që mban sendin në posedimin e tij qoftë edhe të përkohshëm pa pasur një shkak të ligjshëm ose pasi shkaku i ligjshëm i titullit të pronësisë (kontrata, akti administrativ, etj.) i ka rënë nga fuqia. Për posedimin e paligjshëm nuk ka rëndësi fakti nëse poseduesi në kohën që ka fituar posedimin mbi sendin ka qenë në mirëbesim ose në keqbesim.

Në mirëbesim është personi që ka poseduar sendin duke mos ditur që cenon të drejtat e të tjerëve, përkundrazi personi që është në dijeni të cenimit që u bëhet të tjerëve është në keqbesim. Është në keqbesim edhe ai që, megjithëse e nuk e di faktin që personi që i ka kaluar atij pronësinë nuk ka qenë vet pronar ose që nuk e di që veprimi për kalimin e pronësisë ka qenë i pavlefshëm, por që duke marrë parasysh të gjitha rrethanat ishte i detyruar që të dinte këto fakte.

Në rast se, personi që pretendon mirëbesimin, i ka të njohura pavlefshmëritë e veprimit juridik apo faktin se tjetërsuesi nuk ka qenë pronar, atëherë ai nuk është në mirëbesim. Në këtë aspekt, për tu përcaktuar qenia ose mosqenia në mirëbesim e poseduesit, analizohet ana subjektive e tij, duke ju referuar kujdesit minimal, si dhe aftësive të një njeriu mesatar. Në rastin konkret, duhej pasur parasysh se, parashikimi i mënyrës së shitjes së sendeve të paluajtshme, është i qartë, që duhet të bëhet me akt noterial dhe më pas të regjistrohet.

Mos kryerja e këtij veprimi juridik sipas urdhërimit ligjor, nëse provohet se, i padituri kundër-paditës nuk ka treguar kujdesin e duhur, apo nëse ai ka kulturën e mjaftueshme juridike për të vlerësuar rëndësinë e këtij moment ligjor, bën që posedimi i paligjshëm të kthehet me keqbesim.

Nga gjykatat e faktit nuk është sqaruar pozicioni i të paditurit kundër-paditës në posedimin e sendit objekt gjykimi, në të gjithë elementët e tij.

Në gjykim është provuar se, veprimi juridik për kalimin e pronësisë ka qenë absolutisht i pavlefshëm, në bazë të nenit 92/a të K.C, pasi tjetërsimi i sendit të paluajtshëm, nuk është bërë nga pronari i tij, paditësi i kundër-paditur.

I padituri kundër-paditës pretendon se, në momentin që ka fituar sendin ka qenë në mirëbesim. Në lidhje me momentin e fitimit të pronësisë, gjykatat e faktit kanë pranuar se, i padituri kundër paditës nuk ka ditur se, posedimi i tij është i paligjshëm për shkak se, ai ishte vënë në dijeni të këmbimit të pronave që kishte bërë paditësi i kundër-paditur me personin e tretë, por jo të anullimit më pas të këtij këmbimi.

Mirëpo, nga gjykata e apelit nuk është analizuar pretendimi i paraqitur nga paditësi i kundër-paditur, se i padituri kundër-paditës në momentin e kryerjes së veprimit juridik, nuk ka qenë në mirëbesim, pasi për shkak të qenies së tij si regjistrues pranë ZVRPP Kuçovë, duhet të dinte që pronar i sendit ishte paditësi i kundër-paditur.

Nga paditësi kundër-paditës është pretenduar edhe se, përveç se, e ka vënë në dijeni të paditurit kundër-paditës të qenies pronar të pronës, si dhe duke ja kërkuar herë pas here ta lirojë e dorëzojë atë, ka paguar edhe taksat për këtë pasuri nga viti 2003 deri në vitin 2008. Fakt ky që nuk i është nënshtruar debatit gjyqësor edhe pse në gjykim është administruar një informacion datë 26.03.2009 i Komunës Perondi, Kuçovë.

Sqarimi i këtyre momenteve është shumë i rëndësishëm, për sa i përket përcaktimit të rrethanave faktike, në lidhje me posedimin e të paditurit kundër-paditës, për të arritur në një përfundim të drejtë ligjor, nëse ekzistojnë në tërësi kushtet për tu njohur i padituri kundër-paditës, pronar mbi sendin e paluajtshëm, objekt gjykimi, me anë të parashkrimit fitues.

Për sa u përket vërtetimit të fakteve të pretenduara nga palët, duhen analizuar elementët objektivë dhe subjektivë të posedimit të të paditurit kundër-paditës.

Kjo analizë konsiston në lidhje me kryerjen e veprimeve të jashtme mbi sendin nga poseduesi, sikur ai të ishte pronar i sendit, ruajtjen e mirëmbajtjen e tij, por edhe me veprime përdorimi, gëzimi, transformimit të tij, etj.. Veprime këto që tregojnë se, në vazhdimësi, poseduesi po e mban sendin e paluajtshëm dhe po sillet, si të ishte pronari i tij dhe nga tjetër është analiza e momentit më të rëndësishëm në këtë mosmarrëveshje, përcaktimi i qenies së të paditurit kundër-paditës në mirëbesim.

Në këto kushte, vendimi i gjykatës së apelit, si pasojë e mosrespektimit të ligjit procedural dhe atij material duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim.

Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, në mbështetje të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata e apelit, duke mbajtur parasysh konkluzionet e Gjykatës së Lartë, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor.

Për këtë gjykata, konform nenit 213 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me nenet 11 e 12 të po këtij Kodi, duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës prove, si dhe barrën e provës për secilën palë.

Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, “... ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për të provuar faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të K.Pr.C

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.642, datë 16.06.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 23.10.2014

Nr.11242-01787-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3424 i Vendimit (534)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Ardian Nuni Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

KËRKUES: LAVDOSH GJOKA, në mungesë

PALË E TRETË: KËSHILLI I BASHKISË ORIKUM

ZAMT PRANË KËSHILLIT TË QARKUT ORIKUM, në mungesë

OBJEKTI:

Vërtetim i faktit juridik të qenies ish pronar

mbi një sipërfaqe toke prej 17.500 m2 ne fshatin Radhimë

Baza Ligjore: Neni 388 i K.Pr.C

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.1848 datë 04.10.2007, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës.

Vërtetimin e faktit juridik se i ndjeri Sali Bari ka pasur në pronësi të tij, një sipërfaqe toke ullishte prej 14.000 m2, e ndodhur në fshatin Radhimë, në vendin e quajtur Qafa e shegës, Lugu i Gegëve, me kufizime aktuale: V-Beqir Baraj, J-Përroi + Ali Kapo, L- Përroi (Balil Bara)j dhe P- Përroi (i zoti).

Pushimin e gjykimit për sipërfaqen 3500 m2, për shkak heqje dorë nga gjykimi.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.432 datë 04.05.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1848 datë 04.10.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs personi i tretë, Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Qarkut Këshilli i Qarku,t e cila parashtron se:



  • Duke u bazuar në nenin 79/a të K.Pr.C, në këtë gjykim duhet të thirrej Avokati i Shtetit i cili mbron interesat e shtetit dhe është gjykata ajo që e thërret.

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish