Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet44/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza, av. Alban Çaushi të paditësit Shoqëria “Keller GrundbauGmbH, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.8252, datë 21.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes po në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vazhdimin e gjykimit; av.Irena Reso të të paditurit Shoqëria “Vega Group” sh.p.k, e cila kërkoi: Lënien në fuqi të vendimit nr.8252, datë 21.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


I. RRETHANAT E ÇËSHTJES:

  1. Nga aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi Shoqëria “Keller Grundbau” GmbH dhe pala e paditur Shoqëria “Vega Group” Shpk kanë lidhur në datën 13.08.2010 kontratën me objekt kryerjen e punimeve të ndërtimit në terminalin e depozitimit të produkteve të naftës në Porto Romano, punime të cilat konsistonin në ndërtimin e 75.000 m kolona prej guri me diametër 80 cm si dhe ndërtimin e 172.000 m drenazhime vertikale në një thellësi prej 25 m, punime dhe do të realizoheshin në përputhje me kushtet teknike të parashikuara në projekt zbatim.

  2. Sipas nenit 2 të kësaj kontrate (Objekti i kontratës): “... punimet që përbëjnë qëllimin e marrëveshjes...janë ndërtimi afërsisht 75.000 m kollona prej guri (RSV) dhe afërsisht 172.000 m drenazhime vertikale sipas treguesve, instruksioneve , udhëzimeve dhe skicave zyrtare të projektit që Kontraktori ia ka dorëzuar nënkontraktorit ...”kontratë e cila është nënshkruar nga përfaqësuesit e palëve.

  3. Më herët ndërmjet të paditurit “Vega Group” Shpk si shoqëri që operon në fushën e ndërtimit dhe Rudnap Contruction ALBANIA (dege e kompanisë së huaj Altaria Research Ltd), më datë 16.07.2010 është lidhur kontrata e sipërmarrjes me të cilën i padituri do të kryente punimet e përcaktuara në objektin e kësaj kontrate ku për disa zëra të punimeve është lidhur kontratë me nënkontraktuesin paditësin në këtë gjykim.

  4. Në nenin 18 të kësaj kontrate thuhet shprehimisht se: “Në rast mospajtimi ose mosmarrëveshjeje midis palëve kontraktuese, raste të tilla do të përpiqen të zgjidhen fillimisht nga drejtuesit përgjegjës të projektit të secilës palë. Të gjitha mosmarrëveshjet që lindin ose që lidhen me kontratën aktuale do të zgjidhen përfundimisht sipas ligjit shqiptar. Procedurat e arbitrazhit do të kryhen në Shqipëri nëpërmjet Gjykatës kompetente Shqiptare. Ligji i zbatueshëm do të jetë ligji shqiptar”.

  5. Pala paditëse, me pretendimin se ajo i ka përmbushur detyrimet kontraktore dhe prej të paditurve nuk i është paguar vlera e punimeve të kryera i është drejtuar gjykatës me padi me objektin parashtruar në pjesën hyrëse të vendimit.

  6. Ndërsa i padituri gjatë gjykimit ka paraqitur kundërpadinë me objektin e parashtruar po në pjesën hyrëse të vendimit.

  7. Në seancën gjyqësore të zhvilluar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 21.07.2014, pala e paditur Shoqëria “Vega Group” Shpk. paraqiti kërkesën për deklarimin e moskompetencës së gjykatës për çështjen në gjykim, pasi sipas saj, vetë palët në kontratë (më konkretisht në nenin 18 të saj në rubrikën Zgjidhja e mosmarrëveshjeve), kanë përcaktuar se konfliktet që lindin mes palëve gjatë zbatimit të kontratës i kalojnë për zgjidhje një gjykate arbitrazhi kompetente shqiptare.

  8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8252, datë 21.07.2014, ka vendosur: Pranimin e kërkesës së palës së paditur kundërpaditëse. Dërgimin e akteve të çështjes civile nr.Regj 2712 ...... Gjykatës kompetente të Arbitrazhit Tiranë ( në mbështetje të nenit 61 të K.Pr.Civile).

  9. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “omissis... Nisur nga sanksionimi qe palët kane bere ne kontrate për mënyrën e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre, Gjykata mendon se ajo nuk është kompetente për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, por kompetente është një Gjykate Arbitrazhi Shqiptare e zgjedhur nga palët. Gjykata mendon se është para kritereve të kërkuara nga nenet 61 të K.Pr.Civile dhe gjykimi i kësaj mosmarrëveshje duhet te dërgohet për kompetence gjykimi pranë një Gjykate Arbitrazhi Shqiptare. Për sa më sipër është e provuar me shpjegimet e palëve ne seance gjyqësore dhe gjithë dokumentacionin e administruar ne dosje.(…).”

  10. Më datë 24.07.2014, pala paditëse Shoqëria “Keller Grundbau” GmbH ka ushtruar të drejtën e ankimit të veçantë kundër vendimit nr.8252, datë 21.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duke kërkuar ndryshimin e vendimit të asaj gjykate dhe kthimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit me shkaqet sa më lart.

II. LIGJI I ZBATUESHËM

  1. Kodi i Procedurës Civile:

    1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

    2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

    3. Neni 59 i K.Pr.Civile: “ Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht , merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ. Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë”.

  2. Kodi Civil;

    1. Neni 404 i Kodit Civil: Pavlefshmëria e marrëveshjes për arbitrazh. Është i pavlefshëm kushti për gjykimin e mosmarrëveshjes me arbitrazh, kur nuk pasqyrohet me shkrim në vet marrëveshjen kryesore të palëve ose me një dokument tjetër të shkruar që i referohet asaj, siç mund të jetë telegrami, teleksi e çdo mjet tjetër i saktë që përbën provë shkresore.

Marrëveshja e palëve, sipas paragrafit të parë, është e pavlefshme, në rast se në atë nuk parashikohet mënyra e caktimit të arbitrit ose arbitrave, si dhe objekti i mosmarrëveshjes, kur ajo efektivisht ka lindur.

Marrëveshja për gjykimin me procedurë arbitrazhi shfuqizohet, kur një arbitër i caktuar sipas kësaj procedure nuk pranon misionin e besuar.

    1. Neni 405 i Kodit Civil: Caktimi i numrit të arbitrave.

Palët mund të merren vesh në mënyrë të pavarur për numrin e arbitrave në një gjykatë arbitrazhi dhe për mënyrën e caktimit të tyre. Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve dhe me pëlqimin paraprak të tyre, gjykata e arbitrazhit formohet nga një arbitër ose më shumë arbitra në numrin tek, që caktohen nga gjykata.”

    1. Neni 406 i Kodit Civil: Fillimi i procedurës së arbitrazhit: “Shqyrtimi i mosmarrëveshjes me procedurë arbitrazhi fillon me kërkesën e të dyja palëve ose të palës së interesuar.

Marrëveshja për gjykimin e çështjes me procedurë arbitrazhi mund të arrihet edhe pasi ka filluar gjykimi nga një gjykatë kompetente. Në një rast të tillë procesverbali i seancës gjyqësore nënshkruhet nga gjykata dhe nga palët ose përfaqësuesit e tyre.”

    1. Neni 407 i Kodit Civil: Kush mund të jetë arbitër:

Misioni i arbitrit i besohet vetëm një personi fizik që ka zotësi juridike të plotë për të vepruar.

Në qoftë se për këtë qëllim është caktuar një person juridik, ky i fundit ka fuqi vetëm për të organizuar arbitrazhin.”

    1. Neni 408 i Kodit Civil: Procedura e formimit të gjykatës së arbitrazhit:

Gjykata e arbitrazhit quhet e formuar rregullisht kur arbitri ose arbitrat janë emëruar në përputhje me dispozitat e këtij kreu dhe ata kanë pranuar me shkrim misionin që u është besuar.

Personi që i propozohet detyra e arbitrit duhet, menjëherë pas emërimit të tij, t’u parashtrojë palëve të gjitha rrethanat të cilat mund të ngjallin dyshime për paanësinë dhe pavarësinë e tij në zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Ai mund të mos pranohet si arbitër kur dyshimet e sipërpërmendura janë të drejta e të bazuara, si dhe kur nuk i plotëson kushtet për të cilat kanë rënë dakord palët.

Pala që ka emëruar një arbitër, mund ta përjashtojë atë vetëm për shkaqe që bëhen të njohura pas emërimit të tij.”

    1. Neni 409 i Kodit Civil:

Palët mund të merren vesh në mënyrë të pavarur për procedurën e mospranimit të një arbitri. Kur mungon një marrëveshje e tillë, pala që kundërshton emërimin e arbitrit duhet t’ia bëjë të ditur këtij të fundit, brenda 10 ditëve nga marrja dijeni e emërimit, shkaqet e mospranimit. Në rast se arbitri për të cilin është kërkuar përjashtimi nuk tërhiqet nga misioni ose procedura e caktuar nga palët nuk i jep zgjidhje këtij kundërshtimi, vendos gjykata e arbitrazhit pa pjesëmarrjen e arbitrit për të cilin është kërkuar përjashtimi. Kur edhe kjo e fundit nuk i jep zgjidhje kërkesës për përjashtim, vendos gjykata e shkallës së parë, jo më vonë se 15 ditë nga dita e ardhjes për gjykim të kësaj mosmarrëveshjeje.”

    1. Neni 410 i Kodit Civil:

Kur një arbitër nuk është në gjendje të plotësojë detyrat e tij për misionin e ngarkuar ose për arsye të ndryshme nuk përmbush detyrat e tij në afatin e caktuar, mandati i tij si arbitër përfundon kur ai tërhiqet nga ky mision ose kur palët merren vesh për përfundimin e këtij misioni. Zëvendësimi i tij bëhet sipas rregullave për emërimin e arbitrave.”

    1. Neni 411 i Kodit Civil:

Kur palët caktojnë arbitrat në numër çift, gjykata e arbitrazhit plotësohet me një arbitër të caktuar sipas marrëveshjes së palëve dhe, në mungesë të saj, nga arbitrat e emëruar prej palëve.

Kur këto nuk kanë mundur të caktojnë arbitrin, ky caktohet nga kryetari i gjykatës së shkallës së parë.

Caktimi i arbitrit sipas kësaj dispozite në çdo rast duhet të bëhet brenda 15 ditëve nga marrja dijeni për një detyrim të tillë.”

    1. Neni 412 i Kodit Civil:

Kur një person juridik apo fizik ngarkohet nga palët që të organizojë arbitrazhin, për këtë qëllim caktohen një ose më shumë arbitra të pranuar nga palët. Në rastet kur nuk është arritur pranimi i palëve, personi i ngarkuar me organizimin e arbitrazhit fton secilën palë të caktojë arbitrin e saj dhe vepron sipas procedurës për caktimin e arbitrit të nevojshëm, për të plotësuar trupin gjykues të arbitrazhit.”

III. KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:

  1. Ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e saj nr8252, datë 01.07.2014 ka vendosur Dërgimin e akteve të çështjes civile nr.Regj 2712 ...... Gjykatës kompetente të Arbitrazhit Tiranë ( në mbështetje të nenit 61 të K.Pr.Civile).

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në analizë të provave të administruara në gjykim dhe parashikimeve të bëra nga palët kontraktuese konstaton se palët në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate kanë shprehur vullnetin e tyre që, në rast të mos arritjes së zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve, ata do t’i drejtoheshin gjykatës kompetente për procese arbitrazhi në Shqipëri, e cila do të merrej me zgjidhjen e konflikteve të lindura mes tyre.

  3. Referuar të drejtës sonë procedurale është e rëndësishme të kuptohet qartë që shprehja e vullnetit të palëve për t’iu drejtuar procedurës së arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, do të thotë në të njëjtën kohë heqje dorë nga procedura e zakonshme e gjykimit, e cila, kjo e fundit, realizohet nga organet gjyqësore nëpërmjet ngritjes së padisë. Kjo heqje dorë e palëve kontraktuese nga juridiksioni gjyqësor dhe dëshira për t’ia nënshtruar gjykimin e mosmarrëveshjeve që lindin mes tyre arbitrazhit bëhet pasi ato besojnë se procedura e arbitrazhit ofron për zgjidhjen e problemeve të krijuara mes tyre një zgjidhje më të shpejtë, më efektive dhe më pak të kushtueshme.

  4. Kushtet për vlefshmërinë e klauzolës së arbitrazhit janë përcaktuar qartë në nenin 404 të K.Pr.Civile, në të cilën thuhet shprehimisht se: “Ёshtë i pavlefshëm kushti për gjykimin e mosmarrëveshjes me arbitrazh, kur nuk pasqyrohet me shkrim në vetë marrëveshjen kryesore të palëve ose me një dokument tjetër të shkruar që i referohet asaj, siç mund të jetë telegrami, teleks e çdo mjet tjetër i saktë që përbën provë shkresore. Marrëveshja e palëve, sipas paragrafit të parë, është e pavlefshme, në rast se në atë nuk parashikohet mënyra e caktimit të arbitrit apo arbitrave, si dhe objekti i mosmarrëveshjes, kur ajo efektivisht ka lindur. Marrëveshja për gjykimin me procedurë arbitrazhi shfuqizohet, kur një arbitër i caktuar sipas kësaj procedure nuk pranon misionin e besuar”.

  5. Në analizë të dispozitës së mësipërme ky Kolegj konstaton se: (i) i parë nga pikëpamja formale kushti për gjykimin e mosmarrëveshjes me arbitrazh duhet të jetë i shkruar; (ii) përsa i përket përmbajtjes, kushti për gjykimin e mosmarrëveshjeve me procedurë arbitrazhi duhet të ketë të përcaktuar qartë objektin e mosmarrëveshjes dhe kufijtë e saj; dhe (iii) në marrëveshjen e arbitrazhit duhet të përcaktohet në mënyrë të qartë numri i arbitrave, si dhe mënyra e caktimit të tyre.

Mungesa qoftë edhe e njërit nga elementet e mësipërm e bën klauzolën e arbitrazhit të parashikuar në marrëveshjen e palëve të pavlefshme.

  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në çështjen objekt gjykimi, duke analizuar dispozitën përkatëse nenin 18 të kontratës të datës 13.08.2010, konstaton se pavarësisht se palët kanë pasur dëshirën që t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre nga një gjykatë kompetente shqiptare në proces arbitrazhi, mënyra se si ata kanë parashikuar kushtin e arbitrazhit nuk ka qenë konform nenit 404 të K.Pr.Civile.

  2. Në klauzolën e nenit të 18 të kontratës të datës 13.08.2010 konstatohet se është i përcaktuar objekti i mosmarrëveshjeve që do të shqyrtohen nga kjo agjenci, por nuk thuhet asnjë fjalë as për numrin e arbitrave, dhe as për mënyrën e caktimit të tyre.

  3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në klauzolën e arbitrazhit është më se e domosdoshme që ose të përcaktohet qartë numri i arbitrave që do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet (i cili zakonisht duhet të jetë numër tek), ose të përcaktohet qartë mënyra se si do të caktohen arbitrat, ndryshe marrëveshja midis palëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre me anë të procedurës së arbitrazhit është e pavlefshme.

  4. Ky Kolegj arrin në këtë konkluzion pasi caktimi i numrit të arbitrave, ose i mënyrës se si ata do të caktohen në të ardhmen, ka lidhje të drejtpërdrejtë me krijimin e gjykatës së arbitrazhit e cila do të shqyrtojë mosmarrëveshjet.

  5. Vetëm pasi palët kanë bërë këto parashikime në marrëveshjen e arbitrazhit, ato mund të jenë të lira të përcaktojnë në mënyrë nominale emrat e arbitrave që ata zgjedhin, ose t’i drejtohen agjencisë apo gjykatës për caktimin e arbitrave, sipas rregullave të parashikuara në nenet 408, 409, 410, 412 të K.Pr.Civile. Gjykata e arbitrazhit quhet e formuar rregullisht vetëm pasi marrëveshja e arbitrazhit është konsideruar e vlefshme dhe arbitrat apo arbitri janë/është emëruar në përputhje me dispozitat e mësipërme të K.Pr.Civile, dhe ata kanë pranuar me shkrim misionin që atyre iu është besuar nga palët kontraktuese

  6. Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të gabuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr.8252, datë 21.07.2014, për deklarimin e moskompetencës. Kjo gjykatë si rrjedhojë e konstatimit të pavlefshmërinë së marrëveshjes për arbitrazh duhet të vazhdonte gjykimin e çështjes.



PЁR KЁTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59 e 63 të K.Pr.Civile,



V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.8252, datë 21.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

Tiranë, më 23.10. 2014

Nr.11241-00943-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3225 i Vendimit (547)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11241-00943-00-2011 që u përket palëve:

PADITËSE: DUDIE HYKA.

E PADITUR: POSTA SHQIPTARE SH.A., FILIALI BERAT.

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur të më paguajë dëmshpërblim

prej 12 muaj pagë për zgjidhjen e kontratës së punës

në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të arsyeshme.

Detyrimin e të paditurit të më paguajë dëmshpërblim

prej 3 muaj pagë për mosrespektim të afatit të njoftimit.

Baza Ligjore: Kodi i Punës, neni 146/c

dhe nenet 3, 143, 144, 145 dhe 155/3.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.838 , datë 06.07.2010, ka vendosur:

“Pranimin e padisë.

Detyrimin e të paditurit Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat t’i paguajë paditëses Dudie Hyka një dëmshpërblim në masën 12 muaj pagë për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme.

Detyrimin e të paditurit Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat t’i paguajë paditëses Dudie Hyka për vjetërsi në punë në masën e 8 muaj pagë.

Detyrimin e të paditurit Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat t’i paguajë paditëses Dudie Hyka një dëmshpërblim në masën 3 muaj pagë, për mosrespektim të afatit të njoftimit.

Detyrimin e të paditurit Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat t’i paguajë paditëses Dudie Hyka një dëmshpërblim në masën 2 muaj pagë për mosrespektim të zgjidhjes së kontratës së punës.

Gjithsej i padituri Posta Shqiptare sha, Filiali Berat detyrohet t’i paguajë paditëses 25 muaj pagë, duke llogaritur pagën mujore në masën e pagës mujore që ka ekzistuar në kohen e zgjidhjes së kontratës së punës, në datë 09.11.2009.”

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.1083, datë 21.12.2010, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.838, datë 06.07.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat”.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, në mbështetje të Nenit 472 të K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Posta Shqiptare Sha, Filiali Berat, e cila kërkon prishjen e vendimit duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës është marrë në zbatim të keq të ligjit dhe në kundërshtim të hapur me provat e administruara gjatë gjykimit.

- Paditësja është larguar nga puna për shkak të një ngjarje të rëndë që ka ndodhur ne Zyrën Postare të Komunës Kutalli, ku është tentuar të vidhej kjo zyrë dhe se ajo kishte të mbajtur në zyrë sasira të mëdha vlerash monetare, mbi limitin e parashikuar në vendimin nr.8 datë 23.01.2008 të Këshillit Mbikqyrës të Postës Shqiptare.

- Shuma prej 338.000 lekësh në arkën e zyrës e që është pranuar nga vetë paditësja është shumë herë më e madhe se limiti i parashikuar.

- Nëpërmjet provave shkresore ne i provuam gjykatës se zgjidhja e marrëdhënies së punës është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe për shkaqe të arsyeshme dhe për pasojë detyrimi që cakton gjykata është i padrejtë dhe në kundërshtim me Kodin e Punës.

- Nuk është e vërtetë se paditësja nuk është njoftuar për zgjidhjen e kontratës përkundrazi ka qenë ajo që ka shpërfillur njoftimin e të paditurit për ti dhënë mundësi paditëses për të shprehur mendimin e saj, e për pasojë ajo nuk mund të përfitojë këto shpërblime.

- Paditësja në bazë të nenit 154 të K.Punës nuk mund të përfitojë as shpërblimin për vjetërsi në punë pasi kontrata e punës është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme dhe të justifikuar.

- Kërkojmë prishjen e vendimeve dhe rrëzimin e padisë.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish