Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet46/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Se vendimi nr.226 datë 18.05.2011 i Gjykatës së Apelit Korçë, është marrë në zbatim të ligjit, e si i tillë duhet të lihet në fuqi.
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Nga aktet e administruara ne dosje rezulton se paditësi ka punuar pranë palës së paditur që prej datës 15.02.2007, në detyrën e elektriçistit në Drejtorinë TL Elbasan, Sektori i Shfrytëzimit të N/Stacionit dega e Linjave TL, N/Stacioni Bilisht.

Në vijim të një kontrolli të ushtruar në datën 12.06.2010, nga përfaqësues të palës së paditur është konstatuar se paditësi në datën 11.06.2010, kishte ndërruar turnin me një tjetër punonjës duke mos njoftuar instancat përkatëse. Për këtë qëllim, nga ana e palës së paditur kanë filluar procedurat për dhënien e masës disiplinore, “Largim nga puna”, për paditësin pasi ai ka vepruar në shkelje të Rregullores së shoqërisë dhe Urdhrave të saj të brendshëm.

Me shkresën nr.1219/3 prot., datë 15.07.2010, pala e paditur ka njoftuar paditësin për fillimin e procedurave për zgjidhjen e kontratës së punës duke e ftuar atë në takim për këtë arsye në datën 20.07.2010, referuar kësaj shkrese nuk rezulton që paditësi të ketë nënshkruar se ka marrë dijeni për të.

Në datën 20.07.2010, sipas palës së paditur paditësi është paraqitur por nuk ka pranuar të nënshkruajë procesverbalin e takimit dhe të japë shpjegime në lidhje me çështjen (fq.51 e dosjes gjyqësore).

Me vendimin nr.182, datë 23.08.2010 pala e paditur ka vendosur zgjidhjen e marrëdhënieve të punës me paditësin.

Paditësi, me pretendimin se kemi të bëjmë me zgjidhje të marrëdhënieve të punës, në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të arsyeshme i është drejtuar gjykatës me padi me objekt parashtruar në pjesën hyrëse.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2011-201 (130), datë 19.01.2011, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.



Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ Shpërndarje” sh.a. t’i paguajë paditësit Artur Starja një dëmshpërblim prej 8 pagash mujore (me pagë mujore 35.500 lekë) për zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar të kontratës në aplikim të nenit 155/3 të K.Punës.

Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ Shpërndarje” sh.a. t’i paguajë paditësit Artur Starja një dëmshpërblim prej 2 paga mujore (me pagë mujore 35.500 lekë) për mosrespektim të afatit të njoftimit në aplikim të nenit 155/1 të K.Punës.

Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ Shpërndarje” sh.a. t’i paguajë paditësit Artur Starja një dëmshpërblim prej 2 paga mujore (me pagë mujore bruto 35.500 lekë) për mosrespektim të procedurës në aplikim të nenit 144/5 të K.Punës.

Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ Shpërndarje” sh.a. t’i paguajë paditësit Artur Starja një shpërblim për vjetërsi në punë prej 1.5 pagash mujore (me pagë mujore bruto 35.500 lekë) në aplikim të nenit 145 të K.Punës”.

Gjykata ka arsyetuar se ..shkaqet e zgjidhjes së kontratës së punës konsiderohen të pajustifikuara..pasi në gjykim nuk u provua se ndodhemi përpara rasteve të nenit 153 te K.Punës..Rezultoi që në datën 11.06.2010, është bërë një ndërrim turni për shkaqe objektive që nuk ka sjellë asnjë pasojë (referuar librit të dorëzimit të turneve). Ndërrimi i turneve nuk mund të interpretohet si dhënie leje (për të cilën bën fjalë Urdhri nr.41 i brendshëm), dhe as si shkelje e Rregullores për sa kohë personi me të cilin paditësi ka ndërruar turnin Jovan Filo është një nga personat e parashikuar në grafik dhe paditësi ka kryer turnin ditën tjetër në datën 12.06.2010 në vend të tij..Edhe sikur të mos merrej parasysh sa më sipër, rasti konkret nuk mund të konsiderohet si shkelje e detyrimeve kontraktuale me faj të rëndë për sa kohë nuk ka pasoja, thjesht sepse nuk është vënë në dijeni Drejtori i Drejtorisë Elbasan, por vetëm Përgjegjësi i N/Stacionit Bilisht..Nuk jemi as përpara rastit të shkeljes së detyrimeve kontraktore me faj të lehtë në mënyrë të përsëritur pasi masa e dhënë më parë paditësit nuk ka të bëjë me të njëjtën shkelje, por nga data e dhënies së saj kanë kaluar më tepër se 6 muaj dhe në referim të nenit 6.5 të Kontratës Kolektive, kjo masë konsiderohet e shlyer me kalimin e afatit të tillë... duke patur parasysh vështirësitë ekonomike të paditësit dhe kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës, gjykata çmon se ai duhet të dëmshpërblehet me pagën e 8 muajve..

Rezulton se nga ana e palës së paditur nuk është respektuar afati i njoftimit, i cili në këtë rast ka qenë 2 muaj (neni 143/1 i K.Punës), nuk rezulton gjithashtu që të jenë respektuar nga i padituri është procedurat për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës...nuk rezultoi e provuar që është kryer takimi për të biseduar për zgjidhjen e kontratës se punës..por edhe sikur takimi që pretendohet nga i padituri se është realizuar të ketë ndodhur..nuk mund të konsiderohet si procedurë sipas nenit 144 të K.Punës, pasi zgjidhja duhet të ishte njoftuar brenda afatit 48 orë deri një jave pas takimit..ç’ka nuk rezulton të ketë ndodhur..

Paditësit i takon gjithashtu shpërblim për vjetërsi në punë në përputhje me nenin 145 të K.Punës..



Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.226, datë 18.05.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.130, datë 19.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë”.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” sh.a që kërkon ndryshimin e të dy vendimeve të gjykatave dhe rrëzimin e padisë, dhe parashtron shkaqet e lartpërmendura.
LIGJI I ZBATUESHËM

Nenet 143, 144, 153 dhe 155 të Kodit Punës,



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur ÇEZ shpërndarje sh.a., nuk përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, prandaj nuk ka vend që vendimi i gjykatës së apelit të cënohet.

Nga gjykimi në shkallë të parë dhe në apel ka rezultuar se, paditësi Artur Starja nuk ka shkelur detyrimet kontraktuale me faj të rëndë ose me faj të lehtë në mënyrë të përsëritur, pasi pala e paditur e ka zgjidhur kontratën e punës për shkaqe të pajustifikuara. Pretendimi i palës së paditur se ndërrimi i turneve nuk mund të interpretohet si dhënie leje (për të cilën bën fjalë Urdhri nr.41 i brendshëm), dhe as si shkelje e Rregullores për sa kohë personi me të cilin paditësi ka ndërruar turnin Jovan Filo është një nga personat e parashikuar në grafik dhe për më tepër paditësi ka kryer turnin ditën tjetër në datën 12.06.2010 në vend të tij. Në rastin konkret nuk mund të konsiderohet si shkelje e detyrimeve kontraktuale me faj të rëndë për sa kohë nuk ka pasoja, thjesht sepse nuk është vënë në dijeni Drejtori i Drejtorisë Elbasan, por vetëm Përgjegjësi i N/Stacionit Bilisht. Nuk jemi as përpara rastit të shkeljes së detyrimeve kontraktore me faj të lehtë në mënyrë të përsëritur pasi masa e dhënë më parë paditësit nuk ka të bëjë me të njëjtën shkelje, si dhe nga data e dhënies së saj kanë kaluar më tepër se 6 muaj dhe në referim të nenit 6.5 të Kontratës Kolektive, kjo masë konsiderohet e shlyer me kalimin e afatit të tillë, e në këto rrethana nuk plotësohet një nga kushtet kumulative për të pranuar ekzistencën e shkakut të justifikuar sipas nenit 153 të Kodit Punës.

Me të drejtë gjykata e apelit arsyeton se, shkaku i mësipërm në asnjë rrethanë nuk motivon palën e paditur për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës me palën paditëse e për rrjedhojë nuk përbën shkak të justifikuar në kuptim të nenit 153 të Kodit Punës, i cili mund ti japë të drejtë punëdhënësit për të zgjidhur kontratën e punës në mënyrë të menjëhershme dhe për shkaqe të justifikuara, prandaj pala e paditur ishte e detyruar që të zbatonte rregullat e parashikuara nga Kreu i XIV i Kodit Punës, i cili bën fjalë për përfundimin e marrëdhënieve të punës. Sipas këtij Kreu pala e paditur ishte e detyruar që të zbatonte afatin e njoftimit, të parashikuar nga neni 143 i Kodit Punës.

Pala e paditur në cilësinë e punëdhënësit nuk ka zbatuar kërkesat e nenit 143 të Kodit Punës për njoftimin e paditësit, atëherë zgjidhja e kontratës së punës konsiderohet si zgjidhje e menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës nga punëdhënësi, prandaj me të drejtë gjykata e apelit në këtë rast ka zbatuar kërkesat e nenit 155 të Kodit Punës. Marrëdhëniet e punës midis paditëses dhe palës së paditur kanë zgjatur për mbi 3 vjet, prandaj në zbatim të nenit 143/1 të Kodit Punës, afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës me afat të pacaktuar nga ana e paditur duhet të ishte dy muaj, dhe mosrespektimi i këtij afati njoftimi bën që zgjidhja e kontratës së punës të konsiderohet me efekt të menjëhershëm.

Kolegji Civil vlerëson se, nëse punëdhënësi (pala e paditur) dëshironte që të zgjidhte kontratën e punës me afat të pacaktuar, mjafton që të zbatojë kërkesat e neneve 143 dhe 144 të K.Punës dhe të presë derisa të përfundojë afati i njoftimit, duke mos u ngarkuar me asnjë lloj detyrimi në rast konflikti gjyqësor. Këtë qëndrim kanë mbajtur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.19, datë 15.11.2007, ku ndërmjet të tjerave thuhet se: “Kur punëdhënësi, referuar e në zbatim të nenit 141 e vijues të Kodit Punës, zgjidh në mënyrë të njëanshme kontratën e punës me afat të pacaktuar, punëmarrësi jo në mënyrë të domosdoshme ka të drejtë të përfitojë edhe dëmshpërblimin deri në një vit pagë. Në vijim të këtij konkluzioni, respektimi i kërkesave të nenit 141, 143, 144, 145 të Kodit Punës nga punëdhënësi, si rregull, passjell përfundimin në mënyrë të natyrshme të kontratës së punës dhe respektimin e të gjitha të drejtave të punëmarrësit.”.....

Kolegji Civil çmon se meqenëse nuk ndodhemi përpara një zgjidhje të natyrshme të kontratës së punës, ose përpara zgjidhjes së menjëhershme për shkaqe të justifikuara të kontratës së punës nga punëdhënësi, të parashikuar nga neni 153 i Kodit Punës, atëherë ndodhemi përpara zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, të parashikuar nga neni 155 i Kodit Punës, prandaj me të drejtë gjykata e apelit ka arritur në përfundimin se, paditësit Artur Starja i takon shpërblimi i dëmit për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, dhe shpërblimi për vjetërsinë në punë që ai ka patur pranë palës së paditur. Paditësi në zbatim të nenit 143 të Kodit Punës i takon edhe shpërblimi për mosrespektim të afatit të njoftimit.

Gjykata apelit i ka dhënë paditëit Artur Starja 8 muaj pagë si dëmshpërblim për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi dhe shpërblimin për vjetërsi për kohën që paditësi ka punuar pranë palës së paditur pagën e 1.5 muajve duke qenë se paditësi ka qenë në marrëdhënie pune për një periudhë mbi 3 vite, të cilat janë brenda parashikimeve të bëra nga nenet 155, dhe 145 të Kodit Punës, prandaj vendimi i gjykatës së apelit është i bazuar në ligj, dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Për të gjitha këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur ÇEZ shpërndarje sh.a, nuk është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të Vendimit nr.226, datë 18.05.2011 të Gjykatës së Apelit Korçë.


Tiranë më 23.10.2014

Nr.11241-02525-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3222 i Vendimit (549)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 23.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11241-02525-00-2011 që u përket palëve:

PADITËS: ARBEN KACELLI.

E PADITUR: ALBPETROL SH.A. PATOS

OBJEKTI:

Detyrimi i të paditurit t’i paguajë paditësit shpërblimin

për vjetërsi në punë sa paga e një 15 ditëshi në vit.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32 të K.Pr.Civile

dhe nenet 148 dhe 145 të K.Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim nr.2156, datë 22.12.2010, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë, Shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen paditësit”.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim nr.695, datë 30.06.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.2156 datë 22.12.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.

Kundër vendimit nr.695, datë 30.06.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs pala paditëse Arben Kaceli, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.2156, datë 22.12.2010, të Gjykatës së Shkallës së parë Fier dhe të vendimit nr.695, datë 30.06.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe pranimin e padisë për këto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave janë marrë në zbatim të gabuar të Kodit të Punës. Në nenin 145/1 dhe 152 të K.Punës punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi në punë kur kontrata zgjidhet nga punëdhënësi dhe marrëdhënia e punë ka zgjatur jo më pak se tre vjet. Ligjvënësi ka pasur parasysh përfitimin e punëmarrësit për vitet që ka kontribuar pranë punëdhënësit

- Gjykatat arsyetojnë në mënyrë të gabuar kur arrin në konkluzionin se neni 148 i K.Punës pushimet kolektive janë rast i veçantë që nuk detyron punëdhënësin për pagimin e vjetërsisë.

- Ligjvënësi e trajton neni 145 të K.Punës si shpërblim të veçantë dhe jo si një dëmshpërblim i cili përfitohet për meritë të punëmarrësit vetëm kur plotësohen dy kriteret, pra ky shpërblim është një e drejtë e punëmarrësit i cili pavarësisht shkakut të zgjidhjes së kontratës së punës e përfiton atë.

- Gjykata e apelit nuk ka mbajtur një qëndrim të drejtë lidhur me vlerësimin e provave. Kemi paraqitur vërtetim se regjistrimi si person juridik i Sindikatës së Punonjësve është bërë më datë 06.04.2011 kryetar z. Zarif Metushi. Z. Gafur Toro është kryetar i palegjitimuar ai është një kryetar i vetëshpallur dhe nuk legjitimohej për të përfaqësuar Sindikatën në pushimin kolektiv.

- Të gjitha veprimet e kryera nga z. Gafur Toro janë absolutisht të pavlefshme pasi me veprimet e tij ka prekur interesat e punëmarrësve duke pranuar kushte të pafavorshme.

Ligji i Zbatueshëm, Kodi i Punës

Neni 148

(1) Konsiderohet si pushim kolektiv nga puna, përfundimi i marrëdhënies së punës, me iniciativën e punëdhënësit për një ose më shumë arsye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësit, kur numri i pushimeve nga puna brenda 90 ditëve është të paktën 20 ditë, pavarësisht nga numri i punëmarrësve që punojnë në këtë sipërmarrje.

(2) Kur do të bëjë pushime kolektive nga puna, punëdhënësi është i detyruar të bëjë konsultime me sindikatën e njohur si përfaqësuese e punëmarrësve ose në mungesë të saj me vetë punëmarrësit, me qëllim që të arrihet marrëveshja. Konsultimet duhet të fillojnë të paktën 20 ditë para zgjidhjes së kontratës së punës.

(3) Punëdhënësi u jep mundësi punëmarrësve ose sindikatës së njohur si përfaqësuese e tyre të formulojnë propozime konstruktive. Për këtë punëdhënësi duhet t’u vërë në dispozicion të gjitha të dhënat e nevojshme dhe veçanërisht, të njoftojë me shkrim arsyet e pushimit nga puna, numrin e punëmarrësve, që do të pushohen nga puna, numrin e punëmarrësve, që si rregull punësohen, si dhe kohën gjatë së cilës është parashikuar të kryhen këto pushime nga puna. Punëdhënësi është i detyruar ti dorëzojë Ministrisë së Punës një kopje të këtij njoftimi.

(4) Konsultimet bëhen për të shmangur ose pakësuar pushimin kolektiv nga puna dhe për të zbutur pasojat që rrjedhin prej tij.

Konsultimet zgjatin të paktën 20 ditë me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe me marrëveshje.

(5) Punëdhënësi duhet të njoftojë me shkrim autoritetet kompetente për çdo projekt pushimi kolektiv nga puna. Në njoftim duhet të përfshihen të gjitha të dhënat e nevojshme që lidhen me projektin e pushimeve kolektive nga puna si dhe konsultimet, që janë bërë me përfaqësuesit e punëmarrësve, siç parashikohet në pikën 2 të këtij neni. Punëdhënësi u dorëzon një kopje të këtij njoftimi edhe përfaqësuesve të punëmarrësve. Ministria e Punës ndihmon palët për arritjen e një marrëveshjeje dhe nuk mund t’i ndalojë pushimet kolektive.

(6) Zgjidhja e kontratës nuk mund të bëhet brenda 30 ditëve që nga dorëzimi i kopjes së njoftimit me shkrim nga punëdhënësi,autoritetit kompetent siç parashikohet në paragrafin 3 të këtij neni.

Neni 145

(1) Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish