Nr I vendimit Data palët faqe


Prishjen e vendimit nr.210, datë 22.02.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues



Download 2,4 Mb.
bet41/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   173
Prishjen e vendimit nr.210, datë 22.02.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 23.10.2014

Nr.11118-00287-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3546 i Vendimit (539)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

në datën 23.10.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore publike, çështjen civile nr.11118-00287-00-2011 Regj. Themeltar, që i përket palëve :

PADITËSE: ZENEPE LUKA, në mungesë.

I PADITUR: SHOQËRIA “55” SH.P.K., në mungesë.

OBJEKTI:

Shpërblim i dëmit jo pasuror në vlerën 2.000.000 lekë,

për shkak të botimit të një shkrimi denigrues, fyes dhe të gënjeshtërt.

Baza Ligjore: Neni 625 i Kodit Civil.

Nenet 31, 32 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.2602, datë 11.04.2007, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë-padisë. Detyrimin e të paditurit Shoqëria “55” sh.p.k. që të dëmshpërblejë dëmin jo pasuror që i ka shkaktuar paditëses Zenepe Luka në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të paditurit Shoqëria “55” sh.p.k....”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1137, datë 10.06.2008, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.2602, dt.11.04.2007, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e kthimin e çështjes për rigjykim”.

Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.136, datë 16.01.2009 ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të padisë të ngritur nga paditësja Zenepe Luka.

Detyrimin e të paditurit Shoqëria “55” sh.p.k, të dëmshpërblejë paditësen Zenepe Luka për dëmin jo pasuror që i ka shkaktuar, në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Rrëzimin për pjesën tjetër të kërkimit në padi.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.”

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr.672, datë 12.04.2010 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.136, dt.16.01.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Kundër vendimit nr.672, datë 12.04.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekus pala e paditur shoqëria “55” sh.p.k. me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.672, datë 12.04.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.136, datë 16.01.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për këto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave janë marrë në shkelje të rënda procedurale lidhur me njoftimin e palës së paditur. Gjykimi është zhvilluar në mungesë duke mos u respektuar njoftimet sipas nenit 130 të K.Pr.Civile.

- Shkrimi është botuar nga Enver Memisha, i cili nuk është pjesë e stafit të gazetës dhe duhet të përgjigjet personalisht për dëmshpërblimin e paditëses.

- Paditësja Zenepe Luka është pushuar nga “Gazeta 55” për shkrime të pamoralshme dhe shpërdorim detyre.

- Gjykata duhet të kishte thirrur ekspert për të përcaktuar vlerën e dëmit në lidhje me cenimin e nderit dhe personalitetit të paditëses.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, në mungesë të palëve ndërgjyqëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi

V Ë R E N



Rrethanat e Faktit

      1. Paditësja Zenepe Luka, banore e qytetit të Vlorës, është me profesion gazetare dhe në ushtrim të këtij profesioni, ka botuar në gazetën “Koha Jonë”, të datës 12.02.2004, një shkrim me titull “Tetë vjet tragjedi ...”, shkrim në të cilin jep opinionet e saj lidhur me tragjedinë e datës 09.03.1996, në të cilën u mbytën 29 shtetas.

      2. Pikërisht lidhur me këtë shkrim, pala e paditur Shoqëria “55” sh.p.k., nëpërmjet aktivitetit të saj mediatik në gazetën me të njëjtën emër në datën 29.02.2004, boton shkrimin e shtetasit Enver Memisha me titullin “E vërteta dhe spekulimet mbi tragjedinë e 9 marsit 1996”. Shkrimi i mësipërm pretendon të analizojë edhe veprimtarinë e paditëses Zenepe Luka duke bërë dhe një oponencë të shkrimit të saj në gazetën “Koha Jonë” të datës 12.02.2004.

      3. Në artikullin e tij shtetasi Enver Memisha, në një nëntitull të emërtuar: “Kur qan e qesh Zenepe Luka”, ka përdorur shprehje të tilla si: “Në jetën e zakonshme zhvillohen përditë komedi, përherë ndeshim monstra si Zenepe Luka, të sëmurë për mend”, “Ata që e njohin Zenepen, e mbajnë mend mirë kur ajo shfaqte komedi me Venetikën e Zan Çaushit, duke i ngritur krimit dhe terrorit të heroit të saj, Zan Çaushi”, “Ditët e fundit, kjo e sëmura jonë Zenepe…”, “Me këto mendime e maniera ka udhëtuar Zenepja drejt njerëzve, nga të cilat ka mbledhur një grusht gënjeshtrash, ca përralla për atë tragjedi, ca si legjenda popullore,…”, “Luftoi ky cubi i Zenepe Lukës, që nga 97-ta e derisa ra në burg”, “…kur Zenepja hipte mbi gomar dhe i shërbente regjimit me shpirt dhe me trup”, “...Zenepja i ka qarë ata për kohët e 97-ës, për atë kohë kur pushonte me paratë e Zanit, bënte qejf me paratë e Zanit dhe digjte Vlorën me Zanin”, “…Sulltan Zani i Zenepes vonon me ardhë Zenepja shkrihet në lot e vaj për shokët e idealit që ranë më 1997, për miqtë e saj..”. Janë pikërisht këto pjesë të këtij shkrimi, për të cilat paditësja vlerëson se kanë fyer e denigruar figurën e saj si gazetare, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm jo pasuror.

      4. Mbi pretendimet si më sipër, paditësja i është drejtuar fillimisht Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me padinë e depozituar pranë kësaj gjykate në datë 11.03.2004.

      5. Në përfundim të gjykimit të çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.4540, datë 05.10.2004, ka vendosur: “Pranimin pjesërisht të Kërkesë – Padisë, duke detyruar Gazetën “55”, t’i paguajë paditëses Zenepe Luka një dëmshpërblim prej 700.000 lekësh...”

      6. Mbi ankim të të paditurit Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1081, datë 08.11.2005, ka vendosur për shkelje procedurale në njoftimin e palëve: “Prishjen e vendimit nr.4540, datë 05.10.2004, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e kthimin e çështjes për rigjykim”.

      7. Në rigjykim, për shkak të mosparaqitjes së palëve në proces, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1783, datë 03.03.2006, ka vendosur: “Pushimin e gjykimit.”

8. Në këto kushte, në datë 12.05.2006 paditësja i është drejtuar sërish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

  1. Në përfundim të këtij gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2602, datë 11.04.2007, ka vendosur: “Pranimin e Kërkesë – Padisë. Detyrimin e të paditurit Shoqëria “55” sh.p.k. që të dëmshpërblejë dëmin jo pasuror që i ka shkaktuar paditëses Zenepe Luka në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të paditurit Shoqëria “55” sh.p.k....”

  2. Kundër këtij vendimi, rezulton se ka bërë sërish ankim i padituri dhe Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1137, datë 10.06.2008, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.2602, datë 11.04.2007, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e kthimin e çështjes për rigjykim”.

  3. Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.136, datë 16.01.2009 ka vendosur: “Pranimin e pjesshëm të padisë të ngritur nga paditësja Zenepe Luka. Detyrimin e të paditurit Shoqëria “55” sh.p.k, të dëmshpërblejë paditësen Zenepe Luka për dëmin jo pasuror që i ka shkaktuar, në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Rrëzimin për pjesën tjetër të kërkimit në padi. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur...”

    1. Gjykata arsyeton se: “...thëniet e lartpërmendura, kanë cenuar nderin dhe personalitetin e paditëses Zenepe Luka, duke i shkaktuar asaj një dëm të ndryshëm nga ai pasuror, dëm i cili përcaktohet nga kriteret e nenit 625 të Kodit Civil, në të cilin përcaktohet se: “Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetin e tij”. Sa më sipër, Gjykata çmon se paditëses Zenepe Luka, i lind e drejta që të dëmshpërblehet për dëmin jo pasuror, që ajo ka pësuar nga thëniet e lartpërmendura, të cilat janë botuar në Gazetën “55”, të datës 29 Shkurt, të vitit 2004, thënie të cilat kanë cenuar nderin dhe personalitetin e saj. Bazuar në provat e marra gjatë shqyrtimit gjyqësor si “Gazeta 55”, e datës 29.02.2004, Gazeta “Koha Jonë”, e datës 12.02.2004, duke pasur parasysh dispozitat ligjore të neneve 608, 617, 618, 625/a të Kodit Civil, duke pasur parasysh edhe nenin 10 të Konventës Europiane të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, Gjykata çmon se padia e ngritur nga paditësja Zenepe Luka, është e drejtë, e bazuar në prova dhe në ligj dhe si e tillë duhet të pranohet.

Në lidhje me vlerën e kërkimit (dëmshpërblimit), Gjykata çmon se padia, duhet të pranohet pjesërisht, ku pala e paditur, Shoqëria “55” sh.p.k, duhet ta dëmshpërblejë paditësen Zenepe Luka, në vlerën 200.000 lekë dhe duhet të rrëzohet padia për pjesën tjetër të kërkimit. Në caktimin e kësaj vlere, Gjykata ka parasysh shkallën e cenimit të nderit dhe personalitetit të paditëses Zenepe Luka, ka parasysh rrethanat e kësaj çështjeje, ka parasysh praktikën gjyqësore të deritanishme në lidhje me këto lloj çështje[sh] etj...”

  1. Mbi ankim të palës së paditur, Shoqërisë “55” sh.p.k, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.672, datë 12.04.2010 ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.136, datë 16.01.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

    1. Gjykata e Apelit arsyeton se: “...rezultojnë të pabazuara pretendimet e të paditurit ankues se nuk i është njoftuar padia e as është njoftuar për të marrë pjesë në gjykim. Çështja është rigjykuar nga gjykata e shkallës së parë, pas prishjes më parë të vendimit të kësaj gjykate nga Gjykata e Apelit Tiranë...Dy herë më parë, vendimet e gjykatës së shkallës së parë ishin prishur nga Gjykata e Apelit Tiranë, pikërisht mbi ankimin e të paditurit. Në këto kushte, Gjykata e Apelit Tiranë, vlerëson se pretendimi i të paditurit se nuk është njohur me padinë objekt gjykimi edhe tani pas rreth 6 vjetësh nga vënia në lëvizje e kësaj çështjeje, madje pas gjykimit për herë të tretë edhe në gjykatën e apelit mbi ankimet e tij, është një pretendim i pabazuar dhe jo logjik. Nga ana tjetër, nga letërthirrjet që gjenden në dosje rezulton se i padituri është njoftuar rregullisht për seancat gjyqësore dhe punonjësit e tij shpesh kanë refuzuar të nënshkruajnë njoftimin dhe në këtë gjykim, i padituri mori dijeni rregullisht në të njëjtën adresë që ishte njoftuar edhe në gjykimin në shkallë të parë. I padituri nuk u paraqit në gjykim, megjithëse kishte dijeni rregullisht, madje gjykata pranoi kërkesën e tij dhe shtyu seancën gjyqësore të dt. 26.03.2010. Mbështetur në këto fakte, Gjykata e Apelit Tiranë, vlerëson se pavarësisht njoftimeve rregullisht për të paditurin, ka qenë vullneti i tij për ta lënë në mungesë zhvillimin e këtij procesi dhe këtu nuk ekziston asnjë shkak për cenimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Gjykata e Apelit Tiranë, vlerëson të pabazuara pretendimet e të paditurit edhe lidhur me zgjidhjen në themel të çështjes objekt gjykimi. Kështu, ndërkohë që shkrimi i botuar në gazetën “55”, mbante si titull “ Të vërtetën dhe spekullimet me tragjedinë e 9 Marsit 1996 ...”, pra duhet të analizonte shkaqet e kësaj tragjedie e të përcillte mesazhin lidhur me të, nëntitull kishte “Kur qan e qesh Zenepe Luka “, fakte këto që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë tragjedi.... shprehjet “mostër”, “djeg Vlorën” apo “mbi gomar i shërben regjimit me shpirt e trup”etj, i drejtohen në mënyrë direkte paditëses dhe publikisht fyejnë e cenojnë nderin e personalitetin e saj... Të drejtë vlerëson Gjykata e Apelit Tiranë edhe analizën e gjykatës së shkallës së parë lidhur me masën e dëmshpërblimit, ndërkohë që nga ana tjetër, për këtë masë nuk rezulton të ketë ankim...”

  1. Kundër vendimit nr.672, datë 12.04.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur Shoqëria “55” sh.p.k. me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.672, datë 12.04.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.136, datë 16.01.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

  1. Dispozitat e Kodit Civil në të cilat është parashikuar:

14.1 Neni 625 a) “Personi që pëson një dëm të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur:

a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetit të tij...”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

  1. Se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Shoqëria “55” sh.p.k. përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.672, datë 12.04.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.672, datë 12.04.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e mos respektimit të ligjit material e procedural dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë.

  3. Ky Kolegj vlerëson të theksojë fillimisht se në interpretim të nenit 472 të K.Pr.Civile dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet e përcaktuara rigorozisht në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale. Ushtrimi i kontrollit rishikues të Gjykatës së Lartë nuk mund të konsistojë në një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e faktit, për shkak se një rivlerësim i tillë bie ndesh me vetë natyrën e gjykimit në këtë Gjykatë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese).

  4. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Apelit Tiranë e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konkluduar se padia e paditëses për kërkimin e shpërblimit të dëmit jo pasuror për shkak të cenimit të nderit e personalitetit të saj, është e bazuar në ligj dhe në prova. Në qendër të argumentimit të gjykatës ka qenë fakti se në analizë të thënieve të botuara në gazetën objekt veprimtarie të palës së paditur, ka rezultuar se thënie të tilla kanë cenuar nderin dhe personalitetin e paditëses, e për pasojë në bazë të nenit 625 të Kodit Civil, gjykata e ka konsideruar të drejtë pranimin pjesërisht të padisë dhe caktimin e dëmshpërblimit të kryer në shkallë të parë në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë.

  5. Kolegji Civil vlerëson të theksojë fillimisht se, konkluzioni i mësipërm në të cilin është arritur nga gjykata e apelit, është marrë në mungesë të argumentimit të qëndrimit të kësaj gjykate, si në lidhje me caktimin e masës së dëmshpërblimit për cenimin e nderit dhe personalitetit të paditëses, po ashtu edhe në lidhje me arsyen se përse kjo gjykatë e sheh masën konkrete të dëmshpërblimit të caktuar prej saj, si proporcionale me dëmin e shkaktuar dhe të përshtatshme për adresimin e pasojave të cenimit të kryer ndaj paditëses.

  6. Ky Kolegj vlerëson se mungesa e argumentimit të qëndrimit të gjykatës, mbështetja e vendimit vetëm në pretendimet e palës paditëse pa analizuar në tërësinë e tyre edhe pretendimet e palës së paditur në proces, përbën cenim të parimit të kontradiktorialitetit dhe garantimit të trajtimit të barabartë të palëve në një proces gjyqësor.

  7. Në mbështetje të analizës së mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë gjithashtu se, konkluzioni në të cilin është arritur nga gjykata e apelit, është marrë në mungesë të një hetimi të plotë e të gjithanshëm, ku nga gjykata nuk është kryer marrja e mendimit të specializuar nga ana e ekspertit apo një grupi ekspertësh, në lidhje me vlerësimin e dëmit të shkaktuar ndaj paditëses. Në këto kushte, Kolegji Civil e gjen të drejtë pretendimin e ngritur në rekurs se gjykata, me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë e të gjithanshëm, duhet të kishte thirrur ekspert për të përcaktuar vlerën e dëmit në lidhje me cenimin e nderit dhe personalitetit të paditëses. Për më tepër, Gjykata e Apelit Tiranë, edhe pse i ka patur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t`i ndreqte ato, në kushtet kur i njëjti pretendim për caktimin e një eksperti i ishte paraqitur në ankim nga pala e paditur, nuk i ka marrë në shqyrtim këto pretendime gjatë procesit gjyqësor.

  8. Kolegji Civil çmon se siç parashikohet në nenin 224/a të Kodit të Procedurës Civile, për konstatimin dhe sqarimin e fakteve në çështjen objekt gjykimi kërkohen njohuri të posaçme të cilat mund të ofrohen vetëm nga ekspertë të fushës dhe jo nga trupa gjyqësore, qoftë ajo trupë e gjykatës së rrethit gjyqësor apo e Apelit. Marrja e mendimit të specializuar do të lejonte gjykatën të arrinte në një konkluzion dhe vendim sa më të drejtë dhe objektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi.

  9. Për shkak të arsyeve të lartpërmendura, ky Kolegj vlerëson se hetimi i kryer nga gjykata e apelit nuk mund të konsiderohet i plotë dhe i gjithanshëm dhe vendimi i saj nuk mund të konsiderohet i argumentuar, për aq sa është mbështetur vetëm në vlerësimin e pretendimeve të palës paditëse, pa vlerësuar pretendimin e paraqitur nga pala e paditur në proces për thirrjen e ekspertit apo një grupi ekspertësh, si dhe në një kohë kur mendimi i specializuar nga profesionistë të fushës ka qenë i domosdoshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

  10. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil çmon se, në zbatim të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, në rishqyrtim gjykata e apelit, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor dhe bazuar në nenin 224/a të Kodit të Procedurës Civile, të kërkojë marrjen e mendimit të specializuar të ekspertëve të fushave përkatëse, për t’i dhënë përgjigje pretendimeve të të dyja palëve ndërgjyqëse.

  11. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rishqyrtimit, si pasojë e detyrimit ligjor për të zhvilluar një proces të rregullt, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civil), të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

  12. Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.672, datë 12.04.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e mos respektimit të ligjit material dhe procedural, e për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.672, datë 12.04.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 23.10.2014



Nr.11118-00357-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3636 i Vendimit (540)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në datën 23.10.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11118-00357-00-2011 Regj.Themeltar, që i përket palëve:

PADITËS: PËLLUMB HAXHIU, në mungesë.

I PADITUR: MATILDA NASKA (KOTONI), në mungesë.

OBJEKTI:

Shpërblimin e dëmit duke detyruar të paditurën të paguajë

shumën 90.115 lekë si dëm i ardhur nga mospagesa e energjisë elektrike

rrjedhur nga kontrata e qirasë 3113/558 datë 06.06.2006

dhe shumën 40.000 lekë për shpenzimet e kryera për përmbushjen e detyrimit .

Baza Ligjore: Neni 608, 609, 640 i Kodit Civil,

kontrata e qirasë 3113/558 datë 06.06.2006.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.4999, datë 09.06.2009 ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesëpadisë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr.1524, datë 22.07.2010 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.4999, datë 09.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Kundër vendimit nr.1524, datë 22.07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala paditëse Pëllumb Haxhiu me anë të cilit kërkon ndryshimin e vendimit nr.4999, datë 09.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.1524, datë 22.07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë për këto shkaqe:



  • Vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit material civil vendos palët në marrëdhënie kontraktuale dhe duke vendosur në kundërshtim me provat e paraqitura dhe faktet e provuara në gjykimi.

  • Gjykata e rrethit gjyqësor në arsyetim shprehet se për shpërblim dëmi nuk plotësohet kushti lidhja shkakësore midis mosveprimit për pagimin e faturave elektrike dhe paditëses pasi kontrata është ne emër të babait të saj. Ky konstatim bie ndesh me provat e paraqitura në gjykim, pasi paditësja detyrimin e pagimit të energjisë e ka si detyrim kontraktual.

  • Fakti se dalja e librezës dhe kontratës në emër të babait të paditëse ka shpjegim pasi gjatë momentit të lidhjes së rrjetit dyqani ka qenë dhënë me qira.



  • Nga tërësia e provave të paraqitura për gjykim kontrata e qirasë mandati i pagesës detyrimit procesverbali lidhjes energjisë elektrike shkresa për detyrimin e dyqanit kemi provuar se ndodhemi para kushteve të shkaktimit të dëmit me mosveprim nga ana e paditëses dhe kemi provuar lidhjen midis demit të shkaktuar dhe paditëses.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, në mungesë të palëve ndërgjyqëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Paditësi Pëllumb Haxhiu në datë 06.06.2006, ka lidhur me të paditurën Matilda Naska, kontratën e qirasë nr.3113/558, me objekt dhënien me qira të një dyqani me sipërfaqe 42,4 m². Sipas nenit 2 të kontratës afati i saj është 2 vjeçar dhe fillon nga data 01.06.2006 deri më 30.05.2008. Palët me vullnet të lirë kanë përcaktuar të drejta dhe detyrimet reciproke ku vlera e qirasë do të ishte 30.000 në muaj dhe pagesa do të bëhej nga data 1-7 të muajit pasardhës. Qiramarrësi do të ishte i detyruara të paguante krahas qirasë dhe energjinë elektrike, telefonin dhe ujin. (neni 4/3).

  2. Me shkresën nr.8336/1 datë 18.12.2008 të Drejtorisë të Zonës Tiranë paditësi është informuar se për kontratën E 223017 rezulton një detyrim i papaguar në shumën 90.115 lekë, shumë të cilën paditësi e ka paguar me qëllim vazhdimin e furnizimit me energji elektrike të dyqanit në pronësi të tij.

  3. Paditësi Pëllumb Haxhiu me pretendimin se e paditura nuk e ka përmbushur detyrimin e mësipërm e për rrjedhim ai është detyruar të kryejë pagesën e energjisë së konsumuar, në shumën 90.115.20 lekë, i është drejtuar gjykatës me kërkesë padinë objekt gjykimi.

  4. Pala e paditur Matilda Naska duke prapësuar ka parashtruar se gjatë afati të kontratë së qirasë detyrimi për pagimin e energjisë elektrike është kryer dorazi duke qenë se kontrata me KESH ka qenë në emër të paditësit, ka kërkuar rrëzimin e padisë.

  5. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.4999, datë 09.06.2009, ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

    1. Gjykata arsyeton se: “..Paditësi ka ngritur një padi për shpërblim dëmi bazuar në nenet 608, 609 dhe 640 të Kodit Civil të cilat bëjnë fjalë për detyrimet që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit jashtëkontrator... Gjykata vëren se edhe sikur të pranohej se nga ana e palës paditur me mosveprim... janë cenuar të drejta dhe interesa të ligjshme të paditësit nuk provohet lidhja shkakësore... nga provat.. kontrata E 223017.. nuk është në emër të së paditur. Debitor sipas kësaj kontrate është babai i të paditurës. Lidhja gjinore midis Tomor Kotonit dhe të paditurës nuk është shkak ligjor për të ngarkuar me detyrime këtë të fundit gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet. Këto dispozita janë shprehje e parimit procedural të disponibilitetit..”

  6. Mbi ankim të palës së paditëse Pëllumb Haxhiu, Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr.1524, datë 22.07.2010, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.4999, datë 09.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    1. Gjykata arsyeton se: “...Kështu, me të drejtë gjykata e shkallës së parë arsyeton se palët ndërgjyqëse kanë pasur një marrëdhënie kontraktore, e rrjedhur nga kontrata e qirasë. Në këto kushte edhe mosmarrëveshja e lindur, lidhet me përmbushjen e detyrimeve të kësaj kontrate. Nga parashtrimi i fakteve prej paditësit, rezulton se ai pretendon t’i jetë shkaktuar një dëm si rrjedhojë e mos pagimit nga e paditura të energjisë elektrike, të konsumuar gjatë kohës së vazhdimit të qirasë. Në këtë mënyrë e drejta subjektive e paditësit është ajo e qiradhënësit kundrejt qiramarrësit, në kuadër të realizimit të të drejtave që i rrjedhin nga kontrata e qirasë. Kjo e drejtë e pretenduar gëzon mbrojtje ligjore, nga dispozitat që rregullojnë të drejtën kontraktore (nenet 659 e vijues të Kodit Civil) dhe posaçërisht nga nenet 801 e vijues të Kodit Civil, që parashikojnë kontratën e qirasë. Në këtë kuadër është e gabuar baza juridike që ka përcaktuar paditësi e që i referohet institutit të përgjegjësisë civile që rrjedh nga shkaktimi i një dëmi jashtëkontraktor. ....”

  7. Kundër vendimit nr.1524, datë 22.07.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala paditëse Pëllumb Haxhiu me anë të të cilit kërkon ndryshimin e vendimit nr.4999, datë 09.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.1524, datë 22.07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë për shkaqet e parashtruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile

    1. Neni 6 parashikon se: “Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”.

    2. Neni 10 parashikon se: “Gjykata mbështet vendimin e saj vetëm mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor”.

    3. Neni 14 parashikon se: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

    4. Neni 16 parashikon se: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët. Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës”.

    5. Neni 29 parashikon se: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

  2. Vendim nr.3, datë 29.03.2012 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

  1. Se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Pëllumb Haxhiu përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.4999, datë 09.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.1524, datë 22.07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.4999, datë 09.06.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimi nr.1524, datë 22.07.2010, i Gjykatës së Apelit Tiranë janë rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit material e procedural dhe për këtë shkak duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  3. Ky Kolegj vlerëson të theksojë fillimisht se në interpretim të nenit 472 të K.Pr.Civile dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet e përcaktuara rigorozisht në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale. Ushtrimi i kontrollit rishikues të Gjykatës së Lartë nuk mund të konsistojë në një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e faktit, për shkak se një rivlerësim i tillë bie ndesh me vetë natyrën e gjykimit në këtë Gjykatë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese).

  4. Kështu, siç ka rezultuar e provuar gjatë procesit pranë gjykatës së rrethit gjyqësor, të pranuar nga gjykata e apelit, pala paditëse Pëllumb Haxhiu dhe pala e paditur Matilda Naska kanë lidhur kontratën e qirasë datë 06.06.2006 për një dyqani me sipërfaqe 42.4 m2 me një afat 2 vjeçar kundrejt pagesë mujore prej 30.000 lekësh/muaj.

    1. Në kontratën e qirasë datë 06.06.2006 palët me vullnet të lirë kanë përcaktuar të drejta dhe detyrimet reciproke ku pala e paditur Matilda Naska me cilësinë e qiramarrësi do të ishte i detyruara të paguante krahas qirasë dhe energjinë elektrike, telefonin dhe ujin. (neni 4/3).

    2. Pala paditëse Pëllumb Haxhiu me anë të shkresës nr.8336/1 datë 18.12.2008, të Drejtorisë të Zonës Tiranë është informuar se për kontratën E 223017 rezulton një detyrim i papaguar në shumën 90.115 lekë, shumë të cilën paditësi e ka paguar me qëllim vazhdimin e furnizimit me energji elektrike të dyqanit në pronësi të tij.

    3. Për sa më sipër, paditësi Pëllumb Haxhiu me pretendimin se nga pala e paditur nuk është përmbushur detyrimi kontrator mbi pagesën e energjisë elektrike I është drejtuar gjykatës me kërkesë padinë objekt gjykimi.

    4. Gjatë gjykimit, pala paditëse Matilda Naska duke prapësuar ka parashtruar faktin se pagimi i shumës së energjisë elektrike është bërë dorazi, ka kërkuar rrëzimin e kërkesë padisë.

    5. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në rrëzimin e kërkesë padisë ka mbajtur qëndrimin se paditësi ka ngritur një padi për shpërblim dëmi bazuar në nenet 608, 609 dhe 640 të Kodit Civil të cilat bëjnë fjalë për detyrimet që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit jashtëkontrator. Për më tepër, kontrata e energjisë elektrike është lidhur në emër të babit të palës së paditur ku lidhja gjinore midis Tomor Kotonit dhe të paditurës nuk është shkak ligjor për të ngarkuar me detyrime këtë të fundit.

    6. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e të palës paditëse Pëllumb Haxhiu dhe pasi ka pranuar faktet sikurse gjykata e shkallës së parë, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë me argumentimin se është e gabuar baza juridike që ka përcaktuar paditësi e që i referohet institutit të përgjegjësisë civile që rrjedh nga shkaktimi i një dëmi jashtëkontraktor.

  5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se konkluzionet e arritura nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit janë në kundërshtim me qëndrimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë se “..gjykata e zbulon shkakun e padisë së paditësit duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj. Mund të ndodhë që paditësi të referojë gabimisht dispozitat ligjore, porse nga leximi i kërkesëpadisë del e qartë e drejta që ai kërkon të mbrojë. Në këtë rast gjykata duhet të zgjidhë çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar….”(Vendim nr.3, datë 29.03.2012 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

  6. Ky Kolegj çmon se gjykata e apelit, si dhe gjykata e rrethit gjyqësor, duke zbatuar në mënyrë të gabuar ligjin material e procedural, kanë vendosur rrëzimin e kërkesë padisë duke arsyetuar lidhur me bazën ligjore të gabuar të përcaktuar nga paditësi në kërkesë padi. Gjykatat e faktit duke mos i dhënë zgjidhje pretendimeve të palëve ndërgjyqëse në respektim të të drejtave dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), nuk kanë zbuluar shkakun e padisë duke e analizuar në tërësinë e saj.

  7. Kështu gjykata e apelit ndonëse konstaton se nga parashtrimi i fakteve prej paditësit, rezulton se ai pretendon t’i jetë shkaktuar një dëm si rrjedhojë e mos pagimit nga e paditura të energjisë elektrike, të konsumuar gjatë kohës së vazhdimit të qirasë, ku e drejta subjektive e paditësit është ajo e qiradhënësit kundrejt qiramarrësit, që gëzon mbrojtje ligjore, nga dispozitat që rregullojnë të drejtën kontraktore (nenet 659 e vijues të Kodit Civil) dhe posaçërisht nga nenet 801 e vijues të Kodit Civil, që parashikojnë kontratën e qirasë, vendosë lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor për aq sa është e gabuar baza juridike që ka përcaktuar paditësi mbi dispozitat e Kodit Civil për shkaktimin e dëmi jashtëkontraktor.

  8. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil çmon se në rigjykim, gjykata e rrethit gjyqësor në zbatim të parimit të kontradiktorialitetit, në përsëritje të hetimit gjyqësor, të marrë në shqyrtim pretendimet e palëve ndërgjyqëse me qëllim përcaktimin e saktë të natyrës juridike të mosmarrëveshjes objekt gjykimi. Gjykata e rrethit gjyqësor, përtej bazës ligjore të përcaktuar nga paditësi, duhet të shqyrtojë në tërësi kërkesëpadinë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar, përkundrejt të drejtave dhe interesave të palës së paditur.

  9. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

  10. Përsa arsyetohet më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.1524, datë 22.07.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.4999, datë 09.06.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë janë rrjedhojë e zbatimit të keq të ligjit material e procedural dhe për këtë shkak duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në Nenin 485/c të K.Pr.Civile,

V E N D O S I


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish