Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet172/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173

V Ë R E N


Paditësi Tom Dedaj ka qenë në marrëdhënie pune me Prokurorin e Përgjithshme me detyrën e Prokurorit në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Kurbin nga data 20.11.2000 deri me datë 26.11.2013. Në ketë datë mbi bazë e propozimit të Prokurorit të Përgjithshëm , Presidenti i Republikës me dekretin nr.8405, datë 26.11.2013 ka dekretuar transferimin e paditësit Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Paditësi i është drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë kundër Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Republikës, ku ka kërkuar të shpallet i kundraligjshëm dekretit nr.8405, dt.26.11.2013 të Presidentit të Republikës “Për transferimin e prokurorit Tom Dedaj nga Prokuror në Prokurorinë Kurbin, në Prokuror në Prokurorine Dibër”. Kthimin në vendin e mëparshëm të punës si prokuror në Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, Prokurorine Tiranë ku ka qendrën e banimit ose në një prokurori kufitare me të afërt me Prokurorin Tiranë.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me vendimin nr.3, datë 05.06.2014 ka shpallur moskompetencën lëndore dhe dërgimin e çështjes Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, pasi objekti i shqyrtimit nuk lidhet me një mase disiplinore, procedim dhe vendim marrje të tillë, por me një akt administrativ për transferim të prokurorit pa pëlqim në kuadrin e ristrukturimit sipas nenit 24, pika 1 e ligjit 8737/2001 mosmarrëveshja e paraqitur nuk përmban lëndë për gjykim sipas nenit 10/2 të ligjit 49/2012 për të cilat ligji përcakton këtë gjykate për gjykimin e tyre si gjykate e shkallës së parë. Për rrjedhojë çmohet se nuk ka pengës për shqyrtimin e saj nga gjykata Administrative e Shkallës së Parë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë me vendimin nr.s’ka, datë 18.09.2014 ka vendosur:

Të ngrejë përpara Gjykatës së Lartë mosmarrëveshjen e kompetencës funksionale në lidhje me gjykimin e çështjes duke pretenduar se në ligj nuk ka përcaktim të shprehur në lidhje me rastin e gjykatës kompetente për shqyrtim të kësaj padie por duke ju referuar kuptimit të përgjithshëm të neneve 33, 34 të Ligjit për Prokurorinë kompetent nga pikëpamja funksionale duhet të jetë Gjykata Administrative e Apelit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pasi analizojë aktet që ndodhen në dosje, si dhe vendimet e gjykatave vlerëson se vendimi nr.3, datë 05.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është marrë në zbatim të drejtë të ligjit dhe për pasoje duhet të lihet në fuqi për këto shkaqe:



Në bazë të nenit 10/2 të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

Gjykata Administrative e Apelit shqyrton :

a) ankimet kundër vendimeve të gjykatës administrative të shkallës së parë;

b) në shkallë të para mosmarrëveshjet me objekt aktet nënligjore normative si dhe raste të tjera të parashikuar me ligj.”
Ne nenin 33 /1 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” parashikohet se “Për shkelje të disiplinës ndaj prokuroreve merren këto masa :

c) pezullim nga detyra dhe kalim në një detyrë tjetër, më të ulët, brenda organit, për një periudhe nga gjashtë muaj deri në një vit;
Në nenin 34 /1 të ligjit nr.8737, dt.12.02.2001 parashikohet se :

1-kundër dhënies së masave disiplinore të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të nenit 33 të ligjit, prokurori mund të bëjë ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa prokurori pranë kësaj gjykatë në Gjykatën e apelit me të afërm”.



Nisur nga sa parashtrohet me sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se Gjykata Apelit nuk mund të jete kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjes pasi nuk jemi para masës disiplinore siç parashikon neni 34/1 i sipërcituar, si dhe nuk jemi para rastit të parashikuar me ligj nga Gjykata e Apelit, për rrjedhoje vendimi i Gjykatës Administrative te Apelit është i ligjshëm dhe duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të Ligjit 49, datë 03.05.2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.3, datë 05.06.2014 të Gjykatës Administrative te Apelit Tiranë.

Tiranë, më 28/10/2014

Nr.31003-03209-00-2014 Regj.Themeltar

Nr.00 - 2014 - 4166 Vendimi

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 09.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:


PADITËS: SHOQËRIA “ADAPETROL” SH.A

I PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE

OBJEKTI:


Shpërblimi i dëmit jopasuror të shkaktuar.

Detyrimin e palës së paditur për të përgënjeshtruar publikisht

deklaratën e datës 03.10.2013.

Baza Ligjore: Nenet 608, 609, 620, 625, 635, 637, 640, të Kodit Civil,

nenet 3, 15, 49 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3463, datë 13.03.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile me nr.regj.them. 5444, datë regjistrimi 10.10.2013 që i përket paditësit Shoqëria “Ada Petrol” Sha.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqëruese Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj kërkesëpadie.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 17.06.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e padisë me nr.4102 regjistri.

Të dërgojë padinë së bashku me aktet shkresore dhe këtë vendim, Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të vendosur mbi mosmarrëveshjen e kompetencës midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, parashtron:


  • Bazuar në dispozitat e ligjit nr.49/2012, nenet 7, 8, 9, 10 dhe 11 referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë në këtë gjykim, kjo gjykatë vlerëson se nuk është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e saj.

  • Në rastin konkret nga një vlerësim paraprak i fakteve të parashtruara në kërkesëpadi, kërkimi për shpërblimin e dëmit nuk lidhet me asnjë nga rastet e parashikuara nga neni 7 i ligjit nr.49/2012.

  • Në radhë të parë përjashtohet apriori mundësia që kemi të bëjmë me një akt administrativ apo me një kontratë administrative, pasi mungojnë të gjithë elementët formal dhe procedural për ta konsideruar të tillë një deklaratë për shtyp. Në pasojë fusha e klasifikimit dhe objekti i analizës ngushtohet në veprim tjetër administrativ të përkufizuar nga legjislatori si çdo formë e njëanshme e veprimtarisë së një organi publik në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshëm...

  • Rasti objekt shqyrtimi nuk mund të konsiderohet i tillë, pasi lëshimi i një deklarate për shtyp nuk përbën veprim tjetër administrativ në kuptim të ligjit dhe jurisprudencës administrative dhe gjyqësore...

  • Për këto arsye, duke qenë se nuk ndodhemi përpara asnjërit prej rasteve të parashikuara nga neni 7 i ligjit nr.49/2012 si dhe duke qenë se nuk kemi asnjë shprehje vullneti të administratës publike në formën e një akti administrativ, kontrate administrative ose veprimi tjetër administrativ, atëherë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk është kompetente për të shqyrtuar këtë mosmarrëveshje.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;



V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 23.09.2014 është regjistruar çështja nr.31003-03209-00-2014 regj., them, që u përket palëve ndërgjygjëse: paditëse Shoqëria “Ada Petrol” Sha, dhe e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë, objekti: Shpërblimi i dëmit jopasuror të shkaktuar. Detyrimin e palës së paditur për të përgënjeshtruar publikisht deklaratën e datës 03.10.2013.

2. Vendimi nr.3463, datë 13.03.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.



I. Rrethanat e çështjes:

3. Pala paditëse Shoqëria “Ada Petrol” Sha është person juridik që ka për objekt të veprimtarisë së saj tregimin, importin dhe eksportin e karburanteve etj. Për zhvillimin e kësaj veprimtarie pala paditëse ka në pronësi dhe depozita karburanti në Knadhe Shëngjin, 12 depozita që ndodhen brenda një ambienti të rrethuar me mur dhe që survejohet me shërbim roje 24 orë.

4. Në datën 01.10.2013 rreth orës 22.00, roja i turnit ka konstatuar se dy prej depozitave me nr.501 dhe 502 ka rrjedhje të fuqishme karburanti dhe për këtë ka njoftuar një prej aksionerëve të shoqërisë, i cili nga ana e tij ka njoftuar dhe organet e policisë, ku janë kryer veprimet e para hetimore, të cilat janë vazhduar ditën e nesërme për shkak dhe të kushteve të motit (reshje të rrëmbyera).

5. Nga veprimet hetimore të kryera me datë 02.10.2013 është konstatuar prerje e telave rrethues me përmasa 2x1 m si dhe dëmtimi i saraçineskave shkarkuese të depozitave 501 dhe 502, duke shkaktuar derdhjen e karburantit në tokë. Ngjarje për të cilën paditësi pretendon që ka depozituar kallëzimin penal për shkatërrim prone.

6. Nga ana e palës së paditur në lidhje me këtë ngjarje me deklaratën për shtyp të datës 03.10.2013 është konsideruar si zbulim i një rasti flagrant maksi kontrabande prej 4.400 ton naftë, duke iu referuar sipas pretendimit të paditësit pikërisht naftës së ndodhur në depozitat e dëmtuara, fakt që ka shkaktuar dëm në personalitetin dhe imazhin tregtar të paditësit, duke u finalizuar me dëm financiar.
II.Vendimi dhe arsyetimi i gjykatave në mosmarrëveshje:
7. Në këto rrethana, pala paditëse i është drejtuar me kërkesëpadinë objekt gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr.3463, datë 13.03.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile me nr.regj.them. 5444, datë regjistrimi 10.10.2013 që i përket paditësit Shoqëria “Ada Petrol” Sha.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqëruese Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj kërkesëpadie.

8. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:

Gjykimi i mosmarrëveshjes në fushën e sipërcituar për detyrime të rrjedhura në zbatim të ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore” ku i padituri rezulton të jetë organ i administratës publike është kompetencë lëndore e gjykatës administrative të shkallës së parë referuar nenit 7 dhe 17/f të ligjit nr.49/2012.

Të gjitha konfliktet gjyqësore të kësaj natyre pavarësisht se janë paraqitur për gjykim përpara gjykatave të rretheve përpara fillimit të funksionit të gjykatave administrative do të gjykohen nga këto të fundit. Në kushtet e mungesës së dispozitave kalimtare në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” Gjykata e Lartë me qëllim unifikimin e praktikës gjyqësore, në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 përcaktoi: Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë të apelit, apo në Gjykatën e Lartë, dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.....

9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 17.06.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e padisë me nr.4102 regjistri.

Të dërgojë padinë së bashku me aktet shkresore dhe këtë vendim, Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të vendosur mbi mosmarrëveshjen e kompetencës midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

10. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ndër të tjera arsyeton:

Bazuar në dispozitat e ligjit nr.49/2012.. nenet 7, 8, 9, 10 dhe 11 referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë në këtë gjykim, kjo gjykatë vlerëson se nuk është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e saj.

Në rastin konkret nga një vlerësim paraprak i fakteve të parashtruara në kërkesëpadi, kërkimi për shpërblimin e dëmit nuk lidhet me asnjë nga rastet e parashikuara nga neni 7 i ligjit nr.49/2012...

Në radhë të parë përjashtohet apriori mundësia që kemi të bëjmë me një akt administrativ apo me një kontratë administrative, pasi mungojnë të gjithë elementët formalë dhe proceduralë për ta konsideruar të tillë një deklaratë për shtyp. Në pasojë fusha e klasifikimit dhe objekti i analizës ngushtohet në veprim tjetër administrativ të përkufizuar nga legjislatori si çdo formë e njëanshme e veprimtarisë së një organi publik në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshëm...

Rasti objekt shqyrtimi nuk mund të konsiderohet i tillë, pasi lëshimi i një deklarate për shtyp nuk përbën veprim tjetër administrativ në kuptim të ligjit dhe jurisprudencës administrative dhe gjyqësore..

Për këto arsye, duke qenë se nuk ndodhemi përpara asnjërit prej rasteve të parashikuara nga neni 7 i ligjit nr.49/2012 si dhe duke qenë se nuk kemi asnjë shprehje vullneti të administratës publike në formën e një akti administrativ, kontratë administrativ ose veprimi tjetër administrativ, atëherë gjykata administrative e shkallës së parë nuk është kompetente për të shqyrtuar këtë mosmarrëveshje.

III. Ligji i zbatueshëm:

11. Neni 7 i ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, përcakton:



Gjykatat administrative janë kompetente për:

a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike;

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

12. Neni 17 i ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, përcakton:



1. Padia ngrihet:

a) për shfuqizimin tërësisht apo pjesërisht të aktit administrativ;

b) për ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht, të aktit administrativ apo detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ;

c) për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ;

ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;

d) për konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ, që nuk prodhon pasoja juridike, nëse paditësi ka një interes të arsyeshëm për këtë;

dh) për saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik;

e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;

ë) për përcaktimin e organit që ka në kompetencën e tij zgjidhjen e çështjes konkrete, duke urdhëruar kur është rasti dhe shfuqizimin e aktit të nxjerrë nga organi jokompetent;

f) për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm;

g) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kur punëdhënësi është një organ i administratës publike.

2. Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

13. Në nenin 1 të ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, përcaktohet:



Organet e administratës shtetërore përgjigjen për dëmet pasurore dhe jopasurore jashtëkontraktore, që u shkaktojnë personave fizike a juridike, private, vendas a të huaj.

Përgjegjësia jashtëkontraktore e organeve të administratës shtetërore rregullohet me dispozitat e këtij ligji dhe të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

14. Në nenin 2 të ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, përcaktohet:



Për qëllimet e këtij ligji termat e mëposhtëm kanë kuptimet si vijon:

"Përgjegjësi jashtëkontraktore e organeve të administratës shtetërore" kuptohet detyrimi i organeve të administratës shtetërore për të shpërblyer dëmin që këto të fundit i kanë shkaktuar interesave të personave privatë në ushtrim e sipër të funksioneve të tyre publike. ....

15. Në nenin 3 të ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, përcaktohet:

Organet e administratës shtetërore përgjigjen për demet që u shkaktojnë personave fizike a juridikë privatë në rastet që vijojnë:

a) kur kryejnë veprime a mosveprime të kundërligjshme;

b) kur kryejnë veprime a mosveprime të ligjshme, por që sjellin dëmtimin e interesave të ligjshme të personave fizike a juridike privatë;

c) kur, megjithëse kryejnë veprime a mosveprime të ligjshme, u shkaktojnë një dëm të pabarabartë subjekteve të cilëve u drejtohet ky veprim a mosveprim;

ç) kur, për shkak të mosfunksionimit të mjeteve teknike me të cilat organet e administratës shtetërore ushtrojnë veprimtarinë e tyre, persona fizike a juridike privatë cënohen në interesat e tyre të ligjshme;

d) kur u shkaktojnë një rrezik të vazhdueshëm personave fizikë a juridikë privatë.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

16. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë nuk janë të bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk bëhet i cënueshëm.

17. Nga citimi i nenit 1 të ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 evidentohet se organet e administratës shtetërore përgjigjen për dëmet pasurore dhe jopasurore jashtëkontraktore, që u shkaktojnë personave fizikë a juridikë, privatë, vendas a të huaj, përgjegjësi, e cila rregullohet me dispozitat e këtij ligji dhe të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Në rastin konkret objekt gjykimi dëmi jashtëkontraktor ka ardhur nga veprimet e palës së paditur (deklarata për shtyp e datës 03.10.2013).

18. Kolegji Administrativ vlerëson se arsyetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë se:... Gjykimi i mosmarrëveshjes në fushën e sipërcituar për detyrime të rrjedhura në zbatim të ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore” ku i padituri rezulton të jetë organ i administratës publike është kompetencë lëndore e gjykatës administrative të shkallës së parë referuar nenit 7 dhe 17/f të ligjit nr.49/2012... është i drejtë dhe i bazuar në ligj, pasi në rastin konkret palë e paditur e cila ngarkohet me përgjegjësi është një organ i administratës publike dhe në zbatim të ligjit nr.49/2012 kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lindin nga veprimet apo mosveprimet e një organi të administratës janë gjykatat administrative.

19. Në nenin 2 paragrafi i parë të ligjit nr.8510/1999 përcaktohet me "Përgjegjësi jashtëkontraktore e organeve të administratës shtetërore" kuptohet detyrimi i organeve të administratës shtetërore për të shpërblyer dëmin që këto të fundit i kanë shkaktuar interesave të personave privatë në ushtrim e sipër të funksioneve të tyre publike. ....

20. Në zbatim të dispozitës së sipërcituar ky Kolegj vlerëson se arsyetimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë se: Rasti objekt shqyrtimi nuk mund të konsiderohet i tillë, pasi lëshimi i një deklarate për shtyp nuk përbën veprim tjetër administrativ në kuptim të ligjit dhe jurisprudencës administrative dhe gjyqësore...Për këto arsye, duke qenë se nuk ndodhemi përpara asnjërit prej rasteve të parashikuara nga neni 7 i ligjit nr.49/2012 si dhe duke qenë se nuk kemi asnjë shprehje vullneti të administratës publike në formën e një akti administrativ, kontrate administrativ ose veprimi tjetër administrativ, atëherë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk është kompetente për të shqyrtuar këtë mosmarrëveshje, është i pabazuar në ligj, pasi në rastin konkret deklarata për shtyp, është botuar në faqen zyrtare të palës së paditur, e cila ështëorgani i administratës publike dhe në bazë të nenit 17/f të ligjit nr.49/2012 kjo padi i përket sferës së të drejtës publike (administrative).

21. Duke iu referuar dhe përmbajtjes së nenit 13 pika 5, të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, e cila është gjykata kompetente nga pikëpamja e lëndës së shqyrtimit, prandaj vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Lënien në fuqi vendimit nr.3463, datë 13.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 09.10.2014



Nr.31003-03551 -00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 4183 i Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: BILAL KUKA

SHEFQET KUKA

SINAN KUKA



PALA E PADITUR: ZYRA E GJËNDJES CIVILE ZALLBASTAR

ZYRA E GJËNDJES CIVILE KOMUNA DAJT

OBJEKTI:


Deklarim i pavërtetë i regjistrimit datë 24.05.1996

të familjeve të kryefamiljarëve Bilal Kuka, Shefqet Kuka

dhe Sinan Kuka ne Komunë Dajt duke korrigjuar në datën e saktë 31.07.1985;

Pasqyrimi i këtij fakti në regjistrat e gjëndjes civile.

Baza Ligjore: Neni 32 e 154 i K.Pr.Civile,

Ligji nr.5840/1979, Ligji nr.10129/2009

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.8092, datë 16.07.2014 ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës së gjykatës për shqyrtimin e cështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë si gjykatë kompetente.”

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.s’ka, datë 01.10.2014 ka vendosur:

“Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes mbi kompetencën për shqyrtimin e cështjes”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se paditësat i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padinë objekt shqyrtimi me të cilën kërkojnë korrigjimin e akteve të gjëndjes civile të Komunës Dajt për familjet e tyre.

2. Sipas paditësave në çertifikatat familjare atyre u është bërë shënimi “ardhur në Komunën Dajt nga Komuna Zallbastar në datën 24.05.1996”. Paditësat pretendojnë se ky fakt nuk është i vërtetë pasi ata janë shpërngulur nga fshati Bastar në fshatin Shishtufinë në vitin 1985, që bën pjesë në juridiksionin territorial të Komunës Dajt.

3. Ata pretendojnë se kanë një sërë aktesh për të provuar sa më sipër, si vërtetimet e sigurimeve shoqërore, studimet në shkolla të fëmijëve, akte marrje toke në pronësi etj. Duke qënë se nuk e kanë zgjidhur konfliktin me palën e paditur i janë drejtuar gjykatës me këtë padi.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.8092, datë 16.07.2014 ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës së gjykatës për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë si gjykatë kompetente.”



4.1 Arsyetimi i gjykatës:në referim të shkakut dhe objektit jemi përpara një konflikti administrativ dhe kjo gjykatë nuk është kompetente për shqyrtimin e saj...çështja ka të bëjë me zgjidhjen e pasojave të veprimeve të organit administrativ dhe hyn në rrethin e atyre çështjeve parashikuar nga neni 7 i Ligjit 49/2012”

5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.s’ka, datë 01.10.2014 ka vendosur:

“Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes”.



5/1. Kjo gjykatë arsyeton: duke iu referuar kërkimit dhe shkakut ligjor të tij jemi përpara një konflikti të natyrës civile sipas nenit 32/c të K.Pr.Civile... në këtë përfundim ka arritur dhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në vendimin nr.2478, datë 11.09.2014

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

6. Se vendimi nr.8092, datë 16.07.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka vendosur shpalljen e moskompetencës së saj për shqyrtimin e kësaj çështje dhe dërgimin e saj për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është një vendim i bazuar ne ligjin procedurial dhe atë material dhe për këtë shkak ky vendim duhet të lihet në fuqi.

7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të nënvizojë se në kuptimin e së drejtës, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshem procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nga pikëpamja lëndore nuk mund të kryejë asnjë veprimtari proceduriale, por duhet të deklarojë moskompetencën e saj dhe të mos vazhdojë gjykimin e çështjes.

8. Kompetenca lëndore përcakton për çdo gjykatë të veçantë se në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, duke përcaktuar qartë rrethin e mosmarrëveshjeve që i është njohur e dhënë asaj me ligj për ta gjykuar. Ndarja e kompetencës është përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” si dhe në K.Pr.Civile.

9. Gjykata për të identifikuar natyrën e mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative, i referohet kërkimeve dhe shkakut ligjor të tyre të cilat rezultojnë si nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë ashtu dhe gjatë procesit gjyqësor, si dhe bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar. Në kuptim të përcaktimit të sipërcituar në rast se nga cilësimi i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi do të rezultojë se kërkimet e shtruara për zgjidhje, si dhe shkaku ligjor i i tyre janë të natyrës civile, atëherë kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje do të jetë gjykata civile, pavarësisht përcaktimit apo formulimit që mund të jetë propozuar nga ana e palëve ndërgjyqëse (Vendimi unifikues nr.3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në çështjen objekt gjykimi, pasi mori në shqyrtim aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, pasi analizoi objektin dhe shkakun ligjor të pretendimeve të paditëses të shprehura në kërkesëpadi dhe në pretendimet e saj, pasi analizoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrimin e parashtruar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në interpretim të dispozitave të Ligjit nr.49/2012, të zbatueshme, çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kuptuar drejtë natyrën e vërtete të mosmarrëveshjes dhe shkakun ligjor të këtij gjykimi.

11. Rezulton se kërkimet e paditësave në këtë gjykim janë: “Deklarim i pavërtetë i regjistrimit datë 24.05.1996 të familjeve të kryefamiljarëve Bilal Kuka, Shefqet Kuka dhe Sinan Kuka ne Komunë Dajt duke korrigjuar në datën e saktë 31.07.1985; Pasqyrimi i këtij fakti në regjistrat e gjëndjes civile. Këto kërkime paditësat i kanë mbështetur në nenet 32 e 154 i K.Pr.Civile, Ligji nr.5840/1979, Ligji nr.10129/2009.

12. Gjykata në identifikimin e natyrës së mosmarrëveshjes objekt gjykimi, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative, i referohet kërkimeve që bën paditësi dhe shkakut ligjor te tyre, që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, dhe kërkimeve gjatë procesit gjyqësor, bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar. Në referim të vendimit unifikues nr.3/2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, përcaktimi i drejtë i mosmarrëveshjes që shtrohet për gjykim dhe ligjit të zbatueshëm për zgjidhjen e drejtë të saj janë detyra të gjykatës; gjykata ka për detyrë të vlerësojë dhe marrë parasysh të gjithë përmbajtjen e akteve procedurale, (pra, jo vetëm duke u bazuar në çfarë shkruhet tek objekti dhe baza ligjore e padisë), për të identifikuar shkakun ligjor të kërkimeve në mënyrë që të mund të japë vendime të drejta për to.

13. Në çështjen objekt gjykimi, referuar objektit të kërkesë padisë dhe shkakut ligjor ku paditësat mbështesin kërkimet e tyre, rezulton se jemi përpara një padie me anën e së cilës kërkohet të ndryshohen pjesërisht të dhëna në një dokument (çertifikatë familjare), që lëshohet nga zyra e gjëndjes civile, akt ky i cili sjell pasoja individuale për paditësat. Ndryshimi i këtij akti sjell si pasojë dhe ndryshime në regjistrin e gjëndjes civile, në kushtet kur të dhënat që përmban akti ekzistues pretendohen nga paditësit se janë të pavërteta dhe krijojnë pasoja juridike për ta.

14. Në Ligjin nr.49/2012, është përcaktuar qartë se në kompetencë të gjykatave administrative janë ato mosmarrëveshje, që lindin nga akte administrative individuale të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative të një organi publik (neni 7/a). Ky Kolegj, në interpretim të neneve 2 e 3 të K.Pr.Administrative dhe të dispozitave të Ligjit nr.49/2012, në harmoni me dispozitat Ligjit të posaçëm nr.10129, datë 11.095.2009 “Për Gjëndjen Civile”, arrin në përfundimin se pala e paditur e këtij gjykimi, Zyra e Gjëndjes Civile është organ i administratës publike dhe veprimtaria e saj ka karakter administrativ.

15. Në ligjin e posaçëm “Për Gjëndjen Civile”, ligjvënësi ka rregulluar në mënyrë të detajuar procedurën e regjistrimit të akteve të gjendjes civile, duke përcaktuar dokumentet që vërtetojnë faktet përkatëse, personat që duhet të bëjnë deklarimin, vendin ku deklarohen dhe regjistrohen faktet e gjendjes civile, që finalizohen me përpilimin e aktit të gjendjes civile (çertifikatë familjare, çertifikatë trungu familjar, çertifikatë martese etj); dokumentat e gjëndjes civile janë aktet që vërtetojnë ligjërisht faktet e gjendjes civile të shtetasve. Të gjithë faktet e gjendjes civile regjistrohen në regjistrat përkatës sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara shprehimisht në ligj. Në këtë kuptim, këto akte përbëjnë akte administrative.

16. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlereson se pala e paditur, Zyra e Gjëndjes Civile, në kuadër të veprimtarisë së saj administrative është organi publik që ka kompetencën ligjore për korigjimin e “aktit të gjëndjes civile” dhe ky i fundit përbën një akt administrativ me natyrë individuale. Për këto arsye, duke qënë se kërkimet e paditësave në këtë proces gjyqësor dhe shkaku ligjor ku ata mbështesin këto kërkime janë të lidhura me korrigjimet e akteve të gjendjes civile, çështja objekt gjykimi përbën një mosmarrëveshje administrative dhe hyn në rrethin e atyre çështjeve që janë në kompetencë lëndore të gjykatave administrative, (neni 7/a i Ligjit nr.49/2012).

17. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Per organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarreveshjeve administrative”,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.8092, datë 16.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 30.10.2014



Nr.31003-03330-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-4236 i Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

në datën 09.10.2014, në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.03330/2014 që u përket palëve:

PADITËS: LEFTERI REXHEPI

PALË E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE ELBASAN

OBJEKTI:

Pavërtetësi e pjesshme e dokumentit, konkretisht e regjistrit themeltar

nr.5, fq. 84 të ish- NB sektori Syrja Dylgjer Elbasan,

për periudhën 29.04.1971-29.04.1981 duke njohur si të pavërtetë

emrin “Lavdije” dhe njohjen si të vërtetë emrin “Lefterije”.

Pavërtetësi e pjesshme e dokumentit, konkretisht e regjistrit themeltar

nr.2, fq.132 të ish NB Fidanishte Elbasan,

për periudhën 29.04.1981-01.08.1992 duke njohur si të pavërtetë

në emrin “Lavdije” dhe njohjen si të vërtetë të emrit “Lefteri”.

Kundërshtimin e aktit administrativ, vendimit nr.105, datë 20.03.2013

të KRA të DRSSH Elbasan, lënë në fuqi me vendimin

nr.350, datë 29.05.2013 të KQA të ISSH.

Baza Ligjore: Neni 32/c i K.Pr.Civile, dhe neni 324/c i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.2593, datë 26.12.2013 ka vendosur:

“1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për shqyrtimin e çështjes me nr.2862.akti.

2. Dërgimin e akteve për kompetence gjykimi, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit. Për palët ky afat fillon nga komunikimi i vendimit”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.48, datë 09.07.2014 ka vendosur:

“Të ngrejë çështjen në lidhje me mosmarrëveshjen për kompetencë midis Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjykimin e çështjes me nr.regj.740, datë regj. 05.03.2014 duke përcaktuar si gjykatë kompetente Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Të njoftohet me një kopje të këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se paditësja me mbushjen e moshës së pensionit të pleqërisë, i është drejtuar palës së paditur Drejtorisë Rajonale Sigurimeve Shoqërore (“DRSSH”) me kërkesën për të përfituar pensionin në përputhje me Ligjin nr.7703/1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”.

2. Rezulton se pala e paditur DRSSH ka vendosur të refuzojë kërkesën për lidhje pensioni me arsyetimin se paditësja nuk përmbush kushtet ligjore për përfitimin e tij, pasi nuk vërtetohet vjetërsia në punë e paditëses; sipas palës së paditur në regjistrat e ish-NB Syrja Dylgjer Elbasan dhe ish NB-Sektori Fidanishte Elbasan, figuron emri “Lavdije Hekuran Rexhepi” dhe jo “Lefterie Hekuran Rexhepi”.

3. Paditësja pretendon se emri i shënuar në regjistrat e ish –NB nuk është i saktë pasi emri i saj i vërtetë është Lefterie Hekuran Rexhepi, ç’ka rezulton nga regjistrat e gjendjes civile.

4. Në këto kushte, paditësja fillimisht ka paraqitur ankim pranë Komisionit Rajonal të Ankimit (KRA) që me vendimin nr.105, datë 20.03.2013 ka lënë në fuqi vendimin e DRSSH, dhe më tej pranë Komisionit Qendror të Ankimit (KQA), i cili me vendimin nr.350, datë 29.05.2013 ka lënë në fuqi vendimet e lartpërmendura; pas ezaurimit të rrugës administrative paditësja ka paraqitur padi, regjistruar në datën 24.07.2013, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan me objekt parashtruar në pjesën hyrëse.



5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.2593, datë 26.12.2013 ka vendosur:

“1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për shqyrtimin e çështjes me nr.2862.akti.

2. Dërgimin e akteve për kompetence gjykimi, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit. Për palët ky afat fillon nga komunikimi i vendimit”.



5/1. Gjykata ka arsyetuar se:. Ne thelb te konfliktit objekt gjykimi,te inicjuar nga paditësja, është akti administrativ i palës së paditur nr.105 dt.20.03.2013, vendim Komisionit Rajonal të ankimit, ç’ka do te thotë se kërkimi i paditësit, në kuptim te ligjit 49/2012,neni 7/a, bën pjesë ne kategorinë e atyre çështjeve, qe janë në kompetencën lëndore të Gjykatës Administrative te Shkallës së Parë Durrës.

6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.48, datë 09.07.2014 ka vendosur:

“Të ngrejë çështjen në lidhje me mosmarrëveshjen për kompetencë midis Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjykimin e çështjes me nr.regj.740, datë regj. 05.03.2014 duke përcaktuar si gjykatë kompetente Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Të njoftohen me një kopje të këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan”.

6/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se:..referuar objektit të padisë, gjykata çmon se nuk jemi përpara rasteve që janë në kompetencë lëndorë të gjykatave administrative sipas Ligjit nr.49/2012. Jemi përpara rastit të vërtetimit të faktit juridik sipas nenit 388 të K.Pr.Civile. Paditësi nuk paraqet asnjë akt zyrtar që vërteton së këto vite i përkasin atij dhe me të cilin të detyrojë të paditurin të njohë aktin si të vërtetë. Në kushtet kur akti nuk mund të bëhet përsëri, nuk mund të merret në rrugë tjetër, atëherë paditësi ndodhet në kushtet e nenit 388 të K.Pr.Civile.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

7. Se vendimi nr.2593, datë 26.12.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe për këtë shkak duhet të prishet.

8. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të paditëses të shprehura si në kërkesë padi ashtu në pretendimet e saj përpara gjykatave vlerëson të gabuar dhe të pabazuar ne Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, arsyetimin dhe vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

9. Ky Kolegj vlerëson se në përcaktimin e saktë të natyrës së mosmarrëveshjes objekt gjykimi, si dhe të kompetencës lëndore, të gjykatës e cila do të marrë dhe do të shqyrtoje atë është e domosdoshme të shikohen dhe analizohen jo vetëm statusi juridik i palëve në proces, por në mënyrë të veçantë natyra juridike e kërkimeve që palët kanë paraqitur në proces nëpërmjet mjeteve procedurale, (padi, kundërpadi).

10. Duke analizuar kërkimet e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e mosmarrëveshjes është e përbërë, pasi në objektin e kërkesë padisë paditësja ka ngritur si kërkime me natyrë civile, (njohjen e pavërtetësisë së pjesshme të dokumentit, regjistër themeltar i ish kooperativës bujqësore), ashtu dhe kërkime me natyrë administrative (kundërshtimin e akteve administrative të palës së paditur).

11. Referuar Ligjit nr.49/2012 rezulton qartë që juridiksioni që i është dhënë nga ligji specifik Gjykatës Administrative tregon në të njëjtën kohë dhe pushtetin që i është dhënë kësaj gjykate për të marrë në shqyrtim vetëm ato çështje të cilat parashikohen qartë në nenin 7 të këtij ligji.

12. Krijimi i këtyre gjykatave si dhe shqyrtimi i çështjeve administrative nga këto gjykata përbejnë një garanci me tepër për të drejtat, liritë dhe interesat kushtetuese të palëve që janë pjesëmarrëse në këto procese. Këto gjykata respektojnë me rigorozitet te gjitha rregullat dhe normat procedurale dhe materiale te parashikuara nga ligjet organike që rregullojnë këtë veprimtari si dhe konfliktet që ato marrin në shqyrtim, janë gjykata të krijuara me ligj dhe përmbushin të gjitha garancitë kushtetuese për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

13. Ndërkohe rezulton që gjykimi i kësaj çështje ka filluar përpara datës 04.11.2014 kur hyri në fuqi Ligji nr.49/2012. Rezulton se padia objekt gjykimi është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan në datën 24.07.2013.



14. Ndodhur në këto rrethana kur gjykimi i çështjes objekt gjykimi ka filluar para hyrjes në fuqi të Ligjit 49/2012 dhe kur objekt shqyrtimi janë kërkime të natyrave të ndryshme juridike, si civile ashtu edhe administrative, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencën lëndore dhe përcaktimin e gjykatës që do të marrë në shqyrtim çështjen objekt gjykimi, referimi duhet bërë në vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3/2014, ku është arritur në këtë qëndrim unifikues se “çështjet të cilat në objektin e tyre kanë disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, kërkime të cilat janë paraqitur në gjykatë përpara datës 04.11.2013, do të vazhdojnë të gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur”.

15. Duke iu referuar këtij Vendimi Unifikues, ndarja e çështjes në respektim të kompetencës lëndore si rezultat i kërkimeve brenda një gjykimi me natyra të ndryshme (civile dhe administrative) apo padi, kundërpadi po me natyra të ndryshme, në këtë fazë gjykimi, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të sillte vështirësi që do të ndikonin në zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

16. Situata faktike e këtyre çështjeve ku paraqiten kërkime me natyra të ndryshme, apo padi, kundërpadi me natyra të ndryshme të cilat janë paraqitur përpara datës 04.11.2013, mund të jetë e tillë që këto gjykime mund të jenë në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, ose gjykimi i tyre mund të ketë përfunduar në shkallë të parë dhe çështja është duke u gjykuar në gjykatën e apelit ose duke u gjykuar në Gjykatën e Lartë.

17. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në marrjen e vendimit të mësipërm unifikues morën parasysh një sërë faktorësh dhe mbi të gjitha përfundimin e çështjeve brenda një afati të arsyeshëm, respektimin e një procesi të rregullt ligjor në kuptim të nenit 6 të KEDNJ, etj.

18. Në të tilla kushte, ndarja e këtyre çështjeve me arsyetimin se gjykata ku janë paraqitur nuk është kompetente për vazhdimin e shqyrtimit të të gjitha kërkimeve, dhe aq më tepër ndarja e tyre gjatë gjykimit në shkallë të dytë, do të paraqiste një sërë problematikash dhe nuk do t`i shërbente interesave të drejtësisë dhe qytetarëve për zhvillimin e një gjykimi brenda një afati të arsyeshëm kohor.

19. Kjo për arsye se së pari, nëse çështja ka përfunduar në shkallë të parë, ajo nuk mund të ndahet (kërkimet mund të ndahen vetëm në gjykimin në shkallë të parë referuar nenit 159 të K.Pr.Civile), në gjykatë të apelit e aq më pak në Gjykatë të Lartë. Do të përbënte nonsens juridik që dy gjykata të ndryshme (ajo civile dhe administrative) të merrnin në shqyrtim dhe të vendosin mbi të njëjtin vendim të shkallës së parë, duke e copëzuar atë. Nga ana tjetër, nuk mund të aplikohen standarde të ndryshme mbi gjykimin e një çështje, (duke marrë në konsideratë që procedura e gjykimit të një çështje administrative ndryshon nga ajo e shqyrtimit të një çështje civile), gjykimi i secilës në shkallë të parë është bërë së bashku për të gjitha kërkimet e paraqitura në proces nga palët.

20. Së dyti, kërkimet brenda një padie mund të jenë të tilla që kanë natyrë të ndërvarur nga njëra tjetra dhe dhënia zgjidhje e një kërkimi, varet nga përfundimi i tjetrit. Në këto kushte, do pezullohej njëri nga gjykimet deri në zgjidhjen përfundimtare me vendim të formës së prerë të kërkimit tjetër, duke sjellë një zvarritje të pajustifikuar të gjykimeve, kur tashmë ato janë pranuar të gjykohen së bashku. Palët ndërgjyqëse në gjykimin e filluar në kohën që nuk kishte hyrë akoma në fuqi Ligji nr.49/2012, presin përgjigje nga gjykata brenda një afati të arsyeshëm në lidhje me kërkimet e tyre. Qëllimi i ligjvënësit me miratimin e Ligjit nr.49/2012 nuk ka qenë zvarritja e gjykimeve, por përkundrazi përshpejtimi i tyre, duke pasur parasysh vetë procedurën dhe afatet kohore të shkurtra në lidhje me gjykimet administrative.

21. Është e rëndësishme të theksohet fakti se një interpretim i tillë, është bërë nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, për shkak të një situate kalimtare dhe të përkohshme, për një kategori të caktuar çështjesh, duke mbajtur parasysh parimin e sigurisë juridike, përfundimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor në kuptim të nenit 6 të KEDNJ si dhe parimin e pritshmërive të ligjshme të shtetasve. Në këto kushte, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se në lidhje me çështjen në shqyrtim, gjykimi duhet të vazhdojë në të njëjtën gjykatë ku edhe ka filluar (në rastin konkret, çështja është në proces gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan).

22. Në gjykimin e kësaj çështje gjykatat më të ulëta do të kenë parasysh aplikimin e normave procedurale të parashikuara shprehimisht në K.Pr.Civile të ndryshuar, si dhe në orientimet e dhëna në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3/2014.

23. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.2593, datë 26.12.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duhet prishur dhe çështja duhet dërguar për vazhdimin e gjykimit në këtë gjykatë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Per organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2593, datë 26.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e çështjes pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 09.10.2014

MOSKOMPETEMCA PENALE

Nr.70007-01193-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-1414 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Aleksandër Muskaj Kryesues

Tom Ndreca Anëtar

Edmond Islamaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 02.10.2014, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

KUNDËR: ARBEN STRAZIMIRI

A K U Z A:

Vrasje me paramendim,

parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

OBJEKTI:


Moskompetencë.

Baza Ligjore: Neni 251, 238 i K.Pr.Penale.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.01 akti, datë 10.07.2014, ka vendosur:

Ngritjen e çështjes së mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore për gjykimin e çështjes penale nr.1, regjistri themeltar, datë regjistrimi 07.10.1997, në ngarkim të pandehurit Arben Strazimiri akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal. Dërgimin e kopjes së akteve Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se në bazë të nenit 74 të Kodit të Procedurës Penale, kompetenca lëndore si koncept i takon “Gjykatës së Rrethit Gjyqësor”, së cilës i është atribuuar gjykimi i veprave penale, përveç atyre që i përkasin kompetencës së gjykatës për krime të rënda dhe Gjykatës së Lartë. Në këto kushte, si parim i përgjithësim është gjykata e rrethit gjyqësor gjykata normale, e cila zakonisht është gjykata kompetente, përveç veprave penale që shprehimisht janë në kompetencën lëndore të Gjykatës së Krimeve të Rënda, si gjykatë e specializuar, dhe atyre që për shkak të cilësisë së personit të pandehur janë në kompetencë të Gjykatës së Lartë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Kodin e Procedurës Penale si subjekt titullar për atribuimin e kompetencës njihet vetëm gjykata, dhe jo nënndarjet e saj siç mund të jetë dhoma apo seksioni. Aktualisht, neni 18 i ligjit nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, parashikon se për qëllime të shpërndarjes së gjyqtarëve, kryetari i gjykatës së shkallës së parë dhe kryetari i gjykatës së apelit përcaktojnë shpërndarjen e gjyqtarëve në dhoma dhe seksione për vitet në vijim. Në këtë kontekst, ndryshe nga sa pretendohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shpërndarja e gjyqtarëve në dhoma nuk ka të bëjë me konceptin e kompetencës, pra të aftësisë së gjyqtarit për të gjykuar në përputhje me ligjin çështjet penale dhe ushtruar funksionin juridiksional. Ndërsa shpërndarja e gjyqtarëve në dhoma, si në rastin konkret, mënyra dhe kriteret për përcaktimin e shpërndarjes së gjyqtarëve brenda së njëjtës gjykatë, si organ titullar i ushtrimit të funksionit juridiksional dhe dhënies së drejtësisë, nuk duhet të konsiderohen si pjesë e aftësisë të “gjykatës” që ka të bëjë me titullaritetin e funksionit, por me mënyrën e ushtrimit të këtij funksioni sipas organizimit të brendshëm të organit titullar të funksionit juridiksional dhe dhënies së drejtësisë.

Në mbështetje të këtij përfundimi, mund të përmendet rastet e pavlefshmërisë absolute, të cilat në bazë të nenit 128 të K.Pr.Penale që disponon se “aktet procedurale janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me: kushtet për të qenë gjyqtar në çështjen konkrete dhe numrin e gjyqtarëve që janë të domosdoshëm për formimin e kolegjeve të caktuara në këtë Kod, nuk parashikon rastet e mosrespektimit të shpërndarjes së gjyqtarëve në dhoma brenda së njëjtit organ gjykues si pavlefshmëri absolute.

Gjithashtu, edhe Gjykata Kushtetuese me vendimi nr.11, datë 23.04.2009, ka mbajtur qëndrimin se: kuptimi i kompetencës si kufi i juridiksionit lind nga shumëllojshmëria e organeve që ushtrojnë këtë juridiksion, të parashikuara nga rendi juridik si dhe nga kërkesa që rrjedh prej këtij të fundit për të ndarë këtë pushtet midis organeve shtetërore. Në këtë kuadër, kompetenca e gjyqtarit është kufiri i fundit që përcakton fushën e juridiksionit brenda të cilit ai është i detyruar që të procedojë për zgjidhjen e një çështjeje të caktuar.

Pra, duke mos parashikuar konceptin e shpërndarjes së gjyqtarëve në dhoma brenda së njëjtit organ gjykues nën kuptimin e kompetencës sipas Kodit të Procedurës Penale.

Në lidhje me ngritjen e çështjes së mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore për gjykimin e çështjes penale nr.1, regjistri themeltar, datë regjistrimi 07.10.1997, në ngarkim të pandehurit Arben Strazimiri akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim, në momentin e regjistrimit të këtij procedimi, sipas shpërndarjes së gjyqtarëve në momentin e gjykimit të kësaj çështje anëtarët e trupit gjykues kanë qenë pjesë e dhomës penale, ndaj Kolegji Civil vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është kompetente për gjykimin e kësaj çështjeje.

Lidhur me sa më sipër Kolegji Penal çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është nuk është i drejtë dhe është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe se gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata e Rrethit Tiranë me të njëjtin trup gjykues, ndaj aktet duhet t’i dërgohen asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish