Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet167/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   163   164   165   166   167   168   169   170   ...   173

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I


Prishjen e vendimit nr.632 datë 22.1.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 22.10.2014



Nr.31003-03554-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3958 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Evelina Qirjako Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 22.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: ADRIATIKE MARA

I PADITUR: UNIVERSITETI I SPORTEVE TIRANË UST

OBJEKTI:

Pavërtetësi e pjesshme e dokumentit diplomë datë 02.07.1994

me nr.577 dhe nr.amze 2400, lëshuar nga

Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”,

sot Universiteti Sporteve Tiranë, UST

në lidhje me mbiemrin e paditëses nga “Ago” në “Agaj”.

Baza Ligjore: Neni 32/c, 388 e vijues i Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6637 datë 6.6.2014, vendosi:

“Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile nr.7984 Regj. Themeltar. Dërgimin për shqyrtim të kërkesë-padisë, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj kërkesë-padie”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:



  • Në ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative’’ janë përcaktuar mosmarrëveshjet që përbëjnë lëndën të cilën merr në shqyrtim kjo gjykatë, konkretisht në nenin 7.

  • Duke analizuar palët dhe veçanërisht kërkimet objekt padie dhe kuadrin ligjor në të cilin mbështeten, gjykata konkludon se jemi përpara një mosmarrëveshje civile dhe jo administrative.

  • Ky lloj konflikti përbën mosmarrëveshje që rregullohen nga neni 32/c i KPC. Padia për pavërtetësi dokumenti është një padi njohje që i përket të drejtës civile, me anë të kësaj padie synohen të deklarohen të pavërteta ose të vërteta të dhëna të cilat kanë pasoja juridike.

  • Ky kërkim nuk është i natyrës administrative dhe nuk mund të gjykohet nga gjykatat administrative për faktin që paditësi pretendon se është cenuar nuk ka ardhur nga ndonjë veprim apo mosveprim i organit administrativ por ka të bëjë me pasaktësi ose saktësi të dhënash.

  • Pavarësisht se në zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjykata mund të urdhërojë kryerjen e disa veprimeve nga ana e organeve administrative duke patur parasysh se objekti kryesor në këtë padi ka të bëjë me të drejta që rregullohen nga dispozitat civile dhe është pikërisht gjykata civile ajo që ka kompetencën lëndore. Ky përfundim gjen mbështetje në pikën “C”të vendimit unifikues nr.4, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Adriatike Mara është banore e qytetit të Tiranës.

2. Pala paditëse ka kryer studimet e larta me kohë të plotë pranë Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”gjatë viteve 1991/1992- 1993/1994.

3. Sa më sipër paditësja është diplomuar më datë 2.7.1994 në specialitetin gjimnastikë me nr.diplome 577 duke marrë titullin “mësues i edukimit fizik”.

4. Rezulton se në dokumentin diplomë nr.577 datë 2.7.1994 tek emri i studentit është shënuar “Adriatike Namik Ago”.

5. Pala paditëse ka pretenduar se është shënuar gabim mbiemri i saj pasi sipas akteve të gjendjes civile mbiemri i saj është “Agaj”.

6. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Adriatike Mara i është drejtuar më datë 3.2.2014 gjykatës me padinë me objekt: “Pavërtetësi e pjesshme e dokumentit diplomë datë 02.07.1994 me nr 577 dhe nr.amze 2400,lëshuar nga Instituti i Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, sot Universiteti Sporteve Tiranë,UST në mbiemër, detyrimi i të paditurit për të korrigjuar gabimin në akt, në lidhje me mbiemrin e paditëses nga “Ago”në “Agaj”

7. Rezulton se në seancën e datës 14.4.2014, pala paditëse ka pakësuar objektin e padisë, e cila është pranuar nga gjykata, duke vazhduar gjykimin me këtë objektin: Pavërtetësi e pjesshme e dokumentit diplomë datë 02.07.1994 me nr.577 dhe nr.amze 2400, lëshuar nga Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, sot Universiteti Sporteve Tiranë, UST në lidhje me mbiemrin e paditëses nga “Ago” në “Agaj”.



8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6637 datë 6.6.2014, vendosi: “Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile nr.7984 Regj. Themeltar. Dërgimin për shqyrtim të kërkesë-padisë, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj kërkesë-padie”.

8.1 Arsyetimi i gjykatës: “Neni 3 i K.Pr.Administrative përcakton se: “Ne kuptim të këtij kodi organe të administratës publike janë…. Organet e enteve publike në masën që kryejnë funksione administrative”. Neni 17 parashikon se: “1. Padia ngrihet: dh) për saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik; Në rastin konkret referuar Neneve 1(b), 7/a, 8(b), 11, 70, 72 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, si dhe Dekretit të Presidentit të Republikës nr.8349, dt. 14. 10. 2013 “Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative”, gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, si gjykata që ka kompetencën nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Rezulton se çështja objekt shqyrtimi është regjistruar nga sekretaria gjyqësore më dt. 31.01.2014, por ka vazhduar shqyrtimin e saj edhe pas datës 04. 11. 2013, ç’ka do të thotë se pas kësaj date (04. 11. 2013) kjo gjykate nuk është më kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e kësaj natyre padie. Nisur nga tërësia e kuadrit ligjor të sipërpërmendur si dhe të Vendimit Unifikues nr.3 datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë i cili ne interpretimin unifikues të saj shprehet se; “Gjykatat administrative të shkalles së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49 date 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në Gjykatat e Shkalles se Pare, te Apelit apo ne Gjykate te Larte dhe deri në këtë datë, shqyrtimi ne këto gjykata nuk ka përfunduar akoma”, parë në raport dhe me objektin e kërkesë-padisë gjykata vlerëson se në rastin konkret jemi përpara moskompetencës së kësaj gjykate nga pikëpamja lëndore për vazhdimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje. Kjo për shkakun se tashme me fillimin e funksionimit të Gjykatave Administrative të Shkallëve të Para, kompetente nga pikëpamja lëndore për konfliktet gjyqësore administrative do të jenë Gjykatat Administrative të Shkallëve të Para, e në rastin konkret ajo e Shkallës së Parë Tiranë”.

9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 , të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

10. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

10.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

10.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

10.3 Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ;

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:

11. Se vendimi nr.6637 datë 6.6.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

12. Ky kolegj, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, vlerëson se kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

13. Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

14. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

15. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në arsyetimin e vendimit thekson faktin se jemi në kushtet e nenit 7 dhe 17/dh të ligjit nr.49/2012 pasi padia mund të ngrihet edhe për saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik. Në interpretim të nenit 7 dhe 17/dh të ligjit nr.49/2012 që çështja të gjykohet nga gjykatat administrative duhet që akti administrativ që ka cenuar interesat e palëve të ketë dalë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij ose për shkak të mosveprimit të tij. Në rastin konkret kërkimi i palës paditëse nuk është kundërshtimi i një akti administrativ konkret që të ketë cenuar interesat e paditëses dhe të ketë lindur nevoja e saktësimit të të drejtave apo te detyrimeve, pra ti ketë refuzuar korrigjimin e gabimit apo të ketë mosmarrëveshje ndërmjet paditëses dhe organit administrativ por pavërtetësia e një dokumenti me pasoja për paditësen Adriatike Mara.

16. Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është : “Pavërtetësi e pjesshme e dokumentit diplomë datë 02.07.1994 me nr.577 dhe nr.amze 2400, lëshuar nga Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, sot Universiteti Sporteve Tiranë, UST në lidhje me mbiemrin e paditëses nga “Ago” në “Agaj”, bazuar në nenin 32/c dhe 388 të Kodit të Procedurës Civile.

17. Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, siç është vërtetimi i qenies ose mosqenies në një marrëdhënie juridike si dhe pavërtetësia e një dokumenti. Ky fakt rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të KPC sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.

18. Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Adriatike Mara dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për njohjen e pavërtetësisë së dokumentit “Diplomë”. Me padinë objekt shqyrtimi paditësja kërkon të vërtetojë gjyqësisht se ky dokument i përket pikërisht asaj dhe jo ndonjë personi tjetër, me qëllim përdorimin e këtij dokumenti pranë institucioneve shtetërore apo privatë.

19. Kolegji në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën një mosmarrëveshje civile dhe bazuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e çështjes.

20. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.6637 datë 6.6.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.6637, datë 6.6.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 22.10.2014



Nr.31003-03556-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3960 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Evelina Qirjako Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 22.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: MARIE UKCAMAJ

I PADITUR: QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” TIRANË” (QSUT)

OBJEKTI:

Kërkoj të më paguhet dëmshpërblimi shëndetësor i përhershëm

dhe dëmi jo pasuror (moral)që ka ardhur si pasojë e aksidentit në punë.

Baza Ligjore: Neni 39 i Kodit të Punës;

neni 141 i Kodit të Procedurave Administrative;

Neni 32 e 153 e vijues i Kodit të Procedurës Civile

dhe neni 625 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8210 datë 17.9.2012, vendosi:

“Rrëzimin e padisë. Shpenzimet gjyqësore palës paditëse”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2007 datë 9.10.2013, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr.8210 datë 17.9.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1790 datë 7.2.2014, vendosi:

“Pranimin e kërkesës . Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile nr.6544 Akti me palë paditëse Marie Ukcamaj. Dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës Parë Administrative Tiranë. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes nr.2141 regjistri, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:



  • Për pjesën e kërkimit të padisë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, mbi dëmshpërblim sipas nenit 39 të Kodit të Punës që rrjedh prej marrëdhënieve të punës, rezulton se pala e paditur, që është thirrur cilësinë e punëdhënësit, është QSUT-ja, që qartazi nuk ka cilësitë e organit të administratës publike, rrjedhimisht, edhe mosmarrëveshjet që lindin midis këtij punëdhënësi dhe punëmarrësve të zgjidhen, sipas ligjit, jo prej gjykatës administrative.

  • Prej korpusit ligjor dhe nënligjor që rregullon funksionimin e QSUT, respektivisht ligji me nr.9106, date 17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë” dhe Statuti i QSUT-së, është përcaktuar sipas dispozitës ligjore të nenit 3 të ligjit Spitalet janë institucione të pajisura me shtretër, dhe ofrojnë shtrim dhe shërbime shëndetësore u deklaruara ndaj të sëmurëve.

  • Ligji organik i Gjykatës Administrative ka përcaktuar në nenin 2 pika 6, përkufizimin e termit ligjor “organ publik”, ndërsa termi “organ i administratës publike” nuk është përkufizuar, rrjedhimisht gjen për referencë zbatimi neni 3 të Kodit të Procedurave Administrative, në dispozitën ligjore të të cilit, janë përcaktuara (të listuara në mënyrë shteruese) se kush janë organet të administratës publike.

  • Sipas ligjit të posaçëm, ligji me nr.9106, datë 17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore, Statuti i QSUT-së, nuk rezulton që QSUT-ia të jetë ent publik, që ushtron funksione administrative rrjedhimisht, punëdhënësi nuk është organ i administratës publike ndaj mosmarrëveshjet midis palës paditëse dhe palës së paditur për pjesën e kërkimit, referuar me shkak ligjor nenin 39 të Kodit të Punës, nuk mund të gjykohen prej Gjykatës Administrative.

  • Për pjesën e kërkimit të padisë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, mbi dëmshpërblini sipas nenit 625 të Kodit të Civil, që rrjedh si pasojë e dëmtimit në shëndet dhe shpërblimit për dëm moral, referuar dhe nenit 50 të ligjit të posaçëm nr.9106, datë 17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë” ku është parashikuar se: “Spitalet publike dhe jo publikë dëmshpërblejnë të sëmurin e lënduar sipas kodit Civil, kur dëmtimi ka ardhur nga mosrespektimi i rregullave gjatë ushtrimit të detyrës nga personeli mjekësor ose mosdhënia në kohë e ndihmës urgjente mjekësore sipas nenit 6 të këtij ligji”, kompetenca lëndore për gjykimin e këtij kërkimi i përket gjykatës civile meqenëse ligji i posaçëm e parasheh me referencë zbatimi Kodin Civil.

  • Në nenin 13 të ligjit organik është e përcaktuar e drejta funksionale e gjykatës, që çështjen e moskompetencës lëndore dhe funksionale, ta vlerësojë edhe kryesisht në çdo gjendje e shkallë të shqyrtimit, ndaj kjo gjykatë vlerëson se, padia duhet të gjykohet prej gjykatës kompetente për nga pikëpamja lëndore, që është Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Marie Ukcamaj ka filluar punë pranë palës së paditur QSUT më datë 08.03.1996, me detyrë e sanitare në Pavijonin e Shërbimit të Pediatrisë Speciale.

2. Pala paditëse Marie Ukcamaj në muajin Prill të vitit 2007,në ushtrimin e detyrës së saj si sanitare në pavijonin e spitalit pediatrik, është shpuar në dorën e majtë me një age të infektuar me hepatit C e për rrjedhoje është diagnostikuar me patologji të rëndë të hepatit kronik HVC.

3. Në testin e kryer për të gjithë punonjësit në Tetor të vitit 2007 rezultoi e infektuar me hepatitin kronik, virusi C dhe pas problemeve të shumta shëndetësore që iu shfaqen pas aksidentit në pune (shpimit me age të infektuar) është shtruar në spitalin nr.1, reparti Gastro-Hepatologjise ku dhe është trajtuar për një afat gjashtë mujor.

4. KMCAP me vendimin nr.1869, datë 06.12.2010 dhe me vendimin nr.2085, datë 14.11.2011 është shprehur se paditësja Marije Ukcamaj plotëson kushtet për të fituar të ardhura për invaliditet.

5. Rezulton se pala paditëse i është drejtuar palës së paditur me një kërkesë me shkrim,protokolluar me nr.2049, datë 29.04.2011 me objekt “Pagimin e dëmshpërblimit shëndetësor të përhershëm dhe dëmit jopasuror/moral që ka ardhur si pasojë e aksidentit në punë”.

6. Sa më sipër me shkresën nr.4121 prot., datë 26.09.2011 QSUT ka sqaruar se: “Në zbatim te VKM nr.472 datë 02.07.2011… ju sqarojmë se në bazë të këtij vendimi kërkesa juaja nuk mund të merret parasysh”.

7. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Marie Ukcamaj i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.



8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8210 datë 17.9.2012, vendosi: “Rrëzimin e padisë. Shpenzimet gjyqësore palës paditëse”.

9. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2007 datë 9.10.2013, vendosi: “Prishjen e vendimit nr.8210 datë 17.9.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë më tjetër trup gjykues”.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1790 datë 7.2.2014, vendosi: “Pranimin e kërkesës . Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile nr.6544 Akti me palë paditëse Marie Ukcamaj. Dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës Parë Administrative Tiranë. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë”.

10.1 Arsyetimi i gjykatës: “Në seancën përgatitore të datës 07.02.2014 gjykata pasi konstatoj se konflikti objekt shqyrtimi gjyqësor është një konflikt i mirëfilltë administrativ , referuar nenit 7 të ligjit nr.49/2012 2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” si dhe kërkesave të neneve 41 ,61 të K.Pr.C. dhe Vendimit Unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së lartë I cili përcakton se ; Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrijnë në interpretimin unifikues se: Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma. Arrin ne konkluzionin e bazuar në ligj se nuk është gjykata kompetente për gjykimin e kësaj çështje”.

11. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes nr.2141 regjistri, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

12. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

12.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

12.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

12.3 Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ;

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

13. Se vendimi nr.1790, datë 7.2.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

14. Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

15. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo gjykatë ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi në analizë të elementeve dhe kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës.

16. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë arsyeton se kërkimi përfshihet në sferën e veprimtarisë së parashikuar nga neni 7 i ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka arsyetuar se: “pala e paditur QSUT Tiranë nuk është organ i administratës publike si dhe bazuar në nenin 50 të ligjit të posaçëm nr.9106 datë 17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë” ku është parashikuar se: “Spitalet publike dhe jo publikë dëmshpërblejnë të sëmurin e lënduar sipas kodit Civil, kur dëmtimi ka ardhur nga mosrespektimi i rregullave gjatë ushtrimit të detyrës nga personeli mjekësor ose mosdhënia në kohë e ndihmës urgjente mjekësore sipas nenit 6 të këtij ligji”, duke shpallur moskompetencën lëndore dhe gjithashtu duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë.

17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë duke analizuar llojin e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi, konstaton se natyra e saj është administrative, pasi lind nga përgjegjësia e organit administrativ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë për të shpërblyer punonjësit për dëmin që mund t’u jetë shkaktuar gjatë ushtrimit të detyrës. Me anë të këtij gjykimi paditësja kërkon nga pala e paditur QSUT Tiranë që të dëmshpërblejë atë për dëmin që i është shkaktuar në shëndetin e saj dhe që është rrjedhojë e mosveprimit të palës së paditur.

18. Sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se në rastin konkret kërkimi për shpërblimin e dëmit shëndetësor dhe dëmit jo pasuror, për nga natyra e mosmarrëveshjes që krijohet, i përmbush kriteret për t’u gjykuar në bazë të ligjit nga gjykata administrative: Së pari, dëmi i kërkohet Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza Tiranë, e cila është organ i administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, në pikën 2 të VKM nr.70, datë 15.2.2001 “Për statutin e Spitaleve Universitare”është përcaktuar se: “Drejtimi administrativ i spitaleve universitare është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë”; Së dyti, dëmi i mundshëm i shkaktuar paditëses në çdo rast do të sjellë pasoja në buxhetin e institucionit që gjithashtu financohet nga Ministria e Shëndetësisë; Së treti, fakti që neni 50 i ligjit nr.9106, datë 17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë” parashikon se dëmi mund të kërkohet sipas kodit civil nuk ndikon në përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja lëndore, pasi zbatimi i dispozitave të Kodit Civil në lidhje me dëmin është i zbatueshëm edhe nga gjykatat administrative, por ky fakt ka lidhje ngushtësisht me themelin e asaj që do të vendosë gjykata dhe jo me kompetencën e gjykatës.

19. Kolegji vlerëson se ky përfundim është në përputhje të plotë dhe me përcaktimet e nenit 2 të Ligjit nr.49/2012 lidhur me kuptimin që iu jep veprimeve/mosveprime administrative si shprehje e një forme të njëanshme të veprimtarisë së organit publik/ apo mosveprimit të tij, të cilat krijojnë pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshme të shtetasve. Gjithashtu ky Kolegj çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është në përputhje edhe me qëndrimin që kanë mbajtur në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

20. Në referim të të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” , përcaktimi nga pikëpamja formale i natyrës së mosmarrëveshjes (mosveprimi i organit publik), dikton dhe gjykatën që duhet të ushtrojë kontrollin gjyqësor së saj, e cila në rastin në shqyrtim është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

21. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i tërheq vëmendjen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, se në kushtet kur midis saj dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka një konflikt për kompetencë, në referim të nenit 13/5 të Ligjit nr.49/2012, kjo gjykatë ka të drejtë vetëm të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë dhe të marrë një vendim të arsyetuar për këtë mosmarrëveshje duke i dërguar aktet për zgjidhjen e tij Gjykatës së Lartë. Në rastin në shqyrtim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka gabuar kur ka vendosur të shpallë moskompetencën e saj lëndore për shqyrtimin e çështjes, në kushtet kur çështja gjyqësore i ishte dërguar asaj për gjykim prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kishte shpallur më parë moskompetencën për gjykimin e çështjes. Konflikti për kompetencë midis gjykatave nuk lejohet dhe gjykata të cilës i dërgohet çështja për gjykim nga një gjykatë tjetër, nëse ka kundërshtime për çështjen e kompetencës, këtë qëndrim ia parashtron me vendim të arsyetuar Gjykatës së Lartë, e cila e zgjidh përfundimisht konfliktin.

22. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.1790, datë 7.2.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1790, datë 07.02.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 22.10.2014



Nr.31003-03561-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3961 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Evelina Qirjako Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 22.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: KOMISIONI VENDOR I VLERËSIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË PRANË INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT ELBASAN

I PADITUR: BAJRAM ALLIU.

OBJEKTI:

Deklarimin e pavlefshmërisë së pjesshme të aktit

të marrjes së tokës në pronësi nr.3 (1864), i vitit 1992,

për sipërfaqen 2300 m2, për parcelën 483, ZK 3120

lëshuar nga komisioni i ndarjes së tokës fshati Qukës-Shkumbin,

Komuna Qukës, Librazhd në emër të Z. Bajram Isak Alliu

si dhe shfuqizimin e tij, kthimin e pronës në pronësi të shtetit

dhe lënia në fuqi e vendimit të KV nr.4, datë 29.9.2009,

me numër protokolli 4985/9.

Baza Ligjore: Neni 154/a i K.Pr.Civile

dhe përkatësisht nenet 8/2, 3, 9/1 dhe 10 të ligjit nr.9948, 07.07.2008

“Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit

të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”,

ligji nr.7501/1991 “Për tokën”,

VKM nr.255, datë 02.08.1991 “Për kriteret e ndarjes së tokës”,

ligji nr.8485/1999 “Kodi i Procedurave Administrative”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.7649, datë 30.12.2013, vendosi:

“Moskompetencën tokësore të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës”.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën tokësore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:

  • Objekti i padisë nuk është në kompetencë lëndore të kësaj gjykate. Objekti kryesor i padisë ka të bëjë me një mosmarrëveshje civile për të drejtat reale të pronësisë.

  • Nga objekti i padisë dhe kërkimet e paditësit në kërkesë padi si dhe nga prapësimet e të paditurit dhe të personit të tretë, rezulton se objekti kryesor i kërkesë padisë është padia e rivendikimit e pretenduar nga paditësi (i cili në këtë rast është organ administratës publike), kundër të paditurit.

  • Në nenin 3 të ligjit 49/2012 janë parashikuar parimet e gjykimit administrativ ku parashikohet se këto gjykata mbrojnë interesat e ligjshëm të personave juridike dhe fizike nga veprimtaria dhe ushtrimi i funksioneve publike të organeve administrative dhe jo e kundërta. Pra vetëm nëse paditësi do te ishte subjekti fizik apo juridik privat kjo padi do të ishte në kompetencë lëndore të gjykatave administrative.

  • Në rastin konkret kemi të bëjmë me një konflikt civil për padi rivendikimi i cili duhet e zgjidhet si marrëdhënie juridike civile në bazë të dispozitave të Kodit Civil.

  • bazë të nenit 15 dhe 17 të ligjit 49/2012 janë parashikuar në mënyrë të qartë vetëm një rast kur organi administratës publike mund t’i drejtohet kësaj gjykate,vetëm në rastin kur ka konflikt kompetence apo cenohet në ushtrimin e detyrës nga veprimet e një organi tjetër administratës publike. Në të gjithë rastet e tjera, të drejtën për të paraqitur padi në këtë gjykatë e kanë vetëm personat fizike apo juridike privatë të cilët pretendojnë se janë cenuar në interesat e tyre të ligjshëm nga veprimet arbitrare të organeve të administratës publike.

  • I njëjti parim është i shtrire edhe në nenet e tjera te ligjit 49/2012 siç janë nenet 17, 25 26 të ligjit nga të cilët nënkuptohet se vlen për të gjithë fushën që mbulon ligji parimi i nenit 3 të këtij ligji, pra që nuk mundet që në gjykatën administrative të paraqitet një kërkesë padi e organit administrativ publik kundër personave fizike dhe juridike privatë pasi kjo vjen në kundërshtim të plotë me qëllimin dhe përmbajtjen e ligjit 49/2012.

  • Gjykatat administrative janë ngritur me qëllim garantimin dhe mbrojtjen e interesave të ligjshëm të personave fizike dhe juridike private nga veprimet arbitrare të organeve të administratës publike dhe jo për të kundërtën.

  • Nëse organet e administratës publike kane pretendime për mbrojtjen e interesave të tyre të cenuara nga personat fizike dhe juridike privatë këtë mund ta bëjnë drejtpërdrejt duke ushtruar sovranitetin dhe pushtetin administrativ që jep ligji ose në të kundërt ti drejtohet gjykatave të zakonshme për zgjidhjen e konfliktit civil apo penal si pale e barabartë para ligjit me personat fizike dhe juridike private .

  • Gjykata mban parasysh edhe interpretimet e bëra vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë me nr.4, datë 10.12.2013. Në bazë të nenit 48 dhe 52 të Kodit të Procedurës Civile, kompetente nga ana lëndore dhe tokësore për shqyrtimin e kësaj çështjeje civile është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi nr.3, Komisioni i Ndarjes së Tokës pranë fshatit Qukës-Shkumbin, i ka dhënë familjes së Bajram Isak Alliut, një sipërfaqe prej 8100 m2, të ndarë në katër ngastra, respektivisht 1000 m2, 3000 m2, 2300 m2 dhe 1800 m2, të ndodhura në fshatin Qukës-Shkumbin të Komunës Qukës, Librazhd.

2. Rezulton se shtetasja Feride Korani, me pretendimin se njëra nga parcelat me sipërfaqe 2300 m2, pasi parcela me nr.483 e dhënë në pronësi të Z. Bajram Isak Alliu nuk ka pasur zërin kadastral si “Tokë bujqësore”më datë 1.8.1991.

3. Me vendimin nr.4, datë 29.9.2009 “Për pavlefshmërinë ligjore të titullit të pronësisë”, Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të pronësisë pranë Prefektit Elbasan, pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, duke vlerësuar ka vendosur: “Me 5 (pesë) vota pro dhe asnjë kundër për pavlefshmërinë ligjore të pjesshme të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.3 (1864), i vitit 1992, vetëm për parcelën nr.483. ZK 3120, sip. 2300 m2 lëshuar nga komisioni i ndarjes së tokës fshati Qukës-Shkumbin, Komuna Qukës, rrethi Librazhd në emër të familjes bujqësore të përfaqësuar nga Z. Bajram Isak Alliu”.

4. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të pronësisë pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.



5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.7649, datë 30.12.2013, vendosi: “Moskompetencën tokësore të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës”.

5.1 Arsyetimi i gjykatës: “Më datë 04/11/2013 dhe sipas dekretit nr.8349 datë 14/10/2013 të Presidentit të Republikës, është fakt i njohur që ka filluar funksionimi i Gjykatës Administrative; Rrethi Librazhd, Qarku Elbasan (ku është pasuria e paluajtshme që ka disponuar paditësi dhe ish- Komisioni i ndarjes së tokës) është nën juridiksionin tokësor të Gjykatës Administrative të shkallës parë Durrës. Po më datë 04/11/2013 dhe në bazë të ligjit nr.49/2012 janë shfuqizuar dispozitat, sipas neneve 320/a, 324 - 333 të K.Pr.Civile. Meqenëse është mosmarrëveshje që ka për objekt veprimet e ish- Komisionit të ndarjes së tokës (ent publik vendor) dhe pasuria e paluajtshme është në Rrethin Librazhd vlerësohet si vijon: Se ligji nr.49/2012 duhet të zbatohet edhe për këtë mosmarrëveshje administrative. Gjykata Elbasan nuk ka kompetencë tokësore në këtë gjykim; në bazë të neneve 61 të K.Pr.Civile dhe 7/a, 8 e 11/3 të ligjit nr.49/2012, aktet duhet ti dërgohen Gjykatës kompetente administrative të Shkallës së Parë Durrës, që përfshin territorin në të cilin ndodhet sendi i paluajtshëm. Faktet e administruara në seancë kanë lidhje me çështjen, janë marrë nga burime dhe në formën, sipas neneve 7- 19 , 246 dhe 253 të K.Pr.Civile, që duke i çmuar në tërësinë e tyre ka fuqi provuese dhe justifikojnë konkluzionet e sipërcituara”.

6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën tokësore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

7. Dispozitat e Kushtetutës, në të cilat është parashikuar:

7.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

7.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

7.3 Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ;

7.4 Vendimi nr.2, datë 19.02.2014 dhe 10.03.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:

8. Se vendimi nr.7649, datë 30.12.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

9. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Kjo gjykatë ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke analizuar elementët dhe kriteret ligjore që shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se natyra e saj është administrative, pasi lind nga një akt administrativ i nxjerrë nga një organ publik (Komisioni i Tokës). Pavarësisht faktit se me anë të këtij gjykimi paditësi synon të rivendosi të drejtën e tij për kthimin e pronës në pronësi të shtetit, rezulton se paditësi (Prefekti i Qarkut Elbasan) kërkon që të konstatohet pavlefshmëria e pjesshme pikërisht e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) dhënë në favor të të paditurit Bajram Alliu, i cili për nga vetë natyra e tij është një akt administrativ.

11. Ky akt nga pikëpamja formale është akt individual, i nxjerrë nga një organ publik gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative sipas funksionit publik të përcaktuar nga Ligji nr.7501/1991 “Për tokën” dhe aktet nënligjore dalë në bazë dhe për zbatim të tij, dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejta subjektive të palës së paditur Bajram Alliu. Përcaktimi i natyrës së aktit që kundërshtohet në procesin gjyqësor, dikton dhe gjykatën që duhet të ushtrojë kontrollin gjyqësor së tij, e cila në rastin në shqyrtim duhet të jetë Gjykata Administrative.

12. Kolegji vlerëson se, gjykatat administrative janë krijuar si organe të specializuara për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, dhe në referim të nenit 7 pika a) dhe b) të Ligjit nr.49/2012, në kompetencën lëndore të tyre ndër të tjera, përfshihen mosmarrëveshje që lindin për aktet administrative individuale, akte nënligjore normative dhe kontratat administrative publike të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative të organe publike; si dhe mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimet të organit publik.

13. Duke u nisur nga analiza e mësipërme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se kundërshtimi në një proces gjyqësor i Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), për nga natyra e mosmarrëveshjes që krijohet, i përmbush kriteret për t’u gjykuar në bazë të ligjit nga gjykata administrative: Së pari, komisionet e tokës dhe Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë, në kuptim te Ligjit nr.7501/1991 “Për tokën” dhe Ligjit nr.9948/2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, janë organe publike, dhe ushtrojnë veprimtari administrative të parashikuara nga ligje të posaçme; Së dyti, vendimet e nxjerra prej tyre, në kuptim te nenit 2 të Ligjit nr.49/2012 janë akte administrative individuale, pasi shprehin vullnetin e organit publik në ushtrimin e funksionit të tij publik ndaj një subjekti individualisht të përcaktuar të së drejtës duke krijuar një marrëdhënie juridike konkrete, që në rastin konkret i përkasin të drejtave të pronësisë mbi tokën bujqësore.

14. Sa më sipër është në përputhje të plotë dhe me përkufizimet e dhëna në nenin 2 të Ligjit nr.49/2012 lidhur me kuptimin që iu është dhënë veprimeve/mosveprime administrative si shprehje e një forme të njëanshme të veprimtarisë së organit publik/ apo mosveprimit të saj, të cilat krijojnë pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshme të shtetasve.

15. Gjithashtu ky Kolegj çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është në përputhje edhe me qëndrimin që kanë mbajtur Kolegjet e Bashkuara në Gjykatës së Lartë në vendimin e tyre nr.2/2014, ku shprehimisht thuhet se: Kolegjet theksojnë se aktet e marrjes së tokës në pronësi janë akte administrative të një natyre individuale. Mosmarrëveshjet që burojnë nga aktet e marrjes së tokës në pronësi, që kanë të bëjnë me kundërshtimin e tyre, janë të natyrës administrative, pavarësisht natyrës civile të pasojave që akti i dhënies së tokës në pronësi apo përdorim ka sjellë për palët e interesuara. Këto akte, pavarësisht se në thelb krijojnë pasoja që kanë të bëjnë me të drejta civile siç është edhe e drejta e pronësisë, janë akte të nxjerra nga organet e përcaktuara me ligj, për të ushtruar në interesin publik pushtetin e tyre të dhënë nga ligji, në lidhje me ndarjen e tokës bujqësore. Në këtë rast këto organe disponojnë mbi të drejta pronësie për pronën publike, duke ndryshuar statusin juridik të saj në pronë private”.

16. Gjithashtu, Kolegji e gjen me vend të theksojë se ligji nr.49/2012 nuk zbatohet vetëm për mbrojtjen e interesave të subjekteve privatë që cenohen nga veprimtaria administrative e organeve të administratës publike në kuptim të palës që ka legjitimitetin aktiv për të vënë në lëvizje gjykatën administrative. Konkretisht në nenin 15 pika “dh” parashikohet shprehimisht se: “Të drejtën e ngritjes së padisë e ka çdo subjekt tjetër, të cilit kjo e drejtë i njihet shprehimisht me ligj”. Neni 10 i ligjit 9948/2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” , shprehimisht parashikon se: “Kur KV-ja, gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe të vendimeve përkatëse të komisioneve të tokës, vëren se krijimi i titullit të pronësisë mbi tokën është dhënë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 e 4 të këtij ligji dhe me vendimet e tij, të marra sipas neneve 8 pikat 2 e 3 dhe 9 pikat 3 dhe 6 të këtij ligji, i paraqet gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës një kërkesë për anulimin e aktit administrativ, Akt i Marrjes së Tokës në Pronësi”.

17. Sa më sipër Kolegji vlerëson se pala paditëse (Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të pronësisë pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan), legjitimohet plotësisht për t’ju drejtuar Gjykatës Administrative me padinë objekt gjykimi.

18. Përsa i përket kompetencës tokësore, neni 11/3 të ligjit nr.49/2012 parashikon se: “Paditë për mosmarrëveshjet administrative, që kanë për objekt mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshëm, që rrjedhin nga sendet e paluajtshme, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin në të cilin ndodhet sendi ose pjesa më e madhe e tij”, rezulton se sendi i paluajtshëm ndodhet në qytetin e Librazhdit dhe në referim të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.7818, date 16.11.2012, i cili ka përcaktuar se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, ka kompetencë tokësore në Rrethet Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Durrës dhe Kavajë, me seli qendrore në Durrës, Kolegji e vlerëson të drejtë përfundimin e arritur nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

19. Në përfundim të analizës së mësipërme dhe në referim të nenit 7 dhe 11 të Ligjit 49/2012, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson që mosmarrëveshja objekt gjykimi nga si nga pikëpamja lëndore dhe ajo tokësore është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

20. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.7649, datë 30.12.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me të cilin është shpallur moskompetenca për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.7649 datë 30.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Tiranë, më 22.10.2014

Nr.31003-03191-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3969 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrative i Gjykatës së Lartë, i përbëre prej:

Ardian Dvorani Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar



Në datën 02/10/2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me nr.03191/14/akti që ju përket palëve :
PADITËS: LINDITA GURAJ.

E PADITUR: KOMBINATI MEKANIK POLIÇAN, SKRAPAR.
OBJEKTI:

Shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga zgjidhja e menjëhershme

dhe e pajustifikuar e kontratës së punës,

zgjidhje në mënyrë abuzive në bazë të nenit 155/3 të K.Punës,

shpërblimi për shkak të mosrespektimit nga punëdhënësit

të procedurës së njoftimit të përcaktuar në nenin 144 të K.Punës,

në bazë të nenit 144/5 të K.Punës dhe shpërblimi i dëmit

për mosrespektim të afatit të njoftimit dhe shpërblimin e dëmit për vjetërsi në punë,

duke u dëmshpërblyer me 32 paga mujore.

Baza Ligjore: Nenet 17, 18, 42, 49, e 59 te Kushtetutës,

nenet 6/1, 10, 13 e 14 të KEDNJ,

nenet 140, 141, 143, 144, 145, 146, 152, 153 te K.Punës

dhe vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë

nr.19, datë 15.11.2007.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat , me vendimin nr.603, datë 18.06.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.1259, datë 10.09.2014 ka vendosur:

Të ngrejë mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore në Kolegjin Administrativ të Gjykatës se Lartë.

Me pretendimin se kompetenca lëndore i përket gjykatës civile dhe jo administrative. Kështu sipas kësaj gjykatë në referim të kompetencës lëndore të parashikuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 pika “ç” çmohet se në tastin në shqyrtim pala e paditur nuk ushtron veprimtari të mirëfilltë të karakterit administrativ dhe për rrjedhoje nuk mund të konsiderohet pala e paditur në një rast të tillë si organ i administratës publike, pasi referuar objektit të kësaj shoqërie konstatohet se kjo Ndërmarrje vërtet është themeluar nga shteti me pjesëmarrje 100% të kapitalit të saj të themelimit por ajo zhvillon një aktivitet të mirëfilltë tregtar dhe prodhues. Pra nuk mund të konsiderohet një organ publik i cili kryen funksione të mirëfillta administrative. Duke qenë se pala paditëse është me vendbanim në Berat dhe ndodhet përpara faktit se objekti i gjykimit është marrëdhënie kontraktuale punësimi dhe me që u konkludua si kompetencë lëndore gjykata civile, në referim të nenit 47 të K.Pr.Civile, kjo çështje t’i dërgohet për kompetencë tokësore dhe lëndore Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SE LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   163   164   165   166   167   168   169   170   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish