Nr I vendimit Data palët faqe


VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS



Download 2,4 Mb.
bet169/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: JAUP HYSENAJ



PALA E PADITUR: SHKOLLA E MESME INDUSTRIALE PAVARËSIA

OBJEKTI:


Njohja e pasaktësisë së dokumentit shkollor.

Baza Ligjore: Neni 32/c dhe 154 i K.Pr. Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr.1168, datë 08.07.2014 ka vendosur:

“Shpalljen e moskomptencës së gjykatës për shqyrtimin e cështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si gjykatë kompetente.”

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës së gjykatës për shqyrtimin e cështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë si gjykatë kompetente”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se paditësi Jaup Hysenaj i datëlindjes 12.03.1967 i është drejtuar Shkollës së Mesme Pavarësia në Vlorë për t’u pajisur me dokumentin e diplomës së mbarimit të shkollës së mesme, pasi nuk e disponon një dokument të tillë.

2. Rezulton se pala e paditur e ka pajisur paditësin me këtë dokument ku vërtetohet kryerja prej tij e ciklit të studimeve mekanikë bujqësore 1981–1985, nr.amze 61, por në këtë vërtetim sipas paditësit janë shënuar gabim të dhënat personale, si data, muaji dhe viti i lindjes. Këto të dhëna rezultojnë ndryshe nga sa ato paraqiten në aktet e gjëndjes civile.

3. Ne këto kushte padiesëi i është drejtuar gjykates me padi me objekt sa me siper.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr.1168, datë 08.07.2014 ka vendosur: “Shpalljen e moskompetencës së gjykatës për shqyrtimin e cështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si gjykatë kompetente.”

4.1 Arsyetimi i gjykatës:jemi përpara një konflikti administrativ... në thelb kërkohet ndryshimi i një akti administrativ individual dokument shkolle dhe organi që nxjerr aktin është organ publik... marrëdhënia midis palëve është juridiko administrative... kjo cështje hyn në rrethin e atyre që parashikohen në nenin 7 të ligjit nr.49/2012... sipas VU 3/2014 cështja është në kompetencë shqyrtimi të Gjykatës administrative... edhe qëndrimi i gj.lartë në vendimin nr.733/01.04.2014 i tillë është...

5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës së gjykatës për shqyrtimin e cështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë si gjykatë kompetente”.



5/1. Kjo gjykatë arsyeton: duke iu referuar kërkimit dhe shkakut ligjor të tij jemi përpara një konflikti civil për vërtetim fakti... këto cështje është civile dhe nuk hyn në kompetencën e gjykatave administrative...

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

6. Se vendimi nr.1168, datë 08.07.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, që ka vendosur shpalljen e moskompetencës së saj për shqyrtimin e kësaj çështje dhe dërgimin e saj për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është një vendim i bazuar ne ligjin procedurial dhe atë material dhe për këtë shkak ky vendim duhet të lihet në fuqi.

7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të nënvizojë se në kuptimin e së drejtës, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshem procedurial, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nga pikëpamja lëndore nuk mund të kryejë asnjë veprimtari proceduriale, por duhet të deklarojë moskompetencën e saj dhe të mos vazhdojë gjykimin e çështjes.

8. Kompetenca lëndore përcakton për çdo gjykatë të veçantë se në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, duke përcaktuar qartë rrethin e mosmarrëveshjeve që i është njohur e dhënë asaj me ligj për ta gjykuar. Ndarja e kompetencës është përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” si dhe në K.Pr.Civile.

9. Gjykata për të identifikuar natyrën e mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative, i referohet kërkimeve dhe shkakut ligjor të tyre të cilat rezultojnë si nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë ashtu dhe gjatë procesit gjyqësor, si dhe bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar. Në kuptim të përcaktimit të sipërcituar në rast se nga cilësimi i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi do të rezultojë se kërkimet e shtruara për zgjidhje, si dhe shkaku ligjor i i tyre janë të natyrës civile, atëherë kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje do të jetë gjykata civile, pavarësisht përcaktimit apo formulimit që mund të jetë propozuar nga ana e palëve ndërgjyqëse (Vendimi unifikues nr.3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në çështjen objekt gjykimi, pasi mori në shqyrtim aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, pasi analizoi objektin dhe shkakun ligjor të pretendimeve të paditësit të shprehura në kërkesëpadi dhe në pretendimet e tij, pasi analizoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe qëndrimin e parashtruar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, në interpretim të dispozitave të Ligjit nr.49/2012, të zbatueshme, çmon se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka kuptuar drejtë natyrën e vërtete të mosmarrëveshjes dhe shkakun ligjor të këtij gjykimi.

11. Rezulton se kërkimet e paditësit në këtë gjykim janë: “Njohja e pasaktësisë së dokumentit shkollor. Këto kërkime paditësi i ka mbështetur në nenin 32/c dhe 154 i K.Pr.Civile

12. Gjykata në identifikimin e natyrës së mosmarrëveshjes objekt gjykimi, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative, i referohet kërkimeve që bën paditësi dhe shkakut ligjor te tyre, që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, dhe kërkimeve gjatë procesit gjyqësor, bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar. Në referim të vendimit unifikues nr.3/2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, përcaktimi i drejtë i mosmarrëveshjes që shtrohet për gjykim dhe ligjit të zbatueshëm për zgjidhjen e drejtë të saj janë detyra të gjykatës; gjykata ka për detyrë të vlerësojë dhe marrë parasysh të gjithë përmbajtjen e akteve procedurale, (pra, jo vetëm duke u bazuar në çfarë shkruhet tek objekti dhe baza ligjore e padisë), për të identifikuar shkakun ligjor të kërkimeve në mënyrë që të mund të japë vendime të drejta për to.

13. Në cështjen objekt gjykimi, referuar objektit të kërkesë padisë dhe shkakut ligjor ku paditësi mbështet kërkimet e tij, rezulton se, pavarësisht formulimit të objektit të kërkesë padisë nga pala paditëse, kjo e fundit, në thelb, kërkon korrigjimin e të dhënave, që pasqyrohen në aktin zyrtar, dokumentin shkollor. Ky dokument shkollor lëshohet nga institucioni arsimor dhe sjell pasoja individuale për paditësin. Ndryshimi i këtij akti është i lidhur me ndryshime në regjistrin shkollor të amzës, në kushtet kur të dhënat që përmban akti ekzistues pretendohen nga paditësi se janë të pavërteta dhe krijojnë pasoja juridike për të.

14. Në Ligjin nr.49/2012 është përcaktuar qartë se në kompetencë të gjykatave administrative janë ato mosmarrëveshje, që lindin nga akte administrative individuale të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative të një organi publik (neni 7/a). Ky Kolegj, në interpretim të neneve 2 e 3 të K.Pr.Administrative dhe të dispozitave të Ligjit nr.49/2012, në harmoni me dispozitat Ligjit të posaçëm nr.7952, datë 21.6.1995 “Për arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, arrin në përfundimin se pala e paditur e këtij gjykimi, shkolla e mesme Pavarësia, në ushtrimin e kompetencave të saj për mbajtjen dhe lëshimin e dokumentave shkollorë sillet si organ i administratës publike dhe veprimtaria e saj ka karakter administrativ.

15. Në Ligjin e posaçëm “Për arsimin universitar”, ligjvënësi ka rregulluar në mënyrë të detajuar procedurën e regjistrimit të nxënësve në rregjistrat përkatës, faktet e gjëndjes civile të nxënësve, numri i amzës, rezultatet e studimeve, cikli i studimeve të kryera, rregulla për arkivimin e regjistrave shkollorë, autoritetin arsimor përkatës për mbajtjen e të dhënave, etj; Cdo dokument që nxirret nga instituti arsimor, i cili administron regjistrat e amzës duhet të përputhet me të dhënat e regjistruara në këto regjistra; Në këto kushte, këto akte përbëjnë akte administrative.

16. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlereson se pala e paditur, shkolla e mesme Pavarësia, në kuadër të veprimtarisë së saj administrative është organi që ka kompetencën ligjore për korigjimin e “fakteve të shënuara në regjistrin e amzës dhe dokumentin shkollor”; dokumenti shkollor përbën një akt administrativ me natyrë individuale. Për këto arsye, duke qënë se kërkimet e paditësit në këtë proces gjyqësor dhe shkaku ligjor ku ai mbështet këto kërkime janë të lidhura me korrigjimet e dokumentit shkollor, çështja objekt gjykimi përbën një mosmarrëveshje administrative dhe hyn në rrethin e atyre çështjeve që janë në kompetencë lëndore të gjykatave administrative, (neni 7/a i Ligjit nr.49/2012).

17. Përveç sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjyktës së Lartë, çmon, që t’i tëheqë vëmendjen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, për faktin se, në kuptim të nenit 62 të K.Pr.Civile dhe (nenit 13 të Ligjit 49/2012), mosmarrëveshjet midis gjykatave për kompetencën lëndore dhe tokësore zgjidhen nga Gjykata e Lartë, e cila është e vetmja gjykatë kompetente që vendos rregullimin e kompetencës.

18. Konflikt mbi kompetencën midis dy gjykatave, nënkupton një konflikt midis gjykatës që ka vendosur moskompetencën e saj për gjykimin e çështjes dhe gjykatës kompetente, të cilës i janë dërguar aktet e çështjes për gjykim. Në këtë kuptim, ligji nuk lejon konfliktin për kompetencë midis gjykatave (neni 64 i K.Pr.Civile dhe neni 13 pika 5 dhe pika 6 të Ligjit 49/2012).

19. Kur bëhet fjalë për dërgimin e çështjes nga një gjykatë në një gjykatë tjetër, mbahen në vëmendje parashikimet e nenit 64 të K.Pr.Civile, në të cilin citohet: “Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori, ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së cilës i dërgohen”. Nëse qëndrimi i Gjykatës të cilës i është dërguar cështja për kompetencë nga një gjykatë tjetër, është i kundërt me atë të kësaj të fundit, gjykata ngre cështjen e konfliktit për kompetencë midis dy gjykatave duke i parashtruar qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë. Në rastin objekt gjykimi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë ka shpallur moskompetencën e saj për shqyrtimin e cështjes, ndërkohë që cështja i është dërguar kësaj gjykate me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me të cilin është vendosur shpallja e moskompetencës së gjykatës civile për shqyrtimin e mosmarrëveshjes. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë duhej të kishte ngritur qëndrimin e saj në lidhje me konfliktin për kompetencën midis dy gjykatave, duke ia parashtruar këtë qëndrim Gjykatës së Lartë dhe jo të vendoste: Shpalljen e moskompetencës së gjykatës për shqyrtimin e cështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë si gjykatë kompetente”.

20. Në analizë të sa më siper, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Per organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarreveshjeve administrative”,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1168, datë 08.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Tiranë, më 30.10.2014

Nr. 31003-03410-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr. 00 - 2014 - 4017 i Vendimit


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish