Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet165/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   161   162   163   164   165   166   167   168   ...   173

V Ë R E N


Më datë 06.08.2013, nga ana e punonjësve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë, në sektorin e Bizës, ngastrën nr.19, është kapur në flagrancë shtetasi Armand Shefki Manxhaku duke prerë dru të njom për dru zjarri pa miratimin e organeve kompetente. Sasia e prerë rezultoi në një volum 12 mst.

Për veprimin e kryer nga shtetasi Armand Shefki Manxhaku, nga ana e punonjësve u mbajt procesverbal, duke përcaktuar dhe dëmin e shkaktuar në një vlerë 538 000 lekë.

Komisioni i shqyrtimit të kundërvajtjeve shqyrtoi procesverbalin (Raport shërbimi)” Për vlerësimin e dëmit “ dhe mori vendimin nr.48, datë 30.08.2013 duke vendosur që Armand Manxhaku të çdëmtojë Drejtorinë e Shërbimit Pyjor të Rrethit Tiranë për vlerën e dëmit 538.000 lekë.

Meqenëse nga ana e kundërvajtësit nuk u shlye vullnetarisht dëmi i shkaktuar nga ana e Drejtorisë Shërbimit Pyjor Tiranë u ngrit padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Me vendimin nr.4661, datë 11.04.2014, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur të shpall moskompetencën, duke ia dërguar çështjen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Kjo gjykatë, në thelb, ka arsyetuar se dëmi i shkaktuar buron nga një kundërvajtje administrative në bazë të së cilave ka lindur dhe e drejta e kërkimit të shpërblimit të demit dhe se në bazë të nenit 2 të ligjit 49/2012, janë akte administrative individuale, pasi shprehin vullnetin e organit publik, Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe se është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë që ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e kësaj kategorie çështjesh.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në mbështetje të neneve 7 dhe 13 të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative “, me vendimin e saj nr.4614 akti, datë 21.05.2014, në seancë përgatitore, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore, shkaqet e të cilave janë të pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se shkaqet që ngrihen në vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë janë të bazuara në ligj dhe çmon se qëndrimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lidhur me kompetencën lëndore, për shqyrtimin e padisë, objekt gjykimi, është në zbatim të gabuar të ligjit nr.49/2012 dhe për pasojë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate.

Çështja objekt shqyrtimi është në kompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi mosmarrëveshja është e natyrës civile. Në bazë të ligjit të posaçëm nr.9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, rezulton se në rast konstatimi të kundërvajtjes administrative të parashikuar nga ky ligj vendoset gjobë si ndëshkim administrativ dhe përcaktohet vlera e dëmit të shkaktuar, për t’u zhdëmtuar prej kundërvajtësit. Në rastin në fjalë jemi para situatës së pretendimit të shkaktimit të dëmit nga një individ, në fondin pyjor dhe pala paditëse, organ shtetëror, që sipas ligjit të posaçëm mësipërm ndër të tjera siguron mbrojtjen e fondit pyjor, përveç vënies së gjobës ndaj kundërvajtësit, llogarit dhe dëmin në përputhje me VKM nr.391, datë 18.06.2006 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin pyjor dhe të kullotave”. Por organi administrativ në kuptim të ligjit, nuk ka mundësi ligjore që me iniciativën e tij të bëjë të ekzekutueshëm shpërblimin e dëmit të llogaritur dhe për pasojë duhet ti drejtohet gjykatës. Kjo e fundit pas gjykimit nëse pretendimin e gjen të bazuar në ligj vendos shpërblimin e dëmit dhe në këtë rast vendimi gjyqësor i formës së prerë përbënë titull ekzekutiv ose në të kundërt nëse pretendimi është i pabazuar gjykata e rrëzon atë.

Sa më sipër Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë thekson se natyra e mosmarrëveshjes në këtë rast është civile, jo vetëm sepse jemi para një konflikti me natyrë civile, siç është shpërblimi i dëmit, por edhe për faktin se ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, kur parashikon kompetencën lëndore të gjykatës administrative, bën fjalë ndër të tjera për gjykime që rrjedhin nga paligjshmëria e veprimeve ose mosveprimeve të administratës publike dhe për kërkime që kanë të bëjnë me shpërblim të dëmit të shkaktuar prej kësaj paligjshmërie. Në këtë përfundim arrihet pasi ligji 49/2012 ka përcaktuar shprehimisht në nenin 7, natyrën e mosmarrëveshjes që gjykon gjykata administrative, që janë ndër të tjera mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik. Ndërsa në nenin 14 përcakton subjektin që i drejtohet gjykatës administrative,që ndër të tjera është çdo subjekt, që pretendon se i është cenuar një e drejtë apo interes i ligjshëm nga një veprim apo mosveprim i organit publik, si dhe çdo subjekt që pretendon se është cënuar në të drejtat dhe interesat e tij të ligjshme për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme të organit publik, që nuk kanë formën e aktit administrativ. Kurse në nenin 17, përcaktohet natyra e kërkimit që paraqitet para gjykatës administrative,që ndër të tjera është shfuqizimi tërësisht apo pjesërisht, ndryshimi pjesërisht apo tërësisht i aktit administrativ apo detyrimi i organit publik për të ndryshuar një akt administrativ, konstatimi i pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, shpërblimi i dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm.

Referuar dispozitave të mësipërme në rastin objekt gjykimi nuk ndodhemi para paligjshmërisë së organit administrativ, që ka shkaktuar për pasojë mosmarrëveshje mes palëve ndërgjyqëse, e cila të konsiderohet e natyrës administrative. Jemi para situatës ku kërkimi për shpërblim dëmi i një organi të administratës publike ndaj kundërvajtësit, i përket të drejtës civile dhe organi në këtë rast është subjekt i gjykatës civile, pasi nuk sillet si organ administrativ në kuptim të ushtrimit të autoritetit të tij mbi individin. Ndërkohë e kundërta do të ndodhte në rast se do të jemi para pretendimit të një subjekti për dëm të shkaktuar nga cënimi i të drejtave, lirive dhe interesave të tij kushtetuese dhe ligjore, nga veprimtaria e administratës publike. Ky subjekt në bazë të nenit 17 të ligjit nr.49/2012 paraqet kërkimin e tij për shpërblim dëmi para gjykatës administrative e cila në kuptim të nenit 7 të këtij ligji, ka kompetencë lëndore në këtë rast të gjykojë mosmarrëveshjen e lindur nga veprimi i pretenduar i paligjshëm i administratës publike.

Po ashtu Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë gjen me vend të sqarojë se përsa i takon gjykimit civil me objekt mosmarrëveshjen në shqyrtim, aktet e organit administrativ duhen kuptuar dhe trajtuar në gjykimin civil si akte shkresore provuese të cilat kanë fuqinë provuese sipas ligjit procedural civil dhe i nënshtrohen debatit gjyqësor në lidhje me faktet që provojnë, si dhe analizohen me provat e tjera në gjykim. Por në rast se kundërshtohet fuqia e aktit administrativ në lidhje me ligjshmërinë e tij, atëherë subjekti i drejtohet gjykatës administrative pasi për këtë kundërshtim kompetencën lëndore e ka kjo gjykatë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të neneve 7,3 dhe 63 të ligjit nr.49/2012 “ Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative “,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.4661, datë 11.04.2014 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit me të njëjtin trup gjykues.

Tiranë, më 28.10.2014



Nr.31003-03467-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3936 i Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar



Në datën 16.10.2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003-03467-2014 akti që ju përket palëve :

PADITËS: ZENUN JUSUFI

TË PADITUR : AGJENSIA RAJONALE SIGURIMEVE SHOQËRORE KAVAJË.

DREJTORIA RAJONALE SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË.
OBJEKTI:

Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë,

fshati Sinaballaj Kooperativa Bujqësore Rrogozhinë

përsa i përket emrit Zenun Qerim Jusufi.

Detyrimin e palës së paditur të njohë si të vërtetë

vjetërsinë në punë me emrin Zenun Qerim Jusufi.

Detyrimin e palës së paditur të paguajë pension të plotë pleqërie

për vjetërsinë në punë paditësit Zenun Qerim Jusufi

nga data kur është mbushur mosha për pension.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 153, 157 e vijues të K.Pr.Civile,

neni 86/3 e vijues i ligjit nr.7703, datë 11.05.1993

“Për sigurimet shoqërore”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.12-2014-816 (178), datë 05.06.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për gjykimin e çështjes civile nr.21264-00081-12-2013 Regj.them.datë 31.01.2013, me paditës Zenun Jusufi dhe të paditur Agjensia Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Kavajë dhe Drejtoria Rajonale Sigurimeve Shoqërore Tiranë, me objekt: Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë, fshati Sinaballaj Kooperativa Bujqësore Rrogozhinë përsa i përket emrit Zenun Qerim Jusufi.Detyrimin e palës së paditur të njohë si të vërtetë vjetërsinë në punë me emrin Zenun Qerim Jusufi.Detyrimin e palës së paditur të paguajë pension të plotë pleqërie për vjetërsinë në punë paditësit Zenun Qerim Jusufi nga data kur është mbushur mosha për pension dhe urdhëron dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj çështje.

Gjykata e Apelit Administrativ Durrës, me vendimin nr.90, datë 30.09.2014, bazë të neneve 7, 13, vendimin unifikues nr.3, datë 28.04.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative “, si dhe neni 32/c të K.Pr.Civile ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Çështja e cila ka ardhur për kompetencë lëndore ka në objektin e saj kërkime jo te njejtës natyre, por kërkime të përziera me natyre administrative dhe natyre civile dhe çmojmë se kjo gjykatë nuk eshte kompetente nga pikëpamja lëndore për të gjitha kërkimet.

  • Në situatën që jemi përpara disa kerkimeve te natyres civile dhe administrative, referuar vendimit unifikues nr.3, datë 28.04.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës ku thuhet: “...Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pamvarësishtë faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo jane dhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 e 23 te ligjit nr.49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke i’a kaluar gjykatës kompetente”.

Në referim të vendimit unifikues gjykata administrative vendosi të veçojë kërkimet e padisë:

- 1. Pavërtetësinë e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë fshati Sinaballaj, Kooperativa Bujqësore Rrogozhinë përsa i përsa i përket emrit Izet Qerim Dervishi.

- 2. Detyrimin e palës së paditur të njohë si të vërtetë vjetërsinë në punë me emrin Zenun Qerim Jusufi, duke çmuar se ka natyrë tërësisht civile dhe se kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, sipas nenit 41 dhe 43/2 të K.Pr.Civile.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin gjyqtari Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   161   162   163   164   165   166   167   168   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish