Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet171/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Evelina Qirjako Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 22.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse:


PADITËS: ALI BEU

TE PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE, TIRANË

AGJENCIA E SIGURIMEVE SHOQËRORE KAVAJË

OBJEKTI:


Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë 3,

faqe 85, fshati Harizaj, Kooperativa Bujqësore Lekaj,

përsa i përket emrit Ali Behxhet Harizi, emri i saktë Ali Bexhet Beu,

për njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën 1963-1976

në Kooperativën Bujqësore Lekaj.

Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë 261, SMT,

Dega Kavajë, përsa i përket emrit Ali Behxhet Harizi,

emri i saktë Ali Bexhet Beu, për njohjen e vjetërsisë në punë

për periudhën 1984-1992 në SMT Dega Kavajë.

Detyrimin e anës së paditur të njohë si të vërtetë emrin Ali Behxhet Beu

në regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë 3, faqe 85, fshati Harizaj,

Kooperativa Bujqësore Lekaj, për periudhën 1963-1976.

Detyrimin e anës së paditur të njohë si të vërtetë emrin Ali Bexhet Beu

në regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë 261, SMT Dega Kavajë

për periudhën 1984-1992.

Detyrimin e anës së paditur të njohë vjetërsinë në punë

për periudhën 1963-1976 në Kooperativën Bujqësore Lekaj

dhe periudhën 1984-1992 në SMT Dega Kavajë paditësit Ali Bexhet Beu.

Detyrimin e anës se paditur të paguajë pension të plotë pleqërie

për vjetërsinë në punë nga data 23.01.2013,

datë në të cilën është mbushur mosha për pension

dhe është depozituar kërkesa për pension.

Baza Ligjore: Ligji 7703, datë 11.05.2009

“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

nenet 31 dhe 32, rregullorja 1, datë 21.10.2008

“Për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve”,

kapitulli III, pika 6.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin 12-2014-383, datë 31.03.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për gjykimin e çështjes civile 21236-00058-12-2014, datë 23.01.2014, me paditës Ali Beu, dhe të paditur Agjencia Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Kavajë dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, objekti: Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë, 3, faqe 85, fshati Harizaj, Kooperativa Bujqësore Lekaj, përsa i përket emrit Ali Behxhet Harizi, emri i saktë Ali Bexhet Beu, për njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën 1963-1976 në Kooperativën Bujqësore Lekaj. Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë 261, SMT, Dega Kavajë, përsa i përket emrit Ali Behxhet Harizi, emri i saktë Ali Bexhet Beu, për njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën 1984-1992 në SMT Dega Kavajë. Detyrimin e anës së paditur të njohë si të vërtetë emrin Ali Behxhet Beu në regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë 3, faqe 85, fshati Harizaj, Kooperativa Bujqësore Lekaj, për periudhën 1963-1976. Detyrimin e anës së paditur të njohë si të vërtetë emrin Ali Bexhet Beu në regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë 261, SMT Dega Kavajë për periudhën 1984-1992. Detyrimin e anës së paditur të njohë vjetërsinë në punë për periudhën 1963-1976 në Kooperativën Bujqësore Lekaj dhe periudhën 1984-1992 në SMT Dega Kavajë paditësit Ali Bexhet Beu. Detyrimin e anës se paditur të paguajë pension të plotë pleqërie për vjetërsinë në punë nga data 23.01.2013, datë në të cilën është mbushur mosha për pension dhe është depozituar kërkesa për pension dhe urdhëron dërgimin e akteve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës si gjykata kompetente për gjykimin e kësaj çështje.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin 1279, datë 02.10.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen në lidhje me mosmarrëveshjen për kompetencën lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Durrës dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për gjykimin e çështjes civile me numër regjistri 1200 dhe datë regjistrimi 07.05.2014.

Të njoftohet një kopje e këtij vendimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Dërgimin e akteve në Gjykatën e Lartë, Kolegji Administrativ në Tiranë.


Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, parashtron:

  • Çështja që aktualisht po gjykohet është çështje civile dhe jo administrative. Gjykata ka parasysh vendimin 3, datë 28.04.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në të cilin fiksohet se: kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht nëse kanë lidhje të thjeshtë në mes tyre apo janë të ndërvarura nga njëra tjetra referuar nenit dhe 159 të KPC dhe nenit 13 dhe 23 të ligjit 49/2012 duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.

  • Në interpretim të vendimit si më sipër gjykata konkludon se është kompetente vetëm për pikën e fundit të objektit të padisë, gjithë kërkimet e tjera janë në kompetencën lëndore të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Kavajë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N



1. Në Gjykatën e Lartë me datë 15.10.2014 është regjistruar çështja 31003-03560-00-2014 regj.,them, që u përket palëve ndërgjygjëse: paditës Ali Beu, dhe të paditur Agjencia Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Kavajë dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, objekti: Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë, 3, faqe 85, fshati Harizaj, Kooperativa Bujqësore Lekaj, përsa i përket emrit Ali Behxhet Harizi, emri i saktë Ali Bexhet Beu, për njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën 1963-1976 në Kooperativën Bujqësore Lekaj. Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë 261, SMT, Dega Kavajë, përsa i përket emrit Ali Behxhet Harizi, emri i saktë Ali Bexhet Beu, për njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën 1984-1992 në SMT Dega Kavajë. Detyrimin e anës së paditur të njohë si të vërtetë emrin Ali Behxhet Beu në regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë 3, faqe 85, fshati Harizaj, Kooperativa Bujqësore Lekaj, për periudhën 1963-1976. Detyrimin e anës së paditur të njohë si të vërtetë emrin Ali Bexhet Beu në regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë 261, SMT Dega Kavajë për periudhën 1984-1992. Detyrimin e anës së paditur të njohë vjetërsinë në punë për periudhën 1963-1976 në Kooperativën Bujqësore Lekaj dhe periudhën 1984-1992 në SMT Dega Kavajë paditësit Ali Bexhet Beu. Detyrimin e anës se paditur të paguajë pension të plotë pleqërie për vjetërsinë në punë nga data 23.01.2013, datë në të cilën është mbushur mosha për pension dhe është depozituar kërkesa për pension dhe urdhëron dërgimin e akteve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës si gjykata kompetente për gjykimin e kësaj çështje.

2. Vendimi 12-2014-383, datë 31.03.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë, për vazhdimin e gjykimit.



I. Rrethanat e çështjes:

3. Paditësi Ali Beu, i është drejtuar palës së paditur me kërkesën 110, datë 23.01.2013 në zbatimit të ligjit 7703/1993 për të lidhur pensionin e pleqërisë.

4. Pala e paditur me shkresën e datës 20.12.2013 pala e paditur i ka refuzuar kërkesën për lidhjen e pensionit, duke e njoftuar: “ju kthejmë dokumentat pa veprim, pasi për të përfituar pension pleqërie ju duhen minimumi 15 vite pune të verifikuara. Nga përllogaritja e vjetërsisë suaj ju rezulton të keni 11 vite 4 muaj. Periudha 1963-1976 në Kooperativën Bujqësore Lekaj dhe periudha 1984-1992 në SMT Dega Kavajë ju vjen me emrin Ali Bexhet Harizi. Kjo periudhë nuk mund t’iu merret në përllogaritje pasi nuk mund të bëhet lidhja e mbiemrit Beu dhe Harizi”.
II. Vendimet dhe arsyetimet e gjykatave në mosmarrëveshje:
5. Në këto rrethana, paditësi i është drejtuar me kërkesë padinë objekt gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, e cila me vendimin 12-2014-383, datë 31.03.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për gjykimin e çështjes civile 21236-00058-12-2014, datë 23.01.2014, me paditës Ali Beu, dhe të paditur Agjencia Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Kavajë dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, objekti: Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë, 3, faqe 85, fshati Harizaj, Kooperativa Bujqësore Lekaj, përsa i përket emrit Ali Behxhet Harizi, emri i saktë Ali Bexhet Beu, për njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën 1963-1976 në Kooperativën Bujqësore Lekaj. Pavërtetësi e fletës së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë 261, SMT, Dega Kavajë, përsa i përket emrit Ali Behxhet Harizi, emri i saktë Ali Bexhet Beu, për njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën 1984-1992 në SMT Dega Kavajë. Detyrimin e anës së paditur të njohë si të vërtetë emrin Ali Behxhet Beu në regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë 3, faqe 85, fshati Harizaj, Kooperativa Bujqësore Lekaj, për periudhën 1963-1976. Detyrimin e anës së paditur të njohë si të vërtetë emrin Ali Bexhet Beu në regjistrin themeltar të vjetërsisë në punë 261, SMT Dega Kavajë për periudhën 1984-1992. Detyrimin e anës së paditur të njohë vjetërsinë në punë për periudhën 1963-1976 në Kooperativën Bujqësore Lekaj dhe periudhën 1984-1992 në SMT Dega Kavajë paditësit Ali Bexhet Beu. Detyrimin e anës se paditur të paguajë pension të plotë pleqërie për vjetërsinë në punë nga data 23.01.2013, datë në të cilën është mbushur mosha për pension dhe është depozituar kërkesa për pension dhe urdhëron dërgimin e akteve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës si gjykata kompetente për gjykimin e kësaj çështje.

6. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



Gjykata pasi pa edhe nenet 61, 158/a, 324 të KPC, ligjin 49/2012, dekretin 8349/2013 si dhe vendimin unifikues 3/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë çmon se çështja nuk është në kompetencën e saj.

7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin 1279, datë 02.10.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen në lidhje me mosmarrëveshjen për kompetencën lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Durrës dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për gjykimin e çështjes civile me numër regjistri 1200, dhe datë regjistrimi 07.05.2014.

Të njoftohet një kopje e këtij vendimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Dërgimin e akteve në Gjykatën e Lartë, Kolegji Administrativ në Tiranë.

8. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, ndër të tjera arsyeton:



Çështja që aktualisht po gjykohet është çështje civile dhe jo administrative. Gjykata ka parasysh vendimin 3, datë 28.04.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në të cilin fiksohet se: kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht nëse kanë lidhje të thjeshtë në mes tyre apo janë të ndërvarura nga njëra tjetra referuar nenit dhe 159 të KPC dhe nenit 13 dhe 23 të ligjit 49/2012 duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.

Në interpretim të vendimit si më sipër gjykata konkludon se është kompetente vetëm për pikën e fundit të objektit të padisë, gjithë kërkimet e tjera janë në kompetencën lëndore të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Kavajë.

III. Ligji i zbatueshëm:

9. Në nenin 32 të KPC përcaktohet se:



Padia mund të ngrihet:

a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;

b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;

c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.

10. Në Nenin 13/5 të ligjit 49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” është përcaktuar se:



Gjykata me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve.

11. Vendimi unifikues 03, datë 28.04.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me të cilin ndër të tjera përcaktohet:



Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht nëse kanë lidhje të thjeshtë në mes tyre apo janë të ndërvarura nga njëra tjetra referuar nenit dhe 159 të KPC dhe nenit 13 dhe 23 të ligjit 49/2012 duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen në vendimin për mosmarrëveshjen e kompetencës nga Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Durrës, janë të bazuara në ligj, prandaj ka arsye ligjore që vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë të cënohet.

13. Në analizë të kërkimeve të palës paditëse në padi (katër kërkimeve të para) si dhe shkakut ligjor ku ai bazon këto kërkime (pavarësisht mënyrës së formulimit të tyre), rezulton se jemi përpara një padie për njohjen e vërtetësisë së të dhënave të përshkruara në regjistër themeltar të vjetërsisë në punë, në emër të tij, e cila për rrjedhojë sjell dhe detyrimin e palës së paditur për t’i njohur vjetërsinë në punë për periudhën 1963-1976 në Kooperativën Bujqësore Lekaj dhe për periudhën 1984-1992 në SMT Dega Kavajë, me qëllim njohjen gjyqësisht të vjetërsisë në punë dhe të përfitimit të pensionit të pleqërisë nga fondet e sigurimeve shoqërore prej shtetit.

14. Këto lloj konfliktesh përbëjnë mosmarrëveshje që rregullohen nga dispozitat e K.Pr.Civile e konkretisht neni 32/c i tij, ku shprehimisht thuhet: “Padia mund të ngrihet: ... c- për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”. Referuar kësaj dispozite procedurale civile, padia për vërtetësinë e dokumentit është një padi njohje që i përket të drejtës civile. Me anën e kësaj padie subjekti që ka legjitimitetin aktiv kërkon të deklarohet i vërtetë një akt apo një ose disa të dhëna të cilat sjellin direkt pasoja juridike për paditësin.

15. Për sa më sipër konstatohet se katër kërkimet e para të palës paditëse në këtë gjykim janë të natyrës civile, pasi ai me anë të kësaj padie synon të deklarojë si të vërteta të dhëna të cilat kanë pasojë juridike për të. Nuk rezulton që paditësi në këtë proces të kundërshtojë akte të nxjerra nga organet administrative siç janë DRSSH apo KRA/KQA. Kërkimet objekt gjykimi nuk mund të jenë të natyrës administrative dhe të gjykohen nga gjykatat administrative në përputhje me ligjin 49/2012 edhe për faktin se e drejta që paditësi pretendon që i është cenuar, nuk ka ardhur nga një veprim apo mosveprim i një organi publik, por ka të bëjë me mospërputhje të dhënash në mbajtjen e regjistrave të të punonjësve nga ana e organit kompetent dhe librezës së punës që disponon paditësi, të cilat kanë penguar paditësin të përfitojë pensionin e pretenduar nga organet e sigurimeve shoqërore, që nuk mund të plotësojnë kërkesën e tij, nëse ai nuk vërteton se plotëson kushtet ligjore për përfitim nga fondi i sigurimeve shoqërore.

16. Sa i përket kërkimit të fundit të kërkesëpadisë konstatohet se është në kompetencën lëndore të gjykatës administrative. Lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore në kërkesëpaditë me disa kërkime, të cilat janë me natyra të ndryshme (civile dhe administrative), në vendimin unifikues 03, datë 28.04.2014 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbajnë qëndrimin se, për çështjet e regjistruara pas datës 04.11.2013 kërkimet duhet të ndahen, ndërsa për kërkesëpaditë e regjistruara përpara kësaj date gjykimi i çështjes do të vazhdohet dhe të përfundohet nga gjykatat e zakonshme (civile).

17. Meqenëse kërkesëpadia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë me datë 23.01.2014, pra pas datës 04.11.2013, sipas vendimit unifikues të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë duhet ndajë kërkimet që janë në kompetencën e saj dhe të vazhdojë dhe të përfundojë shqyrtimin e këtyre kërkimeve dhe të dërgojë për pjesën që nuk është në kompetencën e saj gjykatës kompetente, në rastin konkret objekt gjykimi kërkimin e fundit të padisë për detyrimin e të paditurit për ti paguar pensionin e plotë nga dita që është mbushur mosha për pension dhe është depozituar kërkesa për lidhje pensioni.

18. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi 12-2014-383, datë 31.03.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, duhet të prishet dhe kjo çështje duhet të dërgohet në këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 13/6 të ligjit 49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit 12-2014-383, datë 31.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, dhe dërgimin e çështjes po në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 22.10.2014

Nr.31003-03415-00-2014 Regj.Themeltar

Nr.00 - 2014 - 4019 Vendimi

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Tom Ndreca Anëtar

Medi Bici Anëtar

Në datën 28.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse:



PADITËS: SHOQËRIA “DOMAL” SH.P.K

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E TATIM TAKSAVE TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE
OBJEKTI:

Shfuqizimin e aktit administrativ, Njoftim Vlerësimit Tatimor

nr.38811/6 prot, datë 11.07.2012.

Shfuqizim i pjeshëm i aktit Njoftim për kërkesë për të paguar,

nxjerrë më aktin nr.62460 prot, datë 27.08.2012,

shfuqizimin e vendimit nr.17007/3 prot, datë 11.10.2012

të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 153 të K.Pr.Civile,

nenet 115/b, 118, 121, 137 të K.Pr.Administrative,

ligji nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në R.SH”

dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.802, datë 24.01.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes nr.1646 akti.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqërues, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.1791, datë 21.04.2014 ka vendosur:

Të nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen civile nr.Regj. Them 3125, datë 07.03.2014.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Shoqëria “Domal” Shpk, me të cilin kërkon: Prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit.

Pala paditëse në ankimin e veçantë parashtron këto shkaqe:



  • Gjykata ka shkelur dhe zbatuar keq ligjin dhe më konkretisht nenin 28 dhe 29 të K.Pr.C. Arsyetimi i thënë verbalisht në seancën e shqyrtimit të juridiksionit se duhet të paguhet edhe vlera e konvertuar nga ana e paditur me tepricën e kredisë është alogjike dhe në kundërshtim me ligjin nr.9920/2008.

  • Gjykata kërkon që ne të paguajmë dhe njëherë vlera që ne e kemi arkëtuar dhe pala e paditur e ka njohur duke e kompensuar, pra kërkon një detyrim të shuar.

  • Vendimi është marrë në kundërshtim dhe pa shqyrtuar dhe arsyetuar provat e administruara në dosje.

  • Nuk rezulton që nga pala e paditur të jetë hartuar raport kontrolli konform nenit 83/6 dhe 84 të ligjit nr.9920/2008, mungesa e të cilit sjell pavlefshmëri absolute të çdo akti tjetër procedurial.

  • Me aktin vendim kompensimi pala e paditur ka kompensuar vlerën e detyrimit të palës paditëse për shumën totale prej 981.325 lekë. Kjo palë jo vetëm që nuk ka nxjerrë një detyrim tatimor për detyrimin me vetëm më vlerë 170.594 lekë, por me shkresën nr.62460 prot, datë 27.08.2012 drejtuar palës paditëse të emërtuar Njoftim dhe kërkesë për të paguar” kërkon që kjo palë të paguajë një njoftim tatimor për detyrimin po vlerën 1.151.919 lekë duke përfshirë në këtë detyrim edhe vlerën e kompensuar me aktin e datës 08.08.2012.

  • Kundër këtij vendimi kemi paraqitur ankim, të cilin para e paditur e ka refuzuar ta shqyrtojë me pretendimin se nuk është kryer pagesa. Njoftim Vlerësimi Tatimor i datës 11.07.2012 është nxjerrë nga pala e paditur në mungesë të raportit përfundimtar, çka do të thotë se është nul dhe se pala paditëse nuk ka asnjë detyrim.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 07.10.2014 është regjistruar çështja nr.31003-03415-00-2014 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditëse Shoqëria “Domal” Shpk dhe të paditur Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me objekt: Shfuqizimin e aktit administrativ, Njoftim Vlerësimit Tatimor nr.38811/6 prot, datë 11.07.2012. Shfuqizim i pjesshëm i aktit Njoftim për kërkesë për të paguar, nxjerrë më aktin nr.62460 prot, datë 27.08.2012, shfuqizimin e vendimit nr.17007/3 prot, datë 11.10.2012 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

2. Vendimi nr.1791, datë 21.04.2014 i Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të keq të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.



I. Rrethanat e çështjes:

3. Shoqëria tregtare “Domal” Sh.p.k me nr.NIPT K,62029015 F, ka për objekt të veprimtarisë së saj tregtimin dhe prodhimin e aditivëve.

4. Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë ka nxjerrë ndaj saj një detyrim tatimor në masën 2.141.758 lekë (për TVSH në masën 248.082 lekë, kamatëvonesë vlera për tu përcaktuar dhe gjobë në masën 62.020 lekë, tatim fitimi 310.102 lekë, kamatëvonesë vlera për tu përcaktuar si dhe gjobë 700.485 lekë, kontribute për sigurime shoqërore dhe shëndetësore 160.552 lekë, kamatëvonesë vlera për tu përcaktuar si dhe gjobë 146.734 lekë; T.A.P 42.800 lekë kamatëvonesë vlera për tu përcaktuar si dhe gjobë 30.600 lekë, gjoba të tjera 50.000 lekë. Në total detyrimi tatimor është 2.141.758 lekë, sipas Njoftim Vlerësim Detyrimi Tatimor nr.38811/6 prot, datë 11.07.2012 të DRT Tiranë.

5. Paditësi ka bërë ankimi ndaj njoftim vlerësimit të sipërcituar, pranë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe pala e paditur me vendimin nr.17007/3, datë 11.10.2012 ka vendosur: refuzimin e kërkesës së Shoqërisë “Domal” Sh.p.k, pasi nuk ka vërtetuar pagësën e plotë të detyrimit brenda afatit.

6. Me shkresën nr.62460, datë 27.08.2012 të DRT Tiranë është njoftuar paditësi për pagimin e detyrimit tatimor.

7. Pala paditëse pretendon se ky detyrim është i paguar në zbatim të Aktit të Kompensimit nr.38811/7, datë 08.08.2012 sipas të cilës rezulton: referuar kërkesës tuaj datë 13.07.2012 me objekt kërkese për kompensim të detyrimeve dhe interesave që rezultojnë në sistem përkundrejt tepricës kreditore të tatim fitimit të vitit 2011. Bashkëlidhur akti i kompensimit i datës 08.08.2012 vlera totale është 981.325 lekë.



II. Vendimi dhe arsyetimi i gjykatës së shkallës parë:

8. Duke mos qenë dakort me vendimin e palës së paditur, pala paditëse Shoqëria “Domal” shpk i është drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr.802, datë 24.01.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes nr.1646 akti.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqërues, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.1791, datë 21.04.2014 ka vendosur:

Të nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen civile nr.Regj. Them 3125, datë 07.03.2014

10. Gjykata e shkallës së parë ndërmjet të tjerave arsyeton:

.... Gjykata çmon se çështja duhet nxjerrë jashtë juridiksionit për shkak se paditësi nuk ka shteruar ankimin administrativ, për arsyet që do të parashtrojmë më poshtë:...

Sipas këtyre dispozitave1, paditësi mund ti drejtohet gjykatës vetëm kur më parë të ketë ezauruar rekursin administrativ pranë Drejtorisë së Apelimit Tatimor nga e cila të jetë marrë në shqyrtim ankimi, kjo në përputhje me pikën 3 të nenit 107 të ligjit nr.9920/2008.

Siç ka rezultuar, ankimi i paditësit nuk është marrë në shqyrtim nga ana e kësaj Drejtorie për shkak se nuk është paguar detyrimi tatimor. Për rrjedhojë çështja duhet nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor.

Ndodhur para këtij fakti, gjykata çmon se çështja duhet nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor, kjo në përputhje me nenin 9 të ligjit nr.49/2012....

III. Ligji i zbatueshëm:

11. Në nenin 115/a të Kodit të Procedurave Administrative është përcaktuar se:



Pavlefshmëria e akteve administrative, në kuptimin e këtij Kodi, paraqitet në format e mëposhtme:

a) akte administrative absolutisht të pavlefshme (akte të nxjerra në kundërshtim flagrant me ligjin).....

12. Në Nenin 116 të Kodit të Procedurës Administrative është përcaktuar se:



Aktet administrative do të quhen absolutisht të pavlefshme, në kuptimin e këtij Kodi, në rastet e mëposhtme:

a) kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ i paidentifikuar;

b) kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore;

c) kur akti është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji.

13. Në nenin 117/1 të Kodit të Procedurave Administrative përcaktohet se:



Aktet administrative absolutisht të pavlefshme nuk prodhojnë pasoja ligjore pavarësisht nga fakti nëse janë deklaruar apo jo si të tillë.

14. Në nenin 121 të Kodit të Procedurave Administrative është përcaktuar se:



Aktet administrative shfuqizohen ose revokohen me nismën e organit kompetent ose si rezultat i kërkesës për shqyrtim apo apelimit të palëve të interesuara.

Aktet administrative absolutisht të pavlefshme nuk mund të shfuqizohen apo revokohen.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

15. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen në ankimin e veçantë nga pala paditëse Shoqëria “Domal” Shpk janë të bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga gjykata administrative e shkallës së parë bëhet i cënueshëm.

16. Nga citimi i neneve 117/1 dhe 121 të K.Pr.Administrative nxjerrim dy përfundimet e mëposhtme:


  1. Aktet administrative absolutisht të pavlefshëm nuk prodhojnë asnjë pasojë juridike (janë nul).

  2. Organet administrative nuk mund ti shfuqizojnë apo revokojnë aktet administrative absolutisht të pavlefshme.

17. Meqenëse neni 121/2 i K.Pr.Administrative në mënyrë të shprehur parashikon se, organi administrativ nuk ka të drejtë që të shfuqizojë ose revokojë aktet administrative absolutisht të pavlefshme, atëhere arrihet në përfundimin se, në rastin kur kërkohet pavlefshmëria absolute e aktit administrativ nuk është e nevojshme që të ndiqet më parë rruga administrative e ankimit.

18. Kolegji Administrativ vlerëson se, në rastet kur kërkohet pavlefshmëria absolute e aktit administrativ, gjykata e shkallës së parë nuk shqyrton thelbin e tij, por mjaftohet vetëm me verifikimin e kushteve të kërkuara nga neni 116 i K.Pr.Administrative.

19. Duhet vënë në dukje fakti se, Gjykata e Lartë ka një qëndrim të konsoliduar në raste të tilla, pasi në shumë vendime të saj është mbajtur qëndrimi që, kur kërkohet pavlefshmëria absolute e aktit administrativ juridiksioni gjyqësor nuk mungon, prandaj pala e interesuar mund ti drejtohet direkt gjykatës pa qenë nevoja që më parë t’i drejtohet organit administrativ, por në këtë rast gjykata që shqyrton çështjen është e detyruar që të zbatojë me rigorizitet kërkesat e nenit 116 të K.Pr.Admnistrative, duke u mjaftuar vetëm me verifikimin e tre rasteve që parashikohen në të.

20. Në rastin në gjykim Kolegji Administrativ, vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka zbatuar keq ligjin, pasi në analizë të dokumentacionit të administruar në dosjen objekt gjykimi, konstatohet se fillimisht paditësi në kërkesëpadinë drejtuar gjykatës së rrethit ka kërkuar pavlefshmërinë relative të akteve objekt gjykimi. Pas kalimit të çështjes për shqyrtim në gjykatën administrative të shkallës së parë, në seancën e datës 21.04.2014, përfaqësuesja e palës paditëse ka kërkuar ndryshimin e objektit të kërkesëpadisë, duke kërkuar përfundimisht pavlefshmërinë absolute të tyre, kërkesë e cila rezuton që të mos jetë pranuar nga gjykata me arsyetimin: nga pala paditëse nuk është përcaktuar neni përkatës në bazën juridike që bën fjalë për pavlefshmërinë absolute të akteve administrative. Njëkohësisht duke iu referuar edhe përmbajtjes së kërkesëpadisë në tërësinë e saj rezulton se pala paditëse ka ngritur argumenta në lidhje me pavlefshmërinë relative të akteve administrative. Në asnjë paragraf të pjesës përshkruese të kërkesëpadisë nuk rezulton të jetë ngritur pretendimi që ka të bëjë me pavlefshmërinë absolute të aktit. Pra nëse do të pranonim ndryshimin e objektit do të kishim të bënim me një kërkesëpadi tërësisht të re, si përsa i përket pjesës përshkruese rrethanave dhe fakteve.

21. Ky arsyetim i gjykatës është i pabazuar në ligj, pasi pala paditëse në këtë rast nuk ka ndryshuar objektin e padisë, por ka saktësuar qëndrimin e saj në lidhje me pavlefshmërinë e akteve administrative nga pavlefshmëri relative në atë absolute, që në fakt përbëjnë të njëjtin objekt (kundërshtohet akti administrativ). Duhet theksuar se në rastin në gjykim ndryshon baza ligjore e padisë nga neni 118 i K.Pr.Administrative në nenin 116 të K.Pr.Administrative, por nuk mund të themi që ndodhemi përpara një padie të re.

22. Gjykata administrative e shkallës së parë ka gabuar kur arsyeton se pala paditëse nuk paraqiti shkaqe për pavlefshmërinë absolute, pasi kjo ka të bëjë me themelin e çështjes prandaj në gjykim kjo gjykatë duhet t’i përmbahet rigorozisht kërkesave të nenit 116 të K.Pr.Administrative.

23. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se çështja objekt gjykimi bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, prandaj vendimi i gjykatës administrative të shkallës së parë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 60, 62, 485/a të K.Pr.Civile dhe nenin 63 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1791, datë 21.04.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

Tiranë, më 28.10.2014



Nr.31003-03466-00-2014 Regj.Themeltar

Nr.00 - 2014 - 4021 Vendimi
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 16.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:


PADITËS: SINDIKATA E PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT

I PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT

MINISTRIA E BRENDSHME

PERSON I TRETË: MINISTRIA E FINANCAVE

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

OBJEKTI:


Detyrimin e palës së paditur të zbatojë vendimin nr.494, datë 01.08.2007

“Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim

të punonjësve të policisë së shtetit, të studenteve dhe kursantëve

në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së tyre”

të Këshillit të Ministrave nga data 01.08.2007 e në vazhdim.

Detyrimin e palës së paditur të zbatojë urdhrin nr.432, datë 10.03.2008

“Për trajtimin me ushqim pa pagesë të punonjësve të policisë së shtetit

të studentëve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar

deri në sqarimin e pozitës së tyre” të Ministrisë së Brendshme,

nga data 10.03.2008 e në vazhdim.

Kthimin e shpenzimeve gjyqësore dhe për avokat.

Baza Ligjore: Nenet 9 e vijues, 105 e vijues, 149, 150, 13, 15/2, 16, 20,

44, 47, 93 të ligjit nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”,

ligji nr.7949, datë 04.06.2007 “Për policinë e shtetit”,

VKM nr.494, datë 01.08.2007 “Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim

të punonjësve të policisë së shtetit, të studenteve dhe kursantëve

në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së tyre”

dhe Urdhrin nr.432, datë 10.03.2008 “Për trajtimin me ushqim pa pagesë

të punonjësve të policisë së shtetit të studentëve dhe kursantëve në shkollat e policisë

dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së tyre” të Ministrisë së Brendshme, neni 324 i K.Pr.Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1844, datë 10.02.2014 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.2259, datë 12.05.2014 ka vendosur:



Të shpallë moskompetencën funksionale në gjykimin e çështjes nr.Regj. 3215, datë 07.03.2014 dhe dërgimin e akteve për gjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr.s’ka, datë 23.09.2014 ka vendosur:

Të ngrejë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës funksionale midis Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit për gjykimin e çështjes civile me palë paditëse Sindikata e Punonjësve të Policisë, të paditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme, personat e tretë Ministria e Financave e Ministria e Shëndetësisë dhe objekt: Detyrimin e palës së paditur të zbatojë vendimin nr.494, datë 01.08.2007 “Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim të punonjësve të policisë së shtetit, të studenteve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së tyre” të Këshillit të Ministrave nga data 01.08.2007 e në vazhdim. Detyrimin e palës së paditur të zbatojë urdhrin nr.432, datë 10.03.2008 “Për trajtimin me ushqim pa pagesë të punonjësve të policisë së shtetit të studentëve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së tyre” të Ministrisë së Brendshme, nga data 10.03.2008 e në vazhdim. Kthimin e shpenzimeve gjyqësore dhe për avokat.

Dërgimin e kopjeve të akteve Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjidhjen e çështjes së mosmarrëveshjes së kompetencës funksionale midis Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykatës Administrative të Apelit.

Gjykata Administrative e Apelit, parashtron:



  • Në rastin në gjykim konstatohet se pala paditëse kërkon në themel të kërkesëpadisë përfitimet materiale të njohura me aktet normative, VKM nr.494/2007 dhe udhëzimi nr.432/2008 i Ministrit të Brendshëm, për punonjësit e policisë që janë anëtarë të palës së paditur dhe Sindikatës së punonjësve të Policisë së Shtetit. Pra në themel objekti i mosmarrëveshjes midis palëve nuk janë aktet normative të sipërpërmendura, por pasojat që rrjedhin nga moszbatimi i këtyre akteve, kjo për faktin që pala paditëse nuk ka parashtruar pretendime lidhur me shfuqizimin, ndryshimin konstatimin e pavlefshmërisë absolute apo paligjshmërisë së akteve normative, por në pajtim me parashtrimet e këtyre akteve normative kërkon detyrimin e palës së paditur për sigurimin e përfitimeve që rrjedhin nga zbatimi i këtyre akteve. Për këtë shkak Gjykata Administrative e Apelit kryesisht çmon se kjo çështje nuk hyn në kompetencat e saj funksionale për shqyrtim, ndaj dhe gjykimi i saj duhet të vazhdojë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 09.10.2014 është regjistruar çështja administrative nr.31003-03466-00-2014 regj.them, që u përket palëve ndërgjygjëse: paditëse Sindikata e Punonjësve të Policisë, të paditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme, dhe persona të tretë Ministria e Financave e Ministria e Shëndetësisë, me objekt: Detyrimin e palës së paditur të zbatojë vendimin nr.494, datë 01.08.2007 “Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim të punonjësve të policisë së shtetit, të studenteve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së tyre” të Këshillit të Ministrave nga data 01.08.2007 e në vazhdim. Detyrimin e palës së paditur të zbatojë urdhrin nr.432, datë 10.03.2008 “Për trajtimin me ushqim pa pagesë të punonjësve të policisë së shtetit të studentëve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së tyre” të Ministrisë së Brendshme, nga data 10.03.2008 e në vazhdim. Kthimin e shpenzimeve gjyqësore dhe për avokat.

2. Vendimi nr.2259, datë 12.05.2014 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate.

I. Rrethanat e çështjes:

3. Në referim të dokumentacionit ligjor të administruar në dosje rezulton se pala paditëse është person juridik i regjistruar sipas vendimit nr.3716, datë 17.05.2007.

4. Pala paditëse e ushtron funksionin/detyrën e saj në zbatim me ligjin nr.7949/2007 dhe akteve ligjore të dala në zbatim të tij. Në këtë kontekst paditësi i është drejtuar disa herë palës së paditur për zbatimin e dispozitave të akteve nënligjore të sipërcituara.

5. Duke qenë se nga pala e paditur nuk janë zbatuar VKM nr.449/2008 dhe Udhëzimi nr.432/2008 i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadinë objekt gjykimi.
II.Vendimi dhe arsyetimi i gjykatave në mosmarrëveshje:
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1844, datë 10.02.2014 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.2259, datë 12.05.2014 ka vendosur:



Të shpallë moskompetencën funksionale në gjykimin e çështjes nr.Regj. 3215, datë 07.03.2014 dhe dërgimin e akteve për gjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

8. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ndër të tjera arsyeton:



Në lidhje me çështjen objekt gjykimi gjykata i referohet nenit 10 paragrafi 2 të ligjit nr.49/2012, në të cilin parashikohet se Gjykata Administrative e Apelit shqyrton:

a) ankimet kundër vendimeve të gjykatës administrative të shkallës së parë;

b) në shkallë të parë mosmarrëveshjet me objekt gjykimi aktet nënligjore normative, si dhe rastet e tjera të parashikuara në ligj.

Në rastin objekt gjykimi gjykata, pasi u njoh me kërkesëpadinë konstaton se në themel të pretendimeve të palës paditëse është detyrimi i palës paditëse që të zbatojë detyrimet që i vijnë si rezultat i një akti nënligjor normativ që në rastin konkret është VKM nr.494/2007.

9. Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr.s’ka, datë 23.09.2014 ka vendosur:

Të ngrejë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës funksionale midis Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit për gjykimin e çështjes civile me palë paditëse Sindikata e Punonjësve të Policisë, të paditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme, personat e tretë Ministria e Financave e Ministria e Shëndetësisë dhe objekt: Detyrimin e palës së paditur të zbatojë vendimin nr.494, datë 01.08.2007 “Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim të punonjësve të policisë së shtetit, të studenteve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së tyre” të Këshillit të Ministrave nga data 01.08.2007 e në vazhdim. Detyrimin e palës së paditur të zbatojë urdhrin nr.432, datë 10.03.2008 “Për trajtimin me ushqim pa pagesë të punonjësve të policisë së shtetit të studentëve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së tyre” të Ministrisë së Brendshme, nga data 10.03.2008 e në vazhdim. Kthimin e shpenzimeve gjyqësore dhe për avokat.

Dërgimin e kopjeve të akteve Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjidhjen e çështjes së mosmarrëveshjes së kompetencës funksionale midis Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykatës Administrative të Apelit.

10. Gjykata Administrative e Apelit ndër të tjera arsyeton:

Në rastin në gjykim konstatohet se pala paditëse kërkon në themel të kërkesëpadisë përfitimet materiale të njohura të njohura me aktet normative, VKM nr.494/2007 dhe udhëzimi nr.432/2008 i Ministrit të Brendshëm, për punonjësit e policisë që janë anëtarë të palës së paditur dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit. Pra në themel objekti i mosmarrëveshjes midis palëve nuk janë aktet normative të sipërpërmendura, por pasojat që rrjedhin nga moszbatimi i këtyre akteve, kjo për faktin që pala paditëse nuk ka parashtruar pretendime lidhur me shfuqizimin, ndryshimin konstatimin e pavlefshmërisë absolute apo paligjshmërisë së akteve normative, por në pajtim me parashtrimet e këtyre akteve normative kërkon detyrimin e palës së paditur për sigurimin e përfitimeve që rrjedhin nga zbatimi i këtyre akteve. Për këtë shkak Gjykata Administrative e Apelit kryesisht çmon se kjo çështje nuk hyn në kompetencat e saj funksionale për shqyrtim, ndaj dhe gjykimi i saj duhet të vazhdojë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.



III. Ligji i zbatueshëm:

11. Neni 7 i ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, përcakton:



Gjykatat administrative janë kompetente për:

a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike;

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

12. Neni 10 i ligjit nr.49/2012 përcakton:



1. Gjykata administrative e shkallës së parë shqyrton mosmarrëveshjet administrative të parashikuara në nenin 7 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që lidhen me aktin nënligjor normativ.

2. Gjykata Administrative e Apelit shqyrton:

a) ankimet kundër vendimeve të gjykatës administrative të shkallës së parë;

b) në shkallë të parë, mosmarrëveshjet me objekt aktet nënligjore normative, si dhe raste të tjera të parashikuara me ligj.

13. Neni 17 i ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, përcakton:



1. Padia ngrihet:

a) për shfuqizimin tërësisht apo pjesërisht të aktit administrativ;

b) për ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht, të aktit administrativ apo detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ;

c) për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ;

ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;

d) për konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ, që nuk prodhon pasoja juridike, nëse paditësi ka një interes të arsyeshëm për këtë;

dh) për saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik;

e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;

ë) për përcaktimin e organit që ka në kompetencën e tij zgjidhjen e çështjes konkrete, duke urdhëruar kur është rasti dhe shfuqizimin e aktit të nxjerrë nga organi jokompetent;

f) për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm;

g) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kur punëdhënësi është një organ i administratës publike.

2. Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen nga Gjykata Administrative e Apelit janë të bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë bëhet i cënueshëm.

15. Nga citimi i nenit 10 pika 2 germa “b” i ligjit nr.49/2012 evidentohet se Gjykata Administrative e Apelit shqyrton: ...b) në shkallë të parë, mosmarrëveshjet me objekt aktet nënligjore normative, si dhe raste të tjera të parashikuara me ligj. Në rastin objekt shqyrtimi pala paditëse ka kërkuar nga një organ i administratës publike zbatimin e një akti normativ, dhe jo anullimin e tij, për rrjedhojë Kolegji Administrativ çmon se arsyetimi i gjykatës administrative të shkallës së parë nuk është i bazuar në ligj.

16. Në analizë të objektit dhe shkakut ligjor të padisë, evidentohet se pala paditëse kërkon nga pala e paditur, e cila është një organ publik kryerjen e veprime juridike të përcaktuara në VKM-të përkatëse.

17. Kolegji Administrativ arrin në përfundimin se arsyetimi i Gjykatës së Apelit Administrativ se .... në themel objekti i mosmarrëveshjes midis palëve nuk janë aktet normative të sipërpërmendura, por pasojat që rrjedhin nga moszbatimi i këtyre akteve, kjo për faktin që pala paditëse nuk ka parashtruar pretendime lidhur me shfuqizimin, ndryshimin konstatimin e pavlefshmërisë absolute apo paligjshmërisë së akteve normative, por në pajtim me parashtrimet e këtyre akteve normative kërkon detyrimin e palës së paditur për sigurimin e përfitimeve që rrjedhin nga zbatimi i këtyre akteve....është i bazuar në ligj e më konkretisht në nenin 17/1 germat “ç” dhe “e” të ligjit nr.49/2012 në të cilat përcaktohet: ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë; ...e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit.

18. Duke referuar dhe përmbajtjes së nenit 13 pika 5, të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Kolegji Administrativ vlerëson se çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, e cila është gjykata kompetente, prandaj vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po në këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2259, datë 12.05.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

Tiranë, më 16.10.2014

Nr.31003-03714-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-4140 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Medi Bici Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Në dhomë këshillimi të datës 30.10.2014, mori në shqyrtim çështjen administrative që u përket palëve:

PADITËS: SHOQËRIA “SILE ALB” SHPK.

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE ELBASAN.

OBJEKTI:

Anullim i Njoftim vlerësimit Tatimor nr.312/10/k datë 10.04.2013

të Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan.

Anullim i vendimit nr.10508/1 prot, datë 15.05.2013

të Drejtorisë së Apelimit Tatimor

i cili lë në fuqi të gjitha detyrimet e këtij njoftim vlerësimi.

Baza Ligjore: Nenet 36, 324, 325 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.92, datë 09.01.2014 ka vendosur:

Moskompetencën tokësore të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan.

Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Administrative Durrës me vendimin nr.940, datë 30.06.2014 ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes administrative me nr.regjistrimi 557, datë regjistrimi 12.02.2014.

Ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Durrës, ka bërë ankim të veçantë pala paditëse “Sile Alb” Shpk, e cila ka pretenduar prishjen e vendimit të kësaj gjykate dhe kthimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit, duke parashtruar:


  • Akti administrativ është kundërshtuar për pavlefshmëri absolute, për arsye se nga ana e inspektorëve të DRT Elbasan rezulton të jetë vepruar në kundërshtim me kompetencat e tyre të përcaktuara në ligjet nr.7928, datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, me atë nr.9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin”, si dhe nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Rasti në shqyrtim ishte në kompetencë të Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, duke e klasifikuar për këtë qëllim shoqërinë tonë si subjekt kontrolli nga ana e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj.

  • Në rastin konkret është kundërshtuar procedura dhe forma e aktit administrativ, pasi pala e paditur rezulton të ketë vepruar në kundërshtim me procedurën e parashikuar në Ligjin 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

  • Në kuptim të përcaktimeve të nenit 117 të K.pr.Administrative, kërkimi për pavlefshmëri absolute nuk është i kushtëzuar me ezaurimin e rekursit administrativ dhe në të tilla raste është në diskrecionin e palës paditëse të zgjedhë të ezaurojë ankimin administrativ. Në rastet kur pretendohet pavlefshmëria absolute e aktit administrativ, gjykata ka juridiksion gjyqësor në shqyrtimin e çështjes.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, ka lajmëruar palën paditëse Shoqërinë "Sile Alb" Shpk, se do të ushtronte kontroll tatimor për TVSH-në, Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore, Tatim Fitimin, etj, për periudhën 01.01.2010 deri në 30.09.2012. Në përfundim të kontrollit të kryer, pala e paditur ka përpiluar raportin e kontrollit të kryer me datë 15.11.2012, dërguar me shkresën nr.312/9 datë 12.03.2013.

2. Pala paditëse ka paraqitur kërkesën ankimore të datës 09.04.2013 përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila me shkresën 7878/3 datë 06.05.2013 i ka njoftuar paditësit vendimin për refuzimin e ankimit të tij. Në vendimmarrjen e tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka arsyetuar se tatimpaguesi, pala paditëse, nuk ka respektuar kërkesat ligjore të përcaktuara në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 "Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", si dhe Udhëzimin nr.24, datë 02.09.2008, duke mos parapaguar detyrimin tatimor.

3. Paditësi ka paraqitur padi në gjykatë, duke kërkuar anullimin e njoftim vlerësimit tatimor nr.312/10/k datë 10.04.2013 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan, si dhe anullimin e vendimit nr.10508/1 prot, datë 15.05.2013 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor, i cili ka lënë në fuqi të gjitha detyrimet e këtij njoftim vlerësimi. Në kërkesëpadi, është pretenduar se kontrolli ka qenë tendencioz dhe i qëllimshëm, i paargumentuar ligjërisht, me shkelje procedurale dhe nga pala paditëse nuk ishin kryer shkeljet e pretenduara. Pas ngritjes së padisë, pala paditëse ka kërkuar ndryshimin e objektit te saj, duke pretenduar pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ të mësipërm të Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan, si dhe të Drejtorisë së Apelimit Tatimor, e po kështu pezullimin e zbatimit të aktit administrativ të Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan.

4. Me vendimin nr.92, datë 09.01.2014 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur moskompetencën tokësore të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën e datës 30.06.2014, ka çelur shqyrtimin gjyqësor, në të cilin pala paditëse ka shpjeguar se i përmbahej pretendimeve të paraqitura në padi. Gjykata pasi ka shqyrtuar padinë dhe aktet bashkëngjitur asaj si prova, ka vërejtur se kërkimet e palës paditëse kishin të bënin me pavlefshmërinë relative të akteve administrative të kundërshtuara. Në këto kushte, duke konstatuar mosezaurimin e rrugës administrative, gjykata me anë të vendimit nr.940, datë 30.06.2014, e ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

6. Në këtë vendim Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, ka arsyetuar se nga hetimi gjyqësor rezultoi se akti i nxjerrë nga i padituri nuk ka mangësi dhe pasaktësi në lidhje me procedurën e kërkuar nga ligji për nxjerrjen e aktit administrativ objekt gjykimi. Sipas gjykatës, edhe nga ana formale aktet janë konform ligjit dhe akti administrativ i kundërshtuar nuk është nxjerrë në kundërshtim flagrant me ligjin. Gjykata ka verifikuar kushtet e parashikuara nga neni 116 germa c e Kodit të Procedurave Administrative dhe konstatoi se pala e paditur nuk ka kryer veprime ose mosveprime që kanë sjellë nulitetin apo pavlefshmërinë absolute të aktit. Në rastin konkret, sipas gjykatës, pretendimet e paditësit për pavlefshmëri lidhen me mënyrën e zbatimit dhe interpretimit të ligjit dhe fakteve nga i padituri në kuptimin material. Si rezultat e kësaj, gjykata ka arritur në përfundimin se paditësi në fakt kërkon deklarimin e pavlefshëm të aktit në kuptimin e pavlefshmërisë relative dhe jo konstatimin e pavlefshmërisë absolute. Më tej, gjykata ka arsyetuar se pretendimet e paditësit lidhur me interpretimin dhe zbatimin e legjislacionit të procedurave tatimore, kanë të bëjnë me ligjshmërinë, mënyrën e vlerësimit të fakteve dhe diskrecionin në veprimet e organit administrativ. Sipas arsyetimit të gjykatës, për të hetuar këtë pretendim të paditësit gjykata duhet të hyjë në shqyrtimin e provave dhe ligjshmërisë në bazë të cilës organi administrativ është bazuar për të nxjerrë aktin objekt gjykimi. Kjo mund të bëhet vetëm pasi të ndiqen procedurat që parashikon ligji i posaçëm për ankimin administrativ të aktit dhe të plotësohet kushti për parapagimin e detyrimit tatimor, të cilin paditësi ka refuzuar ta kryejë, shkak për të cilin organi më i lartë administrativ nuk e ka marrë në shqyrtim ankimin e kryer në rrugë administrative.

7. Ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Durrës, ka bërë ankim të veçantë pala paditëse “Sile Alb” Shpk, e cila ka pretenduar prishjen e vendimit të kësaj gjykate dhe kthimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit, duke parashtruar shkaqet e përmendura në mënyrë të përmbledhur në pjesën hyrëse të këtij vendimi. Në ankimin e tij të veçantë, pala paditëse i parashtron pretendimet e saj se kërkimet në padi kanë të bëjnë si me shkaqe të pavlefshmërisë absolute të akteve të ankimuara (lidhur me procedurën e ndjekur ).

8. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Shoqëria "Sile Alb" Shpk, nuk përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.940, datë 30.06.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Durrës, e cila ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe ankimit të veçantë, ky Kolegj arrin në përfundimin se çështja objekt gjykimi nuk i përket juridiksionit gjyqësor.

9. Konkretisht neni 16 i Ligjit 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", parashikon parimin lidhur me detyrueshmërinë e ezaurimit të ankimit administrativ përpara ankimit në gjykatë, duke përjashtuar njëkohësisht edhe rastet e përjashtimit nga ky detyrim. Konkretisht kjo dispozitë parashikon se: "1. Padia ndaj veprimit administrativ mund të ngrihet vetëm pas shterimit të ankimit administrativ. 2. Përjashtohen nga ky rregull rastet kur: a) ligji nuk parashikon organ më të lartë për paraqitjen e ankimit administrativ, ose kur organi më i lartë administrativ nuk është konstituuar; b) ligji parashikon shprehimisht të drejtën për t'u ankuar ndaj veprimit administrativ drejtpërdrejt në gjykatë; c) organi më i lartë në shqyrtimin e një ankimi administrativ ka cenuar, me vendimin e tij, të drejtat apo interesat personale të ligjshëm të një personi, i cili nuk ka qenë palë në procedimin administrativ." Në këtë drejtim, pala paditëse nuk mund të drejtohej menjëherë në gjykatë pa ezauruar ankimin administrativ.

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vë re se pala paditëse në objektin e kërkimeve të saj në padi ka kërkuar anulimin e akteve administrative objekt gjykimi, duke pretenduar shkaqe që kanë të bëjnë me qenien e këtyre akteve të padrejta. As në padi dhe as gjatë gjykimit në shkallë të parë, nga pala paditëse nuk janë ngritur shkaqe të pavlefshmërisë absolute të akteve administrative objekt gjykimi. Madje edhe në momentin kur përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është saktësuar objekti i padisë, duke u kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute, pretendimet e padisë kanë mbetur të njëjtat. Shkaqe të pretenduara lidhur me pavlefshmërinë absolute pala paditëse ka ngritur vetëm në ankimin e veçantë drejtuar Gjykatës së Lartë.

11. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në analizë të shkaqeve të parashtruara në ankimin e veçantë nga pala paditëse, thekson se në ankimin e veçantë drejtuar kësaj gjykate nuk mund të parashtrohen pretendime të tjera, të ndryshme nga ato të padisë dhe të shqyrtuara nga gjykata e shkallës së parë. Përkundrazi, në ankimin e veçantë pala paditëse mund të parashtrojë vetëm arsyet për të cilat mendon se vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i padrejtë.

12. Çështjet e tjera të parashtruara në ankimin e veçantë nga pala paditëse janë të ezauruara tashmë nga praktika gjyqësore dhe pala paditëse nuk mund të pretendojë shmangien e rrugës administrative. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.9, datë 02.04.2003, ka vlerësuar se: "vendosja e parakushtit të pagimit të detyrimit tatimor para fillimit të procedurave të ankimit, nga pikëpamja formale paraqitet si një kufizim i së drejtës për t'iu drejtuar gjykatës, parashikuar në nenin 42 të Kushtetutës, si dhe në nenin 17 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por megjithatë është konsideruar si një masë e nevojshme dhe në proporcion me gjendjen që e ka krijuar”.

13. Në këto kushte, çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor dhe si rrjedhojë vendimi nr.940, date 30.06.2014 i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Durrës është i drejtë dhe duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYE,

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të Nenit 7, 13 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.940, datë 30.06.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Tiranë, më 30.10.2014

Nr.31003-03555-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 4155 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbëre prej:

Ardian Dvorani Kryesues

Andi Çeliku Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare


Në datën 28/10/2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me 03555/2014 akti që ju përket palëve :
PADITËS: TOM DEDAJ

E PADITUR: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

PROKURORI I PËRGJITHSHËM.
OBJEKTI:

Shpalljen të kundraligjshëm të dekretit nr.8405, dt.26.11.2013

të Presidentit të Republikës “Për transferimin e prokurorit Tom Dedaj

nga Prokuror në Prokurorinë Kurbin në Prokuror në Prokurorinë Dibër”.

Kthimin në vendin e mëparshëm të punës si prokuror në

Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin,

Prokurorine Tirane ku kam qendrën e banimit

ose në një prokurori kufitare me të afërt me Prokurorin Tiranë.

Baza Ligjore: Neni 1 dhe 2 të Deklaratës universale të së Drejtave të Njeriut,

miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithshme

me Rezolutën e saj 217 (II) të 10 Dhjetorit 1928.

Neni 1 i Konventës “Mbi diskriminimin në fushën e punësimit dhe të profesionit”

miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës

me datë 25 Qershor 1958, e cila ka hyrë në fuqi në datë 15 Qershor 1960.

Neni 5 i Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut.

Nenet 33, 42, 49, 148 te Kushtetutes se RSH.

Nenet 1, 2, 3, 9, 18, 205, 106, 107, 108, 115,

118, 121, 128 të ligjit nr.8485, dt.12.05.2009

Kodi Procedurës Administrative.

Nenet 32, 41, 42, 153, dhe 154,

324, 324, 327, 328, 329, 331 të Kodit Procedurës Civile.

Neni 34 pika 1 e ligjit nr.8737, dt.12.02.2001

“Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në RSH” i ndryshuar.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin nr.3, datë 05.06.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës funksionale për shqyrtimin e çështjes administrative nr.6 akti, dt.19.02.2014.

Dërgimin e akteve për shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, me vendimin nr.s’ka, datë 18.09.2014 ka vendosur:

Të ngrejë përpara gjykatës së Lartë mosmarrëveshjen e kompetencës funksionale me Gjykatën Administrative të Apelit, në lidhje me gjykimin e çështjes të dërguar nga Gjykata Administrative e Apelit , me pretendimin se ,në ligj nuk ka përcaktim të shprehur në lidhje me rastin e gjykatës kompetente për shqyrtim të kësaj padie por duke ju referuar kuptimit te përgjithshëm të neneve 33, 34 të Ligjit për Prokurorinë, kompetent nga pikëpamja funksionale duhet të jetë Gjykata Administrative e Apelit.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish