Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet168/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173

V Ë R E N


Paditësja Lindita Guraj ka qenë në marrëdhënie pune me palën e paditur Kombinati Mekanik Poliçan Skrapar nga shtatori i vitit 1986 deri me datë 31.03.2014 që është larguar nga puna .

Paditësja i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat me padi ku ka pretenduar se është zgjidhur kontrata e punës ne mënyre te menjëhershme dhe pa shkaqe te arsyeshme, pa asnjë lloje motivacioni në kundërshtim me ligjin duke mos u respektuar Kodi Punës dhe ka kërkuar shpërblim dëmi për zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar për mosrespektim të procedurës së njoftimit dhe mosrespektim të afatit të njoftimit si dhe për vjetërsi në punë.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.603, datë 18.06.2014 ka shpallur moskompetencën lëndore dhe dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë pasi mosmarrëveshja në shqyrtim përfshihet në rastet e parashikuara nga pika “ç” e nenit 7 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, kjo gjykatë ka kompetencën lëndore për të gjykuar mosmarëveshjet administrative .

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.1259 , datë 10.09.2014 ka vendosur të ngrejë mosmarrëveshjen për kompetencën lëndore para Gjykatës së Lartë lidhur me këtë çështje duke vlerësuar se kompetenca lëndore i përket gjykatës civile dhe jo administrative. Kështu sipas kësaj gjykate në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit nr.49/2012 gjykata administrative ka në kompetencë për shqyrtim “mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike. Sa më sipër kjo gjykatë konkludon se çështja objekt gjykimi nuk hynë në kompetencën lëndore të gjykatës administrative pasi pala e paditur nuk ushtron veprimtari të mirëfilltë të karakterit administrativ dhe për rrjedhojë nuk mund të konsiderohet pala e paditur në një rast të tillë si organ i administratës publike. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pasi analizoi aktet që ndodhen në dosje, si dhe vendimet e gjykatave vlerëson se vendimi nr.603, datë 18.06.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është marrë në zbatim të gabuar të ligjit dhe për pasoje duhet prishur dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate për këto shkaqe.

Çështja objekt shqyrtimi është në kompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat pasi mosmarrëveshja është e natyrës civile. Në bazë të pikës “ç”të nenit 7 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykatat administrative janë kompetente për “mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike”. Në rastin konkret punëdhënësi nuk është organ i administratës publike sipas nenit 2 pika 6 të ligjit sipër cituar pasi “organ publik” është çdo organ i pushtetit qendrorë i cili kryen funksione administrativ çdo organ i enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative ...”.

Në këto kushte duke qenë se mosmarrëveshja e shtruar për gjykim përbën një mosmarrëveshje që trajtohet nga e drejta civile Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në referim të nenit 7 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, çmon se nga pikëpamja lëndore kjo mosmarrëveshje është në kompetencën të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat prandaj duhet prishet vendimi nr.603, datë 18/06/2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe të dërgohet çështja asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 te Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.603, datë 18.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit asaj gjykatë.

Tiranë, më 02/10/2014



Nr.31003-03213-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3976 i Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

në datën 02.10.2014 në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.03213/2014 akti, që u përket palëve:

PADITËS: HASAN CIPURI

I PADITUR: MINISTRIA E MBROJTJES

OBJEKTI:


Detyrim i palës së paditur për të shlyer pagesën

e punimeve shkencore në shumën 1. 800. 000 lekë.

Baza Ligjore: Neni 419 e vijues i K.Civil,

nenet 31, 32 te K.Pr.Civile.

Neni 102/4 i Kushtetutes se R.Sh.

Ligji nr.8671, dt. 26. 10. 2000

“Për Forcat e Armatosura” Neni 19/2 i tij.

VKM nr.550, dt. 11.12.1992

“Për shpërblimin e autoreve të veprave shkencore”, neni 2 dhe 9 i tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3913, datë 20.04.2012 ka vendosur:

Pranimin e kërkesë-padisë. Detyrimin e palës së paditur Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë t’i paguajë paditësit Hasan Cipuri shumën prej 1.800.000 lekë si shpërblim për punimet shkencore të kryera prej tij”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2805, datë 23.11.2012 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.3913, datë 20.04.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.2111, datë 13.02.2014 ka vendosur:

“Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.Regj.Them 2574, me palë ndërgjyqëse dhe objekt :

Paditës: Hasan Cipuri

E Paditur: Ministria e Mbrojtjes

Me Objekt: Detyrimin e të paditurit për të shlyer pagesën e punimeve shkencore në shumën prej 1.800.000 lekë.

Kalimin e kësaj çështjeje për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”.

Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.(s’ka), datë 18.06.2014 ka vendosur:

“Të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e padisë nr.3219 regjistri. Të dërgojë padinë sëbashku me aktet shkresore dhe këtë vendim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të vendosur mbi mosmarrëveshjen e kompetencave midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Të njoftojë gjykatën në mosmarrëveshje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se paditësi Hasan Cipuri ka qenë pedagog dhe punonjës shkencor me titullin Profesor/Doktor në Akademinë e Mbrojtjes pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe aktualisht është në pension.

2. Rezulton se gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të tij pranë palës së paditur paditësi ka botuar një sërë punimesh shkencore të vlerësuara nga Komandat përkatëse, që aktualisht ndodhen në Bibliotekën e Ushtrisë, ku një pjesë e tyre ndodhen edhe në Bibliotekën e Komandës Supreme të NATO-s në Bruksel.

3. Për të gjitha këto punime në vitin 1995 është bërë vlerësimi nga pala e paditur në bazë të VKM nr.550, dt.11.12.1992 “Për shpërblimin e autoreve të veprave shkencore”, i të gjithë veprave të krijuara nga paditësi sipas tarifave te miratuara në shumën 1.800.000 lekë.

4. Për të vërtetuar sa më sipër, paditësi ka paraqitur në gjykim një sëre dokumentesh që sipas tij vërtetojnë punën e kryer prej tij dhe pagesat që ai duhet të kishte përfituar sipas VKM, nr.550, dt.11.12.1992. Në dosje janë depozituar disa vendime të Akademisë Ushtarake datë 15.11.1993, datë 27.07.1993, datë 20.11.1995, etj, që parashikojnë shpërblimin e paditësit për punimet e kryera në bazë të çmimit për faqe. Sipas paditësit ky shpërblim është 1.800.000 lekë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar pranë strukturave kompetente të Ministrisë së Mbrojtjes kryerjen e pagesës së këtij detyrimi, por prej tyre nuk ka marrë asnjëherë përgjigje pozitive. Në këto kushte, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi regjistruar në datën 06.10.2012 me objekt parashtruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3913, datë 20.04.2012 ka vendosur:

Pranimin e kërkesë-padisë. Detyrimin e palës së paditur Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë t’i paguajë paditësit Hasan Cipuri shumën prej 1.800.000 lekë si shpërblim për punimet shkencore të kryera prej tij”.



6. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2805, datë 23.11.2012 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.3913, datë 20.04.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues”.



6/1. Me arsyetimin se: ..në gjykim nuk është thirrur Akademia e Mbrojtjes pranë të cilës paditësi ka botuar një sërë punimesh..dhe të gjitha aktet kanë dalë nga ky institucion, dhe meqenëse ai ka personalitet juridik më vete është e nevojshme që kjo palë të thirret në cilësinë e të paditurit në gjykim..Gjithashtu duhet të thirret dhe një ekspert kontabël për llogaritjen e vlerës së detyrimeve..

7. Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.2111, datë 13.02.2014 ka vendosur:

“Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.Regj.Them 2574, me palë ndërgjyqëse dhe objekt:

Paditës: Hasan Cipuri

E Paditur: Ministria e Mbrojtjes

Me Objekt: Detyrimin e të paditurit për të shlyer pagesën e punimeve shkencore në shumën prej 1.800.000 lekë.

Kalimin e kësaj çështjeje për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”.



7/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se:.. Në rastin konkret nga cilësimi i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi rezulton se pretendimet e palës paditëse të drejtohen ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme të kryera nga ana e palës së paditur në këtë gjykim Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me moszbatimin nga ana e saj të një akti nënligjor sikurse rezulton të jetë VKM nr.550, datë 11.12.1992 “Për shpërblimin e autorëve të veprave shkencore”. Pikërisht kërkimi i sipërcituar si dhe shkaku ligjor i kërkesë – padisë së paraqitur për shqyrtim të shpien në përfundimin se mosmarrëveshja objekt gjykimi duhet të konsiderohet si mosmarrëveshje e natyrës administrative dhe jo të natyrës civile, për arsye se: Së pari: Pretendimet e palës paditëse në këtë gjykim rezulton që të drejtohen ndaj një organi të administratës shtetërore sikurse rezulton të jetë pala e paditur në këtë gjykim Ministria e Mbrojtjes. Së dyti: Edhe pas zbatimit të detyrave të lëna nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë përsëri kërkimet e palës paditëse vazhdojnë të shtrihen ndaj një organi të administratës shtetërore sikurse rezulton të jetë pala e paditur në këtë gjykim Ministria e Mbrojtjes. Së treti: Nga ana e palës paditëse pretendohet se pala e paditur me veprimet e saj të paligjshme rezulton të ketë refuzuar zbatimin e kushteve të përcaktuara në akin nënligjor VKM nr.550, datë 11.12.1992 “Për shpërblimin e autorëve të veprave shkencore”;

8. Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.(s’ka), datë 18.06.2014 ka vendosur:

“Të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e padisë nr.3219 regjistri. Të dërgojë padinë së bashku me aktet shkresore dhe këtë vendim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të vendosur mbi mosmarrëveshjen e kompetencave midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Të njoftojë gjykatën në mosmarrëveshje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

8/1. Gjykata ka arsyetuar se:..nuk jemi përpara rasteve të parashikuara në nenin 7 dhe 17 të Ligjit nr.49/2012. Paditësi ka kërkuar gjyqësisht shpërblim për punimin e veprave shkencore sipas përcaktimeve të VKM nr.550/1992..pra jemi përpara një kontrate shërbimi ku krijuesi i punimeve shkencore shpërblehet për punimin e miratuar për botim sipas tarifave të miratuara në VKM; prandaj mosmarrëveshja ka të bëj me marrëdhënien kontraktore që ka ekzistuar midis palëve, por që nuk është kontratë administrative sipas nenit 6 të K.Pr.Administrative.

Edhe pse publikimi përdoret nga Ministria për fondin shkencor të arkivuar të bibliotekës së saj, marrëdhënia e detyrimit për pagesë që ka lindur është në kuadër të së drejtës private..Fakti që referimi për përcaktimin e masës së detyrimit bëhet me akt nënligjor, nuk i jep marrëdhënies së pretenduar natyrën e një kontrate administrative, pasi përcaktimi i pagesës që kryhet nga një organ i administratës publike nuk mund t’i lihet tërësisht në diskrecion vlerësimi këtij të fundit por bëhet në respektim të kritereve vlerësuese që përcakton ligji në fuqi. Vetëm fakti që palë e paditur është Ministria e Mbrojtjes (pra organ i administratës publike) nuk e bën këtë marrëdhënie me karakter administrativ..

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

9. Se vendimi nr.2111, datë 13.02.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka vendosur të shpallë moskompetencës lëndore të saj për shqyrtimin e kësaj çështje dhe dërgimin e saj për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është një vendim i bazuar në ligjin procedural dhe për këtë shkak ky vendim duhet të lihet në fuqi.

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të shprehura si në kërkesë padi ashtu dhe në pretendimet e paraqitura para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vlerëson të drejtë dhe të bazuar në Ligjin nr.49/2012 arsyetimin dhe vendimin e dhënë nga kjo gjykatë. Pikërisht juridiksioni që i është dhënë nga ligji specifik Gjykatës Administrative tregon në të njëjtën kohë edhe pushtetin që i është dhënë kësaj gjykate për të marrë në shqyrtim të gjitha çështjet të cilat parashikohen në nenin 7 të tij. Ky është një lloj juridiksioni i veçantë, i cili ushtrohet në këtë fushë nga këto gjykata në bazë të Ligjit nr.49/2012.

11. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se pikërisht krijimi i këtyre gjykatave si dhe shqyrtimi i çështjeve administrative nga këto gjykata përbëjnë një garanci me tepër për të drejtat, liritë dhe interesat kushtetuese të palëve që janë pjesëmarrëse në këto procese. Këto gjykata respektojnë me rigorozitet të gjitha rregullat dhe normat proceduriale dhe materiale të parashikuara nga ligjet organike që rregullojnë këtë veprimtari, si dhe konfliktet që ato marrin në shqyrtim, janë gjykata të krijuar me ligj dhe përmbushin të gjitha garancitë kushtetuese për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

12. Nga kërkimet e palës paditëse si dhe aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se midis palëve ndërgjyqëse kanë lindur mosmarrëveshje në lidhje me pagesën për punimet shkencore të kryera nga paditësi gjatë ushtrimit të detyrës si pedagog dhe punonjës shkencor me titullin Profesor/Doktor në Akademinë e Mbrojtjes pranë dhe nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas paditësit ky detyrim i palës së paditur rrjedh nga aplikimi i VKM nr.550, datë 11.12.1992 “Për shpërblimin e autorëve të veprave shkencore”, ndryshuar.

13. Ligjvënësi në VKM nr.550, datë 11.12.1992 “Për shpërblimin e autorëve të veprave shkencore” ka përcaktuar rrethin e personave që përfitojnë shpërblim, duke i bashkëngjitur tabelën me kategoritë e teksteve përkatëse, autorët e të cilave përfitojnë një pagesë të tillë, si dhe autoritetin që miraton këtë lloj shpërblimi. Në këtë vendim përcaktohet se të drejtën e miratimit të këtij shpërblimi e kanë ministritë ose institucionet e tjera qëndrore që mbulojnë veprimtaritë përkatëse.

14. Rezulton se punimet shkencore, paditësit i janë miratuar nga Akademia e Mbrojtjes (rreth 23 vendime të Akademisë Ushtarakë, për vlerësimin e pagesës që i takon paditësit për punimet e kryera, janë administruar në dosje, fq. 8 – 32), por sipas tij, pagesat përkatëse për këtë lloj shpërblimi nuk i janë kryer atij nga Ministria e Mbrojtjes, që sipas paditësit ka përgjegjësinë për përmbushjen e një detyrimi të tillë konform VKM nr.550/1992.

15. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë duke analizuar llojin e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi, si dhe ndërgjygjësinë e këtij konflikti, arrin në përfundimin se mosmarrëveshja objekt gjykimi ka natyrë administrative dhe duhet të gjykohet nga gjykata administrative.

16. Ky Kolegj arrin në këtë përfundim nisur (i) si nga natyra e marrëdhënies juridike të realizuar mes palëve, ashtu dhe (ii) nga statusi juridik i palëve në proces.

17. Rezulton se marrëdhënia juridike e krijuar mes palëve ndërgjyqëse ka lidhje me krijimin dhe realizimin e punimeve shkencore nga ana e paditësit, gjatë ushtrimit të detyrave të tij pranë strukturave të palës së paditur, kundrejt shpërblimit që do të merrte nga kjo palë, shpërblim që ky parashikohet dhe llogaritet sipas akteve normative (VKM nr.550/1992). Me anë të padisë së tij paditësi kërkon të rivendose të drejta të pretenduara të shkelura nga ana e paditur duke e detyruar këtë të fundit që të përmbushe detyrimet e saj, të cilat rrjedhin nga kjo marrëdhënie juridike.

18. Pra, marrëdhënia juridike e krijuar midis palëve, nuk është gjë tjetër, veçse një shërbim/pune e kryer nga paditësi (punime shkencore, tekste etj, që përdoren nga ana e paditur), kundrejt një shpërblimi të caktuar në ngarkim të palës së paditur. Pavarësisht se kjo marrëdhënie ka natyrën e një kontrate shërbimi, kjo e fundit ndryshon dhe nuk mund te njehsohet me kontratën e shërbimit parashikuar shprehimisht në K.Civil. Kjo për arsye se ky lloj shërbimi nuk do te mund të realizohej dhe paguhej vetëm mbi bazën e një marrëveshje midis palëve, të lidhur me vullnetin e tyre te lire dhe te plote (element thelbësor ky në një marrëdhënie juridiko civile private), por ky shërbim duhet te rregullohej, realizohej dhe paguhej edhe në zbatim dhe ne baze te përcaktimeve te akteve normative, siç janë VKM nr.550/1992, që parashikon shprehimisht kushtet, termat dhe procedurat e zbatueshme në këto raste si dhe shpërblimet përkatëse.

19. Referuar analizës së mësipërme, një marrëdhënie e tillë ka natyrën e një kontratë administrative. Kjo e fundit shpall, modifikon ose revokon një marrëdhënie juridike në sferën e së drejtës publike. Një kontratë administrative duhet të ketë mbështetjen e saj në ligj dhe nuk duhet të jetë e papajtueshme me ndonjë parashikim ligjor. Nuk është e nevojshme që kompetenca për të kontraktuar të jetë e akorduar shprehimisht nga ligji, por duhet t’i ketë bazat e veta në ligj. Në këtë kontekst ligji nuk do të thotë vetëm ligji bazë, por në përgjithësi nënkupton legjislacionin administrativ, ligjet e zakonshme, po aq sa edhe parimet e përgjithshme të së drejtës.

20. Është e vërtetë se administrata publike në ushtrimin e veprimtarisë së saj, ka detyrimin të respektojë zbatimin e normave të së drejtës kontraktuale private në përmbushjen e tagrave dhe detyrave të përcaktuara shprehimisht në ligj apo akte nënligjore, por kjo administratë, në cilësinë e saj si palë kontraktore në marrëdhënie me subjektet private ka detyrimin të zbatojë aktet ligjore dhe nënligjore te posaçme që rregullojnë objektin e këtyre marrëdhënieve juridike. 

21. Siç është shprehur dhe më sipër, marrëdhënia juridike midis palëve, përveç sa parashikohet në K.Civil, rregullohet edhe nga VKM nr.550/1992, dhe ne rast se gjykata do te pranoje kërkimet e paditësit për detyrimin e palës së paditur të shpërbleje paditësin me vlerën e shërbimit të kryer, ky detyrim duhet të paguhet nga fondet publike (buxheti i shtetit).

22. Gjithashtu, rezulton qartë se pala e paditur, (të cilës paditësi i ka kundrejtuar kërkimet e veta për shpërblimin e pagesave), Ministria e Mbrojtjes është institucion publik qendror që ushtron funksione publike në kuptim të nenit 2, pika 6 të Ligjit nr.49/2012, që shprehimisht thotë: “6. Organ publik” është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative; çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i Forcave të Armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

23. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se jemi përpara një mosmarrëveshje administrative, që sipas përcaktimeve të nenit 7 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në të cilin parashikohet shprehimisht se: “Gjykata administrative janë kompetente për .... mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”, është në kompetencë lëndore e gjykatave administrative.

24. Këtë qëndrim kane mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013, ku kanë arritur në përfundimin se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit”.

25. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.2111, datë 13.02.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Per organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.2111, datë 13.02.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 02.10.2014

Nr.31003-03402-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3978 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Midi Bici Anëtare

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 16.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: QEMALE SHEHAJ

PALË E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, DEGA KAVAJË

OBJEKTI:

Pavërtetësi e regjistrit themeltar nr.2, fq. 355 e 379

të ish-Kooperativës Bujqësore Rehovë, fshatin Corogjaf,

sa i përket gjeneraliteteve emër, atësi, mbiemër.

Detyrimin e të paditurit të paguajë pension pleqërie

nga dita e mbushjes së moshës për pension

Baza Ligjore: Neni 32/c i K.Pr.Civile,

dhe Ligji nr.7703/1993 “Për sigurimet shoqërore”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendimin nr.155, datë 23.05.2014 ka vendosur:

“1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për shqyrtimin e çështjes me nr.00057.akti.

2. Dërgimin e akteve për kompetence gjykimi, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit. Per palët ky afat fillon nga komunikimi i vendimit”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durres me vendimin nr.79, datë 26.09.2014 ka vendosur:

“Të parashtrojë çështjen e mosmarrëveshjen për kompetencë midis Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për gjykimin e kërkimit në lidhje me shpalljen si të pavërtetë të regjistrit themeltar, në çështjen me nr.1624 akti., datë 24.07.2014.

Të njoftohen me një kopje të këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë”.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Evelina Qirjako, dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se paditësja me mbushjen e moshës së pensionit të pleqërisë, i është drejtuar palës së paditur Drejtorisë Rajonale Sigurimeve Shoqërore (“DRSSH”), dega Kavajë me kërkesën për të përfituar pensionin e pleqërisë në përputhje me Ligjin nr.7703/1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”.

2. Rezulton se pala e paditur DRSSH ka vendosur të refuzojë kërkesën për lidhje pensioni dhe kthimin e akteve pa veprime, me arsyetimin se nuk merret parasysh periudha e punës në kooperative në fshatin Corogjaf, pasi të dhënat e regjistrit, gjeneralitetet nuk përputhen me ato të subjektit kërkues.

3. Paditësja pretendon se emri i shënuar në regjistrat e ish –NB nuk është i saktë pasi të dhënat e saj janë shkruar gabim nga ish punonjësit si Zylkë Asim Sheu, ndërsa emri i saj i vërtetë është Qemale Hasim Shehu, ç’ka rezulton nga regjistrat e gjendjes civile.

4. Në këto kushte, ka paraqitur padi, regjistruar në datën 23.01.2014, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë me objekt parashtruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendimin nr.155, datë 23.05.2014 ka vendosur:

“1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për shqyrtimin e çështjes me nr.00057.akti.

2. Dërgimin e akteve për kompetence gjykimi, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranës.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit. Për palët ky afat fillon nga komunikimi i vendimit”.



5/1. Gjykata ka arsyetuar se:. Jemi përpara një konflikti administrativ me organin e sigurimeve shoqërore... Në bazë të vendimit unifikues nr.3/2013 kjo çështje duhet gjykuar nga gjykata administrative kompetente...

6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durres me vendimin nr.79, datë 26.09.2014 ka vendosur:

“Të parashtrojë çështjen e mosmarrëveshjen për kompetencë midis Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për gjykimin e kërkimit në lidhje me shpalljen si të pavërtetë të regjistrit themeltar, në çështjen me nr.1624 akti., datë 24.07.2014.

Të njoftohen me një kopje të këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë”.

6/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se:..referuar objektit të padisë, gjykata çmon se jemi përpara dy kërkimeve... njëri i natyrës administrative – detyrimi për lidhje pensioni ... tjetri civil – pavërtetësi akti... bazuar në VU nr.3/2014, gjykata vendosi të veçojë kërkimin administrativ dhe për kërkimin tjetër t’i parashtrojë qëndrimin gjykatës së lartë...

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

7. Se vendimi nr.155, datë 23.05.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, që ka shpallur moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Durrës është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po në këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

8. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të palës paditëse të shprehura si në kërkesë padi ashtu dhe në pretendimet e paraqitura para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë vlerëson të gabuar dhe të pabazuar në Ligjin nr.49/2012 arsyetimin dhe vendimin e dhënë nga kjo gjykatë. Pikërisht juridiksioni që i është dhënë nga ligji specifik Gjykatës Administrative tregon në të njëjtën kohë edhe pushtetin që i është dhënë kësaj gjykate për të marrë në shqyrtim të gjitha çështjet të cilat parashikohen në nenin 7 të tij. Ky është një lloj juridiksioni i veçante, i cili ushtrohet në këtë fushë nga këto gjykata në bazë të Ligjit nr.49/2012.

9. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se krijimi i këtyre gjykatave si dhe shqyrtimi i çështjeve administrative nga këto gjykata përbëjnë një garanci me tepër për të drejtat, liritë dhe interesat kushtetuese të palëve që janë pjesëmarrëse në këto procese. Këto gjykata respektojnë me rigorozitet të gjitha rregullat dhe normat procedurale dhe materiale të parashikuara nga ligjet organike që rregullojnë këtë veprimtari, si dhe konfliktet që ato marrin në shqyrtim, janë gjykata të krijuar me ligj dhe përmbushin të gjitha garancitë kushtetuese për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

10. Kolegji Administrativ i Gjykatës se Larte duke analizuar llojin e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi, konstaton se natyra e mosmarrëveshjes është e përbërë, pasi në objektin e kërkesë padisë pala paditëse ka ngritur si kërkime me natyrë civile, (Pavërtetësi e regjistrit themeltar të ish- Kooperativës Bujqësore Rehovë, fshatin Corogjaf, sa i përket gjeneraliteteve), në bazë të nenit 32 të K.Civil, ashtu dhe kërkime me natyrë administrative (detyrimin e palës së paditur t’i lidhë pensionin) në bazë të dispozitave të ligjit specifik nr.7703/1993 “Për sigurimet shoqërore”. Rezulton që padia është depozituar dhe regjistruar në datën 23.01.2014 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

11. Neni 7 i Ligjit 49/2012 ka përcaktuar rrethin e çështjeve që mund të gjykojë gjykata administrative, si vijon: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik; b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik; c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative; ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike; d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin; dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

12. Ndërkohë neni 8/2 i Ligjit 49/2012 parashikon se çfarë nuk mund të gjykojë kjo gjykatë, duke përcaktuar se: “Gjykata administrative nuk shqyrton mosmarrëveshjet: b) shqyrtimi i të cilave, sipas legjislacionit në fuqi, është në kompetencën e një gjykate tjetër. Në analizë të kësaj dispozite gjykatat administrative mund të shqyrtojnë vetëm ato kërkime të palëve të cilat ligji ia ka lënë në kompetencën e tyre. Në interpretim të këtij përfundimi, kërkimet të cilat shprehimisht ligji i ka përcaktuar në kompetencë të një gjykate, nuk mund t`i shqyrtojë një gjykatë tjetër, pavarësisht lidhjes apo ndërvarësisë që këto kërkime mund të kenë me njëri tjetrin.

13. Gjithashtu neni 23 i Ligjit 49/2012 parashikon se: “Në një kërkesëpadi mund të parashtrohen disa kërkime, në rast se gjykata është kompetente për të gjitha kërkimet…”. Të njëjtin rregullim e parashikon edhe neni 159 i K.Pr.Civile, kur shprehet se“Në një kërkesëpadi mund të parashtrohen shumë kërkime, në rast se gjykata është kompetente për të gjitha kërkimet…”. Në interpretim të këtyre dispozitave, një gjykatë nuk mund të shqyrtojë të gjithë kërkimet e një padie, nëse ligji nuk i ka dhënë asaj kompetencën lëndore për t`i gjykuar ato. Si rrjedhim, gjykata duhet të mbajë për shqyrtim vetëm ato kërkime të padisë për të cilat është kompetente.

14. Referuar të drejtës sonë procedurale kompetenca është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe duhet të deklarojë moskompetencës e saj.

15. Në këtë kuptim, nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë lëndore për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës, ajo nuk mund të jetë një gjykatë “e krijuar me ligj” sipas kuptimit të nenit 42/2 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ. Bazuar në standardin e GJEDNJ1, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon gjithashtu, se shprehja “gjykatë e krijuar me ligj”, si element i procesit të rregullt ligjor, reflekton parimin e shtetit të së drejtës të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës sipas të cilit, e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.

16. Kuptimi i kompetencës si kufi i juridiksionit lind nga shumëllojshmëria e organeve që ushtrojnë këtë juridiksion, të parashikuara nga rendi juridik si dhe nga kërkesa që rrjedh prej këtij të fundit për të ndarë këtë pushtet midis organeve shtetërore. Në këtë kuadër, kompetenca e gjyqtarit për të gjykuar një çështje të caktuar është kufiri i fundit që përcakton fushën e juridiksionit brenda të cilit ai është i detyruar që të procedojë. Detyrimi i respektimit nga gjyqtari të kufirit të kompetencës lëndore është ndër të tjera parakusht për të mos lejuar që shumë gjyqtarë të ushtrojnë të njëjtin pushtet me vendime të ndryshme për një fakt të caktuar. Prandaj, për çdo rast dhe çështje të mundshme, ligji ka parashikuar një gjykatë kompetente për të gjykuar.

17. Në referim të analizës së mësipërme, mosrespektimi i kompetencës lëndore e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Marrja e vendimit nga një gjykatë jo kompetente është antikushtetuese.

18. Për këto arsye, pas hyrjes në fuqi të Ligjit 49/2012, kërkimet e natyrave të ndryshme civile dhe administrative, të parashtruara me anë të padisë në një proces gjyqësor, nuk mund të gjykohen më së bashku, pasi ligji ka përcaktuar që duhen gjykuar nga gjykata të ndryshme. Në të tilla rrethana, është detyrë e gjykatës ku janë paraqitur këto kërkime të veçojë kërkimet e padisë që nuk janë në kompetencën lëndore të saj dhe t’ia dërgojë çështjen për shqyrtim gjykatës kompetente, duke vazhduar gjykimin e çështjes vetëm për ato kërkime që janë në kompetencën lëndore të saj, (nenet 1, 13 dhe 23 të Ligjit nr.49/2012 dhe nenet 61 dhe 159 të K.Pr.Civile).

19. Në përfundim të analizës së mësipërme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se duke qenë se në çështjen objekt shqyrtimi gjyqësor jemi përpara kërkimeve të natyrave të ndryshme, civile dhe administrative, kompetente nga pikëpamja lëndorë për gjykimin këtyre kërkimeve do të jenë: i) gjykata e zakonshme civile për kërkimin në lidhje me: pavërtetësi regjistri themeltar”, dhe, ii) gjykata administrative në lidhje me kërkimin për: “detyrim për lidhje pensioni”.

20. Sa më sipër është në përputhje me qëndrimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr.3/2014 ku shprehimisht thuhet: “Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre, apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente....

Çështjet të cilat në objektin e tyre kanë disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, kërkime të cilat janë paraqitur përpara datës 04.11.2013, do të vazhdojnë të gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur”.

21. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.155, datë 23.05.2014, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë duhet prishur dhe çështja duhet dërguar për vazhdimin e gjykimit në këtë gjykatë vetëm sa i takon kërkimeve të natyrës civile në këtë gjykim. Në kushtet që Gjykata e Lartë nuk bën ndarje dhe veçim të kërkimeve, pasi këto veprime procedurale bëhen vetëm nga gjykata e shkallës së parë sipas parashikimeve të K.Pr.Civile, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ajo e cila përsa i përket kërkimeve me natyre administrative duhet të vendosë ndarjen/veçimin e tyre nga ky gjykim, duke ia dërguar aktet për gjykim vetëm për këto kërkime, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 13 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.155, datë 23.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në këtë gjykatë.

Tiranë, më 16.10.2014

Nr.31003-03619-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3979 i Vendimit


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish