Lista e temave sipas sugjerimeve të aktoreve të ndryshëm për t’u përfshirë në kalendarin e Trajnimit Vazhdues



Download 35,04 Kb.
Sana18.04.2017
Hajmi35,04 Kb.
#7012

Lista e temave sipas sugjerimeve të aktoreve të ndryshëm për t’u përfshirë në kalendarin e Trajnimit Vazhdues,

miratuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës










Kodi

E drejte Civile dhe E drejta Proceduriale Civile




C1

Arsyetimi i vendimeve gjyqësore, elementët e tij sipas dispozitave proceduriale dhe substanciale, pasojat e mosarsyetimit të vendimit.




C2

Nënshkrimi elektronik. Garancitë e përdorimit të dokumentit elektronik dhe ligji mbi nënshkrimin elektronik.




C3

Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

  • Kontrolli gjyqësor mbi ekzekutimet.

  • Përshpejtimi në rastet e vonesave dhe ngritja e një mekanizimi efektiv.

Standarti i GJEDNJ për ekzekutimin e vendimeve dhe kohëzgjatja e gjykimit.




C4

Gjykimi në mungesë në procesin civil.




C5

Instituti juridik res iudicata, kuptimi material dhe procedural, dimensionet kushtetuese, konventore, dhe ligjore, dhe krizën që ky institut ka pësuar nga Kushtetuta, ligji, e drejta ndërkombëtare e Këshillit të Europës, Bashkimi Europian, fenomeni i dejuridiksionalizimit, ankimet e jashtëzakonshme dhe denatyrimi juridik i tyre në ligjin procedural, drejtësia efiçente vs. drejtësisë përfundimtare, dhe perspektiva e zhvillimit të legjislacionit procedural civil në këtë çështje.




Kodi

E drejte Penale dhe E drejta Proceduriale Penale




P1

Veprat penale me motive diskriminuese (të gjitha llojet e diskriminimit dhe jo vetëm mes krimeve kompjuterike). Barra e provës.




P2

Pozita e viktimës në proces penal. Ndihma Juridike  dhe mundësia në afrimit të saj përtej burokracive të sotme. Roli i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë penale. Nevoja për një qasje tjetër nga ajo që ekzistuese.




P3

Disa çështje që dalin rreth kuptimit të shtesave dhe ndryshimeve të Kodit Penal në lidhje me alternativat e dënimit me burgim. Roli i alternativave të dënimit me burgim në luftën parandaluese dhe rehabilitimin e të dënuarve. Roli i shërbimit të provës në sistemin e drejtësisë penale. Raportet e shërbimit  të  provës në fazën e hetimeve paraprake, në procesin gjyqësor, gjatë ekzekutimit të dënimeve penale dhe pas lirimit nga burgu. Bashkëpunimi prokurori-shërbim prove, Gjykatë-shërbim prove etj.




P4

Teknikat e hetimit pro-aktiv, teknikat për hetimin e trafikut të drogës.




P5

Trafikimi i qënieve njerëzore me specifikat që paraqesin subjektet e veçanta. Teknikat e hetimit pro-aktiv, trajtimin e viktimave gjatë gjithë procedimit penal si dhe trafikimi i fëmijëve, duke u fokusuar tek format e reja të këtij trafikimi.  Dallimi mes kësaj figure vepre penale dhe veprave të tjera të ngjashme me to, psh: shfrytëzimi i fëmijëve për lypje. etj.  




P6

Mbrojtja e viktimave, në fokusin e padisë civile në procesin penal.




P7

Mbrojtja në gjykatë e grave viktima/të mbijetuara të dhunës në familje. Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit).




P8

Refleksione rreth praktikës gjyqësore në lidhje me institutin e bashkëpunimit në veprën penale dhe problematikat e krijuara pas daljes së Vendimit Unifikues Nr.4, datë  15.04.2011, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Konsiderata në lidhje me këndvështrimet në lidhje me kufijtë e shtrirjes së përgjegjësisë penale individuale (sidomos në rastet e vendimmarrjes kolektive).




P9

Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

  • Trajtimi integral i dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal për veprat penale në lidhje me zgjedhjet. Praktikat mbi hetimin dhe gjykimin e veprave penale, në fushën e zgjedhjeve.




P10

Krimi kibernetik.




P11

Bashkëpunimi ndërkombëtar në çështjet penale.




P12

Veprat penale në fushën e tatimeve.




Kodi

E drejta familjare

F1

Nevoja të posaçme për mbrojtjen në gjykatë të fëmijëve viktima të dhunës në familje, të cilët përballen me konfliktet ndërmjet prindërve, përvojat me zbatimin e urdhrave të mbrojtjes për fëmijët, ofrimi i ndihmës psikologjike për fëmijët në gjykatë. 

Trajnim i mëtejshëm për teknikat e intervistimit / si të sigurohet pjesëmarrja e fëmijës në procedimin gjyqësor.  






E drejta Administrative

AD1

Kuadri i ri ligjor për administratën publike (ligji nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e publik”,aktet e tjera ligjore dhe nënligjore të kësaj fushe.).




AD2

E drejta administrative në kontekstin ndërkombëtar.

  • Drejtësia Administrative dhe Bashkimi Evropian. 

  • Drejtësia Administrative Shqiptare në kontekst ndërkombëtar: zhvillimi i jurisprudencës së drejtësisë administrative në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. 




AD3

Drejtësia administrative.

  • Llojet e padive në gjykimin administrativ.

  • Kompetenca e gjykatave administrative: çështje me natyrë administrative e ato jo të tilla.

  • Gjykimi i çështjeve me karakter administrativ: juridiksioni kushtetues përkundrejt atij gjyqësor.

  • Procesi i rregullt ligjor në gjykimin administrativ.




AD4

Shërbimi civil.

  • Marrëdhëniet e punës në administratën publike: analizë e instituteve të parashikuara nga ligji për shërbimin civil.




AD5

Procedurë administrative.

  • Mjetet e mbrojtjes së të drejtave e interesave të palëve në procedurat administrative.

  • Heshtja administrative: kuptimi dhe aplikimi i saj. Dallimi nga mosveprimi.

  • Procesi i rregullt ligjor në procedimin administrativ.

  • Afatet në procedurat administrative.

  • Llojet e pavlefshmërive dhe efektet e tyre: risitë e KPA (të riut nëse miratohet).




AD6

Kontrata administrative e prokurimit publik. Problematikat e zbatimit të këtyre kontratave dhe procedura e ankimit publik, administrativ dhe gjyqësor. Prokurimi publik dhe praktika gjyqësore.




AD7

Kontrabanda. Zgjidhja administrative e kontrabandës.




Kodi

E drejta e punës dhe administrative




AD8

Ndër lëndore ose kros-kurrikulare: Rregullimi ligjor i marrëdhënieve të punës dhe problemet që ndeshen në praktikën gjyqësore në kuadër të zbatimit të dispozitave të Kodit të Punës dhe ligjit 49/2014 si dhe ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësit civil”. Përfundimin e marrëdhënies së punës sipas Kodit të Punës dhe lirimi nga shërbimi civil; Transferimi sipas Kodit të Punës dhe legjislacionti të shërbimit civil (transferimi i përkohshëm dhe i përhershëm);

Dallimi mes gjykimit adminsitrativ dhe atij civil në aspektin e zbatimit të rregullave procedurale të parashikuara në ligjin 49/2012 dhe KPRC. Roli i gjykatës civile dhe administrative në këto gjykime dhe trajtimi i problemeve që shfaqen aktualisht.






Kodi

Shkrim dhe arsyetim ligjor

L1

Shkrim arsyetim ligjor.




Kodi

Etika profesionale

E1

Etika gjyqësore, parimet, respektimi i solemnitetit në drejtim të etikës gjyqësore.




E2

Procedimi disiplinor i gjyqtarëve (të dhëna bazë mbi procedurën dhe kriteret, si dhe përqasja me standardet dhe praktikat e mira evropiane).




E3

Vlerësimi profesional dhe etik i gjyqtarëve (të dhëna bazë mbi procedurën dhe kriteret, si dhe përqasja me standardet dhe praktikat e mira evropiane).




Kodi

Menaxhimi i gjykatave




CM1

“Administrimi modern i Gjykatave.”. Trajnim i kryetarëve të gjykatave/kancelarëve me aspekte që lidhen me menaxhimin e Gjykatës.




CM2

Trajnime për personelin e administratës gjyqësore, për cështje që lidhen me veprimtarinë procedurale dhe administrative në zyrat e gjykatave, etikën, marrëdhëniet me median dhe publikun.




Kodi

E drejta tregtare

TT1

Pavlefshmëria e themelimit të shoqërive tregtare. Ndryshimet e reja ligjore. Çështje të teorisë dhe praktikës.




Kodi

E drejta Kushtetuese dhe të drejtat e njeriut

K1

Mbrojtja e të dhënave personale, me fokus të vecantë mbrojtjen e të dhënave sensitive që publikohen në vendimet gjyqësore.

Mbrojtja e të Dhënave Personale. [Njohja me ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar. Kuadri ligjor dhe nënligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Kompetencat mbikqyrëse të KDIMP-së. Transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale etj]






K2

Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi. Roli i gjykatës dhe prokurorisë në zbatimin e standardeve të barazisë dhe mosdiskriminit. Roli i Komisinerit për mbrojtjen nga diskriminimi.




K3

Të drejtat e njeriut: Neni neni 5, 8 dhe 12 i K.E.D.NJ.




K4

Neni 10 të K.E.D.Nj., konkretisht të drejtën e shprehjes.




K5

Zbatueshmeria e parimit kushtetues të së drejtës për të mos u gjykuar dy herë (ne bis in idem) në këndvështrimin e KEDNJ (neni 4 i Protokollit nr.7).




K6

Kuptimi kushtetues dhe ligjor i parashikimit të detyrueshmërisë për nisjen e procesit penal (regjistrimin e veprave penale) dhe shkalla e ndikimit të tij në ushtrimin e ndjekjes penale.




K7

Juridiksioni kushtetues vs. Juridiksionit gjyqësor administrativ.

  • Mosmarrëveshja e kompentencave mes pushteteve kur shkak i konfiktit është akti nënligjor.

  • Kontrolli mbi paligjshmërinë/pakushtetueshmërinë e akteve normative.

  • Aksesi i funksionarëve publikë për mbrojtjen e të drejtave substanciale dhe procedurale.




K8

Efektet e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e gjykatave të zakonshme.




K9

Doktrina e “hapësirës së vlerësimit” ligjvënësit nën optikën e Gjykatës Kushtetuese.




K10

Doktrina e “akteve të natyrës politike” nën optikën e Gjykatës Kushtetuese. Jurisprudenca e GJEDNJ në këtë drejtim.




K11

Metodollogjia e interpretimit pajtues të ligjeve me Kushtetutën sipas jurisprudencës së Gjyaktës së Lartë.




K12

E drejta për Informim. [Të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në ligjin nr.119/2014. Rolin dhe kompetencat e koordinatorit për të drejtën e informimit. Trajtimi i rasteve në praktikë.].




K13

Efikasiteti dhe cilësia e drejtësisë.




K14

Ankimet kundër vendimeve të KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor.

  • Aspekte procedurale të së drejtës së ankimit;

Gjykimi në themel i mosmarrëveshjeve zgjedhore nga Kodi Zgjedhor.







Trajnime në fushën e tatimeve dhe të doganave




TD1

Procedurat e ankimit të akteve administrative tatimore. Shqyrtimi i ankimeve për dënimet administrative për kundravajtjet tatimore. Ankimi kundër vendimeve të Drejtorisë së Apelimit Tatimor.




Kodi

E drejta e autorit dhe pronësia industriale/intelektuale




TA1

Shkeljet e Pronësisë Intelektuale në Internet. Kazuse konkrete nga praktika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare.




TA2

Menaxhimi Kolektiv i të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me të si dhe përfaqësimi i tyre në gjykatat shqiptare. Agjensitë e administrimit kolektiv në RSH.




TA3

Roli i prokurorëve dhe gjyqtarëve në Zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, vecanërisht çështjet e të drejtës së autorit.




TA4

Masat lidhur me kopjet e paligjshme të produktit intelektuale ose të pajisjeve që përdoren për riprodhimin e paligjshëm (shkatërrimi, asnjanësimi).




Kodi

E drejta e Bashkimit Europian

BE1

Trajnime mbi acquis communautaire për pjesë të reja të legjislacionit shqiptar që kanë përqasur Acquis Communautaire.




BE2

Roli i gjyqtarit kombëtar dhe zbatimin e Legjislacionit të BE-së.




BE3

Ligji europian. Konkurrenca.




Kodi

Trajnim trajnerësh

TOT1

ToT: Mbi instrumentat e CEPEJ-it për efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë për profesionistët shqiptarë të drejtësisë dhe trajnuesit e ShM.




Kodi

Trajnime specifike

TS1

Roli i Avokatit të Shtetit në procesin gjyqësor, ndarja e kompetencave midis Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve publike.




TS2

Asistim në sigurimin e një aksesi universal në bazat e të dhënave ligjore ndërkombëtare (p.sh. Lawtel, Westlaw, etj) përmes internetit. 







Download 35,04 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish