Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet170/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Evelina Qirjako Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 22.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që u përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:


PADITËS: IBRAHIM DOÇI

I PADITUR: FRAN NIKOLLË KROSI1

GASPËR FRAN KROSI

VIKTOR FRAN KROSI

BARDHOK DOBROZI

GAFURR ARIF KOÇI

ZVRPP KRUJË

PERSON I TRETË: KOMUNA THUMANË

OBJEKTI:


Saktësimin e sipërfaqen dhe kufijve të pronësisë, n

ë parcelën nr.96/11 me sipërfaqe 13.000 m2 tokë arë

dhe parcelën 96/8 me sipërfaqe 5200 m2.

Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Krujë të bëjë regjistrimin e kësaj pasurie

sipas të dhënave që përmban ky akt.

Baza Ligjore: Nenet 157/2, 192, 193/4 të Kodit Civil.

Neni 131 i KPr Civile,

ligji nr.7843, datë 13.07.1994

“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme i ndryshuar.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin nr.37, datë 05.02.2014 ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës në lidhje me çështjen civile me nr.12/61/408 akti, datë 03.04.2012 regjistrimi.

Dërgimin e akteve për këtë çështje Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të cilës i përket dhe kompetenca në lidhje me këtë çështje.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 24.04.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e padisë me nr.2399 regjistri.

Të dërgojë padinë së bashku me aktet shkresore dhe këtë vendim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të vendosur mbi mosmarrëveshjen e kompetencave midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë parashtron:


  • Referuar juridiksionit gjyqësor administrativ, kompetencës lëndore bazuar në dispozitat e ligjit nr.49/2012, nenet 7, 8, 9, 10 dhe 11 referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë dhe palës paditur të thirrur në këtë gjykim, kjo gjykatë nuk është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e padisë...

  • Konstatohet se mosmarrëveshja e lindur midis palëve është e natyrës civile, pasi pala paditëse pretendon saktësimin e kufijve të sipërfaqes së tokës që posedon, por që sipas pretendimeve të tij, e kanë regjistruar në ZVRPP Krujë.

  • Sipas akteve në dosje dhe pohimeve të palës paditëse nuk rezultoi që ti jetë drejtuar palës së paditur ZVRPP Krujë në lidhje me faktin e regjistrimit të pronës. Në këtë aspekt nuk konstatohet të ketë lindur ndonjë mosmarrëveshje administrative sipas nenit 7 të ligjit nr.49/2012.

  • Mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe zgjidhja e pasojave me natyrë civile, sipas vendimit përfundimtar gjyqësor mund të urdhërohet eventualisht kryerja e disa veprimeve administrative, siç mund të jetë fshirja e regjistrimeve të fakteve të pronësisë mbi sipërfaqen që kërkon të saktësojë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N



1. Në Gjykatën e Lartë me datë 06.10.2014 është regjistruar çështja nr.31003-03410-00-2014 regj.,them, që u përket palëve ndërgjygjëse: paditës Ibrahim Doçi, dhe të paditur Fran Nikollë Krosi, Gaspër Fran Krosi, Viktor Fran Krosi, Bardhok Dobrozi dhe Gafurr Arif Koçi, ZVRPP Krujë, person i tretë Komuna Thumanë, me objekt: Saktësimin e sipërfaqen dhe kufijve të pronësisë, në parcelën nr.96/11 me sipërfaqe 13.000 m2 tokë arë dhe parcelën 96/8 me sipërfaqe 5200 m2. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Krujë të bëjë regjistrimin e kësaj pasurie sipas të dhënave që përmban ky akt.

2. Vendimi nr.37, datë 05.02.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.



I. Rrethanat e çështjes:

3. Paditësi pretendon se si banor i Komunës Thumanë ka përfituar tokë arë me sipërfaqe 18.200 m2, me nr.parcele 98/8 me sipërfaqe 5200 m2 dhe parcelën nr.96/11 me sip.13.000 m2, në zbatim të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991, në fshatin Sheq, me kufizimet përkatëse, sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr.245, datë 25.06.1998.

4. Paditësi pretendon ti jetë drejtuar palës së paditur ZVRPP Krujë për regjistrimin e pronës dhe nuk i është pranuar kërkesa për mospërputhje të zërave kadastralë dhe mbivendosje me pronat e të paditurve të thirrur në këtë cilësi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

II.Vendimi dhe arsyetimi i gjykatave në mosmarrëveshje:
5. Në këto rrethana, paditëset i janë drejtuar me kërkesë padinë objekt gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila me vendimin nr.37, datë 05.02.2014 ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës në lidhje me çështjen civile me nr.12/61/408 akti, datë 03.04.2012 regjistrimi.

Dërgimin e akteve për këtë çështje Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të cilës i përket dhe kompetenca në lidhje me këtë çështje.

6. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



Në rastin objekt gjykimi pala kërkuese i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, duke kërkuar që pala e paditur ZVRPP Krujë të saktësojë sipërfaqen e tokës së pretenduar nga ana e palës paditëse dhe eventualisht të bëjë regjistrimin e saj. Gjykimi i kësaj çështje ka natyrë administrative në këto kushte, duke patur parasysh veçanërisht vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjykata çmon se janë kushtet për të shpallur moskompetencën e saj.

7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 24.04.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e padisë me nr.2399 regjistri.

Të dërgojë padinë së bashku me aktet shkresore dhe këtë vendim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të vendosur mbi mosmarrëveshjen e kompetencave midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

8. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ndër të tjera arsyeton:

Referuar juridiksionit gjyqësor administrativ, kompetencës lëndore bazuar në dispozitat e ligjit nr.49/2012, nenet 7, 8, 9, 10 dhe 11 referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë dhe palës paditur të thirrur në këtë gjykim, kjo gjykatë nuk është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e padisë...

Konstatohet se mosmarrëveshja e lindur midis palëve është e natyrës civile, pasi pala paditëse pretendon saktësimin e kufijve të sipërfaqes së tokës që posedon, por që sipas pretendimeve të tij, të paditurit e kanë regjistruar në ZVRPP Krujë.

Sipas akteve në dosje dhe pohimeve të palës paditëse nuk rezultoi që ti jetë drejtuar palës së paditur ZVRPP Krujë në lidhje me faktin e regjistrimit të pronës. Në këtë aspekt nuk konstatohet të ketë lindur ndonjë mosmarrëveshje administrative sipas nenit 7 të ligjit nr.49/2012.

Mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe zgjidhja e pasojave me natyrë civile, sipas vendimit përfundimtar gjyqësor mund të urdhërohet eventualisht kryerja e disa veprimeve administrative, siç mund të jetë fshirja e regjistrimeve të fakteve të pronësisë mbi sipërfaqen që kërkon të saktësojë.
III. Ligji i zbatueshëm:

9. Në nenin 32 të KPC përcaktohet se:



Padia mund të ngrihet:

a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;

b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;

c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.

10. Në Nenin 13/5 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” është përcaktuar se:



Gjykata me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve.

11. Në vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë nr.3, datë 06.12.2013 ndërmjet të tjerave thuhet se:



Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë të apelit, apo në Gjykatën e Lartë, dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.....

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen në vendimin për mosmarrëveshjen e kompetencës nga Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, nuk janë të bazuara në ligj, prandaj nuk ka asnjë shkak ligjor që vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë të cënohet.

13. Në nenin 2 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” është përcaktuar se: “Mosveprimi administrativ” është çdo mungesë veprimi nga organi i administratës publike për të ushtruar veprimtarinë administrative, sipas funksionit publik, që krijon pasoja juridike mbi të drejta subjektive apo interesa të ligjshëm. Organ Publik është çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative. “Veprim administrativ” është akti administrativ, kontrata administrative dhe veprimi tjetër administrativ. “Veprimi tjetër administrativ” është çdo formë e njëanshme e veprimtarisë së organit publik, në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshëm.

14. Në rastin në gjykim pala paditëse kërkon që pala e paditur të bëjë korrigjimin dhe saktësimin e pozicionit hartografik të pronës dhe të kufijve të kësaj prone tokë arë me sipërfaqe 18.200 m2, me nr.parcele 98/8 me sipërfaqe 5200 m2 dhe parcelën nr.96/11 me sip. 13.000m2, në zbatim të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991, në fshatin Sheq, me kufizimet përkatëse, sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr.245, datë 25.06.1998, që në vetvete përbëjnë mosveprime administrative nga organi administrativ, të parashikuara nga neni 2 i ligjit nr.49/2012. Arsyetimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë se: .. Mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe zgjidhja e pasojave me natyrë civile, sipas vendimit përfundimtar gjyqësor mund të urdhërohet eventualisht kryerja e disa veprimeve administrative, siç mund të jetë fshirja e regjistrimeve të fakteve të pronësisë mbi sipërfaqen që kërkon të saktësojë...... .

15. Në rastin në gjykim, palë e paditur është një organ i administratës publike, i cili kryen veprimtari të mirëfilltë administrative, që në rastin konkret është pajisja e paditësit me planvendosje të pronës për sipërfaqen e përfituar dhe sipas kufijve të përcaktuar në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, prandaj ky gjykim ka natyrë administrative dhe lënda e gjykatës administrative për shqyrtimin e çështjes nuk mungon.

16. Vendimi unifikues nr.3, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ndërmjet të tjerave thotë se: Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Larte, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrativ dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative “janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në Gjykatat e Shkallës së Parë të Apelit apo në Gjykatën e Lartë dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.

17. Meqenëse çështja është me natyrë administrative, duke u mbështetur në vendimin unifikues nr.03/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, kompetenca në lëndë i përket Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, prandaj vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.37, datë 05.02.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Tiranë, më 22.10.2014



Nr.31003-03560-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr.00 - 2014 - 4018 i Vendimit

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish