Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet15/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   173

V Ë R E N


Se, rekursi i paraqitur nuk përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.940, datë 09.11.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Rezulton se, më datë 19.04.1963, shtetasi amerikan me origjinë shqiptare, i quajtur Vangjel Gjoni (Angelo G. Jones), ka bërë testament për të disponuar pasurinë e tij pas vdekjes.

Testatori Vangjel Gjoni në artikullin (nenin) 9 të testamentit, ka caktuar si ekzekutorë të testamentit të tij tre persona të besuar dhe konkretisht shtetasit: Llambro Gjoni (Harry Jones), i cili nëse bëhej i pa aftë apo nuk dëshironte, mund të zëvendësohej nga i biri, paditësi Jorgo Gjoni (George Gioni) dhe Nikolla M.Zhupa (Nicholas M. Zuppas), i cili ka vdekur (pas çeljes së trashëgimisë testamentare) më datë 14.12.1972 dhe të paditurin Spiro Gjoni (Spero Jones).

Sipas Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (seksioni i çeljes së testamentit) më datë 12.08.1963 është pasqyruar fakti i dorëheqjes së Llambro Gjoni (Harry Jones) nga qenia si ekzekutor i testamentit për shkak se ka qenë i paaftë të veprojë si ekzekutor i testamentit dhe është zëvendësuar i biri Jorgo Gjoni (George Gioni).

Pas vdekjes së testatorit Angjelo G. Gjoni, më datë 17.07.1963 në Spitalin Doktors të Distriktit Kolumbia, Gjykata e Distriktit të Kolumbisë (seksioni i çeljes së testamentit) më datë 02.10.1963, ka çelur dëshminë testamentare, ku si ekzekutorë të testamentit Spiro Gjoni, Nikolla Zhupa dhe Jorgo Gjoni.

Mbi bazën e kërkesës së të paditurit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.423, datë 19.02.2008, për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë testamentare, ka përcaktuar kërkuesin Spiro Gjoni si të vetmin ekzekutor të testamentit datë 19.04.1963.

Në këtë gjykim paditësi Jorgji Gjoni ka kërkuar të njihet bashkë ekzekutor i testamentit dhe duke konsideruar, si shkelje të rëndë të detyrës së tij nga ana e të paditurit, pasi ka shkelur besimin e testatorit, ka kërkuar edhe shkarkimin e këtij të fundit.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.2448, datë 14.10.2009 ka pranuar padinë, duke detyruar të paditurin të njohë paditësin Jorgo Gjoni (George Gioni) si ekzekutor të testamentit të lëshuar nga testatori Vangjel Gjoni (Angelo G. Jones) më datën 19.04.1963.

Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e saj nr.940, datë 09.11.2010. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur Spiro Gjoni, i cili kërkon prishjen e tij.

Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit material dhe atij procedural.

Ky Kolegj evidenton se gjykata e apelit ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë e të gjithanshëm të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, si dhe iu ka dhënë përgjigje të gjitha kërkimeve dhe pretendimeve të palëve të ngritura në gjykim dhe në ankim.

Gjykata e apelit ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile); i ka çmuar ato, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e rrethanave të çështjes duke zgjidhur mosmarrëveshjen konkrete në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

Në zgjidhjen e çështjes vendimi i gjykatës së apelit mbështetet në dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete, në nenet 414 e vijues të Kodit Civil dhe në argumente të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla në pajtim me dispozitat e K.Pr.C.

Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga gjykata e apelit në lidhje me faktin e qenies ekzekutorë të të dyja palëve ndërgjyqëse si ekzekutorë të testamentit datë 19.04.1963, të testatorit Vangjel Gjoni (Angelo G. Jones),

Sipas nenit 472, germa “a” të K.Pr.C, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur nga ana e palës paditëse nuk argumentohet një gjë e tillë.

Ndryshe nga se pretendohet në rekurs, për mospasje të dispozitave të qarta të parashikuar në K.C, në nenet 414 e vijues të K.C, parashikohet se, trashëgimlënësi mund të ngarkojë një ose më shumë persona për të ekzekutuar testamentin dhe se caktimi si ekzekutor duhet të pranohet prej këtij në vetë testamentin ose me një deklaratë të veçantë që i bashkohet testamentit.

Pretendimi se, gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin nenin 414 e vijues të K.C, nuk rezulton të gjejë mbështetje në vetë këto dispozita në raport me të drejtën e pretenduar dhe gjendjen e faktit të vërtetuar gjatë gjykimit. Paditësi ka provuar në gjykim se, bashkë me të paditurin janë ekzekutorë të testamentit datë 19.04.1963 dhe ka qenë i padituri ai që me veprimet e tij, duke investuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka kërkuar të njihet si ekzekutor i vetëm i testamentit, duke mohuar qenien si ekzekutor te testamentit edhe paditësin.

Në këto kushte, me të drejtë, gjykatat e faktit kanë pranuar padinë, duke u detyruar i padituri të njohë edhe paditësin si ekzekutor të testamentit, pasi kanë konsideruar vendimin nr.423, datë 19.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si një vendim deklarativ, që nuk ka efekte për paditësin, duke ju referuar nenit 451/a të K.Pr.C.

Ndryshe nga çfarë pretendohet në rekurs, në lidhje me përfaqësimin e palës paditëse, kjo e fundit ka pajisur me prokurë të përgjithshme, përfaqësuesin e tij, në respektim të neneve 64 e vijues të K.C. Po mbi bazën e kësaj prokure, përfaqësuesi i palës paditëse ka zgjedhur edhe avokat, i cili e ka përfaqësuar në gjykimin e çështjes. Pra, përfaqësimi ka qenë i rregullt, edhe në respektim të dispozitave procedurale.

Në këto kushte, vendimi nr.940, datë 09.11.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë, si i marrë në zbatim të ligjit, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.C.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.940, datë 09.11.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 09.10.2014

Nr.11241-00713-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3488 i Vendimit (501)

VENDIM


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish