Departamenti I menaxhimit



Download 1.76 Mb.
bet1/18
Sana10.02.2017
Hajmi1.76 Mb.
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18



https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f2/university_of_tirana_logo.svg/2000px-university_of_tirana_logo.svg.png





UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT

FAKTORËT PËRCAKTUES

TË VULLNETIT SIPËRMARRËS

TË TË RINJVE SHQIPTAR
Rekomandime për një Edukim Efektiv e të Përgjegjshëm

Prezantuar nga


Elona Garo
Për Titullin Doktore e Shkencave

Drejtuese e Punimit: Prof. Dok. Vasilika Kume

Universiteti i Tiranës, Tiranë

Nëntor 2015


Abstrakt
Gjatë dy dekadave të fundit sipërmarrja ka qënë një nga prioritetet e arsimit të lartë në Shqipëri. Konsensusi ekziston midis studiuesve se zhvillimi i sipërmarrjes në terma afatgjatë, përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe zgjidhje të problemit të papunësisë. Ekonomia shqiptare duke qënë një ekonomi në tranzicion ka nevojë urgjente të investojë në rritjen e numrit të sipërmarrësve në vend.
Vullneti sipërmarrës vlerësohet nga studiuesit si shumë i rëndësishëm, pasi është pararendës i sjelljes. Edukimi sipërmarrës besohet se ka rol kryesor në nxitjen e vullnetin të të rinjve kundrejt kësaj mundësie karriere dhe studimi e provon këtë. Por në qoftë se duam të nxisim sipërmarrjen nëpërmjet një edukimi të përgjegjshëm dhe efektiv duhen hartuar politika që sjellin rezultate konkrete. Me qëllim që të kuptojmë pse shfaqet vullneti sipërmarrës ne duhet të analizojmë faktorët më influencues dhe si ndikojnë ato tek studentët. Kështu, objektivi i këtij punimi është të studiojë faktorët përcaktues të vullnetit sipërmarrës të të rinjve shqiptar dhe të rekomandojë hapa konkrete që edukimi universitar duhet të ndërmarrë për nxitjen e vetpunësimit.
Fokusi është vënë tek të rinjtë që studiojnë në institucionet e arsimit të lartë, pasi ky grup jo vetëm që është në kërkim të karrierës por është dhe më i arsimuari. Në këto vite janë bërë përpjekje të vazhdueshme nga institucionet arsimore si dhe donatorët për të krijuar programe që nxisin sipërmarrjen, përmendim këtu praktika të reja edukimi, qëndra inkubatore dhe aktivitete konkurruese për hartimin e planeve të biznesit. Studimet lidhur me rolin e tyre janë të pakta por megjithatë institucionet shqiptare kanë treguar dëshirë për të studiuar faktorët që influencojnë zhvillimin e sipërmarrjes. Gjetjet e këtij studimi do të përdoren për përmirësimin e kurrikulës universitare nga politikbërësit, drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë dhe edukatorët.
Ky studim është ndërmarrë bazuar në evidenca të mëparshme në fushën e sipërmarrjes dhe është mbështetur në të dhëna të mbledhura për këtë qëllim në Shqipëri dhe rajon. Popullata e studimit përbëhet nga studentë të degëve të biznesit të universiteteve publike dhe private. Në studim u ritestua Modeli i Sjelljes së Planifikuar të Ajzen. Analiza e të dhënave nxorri në pah ndikimin që ka arsimi në proçesin e krijimit të sipërmarrësve të ardhshëm si dhe problemet që ekzistojnë në shoqërinë tonë. Besohet se gjetjet e këtij studimi do të jenë të vlefshme për politikbërësit në fushën e edukimit dhe qeverinë shqiptare për të ndërmarrë politika efektive në drejtim të rritjes së numrit të sipërmarrësve të rinj, duke influencuar drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik të vendit.
Fjalët kyçe: vullnet sipërmarrës, edukim sipërmarrës, faktorët sipërmarrës, studentët, universitetet shqiptare, Shqipëria.


Parathënie
Sipërmarrja është një fushë e re kërkimi me mjaft interes për t'u analizuar nga studiuesit për vetë vlerat që i sjell ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi. Në vitet e fundit kërkimi në këtë fushë është bërë më i prekshëm për disa arsye të rëndësishme që lidhen në rradhë të parë me krizën ekonomike që po përjetohet në të gjithë botën, me zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë që po bëhet i pandalshëm, si dhe përmirësimin e jetës së njerëzve. Aktiviteti i sipërmarrjes konsiderohet mjaft i rëndësishëm për ekonominë e një vendi pasi forcon pozitat konkurruese të tregut, nxit inovacionin dhe ul papunësinë. Sipërmarrësit janë motorri i ekonomisë duke përdorur potencialin e tyre kreativ për të ofruar produkte e shërbime të reja, sfiduese dhe me interes.
Nxitja e sipërmarrjes si aktivitet ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, të dalë nga sistemi komunist pas viteve '90. Si rezultat i kushteve historike, ekonomike dhe shoqërore që ka kaluar Shqipëria, një nga prioritetet e zhvillimit afatgjatë të ekonomisë së saj, është nxitja e krijimit të sipërmarrjeve të reja dhe inkurajimi i inovacionit dhe teknologjisë. Kjo besohet se arrihet nëpërmjet edukimit dhe trajnimit praktik dhe ndryshimit të kulturës në vend. Në stategjinë më të fundit të propozuar nga Qeveria shqiptare synohet të hartohet një plan veprimi konkret i cili do të përqëndrohet në nxitjen e kulturës sipërmarrëse në shoqërinë shqiptare dhe veçanërisht vëmendja do t'i kushtohet edukimit formal dhe jo formal.
Proçeset reformuese në këtë drejtim është e rëndësishme të prekin jo vetëm kurrikulën në të gjitha nivelet por edhe një sërë programesh mësimore që kanë qëllim nxitjen e kulturës sipërmarrëse. Synohet në këtë studim që të inkurajohen universitetet të ofrojnë kurse të specializuara mbi sipërmarrjen, në veçanti ato të lidhura me teknologjinë, inovacionin dhe aftësimin në menaxhimin e biznesit.
Këto përpjekje bëhen më jetike pasi besohet nga kërkimet në fushë se sipërmarrësit nuk kanë lindur të tillë por ata mund të krijohen nëpërmjet përgatitjes teorike dhe praktike, modeleve frymëzuese dhe një mjedisi të shëndetshëm biznesi. Kështu në veçanti mjedisi social dhe ekspozimi në eksperienca të mëparshme nga familja, shoqëria e modelet frymëzuese, influencojnë qëndrimin e individit kundrejt sipërmarrjes. Shqipëria dhe vendet e Evropës Qëndrore e Lindore, që kanë kaluar të njëjtat ndryshime historike, ekonomike e shoqërore kanë nevojë urgjente për hapa konkrete në promovimin e edukimit sipërmarrës dhe aktiviteteve sipërmarrëse në përgjithësi, si kulturë shoqërore. Studime të kryera më parë dhe kërkimi në Shqipëri tregojnë se modeli në familje dhe shoqëri influencon të rinjtë të ndjekin këtë rrugë karriere. Për studentët e paekspozuar në aktivitete sipërmarrëse kjo karrierë nuk shikohet si mundësi zgjedhjeje. Këtë mungesë duhet ta zëvendësoj arsimi, në të gjitha nivelet, duke kontribuar në demokratizimin e kësaj alternative. Kështu del e nevojshme, e legjitime të nxitet edukimi sipërmarrës.
Në vite studiuesit kanë ndërmarrë kërkime, e kanë bërë analiza për të kuptuar faktorët që luajnë rol në krijimin e sipërmarrësve të rinj. Është vënë re se qëndrimi pozitiv ndaj sipërmarrjes rrit vullnetin sipërmarrës të individëve. Të njëjtën influencë ka dhe perceptimi i të qënit i aftë për të krijuar biznesin tënd. Pengesat e jashtme i frenojnë individët të fillojnë këtë karrierë. Arsimi sipërmarrës ka impakt pozitiv në disa nga faktorët që përmenda. Të kuptuarit e faktorëve na ndihmon të përmirësojmë kurrikulën mësimore dhe ta bëjmë atë më efektive në realizimin e ketij objektivi.
Qëllimi i këtij studimi nuk është zbulimi se të gjithë të rinjtë mund të bëhen sipërmarrës por për t'i dhënë mundësi atyre që kanë potencial (veçanërisht të paekspozuarve) të zbulojnë se të qënit sipërmarrës është një perspektivë shumë e mirë karriere. Për të arritur këtë, edukimi sipërmarrës në nivel universitar por edhe më gjerë është çelës suksesi. Theksi në rekomandimet e studimit është vënë në nivelin universitar, kjo jo se nuk duhet të ndërhyhet në nivelet e tjera të arsimit. Por studimet tregojnë se kompanitë e krijuara nga të shkolluarit, punësojnë më shumë punonjës, dhe luajnë rol të rëndësishëm në shoqëri për transferimin e dijeve, nga kërkimi shkencor në praktikë. Prandaj studimi ka vlerë pasi është e rëndësishme të kuptohen faktorët influencues, për të ofruar arsim të përgjegjshëm dhe efektiv.
Rishikimi i studimeve në fushë dhe kërkimi në Shqipëri na shtojnë bindjen se edukimi sipërmarrës influencon vullnetin sipërmarrës. Rezultatet e këtij studimi na bëjnë më të ndërgjegjshëm në lidhjen që ekziston midis veçorive të programeve mësimore dhe ndryshimeve në qëndrim, perceptim dhe vullnet. Kjo është mjaft e rëndësishme për profesionistet e mësimdhënies në këtë fushë të cilët duhet të hartojnë programe më efektive.
Kurrikula mësimore e përzgjedhur me kujdes dhe pedagogjia e duhur janë elementë kryesorë të një edukimi të përgjegjshëm e efektiv. Kulminojnë në këtë drejtim praktikat e edukimit me sens praktik brenda dhe jashtë klasës, për të inkurajuar mendimin dhe sjelljen sipërmarrëse.
Të dhënat e studimit tregojnë se edukimi ofron potencial për të influencuar vullnetin sipërmarrës nëpërmjet ndryshimit të qëndrimit, normave subjektive dhe kontrollit mbi sjelljen e planifikuar. Duke i ofruar studentëve mundësinë të zbulojnë dhe zhvillojnë potencialin e tyre sipërmarrës do të rritet numri i përgjithshëm i sipërmarrësve në të ardhmen në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.
Promovimi i sipërmarrjes dhe ndryshimi i qëndrimit ndaj saj është mjaft me rëndësi, kjo si rezultat i ndikimit që ka në nivele të ndryshme. Kështu në terma ekonomik, aktivitetet sipërmarrëse janë të rëndësishme për të siguruar zhvillim dhe përparim në ekonominë e një vendi. Më tej në nivel organizate sjellja sipërmarrëse e punonjësve ofron ide inovatore për t'u përballur me sukses me tregjet konkurruese. Dhe në nivel individual sjellja sipërmarrëse është e rëndësishme për t'i ofruar individëve aftësi që të mund të kthejnë idetë e tyre në veprim.
Krijimi i sipërmarrjeve të reja, të shëndetshme do të ofrojë më shumë mundësi pune dhe do të lejojë të rinjtë me talent të zhvillojnë dhe të zbatojnë idetë e tyre. Në një treg dinamik me ndryshime marramendëse në teknologji, studentët të cilët e orientojnë karrierën drejt sipërmarrjes do të kenë më shumë avantazhe. Ata do të jenë më fleksibël dhe të aftë t'ju përgjigjen ndryshimeve dhe të mbijetojnë edhe situata të vështira.
Synimi kryesor i programeve të sipërmarrjes duhet të përfshijë krijimin e një mentaliteti sipërmarrës dhe ndërgjegjësimin se sipërmarrja është një mundësi karriere. Aftësitë e studenteve për të njohur, zhvilluar dhe eksploruar mundësitë duhet të forcohet. Studentët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për kapacitetet sipërmarrëse që ata zotërojnë. Edukimi duhet të ofrojë një platformë mbështetëse të të mësuarit, ku studentët duhet të kenë mundësi të shkruajnë plane biznesi të cilat do përputhen me kërkesat e sipërmarrësve në treg. Njëkohësisht studentët duhet të njohin bazat praktike të funksionimit të bizneseve në përgjithësi si financat, marketingun, strukturën organizative dhe menazhimin e burimeve njërëzore si dhe aspektet ligjore.
Modelet inspiruese duhet të zënë rol kryesor në programet mësimore. Kjo do të sjellë eksperienca të vërteta jete në klasë të cilat nuk ofrohen dot nga stafi akademik, pasi kanë veçori praktike. Identifikimi me modele inspiruese motivon studentët dhe ndryshon qëndrimin dhe sjelljen e tyre.
Me rëndësi është që konceptet e sipërmarrjes të diskutohen hapur në klasë. Studentët duhet të të reflektojnë lidhur me eksperiencat me të cilat janë përballuar, duke kuptuar sesi puna kontribon në objektivat e të mësuarit. Hartimi i planeve të biznesit, analiza e rasteve studimore, simulimet e biznesit dhe praktikat mësimore në kompani me interes duhet të integrohen në programet e edukimit sipërmarrës. Diskutimi i hapur midis pedagogëve dhe studentëve duhet të jetë praktikë e përditshme. Ish studentët duhet të shërbejnë si modele inspiruese dhe të suksesshme për studentët. Studentët të cilët janë më afër diplomimit duhet të jenë familjar me infrastrukturat mbështetëse të sipërmarrjes si dhomat e tregëtisë, shërbimet e konsulencës, inkubatorët dhe agjensitë që ofrojnë financime.
Arsimi sipërmarrës edhe në Shqipëri është i targetuar tek studentët e biznesit. Studimet tregojnë se produktet apo risitë ndodhin më shumë në degë të tjera, kryesisht të lidhura me teknologjinë dhe jo me biznesin. Prandaj është e rëndësishme që pjesmarrësit në kurse sipërmarrëse të përfshijnë edhe studentët e degëve të tjera. Kjo ka vlerë për të dy palët, për studentët e biznesit që kanë fatin të bashkëpunojnë me ekspertë në fusha të tjera dhe studentët jo të biznesit që kanë mundësi t'i shohin idetë e tyre me lentet e sipërmarrësit.
Rekomandimet e këtij studimi janë të rëndësishme për politikbërësit dhe edukatorët në Shqipëri dhe rajon. Ato ndihmojnë për hartimin e politikave gjithëpërfshirëse duke ndërtuar ura midis qeverive, universiteteve, bizneseve dhe të rinjve në kërkim të karrierës.

Falenderime
Shumë njerëz janë bërë pjesë e këtij studimi duke përmendur studentët, ekspertët e edukimit dhe sipërmarrësit. Falenderime të veçanta të gjithëve për kohën e kushtuar. Një falenderim për të gjithë lektorët dhe asistentët e tyre, të cilët me durim ofruan kohën dhe përkushtimin, duke mundësuar shpëndarjen dhe mbledhjen e të dhënave nëpërmjet pyetësorëve.
Ndër personat që unë kam mësuar më shumë, dua të përmend drejtuesen direkte të këtij studimi, Prof. Dok. Vasilika Kume, e cila më ka ofruar këshilla shumë të vlefshme, ka qënë gjithmonë e gatshme të më mbështes plotësisht, në çdo kohë, dhe të nxis përfundimin me sukses të këtij punimi shkencor. Falenderime të veçanta shkojnë për Drejtuesin e Departamentit të Menaxhimit në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Prof. Dok. Shyqyri Llaci dhe Drejtoreshën e Programit të Doktoraturës Prof. Dok. Mimoza Kazimati, me të cilët unë kam shkëmbyer ide mbi kërkimin shkencor dhe kriteret për të mbyllur me sukses këtë objektiv të rëndësishëm.
Falenderime mirënjohëse për studentët dhe kolegët, të cilët më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të studiuar dhe kërkuar më shumë. Vlen të theksoj studenten time Suada Basho e cila kontriboi në përpunimin e të dhënave, u bë bashkëautore në artikujt shkencore dhe mësoi leksione jete me vlerë për karrierën e saj. Falenderime të veçanta pedagoges dhe specialistes së statistikës Enida Topulli që me përkushtim më mbështeti në fazën finale të studimit, për të siguruar një përpunim shkencor të të dhënave dhe gjetjeve të këtij punimi.
Në përfundim një falenderim mirënjohës për familjen time, prindërit e dedikuar, motrën, bashkëshortin tim sipërmarrës dhe fëmijët e mi të mrekullueshëm.

Elona Garo
Tabela Përmbledhëse

Abstrakt................................................................................................................................2

Parathënie.............................................................................................................................3

Falenderime.........................................................................................................................7

Tabela Përmbledhëse...........................................................................................................8

Tabela e Lëndës...................................................................................................................9

Lista e Tabelave.................................................................................................................12

Lista e Grafikëve................................................................................................................13

Lista e Figurave..................................................................................................................14
1 Hyrje......................................................................................................................15

2 Rishikimi i Literaturës...........................................................................................29

3 Situata në Shqipëri.................................................................................................63

4 Metodologjia..........................................................................................................80

5 Analiza e Rezultateve............................................................................................89

6. Përfundime...........................................................................................................121

7 Rekomandime.......................................................................................................134
Anekse..............................................................................................................................148

Referenca..........................................................................................................................180


Tabela e Lëndës
Abstrakt................................................................................................................................2

Parathënie.............................................................................................................................3

Falenderime..........................................................................................................................7

Tabela Permbledhese...........................................................................................................8

Tabela e Lëndës...................................................................................................................9

Lista e Tabelave.................................................................................................................12

Lista e Grafikëve................................................................................................................13

Lista e Figurave..................................................................................................................14



1 Hyrje....................................................................................................................15

1.1 Motivi.........................................................................................................15

1.2 Nevoja e Studimit......................................................................................18

1.3 Objektivi i Studimit...................................................................................22

1.4 Metodologjia..............................................................................................23

1.6 Kufizimet e Punimit...................................................................................25

1.7 Struktura e Punimit....................................................................................27
2 Rishikimi i Literaturës..................................................................................29

2.1 Nevoja për Rishikimin e Literaturës..........................................................29

2.2 Sipërmarrja dhe Edukimi Sipërmarrës.......................................................32

2.2.1 Sipërmarrja........................................................................................32

2.2.2 Karakteri Shumë Dimensional i Sipërmarrjes..................................35

2.2.3 Edukimi dhe Roli i Tij në Promovimin e Sipërmarrjes....................37

2.3 Shkenca e Edukimit...................................................................................41

2.3.1 Shkenca e Edukimi dhe Edukimi Sipërmarrës.................................41

2.3.2 Metoda Efektive të Mësimdhënies...................................................41

2.4 Teoritë e Njohjes Shoqërore......................................................................45



2.4.1 Teoria e Njohjes Shoqërore dhe Kërkimi lidhur me Edukimin Sipërmarrës....................................................................................45

2.4.2 Modeli i Shaperos lidhur me Ngjarjen Sipërmarrëse....................48

2.4.3 Teoria e Sjelljes së Planifikuar të Ajzen.......................................51

2.4.4 Koncepti i Veteficasitetit të Bandurës...........................................55

2.5 Konceptet Teorike në Ndihmë të Kërkimit Shkencor...............................58

2.6 Pyetjet Studimore dhe Fokusi i Kërkimit....................................................61


3 Situata në Shqipëri..............................................................................63

3.1 Deklarimi i Problemit......................................................................................63

3.2 Zhivillimi Ekonomik i Shqipërisë në Vitet e Tranzicionit...............................66

3.3 Sipërmarrja në Shqipëri...................................................................................70

3.4 Kultura Sipërmarrëse në Shqipëri....................................................................74

3.5 Studime mbi Sipërmarrjen në Shqipëri............................................................77


4 Metodologjia........................................................................................80

4.1 Metodologjia e Përdorur..................................................................................80

4.2 Pyetjet Kërkimore dhe Hipotezat ....................................................................85

4.3 Modeli Konceptual...........................................................................................88



5 Analiza e Rezultateve..........................................................................89

5.1 Studimi Pilot....................................................................................................89

5.1.1 Objektivi i Studimit Pilot..................................................................89

5.1.2 Analiza e Rezultateve.......................................................................90

5.1.3 Konkluzionet e Studimit Pilot...........................................................95

5.1.4 Kufizime të Studimit Pilot................................................................96

5.2 Studimi Rajonal...............................................................................................99

5.2.1 Objektivi i Studimit Rajonal.............................................................99

5.2.2 Analiza e Rezultateve të Studimit Rajonal......................................101

5.3 Studimi Bazë..................................................................................................107

5.3.1 Objektivat e Studimit......................................................................107

5.3.2 Rezultatet e Studimit.......................................................................108



Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   18


Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2017
ma'muriyatiga murojaat qiling

    Bosh sahifa