FORMIMI I POPULLIT ALBAN NË EPOKËN
E PRIMITIVIZMIT (EGËRSISË)
1. FAZA E PARË E PRIMITIVIZMIT – VENDI JETA DHE TË FOLURIT E NJERIUT TË PARË PARA ALBANO-PELLAZG
Për paraqitjen e njeriut të parë në sipërfaqen e tokës, feja dhe shkenca japin shpjegime që na janë të njohura, të emëruar me emrat Adam ose Adem, që kanë kuptimin e njeriut të parë në Tokë.
Njerëzit e parë kanë jetuar në viset e ngrohta tropikale dhe subtropikale të Azisë dhe të Afrikës. Ata kanë jetuar në kope të vogla, të shpërndara spontanisht sipas rasteve. Në këto vise të ngrohta, njerëzit e parë janë ushqyer me ushqime të gatshme. Janë ushqyer me perime, pemë dhe me frytet e ushqyeshme nëntokësore të bimëve. Njeriu i asaj kohe fillon të përdorë shkopin e drunjtë për mbrojte nga egërsirat, njëkohësisht e përdorë për të nxjerrë mbi tokë frytet nëntokësore të bimëve. Me këtë fillon edhe puna me mjetin e parë. Në këtë fazë të ulët të zhvillimit, njerëzit kanë qenë bimëngrënës. Angazhimi për jetë ka qenë normal. Inteligjenca ka qenë mjaft e ulët dhe jeta ka qenë më e shkurtër.
Me rëndësi të madhe te njerëzit e atëhershëm ka qenë paraqitja e të folurit fonetik, duke përdorur tinguj të artikuluar.
Në këtë etapë të zhvillimit të njerëzimit, nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë gjuhë të veçantë, përveç se mund të themi se kjo e folur është gjuhë e njeriut të parë, si gjuhë e Adamit apo e Ademit. Me rëndësi është se nga kjo fazë e të folurit primitiv e kanë fillimin e formimit të gjuhëve të para në botë. Prej asaj të folure, më vonë pas përmbytjes së madhe është formuar gjuha japetikishte. Nga fillimi i atyre të folurave del edhe gjuha që më vonë nga fillimi i epokës së dytë është quajtur njëherë si gjuhë albane në kohën e bakrit, e cila ka qenë më shumë e përhapur në Evropë. Kjo është popullatë e racës, që në kohën e bronzit u quajt gjuhë parapellazge. Gjuha e mëvonshme albane ose pellazge nga ajo kohë ka elemente të fjalëve si tinguj të artikuluar, që sot përdoren në të folurën popullore të shqipes së sotme. Në të folurën popullore të shqipes së sotme janë në përdorim në forma të ndryshme zanoret a, e, u, o, i dhe ë. Për shembull, zanoret a, o dhe ë, sot përdoren si folje me qenë, veta e tretë, koha e tashme. Këto zanore përdoren në të folurat popullore të dialekteve të shqipes. Këto tri zanore sot përdoren kështu: gega i veriut thotë: “Ku a Petriti?” Gega i jugut thotë: “Ku o Petriti?” Ndërsa toska thotë: “Ku ë Petriti?” Ku a-ja te gegët e veriut, o-ja te gegët e jugut dhe ë-ja te toskët, janë tinguj të artikuluar të asaj kohe të dikurshme, që edhe sot në të folurat popullore të shqipes, përdoren si folje me qenë – është.
Tingujt e artikuluar nga faza e parë e primitivizmit janë përdorur në shumë kuptime, por dalëngadalë ato marrin kuptime të caktuara të fjalëve të formuara. Në fillim janë sintetizuar zanoret dhe janë formuar diftongjet, e mandej edhe triftongjet etj.
Krahas zanoreve, në këtë fazë të kësaj kohe janë përdorur edhe bashkëtingëlloret, numri i të cilave ka qenë mjaft i kufizuar. Fillimisht zanoreve u janë bashkëngjitur një ose dy bashkëtingëllore, për të shprehur në mënyrë më të qartë ndjenjat e veta psikike, për të treguar diçka, ose zakonisht për të alarmuar raste për gjetje të ushqimit, ose për dhënie të alarmit për ndonjë rrezik. Tingujt e artikuluar nga kjo kohë janë elemente, gjegjësisht njësi themelore të formimit të fjalëve të mëvonshme të gjuhëve në përgjithësi, por që pellazgo – shqipja këta tinguj i ka edhe sot, si fonema që duke u sintetizuar komponohen dhe formojnë fjalët. Si bashkëtingëllore që në atë kohë, në një mënyrë kanë qenë të artikuluar, edhe sot janë në përdorim, që në këtë rast do të shqyrtojmë vetëm dy prej tyre. D-ja e bashkëngjitur njëherë me zanoren -ë, e pastaj edhe me zanoret e tjera, si: e, a, u dhe o, të cilat kur sintetizohen formojnë fjalët: de, da, du dhe do. Edhe n-ja, po ashtu, fillimisht është sintetizuar me zanoren –ë dhe është formuar shprehja -në, e cila më vonë sintetizohet edhe me zanoret e tjera, si: a, e, u dhe o, dhe formohen fjalët na, ne, nu dhe no. Përderisa d-ja e sintetizuar me zanoren –ë, qysh në fillim të të folurit, te të parët e albano-pellazgëve është përdorur me kuptimin e fjalës së dheut ose tokës, si objekt i subjektit njeri. Në anën tjetër edhe n-ja, gjithashtu, e sintetizuar me zanoren –ë është formuar shprehja në, me të cilën njeriu me të tregon një cak të fiksuar të një pjese të dheut ose të tokës, apo të një pjese të caktuar të çfarëdo objekti tjetër. Si d-ja, ashtu edhe n-ja, kur janë në të njëjtën pozitë të sintetizuara me ë-në, përdoren edhe sot e kësaj dite. Për shembull, fjalës borë, kur i parashtohet shprehja dë (dë + borë), formohet fjala dëborë; fjalës rrasë i parashtohet d-ja dhe formohet fjala dërrasë etj. Edhe në-ja përdoret në shumë raste, si: në fytyrë, në shkollë, në shesh, në Shkup etj. Pra, në-ja përdoret si nyje e përparme.
Si d-ja, ashtu edhe bashkëtingëllorja -n-ë, sintetizohet me zanoret a, o, e, i dhe u, në fillim të kohës së primitivizmit kanë formuar fjalë njërrokëshe, si: anë, onë, enë, inë, unë dhe ënë.
Nga dy kohët e para të primitivizmit, gjuha e mëvonshme albano-pellazge i ka trashëguar diftongjet dhe triftongjet, si: au, ai, ua, eau, aue etj., të cilat në shkrimet e para paraqiten në onomastikën e epokës së qytetërimit të hershëm. Diftongjet dhe triftongje janë në përdorim edhe te disa të folura popullore të shqipes së sotme.
2. FAZA E DYTË E PRIMITIVIZMIT
DHE ELEMENTET GJUHËSORE
TE ALBANO-PELLAZGËT
Faza e dytë e epokës së primitivizmit karakterizohet me zhvillimin e njerëzimit në një shkallë më të lartë në krahasim me fazën e parë. Njerëzit e asaj kohe fillojnë të merren me gjuajtjen e peshkut. Në fillim mishin e peshkut e thanin në diell e pastaj e hanin si mish të thatë. Me shpikjen e zjarrit, njeriu i atëhershëm filloi ta përdorë zjarrin për pjekjen e mishit të peshkut dhe të gjallesave të tjera të ujit. Pjekja e mishit bëhet në mënyrë primitive, duke e futur në prush ose në gropat e furrave të zjarrit. Përdorimi i peshkut të pjekur bëhet ushqim i përhershëm dhe, me këtë, njeriu bëhet mishngrënës.
Në këtë kohë, peshkimi bëhet degë kryesore ekonomike. Me përdorimin e peshkut si ushqim kryesor, njerëzimit iu mundësua të largohet nga viset e ngrohta tropikale dhe subtropikale dhe të shpërndahet në pjesën më të madhe të botës, duke ndjekur brigjet e deteve dhe rrjedhat e lumenjve. Tashmë njerëzit nuk ushqehen vetëm me ushqim të gatshëm, por fillon procesi i angazhimit për fitimin e ushqimit. Gjuajtja e peshkut si dhe pjekja e mishit të peshkut në zjarr është një punë që njeriun e angazhon fizikisht dhe mendërisht.
Krahas peshkimit, njeriu fillon të përpunojë veglat për punë dhe për luftë, prej guri, druri, brirët e kafshëve, prej eshtrave etj. Prej veglave më të rëndësishme të asaj kohe janë topuzi dhe shtiza. Veglat dhe armët e reja njerëzve u japin mundësi që të zhvillojnë edhe gjuajtjen e kafshëve të egra. Kjo është koha e mesme e epokës së primitivizmit, që ka zgjatur përafërsisht prej 100.000 – 40.000 vjet.
Nga faza e parë e kësaj epoke, njerëzit vazhdojnë të jetojnë në kope, të cilat në fazën e dytë janë më të mëdha dhe janë më kompakte dhe më të organizuara. Në grupet e kopeve njerëzit vepronin të gjithë së bashku si në punë, ashtu edhe në gjuajtjen e kafshëve të egra më të mëdha, sepse me armët e thjeshta të tyre, vetëm me angazhim të përnjëhershëm të të gjithë njerëzve më të aftë mundnin t’i mposhtnin kafshët më të mëdha.
Me kalimin e dhjetëra mijëra vjetëve kopetë e njerëzve shtohen dhe shpërndahen në pjesën më të madhe të kontinenteve të vjetra. Shtimi i kopeve të njerëzve bëhej në varësi nga kushtet e përshtatshme natyrore. Ata në mënyrë natyrore u janë adaptuar kushteve të reja ekonomike dhe kushteve klimaterike. Në këtë kohë, njerëzit janë shpërndarë edhe në viset më veriore. Në këtë kohë janë gjetur gjurmë që tregojnë se njerëzit kanë jetuar në pjesën më të madhe të Evropës. Ndër banorët e parë të shpërndarë nga Hindia, në Azinë perëndimore dhe në Evropë, janë banorët prej të cilëve më vonë do të formohen albano-pellazgët. Shtegtimi i këtyre banorëve në të gjitha drejtimet, pra edhe në veri, njerëzit i detyroi të angazhohen më shumë për sigurimin e ekzistencës së tyre. Ata në këtë kohë angazhohen, krahas mbledhjes së frutave të gatshme, edhe në gjuajtjen e peshqve dhe të kafshëve të egra. Por ata angazhohen edhe në pjekjen e mishit të peshkut dhe të kafshëve të egra të gjuajtura. E gjithë kjo ka qenë një veprimtari më serioze, që i shtyu njerëzit të angazhohen si fizikisht, psiqikisht dhe mendërisht. Me këtë njerëzit zhvillojnë të gjitha aftësitë dhe shkathtësitë e duhura për të kryer veprimtaritë e nevojshme për sigurimin e ekzistencës. Asaj kohe me këtë njerëzit në mes tyre krijojnë marrëdhënie të mira të ndërsjella. Me të rritet vetëdija primitive në një shkallë më të lartë, por rritet edhe kohezioni i njerëzve në kope ose nëpër gjini..
Krahas zhvillimit të mënyrës së organizimit të jetës së përbashkët, zhvillohen edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore, të cilat shprehen me anë të të folurit. Në këtë fazë të zhvillimit, njerëzit pasurojnë fondin e fjalorit që gradualisht formon gjuhët sipas grupeve më të mëdha fisnore të njerëzve të shpërndarë në drejtime të ndryshme. Grupet e shpërndara në Azinë qendrore e perëndimore, në gjithë Evropën dhe në Afrikën veriore, janë fise të panumërta të banorëve, që më vonë do të quhen Albanë. Nga kjo kohë, gjuha shqipe i trashëgon fjalët njërrokëshe, të cilat janë përdorur asaj kohe te fiset albano-pellazge. Nga ai fond i fjalorit të atëhershëm, sot kemi këto fjalë: Ili (Ylli), ha ( me hëngër), ul (me u ul), ërr (me marrë hov duke u lëvizur), lu ose lo ( me luajtur apo me loz) etj.
3. FAZA E TRETË E PRIMITIVIZMIT
DHE FJALËFORMIMET
NË GJUHËN ALBANO-PELLAZGE
Në këtë fazë të primitivizmit (egërsisë), njerëzit përparojnë duke i përsosur mjetet e punës dhe të luftës të trashëguara nga koha e mëparshme. Por me rëndësi është se në këtë etapë ai zbulon edhe vegla të reja, prej të cilave më të rëndësishme janë harku (fuksi) dhe shigjeta. Përdorimi i këtyre mjeteve të reja kanë kërkuar që njeriu të angazhohet sistematikisht me të gjitha aftësitë e zhvilluara fizike dhe mendore. Ai duke fituar një eksperiencë të gjatë, bëhet gjuetar i mirë i kafshëve të egra, ku gjuetia e kafshëve të egra bëhet degë shumë e rëndësishme ekonomike. Me këtë, mishi i kafshëve të egra bëhet ushqim i përhershëm. Përdorimi i harkut dhe i shigjetës kërkon kombinime të veprimeve edhe me mjetet dhe veglat e tjera të shpikura më parë.
Në këtë etapë, duke përdorur zjarrin dhe sëpatën prej gurit të përpunuar mirë, ndërtohen lundrat e para prej trupave të drunjve të mëdhenj. Ndërtimi i lundrave primitive, njerëzve u mundësoi kalimin prej një ane në anën tjetër të lumenjve të mëdhenj dhe të ngushticave të deteve. Me këtë njerëzit shpërndahen më lehtë, duke shtegtuar nëpër vende më të përshtatura për jetë. Raste të këtilla janë kalimi i lumenjve si Tigri dhe Eufrati në Mesopotami, Nili në Egjipt, Vollga dhe Danubi etj., si dhe ngushticat e Bosforit, Dardaneleve, e Gjibraltarit etj.
Si vegël e rëndësishme e kësaj kohe është përpunimi i çekanit prej gurit të lëmuar e të brimosur. Çekani ka qenë në përdorim edhe para sëpatës, por që ka qenë fare primitiv. Tani çekani merr formën e ndrequr në mënyrë të përsosur dhe përdorimi i tij është më efikas dhe përdoret për shumë lloje të punëve.
Vendbanimet e popullit para albano-pellazg si gjithkund, edhe në trojet e sotme shqiptare, në neolit shihet se të gjitha viset kanë qenë pak a shumë të dendura me banorë. Këtë e vërtetojnë arkeologët sipas materialeve të gjetura arkeologjike të asaj kohe.
Në kohën e neolitit, te popullata e racës albano-pellazge vendosen marrëdhënie të reja në mes gjinive. Brenda një territori gjinitë bashkohen me anë të martesës egzogame. Kjo shfaqje e re ndikon në mënyrë progresive, duke u formuar nga një numër i caktuar kopesh të gjinive, bëhet një lidhje ekonomike dhe e gjakut, me atë që midis tyre ata formojnë njësitë më të mëdha të bashkësive në fise. Formimi i bashkësive fisnore çon në drejtim të shthurjes së bashkësive primitive dhe kalimin në një shoqëri të re të qytetërimit.
Si te gjinitë më të hershme, edhe te fiset e formuara, ka udhëhequr dhe sunduar matriarkati. Sigurimi i ushqimit, nën udhëheqjen e gruas është i përbashkët nga të gjithë anëtarët e gjinisë, e më vonë edhe të gjithë anëtarëve të aftë të fisit. Edhe mbrojtja nga rreziqet natyrore, nga grupet e ndryshme armike dhe nga bishat e egra, bëhet me të gjitha forcat e përbashkëta të gjinive dhe fiseve. Bashkësitë e njerëzve të kohës së neolitit ishin shumë më të organizuara dhe më të forta se sa në kohën e më përparshme të kësaj epoke.
Me punë të përbashkët, bashkësitë formojnë mjetet dhe veglat e përbashkëta për punë dhe jetë të përbashkët. Së bashku prodhonin dhe së bashku i konsumonin prodhimet ushqyese, si pemët, perimet, peshqit dhe mishin e kafshëve të gjuajtura.
Me rëndësi është te fiset pellazge se martesa egzogjene në grupe, kah fundi i neolitit kalon në martesa në çifte (pak a shumë të qëndrueshme), prej nga çifti i një gruaje dhe një burri krijojnë një familje, ku krahas nënës dihet se kush është edhe i ati. Për formimin e emrit të atit (babait) është shpjeguar kur është bërë fjalë për emrat e prindërve.
Harku dhe shigjeta kanë qenë mjete vendimtare për luftë, prandaj u bë e mundur që njerëzit të vendosen në një vend të caktuar, ku formojnë fshatrat e parë si vendbanime të përhershme, të siguruara me armët e lartpërmendura për mbrojtje eventuale. Fshatrat si vendbanime ndërtoheshin zakonisht në bregdet, rreth liqeneve, por më shumë ndërtoheshin fshatrat në majë të kodrave dhe të maleve, për shkak të strategjisë më të sigurt. Nëpër fshatra ndërtohet ekonomia primitive, duke i zbutur kafshët dhe duke e punuar tokën. Me këtë njëherë zhvillohet blegtoria e mandej edhe bujqësia, por kuptohet se këto dy veprimtari janë zhvilluar në mënyrë primitive. Veglat, edhe pse përpunohen po prej të njëjtit material që është përdorur më para, tashmë përpunohen me një teknikë më të përsosur. Materialet prej guri, prej ashtit ose prej bririt, përpunohen duke ndërtuar vegla me forma sipas nevojës për përdorimin më efikas të tyre, si: çekani, sëpata, dalta, maja të shigjetave, ndreqen shetni, dorza thike, gjilpëra dhe materiale për zbukurim.
Në këtë fazë të zhvillimit të fiseve të shumta, që më vonë u quajtën Pellazg, bëhen shpikje të reja, punimi i enëve prej balte, mandej endja me vegje primitive vertikale. Ndërtohen banesa prej drurit ose me gardhe të lyera me llaç në të dy anët, të mbuluara në mënyrë të thjeshtë, me kashtë thekri ose me kallamë. Banesat ndërtoheshin edhe në breg të lumenjve ose të liqeneve, të ndërtuara në hunjë, të pllatitura me trer të drunjtë, për t’u siguruar nga shtazët e egra.
Në këtë kohë, fiset pellazge ishin shpërndarë në tri kontinentet e vjetra, të përqendruara rreth Kaspikut e Detit të Zi dhe në perëndim në pellgun e lumit të madh, që asaj kohe albano-pellazgët e quajtën Matoas. Albano-pellazgët me popujt e tjerë u shpërndanë në jugperëndim të Azisë, prej nga më vonë arrijnë në Egjipt dhe në viset e tjera të Afrikës veriore. Kërkimet arkeologjike kanë treguar se materialet e gjetura të vjetra janë të njëjta si në Trojë dhe në mbarë Azinë e Vogël, ashtu edhe në gjithë pellgun e Danubit dhe në pjesën më të madhe të Evropës, e veçmas në Ballkan. Paleologët habiten se si është e mundur njerëzit të shpërndahen në një hapësirë aq të madhe. Kjo ka ndodhur për arsye se kopetë e njerëzve dhe fiset ndahen në kope më të vogla të gjinive, që duke kaluar me mijëra vjet dhe që raca e fiseve albano-pellazgjike, e cila qysh herët e kanë populluar një pjesë të madhe të kontinenteve të vjetra.
Lëvizjet e grupeve në kope dhe më vonë edhe e fiseve është mjaft e madhe. Duke u takuar fise me fise dhe duke shkëmbyer marrëdhënie të ndërsjella, pasurohen me mjete dhe vegla të reja. Shkëmbehen dituritë dhe eksperiencat nga veprimtaritë e ndryshme në jetën e përditshme, duke përvetësuar dituri, shprehi dhe shkathtësi të reja, të krijuara gjatë ushtrimeve të mjeshtërive primitive, të cilat mësohen duke i bartur prej gjeneratave të vjetra në gjeneratat e reja dhe prej një vendi në vende të tjera, duke u shërbyer me një të folme pak a shumë të përbashkët pellazge.
Fondi i fjalorit gjuhësor para albano-pellazge e kësaj kohe është pasuruar me fjalë një dhe dyrrokëshe. Në këtë fazë të kësaj epoke, diftongjet dhe triftongjet janë më të shpeshta.
Gjuhët e asaj kohe, ndër të cilat edhe albano-pellazgjishtja, duke filluar nga shkalla më e ulët e zhvillimit, kur janë përdorur fjalët njërrokëshe të palakueshme e deri te gjuhët më të zhvilluara, të cilat kanë përdorur fjalë të lakueshme, ku shprehen marrëdhëniet e kuptimeve në mes tyre dhe me anë të ndryshimeve të brendshme dhe të jashtme të fjalëve. Dua të theksoj se ndër gjuhët më të përsosura të racës kaukaziane është gjuha para pellazge, asaj kohe të quajtur popuj albane, të cilët kanë jetuar në tre kontinentet e vjetra. Të gjitha gjuhëve të asaj kohe filologët i emëruan sipas emrave të tre djemve të Noes, hametike, semitike dhe japetike. Popujt që rrjedhin nga gjuha japetike në fillim u quajtën popuj indopellazgë ose indogjermanikë. Por, më në fund, definitivisht u quajtën popuj indoevropianë.
Në fjalorin e popullatës para albano-pellazge tingujt e artikuluar sintetizohen dhe formojnë fjalë dhe shprehje me diftongje, triftongje, si dhe fjalë një dhe dyrrokëshe. Kështu, fonemat a, o, u, e, i, ë, d, n, m, l, r, p, g, k etj., kur sintetizohen formojnë një numër të madh fjalësh, që më vonë, në epokën e dytë, shndërrohen në rrënjë të fjalëve të sotme. Për këtë do të bëhet fjalë veçmas.
EPOKA E QYTETËRIMIT TË HERSHËM (BARBARIA)
-
KOHA E BAKRIT
DHE ZHVILLIMI I KULTURËS ALBANE
Fiset e panumërta pellazge me gjuhën e tyre që rrjedh nga japetikishtja, zhvillohen kudo që jetonin, por më së shumti zhvillohen fiset që asaj kohe jetonin në pellgun e Kaspikut dhe të Detit të Zi. Ky zhvillim i këtyre fiseve pellazge, bashkë me fiset e tjera jopellazge, që jetonin në këto treva, në historinë e njerëzimit është i njohur si fillim i formimit të racës kaukaziane të popujve indoevropian. Raca e fiseve pellazge në mes popujve-bijave të japetikishtes, zënë një vend të veçantë me gjuhën dhe kulturën e tyre.
Në fazën e parë të qytetërimit të hershëm paraqitet përpunimi i poçarisë dhe farkëtimi i metaleve, të cilat ndikojnë në mënyrë progresive si kusht për zhvillim më të suksesshëm të blegtorisë dhe të bujqësisë.
Fillimi i veprimtarisë së poçarisë ka qenë në mënyrë primitive. Poçaria është bërë në mënyrë të thjeshtë, enët i kanë ndrequr me dorë, pa përdorur ndonjë teknikë më të zhvilluar. Asaj kohe enëve u kanë dhanë forma të ndryshme sipas nevojave për mbajtjen e ujit, për zierjen e gjellëve, për mbajtjen e qumështit, për mbajtjen e drithërave etj. Sipas nevojave kanë ndrequr kënata, vorba, qypa etj.
Me zbulimin e metaleve të para, si bakri, plumbi, kallaji etj., ku bakri ka pasur vend dominant për farkëtimin dhe ndreqjen e veglave dhe mjeteve të nevojshme për punë, për armë dhe për nevoja të ndryshme jetësore. Përdorimi i metaleve ka ndikuar që te pellazgët të ndryshojnë edhe strukturat shoqërore, nga primitivizmi të kalojë në një shoqëri që zhvillohet një qytetërim që gradualisht përparon në të gjitha sferat e jetës. Koha e bakrit zgjat përafërsisht pesë shekuj, prej 2600 – 2100 vjet para e.r.
Në fillim të kësaj faze të zhvillimit, albano-pellazgët janë të parë që i zbusin të gjitha llojet e mundshme të kafshëve. Fiset më të zhvilluara albane janë të parët që formojnë kopetë e mëdha të bagëtisë, të cilat i kullotin nëpër bjeshkët më të mëdha dhe më të pasura me kullota. Fakte për zhvillimin e blegtorisë në këtë kohë janë emrat e bjeshkëve më të mëdha në Evropë, si: Karpatet (në Rumani dhe në Sllovaki), Beskidët (në jug të Polonisë), malet Albane (në veri të Kosovës), Alpet (në mes të Evropës) etj. Banorët e racës pellazge, të cilët janë marrë me ruajtjen e bagëtive nëpër bjeshkët më të pasura me kullota, që nga fillimi i kohës së bakrit janë shpërndarë nëpër të gjitha bjeshkët e Evropës dhe e marrin emrin Alban, prej nga shumë fise, qytete dhe vise quhen Alban.
Krahas zhvillimit të blegtorisë, shumë fise më të përparuara pellazge zhvillojnë edhe bujqësinë. Në fillim toka punohej me mjete primitive dhe bujqësia është zhvilluar nëpër pellgje të lumenjve, ku digjeshin drunj dhe, me hapjen e rraheve, pyjet shndërroheshin në tokë pjellore, të quajtura ara. Në fillim hapësirat e tokave pjellore ishin më të vogla dhe mbilleshin vetëm perime, por, shumë shpejt, bujqësia u bë degë ekonomike dhe fillojnë t’i zgjerojnë sipërfaqet e tokave të punueshme, duke i mbjellë të gjitha llojet e drithërave, përveç misrit. Kultivimi i drithërave bëhet gjithmonë e më i madh dhe drithërat kryesisht përdoreshin për ushqimin e bagëtisë në kohë të dimrit, kur kullotat në bjeshkë dhe në fushë ishin të mbuluara me dëborë. Në gjysmën e dytë të kohës së bakrit, kur drithërat fillojnë të përdoren edhe si ushqim i njerëzve, bujqësia merr hov të madh zhvillimi, sidomos rrëzë bjeshkëve ku kulloteshin bagëtia. Kah fundi i kohës së bakrit, përderisa blegtoria zhvillohej më shumë bjeshkëve, shumë fise pellazge fillojnë ta zgjerojnë veprimtarinë bujqësore edhe nëpër fushat më pjellore dhe më të përshtatshme për kultivimin e prodhimeve bujqësore, si në Ukrainë, në Moldavi, në pellgun e mesëm të Danubit në fushën e Panonisë, në fushat e Polonisë, në Gjermaninë veriore, në Francë etj.
Në gjysmën e dytë të kohës së bakrit, banorët e fiseve pellazge, të cilët merreshin me bujqësi dhe i bënin arat si tokë buke, e marrin emrin Arban. Për formimin e emrave Alban dhe Arban jepet shpjegim i veçantë i etimologjisë së këtyre dy emrave.
Në kohën e Bakrit, pas zhvillimit të veprimtarive të mëparshme ekonomike nga epoka e primitivizmit, zhvillohen edhe blegtoria dhe bujqësia, si degë të rëndësishme ekonomike. Krahas këtyre zhvillimeve, te fiset pellazge formohet edhe fjalori i tyre në lidhje me veprimtarinë dhe punën profesionale të blegtorisë dhe të bujqësisë.
Nga gjuha pellazge e kësaj kohe kemi shumë fjalë të pandryshuara dhe fjalë që kanë pësuar ndryshime gjatë zhvillimit të gjuhës pellazge prej kësaj kohe e deri më sot.
2. KULTURA DHE GJUHA PELLAZGE
NË KOHËN E BRONZIT
a. POÇARIA TE PELLAZGËT NË KOHËN E BRONZIT
Në këtë kohë, pellazgët e zhvillojnë shumë poçarinë. Përpunimi i poçarisë në fillim bëhet në mënyrë krejtësisht të thjeshtë. Enët i bëjnë me dorë të lirë, të thjeshta, të trasha dhe pa zbukurime. Më vonë, edhe pse i bëjnë me dorë të lirë, por i zbukurojnë duke i shtypur me gishta dhe duke i gërvishtur, formojnë vija dhe shenja të thjeshta zbukurimi.
Më pas ata ndreqen me anë të rrotullimit mekanik të çarkut të poçarit. Tash më zbukurimet e enëve bëhen jo vetëm me gropëzime me gishta dhe me anë të gërvishtjes, por i kanë pikturuar edhe me ngjyrë karakteristike të zezë, të kuqe dhe të gështenjtë. Zbukurimet me gërvishtje dhe me ngjyra i kanë bërë me vija të drejta, të lakuara, me vija zigzage, me vija paralele dhe me vija të kryqëzuara. Enët i kanë zbukuruar edhe me vizatime të thjeshta gjeometrike.
Kërkimet arkeologjike kanë treguar se kjo karakteristikë e pikturimit të enëve ka qenë e ngjashme, që prej Ukrainës së sotme të gjetura në fshatin Tripoli, në pellgun e poshtëm dhe të mesëm të Danubit, duke e përfshirë krejt Ballkanin dhe Evropën qendrore.
Qysh në fillim të kohës së bakrit, përpunimi i enëve prej balte prodhohej nga vetë anëtarët e familjeve dhe vetëm për nevoja familjare. Kjo vazhdon edhe në fillim të kohës së bronzit. Por më vonë fillon të prodhohen me sasi më të madhe nëpër punëtori të veçanta, ku enëve u jepen forma të ndryshme sipas nevojave të familjeve. Enët nuk ndryshojnë vetëm për nga forma, por dekorohen edhe me vizatime të llojllojshme. Personat që kishin punëtori të posaçme për poçari e përsosin këtë zanat, duke e përsosur për nga kualiteti, forma dhe zbukurimi. Enët me kualitet i prodhonin jo vetëm për nevojat e rrethit të ngushtë, por edhe për eksport.
b. ZHVILLIMI I BLEGTORISË NË KOHËN E BRONZIT
Krahas përpunimit të metaleve, në këtë fazë rol dominant në shoqëri në kohën e bronzit luan ruajtja e kafshëve shtëpiake, prej të cilave më shumë ruhen kafshët që japin qumësht dhe mish për ushqim dhe lëkurat e leshit përdoren për veshmbathje. Ruajtja e kopeve të mëdha të bagëtisë u zhvillua te të gjithë popujt indoevropian, ndër të cilët dallohen albano-pellazgët, duke krijuar kope të mëdha të bagëtive. Si banorë që merreshin me blegtori, në fillim të bronzit edhe më tutje vazhdojnë të shpërndahen nëpër të gjitha bjeshkët e Azisë perëndimore dhe të Evropës. Përderisa në pranverë, verë dhe në vjeshtë bagëtinë e kullotnin nëpër bjeshkë, në kohë të dimrit, blegtorët pellazg, bagëtinë e zbresin në vise të ulëta, ku klima ishte më e ngrohët.
Qysh atëherë prej kafshëve më të preferuara ishin dhitë, për arsye se ishin më ekonomike, sepse në kohë të dimrit, edhe kur kishte shumë borë, i kullotnin me gjethe nëpër pyje. Që nga fillimi e deri në mbarim të kohës së bronzit, pellazgët kudo që kanë jetuar kanë treguar kujdes të madh për ruajtjen e bagëtisë. Ata duke formuar kope të mëdha të bagëtisë, shumë fiseve pellazge i kanë përkushtuar kujdes të madh ruajtjes së bagëtisë edhe atë në kohë të verës nëpër bjeshkë të larta ku kishte kullota më të mira. Në këtë kohë, blegtorët merreshin edhe me prodhimin e drithërave, të cilat, tashmë, i përdornin për ushqimin e njerëzve, por në kohë të dimrit drithërat i kanë përdorur edhe për ushqimin e bagëtisë.
Blegtoria te pellazgët ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik, sepse ata, krahas ushqimeve të tjera, kanë përdorur si ushqim qumështin e lopëve, dhenve, dhive etj. Prej bagëtisë kanë përdorur mishin e tyre si ushqim të përhershëm. Ushqimi i bollshëm, me kalori, me sheqer, me niseshte etj., e ka bërë që në trupin e shëndosh njeriu të ketë edhe mendjen e shëndosh, që do të thotë se edhe inteligjenca e tyre ka qenë më e zhvilluar, për kryerjen e punëve më të komplikuara mendore.
c. ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË KOHËN E BRONZIT
Në kohën e bronzit, krahas kultivimit masovik të bagëtisë, pellazgët në fushat pjellore zhvillojnë edhe bujqësinë. Si bujq të mirë ata, krahas perimeve, pemëve dhe vreshtave, kanë prodhuar edhe të gjitha llojet e drithërave që edhe sot i prodhojmë, me përjashtim të misrit. Për prodhimet bujqësore pellazgët i ka mësuar zonja e shenjtë Demetër. Ajo i ka mësuar pellazgët si bëhet mbjellja e të lashtave, si bëhet korrja dhe shirja e të lashtave. Ajo i ka mësuar edhe për bluarjen e drithërave, për pjekjen e bukës dhe për zierjen e gjellëve në zjarr etj.
Shumë me rëndësi ka qenë përhapja e vreshtarisë, të cilën e solli Dionisi. Rrushin e përdornin jo vetëm për të ngrënë, por edhe për përfitimin e verës, e cila konsumohej me të madhe te pellazgët.
Si bujqësia edhe vreshtaria nga pellazgët përhapet edhe te popujt e tjerë të botës së atëhershme.
Se sa kanë qenë të zhvilluar pellazgët në kohën e bronzit edhe pas kësaj kohe, shihet nga ajo se është përdorur ambroziumi, por edhe vera e ndrequr nga mjalti, gjë që është punë e rrallë edhe sot.
d. ZEJTARIA DHE PËRPUNIMI I METALEVE
Koha e dytë e epokës së qytetërimit të hershëm fillon me shpikjen e legurës së bronzit, si metal më i fortë dhe më i qëndrueshëm për përpunimin e veglave dhe mjeteve të ndryshme për punë, për ndreqjen e armëve si dhe për ndreqjen e materialeve për zbukurim. Koha e bronzit ka zgjatur në kohën prej 2.100 e deri më 1.100 vjet para e.r.
Mjeshtëria e përpunimit të metaleve, që te pellazgët e asaj kohe është quajtur piria, është zhvilluar nëpër punëtori të veçanta, ku puna bëhet nga njerëzit profesionistë, që e bënin në mënyrë të organizuar nëpër punishte. Mjeshtëria e farkëtimit të metaleve në fillim është mësuar duke punuar konkretisht fëmija bashkë me të atin dhe është quajtur pirat (pir i atit), që do të thotë mjeshtëria e atit (babait). Këtë pir (profesion) për farkëtimin e metaleve, sipas Homerit, e ka ushtruar me sukses djali i Zeusit, Hefesti, i cili i farkëtoi armët dhe mburojën Akilit, heroit më të madh të fiseve të pellazgëve të Greqisë para helene, i cili i bëri me porosinë e nënës së tij, Tetida.
Nga qytezat si qendra të industrisë primitive formohen qendra të rëndësishme ekonomike, kulturore, tregtare etj. Disa prej këtyre qendrave shndërrohen në qytete-shtete, të udhëhequra nga mbretër që shumë prej tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme historike. Qytete të tilla të asaj kohe kanë qenë Ilioni, Mikena, Knososi etj. Arkeologu i famshëm gjerman Shlimani bëri kërkime të detajuara në Ilion dhe në Mikenë, ku gjeti shumë materiale interesante prej metaleve të përpunuara me mjeshtri të përsosur. Me rëndësi është se për të gjitha gjërat për të cilat ka folur Homeri, si për Trojën, ashtu edhe për Mikenën, Shlimani i ka gjetur në këta dy qytete me rëndësi historike.
Kjo është një kohë kur me përdorimin e metaleve, e veçmas përdorimi i bronzit, e bëri që te fise-shtete dhe qytete-shtete të pellazgëve, të lulëzojë kultura, ekonomia, tregtia në të gjitha viset ku kanë jetuar popujt pellazg.
Me zhvillimin e zejtarisë dhe artizanateve, në të gjitha qytetet pellazge, në radhë të parë zhvillohet zejtaria e përpunimit të metaleve. Asaj kohe zejtarët e dallonin metalin më të çmueshëm dhe e quajtën me emri ari, prej nga zejtarët më të mirë i quajtën Arianë. Ky emër ka kuptimin ana e banorëve që merren me përpunimin e arit, por këtë emër e marrin edhe të gjithë metalpunuesit e atëhershëm.
e. ZHVILLIMI I ZEJTARISË DHE I ARTIZANATEVE
Për të plotësuar nevojat e shumta jetësore, te pellazgët u zhvillua zejtaria e përfitimit të metaleve dhe përfitimin e legurave të reja të metaleve. Nëpër qytete më të mëdha, por edhe nëpër qyteza, hapen shumë lloje të punëtorive, ku përpunoheshin vegla të shumëllojshme prej bakri, bronzi, plumbi etj. Qysh herët pellazgët zbuluan metalet e çmueshme, arin dhe argjendin, prej të cilëve bënin materiale për zbukurim. Qysh në fillim ishte e zhvilluar industria primitive e përpunimit të lëkurave, tjerrja, endja e pëlhurave prej leshi, lirit, konopit, pambukut etj. Që te fiset pellazge ka pasur qytete ku është zhvilluar tjerrja dhe vejtja, na dëshmojnë emrat e qyteteve, si qyteti Tiranë në Shqipëri, qyteti Tir në Palestinë ose si emër njeriu Tira është gruaja e Deukalionit. Emrin Tir e ka pasur Princi i Lidis, i cili shpërngulet me gjysmën e popullit të Lidisë dhe shkon në pjesën perëndimore të gadishullit Apenine. Atje, prej emrit të tij, populli i tij merr emrin populli Tiren. Nga ky emër ka ngelur edhe emri i sotëm i detit Tiren. Sot ekziston patronimi Tirta si mbiemër i shkencëtarit shqiptar të Mark Tirtës nga Tirana. Te fiset pellazge është zhvilluar edhe përpunimi i plisave. Këtë e shohim nga emri i një qyteti të quajtur Plistori, që gjendet në Maqedoni e Pirinit. Puna e prodhimit të veshmbathjes më vonë përsoset shumë dhe bëhet një veprimtari fisnike. Për tjerrjen dhe vejtjen e kashnikut e të pëlhurave si dhe për qepjen e teshave kanë qenë në zë gratë paione.
Përpunimi i drurit te pellazgët e kohës së bronzit, gjithashtu, përsoset duke prodhuar lloj–lloj mjetesh dhe veglash shumë të nevojshme, të cilat në atë kohë përdoreshin në jetën e përditshme, si: pjata, kupa, arka, hambar, parmenda, karroca dhe shumë mjete të tjera të drurit. Prej drurit ndërtoheshin kasolle, por edhe shtëpi të bukura për banim. Prej drurit ndreqnin bishta sëpate, topuzi, bishta për çekan, kazmë, lopatë, shat etj., për t’i përshtatur për përdorimin praktik të tyre. Prej druri ndreqnin furkën, boshtin dhe shtizën; për tjerrjen e leshit, pambukut, lirin etj. Me anë të thuprave thureshin shporta, kosha, rrahçë për zënien e peshqve etj.
Prej drurit i kanë ndërtuar mjetet për komunikacion rrugor dhe detar. Ndërtonin qerre për bartjen e mallrave, por edhe qerre për në luftë. Rëndësi të madhe për pellazgët ka luajtur druri si repromaterial për ndërtimin e anijeve për udhëtim si dhe të anijeve luftarake.
Krahas materialeve të tjera, pellazgët rëndësi të veçantë i kanë kushtuar përpunimit të gurit për nevoja të shumëllojshme në jetën e përditshme. Në radhë të parë për ndërtimin e shtëpive si vendbanime më të sigurta. Por guri është përdorur edhe për ndërtimin e fortifikatave që shërbenin për mbrojtje prej armiqve në rast sulmi. Fortifikatat pellazge janë të përmendura, sepse muret mbrojtëse i kanë ndërtuar me gur ciklopik. Por shëmbëlltyrë e përpunimeve gurore te pellazgët janë ndërtimet e varrezave madhështore të faraonëve egjiptianë, të quajtura PIRAMIDA. Në këto raste përpunimi i gurit bëhet në mënyrë të përsosur në harmoni të plotë sipas projektit të përsosur nga arkitekti gjenial i asaj kohe.
Arti i përpunimit të gurit të kësaj kohe ka qenë shumë i përsosur për shumë gjëra, por vend të veçantë zënë skulptura prej guri dhe mermeri.
Edhe brirët e kafshëve i kanë përpunuar për nevoja të ndryshme praktike, për ndreqjen e borive, për mjete lufte dhe për zbukurime.
Mësuesja e parë që fiseve të pellazgëve u mësoi zejtarinë është Atena, bija e Zeusit, atit, mbretit dhe Zotit suprem të pellazgëve. Me mësimet shumë të vyeshme që Atena u dha popujve pellazg, u zhvilluan artizanatet e shumëllojshme, prej nga qytetërimi në këtë fazë te pellazgët merr një hov shumë të madh në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
ROLI I LOGJEVE TE PELLAZGËT
NË KOHËN E BRONZIT
Në fazën e fundit të epokës së parë, me sintetizimin e fonemave l-ë dhe të o-së, formohet fjala lo, e cila ka pasur kuptimin e fjalës së sotme lojë, d.m.th. me luajtur. Qysh në kohën e bakrit, fjalës lo, gjegjësisht lojë, i shtohet fonema e tretë g-ë, si tingull i artikuluar dhe formohet fjala LOG. Këto tri fonema në epokën e parë të primitivizmit kanë qenë tinguj të artikuluar, të cilët kanë pasur kuptime të veçanta. Fonema l-ë e ka pasur kuptimin e foljes me lëvizë. Fonema –o e ka pasur kuptimin e foljes me qenë o = oshtë (sot – është). Ndërsa, fonema g-ë si tingull i artikuluar ka pasur kuptimin e hapësirës së një vendi, e që në këtë rast, kur sintetizohen këto tri fonema, formohet fjala log, e cila ka kuptimin e hapësirës së vendit ku zhvillohet një veprim apo një shfaqje me anë të lëvizjes ose me anë të të folurit të njerëzve në një vend të caktuar publik.
Fjala vjen, në kohën e Atisit në shtetin e Lidis nuk ka ra shi për 18 vite. Rezervat e materialeve për ushqim vjetor u përgjysmuan. Nga mungesa e ushqimeve, për t’i përballuar kësaj krize të urisë, në tërë shtetin u vu rregull që një ditë të hanë ushqim dhe një ditë të mos ushqehen. Në ditën kur nuk hanin, për t’i përballuar urisë, te krejt popullata organizoheshin lojra të ndryshme. Thuhet se në këtë kohë në Lidi janë zhvilluar të gjitha lojërat që luhen sot, përveç shahut. Kjo na jep të kuptojmë se në atë kohë te ky popull lojërat e shumëllojshme gjimnastikore, sportive, hipike etj., të cilat janë zhvilluar nëpër logje të të gjitha llojeve. Me këtë shihet se sa rëndësi u kanë dhënë logjeve te një popull pellazg edhe në rastet më kritike të urisë gjithëpopullore.
Straboni thotë se te dardanët gëzimi dhe hareja kanë qenë gjë e përditshme. Kjo te dardanët ka qenë aktivitet i përditshëm sepse në logje janë zhvilluar lojërat e vallëzimit me këngë të përcjella me instrumente të ndryshme. Nga kjo kuptohet se logjet te dardanët dhe popujt e tjerë pellazg, janë shfrytëzuar edhe për shumë qëllime të tjera, si për manifestime dasmore, për rite fetare, mortore, për gara të llojllojshme, për zgjedhjen e problemeve politike e luftarake të tubuar nëpër Agorët, në log të luftërave etj.
Si rezultat i zhvillimeve te popujt pellazg, qysh para Luftës së Trojës janë zhvilluar lojërat olimpike. Këtë mundemi ta kuptojmë nga shumë raste, por, në mënyrë të qartë, e shohim se Pelopi në kohën e tij merr pjesë në gara, në vrapim me kuaj. Mbreti i Elidës kishte dhënë fjalën se kushdo që do ta mund në vrapimin me kuaj do t’i jepte vajzën dhe do t’i falte mbretërinë. Kur në vrapim me kalë Pelopi e fitoi mbretin e Elidës, ai si person i gjakut pellazg e mbajti besën, i dha bijën dhe i fali mbretërinë e tij. Me këtë kuptojmë se garat olimpike në mënyrë të rregullt kanë filluar të mbahen shumë kohë para ardhjes së grekëve. Kjo traditë e garave vazhdon edhe pas ardhjes së grekëve në Peloponez. Kuptohet se si gara olimpike janë organizuar bashkërisht me të gjithë popujt e Greqisë së vjetër, ku si duket prej vitit 777 ose 776 p. e. r. kanë filluar të dominojnë grekët në organizimin e lojërave olimpike, të cilat janë mbajtur në qytetin Olimp të Peloponezit. Lojërat olimpike kanë qenë të organizuara në çdo katër vjet dhe janë gara sportive me një numër të madh të lojërave të mbajtura nëpër shumë logje. Garave të lojërave olimpike u kanë dhënë aq rëndësi të madhe saqë ata kanë qenë të organizuara në nivel ndërkombëtar. Disiplina ka qenë e nivelit shumë të lartë, aq sa edhe luftërat në mes shteteve janë ndërprerë për hir të lojërave olimpike. Në atë kohë, këtë disiplinë kanë mundur ta mbajnë vetëm pellazgët.
Nga kjo shihet se sa kanë qenë të rëndësishme logjet për mbajtjen e këtyre lojërave, të zhvilluara sipas traditave mijëvjeçare te pellazgët, të cilat më parë janë zhvilluar në forma të ndryshme në lojërat lokale te shtetet e ndryshme pellazge.
Logjet shumë me rëndësi kanë qenë për fitimin e diturive nën udhëheqjen e lokut. Një nga lokët në kohën e bronzit ka qenë dhe është i njohur edhe sot e kësaj dite, Apoli, i cili ka pasur shumë atribute, por që atribut më adekuat është LOKSI, veprimtari që e ka bërë me famë botërore, për të cilën gjë është quajtur edhe ZOT I DRITËS SË DITURISË. Për rolin e lokut bëhet fjalë gjerësisht në artikullin lidhur me logun.
ZHVILLIMI I PËRGJITHSHËM PELLAZG NË KOHË
TË BRONZIT ËSHTË PASQYRUAR NË EPOSIN E HOMERIT
Në kohën e bronzit, pellazgët kanë përjetuar një zhvillim të madh, i cili në mënyrë më reale është pasqyruar në “Iliadën” dhe “Odisenë” e Homerit. Realisht veprat e Homerit janë përmbledhje të këngëve epike të kënduara nga mbarë populli pellazg, të cilat zakonisht këndoheshin nga këngëtar të shumtë nëpër logje.
Në këtë kohë, me rëndësi janë përdorimi i gjyrykut (dufallës), mokna - mulliri me dorë për bluarjen e drithërave. Përpunohet poçaria në mënyrë më të përsosur me çark mekanik. Pellazgët i dresojnë shumë kafshë shtëpiake për punë, për udhëtim, për bartje të mallrave, për luftë etj. Kanë ndërtuar qerre për transportim dhe për në luftë. Prej kafshëve kanë përdorur më shumë kuaj, mushkë, gomerë, qe, buaj, por në jug i kanë përdorur edhe devetë dhe elefantët. Kuajt janë përdorur si mjet më i përsosur për udhëtime më të largëta. Këtë e shohim edhe nga emri i gruas së Trojsit, e cila e ka pasur emrin Kaliroe, që do të thotë me hyp në kal dhe me udhtue në udhë të largëta. Këtë na e vërteton Homeri kur thotë se Mentori dardan ka ruajtur 3.000 pela për t’i shtuar kuajt dhe për t’i dresuar për punë të ndryshme. Emri Kaliroe përbëhet prej rrënjës kali, që është emër i kalit dhe prapashtesës –roe me kuptim të atëhershme me u ngrit lart, d.m.th. me hip lart në kalë. Edhe emri Mentor përbëhet prej fjalëve men ( ment ose mend ), e cila e ka kuptimin e diturisë. Ndërsa, formanti –tor është një fjalë, që në këtë rast është sufiks i zakonshëm i pellazgjishtes dhe i shqipes së sotme, njësoj si tek emrat Hektor, punëtor etj. Emri Mentor i jepet njeriut që mëson, ushtron dhe edukon të tjerët. Por në këtë rast Mentori Dardan i ka mësuar dhe dresuar mëzat dhe kuajt për t’i përdorur për nevojat e ndryshme të njerëzve.
Pellazgët në fillim kanë ndërtuar anije të vogla të quajtura gale, por mandej e përparojnë shumë teknikën e aniendërtimtarisë, e cila u mundësoi lundrim në detin Egje, Adriatik, në tërë detin Mesdhe dhe, ashtu si dihet, me anije kanë udhëtuar edhe në Atlantik. Aniendërtimtarinë e kanë zhvilluar popujt pellazg, të cilët kanë jetuar në Azinë e Vogël perëndimore dhe në Ballkanin jugor. Krahas zhvillimit të aniendërtimtarisë, pellazgët e përsosin edhe sistemin e orientimit në det si natën ashtu edhe ditën. Për pellazgët thuhet se kanë përdorur një lloj busulle. Realisht ata nuk kanë pasur busull, por e kanë pasur të ndërtuar një sistem të plotë të lëvizjes së diellit dhe të yjeve me të cilin kanë mundur të orientohen gjatë udhëtimit në det. Në bazë të lëvizjes së diellit (ditën) dhe të lëvizjes së yjeve (natën), ata në mënyrë të saktë kanë udhëtuar në drejtimin e dëshirueshëm.
Në kohën e bronzit pellazgët vazhdimisht kanë zhvilluar luftë me popuj të ndryshëm. Krahas përsosjes së armëve për luftë dhe për mbrojtje, pellazgët kanë ndërtuar fortifikata me mure mbrojtëse, të ndërtuar me gur të mëdhenj. Kur grekët – helen vijnë në trojet pellazge, muret e ndërtuara me blloqe të mëdhenj të gurëve shumë tonësh, ata i kanë quajtur mure ciklopike. Qytetet me kështjella të tilla pellazgët i kanë quajtur Larisa. Qytete me emrin Larisa ka si në Ballkanin jugor, ashtu edhe në Azinë e Vogël perëndimore, d.m.th. Larisa ka pasur atje ku më gjatë kanë qenë të koncentruar popujt pellazg. Si fortifikatë më e njohur është fortifikata monumentale e Pergamës historike, të cilën e ndërtoi mbreti i Trojës, Ili i famshëm, i cili i dha emrin e vet Ili ose Ilioni. Mandej është ndërtuar akropoli i vjetër i Athinës, mandej edhe ndërtimet në Mikenë, në Knos etj.
Pellazgët e kanë pasur të zhvilluar arkitekturën qysh në kohën e bronzit në një shkallë të lartë. Ndërtesat madhështore, si në Ilion, në Mikenë, në Athinë, në Knos të Kretës, piramidat e faraonve të Egjiptit, kanë mundur me u ndërtuar vetëm në Romë pas rreth 1.300 vjetëve.
Për një zhvillim të madh të pellazgëve në kohën e bronzit na tregon përshkrimi i Luftës dhjetëvjeçare të Trojës, në veprat e Homerit. Lufta e Trojës në realitet ka qenë luftë e fiseve më të zhvilluara pellazge, të ndara në dy tabore. Luftë mbrojtës kanë zhvilluar trojanët të ndihmuar nga mbretërit e popujve pellazg prej Ballkanit dhe Azisë së Vogël, të udhëhequr nga princi Hektor Dardanidi. Ndërsa, sulmues ishin popujt e Greqisë pellazgjike para helene, të udhëhequr nga Agamemnoni, mbret i Mikenës. Kjo luftë është zhvilluar në kohën e bronzit të mesëm e jo në shekullin XII p. e. r. Këtë e vërtetojnë kërkimet e arkeologut gjerman Hainri Shlimani, i cili, pas gërmimeve në qytetin e Ilionit të Trojës, ka konstatuar se në këtë vendbanim ka pasur më shumë shtresa të materialeve të gjetura arkeologjike, por në shtresën e parë të epërme, janë gjetur materialet që na dëshmojnë për kohën e Luftës së Trojës. Gjurmët arkeologjike të kësaj shtrese na tregojnë për një zhvillim të madh të Trojës.
Organizimi i dhjetëra e qindra mijëra ushtarësh nga të dy palët ndërluftuese, të angazhuara në këtë luftë, tregon qartë për një zhvillim të lartë të gjithanshëm të popujve pellazg në pellgun e detit Egje.
Siç thuhet, sulmuesit në krye me Agamemnonin-mbret i Mikenës, ka disponuar mbi një mijë anije, për bartjen e ushtarëve në brigjet e Trojës, si dhe për bartjen e materialeve për ushqim, të armëve dhe materialeve të tjera për mbajtjen e ushtrisë.
Nga ana tjetër, edhe mbrojtësit me Hektorin në krye kanë disponuar një numër të madh të ushtrisë së vet dhe të aleatëve, të cilët i erdhën në ndihmë për mbrojtjen e Trojës. Nga trojet ballkanike i erdhën në ndihmë ushtritë e Dardanisë, Paionisë, Enetisë, Trakisë etj. Nga trojet e Azisë së Vogël alet ishin popujt e Frigjisë, Mizisë, Lidisë, Karisë, Likisë, si dhe nga Amazonia, Etiopia etj.
Nga krejt kjo shihet qartë se në një angazhim aq të madh te të dy palët ndërluftuese janë bërë duke mbajtur një organizim të përsosur në çdo pikëpamje, si në furnizim me armë, me ushqimin e njerëzve dhe të kafshëve të angazhuar në konflikt me përmasa të mëdha luftarake. I gjithë ky aktivitet në një luftë të tillë nuk është zhvilluar pa një organizim me disiplinë të përsosur ushtarake të tyre. Nuk është e mundur të arrihet e gjithë kjo që u tha më sipër, pa pasur popullatë me qytetërim të zhvilluar.
Këtë luftë të madhe që për atë kohë mund të merret si luftë botërore, duke marrë parasysh angazhimin e shumë shteteve dhe të vrasjes së më shumë se 1.500.000 njerëzve, mund të themi se për atë kohë ka qenë luftë shumë e madhe. Këtë e vërtetojnë, krahas eposit të Homerit, edhe “Iliada e vogël” e Leskit nga Mitilena dhe vepra “Shkatrrimi i Trojës” prej Daresit, ku shumë gjëra që janë hequr nga censura greke i kanë plotësuar duke i ndriçuar shumë gjëra të qenësishme të asaj kohe. Daresi në veprën e tij ka dhënë edhe shënime për të vrarët nga të dyja anët ndërluftuese.
Këtë ngjarje të jashtëzakonshme e vërtetojnë edhe kërkimet arkeologjike të Shlimanit, Evensit dhe të shumë personaliteteve të shquara nga lëmi i kërkimeve arkeologjike.
Për të gjithë këtë luftë në Trojë, e cila ka qenë vetshkatërruese e qytete-shteteve dhe e fise-shteteve pellazge dhe se kanë qenë popuj të një gjaku albano-pellazg dhe kanë folur të njëjtën gjuhë albano-pellazge, na dëshmojnë shumë fakte, por unë në këtë rast do të përmend vetëm disa momente më bindëse.
Për popujt trojan, dardan, ilir, epirotë, paion, besë, tribal, thrakas, frigjian, hetit, leleg, karian, lidian, likjanë, amazon e shumë të tjerë, shkencëtarët që merren me studimin e këtij problemi vërtetojnë se janë popuj pellazg. Por, edhe popujt e Greqisë së vjetër pellazgjike para helene të kohës së përshkruar nga Homeri, sidomos heronjtë e angazhuar në udhëheqjen e luftës kundër Trojës kanë qenë me prejardhje pellazge, mund të vërtetohet me anë të gjuhës pellazge dhe të gjuhës shqipe si trashëguese e saj. Për të gjithë emrat që do të përmend më poshtë janë të kuptueshëm vetëm në gjuhën shqipe, si: Ili – Zlli, Priami, Hektori, Pari, Menelau, Agamemnoni, Akili, Peleu, Eakeu, Piri, Apoli, Afërdita etj. Për këta dhe emra të tjerë janë dhënë shpjegime për kuptimin dhe etimologjinë e tyre në tekste ku bëhet fjalë për emrat e heronjve, të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Trojës.
ZHVILLIMI I GJUHËS DHE KULTURËS
PELLAZGE NË KOHËN E HEKURIT
Koha e hekurit fillon me përfitimin, shkrirjen dhe farkëtimin e mineralit të hekurit. Përpunimi i këtij metali ka rëndësi shumë të madhe në krahasim me kohët e mëparshme, për arsye se hekuri është shumë më i fortë dhe më i qëndrueshëm se sa bakri dhe bronzi. Hekuri përdoret për ndreqjen e shumë llojeve të veglave e mjeteve si dhe për armë, të cilat në atë kohë janë përpunuar me mjeshtri më të përsosur.
Në këtë fazë, në jetën e përditshme, veglat prej hekuri përdoren duke u dhënë forma më të përsosura, si thika, sëpata, çekani, kazma, shati, beli, lopata, sharra, dalta, turjela, drapri etj. Me rëndësi të madhe për bujqësi është umi (pluari) i parmendës, i cili duke e përdorur për lëvrimin dhe shkriftimin e tokës, rendimentet bujqësore janë rritur në një shkallë më të lartë. Kjo bën që të shtohen rezervat e drithërave për ushqimin e njerëzve dhe të kafshëve.
Si armë të hekurit për luftë përdoren mjetet më të përsosura, si: hanxhari, shpata, panciri, përkrenarja, mburoja, maja e shigjetës etj.
Zhvillimi kulturor, ekonomik dhe politik, në këtë kohë, marrin një hov të madh dhe krijohen kushtet për një zhvillim të gjithanshëm shoqëror në të gjitha trevat ku kanë jetuar fiset pellazge. Paraqitja e shkrimit pellazgjik, krahas farkëtimit dhe përdorimit të mjeteve dhe të veglave prej hekuri dhe prej metaleve të tjera, janë kushte për ndryshime të mëdha në zhvillimin shoqëror, duke krijuar kushte më të përshtatshme për të hyrë në një epokë të re të qytetërimit të zhvilluar.
Në krejt epokën e dytë, por sidomos në kohën e fundit të saj, te pellazgët si vend mësimi për dituri ka qenë logu, ku njerëzit janë mbledhur dhe kanë zhvilluar shumë lloje aktivitetesh, ndër të cilat më i rëndësishëm ka qenë edhe aktiviteti i procesit mësimor për fitimin e diturive të përgjithshme, por, njëkohësisht, edhe për fitimin e diturive profesionale, që në atë kohë janë quajtur piria. Një lloj logu ka qenë edhe punëtoria e përpunimit të metaleve, ku të rinjtë mësojnë pirin apo zanatin.
Në kushtet e zhvillimit të qytetërimit të hershëm gjuha pellazge zhvillohet shumë dhe formon një fond të pasur të fjalorit të saj. Në këtë kohë, në gjuhën pellazge formohet alfabeti fonetik, me shkrimin e të cilin sot kemi dëshmitë e gjuhës pellazge të shkruara nëpër gur. Për këtë, glotologeja Nermine Vlorai-Falaski e ka bërë deshifrimin e një numri të madh të shkrimeve nëpër gur me këto shkronja në gjuhën pellazge, të shpjeguara në veprën e sajë kapitale “Gjeneza e gjuhës shqipe”. Epigrafitë e deshifruara nga Nermini janë gjetur në viset që, si thotë ajo, nga deti Egje e deri në Atlantikë, d.m.th. në viset ku kultura pellazge më shumë ka lulëzuar.
Në kohën e hekurit vazhdojnë ndërtimet e fortifikatave me gur të mëdhenj, që grekët kur vijnë në Greqinë e vjetër pellazge këto mure i kanë quajtur mure ciklopike. Njëkohësisht kanë ndërtuar qytete me ndërtesa me një arkitekturë shumë të përsosur. Edhe vendbanimet më larg qyteteve të zhvilluara janë ndërtuar sipas shembujve të qyteteve të qendrave më të mëdha. Përsosen mjetet për udhëtim tokësor dhe detar. Te popullata pellazge me të madhe është zhvilluar edhe tregtia. Tregtia është zhvilluar kudo, por edhe në Iliri, nëpërmjet detit Adriatik. Këtë më së miri na e tregon emri i qytetit Trogir. Ky toponim është fjalë e pastër pellazge, por edhe fjalë shqipe, me kuptim të fjalës treg. Fjala treg në trajtën e vjetër përdoret edhe sot në Kosovë, kur thuhet: “Dhomën e miqve fëmijët e kishin bërë log e trog.” Me fjalët log e trog kosovari tregon se dhomën e miqve e kanë bërë vend logu dhe duke lozur e kanë prishur dhe e kanë tollovit si me qenë në treg.
Luftërat e vazhdueshme në mes popujve dhe fiseve pellazge, kah mesi i kohës së hekurit e shfrytëzojnë grekët për vendosjen e tyre në pjesën më jugore të Ballkanit. Me anë të tregtisë, ata zhvillohen shumë ekonomikisht, prandaj njëherë i zënë viset më strategjike, por, më vonë, pushtojnë një pjesë më të madhe të Ballkanit më jugor. Populli grek ka qenë në numër shumë të pakët, prandaj ata mbeten në një territor shumë të vogël në krahasim me territorin e popullatës pellazge të shpërndarë në të gjitha anët e saj, e që ishin banorë të tri kontinenteve të vjetra. Në pjesën e dytë të kohës së hekurit grekët, duke zënë pozitat më të mira strategjike për tregti, forcohen aq sa edhe dominojnë në pellgjet e deteve të Egjeut, Detit të Zi, në Adriatik dhe në pellgun e Mesdheut. Por kjo, edhe pse nuk zgjati më shumë se katër shekuj, për pellazgët e Ballkanit jugor dhe në Jonianin e Azisë së Vogël e kanë shlyer çdo gjë që ishte pellazge, duke i përvetësuar të gjitha të mirat e tyre. Grekët e përvetësuan edhe shkrimin pellazg, atë e zhvilluan me disa ndryshime dhe e bënë një alfabet më të përsosur dhe më praktik. Shkrimi grek bëri që edhe sot e kësaj dite njerëzimi të mos e dijë të vërtetën pellazge të kohës para historike dhe të kohës së hershme antike.
Do'stlaringiz bilan baham: |