Abedin krosi


FORMIMI I POPUJVE GJERMANË



Download 1,49 Mb.
bet8/19
Sana14.02.2017
Hajmi1,49 Mb.
#2529
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   19
FORMIMI I POPUJVE GJERMANË

NË EVROPËN PERËNDIMORE DHE VERIORE
Në kalimin nga epoka e parë e primitivizmit në epokën e dytë të qytetërimit të hershëm (barbarisë) zbuten të gjitha llojet e mundshme të kafshëve. Në gjysmën e parë të kohës së bakrit, shumë fise pellazge formojnë kopetë e mëdha të bagëtive dhe zhvillojnë blegtorinë si degë kryesore ekonomike. Në fillim banorët e fiseve pellazge si blegtor janë shpërndarë nëpër bjeshkët e Azisë qendrore e perëndimore dhe në bjeshkët e Evropës deri në Alpet perëndimore. Kur në një anë blegtorët nomad bëjnë lëvizje duke kërkuar kullotat më të pasura me bar nëpër bjeshkë të ndryshme, në të njëjtën kohë fiset e shumta pellazge zhvillojnë zejtarinë e poçarisë dhe të përpunimit të metaleve të para për përpunimin e veglave të ndryshme për nevojat elementare në jetën e përditshme.

Si gjithkund në Evropë, ashtu edhe në veri dhe në perëndim të saj, në fillim banorët e saj quhen Alp, Alpen e Alpan, prej nga formohen emrat Alben ose Alban. Banorët e këtyre trevave në fillim kanë pasur organizim fisnor me karakter nomad. Kjo ka bërë që banorët e këtyre trevave të shpërndahen nëpër bjeshkët më të pasura me kullota në gjithë Evropën dhe nuk janë përqendruar në qendra më të mëdha. Nëpër qyteza në atë kohë ka qenë e zhvilluar zejtaria primitive që plotësonte nevojat elementare për jetën e tyre.

Në gjysmën e parë të kohës së bakrit te fiset më të zhvilluara pellazge, krahas blegtorisë, zhvillohet edhe bujqësia primitive. Qysh atëherë bujqit i kultivojnë perimet dhe pemët; njëkohësisht, ata i kanë prodhuar të gjitha llojet e drithërave, përveç misrit. Drithërat nuk i kanë përdorur si ushqim për njerëzit, por i kanë përdor si ushqim për bagëtinë gjatë kohës së dimrit kur kullotat nëpër bjeshkë kanë qenë të mbuluara me dëborë. Banorët e këtyre trevave në atë kohë kanë qenë të rrallë dhe kanë bërë jetë nomade shumë të vështirë. Ushqimi kryesor, krahas pemëve dhe perimeve, ka qenë qumështi dhe mishi i bollshëm i bagëtisë. Në pjesët veriore të Evropës klima ka qenë më e ftohtë, prandaj ata për veshmbathje kanë përdorur fillimisht lëkurën e bagëtisë e më vonë kanë përdorur edhe leshin e dhenve dhe të dhive, konopin, linin etj. Në fillim të bronzit fiset e shumta të racës pellazge zhvillohen më së shumti në pellgun e Kaspikut dhe të Detit të Zi. Por, më tej, në gjysmën e parë të kohës së bronzit, fiset e shumta pellazge në pellgun e Detit Egje dhe në mbarë pellgun e Mesdheut pësojnë ndryshime të mëdha në çdo pikëpamje. Zhvillohen rrugët tokësore dhe detare. Bëhen dyndje të shpeshta të popujve për shkak të dendësisë së popullatës së tyre, por edhe nga luftërat e shpeshta ndër fisnore pellazge dhe me fise e popuj të tjerë indoevropian. Kjo do të thotë se për shkak të shtypjeve të përhershme nga popujt e lindjes, vazhdimisht bëhen shpërngulje të fiseve pellazge në drejtim të perëndimit dhe të veriut të Evropës.

Menjëherë pas mbarimit të Luftës së Trojës, e cila rezultoi me humbjen e trojanëve me aleatët e tyre, u bënë shpërngulje të shumta, si nga trojanët ashtu edhe nga aleatët e tyre. Dyndjet e pellazgëve nga Troja dhe vise të tjera të Azisë së Vogël perëndimore dhe nga Ballkani lindor dhe qendror, bëhet në drejtim të Evropës perëndimore dhe veriore. Ndër popujt e zhvendosur në perëndim dhe në veri, janë edhe këta: frankët, teutonët, panonët, gotët, venetët, albionët, britët, anglo-saksonët, normanët, langobardët, polonët etj. Prej këtyre popujve të ardhur nga Troja, Dardania, Thrakia, Paionia, Iliria etj., të përzier me fise të shumta pellazge vendase, formohen popujt GJERMANIK. Nga popujt gjermanik themelohen shumë mbretëri, prej nga formohen popujt e mëvonshëm britanik, gjerman, francez, spanjoll, belg, holandez, skandinav, polonez etj.

Linguistët më të njohur, duke u nisur nga toponimet, antroponimet dhe elementet e tjera gjuhësore të përbashkëta të vendasve me ato të të ardhurve, erdhën në përfundim se te popujt gjermanik është folur plotësisht e njëjta gjuhë me ilirishten e Ballkanit perëndimor. Prej nga disa arkeolog gjermanë formulojnë teorinë për ilirët si krijues të quajtur kulturë e fushave të urneve (Urnenfelderkultur). Këtë teori e ka formuluar arkeologu gjerman Gustav Kassinna, të cilin me plot bindje e kanë përkrahur linguistët dhe arkeologët e tjerë gjermanë. Kjo teori, praktikisht, është formuluar sipas të dhënave arkeologjike nga gjysma e parë e kohës së bronzit e këndej. Linguistët e mbështesin këtë teori të Kassinnos, duke u bazuar në faktet e ngjashmërisë linguistike të gjuhës ilire dhe të gjuhëve gjermanike, prej nga krijojnë teorinë paniliriste, duke i quajtur të gjitha gjuhët gjermanike si gjuhë ilire dhe popujt gjermanik si popuj ilirë. Siç është thënë, kur është bërë fjalë për ilirët, kjo është teori e gabuar dhe se ilirët janë një popull pellazg, njësoj si të gjithë popujt e tjerë pellazg, të cilët u takojnë popujve gjermanik. Kjo ndodh ngase shkencëtarëve paniliristë u mungojnë të dhënat për popujt pellazg si dhe për gjuhën e kulturën e tyre. Gjermanët dhe popujt e tjerë gjermanik janë pjellë pellazge me emra të veçantë, njësoj si edhe ilirët, të cilët janë një popull në vete pellazg dhe që flet një dialekt të gjuhës pellazge, njësoj si gjermanikët dhe popujt e tjerë pellazg të shpërndarë në tri kontinentet e vjetra.

Albanologu gjerman Norbert Jokli e ka studiuar për një kohë të gjatë prejardhjen e emrit Gjermanë dhe në fund vërtetoi se ky emër rrjedh nga fjala iliro-shqipe zjarm. Deri te emri Gjerman erdhi kur Jokli vizitoi një grup arkeologësh që bënin gërmime arkeologjike në gërmadhat e një qyteze diku afër Sofis, që mbante emrin Gjerman. Në gërmadhat e asaj qyteze, sipas Joklit, kishte pasur materiale të djegura me zjarr. Ato mbeturina kanë qenë rezultat i punës shumëvjeçare të zejtarëve me zjarr. Kjo qytezë ka qenë qendër industriale dhe ka pasur shumë gjurmë të përdorimit të zjarrit, prej nga qytezës i është dhënë emri Gjerman.


ETIMOLOGJIA E EMRIT GJERMAN
Emri Gjerman është i përbërë nga dy fjalë, gjermë dhe anë. Fjala gjermë do të thotë zjarr ose furrë zjarri. Ndërsa fjala anë është sufiks i zakonshëm në gjuhën pellazgo – shqipe dhe ka kuptimin e emrit të banorëve të anës së qytezës së dikurshme të Gjermës, prej nga është formuar emri Gjerman. Pra, me emrin Gjermë është emëruar qyteza ku është zhvilluar zejtaria e përpunimit të metaleve, ku është përdorur zjarri për farkimin e metaleve. Gjermanët janë popull i vjetër që është formuar si popull pellazg, para ardhjes së dojçlandëve në shekullin II të e.r. Edhe Norbert Jokli, duke u bazuar në ngjashmërinë e gjuhëve ilire dhe gjermane, anon nga ajo se ilirët djepin e tyre e kanë pasur në veri të Gjermanisë. Nga kjo kuptoj se edhe Jokli nuk ka mundur ta kuptoj se si ilirët ashtu edhe gjermanët e vjetër janë fise të veçanta pellazge.

Ndërsa me emrin Gjermanik emërohen të gjithë popujt e Evropës perëndimore dhe veriore. Nga kjo, një kohë me emrin indogjermanik janë quajtur të gjithë popujt që sot quhen popuj indoevropian.


MBRETËRIT TROJAN TË FRANKËVE
Historiani i mesjetës Rethaan Makare në veprën e tij ‘‘Oude Kronijk van Brabant’’ i jep në tërësi emrat e mbretërve të dinastisë nga Franku (djali i Hektorit) e deri te Karli i Madh i frankëve. Sipas Elena Kocaqit, “studiusit e Mesjetës janë të një mendimi që dinastia mbretërore franceze e ka origjinën nga djali i Hektorit, që quhej Franko.”

Mandej, Priami II, sipas Rethananit, ishte nip i Hektorit II, gjë që do të thotë se ishte stërnip i Priamit - Mbretit të Trojës, bëhet mbret i Paionis dhe ndërtoi qytetin e Sikambrit. Më vonë me bashkatdhetarët e tij emigron në territorin e Gjermanisë së sotme, ku banorët e tij marrin emrin gjermanë. Pas Priamit të dytë mbret bëhet Eneu (1063 – 1036) dhe pas tij mbret bëhet Priami III (976-965).

Selvi Brabanti (965 – 916) ishte djali i Priamit III, i cili ka pasur gjashtë djem. I pari quhej Vandal, prej tij e mori emrin fisi i Vandalëve të Gjermanisë dhe e trashëgon të atin si mbret në territorin e tij. Mandej, djali i dytë i quajtur Poliks, u bë mbreti i parë në Poloni dhe populli u quajt me emrin e tij Polon, prej kah shteti i sotëm quhet Poloni. Djali i tretë me emrin Ruso shkoi të sundonte në vendin që i dha emrin e vet Rusi. Djemtë Himu dhe Friksi kanë shkuar dhe kanë sunduar në Frigji. Është interesant fakti se në kohën e mbretërimit të Hektorit të Tretë (881 – 847), i cili sundoi në Paioni nga qyteti i Sikambrit gjashtë heronj organizuan emigrimin e 4000 banorëve për në Francë. Në Francë ndërtuan një qytet që, për nder të birit të Mbretit Priam të Trojës, e quajtën Paris, d.m.th. nga emri Pari, i cili ka pasur titullin Aleksandër.

Sipas “Chronicle of Hunibald” thuhet se nga Iliria, por në të vërtetë nga Dardania që gjendej në Ballkanin qendror, bëhet emigrimi i pasardhësve të Antenorit për në Francë në fund të shekullit të pestë p. e. r.. Në këtë rast emigron numri më i madh i dardano-trojanëve në drejtim të perëndimit, i cili formoi kombin e madh Francez.

Nën udhëheqjen e pasardhësve të Antenorit, në vitin 439 p. e. r. u organizua një emigrim masiv prej 500.000 e më shumë njerëzve, të cilët u vendosën në pellgun e lumit Ren.

Markomiri sundoi me fisin e vet në vitet 444 – 416 p. e. r..



Në kohën prej vitit 416 e deri më 341 këtë fis e udhëheqin Antenori, Priami dhe Heleni. Pas tyre sundojnë: Dioklea (341 – 302 ), Besani i Madh (288 – 252), ky njihet si qeveritar i drejtë dhe i moralshëm. Pas tij, deri në vitin 125, këtë fis e udhëhoqën: Klodomiri, Nikanori, Markomiri II, Klodi I, Antenori II dhe Klodomiri II, Merodaku (125 – 97), ky formoi një ushtri të fortë prej 220.000 vetash. Anthari (76 – 41) - në kohën e tij Cezari e pushton mbretërinë e frankëve dhe Britaninë, por, pas vrasjes së tij më 41 p. e. r., në pushtet vjen Franku, djali i Antharit, i cili, siç u tha më lart, ishte me prejardhje trojane. Me emrin e këtij mbretit të ri u emërua shteti i sotëm, Franca, dhe populli i saj u quajt francez.
DINASTIA MBRETËRORE E FRANKUT
Franku (41 – 13) ishte me prejardhje nga Dardania. Ai e ndërroi emrin prej Sikambri në Frank. Rathheri (66 – 87), Rishmiri (87 – 111), Odomar (111 – 125), Markomiri IV (125 – 146), Faraberti (163 – 183), në kohën e tij për herë të parë gjermanët që jetonin në mbretërinë e tyre quhen Doitch (Doiç), Hilderiku (211 – 251), Klodomiri V (317 – 335), Richimiri II (335 – 348), Teodomiri (348 – 358), Klodi V (358 – 376), Marcomirusi V (376 – 391), Dagobert II (391 -396), ky u zgjodh guvernator e jo mbret, Faramundi (396 – 417), Klodi VI (427 – 444), Meroveus (444 – 456) prej të cilit fillon dinastia mbretërore e Merovingëve, Hilderiku II (456 – 459), Klodove or Klovis (481 – 511), ky mbret i frankëve, bashkë me parsin e shtetit francez, hoqën dorë nga besimi i arianizmit dhe u vaftisën si katolik. Me këtë ai fitoi një simpati te bizantinët. Mandej, ai luftoi me romakët dhe pushtoi tërësisht perandorinë e mbetur romake. Me këtë mori fund përfundimisht perandoria perëndimore e Romës. Kështu ai i zgjeroi kufijtë në gjithë Francën e sotme, duke përfshirë edhe disa territore të shteteve fqinj dhe e bëri Parsin kryeqytet të saj. Në këtë kohë, frankët e perëndimit bashkë me galët dhe romakët u bashkuan dhe, duke u shkrirë, formuan popullin francez të romanizuar, prej nga më vonë u formua kombi francez.
DUKËDOMI I FRANKONISË LINDORE
Genebaldi I (322 – 352) - ky u bë duka i parë i Frankonisë lindore. Mandej, duka Faramundi (399 – 414) bëhet mbret i parë në Frankonin lindore. Klodi II (487 – 503), i cili ishte mbret i frankëve të perëndimit, bëhet edhe dukë i frankëve të lindjes. Kjo që ndodhi me mbretin e frankëve të perëndimit dhe që u bë dukë edhe te frankët e lindjes, ishte gjë normale, sepse të gjithë frankët, bashkë me fiset dhe popujt e tjerë, duke i përfshirë të gjithë popujt e Evropës veriore dhe perëndimore, ishin me prejardhje pellazge dhe quheshin si popuj gjermanik.
MBRETËRIT E AUSTRAZISË
Mbretëria e Austrazisë është formuar në Holandin e sotme. Këtë dinasti e kanë themeluar njerëzit që kanë ardhur nga Troja dhe nga viset e Dardanisë, të cilët kanë qenë pjesë e Paionisë dhe e Thrakisë së atëhershme pellazge. Nga kjo dinasti e formuar prej shekullit IV rrjedhin si Karli i Madh i frankëve ashtu edhe dinastia e Habsburgëve.

Nga viti 615 Pepin Ladeni fillimisht merr pozitë në dukdomin e Austrazisë e mandej bëhet edhe maxhordom i pallatit mbretëror të Frankëve. Këtë dinasti e vazhdoi i biri i Karl Martelit i quajtur Pepini III i vogël, i cili vazhdoi rrugën e të atit në forcimin e shtetit duke i përfshirë në një shtet të përbashkët Brabantin, Thuringjinë, Neustrinë, Austrinë dhe Burgundinë. Mandej, në vitin 758 Pepini III u merr pushtetin merovingëve dhe bëhet mbret i frankëve. Me këtë fillon dinastia mbretërore e Karolinëgve dhe vazhdon historia e një kombi të ri me prejardhje pellazge.

MBRETËRIA E FRIZISË
Kjo mbretëri formohet në territorin e Beneluksit të sotëm nga personalitetet e ushtrisë të Lekës së Madh të Maqedonisë. Pas vdekjes së Lekës, një pasardhës i Raganit migroi në perëndim dhe u vendos përgjithmonë në territorin e Beneluksit. Atje themeloi mbretërinë e tij, e cila filloi me mbretin e parë Frison në vitin 313 p. e. r. dhe mbaron me mbret Radbodin në vitin 775 të e. r.
DINASTIA E HABSBURGVE
Kjo dinasti mbretërore ka zgjatur më tepër se një mijë vjet. Përkohësisht ka sunduar edhe në disa territore të Evropës, si në Austri, Itali e deri në Spanjë. Mbretëria e habsburgëve rrjedh nga dinastia e Frankëve. Linja e mbretërve habsburg e ruan origjinën nga Antenori dhe pasardhësit e tij, të cilët i udhëhoqën popujt pellazg prej Pajonisë e deri në Gjermaninë dhe në Francën e sotme. Këtë e vërtetojnë edhe disa historianë të mesjetës. Historiani Bartelome Gutierrez ka regjistruar një numër të tërë të mbretërve me prejardhje nga trojanët që emigruan pas luftës dhjetëvjeçare të Trojës.

Fillimisht kjo linjë mbretërore e ruajtur nga familja habsburge fillon nga Hektori, i cili ishte djali i Klodit V, mbretit të frankëve. Këtë linjë mbretërore e përcjell, pra, edhe Bartelome Gutierrez në historinë e tij “Historia de Xerez”.

Sipas të dhënave që jep Elena Kocaqi, në veprën e saj “Albanët”, më poshtë do të paraqis emrat e disa mbretërve më të dalluar të kësaj dinastie, duke filluar nga Hektori, djali i mbretit të frankëve Klodit të pestë, si vijon:

Mbret i parë është Hektori, prej të cilit formohet dinastia e habsburgëve. Pas tij vazhdojnë Merovi, Childerik, Klodoviu, Klotar, djali i tij Sigiberti bëhet mbret, Childuberti (mbret i Austrasizë dhe i Burgundisë), Theodoberti (mbret i Austrasizë), Ligiberti (dukë i Austrasizë), Othobert (kont i Altemburgut), Amprinet, Hektoberti, Ramperti, Guntram I, Luiffrid I, Luiffridi II, Hundifrid, Gumtram II, Berti, Rapat, Werner, Otho, Werner II, Werner III, Alberti I, Rudolfi I, Alberti II, Rudolfi II, ky bëhet Perandor i Perandorisë së shenjtë të Romës në vitin 1273.

MBRETËRIT DARDAN NË BELGJIKË
Jasques de Guise në veprën e tij “Historia e Hainautit” jep të dhënat për dinastinë e vjetër mbretërore të Belgjikës, me prejardhje nga Troja dardane, e cila zgjat në kohën nga viti 1179 e deri më 52 p. e. r.

Kjo dinasti fillon me Bavon, i cili ishte nipi i Laomedonit, mbretit të parafundit të Trojës. Bavoja ishte një nga heronjtë e njohur në luftën e madhe për mbrojtjen e Trojës, duke i mbetur besnik xhaxhit të vet, mbretit Priam, deri në momentin e fundit të luftës. Pas mbarimit të kësaj lufte Bavoja e udhëhoqi emigrimin me një grup të madh të banorëve nga Troja dhe nga Thrakia e Dardania e atëhershme dhe shkoi në perëndim. Atje u vendos në territoret e Beneluksit të sotëm dhe formoi shtetin e ri, ku si kryeqendër zgjodhi qytetin me emrin Genti, që është emër pellazgo-shqip. Këtë e dëshmon ndërtimi i Katedralës së Shën Bavos, e cila ka marrë emrin e mbretit të parë, domethënë me emrin e mbretit Bavo.

Bavoja trojan themeloi dinastinë mbretërore në belgjik dhe sundoi në kohën prej 1179 e deri më 1169 p. e. r.. Pas tij është e rëndësishme të përmendet edhe Aganipi, i cili sundoi prej 885 e deri më 835 p. e. r..

Përkthyesi i librit “Wauquelin” nga autori Jasques de Gyis, që e bëri me porosinë e mbretit Filipi i Mirë, në parathënien e tij shkruan: “Arsyeja që po e përkthej këtë vepër është se kronika e Hainautit demonstron jo vetëm antikitetin e Kontes (Burgundisë), por edhe se Zotëria im i fortë është pasardhës nga gjaku i lartë dhe i shkëlqyeshëm i trojanëve.”

Nga ky citat shihet qartë se mbreti Filipi i Mirë e ndien plotësisht se rrjedh nga gjaku i lartë dhe i shkëlqyeshëm i trojanëve.

Një fakt tjetër se belgjianët janë fis pellazg, na dëshmon edhe emri i qytetit të quajtur Venetia. Ky emër është i njëjtë me emrin e qytetit Venetia, që gjendet në Italinë veriore. Ky emër përbëhet prej dy emrave pellazgo – shqip, ven dhe et, e cila e ka kuptimin vend i etnive, sepse fjala ven është njësoj me fjalën vend dhe etët ka kuptimin e etnive të parë të vendosur në këto vende, si në Itali ashtu edhe në Belgjikë. Ndërsa, Enetët që përmend Homeri si aleat të trojanëve është emër pellazgo-shqip i përbërë nga dy fjalë, enë dhe etët. Fjala e parë enë është fjalë njësoj si fjala anë dhe në këtë rast ka kuptimin – ana e etnive. Enetët si fis kanë jetuar në hapësirën në mes Shkodrës dhe Kotorit, d.m.th. në Malin e Zi të sotëm.

Banorët e vjetër gjermanik të Belgjikës, që janë fise pellazge dhe që kanë kulturë e botëkuptim të njëjtë me fiset e tjera pellazge të Trojës dhe të Ballkanit Jugor, shihet nga ajo se ata kanë pasur besim Druid, njësoj si te albionët e vjetër në Britani, te irlandezët e vjetër. Të gjitha këto burimin e kanë nga tempulli i Zeusit në Dodonë. Emri i botëkuptimit Druid përbëhet prej dy emrave, dru dhe Idë. Emri dru është fjalë e pastër pellazgo - shqipe dhe ka kuptimin e drurit. Ndërsa emri Idë është emri i malit Idë që gjendet në Trojë, i cili është emëruar sipas emrit të nënës Idë.
MBRETËRIA SKANDINAVE
Për formimin e popullatës skandinave në shkrimet historike thuhet se kanë ndikuar më së shumti dy valë shpërnguljesh nga Troja dhe aleatët e saj pas Luftës së Trojës. Në valën e parë, sipas kronikës së Robret Wace, thuhet se prejardhjen normanët e kanë nga Troja dhe se ata e quajtën veten Danë, me qëllim që të tregojnë se janë të ardhur nga Troja legjendare. Kur këta trojanë arritën në Skandinavi, sidomos në territorin e Danimarkës së sotme, ata kanë ndeshur popullatën vendase të krijuar që nga pjesa e dytë e kohës së bakrit.

Thuhet se origjina daneze është me prejardhje nga Thrakia. Për këtë më konkretisht na informon proza “Eda”, e cilai takon periudhës së mesjetës dhe është shkrim skandinav. Sipas kësaj proze, kuptojmë se vajza e Priamit - mbretit të Trojës, e quajtur Troa, ishte e martuar me mbretin e fisit Agathyrsi të Thrakisë. Djali i saj ,Thori, ka pasur këta fëmijë: Loridin, Einridin, Modën, Athran, Jatin, Finin dhe Odin. Sipas prozës “Eda”, nipi më i vogël i Troas, Odi, ishte organizator dhe udhëheqës i emigrimit të fisit të tij për në skandinavi pas Luftës së Trojës. Ai, pasi u vendos atje, formoi mbretërinë skandinave, kuptohet vetë Odini u bë mbret i parë, prej të cilit fillon dinastia e tij në Skandinavi.

Valën e dytë të shpërnguljes nga Troja e bëjnë teutonët, të cilët, po ashtu, vendosen në Skandinavi. Me këtë përfundimisht u formua populli skandinav, i cili e njohu Odinin jo vetëm si mbret, por edhe si perëndi.

Kultura skandinave ishte trashëguese e kulturës trojane, ku zhvillimi i kulturës pellazge kishte arritur kulmin e saj në kohën e bronzit, e cila është e njohur si kulturë dardano – trojane. Këtë e dëshmojnë shumë materiale arkeologjike të gjetura, si: sëpata me dy tehe, mënyra e përpunimit të qeramikës etj. Këtë na e dëshmojnë edhe kërkimet e fundit në kalanë e Shkupit, ku janë gjetur majat e shigjetave të hekurta, me kualitet të lartë, të cilat janë të ngjashme me majat e shigjetave të përdorura te fiset skandinave. Siç duket, kjo ngjashmëri e përdorimit të majave të hekurta të shigjetave me kualitet të lartë në Kalanë e Shkupit, si të majave të hekurta të shigjetave të përdorura në Skandinavi, e habiti “arkeologun” Paskal Kuzmanin. Duhet të dimë se Odini, nipi i Troas - vajzës së mbretit Priam të Trojës, i udhëhoqi njerëzit e vet në emigrim për në Skandinavi, ku themeloi mbretërinë e shtetit të Skandinavisë. Nga kjo më duket se vetiu është e qartë që fiset e vjetra të Skandinavisë e kanë marrë mjeshtërinë e përpunimit të metaleve nga dardanët e kohës homeriane, e jo dardanët prej fiseve të vjetra skandinave. Të përmendim edhe atë se bashkësia fisnore e normanëve të Skandinavisë, duke formuar grupet e saj prej 100 vetave, kanë ndërmarrë shumë ekspedita nëpër det duke arritur në Francë, Britani, Irlandë, Islandë, në Grenlandë, e deri në Amerikë.


POLONËT
Si në viset e tjera të Evropës ashtu edhe në Poloni, qysh në fillim të epokës së qytetërimit të hershëm, popullata Albane është shpërndarë në fillim si blegtor e mandej edhe si bujq të mirë. Nga kjo kohë, kur albanët janë vendosur në Poloni, si relikt dhe si gjurmë linguistike është emri i ishullit Arbe. Këtë qytet të Polonisë, Plini e quan Arba, edhe Ptolemeu, po ashtu, e quan Arba. Ndërsa në Tabula Peutingeriana është e regjistruar – Arva, domethënë në trajtën greke me v-ë. Të gjitha këta janë trajta të emrit ARBAN, që është formuar nga koha e bakrit kur janë zhvilluar blegtoria dhe bujqësia në Poloni. Kjo dëshmon kohën e albanëve si banorë të parë në Poloni.

Emri Poloni është formuar në kohën e dyndjeve të fiseve pellazge pas mbarimit të Luftës së Trojës. Nga emri i nipit të Priamit III, i cili quhet Poliksi e mori emrin shteti i Polonisë së sotme.

Emri Poloni është i përbërë prej dy fjalëve pellazgo - shqipe, pol dhe onë.

Fjala e parë pol është folje me pjellë, që në aorist bëhet poll. Meqenëse në kohën kur është formuar emri Poloni, l-ja ende nuk ka qenë e zhvilluar në ll-ë. Kjo është shpjeguar kur është bërë fjalë për formimin e fjalëve pelë dhe pol.

Ndërsa onë është fjalë që tregon anën e banorëve të Polonisë. Fjala onë është e njëjtë me fjalët anë, enë dhe ënë, që në shumë raste shërbejnë si sufiksa, por edhe si prefiksa. Në gjuhë të ndryshme këtë emër e hasim në trajtat Polen ose Polan.

Përveç emrave të lartpërmendur Arba dhe Polon, në Poloni hasim edhe toponime të tjera pellazgo–shqip, siç janë: Vargmalet e Beskideve (besë + kë + ida), Koqe guri (guri i kuq), Zielona Gura (guri i gjelbër), Kamjena gora (emër bilinguistik gur – gur), Lubin etj.



MAQEDONASIT DHE MAQEDONIA ANTIKE
Çështja e maqedonasve dhe e Maqedonisë, pothuajse, për një kohë të gjatë ka qenë çështje e pa shpjeguar definitivisht. Ka shumë shkaqe që kanë ndikuar dhe që të ngelet si temë diskutimi për një kohë të gjatë. Një nga problemet është se maqedonasi kanë qenë grekë apo jo? Grekët që edhe sot e kësaj dite insistojnë në atë se gjoja maqedonasit e lashtë kanë qenë grekë. Megjithatë, shumë historianë me të dhënat e tyre kanë dëshmuar të vërtetën e popullit maqedonas dhe për gjuhën e territorin e tyre.

Historiani romak Justini, bashkëkohës i August Oktavjanit, në vitin e 9-të p. e. r. botoi veprën e tij me titullin “Historia Filipika” (“Historia Philipicae”), ku për prejardhjen e maqedonasve, shkroi: “Edhe populli i Maqedonisë quhej pellazg.”

Kjo thënie e Justinit është plotësisht e vërtetë dhe nuk ka nevojë të komentohet për të, sepse maqedonasit janë një nga shumë popuj të pellazgëve.

Nga ana tjetër, Straboni kur flet për maqedonasit, thotë se ata janë quajtur Paion.

Para së gjithash, duhet të dimë se maqedonasit e lashtë rrjedhin nga populli shumë i vjetër Paion. Faktet historike, gjuhësore, arkeologjike dhe etnike na dëshmojnë se paionët kanë qenë një popull Pellazg i shpërndarë në Azi të Vogël, në Ballkan dhe në rrjedhën e mesme të Danubit. Prej paionve pellazgjik rrjedhin shumë fise dhe popuj të formuar më vonë nga gjiri i paionëve, siç janë: teukrët, dardanët, thrakasit, tribalët, retët, panonët etj. Ndër fiset dhe popujt paion është formuar edhe fisi maqedonas. Shumë me rëndësi është fakti se paionët qendër kryesore kanë pasur territorin që më vonë është quajtur Trojadë, ku kanë jetuar banorët e parë pellazg, të cilët, pas përmbytjes së madhe, nga një fis japetik formohet populli Pajon, që rrjedh nga nëna Idë dhe ati Skamandër (Aleksandër).

Siç u tha më lartë, nga gjiri i popullit Paion formohet fis i maqedonasve të lashtë nga fundi i shekullit VII dhe në shek. VI p. e. r.. Ky fis maqedonas jetonte në perëndim të rrjedhës së poshtme të lumit Aksi dhe në perëndim të gjirit të Termas (Selanikut). Maqedonasit e lashtë, nën udhëheqjen e personit të quajtur Emathi, formojnë një mbretëri të vogël. Kjo mbretëri merr emrin e mbretit të parë dhe u quajt Emathi. Këtë e vërteton edhe ky citat: “Maqedonia quhej më parë Emathi, sipas emrit të Emathit, i cili qe i pari që dha shembull trimërie në këtë vend.” 113

Nga ky citat shihet se emri Emath (e math) si emër i heroit të parë të maqedonasve, është pjesë e parë e emrit Maqedon. Meqenëse heroi Emathi ishte shumë i dashur për popullin e vet, emrit të tij i shtojnë edhe fjalën don (si folje me dasht) për të treguar dashurinë ndaj prijësit të tyre dhe e quajtën Mathedon (Madhedon), që në latinisht është shkruar Macedon, ku fonema dh-ë zëvendësohet me germën latine c-ë, për shkak të mungesës së fonemës dh-ë në latinisht. Në gjuhët sllave shkruhet dhe lexohet Makedon dhe Makedonija, d.m.th. c-ja latine lexohet si k-ë. Ndërsa, në shqip nuk përdoret as origjinali në shqip dh-ë e as nga latinishtja c-ë (k-ë), por përdoret fonema q-ë dhe thuhet Maqedonia.

Emri Maqedon (Madhedon) është i formuar nga vetë maqedonasit si fis paion në gjuhën pellazge. Prandaj, kuptimi i emri Maqedon sot kuptohet vetëm me anë të gjuhës shqipe si pasardhëse e pellazgjishtes. Për shkak të lidhjes direkt të gjuhës së vjetër pellazge, që kanë folur maqedonasit e lashtë dhe të gjuhës shqipe si pasardhëse e maqedonishtes pellazgjike, mund të themi se Kalkondili me plotë të drejtë ka thënë se shqiptarët numërohen më tepër për maqedonas se sa për ndonjë komb tjetër të botës.

Sipas Herodotit, helenët i kanë llogaritur maqedonasit si gjysmë barbar. Por oborri i tyre mbretëror gjoja ka qenë prej moti i helenizuar.

Demosteni në ligjëratën e tij të titulluar “Filipika e tretë” për Filipin II thotë: “Filipi, jo vetëm që nuk ishte grek, por nuk kishte asnjë lidhje farefisnie me grekët. Ai është një mortajë e ndyer e Maqedonisë.”114

Nga ky citat i Demostenit shihet në mënyrë të qartë se Filipi II, i ati i Aleksandrit të Madh, nuk ka kurrfarë lidhjeje fisnore me grekët. Nga kjo kuptohet se edhe populli maqedonas nuk ka pasur kurrfarë lidhje me gjakun dhe me gjuhën e grekëve. Nga kjo del se thëniet spekulative të grekëve se gjoja maqedonasit e lashtë kanë qenë grekë, janë krejtësisht të pavërteta.

Maqedonasit para Filipit II i kanë konsideruar grekët si njerëz gjysmë të egër dhe të zhdërvjellët, për këtë ata i kanë pasur mëni. Nëse bëhet pyetja se a ka qenë e vërtetë ajo që kanë thënë grekët? Me siguri që jo. Grekët i kanë pasur mëni për shkak se ata u kanë bërë konkurrencë. Kjo shihet ngase maqedonasit kanë qenë popull pellazg dhe si të tillë kanë pasur kulturë të zhvilluar aq sa në kohën e Filipit II Maqedonia e tejkaloi në çdo pikëpamje Athinën dhe shtetet e tjera me etni greke. Maqedonia e kishte të zhvilluar industrinë, të cilën na e dëshmon fjala PIR, e cila asaj kohe është përdorur si emër njeriu, por edhe si emër i krahinës së Pirinit, ku fjala pir ka kuptimin zanat, mjeshtëri apo profesion, që vetiu kuptohet se maqedonasit e kanë pasur të zhvilluar zejtarinë dhe kanë ushtruar lloj-lloj profesionesh në prodhimtari. Nga ana tjetër, kultura e logut si te të gjithë pellazgët ashtu edhe te maqedonasit e lashtë ishte e zhvilluar, por që në Maqedoni arriti nga praktika konkrete e veprimtarisë edukativo – mësimore në LOGJE, në mësim teorik sipas LOGJIKËS së filozofit të madh antik ARISTOTELIT nga Maqedonia.

Arritja e nivelit të lartë të kulturës së maqedonasve pellazgjik u dëshmua me atë që Filipi II i çliroi territoret pellazgjike të pushtuara nga grekët para disa shekujve. Si rezultat i kulmit të zhvillimit të përgjithshëm kulturor, ekonomik dhe ushtarak të Maqedonisë që arriti në kohën e Filipit II, ka qenë bazë e fortë për përgatitjet dhe të ndërmarrjes së një marshi të madh ushtarak të Aleksandrit të Madh, i cili, brenda dhjetë viteve, arriti të formojë një shtet të madh perandorak me fuqi botërore, duke u nisur nga Ballkani e deri në Egjipt dhe prej Egjiptit deri në Hindi. Me këtë, Aleksandri i Madh çliroi një pjesë të madhe të territoreve të vjetra pellazgjike. Qëllimi i tij ka qenë që të bashkojë popujt pellazg dhe kulturën pellazge të Ballkanit me atë të Lindjes së Afërt dhe të Egjiptit dhe të formojë një kulturë gjithëpellazgjike. Ndërmarrja aq e madhe ushtarake e Aleksandrit të Madh nuk ka qenë gjë e rastit. Ai ka fituar motive të forta nga mësuesi dhe filozofi i madh Aristoteli dhe nga veprat monumentale të Homerit. Siç thotë historiani i njohur Artur Vajgëll, Aleksandri i Madh e lexonte me kërshëri të madhe “Iliadën” dhe “Odisen” dhe aq shumë i donte veprat e Homerit saqë edhe kur flinte “Iliadën” dhe “Odisen” i mbante nën jastëk. Nga motivet e forta i është ngjallur ndjenja dhe dëshira që në perandorinë e tij të fusë edhe Evropën pellazgjike. Por këtë nuk arriti ta realizojë nga jeta e shkurtër.

TERRITORI I MBRETËRISË SË MAQEDONISË


Sipas Herodotit, në kohën para Filipit II, në territorin e mbretërisë së Maqedonisë janë përfshirë tokat prej bregdetit të Beotisë, Linkestërve, Oresisë dhe Elimejt. Territorin e mbretërisë së Maqedonisë në kuptimin më të ngushtë, masivi i maleve të Bermit, i cili shtrihet nga veriu në drejtim të jugut, e ndan Maqedoninë në dy pjesë. Pjesa lindore të vargmaleve të Bermit formon Maqedoninë e Poshtme, e cila përbëhet prej ultësirave fushore. Ndërsa, pjesa perëndimore nga malet e Bermit, quhet Maqedonia e Epërme, që përfshihen viset e larta malore, prej nga quhet Maqedoni e Epërme. Për një ndarje të tillë, në Maqedoninë e Poshtme dhe Maqedoninë e Epërme, në mënyrë jo të drejtë, e quajnë Maqedoninë e sotme si Maqedoni e Epërme, gjë që nuk korrespondon me ndarjen reale siç u tha më sipër. Këtë e dëshmon realiteti se, edhe pas nënshtrimit të Paionisë nga Filipi II, kjo mbretëri mbajti emrin Paioni dhe se ka qenë e pushtuar për aq kohë sa ishin të pushtuara edhe shtetet e tjera, si të trakasëve, tribalve, atinasve etj., të cilët nuk u quajtën as Maqedoni e Epërme, as e Lindjes, as e Jugut. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe Maqedonia e sotme, asaj kohe mbajti emrin Paioni, derisa përfundimisht e pushtoi Dardania.

Në kohën e Filipit II kufijtë janë zgjeruar në pjesën më të madhe të Ballkanit, duke përfshirë territoret e thrakasve dhe të tribalëve në Ballkanin verilindor. Më pas ai pushton të gjitha kolonitë e qytete-shteteve greke, që kishin në Egjeun verior. Mandej pushtoi Teben, Athinën dhe pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Me këtë, Filipi II nga një mbretëri e vogël e Maqedonisë e zgjeroi në një shtet të madh ballkanik. Ndërsa në kohën e Aleksandrit të Madh nga një shtet të madh ballkanik të Filipit II u formua një perandori e madhe botërore.


ETIMOLOGJIA E EMRIT MADHEDON
Emri Maqedon (Emadhedon) përbëhet prej dy fjalëve: e math (madh) dhe e don. Fjala e parë, e math, përbëhet prej nyjës së përparme -e dhe fjalës math. Në gjuhën e sotme shqipe, e-ja si nyje e përparme përdoret vetëm për gjininë femërore, por që në fillim kur është përdorur fjala e math, nyjat -e dhe –i nuk janë dalluar për nga gjinia. Ndërsa fjala –math ka kuptimin e fjalës shqipe –madh, d.m.th. me –dh-ë në vend të th-ës. Fonema th-ë te fjala madh përdoret edhe sot në të folurën e shqipes popullore në rrethinën e Shkupit e gjetiu. Me emrin e heroit të parë -e Math, Mathi lidhet edhe fjala pellazgo-etrure MATHI, që në shqipen e sotme thuhet Madhi, ku në vend të th-ës, sot në gjuhën letrare shqipe përdoret dh-ja. Këtë na e dëshmon edhe fjala e regjistruar MATHI në epigrafin guror në qytetin Viterbo të Lacios në Itali, të cilën e ka deshifruar Nermin V.F., e cila e shpjegon kështu:

“ –Pellazgo-etrur ...-MATHI

-Shqip ...–MADHI

-Italisht ...–GRANDE

-Anglisht ...–A LARGE.”115

Ndërsa, folja - don është folje me dasht, prej nga emri Emadh, gjegjësisht Imadh, ka kuptimin se populli e do heroin e Madh. Prej këtyre dy fjalëve pellazgo-shqipe, i madh dhe e don, duke e lënë nyjën e parë –e, është formuar emri i popullit Madhedon dhe emri i mbretërisë së tyre Madhedoni. Në shkrimet antike ky emër në latinisht është regjistruar duke zëvendësuar fonemën pellazge dh-ë me fonemën c-ë në latinisht, për shkak të mungesës së fonemës dh-ë në latinisht është regjistruar Macedon. Prej nga në shqip c-ja është zëvendësuar me fonemën q-ë, e jo me dh-ë, dhe përdoren emrat maqedon -për popullin dhe Maqedoni -për vendin. Kurse në disa gjuhë të tjera, ndër të cilat edhe maqedonishtja e sotme, c-ja është zëvendësuar me k-ë, prej nga në maqedonisht emërohen Makedon dhe Makedonija.


RESURSET EKONOMIKE TË MAQEDONISË SË LASHTË
Në territorin më të ngushtë të Maqedonisë së lashtë ka shumë toka pjellore, por në kohën e Filipit II shumë vise moçalike janë shndërruar në toka pjellore. Maqedonasit e lashtë, si të gjitha fiset e tjera pellazge, kanë dije shumë të mira për të përpunuar tokën dhe si bujq të shkëlqyeshëm me prodhimet bujqësore plotësonin nevojat e popullit. Nga ana tjetër, maqedonasit e lashtë i kanë shfrytëzuar racionalisht bjeshkët e pasura me kullota për kultivimin e blegtorisë. Me këtë plotësonin nevojat e popullit me produktet e blegtorisë, si: mish, bulmet, lesh etj. Kujdes të madh kanë pasur për ruajtjen dhe dresimin e kuajve dhe kafshëve të tjera shtëpiake që i përdornin për punë.

Në qendër të Maqedonisë së lashtë ka pasur shumë pyje të dendura. Pyjet e pasura me drunj për Maqedoninë antike kanë qenë faktor i rëndësishëm ekonomik. Qysh në shekullin V p. e. r. Maqedonia ka eksportuar dru si material ndërtimi. Vetëm në periudhën prej 480 – 410 p. e. r. Athina për nevojat e veta, për ndërtimin e më shumë se 1500 anijeve, është furnizuar me drurë të importuara vetëm nga Maqedonia. Eksportimi i materialeve ndërtimore prej drurit ka vazhduar edhe më vonë. Për Maqedoninë antike eksploatimi i pyjeve të pasura dhe fitimet nga eksporti i drurëve ka qenë faktor i rëndësishëm ekonomik për zhvillimin e shtetit të Maqedonisë.

Maqedonasit e lashtë qysh herët kanë filluar t’i përpunojnë xehet dhe për farkimin e metaleve. Në kohën antike hapen shumë xeherore për nevojat e popullit dhe të shtetit. Maqedonia ka qenë e pasur me xehe, por tre lokalitete qendrore janë më të njohur. Si lokalitet i parë është në rrjedhën e epërme të Galikosit. Nga xeheroret e maleve përreth kanë nxjerrë sasi të madhe të metaleve të çmueshme, si ar dhe argjend. Pranë këtij lokaliteti në malin Disoron ka pasur disa xeherore ku argjendi nxirrej me shumicë. Lokaliteti i dytë ka qenë rajoni i malit Pangeon, ku ka qenë i ndërtuar qyteti që mori emrin Filipi, sipas emrit të Filipi II. Në këtë rajon, qysh në shekullin VI p. e. r., ka qenë ndërtuar Krenides si koloni e xehetarisë së Tasosit. Me ardhjen në fron si mbret i Maqedonisë të Filipit II, ai e intensifikon procesin e punës në xeheroret e kësaj qendre të pasur me xehe, duke zhvilluar teknikën për përpunimin e metaleve. Më i rëndësishëm ka qenë prodhimi i arit dhe argjendit. Filipi II ka investuar shumë për nxjerrjen e arit nga këto xeherore. Arin e përftuar e përdori për farkimin e pareve që hodhi në qarkullim dhe pasuroi arkën shtetërore. Qendra e tretë e madhe e xeheroreve është Mali i Kolomonit në veri të Halkidikit. Shfrytëzimi i pasurive të këtyre xeheroreve fillon me ardhjen e Filipit II si mbret i Maqedonisë.

Përderisa grekët janë mbështetur vetëm në fitimet tregtare nëpërmjet kolonive të tyre në mbarë pellgun e mesdheut, Maqedonia e kohës antike i shfrytëzoi të gjitha resurset që ka pasur në diskonim. Zhvilloi maksimalisht të gjitha degët ekonomike, duke përfshirë edhe tregtinë e zhvilluar nëpër detin Egje e gjetiu. Në kohën e Filipit II arriti që në pikëpamjen ekonomike t’ua tejkalojë qytete-shteteve të grekëve antike.

Si Filipi II ashtu edhe djali i tij, Aleksandri i Madh, janë angazhuar maksimalisht në mobilizimin dhe organizimin e mbarë popullatës maqedonase në procesin e prodhimtarisë nëpër degë të ndryshme ekonomike. Duke shfrytëzuar popullin si faktor të rëndësishëm në ndërtimin e ekonomisë dhe duke e shfrytëzuar potencialin ekonomik, shteti maqedonas transformohet në subjekt të rëndësishëm ndërkombëtar dhe si forcë e madhe ushtarake. Nga kjo kuptohet se rezultat i zhvillimit ekonomik dhe ushtarak është sistemi i monarkisë në aparatin shtetëror të Maqedonisë. Mbreti ka qenë person qendror dhe i plotfuqishëm në aparatin shtetëror, por ka qenë edhe luajal ndaj oborrtarëve të tij në zgjedhjen e problemeve shtetërore.
MBRETËRIT E MAQEDONISË
Nga një fis i paionve në perëndim të rrjedhës së poshtme të Aksit (Vardarit) dhe në perëndim të gjirit të Selanikut, në shekullin VII p. e. r. personi i quajtur Madhedon në një luftë të suksesshme që bëri me fqinjët, formoi një mbretëri të vogël dhe u bë mbret i parë i Maqedonisë. Sipas emrit të tij, mori emrin edhe mbretëria Madhedoni (Maqedoni) dhe populli u quajt maqedonas. Për cilësitë e larta morale të Madhedonit, populli i dha nofkën dhe ndryshe e quajtën “Trimi”.

Mbretin MADHEDON në kohën parahistorike e trashëgojnë këta mbretër që na janë bërë të njohur: Perdika, Argoja, Filipi, Aeropi, Alketa etj. Më vonë, sipas të dhënave historike, janë regjistruar shumë mbretër të Maqedonisë, që këtu në mënyrë kronologjike do t’i jap më poshtë, siç vijon:

Aminta (540 – 498 p.e.r.), Aleksandri I (498 – 454 p.e.r.), Perdika II (454 – 413 p.e.r.), Arkelau (413 – 399 p.e.r.), Aminta III (392 – 370 p. e.r.), Aleksandri II (370 – 368 p.e.r ), Ptolemeu (368 – 365 p.e.r ), Perdike III (365 – 359 p.e.r.), Perdika IV me regjent Filipi II (359 – 356 p.e.r ), Filipi II 356 – 334 p.e.r.), Aleksandri III – Leka i Madh (334 – 323 p.e.r.), Aleksandri IV (323 – 309 p.e.r.), Demetri i Poliorket (294 – 287 p.e.r.), Lisimaku i Thrakis dhe Piri i Epirit e ndajnë përgjysmë Maqedoninë (287 – 285 p.e.r.) Antigoni II ( 277 – 239 p.e.r.), Demetri II (239 – 229 p.e.r.), Filipi V (222 – 179 p.e.r.), Perseu (179 – 168 p.e.r.).

ARKELAU
Në mesin e mbretërve të Maqedonisë është dalluar Arkelau, i cili bëri shumë ndryshime. Para së gjithash, ai ndërtoi rrugët kryesore të Maqedonisë së atëhershme. Organizoi ushtrinë në mënyrë moderne, ku kalorësisë i dha më shumë përparësi. Zhvilloi anijendërtimtarinë, prej nga nxirrte përfitime të mëdha. Me rëndësi është se kryeqendrën e mbretërisë e transferoi nga qyteti Ege në Pelë. Vetë emri Pelë tregon se maqedonasit e atëhershëm kanë qenë të racës pellazge. Këtë e tregon vetë emri i këtij qyteti, sepse fjala pelë është fjalë pellazgo-shqipe dhe do të thotë pjellë, fjalë për të cilën janë dhënë shpjegime të gjerësishme më sipër.

Për Arkelaun thuhet se për Maqedoninë ka dhënë më shumë se të gjithë mbretërit e mëparshëm.

FILIPI II I MAQEDONISË


Ishte i biri i mbretit të Maqedonisë Aminta II dhe i nënës Euridike, e cila ishte vajza e princit të Lynkestëve. Lindi në vitin 382 p.e.r.. Gruaja e parë e tij legjitime ishte nga ilirja, Audata. Por më pas, në ujdhesën e Samotrakës, ra në kontakt me princeshën epirote Olimpinë, d.m.th. në të njëjtën ujdhesë ku ra në kontakt Dardani me Batenë. Me gruan e parë Filipi pati vajzën Kynën. Ndërsa Olimpisë i lindi djali, që e quajti Merjamunë (njeri jam unë), i cili si mbret mori titullin e lartë Aleksandër, e që më vonë mori edhe atributin i Madh, domethënë Aleksandri i Madh.

Filipi mbret i Maqedonisë u bë më 356 p.e.r., i cili brenda sundimit të tij 22-vjeçar, bëri hapa të mëdhenj në të gjitha lëmit e veprimtarive shtetërore. Ideali i Filipit II ishte që mbretërinë e tij të Maqedonisë ta forcojë ekonomikisht dhe ushtarakisht, kjo jo vetëm për mbrojtje, por më shumë për zgjerimin e kufijve të saj. Meqenëse para ardhjes së tij si mbret Maqedonia ishte e varur nga mbretëria e Lynkestërve, së cilës i paguanin tatim që nga viti 423 p.e.r. Prandaj ai, edhe pse ishte nip i tyre, me ta filloi fushatën ushtarake dhe u bë i pavarur prej tyre.

Pas fushatës së parë me Lynkestrit, ai me ushtrinë e vet iu drejtua kolonive të Athinës dhe të Spartës dhe i dëboi të gjitha kolonitë që ishin në territorin e Maqedonisë.

Më pas Filipi II u drejtua kah Pajonia, Trakija dhe Skithia, të cilat i pushtoi dhe i zgjeroi kufijtë nga ngushtica Dardane dhe e Bosforit deri në Danub. Pas kësaj fushate të suksesshme ushtarake, ai u kthye dhe dëboi mbi dyqind koloni të Athinës dhe të Spartës. Në fund, me ushtrinë e tij u nis drejt Athinës, së cilës nuk i vlen aspak ligjëratat antifilipike të oratorit të madh Demostenit. Fushatën ushtarake e filloi kundër Tebës dhe Athinës pas ankesës së një delegacioni të Delfis për grabitjen e tempullit të shenjtë. Meqenëse tebanët më parë patën lidhje miqësore me Maqedoninë, e që në kohën e fundit përkrahin Athinën, Filipi me ushtrinë e tij shkon drejt Athinës, ndërsa me një pjesë të ushtrisë që e komandonte Aleksandri i ri u drejtuar kah Tebeja dhe luftoi me ushtrinë e saj të shenjtë, të cilën e shkatërroi tërësisht dhe pastaj Aleksandri i shkoi në ndihmë të atit kundër Athinës, të cilën e pushtuan plotësisht. Ky pushtim i Athinës në realitet ishte çlirimi i tokave pellazge nga grekët barbar, të cilët e patën pushtuar para disa shekujve. Me këtë, mbretëria e Maqedonisë si shtet i një populli pellazg e riktheu kulturën dhe gjuhen e mëparshme të pellazgëve hyjnor.

Pas të gjitha këtyre meritave madhështore, Filipi II u dashurua me Kleopatrën, e cila dëshironte të bëhej mbretëreshë. Kur Filipi u martua dhe bëri dasmë me Kleopatrën, filloi grindja me akuza të ndërsjella në mes grave të tij, të Olimpis dhe të Kleopatrës. Rezultati i këtyre grindjeve ishte i kobshëm, sepse arriti deri në atë shkallë saqë u vra edhe vetë Filipi II dhe nusja e re e tij, Kleopatra.

Edhe pse fundi i mbretit Filip II ishte i kobshëm, përsëri ai mbeti si personalitet i famshëm historik, sepse e bëri Maqedoninë nga një mbretëri të vogël, të vobektë dhe të varur nga mbretëria e Lynkestërve, në një shtet të madh ballkanik, të forcuar ekonomikisht dhe ushtarakisht. Ai e shndërroi kryeqytetin Pelë në një qendër të madhe kulturore dhe universitare, që në realitet ishte një rilindje e plotë e kulturës pellazgjike.


ALEKSANDRI I MADH I MAQEDONISË

(356 – 323 P.E.R.)


Aleksandri i Madh nga prindërit dhe nga njerëzit që e rritën dhe e edukuan në pallatin mbretëror të Maqedonisë, e kanë thirrur me emrin përkëdhelës Leka, i cili kur u bë mbret nga njerëzit e vet u thirr edhe Leka i Madh. Si foshnje derisa mbushi një vjeç e ruajti dhe e rriti e ëma Olimpi. Si fëmijë, krahas kujdesit të mëmës Olimpi, deri në gjashtë vjeç u kujdes si edukatore e mirë dada e tij Lanika Mila. Pas gjashtë viteve, Olimpia solli nga Epiri një person nga fisi i saj, të quajtur Leonidha për përkujdesjen, mësimin dhe edukimin e djalit të saj Aleksandrin, të cilin e mbajti derisa i mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Pasi Aleksandri i mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç, Filipi për mësues dhe edukator zgjodhi Aristotelin. Ai ishte një mësues dhe filozof i madh dhe me të vërtetë me punën e tij edukativo-mësimore formoi edhe personalitetin e Aleksandrit të Madh me famë botërore.

Ideali i madh i Aristotelit për bashkimin e kulturave pellazgjike të Ballkanit, Lindjes së Afërt dhe të Egjiptit mbolli në trurin dhe në zemrën e Merjamunit – Aleksandrit, i cili nën ndikimin e Aristotelit, ëndrrat e tij i realizoi në tërësi në praktikë. Për t’i realizuar idealet e mëdha që i ishin mbjellë në zemër nga mësuesi, ai shpejt e riorganizoi ushtrinë e tij. Edhe pse ishte i ri në moshë, Aleksandri kishte përvojë për organizimin e shtetit dhe për udhëheqjen e ushtrisë nëpër beteja.

Para së gjithash, pas vdekjes së të atit, Aleksandri me ushtrinë e vet bëri një kontroll për të verifikuar sundimin e tij nëpër qytete-shtete të nënshtruar nga i ati. Kontrolloi edhe administratën shtetërore maqedonase në territoret e Trakesë dhe tribale në Ballkanin lindor nga Egjeu e deri në Danub.

Pasi e forcoi ushtrinë maqedonase, Aleksandri bëri një mobilizim të plotë ushtarak dhe u drejtua nga shteti Ilir që të sigurojë kufijtë perëndimor. Betejën e parë me ilirët e filloi në qytetin e Pelionit. Kjo ishte beteja e parë dhe e fundit që Aleksandri i Madh humbi. Por, pas pak kohe, e sulmoi sërish papritur Ilirinë në Pelion dhe i mundi, por me këtë rast ai mundi të rikthej vetëm territoret e Maqedonisë që ia patën marrë më parë ilirët. Me këtë e siguroi kufirin perëndimor dhe vazhdoi sipas planit që kishte drejt Lindjes së Afërme, duke i mësyer shpartallimit të perandorisë së madhe të Persisë.

Pasi në betejën e parë të Ilionit u përhap fjala se është vrarë Aleksandri nga ilirët, tebeanët ngritën krye dhe e detyruan garnizonin e ushtrisë së Maqedonisë të mbyllet në kështjellë. Aleksandri pasi iu drejtua Tebes me ushtrinë më parë kërkoi paqe, por tebeanët nuk u pajtuan dhe shprehën gatishmëri për të vazhduar luftën. Nga ana tjetër, ata kërkuan përkrahje nga Persia. Kjo e hidhëroi Aleksandërin dhe me një sulm të furishëm e rimori Teben dhe u hakmor për tradhtinë e dytë të tyre. Në këtë rast vrau 6000 tebean dhe shiti rreth 8000 tebean si skllevër. Mandej, e shkatërroi tërësisht në themel Tebean. Me këtë, gjithë bota antike e kuptoi se Aleksandri ishte më i tmerrshëm se i ati i tij.

Pas kësaj, Aleksandri u përshëndet për herë të fundit me të ëmën Olimpi dhe me një ushtri të mobilizuar dhe të organizuar mirë, të përbërë prej 30.000 këmbësorësh dhe me 5000 kalorës u nis për në Lindje. Me këto forca ushtarake u nis në një marshim të madh, për të realizuar një ideal të madh për t’i bashkuar trojet e vjetra të pellazgëve dhe për të unifikuar kulturën e saj, e cila ishte e përhapur në tri kontinentet e vjetra përreth pellgut të Mesdheut.

Pasi Aleksandri shkeli në Azinë e Vogël, Dari III i Persisë me një letër që i dërgoji atij e këshillon Aleksandërin që të kthehet te e ëma e tij. Bashkë me letrën, ai i dërgoi një kamxhik, një top dhe një arkë të vogël me florinj. Me këto dërgesa të Aleksandërit, në mënyrë figurative i jep të kuptojë se ai duhet të kthehet prapë se përndryshe do të ndëshkohet me kamxhik. Topin ia dërgoi që t’i tregojë se është ende i ri për të luajtur me top si fëmijë dhe arkën e vogël me florinj ia dërgon për para xhepi si fëmijë. Me këtë Dari III i tregonte Aleksandërit se ishte ende i ri për beteja të mëdha. Kjo nuk e ndaloi Aleksandërin, por, përkundrazi, ai mobilizoi ushtrinë dhe e sulmoi ushtrinë e Darit në Gramnik, ku doli fitues. Në këtë betejë, në anën e ushtrisë persiane morën pjesë shumë ushtarë të Athinës dhe të Spartës, me të cilët u soll i pamëshirshëm, i vrau të gjithë dhe i la të pa varrosur. Robërit dhe krejt plaçkën e luftës i dërgoi në Maqedoni.

Mandej, pushtimi i Azisë së Vogël u bë, pothuajse, pa luftë, që në realitet kjo ishte një bashkim i mbretërive pellazge në Azinë e Vogël dhe për ta ishte çlirim nga perandoria e Persisë. Pak rezistencë i bënë kolonët grekë në qytetet pellazgjike të Jonianit, të okupuara më parë, si kolonët e Halikarnasit dhe të Miletit, të cilët Aleksandri i theu shumë shpejt dhe i nënshtroi.

Një betejë të madhe Aleksandri e zhvilloi në Isos, duke u ndeshur me ushtrinë persiane të udhëhequr nga vetë Dari III. Edhe në këtë betejë kishin marrë pjesë ushtria e Athinës dhe e Spartës, e cila pësoi disfatë të plotë. Në betejën e Isos u zunë rob familja e Darit, si nëna, gruaja, vajza dhe djali i tij.

Më pas, pa luftë u dorëzuan të gjitha qytetet e bregdetit lindor të Mesdheut. Megjithatë, rezistencë bëri Tiri, i cili gjendej në një ujdhesë. Meqenëse Aleksandrit i mungonte flota detare, ai urdhëroi të bëhet një pend e gjatë 800 metra, me thellësi prej 50 metrave. Ndërkohë nga qytetet bregdetare të Jonianit dhe viseve të tjera i erdhën në ndihmë 224 anije, me anë të të cilave pushtoi Tirin, ku vrau 8000 burra dhe shumë të tjerë i zuri rob dhe i shiti si skllevër.

Prej Tirit Aleksandri e drejtoi ushtrinë kah Egjipti, të cilin e mori pa luftë, për arsye se ardhja e Aleksandërit të Madh në Egjipt, populli egjiptian e kuptoi si çlirim nga Persia. Edhe gjithë Afrika bregdetare, me përjashtim të Kartagjenës, u dorëzua pa luftë. Në Egjipt ndërtoi tempullin që ia kushtoi zotit Amon, të cilin e zbukuroi me ar. Në deltën e Nilit, ndërtoi një qytet të ri dhe e emëroi me emrin e vet –Aleksandri. Ky qytet, më vonë u bë qendër e madhe kulturore në Egjipt.

Beteja më e madhe e Aleksandrit me Persinë ishte ajo e Guagamelës. Në këtë betejë, Aleksandri kishte 50.000 ushtarë. Ai u përball me 200.000 ushtarë të Darit persian. Por edhe këtë betejë Aleksandri e zhvilloi me fitore të madhe, ku Dari u detyrua ta linte ushtrinë, dhe vetë të ikte. Në moshën 25-vjeçare Aleksandri në ndjekje për të zënë Darin, zhvilloi luftërat për pushtimin e Babilonisë dhe të Persepolit, ku zuri një pasuri të madhe përrallore të arit dhe argjendit. Të gjithë këtë pasuri ua ndau oficerëve dhe ushtarëve të tij. Për këtë sasi të madhe të metalit të çmueshëm, Aleksandri i shkruan nënës së vetë Olimpis: “Nuk mjaftojnë as 20.000 mushka dhe 5000 deve për ta transportuar arin që shtim në dorë.” Nga kjo kuptohet se këto dy qytete të mëdha kanë qenë shumë të zhvilluara dhe të pasura.

Krahas emrit Mesapotami, që na del si emër me prejardhje pellazge dhe shqipe, edhe emri i qytetit Persepol, ka kuptimin qyteti (poli) i Perseut, na jep të kuptojmë se këtë qytet, fillimisht e ka emëruar fis i dikurshëm pellazg.

Pas këtyre dy betejave të mëdha, Aleksandri me ushtrinë e vet marshoi më tutje drejt Lindjes së Mesme. E pushtoi Arianën (Afganistanin e sotëm) dhe arriti me ushtrinë e tij deri në kufij të Kinës.

Edhe emri Arian, na përkujton një popull me emër pellazgo-shqip, që kuptohet vetëm në gjuhën e sotme shqipe, ari dhe anë. Për këtë ka shpjegim të veçantë.

Përderisa ushtarët ishin të përmalluar për familjet e veta dhe për vendlindjen e tyre, dhe kërkonin që të kthehen në Maqedoni, Aleksandri kishte për qëllim të pushtojë edhe Hindinë. Ai vazhdoi betejat e mëtejshme duke pushtuar edhe Pakistanin e sotëm. Në Hindi zhvilloi disa beteja, ku iu kanos seriozisht rreziku për jetën.

Në një betejë, i ngordhi kali Bukeval, të cilin e ka pasur për zemër që nga fëmijëria. Prandaj, Leka urdhëroi të ndërtohej një qytet, të cilin e emëroi me emrin e kalit të tij, Bukevalë. Edhe emri i kalit të tij Bukeval (bukë e valë) është i përbërë prej fjalëve pellazgo-shqipe: Bukë, do të thotë bukë, e-ja këtu është lidhëse, njësoj dhe-ja, dhe fjala valë, do të thotë uji i nxehtë. Pra bukëvale, ka kuptimin e bukës së grime dhe të përzierë me ujin e nxehur, të cilit i hidhet gjalpë. Me këtë lloj ushqimi e kanë ushqyer kalin e Aleksandërit, prej nga i kanë dhënë emrin kalit të tij.

Kur arriti pranë lumit Ind, Aleksandri urdhëroi që ushtria të fillojë të kthehet prapë në perëndim. Gjatë kthimit nëpër Persi, ai ndaloi përkohësisht me ushtrinë. Aty Aleksandri dhe shoku më i ngushtë i tij, Hefestijoni, u martuan me dy princeshat persiane – bijat e Darit III. Me këtë ata nxitën oficerët dhe ushtarët për martesa masovike me femrat persiane. Kjo është njohur si dasma më e madhe në historinë botërore. Këtë e bëri me qëllim që me ushtrinë e tij të mos kthehen në atdhe, por të vazhdojnë marshimin ushtarak drejt Evropës dhe të formojë një perandori të madhe, ku do të përfshinte dhe të gjithë Evropën.

Në të kthyer, kur arritën në Babiloni, Aleksandri u sëmurë rëndë dhe vdes më 13.06.323 p.e.r. në moshën 33-vjeçare. Trupin e tij e mori me vete Ptolemeu, të cilit ia kishte lënë amanet për ta dërguar në Egjipt.

Vdekja e parakohshme të Aleksandërit e ndërpreu realizimin e idealit të tij për të formuar një perandori, ku, krahas bashkimit të trojeve të shumta pellazge, të bashkojë edhe kulturën pellazge të zhvilluar në Ballkan, në Lindje të Afërt dhe në Egjipt, për të krijuar një kulturë që sot quhet KULTURË EVROPIANE.

Vdekja e Aleksandërit të Madh e tronditi rëndë nënën e tij, Olimpin, familjen dhe fisin maqedonas, por edhe krejt perandorinë e tij.

Pas vdekjes së Aleksandërit të Madh, perandoria u nda në katër pjesë: Antipatri mori Maqedoninë dhe Greqinë, Lisimaku mori Thrakinë, Ptolemeu mori Egjiptin dhe Seleuku mori Lindjen e Afërt.

Për vdekjen e parakohshme të Aleksandërit, Olimpia akuzoi Antipatrin se i kishte helmuar të birin. Me këtë fillon një grindje e pafund derisa Antipatri likuidoi Olimpinë, dy gratë dhe dy djemtë e Aleksandërit, në mënyrë që Aleksandri i Madh të mos kishte trashëgimtarë.


EMRAT E ALEKSANDRIT TË MAQEDONISË
Emri i vërtetë i Aleksandërit të Madh është Merjamun. Me këtë emër e kanë pagëzuar familja si shprehje e dëshirës së tyre që të bëhet njeri i shquar e të tregojë vetveten se çka është.

Studiuesit e biografisë së Aleksandërit të Madh, duke u bazuar në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt, ku, ndër të tjera, thuhet: “Meryamun setepenra Aleksandros.”116 (Meriamuni i mbiquajturi Aleksandër). Emri Merjamun përbëhet prej tri fjalëve: mer, jam dhe unë. Fjala MER ka kuptimin e emrit të shqipes së sotme NJERI. (Emri mer është shpjeguar veçmas si emër -njeri). Fjala JAM është folje me qenë –JAM, mënyra dëftore, në njëjës, veta e parë, koha e tashme. Ndërsa, fjala UNË është përemër vetor, njëjës. Që do të thotë se emri Merjamun si në pellazgjisht ashtu edhe në shqipen e sotme do të thotë: NJERI JAM UNË.

Emri i dytë, LEKA, është emër përkëdhelës, me të cilin njëherë e quajtën familja e tij dhe më pas u përhap si te maqedonasit e lashtë ashtu edhe te fiset e tjera pellazge. Emri përkëdhelës Leka ruhet vetëm te pasardhësit pellazg, d.m.th. te shqiptarët e sotëm si emër personi. Me emrin Lek sot quhet paraja e Shqipërisë. Krahas këtyre, te shqiptarët ruhet fjala tëkërlek, që ka kuptimin –rrota apo kerri i Lekës.

Emri ALEKSANDËR është titull i personit që prinë një popull, ngjashëm me titujt mbretëror, siç janë: Prijam, Faraon, perandor, sulltan, car etj. Meqenëse Aleksandri bëri një perandori të madhe, e meritoi të quhet si perandor i madh, prandaj titullit perandorak Aleksandër i kanë shtuar edhe atributin I MADH. Këtë ai e meritoi dhe u quajt ALEKSANDRI I MADH.

Emri Aleksandër si titull është përdorur shumë herët. Me këtë emër e kanë quajtur edhe Atin Skamandër, të cilin më vonë e quajtën Aleksandër.

Emrit Aleksandër si titull përbëhet prej katër fjalëve: a, le, ks dhe andërr. Fonema –a është tingulli i artikuluar që ka kuptimin e foljes me qenë –është, mënyra dëftore, në njëjës, veta e tretë. Fjala e dytë, le, është folje me le (lind). Fjala e tretë -ks, ka kuptimin e kahjes, gjegjësisht kah si në andërr. Dhe, në fund, fjala andërr është fjalë e vjetër pellazge dhe e sotme shqipe –ëndërr. Prej nga emri Aleksandër ka kuptimin: është lindur prej së andrrës.




Download 1,49 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   19




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish