Këto mendime dhe shumë e shumë të tjera janë atribute që logjikën si dituri e lartësojnë dhe e hyjnizojnë. Por realiteti qëndron aty se shkenca fjalën logjikë e kupton se rrjedh nga fjala greke – logos. Fjala logos nuk është fjalë greke, sepse rrënja e kësaj fjale është log. Këtë e shohim kur fjalës logos ia heqim sufiksin grek - os, do të ngelje fjala e pastër albano-pellazgo-shqipe LOG. Kjo fjalë nuk ka kurrfarë kuptimi në gjuhën greke dhe se nuk mund të shpjegohet me atë gjuhë.
ETIMOLOGJIJA E FJALËS LOGIKA
Shkencëtarët, si u tha më parë, fjalën logjikë e shpjegojnë si fjalë greke logos dhe kuptimin e saj e shpjegojnë si shprehje hyjnore e mandej numërojnë disa elemente të kuptimit të logjikës si disiplinë filozofike. Fjala logika (logjika) është e përbërë prej dy fjalëve: logi dhe ka, të cilat janë pa dyshim fjalë të gjuhës pellazge. Këtë e vërteton edhe ajo se fjalët logi dhe ka apo logika, janë fjalë shumë produktive dhe të mbarë gjuhës shqipe si gjuhë që trashëgon pellazgjishten.
Në realitet, fjala logika (logjika) është fjalë pellazgo-shqipe, që përbëhet prej dy fjalëve të bashkangjitura: logi dhe ka. Etimologjia e fjalës log, e skajuar logi, është shpjeguar kur është folur veçmas për logun si fjalë pellazgo-shqipe.
Kurse fjala e dytë ka, po ashtu, është fjalë e vjetër pellazge dhe fjalë e sotme shqipe. Fjala ka është folje ndihmëse, me pas. Përdoret edhe në mënyrën habitore. Për shembull, folja me pas - paska (pas - ka), me qenë – qenka (qenë – ka), me fol – folka (fol – ka), me vjel – vjelka (vjel – ka) etj.
Si fjala log ashtu edhe fjala ka janë fjalë të pastra të gjuhës së vjetër pellazge dhe të gjuhës së sotme shqipe.
ZHVILLIMI HISTORIK I TË MENDUARIT LOGJIK
Zhvillimi i të menduarit logjik te pellazgët ka kaluar në tri periudha historike dhe sipas specifikave të kohëve, të cilat janë:
1. Periudha e të menduarit konkret – primitiv, i cili nuk shërbehet me nocione;
2. Periudha e të menduarit konkret në logje ku zhvillohen aktivitete të ndryshme, duke u shërbyer me nocione konkrete;
3. Periudha e të menduarit logjik, e cila zhvillohet me ndihmën e nocioneve abstrakte.
Në periudhën e parë, te raca primitive pellazge është e kohës kur procesi i të menduarit nuk është shërbyer me nocione dhe të menduarit ka qenë thjesht proces psikik i fazës primitive.
Periudha e të menduarit konkret, e cila, krahas proceseve të përgjithshme jetësore, zhvillohen aktivitete të shumëllojshme nëpër logje, ku vijnë në shprehje nocioni konkret dhe abstrakt. Kjo periudhë i takon epokës së qytetërimit të hershëm (barbarisë) kur dituritë fitohen nëpër logje, por edhe nëpër punëtori, si edhe në lokale të caktuara, ku procesi i të menduarit ka qenë konkret, por ka pasur edhe elemente të të menduarit logjik abstrakt.
Në epokën e qytetërimit të zhvilluar, dominon mendimi logjik me nocione abstrakte, ku logjika bëhet disiplinë themelore e filozofisë, e cila, si e tillë, bëhet edhe kriter për zhvillimin e të menduarit shkencor.
NGA MËSIMI KONKRET NËPËR LOGJE
E DERI TE DITURITË ABSTRAKTE LOGJIKE
Në shkallën më të lartë të primitivizmit dhe në fillim të epokës së qytetërimit të hershëm (barbarisë), pellazgët kanë mësuar nëpër logje në natyrë të hapur. Mësimi ka qenë shfaqje e natyrshme dhe në kuadër të veprimeve të shumëllojshme konkrete. Dituritë, shkathtësitë dhe shprehitë i përvetësonin gjeneratat më të reja nga gjeneratat më të vjetra. Në fillim të qytetërimit të hershëm, me zhvillimin e zejtarisë, mjeshtëritë (pirit) fitoheshin nga nëna dhe quhej piram, ai nga i ati është quajtur pirat, por mjeshtëria e fituar nga vetë aktiviteti i personit është quajtur empir - pir i em (pir i im).
Procesi i të mësuarit dhe të edukuarit të brezit të ri, kohë pas kohe, nga veprimet spontane si aktivitet i lirë nëpër logje, kalon në veprime tradicionale dhe fitimi i diturive dhe edukimi i të rinjve, po edhe i të rriturve, bëhet proces i përhershëm i grupeve të niveleve të ndryshme të shoqërive te pellazgët. Ky proces ka filluar që në epokën e primitivizmit, i cili, në epokën e qytetërimit të hershëm, ngrihet në një shkallë më të lartë në tubimet e logjeve. Logjet formoheshin në mes të fshatrave ose në mes të qytezave, por edhe në hapësira jashtë vendbanimeve, në vise më të përshtatura sipas llojit të lojërave. Logjet vazhdojnë të funksionojnë si më parë, por në shumë raste ato njëherë shndërrohen në punëtori provizore dhe kohë pas kohe shndërrohen në punëtori të përhershme. Kështu, formohen punishtet e poçarisë, punëtori për përpunimin e metaleve si bakrit, plumbit, kallajit etj.
Në fillim të qytetërimit të hershëm, krahas zhvillimit të poçarisë, zhvillohet blegtoria, duke formuar kope të mëdha të bagëtive. Për shfrytëzimin intensiv të bagëtisë, ishte e nevojshme të mësohet veprimtaria e ruajtjes së kafshëve. Pas zhvillimit të blegtorisë, zhvillohet edhe bujqësia. Me zhvillimin e blegtorisë dhe të bujqësisë, zhvillohet në mënyrë intensive edhe zejtaria. Për zhvillimin e diturive të përgjithshme, kontribut të madh nëpër logje dhe lokale të ndërtesave, ka dhënë Apoli, i cili është i njohur me shumë atribute, si Diell, Ndriçues, por atributi më adekuat i tij është shprehja pellazgo-shqipe Loksi, fjalë që ka kuptimin e sotëm mësuesi, ligjëruesi, edukuesi, këshilluesi, por ka pas edhe atributin Zot i diturisë. Për zhvillimin e bujqësisë, kontribut të madh ka dhënë Zoja Demetër, e cila është konsideruar si Perëndeshë e plleshmërisë së prodhimeve bujqësore të tokës dhe ka qenë e njohur me atributin Rarion sipas emrit të fushës ku për herë të parë, siç thuhet janë mbjellë të lashtat sipas mësimit të dhënë nga Perëndesha Demetër. Për dhënien e diturive për mësimin dhe zhvillimin e zejtarisë, kontribut të madh kanë dhënë Atena në Greqinë e vjetër pellazgjike dhe Menerva në Etrurinë e lashtë. Si Apoli me Artemidën, Demetra, Atena, Menerva e shumë e shumë të tjerë, si pjellë e mirë e Zeusit, i shpërndajnë dituritë nëpër logje të tubimeve, nëpër vende të punës blegtorale, bujqësore dhe zejtare. Dituritë janë dhënë me shpjegime direkt të gjërave që kanë pasur në mend dhe i kanë ditur nga përvoja e punës së tyre. Në kohë të bronzit, si vend logu, krahas hapësirave në natyrë, përdoren edhe lokalet e ndërtesave, ku dituritë dhe edukimi bëhen proces i punës më të organizuar nga loksit dhe loksiet, si persona më të ditur dhe më me autoritet. Sidomos nëpër qytetet më të zhvilluara, të cilat asaj kohe bëhen qendra ekonomike, industriale, politike, ushtarake dhe më në fund bëhen edhe si qendra ku zhvillohen shkencat. Në këtë kohë, rol të rëndësishëm luajnë tempujt, ku profetohet dhe jepen këshilla të rëndësishme për njerëzit, të cilët shumë shpesh kanë kërkuar këshilla, mësim dhe dituri të përgjithshme që u kanë munguar.
Kurse, procesi i të mësuarit në veprimtaritë punuese zhvillohet në mënyrë direkt, duke u krijuar marrëdhënie të ndërsjella në mes personit që në punën kolektive prodhuese punon vetë, por njëkohësisht edhe udhëheq procesin e punës dhe i mëson pjesëmarrësit e tjerë në punë, të cilët duke punuar dëgjojnë shpjegimet gojore të mjeshtërit, pra të rinjtë duke punuar dhe duke dëgjuar mjeshtrin mësojnë. Kjo formë, në log të punës, është praktikuar në zejtari deri vonë dhe është i njohur mësimi i çirakut nga mjeshtri.
Në kohën e bronzit, rol të rëndësishëm kanë luajtur tempujt, siç është Tempulli i Zeusit në Dodonë të Epirit, ku kanë punuar priftërinjtë Sela. Tempulli i Apolit në Delfi, në Greqi, tempulli i Kotes në Rodope të Thrakis. Tempulli shumë i rëndësishëm i Thotit në Egjipt, ku kanë fituar dituritë personalitete shumë të shquar, siç janë Mojsiu, Pitagora, Platoni etj. Straboni na njofton se Mojsiu ka qenë prift në Tempullin e Thotit. Nga Biblia e përkthyer në shqip kuptojmë se Mojsiu i mësoi gjithë dituritë e egjiptianëve, që do të thotë se dituritë i mori nga Tempulli i Thotit. Straboni na njofton se Platoni ka banuar trembëdhjetë vjet në Egjipt, prej nga kuptojmë se edhe ky i mori dituritë në Tempullin e Thotit.
Se Tempulli i Thotit në Egjipt ishte tempull pellazgjik na e vërteton linguisti i njohur italian Giuseppe Catapano në vëllimin e veprës së tij me titull “Tata Thoti fliste shqip”.
Nga e gjithë kjo me plot të drejtë shkencëtarja e njohur Nermin V.F. thotë: “Është interesant të vërehet se në këtë suazë emrash, ku paraqiten degët e ndryshme të popujve me prejardhje pellazgjike, vetëm “shqiptarët e sotëm” njihen si të vetmit dhe mbijetues autentik të atij qytetërimi pellazgjik shumë të lashtë, i cili u bë i vetmi fener pluskues i popujve me të cilët pati kontakte, duke lundruar nëpër dete të ndryshme dhe duke lënë hulli diturie të madhe.”185
Gjurmë të pashlyeshme në hapësirën e kulturës dhe të shkencës botërore ka lënë filozofi i madh pellazg, Aristoteli, me veprën e tij “LOGJIKA”, e cila si disiplinë filozofike bëhet bazë për zhvillimin e shkencave. Prej nga çdo shkencë është e vërtetë, vetëm nëse është logjike. Prandaj shkencëtarët për të treguar se një shkencë e caktuar është e vërtetë, emrit të çdo shkence i shtohet edhe fjala log, si kuptim i fjalës logjikë.
BISEDË ME NJË FILOZOF
Duke menduar shumë gjëra lidhur me kuptimin e fjalës log, u takova me një profesor të filozofisë, i cili deshi të mbetet anonim. Unë iu drejtova me këto fjalë:
“Zoti profesor, Ju e keni studiuar dhe po e ligjëroni filozofinë, dëshiroj të më tregoni se prej nga rrjedh fjala logikë?”
Ai m’u përgjigj: “Fjala logjikë rrjedh nga fjala greke logos.”
Këtë e vërtetove edhe nga një libër me titullin “LOGJIKA”, ku e shpjegonte fjalën logjikë si fjalë që rrjedh nga fjala greke logos. Me këtë kuptohet se filozofët fjalën logjikë e kuptojnë se është fjalë greke.
BISEDA ME NJË ALBANOLOG
Më pas kontaktova me një profesor universiteti, i cili ligjëronte në katedrën e albanologjisë. Edhe atij iu drejtova me këtë pyetje:
“A është e mundur që fjala logjikë të jetë fjalë shqipe?”
“Jo, assesi, jo!” – m’u përgjigj në mënyrë të prerë.
Mandej, sërish i bëra pyetje:
“A mund të më tregoni se ç’do të thotë fjala log?”
Ai m’u përgjigj pa u thelluar të mendoj mirë për kuptimin e fjalës log: “Logu është log, logu është lojë.”
“Ju lutem, profesor i nderuar, - i thashë. - fjala logjikë, filozofët thonë se rrjedh prej fjalës greke logos?”
Ai prapë m’u përgjigj:
“Po, ashtu është.”
Më në fund i thash:
“Fjalës logos po t’ia heqim prapashtesën greke “os”, a ngel fjala log? Fjala log a është fjalë shqipe?”
Profesori i nderuar buzëqeshi me kënaqësi dhe me ton pak të lartë m’u drejtua dhe më tha në mënyrë urdhërore:
“Shkruaj, shkruaj, për këtë se ke të drejtë!”
Me këtë në vetvete fitova një mbështetje të plotë prej një gjuhëtari dhe albanologu që ishte profesor universiteti.
VENDI I LOGUT
Çdo pjesë e rruzullit tokësor mundet të jetë vend, por log është një vend ose hapësirë e caktuar e tokës, ku njerëzit mblidhen, qëndrojnë dhe zhvillojnë aktivitet të organizuar në mënyrë spontane, ose organizohet sipas marrëveshjes së pjesëmarrësve, apo sipas rregullave tradicionale.
Që do të thotë se logu është vend publik, ku veprimtaria e personave me pjesëmarrjen e tyre shprehin aftësitë fizike dhe mendore, të përcjella sipas rregullave me lëvizje dhe me të folur. Vendi i logut mundet të jetë në natyrë, në mal, në mes pyllit, mundet të jetë një lëndinë, ku më së shumti kryqëzohen rrugët, atje ku barinjtë lëvizin, mblidhen dhe kuvendojnë. Në këtë vend të quajtur log, ata zhvillojnë aktivitete të shumëllojshme. Logu në natyrë është i ngjashëm me fushën. Dallimi është se fusha kufizohet me relievin malor, ndërsa logu kufizohet brenda qarkut të veprimit të personave që marrin pjesë me aktivitetet e tyre në log. Log mundet të jetë edhe hapësira e madhe në natyrë, ku zakonisht zhvillohen betejat e luftërave me përmasa më të mëdha, ku përfshihen fusha e male, por përsëri quhet vendi i logut të betejës së luftës. Vend-logu është edhe mesi i fshatit, ku më së shumti kryqëzohen rrugët e fshatit. Fshatrat më të mëdhenj kanë edhe logjet e lagjeve. Vend-logu është edhe mesi apo sheshi i qytetit për krejt qytetin, por ka edhe logje të lagjeve të qytetit. Logjet mund të jenë edhe vendet publike jashtë fshatrave dhe jashtë qyteteve.
Vend-logu është edhe objekti i ndërtuar, ku lokalet në të mund të shërbejnë për tubime kuvendore, për shfaqje argëtuese kulturo-artistike, për ushtrime sportive etj.
Vende-logu janë edhe hapësirat më të mëdha ku mbahen kuvende gjithëpopullore, ku marrin vendime për luftë kundër fqinjit që rrezikon territorin e mbretërisë. Në kuvende të tilla gjithëpopullore marrin vendim për zgjedhjen e komandantëve të luftës etj. Vend-logu mundet të jetë edhe atje ku mbahen mitingje gjithëpopullore (në kohën më të re).
Në kohën e fundit të qytetërimit të hershëm, pellazgët i adaptojnë logjet ose i ndërtojnë sipas karakterit të aktiviteteve të ndryshme. Ata i kanë rrafshuar terrenet dhe i kanë përshtatur sipas nevojës ose e kanë ndërtuar lokalin dhe e kanë kufizuar sipas kërkesës së rregullave të aktivitetit të caktuar në log. Në fillim të gjitha këto vende të adaptuara ose të ndërtuara janë quajtur log ose në shumës logje. Por, më vonë, ato vende që luajnë rolin e logjeve janë emëruar me emra të veçantë të dhënë sipas aktivitetit që zhvillohet në atë vend-logu.
Përderisa në epokën e primitivizmit si vend loje janë shfrytëzuar hapësirat në natyrë si dhe kasollet e shtëpizat nëpër fshatra, në epokën e qytetërimit të hershëm raportet ndryshojnë brenda kopeve të gjinisë dhe krijohen marrëdhënie të reja në mesin e vëllazërive dhe brenda fisit në tërësi. Logjet në natyrë vazhdojnë të shfrytëzohen në tërë epokën e qytetërimit të hershëm, por ato vazhdojnë të shërbejnë edhe sot e kësaj dite.
Në epokën e qytetërimit të hershëm, te pellazgët krijohen kushte për krijimin e formave të reja të llojeve të ndryshme të logjeve. Në këtë epokë, gjithnjë e më tepër logjet bëhen më të përqendruara dhe në shumë raste bëhen edhe të përhershme. Me rëndësi është se në këtë epokë janë ndërtuar ndërtesa, lokalet e të cilave janë shfrytëzuar për të gjitha aktivitetet e mundshme që gjer atëherë janë zhvilluar nëpër logje, pa ua dhënë formën e duhur për lojëra të veçanta. Në këtë epokë, pellazgët krijojnë forma të reja të aktiviteteve në vendveprime, prandaj, përveç logjeve të caktuara në natyrë, ata njëherë i adaptojnë pjesërisht, por më vonë ata ndërtojnë objekte në forma të ndryshme sipas kërkesave të mënyrave të zhvillimit të aktiviteteve në log. Logjet e zakonshme në epokën e dytë, më vonë shndërrohen në objekte të specializuara dhe marrin emra të posaçëm, si lokal për mësim në shkollë (klasë, kabinet, sallë, amfiteatër etj.). Janë ndërtuar godina teatri, salla ose fusha sporti, salla për kuvendime, kanë ndërtuar ring boksi etj. Kur është fjala te logu si vend për të mësuar, atëherë logjet kanë luajtur rolin e shkollave, universiteteve dhe institucioneve të sotme për të fituar dituri dhe për aftësim për punë dhe për jetë më të lumtur dhe më të sigurt.
Ndërtimi i vendeve të logjeve në lokale të mbyllura e bëjnë që veprimtaritë gjithmonë e më tepër të zhvillohen duke dominuar aktivitetet teorike, d.m.th. më tepër aktivitete mendore e më pak aktivitete fizike. Ndërtimi i tempujve, të cilët merren krejtësisht me dituritë e ndryshme, janë karakteristike që edhe vendin e logut e shndërrojnë në qendër profetimi, këshillimi dhe për dhënien e diturive të sakta e të vërteta. Në fillim, këshillimet dhe mësimet janë dhënë në logje të zakonshme. Kështu, bie fjala, Demetra i ka mësuar dhe këshilluar për bujqësi popullatën pellazge ose Dionisi për kultivimin dhe shfrytëzimin e hardhisë. Lokale të posaçme i kanë shfrytëzuar Apoli dhe motra e tij, Artemida, për të dhënë dituri të përgjithshme, për profetim dhe për këshillime të përgjithshme etj., gjë për të cilën Apolit i është dhënë atribut Loksi, sepse ka qenë lok që ka profetuar në lokale të caktuara.
ORGANIZIMI I AKTIVITETEVE
NË LOG SIPAS TRADITAVE PELLAZGO-SHQIPTARE
Të gjitha llojet e aktiviteteve që zhvillohen në log organizohen në mënyrë spontane ose bëhen sipas marrëveshjes direkt paraprake në mes pjesëmarrësve në log. Por, me kalimin e kohës, te pellazgët, aktivitetet në log zhvillohen sipas rregullave të praktikuara në mënyrë tradicionale.
Të gjitha llojet e aktiviteteve zhvillohen dhe përsosen duke i përcaktuar në mënyrë konkrete rregullat për organizimin dhe zhvillimin e çdo lloji të aktiviteteve në log.
Fjala vjen, grupimi i barinjve në log në mes të pyllit, grupimi i fshatarëve në log të fshatit ose i qytetarëve në log të qytetit, ku zakonisht mblidhen, kontaktojnë njëri me tjetrin, zhvillohen biseda, tregojnë në mes grupit ndodhitë e kohës, tregojnë gjërat më interesante nga jeta, dhe shprehin mendimet e tyre si kënaqësi, pajtueshmëri dhe në fund përfitohet ajo që prezantohet në log.
Në logje të tilla, zakonisht zhvillohen lojëra, ku mund të marrin pjesë të gjithë të pranishmit, por nëse janë më shumë njerëz, në lojë marrin pjesë një pjesë e tyre, kurse të tjerët vetëm shikojnë me vëmendje dhe kënaqen me të. Kur zhvillohen gara sportive në fund fituesit lavdërohen duke shprehur kënaqësi, ndërsa humbësit shprehin pakënaqësi e zemërim. Të dy palët, bashkë me shikuesit si publik, komentojnë rezultatet dhe momentet më interesante në lojë dhe secili jep vlerësimin e vet.
Siç kemi thënë më parë, në fund të epokës së primitivizmit, te raca pellazge logu është vend ku janë zhvilluar lojëra të ndryshme, të cilat, krahas rritjes së inteligjencës, tek ta shtohet numri dhe kualiteti i lojërave në log. Në këtë fazë, vendet ku janë zhvilluar lojërat ende nuk e kanë pasur emrin log.
Në epokën e qytetërimit të hershëm, jo vetëm që numri i aktiviteteve shtohet, por tani në log nuk dominojnë më aktivitete dëfryese, d.m.th. lojërat dhe veprimet luftarake, por, kohë pas kohe, në fazat e zhvillimit të mëtejshëm, logu bëhet vend ku dominojnë aktivitetet serioze dhe logjet shndërrohen në vend ku mësohet dhe fitohen dituri, për aktivitete fizike, psikike, intelektuale, sociale etj., ku organizimi i aktivitetit është i nivelit më të lartë.
Praktikisht, në këtë kohë, aktivitetet e zhvilluara në log janë përgatitje për sigurimin e ekzistencës së grupeve të gjinive pellazge, d.m.th. përgatitje për punë prodhuese, për luftë për mbrojtje dhe për sulm.
Tani gjithmonë e më tepër dominojnë dituritë e fituara dhe të vërtetuara në praktikë të logut.
Të gjitha veprimet në log kanë pasur për qëllim që me ushtrime, t’i zhvillojnë aftësitë psiko-fizike, t’i shtojnë dituritë dhe të fitojnë eksperiencë, duke i zhvilluar shprehitë dhe shkathtësitë për punë dhe për mbrojtje, që të sigurojnë ekzistencën si qenia e gjallë më e zhvilluar në natyrë.
Në log, me aktivitetet e shumëllojshme, zhvillohen aftësitë intelektuale të njeriut për shfrytëzimin e forcës së vet fizike dhe për përdorimin e mjeteve që kanë pasur në disponim.
Logu për pellazgët ka qenë vendi më i përshtatshëm për të fituar dituri, shkathtësi dhe shprehi për aktivitete të shumëllojshme, por më tepër zhvillohen aktivitete për punë dhe për të siguruar ekzistencën. Në këtë epokë, logu i punës gjithnjë e më shumë shndërrohet në vend pune për prodhim që emërohen me terma të tjerë, si: punëtori, punishte, farkëtari etj. Krahas rritjes së emrave të llojeve të punëve profesionale, shtohen edhe emërimet e vendveprimeve të tjera, si: fusha sportive, lokale për tubime të ndryshme etj.
PJESËMARRJA E NJERËZVE NË LOG
Në vendin e caktuar, ku mblidhen njerëzit dhe kryejnë veprime dhe manifestime, siç kemi thënë më parë, quhet log ose lokal. Në log mund të paraqitet vetëm një person i cili aktron vetëm gojarisht ose nuk flet, por aktron vetëm me lëvizje, dhe mundet të aktrojë me lëvizje dhe me të folur, që quhet monolog. Kur në log paraqiten dy persona, atëherë quhet dialog. Në vend të dy personave, në log mund të paraqiten edhe dy grupe njerëzish, ku njëra palë komunikon me palën tjetër. Edhe kjo quhet dialog. Nëse në log paraqiten tre persona, atëherë quhet trilog ose, bie fjala, shkrimtari që shkruan tre libra në vazhdim me të njëjtën tematikë, quhet trilogji.
Në log mund të paraqitet vetëm një numër i caktuar njerëzish ose më shumë grupe që zhvillojnë aktivitetin e një veprimi të caktuar, por zakonisht marrin pjesë edhe vëzhgues që rrinë anëve të logut si publik. Personat që marrin pjesë me rolet e tyre në numër janë më pak, ndërsa publiku zakonisht në numër janë shumë më tepër. Në log të betejës mund të marrin pjesë vetëm dy veta dhe quhet dyluftim. Numri i njerëzve në të dy anët mund të jetë nga tre e më shumë veta, por numri i tyre mund të jetë edhe shumë më i madh. Palët ndërluftuese mund të jenë edhe me dhjetëra e qindra mijë njerëzish, të cilët zhvillojnë betejën frontale dhe në atë rast logu i betejës përfshin një territor shumë të madh në fusha e male, ku mund të përfshihen edhe shumë fshatra e qytete. Zakonisht në log të betejave nuk ka publik. Megjithatë, në luftën e Trojës, kur luftimet zhvilloheshin në log të betejës pranë mureve të fortifikatës Pergama të Ilionit, pleqtë dhe gratë i shikonin luftimet prej mureve të Pergamës.
Në log të kuvendit marrin pjesë një numër më i madh njerëzish. Zakonisht kuvendin e udhëheq një person ose një grup i caktuar njerëzish, të cilët mbajnë rendin. Në këto raste, sistemi i punës në kuvend zhvillohet në mënyrë parlamentare, ku një flet dhe të tjerët dëgjojnë. Në kuvendet gjithëpopullore, në kohërat e vjetra, kanë marrë pjesë një numër i madh popullsie. Tubime të tilla mbaheshin në vise të gjera plot me gurë për t’u ulur njerëzit e pranishëm dhe këtë vend e quanin Agorë. Në ceremonitë dasmore, mortore e fetare, zakonisht marrin pjesë më shumë njerëz, ku persona të caktuar i udhëheqin pjesëmarrësit në ceremoni.
Në logjet e shfaqjeve kulturo-artistike, një person ose një grup njerëzish lozin me rolet e tyre për të kënaqur publikun. Si, fjala vjen, personat e caktuar kur lozin valle, shikuesit të kënaqur thonë: “Të gjithë valltarët janë logtar të shkëlqyeshëm.”
LOGU I CEREMONIVE DASMORE
Ceremonitë dasmore si aktivitet i zhvilluar në log, bëhet në forma të ndryshme për kënaqje dhe për të shtuar gëzimin e të pranishmëve në log. Në këtë ceremoni, zakonisht dominojnë aktivitetet lidhur me ndërprerjen e punëve prodhuese, pastaj lidhur me ushqimin me bollëk, zhvillohen këngë të përcjella me instrumente muzikore, vallëzimet gjithashtu bëhen të përcjella me këngë dhe me instrumente muzikore. Në ceremoni dasmore zhvillohen edhe garat sportive, ku fituesit marrin shpërblime të ndryshme nga organizatori i dasmës.
Të gjitha ceremonitë dasmore bëhen në mënyrë të organizuar nëpër logjet në natyrë të hapur në terren të caktuar, ose nëpër lokale të banesave, apo lokale speciale për aktivitete të caktuara dasmore.
Kur është fjala te garat sportive, ato janë bërë tradicionale, ku në logjet dasmore dominojnë këto aktivitete kryesore: vrapimi, kërcimi (zakonisht në tri hapa), vrapim të kuajve, hedhja e gurit (gjyles), mundja (pelivana) etj.
LOGU I CEREMONIVE MORTORE
Përderisa në ceremonitë dasmore mbisundojnë aktivitetet me gëzim dhe hare, në ceremonitë mortore dominon atmosfera e ngushëllimit dhe e vajtimit të të ndjerit. Ceremonia e varrimit te pellazgo-shqiptarët bëhet në mënyra të ndryshme. Ceremonitë e këtilla të përvajshme shpesh bëhen në mënyrë madhështore, të përcjella me muzikë mallëngjyese.
Ceremonitë mortore i përshkruan shumë bukur Homeri në veprën e tij “Iliada”. Sipas tij, heronjtë dardan të vrarë në luftë për mbrojtjen e Trojës, janë djegur në stivën e druve dhe hiri e eshtrat e të vdekurit janë futur nëpër urne të ndërtuara apostafat për këtë qëllim dhe e kanë vendosur në varr. Mbi varr kanë ndërtuar muranë prej dheut të përzier me gurë të vegjël. Homeri e përshkruan shumë bukur edhe varrimin e Patroklit që e udhëheq vetë Akili. Ceremonitë e varrimit te trojanët dhe te fiset pellazge të Greqisë pellazgjike para helene aspak nuk dallohen. Karakteristikë e veçantë e varrimit madhështor është bërë te fiset ilire, epirote, maqedonase dhe dardane, ku për heronjtë e mëdhenj, gjegjësisht për mbretërit e fiseve, kanë ndërtuar tuma të larta deri në 12 metra. Mbi këto tuma janë bërë rite dhe ceremoni mortore, ku log i këtyre manifestimeve ka qenë maja e tumës ose vendi pranë saj, të përcjella me këngë dhe muzikë të përvajshme. Për këtë është dhënë shpjegim i veçantë në veprën e A. Krosit, “Gjurmët e të kaluarës shqiptare në Derven”, ku bëhet fjalë për tumat.
Si vend logu për ceremoni mortore janë edhe piramidat e faraonëve të Egjiptit si ndërtesa të përkryera varrimi. Faktin se këto janë pellazge na e vërteton linguisti italian Gizeppe Catapano. Krahas kësaj që vërteton linguisti italian G. Catapano, këtë e vërteton edhe vetë emri PIRAMIDË (pir + amë + idë), siç është shpjeguar më parë, e ka kuptimin piri (profesioni) i amës Idë.
Te pellazgo-shqiptarët, në ceremonitë mortore, karakteristike është logorisja, gjegjësisht vajtimi i të ndjerit të përcjellë me fjalë të dhimbshme. Homeri në “Iliadë” e përshkruan vajtimin e Hektorit nga ana e gruas dhe e nënës së tij si dhe nga gratë e tjera të afërme.
Marin Barleti në veprën e tij “Jeta dhe vepra e Skënderbeut” tregon se si motra e Skënderbeut, Mamica, e shoqëruar me shumë gra të tjera, shkon në vendbetejë ku ishte vrarë burri i saj në mënyrë heroike dhe e logorisin duke treguar trimëritë madhështore të burrit të saj dhe heroizmat e të parëve të tij. Sipas Barletit, kjo është traditë e moçme arbërore dhe logorisen, që e bënë nenia, dhe këtë traditë ai e lavdëron shumë. (Për këtë bëhet fjalë veçmas, kur shpjegohet fjala logori.)
Vajtimi i të ndjerit zakonisht bëhet nëpër lokale shtëpiake, ose në vende të caktuara publike, ku në logun e të tubuarve një person logoris me fjalë mallëngjimi, duke vajtuar shpreh meritat e lavdishme dhe vuajtjet e jetës së të ndjerit.
Te shqiptarët e Ukrainës, logorisja e të vdekurit, sipas traditave të vjetra, bëhet vetëm duke kënduar këngë vajtimi dhe logu i vajtimit është vetëm pranë varrit të ndjerit.
LOGU I CEREMONIVE FETARE
Që nga kohët e stërlashta e deri më sot, te pellazgo-shqiptarët ritet dhe ceremonitë fetare i kanë kryer sipas rregullave tradicionale të besimit dhe konfesionit që i kanë takuar në kohë të ndryshme, si në kohën e paganizmit, në kohën e krishterimit, ritet bëhen sipas riteve krishtere, në kohën e islamizmit janë bërë sipas riteve islamike, por gjithmonë duke i mbajtur edhe disa elemente nga e kaluara etj.
FJALA LOG DHE LOK NË THESARIN E GJUHËS SHQIPE
FJALËT LOG DHE LOK JANË FJALË
TË PARA GREKE DHE PARA LATINE
Fjalët log, lok dhe lokal, janë formuar te pellazgët shumë kohë para grekëve të vjetër dhe të latinëve. Këto fjalë janë përdorur te pellazgët qysh në epokën e qytetërimit të hershëm. Si fjala log, me g-ë në fund, ashtu edhe fjala lok, me k-ë në fund, janë fjalë që reflektohen si në të folurën popullore, ashtu edhe në gjuhën letrare të shqipes. Fjala lok kuptimisht është e lidhur me fjalën log dhe ka kuptimin e emrit të personit që kryeson apo udhëheq në log. Por, kur ndërtohen ndërtesa të tempujve, kryesuesi merr rolin e personit që tubon në ndërtesë më shumë njerëz dhe komunikon me ta duke dhënë këshilla dhe dituri të nevojshme për të pranishmit, prej nga duke marrë rolin e mësuesit, në atë kohë i jepet titulli Lok apo Loksi, që, sipas shkrimeve të antikës së hershme, thuhet se Loksi është atribut i Apolit. Ndërsa, fjala lokal është ndërtesë në të cilën në një pjesë të brendësisë së saj për Loksin Apol shërben si log i punës së tij. Ai, në log të lokalit, është në lëvizje dhe duke komunikuar, është gjithmonë në qendër të vëmendjes te të pranishmit me ligjërimet e tij. Kur fjalëve log, lok dhe lokal u është shpjeguar etimologjia, atëherë shihet qartë se fjala lok nuk ka kurrfarë lidhje me fjalën latine lokus (locus), e cila ka kuptimin e vendit. Fjala LOK është titull i personit që në epokën e qytetërimit të hershëm ka luajtur rolin e më vonshëm të priftit, hoxhës dhe të punëtorit të sotëm të arsimit, si: mësues, profesor etj.
Është gjë reale të them se fjala latine lokus mund të rrjedhë nga fjalët pellazge log, lok e lokal, por këto fjalë të pellazgjishtes nuk mund të jenë fjalë latine. Këtë edhe më qartë e shohim në shpjegimin e kuptimit të fjalës pellazge Lok apo Loksi, si atribut i Zotit të dritës së diturisë Apolit, në një anë dhe të fjalëve të shqipes së sotme, lok e atilok (bablok) dhe loke e nënloke, ose becilok, në anën tjetër.
Fjalët lok dhe lokal te pellazgët kanë filluar të përdoren qysh në kohën qytetërimit të hershëm, në kohën kur janë ndërtuar objektet e para publike e sidomos në kohën e ndërtimit të tempujve si qendra të rëndësishme të kulturës pellazge. Në ato qendra ku janë dhënë dituri, por edhe janë bërë shpjegime për ardhmërinë e njerëzve, kanë dhënë shpjegime për zgjedhje më të drejta të problemeve jetësore ose të zgjedhjes më të drejtë të konflikteve luftarake etj.
FJALË DHE SHPREHJE SHQIPE ME RRËNJËN LOG
Komponimi i fjalës log me parashtesa, prapashtesa të ndryshme si dhe bashkëngjitja me fjalë të tjera, na japin kuptime të ndryshme, por që rrënja përsëri është log. Me shtesa të ndryshme të fjalës log kemi këta forma: log, logi, logu, logje (në shumës), logjet, loge (për njëjës), loget (në shumës, për më shumë dele), logori, logoris, logim, logjis, logohet, logon, logas, logaris, logari, logaritje, logaritëm, logaritmik, logoj, logër, logre, logret, logëra (tërfuk i drunjtë me dy rrema), logetrog, logotet, fshehalog, logor (llogor), logorim (llogorim), logorasit, Logoreci, menalog, mendalog etj.
Kemi edhe shumë raste ku në vend të g-ës e kemi k-në, d.m.th. përdoret fjala lok. Kështu thuhet: loke, nënaloke, lok, atilok, babëlok, bacilok, lokal, lokalitet, lokilo, menalok, mendalok etj.
Lidhur me fjalët log dhe lok, më poshtë do të japim sqarime për shumë fjalë e terma që në bazë kanë fjalët log dhe lok, të marra nga thesari i gjuhës shqipe, të trashëguara nga pellazgjishtja.
PËRDORIMI I FJALËS LOG NË GJUHËN SHQIPE
Logari - do të thotë me i nxjerrë në log, në shesh, para dikujt gjërat që llogariten në mënyrë matematikore, me numra të saktë, në marrëdhënie me paratë e shkëmbyera. Në mënyrë figurative thuhet për problemet ndër njerëzor të nxjerra në log, në shesh para syve të më shumë njerëzve, për t’i zgjidhur me marrëveshje problemet sociale që ekzistojnë.
Kjo ka kuptimin se çdo veprim matematikor, kur është fjala për marrëdhënie të njerëzve me numra, ato logohen, sheshohen para dy ose më shumë njerëzve.
Loge - quhet delja ose dhia me trup të vogël e të dobët186, të cilat quhen ndryshe edhe mistrece. Loge quhen sepse janë më të vogla dhe më të dobëta. Ato kur kullotin në lëndina, dhentë ose dhitë më të mëdha i shtyjnë prej kullosave më të mira, ose kur hanë tagji në lug ose ushqimin në grazhd, dhentë ose dhitë më të forta, pasi e hanë kullosën ose ushqimin në grazhd, i shtyjnë prej vendit më të dobëtat dhe ua hanë ushqimin. Kështu që, delja ose dhia më e dobët është e detyruar t’u lëshojnë vendin më të mëdhave dhe janë të detyruara që gjithmonë të logojnë në mesin e tufës së dhenve ose të dhive.
Logetrog - tregon diçka që është sheshazi e çrregulluar, që është në pështjellim të madh dhe është bërë rrëmujë187. Për shembull, shtëpia ishte bërë logetrog, ose arën e kishin bërë kafshët logetrog, krejt e kishin shkelë. Shprehja logetrog përbëhet prej tri fjalëve: log, e dhe trog. Fjala log na është e bërë e njohur më parë. Fonema -e është nyje, kurse fjala trog ka kuptimin –treg (Pazar). Forma e vjetër e fjalës treg është trog, domethënë në vend të e-së është përdorur o-ja. Në këtë trajtë është edhe emri i qytetit të vjetër Trogir në Dallmaci, në vend që të quhet Tregir (treg + i + r).
Logoj - ka kuptimin e sheshoj, e logoj oborrin188 ose arën, d.m.th. e rrafshoj e bëj tokën e rrafshët, e bën vend logu. Ka kuptimin se arën e rrafshon si vend i logut që është i rrafshët dhe është gati për t’u tubuar njerëzit, ashtu edhe arës i rrafshohen gropat e kodrat dhe bëhet gati për ta mbjellë.
Logori - Fjala logori189 ka kuptimin e vajtimit me zë të lartë e me fjalë. Thuhet e qanë dhe e vajtuan me logori të ndjerin. E logorisën do të thotë e vajtuan të ndjerin në një lokal, i cili shërben si log i tubimit të njerëzve, ose si log për ta vajtuar të ndjerin.
Edhe sot e kësaj dite, në disa vise shqiptarët e vazhdojnë këtë traditë, që, pas vdekjes së të ndjerit, të organizojnë ceremoni fetare, dhe të caktojnë ditën dhe terminin dhe thërrasin farefisin e dashamirët e të ndjerit, të tubohen në një lokal të caktuar. Në log të tubimit të njerëzve, zakonisht, për rastet më të rënda, zgjidhet një person që ka prirje për logorisje, d.m.th. për vajtim të përbashkët të të ndjerit. Të pranishmit e përcjellin me vaj e ngushëllime personin që rendit të mirat, meritat dhe vuajtjet që ka përjetuar i ndjeri. Logorisja më parë është bërë duke i përmendur të ndjerit edhe meritat e paraardhësve të tij.
Për logorisje, zakonisht, nëpër familje kanë caktuar nenet. Nenet janë gjyshet, domethënë nëna e të atit ose nëna e nënës. Në shumë vise, personat që kanë pasur prirje për logorisje edhe i kanë paguar. Sipas Marin Barletit, personi që e logoris të vdekurin, quhet nenie dhe e lavdëron këtë traditë të moçme. Si duket, Marin Barleti nuk e kupton fjalën nenie, emër i cili përdoret edhe sot, siç u tha më lartë, është emër i gjysheve dhe është një formë e emrit të vjetër nënë. Nga emri nene del emri nenie si shprehje, që me prapashtesën ie përcaktohet emri i gjyshes, e cila e ka pir (zanat) logorisen e të vdekurit.
Fjalën logori ose me logoris, gjuhëtarët e shpjegojnë gabim, për arsye se nuk ia dinë kuptimin rrënjës së fjalës logori. Rrënja e shprehjes logori është fjala log. Si, bie fjala, G. Mayeri, fjalën logori e bashkon me ligje, duke aluduar në atë se gjoja përdoren vargje që i numëron një grua kur e vajton personin e ndier në mort, gjë që nuk ka lidhje me kuptimin qenësor të fjalës logori. Edhe Kristoforidhi jep shpjegime të gabuara, duke u bazuar në atë se gjoja rrjedh nga një fjalë greke që ka kuptimin, “qaj me vome, me ligje”.
Nga ana tjetër, edhe Eqrem Çabej pajtohet me shpjegimin e Joklit, që vjen nga një fjalë e greqishtes së re, e që ka kuptimin: “vajtoj, qaj një të vdekur”. Më tutje Çabej thotë: “Për të qarët me ligje përdoren shpesh verbet numëroj, njeh. Prandaj, logori është një me llogari, e logoris me llogaris.”190 Më tutje ai shpjegon edhe ndërrimin e tingullit l-ë në ll-ë. Por, edhe pse me të drejtë ai bashkon fjalën logori me llogari, por nuk ka arritur të gjejë rrënjën e përbashkët të fjalëve logori dhe llogari. Rrënja e përbashkët e këtyre dy fjalëve është si edhe te shumë fjalë të tjera të ngjashme, të cilat e kanë fjalën pellazge dhe të shqipes së sotme që është fjala log. Edhe shprehja greke “vajtoj, qaj një të vdekur”, që shpreh kuptimin e fjalës logori, të cilën linguistët e kanë marrë për bazë, është me vend, sepse edhe kjo shprehje ka kuptimin e fjalës logori, si fjalë pellazge, prej nga e kanë marrë grekët helen.
Realiteti qëndron aty se fjala logori ka rrënjë fjalën log dhe kuptimi real i saj është se, pas vdekjes, tubohen farefisi dhe dashamirët në një log, vend në natyrë ose në një lokal dhe vajtojnë të ndjerin, siç u tha më lartë, një person, zakonisht, një grua, e vajton në log të tubimit duke ia sheshuar të mirat, meritat dhe vuajtjet në jetë që ka pasur i ndjeri kur ka qenë gjallë.
Pra, në esencë fjala logoris rrjedh nga ajo se njerëzit mblidhen në log dhe e logorisin të ndjerin, ia tregojnë të kaluarën e tij, duke ia lartësuar të mirat e jetës. Logu për logorisje mund të jetë brenda në lokal të një ndërtese ose në natyrë. Si, bie fjala, Mamica, e motra e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, bashkë me një numër të madh njerëzish, duke caktuar një nene (grua plakë-gjyshe) e logorisi burrin e vet në mënyrë madhështore në vendin ku ai u vra. Nga kjo kuptohet se Mamica logorisen e organizoi në vendbetejë, domethënë në natyrë. Edhe gratë shqiptare të Ukrainës, të vdekurit i vajtojnë vetëm te varri i të ndjerit, e assesi larg varrit të të ndjerit.
Fshehalogas - Në fshatin Brezne të Opajës së Kosovës përdoret fjala fshehalogas191 si emër i një loje për fëmijë. Thuhet fshehalog, sepse loja luhet në log ku lojtarët fshihen. Loja fshehalogas ndryshe quhet edhe symshelas ose symbyllas.
Loja, pra, zhvillohet në log më të hapur ku fëmijët kanë vend për t’u fshehur. Kështu, personi që merr logun sipas shortit i mbyll sytë dhe të tjerët fshihen nëpër qoshe e skuta dhe në vise të tjera të fshehta. Personi që merr logun sipas shortit, ai në një vend të caktuar i mban mshelur sytë dhe kur i jepet shenja i çel sytë dhe fillon t’i kërkojë lojtarët e fshehur. Kur personi në log largohet nga objekti ku ka mbajtur sytë mbyllur, lojtarët e tjerë vrapojnë dhe prekin objektin. Lojtarin që e sheh dhe shpejt para tij prek objektin ku ka mbajtur sytë mbyllur, ai hyn në log dhe kështu vazhdon loja.
Logër - e ka emrin tfurku i drunjtë me dy rrema, i cili shërben për bartjen e therrave në vend të tfurkut të hekurt.
Në fshatin Ruhot të Pejës thuhet: “Merre çat logër, me bajtur therra!”192
Emri logër përbëhet prej rrënjës log dhe fjalëzës ër. Ky emër vetiu tregon se duhet me marrë hov me vrapuar ërr e në log të betejës me tfurk. Fjala logër, domethënë fjalët log dhe ër (ose ërr) janë fjalë shumë të vjetra para kohës së hekurit. Emri logër është i krahasueshëm me fjalën sllave “nabojë”. Kjo fjalë në shqip ka kuptimin –në betejë, sepse, në rast rreziku, e kanë përdorur logërën dhe kanë dalë me hov ërr e në log të betejës.
Punëlogi - zakonisht në Derven të Shkupit thuhet kur njeriu e ka kryer një punë në mënyrë jo serioze, prandaj edhe efekti është i vogël.
Shprehja “Puna ka bythëlog!” ka kuptimin për një punë që kërkon që njeriu në mënyrë më të organizuar dhe në mënyrë serioze t’i hyjë një pune të mundimshme dhe që në log apo në vend pune me angazhim të plotë duhet të kryhet një punë e vështirë, e cila zakonisht zgjat më shumë kohë.
Logragjë - fjala logragjë është e regjistruar nga e folura e banorëve të fshatit Crnicë të Moravisë së Epërme. Është emër i përbërë prej fjalës rrënjë log dhe prapashtesës ragjë. Fjala log është shpjeguar më parë. Ndërsa kuptimin e prapashtesës ragjë nuk e kam të njohur. Por mund të ketë lidhje me fjalën raç, ku në vend të ç-së kemi gj-ë, ku në vend të fjalës lograç përdoret fjala logragjë.193
PËRDORIMI I FJALËS LOK NË GJUHËN SHQIPE
Sikurse fjala log ashtu edhe fjala lok komponohet me parashtesa, me prapashtesa dhe me fjalë bashkëngjitëse dhe na japin kuptime të ndryshme ku rrënja lok merr forma të reja, siç do të shohim më poshtë.
Malok194 është emër i paraqitur në kohën e lulëzimit të qyteteve, si duket në kohën e vonë të antikës. Kjo shprehje është përdorur në mënyrë përbuzëse, për të treguar kulturën e ulët të malësorëve, të cilët marrin dituri dhe edukatë vetëm nga lokët e pa shkolluar, të cilët bazohen vetëm në përvojën e tyre si në kohërat më të vjetra kur nuk ka pasur shkolla të rregullta. Kjo shprehje sot kuptohet si shprehje nënçmuese për popullatën e vendbanimeve rurale. Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, kjo fjalë shpjegohet vetëm si shprehje popullore, me kuptim negativ dhe nuk ka shpjegim adekuat.
Fjala malok përbëhet prej dy fjalëve, mal dhe lok, ku njëra l-ë është hequr dhe në vend që të thuhet mal lok, kur bashkohen këto dy fjalë, thuhet malok, do me thënë me një l-ë. Fjala mal ka kuptimin e banorëve të maleve, d.m.th. të malësorëve. Ndërsa fjala lok është titull i personit të ditur, që i mëson njerëzit e tjerë, si formë e kohës së vjetër, kur nuk ka pasur shkolla.
Kur kuptimi i fjalës lok ose loksi zbehet duke dalë nga përdorimi, më vonë fjala lok (për meshkujt) ose loke (për femrat), siç do të shohim më poshtë, bëhet shprehje nderimi dhe si shprehje përkëdhelëse për pleqtë dhe plakat në familje.
Loke është emër nderimi dhe përkëdhelës i gjysheve, emër me të cilin krahasohet dhe lartësohet me atributin e shkallës më të lartë të profeteshës Artemida, domethënë me atributin loksie. Sot te shqiptarët me emrin loke, anëtarët e familjes u drejtohen gjysheve me plot dashuri, sepse gjyshet, gjegjësisht loket, luajnë rol shumë të rëndësishëm në mesin familjar për edukimin e fëmijëve, prandaj edhe anëtarët e familjes i thërrasin me emrin madhështor përkëdhelës loke. Gjyshe është nëna e të atit dhe nëna e së ëmës, prandaj i quajnë edhe nënëloke.
Loku është, gjithashtu, emër nderi dhe përkëdhelës për gjyshërit. Fillimisht, te pellazgët me emrin lok, gjegjësisht loksi, janë quajtur burrat më të dalluar dhe më të zhvilluar fizikisht dhe mendërisht sipas atributit Loksi të Apolit-mësuesit të parë pellazg. Në epokën e dytë, me emrin lok pellazgët kanë quajtur personat që kanë profetuar, këshilluar ose ligjëruar në lokale të caktuara, domethënë ata kanë luajtur rolin e mësuesit, priftit apo të hoxhës. Në kohën antike, kur zhvillohet filozofia e bashkë me të zhvillohen edhe shkencat, emri Loksi është përdorur nëpër vendbanime rurale, domethënë nëpër vise larg qytetërimeve të zhvilluara. Asaj kohe, nëpër qytete ku ka pasur shkolla të rregullta, pra si u tha më lartë, në mënyrë përbuzëse lokët i kanë quajtur malok. Ata i kanë trajtuar si lok (mësues) të pa formuar sa duhet, të cilët kanë shërbyer nëpër fshatra të malësisë, prej nga është formuar emri mal lok, gjegjësisht lok i fshatrave të malësisë.
Sot emri lok dhe bablok është emër nderi dhe përkëdhelës për gjyshërit, të cilët në familje luajnë një rol të rëndësishëm, njësoj si edhe loket, duke i mësuar dhe këshilluar më të rinjtë, veçmas luajnë rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve.
Babalak është një variant e emrit babalok, me ndryshim ku o-ja është zëvendësuar me fonemën a.
Emri babalak është regjistruar në fshatin Ruhot të Pejës. Fshatari i Ruhotit thotë: “A asht babalak n’kull?”195
Bacilok - emrit bac (date) i shtohet fjala lok njësoj si te emri bablok. Bacilok ose bacalok thirret vëllai më i madh, ose edhe çdo person tjetër që është më i vjetër. Pra, emrit bac i shtohet më të vjetërve edhe emri lok në shenjë nderimi.
Emri bacilok është regjistruar në të folurën e Junikut të Kosovës. Shprehja bacilok përbëhet prej dy emrave, bac dhe lok. Emri bac përdoret në gegërishten e veriut, ndërsa në gegërishten e jugut përdoret emri date.
Menalok është shprehje që përbëhet prej dy fjalëve, men dhe lok dhe ka kuptimin e personit që ka mend dhe dituri si loksi Apol. Fjala menalok do të thotë njeri i mençur, i urtë dhe mendimtar.
Kjo fjalë është regjistruar në fshatin Shtojë të Ulqinit.196
Shprehja metaloke si mbiemër gruaje të mençur, e regjistruar në fshatin Bux të Triesh në vend të n-së e kemi t-ën. Kjo shpjegohet me atë se në disa të folura përdoret fjala ment, krahas fjalës mend, me d-ë, ku në përdorimin e fjalës metaloke në fshatin Bux, n-ja ka rënë, por ka ngelë t-ja, prej nga formohet fjala metaloke, që tregon gruan e mençur, gjegjësisht loken e mençur.
Në Ruhot të Pejës haset shprehja mendalok-e197 (mbiemër), që ka kuptimin e njeriut të mençur. Fshatarja e Ruhotit thotë: “Menalok të ka lokja!”
Mendalok e ka të njëjtin kuptim me shprehjen menalok, me atë që fjalës men i shtohet edhe fonema d-ë në disa të folura dhe thuhet mend, gjegjësisht mendalok.
Lokilo si shprehje përdoret në rrethinën e Pejës dhe të Istogut të Kosovës. Fjala lokilo si pasthirrmë për të ndjellë viçin, që ka kuptimin me nga, me vrapue kah loki, e cila kur e ndjell me fjalën përkëdhelëse lokilo, ajo me këtë fjalë i thotë: “Eja ke loki!” Kur ndillet viçi zakonisht i zihet në gojë edhe emri i tij dhe thuhet: “Lokilo, Bardhano, Bardhan!”198
Pasthirrma lokilo është e përbërë prej dy fjalëve, loki dhe lo. Fjala lok ose loki është shpjeguar si atribut i Apolit. Ndërsa, fjala lo, po ashtu, është shpjeguar kur është dhënë etimologjia e fjalës lojë.
Shprehja lokilo ka kuptimin se loki me përkëdhelje e ndjell viçin që të lëvizje (ecë) kah ai.
Borzilok199 është emër që përbëhet prej dy fjalëve, borz dhe lok. Borzë është bimë që çel lule të bardha si bora, prandaj e quajnë borza. Ndërsa lok është emër që në këtë rast tregon vendin e lokalit ku mbillet kjo lule.
Poshtalok200 është emër i lojës së fëmijëve, ku në lojë në mes dy grupeve, njëra palë kur fiton, pala tjetër e humb lojën. Prandaj, në Javor të Suharekës thuhet: “Kush met poshtalok sot prej jush djelmoshave?” U bëhet pyetje palëve që kanë marrë pjesë në lojë. Domethënë cila palë ka humbur dhe është mposhtur. Te fjala poshtalok, fjala e dytë, lok, ka kuptimin e logut ku kanë luajtur fëmijët dhe fjala log thuhet me k-ë, d.m.th. lok. Qakmalok201 si shprehje është regjistruar në fshatin Tërpezë të Kosovës si fjalë që emëron lojën për fëmijë.
Emri i lojës qakmalok përbëhet prej tri fjalëve, qak, mal dhe lok. Fjala qak do të thotë plak, njeri i vjetër, ndërsa dy fjalët e tjera janë mal dhe lok, ku fonema l-ë është e përbashkët dhe fonema e fundit e fjalës mal, ku, njëkohësisht, është edhe fonema fillestare e fjalës lok.
Për fjalën malok është dhënë shpjegim më lartë.
FJALA LOG NË TË FOLURËN E DERVENIT TË SHKUPIT
Përderisa në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” fjala log shpjegohet më shumë si vend apo më konkretisht si “lëndinë e vogël”, si “shesh i vogël”, si “vend i rrafshët”, ose si ”log i fshatit”, apo si fjalë e vjetër”, si “shesh ndeshjesh ose lufte”, si “mejdan”, në të folurën e Dervenit të Shkupit, si edhe në viset e tjera, fjala log kuptohet dhe përdoret me kuptim që nuk dallohet shumë nga fjala lojë. Këtë shumë mirë mund ta shohim në tekstin “Hiç e ven nëpër Derven”, e shkruar në “Flaka e vëllazërimit”, të datës 06.02.1983, me titullin “Kur s’ta çet – pse ja nxhet”, që është një nga mbi nëntëdhjetë vazhdimeve të shkruara me nofkën “Shkruan mixha Xhel me tërvjelë”, nga autori Alush Hamidi nga Shkupi.
Autori ka lindur në fshatin Çajlanë të Dervenit dhe tekstin e ka shkruar origjinal në të folurën e Dervenit të Shkupit. Tekstin e shkrimit të gazetës “Flaka e vëllazërimit” e jap në tërësi origjinale të gazetës:
Në këtë tekst si në të folurën e zakonshme të Dervenit të Shkupit, fjalën log e përdor në këto forma: log, logi (e skajuar me i), login, loge ose loxhe (në shumës), ku në vend të g-së ose gj-së përdoret xh-ja, loxheve (prapë në shumës), logit. Në këtë tregim bëhet shpjegimi i shkurtër i fjalës log, si muhabet për argëtim ku zhvillohen edhe lojëra zbavitëse në dhomën e miqve. Pra, këtu log është lokali i dhomës së miqve, ku janë mbledhur miq nga Shkupi dhe njerëz të tjerë të lagjes dhe nga i gjithë fshati, për muhabet e argëtim. Disa prej tyre kanë zhvilluar lojëra që luhen në dhomë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe e të pranishmëve për të dëgjuar muhabet, këngë e këshilla për t’u sjellë mirë në logje të tilla, si dhe për të parë lojërat që zhvillojnë në dhomë.
Në tekst cilësohet si “logi i vjetër” dhe që me kohë “populli e ka pasur merak login”. Shumë bukur në tekst tregohet se si populli i organizon dhomën e ndenjes, e cila shërben si lokal, si u tha më lartë, për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.
Në këtë tekst nuk shpjegohet fjala log, por këtu tregohet një moment tradicional që po zhvillohet si gjithkund te shqiptarët, ashtu edhe në Derven, sidomos në stinën e dimrit. Tregohet për tubimin e njerëzve në një vend, këtu në këtë rast është dhoma e madhe e miqve, të një familje bujare. Kjo dhomë praktikisht është vend-logu i të tubuarve. Dhoma e miqve është lokali ku zhvillohet (si thonë vendasit) muhabet, tregohen gjëra interesante nga jeta, tregohen tregime e përralla (mësalla) interesante për të pranishmit. Tregohet se nëpër mbledhje të këtilla zhvillohen lojëra, të cilat kanë rregulla që të zhvillohen sipas një rendi të caktuar tradicionalisht. Këndohen këngë, por, në raste të këtilla, ata që kanë prirje para të pranishmëve shfaqin edhe dramatizime të shkurtra dhe të adaptuara sipas kushteve për t’i kënaqur shikuesit.
Në tubime të këtilla, jepen këshillime të nevojshme për të rinjtë për mbajtjen e rendit dhe tregohen rregullat për sjellje të mirë në shoqëri në përgjithësi, e sidomos nëpër tubime më të mëdha. Edhe pse në këtë tekst, nuk përmendet fjala lok, por në Derven, krahas fjalës log, përmendet shpesh edhe fjala lok, d.m.th. në fund, në vend të g-së përdoret fonema k-ë. Kështu për lojtarët që vallëzojnë thuhet: Logtarët, por edhe loktarët, ku krahas log apo logtarët përdoret edhe fjala lok dhe loktarët. Në këto dy raste, në Derven të Shkupit, më shumë kuptohen si lojtarë që luajnë sesa si logtar ose loktar. Por kur luhet dokrra thuhet: “Kush do ta mare login?”, ose “Kush do të hyje në lok?” Pra, në këtë rast se përdoren fjalët log dhe lok e nuk përdoret fjala lojë.
Derveni i Shkupit është krahinë rurale dhe nuk ka ndërtesa publike dhe lokale të posaçme të kulturës. Megjithatë, çdo familje dervenase ka nga një dhomë që ata i thonë “oda e majçve” (dhoma e miqve). Kjo është traditë si te të gjithë shqiptarët, që kur ndërtojnë shtëpi të re, në radhë të parë, e parashohin ndërtimin e dhomës së miqve. Traditë e dervenasve është mikpritja dhe nder i madh është që kur i vjen ndonjë mik, t’i vijnë edhe vëllazëria e lagjes, që ta rrisin kënaqësinë miqësore me manifestime të ndryshme të logimit në dhomën e miqve.
PËRDORIMI I FJALËS LOG NË LITERATURËN SHQIPE
Në literaturën shqipe fjala log përdoret rregullisht, duke i dhënë vendin e duhur kësaj fjale në të gjitha llojet e shkrimeve letrare dhe shkencore. Këtë fjalë e përdorin shkrimtarët si në prozë ashtu edhe në poezi. Në përkthime përkthyesit, gjithashtu, e përdorin si fjalë adekuate me fjalët e gjuhëve të huaja. Sipas nevojave gjuhësore edhe shkencëtarët e përdorin fjalën log si shprehje adekuate në gjuhën shqipe.
Para së gjithash, në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” shpjegimi i fjalës log është si vijon:
“LO / G, - GU, m. sh. – GJE, - GJET.
1. Lëndinë e vogël (zakonisht në mal a në mes të pyllit), shesh i vogël, vend i rrafshët. Logu i fshatit (i kuvendit). U mblodh në log. U mbush logu.
2. Vjet (fjalë e vjetër). Shesh ndeshjesh, ose lufte, mejdan. Në log të burrave. I doli në log.
U bë log diçka u zbulua, doli në shesh. E bëri log diçka e ngjeshi mirë, e rrasi dhe e bëri rrafsh të ngjeshur.”202
Përderisa në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, siç shihet, është regjistruar fjala log, si fjalë e gjuhës shqipe dhe si fjalë e vjetër, që është shumë me vend. Ndërsa, në “Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”203 nuk është regjistruar si fjalë apo shprehje e huaj. Nga kjo kuptojmë se autori i këtij fjalori nuk e kupton fjalën log si fjalë apo shprehje të huaj.
Nga shpjegimi i fjalës log në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” shihet se autori me pak fjalë është përpjekur të tregojë kuptimin e plot të kësaj fjale. Meritë e madhe e autorit të fjalorit është se kuptimin e kësaj fjale e ka nxjerrë nga thesari i gjuhës popullore shqipe. Është meritë e autori për shpjegimin real të kësaj fjale, sepse e nxjerr në dritë, ashtu si shqiptohet me gojën e popullit shqiptar, dhe e jep kuptimin e kësaj fjale ashtu siç e kanë përdorur të parët, por dhe vetë shqiptarët e sotëm. Kur thuhet se log është lëndinë e vogël, na përkujton lojërat që zhvillohen në kohërat kur fiset e shumta pellazge kanë jetuar në mënyrë primitive, kur lëndinat kanë qenë vendtubimi të fëmijëve dhe të rriturve. Fëmijët janë mbledhur për të luajtur, ndërsa të rriturit për të mësuar të grumbullohen nëpër logje për të luajtur, por edhe për të kuvenduar për zgjidhjen e problemeve të kopeve dhe të fisit në tërësi.
Kur thuhet “log i fshatit (i kuvendit)” e plotëson kuptimin e fjalës së parë, se lëndina në male dhe në pyje ka plotë, por log është ajo lëndinë ku tubohen njerëzit (barinjtë) dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme. Me shprehjen “log i fshatit (i kuvendit)” tregon se ky term përdoret edhe sot e kësaj dite nëpër fshatrat e sotëm ashtu siç i kanë përdorur të parët tanë kur fshatrat janë formuar si vendbanime të përhershme.
Autori i fjalorit këtë fjalë në mënyrë lucide e cilëson si “fjalë e vjetër”. Me këtë, ai thotë konstatimin e vet për fjalën log, por ai njëkohësisht ka shprehur një realitet të madh të kësaj fjale të gjuhës shqipe. Fjalën log si fjalë e vjetër e konstaton edhe Alush Hamidi në tekstin e lartpërmendur “Kur s’ta çet pse ja nxhet” në të folurën e Dervenit të Shkupit.
Në shkrimet letrare në gjuhën shqipe fjalën log e hasim gati kudo, por këtu do të japim disa shembuj, siç do të shohim më poshtë. Dhimitër Shuteriqi fjalën log e përdor në këtë fjali: “Frima e gjallë s’u lanka peng për log të kuvendit.”204
Termin “log” e përdorin edhe poetët për t’i dhënë një lartësi poetike poezisë. Me këtë qëllim, fjalën log e përdor edhe poeti Rami Kamberi për t’i dhënë një lartësi poetike poezisë së tij.
Në përkthimin e veprës së Homerit “Iliada”, në një rast thuhet:
“Gjaksori Ares krah t’u mbajë Trojananve,
L o g u n e luftës me terr e mbështolli,
Tue rend gjithkah. Kështu përmbushi urdhrat
E Apolit harkpraruemit për t’u kallë
Trimni Trojanve, mbasi e kishte pa
Tu’ u nisë Athinën, mprojsen e Akejve.”205
Raste të këtilla ku përdoret fjala log në këtë vepër ka shumë e që të mos rëndohet teksti këtu nuk i kam shënuar rastet e tjera. Nga ky shembull shihet se përdoret shprehja “logun e luftës”, si shprehje e shpeshtë në këtë përkthim në gjuhën shqipe. Kjo tregon se edhe vendbeteja shprehet me fjalën log, gjegjësisht logu i luftës.
Loni Logori në vjershën e tij “Selam Musaj na foli”, ndër të tjerat, thotë:
“ ...
Ç’t u them për Zografo – qenë?
Zografua nga Qesarati,
I biri i Putanës ç pati?
Ç pati me djemt e Lirisë?
Ka tre vjet që po l o g j i s?
Ç’ pati me bijt e Vatanit?
Për hatrin e Junanit?”206
Poeti Loni Logori mbiemri i të cilit është me rrënjën log, fjalën log e përdor në trajtën e foljes “logjis”, me këtë do të thotë se Zografua nga Qesarati zhvillon logjistikë politike kundër bijve të mëmëdheut për hatër të Junanit (Greqisë).
Nezir Myrta në punimin e tij “Ethimologjia e emrit Shkup”, e përdor fjalën log, gjë që shihet në tekstin që vijon: “Nga vetia e karakterit shpërthyes të njeriut, në aspekte të ndryshme mençurie, dukurie, trimërie, në log a provë studimi edhe shkenca, rrodhi emërtimi Skun, - i cili nga kuptimi i emrit – Skop (Shkop – i) ...”207
Fjalën log e përdor edhe linguisti Logoreci, kur flet për fjalën log, ai thotë: “Luginë e vogël e më tepër ndër male.” Ndërsa Gazuli saktësisht thotë: “Vend, log, ndër bjeshkë i pa lisa, por me bar.”208
Moikom Zeqo në një punim të botuar në gazetën “Flaka” e titullon: “Dekalogu Lasgushian”, ku me fjalët e bashkangjitura deka dhe log, tregon rëndësinë e dhjetëfishtë të veprimtarisë në poezinë e Lasgush Poradecit. Me këtë shprehje e lartëson poezinë e Lasgushit në një nivel të lartë të përsosjes me shprehjet e tij poetike të cilat kanë kuptime të shumëfishta me një stil të lartë shprehimor. Me shprehjen dekalog tregohet përmbajtja e çdo poezie të tij që përfshin shumë veprimtari logore dhe kanë shumë domethënie.209
Adriatik Alimadhi në punimin e tij “Mid’hat Frashëri në rrugën e frashëllinjve”, ndër të tjera, thotë: “Të njëjtat ide të “Nacionalizmës shqiptare” u përcollën më pas tek “Dekalogu” i Ballit Kombëtar 1942, duke u dhënë ideve një përshtatje sa më të qartë me momentet që po kalonte vendi.”210
Këtu kemi bashkëngjitjen e dy fjalëve, deka dhe log, me të cilën tregohet angazhimi dhjetëfish i Ballit Kombëtar në log të betejave politike dhe luftarake. Shkencëtari Shezai Rrokaj në veprën e tij “Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme” thotë:
“...Jo vetëm për studentët, por edhe për një kategori më të gjerë lexuesish: asistent e pedagogë të gjuhës shqipe e të gjuhëve të huaja që ndjekin studimet në ShPU si dhe në një l o g më të hapët gjuhëtarësh.”211
Nga ky citat kuptojmë se Shezai Rrokaj me fjalën log përfshin më tepër institute shkencore të gjuhësisë, si dhe inkuadrimin e studentëve, profesorëve dhe shkencëtarëve, të cilët merren me studime linguistike. Kjo na tregon se veprimtaria e logut, sipas tij, përfshin hapësirat universitare, me katedra të gjuhëve, me institute të gjuhësisë dhe me biblioteka si vendveprimi, ku më shumë kategori njerëzish inkuadrohen në studime linguistike. Këtu kemi të bëjmë me një log që përfshin hapësirën e më shumë vendeve, në një hapësirë më të madhe kohore, ku angazhohen më shumë njerëz me profile të ndryshme të studimeve linguistike.
Këta pak shembuj të literaturës shqipe ku përdoret fjala log, e që kemi shembuj të panumërt në fushën e letërsisë, na dëshmon se edhe në gjuhën letrare shqipe fjala log është shumë produktive dhe e mbarë gjuhës shqipe.
FJALA LOG NË ”ILIADË” TË HOMERIT
Në “Iliada“ të Homerit në përkthimin në gjuhën shqipe nga Gjon Shllaku, fjala log përdoret pothuajse në raste të panumërta. Edhe pse kjo fjalë përdoret në fjali në trajta të llojllojshme, përsëri kuptimi i fjalës log nuk ndryshon. Më poshtë do të japim disa fjali me përmbajtje të ndryshme, ku përdoret fjala log në “Iliada” të Homerit.
1.”kundër Danajve
flaku shigjeta t’kobshme, që fërshëllenin
nga gjitha anët mbi log të madh t’Akejvet,
E mori njerzish togje vdisnin.”
2. “Kur herët në mëngjes agimi i hapi
gishtat ngjyrë trandafili morën detin
dhe kyçat i drejtuan kah logu i Akejve.”
3.“Mbi valë tue fluturue në breg arritën
Te logu i haptë i Akejve e n’tok e qiell.”
4. “N’log të Mirmidonve te anitë ja behën.”
5. “I urdhnoi Athinës: - “Hajt, zbrit si vetima
në log të luftës, ku me armë përleshen
Trojan e Akej ...”
6.“Tue e shkel kuajt, që Antiloku i fshiku
rrept me kamxhik, për log t’Akejve u grahu.”
7.“Me leje, o biri i Laomedontit, çoju;
të thrret parsia e trojanve trima
dhe e Akejve t’ veshun me parzmakë çeliku,
të zbreç në log të luftës, mbi kurbana
t’bash be për lidhje besë e miqësi.”
8.“Luaj pra, e qepu n’kerrin tim, të shohësh
sa vlejnë këta kuajt e Trojës, e n’ log të luftës
a janë të zot e t’shpejtë për ndjekje e ikje.”
9. “Në moshë të njomë të nisi te Atridi,
Kur s’ishe i regjun as në liftë te Atridi
as n’log të kuvendit ku në shenjë ndahen burrat.”
10. “Logun anmik nëpër këtë natë hyjnore.”
11. “Që kjo të zbresë në log të Akejve trima.”
12. “Kur biri i Atreut Menela zemërtrimi
vegoi Patroklin që në log të luftës
Trojsët e vranë, u turr në krye të gjithve.”
PËRDORIMI I FJALËS OLOG NË “ILIADË” TË HOMERIT
Krahas fjalës log, përkthyesi i veprës së Homerit “Iliada” përdor edhe fjalën olog, ku fjalës log, si shihet, i parashtohet edhe o-ja dhe formohet fjala olog. Pra, fjala olog përbëhet prej dy fjalëve: o dhe log. O – ja e parashtuar është tingull i dikurshëm pellazgjik i artikuluar dhe i sotëm, që përdoret në gegërishten e mesme, dhe do të thotë –o = oshtë, dhe është folje me qenë - është.212 Ndërsa fjala log është shpjeguar më parë. Por kur o–ja i parangjitet fjalës log formohet fjala olog që në të folurën e sotme mund ta shprehim kështu: Oshtë log (është log).
Në faqen 47 të “Iliadës” (përkthimi në shqip nga Gjon Shllaku ), në fusnotë fjala olog shpjegohet kështu:
“Olog-u = log, shesh, mejdan, lamë e ushtrisë.”
Siç shihet, në fusnotë nuk shpjegohet dallimi i fjalës olog prej fjalës log, ku me tingullin e parë o (si folje me qenë) pohohet kuptimi i fjalës log. Kështu është përdorur më parë, o+log = olog. Rasti është i njëjtë si te fjala aspet (a+spet), kjo fjalë është përdorur për të treguar cilësinë e heroit të njohur në Luftën e Trojës, Akili. Kjo fjalë ka kuptimin: është i shpejt, sepse edhe a – ja ka qenë përdorur, por edhe sot përdoret në gegërishten e veriut si folje me qenë - a (ashtë, ose sot në gjuhën letrare thuhet është).
Si u tha më sipër, krahas fjalës log, përkthyesi Gj. Shllaku në “Iliad” përdor fjalën olog, që është një formë e vjetër e të shprehurit të fjalës log.
Fjalën olog përkthyesi i “Iliadës” në shqip e përdor në shumë raste, por këtu do të përmend disa fjali me këtë fjalë:
1“Për nandë ditë rrjesht fluturuan shigjetat hynore
përmbi olog t’Akejve; dhe polemin
të dhetën ditë n kuvend e thirri Akili.”
2.“Kështu n olog Akejt zhvillonin ritet.”
3.“Kuajt të shpejt u grahën drejt ologut.”
4.“Pse ndër ologje shtigjet janë të shumëta.”
5. “Këtu pranë nesh kanë ngul anmiqt ologun.”
6.“Dhe t’ Akileut, që n skanjet e ologut.”
7.“Ende s’ din gja për zi e brengë që ndrydhin
ologun tonë?!”
8.“Se nuk ka burrë as djalosh trim si zana
që guxon t’ futet mbrenda n’ olog akeje.”
PËDORIMI I FJALËS LOK NË “ILIADA”
Në “Iliadë” të Homerit, në përkthimin nga Gj. Shllaku emrin lok e hasim si rrënjë, e cila me parashtesa, me prapashtesa dhe me fjalë të bashkangjitura, ka formuar antroponime, toponime, etnonime etj., të përbëra prej fjalës lok pjesës kryesore me emrin Lok. Emra të tillë të bashkangjitur me emrin Lok, si emra personi janë: Arkilok ose Arkelok, Antilok, Hipolok, Ipolok, Orsilok, Fersilok, Tersilok etj. Si toponim dhe si etnonim hasim emrin e krahinës Lokridë dhe banorët e saj Lokrez. Si emër personi e hasim te emri i djalit të Britit i quajtur Lokrini, prej nga e merr emrin edhe shteti i Anglisë - Lokrina, mandej një mbret tarkuin në Romë e ka pasur emrin Lokum (lok + um) etj.
Siç do të shohim më poshtë, fjala lok është e njohur edhe në kohën e Homerit e më pas.
Arkiloku në “Iliada” përmendet në këto vargje:
“...dhe nuk printe vet
por e shoqnonin dy Antenoridët,
t’dy mjeshtra lufte: Arkiloku e Akami.”
Emri Arkiloku është i përbërë prej dy fjalëve, ark dhe lok. Fjala ark do të thotë hark apo fuks për gjuajtjen e shigjetës. Këtu në këtë rast, kuptohet se personit Arkilok i kanë dhënë emrin me cilësi të lokut si harkëtar i mirë. Fjala lok është titulli i personit të ditur i cili mëson të tjerët. Ndërsa fonema i, e ka rolin e nyjës së përparme, d.m.th. i lokut.
Arkiloku është pjesëmarrës i Luftës së Trojës, d.m.th. është person i kohës homeriane. Kur thuhet: “Por e shoqëronin dy Antenoridët...” na jep të kuptojmë se Antenoridët janë të ardhur nga vendi i nënës Idë. Këtë na e tregon shtimi i emrit Idë te emri Antenor. E kjo do të thotë se edhe Arkiloku është i ardhur nga viset e Trojës, gjegjësisht nga Teukrija e vjetër para trojane.
Antiloku është djalë i Nestorit, i cili ka marrë pjesë në Luftën e Trojës në anën e Akejve. Ky emër është shumë i shpeshtë në “Iliadën” e Homerit.
Emri Antilok është i përbërë prej fjalëve ant, si dhe titullit Lok. Fjala ant do të thotë anët dhe në këtë rast ka kuptimin anët e Lokut. Emri lok u shpjegua më parë. Ndërsa i-ja është nyje e përparme e emrit Lok.
Orsiloku si luftëtar i dalluar në Luftën e Trojës, sipas Homerit në “Iliada”, ka jetuar në Fer dhe se është me prejardhjen nga mbretëria e Piles që gjendet në Peloponez. Për emrin Orsilok, për pjesëmarrjen në luftë dhe prejardhjen e tij, e shohim në këto vargje:
“Atbotë Eneu vrik gjakun ja muer shoqit;
vrau dy kreshnikë, Kretonin dhe Orsilokun,
bijt e Diokleut, banues në trevën e Feres,
begat me të mira, e fisi i tij fill zuni
nga lumi Alfe, që rrjedh me ujna të gjana
mes visit të Pilve...”
Emri i kreshnikut Orsilok përbëhet prej fjalëve or, si dhe lok. Fjalës or i është shtuar fjalëza si, e cila është formuar si emër Orsi, që bashkëngjitet me emrin Lok. Emri Orsiloku e ka kuptimin e orëve si të lokut. Ndërsa fjala lok është shpjeguar më parë si titull i personit të ditur.
Hypologu është person i dalluar në kohën e luftës së Trojës. Sipas Homerit, ai është biri i Belerofontit. Këtë e shohim nga këto vargje:
“...Belerofontit të ndriçëm
e shoqja i qiti në dritë tre fëmijë: Isondrin,
dhe Hipolokun, së fundit Laodanijen.”
Këtu shihet qartë se emri Hypolok është i përbërë prej fjalëve hyp, o dhe lok. Fjala hyp është folje me hyp. Fonema o është fole me qenë oshtë (është). Ndërsa fjala lok ka kuptimin e titullit të njeriut të ditur.
Fersilokun e përmend Homeri në këto vargje:
“Kryqetërthor nxiti me fjalë secilin:
Mestilin, Medontin, Glaukun, Fersilokun,
Asteropeun, Hypothin, Desinorin,
Forkun e Kromin dhe Enom shortarin.”
Nga ky citat shihet se Fersiloku është një nga luftëtarët me famë për mbrojtjen e Ilionit.
Emri Fersiloku është i përbërë prej fjalëve fer, si dhe lok. Fjala fer është e njëjtë me emrin e krahinës Ferra, që gjendet në Thesali. Por është edhe bimë shumëvjeçare që ka shumë gjemba dhe quhet, po ashtu, ferra. Fjalëza si në këtë rast është prapashtesë e emrit ferrë. Ndërsa fjala lok është titull i Apolit dhe titull i çdo njeriu të ditur, i cili u jep njerëzve dituri si Apoli.
Tersilokun Homeri e përmend në këto vargje:
“Pastaj Pelidi u drodh kundër Peonve,
...
Çfaros nga palla e krahut të Pelidit.
Vrau Tersilokun, Mydin dhe Astipylin,
Mnesin,Theasin, Enin dhe Ofelestin.”
Siç shihet, Tersiloku është luftëtar me famë nga Peonia, i cili luftoi për mbrojtjen e Trojës derisa vritet nga Akili.
Emri Tersiloku është i formuar prej fjalëve ter, si dhe loku. Fjala ter është folje me terë, me tha diçka të lagur. Kësaj fjale i është shtuar edhe fjalëza si dhe është formuar fjala tersi (ter + si) dhe kjo fjalë bashkëngjitet me emrin Lok, i cili është titull i Apolit dhe titulli i çdo personi që ka vazhduar veprimtarinë e tij.
Siç shihet, fjala lok përdoret si emër personi, por i bashkangjitur me fjalë të tjera siç i pamë më lartë. Fjalën lok si emër te Homeri nuk e kam hasur me shpjegim, por te “Historia e Herodotit I” përmendet si emër Loksi, gjë që shihet nga citati i mëposhtëm:
“Loksi juve u lejon katër Arkesilaj dhe katër Bata të sundoni në Kirenë në kohë të tetë brezave. Ai juve u këshillon që të mos sundoni gjatë. Ti bëhu i qetë kur të kthehesh në vendin tënd.”213
Nga ky citat shihet se në kohën para Herodotit, Apoli është thirrur me atributin Loksi. Këtë e vërteton edhe historiani Milan Arseniq, përkthyesi i “Historis së Herodotit I”, i cili thotë: “Loksiu – atribut i Apolit dhe Artemidës si profet të Zotit.”214
Nga këto dy citate shihet se emri Lok apo me prapashtesën si – Loksi, sipas historianit Millan Arseniq është atribut i Apolit. Por që në realitet është titull i çdo personi të ditur që mëson të tjerët, njësoj si titujt e sotëm: mësuesi, prifti apo hoxha.
Për kuptimin e fjalës Lok ose Loksi, jepet shpjegim i veçantë në këtë punim.
Në “Iliada” të Homerit përmenden edhe banorët e Lokridës si pjesëmarrës në Luftën e Trojës, të cilët kanë përkrahur Akejt. Këtë e shohim në këto vargje:
“Lokrezve u printe i shpejti Ajaks Oijeu,
...
Këte në Trojë e ndoqën dyzet barka Lokreze,
që i kishin trojet tej Eubesë së shejtë.”
Lokrida është krahinë që gjendet në Greqinë e mesme. Qytetet kryesore të Lokridës ishin: Kaljari, Opoenta, Kyni, Besa, Skarfi, Augea, Tarfi, Troni. Banorët e Lokridës quheshin lokrez ose lokran.
Emri Lokridë përbëhet prej tri fjalëve, lok, r-ë dhe idë. Fjala lok është shpjeguar më parë, fonema r–ë në këtë rast tregon lëvizjen apo ardhjen e Lokëve nga Ida e Trojës. Ndërsa Ida është emër i bjeshkëve të Trojës si male të shenjta, ku, sipas mitologjisë, kanë ndenjur zotat. Emri i kësaj krahine ndryshe quhet edhe Lokrana (Lokr + ana ), që ka kuptimin: ana e Lokrës.
FJALA LOG SI PJESË PËRBËRËSE
E FJALËVE INTERNACIONALE
Në epokën e dytë, te albano-pellazgët logu ka qenë vend univerzal i aktiviteteve të njerzëve nga të gjitha gjeneratat dhe për të gjitha llojet e aktiviteteve të tyre. Fjalën LOG, në të gjitha veprat filozofike ku bëhet fjalë për logjikën si disiplinë filozofike dhe si shkencë në vehte, si dhe në të gjith fjalorët e fjalve të huaja, por, edhe në fjalorët shqip, kjo fjalë, spiegohet si fjalë greke logos, e jo si fjalë pellazgo-shqip LOG – LOGI, prej nga është formuar fjala logjikë.
Prandaj, fjalën log ose të skajuar logi, e hasim si pjesë përbërse edhe te shumë fjalë internacionale. Këtë e shohim te fjalët dhe shprehjet si që vijojnë.
LOGJIKA. – si që është treguar më sipër në ktë punim, e ka zanafillën në zgjedhjen e problemeve në log të kuvendit dhe sot është sistem diturish i të menduarit e drejt lidhur me zgjedhjen e problemeve të fenomeneve natyrore ose shoqrore, për gjykim dhe konkludim real dhe të drejtë. Në këtë bazohen të gjitha sistemet e lëmenjve të ndryshme të diturive të njohura si shkenca të veçanta. Për të vërtetuar sistemin e diturive të një lëmije shkencore, shihet duke u bazuar në logjikën e atij sistemi të diturive, për çka shumica e shkencave në të kaluarën, krahas emrit të shkencës i është shtuar edhe fjala log, logi ose në shqip log ose logji. Për shembull, biolog (bio + log) ose bologji (bio + logji), sociolog ose sociologji, psikolog ose psikologji, gnosolog - gnosologji, antropolog apo antropologji etj. etj.
SKENTOLOGJI. – është skenë e ologut, e cila, trajton një sistem diturish të një lëmije mësimore, si sistem për fitimin e diturive në shkllimin brezit të ri, në të gjiha nivelet arsimore. Fjala skentolog është e përbërë prej tri fjalve pellazgo-shqipe, sk, enë dhe log. Fjala sk, është një prefiks, e cila sot është shëndrruar në sh-ë, e që në këtë rast bashkangjitet me fjalën enë. Fjala enë, është e njëjtë me fjalët anë dhe onë. Fjala skenë kur bashkangjitet me fjalët o dhe log që si fjalë olog na është e njohur prej më para, është formuar fjala skentolog, që e ka kuptimin skenim për të qenë log. Por, kur s-ja është zhvilluar në sh-ë, është formuar fjala nga skent në shkencë dhe në këtë rast, e ka kuptimin pjesa e shkëputur e vendit që është log.
PARALOG. – është fjalë që e ka kuptimin se para se me dal në log (në skenë, në shesh ose në mejdan), thuhet diçka si supozim, se çka do t ndodh ose si do të veprohet në log. Çdo spiegim paraprak se çka do të ndodh në log ose në shesh, është supozim që mund të jetë e vërtetë, por mund edhe të mos jetë e vërtetë. Para çdo fillimi të aktiviteteve në log jepen spiegime, pra, se si do të veprohet dhe çka do të ndodh në log. Kjo e thënëme është si supozim, por kur fillon skenari, publiku atëher e sheh realitetin e asaj që dikush e ka thanë ose e ka spieguar para se me filluar veprimet në log.
Fjala paralog është e përbër nga dy fjalë pellazgo-shqipe, para dhe log. Këta dy fjalë, si fjalë shqipe nuk ka nevojë të spiegohen, sepse, si u tha më sipër, fjala paralog e ka kuptimin e thënies ose spiegimit të përmbajtjes së çfaqjes, para se me filluar puna në log.
PROLOG. – është e përbër prej dy fjalve, pro dhe logë. Pro është fjalë latine që don të thot –për, gjegjësisht, sa për fillim. Ndërsa fjala log, është spieguar.
Fjala prolog donë të thot parathënie, paralojë, pjesë hyrse në log, parathënie në çdo veprim që paraqitet në log. Si bie fjala, në dramat antike, me qëllim që shiquesit të kyçen më mirë në përmbajtjen e dramës dhe për ta kuptuar më mirë dramën, para fillimit të skenës së parë, është treguar brendia e përmbajtjes së dramës me një paathënie, me një fjalë hyrse.
Edhe në veprat letrare shkruhen parathënie për të treguar me pak fjaalë përmbajtjen dhe gjërat më të qensishme në vpër.
EPILOG. – kjo fjalë është e përbërë prej dy fjalve, epi dhe log. Epi është fjalë greke që në shqip e ka kuptimin të, mbi, tek në, mvarsisht nga kuptimi që duhet ta mare si përbërse të fjalës log. Ndësa, fjala log është fjalë pellazgo-shqip, që vetiu kuptohet.
Fjala e përbërë epilog, e ka kuptimin e mendimit përfundimtar, ose të mbarimit të fjalës në log të dramës. Në veprat letraro-artistike, jepen informata përrfudimtare për ngjarjen më të rëndësishme nga jeta e protagonistit kryesor, duke shkruar si pasthënie të veprës.
Në veprat shkencore ose letraro-artistike, vet përmbajtja e sajë paraqetnjë një log të përshkruar, e pasthënia në këta vepra quhet epilog.
ANALOG. – Përbëret prej dy fjalve pellazgo-shqip, anë dhe log. Këta dy fjalë janë plotësisht të kuptueshe në gjuhën e some shqipe dhe nuk ka se pse të spiegohen.
Analogjia e ka kuptimin e dy gjërave për të cilat diskutohet në log, të cilat krahasohen njëra me tjetrën dhe që kanë ngjajshmëri njëra me tjetrën.
Analogjizëm është konkluzë e dëshmuar në bazë të ngjajshmërisë së dy gjërave të nxjerura dhe të rajtuara me logjikë në log në mënyrë publike para njerzëve të inteesuar.
AUTOLOG. – përbëret prej dy fjalëve: auto dhe log. Fjala auto rrjedh nga greqishtja dhe don të thot vet ose nga vetja. Ndërsa kuptmi i fjalës log është spieguar.
Me shprehjen auto log, don të thot se personi që del në log, para dëgjuesve ose shiquesve, flet me fjalë të veta, përdor fjalë që janë të thënura nga mendja, të thënura në vehte, e jo fjalë të shkrimtarit, apo të dikujt tjetër ti reprodukoj.
HOMOLOG. – kjo fjalë përbëret prej dy fjalve, homo dhe log. Fjala homo, rrjedh nga fjala greke dhe don të thot i ngjajshëm, i njëjt, njësoj, i përbashkët. Ndërsa fjala log është fjalë e spiguar në shqip.
Fjala homolog don të thot, log i njëjt, log i njëllojt, log i ngjajshëm, log i njëkuptimtë. P.sh. themi: organet homologe. Homologe janë organet e gjallesave të ndryshme që kanë të njëjtin ndërtim, por, që kryejnë funkcione të ndryshme. Këtu e ka kuptimin se në log, organet e njëjta te kafshët e ndryshme veprojnë ose kryejnë funkcione të ndryshme.
MONOLOG. – fjala monolog përbëret prej dy fjalve, mono dhe log. Mono është fjaë greke që don të thot një, vet ose i vetmi. Ndërsa, fjala log është spieguar si fjalë shqipe.
Fjala monolog e ka kuptimin se në log paraqitet veëm një person, i cili flet ose vepron sipas rolit që e ka. Më së shumti në dramë, ku një person, ose një aktor flet në vetvehte, ku sipas përmbajtjes së tekstit të dramës, ai i bënë edhe lëvizjet. Thjesht, monolog është kur një person flet, dramatizon, vepron në log vet dhe në vetvehte, pa mos me mar pjesë personi i dytë, apo edhe tjer. Përderisa në dialog marin pjesë në log dy persona ose dy palë, në mnolog, pra mer pjesë në log vetëm një person.
DIALOG.- Në shkrimt e greqishtes së vjetr, është përdor fjala dialogos. Kësaj fjale, po tia hjekim sufiksin grek “os”, do të mbetet fjala e pastër e pellazgo-shqipes
Do'stlaringiz bilan baham: |