Abedin krosi


EMRAT E PËRGJITHSHËM FAMILJAR



Download 1,49 Mb.
bet12/19
Sana14.02.2017
Hajmi1,49 Mb.
#2529
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   19

EMRAT E PËRGJITHSHËM FAMILJAR
Krahas zhvillimit të përgjithshëm të shoqërive albano-pellazgo-shqiptare, janë zhvilluar edhe emrat e përgjithshëm sipas pozitës që kanë pasur në familje. Në kohën e matriarkatit, nëna ka qenë shtylla e vetme që i ka ushqyer, ruajtur, edukuar dhe mbrojtur fëmijët e vegjël. Në këtë kohë nëna e ka pasur emrin NËNË dhe pjella e lindur është quajtur LIREK. Ndërsa, fëmijët sipas gjinisë janë quajtur, femra - BIJ dhe mashkulli - BIR. Në kohën kur bëhet martesa në çift, atëherë kompletohet familja në kuptim të ngushtë dhe, krahas emrit nënë, kemi edhe emrin ATË, prej nga vazhdojnë të përdorin emrat bij dhe bir, por normalisht i kanë përdorur edhe emrat e përveçëm për djem e vajza, për t’i dalluar fëmijët në mes tyre.

Krahas këtyre pesë emrave të përgjithshëm, në familje formohen edhe emra të tjerë, siç janë: lirek, fëmijë, vajzë e djalë, grua e burrë, gjyshe e gjysh, mbesë e nip, dadë e date, teze e dajë, nuse e dhëndër etj.


FORMIMI DHE ETIMOLOGJIA

E EMRIT TË PRINDIT NËNË OSE MËMË


Emri i prindit nënë përbëhet prej zanoreve, të cilat, si tinguj të artikuluar, dikur kanë pasur kuptimin e foljes me qenë, siç janë: ë, a, o, dhe e. Këto katër zanore edhe sot e kësaj dite, varësisht nga të folurat dialektore të shqipes, përdoren me kuptim të foljes me qenë – është, në këto forma: ë = është, a^ = a^shtë, o^ = o^shtë dhe e^ = e^shtë, d.m.th. a-ja, o-ja dhe ë-ja janë hundore. Secila prej këtyre zanoreve, kur komponohen me shprehjen –në, formojnë fjalët që kanë kuptimin e fjalës së sotme anë që tregon anët e horizontit, apo anën e djathtë ose anën e majtë, siç janë: ënë, anë, onë dh enë. Shprehja –në është fjalë që tregon vendin apo objektin e caktuar, si në ballë, në sy, në arë, në fshat, në qytet etj.

Në të kaluarën më të hershme, para se të komponohet emri i prindit nënë, kanë qenë të formuar a-ja si tingull i artikuluar dhe në-ja me kuptimet e veta, të cilat, kur sintetizohen, kanë formuar fjalën anë.

Emri i prindit, nënë, është komponimi i fjalëve –në dhe anë. Kështu, në-ja duke iu parashtuar fjalës anë, ë-ja ka rënë vetiu. Ndërsa n-ja pa ë-në komponohet me fjalën anë dhe formohen variantet e emrave: nënë, nanë, nonë dhe nenë ose nene. Këta emra janë formuar në këtë mënyrë:

n ( - ë ) + ënë = nënë

n ( - ë ) + anë = nanë

n ( - ë ) + onë = nonë

n ( - ë ) + enë = nenë, ose, n (-ë) + en + e = nene

Duhet të theksohet se emri nenë ose nene, sot nuk përdoret siç përdoren format nënë, nanë dhe none. Por, në rrethinën e Shkupit, fëmijët e përdorin si emër nene, me të cilin quajnë nënën e të atit (babait).

Me zhvillimin e n-ës në m-ë formohet emri nga nënë në mëmë. Një trajtë tjetër e emrit mëmë është edhe emri amë. Në kohën homeriane, emri mëmë në trajtën amë, krahas kuptimit nënë ose mëmë, është përdorur edhe me kuptim të amërisë ose mëmëdheut. Këtë mund ta shohim te titulli i mbretit të fundit të Trojës, Priami, emër që ka kuptimin prijës i amës, ose prijës i amërisë, me kuptim të fjalës së sotme prijës i atdheut. Një formë tjetër e emrit amë është edhe shprehja piram, me kuptim zanat nëne, ose në shprehjen piramidë, shprehje që tregon zanatin e nënës Idë.

Fjala tote në toskërisht ka kuptimin nënë.146

NENE
Si u tha më sipër, një trajtë e emrit nënë është edhe emri nene ose nenia. Me fjalën nene emërohet nga nipërit e mbesat nëna e të atit (babait), gjegjësisht nëna plakë ose gjyshja për nga i ati.

Prej emrit nene me të cilin kanë quajtur nënën e të atit është emëruar dikur edhe gruaja më e vjetër, e cila ka pasur prirje për të vajtuar të vdekurit.

Emrin nenia G. Mayeri e nxjerr nga latinishtja me kuptim “vajtim, ligje”. Këtë Çabej e trajton si “Etimologji e pamundur fonetikisht, e kuptimisht jo fort afër menç.”147

Për emrin nenie na njofton Marin Barleti në veprën “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut”, ku thotë: “Mamica pasi thirri, sipas zakonit të gjindjes, shumë zonja, e nderoi varrimin e burrit për një kohë të gjatë me zi e lot që s’pushonin as ditë as natë. Unë me plot të drejtë do të kujtoja se të vjetrit e kanë quajtur këtë nenia.”148

Nga krejt kjo që u tha më sipër, kuptohet se nuk e kanë të njohur realitetin e kuptimit të fjalës nene apo nenie si një trajtë e emrit nënë ose mëmë.

Një trajtë e emrit nona (nëna) është emri Enona. Enona ka qenë emri i zanës (nimfës), që në bjeshkët e Adës së Trojës e kërkonte Paridi (Parisi).

Emri i zanës Enona përbëhet prej nyjës e dhe fjalës nona, që në trajtën e gegërishtes së jugut do të thotë nënë. Tingulli e, në këtë rast, është nyje e përparme te emri i prindit nona (nëna).

SI ERDHI DERI TE PËRDORIMI I EMRIT NËNË?


Deri te përdorimi i emrit nënë erdhi duke përdorur prindi nënë, nyjën e përparme në dhe fjalën anë, domethënë shprehjen “në anë”. Këtë shprehje nëna e përdorur në rast kur foshnja ose fëmija i vogël, sidomos natën, në terr, kur ai e shpreh pakënaqësinë dhe frikën e vet duke qarë, e në raste të këtilla, e ëma i thotë fëmijës: “Çe ku jam, në anë, çe në anë.” Pra, i tregon fëmijës se ajo është në anë, d.m.th. është pranë fëmijës. Duke e përsëritur shpesh këtë shprehje, “në anë, në anë”, me qëllim që fëmija ta ndjejë veten të sigurt pranë nënës dhe të mos ketë frikë. Kur rriten fëmijët e përvetësojnë shprehjen e komponuar: n (- ë) + anë = nanë; n (- ë ) + onë = nonë; n(- ë ) + ënë = nënë; n ( -ë) + enë = nenë. Pra, në këtë mënyrë, është formuar emri i prindit nënë.
FORMIMI I EMRIT LIREK

Lirek është emër i përgjithshëm i pjellës së vogël, pas lindjes nga e ama.

Emri lirek është i formuar prej foljes me lie (me lind), formantit re dhe fonemës k-ë. Fjala me lie është në përdorim edhe sot në të folurën e gegërishtes së jugut dhe ka kuptimin me lind. Se fjala lie është përdorur edhe në kohën pellazge, na e dëshmon emri i nënës së mbretit të Babrikëve Amikut –Melie. Emri Melie ka kuptimin me lie ose me lind, d.m.th. fjala lie edhe sot në Derven të Shkupit përdoret pa ndryshim dhe me të njëjtin kuptim të fjalës me lie (me lind).

Pjesa e dytë -re ka kuptimin të rritet deri te retë në qiell. Ndërsa fonema k-ë tregon dëshirën e prindërve që të rritet lireku përpjetë në lartësi kah retë. Fjala re është një shprehje për apoteozimin e foshnjës me lartësinë e reve, njësoj si lartësimin me malet Olimp, Adë ose Idë, e që më vonë, njerëzit i kanë lartësuar me lartësinë e yjeve. Formantin re e hasim te toponimet: emri Kret = k + ret është emri i ujdhesës në Mesdhe. Emrat e fshatrave Logre (log + re) dhe Sillare (silla + re), të cilët gjenden në Derven në mes Shkupit dhe Tetovës.


FORMIMI I EMRIT TË PRINDIT ATË
Burri i martuar që ka pasur fëmijë, djemtë dhe vajzat e tij, atë e quajnë atë. Në shqip emri i prindit atë përdoret ndryshe edhe babë.

Në njëjës thuhet atë dhe në shumës thuhet et apo etër (toskërisht) dhe etni (gegërisht). Në njëjës thuhet: Atë i fëmijëve. Ndërsa në shumës thuhet: Etërit (etnit) e fëmijëve. Për të parët tanë thuhet: Etërit (etnit) e trojeve tona. Shumësi etër dallohet në të dy dialektet e gjuhës shqipe, sepse etër me r-ë përdoret në toskërisht, ndërsa etën me n-ë përdoret në gegërisht. Forma gege me n-ë, etni, është përhapur edhe në gjuhët e tjera, si etnos në greqisht, etnum në latinisht dhe kështu si term ka marrë përmasa internacionale.

Emri atë kur skajohet bëhet ati ose ata. Nga atë kemi të atë, t’atë, prej nga kemi tatë, e këtë kur e skajojmë formohet tati ose tata. Si formë e veçantë, nga i ati e kemi i jati.

Në shumës, nga etë kemi të etë ose pa –ë, t’etë, prej nga kemi etër ose etrit, apo etën ose etnit. Pastaj, prej etni kemi etnitet, etnik etj. Prej emrit atë kemi atnor, atësi, atërisht etj.

Mandej, prej emrit atë ose tatë kemi atzot ose tatzot, atmadh ose tatmadh dhe atgjysh ose tatgjysh. Të gjithë këta emra thuhen me kuptim të emrit gjysh, që është i ati i atit ose i ati i nënës. Te shqiptarët e Sicilisë me formën tot quhet gjyshi.

Kur emri atë ose tatë bashkohet me fjalën lok, formohet emri atlok ose tatlok, që është emër përkëdhelës me të cilin quhet gjyshi. Si emër përkëdhelës përdoret me emrin atlosh ose tatalosh që, po ashtu, i thuhet gjyshit. Kohëve të fundit, shprehja atlosh po zbehet dhe po dominon më shumë shprehja atlok, duke e nderuar dhe lartësuar me TITULLIN LOK, si mësues, si edukator dhe si profetues.

Për themeluesit e kombit thuhet atë i kombit ose në shumës thuhet etnit e kombit. Po ashtu, edhe për themeluesit e shkencave, thuhet: atë i historisë, atë i mjekësisë etj.

Nga emri atë është formuar edhe emri atme (at + me) ose atmja (at + mja). Fjalët atme dhe atmja kanë kuptimin atdhe. Ky term është shumë pak i përhapur, sepse në kohën e rilindësve ka dominuar emri atdhe (at + dhe), me të cilin tregon dheun ose vendin ku të parët tanë kanë lindur dhe kanë jetuar, ku jetojmë edhe ne.

Termi atdhe është përhapur te të gjithë shqiptarët, si term që tregon dheun e të atit, tregon dheun ku është përqendruar kombi shqiptar. Krahas termit atdhe, përdoren edhe termat ama, amëri dhe mëmëdhe.

Që prej kohës së rilindjes shqiptare e deri më sot, dominon termi atdhe në krahasim me emrat, atme, amë, amëri dhe mëmëdhe, edhe pse këta terma përdoren me të njëjtin kuptim. Mendoj se termi atme është më i vjetër dhe është formuar pas paraqitjes së patriarkatit dhe është formuar ngjashëm me fjalën amë, e cila në kohën e matriarkatit është përdorur me kuptim të fjalës amëri, e cila përdoret edhe sot. Termat amë, amëri dhe atmë janë burimore nga koha më e vjetër albano –pellazge. Shprehjen amë e hasim në “Iliadë”, si shprehje të veçantë kur thuhet: “Me amë të gjea...” ose si fjalë e bashkëngjitur është emri Priamë (pri + amë) që ka kuptimin prijës i amës apo i amërisë.

Nga emri atdhe janë formuar shprehjet atdhetar (atdhe + t’ar), atdhedashës, atdhetarizëm etj.

Emri at ose etni ka hyrë në përdorim edhe në fjalorin fetar të gjuhës shqipe. Në shërbimet dhe organizimin e konfesjonit krishterë, emrat atë dhe etri janë tituj fetar të priftërinjve apo të murgjve, si, bie fjala, thuhet: atë shpirtëror ose etnitë e kishës. Në Sicili tot ka kuptimin gjysh. Por në Shqipëri me fjalën toto e ka kuptimin e priftit.

Emri i prindit atë është në njëjës, ndërsa në shumës është et, që do të thotë se a-ja nistore shndërrohet në e. Kjo bëhet sepse në gjuhën shqipe dikur edhe e-ja është përdorur me të njëjtin kuptim si edhe a-ja. Këtë e vërteton ajo se a-ja dhe e-ja në të kaluarën janë përdorur si folje me qenë – është, gjegjësisht dikur është përdorur si e, por sot përdoret e^shtë, njësoj si a-ja prej nga në gegërishten e veriut sot përdoret folja a^shtë. Nga kjo përfundojmë se a-ja nistore tregon njëjësin, ndërsa e-ja tregon shumësin.

Në shumës et përdoret si në të folurën popullore, ashtu edhe në gjuhën letrare. Për shembull, thuhet: “...Foshnja hiqet nga dora e së amës dhe i mbështetet t’et.”

Kur emri et skajohet bëhet etri (toskërisht) dhe etni (gegërisht). Prapashtesa “ni” në gjuhën shqipe është i formuar para shumë kohësh. Këtë prapashtesë në shqip e hasim edhe te shumë fjalë të sotme, ndër të cilat i kemi edhe këto: shat – shetni, shtrat – shtretni, lugat – lugetni, muzat – muzetni, avokat – avoketni etj.

Me emrin at dhe në shumës etni si toponim e hasim në shumë vende. Kështu emri Atikë, që gjendet në Greqinë e sotme, është emër me rrënjën Ati dhe sufiksi ka. Rrënja at i shquar ati, si u tha më parë, është emër i prindit mashkull. Ndërsa, fjala ka është folje ndihmëse me pas –ka.

Emrin at në shumës etni e hasim në shumë raste, siç është emri Etrurë, ku rrënja është et dhe ka kuptimin etnit rrënuaes.

Emri i banorëve që kanë jetuar në mes Shkodrës dhe Kotorit, janë quajtur Enet. Edhe këtu rrënja është et dhe ka kuptimin ana e etnive.

Emri Venet është emër banorësh që gjendeshin në Italinë Veriore dhe në Belgjikë. Emri venet është i formuar nga fjala ven, që ka kuptimin e vendit apo të tokës. Ndërsa fjala e dytë et është emri i atit, i cili në shumës është et ose etni.

Me emrin at është emri Atridi, prind i Agamemnonit dhe Menelaut. Atisi është mbret i Lidis dhe shumë emra të tjerë të ngjashëm.


ETIMOLOGJIA E EMRIT ATË
Emri i prindit atë përbëhet prej tingujve a dhe t-ë, domethënë prej një zanore dhe një bashkëtingëllore.

Zanorja a shpreh pohimin dhe është folje me qenë – është. Fillimisht tingulli a është përdorur në vend të foljes a^shtë (është), qysh në kohën e fillimit të formimit të gjuhës pellazge, në epokën e primitivizmit. A-ja si tingull i artikuluar, në rolin e foljes me qenë, përdoret edhe sot e kësaj dite në gegërishten e veriut, e cila në epokat e tjera është zhvilluar nga –a^ në a^shtë.

Tingulli t-ë shpreh gjësendin që i takon diçkaje të caktuar. Për shembull: të atij, të këtij, të dorës, të fshatit, të qytetit etj.

Përderisa k-ja kur sintetizohet me t-ën (kët) tregon diçka që është afër folësit si subjekt, a-ja kur sintetizohet me t-ën (atë), tregon diçka që është larg folësit apo subjektit, por përdoret edhe si përemër. Sintetizimi i tingujve a dhe t-ë formon fjalën atë. Fjala atë fillimisht është përdorur si përemër vetor pa –ë në fund. Në fillim, përemri at është përdorur si përemër që ka zëvendësuar edhe emrin që deri atëherë nuk ka qenë i formuar si emër i prindit mashkull. Por, nga përdorimi i shpeshtë i përemrit at, nga nëna e fëmijëve, është formuar emri i prindit at, që më vonë është përforcuar edhe me një –ë në fund, d.m.th. –atë.

Rrënja e emrit të prindit at ose atë ka ngelur edhe sot në fazën e parë të formimit, kur në të folurën albano-pellazge rol me rëndësi kanë pasur përemrat. Por, si u tha më sipër, është zhvilluar dhe zgjeruar si term gjuhësor, i cili ka gjetur shprehje në të gjitha format e zhvillimit të saj brenda albano-pellazgo-shqipes.
SI ERDHI DERI TE FORMIMI I EMRIT TË PRINDIT ATË
Emri i prindit mashkull atë është formuar ngase nëna që e lind fëmijën, ajo duke e rritur atë, ia ven në dije se krahas nënës, si prind fëmija ka edhe atë njeri (mashkull) me të cilin ka mbajtur marrëdhënie më të mira në krahasim me njerëzit e tjerë. Nëna duke e përdorur shpesh përemrin vetor atë, fëmijët këtë përemër, si shprehje e përvetësojnë dhe në këtë mënyrë formohet emri i prindit ATË.

Kjo ka ndodhur qysh në periudhën e kalimit nga matriarkati në fazën e patriarkatit, pra kur gruaja (nëna) ende ka qenë shtyllë e familjes.


ZHVILLIMI I EMRIT ATË KRAHAS EMRIT NËNË
Përderisa te emri nënë kemi të bashkuar n-ën me fjalën e formuar më parë – anë, te emri i prindit at, bashkohet a-ja me tingullin t-ë. Tek emri nënë, n-ja përsëritet dy herë, ndërsa te emri atë, t-ja përsëritet, po ashtu, dy herë dhe formohet emri të atë, t’atë ose tatë.

Emri nënë skajohet me një –a në fund dhe nga nënë, bëhet – nëna. Edhe emri atë ose tatë skajohet duke i shtuar tingullin a dhe kemi nga atë – ata ose nga tatë – tata. Por emri atë skajohet edhe me tingullin –i dhe kemi ati ose tati. Përdorimit të i-së i ikin për arsye se at ose ati i thuhet edhe kalit të dresuar dhe të ruajtur mire si baba i kuajve.

Te emrat e prindërve nënë dhe ata ose tata, a-ja fundore, edhe pse është nyje e prapme, përsëri rrënjën e ka te folja me qenë a^ si formë më e vjetër, e cila si relikt ka ngelur dhe përdoret edhe sot në gegërishten e veriut, krahas përdorimit të ë-s, o^ dhe e^-s me të njëjtin kuptim: a^shtë, o^shtë, është dhe e^shtë.
NGA EMRI I PRINDIT AT DALIN

EMRA TË TJERË FAMILJARË


Prej kohës kur fillon martesa në çift krijohet familja ku, krahas emrave të prindërve nënë dhe at, sipas pozitës në familje, në fillim marrin emra të përgjithshëm. Nga emri i prindit atë dalin emra të tjerë familjarë, siç janë: date, dadë, teze, kunata e kunetër.
DATE
Me emrin datë ose date, në fillim, kanë emëruar të rinjtë dhe të rejat vëllezërit e të atit, domethënë xhaxhinjt (mixhallarët). Vëllezërit dhe motrat më të vogla, me emrin date quajnë vëllezërit më të mëdhenj. Por, më vonë, me emrin date kanë quajtur edhe të gjithë meshkujt më të mëdhenj në familjen atërore. Pra, me këtë emër quhen edhe të gjithë burrat e tjerë, me përjashtim të burrave që i takojnë familjes se nënës, të cilët thirren dajë.
ETIMOLOGJIA E EMRIT DATE
Emri dat ose date është formuar nga emri i prindit atë ose ate, duke ia shtuar parashtesën d-ë. Kjo bëhet në këtë mënyrë: d + atë = datë, ose d + ate = date.

DADË
Me emrin dadë të rinjtë dhe të rejat quajnë motrat e të atit, por edhe të gjitha femrat më të mëdha, të cilat i takojnë gjakut atëror, por edhe të gjitha femrat e tjera, me përjashtim të femrave që i takojnë gjakut të nënës, të cilat quhen teze.

Emri dadë është përdorur para se të përdorej emri hallë për motrën e të atit. Përderisa me emrin hallë quhen motrat e të atit dhe të gjitha plakat që i takojnë gjakut atëror, me emrin dadë, përpos motrave të atit, thirren të gjitha femrat më të mëdha, duke përfshirë jo vetëm plakat, por edhe të rejat që janë më të mëdha se djali ose vajza në familje.
ETIMOLOGJIA E EMRIT DADË
Emri dadë është formuar njësoj si emri date, duke i shtuar parashtesën d-ë dhe duke u shndërruar t-ja në d-ë, gjë që është vërtetuar nga fonetika historike e gjuhës shqipe. Prej nga kemi: d + ate = date, por kur t-ja shndërrohet në d-ë, atëherë do të kemi: d + adë = dadë dhe emri dadë kur skajohet bëhet dada. Në favor të kësaj, na flet edhe shprehja e Buzukut: “...tadënë e t’amënë...”, i cili, kur përmend tatin, t-në e dytë e ka zëvendësuar me d-në.
TEZE
Me fjalën teze emërohet motra e nënës. Por të gjithë të rinjtë dhe të rejat, teze quajnë të gjitha femrat më të mëdha që janë të gjakut të nënës, të dala nga gjiri atëror i nënës.

Në të folurat e ndryshme të gjuhës shqipe, krahas emrit teze, kemi edhe forma të tjera, siç janë: teto, tetoja, tete, teta, tetja etj.


ETIMOLOGJIA E EMRIT TEZE
Emri teze është formuar nga emri i të atit të nënës. Prej emrit të etë ose t’etë, është formuar emri tetë, që kur skajohet, bëhet tete ose teta, apo tetja. Siç është e ditur nga fonetika historike e gjuhës shqipe, t-ja është shndërruar në z-ë, prej nga në vend të tete kemi teze, ose nga tetja kemi tezja.

KUNATI DHE KUNATA


Në gjininë mashkullore në njëjës është kunat, i shquar kunati, ndërsa në shumës është kunetërit. Në gjininë femërore, në njëjës është kunatë, e shquar bëhet kunata, ndërsa në shumës kunatat.

Me emrin kunat gruaja quan vëllanë e burrit. Nëse burri ka më shumë vëllezër, gruaja ata i quan kunetër (kunetni – gegërisht). Edhe për burrin vëllai i gruas quhet kunat e nëse gruaja ka më shumë vëllezër, i quan kunetër (kunetni – gegërisht).

Kunat quhet edhe burri i motrës (d.m.th. dhëndëri).

Gruaja me emrin kunatë quan motrën e burrit...Në shumës motrat e burrit i quan kunata. Nga ana tjetër, për burrin kunata quhen motrat e gruas, por edhe gratë e vëllezërve të vet, po ashtu, i quan kunata.


ETIMOLOGJIA E EMRIT KUNAT
Për formimin e emrit kunat vjen në shprehje emri i prindit atë (në njëjës) dhe etri ose etni (në shumës), por që këtu emrit atë apo etri u parashtohet fjala kun, prej nga kemi: kun + atë = kunatë, ose kun + etri = kunetri (për shumës).

Kur fjalët atë dhe etër na janë të njohura prej më lartë, na ngelet të shohim domethënien e fjalës së parashtuar KUN. Fjala kun do të thotë -quan. Në Derven të Shkupit nuk thuhet qun ose quhet, por thuhet kun ose kuhet.

Fjala kun është fjalë e vjetër albano – pelazge dhe shqipe, të cilën populli e përdor edhe sot e kësaj dite, e që ka kuptimin, si u tha më sipër, të fjalës quan. Emrit atë dhe në shumës etri, fjala kunë (quan) i parashtohet për të treguar se njerëzit e afërt si kunatë e kunetër i ka, i zen, apo i quan si të atit, ose si të etërve (në shumës), pra i kun si të atit, ose i kun si të etërve (etnive).

EMRAT E PRINDIT ATË DHE BABË


Emrin e prindit atë, kur e krahasojmë me emrin babë, që të dy këta emra kanë të njëjtin kuptim dhe emërojnë prindin mashkull atë ose babë.

Bëhet pyetje se cili prej këtyre dy emrave i takon gurrës së gjuhës shqipe?

Nga njohuritë që kemi për këta dy emra dhe nga analiza të gjithanshme, fare lehtë mund të arrijmë në përfundimin se emri atë është i gurrës shumë të vjetër të gjuhës pellazgo - shqipe, ndërsa emri babë është i periudhës së sundimit osman, d.m.th. është turqizëm.

Këtë na e vërtetojnë shumë fakte, ndër të cilët:

-Emri atë normalisht përdoret te arbëreshët e Italisë, te të cilët mungon plotësisht emri babë. Ky është një fakt se atje ku nuk kanë sunduar osmanllinjtë, te ata shqiptar, pra, nuk përdoret emri babë. Përkundrazi, emri babë dominon në trojet shqiptare në Ballkan, ku më gjatë në kohë ka sunduar perandoria osmane;

-Emri atë është më i përhapur në toskërisht se sa në gegërisht. Emrat atë dhe etni përdoren në troje më të kufizuar te gegërishtes, sidomos në vise ku ka pasur më pak ndikim osmanllishtja;

-Emri atë si term përdoret në fjalorin fetar të shqiptarëve të krishterë. Përkundrazi, termin babë shqiptarët e krishterë nuk e përdorin aspak në fjalorin e konfesjonit krishterë, por te shqiptarët bektashinj përdoret si term fetar, si Baba ose Kryebaba etj.

-Termi atë shihet qartë se ka gjetur një formim të plotë të brendshëm të gjuhës shqipe, duke formuar shumë emra të përgjithshëm të anëtarëve të familjes, si: date, dadë, teze, kunati, kunata etj. Përkundrazi, emri babë nuk është zhvilluar te emrat e anëtarëve të familjes.

Nga kjo mund të përfundojmë se emri atë është formuar krejtësisht në mënyrë të natyrshme qysh nga koha e formimit të familjes te pellazgët. Përkundrazi, emri babë ka filluar të përdoret nga koha e sundimit të osmanllinjve.
EMRAT GJYSHE DHE GJYSH
Me emrin gjyshe ka qenë emëruar nëna e nënës dhe nëna e të atit. Ndërsa, me emrin gjysh mbesat dhe nipërit kanë quajtur atin e të atit dhe të atin e mëmës. Për gjeneratat para gjyshes dhe para gjyshit janë quajtur stërgjyshet ose stërgjyshërit.

Emri gjyshe është formuar shumë kohë para emrit gjysh. Emri gjyshe si fjalë është formuar nga emri i gjirit si pjesë e futur e gjoksit apo mesi i kraharorit, domethënë mesi i dy gjinjve të gruas. Gjoksi në mesin e gjinjve, ku gjendet edhe zemra, është pjesë e trupit ku nënat dhe gjyshet fëmijët dhe krejt pjellën e tyre e kanë për zemër, d.m.th. i duan për shpirti. Nga dashuria e përzemërt ndaj gjeneratës së re, formohet fjala njerëzit e gjinjve, nga e cila formohet emri gjintë ose gjinia, me të cilin emërohet një grup i vogël ose grup më i madh banorësh nga formohet edhe një popull i një gjaku. Thuhet gjini amtare dhe gjini atërore, kur bëhet fjalë për banorët e një familje ose vëllazërie. Në kohën e qytetërimit të hershëm, nga gjini atëror, kur shtohen banorët e një vendi, janë krijuar agllomeracioni më i madh i banorëve dhe më nuk quhet gjini atëror, d.m.th. gjini i një atit, por gjini më shumë etnive, prej nga formohet emri gjitet. Emri gjitet është i përbërë prej fjalëve gjini dhe etnive, d.m.th. gjintë e shumë etnive, që shkurtimisht thuhet gjitet, që në gjuhën e sotme letrare quhet qytet (qy + tet). Këtu, fjala e parë, qy, është e njëjta me fjalën gji, ku, me zhvillimin gjuhësor albano-pellazgo-shqipe, fonema g-ë është zhvilluar në gj-ë. Fonema gj-ë është zhvilluar në xh-ë dhe, në fund, fonemat g-ë, gj-ë dhe xh-ë, janë zhvilluar në q-ë. Nga kjo shihet se me kalimin e shekujve dhe mileniumeve nga fjala fillestare gji janë bërë ndryshime si vijon: gi, gji, xhi dhe, në fund, g-ja, gj-ëja dhe xh-ja janë zëvendësuar me q-ë. Ndërsa, fonema –i, në të folurën e gegërishtes së jugut, ende nuk është zhvilluar në –y. Prandaj, banori i rrethinës së Shkupit i thotë qitet e jo me –y, qytet.

Këtë definitivisht e kam vërtetuar kur banori zotri Ibrahim Sefullu nga fshati Logre, të rrethit të Tetovës, kur me kërkesën time m’i numëroi toponimet e fshatit të tij, ndër të tjera, përmendi toponimin Xhitezë. Unë menjëherë e kuptova realitetin që unë kisha kohë që e kërkoja. Por, për ta vërtetuar, i bëra pyetje se çfarë do të thotë fjala Xhitezë? Ai menjëherë mu përgjigj: “Xhieza oshtë Xhitet”(Xhiteza është Xhitet). Nga kjo kuptohet se toponimi Xhitezë ose Xhitet do të thotë qytezë dhe emri Xhitet sot i thuhet qytet. Emri i toponimit Xhitezë, i dalë nga goja e një fshatari të vjetër mbi 60 vjet dhe të pashkolluar, më dha të kuptoj se edhe sot në gojën e popullit është gjallë fjala origjinale si emër xhitet, i përbërë prej fjalës xhi (gji) dhe fjalës tet (t’et). Këtu edhe fonema –i me kalimin e mileniumeve ka pësuar ndryshim nga –i në –y, njësoj si emri illi, sot në gjuhën letrare thuhet ylli, d.m.th. me –y.

Me trajtën xhini (gjini) sot quhet njeriu shumë i madh, që ndryshe quhet dif, ciklop etj. Emrin Xhin unë nuk e di se a përdoret te shqiptarët e sotëm, por te sllavët e jugut përdoret për të treguar njeri shumë të madh, që në realitet është formuar nga gjintë si popull i madh, në trajtën Xhin si emër personi.

Trajta më e vjetër me g-ë, d.m.th. gin (gjin ose xhin), kur komponohet me fjalën log, formohet emri i shkencës Ginekolog, ku rrënja është gin.

Prej emrit gjin rrjedh edhe fjala gjinia femërore dhe gjinia mashkullore.

Nga emrat gjyshe e gjysh, që janë formuar nga rrënja e tyre gjin, si fjalë është e mbarë gjuhës pellazgo- shqipes dhe është shumë produktive.

PËRFUNDIM


Etimologjia e emrit nënë tregon qartë se është emër prindëror shqip, sepse formohet nga fjala dhe tinguj të gurrës së gjuhës shqipe. Nga ana tjetër, edhe vetë emri atë dhe në shumës etni është fjalë që, sipas përdorimit, është zgjeruar edhe në emra të tjerë familjar dhe në forma të ndryshme ka një përdorim më të gjerë brenda gjuhës shqipe. Këtë na e vërteton edhe etimologjia e emrit të prindit atë dhe në shumës etër (etni) dhe etimologjia e emrave të përgjithshëm familjar, siç janë: date, dadë, teze, kunati, kunata etj.

Të gjitha këto janë fakte të pamohueshme se ky emër prindëror, i takon plotësisht gjuhës albano-pellazge dhe shqipe. Dhe se emrat atë dhe etni kanë hyrë në përdorim të shumë gjuhëve të botës, e sidomos në kohën antike hynë në përdorim të greqishtes klasike dhe të latinishtes. Këto dy gjuhë janë zhvilluar duke përvetësuar një pjesë të madhe nga fjalori shumë i pasur i gjuhës albano-pellazge.

Emri i prindit atë (në njëjës) dhe etni (në shumës) e ka dëshmuar Herodoti kur thotë se Deukalioni bashkë me gruan, pas nëntë ditë dhe nëntë netëve lundrimi, kanë zbritur në ujdhesën Parnasi, e cila ndryshe quhet Atos ose Etni. Emrat Atë dhe Etni të ujdhesës së detit Egje tregojnë në mënyrë të qartë se këta emra janë të kohës së Greqisë së vjetër pellazgjike para helene dhe i takojnë gurrës së gjuhës albano-pellazge dhe shqipe.

Prandaj, emrat atë dhe etni grekët dhe latinët i kanë adaptuar nga atë në atos dhe në atus dhe nga etni në etnos ose etnum, prej nga fjala etni zhvillohet edhe si term shkencor etnologjik.



Download 1,49 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   19




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish