PIR FJALË PELLAZGO SHQIP
Fjala pir në thesarin e gjuhës popullore shqipe përdoret dhe ka kuptimin e fjalëve të sotme zanat, mjeshtri, profesion, marifet etj. Përderisa kjo fjalë pellazgo-shqipe pir përdoret me këtë kuptim, në greqishten e vjetër është përdorur fjala tekne (techne), që ka kuptimin e shkathtësisë, por edhe të kuptimit të fjalëve: pir, mjeshtri, zanat, profesion, zeje149 etj.
Në shkrimet e vjetra antike, kur bëhet fjalë për fiset dhe popujt e ndryshëm pellazg dhe për vendbanimet e tyre, shpesh hasen homonime, antroponime, etnonime, toponime, hidronime etj., të përbëra me fjalën pir si rrënjë e tyre ose si fjalë e bashkëngjitur me fjalë të tjera.
FJALA PIR NË TË FOLURËN POPULLORE TË SHQIPES
Fjala pir te pellazgët ka qenë shumë e përhapur si shprehje që ka treguar mësimin dhe aftësimin e personit për të kryer një punë profesionale që e ushtron më gjatë në kohë. Sot në të folurën e shqipes përdoret fjala pir me kuptimin e fjalëve zeje, zanat, mjeshtri, profesion, ustallëk etj. Kjo fjalë në disa të folura të shqipes gati është harruar krejtësisht, ngase është zëvendësuar me fjalë të reja të huazuara.
Shqiptari i rrethinës së Shkupit thotë: “Garipi e ka pir ndreqjen e shekave, por Ejupi i Rameteteve e ka ma pir ndreqjen e shekave dhe të tinareve.”
Një person tjetër thotë: “Unë e kam pir kositjen e livadhit, kjo punë më shkon për dore.”
Kur e pyesim plakun dervenas z. Qazim Gjurrën, prej fshatit Raçe të Shkupit, se çka do me thanë fjala pir, ai përgjigjet:
“Pir osht zanat, fjalët pir ene zanat jon ni soj.” (“Pir është zanat, fjalët pir dhe zanat janë njësoj.”)
Në pyetjen se çfarë tregojnë fjalët pir dhe zanat, zotri Qazimi përgjigjet: “Ndaç thuj pir, ndaç thuj zanat, osht ni soj. Ka qot zanate: Zanat oshtë ndreçja e kundrave, puna e terzis, ka ene shaum piria a zanate qera.” (“Ndaç thuaj pir, ndaç thuaj zanat, është njësoj. Ka plot zanate: Zanat është ndreqja e këpucëve, puna e rrobaqepësit, puna e gjellëbërsit, ka edhe shumë pirija apo zanate të tjera.”)
Në pyetjen se a e kryejnë punën mjeshtërore të gjithë njësoj, z. Qazim Gjurra përgjigjet: “Jo, dokush e ka ma pak pir punën, e dokush e ka ma pir punën e vet, simbas kudretit ene simbas asaj se sa gjat e ka punaue at punë.” (“Jo, dikush e ka më pak pir punën, e dikush e ka më pir punën e vet, sipas aftësisë edhe sipas asaj se sa kohë e ka ushtruar punën e tij.”) Të ve në dukje se zotri Qazimi është njeri i vjetër dhe flet të folurën e Raçes së Shkupit.
Nga kjo shihet se te populli ende përdoret fjala pir, edhe pse, nëpërmjet shkollimit, të rinjtë në vend të fjalës pir përdorin fjalët e huazuara nga gjuhët e huaja. Përdorimi i fjalëve të huazuara nëpër shkolla ka bërë që fjala pir të lihet në harresë, ndërsa plaku Qazim Gjurra, i cili gjatë gjithë jetës ka folur e ka përdorur të folurën e Dervenit të Shkupit.
Për mua është mëkat i madh të lihet në harresë fjala pir, si fjalë e pastër e gjuhës pellazge dhe shqipe, fjalë me të cilën është shprehur puna profesionale e mësuar nga personat, që në radhë të parë nga e ama, nga i ati dhe nga njerëzit e tjerë që merren me mjeshtri apo me zejtari.
Gjuhëtarët e huaj nuk e njohin fjalën pellazgo-shqipe pir, prandaj ata këtë fjalë e identifikojnë me fjalën greke pyros, gjë që nuk është e vërtetë, sepse këto dy fjalë ndryshojnë njëra prej tjetrës. Fjala pir është fjalë pellazgo-shqipe dhe do të thotë zanat, mjeshtri ose punë profesionale. Ndërsa fjala pyros është fjalë greke dhe do të thotë zjarr apo flakë. Prandaj, në mënyrë të qartë, duhet të dallohet fjala pir si fjalë shqipe me kuptim të profesionit të njeriut, nga fjala pyros si fjalë greke me kuptim të zjarrit.
FJALA PIR NË FJALORIN E GJUHËS SHQIPE
Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” kjo fjalë është shënuar dhe shpjeguar nga autori, tekstualisht kështu:
“PIR, - I m. Krahinë, Lezet. Pilafi e ka pirin me gjalpë, - E ka për piri, dikush e ka zakon. I shkon për piri dikujt e ka në gjak, kështu vepron gjithnjë e kështu i pëlqen, nuk mundet të sillet a të veproj ndryshe.”150
Siç shihet, autori fjalën pir e identifikon me fjalët lezet dhe zakon. Fjalia e cituar, të marra nga goja e popullit: “Pilafi e ka pirin me gjalpë”, është thënë plotësisht me saktësi. Këtu shqiptari me fjalën pir tregon se pilafi e ka pirin (zanatin) me gjalpë, sepse pilafi me gjalpë bëhet më i lezetshëm, d.m.th. më i shijshëm. Pra, fjala pir nuk është këtu me të njëjtin kuptim me fjalën “lezet” apo zanat, sepse pilafi është i lezetshëm ngase gjalpi e ka atë veti. Nga kjo shihet se me fjalën pir në mënyrë figurative tregon shprehjen e vetisë së gjalpit e cila e bën të shijshëm ose të lezetshëm pilafin. Që do të thotë se shqiptari në vend të fjalës veti e gjalpit përdor të thënien “pilafi e ka pirin me gjalpë”, ku fjala pir përdoret me kuptimin e fjalës së sotme zanat.
Si, bie fjala, dervenasi i Shkupit thotë: “Pilafi e ka pir me tli (gjalpë).” Por thotë edhe kështu: “Pilafi e ka zanat me tli (gjalpë).” Nga kjo shihet se dervenasi i Shkupit, krahas fjalës pir, përdor edhe fjalën zanat.
Më tej, tek shprehja “e ka për pir dikush”, fjala –për i është shtuar pa pasur nevojë, sepse nuk thuhet “e ka për pir”, por thuhet shkurt pa fjalën për, d.m.th. “e ka pir dikush”, ose “e ka zanat dikush”. E dyta është se këtë fjalë e identifikon me shprehjen “e ka zakon”. Me fjalën zakon këtu tregon se personi në veprimet e tij u përmbahet rregullave, d.m.th. ligjeve. Me fjalën zakon deri diku u afrohet shprehjeve pir apo zanat, sepse njeriu që e ka pir ose zanat një punë, u përmbahet rregullave ose ligjeve të punës në atë profesion.
Në shpjegimet e mëtejshme të fjalës pir, autori i Fjalorit nuk ka dhënë shpjegime me saktësi të plotë, prej nga shihet se nuk e ka plotësisht të qartë kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, e cila ka qenë e mbarë gjuhës pellazge dhe shumë produktive në fjalorin e pellazgëve, por në gjuhën e sotme shqipe po zbehet duke dalë nga përdorimi dhe po zëvendësohet me fjalë të tjera. Autorit i mungojnë të dhënat e plota për kuptimin e kësaj fjale, sepse, si duket, ai ka marrë informata vetëm në një krahinë, ku kjo fjalë si një shprehje e veçantë shpjegohet më shumë në mënyrë figurative. Prandaj, ai manovron me shpjegime jo plotësisht adekuate. Autori i Fjalorit pa marrë parasysh se si e shpjegon fjalën pir, ka meritë të madhe që e ka regjistruar këtë fjalë origjinale pellazgo-shqipe.
FJALA PIR NË GJUHËN PELLAZGE
Fjalën pir pellazgët e kanë përdorur qysh kur janë ndërtuar qytezat e para të tyre. Në këtë kohë nëpër qytete fillimisht është zhvilluar zejtaria primitive, si degë shumë e rëndësishme ekonomike, e cila është përsosur vazhdimisht. Njerëzit janë angazhuar sipas prirjeve nëpër zeje të ndryshme. Me paraqitjen e zejtarisë si punë, por edhe si kuptim, te pellazgët paraqitet edhe si shprehje gjuhësore fjala PIR.
Kështu, asaj kohe, zanati apo mjeshtëria është emëruar, si u tha më sipër, pra me fjalë të posaçme P I R, si pir për ndreqjen e veshmbathjes, pir për ndreqjen e mjeteve për punë shtëpiake, pir për ndreqjen e veglave bujqësore, pir për ndreqjen e armëve, pir për ndreqjen e banesave, të pirgjeve (kullave) dhe të fortifikatave, pir për ndërtimin e lundrave dhe të anijeve, pir për ndreqjen e enëve prej lloçit, pir për ndreqjen e materialeve për zbukurim edhe shumë piri të tjera të zhvilluara te popujt pellazg.
Kjo fjalë, qysh asaj kohe, është bërë shumë produktive në gjuhën pellazge duke i shtuar parashtesa, prapashtesa, ose duke i bashkëngjitur edhe fjalë të tjera, me të cilat janë formuar fjalë të shumëllojshme, nga të cilët janë formuar shumë homonime, patronime, etnonime, toponime etj.
Si homonim janë këto: Pirua Neoptolem -djali i Akilit, Pirua i Epirit -mbret i Epirit, Pira -gruaja e Deukalionit, Pirona – shkencëtar antik etj.
Si etnonime janë: Populli epirot, populli i pirustëve, fisi sarpir, pirenasit të gadishullit të Pirinejt etj.
Si toponim janë: Epiri – shtet antik, Pirini – krahinë e Maqedonisë në Bullgarin e sotme, Pirena – sot Pireja qytet në Greqi, Pirena – qytet në gadishullin e Pirinejet, Pirana – sot fshat në Kosovë, Pirinej – emër mali në Spanjë, Pirok – fshat afër Gostivarit, Pirot – qytet në Serbi etj.
Si hidronim janë: Pir – lum në Greqi, Piret – lum në Skithi etj. Kuptimi i këtyre emrave të regjistruar në kohën antike dhe sot, me rrënjën pir mundemi t’i kuptojmë vetëm duke shpjeguar domethënien e fjalës PIR, të cilën e përdor edhe sot shqiptari në të folurën e përditshme, duke e ndërlidhur me emërtimet pellazge, si edhe me kushtet me të cilat janë formuar ato emra asaj kohe. Emërtimet e tilla nuk janë të rastit. Kjo shihet nga ajo se secili emër e ka zanafillën e vet që lidhet me kuptimin e fjalës PIR.
Kështu, emri i shtetit Epir është i lidhur me faktin se në territorin e tij të ngushtë ka pasur mbi 70 qytete. Në të gjitha këto qytete ka qenë e zhvilluar industria, prej nga kuptojmë se në Epir ka qenë e zhvilluar zejtaria në një shkallë shumë të lartë si traditë mijëvjeçare, e krijuar me siguri edhe para formimit të kësaj mbretërie nga Pirua Neoptolemi.
Po ashtu, edhe pirustët, popull Ilir, e kanë pasur pir përpunimin e bakrit dhe të hekurit dhe e kanë pasur të zhvilluar shumë zejtarinë, prej nga edhe ky fis ka marrë emrin përkatës me rrënjën pir.
Që zejtaria në Maqedoni ka qenë e zhvilluar, shihet nga ajo se me fjalën pir është emëruar edhe krahina e saj me emrin Pirin, ku rrënja e saj është pir.
Prandaj, mund të themi lirisht se nuk është gjë e rastit që shteti i Epirit dhe ai i krahinës së Maqedonisë, në kohën e antikës së hershme, janë bërë shtete me fuqi evropiane dhe botërore.
Fjalë dhe emërtime të këtilla i hasim te veprat e Homerit, Herodoti, te logografët dhe historianët e ndryshëm.
ETIMOLOGJIA E FJALËS PIR
Siç thamë më lartë, fjala pir është fjalë pellazgo – shqipe, e cila ka kuptimin e fjalëve zanat, mjeshtri, profesion etj.
Fjala pir është e përbërë prej tre fonemave, p-ë, -i dhe r-ë, d.m.th. prej dy bashkëtingëlloreve dhe një zanoreje. Bashkëtingëllorja p-ë si tingull i artikuluar që nga fillimi i epokës së parë është përdorur me kuptim të fjalëve të sotme veprim, që më vonë ka marrë kuptimin e foljes me punuar. Zanorja -i është nyje e përparme, ndërsa fonema r-ë është bashkëtingëllore dridhëse dhe e ka kuptimin me bërë lëvizje për të krye një veprim ose një punë.
FJALA PIRAMË
Fjala piramë përbëhet prej dy fjalëve, pir dhe amë. Fjala piramë do të thotë pir, zanat apo mjeshtri e mësuar nga e ama. Praktikisht, në gjuhën pellazge është përdorur fjala piram me kuptim të mësimit të pirit ose zanatit nga e ama, që ne në shqipen e sotme përdorim shprehjen zanat nëne. Ose themi: fëmijët e marrin zanatin e nënës, e fituan zanatin nga e ama.
Me fjalën piramë, krahas të mësuarit të pirit apo zanatit nga e ama, me këtë fjalë përfshihet edhe procesi i të edukuarit të fëmijëve dhe të rinjve.
Shprehjen piram si emër personi e hasim në Babiloni. Këtë emër e ka regjistruar Zamarovski, i cili, ndër të tjera, thotë:
“Pirami – djalosh nga Babilonia, i cili u bë i famshëm për shkak të dashurisë së tij ndaj Tizbës.”151 Nga ky citat kuptojmë se edhe në Babiloni ka pasur pellazg dhe është folur gjuha pellazge. Ky emër është një nga shumë emra dhe fjalë pellazgjisht që i hasim në Babloni.
EMRI PIRAMIDË
Fjala piramidë për herë të parë në historinë e njerëzimit është përdorur si emër i ndërtimeve madhështore të varrezave të faraonëve, gjegjësisht të mbretërve të Egjiptit të lashtë. Forma e piramidave ka qenë me bazë katrore, me katër faqe anësore, me një pikë të përbashkët të quajtur kulm i piramidës. Prej emrit piramidë të varrezave të faraonëve e kanë marrë emrin edhe trupat gjeometrik të quajtur me të njëjtin emër, piramida.
Emri piramidë është i përbërë prej tri fjalëve, pir, amë dhe idë. Fjala pir do të thotë zanat, mjeshtri apo profesion.
Fjala amë është emër i prindit të gjinisë femërore, që edhe sot e quajmë amë, por edhe nënë. Prej fjalës amë është formuar edhe emri amëri, me kuptimin e mëmëdheut apo të atdheut.
Ndërsa, fjala idë është emër i nënës Idë, e cila te pellazgët është marrë si nëna e parë pellazge, e cila është martuar me atin Skamandër, të cilin e kanë quajtur edhe me emrin Aleksandër. E ama Idë me atin Skamandër kanë jetuar në Trojë, pranë malit Idë, në pellgun e lumit Skamandër. Prej atit Skamandër e mori emrin edhe lumi më i madh i Trojës. Ndërsa, prej të amës Idë e mori emrin mali më i lartë i Trojës, pra mali Ida, ku si mal i shenjtë, sipas miteve, kanë ndenjur zotat. Në këngët popullore të kënduara te fiset pellazge të Azisë së Vogël perëndimore, shihet se malin Idë e kanë quajtur edhe mali Olimp. Krejt kjo që u tha më sipër na dëshmon se emri i varrezave të faraonëve, piramidë do të thotë pir, mjeshtri apo zanat i amës (nënës) Idë.
Autori i projektit dhe i ndërtuesit të piramidave është anonim. Nga ana tjetër, edhe emrin varr si varrezë madhështore nuk e kanë përdorur. Por, ndërtimet madhështore të varrezave të faraonëve, i kanë quajtur me një emër të veçantë PIRAMIDË, emër me të cilin kanë treguar PIRIN apo mjeshtërinë të cilin e kanë lartësuar si vepër madhështore me lartësinë e malit Idë të Trojës, d.m.th. me lartësinë e autoritetit të nënës Idë, si nënë e parë pellazge. Shprehja pir i amës Idë është apotheozë e veprës madhështore të varrezave të faraonëve, të ndërtuara me gur të mëdhenj ciklopik të pellazgëve, të cilët janë të gdhendur me mjeshtri dhe përpikëri të plotë, me një precizitet dhe në harmoni të plotë mjeshtërore. Këtu, dua të theksoj se shprehja e emrit piramidë si apotheozë është lartësuar me lartësinë e malit të shenjtë të Idës. Kjo do të thotë se nuk është i lartësuar me lartësinë e yjeve në hapësirën e kozmosit dhe se është e kohës para se ta përdorim si apotheozë shprehjen e hyjnizimin. Prej kësaj kuptojmë se piramidat janë ndërtuar para kohës homeriane, d.m.th. para se të përdoret shprehja pellazge hyje dhe hyjnizim, ku lartësimi i personave me lartësinë e yjeve në hapësirën kozmogonike, është kohë e mëvonshme ku me shprehjen apoteozuese lartësohen heronjtë dhe hyjnizohen heroizmat e personave, apo objektet e ndryshëm.
FJALA PIRAT
Si shumë fjalë pellazge, ashtu edhe fjala pirat, në rrëmujën e mileniumeve, e ka humbur kuptimin origjinal të saj. Prandaj, fjala pirat edhe në gjuhën shqipe merret gjoja si fjalë e huaj internacionale. Si fjalë internacionale shpjegohet edhe në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”152, ku shpjegohet si fjalë që e ka kuptimin e fjalëve kusar, plaçkitës, të cilët silleshin nëpër dete me anije, për t’i sulmuar dhe për t’i grabitur anijet e huaja tregtare. Personat që janë marrë me këtë pir ose zanat jo të mirë, janë quajt pirat ose kusar deti, prej nga kemi shprehjen: “Piratët e shekullit XVIII”.
Një shpjegimi i tillë i dhënë nga autori i fjalorit, është për shkak se ai nuk e ka të njohur etimologjinë e fjalës pirat.
Fjala pirat përbëhet prej dy fjalëve, pir dhe atë. Fjala pir, siç është thënë më parë, ka kuptimin e zanatit apo të mjeshtërisë. Ndërsa fjala atë është emër i prindit mashkull. Këto dy fjalë kur bashkëngjiten formojnë fjalën piratë, me të cilën shprehet veprimtaria e punës profesionale të një personit të caktuar, i cili atë profesion e ka fituar nga i ati. Kjo do të thotë se fjala piratë, në të folurën e sotme shqipe, ka kuptimin zanat apo profesion i fituar nga i ati (babai). Të mësuarit e mjeshtërive apo pirive, nga e ama ose nga i ati, te pellazgët ka qenë punë pragmatike dhe ka qenë praktikë e përhershme mijëvjeçare, por vetëm për punë ose vepra të mira, për punë prodhuese të dobishme për vetë personin dhe për të gjithë njerëzit.
Sot, me fjalën pirateri si fjalë internacionale, merret si shprehje e veçantë, si pir ose zanat keqbërës. Përdoret shprehja pirateri, me kuptim negativ në vend të shprehjeve kusari, plaçkitje ose të grabitjes së pasurisë së huaj.
Nga kjo që u tha më sipër, shihet se fjala piratë është fjalë pastër e gjuhës pellazge dhe e gjuhës së sotme shqipe, e cila ka kuptimin e një veprimtarie fisnike, por mësimi, edukimi dhe mësimi i piris (zanatit) që merr fëmija nga i ati, nuk do të thotë se gjithmonë piri i atit është vetëm i mirë dhe fisnikëri e vërtetë, sepse ka pasur, por edhe sot ka, prindër që fëmijën e keq e edukojnë. Pirati ose zanati i atit, i cili është veprimtari jashtë normave dhe vlerave morale, janë veprime negative, të këqija dhe të dëmshme për shoqërinë. Prandaj, në shoqëritë e qytetëruara kanë qenë të ndaluara dhe me ligj gjithmonë kanë qenë të sanksionuara. Në rrëmujat e shekujve dhe mileniumeve është lënë në harresë kuptimi i vërtetë i fjalës pirat (zanat i atit) me kuptim të zhvillimit të veprimtarive pozitive dhe të dobishme për mbarë shoqërinë e qytetëruar dhe është marrë si fjalë vetëm në kuptim negativ. Sot kjo fjalë përdoret si fjalë internacionale me kuptim të veçantë negativ, që identifikohet vetëm me shprehjet grabitës, plaçkitës apo kusari. Në kuptimin negativ, nga fjala pirat është formuar shprehja pirate. Me fjalën pirate emërohen mjetet me të cilat kryhet kusaria, domethënë plaçkitja e mallrave të huaj. Si mjet pirate mund të jetë anija në det, me të cilën sulmohen dhe plaçkiten anijet tregtare të huaja. Aeroplanët që cenojnë në mënyrë të paskrupullt hapësirën ajrore të një shteti sovran, quhen aeroplanë piratë. Edhe kompjuterët quhen piratë, nëse me ta vidhen paratë nëpër banka, duke hedhur paratë prej një xhiro-llogarie të huaj, në xhirollogari të vetë plaçkitësit. Kompjuter piratë janë edhe ata me të cilët në administratën shtetërore bëhen falsifikime në dokumentet zyrtare.
Të cekim se me fjalën internacionale – pirate, nuk përdoret edhe për mjetet që përdoren në veprimtarinë e punës prodhuese si në zejtari, në ushtrimin e zanateve dhe të mjeshtërive të panumërta si në veprimtarinë ndërtuese, në punën prodhuese të fabrikave, në veprimtaritë shoqërore dhe shtetërore etj.
EMPIRIZËM
Empirizmi është shkencë për përvojën, e cila si drejtim filozofik bazohet në përvojën e njeriut. Drejtimi gnoseologjik vërteton se të gjitha dituritë kanë dalë nga përvoja dhe se të gjitha shkencat duhet të bazohen në përvojë. Themelues i empirizmit gnoseologjik është Xhon Loku.
Me fjalën empiria kuptohet mësimi i pirisë (zanatit) me vetaktivitet të personit nëpërmjet të vërejturit të veprimeve direkt nga përvoja e punës. Kjo është si rrjedhim i asaj se mësimi për punë, për prodhim, si në epokën e qytetërimit të hershëm edhe në kohën e qytetërimit të zhvilluar, e sidomos në kohën antike, dituritë profesionale në punën prodhuese janë fituar nga përvoja e punës. Kjo do të thotë se gjatë procesit të punës, gjatë ushtrimit të mjeshtërisë apo profesionit krijohen dituritë, shkathtësitë dhe shprehitë e reja që nuk i marrin as prej së amës e as prej të atit, por që me vetaktivitetin gjatë punës praktike me punë krijuese personi e ka fituar pirin apo profesionin.
Duke u larguar nga realiteti i të fituarit të mjeshtërive nga përvoja e punës dhe si shumë fjalë të tjera, që marrin kuptime teorike, dhe si terma merren për bazë të emrave të drejtimeve të ndryshme filozofike dhe shkencore, ashtu edhe fjala PIR merret si bazë e fjalës empir apo empirizëm.
E kundërta e empirizmit është racionalizmi, i cili është drejtim i teorisë së të kuptuarit dhe e cila konsideron se të mësuarit teorik është kriter i diturive të sigurta.
ETIMOLOGJIA E FJALËS EMPIRIZËM
Fjala empirizëm përbëhet prej tri fjalëve: prej rrënjës pir, prej prefiksit em dhe sufiksit izëm.
Siç na është bërë e njohur më parë, fjala pir do të thotë zanat, mjeshtri ose profesion.
Prefiksi em është përemër vetor, i emi, i jemi apo i imi.
Në këtë rast fjala pir me prefiksin em, formohet fjala empir (em + pir), që do të thotë, piri i jem (piri im).
Ndërsa, sufiksi izëm është prapashtesë e huazuar në kohërat më të reja.
PËRDORIMI I FJALËS PIR
TE MAQEDONASIT E LASHTË
Në një rast, kur në Maqedoni arrin një delegacion persian, mbreti maqedonas Aminta, i pret mirë dhe pasi i gostit mirë me ushqim dhe me pijet më të mira, me kërkesën e tyre u sjellin edhe femra të bukura. Djali i mbretit, Aleksandri I, kërkon nga ati (mbreti), “...tua bëj pirin, që ky ka përgatitur, e mandej u ka thanë persianëve se grat do të tërhiqen për një kohë të shkurtë që të freskohen. Mandej organizon ushtar të rinj që të vishen me tesha femrash dhe kur ata kthehen te persianët, i nxjerrin thikat dhe i mbysin të gjithë anëtarët e delegacionit persian.”153
Këtu, fjala pir, gjegjësisht, “ta lëshoj pirin”, ka kuptimin të veprojë me pirin (të veproj me mjeshtëri), që pa e kuptuar anëtarët e delegacionit persian, t’i likuidojnë me një pir, me një mjeshtëri apo me një marifet.
Autori i libri V. Tupurkovski nuk ka ditur se si ta përkthejë fjalën pir, prandaj këtë fjalë si shprehje, për të e panjohur, e përdor kallëp, pa e ndryshuar në përkthim, ashtu siç e ka shkruar historiani në gjuhën greke, i cili, po ashtu, e ka marrë këtë fjalë kallëp nga gjuha e lashtë maqedonase si gjuhë pellazge.
Nga kjo kuptojmë se fjalën pir e kanë përdorur në gjuhën e tyre maqedonasit e lashtë.
PËRDORIMI I FJALËS PIR
NË “ILIADË” TË HOMERIT
Në një rast, Homeri në “Iliadë” thuhet:
“Ty, bija ime, lufta s’të ka hije,
për piri i shkon Athinës dhe Aresit.
Ti merru vetëm me punë të dashurisë.”154
Përkthyesi i “Iliadës” Gj. Shllaku në fusnotë fjalën pir e shpjegon: “për piri i shkon – e ka në gjak”. Shpjegimi i fjalës piri nuk është i plotë, sepse përkthyesi e ka marrë shabllon nga shpjegimi në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, për të cilën u bë fjalë më parë. Fjala pir në të vërtetë është zanat, por mund të thuhet edhe se e ka shprehi si shprehje (huj) të mirë ose të keq, domethënë pir ose zanat të mirë ose të keq. Zakonisht, njeriu që ushtron një pir ose zanat për një kohë të gjatë, normalisht pirin ose zanatin e ka në gjak.
FORMIMI I EMRIT TË SHTETIT EPIR
NGA PIR NEOPTOLENI
Për formimin e emrit të mbretërisë së Epirit ka shumë mendime. Në shpjegimet e para për emrin Epir, e kanë marrë si fjalë greke. Sipas A. K. Karapanajotu dhe Gjergjiu thuhet se: “Apeiraie – Apeirethen”, rrjedh nga fjala “Apeire një vend mitologjik që do të thotë kryesisht: i pafund, shumë i madh.”155
Që do të thotë se ata e kuptojnë më tepër si shprehje dhe emër mitologjik se sa si emër real. Edhe pse merret si vend mitologjik përsëri me fjalët “I pafund, shumë i madh”, shprehin një realitet, sepse në veri të Epirit i gjithë Ballkani dhe e Evropa ka qenë e mbuluar me fise të panumërta të një gjaku pellazgjik, të cilët kanë folur të njëjtën gjuhë pellazge. Popullata e Ballkanit dhe e Evropës nuk kanë qenë popull Epirot, por grekët e vjetër nuk i kanë njohur fiset dhe popujt e tjerë pellazg përtej kufirit të Epirit. Ata, sigurisht, e kanë ditur se ekziston një popull i madh, i ngjashëm me epirotët, që jetojnë në territore të pafund, i cili për ta ka qenë popull i panjohur dhe kanë qenë aq shumë saqë për ta nuk ka qenë e besueshme dhe e kanë kuptuar si diçka mitike e jo reale.
Një mendim tjetër, i bazuar në gjuhën greke, është edhe ky: “Fjala Epir, rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë “Stere” ose “kontinent (tokë)” dhe se, “ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine. Kështu, pra, emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik.”156 Këto dy mendime nuk janë të vërteta, sepse emrin Epir nuk ia kanë dhënë grekët, por ky emër është i gjuhës pellazgo-shqipe dhe këtë emër, si do të shohim më poshtë, ia kanë dhanë vetë fiset e epirotëve pallazgjik.
Nga ana tjetër, shkencëtari i njohur Spiro Kondo ka bërë një studim të hollësishëm për emrin Epir dhe me plot të drejtë vërteton se ky emër nuk rrjedh nga greqishtja dhe se rrjedh nga gjuha pellazgo-shqipe. Megjithatë, ai thotë se emri Epir rrjedh nga fjala shqipe EPËR, që, sipas tij, është ndajfolje vendi dhe do të thotë –sipër. Më tej thotë se kësaj trajte të fjalës që e mori nga pellazgët, grekët ia shtojnë mbaresën “os” dhe formojnë fjalën epiros. Pra, sipas tij, emri Epir rrjedh nga fjala shqipe epër, prej nga kuptohet se edhe fjala epër nuk përkon me fjalën pir dhe me emrin Epir.
Emri Epir nuk rrjedh nga fjalët greke “Apeiraie ose Apeirthen”, e as nga fjala “stere”, me kuptim të shkëmbit ose të një pjese kontinentale. Ky emër nuk rrjedh as edhe nga fjala shqipe epër, por është fjalë pellazgo-shqipe dhe rrjedh nga fjala PIR, e cila ka kuptimin e fjalëve të sotme shqipe, zanat, mjeshtri, ustallëk apo profesion zejtarie.
Për herë të parë mbretërinë e Epirit e themeloi Pir Neoptolemi (djali i Akilit). Nga emri i tij si themelues u quajt mbretëria e Pirit. Emri u formua duke u bashkangjitur e-ja si nyje e përparme me emrin Pir dhe është formuar emri i plotë Epir ( e + pir). Prej emrit Epir formohet emri i shtetit Epir, por edhe emri i popullit epirot. Këtë e vërtetojnë edhe faktet e dhëna më poshtë.
Epirotët kanë pasur një kulturë të lartë tradicionale në zhvillimin e blegtorisë, të bujqësisë edhe zejtarinë. Krahas këtyre, epirotët kanë pasur të zhvilluar edhe tregtinë. Nga këto, rezulton formimi i fjalës pir dhe të emrave Epir dhe epirot. Zejtaria nëpër qytetet e Epirit ka lulëzuar dhe është zhvilluar në përmasa të mëdha, sepse ka ndikuar fryma e përparimit dhe e zhvillimit të diturisë dhe të mënyrës së përfitimit të pirive, gjegjësisht të mjeshtërive në të gjitha degët e ekonomisë së atëhershme.
Në këtë kohë, fjala pir, në një mënyrë, bëhet ideal si te shumë fise të tjera pellazge, ashtu edhe te epirotët, dhe kjo qysh në kohën para luftës së Trojës. Se fjala pir si shprehje ngrihet në piedestalin më të lartë, shihet në atë se emrin Pir e ka pasur djali i Akilit, heroit më të madh në luftën e koalicionit anti trojan. Edhe pas afër një mijë vjetëve më vonë, po me këtë emër emërohet edhe foshnja, i cili duhej të bëhej trashëgimtar i fronit mbretëror të Epirit, të cilin e emëruan me emrin ideal të asaj kohe – Pir, i cili më vonë u bë mbret i Epirit. Këtë të vërtetë e forcon edhe ajo se në Epir përmendet një numër i madh qytetesh, ku ka lulëzuar zejtaria, artizanatet dhe tregtia, ku me të madhe janë zhvilluar pirit (mjeshtrit) e shumëllojshme.
Si rezultat i gjithë kësaj, është arritja e një qytetërimi aq të lartë të mbi 60 fiseve epirote të bashkuara, prej të cilave 14 fise kanë qenë me famë. Epiri i lashtë i bashkuar dhe me industri e zejtari të zhvilluar, në atë kohë, bëhet shtet i fortë. Si rezultat i atij zhvillimi, ky shtet për një kohë shtrihet në pjesën më të madhe të Ballkanit, duke i zgjeruar kufijtë në Itali edhe më tutje, në kohën e mbretërve Aleksandër Molosit dhe të Piruas. Me këtë Epiri bëhet edhe forcë e madhe ballkanike dhe evropiane.
PIRUA I EPIRIT
Nga tradita mijëvjeçare, duke i dhënë rëndësi mësimeve të diturive dhe në mënyrë të veçantë, duke i dhënë rëndësi punës dhe veprimtarive të ndryshme mjeshtërore dhe profesionale, fjala pir bëhet shprehje shumë e vlefshme, e shenjtë dhe madhështore. Për këtë, djalit të porsalindur, i cili duhej ta trashëgojë fronin mbretëror të Epirit, nëna dhe familja e emërojnë me emrin Pir. Ky emër i trashëguar nga mbreti i parë që formoi mbretërinë e Epirit. Me këtë, familja ka shprehur dëshirën që ky fëmijë, trashëgues i fronit mbretëror të fitojë sa më shumë piria (sa më shumë mjeshtri), d.m.th. sa më shumë dituri profesionale dhe me të, Pirua i ri të bëhet mbret i famshëm. Dhe me të vërtetë, Pirua qysh në fëmijëri, tregoi interesim të madh për dituri dhe zhvilloi shkathtësi të jashtëzakonshme dhe përvetësoi shumë mjeshtri profesionale. Ai u bë njeri i aftë për organizimin dhe udhëheqjen e shtetit. Arriti të krijojë një art origjinal ushtarak të tij. Si komandant ushtarak tregoi dituri e shkathtësi të veçanta dhe si mjeshtër i shkëlqyer ushtarak, gjithmonë ishte fitues edhe ndaj armikut më të fortë. Kjo tregon se atë që familja ka dëshiruar të bëhet Pirua, me të vërtetë ka arriti ta bëjë pir, mjeshtër apo profesion të përsosur udhëheqjen e krejt mbretërisë dhe sidomos organizimin dhe komandimin me ushtrinë e tij ngadhënjyese. Për artin e përsosur ushtarak që ai përdori në praktikë, shkroi edhe libra me tematikë të artit ushtarak.
PIRUA – MBRET I MAQEDONISË
Vojtech Zamarovsky në një rast shkruan: “Antiopa tjetër ishte bashkëshortja e Pirit, mbretit të Maqedonisë, i cili nëntë vajzat e veta i pagëzoi me emrat e Muzeve.”157
Nga ky citat dhe nga shkrime të tjera antike, shihet se në Maqedoni ka pasur mbret me emrin Pir. Kjo është një dëshmi se edhe në Maqedoni, në nivelin më të lartë të oborrit mbretëror, kanë emëruar fëmijën me emri Pir. Ky emër rrjedh nga fjala pir, e cila ka kuptimin e fjalëve të sotme zanat, mjeshtëri, profesion etj.
KRAHINA E PIRINIT
Pirini është një krahinë e Maqedonisë, që gjendet në verilindje të saj.
Emri Pirin përbëhet prej rrënjës pir dhe prej prapashtesës in. Siç është shpjeguar më parë, fjala pir është fjalë e pastër pellazgo-shqipe dhe ka kuptimin zanat ose mjeshtri. Ndërsa prapashtesa in, po ashtu, është fjalë me prejardhje pellazge dhe shqipe.
Nga kuptimi i fjalës pir, gjegjësisht i emri Pirin, kuptohet qartë se krahina e ka marrë këtë emër për arsye se në kohë të lashtë atje ka qenë shumë e zhvilluar zejtaria, prej nga janë ushtruar shumë piri (zanate) për prodhimin e mjeteve të shumëllojshme për plotësimin e nevojave të një shteti shumë të fortë. Në krahinën e Pirinit nga zanatlinjtë e përsosur në përpunimin e metaleve, prodhuan edhe armë të përsosura për një ushtri të madhe dhe të fuqishme. Maqedonia në kohën e Filipit u forcua aq shumë saqë e pushtoi Greqinë dhe, në kohën e Lekës së Madh, Maqedonia u bë forcë e madhe botërore aq sa, brenda një kohe shumë të shkurtër, ajo e shtriu territorin e saj në tri kontinentet e vjetra, në Evropë, në Azi dhe në Afrikë. Kjo mrekulli nuk ishte e rastit, por ishte rezultat i veprimtarisë së zejtarisë, ku janë ushtruar piri të shumëllojshme si mjeshtri të përsosura në procesin e punës prodhuese.
Nga zhvillimi i shumë veprimtarive profesionale që në kohën e antikës së hershme ka arritur kulmin e saj, e ka marrë edhe kjo krahinë emrin PIR, gjegjësisht PIRIN si emër shumë i adhurueshëm dhe emër fisnik.
PIRUSTËT
Pirustët janë një nga fiset më të përparuara ilire, i cili ka jetuar në Shqipërinë e sotme të veriut, në trevat e malësisë së Matit, Lezhës dhe të Mirditës.
Ky fis ka qenë i përmendur për përpunimin e bakrit dhe të hekurit, me të cilat kanë prodhuar vegla dhe mjete për punë, materiale për zbukurim etj. Kanë qenë edhe prodhues të mirë të armëve. E gjithë kjo është bërë ngase ky fis ilir e ka pasur të zhvilluar zejtarinë, prej nga ka marrë edhe emrin pirust.
Emri pirust përbëhet prej rrënjës pir dhe prej prapashtesës us. Rrënja e këtij emri – pir vërteton se ky fis ilir ka pasur të zhvilluara shumë piri, zanate apo mjeshtëri. Ndërsa, sufiksi us është prapashtesë nga gjuha latine, ku nga shkrimet latine është marrë shabllon fjala pirus (pir+ us), së cilës i është shtuar edhe fonema t-ë, prej nga formohet prapashtesa ust dhe kemi të formuar emrin Pirust.
PIRENA (PIREJA E SOTME)
Pirena është qytetet i vjetër në Greqi. Emrin e këtij qyteti e përmend Herodoti në historinë e tij, ku thotë: “E cila përreth Pirenës së bukur dhe Korinthi kodrinor është ...”158
Nga ky citat shihet se edhe qytetin e sotëm të Greqisë, Pireja, Herodoti e quan Pirena, i cili është emër i pastër pellazgo-shqip dhe tregon se e kanë themeluar fiset pellazge para ardhjes së grekëve helen. Nga emri i këtij qyteti, Pirena, kuptojmë se në këtë qytet dikur ka qenë e zhvilluar industria dhe se ka qenë e zhvilluar shumë zejtaria, ku pirit apo mjeshtërit kanë qenë shumë të zhvilluara.
Emri Pirena (sot Pireja) përbëhet prej rrënjës pir, fjalë e cila është shpjeguar më parë. Ndërsa, prapashtesa ena (sot eja) janë sufiks i gjuhës pellazgo-shqipe. Sufiksi ena është fjalë e vjetër që ka kuptimin e fjalës së sotme ana. Po ashtu, edhe sufiksi eja është fjalë shqipe që shpesh përdoret si sufiks.
PIRENA-EMËR QYTETI NË GADISHULLIN E PIRINEJT
Herodoti në veprën e tij të historisë kur bën fjalë për Danubin thotë se ky lum buron te qyteti i stërlashtë i quajtur Pirena, në gadishullin e Pirinejt, prej nga shkon përmes Evropës dhe derdhet në Detin e Zi. Kjo tregon se Herodoti nuk ka pasur njohuri të sakta për vendburimin e Danubit. Megjithatë, ai me këtë ka nxjerrë në dritë një të vërtetë se në gadishullin e Pirinejt ka ekzistuar një qytet me emrin Pirena, ku normalisht kanë jetuar një popull me të njëjtin emër, Piren.
Emri i qytetit Pirena dhe emri i banorëve të saj, pirenasit, janë të përbërë nga fjalët pir dhe prapashtesës ena, gjegjësisht te emri i dytë e kemi edhe sufiksin asit. Rrënja pir dhe fjala ena janë shpjeguar kur është bërë fjalë për qytetin e Greqisë, Pirena, e që sot quhet Pireja. Ndërsa, pjesa e tretë e fjalës pirenasit, sufiksi asit është prapashtesë pellazgo-shqipe.
PIROLOK
Emrin Pirolok e përmend Ksenofonti në veprën e tij “Historia helene”.159
Emri Pirolok përbëhet prej fjalëve pir, o dhe lok.
- Siç kemi thënë më parë, fjala pir do të thotë zanat ose mjeshtëri;
- O-ja është tingull i artikuluar që përdoret edhe sot në gegërishten e mesme, ku krahas o-së përdoret folja me qenë- o^shtë dhe e ka kuptimin –është;
- Ndërsa, fjala e tretë, lok, gjegjësisht LOKSI, është titull i mësuesit të parë pellazg i Loksit Apol, për të cilin është dhënë shpjegim i veçantë në këtë studim.
Tekstualisht emri Pirolok në shqipen e sotme shpjegohet kështu: Piri o^shtë (është) loku, gjegjësisht, piri (zanati) është i lokut, apo shkurt, PIRI (zanati) I LOKUT (për gjininë mashkullore) dhe PIRI I LOKES (për gjininë femërore).
PIRA - GRUAJA E DEUKALIONIT
Sipas Herodotit, Pira është gruaja e Deukalionit, i cili ka qenë biri i Prometheut.160
Deukalioni ka qenë mbret i Thesalisë dhe i Ftijis dhe ka jetuar në kohën e Luftës së Trojës. Siç shihet, Herodoti e ngatërron Deukalionin, birin e Prometheut, nga Thesalia me të atin e Idomeneut, Deukalionin tjetër të Kretës.
Nga kjo shihet se Pira, gruaja e Deukalionit, ka jetuar në një kohë të stërlashtë dhe se emri i saj Pira është emër personi i gjinisë femërore. Rrënja e këtij emri është fjala pir, gjegjësisht pire, dhe ka kuptimin e fjalëve të sotme mjeshtre ose profesionaliste.
PIREKEMI
Në “Iliadë” Homeri përmend emrin Pirekemi, gjë që shihet në këtë citat që vijon:
“Peon harkatarve ardh nga visi i largët
i Amidonit dhe nga lumi i Aksit
që me ujë t’bukur vërshon fushat rrotull,
Pirekemi u printe që do e vriste Patrokli.”
Nga ky citat shihet se Pirekemi ishte prijës i peonve, i cili luftoi në anën e trojanëve, por që u vra nga Patrokli.
Emri Pirekemi përbëhet prej dy fjalëve, pir dhe e kemi. Fjalës pir i është bërë shpjegim i veçantë, ndërsa fjala e kemi është folje me pas, që në këtë rast tregon se peonët e kanë pir punën dhe luftën.
Të njëjtin person, në një rast tjetër, Homeri e përmend të njëjtin emër, por në versionin Piraku, siç shihet në këtë citat:
“...dhe e shitoi Pirakun,
Që nga Amidoni dhe brigjet e Aksit,
Me amë të gjanë, kalorsve n’za Peonas
Në Trijë u prin: këtë e rroku heshta
...
Me shpin për punë u plandos Piraku.”
Këtu Homeri tregon vrasjen e Pirekemit nga Patrokli, por emrin e tij e cek në formën Piraku. Emri Piraku, i cili është ndryshe nga emri i parë Pirekemi, është një formë e emrit me rrënjën pir.
Me formën e dytë të emrit të të njëjtit person, Piraku, e hasim edhe sot te shqiptarët si patronim. Për shembull: prof. dr. Muhamet Piraku nga Prishtina, prej nga kuptohet se mbiemri i dr. Muhametit është Piraku, njësoj si emri i prijësit të ushtrisë së peonve, d.m.th. Piraku. Nga kjo shihet se emrat e personaliteteve në kohën homeriane me rrënjën pir i kanë zbukuruar duke treguar karakteristikat me epitete më të lavdishme të prijësve të tyre dhe në këtë rast e shohim te peonët, te emrat e të njëjtit person - Pirekemi dhe Piraku.
Kur analizojmë emrin Pirekemi shohim se, krahas emrit pellazgo-shqip, Pir i është shtuar edhe fjala tjetër – ekemi, e cila është folje me qenë, koha e tashme, shumës, veta e parë, mënyra dëftore. Folja e kemi e bashkangjitur me emrin Pir, peonët kanë treguar se prijësin Pirua e kanë para tyre dhe i prin në luftë për mbrojtjen e Trojës.
PIRASI
Pirasi është qytet i vjetër në Thesali, i banuar në kohën e Luftës së Trojës. Banorët e saj kanë marrë pjesë në koalicionin ushtarak kundër trojanëve. Emri Pirasi përbëhet prej rrënjës pira dhe sufiksit si. Fjala pira, siç na është bërë e njohur, është fjalë e vjetër pellazge dhe fjalë e sotme shqipe, e cila është shpjeguar më parë. Ndërsa sufiksi –si është prapashtesë e zakonshme në gjuhën shqipe. Për shembull: Lok + si =Loksi, mësue + si = mësuesi, punue + si = punuesi.
PIRONI
Është filozof i kohës antike nga Elida, i cili ka jetuar prej 340 – 270 vjet p.e.r. Pironi ka zhvilluar një drejtim filozofik që në esencë është një skepticizëm ekstrem, i cili, sipas emrit të tij, quhet piranizëm... Emri Piron përbëhet prej rrënjës pir dhe prapashtesës onë. Fjala pir, siç është thënë më parë, do të thotë zanat ose mjeshtëri. Ndërsa prapashtesa onë është fjalë e gegërishtes së mesme, njësoj si prapashtesat anë (në gegërishten e veriut) dhe ëna (në toskërisht), e cila në të vërtetë ka kuptimin e fjalës anë (ana e djathtë, ana e majtë).
POPULLI SASPIR
Në kohën e antikës së hershme ka ekzistuar një popull me emrin Saspir. Këtë e vërteton Herodoti kur thotë:
“... Por prej Kolhide nuk ka shumë të udhëtohet e të arrihet në Medij, por në mes tyre banon një popull, Saspir, ...”161
Emri i këtij populli, Saspir, përbëhet nga parashtesa sas dhe rrënjës së këtij emri, pir. Parashtesa sas nuk më është bërë e njohur se çfarë kuptimi ka. Ndërsa, kuptimi i rrënjës – pir është shpjeguar më parë.
LUMI PIR
Në “Historia e Herodotit I” përmendet një lumë me emrin Pir, ku thuhet:
“Këtu kanë qenë edhe komunat: Egij, Ripi, Patreja, Fareja dhe Olen, në të cilën gjendet lumi i madh Pir ...”162
Përkthyesi i “Historisë së Herodotit I” në gjuhën kroato-sërbe në shpjegimet që jep për këtë lumë thotë: “Pir – lum i Ahajit, i cili derdhet në gjirin te Patrasi.”163
Nga këto dy citate kuptojmë se ky lumë ka pasur këtë emër qysh para kohës së Herodotit.
Shkaku i emrit të këtij lumi nuk e kam të njohur, por e vërteta është se emri i lumit Pir rrjedh nga fjala pellazge dhe është shprehje që tregon punën mjeshtërore të banorëve që kanë jetuar përreth këtij lumi.
LUMI PORAT OSE PIRET
Emri i lumit që skithët e quajnë Porat dhe emri i po këtij lumi i regjistruar në greqisht Piret, pjesën e dytë e kanë të përbashkët –at dhe te emri i dytë –et, që do të thotë se si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë është i njëjti emër, me dallimin se njëri është në njëjës dhe tjetri është në shumës.
Por rrënja e këtij emri në greqisht, Pir, është fjalë e pastër pellazgo-shqip.
PIR IMBRASIDI
Pir Imbrasidi ishte princ i Thrakisë. Si gjeneral i printe ushtrisë thrakase në Luftën e Trojës në anën trojane. Këtë e tregon Homeri kur thotë:
“Mortja këtu e mbërtheu Djor Amarynkin
në fyll të kambës, kur Pir Imbrasidi
princ i Thrakis që kishte ardh prej Enos.”164
Që ishte gjeneral lufte e shohim në këtë citat:
“Thrakenve u printe Akamant fatosi,
ç’merrte Elesponti printe trimi Piroja.”165
Eri Pir është fjalë e pastër pellazge dhe fjalë e sotme shqipe, që ka kuptimin mjeshtër apo profesion.
HYPIROKIDI
Hypirokidi është i ati i Itimoneut dhe është banor i Elidës.166
Këtu emri Hypirokidi, si parashtesë ka fjalën hy, për t’i dhënë kuptim si person hyjnie.
Rrënja e emrit është Pir, të cilit i janë shtuar prapashtesat o, k dhe idi.
Emri Pir është shpjeguar më parë. Po ashtu, edhe o-ja fillimisht ka qenë tingull i artikuluar dhe ka kuptimin e foljes me qenë – o^shtë (është). O-ja e pohon me k-në d.m.th. kahun e malit Idë. Me të folurën e sotme shqipe thuhet: Hyjnori Pir është prej Idës. Me emrin Idë personi Pir lartësohet me malin Idë. Ndërsa, me fjalën hy bëhet hyjnizimi i i personit Pir, d.m.th. në rastin e dytë apotheozohet dhe lartësohet me lartësinë e yjeve.
PIRASIT
Emrin e banorëve të Pirasit e hasim në “Iliadë” të Homerit, ku thotë:
“E ata t’Filakës dhe visit Pirasit
Në za për lule true Zojës Demetër.”167
Këtu, rrënja e emrit Pirasi, që përmend Homeri është pir. Fjala pir është fjalë e pastër pellazgo-shqipe, fjalë për të cilën është dhënë shpjegimi më parë.
DEJPIR
Dejpiri bashkë me Idomeneun marrin pjesë në Luftën e Trojës kundër trojanëve. Ai u vra në luftë nga Heleni, i cili u ndoq në betejë nga Menela Atridi.
Emri Dejpir përbëhet prej fjalëve dej dhe pir. Fjala dej do të thotë i pimë, pijan, dejmarak168 i dejun nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
Ndërsa Pir, në këtë rast, është emër personi. Fjala pir, siç është thënë më parë, do të thotë zanat.
Prej nga kuptohet se emrit Pir i është parashtuar fjala dej, sepse ai e ka pasur merak të dehet duke konsumuar pije alkoolike.
PIRAVA
Fshati Pirava169 gjendet në perëndim të Vallandovës ose në veri të Gjevgjelisë.
Rrënja e emrit Pirava është fjalë e vjetër pellazgjike dhe fjalë e sotme shqipe pir (zanat, mjeshtëri, profesion etj.), ndërsa fjala ava është prapashtesë.
QYTETI PIRGOS
Pirgos është qytet që gjendet në perëndim të Peloponezit. Emri Pirgos e ka marrë nga fjala pellazge pirg dhe sufiksit grek os. Ky qytet e ka marrë emrin nga ndonjë pirg apo kullë mbrojtëse, rreth së cilës është ndërtuar qyteti. Pirg është ndërtesë e lartë, me bazë në formë të rrethit ose të shumëkëndëshit. Zakonisht ndërtohen pranë mureve të kështjellave që shërbejnë për mbrojtje ose për vëzhgim.
KULLAKJA – PIRGOS
Qyteza Kullakja, që vendasit e quajnë Pirgos170, gjendet në perëndim të Selanikut. Rrënja e emrit Kullakja është kulla, e cila ka të njëjtin kuptimin me rrënjën e emrit të dytë, Pirg. Sufiksi i emrit të parë është –k-ja, ndërsa sufiksi i emrit të dytë është prapashtesë greke -os.
Rrënja e emrit të dytë, Pirg, është fjalë pellazgo-shqipe që tregon mjeshtrin e ndërtimit të një hapësire të lokalit mbrojtës, që ne sot e quajmë edhe kullë.
FSHATI PIRANA
Pirana është fshat që gjendet në mes Landovicës dhe Krushës së Vogël, në komunën e Prizrenit në Kosovë.
Emri i këtij fshati është i njëjtë me emrat e qyteteve Pirena (Pireja) në Greqi dhe me emrin e qytetit Pirena që gjendet në gadishullin e Pirinejt.
Edhe emri i fshatit Pirana përbëhet prej rrënjës pir dhe prapashtesës ana. Kuptimi i fjalës pir është shpjeguar më parë, ndërsa prapashtesa ana është fjalë që përdoret si prapashtesë njësoj si fjala ena si prapashtesë te emrat e lartpërmendur.
Nga rrënja pir e emrit të fshatit Pirana kuptojmë se banorët e dikurshëm të saj janë marrë me piria (mjeshtëri) të ndryshme, d.m.th. me zejtari.
FSHATI PIRAJ
Fshati Piraj gjendet afër Pozheranit të Gjilanit në Kosovë.
Edhe ky emër përbëhet prej rrënjës pir dha sufiksit aj, që do të thotë se ky emër është fjalë pellazge dhe shqipe.
PRILEP - PIRLEP
Sipas Stevan Shapçeviqit (i cili ka lindur në Prilep), te populli ka dy mendime për formimin e emrit Prilep. Sipas versionit të dytë, thuhet se ky emër është formuar nga dy emra të janiçerëve turq: Pir dhe Lepe171 prej nga është formuar emri i plotë i këtij qyteti, Pirlepe. Por, më vonë, sigurisht nën ndikimin e maqedonishtes është formuar emri i sotëm Prilep. Ky ndryshim te emri i parë, Pir, ka ndodhur ndërrim të vendeve në mes fonemës së dytë dhe të tretë, d.m.th. këtu kemi një rotacizëm të fonemave -i dhe –r-ë, prej nga, në vend të fjalës pir, kemi fjalën pri. Pra, në vend të emrit Pirlep, është formuar emri Prilep.
Gojëdhëna popullore që tregon Stevan Shapçeviqi mund të jetë e vërtetë dhe këtë mund ta vërtetojë fakti se Prilepi ka qenë qendër në këtë pjesë të Pellagonisë dhe e ka pasur të zhvilluar zejtarinë. Nga kjo del se normalisht fjala pir është përdorur edhe si emër njeriu.
Emri i parë Pir që, sipas Shapçeviqit, bashkohet me emrin e dytë, Lepe, dhe formon emrin Pirlepe. Pjesa e parë, pir, ka kuptimin e fjalëve të sotme shqipe zanat, mjeshtëri, zeje etj.
PATRONIME ME RRËNJËN PIR NË KOSOVË
Mbiemrat Piraku, Pireva, Pireci etj. i hasim në Kosovë.
- Personi dr. Muhamet Piraku nga Prishtina është historian dhe njëkohësisht ka qenë Drejtor i Institutit të historisë në Prishtinë.
- Zotri Sami Pireva nga Prishtina është person i njohur si gjurmues shkencor.
- Zotri Fatmir Pireci nga Prizreni, po ashtu, është intelektual i njohur, i cili merret me shkrime të ndryshme.
Rrënja e patronimeve Piraku, Pireva dhe Pireci, është fjala pir, e cila ka kuptimin e fjalëve të sotme zanat, mjeshtër, profesion etj. Fjalët shtesë të këtyre patronimeve si, aku, eva dhe eci janë sufiksa të zakonshëm që përdoren në trevat shqiptare, të formuara më vonë.
QYTETI PIROT
Është qytet që gjendet në juglindje të Serbisë, diku në mes Nishit dhe Sofisë.
Emri Pirot rrjedh nga fjala pellazgo-shqipe pir dhe sufiksit –ot të gjuhës serbe.
Emrin Pirot e ka marrë ngase ky qytet dikur ka qenë qendër zejtarie dhe ka pasur të zhvilluar shumë mjeshtëri apo shumë piri, prej nga, si u tha më sipër, e ka marrë emrin edhe ky qytet Pir, gjegjësisht Pirot.
FSHATI PIROK
Piroku është fshat ne mes Tetovës dhe Gostivarit. Emri Pirok përbëhet prej fjalës pir dhe sufiksit –ok. Prej nga kuptohet se rrënja e emrit Pirok është fjala pir, që është fjalë e shpjeguar më parë e që ka kuptimin e fjalëve zanat ose mjeshtëri. Dikur banorët e këtij fshati në lashtësi janë marrë me zejtari, gjë që e tregon prapashtesa –okë, sepse dikur banorët e këtij fshati i kanë pasur pir (zanat) punët për prodhime të ndryshme dhe kanë punuar me dituri dhe mençuri që kanë pasur peshë.
GADISHULLI PIRAJ
Piraj është një gadishull i vogël në gjirin e Korinthit.172
Emri i siujdhesës Piraj përbëhet prej rrënjës pir dhe prapashtesës –aj. Fjala pir është shpjeguar më parë. Ndërsa pjesa e dytë –aj është sufiksi që sot përdoret në gegërishten e veriut te shumë patronime, si: Balsh – Balshaj, Skender – Skenderaj, Sadik – Sadikaj etj.
DHAMPIRI
Me emrin dhëmbëpir në mënyrë figurative quhet lugati. Në të folurën e Dervenit të Shkupit thuhet:
“Dhompir i thon lugjatit se e ka zanat me dhomët e mdhej të kaçon” (“Dhëmbëpir i thuhet lugatit, sepse e ka zanat me dhëmbët e mëdhenj të kafshon.”)
Nga kjo shihet se edhe në rrethinën e Shkupit, lugatit në mënyrë figurative i thuhet dhëmbëpir, d.m.th. dhëmbëzanati ose dhëmbëmjeshtri, sepse e ka zanat t’i përdorë dhëmbët për të kafshuar.
Fjala dhëmbëpir është fjalë e pastër pellazgo-shqipe. Këtë e shohim nga përbërja e emrit dhëmbëpir. Ky emër përbëhet prej dy fjalëve: dhëmbë dhe pir. Fjala dhëmbë është emër i dhëmbëve të gojës si te njerëzit edhe te kafshët. Ndërsa fjala pir, siç kemi thënë më parë, ka kuptimin e fjalëve zanat apo mjeshtëri.
DHAMPIRAÇ – DHAMPIR’RAÇ
Ky emër është i regjistruar në “Fjalorin e fjalëve dhe shprehjeve popullore”, ku thuhet:
“88. dhampiraç ( Lisockë – Gollak), (Runjevë – Kaçanik), sipas besëtytnive popullore, dhampiraçi është njeriu që e sheh dhampirin dhe e zhduk.”173
Dhampiraç është nofka e personit, i cili e sheh dhe e zhduk dhampirin.
Emri dhampir’raç përbëhet prej tri fjalëve: 1. dham, 2. pir dhe 3. raç. Fjala dham do të thotë dhëmbë. Fjala pir është shpjeguar më sipër. Ndërsa, fjala e tretë, raç, në këtë emër fonema r-ë është e përbashkët dhe është fonema e fundit e fjalës pir dhe njëkohësisht edhe fonema e parë e fjalës raç, prandaj duhet të shkruhet dhampirraç, ku në këtë rast nuk lexohet dy herë r-ja, por lexohet si rr-ë e fortë, prandaj në të folurit r-ja e butë duhet të shqiptohet dy herë. Populli këtë emër e thotë shkurt dhampiraç dhe neve na duket se dy fonemat e fundit janë një prapashtesë e zakonshme. Kjo nuk është prapashtesë aç, por është fjala raç, që ka kuptimin e mjetit apo të veglës, që sot në të folurën popullore përdoret si fjalë raç apo raçe (në shumës), por edhe si fjalë rrak (në njëjës) dhe rrake (në shumës).
PIRAJKË – SI EMËR VEGLE
Pirajkë quhet vegla që është e përbërë prej drurit dhe shërben për rrahjen e teshave kur zakonisht i lajnë në koritë e drunjta. Ndryshe quhet edhe pallë, kopan apo lasë e teshave.
Rrënja e fjalës pirajkë është pir, sepse piri i larjes së teshave me këtë vegël e lehtëson shumë punën.
FJALA PIR SI SHPREHJE DHE
SI PËRBËRËS TË EMRAVE NË “ILIADË” TË HOMERIT
Krahas shpjegimeve të mësipërme, do të përmendim edhe disa fjalë dhe emra të regjistruar në “Iliadë” të Homerit, ku përdoret fjala pir, siç janë më poshtë:
“Ç’ merte Elesponti printe trim Piroja.” ( f. 91 / vargjet 1016).
Pirekemi u printe që do e vresë Patrokli.” (f. 91 / v.1022).
“ ... birit të Pirajd Ptolemeit.” ( f. 116 / v. 269).
“... kur Pir Imnbrazidi.”
Princ i Thrakasve, që kishte ardhur prej Enos.” ( f.124 / v. 612 - 613).
“ ...Mbi të u thur ai Piri.” ( f. 125 / v. 618 ).
“Theonti etoljan t’rrëmbyeshmit Pir.” ( f. 125 / v. 622).
“Për piri i shkon Athinës dhe Aresit.” ( f.139 / v. 514 – 515).
“këtij rod fodull që i shkojnë për pir dhuna.” ( f.303 / v. 779).
“që i ke për pir me qëllim t’më trembish.” ( f. 476 / v. 362).
“...dhe shitoi Pirakun.
Që nga Amydoni dhe brigjet e Aksit,
Me amë të gjanë, kalorsve n’za Peonas.” ( f. 359 / v. 354 – 356).
“Në Troj u prini... Me shpunë për punë u plandos Piraku.” ( f. 359 / v. 354 – 359).
“mburri Tydid që heshtën e ka për piri.” ( f. 227 / v. 131).
“Pastaj iu sul birit fisnik Pireos.” ( f. 447 / v. 563 – 564).
“E ata t’Fylakës dhe Visit Pirasit” ( qytet në Thesali, A.K.) ( f. 87 / v.847).
“Dejpiri.” ( f.205 / v. 97 ).
“Dejpyrit” ( f. 298 / v. 588).
“n’tamza Dejpyrin e qëlloi Heleni.” ( f. 301 / v. 710).
“...dhe e shitoi Pirakun.” ( f. 359 / v. 354 dhe f. 359 / v. 359).
“Pyrin.” ( f. 363 / v. 519).
“Djalin tim, Pirron, me i tregue bashtinat.” ( f. 430 / v. 395).
“Por kto s’janë tjetër veç dredhi e profka
që i ke për pir, me qëllim t’më trembësh.” ( f. 476 / v. 361-362).
“Pirekemi u printe që do e vrasë Patrokli.” ( f. 91 / v. 1022).
“trimit Itimone Hypirokidit.” ( f. 262 / v. 842).
“Ikjon e Pyrin, Ifin dhe Evipin.” ( f. 363 / v.519).
“burri Tudi që heshtën ka për pir.”
“e fill m’atë rresht Pyrasin e Pylartin.” ( f. 256 / v.605).
“Hypirokidi.” ( f. 262 / v. 842).
PIR SI SHPREHJE DHE SI PËRBËRËS TË EMRAVE NË “HERONJT E MITEVE ANTIKE” TË ZAMAROVSKYT
“Antiopa tjetër isht bashkëshortja e Pirros, mbret i Maqedonisë...” ( f. 51).
“Me thirrjen e Piritout, mbretit të Lapitëve, erdhi me shokët e vet në martesën e tij dhe atje shkaktoi grindjen...” ( f. 154 ).
“...e dëshironte Tezeu, mbret i Atinës, dhe me ndihmën e shokut të vet Piritout, e rrëbeu. E çliruan vëllezrit Kastor dhe Polideuk dhe këthyen në shtëpijë.” (f. 195).
“Lufta u shkaktua në dasmën e Piritout, mbretit lapit me Hipodamin, në të cilën kanë qenë të ftuar edhe kentaurët me gjith kreshnikët...” (f. 268).
“Klitiu i tretë ishte nga Itaka, babai i Piraut, mikut besnik i fundit i lapitëve, sipas miteve, ka qenë Polipeti i biri i Piritout.” (f. 298).
“Lufta e famshme e kentaurve me lapitët shpërtheu në dasmën e mbretit Piritou me Hipodaminë me qëllim që ta rrëmbejnë.” ( f. 298 ).
“Pirotoun nga Thesalia...” ( f. 325 ).
“Pirami – djalosh nga Babilonia, i cili u bë i famshëm për shkak të dashurisë së tij ndaj Tizbës.” (417 ).
“Pirineu – mbret trak, i cili ka dashur ti shtie Muzat në dor.” (f. 418).
“Pirithou – i biri i mbretit Iksion dhe gruas së tij Diesë, mbret i Lapitve.” ( f. 418 ).
“Pirrha – e bija e titanit Epimeteu dhe e gruas së tij Andorës, bashkëshortja e Deukalionit, djalit të Promrtheut...” ( f. 420 ).
“Pirrhi – emri latin i Neoptoleni, djalit të Akilit.” ( f. 421 ).
“Ptolemeu - i biri i Pireut, babai i Euromedontit, drejtues i qerres së kryekomandantit të ushtrisë akease nën Trojë.” ( f. 425).
Do'stlaringiz bilan baham: |