Abedin krosi



Download 1,49 Mb.
bet11/19
Sana14.02.2017
Hajmi1,49 Mb.
#2529
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   19

KAPITULLA I PESTË
KULTURA ALBANO-PELLAZGE

Shumë shkencëtar thonë se pellazgët janë popull i madh, kanë pasur një kulturë të lartë, kanë pasur gjuhë me një fjalor shumë të pasur etj. Të gjitha këto i thonë duke u bazuar vetëm në disa elemente të zhvillimit të përgjithshëm të pellazgëve, siç janë: si popull i shpërndarë në gjithë botën që e kanë njohur në kohën antike, e kanë të njohur se pellazgët e kanë pasur të zhvilluar blegtorinë, bujqësinë, kanë përpunuar xehet dhe e kanë pasur të zhvilluar zejtarinë. Ata kanë ndërtuar mure ciklopike për mbrojtje, e kanë pasur të zhvilluar ideologjinë kozmogonike dhe janë quajtur popull yjor. Por ende nuk janë ndriçuar edhe shumë gjëra të qenësishme për pellazgët, siç janë paraqitja dhe zhvillimi i etnosit pellazg nëpër epoka e kohë, përhapja etno-gjeografike e pellazgëve, zhvillimi dhe përhapja e kulturës pellazge. Nuk është i njohur sa duhet ndërtimi i strukturave shoqërore të fiseve dhe shteteve pellazge, e shumë gjëra të tjera.

Për arritjen e të gjitha këtyre që u thanë më sipër, me rëndësi qenësore është zhvillimi dhe përsosja e procesit të punës e krahas saj edhe të procesit të të mësuarit dhe të edukuarit, në fillim te kopetë e gjinive dhe të vëllazërive fisnore, e më vonë edhe në kuadrin e sistemit fisnor e shtetëror. Në faza të ndryshme të zhvillimit parahistorik dhe historik të pellazgëve, ku rol të rëndësishëm ka luajtur zhvillimi i zejtarisë, vijnë në shprehje zhvillimi i mjeshtërive të shumëllojshme që pellazgët i kanë quajtur pir (në njëjës) dhe piriat (në shumës). Këto dëshmohen me anë të mbarë onomastikës së regjistruar në hapësirat ku ka jetuar popullata pellazge dhe në shkrimet e shumta të kohës antike, të cilat mund të shpjegohen vetëm me anë të gjuhës shqipe. Procesi i zhvillimit të mësimit, edukimit dhe të punës te pellazgët bëhet sipas teorisë që më vonë zhvillohet si drejtim i veçantë filozofik i njohur me termin empirizëm, term që në vete përmban fjalën pir, e që në tërësi shpreh përvojën si mjet dhe si mënyrë të vetme e procesit të të njohurit dhe të mësuarit.

Me zhvillimin e përgjithshëm të pellazgëve, kuptimi i fjalës log, zëvendësohet me një numër të madh emrash për zhvillimin e veprimtarive të shumëllojshme sportive, kulturo-artistike, kuvendore, dasmore, mortore, fetare, edukativo – mësimore, shkencore, logu i betejave të luftërave e tjera. Por vetë fjala log shndërrohet në fjalën logika (logjika) dhe duke u harruar baza reale e kuptimit të fjalës log si veprimtari empirike, kalohet në teori filozofike e të menduarit të drejtë për shpjegimin real të fenomeneve natyrore dhe sociologjike. Në kohën antike si kulm i zhvillimit të diturive teorike është logjika e Aristotelit të madh pellazg.

MËSIMI TE PELLAZGËT

NË EPOKËN E QYTETËRIMIT TË HERSHËM

Mësimi te pellazgët në këtë epokë ka qenë më shumë mësim praktik. Teoria ka qenë vetëm si shpjegim direkt me gojë. Brezi i ri e ka marrë mësimin nga brezi i vjetër edhe atë lidhur me praktikën konkrete dhe direkt. Kur punët profesionale bëhen më serioze dhe më të ndërlikuara, atëherë ata mësohen nga e ëma dhe nga i ati. Logjet kanë qenë në mënyrën e vet të zhvillimit në formë spontane, por më vonë edhe të organizuara, ku çdo gjë ka qenë prezantuar gojarisht, si në logjet e punës, që më vonë u quajtën punëtori, ashtu edhe në logjet ku dramatizimet janë përcjellë me shpjegime, këshilla dhe porosi të ndryshme, si për punë, për veprime të ndryshme e në veçanti për sjellje të mira në kope të vëllazërive dhe në tërë fisin. Nëpër logje janë dhënë shpjegime për organizimin fisnor e mandej edhe atë mbretëror për organizimin e punës së përbashkët prodhuese, por edhe për organizimet ushtarake për të mbrojtur vëllazërinë, fisin dhe mbretërinë e përbashkët.

Fjala vjen, për shumë ndodhi dhe për të kaluarën e njerëzve i kanë mësuar duke i treguar në formë të tregimeve dhe të miteve nëpër logje. Shpjegimet i japin, si u tha, nëpër logje nga personat që më vonë janë quajt loke ose lok.

Për t’i mësuar rregullat dhe sjelljet në kope dhe në fise, logu ka luajtur një rol të veçantë për qytetërimin e brezit të ri. Mësimi i rregullave të përgjithshme dhe i veprimeve të ndryshme kanë kaluar në rregulla tradicionale.

Piramidizmi është dituri praktike profesionale e fituar nga e ëma (nëna), e cila, për t’u vlerësuar lartë, krahasohet me dituritë e fituara nga e ëma (nëna) Idë. Ndërsa, piratizmi është dituri profesionale e fituar nga i ati (babai). Shkalla më e lartë e mësimit praktik profesional të piramizmit (pir + am + izëm) dhe të piratizmit (pir + at + izëm) është mësimi praktik profesional i empirizmit pragmatik. Empirizmi pragmatik është vetëmësimi me vetaktivitetin praktik të personit. Pir është aftësi profesionale për punë, e fituar nga e ëma ose nga i ati dhe përvetësim i pirit (mjeshtërisë) me vetëmësim në punën praktike profesionale, i shprehur me fjalën empiri, që sot filozofia e njeh me shprehjen empirizëm - si drejtim filozofik. Shprehja empirizëm ka kuptimin e fjalës së sotme em pir, gjegjësisht, piri i em, apo, piri i im.

Me paraqitjen e shkrimit alfabetik, dituritë profesionale fillojnë të fitohen të ndihmuar edhe nga teoria e marrë nga personat që japin njohuri nëpër lokale të caktuara. Këta persona nuk janë e ëma ose i ati, por është lokja ose loku që i jep dituritë për pirit e ndryshme, ku, krahas mësimit praktik, jep edhe mësim teorik. Apoli është i pari që ka fituar atributin LOK, gjegjësisht – LOKSI144 dhe Artemida është quajtur LOKSIE. Më vonë, në literaturën antike greke, na paraqitet emri Pirolok.145 Ky emër shihet qartë se është i përbërë nga tri fjalë të vjetra pellazge dhe të shqipes së sotme, siç janë: pir= (zanat ose profesion), o = (oshtë apo është) dhe prej fjalës lok, i cili është titull i personit i cili profeton dhe ligjëron në një tempull. Fjalën e formuar nga o- ja dhe lok shpesh e hasim në “Iliadë” të Homerit, e përkthyer në shqip në trajtën olog, që në të vërtetë o-ja ka të njëjtin kuptim si për fjalën log, ashtu edhe për fjalën lok. Nga kjo shihet se emri Pirolok ka kuptimin se personi që quhet Lok është me profesion (pir) të caktuar.

Kulmi i mësimit teorik arrin me “Logjikën” e Aristotelit, e cila bëhet disiplinë themelore filozofike dhe bazë e të menduarit shkencor. Shkencat për të qenë të vërteta dhe të sakta, duhet të jenë të bazuara në logjikë si dituri dhe teori e të menduarit dhe gjykimit të drejtë dhe të saktë.

Nga mësimi praktik të piramidizmit, piratizmit dhe empirizmit pragmatik, kalon në mësim teorik shkencor i bazuar në të menduarit e drejtë logjik, e cila më vonë kalon në mësim abstrakt.

ZHVILLIMI I KULTURËS TE FISET

ALBANO-PELLAZGE NË EPOKËN E DYTË

Në fund të epokës së primitivizmit, shumë fise pellazge zhvillojnë degët ekonomike, si: peshkimin, gjuetinë, fillon zbutja e kafshëve, fillon të zhvillohet edhe poçaria, por të gjitha ende në shkallë të ulët e primitive. Në kohën e bakrit, pra në fillim të epokës së dytë, një herë zhvillohet blegtoria e më pas zhvillohet bujqësia. Krahas këtyre, zhvillohet poçaria dhe përpunimi i disa metaleve, që i shtyjnë përpara degët e atëhershme ekonomike. Me këtë paraqiten kushtet që fshatrat që gjendeshin në mes të shumë fshatrave përqark të shndërrohen në qyteza, ku zhvillohet industria e vogël primitive. Me përpunimin e metaleve, fillon prodhimi i shumë llojeve të veglave që hyjnë në përdorim në punë më efikase në degë të ndryshme të ekonomisë. Me këtë, paraqitet edhe shkëmbimi i mallrave në mes zejtarëve në një anë dhe të blegtorëve e bujqve në anën tjetër.

Kjo kërkon një angazhim më të madh në procesin e përfitimit të pirive (mjeshtërive), ku kërkohet të fitohen dituritë, shprehitë dhe shkathtësitë në procesin e veprimtarive të punës prodhuese. Siç dihet, pellazgët e kanë zanafillën te formimi i fiseve të panumërta, të shpërndara në kontinentet e vjetra, prej të cilave më shumë janë zhvilluar fiset që kanë jetuar në pellgun e Kaspikut dhe të Detit të Zi. Ky zhvillim në histori është i njohur si kulturë e racës kaukaziane, e cila shpërndahet në perëndim, në jug dhe në veri të Kaukazit. Zhvillimi kulturor më vonë zgjerohet edhe te fiset pellazge që kanë jetuar në Azinë e Vogël perëndimore, prej nga ajo kulturë përparon dhe zhvillohet në bregdetin jonian të Azisë së Vogël. Në këtë kohë, në përmasa më të mëdha zhvillohet detaria, gjë që fiseve pellazge të Ballkanit jugor, kushtet klimaterike dhe gjeostrategjike u jepnin shans të zhvillohen më shumë, prej nga këto fise pellazge shpërndajnë kulturën e tyre në gjithë pellgun e Mesdheut e më gjerë.

Për përhapjen e kulturës kaukaziane dhe joniano-ballkanike, rol dominues kanë luajtur popullata e madhe e fiseve pellazgjike. Prej fiseve më të zhvilluara pellazge në Kaukaz janë albanët, kolhidët, skithët, amazanët e të tjerë. Prej fiseve më të zhvilluara pellazge në bazenin joniano-ballkanik më shumë janë zhvilluar fiset më të njohura, siç janë teukrit, peonët, dardanët, lelegët, hetitët (hetidët), lidët, arkadët, ahajt, donajt, helenët, epirotët, ilirët, thrakët e të tjerë. Në kohën e bronzit pellazgët arrijnë kulmin e zhvillimit kulturor, ekonomik dhe politik. Ata arritën të lënë gjurmë të dukshme etnike, arkeologjike e gjuhësore. Gjuha dhe kultura pellazge bëhet bazë e zhvillimit të mëvonshëm të mbarë zhvillimit të kulturës në Greqinë e mëvonshme helene dhe në Romë.

AMA IDË
Ama Idë në mitologjinë greke njihet si person mitik dhe e quajnë nimfa Idë. Por pellazgët e kanë quajtur nëna ose ama Idë, të cilën e kanë ditur si nëna e parë pellazge. Kjo është një realitet, sepse në një kohë të gjatë, pas Evës dhe Adamit apo Havës dhe Ademit, pas përmbytjeve të mëdha, është krijuar embrioni i parë fisnor pellazg, që ka filluar me nënën Idë dhe me atin Skamandër.

Pellazgët kanë besuar se nëna Idë ka jetuar në bjeshkët që, sipas emrit të saj, kanë marrë emrin Bjeshkët e Idës, që gjenden në territorin e mbretërisë së Trojës. Sipas mitit, thuhet se zana Idë është martuar me lumin Skamandër, i cili gjendet, po ashtu, në Trojë dhe me të janë lindur fëmijët e parë. Një traditë pellazge tregon se nga emri i mbretit të parë të një vendi zakonisht e marrin emrin mbretëria, populli i saj, por edhe lumi më i madh në territorin e asaj mbretërie. Kjo ka ndodhur edhe me emrin e lumit Skamandër. Kështu, edhe banorët, që më vonë u quajtën Teukër, i japin emrin lumit më të madh të Teukrisë (Trojës) Skamandër. Ngjashëm me këtë, kemi rastet me emrat Aksi (Vardari), Ilirida, Allfea, Ileri etj. Për rastet e këtilla të emërimit të lumenjve janë dhënë shpjegime të veçanta në këtë studim. Një traditë e tillë e praktikuar te shumë fise pellazge, na tregon se miti për martesën e nënës Idë me lumin Skamandër, edhe pse është tregim mitik, por logjikisht kuptohet se tregon një të vërtetë. Realiteti qëndron aty se Ida si grua e parë në territorin e Trojës është martuar me burrin që është quajtur Skamandër dhe që ka jetuar në rrjedhën e lumit më të madh në Trojë, i cili më vonë merr emrin e tij, d.m.th. Skamandër. Nga kjo kuptojmë se ama Idë ka jetuar në kohën e matriarkatit, ndërsa emri i burrit të saj, Skamandër, tregon se këta dy bashkëshortë kanë jetuar në kohën e mbarimit të epokës së parë të primitivizmit dhe në fillim të epokës së qytetërimit të hershëm.

Sipas mitit pellazg, besohet se ama Idë e martuar me Skamandrin, lind 50 fëmijë. Prej nga pellazgët kanë besuar se nga nëna Idë dhe ati Skamandër e ka zanafillën formimi i fiseve dhe popujve pellazg në kontinentet e vjetra, me qendër në Azi të Vogël dhe në Ballkan. Nga këto fise dhe popuj, që më vonë marrin emrin Pellazg, formohet gjuha dhe kultura e njohur pellazge.

Sipas miteve dhe shkrimeve në literaturën e antikës së hershme, kuptojmë se në kohën pellazge është besuar se nëna e parë është nëna Idë. Sipas mitit pellazg, besohet se nëna Idë është gruaja e parë në këtë botë, njësoj si nëna Eva ose Hava në shkrimet biblike dhe kuranore. Kjo tregon një realitet pellazgjik, sepse, edhe pas një kohe të gjatë me shumë mburrje, emri i amës Idë përdoret edhe si emër i malit të shenjtë të Idës. I njëjti mal quhet edhe mali i shenjtë Adë. Si emër i shenjtë i nënës Idë është përdorur shumë në kohën parahistorike. Emri Idë më vonë, krahas emrit Adë, bëhen rit i hyjnizuar, gjë që e shohim edhe në shkrimet e shumta të kohës antike. Sot emri Idë, krahas këtij edhe emri Adë, siç do të shohim më vonë, janë bërë si pjesë përbërëse të shumë fjalëve, homonimeve, toponimeve, hidronimeve etj.

Nëna e parë, që është quajtur ama Idë nga pellazgët, shihet nga ajo se fëmijët e nënës Idë dhe të atit Skamandër, në fillim të epokës së dytë janë quajtur nelidë e më pas neridë.

Me emrin e përgjithshëm nelidë janë quajtur edhe banorët e vjetër të Kaukanëve të ardhur nga Kaukazi. Po me emrin Nelid është quajtur edhe mbreti i parë i Mesenës në Peloponez.

Që është quajtur nga pellazgët ama Idë në mënyrë të qartë na e dëshmon emri i objekteve madhështore të ndërtuara nga faraonët e Egjiptit, të quajtura PIRAMIDA. Emri piramidë është i përbërë prej tri fjalëve pellazgo-shqipe: pir, amë dhe Idë.

Fjala e parë është pir fjalë që përdoret edhe në gjuhën e sotme shqipe dhe ka kuptimin e fjalëve të sotme, si zanat, mjeshtri, profesion etj. Për fjalën pir është dhënë shpjegim i veçantë e gjerësisht në këtë studim si fjalë e dëshmuar pellazgo-shqiptare.

Fjala e dytë është amë, e cila ka kuptimin e amës apo nënës dhe është emër prindëror i gjinisë femërore i dëshmuar në gjuhën pellazgo-shqipe.

Ndërsa, fjala e tretë – idë, është emër i nënës së parë pellazgjike të quajtur ama Idë. Edhe ky emër ka kuptimin e vet në gjuhën pellazgo – shqipe. Emri Idë në shqipen e sotme do të thotë i dheut, me kuptim njeri i dheut, ku fillimisht ka pasur kuptimin e vendlindjes por në kuptim më të gjerë, që neve sot i themi amëri ose mëmëdhe.

Emrin piramidë, që e përbëjnë tri fjalët e lartpërmendura, kanë kuptimin e fjalëve të sotme shqipe, zanat apo mjeshtri të amës Idë si nënë e parë Pellazgjike. Pra, dy fjalët e fundit, amë dhe idë, të emrit piramidë, tregojnë në mënyrë të qartë se ama Idë, siç u tha më sipër, është nëna e parë, sipas botëkuptimit Pellazg dhe se veprat madhështore të ndërtesave të quajtura piramida, është “mjeshtëria e nënës Idë”. Nga kjo kuptojmë se mjeshtërit (inxhinierët) që kanë projektuar dhe ndërtuar piramidat, nuk u është përmendur emri, por është quajtur mjeshtëria e amës Idë. Emërimi i objekteve me emrin piramidë, tregon se sa rëndësi i kanë dhënë amës Idë, si nëna e parë pellazgjike e lartësuar me malin Idë të Trojës. Me këtë, vlerën e madhe të ndërtimeve të piramidave madhështore, lartësohet si mjeshtëri e nënës Idë dhe si e arritur e popullatës së saj pellazgjike.

Mandej Uranidë është emër i banorëve me prejardhje nga titani Uran. Në mitologji është menduar se prejardhja e njerëzimit, kinse është nga Urani dhe Gea. Por kur emrit Uran i kanë shtuar edhe emrin e amës Idë, d.m.th. Uranidë, kuptohet se edhe Urani me titanët e tjerë rrjedhin nga e ama Idë. Uranidët janë paraqitur në një kohë kur shumë fise pellazge janë ngritur në shkallën më të lartë të zhvillimit të blegtorisë, bujqësisë dhe të zejtarisë, e në veçanti është zhvilluar detaria dhe shkëmbimi tregtar. Në këtë kohë, shumë fise të racës titano – zeusiane, zhvillohen në një popullatë që quhen PELLAZG.

Kur është fjala e kohës se kur janë paraqitur e ama Idë dhe i ati Skamandër, është në kohën kur raca e hershme Pellazge si banorë dhe si popullatë e shpërndarë brigjeve të deteve dhe rrjedhave të lumenjve, duke zhvilluar peshkimin në një anë dhe prej asaj kohe fillon zhvillimi i blegtorisë, pra në kohën kur fillon epoka e qytetërimit të hershëm (barabarisë). Kjo është koha kur janë paraqitur njerëzit e parë të Idës, të quajtur neltë Idës, gjegjësisht nelidë, që janë konsideruar si njerëz të parë pellazg. Kjo është koha kur njerëzit e Idës janë quajtur me emrin e përgjithshëm NEL që ka kuptimin e fjalës së sotme shqipe njeri.

Këtë e vërtetojnë edhe shumë patronime, toponime, hidronime etj., të cilëve, për t’i lartësuar, u shtohet emri i nënës Idë. Këtë e hasim edhe te veprat e Homerit, kur përmenden emrat e heronjve nga të dy palët ndërluftuese pranë Trojës, u shtohet edhe emri i nënës Idë, me qëllim që të lartësohet heroizmi i tyre. Për shembull: emrit të mbretit Prijam, kur i shtohet emri Idë, formohet emri Priamidë, prej emrit Dardan, formohet emri Dardanid, prej emrit Ankiz formohet emri Ankizid, Eneid etj. Nga pala tjetër ndërluftuese, përmenden: Akil Pelidi, Nestor Nelidi, Atrejt quhen Atridë etj. Si emër mali, përmendet mali Idë në Trojë dhe mali Idë në Kretë. Bjeshkët në jugperëndim të Polonisë quhen Beskëidë. Mandej, lumi me emrin e sotëm Treska, i cili derdhet në Vardar afër Shkupit, ilirët e kanë quajtur Iliridë. Dhe shumë raste të tjera.

Me emrin Idë, si prapashtesë e emrave, jo vetëm që i kanë lartësuar personat, vendet, lumenjtë e tjerë, por, me këtë emër të nënës së parë pellazge, kanë treguar njerëzillëkun (humanitetin) e njerëzve, duke lartësuar edhe vetë nënën Idë si person të shenjtë. Prandaj, në literaturën e antikës së hershme, emrin e nënës Idë e hasim të regjistruar në radhët e perëndeshave dhe të perëndive, të cilët i kanë besuar asaj kohe dhe më vonë. Këtë e shohim edhe në “Historinë e Herodotit I“, ku përmendet edhe Nerida, krahas zotrave të tjerë: Poseidoni, Dioskura, Hera, Hestia, Tenida, Harita etj. Pra, këtu numërohet si perëndeshë edhe Nerida (Njeri Ida).
FJALËT NEL E NER DHE MEL E MER

KANË KUPTIMIN E FJALËS SË SOTME NJERI


Fjala njeri në gjuhën pellazgo – shqipe ka rrugë të gjatë të zhvillimit historik, që fillon prej nënës Idë e këndej. Që nga koha e fillimit të formimit të gjuhës pellazge, ky emër është zhvilluar në trajta të ndryshme, duke u parashtuar, prapashtuar ose duke u ndërruar vendin fonemave. Prej nga janë formuar katër trajta themelore të kësaj fjale, të cilat, duke u bashkangjitur me fjalë të tjera, kombinohen në shumë fjalë, të cilat përsëri në bazë rrënja e tyre është me kuptimin e fjalës së sotme shqipe - njeri. Katër trajta, nel, ner, mel dhe mer, kur bashkëngjiten me emrin e nënës Idë, vërtetojnë domethënien e emrit njeri.

Te emrat nel dhe mel, fonema l-ë është zëvendësuar me r-ë dhe janë formuar fjalët ner dhe mer, që janë me të njëjtin kuptim të emrit të përgjithshëm – njeri. Por edhe te emrat nel dhe ner, n-ja është shndërruar në m-ë dhe nga fjalët nel dhe ner, janë formuar emrat mel dhe mer, që kanë, po ashtu, kuptimin e emrit njeri. Në rastin e parë, fonema l-ë është zëvendësuar me n–ë, njësoj si te emrat Alban dhe Arban, Pelë dhe Perë, palë dhe parë etj. Edhe në rastin e dytë, kemi të zëvendësuar fonemën n-ë me fonemën m-ë, njësoj si te emri nënë dhe mëmë.

TRAJTA E FJALËS NEL

Në fillim haset i bashkëngjitur me emrin e nënës Idë, d.m.th. nelidë (nel + idë). Me emrin nelidë janë quajtur fëmijët e nënës Idë dhe të atit Skamandër dhe në gjuhën e sotme shqipe ka kuptimin njerëzit e Idës.

Më vonë në “Iliadë” të Homerit përmendet Nestori, mbret i Mesenës në Peloponez, me patronimin Nel. Emrit të përgjithshëm nel si patronim i dinastisë së Nelve në Mesenë, i kanë shtuar edhe emrin Idë dhe është formuar patronimi Nelidë. Bashkëngjitjen e këtyre dy emrave e kanë bërë për ta lartësuar famën e familjes mbretërore të Nelve, duke treguar me këtë se kjo familje rrjedh drejtpërsëdrejti nga gjaku i nënës Idë, pra nga nëna e parë e shenjtë pellazgjike.

Nga shkrimet e hershme antike, shihet se prejardhjen e Nelidve nuk e kanë pasur të qartë, edhe pse e kanë ditur se Ida nga Troja me Skamandrin ka pasur pesëdhjetë fëmijë dhe janë quajtur nel, domethënë njerëz, gjegjësisht, nelid, si njerëz të Idës. Fjala vjen, Herodoti për fisin e vjetër të kaukanëve, që kanë jetuar në Bitini, në brigjet jugore të Detit Zi dhe në kufi me Pafllagoninë, mendon se nuk janë popull helen dhe se janë trashëgues të Neleut si banor i Piles në Mesenë, prej nga quhen Nelid (nel + idë). Që do të thotë se Herodoti ka menduar se kaukanët e kanë prejardhjen nga nelidët e Mesenës. Nga të dhënat e hershme antike, logjikisht kuptohet se kaukonët nuk rrjedhin nga nelidët e Piles së Mesenës, por janë nelid vendas të Azisë së Vogël veriperëndimore dhe se si nelidët Kaukan, ashtu edhe nelidët e Mesenës, janë me prejardhje nga bijtë e bijat e nënës Idë dhe të atit Skamandërit pellazgjik nga Teukria, që më vonë është quajtur Trojë.

Sot, fjala nel apo neli paraqitet si patronim te shumë familje shqiptare, si relikt i fjalës së vjetër nel, me kuptim të emrit njeri. Si patronim Neli e hasim te vëllazëria e Nelve të fshatit Sillare të Poshtme të Shkupit. Nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, kur e kam dëgjuar këtë patronim në këtë fshat, jam munduar të gjej domethënien e patronimit Nel, por më dukej si fjalë që nuk kuptohej në asnjë gjuhë ballkanike e as me ndonjë gjuhë tjetër. Prandaj, më është dashur të lexoj “Iliadën” e Homerit, “Historinë e Herodotit” dhe literaturë tjetër antike, që të kuptoj domethënien e patronimit Nel, prej nga kuptova se fjala nel do të thotë njeri.

Është interesant fakti se kur u takova me zotëri Sami Doja nga Nerezi i Epërm i Shkupit, ai deklaroi: “Pleqtë e Nerezit fjalën nel e kanë përdorur shpesh, si, bie fjala, kur thoshin: “O nel!” ose “He more nel, he!” Fjalën nel edhe babai im edhe axha im e përdornin shpesh.” E folura e fshatit Nerez të Shkupit është një e folur e ngjashme me të folurën e Rekës së Madhe. Nga kjo kuptojmë se fjala nel si edhe shumë fjalë të tjera të vjetra pellazge i hasim në disa të folura popullore të gjuhës shqipe. Krahas shënimeve që na dëshmojnë realisht për besimin pellazg për nënën Idë dhe atin Skamandër, jepen edhe mendime si krijesa të fantazuara, të treguara në mënyrë mitike. Megjithatë, Zamarovsky në veprën e tij “Heronjtë e miteve antike”, ndër të tjera, thotë: “Poseidoni (zoti i detit) me Tirën ka pasur dy djem: Peleun dhe Neleun.” Nga kjo kuptojmë se personi me emrin Neli, asaj kohe është quajtur me emrin e përgjithshëm – njeri. Kur dihet se Poseidoni është biri i titanit Kron dhe i gruas së tij Rejës, kuptojmë se në kohën e titanëve, fjala nel është përdorur si emër i përgjithshëm që tregon njeriun.


TRAJTA E FJALËS NER
Trajta nel është përdorur qysh në kohë të hershme të zhvillimit të gjuhës pellazge. Pak pas kohës së përdorimit të fjalës nel (me l-ë) është përdorur edhe fjala me r-ë, d.m.th. – ner, me kuptim të emrit të sotëm njeri. Emrat nel dhe ner janë përdorur në të njëjtën kohë kur në pellazgjisht janë përdorur edhe emrat Alb dhe Arb. Emri Alb dhe emrat nel e mel, domethënë me l-ë janë paraqitur në kohën e zhvillimit të blegtorisë. Ndërsa, emri Arb dhe emrat ner e mer, domethënë me r-ë, kanë filluar të përdoren kur filloi të zhvillohet bujqësia si degë ekonomike. Krahas përdorimit të emrit nel, është përdorur edhe emri neloid. Por, pak më vonë, në kohën kur zhvillohet bujqësia, krahas përdorimit të emrit ner, është përdorur edhe emri neroid, me kuptim – njeri i Idës, duke treguar fëmijët e Idës. Në këtë kohë, fëmijët e saj ende nuk kanë pasur emra të veçantë. Pra, fjala ner, sikurse edhe fjala nel, janë përdorur si emra të përgjithshëm për të emëruar njeriun, para përdorimit të emrave të përveçëm për çdo person. Në trajtën e emrit ner, janë emëruar njerëzit e kohës parahistorike, por, më vonë dhe më tej, emrat nel dhe ner janë përdorur krahas përdorimit të emrave të përveçëm të njerëzve, por më shumë për personat që, krahas emrave të përveçëm, u kanë shtuar edhe emrin e nënës Idë për t’i lartësuar si mali i lartë i Idës në Trojë. Në trojet ku kanë jetuar Pellazgët hasim toponime me fjalën ner të kombinuar me fonema dhe me fjalë të tjera. Toponime të këtilla me emrin ner i hasim edhe në Maqedoninë e sotme, siç janë:

- Fshati me emrin Nerovë gjendet në afërsi të Krushevës, në rrafshin e Pelagonisë. Emri Nerova përbëhet prej rrënjës ner dhe prapashtesës ova. Rrënja e këtij toponimi, ner, ka kuptimin njer ose njeri. Ndërsa, fjala ova është prapashtesë, njësoj si te toponimet Tetova, Kumanova, Kondova, Merova etj., fjalë që përdoren edhe te foljet në trajtën, shkova, punova, lexova etj.

- Fshati me emrin Nerez, gjendet në afërsi të Shkupit. Edhe ky emër si rrënjë ka fjalën ner, me kuptim të fjalës njer apo njeri. Ndërsa, fjalëza ez është prapashtesë njësoj si te fjalët qytezë, herezë etj.

- Fshati Nerashtë gjendet në rrethinën e Tetovës, në Pollogun e Poshtëm. Emri Nerashtë përbëhet prej rrënjës ner dhe foljes së bashkangjitur -ashtë (është). Rrënja ner ka kuptimin e emrit njer apo njeri. Ndërsa fjala ashtë është folje me qenë, është, mënyra dëftore, në njëjës, veta e tretë, koha e tashme, që në këtë rast ka kuptimin njeri është, gjegjësisht është njeri.

Emrat e lartpërmendur të fshatrave Nerovë, Nerez dhe Nerashtë dhe rrënjët e tyre kanë kuptimin njeri. Një gjë të tillë e konfirmon edhe albanologu Mustafa Ibrahimi kur thotë: “Etimologjia e emrit: Fshat në rrethinën e Krushevës. Ka prejardhje nga emri personal NERO, i dëshmuar edhe në rrethinën e Strugës nga vëllezërit Milladinovci, rrethinën e Shkupit (Nerez), në atë të Tetovës (Nerashti). Të gjitha këto emërtime shpjegohen nga një bazë e shqipes “njeri”.”

Këto toponime me rrënjën ner se e kanë kuptimin e emrit njer apo njeri, e vërteton shpjegimi për nënën Idë dhe atin Skamandër, si prind të pesëdhjetë fëmijëve, të quajtur nelid ose nerid. Krahas kësaj, e vërtetojnë edhe raste të tjera, por edhe shpjegimi për Nereun, birin e Poseidonit, i parafytyruar si një plak, me flokë të bardha (nga shkuma e bardhë e detit). Ai banonte në një pallat shumë të bukur të ndërtuar në thellësi të ujërave, bashkë me gruan e tij, Doridën, dhe me pesëdhjetë bijat e tyre, të cilat përshkruhen si vajza shumë të bukura të detit. Ndër këto vajza të Nereut numërohet edhe Tetida, gruaja e Peleut, d.m.th. nëna e Akilit. Ky është një tregim mitik dhe është krijesë e pastër fantastike, por realiteti qëndron në atë se në një kohë shumë më të vonë përmendet Nereu si Nerid, si emër me kuptim të emrit njeri, gjegjësisht si njeri i nënës Idë. Ky mit është tregim artistik dhe ka pasur për qëllim që të tërheqë të rinjtë për t’u bërë detarë të mirë. Këtu jo vetëm që me vajzat e bukura të Neridit dhe të Doridës, t’i tërheq deti, por, edhe nëse mbyten në det, të rinjtë të mbeten me shpresë se do të takohen me familjen e madhe të Nereut, në pallatin e tij në fund të detit.


TRAJTA E FJALËS MEL
Me kuptimin e emrit njeri e hasim në literaturën e hershme antike si homonim, patronim ose si toponim, të komponuar me parashtesa, prapashtesa ose me fjalë të bashkëngjitura, të cilat, po ashtu, kanë kuptimin e tyre në gjuhën pellazgo - shqipe.

Një ujdhesë në Ciklade të Egjeut më para pellazgët e kanë quajtur Mel, të cilën grekët duke i shtuar sufiksin os, e kanë quajtur Melos, por përsëri rrënjën e ka pasur Mel. Në hartat historike, në verilindje të kësaj ujdhese, gjenden ujdhesat me emra Paros dhe Delos. Ujdhesa Paros, sipas Herodotit, është quajtur edhe me emrat Atos ose Etnos. Këtyre emrave, kur u hiqet sufiksi grek os, mbeten emra të pastër pellazg dhe shqip, Para, Ata os Etni dhe Delli (vendlindja e Apolit dhe Artenidës). Nga kjo kuptohet se emri i ujdhesës Mel është fjalë e pastër pellazge dhe ka kuptimin e emrit të sotëm shqip njeri.

Lidhur me luftën greko-persiane, Spiro Kondo në një rast thotë: “Mbreti Kserks ngriti çadrat në Trihini të Melidës”

Melida është një fushë që gjendet pranë Termopileve në Greqi.

Emri Melidë përbëhet prej dy emrave, mel dhe idë. Fjala e parë e këtij emri – mel ka kuptimin e emrit të sotëm shqip njer ose njeri. Ndërsa fjala e dytë idë është emri i nënës Idë. Prej nga kuptohet se emri i fushës Melidë ka kuptimin njeri i Idës.

Meleagri ka qenë mbret i Kalidonisë dhe ka pasur për grua Kleopatrën e bukur, bijën e Ideut dhe e Maripsës.

Meleagri është emër i vjetër i përbërë prej tri fjalëve, “mel”, “e” dhe “agri”. Fjala e parë mel, siç u tha më parë, ka kuptimin e emrit të sotëm shqip njeri. Fonema e është nyje e përparme. Ndërsa fjala e tretë, agri, ka kuptimin e ndriçimit të parë të hershëm të mëngjesit. Fjala agri është e ngjashme me fjalët agim, agron dhe agrim, domethënë me agrue.

Melanipi është emër personi, i cili përbëhet prej tri fjalëve, mel, a dhe nipi. Fjala e parë, mel, ka kuptimin e emrit njeri. Fonema a ka kuptimin e foljes së sotme me qenë – është. Ndërsa fjala e tretë, nipi, është fjalë e vjetër pellazge dhe fjalë e sotme shqipe nipi, që është emër i djalit të djalit ose të djalit të vajzës.

Melan është emër i djalit të dytë të Porteut, i cili ka jetuar në Pleuron dhe në Kalidoni.

Emri Melan përbëhet prej rrënjës mel dhe sufiksit anë. Sufiksi anë tregon anën e melit domethënë të njeriut.

Eumel është emër i birit të Admetit dhe të Alqestës (ndër bijat më të mira të Peleut). Eumeli ishte mbret i qytetit Fare.

Emri Eumel përbëhet prej fjalëve eu dhe mel. Fjala e parë eu, në këtë rast, është përemër vetor që ka kuptimin i vetmi, d.m.th. për veten e vetë. Shprehja eu është edhe pjesa e parë e emrit Evropë, për të cilin ka shpjegim të veçantë. Ndërsa pjesa tjetër mel do të thotë njeri, por që, në këtë rast, ka kuptimin njeri i vetëm.

Melampod është djali i Amiktamit dhe i Idomenës, njëkohësisht është edhe vëllai i Bijantit. Ka qenë falltar dhe ka qenë themelues i kultit të Dionisit te grekët e vjetër parahelen.

Emri Melampod përbëhet prej tri fjalëve, mel, am dhe pod. Fjala mel do të thotë njeri. Fjala e dytë amë do të thotë e ama ose nëna. Ndërsa fjala e tretë, pod, do të thotë lartësi. Emri Melampod ka kuptimin: njeriu i nënës apo e amës së lartë. Por ndoshta ka qenë shprehje: Njeriu i amëris ose mëmëdheut të lartë.

Melet është emri i mbretit të Lidisë dhe është pasardhës i mbretit Sadiat. Meleti ka qenë mbret në shekullin VII p.e.r..

Emri Melet përbëhet prej dy fjalëve, mel dhe et-ni. Fjala e parë mel ka kuptimin e fjalës së sotme shqipe njeri. Ndërsa, fjala e dytë et, gjegjësisht etni, është emër i prindit mashkull, në shumës. Prej nga kuptohet se emri Melet ka kuptimin njeri i etnive.


TRAJTA E FJALËS MER
Siç u tha më sipër, me kuptimin njeri, krahas emrave nel, ner dhe emrit mel, është përdorur edhe emri mer. Pra, këtu në vend të n-ës kemi m-ën dhe në vend të l-ës, kemi fonemën r-ë. Që do të thotë se edhe emri mer ka kuptimin e emrit njer, gjegjësisht njeri.

Mera është emri i njërës prej grave të Zojsit. Ky emër ka kuptimin e emrit që në gjuhën e sotme shqipe quhet njeri.

Herodoti në historinë e tij përmend një mbret të Egjiptit me emrin Meris, për të cilin priftërinjtë egjiptianë e kanë njoftuar atë se vërshimet e mëdha të Nilit kanë ndodhur dhe se nuk kanë kaluar as 900 vjet të plota nga vdekja e mbretit Meris. Njëkohësisht, Herodoti përmend edhe një liqen në Egjipt po me emrin Meris.

Emri i mbretit Meris dhe emri i liqenit me të njëjtin emër, Meris, si rrënjë kanë fjalën mer, e cila në gjuhën shqipe të sotme ka kuptimin e emrit njer apo njeri.

Me fjalën mer është formuar edhe emri i Homerit, autor i parë i shkrimeve letrare të antikës.

Emri Homer është i përbërë prej shprehjes ho dhe rrënjës së këtij emri -mer ose meri. Shprehja ho është fjalë e përbërë nga bashkëtingëllorja h-ë dhe zanorja o. Bashkëtingëllorja h-ë e bashkangjitur me zanoren –ë formohet si fjalë –hë, që në këtë rast përdoret si shprehje urdhërore, si kërkesë, apo si lutje, -hë këndo! Ndërsa, zanorja o në këtë rast luan rolin e një pasthirrme, -o meri (o njeri). Por kur h-ja bashkohet me o-n, ë-ja bie dhe mbetet shprehja ho. Sot shprehja –ho përdoret në dialektin e gegërishtes së jugut, ku h-ja luan rolin e kërkesës, të lutjes apo të urdhrit me e krye një veprim, që në këtë rast kërkohet të këndojë këngë një person që emërohet me emrin e përgjithshëm -njeri. Zanorja –o i bën thirrje personit apo njeriut që të këndojë këngë. Ndërsa fjala – mer ose meri do të thotë -njer ose njeri.

Kur bashkëngjitet shprehja –ho, me emrin –mer ose meri, është formuar emri Homeri, i cili ka marrë këtë kuptim: H-ë o mer na këndo këngë! Bashkëngjitja e fonemave h-ë dhe o me fjalën meri (njeri), ka ndodhur atëherë kur njerëzit janë mbledhur në log të tubimit dhe kanë kërkuar nga Homeri të këndojë këngë nga rapsodët, që më vonë janë përmbledhur në poemat “Iliada” dhe “Odisea”. Kjo na tregon se Homeri i ka kënduar rapsodët para njerëzve nëpër logje të tubuar, kur ata kanë kërkuar nga Homeri t’u këndojë këngë, ata i kanë thanë: “H-ë o meri na këndo këngë”! Kjo do të thotë: Hë (me kuptim -hajde), o (me kuptim, si pasthirrmë) njeri! Na këndo këngë!

Merop Perkosi ishte i ati i luftëtarëve kundër Trojës, Adresti dhe Amfi.

Emri Merop përbëhet prej rrënjës mer dhe prapashtesës op. Edhe rrënja e këtij emri mer ka të njëjtin kuptim – njeri. Ndërsa fjalëza op është pjesë e emrit Evropë (e ur opë). Për emrin Evropë jepet shpjegim i veçantë në këtë punim.

Nga koha e stërlashtë dhe e lashtë me fjalën mer (njeri), si relikt sot kemi toponimin e fshatit Merovë, në rrethinën e Tetovës, në rajonin e malit Sugorë.

Emri i fshatit Merovë përbëhet prej rrënjës – mer dhe sufiksit –ovë, ose ova. Rrënja merë ka kuptimin e emrit njer apo njeri dhe është fjalë e pastër pellazge. Ndërsa sufiksi ova është folje ndihmëse, në kohën e shkuar, njësoj si te fjalët: shkova, punova, lexova etj.

Është interesant tregimi i Herodotit kur thotë: “...arrihet në qytetin e madh, i cili quhet Meroja. Vërtetohet se ai është kryeqyteti i Etiopisë. Banorët e atjeshëm besojnë vetëm në dy zota, në Zojsin dhe Dionisin, por këta dy zota shumë fort i respektojnë. Atje ekziston tempull profetimi të Zojsit.” Nga emri i kryeqytetit të Etiopisë që e përmend Herodoti – Meroja, kuptojmë se emri i këtij qyteti përbëhet prej rrënjës merë, e cila ka kuptimin njeri, dhe prapashtesës së saj –oja. Pra, rrënja e emrit të kryeqytetit të Etiopisë –mer, është fjalë pellazgo – shqip dhe ka kuptimin, siç kemi thënë më parë, të fjalës njer apo njeri.

Siç u tha më lartë, banorët e qytetit Merojë besojnë vetëm në zotat Zojs dhe Dionis, këta janë zota pellazgjik. Banorët e Merojës i kanë respektuar shumë këta dy zota, gjë që na dëshmon se kanë pasur botëkuptim të njëjtë me pellazgët, nga kuptojmë se edhe emrit të qytetit etiopias – Meroja, ia kanë dhënë fiset pellazge, të cilët kanë jetuar atje. Ndoshta, prej kohës së Titonit - vëllai i mbretit Priam të Trojës.

Këtë e vërteton edhe fakti i ekzistimit të tempullit të Zojsit në qytetin Meroja të Etiopisë. Këtë dëshmi e përforcon edhe emri Sela të priftërinjve të tempullit më të vjetër të Zojsit që gjendet në Dodonë të Epirit. Këtë e vërteton edhe ngjashmëria e emrit të qytetit të lashtë – Selasi, në krahinën e Lakonisë në jug të Peloponezit, që është plotësisht i njëjtë me mbiemrin e perandorit të Etiopisë Haile Selasi, i cili ka sunduar si perandor në Etiopi, nga viti 1942.

Nga kjo kuptojmë se pellazgët janë përhapur deri në Etiopi dhe se e kanë përhapur kulturën e tyre edhe në fund të botës, siç kanë thënë në kohën e antikës së hershme.

Fjalët nel e ner dhe mel e mer janë fjalë shumë të përhapura dhe të mbarë gjuhës pellazge. Në gjuhën e sotme shqipe i hasim si relikte patronimi ose toponimi, që në të folurën e sotme, edhe pse përdoren, merren si fjalë të pakuptimta. Kuptimin e tyre –njer ose njeri e kuptojmë vetëm nëpërmjet homonimeve, patronimeve dhe toponimeve të vjetra, të regjistruara në literaturën antike, të cilat shumë prej tyre kanë ngelur si relikte të atyre fjalëve të vjetra pellazge, por përdoren edhe si fjalë që në të folurën popullore dalëngadalë po u zbehet kuptimi i vërtetë.



Download 1,49 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   19




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish