Abedin krosi



Download 1,49 Mb.
bet17/19
Sana14.02.2017
Hajmi1,49 Mb.
#2529
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   19
-dialog. Fjala dialog është e komponuar prej fjalve di, a dhe log. Fjala di është numri dy. Këtu, i-ja si fonem në kohë të vjetër, por që përdoret edhe sot në disa të folmeve të gegrishtes së jugut, e që sot në vend të i-së, përdoret y-ja dhe thuhet dy. A-ja është tingull i artikuluar që e ka kuptimin e foljes me qenë – ashtë (sot –është). Ndërsa fjala log është fjalë shqipe e spieguar më para. Fjala dialog e ka kuptimin se dy veta ose dy grupe njerzish marin pjesë në log, d.m.th. dyshi është kyç në log. Në rrethinën e Shkupit thuhet: njoja (njishi), dija (dyshi), traja (treshi) etj. Si që shihet, te dyshi, në mes i-së dhe a-së hynë në përdorim fonema j-ë dhe thuhet dija.

Komponimi i fjalës dia me fjalën log, na e jep fjalën e vjetë pellazge dialog, të cilën me siguri e ka përdor Aristoteli dhe të tjerët, e që më vonë të tjerët ia kanë shtuar edhe sufiksin grek. “os”. Pra, fjala dialog e ka kuptimin se dy veta, ose dy grupe njerzish janë në log, për të prezentuar diçka. Në kohën e antikës së hershme, pa edhe sot, fjala dialog kuptohet si bisedë në mes dy vetave ose në mes dy grupeve të njerve, por edhe në mes një personit me një grup njerzish. Nga koha antike, janë të njohura dialogje e Platonit, ndërsa në kohën më të vonë është i njohur Dëni Didro me veprën e tijë “Dialogjet filozofike”.


TRILOG OSE TRILOGJI. – është fjalë e përbër prej fjalve tri dhe log. Këta dy fjalë janë të gurrës së gjuhës pellazg-shqipe, ku fjalës log i është parashtuar fjala (numër) tri. Fillimisht, në pellazgjisht fonema g-ë ka qenë e pazhvilluar në gj-ë, por në shqipen e sotme, në vend të g-ës përdoret gj-ëja, prej nga në vend se të përdoret logi, përdoret me gj-ë, d.m.th. logji dhe në këtë rast kur i parashtohet numri tri formohet fjala trilogi ose trilogji.

Numritri tri te fjala lrilogji, tregon se në log marin pjesë dhe luajnë rolet e tyre tri vet, tre persona ose tri pal grupesh.

Në letërsi, përdore për të emriar tri roma ose tri drama të të njëjtit shkromtar, të cilat sipas përmbajtjes kanë lidhmëri në mes tyre. Rrjedhimi i lidhjeve përmbajtsore e të tri romaneve ose tri dranave e ka kuptimin e tri grupeve tëë prrtagonnistëëve në logun e menduar, ku zhvillohen ngjarjet e përshkruara në të tri veprat letrare. Në letërsi, ngjajshëm metrilogjinë, kemi edhe tetralogj, pentalogji ekësh e rradhë.

Nga krejt kjo, kuptojmë se trilogji ësht kur në log marin pjesë tri veta ose tri grupe, ku ngjarjet zhvillohen sipas rrjedhave të paraqitura në organizimin e një manifestimit ose në veprën letrare.


TRILOGRIF (TRILOGGRIF). – Kjo shprehje përbëret prej tri fjalve: tri, log dhe drif. Si shihet, këtu fjalës trilog i është shtuar edhe fjala greke grif (griphos), e cila e ka kuptimin e fjalës enigmë.

Pra, fjala trilogrif e ka kuptimin e enigmës që thuhet me tri fjalë.


LOGOGRAF. – Fjalës pellazgo-shqipe log i është shtuar fjala greke graphos (grafos) dhe është formua fjala logograf. Fjala grafos don të thot me shkruar. Kur fjalës shqipe log i shtohet fjala greke grafos formohet fjala logograf, e cila e ka kuptimin përshkrim me logjikë i të kaluarës historike.

Logograf në shkrimet e vjetra antike janë quajtur personat që janë mar me përshkrimin e të kaluarës së një fisi, ose qyteti (gjirit të etnive) në bazë të të dhënurave të besueshme dhe të sigurta.

Fjala logografi e ka kuptimin e sotëm të shkencës së historisë. Në mungesë të fjalës histori apo historian, është përdor fjala logografi ose logograf. Logograf në kohën e antikës së hershme e kanë quajtur historianin e merituar Herodotin dhe para ardhsit e tij, si Hekateun, Ferekidin etj.
PALEOLOGJI. – është shkencë e cila meret me studimin e gjërave të lashta. Paleolog quhet edhe pesoni i cili i përmbahet konfesjonit (fes apo besimt) të vjetër.

Fjala paleolog përbëret prej dy fjalve, paleo dhe log. Fjala paleo don të thot i vjetër, i lashtë. Fjalën paleo, gjithkush e kupton si fjalë greke, me kuptimin i vjetër. Por, fjala paleo ka lidhje me fjalën shqipe pale se pele si fjalë që përdoret në të folmen popullore shqipe, me kuptim ë fjalës pjellë e vjetër, e mëçme, si diçks që tregon vjetërsin të pakufizuar.


NEOLOGI. – kjo shprehje e ka kuptimin e dëshirës së një personi për të hyr në diturit e reja shkencore, dëshirë për të hyr në probleme të reja të krijimtarisë shkencore.

Fjala neologi (neologji) përbëret prej dy fjalve, neo dhe logi. Fjala e parë neo është fjalë greke dhe don të thot e re. Fjalët neo (greqisht) dhe fjala logi (në shqip) kur bashkohen e kanë kuptimin e diturive të reja me logjikë.


LOGOZOFI. – përbëret prej fjalve logo dhe zofia. Fjala log është fjalë shqipe, ndërsa, fjala greke zofia (sophia) don të thot urtsi, mençuri, njohuri dhe dashuri për dituri.

Në këtë rast, fjalës shqipe log i shtohet edhe fjala zofia (sophia) dhe formohet fjala logosofia që e ka kuptimin pasurimin e fjalorit dhe njohja e tërësishme dhe e gjithnshme e fjalëve të cilat përdoren në logjikë të plotë gjat spiegimeve të fenomeneve natyrore, sociale, psiqike etj.


LOGOKRATIA. – përbëret prej fjalve pellazgo-shqipes log e o dhe prej fjalës greke kratos. Fjala kratos don të thot sundim. Prej kësaj kuptojmë se fjala logokratia (logi o sundues) dhe e ka kuptimin e sundimit të urtësis, të sundimit të diturisë, apo, më mirë me thënë, e ka kuptimin kur në shoqëri sundojnë njerëzit që kanë urtësi, dituri dhe veprojnë me logjikët plotë.
LOGOTET. – kjo fjalë përbëhet prej fjalve pellazgo shqip log dhe o (o = osht = është) dhe prej fjalës greke tithemi, e cila e ka kuptimin e dhënies në besim të detyrës me rëndësi.

Me fjalën logotet, në oborrin perandorak të Bizantit është emruar nënpunsi i lartë, ose kancelari i cili e ka luajtur rolin e Sekretarit të Perandorit.

Logotet ka qenë emruar personi i cil ka qenë i shkolluar dhe i përgaditur me teorinë e logjikës, i cili në mënyrë shkencore e ka organizuar dhe mbajtur administratën e Perandorit bizantin.

Marur në përgjthsi, fjala logotet, mendoj se krahas dy fjalve të para, edhe fjala e fundit -tet, nuk ka të bëjë me fjalën greke tithemi. Por, është fjalë pellazgo-shqipe dhe e ka kuptimin e fjalës tet (të et ose t’et), e jo kuptimin e fjalës greke tithemi. Këtë e vërteton se që nga fillimi në Peandorin e Bizantit kanë sunduar Peandor me prejardhje dardane dhe ilire, të cilët krahas shkrimit dhe të gjuhës latine e kanë përdorur edhe gjuhën pellazgo-shqipe, si në administratën shtetrore, ashtu edhe në jetën e përditshme.

Nga kjo shihet se fjala logotet është fjalë pastër e gjuhës pellazgo-shqip dhe don të thot: Logi o (është) i të etnive. Për ta kuptuar më mirë, ta krahasojmë fjalën logotet me fjalën qytet. Kur dihet se emri qytetet është i përbërë prej fjalve gjini i të etnive, pra, prej fjalve gji dhe t’et, fillimisht është përdor gjitet e më pastaj qitet dhe në fund, sot thuhet qytet. Njashtu edhe fjala logotet e ka kuptimin, si u tha më sipër, logi oshtë (është) i t’et (i të etnive). Nga kjo del se spjegimi i fjalës logotet nëpër fjalor të gjuhëve të huaja si fjalë greke, nuk është e vërtetë. Por, është pastër fjalë pellazgo-shqip, njësoj si edhe fjala log.
LOGARITËM. – edhe kjo fjalë, në të gjitha veprat e shkencave të matematikës dhe në të gjith fjalorët e fjalve të huaja në gjuhët e huaja, duke i përfshir edhe fjalorët e gjuhës shqipe, spiegohet si fjalë greke. Para së gjithash, fjala log si rrënjë e kësaj fjale u spiegua më lartë si fjalë pellazgo-shqipe. Por edhe komponentet tjera janë fjalë pellazgo-shqipe. Fonema -a, si tingull i artiluluar e ka kuptimin e foljes me qenë – është. Ndërsa fjala ritëm është fjalë njashtu pellazgo-shqipe, dhe e ka kuptimin nga fjala ri si dçka të re, prej nga është formuar fjala ritëm si fjal që tregon rritjen e numrave duke u shtuar numrat e ri, prej kësajë është formuar edhe fjalët ritëm dhe ritmike.

Nga kjo kuptohet se fjala logariëm është është fjalë paa greke dhe para latine dhe është pastër e gurës albanë-pellazge.


LOGOR. – në shumë fjalor të fjalve të huaja nga gjuhë të ndryshme, kjo fjalë meret kinse del nga fjala gjermane lager. Fjala logor është fjalë pellazgo-shqipe logor, e cila përbëhet prej fjalve log, o dhe r-ë dhe e ka kuptimin, logu o (oshtë ose është) r-ë (në lëvizje). Fjala logor e ka kuptimin e vendqëndrimit të ushtrive apo të njerzëve të rrobruar në luftë.

Prej fjalës logor, rrjedh fjala logorim, e cila e ka kuptimin e vendosjes së përkohshme të grupve të njerzve për të krye një veprimtari në log të punës, ose në log të luftës.


LOGISTIKË OSE LOGJISTIKË. – është fjalë pellazgo-shqipe që përbëhet prej dy fjalve, logi dhe stiks. Kuptimi i fjalës log na është e njohur prej më para. Ndërsa, fjala e dytë stiks kur i është prapangjitur fjalës logi dhe në shumë raste me fjalë tjera, e ka kuptimin me u shtij në thellësi të mshehurive. Me shprehjen logjistikë kuptohet si log ose si logjikë e thelluar në msheftësirat e botës që njeriu i zakonshëm nuk i sheh, por që logjistikistët me njohurit e thelluara i logarisin lëvizjet dhe manevrimet e ushtris në hapsirë dhe në kihë.

Logjistika si shkencë ushtarake përmbledh të dhënurat e mshehura të ushtrisë së kundërshtarit dhe në bazë të ayre, në mënyrë sekrete logaritet në mënyra të ndryshme sasia e ushtrisë së angazhuar, vendosja e tyre në pika më strategjike sigurimi i vendpushimit, të ushqyert e ushtrisë dhe përgaditjes së tyre për akcion në logtë betejës.

Logjistika ushtarake ka për detyrë që ti zbuloj msheftësit e armikut dhe duke i ruajtur msheftësit e ushtris së vet, ndërton strategjin e vet ushtarake në mënyrë shkencore.
KATALOG. – kjo fjalë prbëhet prej tri fjalve, kat, a dhe log. Fjala kat e ka kuptimin e kateve të shtëpisë, të rafteve të vendosura në një shkaf, katet e rafteve në sallën të bibliotekës etj. Por, në këtë rast bëhet fjalë për të gjitha llojet e logjeve ku vendosen gjësendet të cilat palohen nëpër rafte. Kështu, tregohet logi i librave, q ndrysh quhet bibliotekë, logu i materjaleve të administratës quhet arhivë, logu ku vendosen materjalet e gjetura arheologjike, quhet muze, edhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, katalogje janë katet e rafteve të librave në bibliotekë, katet e rafteve në shkafat e arhivit të komunës ose të ndonjë sipërmarje, katet e arkave të bankës etj.


FJALA LOG SI PËRBËRËS I EMRAVE TË SHKENCAVE
Fjala log është rrënjë e fjalës logjikë. Për të treguar se materjali i përpunuar i një shkence është trajtuar dhe vërtetuar në log të kuvendit të shkenctarve dhe të bazuara në parimet logjike, shkenctarët emrave të çdo shkence ua shtojnë fjalët log, logi ose në shqipen e sotme –logji.

Emrat e shkencave me parashtesa ose prapashtesat log, logi ose logj janë të shumtë, por, këtu do të përmendi disa prej tyre si që janë:

Me fjalën log si prapashtesë: biolog, psikolog, etnolog, gjeolog, arheolog etj.

Me fjalën logi, gjegjësisht në shqipen e sotme logji: gnoseologji, albanologji, Morfologji, kulturologji, antologji, antropologji, gerentologji, paleologji, teologji, martirologji etj.


SHKRIMET DHE ALFABETI PELLAZGO – SHQIP


Kur dihet se pellazgët, si pasardhës të albanve në kohën parahistorike kanë qenë popull më i zhvilluar dhe më i përhapur në tri kontinentet e vjetra, vetiu kuptohet se ata janë të parët që i çpikën dhe i përdorën katër lloje kryesore të shkrimeve.

Albanët si popull indoeuropjan, janë të parët që janë shkëput nga populli i stërlasht Jafetik dhe vijnë nga Azija Qendrore e shpërndahen në perëndim në drejtim të Europës dhe të Afrikës Veriore. Një pjesë e tyre vendosen në Mesapotami e mandej një grup shkojnë dhe vendosen në Egjipt, ku për shkak të klimës së ngrohët, kanë pasur kushte të shkëlqyeshme për zhvillim të kësaj popullate si në Mesopotami, ashtu edhe në Egjipt. Prandaj, kur shkrimi i parë është gjetur në Mesapotami dhe në Egjipt, llogjikisht kuptohet se edhe këta shkrime janë shkrime të pasardhsve të albanve, d.m.th. nga fiset e shumta pellazge. Përmendet se në Egjipt ka egzistuar TEMPULLI I THOTIT legjendar si qendër e madhe kulturore albano – pellazge, ku është përpiluar shkrimi hieroglifik. Në këtë Tempull i kanë mar tërë diturit, njerzit me renome botërore si, Profeti Musaj, filozofi grek Platoni, matematicienti Pitagora etj. Ndërsa Mesapotamia e cila më para është quajtur Shumëri, emër që në shqipen e sotme don të thot shumë, me kuptim se ai popull shumë është shumëzuar, prej nga vetiu kuptohet se shkrimet e shkruajtura në një numër të madh pllakash të argjilit, të cilat edhe sot e kësaj dite janë ende të pa deshifruara. Me qenë se ata pllaka janë të shkruajtura nga banorët Shumer të Mesapotamis si popull i gjakut dhe të gjuhës Albane, që më von u quajtën Pellazg, ata mbishkrime në pllaka të argjillit, mund të deshifrohen vetëm me anë të gjuhës shqipe si trashëguese e albano - pellazgjishtes, me të cilat do të qartsohen si shkrime të vjetra albane ose pellazge.

Në historin e shkencës së zhvillimit të shkrimeve, përmenden katër lloje, si që janë: Shkrimi vizatimor, kuniformë, hieroglifik dhe shkimi fonetik, si shkrim më i përsosur në botë.

Shkrimit të vizatimeve guror i paraprin shenjat të cilat fitojnë kuptime simbolike si mënyrë për lajmërim, gjegjësisht për komunikim në mes njerzve. Lidhur me këtë lloj komunikimi e kemi shpjegimin e Herodotit, kur persianët me forcat e tyre ushtarake e kalojnë Danubin dhe drejtohen kah shteti i Skithve në veri për ti sulmuar. Në atë rast, Skithët u dërgojnë porosin: një bretkocë, një mij, një zog dhe një shigjetë. Këtë Herodoti e shpjegon kështu: “Nëse ju persian, nuk dini të hidheni si bretkocat nëpër baltë, të msheheni si mijtë nëpër vrima dhe të fluturoni si zogjtë, do të përballeni me shigjetat tona, sa të shkelni në tokat tona. Kjo praktikë e fisit pellazg të skithve është përdor edhe te fiset tjera pellazge dhe te popujt tjera.


SHKRIMET VIZATIMORE NË SHKËMBINJ
Për këtë lloj shkrimi, unë do të paraqes vetëm vizatimet e gjetur të tyre në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në Shqipëri, në vitet e shtatdhjeta të shekullit të kaluar, arheologu i njohur shqiptar Muzafer Korkuti e botoi librin “Arti shkëmbor në Shqipëri”. Ky libër e trajton artin shkëmbor të gjetur në Shqipëri, ku tregohet historia e tyre mijavjeçare. Më von, Korkuti bënë interpretimin e artit shkëmbor të figurave të gjetura të Trenit si art më i njohur në Ballkan dhe e cilson si art që dëshmon kulturën autuktone të albanve,që më von u quajtën pellazg, në teritorin e Shqipëris së sotme.

Mendimet e arkeologut Korkuti në librin “Arti shkëmbor në Shqipëri” është kundërshtuar së pari nga albanologu i njohur Eqrem Çabej, i cili nuk ka dashur të meret me trajtimin e gjërave parahistorike të pellazgëve. Për këtë, unë do të kisham thënë se, historin dhe kulturën e një populli nuk e ndërton vetëm një person, por, ate historikisht e ndërtojn shkenctarët e lëmijve të shumë llojeve.

Për artin e shkrimeve shkëmbore, arheologët kosovar Ilaz Thaqit e Berat Miftarit në shkrimin e tyre të botuar në revistën “Albanika”, ata e thonë këtë: “Për secilin vend identiteti kulturor mbështetet në trashëgimin e tij. Arti parahistorik është pjesë e kulturës botrore e paraardhësve të njerzimit që kanë ditur të konceptojnë jetën dhe ardhmërinë. Ne kemi filluar nga rëndësia e madhe që ka Arti në gur për Kosovën”. Mëtutje, ata e thonë edhe këtë: “Kjo treshëgimi është pjesë e qytetrimit kulturor botror, në veçanti e rëndësishme për Kosovën dhe identitetin e saj”.)215

Në Kosovë, shkrimet vizatimore janë gjetur në dy vende. I pari u gjet në vendin e quajtur Zatriqe dhe i dyti u gjet në f. Aqaravë të Skenderajt, në vendin që banorët e sajë e quajnë “Vorret e mëdhaja”.

Sipas shkrimit të lashtë të Zatriqit, shihet se njerzit janë frymëzuar nga natyra dhe me anë të vijave të mrekullueshme të ndërlidhura në pikturën e gurit shkëmbor, janë fakte që tregojnë një prosperitet të shoqëris së atëhershme. Kjo shihet në ate se nga shkrimet e tilla vizatimor, ata kan treguar diçka për të mësuar, d.m.th. për të ditur diçka që ka kuptim të caktuar.

Në verë të vitit 2006, arheologu i njohur Prof. Emanuel Anati e viziton Kosovën. Atë kohë ai e viziton edhe Zatriqen dhe për pikturën shkambore e thot edhe këtë: “Nga shenjat dhe simbolet komplekse të ideogrameve e psikogrameve, të strukturuara mund të shohim kombinime dhe permutacione që gjenerojnë forma ritualesh ose urdhra, nga ana tjetër, përmes tyre ne mund të mësojmë shumë për organizimin social e religjioz të asaj shoqërie”.)216

Zbulimi i shkrimit shkëmbor në Zatriqe është shum i rëndësishëm si kulturë e veçantë trashëguese në Kosovë, e cila do të zëne vend edhe në arealin e trashegimisë botrore.

Vendi i dytë në Kosovë ku është gjetur vizatim shkëmbor, janë “Vorret e mëdhaja” që gjenden në f. Aqaravë të Skenderajt. Vizatimet e tilla gurore paraqesin ceremoni mortore dhe që janë një mikrouniverz, si bazë e të gjitha religjioneve të më vonshme, që njëkohsisht është një karakteristikë e neolitit për shpikjet e mëdhaja ideologjike.

Sipas autorve të artikullit të lartpërmendur, “Ngritja e varrezave madhështore me gur të mëdhenj dhe me përshkrime, tregon për arritjen e madhe të përsosshmërisë së arkitekturës dhe të rrespektit social në bashkësi. Nga ana tjetër invencioni i shenjave vizuele të komunikimit shënon shkallën më të lartë të arritjes intelektuale”. Mandej shtojnë edhe këtë: “Mund të themi se sistemi i shenjave të “Varrezave të Aqaravës” shënon një nga zbulimet me interes të madh për trashëgimin kulturore botërore”.)3 Nga kjo kuptohet se banorët e stërlashtë të Zatriqit dhe të Aqaravës në Kosovë kanë pasur një zhvillim të kulturës që rrallë ka pasur në botë.217


SHKRIMET NË TRAJTË PYKE
Prof. Dr. Mustafa Ibrahimit thot: “Emërtimi “në trajtë pyke” ( nga anglishtja “cuneiform” = në formë pyke ), rrjedh nga latinishtja, dhe tregon për teknikën që është shfrytëzuar gjat shkrimit të simboleve: me shtypjen e stilusit mbi pllakë nga argjili i butë, që të bëhen të drejta dhe të shkurtëra”. )Nga kjo që e thot Dr. Mustafa, shihet se ky lloj shkrimi përbëret nga shenjat e shkruara me viza të gdhendura në pykë ( shilkë ), apo ndryshe të quajtur në kujnë të gëdhendur rrafsh në një anë, në të cilën anë me thikë shenohen vijat si shenja të shkrimit që zakonisht tregojnë numëra, por edhe fjalë. E njëjta gjë shenohen me stilus edhe në pllakë të argjilit të butë, e cila kur pllaka e argjilit thahet, ajo forcohet dhe bëhet shumë e qëndrueshme ndaj lagështisë dhe temperaturës.

Emërtimi i këtijë lloji të shkrimit në formën e pykës ose të kujnit, nuk rrjedhin as nga anglishtja e as nga latinishtja, sepse, kur dihet se ky shkrim është përdor mbi 1600 vjet p.e.r. te shumerët, babilonët dhe te hetitët, të cilët kanë qenë fise albano – pellazge, kur ti krahasojmë me fjalët që përdoren sot në gjuhën shqipe pykë dhe kujn, është e qartë se shkrimi në trajtë pyke, që ndryshe quhet edhe kuniformë ( në formë të kujnit ), është një fakt se ky shkrim është pellazgjik. Shkrimi i pykave ose vijave në kujna, te fiset e Lindjes së Afërt ka qenë shumë i zhvilluar dhe si që thot Ibrahim Hoxha: “Ka pasur 500 - 700 shenja dhe është prdor deri në kohën tonë dhe është quajt shkrim me rabush”)218

Ky shkrim është në përdorim në gjuhën shqipe edhe sot e kësaj dite, edhe ate nëpër mullinj, për ta shenuar me pyka ( vija ) të prera me thikë në kunj ( kujn ose shilkë ) peshën e thasve me drith. Në kunjat e pregaditur prej më para prej thuprave, në të cilët shenohet numi i kilogrameve të thasve dhe ngulet kujni në thes, që të dihet pesha e thesit. Ky shenim në kujn, si thot një mullis nga f.Raçe të Shkupit, është shumë praktik. Edhe pse nëpër mullinj, në kohën kur nuk ka pasur laps dhe letra, kunat kanë qenë mjaft praktike, por, si tha më lart Ibrahim Hoxha, në kohrat e lashta shkrimi kunjiformik ishte shumë i vështirë, për arsye se përdoreshin një numër shumë i madh i shenjave.
SHKRIMI HIEROGLIFIK I EGJIPTIT
Në Egjiptin e stërlasht, kur nga lindja e afërt arrijnë fiset albane, që asaj kohe ishin me emra të ndryshëm fisnore, në kushtet e shkëlqyeshme klimatike, u zhvillua një kulturë që u dallua nga kultura e tyre e më parshme. Në ate kohë, në Egjipt paraqitet personi i quajtur THOT, i cili e ndërton një tempull që u bë një qendër e madhe kulturore dhe e mori emrin e tij TEMPULLI I THOTIT. Në këtë Tempull, më von i marin tërë diturit shumë dietar me renome botrore. Në këtë tempull të shenjt, Thoti që e quajtën ATI I MADH, e shpiku shkrimin e ri me hieroglife si skalitje të shenjta, që ishte shum më i përsosur me ate që edhe numri i njësive të këtij shkrimi shumë u zvoglua në krahasim me sistemin e shkrimit të më parshëm. Ky shkrkim i përpiluar nga Ati i Madh Thoti, për ne ka qenë e panjohur se është shkrim i vjetër alban. Por, duke i falnderuar filologut të nderuar Giuseppe Catapano, nga Roma, me prejardhje nga arbëreshët, i cili pas gjurmimeve dyzetvjdçare të kulturës dhe gjuhës së stërlasht dhe të lasht egjiptiane, zbuloi se Ati i Madh Thoti fliste albanisht dhe se shkrimi i shpikur nga ai i hieroglifeve kishin domethënie në shqip.

Ky shkrim me hieroglife fillimisht te egjiptasit është përdor nëpër tempuj, varreza dhe nëpër vende tjera special. Por, më von bëhet shkrim i rëndësishëm për komunikime të llojllojshme sipas nevojve të njerzve me kulturë të lartë në Egjipt dhe në vende të tjera.

Me rëndësi është se fotografit gjegjësisht vizatimet e objekteve, te shkrimi i hershëm egjiptas, ishte simbol karakteristikë i kuptimeve të zëreve. Me këtë, hieroglifet si njësi të veçanta të këtij shkrimi e marin formën e shkronjave, do me thënë, bëhet lidhja në mes të fonemës dhe të simbolit të hieroglifit. Nga kjo shihet se ATI I MADH - ThOTI e ka zbuluar edhe alfabetin fonetik të egjiptianve, kuptohet se këtë e bënë duke u mbështetur në gjuhën e vet amëtare të albanishtes gjegjësisht, gjuha e sotme shqipe si trashëguese e sajë. Mëtutje, Catapano në librin e tij “Ati Thot fliste shqip”, ka konstatuar se, nga shkrimet e alfabetit fonetik të egjiptasve të lasht të përpiluara nga Ati Thot, janë formuar edhe të gjitha alfabetet tjera të më vonshme, si që janë: hebraisht, palestinisht, fenikisht, sirianisht, arabisht, ku ndër tjera, më von në kohën antike formohen edhe alfabetet e grekëve dhe latinve, që u krijuan si derivate të shkrimeve të vjetra alfabetike pellazgjike, që ishte vazhdimsi e shkrimeve egjiptase.
SHKRIMET FONOLOGJIKE
Shkrimit alfabetik i paraprin shkrimi rrokjesor ( silabari ). Kështu që çdo grafemë tregon një rrokje, me ate se çdo rrokje përbëret prej një qift të bashkëtimglloreve dhe të zanoreve.

Për këtë, Ibrahim Hoxha, në veprën e tij “Nëpër udhën e penës shqiptare”, thot kështu: “Për të mënjanuar qoft edhe sado pak ato vështirësi, u kalua në tingullshkrim; në të shenjat paraqesin rrokje dhe tinguj. Lindi kështu shkrimi i rrokjezuar apo silabik në të cilën shenjat u pakësuan disa qindra herë. Më i vjetri i këtij lloj shkrimi ishte ai i shumerv rreth 2000 vjet p. e. r.” Mandej, ai e thot edhe këtë: “I afërt me shkrimin e shumerve qe edhe ai i asiro – babilonas, ai në Gjirit e në Qipro përdorej shkrimin silabik”.)219

Kur dihet se popujt e Lindjes së Afërt në kohën parahistorike, shumica e tyre ishin me prejardhje albano – pellazge, atëherë vetiu kuptohet se edhe shkrimet e tyre ishin shkrime albano - pellazge.

Për përkatsin e popujve të Lindjes së Afërt në kohën parahistorike, Anastas Shuke si Shumerollog, këtë që u tha më sipër, e konfirmon duke paraqitur argumente historike dhe linguistike, se prejardhja është e përbashkët e shumerve, pellazgëve, ilirve, epirotve, arbërve, shqiptarve etjer.

ALFABETI FONETIK I PELLAZGËVE
Kur bëhet fjalë për shkrimin e hershëm të pellazgëve, me rëndësi është se fotografija, gjegjësisht vizatimet e objekteve, te shkrimi i hershëm hieroglifik në Egjipt, ishte simbol karakteristik i kuptimeve të zëreve. Me këtë, hieroglifet si njësi të veçanta të këtij shkrimi e marin formën e shkronjave. Nga kjo kuptohet se Ati i Madh Thot e ka zbuluar edhe alfabetin fonetik të egjiptjanve, kuptohet se këtë e bënë duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare të albanishtes, që më von u quajt pellazgjisht. Filologu Giuseppe Catapano në librin e tijë “Ati Thot fliste shqip”, ka konstatuar se, nga shkrimet e alfabetit fonetik të egjiptasve të lashtë të përpiluara nga Ati Thot, janë formuar edhe të gjith alfabetet tjera të më vonshme, si që janë: hebraishtja, palestinishtja, fenikishtja, sirianishtja, arabishtja, ku ndër tjera, më vonë në kohën antike u formuan edhe alfabetet e grekve antik dhe të atij latin. Shkrimet e këtyre dy gjuhëve të fundit, u formuan si derivate të shkrimeve të vjetra alfabetike të pellazgëve, që ishte vazhdimsi e shkrimit egjiptas.

Me rëdësi është se te shkrimi alfabetik fonetik pellazg egziston lidhja direkte në mes fonemave dhe grafemave, që është shum më i përshtatshëm në krahasim me llojet e shkrimeve të mëparshme. Si që thot Dr. Mustafa Ibrahimi: “Këtë shkrim e bënë më ekonomike dhe më të përshtatshëm”.)6 Me këtë, pellazgët i tejkalojnë vështirësit e shkrimeve me sistemet para shkrimit alfabetik – fonetik. Krahas komunikimit verbal direkt në mes njerzve, shkrimi alfabetik fonetik i hap horizontet e pakufizueshme të komunikimit në mes njerzve, si në distancë hapsinore, ashtu edhe në distancë kohore të pakufishme.220

Radhitja e grafemave në papirus, në lëkurë, në pllaka guri, ose në pllaka argjili, janë shkruar në drejtim horizontal ose vertiksal. Pikënisja e shkrimit horizontal bëhet duke filluar nga e djathta, në të majtë, e mandej vazhdon nga e majta në të djatht dhe kështu vazhdon pa ndërprer, si shkrim bustrofedoni. Ndërsa shkrimi vertikal bëhet prej lart e posht dhe prej posht e lart dhe kështu më tej vazhdon.

Për alfabetin fonetik të parë pellazgjik, sipas Nermin Vlora Falackit, Diodor Siqilioti na informon se: “të parët që e sollën alfabetin e tyre në Itali dhe në Europë, me disa përmirsime dhe përshtatje, ishin vetë pellazgët.”)221

Lidhur me shkrimin pellazgjik Prof. Nebi Agolli nga Roma, e thot edhe këtë:

“ Në lashtësi shpikja e alfabetit ju atribuonte pellazgëve Prometheu, Pallamedi, Horfeu, Muzeu. Por njihej gjithashtu origjina fenike e shkronjave pellazge. Për këtë vërtetojnë format dhe emrat e shkronjave më të lashta pellazge me ato fenike. Por alfabeti fenikas nuk kishte zanore, ndërsa gjuha pellazge i kishte zanoret si elementin kryesor të shkrimit. Shkronjat më të lashta pellazge janë ato të Melit, Teres dhe Kretës: a, b, c, e, ë, f, g, gj, i, j, l, k, m, n, o, p, q, r, s, t, th, v, y, z, x”.

Prof. Nebi Agolli kur thot se pellazgët e kanë mar shkrimin fonetik dhe alfabetik nga fenikasit, ai nuk e ka të njohur se pellazgët janë popull Alban të shpërndar nga Himalajet e deri në Atlantik, ku përfshihen edhe fenikasit, të cilët nëpërmjet kolonive të tyre në Afrikën Veriore, kanë pasur ndikim direkt nga shkrimi më i përsosur egjiptas. Ai, vet këtë të vërtetë e tregon kur thot se “…në lashtësi shpikja e alfabetit ju atribohet pellazgëve….”. Mandej, kur thot: “Por njihej gjithashtu origjina fenike e shkronjave pellazge”, ai nuk e ka të njohur se shkrimi fenikas është një derivat i shkrimeve pellazge. Këtë më pas e vërteton edhe ai vet kur thët: “Por alfabeti fenikas nuk kishte zanore, ndërsa gjuha pellazge i kishte zanoret si element kryesor të shkrimit.”

Sa i përket alfabetit etrusk, thuhet se lulzoi në shekujt prej VII - IV para Krishtit në Chius, Todi, në rajonin e Umbrias dhe në Tarquina e Capua.

Përpos shkrimit të Mesopotamis dhe të Egjiptit, përmendet edhe shkrimi ballkanik i Kretës. Në një rast, në “Historia e Herodotit” thuhet: “Kreta ka pasur kulturën e vet të veçantë, më të vjetër se kultura Mikene, por më karakteristike është sidomos shkrimi pellazgjik i Kretës”. )222

Nga ky citat, kuptohet se kultura e Kretës i paraprinë kulturës mikenase. Këtë e tregon zhvillimi i përgjithshëm në Kretë pas sjelljes së ligjeve të Minosit, ku janë zhvilluar shumë arti dhe shkenca. Më e rëndësishme për këtë kohë në Kretë ka qenë formimi dhe zhvillimi i shkrimit te populli pellazg të kësaj ujdhese të Mesdheut.

Sa i përket përhapjes së alfabetit pellazg në gadishullin e Apeninës, në një rast, Plini Sekunda thot: “Germat e alfabetit i sollën në Latë pellazgët”. )223 Nga kjo kuptohet se latinët nuk i kanë pranuar shkronjat e alfabetit nga grekët, por ata, i sollën pellazgët në Itali.

Nga “Historia e Herodotit”, kuptojmë se pas shpërnguljes së Tirenit me njerzit e vet nga Lidia, ai shkon në perëdim të Italisë, për të cilin Herodoti thot se ata kanë pasur kulturë shumë të lartë dhe kanë ndikim të madh te latinët dhe se nëpërmjet të tyrenve latinët e kanë pranuar alfabetin e pellazgëve. Nga kjo që u tha, është e qartë se latinët e kanë mar dhe e kanë përdor alfabbetin pellazg, të cilin më vonë e përsosin duke ia përshtatur grafenat gjuhës së tyre latine.

Për deri sa filologu Giuseppe Catapano, nëpërmjet të gjuhës shqipe zbuloi shumë gjëra për kulturën dhe gjuhë albane të egjiptasve, shkenctarja Nermin Vlora – Fakacki nëpërmjet të deshifrimit të një numri të madh të mbishkrimeve gurore të vjetra e ka zbuluar shkrimin dhe gjuhën pellazgjike.

Kur jemi te Nermini, ajo ka bërë një studim shum të rëndësishëm në veprën “Gjeneza e gjuhës shqipe”, ku janë dhënë shpjegime të shumë mbishkrimeve gurore të gjetura në Ballkan, në Apenine dhe në gadishullin Pirinej. Te të gjitha ata mbishkrime gurore, shkenctarja ka konstatuar se janë mbishkrime gurore me shkrimin dhe me gjuhën pellazge. Nga kjo shihet se shkrimi pellazg ka qenë i shpërndar në tërë pellgun e Mesdheut dhe në tërë Europën. Deshifrimi i mbishkrimeve guror, janë fakt i gjall me të cilin dëshmohet shkrimi pellazgjik, që është i pa kontestueshëm. Ky shkrim është fakt që tregon se shkrimet e para të shqipes nuk jan shkrimet e mesjetës, por, janë mbishkrimet e shumta gurore, të deshifruara me anë të gjuhës shqipe.

Me këtë, Nermin Vlora-Fallacki e ka dëshmuar zbulimin e shkrimit alfabetik të pellazgëve. Duke i deshifruar mbishkrimet e vjetra nëpër gur, Nermini i ka zbuluar edhe shkrimet e para të gjuhës pellazgo – shqipe.

Për alfabetin pellazgjik, Nermini e thot këtë: “Alfabetin fonetik e kanë zbuluar dhe përhapur pellazgët në vende të ndryshme të botës, atje ku arritën me aniet e tyre të shpejta dhe të përsosura”. )224

Në bazë të studimit dhe të interpretimeve të shkrimeve epigrafike të shumta, nga lashtësia, Nermin Vlora Falaski, ka ardhur në këtë përfundim: Të gjitha mbishkrimet gurore të zbuluara në Ballkan, në Apenine dhe në gadishullin e Pirinejt, janë shkruar me shkrimin pellazgjik dhe me gjuhë pellazge. Kjo shihet nga përdorimi i të njëjtave fjalë, si: uj, shi, urë, hair, yll, anie, a ( ashtë ), liri, gajret, e, kaj, lene, zi, fis, ron, etj. janë fjalë të vjetra pellazge, gjegjësisht, fjalë ilire, epirote, maqedone, dardane, etruske, pirineje e tjer, të cilat mund të deshifrohen apo interpretohen vetëm me anë të gjuhës shqipe. Disa prej këtyre fjalëve, i hasim vetëm në gjuhën shqipe, nga të cilat mund të përfundojmë se shqipja, gjegjësisht pellazgjishtja është një gjuhë që i ka rrënjët nga koha para albane, d.m.t. para indoeuropjane. Mbishkrimet e vjetra gurore në gjuhën pellazge, me shkrimin e vjetër pellazg, të deshifruara, gjegjësisht, të shpjeguara me anë të gjuhës shqipe, që e ka bërë glotologëja Nermin Vlora Falaski, definitivisht e ka vërtretuar dhe argumentuar shkrimin dhe gjuhën pellazge nëpërmjet të gjuhës shqipe si trashëguese e albano- pellazgjishtes.

Në histotrin e shkrimeve , bëhet fjalë, kinse, pellazgët dhe grekët shkrimet e tyre alfabetik i kanë marur nga fenikasit nëpërmjet të Kadmit. Si u pa më lart, pellazgët vet e çpikën alfabetin fonetik. Ndërsa, për grekët nuk është e vërtetë, për arsye se Kadmi ka ardhur në Beotijë me urdhrin e të atit Agenor – mbretit fenikas, për ta kërkuar motrën e tij Europën. Kjo ka ndodh në kohën kur motrën e tij e grabit Zeusi dhe e dërgon në Kretë. Kjo don të thot, se kjo ngjarje ka ndodh para Luftë së Trojës, në shekujt XV ose XIV para e. r. Ndërsa helenët janë të ardhur në jug të Ballkanit në shekujt IX – VIII dhe VII para e.r. Nga kjo kuptohet se grekët e kanë mar shkrimin alfabetik nga pellazgët e jo nga fenikasit nëpërmjet të Kadmit.

SHKRIMI QIRILIK. - Në shekullin IX të e.r. me ftesën e mbretit Ratisllav të Moravis së Madhe, dy vëllezrit Qirilli dhe Metodi nga Selaniku, shkojnë në misjon për përhapjen e Krishterizmit. Fillimisht, dy vëllezrit, me prejardhje nga maqedonasit e lasht pllazgjik, u përballën me dy probleme të rënda. Prandaj, ata së pari e mësuan gjuhën çeke, e mandej, i hynë punës që alfabetin fonetik pellazgjik, ta përshtatin për gjuhët sllave. Në këtë rast, në realitet, nuk çpikën ndonjë alfabet të ri, por, ata nga një derivat i alfabetit fonetik të pellazgëve, e formojnë një alfabet të ri, duke ia përshtatur gjuhës slave që fltrej në Moravin e Madhe.

Këtë alfabet në fillim e quajtën shkrim gllagolik. Por, më vonë, nxënësit e tyre, për nder të mësuesit të tyre Qirillit, ata e quajtën alfabeti qirillik. Më vonë këtë shkrim alfabetik, duke ua përshtatur gjuhve të tyre, i formuan alfabetet tjera të popujve slave.

Për prejardhjen e Qirillit dhe të Metodit nga maqedonasit e lasht pellazgjik, e vërtetojnë domethënëja e titujve të tyre që kanë domethënie shqip. Për këtë ka shpjegim të gjersishëm në veprën e A.Krosit “Pellazgo – shqiptarët”, në faqen 436. Këtë e vrteton edhe përdorimi i shumë fjalve shqipe në fjalorin që e përdornin Qirilli dhe Metodi. Në këtë rast, unë do ta ceki vetëm fjalën DUF të gjuhës shqipe, që sllavët, si thot etimologu rus Trubeckoi, fonema “f-ë” nga të gjitha gjuhët e ndryshme, në gjuhët sllave bëhet “h-ë”, që në këtë rast, në vend të fjalës shqipe duf, bëhet fjalë sllave -duh, si shprehje e shpesht në gjuhët sllave.

Johan Georg Von Hahni që nga viti 1845 udhtoi nëpër Shqipëri dhe filloi ta studioj gjuhën, kulturën dhe zakonet shqiptare. Si thot përkthyesi i librit të Hahnit “Shënime përmi shkrimin e vjetër pellazgjik”, Eqrem B. Vlora në faqen 10 të parathënies thot këtë: “... ka udhtuar me të tër anët e atdheut ton, duke shkruar për mbi çdo çështje që ju duk me rëndësi, e i botoj këto mendimet e tija në dy vivlla të quajtur “Studime albane”, nga të cilat e paç sot, që gjendemi në një trazir përmi zgjedhjen e një shkrimit për gjuhën tonë, të nevojshme, të përkthej fletët përmbi Abecen e shqiptarvet”. Mëtej shpreh mendimin e tij, se shqiptarët kur do ta lexojnë këtë përkëthim do të habiten dhe do të gëzohen kur do të kuptojnë se edhe shqiptarët kanë pasur shkrimin e vet të vjetër antik.

Për mirësin që bëri Hahni me shpëtimin e abeces së vjetër të pellazgëve, Eqrem B. Vlora i shpreh falnderim për ate që ai e lejoj përkthimin e librit të tij “Shenime përmi shkrimin e vjrtër pellazgjik”.

Për krejt këtë, me shumë rëndësi është se Hahni nga Janina, më 24.10.1849 botërisht e bëri të njohur zbulimin e alfabetit të Todhrit, të cilën e botoi në të njëjtin vjet në Vjenë. Alfabetin e zbuluar të Todhrit, Hahni e pagëzoi “ALFABETI PELLAZGJIK”, duke u nisur nga ajo se ai prej më para ishte i bindur se gjuha shqipe rrithte drejtpërsëdrejti nga ilirishtja, ndërsa ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja.

Për prejardhjen e alfabetit të Todhrit ka shumë mendime. Vet Hahni, si u tha më sipër, ka pasur bindje të qartë, se është shkrim pellazgjik. Të jet e qartë se alfabeti i Todhrit ësht një derivatë i shkrimeve të vjetra pellazgjike të përdorur që nga antika e hershme, e deri në kohën e Todhrit si shkrim që është përdor nëpër kisha, por ka qenë edhe në përdorim të intelektualve shqiptar për këmbim mendimesh me shkrim si dhe në letërkëmbimin e tregtarve shqiptar.

Këtë na e vërtreton edhe shkenctari rus Aleksandër Novik, me kumtesën e tij, me titullin “Shqiptarët në Perandorin Ruse në shekujt, XVIII – IXX, të dhëna të reja në fushën arkeologjike, historike dhe etnografike” me zbulimin e alfabetit të Elbasanit, të shekullit XVII, d.m.th. prej para 400 vjetve në Ukrahinë. Ky shkrim i gjetur në Ukrahinë supozohet se me siguri ka ardhur deri në Ukrahinë nëpërmjet të letërkëmbimeve të tregtarve shqiptar para katër shekujve .


ROLI I PELLAZGO-SHQIPTARËVE

NË PËRHAPJEN E KRISHTERIMIT


Misionari i Jezu Krishtit, Shën Pali, në vitin 66 shkeli në tokën evropiane, në kryeqendër të provincës së Epirit të Vjetër, në Nikopol, prej ku iliro-shqiptarët ishin të parët që e përqafuan krishterimin, si besim në një zot dhe filluan ta përhapin atë nëpër qytetet më të zhvilluara pellazge të Ballkanit perëndimor dhe qendror, si në Apoloni, Durrës, Shkodër, Tivar, në Dubrovnik e më tutje dhe në drejtim të Selanikut, në Herakle (Manastir), Veles, Shkup, Nish etj.

KONSTADINI I MADH me origjinë dardane, i lindur në rrethin e Nishit, si Perandor i Romës, më 313 e shpalli të lirë krishterimin në gjithë territorin e Perandorisë së Romës. Pas shumë aktiviteteve që bëri, në vitin 325 organizon tubimin e njohur të Nikes dhe e shpalli krishterimin si konfesion zyrtar në Perandorinë e tij Romake. Konstadini i Madh ka merita të mëdha për përhapjen e krishterimit në perandorinë e Romës, e në veçanti në Ballkan.

SHËN NIKETA sipas shokut të tij të ngushtë, Shën Paulinit, ishte i lindur diku afër Shkupit. Ai e zhvilloi me shumë sukses misionin e tij në përhapjen e krishterimit në mes të popullatës së provincës dardane në kohën prej vitit 366 e deri më 414. Krahas veprimtarisë praktike, Shën Niketa, sipas shkrimtarit Genadi, ka shkruar shumë vepra me përmbajtje fetare, prej të cilave shtatë prej tyre janë ruajtur në tërësi, ndërsa të tjerat kanë mbetur vetëm në fragmente. Ky ishte intelektual i madh dardan dhe ka dhënë kontributin e tij dyzet e tetëvjeçar, prandaj Papa i Romës e shenjtëron Shën Niketën.

Një veprimtar tjetër me prejardhje ilire është Shën Jeronimi, bashkëkohës i Shën Niketës, i cili ka dhënë kontributin e tij në ngritjen e vetëdijes dhe të kulturës krishtere te populli ilir.

Aleksandër Stipçeviqi kur bën fjalë për kulturën dhe gjuhën ilire të kohës së Shën Niketës dhe të Shën Jeronimit, thotë:

“Fakti se ilirët deri në Perandorinë e vonshme (romake, A.K.) flitnin ekskluzivisht në gjuhën e tyre, e tregon edhe Shën Jeronimi që ishte me origjinë ilire.”

Figura madhështore e Shën Jeronimit ishte me origjinë ilire, i lindur në Stidon, qytet në Grahovo polje të Bosnjës, dhe jetoi në kohën prej vitit 340 – 420. Ishte person shumë i ditur dhe kishte një kulturë të gjerë. Ai ka zhvilluar një veprimtari të shkëlqyeshme në përhapjen e besimit në një zot të krishterimit në mesin e popullatës ilire. Krahas veprimtarisë praktike krishtere, Shën Jeronimi ka përkthyer Dhiatën e vjetër nga hebraishtja në latinisht, ndërsa Dhiatën e Re e ka përkthyer nga greqishtja e vjetër në latinisht. Sipas Aleksandër Stipçeviqit, ky përkthim është botuar me titullin “Vulgata” dhe është në përdorim edhe sot e kësaj dite në kishat katolike. Nga kjo shihet se Shën Jeronimi ka pasur një kulturë të lartë dhe krahas gjuhës amtare pellazge, domethënë të folurën dialektore të ilirishtes, ai i ka njohur shumë mirë gjuhët hebraishten, greqishten e vjetër, arabishte, dhe latinishten. Në të njëjtën kohë, na jep të kuptojmë se sa besimtar i fortë ka qenë dhe se ka dhënë kontributin e tij për përhapjen e krishterimit Zot.

Nga kjo shihet se sa kontribut të madh kanë dhënë Shën Jeronimi si ilir, bashkë me dardanin Shën Niketën, pas shpalljes së krishterimit si konfesion i zyrtarizuar në Perandorinë e Romës nga koha e Kostadinit të Madh.

Justiniani i Parë lindi në fshatin Taor, shtatë kilometra afër Shkupit, i cili si Perandor i Bizantit, pas shkatërrimit të Shkupit nga tërmeti katastrofik në vitin 518, sipas Prokopit të Cezares, e ndërtoi tërësisht qytetin e ri. Ndërtimin e qytetit të ri e promovoi në vitin 535 dhe e quajti Justiniana Prima. Në kohën e tij u ndërtuan edhe shumë tempuj fetarë në Shkup e rrethinë. Justiniani i Parë e përhapi krishterimin në tërë perandorinë e Bizantit dhe vuri rend me kode të veçanta juridike.

Justiniana Prima është Shkupi i sotëm me çarshinë e vjetër pranë kalasë. Kryeqendrën e Prefekturës së Ilirikut, Justiniani i Parë e transferoi prej Selanikut në Justiniana Prima, d.m.th. në Shkupin e sotëm. Në të njëjtën kohë, Justiniana Primën e bëri edhe qendër të konfesionit të krishterë, por vetëm për Ilirikun e veriut, ndërsa Selaniku edhe më tutje mbeti qendër fetare për Ilirikun e jugut. Nga kjo shihet se qendra e provincës dardane në Shkupin e vjetër, Perandori Justiniani i Parë formoi Prefekturën e Ilirikut (Ilirisë), e cila shtrihej prej Danubit në veri, e deri në Kretë në jug. Qirilli dhe Metodi janë dy vëllezër, bijtë e një oficeri nga Selaniku, të cilët kanë kryer dy misione të rëndësishme kulturore. Misioni i parë i tyre ka qenë në Lindje të Afërt. Ndërsa, misioni i dytë ka qenë me thirrjen e mbretit të Moravisë së Madhe Ratisllavi.

Në misionin e Qirillit dhe Metodit në Moravi të Madhe, përballen me shumë vështirësi të mëdha gjuhësore dhe politike. Megjithatë, ata e kryen me shumë sukses misionin e dytë të tyre në Moravi të Madhe, duke zhvilluar një seri ndërmarrjesh të aktiviteteve të rëndësishme, që luajtën një rol të madh në ngritjen e kulturës krishtere te sllavët. Hapi i parë i dy vëllezërve ishte mësimi gjuhës sllave, që të mund të jepnin shpjegimet e duhura të krishterimit. Hapi i dytë ishte ndërmarrja e Qirillit për përpilimin e alfabetit gllagolik të sllavëve. Këtë alfabet, nxënësit e tyre, për nder të Shën Qirillit, e quajtën alfabet qirilik. Më vonë bënë edhe përkthimin e Biblës në gjuhën e vjetër sllave.

Veprimtaria e mësuesve Qirilit dhe Metodit në zhvillimin arsimor, kulturor dhe në veçanti, për përhapjen e konfesionit të krishterë, si besim në një zot, në mënyrë të vendosur e kanë përhapur te popujt e Lindjes së Afërme, te popujt e Ballkanit, si te ilirët, grekët, vllehët, rumunët e të tjerë, si dhe te mbarë sllavët duke filluar nga Moravija e Madhe.

Emrat e mësuesve të mëdhenj Shën Qirilli dhe Shën Metodi, nuk janë emra personalë të tyre, por janë tituj nderi, njësoj si titulli Loksi për Apolin dhe Loksie për motrën e tij Artemidën.

Emri Qirilli është i përbërë prej dy fjalëve pellazgo-shqipe, qiri dhe illi. Fjala qiri është emër i mjetit që bënë dritë, që edhe në shqipen e sotme përdoret pa kurrfarë ndryshimi. Ndërsa fjala tjetër illi është emër i trupit qiellor, i cili në gegërishten e jugut përdoret pa ndryshim -ill, i skajuar –illi, e që në gjuhën letrare përdoret ma –y, d.m.th. –YLL ose YLLI. Emri Qirilli në shqip ka kuptimin se ai është person që shndrit si qiriu dhe se është si ylli i lartë i qiellit, kjo është shprehje apoteoze. Fonema e parë e emrit Qirilli, në maqedonishten e sotme përdoret fonema k-ë, d.m.th. Kirill, është ndërrim i zakonshëm i fonemave të ngjashme. Te ky emër, i-ja e fundit e fjalës qiri, dhe i-ja e parë e fjalës illi janë shkrirë në një –i dhe thuhet Qirilli. Emri Metodi, është po ashtu titill, dhe është i përbërë prej fjalve pellazgo-shqip, met, o dhe di. Fjala e parë met, ka kuptimin e fjalës së sotme ment ose mend. Fonema –o është folje me qenë dhe ka kuptimin e foljes oshtë (është). Kurse fjala e tretë di, është fole me ditë. Prej nga emri Metodi do të thotë mendja është dituri. Nga fjala metodi, rrjedh dhe fjala metodika, ku i shtohet edhe folja me pas – ka, si traditë gjuhësore pellazge.

Nga kjo kuptojmë se, emrat Qirill dhe Metodi janë tituj nderi te pellazgët që me emrin Qirill, simbolizojnë dritën e qiriut, d.m.th. dritën e diturisë dhe Metodi me kuptimin se, mendja oshtë (është) dijeni ose dituri.

Gjergj Kastrot-Skënderbeu ishte i vetmi strateg ushtarak dhe trim legjendar që e mbrojti atdheun me forcën e popullit shqiptar, nën flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krerësh. Ai zhvilloi njëzet e katër beteja me osmanlinjtë dhe gjithmonë ka dalë fitues. Disa beteja i zhvilloi me sukses edhe në territorin e Maqedonisë së sotme. Siç thotë Marin Barleti, një betejë e zhvilloi pranë Shkupit. Këtë e vërtetojnë edhe varrezat e vjetra në f. Sillare të Epërme të Shkupit dhe varrezat e Kishës në Raçe (Rashçe) të Shkupit.

Të mos harrojmë se, sipas Marin Barletit, kur shtetet e Italisë dhe vetë Vatikani në Romë u rrezikua nga perandoria e Galisë, e thirrën në ndihmë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Nën komandën e tij, ishte ushtria e tij që e kaloi Adriatikun dhe bashkë më ushtritë e mbretërive të Italisë, i shpëtoi nga okupimi i Galisë.

Shumë dijetarë, me plotë të drejtë, Gjergj Kastriot-Skënderbeun e quajtën shpëtimtar të Evropës dhe të kulturës së saj evropiane.

Pjetër Bogdani ishte shqiptar i shkolluar dhe dy herë doktor: - doktor i shkencave teologjike dhe doktor i filozofisë. Pjetër Bogdani me përgatitjet e larta profesionale, për një kohë të gjatë shërbeu si Kryepeshkop në Shkup. Si Kryepeshkop, ai zhvilloi një veprimtari të gjerë konfesionale dhe politike. Pas hyrjes së ushtrisë austriake në Shkup, ai e shoqëroi gjeneralin Pikolomin gjatë gjithë kohës sa qëndroi në Shkup. Ai tregoi një vendosmëri në luftë kundër okupatorit, gjë që shihet se në aleancën anti-osmane i premtoi 5000 luftëtarë shqiptar.

Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza e lindur në Shkup dhe që e përfundoi veprimtarinë e shenjtë humanitare në Kalkutë të Hindisë, është një shëmbëlltyrë e rrallë humane në botë. Ajo me gojën e vet ka deklaruar se me gjak është shqiptare, ndërsa me bindje dhe me zemër i takon konfesionit katolik. Për veprimtarinë e madhe të saj humane, mori çmimin Nobël, e më pas, kjo figurë madhështore katolike u shenjtërua në Romë me manifestime madhështore, ku u përcoll edhe nga qindra mijëra shqiptarë. Sot në çdo qytet dhe në çdo fshat në territorin ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni, ka toponime Kisha, Kodra e kishës dhe Çeshma e Kishës. Këto janë fakte që dëshmojnë se shqiptarët kanë pasur kulturë dhe botëkuptim krishterë. Por kur ata u islamizuan, ndërtuan edhe tempujt islamik, e nuk ngelën pa fe e pa kulturë.

Një veprimtari të këtillë kulturore dhe konfesionale duke filluar nga apostulli Pavle e deri te Pjetër Bogdani dhe Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë, u bëj pyetje zotërinjve të mjerë, a nuk mjaftojnë si dëshmi të pakontestueshme të përhapjes së kulturës iliro-shqiptare me përmasa të gjera gjithëpopullore? A ka mbetur ndonjë zbrazëtirë për ofendime të paskrupullta ndaj popullatës shqiptare në Maqedoni?

Nuk është e rastit ardhja e Papës së Romës në Shqipëri, pas rrëzimit të pushtetit komunist. Posa arriti në Shqipëri, në Shkodrën e lavdishme, me plotë mburrje u lëshua poshtë dhe e puthi tokën e lavdishme arbërore, prej ku lindën shumë njerëz, që shumë e deshën fenë dhe dhanë maksimumin për përhapjen e kulturës dhe besimit në një Zot.

Nga këto paraqitje, me fjalë të shkurtra, shihet qartë se shqiptarët e Maqedonisë së sotme kanë jetuar në kontinuitet të plotë, pa ndërprerje nga stërlashtësia e deri më sot dhe kanë pasur kulturë të zhvilluar, ashtu si në gjithë Evropën e civilizuar.

Nga mjetet që janë harxhuar për Enciklopedinë maqedonase është dashur që proporcionalisht të financohen edhe akademikët dhe shkencëtarët shqiptarë të Maqedonisë, si dhe të përkatësive të kombeve të tjera të këtij shteti. Enciklopedia e maqedonasve të tërhiqet dhe pas pjesëmarrjes proporcionale të akademikëve dhe shkencëtarëve të të gjitha kombeve të Maqedonisë, të botohet Enciklopedia e Maqedonisë si shprehje e plotë e maqedonasve, shqiptarëve dhe e të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoni.



Download 1,49 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   19




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish