Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet160/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   156   157   158   159   160   161   162   163   ...   352

Ushtrimet Cross-Fit

Rutina e ushtrimeve cross-fit përmban një numër të ushtrimeve të ndryshme, disa prej të cilave janë shumë intensive. Sidoqoftë, nuk është e nevojshme të ndiqni ndonjë rutinë strikte për të përfituar nga këto ushtrime.



Burpees

Nëse bëni së paku dhjetë burpees brenda një minute, do t’ju ndihmoj të digjni 14 kalori për një minutë. Veç kësaj, ky ushtrim edhe e përmirëson metabolizmin.



Kërcimi me litar

Përveç që është një ushtrim që bën të përfshihen më shumë muskuj sesa në vrapim, kërcimi në litar është edhe argëtim, transmeton Telegrafi.


Nëse bëni 10 kërcime për minutë, do të digjni rreth 13 kalori për çdo minutë.

Kërcimet Squats

Kërcimet Squats janë të thjeshta për tu bërë dhe ndihmojnë të digjni 14 kalori për 20 sekonda, gjë që është rezultat i mahnitshëm.


Shpërthen Fiori Dardha: Veliaj po e bën Tiranën të pajetueshme!
Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Fiks Fare” nw “Top Channel”, Fiori Dardha, është shprehur e revoltuar me mënyrën si po menaxhohet Bashkia e Tiranës. Ajo ka marrë shkas nga bllokimi i makinës që i ka bërë Policia Bashkia për parkim të gabuar, për të shprehur qendrimin e saj.

“Bashkia duhe të sigurojë parkim qoftë edhe me pagesë”, shprehet ajo në Instagram ku ka postuar edhe fletat e gjobave.

“Do të ishte më e ndershme të propozojë një ligj si në komunizëm, për ndalimin e qarkullimit të makinave private, sesa të më gjobisë vjedhurazi”,- shkruan Dardha e cila aktualisht moderon emisionin “Fiks Fare” në “TCH”, bashkë me Genti Pjetrin.

Statusi i plotë i Fiori Dardhës:

“Kjo nuk është Tirana që dua!

Dje dhe sot kam marrë dy gjoba për parkim të gabuar. Parkimin, njësoj si pardje, e kam bërë ekzakt në të njëjtin vend. Në fakt, ai është i vetmi vend, ku mundësohet parkimi në lagjen time, tek Prokuroria e Përgjithshme.

Deri sot, nuk kishte asnjë tabelë që më ndalon parkimin. Praktikisht, kam marrë dy gjoba të paligjshme, sepse Bashkisë, i vrasin sytë makinat dhe preferon biçikletat. (Ky është hamendësimi më dashamirës që mund të bëj.) Por unë nuk mund të bëj sikur jam tip kaq trendy sa të më pëlqejnë biçikletat.

Nuk mund të bëj dot as si pariziene e vogël dhe të shkoj në punë, të dal shëtitje apo të bëj pazar duke vënë tek koshi i biçikletës disa lule, një baguette apo pak djathë brie.

Tirana jonë është me ajër kaq të ndotur, me kaq pak gjelbërim, me rrugë kaq të prishura dhe me gropa, sa nuk mund të tallem dot me veten dhe të pranoj se biçikleta është zgjidhja. Preferoj më mirë të paguaj taksat për makinën time.

Nëse Bashkia nuk është në gjendje të më sigurojë parkim, qoftë edhe me pagesë, do të ishte më e ndershme të propozojë një ligj si në komunizëm, për ndalimin e qarkullimit të makinave private, sesa të më gjobisë vjedhurazi apo të më heqë arbitrarisht çdo hapësirë parkimi.

Nëse “Tirana që duam” do të ndërtohet kundër qytetarëve të vet, atëherë preferoj të jetoj në Londër! Dhe nëse kështu u bëkërka shteti, atëherë më duhet të rikonsideroj idenë se Donald Trump është i zgjedhshëm!”.



Fotolajm/ Vrenozi, ‘armiku’ i Ramës, armatoset pas thirrjes së Berishës
Kkorçari bloger Ilir Vrenozi, i cili njihet për kritikat e tij thumbuese ndaj kryeministrit Rama, pas kërcënimeve që ka marrë kohët e fundit, ka vendosur që të shpalosë arsenalin e rëndë...

Ai ka postuar në profilin e tij në Facebook disa foto nga viti 1997, ku ai shfaqet i veshur me kamuflazh ushtarak dhe i superarmatosur.

Sipas komentit të Vrenozit, fotot janë bërë në kohën kur ai bashkë me disa shokë të tjerë ishin punëtorë në fabrikën e lëngjeve “Melina” të Korçës.

Për të mbrojtur vendin ku punonin nga shkatërrimi dhe plaçkitja e bandave të 1997-s, punëtorët e kësaj fabrike, sipas Vranozit, u armatosën madje rëndë duke e mbrojtur të paprekur fabrikën.

Ja komenti i Ilir Vrenozit në Facebook:

“Duke shfletuar ‘FOTO NOSTALGJIA’

MARS 1997

Ne kohen e luftes duke mbrojtur fabriken ‘Melina’ ne te cilen edhe punoja ....

(Me bene dy foto pershtypje , ku une kam lidhur afer kallashit nje flamur te bardhe te vogel ... qe simbolizon ‘paqen’

per ate kohe ishte shume domethenese...!!!

Fabrika e Melines, ishte nga te rrallat qe i shpetoj shkaterrimit te turmave te armatosura...”.


Foto/ Ja 6 ushtrimet më të mira për vithe të ngritura e seksi, siç i pëlqejnë çdo mashkulli

Vithet i kanë tre muskuj kryesor që punojnë së bashku për të na ndihmuar t’i lëvizim pjesët e larta të këmbëve.

Këta muskuj janë: gluteus minimus, gluteus medius dhe gluteus maximus.

Amanda Lee, yll palestre, thotë se në çdo hap që e bëjmë, ne i përdorim këta muskuj

Kur Amanda ishte adoleshente, ajo ishte shumë e hollë dhe peshonte 44 kilogramë, transmeton telegrafi. Ajo dëshironte të përmirësonte pamjen fizike, prandaj e kishte ndryshuar dietën e zakonshme në një të shëndetshme dhe kishte filluar ushtrimet intensive fizike.

Sot, mijëra apo qindra mijëra vajza anë e mbanë botës dëshirojnë të jenë si ajo.

Sidoqoftë, ajo jua sugjeron këto ushtrime për të pasur një të pasme të ngritur dhe aq seksi sa e çmend çdo mashkull.
Pesë yje të kinemasë që e kanë nisur me porno

Shpesh pornografia “shkrihet” me Hollivudin dhe nuk janë të paktë ata që rrugën drejt suksesit në ekranin e madh e kanë kaluar nga filmat me “pullë të kuqe”.

Mes tyre ka emra që i kemi dëgjuar, të tjerë që mundohen të harrojnë këtë pjesë të jetës së tyre, apo ata që janë munduar ta fshehin, por pa sukses,eE në fund janë detyruar dhe kanë pranuar me gojën e tyre se dikur kanë qenë protagonistë në filma pornografikë.

Më poshtë pesë emra të famshëm të ekranit hollivudian që ndoshta s’e keni ditur që e kanë nisur gjithçka nga pornografia:



Cameron Diaz - Bjondja e famshme për buzëqeshjen e saj nuk është “aq engjëllore sa duket”. Ironikisht edhe vetë titulli i filmit për të rritur ishte “Ajo s’është një engjëll”. Në ato pak pamje që kanë siguruar mediat rozë në SHBA ndër vite, Cameron shfaqet e zhveshur në një poster me një mashkull të lidhur. Me marrjen e famës në rolin e filmit “Maska”, aktorja bëri gjithçka që videoja e saj ‘soft porn’ të mos publikohej kurrë sepse mund t’i rrezikonte imazhin në Hollivud.

Në 2013, producenti i filmit u përpoq ta shantazhojë duke i kërkuar 3.5 milionë dollarë në këmbim të mospublikimit të fotove lakuriq të saj, por në vend të parave mori 3.5 vite burgim pas denoncimit të aktores. Edhe sot, kur është 42 vjeç dhe në listën e aktoreve më të paguara hollivudiane, ajo po bën gjithçka që të mos dalë asgjë nga e shkuara e vet, ashtu si në rolin te filmi i fundit komedi, “Sex Tape”.



Arnold Schwarzenegger - Vetë Guvernatori ka pranuar “anën e errët” të tij kur ishte një 20-vjeçar, duke rrëfyer se ka marrë pjesë në një orgji, ndërkohë që qarkullojnë edhe disa pamje që e shfaqin atë duke ‘tymosur’ hashash. Në vitin 1977 pozoi nudo për disa revista homoseksualësh, duke hedhur hapat e parë të bindjes së vet se “homoseksualët vuajnë të njëjtin paragjykim si bodybuilders”. Vite më vonë, kur u bë Guvernator i Kalifornisë, Arnold firmos dy ligje që ligjëruan martesat homoseksuale në shtetin që drejtonte.

Matt LeBlanc - Pjesa më e madhe e njohin për rolin e tij në serialin e famshëm “Friends”. Para se të fitonte rolin në këtë serial komik, ishte pjesë e një ‘seriali’ pak më të shkurtër me pullë të kuqe; “Red Shoe Diaries”, një film pornografik ‘soft’ i viteve ‘90 me katër seri.

David Duchovny - Narrator dhe aktor i “The Red Shoe Diaries”. Aktori i X-Files duket se jo gjithmonë ka qenë në kërkim të shpjegimit të fenomeneve të mistershme jashtëtokësore.

Jackie Chan - E vështirë të besohet, por njeriu i fortë i arteve marciale në Hollivud s’e ka nisur karrierën e tij duke dhënë grushta e shqelma për “të këqijtë”. Në fillim të viteve ‘70, Jackie punonte si dublikant për skena të rrezikshme dhe të ardhurat ishin të pakta. Mendoi se mund t’i shtonte ato duke u bërë pjesë e një filmi pornografik (dhe komik) në Hong-Kong./TCh/
Bizneset dhe pasuria e ish-banores së Big Brother, Xhensila Pere
Edhe kur ishte në lojë, edhe tani që i është rikthyer jetës normale Xhensila komentohet si vajza e pasur që nuk i mungon asgjë.

“Kur flitet për pasuri unë filloj numëroj gjërat që nuk blihen me para, dhe jam shumë e pasur. Jam aq e pasur sa nuk kam nevojë për dikë që të jetoj dhe bëj një jetë ashtu si dua unë pa i kursyer vetes asgjë. Më pëlqen bota e biznesit ndaj jo më kot këtë vit po hap më shumë se një biznes timin”,- shprehet ajo.

Kur ishte në “Big Brother” miqtë e saj thanë se Xhensila kishte një kompani birre, ndërkohë që ende nuk dihet se në cilat fusha i ka shtrirë bizneset e reja.

Paralelisht me punën, ajo nuk lë mënjanë profesionin si modele. Ndaj“Story” ju sjell pozën e parë nga seti shumë i veçantë i fotove artistike bardh e zi, që ka realizuar së fundmi.


Ja qyteti ku meshkujt kanë më shumë se 3 të dashura…
Nëse dikush dëshiron të ketë tre të dashura njëkohësisht dhe të mos ndihet në faj, mund të shkojë të jetojë në një qytet të Kinës, ku të paturit më shumë se një partnere është më se normale.

Dongguan është i pozicionuar në jug të Kinës. Aty mund të konsiderohet thuajse si normë që banorët të kenë 3 të dashura në të njëjtën kohë. Kjo pasi raporti i femrave dhe i meshkujve është në disbalancë, përkatësisht 89 meshkuj për çdo 100 femra.

Për disa mund të duket si një privilegj, por për banorët e këtij qyteti kinez të pasurit e disa të dashurave është diçka e domosdoshme.

Një burrë nga qyteti i Dongguan tha për mediat se është e turpshme për ta që të kesh vetëm një të dashur, pasi të gjithë do ta tallnin. E ndërsa një tjetër banor u shpreh se është më e lehtë për të gjetur një të dashur sesa një punë në qytet.

Situata është normale edhe për Xiao Lin, i cili tha për “Mail Online” se ka tre të dashura. Të gjitha e dinë për njëra-tjetrën.

“Shumë nga miqtë e mi po ashtu bëjnë të njëjtën jetë si unë”,- tha ai.

Marrëdhënia e pazakonte vjen si pasojë e diferencës së madhe midis numrit të meshkujve dhe femrave në vend.

“Është më e thjeshtë të gjesh një të dashur, sesa një punë. Unë kam tre të dashura dhe ato janë në dijeni të këtij fakti. Kjo konsiderohet si një gjë shumë normale. Ka kudo vajza të bukura të cilat janë të gatshme edhe të na ndihmojnë ekonomikisht vetëm për të patur një të dashur. Meqënëse është kaq e thjeshtë, përse të mos kem disa?”,- thotë Xiao Lin.

Shumë meshkuj në Dongguan kanë punë prej të cilave nuk fitojnë shumë, por ata s’e kanë problem këtë gjë. Të dashurat e tyre të shumta do paguanin vetëm për të patur pranë tyre një mashkull.

Ledion Liço: Më mirë të mbillja qepë, se sa të bëja televizion

I kontaktuar nga aktori i “Portokallisë”, Gazmend Paja, në emisionin “Live from Tirana” për të diskutuar rreth temës se: “Cfarë nuk bënit njësoj nëse do e nisnit jetën nga fillimi”, Ledion Liço, ka rrëfyer diçka të papritur.

“Më mirë të mbillja qepë në Ersekë sesa të bëja televizion”,- është shprehur ai.

Ndërkohë që moderon disa nga programet më të sukseshme në ekranin e “Top Channel”, duket se Ledionit i ka ardhur “në majë të hundës” të bërit televizion.



Nuk mund të besoni se çfarë sëmundje shëron banania e vluar

Shpeshherë pagjumësia shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si depresioni, stresi, shqetësimi etj.

Thuajse çdo natë, para se të shkoni të flini, mendja fillon të garoj me mendime. Nëse mendja është ende aktive, mundësitë për të fjetur janë automatikisht më të vogla.

Veç kësaj, disa ilaçe mund të jenë shkaktari i pagjumësisë. Sidoqoftë, ka një zgjidhje natyrale për këtë problem shëndetësor.

Çaji organik me banane kujdeset për pagjumësinë tuaj dhe ka një shije të mahnitshme.

Bananet, veçanërisht lëvoret, janë të pasura me kalium dhe magnez. Përderisa magnezi ndihmon në parandalimin e problemeve të pagjumësisë, magnezi dhe kaliumi të kombinuar ndihmojnë në relaksimin e muskujve.

Në fakt, magnezi është një ndër mineralet më të mira për relaksim.
Përbërësit:

- Një banane organike

- Një gotë e vogël me ujë

- Kanellë

Përgatitja:

I preni fundet e bananes, e futni lëvoren në ujë të vluar dhe e lini aty për dhjetë minuta.

Pas kësaj, e thani atë dhe shtoni kanellë, nëse veç dëshironi.

Lëngun e fituar e pini një orë para se të flini dhe do t’i vëreni efektet e jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër.

Mos harroni që bananet duhet të jenë 100% organike!

Ups...! Murgeshat rrisin marihuanën në shtëpi... ja cila është arsyeja

Sigurisht që pak njerëz rrisin marihuanën në shtëpitë e tyre, aq më pak kur vjen fjala tek një murgeshë. Me një përkushtim të veçantë, disa murgesha në Kaliforni kanë marrë njohuri hyjnore të marihuanës për t’i rritur ato për një arsye.

Motrat, që e konsiderojnë vetën ndër murgeshat më të mira në vend, por që nuk janë katolike, kultivojnë marihuanën në mënyrë që kokrrat e tyre më pas i shesin online.

Prodhimet e tyre, të cilat janë të gjitha organike, dhe trajtojnë sëmundjen e migrenës, shpinës dhe dhimbjet e kokës ato i vendosin në shishe të vogla, por para se t’i shesin ato iu bëjnë disa lutje duke fryrë në shishe.

Pavarësisht se ato kanë licencë për të kultivuar marihuanë, ky veprim është kritikuar shumë nga institutet e Kalifornisë për të ndaluar këtë gjë. Por, për murgeshat kjo nuk është aspak e rëndësishme, sepse ato thonë se kanë perëndinë e tyre që i mbështet.
Cana e vendos: Pas ‘Euro 2016’ lamtumirë...
Lorik Cana është pjesë e Kombëtares prej moshës 19-vjeçare. Kapiteni i Shqipërisë udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit në “Euro 2016” që do të zhvillohet në Francë, atje ku nisi karrierën si profesionit.

Natyrisht qendërmbrojtësi dhe i gjithë ekipi janë të përqendruar te takimi i parë në fazën e grupeve, atë ndaj Zvicrës në Lens.

Lorik Cana foli për faqen zyrtare të FIFA-s në internet. “Të gjithë e kemi mendjen te data 11 Qershor.

Ndeshja e parë mund të jetë shumë e rëndësishme, mendja ime është vetëm për këtë takim. Nuk kam pasur një ëndërr më të madhe se të kualifikohem me vendin tim në një aktivitet të tillë, në Francë”,- tha Cana për “Fifa.com”.

Lorik Cana pranoi edhe njëherë se në përfundim të aktivitetit do të vlerësojë mundësinë e tërheqjes nga Kombëtarja.

“Do të flas me drejtuesit e federatës dhe me familjen time dhe të marr një vendim pas Europianit. Ky turne mund të jetë shumë mirë sfida ime e madhe e fundit”,- deklaroi 32-vjeçari./Tv Klan/



Arkivat, ekspertë të osmanishtes ndihmojnë për dokumentet e vjetra shqiptare
Arkiva shqiptare dhe ajo turke, pas sjelljes së 57 regjistrave ku përfshihen dokumente me vlerë për shqiptarët gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, pritet të nisin bashkëpunimin edhe në nivele të tjera. Me këtë rast, drejtori i Përtgjithshëm i Arkivave të Turqisë erdhi në Tiranë, ku është takuar me homologun e tij shqiptar.

“Drejtori turk më ka premtuar që do të më ndihmojë për të bashkëpunuar dhe arkivat e hipotekave turke. E mira është se ata i kanë të digjitalizuara të gjitha. Besoj se kjo ka një rëndësi të posaçme dhe mezi presim që t’i kemi pranë dhe t’i bëjmë pjesë të fondit tonë arkivor”,- tha Gjet Ndoj, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë paralajmëroi mbërritjen së shpejti në Shqipëri të një grupi ekspertësh, të cilët do të mbështesin nisjen e procesit të rëndësishëm të digjitalizimit. Duke nisur me ato osmane, që më pas do të vijojë me të gjitha dokumentet e tjera të Arkivës së Shtetit.

“Mendoj të bëjmë një punim paraprak, duke sjellë në Tiranë një ekip që di gjuhën osmane dhe arabishten. Ky ekip që do të vijë në Shqipëri, do të informojë drejtorin këtu dhe mua për një punë të sigurtë dhe të rëndësishme, mbi gjendjen e këtyre dokumenteve dhe mënyrën sesi mund të rehabilitohen ose të sillen përsëri në jetë”,- tha Ugur Unal, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë.

Sipas të dy drejtuesve të lartë të arkivave, këto janë vetëm hapat e parë, që do të vijojnë duke i hapur rrugë një niveli të ri bashkëpunimi, që përfshin edhe investime të tjera në arkivat shqiptare./TCh/


28/04/2016/.......................................

Nishani-Stoltenberg, Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s

NATO inkurajon Shqipërinë në rritjen e shpenzimeve për sigurinë, është shprehur sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg. “Kjo i mban shqiptarët e sigurtë dhe NATO-n të fortë”, ka thënë ai në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bujar Nishani.


“Përpjekjet për reformat e NATO-s ka qënë sfida e sigurisë, diçka që e vlerësojmë shumë si një përgjigje ndaj mjedisit të ri të sigurisë. Shqipëria ka vendosur të rrisë shpenzimet këtë vit dhe ju inkurajoj të bëni këtë dhe të rrisni shpenzimet për mbrojtjen. Kjo i mban shqiptarët e sigurtë dhe NATO-n e fortë”,- tha Stoltenberg.

Ndërsa Presidenti Bujar Nishani u shpreh se Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s, duke mirëpritur vendet fqinje si Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Shqipëria do të vazhdojë me rritjen e buxhetit për mbrojtjen dhe të përmbushë detyrat e saj. Mbështetjen për politikën e dyerve të hapura të NATO duke konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për futjen e Malit të Zi dhe Maqedonisë”,- tha Nishani.

Stoltenberg tha se mesazhi kryesor është bashkëpunimi për stabilizimin e vendeve fqinje, si Iraku, Siria, apo Afrika.

“Ne nuk punojmë dot vetëm, por po adresojmë në projekte stabiliteti përtej kufijve tanë. Afganistani ka qënë misioni ynë më i madh ushtarak”,- tha ai./TCh/

Censusi/ Myslimanë të kthyer në Katolikë, Shqipëria e para në Europë
Një Studim me titull “Besimtarët në Krisht me të kaluar myslimane: Një Census global”, me autorë Duane Alexander Miller, nga Universiteti “St. Mary’s” në San Antonio, Texas dhe Patrick Johnstone, nga WEC International Singapore, e nxjerr Shqipërinë në vendin e parë në Europë, mes besimtarëve të krishterë, të cilët janë konvertuar si të tillë pasi më parë kanë qenë myslimanë.

“Që nga vitet 1960”, shkruajnë autorët, “ka patur një rritje domethënëse në numrin e konvertimeve nga Islami në Kristianizëm. Pjesa më e madhe e këtyre konvertimeve ka qenë në formën e Kristianizmit evangjelist apo Pentekostal, por ka patur edhe konvertime në kristianizmin katolik apo ortodoks, ndërkohë që disa të konvertuar të tjerë, deklarojnë se vazhdojnë që të mbeten, në një farë mënyre, edhe myslimanë edhe ndjekës të Jezusit”.

Studimi i gjatë, linkun e të cilit mund ta gjeni nëse klikoni KETU, shpjegon në hollësi se si dy autorët kanë siguruar vlerësimet dhe shifrat e të konvertuarve, kompleksiteti i kësaj pune, si dhe një listë të shteteve, të ndarë sipas kontinenteve, me numrin e besimtarëve në Krisht, të cilët kanë një të kaluar myslimane.

Studimi përfshin edhe grafikë me vlerësime maksimale, minimale dhe mesatare të kësaj popullsie, që nga viti 1960 e deri më sot.Kërkimet për studimin, sipas autorëve, kanë nisur që në vitin 1960, kur Patrick Johnstone nisi që të mbledhë informacione mbi përmasën dhe natyrën e komuniteteve kristiane në vende të ndryshme të botës. Kjo rezultoi në gjashtë botime të librit “Operacioni Botë”,- autor i të cilit është Johnstone.

Qëllimi i këtij libri ka qenë të ofrojë një profil të secilit vend në botë, duke përfshirë edhe informacione për ndarjen etnike dhe fetare.Sipas studimit, Shqipëria është mes 4 vendeve të para në Europë, për numrin e të krishterëve me të kaluar myslimane. Autorët vlerësojnë se janë 13 mijë shqiptarë të konvertuar në besimtarë të Krishtit.

Vendin e parë e mban Bullgaria me 45 mijë besimtarë, vendin e dytë Mbretëria e Bashkuar me 25 mijë besimtarë, ndërkohë që pas saj renditet Gjermania me 15 mijë besimtarë. Sa i përket Kosovës, sipas studimit, besimtarët e konvertuar në kristianizëm, me një të kaluar myslimane, kanë qenë 2000./bota.al/


Ish-ministrat në krye të qarqeve, Salianji voton kundër në Kryesi

Përcaktimi i drejtuesve të 12 qarqeve në Partinë Demokratike nuk ka kaluar pa kundërshtime. Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, ka kundërshtuar vendosjen në krye të disa qarqeve të ish-ministrave të qeverisë Berisha.

Sipas tij në krye të qarqeve duhet të jenë emërime të Lulzim Bashës dhe jo emra që janë përfolur gjatë tetë viteve kur vendin e drejtonte Partia Demokratike.

Konkretisht, nga 12 qarqe, në 7 prej tyre drejtues do të jenë ish- ministra të kabinetit Berisha.

Në të njëjtën kohë Salianji ka kundërshtuar edhe shtimin e degëve të Partisë Demokratike nga 37 në 65.

Por qëndrimet e tij janë hedhur poshtë nga kryetari i PD-së, Basha, i cili ka propozuar rrëzimin e propozimeve të Salianjit.


OSHEE nën akuzë për mbifaturim të energjisë
OSHEE është vënë sërish nën akuzë për mbifaturim të energjisë elektrike. Me fatura në dorë, dhjetëra qytetarë të Lezhës u janë drejtuar zyrave të kompanisë shtetërore të shpërndarjes së energjisë, ku kanë paraqitur ankesa për kilovatët e faturuar. Disa prej tyre shprehen se janë ankuar disa herë të tjera, por nuk kanë marrë zgjidhje.

U thonë se faturimet janë bërë sipas konsumit dhe se gjithccka është në rregull. Por banorët shprehen se atyre nuk u vjen asnjë faturist nëpër shtëpi që të shohë sahatët dhe se faturimet bëhen me hamendje.

Disa të tjerë kanë refuzuar ta paguajnë faturën, pasi nuk kanë marrë përgjigje për ankesat e mëparshme. Në këtë mënyrë rrezikojnë që OSHEE t’u ndërpresë energjinë, por ata thonë se nuk shohin asnjë rrugëzgjidhje tjetër përballë indiferencës së OSHEE për të shqyrtuar si duhet ankesat e tyre.

“Kam ardhur të sqarohem dhe të bëj ankesë. Këto thonë nuk e bëjmë. Duhet të shkosh në Tiranë më thanë”,- thotë një qytetar për mediat që sot janë thirrur nga PD e Lezhës për të parë nga afër situatën.

“Përsëri kanë bërë të njëjtin kalim kur unë u ankova për mbifaturimin. E njëjta gjë më ka ardhur në muajin mars. Asgjë nuk po gjen zgjidhje. Më thanë se do të më sillnin mesazh për problemin e mbifaturimit.

Nuk erdhi asnjë mesazh, as kontroll, asgjë. Ne nuk dimë më ku të shkojmë, ku të mbytemi. Na thonë shko tek drejtori, ai nuk është. Kthehemi prapë këtu, këto nuk na zgjidhin gjë”,- shprehet një tjetër.

Denoncimet vijojnë për abuzime të ndryshem të pretenduara nga konsumatorët:

"870 kë mbifaturim më ka ardhur këtë muaj, ja fatura, e kam parë numrin e sahatit e kam sjellë kopje, kam depozituar ankesën, prej dy javësh. Nuk ka ardhur askush as me pa sahatin. Ka ardhur një elektricist në fillim të muajit, por ata e heqin atë që ka parë sahatin. Këtu i kam të gjitha të dhënat që i kam sqaruar dhe në kërkesë. Këto punonjëset më thonë ankohu, por ku? Ka dy tri javë që është bërë ankesa, por nuk vjen kërkosh”.

“692 kilovat më ka ardhur, nga 400 që shënon sahati. Këta punonjës nuk japin asnjë përgjigje asnjë sqarim”.

“Mbifaturimin ma kanë bërë dhe në dhjetor. Unë jam klient i rregullt. Shteti nuk duhet të na vjedhë. Nqse shteti ka nevojë për lëmoshë ia japim, por jo të na vjedhë. Drejtori më thotë pas 60 ditësh do të vijmë ta verifikojmë. Pas 60 ditësh unë nuk e di ku do të jem. Ta verifikojnë sot nesër, jo kaq vonë”.

Banorët i kërkojnë OSHEE të ndalë abuzimet, ndësa opozita e akuzon atë se është përfshirë në një skemë vjedhjeje masive të qytetarëve. Kjo nuk është hera e parë që OSHEE është nën akuzë për mbifaturim të energjisë elektrike.
Kakavijë, ndalohen 6 emigrantë afganë. Pranga udhërrëfyesit shqiptar

Ndalohen në Kakavijë gjashtë klandestinë nga Afganistani, ndërsa vihen në pranga tre udhërrëfyesit e tyre shqiptarë.

Ditën e sotme Policia Kufitare e Kakavijës, gjatë patrullimit në kufirin jeshil ka evidentuar nëpërmjet kamerave termike në vendin e quajtur “Liqenet e Peshkëpisë” disa persona, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë.

Mësohet se këta persona kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë në Shqipëri dhe po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës.

Ata u ndaluan dhe shoqëruan në polici, nga ku u zbulua se nga 8 persona që ishin gjithsej, gjashtë ishin shtetas nga Afganistani dhe dy shtetas shqiptarë, të cilët po i shoqëronin dhe i ndihmonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit.

Uniformat blu bënë arrestimin e Florjan Latifaj, 25 vjeç dhe Veli Bejaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se Latifaj dhe Veli Bejaj, i ka dërguar Marsel Ajdini për të marrë klandestinët në tokën greke, tek stacioni i autobusit dhe për ti sjellë në tokën shqiptare, kundrejt një pagese prej 100 euro për person.

Nga aty 31- vjeçari Marsel Ajdini nga Gjirokastra, do të bënte transportimin e klandestinëve në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës 2500 euro për person.

Tre shqiptarët u vunë në pranga nën akuzën e veprës penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Vrasja e Enton Nikajt, Prokuroria: 116 vite burg 4 të pandehurve

Kur kanë kaluar afro një vit që nga vrasja e shtetasit Enton Nikaj, ngjarje e ndodhur në Linzë.

Ndërkohë që sot mësohet se Prokuroria e Tiranës do të kërkojë një dënim në total prej 116 vitesh burgim për 4 të pandehur, të akuzuar për “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim, gjatë një konflikti ku ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Enton Nikaj, ngjarje e ndodhur në dt. 11.11.2015 tek lokal “Muraga”, në zonën e Linzës.

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata.

Në konkluzionet e saj përfundimtare, Prokuroria e Tiranës kërkoi konkretisht, dënimin si më poshtë:


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   156   157   158   159   160   161   162   163   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish