Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet159/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   155   156   157   158   159   160   161   162   ...   352

DESHMIA E PLOTE

“Jam banor i Tiranës dhe kam adresën dhe gjeneralitetet e sipërpërmendura. Para disa vitesh, unë te Lesharaku (NSHRAK-u, shën. red.) kam blerë nga shtetasi Fatmir Sinani një parking nëntokësor me sipërfaqe 1.200 m2 për një vlerë 300.000 euro. Parkingun unë e kam blerë me kontratë porosie, pasi pallati është i pahipotekuar.

Fatmiri, pasi më bëri shitjen, më ka thënë se parkingu kushtonte më shumë seç ia kisha blerë unë dhe unë i kam thënë se, në qoftë se më kthente lekët, unë në çdo moment do t’ia ktheja pronën këtij shtetasi.

Para dy ose tre muajsh, dhe ka qenë ditë e hënë, më ka marrë në telefon një person dhe më thotë që ‘të kërkon Emiljano Shullazi’. Unë i kam thënë që ‘ndodhem jashtë Tirane dhe me t’u kthyer do të të njoftoj vetë’. Ditën e enjte, por si datë nuk më kujtohet, jam kthyer në Tiranë dhe kam marrë në telefon personin që më mori, dhe ai më thotë ‘jam te lagjja ku rrimë, afër shtëpisë së Emiljanos.

Unë kam vajtur dhe jam ulur në një lokal të bardhë dhe personi më ka thënë që ‘më prit ta njoftoj’. Pasi prita pak, personi më thotë që ‘nuk vjen sot, por mbaje telefonin hapur nëse do të të telefonojë ai vetë’. Ditën tjetër më telefonon rreth orës 13:00 ky person, por si datë nuk më kujtohet, dhe më thotë ‘po të presim te lokali mbrapa Xhakes’.

Unë kam vajtur te lokali dhe atje ishte Emiljano, i cili më priste në lokal. Emiljano më thotë ‘çfarë garazhi i ke mbajtur peng Fatmirit?’ Unë i kam thënë që, ‘nuk i kam mbajtur peng garazh, por më ka shitur garazh’, dhe ai më thotë ‘zgjidheni me Fatmirin këtë problem’. Për këtë gjë kam vënë në dijeni dhe kushëririn Mitri Prifti. Dua të theksoj se, edhe në datën 01.02.2016, rreth orës 13:00, unë jam takuar me Emiljanon tek i njëjti lokal, pasi më njoftoi një kushëriri i tij, dhe ai më tha ‘zgjidheni problemin me Fatmirin sa më shpejt’.



Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigje: Nuk kam gjë tjetër për të shtuar. Procesverbalin, pasi e lexova, e gjej të rregullt dhe e firmos pa vërejtje”, – deklaroi Jani Zaka në polici.



Prokuroria: Shullazi i kanosi me jetë Jani Zakën dhe Mitri Priftin

Në kërkesën për vleftësimin e masës së ndalimit në gjykatë, dy prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi kanë mbrojtur idenë që Emiljano Shullazi dhe njerëzit e tij kanë kanosur me jetë Jani Zakën dhe Mitri Priftin. “GSH” po zbardh të plotë, pjesën nga dosja e prokurorisë ku përshkruhet kjo ngjarje.



DOSJA E PROKURORISE

“Rezulton se shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, në muajin janar, shkurt e në vijim kanë kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetasit Jani Zaka dhe Mitri Prifti, me qëllim marrjen dhe përfitimin në mënyrë të padrejtë të pronës së fituar prej tij nga blerja dhe konkretisht të një sipërfaqeje nëntokësore prej 1200 m2 të shfrytëzuar për parking automjetesh, në pallatin e ndodhur në vendin e quajtur rruga “Sali Butku” ish-Neshraku.

Autorët e veprave penale, duke vepruar në kuadër të grupit të strukturuar, i kanë thirrur në takime shtetasit Jani dhe Mitri dhe kanë ushtruar dhunë psikike ndaj tyre për dorëzimin e pronës së mësipërme, kundrejt kanosjes për jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre, ku për këtë arsye, pas disa ditëve, shtetasi Jani, nga kanosja e ushtruar, është larguar jashtë vendit dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në lidhje me këtë fakt, rezulton se më datë 13.03.2016, rreth orës 00:05, në vendin e quajtur rruga “Sali Butka” në zonën e ish-parkut të autobusëve (Neshraku), është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse me eksploziv, në portën e qepenit të parkingut nëntokësor në pallatin 12-katësh, i njohur me emrin “Pallati i Sinanajve”, parking i cili është në posedim të shtetasit Arjan Zaka, si formë kanosjeje dhe kërcënimi për marrjen e pasurisë.

Nga veprimet e para hetimore ka të dhëna dhe dyshime se ngjarja e ndodhur është kryer nga i njëjti grup personash, pasi në mënyrë të vazhdueshme shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi dhe persona të tjerë, kanë kërkuar takime me të dëmtuarit, me qëllim plotësimin e dokumentacionit për kalimin e pasurisë në emër të tyre”
Britania, kundër dhënies së 1.2 mld stërlinave për Shqipërinë e Turqinë
Më shumë se 1 milionë stërlina të taksapaguesve britanike do të përdoren për të ndihmuar Turqinë dhe Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE. Kjo shifër doli mbrëmë nga zyrat e BE, si pjesë e një pakete prej 10 miliardë stërlinash për të ndihmuar dy vendet, me një shpërndarje që ka nisur nga viti 2014 dhe pritet të pëfundojë në vitin 2020.

Shpenzimet janë për luftën kundër korrupsionit, për të forcuar mbikqyrjen e buxhetit dhe barazinë gjinore.

Shpallja e shumës vjen vetëm 24 orë pasi Sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May, e cila mbështet qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, u deklarua kundër zgjerimit të Unionit.

Ish-ministri Iain Duncan Smith u hodh në sulm mbrëmjen e kaluar, duke thënë: “Duket sikur politika e qeverisë britanike mbi Shqipërinë dhe Turqinë është në një rrëmujë të plotë”. Kryeministri thotë se, ai e mbështet anëtarësimin e këtyre dy vendeve, ndërsa Sekretarja e Punëve të Brendshme tha qartazi se, do të ishte e rrezikshme që këto vende të anëtarësoheshin.

Kryeministri duhet t’i japë fund këtij konfuzioni dhe të bëjë të qartë nëse ai ka ndryshuar mendje. Nëse po, ai duhet të ndalojë dërgimin e parave të taksapaguesve britanikë këtyre vendeve”.

BE-ja u e miratoi paketën e "ndihmës para anëtarësimit" për të paguar të holla për vendet kandidate potenciale në vitin 2014. Në atë kohë, Britania e Madhe votoi kundër planit, por ai u miratua nga shtetet e tjera anëtare të BE.

Paratë do të shkojnë për vende të tilla si Shqipëria, Bosnja, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Maqedonia, për të përafruar legjislacionin e tyre me standardet e BE. Komisioni tha se kjo skemë "krijon stimuj për anëtarët e ardhshëm të BE-së".

Një skemë e tillë për Turqinë, në fillim të këtij viti, mbulonte "integrimin gjinor" dhe trajtimin e diskriminimit në këtë vend, që njihet për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Mbështetësit e daljes së Britanisë së Madhe nga BE thonë se kontributi i Mbretërisë është i barabartë me 169.5 milionë stërlina në vit – sa gjysma e shumës së fondit të barnave kundër kancerit që përfiton NHS, sa për të paguar ndihmën për 157 400 fëmijë në nevojë apo sa trefishi i fondit të mirëmbajtjes së rrugëve.

Deputetja laburiste Gisela Stuart, që mbështet daljen nga BE, tha: "NHS tashmë është duke luftuar për të përballuar me mungesën e fondeve dhe një kërkesë të madhe. Në vend që të dërgojmë paratë tona jashtë vendit për shtetet që duan të bashkohen me BE, unë besoj se ne duhet paratatë tona t’i shpenzojmë për prioritetet tona këtu në Britaninë e Madhe”.

Ndërsa deputeti Damian Green, i cili është pro qëndrimit në BE, u shpreh: “Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së nuk është në tavolinë dhe kjo nuk është në fletën e votimit në këtë referendum. Asnjë vend nuk do t’i bashkohet BE-së së shpejti dhe në qoftë se kjo ndodh, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka të drejtën e vetos mbi anëtarësimin e çdo vendi të ri",- raporton “The Sun”.

Shqipëria është këto ditë në qendër të debatit në Britaninë e Madhe edhe për shkak të deklaratave të Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove, i cili tha se pas daljes nga BE, Britania mund të ndjekë modelin e Shqipërisë.

Por kundërshtarët e zgjerimit të BE-së me Shqipërinë, Turqinë apo vende të tjera të Ballkanit, po shtohen në Britaninë e Madhe. Dhe ky trend vjen në një kohë kur qeveria shqiptare ka për këshilltar kryesor një britanik, ish-kryeministrin Tony Blair.
Edi Rama falenderon Mynyr Konin që s’u tërhoq nga kërcënimet e Shullazit

Mynyr Koni mori falenderimet e kryeministrit Edi Rama që e vazhdoi garën për rektor, pavarësisht kërcënimeve. Në një takim me drejtuesit e rinj të Universiteteve, Rama iu drejtua dy profesorëve, Dhori Kule dhe Mynyr Konit, të cilët u kërcënuan nga persona ende të panjohur.

“Më vjen shumë mirë po ashtu që ankimimet nga ana e kandidatëve për veprimtari të paligjshme të kandidatëve të tjerë, përjashto incidentin famëkeq, faktikisht kanë qenë zero.

Më lejoni që duke përmendur incidentin famëkeq t’i shpreh respekt, qoftë rektorit të sapo zgjedhur, qoftë dekanit.

Të dyve që nuk u tërhoqën përballë një presioni kriminal tërësisht të papranueshëm, jo për botën universitare, por për jetën shoqërore në tërësi, e dhanë një mesazh shumë kuptimplotë me vendosmërinë e tyre për të vazhduar qetësisht një garën”,- u shpreh kryeministri.

Dhori Kule dhe Mynyr Koni ende nuk kanë folur publikisht për atë që iu ndodhi. Kërcënimet që iu bënë për t’u tërhequr nga gara u denoncuan nga ish kryeministri Sali Berisha.

Prokuroria është ende duke bërë ekspertizën e pamjeve për ngjarjen ku është i akuzuar, Emiliano Shullazi.
Kur një Ferrari 10 milionë paund merr gjobë

E ç’rëndësi ka se çfarë makine është dhe sa është vlera e saj për këta policë në Londër. Një Ferrari me vlerë rreth 10 milionë paund ka marrë një gjobë parkimi 120 paund.

Ferrari 512M e vitit 1970 sapo kishte dalë nga një pikë shitjesh në Kensington, në perëndim të Londrës dhe ishte ndaluar për disa momente në një zonë ku nuk lejohej parkimi.

Dy policë i janë afruar automjetit super të shtrenjtë, duke vendosur gjobën sipas rregullave, 120 paund.

“Daily Mail” shkruan se tashmë Ferrari 512M është makina më e shtrenjtë në botë që është gjobitur.

Ferrari, i cili njihet edhe si Chassis 1002, është prodhim i vitit 1970 dhe është një prej 25 modeleve të vetme të prodhuara të këtij lloji.

Chassis 1002 ka marrë pjesë në disa nga garat më të famshme në botë, duke përfshirë atë të vitit 1970 dhe 1971, të 24-orëshit në “Le Mans”.
Video/ Ja si u grabitën 180 mijë dollarët te "Sheratoni"
“Abc News” siguron pamje ekskluizive të grabitjes së kambistit dje para hotel “Sheraton” në Tiranë. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë dhe siç thonë burimet skena e grabitjes është regjistruar nga plot 13 kamera.

Edhe pse në ragimin e parë policia ka thënë se autorët nuk kishin armë, në pamje duket qartë që ata ishin të armatosur dhe të maskuar.


Grabitësit ishin ulur te bordurat përballë “Sheraton”, në vendin ku qëndrojnë taksitë, duke pritur kambistin që sapo kishte tërhequr nga banka një shumë prej rreth 180 mijë dollarë.

Në momentin që kambisti mbërrin pranë grabitësve, ata i drejtojnë armën, si dhe e sulmojnë me grushta e shkelma.

Pasi i marrin çantën me para, ata largohen me motor drejt parkut të Liqenit, përmes rrugës që të çon te restorant “Juvenilja”. Më pas gjurmët e grabitësve nuk dihen. Policia ka shoqëruar rreth 15 vetë të cilët i ka marrë në pyetje, por nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Nga lëvizjet dhe gjithë skena se si ka ndodhur ngjarja, lë të kuptohet se grabitësit kishin dijeni ë plotë për itinerarin e kambistit dhe personit që e shoqëronte.



Pasuria/ Milena Harito, me llogari bankare dhe prona në Francë
Ministrja e Inovacionit Milena Harito, ka prona të paluajtshme në Francë. Sipas deklaratës së saj të pasurisë depozituar në ILDKPKI, Harito ka familjen në Francë dhe jeton aty prej 20 vitesh.

Paga e ministres Harito është 1.6 milionë lekë të reja në vit, ndërsa bashkëshorti i saj që jeton dhe punon në Francë fiton 116.530 Euro si nëpunës i “Agricole Paris”.

Harito dhe bashkëshorti i saj deklarojnë llogari bankare 23 mijë Euro, por edhe të ardhurat që marrin nga qiraja e një shtëpie dhe një studioje në Francë, prej 12 mijë Eurosh.

Në deklarimin e saj, ministrja e Inovacionit Milena Harito, disponon një shtëpi në Francë 210 metër katrorë, e cila ka kushtuar 905 mijë Euro, ndërsa kanë ende për të paguar dy kredi në Francë, vlera e të cilave shkon në 333 mijë Euro.



DioGuardi: Të jesh shqiptar do të thotë të jesh republikan
Mbrëmjen e së martës, Joe DioGuardi, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, gjithashtu dhe “President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro –Amerikane”, nënshkroi librin e tij “Kongresi i Papërgjegjshëm”.

Joe DioGuardi, në fjalën e tij përshëndetëse përmendi me krenari origjinën e tij shqiptare, si një arbëresh që nuk harron kurrë prej nga i ka rrënjët, madje theksoi: “Të jesh shqiptar, detyrimisht je dhe republikan. Nuk ka asnjë shqiptar që mos të pajtohet me këtë që po them.

Nuk është deklaratë politike sesa origjina e vërtetë e shqiptarit që ndër shekuj ka qenë konservator, ndaj jam i lumtur që sonte jam përballë jush, përballë të gjithë shqiptarëve që janë miqtë e mi”.

Aktiviteti u mbajt në një ambient të njohur republikan në Bruklin të Nju Jorkut. Të pranishëm ishin zyrtarët më të lartë republikanë të NY dhe përfaqësuesit më në zë të komunitetit shqiptar në SHBA./dritare.net/



Dexter”, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës

Një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane, ka vënë në pranga 27 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë dhe të tjerët shtetas italianë.

Të gjithë këta persona dyshohen të jenë pjesë e një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni policor i koduar “Dexter”, u zhvillua mëngjesin e sotëm njëkohësisht në të dy brigjet e Adriatikut.

Policia shqiptare vuri në pranga dy persona në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet italiane.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se grupi në fjalë realizonte trafikun e drogës përfshi edhe kokainën në Italinë e Veriut dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE-së./TCh/



Zbardhet skema e mashtrimit me miliona euro për vizat në Kanada

Zbardhen detaje të reja për mashtrimin që besohet se shkon në 5 milionë euro të bërë nga Luli Makashi, e cila me anë të një shoqërie të krijuar nga ajo premtonte punësime në Kanada, Angli, Australi dhe më gjerë.


Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është regjistruar procedimi penal nëpër veprën penale të “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bera rezulton se:

Në datë 25.04.2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 shtetas, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen Lule Makashi që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj.

Pas kontaktit që keta shtetas merrnin me shtetasen Lule Makashi ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe per këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.

Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe shtetasja Lule Makashi ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel xxxxx me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve.

Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” Sh.P.K, shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë.

Pasi kanë shkuar në datë 25.04.2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se shtetasja Lule Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri i’a kishin lënë shtetasit Klevis Rreshka, i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantet që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin.

I është marrë deklarim shtetasit Klevis Rreshka, i cili ka sqaruar se ai ka njohje me A.Makashi vajza e shtetases Lule Makashi, që nga fundi i Dhjetorit të vitit 2015. A.

Makashi para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqërinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj shtetasen Lule Makashi, pasi nuk po menaxhojnë situatën pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi.

Për këtë fakt ka biseduar me Lule Makashi, për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe kanë nënshkruar nje “Kontrate dore” në të cilën është përshkruar se Lule Makashi ia shet atij shoqerine “ANDE-LM’, 100 perqind te kuotave te shoqerise “ANDE-LM”, shpk se bashku me çdo te drejte dhe detyrim qe shoqëria ka ndaj cdo personi te trete, shtetasit Klevis Rreshka.

Çmimi i shitjes nga shitesi te blerësi eshte ne shumen prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi ne favor te shitesit ne momentin e nënshkrimit te kësaj kontrate. Kjo kontrate eshte bere ne datën 24.04.2016, rreth orës 18.00, ne ambientet e shoqerise “ANDE-LM”

Eshte ushtruar kontroll ne zyrat e shoqerise Ande-LM me administratore shtetasen Lule Makashi dhe gjate kontrollit te ushtruar ne keto ambjente jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të perpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterat që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.


Garda e drejtuar nga Tahiri: U detyruam të qëllojmë më 21 Janar
“Më 21 Janar, Garda u detyrua të përdorte armët e zjarrit pas shpërthimit të portës hyrëse”. Me këtë argument mbrohet sot në gjykatë Garda e Republikës në varësi të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tch ka siguruar dokumentin me atë të cilit kundërshtohen Garda në Gjykatën Administrative, paditë e familjarëve të të ndjerit Faik Myrtaj dhe të familjarëve të Ziver Veizit.

Së pari, Garda kërkon rrëzimin e padisë duke kujtuar se, në korrik të 2014-s, kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi për vlerësimin e dëmit dhe, për sa kohë ka nisur një proces i tillë, paditësit duhet të prisnin një përgjigje. Duke shpjeguar vendimin e Gjykatës së Apelit, Garda citon se sulmi i protestuesve ka qenë i ashpër dhe efektivët e Gardës legjitimoheshin në përdorimin e armëve.

“Mendojmë se Garda e Republikës nuk mund të përgjigjet për këtë dëm, pasi nëse efektivët e policisë do të kryenin detyrën më 21 janar 2011 duke shpërndarë turmën, atëherë sigurisht nuk do të kishte qenë e nevojshme që Garda të përdorte armët, e si pasojë e këtij përdorimi të vinin viktimat.

Në asnjë rast nuk duhet të harrohet tensioni, stresi dhe goditjet që kanë qenë të vazhdueshme. Përgjegjës për këtë situatë është po aq, në mos më shumë sesa Garda, Policia e Shtetit, pasi paaftësia për menaxhimin e demonstruesve solli viktimat”.

Më tej, Garda e Republikës kërkon që të rrëzohet kërkesa, duke iu referuar precedentit të 2001-shit në Genova, kur një protestues u vra nga Karabinieria gjatë takimit të G8-s.

“Momenti i parë që del nga ky gjykim është ai, që familjarët e viktimës i adresohen shtetit italian për pagimin e dëmeve, dhe jo Karabinierisë apo Policisë së Shtetit italian”.

Garda argumenton më tej duke iu referuar edhe dosjes “Gërdeci”, pasi sipas këtij institucioni, nga praktika e deritanishme është operuar me vendime të Këshillit të Ministrave për dhënie ndihme. “Ky kërkim është i pabazuar, – e mbyll qëndrimin e saj Garda, – dhe në rast se gjykata e pranon padinë, vendimi nuk mund të ekzekutohet, pasi Garda dhe Ministria e Brendshme e kanë miratuar buxhetin për 2016-n dhe ai nuk mund të ndryshojë”./TCh/




Shpërblimet për Europianin, FSHF ofron miliona euro... edhe për kampion i Europës

Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë në dispozicion 11 milionë euro shpërblim për përfaqësuesen tonë, që do të marrë pjesë në Europianin “Francë 2016”.

Burime konfidenciale pranë “Top Channel” kanë mësuar se, kualifikimi historik i kuqezinjve në finalet e Europianit do të shoqërohet me një shpërblim të po të njëjtit nivel.

Ndryshe nga skuadrat e mëdha, shpërblimi për skuadrën tonë do të fillojë që në ndeshjet në grupe, ku është parashikuar 300 mijë euro për çdo fitore dhe 100 mijë euro për çdo barazim. Në rast se kuqezinjtë dalin në vendin e parë në grupin ku jemi, shpërblimi për skuadrën do të jetë 1.5 milionë euro; në vendin e dytë 800 mijë euro dhe në vendin e tretë 600 mijë euro.

Po ashtu, kualifikimi për në fazën e 1/16-ave do të sjellë një shpërblim shtesë prej një milion eurosh, në fazën e 1/8-ave prej 1.5 milionë euro të tjera, deri në kualifikimin për në gjysmëfinale, që do të ketë të përcaktuar një shpërblim prej 2 milionë eurosh.

Edhe pse tingëllon “çmenduri” fitorja e Europianit nga Shqipëria, drejtuesit e Federatës e kanë menduar një shpërblim edhe për këtë: ai është 4 milionë euro.

Kualifikimi i skuadrës sonë përfaqësuese në Finalet e “Francë 2016” i solli një përfitim prej 12 milionë eurosh Federatës Shqiptare të Futbollit, që praktikisht FSHF-ja ia vë në dispozicion skuadrës si shpërblim për një tjetër mrekulli.

Video/ E hatashme, shikoni çfarë i bën avionit luftarak ky pilot
Pilotimi i aeroplanit luftarak kërkon përkushtim, dije por edhe guxim, dhe këtë gjë më së miri e dokumenton një video e postuar së fundmi në internet.

Në video shfaqet një pilot duke mbajtur në ajër aeroplanin vetëm disa centimetra nga toka, ushtrim ky që ka mundur t’i kushtojë edhe jetën.

Këto lloj manovrash deri më sot kemi pasur rastin t’i shohim vetëm nëpër filma, që shumica prej nesh ka menduar se janë të parealizuara në realitet.

Por ja që kjo video tregon të kundërtën, dhe dëshmon se vetëm me punë mund të arrihet gjithçka.


Foto/ U bë simbol në internet pas sulmeve terroriste, zgjohet nga koma gruaja
Stjuardesa, e cila është bërë simbol i tragjedisë së Brukselit dhe sulmeve terroriste, që ndodhën në mars të këtij viti dhe që tronditën botën, është zgjuar nga koma pas gati një muaji.

Fotografia e Nidhi Chaphekar, duke qëndruar e shokuar dhe e mbuluar në pluhur dhe gjak pas sulmeve terroriste në Bruksel, ka bërë xhiron e botës dhe tani konsiderohet si simbol i tragjedisë së Brukselit.

Ndryshe nga njëzet persona të tjerë, ajo i mbijetoi shpërthimit në aeroportin Zaventem, kurse tani një muaj pas sulmit është zgjuar nga koma.

Pesëdhjetë për qind e trupit të saj është djegur, por rrëfimi i saj nuk përfundon me kaq, pasi ajo ka pësuar edhe thyerje të kockave dhe 25 ditë i ka kaluar në gjendje kome.

“Ka hapur sytë më ka shikuar dhe ka filluar të qesh. I kam thënë se gjithçka do të bëhet mirë. Ajo bisedoi edhe me fëmijët tanë”,- ka deklaruar bashkëshorti i saj Rupesh Chaphekar, duke shtuar se, Nidhi i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjike dhe për këtë arsye nuk dihet se sa do të zgjasë shërimi i saj.

Nidhi është nga Mumbai (Bombei/ Indi) dhe punon si stjuardesë në “Jet Airways”. Atë ditë të kobshme kur sulmuesit vetëvrasës të Shtetit Islamik sulmuan aeroportin Zaventem, ajo ishte duke shkuar në punë.



Djali që kopjon Dan Bilzerian urrehet nga shumë njerëz, ja arsyeja
Candyshopmansion është llogaria në Instagram e një djali që bën një jetë mjaft luksoze dhe shumë të ngjashme me atë të Dan Bilzerian. Ky djalë poston gjatë gjithë kohës foto me femra seksi e të zhveshura dhe ka plot 570.000 ndjekës.

Në fakt, jo të gjithë e vlerësojnë jetën dhe atë që bën. Duhet thënë se, ky person urrehet nga shumë njerëz pasi në fotot e tij ai ka shumë komente negative, ndoshta sepse ai po merr famë duke kopjuar.

Gjithsesi, edhe pse një kopje mjaft e mirë e Bilzerian, duhet thënë se, ky djalë është shumë larg tij.

I keni këto dy vrima në fundshpinë? Ja kuptimi i tyre....

Në fundshpinë meshkujt dhe femrat kanë dy gropëza që ndryshe quhen “Vrimat e Apollos” ose “Vrimat e Venusit”. Por, jo tek të gjithë janë të dukshme... Ato shihen vetëm tek njerëzit që e kanë të trashëguar, apo kanë ligamente me përmasat e duhura.

Këto vrima ndodhen në zonën ku dy kocka lidhen me legenin, si dhe janë shenjë e qarkullimit të mirë të gjakut, një trupi të shëndetshëm dhe shenjë e bukurisë duke iu referuar Venusit, Perëndeshës romake të bukurisë.

Një fakt interesant për njerëzit që i kanë të dukshme është se, këto vrima e bëjnë më të lehtë arritjen e orgazmës. Kjo për faktin se, këto vrima lehtësojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe për shkak të vendndodhjes së tyre strategjike rreth zonës së legenit, klimaksi bëhet më i lehtë.

Nëse eliminoni dhjamin, atëherë edhe ju që nuk i keni mund ta bëni të mundur praninë e tyre.

Videolajm/ “I shkathti” e zgjidh kështu... bllokimin e trafikut në Tiranë
Doni të shmangni trafikun e Tiranës...? Ja mund të veproni edhe si ky drejtues i këtij tricikli, i cili mendon se trituari është një zgjidhje me “duhur” për t’i shpëtuar bllokimit dhe mbetjes në trafik.

Fotolajm/ Kur mamaja me veshjen e saj vë në siklet edhe fëmijën e vogël
Kjo nënë nuk e ka kuptuar se padashur duke zgjedhur një veshje jo të përshtatshme për të dalë në rrugë bashkë me fëmijën e saj, ka bërë që të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve duke ekspozuar format...

Liria e Shtypit, Freedom House: Shqipëria e parafundit në rajon, shtypi pjesërisht i lirë
Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, vlerëson se Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë. Në raportin e kësaj organizate, të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet në vendin e 96-të me 49 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e 106-të, me 51 pikë. Klasifikimi bëhet sipas një shkalle nga 0 në 100, ku zero është rezultati më pozitiv, ndërsa 100, rezultati më i keq.

Shqipëria renditet pas Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Nga vendet e rajonit, vetëm Maqedonia mbetet prapa Shqipërisë.

Një vit më parë Shqipëria dhe Kosova ishin radhitur në vendin e 98-të. Në mesin e vendeve të Evropës juglindore, Mali i Zi zë vendin e 80-të, ndërsa Serbia vendin e 87-të. Më keq janë radhitur Bosnja në vendin e 104-të dhe Maqedonia në vendin e 136-të.

Maqedonia bashkë me Turqinë, klasifikohen si vende me shtyp jo të lirë dhe renditen të fundit në Evropë. Në raportin e organizatës Freedom House thuhet se dhuna dhe kriza e emigrantëve kanë mbizotëruar lajmet në Evropë në vitin 2015, por po ashtu kanë ndikuar edhe mbulimin e tyre. Ndonëse jo në mënyrë dramatike sikurse vrasjet në Francë, në redaksinë e revistës Charlie Hebdo, sulmet kundër gazetarëve në Ballkanin Perëndimor kanë ndikuar në rënien e lirisë së shtypit.

Në Serbi, shumë gazetarë kanë pësuar sulme fizike, gjë që ka ndikuar në shtimin e auto-censurës. Serbia ka shënuar rënie në renditje për shkak të retorikës armiqësore të qeverisë së Aleksandër Vuçiçit kundrejt gazetarëve hulumtues, censurës dhe zvogëlimit të mundësive për raportim kritik e të pavarur.

Në raport thuhet se sulmet dhe kërcënimet me vdekje në Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë, kanë shtuar shqetësimet bashkë me rastet e shumta të dhunës kundër gazetarëve që hetonin korrupsionin qeveritar. Organizata thekson se mbetet çështje e diskutueshme nëse qeveritë e këtyre vendeve janë të sinqerta në përkushtimin e tyre tndaj normave evropiane për median e lirë e të pavarur.

Maqedonia ka shënuar rënie edhe për shkak të zbulimit të përgjimeve të paligjshme e në shkallë të gjerë të qeverisë ndaj gazetarëve, lidhjeve korruptive ndërmjet zyrtarëve dhe pronarëve të medias dhe shtimit të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punonjësve të medias.

Organizata vlerëson se liria botërore e medias gjatë vitit 2015 ka rënë në pikën më të ultë në 12 vitet e fundit, ndërsa forcat politike, organizatat kriminale e terroriste kërkojnë të kontrollojnë ose t’i mbyllin gojën shtypit në përpjekjet e tyre për më shumë pushtet. Sipas Freedom House vetëm 14 për qind e njerëzve jetojnë në shoqëri me shtyp të lirë./zeriamerikes/


Ja ushtrimet që djegin më shumë kalori se vrapimi (Foto)

Zakonisht, kur është fjala për djegien e kalorive shumë njerëz mendojnë se vrapimi është ushtrimi më efektiv.

Sidoqoftë, ka shumë ushtrime tjera të cilat janë po aq të mira sa vrapimi, e të cilat do t’ju ndihmojnë të humbni peshë dhe të keni një trup të mirë dhe të shëndetshëm.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   155   156   157   158   159   160   161   162   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish