Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet157/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   153   154   155   156   157   158   159   160   ...   352

Shpenzimet për sinjalistikën
Përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmenti Kashar-Rinas 548,783,997

Plotësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore, vazhdimi i Lot 1 246,178,177

Plotësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore, vazhdimi i Lot2 337,547,268

Vendosja e Mbikalimeve për këmbësorë në aksin Plepa-Kavajë-Rrogozhinë 51,000,199

Implementimi i Sistemit te Menaxhimit te Trafikut 19,991,400

TOTALI 1,203,501,041
Rrëfimi/ Tradhtova gruan me një mami 35-vjeçare. Ajo më 'çmendi' në…

Jam 25 vjeç dhe kam 5 vjet i martuar, por vitet e fundit me gruan time kryenim mardhënie seksuale shumë rrallë. Nuk e di se kush e kishte fajin nga ne të dy, por sa herë që unë kërkoja të bënim seks gruaja më thoshte se, nuk ishte ende gati dhe vazhdimisht ajo më refuzonte.

Kjo situatë më mëziti jashtëzakonisht shumë, nuk isha më vetvetja. Por një ditë të bukur njoha një mami 35-vjeçare, e cila ishte ulur në tavolinën përballë meje, shumë simpatike dhe me një trupë të bukur e me forma.

E di që nuk besoni por krejt rastësisht unë me mamin seksi hymë në muhabet dhe për rreth 2 orë qamë hallet me njëri-tjetrin. Ajo kishte burrin pijanec, kurse unë gruan me “menopauzë”...

Teksa diskutonim dilnim gjithnjë e më shumë në përfundimin se, të dy na kishin lënë partnerët jashtë vemendjes dhe pas dore. Fillova ta pëlqej shumë, pasi ishte e sinqertë dhe kërkonte përkujdesjen e një mashkulli.

Fillova ta pëlqej shumë, pasi u ndjeva i lehtësuar sepse fola me të dhe ajo po më kuptonte si kur ndonjehërë më parë gruaja ime. Ishte shumë e çiltër, e buzëqeshur.

Pasi pimë kafe shkuam të dy në hotel, aty të them të drejtën nuk po u besoja syve që pas kaq shumë kohësh do të bëja seks, e aq më tepër me një mami simpatike. Më tha pse nuk të kushton vemendje gruaja jote, ti je mashkulli që do të donte çdo femër, i gjatë dhe simpatik. Je edne 25-vjeçar, çdo gjë do ishte ndryshe të ishim bashkë, unë do të kënaqja tej mase, si të doje ti... dhe qeshi duke mu afruar.

Por mami seksi ishte gjithashtu 'maniake' në krevat, ajo kërkonte seks pa fund dhe pozicione të ndryshme. Me thënë të drejtën edhe unë këtë gjë doja nga një femër, pasi kurrë më parë nuk e kisha provuar kaq shumë pozicione me gruan time.

U afruam tek krevati, u zhveshëm dhe të dy të etur realizuam ëndrrën tonë, kaluam një ditë të mbrekullueshme dhe shumë të nxehtë. Por çdo e keqe ka një të mirë, unë tradhëtova gruan dhe ajo burrin, por të dy bashkë kënaqëm njëri tjetrin.
Kamerat e sigurisë s’tregojnë gjë. A po përgatitet lirimi i Shullazit?
Prokuroria për Krimet e Rënda, që po heton dosjen “Shullazi”, ka urdhëruar sekuestrimin e një numri të madh kamerash sigurie në Tiranë.

Të gjitha këto filmime janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku do të kqyren nga ekspertët. Kjo do të shërbejë për të identifikuar momentet, kur është kërcënuar rektori aktual i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në rrugën “Fortuzi”, aty ku banon.

Nga ajo çfarë kanë parë prokurorët në këtë moment, duken disa makina dhe profesor Koni. Por nuk dallohen personat e tjerë.

Për këtë është urdhëruar edhe sekuestrimi i kamerave të disa bizneseve private. Gjithashtu në laboratorin e policisë ndodhen dhe filmimet e disa kamerave pranë rektoratit në sheshin “Nënë Tereza”, aty ku u kërcënua ish-rektori.

Ndërkohë, një kamera në këtë zonë, e cila ka pasur pozicion të mirë me vendin ku është bërë kërcënimi nuk ka qenë funksionale.

Ekspertët do të krahasojnë automjetet në të dyja vendngjarjet, për të parë nëse janë të njëjtat automjete. Në të njëjtën kohë, hetuesit vazhdojnë veprimet për të dokumetuar akuzat e ngritura ndaj Emilajno Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Do të deponojnë disa dhjetra persona në lidhje më këtë ngjarje, të gjithë ata që janë përmendur në përgjimet e SHISH./tv klan/
Dosja “Shullazi”, Dhori Kule u takua me Saimir Tahirin
Prokuoria për Krime të Rënda do të vazhdojë hetimet për akuzën e “gjobëvënies” ndaj Emiljano Shullazit, pavarësisht se asnjë nga biznesmenët e kërcënuar nuk kanë pranuar deri tani që të bëjnë kallëzim penal.

“AbcNews” raportoi sot se, hetimet ndaj Shullazit dhe të dyshuarve të tjerë si pjestarë të “bandës” së tij, do të vazhdojnë edhe pse deri më tani biznesmenët e përfolur nuk kanë pranuar të jenë gjobitur.

Burimet thanë se, për momentin prokuroria nuk po merret me pyetjen e këtyre biznesmenëve, pasi po punohet në rrugë operative që të provohet kontakti i tyre i mundshëm me bandën e Shullazit dhe personat ndërmjetës.

Vepra penale, për të cilën akuzohet Shullazi, thonë burimet, nuk është vepër penale për të cilën personi mund të heqë dorë apo të mos kallëzojë. Kjo vepër ndiqet penalisht edhe me iniciativë të prokurorisë, për të provuar krimin që të dyshuarit mendohet se kanë konsumuar.

Sa u përket informacioneve të Shërbimit Informativ Shtetëror, burimet thanë se ato nuk mund të përdoren si prova materiale në fashikullin e hetimit, por mund të shërbejnë si informacion që përdoret nga agjentët dhe oficerët e policisë gjyqësore për të shkuar tek provat materiale. Për këtë fakt, burimet sqarojnë se, që nga shkurti, prokuroria ka punuar në mbledhjen e provave për të provuar gjobëvëniet e Shullazit ndaj biznesmenëve.

Përveç kësaj, lidhur me një deklaratë në media të noterit Mitri Prifi, (i afërt me biznesmenin që dyshohet të jetë kërcënuar nga Shullazi në lidhje me një parkim tek rruga e Kavajës), i cili mohon versionin e kërcënimit, hetuesit thanë se para tyre asnjë nga dëshmitarët e pyetur nuk ka mohuar atë se çfarë ka deklaruar në fazën e hetimit paraprak.

Nga ana tjetër, prokuroria ka dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore rreth 30 kamera të sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga biznese e rrugë të ndryshme në Tiranë. Në mesin e këtyre pamjeve, mësohet se janë edhe ato të kamerave të sigurisë së hyrje- daljeve të kryeqytetit, kamerave të Bashkisë që ndodhen në kryqëzime dhe rrugë kryesore, kamerave të policisë, si dhe bizneseve të ndryshme.

Sipas prokurorisë, nuk janë gjetur kamera sigurie në momentin e kërcënimit dhe dhunimit të professor Mynyr Koni.

Ndërsa në laboarator janë dërguar edhe pamjet e hotel Sheraton, në oborrin e të cilit, profesor Dhori Kule pretendon se është kërcënuar. Sipas ktyre pamjeve, thonë burimet, profesor Kule duket që takon disa persona, por nuk mund të identifikohen me sy të lirë se kush janë ata.

Vetë Kule ka pretenduar se është kërcënuar nga disa persona, kërcënim për të cilin ai ka deklauar në prokurori se ka vënë në dijeni edhe kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit, ka njoftuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Haki Çako dhe drejtorin e policisë Tiranë, Ervin Hodaj janë takuar me Dhori Kulen rreth 1 orë përara se ish-kryeministri Berisha ta denonconte publikisht këtë fakt.

Në deklarimin e tij, professor Kule thotë se gjatë bisedës, ministri Tahiri i ka premtuar se do ta zgjidhte këtë shqetësim, por pa dhënë shpjegime se si do të veprohej. Rreth 11 orë pas këtij takimi, me urdhër të prokurorisë për Krime të Rënda, i dyshuari për këtë kërcnim u arrestua. /abcnews/



Karta e helikopterit të FA “EC 145”, në kompaninë gjermane
Ekzaminimi i pamjeve të kamerës së helikopterit “Eurocopter EC 145” do të bëhet nga kompania 'BFU' në Gjermani. Karta e kamerës është dërguar tashmë me postë diplomatike dhe pritet të nisë kqyrja e pamjeve.

Përmes analizës që do t’i bëhet pamjeve dhe dialogut të pilotëve, synohet të kuptohet diçka më shumë për shkaqet e rënies së helikopterit në liqenin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në 6 prill 2016. Aty mbetën të vrarë dy pilotë dhe u plagos një tjetër. Helikopteri “Eurocopter EC 145” nuk kishte një “kuti të zezë”, por një kamera të instaluar brenda në kabinë.

Papunësia, Rama fajëson sërish të rinjtë: Dembela, duan punë në shtet!
Edi Rama dha një shpjegim tjetër për situatën e papunësisë në Shqipëri. Ai tha se, ekziston një mendësi e konsoliduar, sipas të cilës “puna quhet punë, kur është në shtet”. Kryeministri tha se, shumë të rinj, megjithëse janë të papunë, nuk duan të punojnë në kompani private, por presin nga shteti.

Deklarata u bë në prezantimin e projektit të intershipit në administratën publike.

“Ju keni dëgjuar shpesh të them se në në këtë fazë ne përballemi me një mendësi të krijuar dhe të konsoliduar për vite të tëra, sipas së cilës shumë të rinj kërkojnë punë.

Janë të papunë, por punën e quajnë punë, kur ajo është në shtet, ndërkohë që gjithmonë ka një shumicë dërrmuese të rinjsh që e refuzojnë idenë e të punuarit në privat, apriori.

Kjo për shumë arsye, por njëra nga arsyet është se administrate është shpërdoruar dhe është abuzuar kaq shumë nga partitë dhe politika për kaq vite dhe është transformuar në shumë vite të sistemit demokratik, duke u vënë në funksion në formë shpërblimesh për ata që konsiderohen më të zellshmit në parti”,- tha kreu i qeverisë.

Kjo është teoria më e fundit e Edi Ramës për papunësinë. Pak kohë më parë tha se shqiptarët ishin dembelë dhe nuk e donin punën, ndaj rrinin me orë të tëra në kafe. Më pas nisi një fushatë mediatike, të paguar nga taksat e shqiptarëe, sipas të cilës punë ka, por nuk ka profesionistë.

Në zgjedhjet e kaluara, Edi Rama premtoi 300 mijë vende të reja pune.

Shifrat më të fundit të INSTAT-it thonë se, papunësia në Shqipëri është rritur nga viti në vit. Sipas shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, në periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar papunësia për moshën 15-64 vjeç ishte 17.7%.


Papunësia te të rinjtë konsiderohet shqetësuese, në nivelin e 32.3%.

Basha: Qeveria, e pozicionuar qartë në mbrojtje të Shullazit
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka folur për mediat duke theksuar ndër të tjera se, çështja “Shullazi” është hapi i parë i reformës në drejtësi.

Ndërkohë Basha njoftoi se, PD do të bojkotojë aktivitetet parlamentare të javës në shenjë protesta ndaj përjashtimit me 10 ditë të ish-kryeministrit Berisha.

Sipas tij kjo qeveri është pozicionuar në mbështetje të Emiljano Shullazit.

“Është pozicionuar qartë kjo qeveri, ka vendosur të jetë deri në fund avokate e Emiliano Shullazit. Frytet e para të kësaj avokatie janë kërcënimi i disa prej dëshmitarëve me shpresën se ata do të tërhiqen nga një proces i cili i përfunduar me sukses do të shohë para drejtësisë jo vetëm Emilianon por edhe emilianot e tjerë në qeveri.

Partia Demokratike do të bëjë gjithçka në rrugë institucionale e politike dhe në bashkëpunim me qytetarët shqiptarë dhe me faktorin ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë dhe e kundërta të ndodh.

Që kjo pikë kthesë të shndërrohet në aktin e parë të reformës në drejtësi, të hedhë poshtë çdo logore, çdo përbaljtje dhe të nxjerrë përpara shqiptarëve hapur se përse për dy vite e gjysëm Edi Rama e vonoi reformën në drejtësi.

Pikërisht që të mos ndodhte kjo që ka ndodhur, dhe se si ai po përpiqet me të gjitha forcat dhe mënyrat, jo vetëm të devijojë diskursin publik nga ky skandal që ka nxjerrë zbuluar shtetin e Edi Ramës, shtetin e Shullazit, shtetin e krimit dhe korrupsionit, por po kështu të shpëtojë bandat dhe banditët me të njëjtat mënyra dhe forma siç ka vepruar për të shpëtuar zyrtarët e tij të korruptuar”,- tha Basha.

Presidenti Nishani dekreton 4 gjyqtarë në Apellin e Shkodrës dhe Durrësit
Gjatë ditës së sotme kreu i shteti, Bujar Nishani, ka dekretuar emërimin e 4 gjyqtarëve të Apelit në Shkodër dhe Durrës.

Sipas njoftimit, dekretet janë si më poshtë:

- Arben Vrioni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Durrës

- Anita Mici, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Durrësit

- Aleks Nikolli, gjyqtar në Apelin e Shkodrës

- Hajrie Muçmata, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.



Ekonomia, Basha: Nesër do të publikojmë fakte tronditëse...
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për ekonominë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Basha paralajmëron se, nesër në mesditë do të paraqesë fakte tronditëse mbi ecurinë e ekonomisë së vendit.

“Ekonomia ne krize, papunesia rritet cdo muaj, borxhi ne shifra alarmante, asnje investim publik asnje rruge, asnje shkolle, s'ka rritje pensionesh e rrogash.

Mesatarisht 2 mln leke per familje u jane vjedhur shqiptareve nga oligarkia Rama ne vitin 2015. 91.6 milion dollare te shqiptareve jane shpenzuar vetem per zyra, makina, orendi, bileta avionesh, per luks.

Me keto para do ishin hapur 12 mije vende pune ne vit me paga 500 dollare ne muaj, ose do ju ishte paguar ndihme e plote ekonomike 94 mije familjeve ne nevoje, ose do ishin ndertuar dhe mobiluar 38 shkolla te reja.

Sa i perket investimeve te huaja, tenderave dhe koncesioneve, neser ne ora 12 fakte te reja tronditese drejtperdrejt ne media”,- shkruan Basha.



Përjashtimi i Berishës, Bylykbashi: Rama goditi deputetin më të fortë të parlamentit

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka quajtur të paprecedentë përjashtimin me 10 ditë të Berishës nga Kuvendi.

Sipas tij kryeministri Rama me këtë vendim ka goditur opozitën dhe deputetin më të fortë të parlamentit shqiptar.

“Në këtë situatë kemi qartas një veprim të kryeministrit Edi Rama për të goditur opozitën për të ndëshkuar deputetin më të fortë që ka parlamenti shqiptar. Ishte ai që ka denoncuar edhe Shullazin, që solli veprime të prokurorisë e më pas arrestimin e tij”,- tha Bylykbashi për “News 24”.

Referuar dekalaratave të ish-kryeministrit për armatosje, Bylykbashi u shpreh se Berisha ka propozuar ndryshime në legjislacionin për armëmbajtjen sipas modelit amerikan.

Arta Dade debat me Ramën, i kërkon ndjekje penale për Berishën

Përjashtimi i ish-kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit për 10 ditë ka qenë çështje debati edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Deputetja Arta Dade, i ka kërkuar kryetarit Edi Rama, që çështja të mos ngelet thjesht me përjashtimin nga Kuvendi, por Berisha të çohet për ndjekje penale.

“Kaq mund të themi për masën ndaj Berishës? Nuk firmosëm për largim 10 ditor të Berishës, firmosëm që ta ndjekim penalisht”,- ka thënë Dade.

Ndërkohë kreu i grupit, Gramoz Ruçi, ka thënë se, “Kaq mund të bëjmë për çështjen e Berishës”.

Ish-kryeministri u përjashtua me vendim të Byrosë së Kuvendit, për shkak të thirrjeve të tij për armatosje të popullsisë. Ndërkohë në shenjë proteste të këtij vendimi, PD vendosi sot bojkot për një jave të të gjithave veprimtarive të Kuvendit.

Detajet/ Si përfundoi Rinasi në duart e kinezëve
Grupi i shërbimeve financiare “China Everbright” me bazë në Hong Kong, njoftoi zyrtarisht sot se, ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Ndërmarrja që do të marrë përsipër të drejtat e koncesionit është emërtuar “Keen Dynamics Limited” dhe sipas marrëveshjes, do t’i ushtrojë këto të drejta deri në vitin 2027.

“China Everbright Limited” është një kompani e shërbimeve financiare në menaxhimin e aseteve, investimeve direkte, ndërmjetësimit dhe bankingut investues në rajonin e Kinës, përfshirë dhe Hong Kongun.

Kompania e saj mëmë është “China Everbright Group”, me pronësi shtetërore.

Aktualisht pronarët e “Tirana International Airport” janë: “DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH” - 31.7%; “Albanian-American Enterprise Fund” “AAEF” - 21.3%; “AviAlliance GmbH” - 47%.

Konsorciumi Tirana international Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20-vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshje me Tirana international Airport për heqjen e eksluzivitetit të kësaj të fundit.

Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana international Airport i është dhënë menjëherë një zgjatje e Afatit të Koncesionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare.

Kjo do të thotë se, Afati i Koncensionit do të shtyhet deri më datë 2027.

Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncesionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në Ndryshimin e Marrëveshjes së Koncensioni. /Monitor/



Shmangia e Luftës së re të Ftohtë me Rusinë

Nga James Stavridis

Në romanin ikonë të Ian Fleming “Goldfinger”, i keqi thotë prirjen e agjentit të fshehtë James Bond për të ndërhyrë dhe për t’i prishur planet e tij: “Herën e parë është aksident. Herën e dytë është rastësi. Herën e tretë është veprim i armikut”.

Pra çfarë duhet të bëjmë kur dy manovra tepër provokative ruse u kryen ggjatë javës së kaluar, ndaj anijes luftarake amerikane në gjerësi të ujërave të detit Baltik dhe ndaj një avioni në hapësirën ndërkombëtare aty pranë?

Vladimir Putini po luan me zjarrin në këtë lloj manovre hiper-agresive dhe është thuajse e sigurt se urdhrat vijnë prej tij, personalisht, duke parë mënyrën se si drejtohet Rusia sot dhe stekën e lartë të profilit të sulmeve ndaj aseteve ushtarake amerikane.

Në incidentin parë, më 12 prill, një avion rus Su-24 fluturoi rreth 15 metra larg USS Donald Cook me shpejtësi të lartë dhe në pozicion fare të ulët. Anija amerikane, një destrojer Arleigh Burke-class, nuk hapi zjarr por do të kishte qenë brenda rregullave nëse do të kishte përdorur raketa mbrojtëse ndaj avionit rus.

Duke qenë se e kam komanduar një anije të tillë përpara disa vjetësh, unë mund të dëshmoj nivelin e përmbajtjes së treguar nga kapiteni; ai pati përballë një përpjekje të mundshme armiqësore dhe minimalisht mund ta ketë marrë në konsideratë që ta qëllojë avionin. Situata u lehtësua disi nga mungesa e dukshme e një rakete tek avioni Su-24 dhe nga mungesa e radarit rus të kontrollit të zjarrit që të ishte duke u përdorur aktivisht për të “shënjestruar” anijen amerikane.

Incidenti i dytë ndodhi më 17 prill, dhe përfshiu një vion amerikan Boeing RC-135 që po vepronte në hapësirë ndërkombëtare. Në këtë rast, një avion rus Su-27 bëri një manovër me përdredhje mbi avionin më të avashtë dhe më pak të manovrueshëm amerikan, rreth 15 metra larg tij. Një gjë e tillë është shumë e rrezikshme (dy pilotë të frupiot tim me F-14-a u përplasën teksa e bënin një gjë të tillë në vitin 2004) dhe ngjasonte më tepër me mburrjet ajrore që u bënë të famshme nga filmi Top Gun.

Një lloj i tillë fluturimi ishte një marrëzi në vitin 1986 (kur ne e bënim këtë, ashtu sikurse edhe rusët) dhe vazhdon të jetë marrëzi edhe sot.

Tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës janë në nivelet më të larta që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë mbi dy dekada më parë. Një gjë e tillë vjen si rezultat i mësymjes ruse në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, që të dyja në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, që ka sjellë sanksione të rrepta kundër Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë.

Për më tepër, dy shtetet kanë mosmarrëveshje të forta lidhur me kursin e përshtatshëm të aksionit në Siri, me Putinin që mbështet regjimin e rrënuar të sirianit të fortë Bashar al-Assad dhe me Shtetet e Bashkuara që po përpiqen që të krijojnë një koalicion më të moderuar të rebelëve sirianë për ta rrëzuar atë. Kremlini është tejet i ndjeshëm në këtë moment për shkak trë rershjtimit të trupave dhe stërvitjeve të NATO-s përreth periferive të saj – pasojë direkte e veprimeve të saj agresive në Gjeoergji dhe Ukrainë.

Së fundi, Rusia është e shqetësuar për sigurinë e Kaliningradit, një enklavë ruse në Detin Baltik (ku ndodhën të dyja incidentet) që është e shkëputur nga pjesa tjetër e shtetit. Moska ka kërcënuar se do të vendosë raketa balistike atje, në rast se Shtetet e Bashkuara do ta rinovojnë arsenalin e tyre bërthamor në Gjermani. Kjo centrifugë drejt një mendësie prej Lufte të Ftohtë qartësisht nuk është në interesin e askujt. Pra si ta shmangim këtë por duke u përballur me Moskën kur normat e sjelljes e lypsin?

Të mos ecim vetëm

Rregulli i parë është të veprojmë bashkarisht. Vendosja e një mendësie “shtet kundër shtetit” është kundërprodhuese për Shtetet e Bashkuara. Përgjigjet e Uashingtonit duhen dhënë brenda kontekstit të NATO-s sa më shumë të jetë e mundur, përfshi rreshtimet ushtarake në terren, në det dhe në ajër në rajon. Rusia kërkon ta kthejë këtë në një përballje me Shtetet e Bashkuara dhe të përpiqet të shkaktojë një krisje brenda aleancës. Ne duhet ta shmangim këtë dhe të vazhdojmë zhvillimet tona nën petkun e NATO-s, përfshi edhe Nismën për Sigurinë Evropiane.



Të zgjidhen betejat

Së dyti, ne duhet të përballemi me Rusinë – por vetëm atëhere kur është e domosdoshme. Në mënyrë të veçantë, duhet ta mbajmë trysninë e sanksioneve ndaj Moskës deri kur ajo t’i respektojë plotësisht marrëveshjet e armëpushimit të Minskut; ta kundërshtojmë fort vazhdimin e qëndrimit të Assadit në pushtet, dhe ta qortojmë Rusinë për shkeljet masive të të drejtave të njeriut. Por ne kemi shumë mosmarrëveshje të tjera me Rusinë lidhur me fatkin se si duhet vepruar në arenën ndërkombëtare që nuk lypsin përplasjen (militarizimi i Artikut, largimi nga riarmatosja, vendosja e sistemeve raketore balistike mbrojtëse, shitjet e armëve ruse Iranit, si të veprojmë në botën kibernetike, etj).



Më tepër bisedime, më pak përplasje

Më në fund, në nivel taktik, duhet të tregohemi të mençur që të flasim më shpesh me Rusinë për protokollet aktuale për ndërveprimet ushtarake të forcave tona. Marrëveshja amerikano-sovjetike për parandalimin e incidentevenë dhe mbi det, e negociat më 1972, është ende një bazë e mirë se si duhet të veprojnë anijet dhe avionët; ajo shërben si një guidë shumë specifike dhe qe një doktrinë thelbësore gjatë Luftës së Ftohtë. Rikthimi i krerëve ushtarakë amerikanë dhe rusë në një konferencë të nivelit të lartë për ta rishikuar dhe rifreskuar marrëveshjen do të ishte një hap pozitiv.

Njerëzit më pyesin shpesh a jeni kthyer në Luftën e Ftohtë. Përgjigja ime është: jo ende. Lufta e Ftohtë i bën të duken të vogla tensionet aktuale në numër trupash, anijesh,d he avionësh, ashtu sikurse edhe për nga niveli i gatishmërisë ushtarake për të kryer operacione globale dhe masive luftarake – përfshi edhe përgatitjen për sulme të mundshme bërthamore. Nuk jemi ende në atë pikë.

Por nëse nuk i ndalim veprimtaritë provokuese si ato të ndërmarra nga avioni rus javën e kaluar, herët a vonë do të kemi një rrëzim të tij dhe një përplasje shumë më të rrezikshme. Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, duhet të jenë transparente lidhur me rreshtimet ushtarake përreth perifersisë ruse dhe ta theksojnë se nuk do të ndërmerret asnjë ofensivë dhe ta bëjnë këtë nëpërmjet Këshillit Nato-Rusi.

Nuk është e nevojshme që të kthehemi te një Luftë e Ftohtë, por shmangja e saj kërkon vetëpërmbajtje, mirëkuptim dhe diplomaci, si nag ana e Moskës, ashtu edhe nga Uashingtoni. Si te “Goldfinger”, të dyja palët shohin kudo “veprime armiqësore” te veprimtaritë e tjetrit, çka krijon një potencial të rrezikshëm për keqllogaritjet. Mbitëgjitha, ne duhet të tregohemi të qartë me njëri-tjetrin dhe t’i ulim të dyja palët retorikën dhe manovrat akrobatike përpara se ato të kthehen në një përplasje ajrore. /Foreign Policy/Syri.net/
Foto/ Mashtroi Arditi shikuesit apo Genti, Gjebrean?
Prezantuesi Ardit Gjebrea njoftoi disa ditë më parë se i kishte gjetur një punë Gentit, personazhit të tij në njërin prej emisioneve “24 orë me…”. Bëhej fjalë në një regjistrim ku Gjebrea ishte veshur si lypës dhe kishte marrë një djalë të ri, i cili bënte atë jetë. Pak ditë pas emisionit Gjebrea njoftonte se i kishte gjetur punë Gentit.

“Nuk e dija si do e priste teksa erdhi në zyrën time. Tashmë nëse pranon, e ka një punë.

Nikolin Lleshi, miku im i mirë, i ofron një mundësi në Fabrikën e tij të këpucëve në Kamëz, por Genti më kish thënë se nuk e programonte dot rrogën e një muaji.

Në fund tha: Do shkoj në fabrikë! U lumturova!

Javën e ardhshme Genti fillon punë. Uroj fort ta përballojë sfidën e re, pas 21 viteve në rrugë.

Nuk është shumë ndoshta, por është një gjë. Kur përpiqemi bashkë, bëhen shumë gjëra”,- shkruan Gjebrea.

Por duket se sot Genti është parë sërish në rrugë duke lypur.

“Por ky sikur qenka ende në rrugë e jo në fabrikë në orarin e punës sot me 25 Prill ora 12: 33. Epo fundja çi duhet puna, Genti, këtu në rrugë ka zyrën e tij”,- shkruan në Facebook, gazetari Arsen Rusta, pasi ka publikuar dhe foto të Gentit në rrugë.



Video/ Armina Mevlani, bashkëpunimin me “Velvet Magazine”

Fashinoistja Armina Mevlani ka realizuar një tjetër bashkëpunim, këtë herë me revistën e njohur “Velvetmagazine” në versionin italian.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një pjesë të këtij realizimi përmes një video të shkurtër në Instagram.

Fashion blogerja ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojë edhe pjesë të tjera të setit të saj fotografik.


Halimi: Shullazi u dënua pas denoncimit të Berishës, Rama e mbrojti për tre vjet
Deputeti demokrat Eduard Halimi tha sot se Edi Rama e dënoi Emiljano Shullazin vetëm pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Për tre vite Rama e ka mbrojtur Shullazin”, deklaroi Halimi, në një prononcim për medat.

Deputeti demokrat tha se reforma në drejtësi po pengohet nga kryeministri Rama.

Ai u shpreh se pavarësisht kësaj, reforma do të realizohet, por sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe jo “sipas modelit që do Edi Rama”.

Ka dy vite që Rama ka bllokuar Byronë e Hetimit, shtoi deputeti demokrat.
Xhesika Ndoj thyen rrjetin, poston foto+18 me “zogun” jashtë

Këngëtarja kontravese, Xhesika Ndoj, e cila më shumë se sa për këngët e saj, është e njour për historitë e rrëfyera me pullë të kuqe me politikanë, vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të përfolura në mediat rozë.

Ajo është shumë aktive nëpër rrjetet sociale dhe nga fansat e saj merr shumë pëlqime dhe komente.

Por këtë herë ka shokuar të gjithë me fotografinë që ka postuar në profilin e saj: në fokus të fotos duket se ajo ka vendosur “zogun” dhe duket mjaftë provokative.


Sara habitet me ndryshimet e Ledionit. Ja si i komenton...
Ledion Liço, i njohur jo vetëm si prezantues i “The Voice”, por edhe si dashuri i njërës prej trashëgimtareve të “Top Medias”, Sara Hoxhës, i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme pamjes së tij të jashtme.

Për këtë arsye ai njihet gjithashtu edhe për stilin gjithnjë në ndryshim në kërkim të pamjes së preferuar.

Por një gjë e tillë duket se është bërë shumë e dukshme, aq sa edhe e dashura e tij, Sara, duket e habitur me pamjen e Ledionit përpara pak vitesh.

Ka mjaftuar një foto me këngëtaren Vesa Smolica, nga edicionet e shkuara të “The Voice”, që Sara Hoxha të vërë në dukje një tipar, që karakterizon partnerin e saj.

“Nuk ke dy foto ku dukesh njësoj dhe kjo veshje është e një tjetër niveli”,- komentoi trashëgimtarja e “Top Channel”, si për të treguar aftësinë e Ledionit për të eksperimentuar me pamjen e tij.

Foto/ Modelja seksi: Dy lojtarë të “United” më ofruan seks treshe
Modelja super-seksi Eglantine Aguilar, ka bërë të ditur një ofertë të futbollistit të Manchester Unitedit, Timothy Fosu-Mensah.

“The Sun” e ka zbuluar fillimisht bisedën e saj me talentin e Unitedit, e cila ka ndodhur një ditë para ndeshjes që Manchester United e fitoi ndaj Aston Villas në Premierligë.

“Timothy mund të mendojë që ai është bërë burrë tani që po luan për Unitedin, por në fakt ai është një djalosh i vogël. Ai nuk ia ka idenë se si të sillet me një grua”,- deklaroi fillimisht Aguilar.

Ajo tregoi pastaj se si Timothy, i ka propozuar seks në treshe së bashku me yllin e Unitedit, Anthony Martial.

“Po flisnim me anë të një video-konverzacioni dhe më pas në kamerë u shfaq Anthony. Ai ishte shumë simpatik, i ëmbël dhe në mënyrë të qartë dinte se si të bisedoj me një grua. Ne biseduam për disa minuta në gjuhën frënge. Ishte vërtetë e këndshme”,- shtoi ajo.

Në fund Aguilar tha që, dyshja i propozoi seks në treshe, gjë e cila sipas saj nuk ka ndodhur.



Video/ Penalltia e pritur nga Bufon shpëton Juven
Juventusi ka prekur titullin me dorë pas tri pikëve të marra në ndeshjen ndaj Fiorentinës, që e mposhti me rezultat 2:1.

Rezultati u zhbllokua në minutën e ’39-të nga Mario Mandzukic, pas një pasimi të mrekullueshëm nga Pogba.

Në minutën e ‘81-të, Nikola Kalinic, barazoi gjithçka, por Alvaro Morata nuk e lejoi të zgjaste festa në stadium, pasi e riktheu menjëherë avantazhin e Bianconerëve (83’).

Në minutën e fundit, u akordua penallti për vendasit por Buffon tregoi edhe njëherë se pse shihet si një ndër portierët më të mirë në historinë e futbollit, duke pritur goditjen e Nikola Kalinic.

Juve u largua nga Firencja me tri pikë, duke u vënë në pritje të ndeshjes Roma-Napoli. Nëse Napoli dështon, atëherë edhe matematikisht Juve shpallet për herë të pestë me radhë kampion i “Serisë A”.

Video/ Zyrtare, Juventus fiton titullin e pestë radhazi në Itali
Roma e ka mposhtur Napolin 1-0 në “Olimpico” duke bërë që Juventusi të shpallet matematikisht kampion i Italisë për këtë sezon.

Ky është trofeu i pestë rradhazi për Juventusin.

“Zonja e Vjetër” e feston titullin që në javën e 35-të kour kanë mbetur edhe tre takime për tu luajtur.

Juventus ka 85 pikë, 12 më shumë se Napoli, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.

Roma në anën tjetër pozicionohet e treta me 71 pikë.
Foto/ I kërkuan seks treshe... Pse i demaskoi futbollistët e Mancesterit modelja

Mbrojtësi i Manchester United, Timothy Fosu-Mensah, i është lutur një modeleje angleze për “një treshe” me Anthony Martial. Ka qenë vetë Eglantine Aguilar, që e ka deklaruar këtë gjë, duke mpleksur keq dy lojtarët e “Djajve të Kuq”. Asi 18-vjeçar holandez, i cili po përjeton sezonin e tij të përparimit te Manchester United, në ekipin e parë, pretendohet se e ka pyetur modelen: “A mund ta bëjmë një treshe, 2 x 1? Me dy djem të zinj…”

Eglantine Aguilar ka thënë se Fosu-Mensah ka përdorur mesazhet nëpërmjet WhatsApp për t’ia shprehur këtë dëshirë seksuale vazhdimisht. Kështu njofton tabloidi britanik, “The Sun”.

Në mbrëmje, para se Manchester United të fitonte 1-0 ndaj Aston Villa, Fosu-Mensah ka përdorur telefonin e tij celular për video thirrje, ndërsa modelja u është përgjigjur duke i kërkuar fotot lakuriq. Ishte Martial në telefon, që bisedoi në frëngjisht me Aguilar. Modelja 23-vjeçare, që gjithashtu u shfaq në një “reality dating show”,- sulmoi Fosu-Mensah si “një djalë të humbur pak”, ndërsa i kujtoj se duhet të mendojë e të sillet si lojtar i ekipit të parë të Manchester United tani.

Me sa duket, marrëdhënia e tyre filloi më 13 prill, kur Fosu-Mensah filloi të shfaqte simpati për fotot me bikini të Aguilar, në faqen e saj të Instagramit, para se ta pyeste atë nëse do të donte një “ditëlindje seksi”. Eglantine iu përgjigj: “Lol, më lejon të të shoh?” Fosu-Mensah vijoi: “Ditëlindja ime është javën e ardhshme, dua që ti të jesh “torta” e saj.” Pas një serie mesazhesh miqësore, çifti komunikoi edhe në “Snapchat”.

Kur mbrojtësi mori një kërkesë, që t’i dërgonte paraprakisht fotot lakuriq, ai e pyeti modelen nëse do të jetë e interesuar për “një treshe”.

“Fosu-Mensah tha se ishte mërzitur duke qëndruar në një hotel, duke më kërkuar për një video-bisedë, – tha modelja. – Dhe më nxori Anthony në kamera. Ai ishte shumë më simpatik dhe i ëmbël, mjaft i qartë dhe dinte se si të bisedonte me një grua. Ne vetëm biseduam, normalisht, në frëngjisht, për disa minuta. Ai ishte shumë i këndshëm”./Telesport/
Lori Hoxha shijon romancën në Paris
Vetëm pak javë më parë, trashëgimtarja e madhe e “Top Channel” u pa në mediat sociale teksa pozonte me bikini në plazhet ekzotike të Maldives.
Ndërsa këtë rradhë, Lori Hoxha, ka fluturuar drejt Parisit duke treguar se po kalon netë romantike, nën shoqërinë e të dashurit të saj Vis Bajraktari.

Çifti është “spiunuar” në ‘snapchat’ teksa të dy kanë postuar veçmas momente nga darkat në restorant dhe shëtitjet gjatë ditës.



Foto+Video/ Festa e çmendur e futbollistëve të Juventus për titullin
Ka shpërthyer menjëherë festa në dhomat e stërvitjes së Juventus ku është ndjekur takimi Roma-Napoli. Goli i shënuar nga kryeqytetasit në fund të takimit ka bërë që në Torino të nisë festa për titullin e pestë radhazi.
Foto/ Momenti kur futbollisti i Leicester shpëtohet nga…

Futbollistët e Leicester ishin dje të ftuar në ceremoninë e dhënies së çmimeve vjetore nga Federata Angleze e Futbollit.

Ata fluturuan me helikopter për në Londër pas ndeshjes së fituar përballë Suonsit.

Por njëri prej futbollistëve rrezikoi seriozisht jetën gjatë zbritjes nga helikopteri.

Ai kaloi afër helikave të helikopterit po u shpëtua nga një stjuard i cili vrapoi për ta tërhequr.
Video/ Kristjana Saxobeat godet sërish, ja kërcimet seksi me Real One

Balerina e njohur me emrin e artit Kristjana Saxobeat ka performuar së bashku me Blunt dhe Real One.

Ja disa prej momenteve më seksi mes reperit dhe balerinës. Mesa duket performancat e tyre kanë elektrizuar publikun.

26/04/2016/.................................

Video/ Jahtet luksozë të miliarderëve tani shndërrohen në nëndetëse
Kjo është tendenca më e fundit: super jahtet që shndërrohen në nëndetëse. Aktualisht janë prodhuar 5 të tillë.

Ato janë të pajisura me dhoma më pamje nga deti, kinema, ashensor, bibliotekë dhe tarracë private dhe vend për uljen e helikopterit.

Kompania prodhuese thotë se, janë respektuar standartet e sigurisë së marinës amerikane.

Video/ Tiranë, zjarr në pallat, evakuohen banorët
Banorët e një pallati tek zona e “Oxhakut” në kryeqytet janë evakuuar pas një zjarri që ka shpërthyer në një apartament në katin e katërt.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë marrë pjesë në aksionin për shuarjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Si u privatizua de facto stadiumi “Qemal Stafa”?
Një pjesë e terrenit aktual dhe vetë stadiumi i ri kombëtar, praktikisht, janë privatizuar, duke shmangur të gjitha procedurat dhe rregullat që ekzistojnë për privatizimet apo edhe konçesionet.

Kjo gjë është arritur përmes një sërë vendimesh e veprimesh në vite, të marra fillimisht, nga Qeveria Berisha dhe pastaj, nga Qeveria Rama. Më poshtë është një shpjegim kronologjik i këtyre vendimeve.

1. Stadiumi Qemal Stafa fillimisht u bë pre e politikës publike të dhënies me qira të pronave shtetërore-politike e nisur në mesin e viteve 1990-të, e cila vazhdon deri më sot. Të gjitha mjediset e stadiumit u dhanë me qira e vazhdojnë të përdoren nga operatorë privatë për gjithfarë lloj biznesesh, përfshi dyqane qoftesh, restorante, bare, qendra llotosh, palestra, lavazhe makinash, mekanikë makinash, etj. Aktualisht, stadiumi nuk ka asnjë mjedis për qëllime sportive pasi të gjitha janë dhënë me qira në palë të treta.

Absurdi i kësaj politike arriti deri atje sa holli kryesor hyrës i stadiumit, ai nga i cili hyhet në fushën e futbollit, është shndërruar në bar prej më shumë se 16 vjetësh, duke u bërë kështu një ndër çuditë unike të botës: për të hyrë në një fushë futbolli duhet të kalosh përmes një bari.

Kjo politikë e tjetërsimit të mjediseve të stadiumit, u shoqërua në vite me lënien pas dore të të gjithë infrastrukturës sportive të stadiumit, përfshi fushën dhe shkallët.

Si rezultat, sot Stadiumi Qemal Stafa është një objekt krejtësisht i rrënuar, i papërshtatshëm për çdo lloj aktiviteti sportiv edhe pse aty luhen ndeshjet e kampionatit të futbollit.

2. Gjendja e mjeruar e stadiumit e bëri të nevojshme rindërtimin e tij ose ndërtimin i një stadiumi të ri. Kjo gjë u bë domosdoshme pasi UEFA e vendosi stadiumin në listën e zezë të stadiumeve ku nuk mund të zhvilloheshin ndeshje ndërkombëtare.

Për këtë arsye, në vitin 2011, qeveria dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) vendosën të kontribuonin së bashku për një stadium të ri. Megjithatë, pa dhënë ndonjë arsyetim apo shpjegim, ato vendosën ta realizonin investimin përmes një kompanie të përbashkët tregtare që do të krijonin për këtë qëllim.

Fillimisht, formula e rënë dakord ishte që qeveria të kontribuonte duke i kaluar kompanisë së përbashkët pronësinë e Stadiumit Qemal Stafa dhe terrenit të tij (afërsisht 35 mijë metra katrorë), i vlerësuar rreth 50 milionë euro; ndërsa FSHF do të kontribuonte në kompani me shumën rreth 20-25 milionë euro, sa vlerësohej afërsisht kostoja e ndërtimit të stadiumit të ri. Në përputhje me këto kontribute, u ra dakord që aksionet në kompaninë e përbashkët të ishin afërsisht 65-75 për qind për qeverinë dhe 25-35 për qind për FSHF-në.

Megjithatë në praktikë ndodhi diçka tjetër. Në shkurt 2011, Qeveria vendosi, me vendimin 79 të Këshillit të Ministrave, krijimin e kompanisë së përbashkët, të quajtur “Qendra Sportive Kuqezi sha” (nuk ka asnjë lidhje dhe nuk duhet ngatërruar me Shoqatën Kuq e Zi) dhe kalimin e stadiumit në pronësi të kësaj kompanie. Por, në mënyrë të pashpjegueshme dhe të dyshimtë, qeveria nuk kërkoi asnjë kontribut në para nga FSHF në këtë kompani.

Për më tepër, qeveria vendosi që aksionet e Qendrës Sportive Kuqezi sha (QSKZ) të ishin 75 për qind për FSHF-në dhe 25 për qind për qeverinë, përfaqësuar nga Ministria e Kulturës. Asnjë justifikim nuk u dha pse qeveria mbeti në minorancë në QSKZ edhe pse kontribuoi në të stadiumin e vlerësuar rreth 50 milionë euro, ndërsa FSHF-ja nuk dha asnjë kontribut.

E vetmja gjë normale në vendimin e kalimit të stadiumit në favor të QSKZ-së ishte përcaktimi se terreni i stadiumit nuk mund të tjetërsohej për aktivitete josportive.

3. Krijimi i një shoqërie tregtare për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar i hapi, praktikisht, rrugën shmangies në këtë proces të të gjitha ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e sektorit publik.

Duhet pasur parasysh se FSHF është e përcaktuar ligjërisht (në ligjin për sportet) si organizatë private dhe jo publike. Kjo do të thotë se një kompani në pronësi 75% të saj, konsiderohet kompani private dhe jo publike (për më tepër nuk ka as të paktën super vizimin që FSHF mund të ketë nga klubet përbërëse dhe organizatat e tjera publike.) Kjo do të thotë se QSKZ nuk i nënshtrohet rregullave për institucionet publike, përfshi kompanitë publike. E thënë ndryshe: kompania QSKZ nuk është e detyruar të zbatojë ligjet e prokurimit publik, si dhe nuk është e detyruar të bëjë transparencë apo ofrojë informacion për publikun, siç kërkojnë ligjet për transparencën dhe informimin e publikut për institucionet publike, përfshi kompanitë publike.

Me fjalë të tjera kjo do të thotë se QSKZ mund të vendosë ta bëjë investimin si të duan drejtuesit e saj, pa i dhënë llogari askujt, as publikut dhe as qeverisë.

4. Pas krijimit të kompanisë QSKZ, FSHF vendosi të mos investonte asnjë vlerë monetare për ndërtimin e stadiumit të ri. Qeveria nuk i bëri presion FSHF-së, por ra dakord me të që të tentonin dhënien me koncesion të ndërtimit dhe administrimit të stadiumit të ri. Kjo formulë dështoi edhe pse u bë një tender dhe u zgjodh një kompani fituese, për shkak se stadiumi nuk mund të mbulojë koston e investimit dhe të administrimit vetëm me anë të biletave dhe aktiviteteve ndihmëse që mund të zhvillojë.

5. Kostoja e ndërtimit të një stadiumi të ri me kapacitet rreth 23 mijë vende llogaritet rreth 23 milionë euro, për një stadium i cili plotëson minimalisht kushtet e UEFA-s. Investimi në këtë shumë ishte plotësisht i mundshëm nga qeveria dhe FSHF, pa pasur nevojën për të gjetur formula koncesionare apo që përfshijnë organizata privatë në investim.

Megjithatë, qeveria Rama vendosi të investojë 5 milionë euro në stadiumin e Elbasanit dhe rreth 18 milionë euro në atë të Shkodrës (në këtë të fundit në bashkëpunim me FSHF-në dhe UEFA-n) dhe asnjë euro për stadiumin e ri kombëtar.

Nga ana tjetër, edhe pse FSHF siguroi nga UEFA rreth 10 milionë euro kompensim financiar për kualifikimin në “Francë 2016”, përsëri edhe ajo vendosi të mos investojë asnjë euro për stadiumin e ri.

Edhe pse Kryeministri Rama deklaroi se nuk ka fonde për ndërtimin e stadiumit të ri, në fakt ata thjesht kanë zgjedhur t’i çojnë fondet tjetër kund.

Pa dhënë asnjë shpjegim, qeveria dhe FSHF vendosën të përdorin një formulë ta paprovuar ndonjëherë në botë dhe në dukje të dyshimtë: të gjenin një kompani private për të financuar dhe realizuar ndërtimin e stadiumit dhe në vend të pagesës në para, ta paguanin atë në natyrë, duke i dhënë në pronësi një pjesë të stadiumit të ri, si dhe një pjesë të terrenit për të ndërtuar çfarëdo godine për qëllimet e saj private.

Pengesë për këtë lloj modeli të padëgjuar ishte vendimi i kalimit të stadiumit tek kompania QSKZ, i cili ndalonte tjetërsimin e terrenit për qëllime josportive. Për këtë arsye, qeveria Rama në 29 dhjetor 2015 amendoi me anë të Vendimit 1092 të Këshillit të Ministrave vendimin e mëparshëm, duke hequr klauzolën e ndalimit të tjetërsimit të terrenit dhe, madje, duke saktësuar se një pjesë e terrenit mund të tjetërsohet tek private për qëllime josportive.

Ky vendim i qeverisë Rama ashte praktikisht vendim për privatizimin e një pjesë të stadiumit—privatizim krejtësisht i paligjshëm, jashtë çdo lloj konkurrence, standardi dhe procedure ligjore që është në fuqi në Shqipëri për privatizimet apo qoftë edhe për koncesionet.

6. Pak muaj pas vendimit të mësipërm, kompania QSKZ hapi tenderin për të përzgjedhur një kompani private që do të “projektonte, prishte, financonte dhe ndërtonte” stadiumin e ri. Dokumentet e tenderit ishin krejtësisht joprofesionale, me kontradikta dhe paqartësi ligjore dhe teknike. Në mënyrë të çuditshme, dokumentuat përcaktonin se përgjegjësia për aplikimin dhe nxjerrjen e lejes së ndërtimit dhe të gjitha lejeve të tjera për ndërtimin ishte e kompanisë ofertuese.

Formula e zgjedhur për pagesën e kostos së ndërtimit, dokumentet joprofesionale dhe lënia e përgjegjësive për nxjerrjen e lejeve kompanisë ndërtuese, praktikisht bënë që asnjë kompani e huaj të mos kishte interes.

Prandaj nuk ishte e çuditshme që në tender u paraqit një kompani e vetme, kompania fierake Alb-star. Pa asnjë njoftim të mëtejshëm, papritmas para pak ditësh u njoftua se do bëhej prezantimi i projektit të ri dhe në ceremoninë e prezantimit u nënshkrua edhe kontrata.

Në mënyrë të çuditshme, edhe pse stadiumi është ligjërisht në pronësi të QSKZ-së e cila organizoi edhe tenderin, kontrata me kompaninë Alb-star u firmos nga Presidenti i FSHF-së dhe jo administratori i QSKZ-së.

Me sa duket, QSKZ ishte vetëm një sajesë për të shmangur ligjin e prokurimit publik, transparencën dhe çdo lloj monitorimi të procesit të tenderimit./Exit.al/



Jemi ‘vëllezër’? Poeti turk fyen shqiptarët: Të p*rdhen nga kanë ardhur!
Ismet Ozel, një prej poetëve më të njohur modernë turq, ka lëshuar një deklaratë fyese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Turqi.

Në një video të publikuar së fundi në portalet online, shfaqet poeti në një aktivitet shkencor në vitin 2015, ku deklaron se, nuk duhet t’i lejojmë shqiptarët të deklarojnë kombësinë e tyre, ose në të kundërt duhet të p*rdhen nga vendi.

“Ne duhet ta dimë se kush jemi, por nëse ka njerëz apo etni që jetojnë në këto toka dhe thonë se kemi të drejta, atëherë ne turqit e vërtetë nuk duhet t’i lejojmë, sepse përçahet Turqia ngaqë kështu është ndërtuar shtet-kombi ynë.

Është njëlloj si të firmosim humbjen tonë.

Nuk po marr shembull kurdët, por shqiptarët. Nëse shqiptarët duan të thonë jemi shqiptarë dhe jo turq, atëherë vëllai im, ke shtetin dhe kombin tënd, ik p*rdhu andej nga ke ardhur”,- shprehet Ozel.
Shqipëria, vendi më i rrezikshëm në Europë për të jetuar
Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore. Sipas studimit World Risk Report, vendi ynë ka sigurinë më të ulët jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por në të gjithë Europën.

Organizata që bashkëpunim me Universitetin e Kombeve të Bashkuara dhe Institutin për Sigurinë dhe Mjedisin, në raportin e saj të fundit mbi sigurinë në botë, të siguruar për lapsi.al nga gazetari Vincent Triest, e rendit Shqipërinë në vendin e 37.

Në këtë mënyrë, Shqipëria ka humbur dy vende nga indeksi i sigurisë, i vitit 2011.

Më mirë se Shqipëria janë Xhibuti, Zimbabve, Afganistani, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Mianmari, Mozambiku, Mali, gana, Uzbekistani, Guine, Suriname, Hollanda, ishujt Malavi, Kirgistani, Murirania, Nigerie, Sudani, Tanzania, Liberia, Butani etj.

Me keq janë Indonezia, Sierra Leone, Burundi, Togo, Hondurasi, Senegali, Çadi, Kameruni, Madagaskari, Kili, Republika Dominikane, benini, Nigeria, Guajana, etj…

Vendi më i rrezikshëm përsa u përket katastrofave natyrore është Vanuatu, i pasuar nga Tongo, Filipinet e Guatemala.

Shtetet me të sigurta në botë rezultojnë Katari dhe Malta.

Shqipëria rezulton të ketë indeksin 10.03, më të lartin në Ëuropë. Rrezikshmëria matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore që mund ta godasin. Shqipëria ka qenë disa herë pjesë e të tilla fatkeqësive natyrore, si përmbytjet e shkaktuara nga reshjet dhe daljet e lumenjve nga shtrati./Lapsi.al/



Foto/ Modelja që ka bërë gjithçka

Ndërhyrjet kirurgjikale dhe estetike për të korrigjuar pamjen janë bërë të përhapura thuajse në masë tashme, e njëra prej tyre është edhe 26-vjeçarja, Valeria Alendano.

Operacionin e parë plastik ajo e ka kryer që në moshën 19-vjeçare dhe që prej asaj kohe nuk është ndalur duke kryer njëri pas tjetrit një sërë ndërhyrjesh të tjera, hollimin e belit, zgjerimin e të pasmeve dhe kofshëve, e deri tek shkulja e dhëmbëve.

Ndërhyrja e parë ishte tek gjoksi, me të cilin ajo nuk ndjehej komode dhe që thotë se ishin tallur me të në moshën 15-vjeçare, kur në vendlindjen e saj, Venezuelë është si traditë që femrave u dhurohen një palë recipeta./TCh/


Mashtruesi 25-vjeçar i “llotarisë kanadeze” mbajti fjalim në parlament
Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një 25-vjeçari që dyshohet se mashtroi disa persona me premtimin se, do t’i dërgonin në perëndim. Bëhet fjalë për Klevis Rreshkën, që premtonte dokumenta punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli etj., duke u marrë shuma të konsideruaeshme monetare, rreth 27 personave nga qytete të ndryshme të vendit.

Nuk duhet të ketë qenë e vështirë për këtë person të mashtrojë, përderisa ka arritur deri në foltoren e Kuvendit.

Këto foto tregojnë si janë hapur dyert e Kuvendit për 25 vjeçarin e arrestuar për mashtrim. Shihni dhe ambasadorin amerikan që dëgjon me vëmëndje, e bashkë me të edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   153   154   155   156   157   158   159   160   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish