Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet154/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   150   151   152   153   154   155   156   157   ...   352

Pas seksit, cigare dhe gjumë

Është tipi që lodhet nga seksi dhe do të flejë menjëherë. E shumta që mund të bëjë është edhe një cigare pas aktit. Faji është i sterotoninës, një neurotransmetues që indukton tek mashkulli qetësinë pas kënaqësisë. Përpiqu të mos e humbasësh magjinë e zgjimit: pas një faze të shkurtër pushimi, e sigurt që do të jetë më në formë se më parë.



I papërmbajtur

Është gjithmonë i eksituar dhe nuk i njeh lojërat paraprake. Nuk është i ëmbël dhe as romantik, vetëm të hyjë direkt në temë. Mund të ndodhë që nëse ul ritmin, rrezikon të humbasë ereksionin. Por nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak drojë. Përpiqu të kontrollosh veprimet e tij dhe të kërkosh të jetë më i kujdesshëm duke ndërruar edhe pozicion.



I dhunshëm

Është tipi që në krevat transformohet dhe humbet kontrollin. Herë-herë, edhe të lëndon nga dhuna. I pëlqen të bëjë seks në këtë mënyrë, sepse eksitohet nga agresiviteti dhe “nënshtrimi” i femrës, por harron se seksi është një shkëmbim dashurie dhe pasioni, që të lejon të provosh ndjenja përtej kënaqësisë fizike.



Gjithmonë të njëjtin pozicion

Mund të jetë i ëmbël dhe i kujdesshëm në shtrat, pasionant dhe i dashur, por është gjithmonë njëlloj dhe nuk merr mundimin të ndryshojë pozicion, shkruan revista class. Ka një lloj pasigurie që e karakterizon në krevat, ndaj edhe u frikësohet eksperiencave të reja.


Deklarata bombë e Ramës: E dija që Klosi do vriste veten në papafingo
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar sot, pjesë nga bisedat që ai zhvillonte shpesh me mikun e tij Ardian Klosi. Në një takim për nder të ndarjes së çmimit “Ardian Klosi” për letërsinë si dhe të promovimit të një libri “Për Ardian Klosin, Gjermania nga Shqipëria”, Rama ka rrëfyer se kishte qenë ai që ia kishte “paralajmëruar” mënyrën e vdekjes mikut të tij.

“Gjithmonë i thosha Ardian Klosit ‘ti do vrasësh veten’. Kur ai ishte duke ndërtuar shtëpinë e tij të re, kishte edhe një papafingo. Zakonisht kur shkoja atje shkoja në muzg, kur ishte edhe një qetësi e jashtëzakonshme.

‘Këtu lart do ndihet një krisëm e thatë, pastaj dy rosa në liqen dhe pasqyrimi i vdekjes tënde’. Ai iku, duke mos na thënë lamutimirë, por na tha ‘ik pirdhuni’”,- u shpreh më tej Edi Rama.

Sot në mbrëmje COD (Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri), u promovua libri “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”, një botim i shtëpisë botuese “Fjala publishing”, përgatitur nga historiani dhe miku i tij, Oliver Jens Schmitt.



Deklaratat e plota të Ramës për Klosin

– “Arsyeja pse përkthente ishte nevoja për higjienë. Nëse nuk do kishte atë trazim të madh që i vinte së brendshmi por që agravohej nga injoranca dhe pisllëku nuk do kishte përkthyer. Për shkak të nevojës për të bashkëjetuar, pra përkthimi ishte mundësi për të bashkëjetuar në një shoqëri me të tjerë që i zgjidhte vetë, komunikonte me ta ishte një lloj rruge në arrati, ashtu sikurse ishte një lloj flirti me të vdekurit”.

-“Vdekja ishte një fuqi që tek Ardiani vepronte në mënyrë të pavetëdijshme, e kishte me vete, nuk e shmangte atë. Në flirt me të vdekurit që i zgjidhte vetë trazimi i tij rritej, mendja e mprehtë që kishte ia rëndonte trazimin”.

“I përkiste një lloj shkolle që nuk e pranonte intelektualin si koncept jashtë angazhimit. Për Ardianin intelektuali ishte ai që rron me të vërtetën”.

“Gjithmonë ia thosha që do përfundosh duke vrarë veten dhe pasonte e qeshura… Kur ndërtonte shtëpinë tek liqeni, thoshte do bej papafingo lart. Kur shkoja ta takoja ndonjë natë, i thosha pak a shumë në këtë orë këtu lart dondjehet një krismë e thatë …i madhi Ardian Klosi nuk na tha Lamtumirë por na tha “Ik pirdhuni”!
PD: Dënimi për Berishën, sjellje diktatoriale e Ramës

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se, “riktheu dënimin e byrosë së partisë duke u hakmarrë ndaj Sali Berishës, për denoncimin që i bëri partnerit të tij, Shullazi”.

Në njoftim thuhet se, “e njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhët për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës.

E njëjta byro, që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes që ndodhi në sy të mbarë shqiptarëve dhe dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, tani vendosi të përjashtojë Sali Berishën pse propozoi një nismë ligjore”, - thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi “të padrejtë”.

“Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie, këtij akti hakmarrje burracake të partnerit të Shullazit, Edi Rama”,- paralajmëron PD.


Andi Bejtja: Sot u inauguruar në kryeministri zyra e parashikimit e llojeve të vdekjeve
Gazetari dhe analisti Andi Bejtja, në një shënim të shkurtër në profilin e tij në Facebook, e ka cilësuar fjalimin e mbrëmjes së sotme të kryeministrit Edi Rama si një “inaugurim zyre për parashikimet e vdekjeve”.

“Inaugurohet në kryeministri zyra e parashikimit të llojeve të vdekjeve. Kjo zyre u inaugurua sot pasdite nga vetë Kryeministri në përurimin e librit për të ndjerin përkthyesin, publicistin, intelektualin Ardian Klosi, i cili para disa viteve humbi jetën pas një vetëvrasjeje dramatike si pasojë e një depresioni të përsëritur.

Ja çfarë tha Rama sot për humbjen e mikut të tij, duke harruar se ka familje, të afërm, Ekzibicionizmi në plan të parë ja çfarë tha: “Gjithmonë ia thosha që do përfundosh duke vrarë veten dhe pasonte e qeshura… Kur ndërtonte shtëpinë tek liqeni, thoshte do bëj papafingo lart. Kur shkoja ta takoja ndonjë natë, i thosha pak a shumë në këtë orë këtu lart do ndjehet një krismë e thatë …i madhi Ardian Klosi nuk na tha Lamtumirë, por na tha “Ik pirdhuni”!

E besoni tani që është hapur zyra që Ju thashë.

Ky vetëm nëse nga dashuria që ka për koncesionet e konsideron dhe vetëvrasjen koncesion, se nuk ka mundësi….Nejse e prishi dhe tregun e fallxhoreve…”,- shkruan Bejtja në Facebook.
SHBA do të blejnë 32 tonë ujë të rëndë nga Irani

Shtetet e Bashkuara do të blejnë 32 tonelata ujë të rëndë, që përdoret në disa reaktorë bërthamorë, nga Irani.

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se marrëveshja prej 8.6 milionë dollarësh synon të ndihmojë Iranin në përmbushjen e detyrimeve që parashikon marrëveshja nukleare e nënshkruar vitin e kaluar.

Autoritetet deklarojnë se uji i rëndë, i cili mund të përdoret për të prodhuar armë me gradë plutoniumi, mund të rishitet për kërkime shkencore.

Lëvizja e administratës Obama ka shkaktuar kritika tek republikanët. Paul Ryan, zëdhënës i Dhomës së Përfaqësuesve, deklaroi se bëhet fjalë për një tjetër konçesion që i bëhet vendit financues më të madh të terrorizmit në botë.

Uji i rëndë fillimisht do të magazinohet në një laborator shtetëror në Tenesi para se të shitet sërish. Në bazë të marrëveshjes bërthamore, Iranit i lejohet të përdorë ujë të rëndë në reaktorin e modifikuar bërthamor Arak, por duhet të shesë çdo tepricë bashkë me uraniumin e pasuruar në tregun ndërkombëtar.

Në një deklaratë, Departamenti i Energjitikës deklaroi se, SHBA nuk do të blejë automatikisht ujë të rëndë iranian në të ardhmen, duke nënvizuar se do të jetë përgjegjësi e Teheranit që të përmbushë detyrimet e tij.

Ndërkohë, sekretari i Shtetit, John Kerry duhet të takohej me ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif për të diskutuar shqetësimet e Teheranit për materializimin e lehtësimit të sanksioneve që i janë premtuar nga Uashingtoni./TCh/



Foto/ Flet e ëma e futbollistit shqiptarë të vrarë: Ish-bashkëshorti shfrytëzoi vdekjen e tim biri
E ëma e futbollistit shqiptar, 26-vjeçarit Ermal Abdushi, i cili u qëllua për vdekje më 30 dhjetor të vitit të shkuar, në Itali, ka rrëfyer në një intervistë për një media lokale ‘kalvarin’ e vuajtjeve të jetës së saj.

Ajo shprehet se përveç humbjes së djalit ka vuajtur shumë edhe për shkak të dhunës së ish-bashkëshortit.

“As vdekja e Ermalit nuk ndaloi ish bashkëshortin tim, shprehet me zë të mekur 47-vjeçarja me inicialet G. M., përkundrazi, ai përdori këtë tragjedi për të më lënduar akoma edhe më shumë. Shpresoj që mos ta lënë të lirë. Ose nuk e di se ku do të fshihem”.

Ish-bashkëshorti i saj 53-vjeçar, u arrestua pasi i dogji makinën dhe aktualisht është nën masën e sigurisë arrest me burg. 47-vjeçarja jeton në shtetin fqinj, Itali.



Çiljeta: Ja gjithë e vërteta e ndarjes me bashkëshortin tim
Vetëm para disa kohësh Çiljeta foli për herë të parë hapur për martesën e saj. Ajo ka pranuar se i ka dhënë fund lidhjes me Chris, duke thënë se marrëdhëniet në distancë nuk funksionojnë.

Ajo gjithashtu ka thënë se në çdo vendim në lidhje me djalin e saj, do të marrë pjesë dhe Chris. Megjithatë sipas informacioneve më të fundit, arsyeja shkon përtej distancës.

“Bashkëshorti i këngëtares i ka kërkuar asaj që të largohet nga Tirana dhe të vendosen bashkë për një jetë tjetër në Brazil, vend ku jeton dhe punon Chris, por që Çiljeta nuk ka qenë e gatshme t’i japë fund karrierës muzikore” .

Fakti që për momentin ajo është në kulmin e saj, mund ta ketë detyruar këngëtaren të bëjë këtë zgjedhje të vështirë.



Zbulohet letra që la të shkruar gruaja e pronarit të mobilerisë
Gjatë seancës së dhënies së masës së arrestit për biznesmenin shkodran të mobilierive Sadedin Sula u lexua nga prokurori një letër që sipas tij ishte lënë nga bashkëshortja e ndjerë e të akuzuarit. Në kërkesën për të dhënë masën “arrest me burg” për të akuzuarin, prokurori tha se bashkëshorti Suela Sulës të gjetur të pajetë në banjën e mobilieri “Europa”, kishte ushtruar dhunë edhe më herët dhe kjo faktohej edhe në letër. Ai lexoi disa paragrafë të saj.

“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do t’i kaloja. Kam takuar persona që nuk mendoja t’i takoja. Jam e zhgënjyer!”,- shkruhet në letrën që sipas prokurorit është gjetur në tualet.

Vetë bashkëshorti e mohoi letrën.

“Kjo letër nuk është shkruar nga ajo. Nuk është shkrimi i saj”,- tha i akuzuari.

Ai ka rërfyer edhe ditën e ngjarjes duke theksuar se nuk ka pasur asnjë qëllim të vrasë gruan e tij dhe se ajo është vetëvrarë.

“Kur dola në mëngjes më tha jam e mërzitur, kam një shtrëngim në kraharor. Kur shkova në mobileri nuk e gjeta. Hyra në banjë dhe e gjeta të lidhur me litar. Shenjat e gishtave në fyt janë pasi i mata pulsin”,- tha ai.

Para trupit gjykues ai tha se është i gatshëm të ndihmojë shtetin financiarisht për zbardhjen e ngjarjes.

Megjithatë gjykata e Shkodrës vendosi masën “arrest me burg” për Sadedin Sulën./lapsi.al/



Video/ Greta Koçi publikon këngën e re në “Zonë e Lirë”

Këngëtarja Greta Koçi ka publikuar sonte projektin e saj më të ri muzikor.

“S’jena ni moti” mban titullin kënga, të cilën Greta e ka prezantuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani në “TV Klan”, duke e sjellë të realizuar me videoklip.

Kënga është prodhim i reperit Mozzik dhe ZZap & Chriss.




Foto/ Zbuloni dashurinë e parë të Sonila Meços...

Sonila Meço ka ndarë urimin dhe dashurinë për të atin, në ditën e lindjes së tij, duke e quajtur atë dashurinë e parë.

“Se babi eshte dashuria e pare dhe atij i ngjan dashuria e jetes sime…Ndersa une kam mbetur vajza e vogel e babit…Edhe 100 o dashuri!”,- thotë gazetarja, duke na treguar që tek ajo qenka plotësuar ëndrra e shumë vajzave për të gjetur edhe te partneri babain e tyre.


Përdorni parfum? Ja rregullat e arta të parfumosjes...

Të gjithë e njohin ndjesinë e aromës së një parfumi hedhur në lëkurë. Është shkencërisht e vërtetuar që mbartja e aromës së mirë rrit vtevlerësimin tek njerëzit dhe i bën të ndihen më mirë.

Por nëse mendoni se hedhja e parfumit është ndër gjërat më të thjeshta që mund të bëni gaboheni.

Më poshtë do të lexoni rregullat e arta të parfumosjes:

1. Aplikoni krem hidratues pa aromë para se të lyheni me parfum. Kjo do të bëjë që parfumi të qendrojë më gjatë.

2. Nëse ju doni që parfumet tuaja të zgjasin më shumë, pse jo? Ajo që duhet të bëni është t’i largoni parfumet nga tualeti apo nga vendet me lagështirë. Vendet e ngrohta do të ndikojnë negativisht në cilësinë e aromës së parfumit. Fare mirë mund t’i mbani parfumet në dhomën tuaj.

3. Parfumosuni menjëherë pas dushit para se të visheni. Lagështia në lëkurën tuaj do të bëjë që parfumi të qëndrojë më gjatë.

4. Mos fshini kyçet pasi i keni spërkatur me parfum .

5. Spërkatja e një aromë me bazë alkooli direkt mbi flokët tuaj do t’i dëmtojë.

6. Nëse doni të ndjeni aromën e një parfumi prisni deri sa të thahet./Living/



A e dini pse xhinset tuaja kanë këta thumba metalikë...?

Ju keni vënë re që në të gjitha xhinset tuaja, qoftë për meshkuj, qoftë për femra, keni disa thumba prej metali, që janë të vendosura në xhepa.

Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë, pse janë ato aty, sepse me të vërtetë duken si të panevojshme.

Shumë kohë më parë, xhinset janë veshur nga klasa punëtore, të cilët kryenin punë shumë të rënda fizike.

Kështu që gjatë asaj kohe, teksa ata punonin, xhepat ishin shumë të rëndësishëm për ta, sepse iu duhej t’i fusnin veglat dhe disa gjëra të vogla e të nevojshme për punë. Por, problemi qëndronte që xhepat e xhinseve të tyre shqyheshin vazhdimisht.

Jacob Davis, një ndër rrobaqepësit më të mirë të asaj kohe, gjithashtu klient i “Levis & Co”, erdhi me një ide brilante.

Jacob, mendoi se po t’i vë këto thumba metalike në secilën anë të xhepave, ato do të përforcohen dhe nuk do të shqyhen, ide e cila edhe funksionoi.

Në vitin 1872, ai fitoi të drejtën dhe pronësinë për të kryer këtë punë në secilën fabrikë të xhinseve.

Qysh atëherë, këto thumba vazhdojnë ende të vendosen në secilën markë të xhinsave, prandaj xhepat nuk shqyhen asnjëherë falë tyre.

Foto/ 13 presidentët amerikanë që takuan mbretëreshën Elizabeth
Presidenti amerikan Barack Obama gjatë ditës së sotme ka vizituar Britaninë e Madhe, e cila festoi ditëlindjen e 90-të të mbretëreshës Elizabeth.

Obama i ka uruar mbretëreshës jetën sa më të gjatë, ndërsa ajo ka nënshkruar këtë vizitë në librin e mysafirëve.

Agjencia e lajmeve “abcnews” ka publikuar një seri fotosh të cilat tregojnë takimet ndër vite mes presidentëve amerikanë dhe mbretëreshës Elizabeth.
Si t’i çmendni meshkujt në seks? Ja tri dëshirat, që duhet t’ua plotësoni...
Nuk janë qenie të komplikuara, përkundrazi janë shumë të thjeshtë, prandaj mund t’i kuptoni lehtësisht dëshirat e tyre në seks. Ata më shumë çmendet për…

Seks nën dush

Çdo mashkull e dëshiron trupin e femrës të lagur, por më së shumti atëherë, kur mund ta prekë. Bashkohuni nën dush dhe lejoni t’ju prekë, ndërsa uji butësisht ju përkëdhel nëpër lëkurë.

Nëse keni pasqyrë në banjë, shikohuni në të. Vetëbesimi i tij do të jetë më i fuqishëm, kur sheh që po ia kaloni aq bukur…

Seksi oral

Po, në kuptimin e plotë të fjalës, ky nuk është ndonjë pozicion seksual, por gjithsesi ia vlen të provohet.

Nëse herë pas herë ia bëni surprizë seksin oral, pranë vetes do ta keni një mashkull shumë të kënaqur.

Misionari i avancuar

Edhe pse ekzistojnë shumë variacione lidhur me këtë temë, pozicionet të cilët më shumë ia forcojnë egon, janë ato pozicione, në të cilat partneri juaj mund të shohë se çfarë bën.

Nëse i vini këmbët mbi supet e tij, ndërkaq ai mbështetet në duar pranë jush, shikimi i vetë aktit dhe i fytyrës suaj do të ndikojnë në mënyrë stimuluese, ndërkaq frymëmarrja juaj do t’i tregojë më shumë se sa fjalët.
Histori+18/ Vjehrri im plak më ‘çmontoi’ në shtrat...
Dua t’ju tregoj historinë time por dua të mbetem anonime nuk pres që ta kuptojnë të tjerët. Jam një vajzë 25 vjeçe që u martova pa dëshirën time. Në fillim bënim seks çdo natë por çdo gjë u rrallua kur ai nisi të punonte për një kompani të huaj. Bente çdo javë udhëtime nga 2-5 ditë.

2 vitet e fundi filloi që të jetonte edhe babai i burrit me ne. Ai ishte 56 vjeç me mjekër pak i plakur por i mbajtshëm.

Një natë degjova disa të bërtitura dola nga dhoma dhe pash që të bërtiturat po vinin nga dhoma e vjerrit. Pash tek vrima e derës dhe ç’të shihja, vjerri im po bënte seks me një vajzë të re, pak a shumë si mosha ime.

Në atë moment më hipi një dëshirë e madhe që t’u bashkohesha dhe unë atyre dhe të bënim seks treshe, por papritur doli vjehrri im nga dhoma dhe më pa që isha skuqur komplet.

Sapo më pa më tha menjëherë mos ki turp bija ime, ato që nuk t’i plotëson yt shoq do të ti plotësoj unë, dhe filluam menjëherë të putheshim.

Pse t’u gënjej, vjehrri edhe pse i vjetër ishte shumë herë më i mirë se burri në shtrat...



Foto/ Dasara në “arrest shtëpie” , pasi dogji makinat e të dashurit

23-vjeçarja Dasara Mançellari, u bë e famshme pak kohë më parë për veprimin e saj pasi u vuri flakën 2 makinave të të dashurit dhe për pasojë u dogjën edhe 2 makina të tjera të parkuara pranë tyre.

Ajo u la në “arrest me burg” nga gjykata e shkallës së parë, por këtë të premte ajo është shfaqur në një foto në shtëpinë e saj pasi Gjykata e Apelit e ka lënë në “arrest shtëpie”.

Në foton e postuar ajo është shtrirë në divan duke pirë një cigare, ndërsa i ati që shikon nga aparati monitorues i arrestit.

Vajza e re dogji automjetet në shenjë hakmarrje për të dashurin e saj.

Ajo u zbulua nga kamerat e sigurisë.

Greta Koçi: S’martohem me socialist, burrin do ta zgjedh me referendum

E pyetur nëse është e lidhur Greta nuk e ka pohuar një gjë të tillë, ndërsa ka thënë në “Zonë e Lirë” se bashkëshortin do e zgjedhë me referendum…

Një tjetër mosmiratim që Greta Koçi ka shprehur në “Zonë e Lirë”, gjatë pyetësorit të Çanit, ka qenë edhe “burri i majtë”.

Ajo është shprehur se, nuk do të preferonte një burrë socialist. Po përse Greta nuk e do një burrë me bindje të majta?

Shikoni videot:

Investitorët e huaj: Na mbytën taksat, korrupsioni, konkurrenca e pandershme

Shoqata e investitorëve të huaj në Shqipëri (FIAA) konsideroi, problemet me drejtësinë, konkurrencën e pandershme, ndryshimet e shpeshta të stafit të tatimeve, korrupsionin dhe ligjet e komplikuara fiskale si faktorët themelorë që kanë përkeqësuar klimën e biznesit në vend.

FIAA i nxori këto konkluzioneve pas një anketimi në anëtarët e shoqatës dhe më pas ndërtoi një indeks nga (1-100) ku faktorët që kishin marrë më shumë se 50 pikë konsiderohen shumë problem dhe ata të renditur me pak se 50 pikë, më pak problem.

Nga 22 elementë për të cilat bizneset janë pyetur, 8 prej tyre janë konsideruar probleme madhore.

Problemet me drejtësinë u renditen nga FIAA për të dytin vit radhazi si shqetësimi më i madh i investitorëve të huaj në Shqipëri.

Në anketimin me bizneset ky faktor është vlerësuar më problematiku duke marrë 66 pikë. Konkurrenca e pandershme nëpërmjet ekonomisë informate është një faktor tjetër, thotë Shoqata në të cilën janë të anëtarësuar kompanitë më të mëdha me kapital të huaj në vend.

Ky shqetësim është vlerësuar me 65 pikë dhe më pas i treti ndër elementët pengues më madhor është radhitur korrupsioni, i cili është vlerësuar si problem madhor për klimën e biznesit në vend, duke marrë 60 pikë.

Ligjet e komplikuara fiskale shihet të jenë një tjetër shqetësim madhor, të cilat janë vlerësuar me 59 pikë dhe më pas shqetësimet madhore vlerësohen të jenë niveli i lartë i taksave, destabiliteti politik dhe politikat jo atraktive për investimet e huaja.

Bizneset shohin si elementë jo problematike, infrastrukturën rrugore, furnizimin me ujë, telekomunikacionin, ligjet e punësimit etj.

Kjo është goditja e radhës e investitorëve të huaj për qeverinë, pas treguesit të përkeqësuar të klimës së biznesit nga Shoqata Gjermane e industrisë dhe Tregtisë (DIHA) dhe deklaratave të forta për largim investitorësh nga Dhoma Amerikane./Monitor/




Pse e zëvendësoi Arian Çani, Sofinë?
Këtë të premte Arian Çani kishte në krah një tjetër bukuroshe në vend të partneres së tij të disa viteve që e quan “Sofi”.

Në rrjetet sociale nisën menjëherë lajmet se “Sofi” ishte larguar nga emisioni, por mesa duket kjo nuk ka ndodhur.

“InfoMedia Albania” ka mësuar se Sofi nuk është larguar nga emisioni, por ajo mungon për arsye personale dhe do të rikthehet përsëri në puntat e tjera të “Zonë e Lirë”.

“Sofi” u zëvëndësua sot nga një vajzë 19-vjeçare, një tjetër bjonde tjetër simpatike, që Çani vazhdonte ta thërriste me pseudonimin “Sofi”.



Foto/ Ja 19-vjeçarja që zëvendësoi Sofinë në “Zonë e Lirë”

Quhet Andonia Dobi. Është vetëm 19 vjeçe nga Gjirokastra. Vajza me sy bojëqielli prej kësaj të premteje zëvendëson “Sofinë” në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Në rrjetet sociale mëson se Andonia studion në vitin e parë për Biokimi dhe ka pasion modelingun.

Por te “Zonë e Lirë” edhe ajo do të quhet thjesht... “Sofi”.


Skandali/ Ministri kap gazetaren nga tangat
E kanë quajtur “Culotte-Gate”, apo skandali i mbathjeve.

Bëhet fjalë për ministrin francez të financave Michel Sapin, që është akuzuar se ka tërhequr fillin elastik të mbathjeve të një gazetareje gjatë forumit ekonomik të Davosit.

Lajmi ka dalë në librin “Elysée off”, të Aziz Zemouri dhe Stéphanie Marteau.

Menjëherë mendimet shkojnë për paraardhësin e Sapin, Dominique Strauss-Kahn, i përfshirë në një skandal seksual si kreu i FMN-së dhe që i kushtoi zgjedhjen si president i Francës.

Skandali i Sapin u përfol që në maj të vitit të kaluar, por ai nuk u përmend me emër.

Sipas librit, ai ka parë një grup gazetaresh dhe mes tyre i kanë shkuar syte te njëra që i ishte zbuluar filli i tangave.

“Çfarë jeni duke më treguar”, – ka thënë ai duke e tërhequr nga mbathjet.

Vetë ministri i ka përgënjeshtruar këto lajme, por mediat shkruajnë se ai është pranë dorëheqjes.



Foto+18/ Ja ç’të bëni me gjoksin e femrës për t’u kënaqur gjatë seksit

Gjokset e femrave janë një ndër gjërat, që çmendin më së shumti meshkujt. Revista Cosmopolitan shkruan se gjatë seksit, sipas ekspertëve, sisët e femrave janë shumë të ndjeshme, por atyre duhet t’ju kushtohet kujdesi dhe vëmendja e duhur.

Gjoksi i femrës meriton dhe i nevojitet vëmendja maksimale gjatë seksit, pasi femrat përjetojnë kënaqësi maksimale, nëse mashkulli di si t’i trajtojë ato

Më poshtë mund të shihni fotografi dhe ilustrime për pozicione, të cilat garantojnë kënaqësi maksimale seksuale si për mashkullin ashtu edhe për femrën.


Ja pse amvisat bëjnë më shumë seks se gratë e tjera...
Një hulumtim i ri tregon që marrja me punët e shtëpisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me pasurinë e jetës seksuale.

Në të vërtetë, partnerët të cilët bashkëpunojnë ndërmjet vetes dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në përgatitje të ushqimit, në larje të enëve, në pastrim, në hekurosje dhe në punët e ngjashme, më së sheshti bëjnë dashuri.

Sipas rezultateve të hulumtimit, ekziston lidhja e qartë midis sasisë së kohës së kaluar duke punuar nëpër shtëpi dhe kohës të cilën partnerët e shfrytëzojnë për seks.

Çiftet me më shumë energji dhe kuptim për argëtim organizojnë kohën në atë mënyrë që të kenë mundësi të mjaftueshme që të merren me aktivitetet që i duan.

Në të vërtetë, ndarja e punëve të shtëpisë, pos që ia bën më të lehtë jetën partneres, te gjinia e bukur nxisin dëshirën e fuqishme që partnerin ta shpërblejmë me seks.

Në punët e shtëpisë mesatarisht meshkujt i shpenzojnë dy orë në javë, ndërkaq femrat tetë herë më shumë, andaj nuk çudit konkludimi që balancimi më i mirë krijon rrethana për seks.

Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 6 mijë çifte bashkëshortore, ndërkaq të dhënat tregojnë që çiftet të cilët bashkërisht i bëjnë punët e shtëpisë, mesatarisht bëjnë dashuri pothuajse 85 herë në vit, apo afërsisht dy herë në javë, gjë që është e mjaftueshme nga mesatarja e zakonshme./Telegrafi/

24/04/2016/.....................................


Aksident në Pogradec, humb jetën një vajzë, plagoset një tjetër
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.

Mësohet se viktima është 23-vjeçarja me iniciale F.Q., banuese në Vlorë. Viktima drejtonte makinën tip “Benz” me targa “AA 282 MG” dhe ka humbur drejtimin e mjetit si pasojë e shpejtësisë, duke dalë jashtë rrugës.

Për pasojë, ka humbur jetën 23-vjeçarja dhe është plagosur një 29-vjeçar me iniciale E.M. nga Pogradeci, i cili ishte pasagjer në makinën që u aksidentua.

I plagosuri u dërgua në Tiranë në gjendje të rëndë për të marrë mjekim më të specializuar.



Stadiumi i ri, Rama e Basha “penallti” nw Facebook

Je k**vë. Do jesh e imja, s’ke për t’u fejuar”. Dënohet 32-vjeçari, përndiqte ish të dashurën

Një 32-vjeçar nga komuna Petrelë në Tiranë është dënuar me 2.8 vite burg për akuzën e përndjekjes.

Qytetari E.D ishte dënuar edhe më herët me disa muaj burg për përndjekje ndaj ish të dashurës së tij me iniciale H.E. Por, nuk dorëzohej dhe vazhdonte të këmbëngulte duke e përndjekur sërish dhe kërcënuar të renë duke i thënë “do të jesh vetëm e imja ose nuk ke për të jetuar”.
Gazeta ‘Panorama’ shkruan se vajza i kishte dhënë fund lidhjes kur kishte mësuar se ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë.
“Me shtetasin E.L kam qenë e lidhur, lidhje dashurore që kur kam qenë 22 vjeç, të cilin e dija beqar. I kam shkëputur marrëdhëniet me të në moshën 26-27 vjeç, në momentin kur kam marrë vesh që ai ishte i martuar. Në periudhën prill-maj-qershor 2015 më vinte vazhdimisht në punë, më ngacmonte, kërcënonte dhe më ofendonte me shprehje nga më të ndyrat.
Më thoshte ti je kurvë. Unë i thosha që më lër rehat, ti ke familjen tënde dhe unë kam familjen time. Më thoshte se ‘kam bërë burg dhe ti duhet të më japësh lekët për burgun që kam bërë prej teje. Ti nuk ke për t’u fejuar dhe do të të vras po u fejove. Lëre punën se nuk ke përse të punosh ti këtu’. Nuk donte që unë të punoja”, është shprehur vajza në Gjykatë.

Vespa mbush 70 vjeç, motoçikleta legjendë e Italisë
Simbol i “dolce vita”-s, “Vespa”, festoi dje 70-vjetorin e krijimit të saj, pa e ndier aspak peshën e moshës. Mbi 18 milionë të shitura në të katër anët e botës

Kur Enrico Piaggio, më 23 prill 1946 depozitoi patentën e ”Vespës” në Firence, pikësynimi i tij ishte të rimëkëmbte sipërmarrjen, asokohe e specializuar në teknologjinë e avionëve e cila u dëmtua rëndë nga sulmet ajrore në Luftën e Dytë Botërore.

Ai i kërkoi një prej inxhinierëve të tij, Corradino D’Ascanio, krijimin e një mjeti të thjeshtë në prodhimin dhe me çmim të arsyeshëm.

Me një pamje të veçantë në formën e grerëzës nga e cila është frymëzuar, e famshmja me dy rrota ka nxjerrë në shitje prej fillimeve të saj më shumë se 18 milionë ekzemplarë, referuar kompanisë Piaggio që e prodhon.

Motoçikleta më e famshme e të gjithë kohërave ka trefishuar shitjet në 10 vitet e fundit, për të arritur në 170 mijë të shitura vetëm gjatë vitit të shkuar.

Suksesi i Vespës u pa menjëherë, por shtysën më të fortë për ta bërë atë të njohur në mbarë botën ia dha kinematografia. Simone Signoret, Anthony Quinn, Kirk Douglas, Domenico Modugno, Alberto Sordi e Aldo Fabrizi, hipin shpesh mbi Vespa, jo vetëm pse ajo është në modë, por sespe pëlqehet jashtëzakonisht shumë.

Të gjithë regjisorët amerikanë që bëjnë filma të ambientuar në vitet ’50 dëshirojnë të kenë patjetër ndonjë skenë me një Vespa: ndër më të famshmit, “Pushime romake”, në të cilin Gregory Peck e Audrey Hepburn janë shpesh mbi motoçikletën e famshme. Shumë më vonë, është e famshme xhiroja e Romës që Nanni Morettin bën me Vespën e tij në “I dashur ditar”./Shqiptari i Italise/
Mbyllet padia ndaj tetë kryeministrave shqiptarë, s’kishte prova
Gjykata e Lartë ka rrëzuar përfundimisht pretendimin e një qytetari nga Durrësi për ndjekje penale ndaj tetë kryeministrave që kanë kryesuar qeveritë shqiptare pas vitit 1990, përshi edhe aktualin, Edi Rama.

Në kallëzimin e tij, Nikoll Prenga pretendonte se krerët e qeverisë ndër vite duhet të hetoheshin për “shpërdorim të detyrës”. Sipas tij, veprimet dhe mosveprimet e kryeqeveritarëve kanë qenë shkak i shkatërrimit të pasurive kombëtare dhe tragjedive materiale­jetësore.

Përmes një vendimi të shpallur më 22 shkurt 2016, një kolegj penal i Gjykatës së Lartë nuk pranoi ankimin e kallëzuesit Nikoll Prenga.

Ai i kërkoi gjykatës të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme të datës 4 nëntor 2015, për të mos filluar procedim penal ndaj nëntë kryeministrave të kallëzuar. Në vendimin e arsyetuar, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, kolegji penal i kryesuar nga gjyqtari Admir Thanza shfaq arsyet pse nuk u lejua hetimi i kryeministrave.

Pasi ka administruar provat e paraqitura në gjykim, thuhej në vendim, kolegji penal ka arritur në përfundimin se ankimi i paraqitur nga kallëzuesi Nikoll Prenga është i pambështetur në ligj dhe si i tillë nuk duhet të pranohet.

“Për sa i përket kallëzimit për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, kolegji penal i Gjykatës së Lartë vlerëson të drejtë përfundimin e arritur nga organi i akuzës për këtë vepër, për faktin se kallëzimi penal përmban referime të përgjithshme dhe jo fakte konkrete ndaj subjekteve të renditur si të kallëzuar nga shtetasi Nikoll Prenga”,- arsyetonte Gjykata.

Një tjetër argument i Gjykatës së Lartë ishte fakti se kallëzimit penal të Prengës, nuk i është bashkëlidhur asnjë provë konkrete ku të mbështeten pretendimet e ngritura për veprimtari të kundërligjshme.

Kolegji penal arsyetonte më tej se për disa prej të kallëzuarve, që kanë ushtruar funksionin në fillimet e viteve 1990, nuk mund të kryhej asnjë verifikim për shkak se vepra penale e kallëzuar si e kryer prej tyre është parashkruar.

Po ashtu, Gjykata e Lartë nënvizonte se për një prej të kallëzuarve, Ramiz Alinë, nuk mund të kryhen hetime për shkak se ai nuk jeton më. “Për subjektin e kallëzuar penalisht Ramiz Alia, nga ana e Prokurorisë nuk mund të kryhen hetime, për shkak se ky shtetas rezulton të ketë vdekur në vitin 2011.

Vendimi i prokurorit për mosfillimin e procedimit penal nga ky kolegj në tërësi vlerësohet i ligjshëm, për shkak të kuptimit dhe të zbatimit të drejtë të ligjit material dhe procedural penal”, thuhej në vendim.

Në kallëzimin e tij, Nikoll Prenga kërkonte nxjerrjen në dritë të këtyre veprimtarive kriminale të drejtuesve të papërgjegjshëm e të inkriminuar në Republikën e Shqipërisë, që kanë shkatërruar gjithçka./Panorama/

Video/ A është Kida e virgjër? Ja si shprehet ajo...

Në rubrikën “Pa marre” këngëtarja Kida ka treguar se është e virgjër. E pyetur për drogën, ajo thotë se nuk është e varur.

Ndryshe Kida, ani pse e re në moshë ka arritur të inkuadrohet furishëm në skenë me plot suksese, duke mbledhur kështu shumë adhurues rreth vetes.

Mirëpo pavarësisht faktit se ka shumë meshkuj që e pëlqejnë, asaj si duket nuk ia ka rrëmbyer ende dikush zemrën.



Zbulohet i dashuri i ri i Viola Spiros, ja cili është...
Prej kohësh mediat rozë diskutojnë lidhjen e bukuroshes Viola Spiro, me një mashkull "sekret" të cilin ish-velina e publikon në foto misterioze në IG.

Por me sa duket, portreti i të dashurit të Violës është zbuluar dhe tashmë të gjithë mund të qetësohen pasi nuk bëhet fjalë për prezantuesin Drini Zeqo, sikurse flitej.

Sipas revistës “Story”, çifti ka një raport prej 6 muajsh dhe se së fundi janë parë në një prej lokaleve të Lezhës.

Lul Berisha: Shullazin nuk e kam mik, u përfol vrasja ime

Berisha: Shullazin s’e kam mik, u përfol vrasja ime për 200 mijë euro

Lulzim Berisha, i cilësuar nga prokuroria dhe policia si kreu i “bandës së Durrësit” dhe i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë ka reaguar pas shkrimit të botuar dy ditë më parë në “Shqiptarja.com”, se ai dhe Emiljano Shullazi janë bashkuar në një grup të vetëm.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Lulzim Berisha shprehet se, nuk ka asnjë njohje me Shullazin.

Sipas tij, emrin e Emiljano Shullazit ai e ka hasur për herë të parë në procesin gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku bashkëpunëtori i drejtësisë, Adriatik Coli, ka pohuar se kundërshtarët e tij e kishin kontraktuar Shullazin si individ për ta ekzekutuar Berishën, kundrejt një pagese prej 200 mijë euro./shqiptarja.com/



Serbi komenton tek stërmbesa e Skënderbeut, shqiptari i kthehet ashpër
Sophie Castriota është brezi i 14-të i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Ajo jeton në Brisbane të Australisë ndërsa studion në Queensland për Akademi të Muzikës, por përkohësisht ka ndërprerë studimet për t’iu përkushtuar më shumë aktrimit dhe muzikës.

Sophie është shumë aktive në internet dhe herë pas herë publikon foto ose video ku nuk e fsheh origjinën e saj.

Së fundmi ajo ka postuar një foto, ku shihet një xhup me ikonën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

"KOSOVO JE SERBJE" (KOSOVA është SERBI) është komenti i një serbi që ka acaruar shqiptarët. Menjëherë ka ardhur dhe komenti i një shqiptari të revoltuar, që i është kundërpërgjigjur ashpër komentit të serbit.

Tropojë, aksident me vdekje. Një femër humbet jetën, dy plagosen
Një person ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur nga një aksident automobilistik i ndodhur në Tropojë.

Automjeti në të cilin udhëtonin tre persona humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke lënë të vdekur një person. Aksidenti ndodhi në fshatin Myhajan, ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërriti policia.

Viktima mësohet se është Sheqere Memia, kurse dy të plagosurit u dërguan në spital. Ata janë Ahmet Ukshini dhe kunata e tij Valbona Memija.

Viktima është femra e dytë që humbet jetën brenda pak orësh në aksident automobilistik.

Më herët, një vajzë 23-vjeçare humbi jetën në një aksident në aksin Pogradec-Korçë, pasi makina që drejtonte humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

La Liga, Suarez rikthen Barçën në krye, fiton edhe Atletico
Reali i Madridit fitoi më herët të shtunën 3-2 ndaj Vallecanos duke rrëmbyer kreun, por në mbrëmje Barcelona ka triumfuar 6-0 ndaj Gijonit, duke mostoleruar aspak dhe duke u rikthyer në vendin e parë.

Suarez shënoi 4 gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një shënuan Messi e Neymar. Barça hapi serinë e golave në minutën e 12 me Messin i cili shënon për 1-0.

Në pjesën e dytë u shëuan edhe 5 gola të tjerë. Suarez realigoi golin e dytë në të 63-n, ndërsa në harkun kohor prej 3 minutash, në të 74-n dhe 77-n, gjyqtari dha dy penallti për Barçën të cilat i shndërroi në gola sulmuesi uruguajan.

Pesë minuta nga fundi shënoi edhe Neymar, ndërsa Suarez realizoi “poker” në të 88-n për rezultatin përfundimtar 6-0.

Ndërkohë, fitoi edhe Ateltico Madrid që ruan hapin me Barçën. Skuadra e Diego Simeones fitoi 1-0 përballë Malagas falë golit të Correas në minutën e 62./TCh/

Kujt do t’i shkojë pasuria e Prince?
Nuk ka shenja të ndonjë traume dhe nuk ka arsye të dyshohet që Prince është vetëvrarë, deklaroi dje në mëngjes sherifi i qarkut të Carven në zonën e Minneapolis, Jim Olson, gjatë konferencës së parë për shtyp pas vdekjes së këngëtarit.

Trupi pa jetë i Prince u gjet në një nga ashensorët e studiove të Chanhassen, ku artisti regjistronte këngët e tij.

Në takimin me median ishte i pranishëm gjithashtu edhe një përfaqësues i zyrës së mjekut ligjor që kishte bërë autopsinë dhe që nuk dha komente mbi zërat që flasin për një ovërdozë. Misteri vazhdon të qëndrojë mbi vdekjen e magjistarit të muzikës.

Ndërkohë që shfaqet një tjetër problem, ai i “thesarit” muzikor të artistit. Një kasafortë ruan mijëra tituj dhe video të papublikuara që thuhet se zgjasin 100 vite.

Kujt do t’i shkojë kjo pasuri 100-vjeçare? Ai nuk kishte as grua as fëmijë dhe nuk ka asnjë infromacion se kush mund ta përfitojë këtë thesar.
Durrësaku i “pa ndreqshëm”, kapet sërish me pistoletë pa leje

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi lëvizte në qytet me armë pa leje. I arrestuari është Myslim Verdha, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një pistoletë e llojit “TT” bashkë me një krehër me 7 fishekë.

Myslim Verdha ka qenë më parë i dënuar dhe është një emër i njohur për policinë e Durrësit.

26-vjeçari ka precedent të mëparshëm për vepra penale kundër jetës dhe për armëmbajtje penale. Tashmë ai akuzohet sërish për armëmbajtje pa leje.




Video/ Shpërthen aktorja Andrea: Turp të kesh Sali Berisha!
Thirrja e fundit e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit për t’u armatosur çdo kush që ndihet në rrezik nga kjo qeveri, të cilën ai e konsideroi të lidhur me grupe kriminale, ka revoltuar një prej aktoreve të njohura të ekranit shqiptar.

Ema Andrea, nëpërmjet një videoje ironizuese të postuar në profilin e saj në Facebook, i drejtohet Berishës me termin “fashist” si, një njeri për të cilin duhet të ketë një tallje masive.

“Turp të kesh o Sali Berisha!! Po, po ky është mendimi im!! Uroj të ketë një ligj që të të dënojë për këtë thirrje, dhe jo me 10 dite pa të drejtë rroge siç bëhet gjithmonë!! Meriton një tallje masive!! Fashist!!”,- shkruan aktorja në profilin e saj në Facebook.

Zëri i Amerikës habitet me ngritjen e Kokëdhimës brenda PS-së
Në Shqipëri socialistët thirrën sot mbledhjen e parë të Asamblesë së re të dalë nga kongresi për të zgjedhur strukturat e tjera drejtuese, Sekretarin e Përgjithshëm, kryesinë dhe sekretarët e rinj.

Në listën me kandidatura për kryesinë të propozuar nga kryetari socialist Edi Rama, dy figura të njohura Arta Dade dhe Namik Dokle, u tërhoqën nga gara.

Zonja Dade në shenjë kundërshtimi për mënyrën se si është drejtuar partia këto vitet e fundit, sic u shpreh ajo, dhe zoti Dokle për t’i hapur rrugë emrave të tjera pas 25 vitesh anëtar i kryesisë së partisë socialiste.

Për 7 vende që u takojnë grave, konkurruan 11 socialiste. Në përfundim të votimit mes emrave fituesë tre anëtare të kabinetit qeveritar, ndërkohë që ministrja Ermonela Felaj nuk arriti të fitonte.

Për 13 vende në kryesi që i takojnë burrave, në garë ishin 17 socialistë të njohur, deputetë, ministra apo dhe kryetarë bashkishë. Ndër emrat për sekretarë, ku Gramoz Ruci rikonfirmohet si sekretar i përgjithshëm, ra në sy emri i deputetit Koço Kokëdhima, i përfshirë në partinë socialiste në zgjedhjet e 2013, falë lidhjeve me zotin Rama, i cili e propozi sot dhe në nivelet e larta të partisë, në postin e sekretarit për reformat strukturore dhe emigracionin.

Jashtë strukturave të reja drejtuese, mbeti deputeti Ben Blushi, i cili prej kohësh është një kritik i hapur i kryetarit socialist. Përplasje mes tyre kulmoi për mandatin e zotit Rama dhe mungesën e zgjedhjeve për drejtuesin e partisë socialiste.




Spahiu mbron Trump, sulmon Ramën duke e quajtur “trap”
Kreu i AK­së, Kreshnik Spahiu iu përgjigj kryeministrit Rama për deklaratat e tij ndaj kandidatin republikan në primaret presidenciale, Donald Trump, që është cilësuar nga kreu i qeverisë si fatkeqësi për SHBA­në.

Spahiu i kërkoi falje Trumpit për deklaratat e Ramës dhe e ftoi atë që të investonte në Shqipëri. Duke folur për garën presidenciale, Spahiu tha se të paktën në SHBA bëhet garë dhe votat numërohen.

“Pavarësisht nëse fiton Klinton ose Trump, atje fitojnë qytetarët; pavarësisht se cili është rezultati përfundimtar, atje fiton e drejta e votës. Ndërsa këtu, populli voton dhe “trapi” i Tiranës numëron”,- tha Spahiu.

Foto+Video/ Ja si luajnë golf dy të “fortët” e botës
Mbështetësit e vendosur të fushatës kundër Brexitit kaluan një ditë pushimi së bashku dje.

David Cameron dhe Barack Obama e festuan dashurinë e tyre për BE-në duke luajtur një ndeshje golfi.

Kryeministri britanik, që është më i zoti në ngarjen e kuajve se sa me shkopin e golfit, iu bashkua presidentit Obama që e adhuron golfin për një lojë në “The Grove in Chandler’s Cross”, Hertfordshire.

Ata bënë shaka kur z. Cameron doli huq në goditjen e tretë dhe më pas qëndruan bashkë të vështronin, teksa topi i presidentit hynte në vrimë.




Foto-Video+18/ 19-vjeçarja shqiptare, mami më mbështet në gjithçka që bëj

Ajo është një nga vajzat që ka vendosur të mos merret me mentalitetin shqiptar, por të vazhdojë ëndrrat e saj dhe njëra prej tyre është kërcimi. Po flasim për vajzën e klipeve që njihet me emrin Kristjana Saxobeat, e cila ka rrëfyer në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt, të gjitha të vërtetat e përfolura mbi marrëdhëniet që ka patur dhe ka me reperët më të njohur shqiptarë.

19-vjeçarja tregon se, nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me Noizy-n edhe pse është e çmendur pas tij, duke treguar së kur ishte më e vogël e adhuronte.

Ndërsa në lidhje me disa mesazhe të Noizy­t, ku “merrte ftesë” për 16 “seanca” marrëdhëniesh intime brenda një nate, Kristjana u shpreh se sms-të ia kanë nxjerrë shoqet e saj, të cilave ua kishte dërguar nga dëshira që Noizy i ishte përgjigjur.

Ajo thotë se i ka kërkuar falje reperit, i cili nuk flet më me të,ndërsa për “Stresin”, ajo u shpreh se me të ka bashkëpunim dhe bisedon për punë, ashtu siç bën edhe me Ledrin.

Ndër të tjera, ajo tha se për gjithçka që bën ka edhe aprovimin e mamit dhe se ajo e mbështet, ndërsa për marrëdhëniet shoqërore vajza thotë se mund të ketë seks edhe mes miqve.

Në fund ajo bën me dije për adhuruesit e saj, dihet që janë djem më shumë, se së shpejti do të jetë pjesë e një filmi, si edhe do të nxjerrë në treg edhe këngën e saj të parë, që është sipas saj, eksperimenti më i ri që do të provojë të bëjë.

Video/ E çuditëshme, amerikanët s’dinë të ngasin makinë me marshe
Ndoshta jo të gjithë e dinë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesa më e madhe e makinave janë me transmision(marshe) automatik, pra nuk kanë freksion.

Kjo është edhe një nga arsyet që në SHBA leja e drejtimit mund të merret që në moshën 16-vjeçare, për shkak se automjetet nuk kanë aq shumë vështirësi për t’u drejtuar për faktin se janë automatike.

“Business Insider” ka publikuar një video, që u tregon qytetarëve amerikanë se si është të ngasësh një makinë me marshe manuale. Dhe për këtë, instruktori ka zgjedhur një makinë “Jaguar” 80 mijë dollarëshe.

“Popullariteti i transmisionit manual në SHBA është në rënie dhe shoferët preferojnë komoditetin e makinës automatike. Megjithatë, marshet janë ende një aftësi e admirueshme.

Ne kemi kërkuar nga Matthew Debord që të na mësojë si është të ngasësh një makinë me marshe, një ‘Jaguar F-Type’ 80 mijë Dollarëshe”,- shkruan “Business Insider” në artikullin e saj.

Ish-kunata e Bleonës: Ti nuk je femër që blihesh

Sa herë që ajo del në ekran do bëjë patjetër diçka që të jetë në qendër të vëmendjes. Po flasim për Bleonën, e cila javë më parë ishte e ftuar tek Zona e Lirë, ku dha deklarata të shumta duke thënë se nuk mund të blihet me para, por nëse shuma ia vlen atëherë çdo gjë e ka një çmim, por me kushtin që djali nuk duhet të jetë kriminel.

Pas këtyre fjalëve, kanë shpërthyer komentet e shumta, njëra prej tyre ka qenë edhe ish-kunata e saj, V.B., e cila ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook duke shpërndarë foton e këngëtares.

Ajo thotë se, Bleona nuk është femër që mund të blihet me para.

“Bleona njerëzit nuk të njohin ty dhe zemrën tënde. Ti nuk je grua që blihesh. Sensi jot i humorit më pëlqen shumë. Të dua”,- shkruan ajo duke mbështetur kështu ish-kunatën e saj.
Parkimi i gabuar/ Lirohet Nikollaq Neranxi, u mbajt 6 orë në Polici

Biznesmeni Nikollaq Neranxi është lënë i lirë nga Policia pas rreth pesë orë shoqërim në Komisariatin Numër 6 në kryeqytet.

“Pas 6 ore ndalimi te padrejte dhe absurd nga policia, tashme jam lene i lire. Kete ngjarje te shemtuar do kemi kohe ta analizojme ne ditet ne vijim. Per momentin dua tju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene. Jam shume i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat qe kam kaq shume miq dhe dashamires. Nderkohe ju ftoj neser te vini ne Panair tek Kompania Neranxi. Aty eshte festa e shijes dhe do te deshiroja tju qerasja te gjitheve! Jeni fantastike!”,- shkruan Neranxi në një postim në faqen e tij në Facebook.

Shoqërimi i tij u bë pas një konflikti me punonjësit e Policisë pas gjobitjes së disa automjeteve të biznesit të tij.

Pas debatit që Neranixi pati me punonjësit e Policisë, autoritetet policore kërkuan shoqërimin e tij në Komisariat.

Pas daljes nga Komisariati, Neranxi u shpreh se, nuk e kupton arsyen se përse u kërkua shoqërimi i tij pa asnjë urdhër prokurori.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   150   151   152   153   154   155   156   157   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish