Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


UET, projekti për të dëshmuar kujtesën



Download 6,39 Mb.
bet153/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   ...   352

UET, projekti për të dëshmuar kujtesën

Botimi i librit me kujtime të Kurt Kolës vjen si pjesë e disa botimeve, e një projekti më të gjërë të UET dhe UET-Press, për të dëshmuar kujtesën e krimeve të komunizmit. Admistratori i UET-it, Henri Çili, e konsideroi Kurt Kolën si një personalitet të rrallë sepse i ka mbijetuar me dinjitet, nder dhe me një lartësi morale të admirueshme të gjitha kohëve dhe ka ditur të jetë njeri i lirë dhe të ndërtojë lirinë e tij. Libri i tij botohet në kuadër të shumë botimeve të tjera të kësaj natyre dhe projekteve akademike që ky universitet ka inicuar në këtë drejtim.

“Universiteti Evropian i Tiranës ka kënaqësinë të thotë sot se kemi bërë disa botime të kësaj natyre ose kemi ndërmarrë disa projekte që të kemi një koleksion dhe do të kemi dhe disa projekte të tjera pikërisht me gjurmë, dëshmi dhe rrëfime për historinë nga disa personaliteteve të shquara. Kemi librin e Namik Kasoruho, kemi librin e Spartak Ngjelës, Aleksandër Meksit, librat e Blendi Fevziut, librat e autoreve të tjerë shqipëtarë dhe plane të tjera në kuadrin e projekteve tona publike dhe kërkimore për të dëshmuar kujtesën”,- theksoi Çili.


Tiranë, studentja nga Saranda gjendet e pajetë në shtëpinë me qira
Një studente nga Saranda që studionte në Tiranë është gjetur e pajetë në banesën ku rrinte me qira. 19-vjeçarja banonte në rrugën "Osman Myderizi" në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, studentja 19-vjeçare, e identifikuar si Mersina Hito, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

"Më datë 22.04.2016, ora 01:00, në rrugën “Osman Myderizi”, në banesë, ka vdekur shtetasja Mersina H., 19 vjeçe, banuese në Sarandë, me arsim të lartë në vazhdim (studente).

Nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i vdekjes është natyral, pasi vuante nge anemia. Kufoma u dërgua në Morgun e IML, për veprime të mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë",- thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.



Edi Rama: Ai moment kur im bir më sheh si të jem një i çmendur…!
Një shkrim në “Financial Times” rreket të japë disa ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Britanisë, i provokuar nga deklaratat e ditëve të fundit të politikanëve anglezë, që janë në favor të daljes nga Bashkimi Europian.

Duke folur për “Britexit”, një prej tyre, Michael Gove, propozoi se, Britania mund të ketë të njëjtën marrëdhënie me BE, si Shqipëria, Bosnja apo Ukraina, në veçanti kur flitet për marrëveshjet ekonomike.

Në shkrimin me titull “Po zoti Gove, në zemër jemi të gjithë shqiptarë tani”, gazetari anglez, Tony Barber, sjell një bisedë mes tij dhe Edi Ramës, ku kreu i qeverisë shqiptare i është rrëfyer për një moment bisede me të birin.

“Verën e kaluar isha në Tiranë, në një drekë me kryeministrin Edi Rama, i cili e flet anglishten me një saktësi dhe … që do të turpëronte çdo flamurtar pro apo kundër Brexit në Britani.

Duke kujtuar vitet e makthit në kohën e Enver Hoxhës, ai më tha: “Nuk i tregoj më djalit tim për ato kohë, sepse më sheh sikur jam ndonjë i çmendur”,- shkruan Tony Barber./Lapsi.al/
Basha: Rama e Tahiri në zi, kanë frikë nga ato që do thotë Shullazi
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar sot kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri, për lidhje të drejtpërdrejta me Emiljano Shullazin.

Në një dalje për mediat nga selia e PD-së, Basha u shpreh se, Rama e Tahiri janë të frikësuar nga ajo se çfarë do të deklarojë para hetuesve Emiljano Shullazi.

Sa i përket përvetësimit të ish-hotel “Vollgës” nga Shullazi, Basha tha se, ai është simbol i rrënimit të shtetit

“Prokuroria, pjesa jashtë kontrollit nga Edi Rama, ka vënë në pranga kreun e një bande që në 3 vite ka krijuar një shtet brenda shtetit. Tani po e merr vesh gjithë Shqipëria si bëhesh pasanik në shtetin Rama-Shullazi-Tahiri, duke gjobitur me armë në dorë, duke kërcënuar qytetarët, o jetën o pronën; o firmën, o pronën, o plumbin.

Tirana dhe gjithë Shqipëria është më e lehtësuar nga arrestimi i kapobandës. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë në zi dhe tmerr se cfarë do të llapë ky. Asnjë fjalë nuk kanë thënë në mbështetje të Prokurorisë.

Ai po bën cdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga vërtetimi publik i lidhjes së tij me prova dhe me fakte, këtë bëri dhe sot në daljen para medias. Hija e Shullazit është e stampuar në portretin e tij që endet në zyrën që drejton përkohësisht”,- tha Basha.


Foto/ Kapen 6 kg flori, dy argjendarë të lidhur me një grup grabitësish shqiptarë

Një operacion policor ka çuar në sekuestrimin e një sasie prej 6 kilogramësh floriri, ndërsa në hetim janë vënë dy vëllezër, argjendarë të cilët e blinin floririn e grabitur.

Policia e Valderas në Piza, kishte nisur hetimet 1 vit më parë ndaj një bande shqiptarësh të cilët pasi grabisnin banesat e shishin floririn e atë nëpër argjendari të ndryshme.

Një prej tyre ishte ajo e dy vëllezërve italianë.

Siç shkruan media italiane, në muajin nëntor të vitit të kaluar, policia kishte sekuestruar 1.7 kilogram flori, ndërsa 1 ditë më parë është sekuestruar pjesa tjetër prej 4.3 kilogramë flori.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se, një kasafortë është ende e pahapur. Ndërsa banda e shqiptarëve sipas policisë ende nuk është ndaluar.




Hysenbelliu vs Bollino: I shkove në zyrë ministrit, i more reklamën
Drejtori i “News24”, Kasem Hysenbelliu, ka reaguar ashpër kundër pronarit të “Shqiptarja.com”, Carlo Bollino. I frymëzuar nga një replikë e gazetarit Habjon Hasani të cilin Bollino e akuzoi si “të kapur” nga opozita, Hysenbelliu i kujton italo-shqiptarit se si mediat që ai drejton, ndaluan sulmin ndaj ministrit Gjiknuri, vetëm pasi Carlo i shkoi në zyrë dhe i mori atë që donte.

“Nuk kam marë vesh një gjë! Pse mediat e një biznesmenogazetari të shquar, ka afërisht një javë që kanë ndaluar sulmin ndaj minsitrit Damian Gjiknuri, për kontrollin e KLSH-së, thua ta kenë ‘ushqyer dhe dëndur mirë’?!

Ps: Pasi ky i shkoj dhe në zyrë ministrit dhe i ulërinte pse GSH mori njoftimet e para të TAP-it”,- shkruan Kasem Hysenbelliu, duke lënë kështu të kuptohet, skemën e përfolur shpesh, për mënyrën se si i përfiton Carlo Bollino tenderat apo fondet publike.
Berisha: Banditi lejohet të vrasë, viktimës s’i lejohet të vetëmbrohet

Ish-kryeministri Berisha duket se është i vendosur në qëndrimin e tij për armatosje të popullatës.


Një ditë pasi deklaratat e tij në Kuvend shkaktuan furtunë ne mediat vendase e të huaja, ai ka reaguar sërish përmes një postimi në Facebook.

“Në Shqipërinë e Edvin Shullazit trafikantët, vrasësit, hajdutët dhe fanatikët e partisë siçiliste mund të kenë armë, kurse viktimës nuk i lejohet të armatoset për t’u mbrojtur”,- thotë Berisha.

Ai mbështet armatosjen e të gjithë personave që përmbushin kriteret ligjore sipas modelit amerikan.

Më poshtë reagimi i plotë i iSh-kryeministrit Sali Berisha në Fb:

“Ne Shqiperine e Edvin Shullazit!!

- Banditi qe vjen dhe te vret mund te mbaje arme, kurse viktimes nuk i lejohet te kete arme per t'u mbrojtur

- Banditi qe vendos per ty "gjoben ose koken" eshte i armatosur nga shullazet e qeverise, kurse ty arma nuk te lejohet por duhet ti dorezosh atij gjoben ose koken!

- Banditi qe te rremben femijen, vajzen per trafikim mund te mbaje arme kurse ti nuk mund te kesh arme per te mbrojtur vajzen tende!

- Banditi qe vjen dhe te thyen dyqanin apo banesen mund te mbaje arme, kurse viktima nuk mundet kurresesi te mbajee arme per te mbrojtur pasurine, dyqanin apo shtepine e tij!

- Madje Policia e Saje qorrit nuk i regjistron me si krim vjedhjen e banesave.

Pavaresisht nga histeria kolektive e deputeteve te shullazeve te parlamentit dhe papagajve e bolinove te tyre ne media, ligji i Shqiperise iu njeh te drejten, ne perputhje me plotesimin e kritereve te stipuluara te tij, cdo qytetari shqiptar te rritur, te armembajtjes.

Me gjithe kete, me arme, sipas udhezimit te shullazeve te qeverise, qe kane krijuar per xhepat e tyre tregun e zi te armeve, mund te pajisen me arme, vetem:

- Trafikantet, vrasesit, hajdutet dhe fanatiket e partise siçiliste.

- Ata qe japin ryshfet, te pakten 1-2 mije euro ne vartesi nga lloji i armes, per Saje qorrin dhe çunat e krimit!

- Ndryshimi i ligjit, ndalimi i armeve per shullazet e qeverise, shperndarja e tyre mbi baza partiake duhet te shpallen vepra te renda penale

Te pajisen me arme te gjithe personat qe plotesojne kushtet ligjore pa asnje diskriminim duke u bazuar ne modelin amerikan !!”.


Kush është Petrit Dushi, i shumëkërkuari që u ekzekutua nga RENEA
Petrit Dushi, i ekzekutuar sot bga forcat e “RENEA”-s në Gziq të Lezhës, konsiderohej si një ndër 50 personat më të kërkuar të Interpolit, ndërsa kishte kryer një prej krimeve më të rënda që mbante dhe mban mend zona e lindjes së tij.

Ai akuzohet se ka vrarë me thikë një bashkëfshatarin e tij në ’96-n dhe më pas kishte marrë arratinë, duke kryer vrasjen e dytë pas 17 vitesh të personit që e strehoi dhe e fshehu prej policisë. Viktima e dytë është Mark Jaku, kushëri me autorin.

Sherri mes tyre kishte nisur pasi i zoti i shtëpisë kishte nisur t’i kërkonte kushëririt të tij, Petrit Dushi, që të dilte nga banesa pasi i rrezikohej familja.

“Nëse të gjen policia në banesën time, dënohem edhe unë. Kam frikë të të mbaj më gjatë”.

Kjo mësohet se kishte qenë një frazë e përsëritur shpesh në kohët e fundit nga Mark Jaku, por 44-vjeçari Petrit Dushi, nga fshati Kaçinar i Mirditës e kundërshtonte pasi i kishte ezauruar të gjitha vendqëndrimet e mundshme.

Nga Kaçinari i Mirditës, Dushi disa vite më parë kishte kryer një vrasje në zonën e tij.

Vrasja është kryer me thikë dhe nga të dhënat e pakta që ka mbetur nga ajo ngjarje e rëndë kishte ndodhur për konflikt për çështje pronësie.

Viktima e tij ishte një bashkëfshatar dhe sipas të dhënave të policisë së Lezhës, Petrit Dushi e kishte qëlluar viktimën e tij ditën që kishte martuar të bijën. Ai shpallet në kërkim nga policia por pa mundur të binte në gjurmët e tij.

Gjykata e dënoi në mungesë me 20 vite burg, duke e klasifikuar si një prej personave më të rrezikshëm në vend.

Por, Petrit Dushi humbet gjurmët dhe rishfaqet në 2015-ën me një tjetër vrasje.

Policia e Lezhës tha vetëm se ai ka jetuar për shumë kohë nëpër malet e Mirditës dhe të Lezhës, nëpër njerëzit e tij./panorama/

Manjani nis kontrollet ndaj kompanive të përmbarimit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka nisur “gjuetinë” ndaj shërbimit të përmbarimit, për shkak të problemeve të evidentuara nga qeveria, lidhur me ekzekutimet e vendimeve gjyqësore. Mësohet se para një muaji Manjani ka hequr rreth 30 licenca të përmbaruesve privat që rezultonin me shkelje. Janë vendosur gjoba, si dhe janë dërguar shkelës për ndjekje penale.

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë, mësohet se Manjani i ka hequr licencësn Florian Beqaraj i shoqërisë Justitia; ka pezulluar përmbaruesin Martin Tusha, dhe ka gjobitur përmbaruesit BujarMëhilli, Dorian Skendi.

Ndëshkim penal është kërkuar për përmbaruesit : Jordisa Dervishi përmbaruese private e shoqërisë “Star”; Athinela Lubesha, dhe Petri Pihoni përmbarues shtetërorë të zyrës së përmbarimit të Pogradecit. Nga hetimet paraprake të kryerangaprokuroria e Pogradecit, dyshohet se të tre përmbaruesit nëbashkëpunim me disa punonjës të Procredit Bank, janë përfshirë në një skemë mashtrimi duke përdorur dy kompani financiare shqiptare, “Micro Credit Albania” së bashku me “Collection Company”.

Masa disiplinore janë marrë ndaj kompanive të përmbarimit: “Zig”, “Albaese”, “AEF Bailiff Service” .

Reforma në drejtësi shton përditë dëshpërimin e Saliut dhe çoroditjen e PD

Hetimi/ Shullazi s’kishte numër telefoni, fliste me të Danit e Blerimit
Prokuroria kërkon verifikimin e pronave dhe pasurisë së Emiljano Shullazit si dhe te të dyshuarve si pjesëtarëve të bandës së tij. Nga ana tjetër, kompanitë e telefonisë lëvizëse kanë konfirmuar se Emiljano Shullazi nuk ka numër të regjistruar në emrin e tij.

Emiljano Shullazi nuk përdorte telefon, të regjistruar në emër të tij.

“ABC News” ka mësuar se, kompanitë e telefonisë lëvizëse kanë njoftuar policinë dhe prokurorinë se në emër të Emiljano Shullazit nuk ka numër të regjistruar pranë tyre. Përgjigja e kompanive, ka bërë që hetuesit të krijojnë bindjen se Shullazi ishte shumë i kujdesshëm me përdorimin e telefonave.

Ata thonë se Shullazi përdorte celularët e personave të tjerë që mbante pranë tij, si Gilmando Dani apo i arrestuari tjetër Blerim Shullazi. Të dy këta të dyshuar, thonë burimet, kanë edhe më shumë biseda të përgjuara, por që janë treguar të kujdesshëm në komunikim. Nga ana tjetër, burimet thonë se po grupi hetimor po verifikon numrat e personave të tjerë që rrinin në krah të Shullazit apo familjarëve të tyre.

Sipas prokurorisë, në shumicën e rasteve pjesëtarët e këtij grupi kriminal, përdornin telefonat vetëm për të lënë takime me personat e tjerë. Ku në shumicën e bisedave, personat e përgjuar flisnin në emër të Emiljano Shullazit, i arrestuar për disa akuza, mes tyre gjobëvënien ndaj shumë biznesmenëve në Tiranë.

Burimet thonë se grupi hetimor i kryesuar nga dy prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, kanë deleguar një sërë detyrash tek oficerët e policisë gjyqësore për të kryer disa veprime hetimore për dosjen.

Në mesin e tyre janë edhe evidentimi nga Hipoteka e të gjitha pronave dhe pasurisë së Emiljano Shullazit dhe personave të tjerë të dyshuar, për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale. Si dhe, është kërkuar nga bankat e nivelit të dytë në vend të identifikojnë llogarit bankare në emër të Emiljano Shullazit dhe pjesëtarëve të afërt të familjes së tij.

Veprim ky, i marrë nga grupi hetimor pasi dyshohet se Shullazi ka përfituar shuma të mëdha parash nga aktiviteti kriminal i gjobëvënies ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend./ABC News/



SHBA, 7 të vrarë në një shkëmbim zjarri në Ohajo

Të paktën 7 persona janë vrarë në një banesë në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, si pasojë e një breshërie armësh zjarri.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur trupa të shumta policore.

Sipas burimeve, forcat e rendit kanë nisur një gjueti të vërtetë për kapjen e autorit të ngjarjes.

Aktualisht mësohet se, mes viktimave ka edhe fëmijë dhe se, vrasësi ka hapur zjarr në tre vende të ndryshme të banesës, raportojnë mediat amerikane.

Shtëpia ku ka ndodhur krimi është në zonën ‘Union Hill Road’ në lindje të qytetit të Peebles, rreth 75 milje në lindje të qytetit Cincinnati.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm konfirmoi vrasjet, por për shkak të hetimeve nuk pranoi të japë informacion shtesë.

Forcat Speciale dhe ambulancat janë ende në vendin e ngjarjes.



Video/ Flilmohet përmbysja dhe mbytja e anijes dhe e 3 personave

Kanë qenë momente tmerri për disa turistë në Kosta Rika të cilët po udhëtonin me njw anije e cila u përmbys e më pas u mbyt, fatkeqësisht 3 prej tyre kanë humbur jetën, njëri prej të cilëve britanik.

I gjithë incidenti është filmuar nga celulari i një prej pasagjerëve. Në të dallohet animi i anijes në njërin krah e që ulet aq shumë, sa uji vërshon brenda saj, duke shkaktuar edhe përmbysjen.

Pasagjerët e tmerruar tentonin që të shpëtonin, por 3 prej tyre duket se nuk ja dolën dot.


Video+18/ Tronditëse, nxënësit rrahin mësuesin me shkopinj e karrige

Një grup gjimnazistësh kanë dhunuar fizikisht mësuesin e tyre i cili ishte duke u kërkuar llogari për sjelljen e tyre.

Por për çudinë e të gjithëve mësuesi nuk është tërhequr për disa herë, madje edhe duke u përleshur me turmën e nxënësve që e godisnin me shkopinj e karrige.

Shikoni videon:



Foto/ Japoni, kapet grerëza gjigande... në garderobën e një femre
Ky insekt mund të kafshojë kokat e bletëve dhe të vrasë njerëz. Një grua në Japoni ka pasur një suprizë fare të pakëndshme kur ka hapur dollapin dhe ka zbuluar një Grerëza Gjigande Japoneze nëpër rrobat e saj.

Këto insekte, që janë shpesh 4.5 cm të gjata, kanë një pickim që mund të çajë lëkurën dhe janë një nënlloj i Grerëza Gjigande Aziatike – ndër më të rrezikshmet në botë.

Gruaja, e njohur në Twitter me e-mailin “handle@sun_s_k” publikoi fotografinë në rrjetet sociale, duke treguar madhësinë e grerëzës dhe duke kërkuar një mendje se çfarë të bëjë me të.

Mendohet se kjo specie mund të jetë një mbretëreshë, që shpesh dalin nga letargjia në muajt e pranverës. Grerëzat Gjigande Japoneze janë më aktive nga gushti në tetor.

Gruaja u kujdes ta kapte grerëzën duke përdorur një kompas dhe kaloi pa i ndodhur gjë, megjithëse këto specie dihet që shpeshherë janë shumë agresive./Syri.net/


Fotogaleri/ Ja si dukeshin rusët para vitit 1917...
Sergei Mikhailovich Prokudin-Gorskii u lind në afërsi të Moskës në vitin 1863. I edukuar si një kimist, Prokudin-Gorskii aplikoi njohuritë dhe aftësitë e tij në drejtim të avancimit të fotografisë. Ai ishte i interesuar veçanërisht në riprodhimin e ngjyrës, e cila në atë kohë ishte një proces i lodhshëm dhe i vështirë.

Edhe pse disa nga imazhet e tij datojnë që 1905, pjesa më e madhe e punës së tij në dokumentimin e epokës së Perandorinë ruse të Car Nikolla II, u zhvillua në mes të viteve 1909-1915.

Prokudin-Gorskii solli fotografi me ngjyra të regjistruara si “negative të ndarjes” në pllaka të zeza dhe të bardha qelqi.

Kamera që ai përdori bënte tre ekspozime vijuese me filtra blu, jeshile dhe të kuqe. Ai pastaj i printoi këto negative si pozitive, të cilat i futi në një fener magjik për të projektuar dhe mbivendosur kornizat, nëpër të njëjtin kombinimin të filtrave. Rezultati ishte një riprodhim i plotë i ngjyrave origjinale.


Sondazhi: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan tregon që shumica e shqiptarëve i japin një notë ngelëse qeverisë te drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe opozitës të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Nga Besar Likmeta

Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59% e shqiptarë janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3% janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.

Vetëm 25.4% të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë dhe 13.8% me atë të opozitës, ndorkohë që pjesa tjetër e të intervistuarve japin një përgjigje asnjanëse.

Sondazhi është ndërmarrë si pjesë e studimit Analiza e Angazhimit Politik, i cili është një studim bazë që realizohet për herë të parë në Shqipëri, i modeluar nga seritë e raporteve të Analizës Politike të Shoqërisë Hansard në Britaninë e Madhe.

Ky studim u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

Sipas IDM, studimi ka për qëllim të masë “pulsin e angazhimit politik” të pjesëmarrësve në studim dhe ofron një bazë të dhënash unike në Shqipëri në lidhje me politikën dhe angazhimin e qytetarëve në proceset politike.

“Studimi synon të eksplorojë qëndrimet publike ndaj një sërë treguesish të angazhimit politik që evidentojnë njohuritë dhe interesin e pjesëmarrësve për sistemin politik; nivelin e veprimit publik dhe të pjesëmarrjes në procese politike; kuptimin e efikasitetit dhe kënaqësisë nga institucionet dhe proceset politike”,- tha IDM nëpërmjet një njoftimi për shtyp mbi gjetjet etj.

“Përveç treguesve bazë të angazhimit politik të grupuar rreth kategorive të njohurive dhe interesit, pjesëmarrjes dhe efikasitetit si dhe të kënaqësisë, ky studim ka edhe një seksion shtesë që lidhet me perceptimet për Parlamentin dhe përfaqësuesit e zgjedhur, duke qenë se një organ ligjvënës efikas dhe i aftë përbën themelin e qeverisjes demokratike”,- shtoi IDM.

Përveç pakënaqësisë së shprehur për punën aktuale të qeverisë dhe opozitës, sondazhi tregon gjithashtu që 57.5% e të anketuarve janë të pakënaqur me punën aktuale të kuvendit.

Shumica e pjesëmarrësve raportojnë se nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike (75.4%) dhe 2 nga 3 pjesëmarrësit raportojnë se nuk janë mbështetës të asnjë partie politike.

Megjithëse nuk janë të anëtarësuar në parti politike shumica e shqiptarëve besojnë akoma te institucioni i zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën që u administrua pyetësori, 1 nga 2 pjesëmarrësit raporton se do të votonte ndërsa vetëm 22.6% ka deklaruar se nuk do të votonin.

Edhe pse nuk janë të kënaqur më punën aktuale të parlamentit shumica e pjesëmarrësve mendojnë se parlamenti shqiptar është thelbësor për demokracinë tonë (53.2%).

Ndërsa në lidhje me përbërjen e parlamentit shqiptar: thuajse 2 nga 3 pjesëmarrësit mendojnë se parlamenti nuk përbehet nga përfaqësues të respektuar të shoqërisë që punojnë në mënyrë etike (65.4%) ose që ka një përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve të shoqërisë (thuajse 60%).

Gjysma e pjesëmarrësve në sondazh (53%) gjithashtu shprehet se parlamenti shqiptar nuk është transparent në mënyrën si funksionon./BIRN/



Arkitekti i stadiumit të ri, i arrestuar në Itali për korrupsion
Arkitekti italian i studios “Archea” që ka realizuar projektin e stadiumit të ri kombëtar në Tiranë, rezulton të jetë arrestuar për korrupsion në itali. Marco Casamonti që dje u vlerësua prej kryeministrit Rama, është arrestuar në 11 dhjetor të vitit 2008 dhe rifitoi lirinë më 2 janar 2009.

Për një muaj ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas gazetës “La Repubblica”, hetimet e prokurorit Giuseppe Quattrochi, zbuluan implikimin e arkitektit Marco Casamonti në një tender prej 98 mijë eurosh për rikonstruksionin e një ndërtese në komunën Terranova Bracciolini.

Casamonti është themeluesi i studios “Archea” e cila ushtron aktivitet në nivel ndërkombëtar.

Dje kjo studio prezantoi projektin për “Arenën Kombëtare”, ku çuditërisht stadiumi kishte edhe një kullë.

Arkitekti italian Casamonti, është një emër i njohur në Shqipëri, pasi ka qenë shumë aktiv me projektime, propozime dhe angazhime të tjera gjatë kohës kur Kryebashiak ishte Edi Rama.

Ai ka projektuar disa objekte në Tiranë. Kujtojmë këtu kullën 20 katëshe, “4 EverGreen Tower”, e cila po ndërtohet në krah të Gjykatës së Lartë.

Në vitin 2008 ai ishte një ndër anëtarët e jurisë për projektin e Sheshit “Skenderbej” që nxori fitues projektin e firmës belge 51N4E dhe Anri Salës. Ky projekt, me një modifikim të vogël, do të fillojë të ndërtohet së shpejti.

Ndërkohë në vitin 2009 ai konkurroi me një projekt për rivitalizimin e zonës së stadiumit “Qemal Stafa”, duke u klasifikuar i dyti. Ai projekt parashikonte ndërtimin e tre kullave me gjatësi 40-60 metra si pjesë e nje qendre tregtare shumë-funksionale.

Ndësa një variant i këtij projekti është propozuar për stadiumin e ri, stadium që do të jetë i pari ndoshta në botë më një kullë të tillë.

Gjatë fjalës së mbajtur dje në prezantimin e projektit, kryeministri Rama shprehu vlerësim për arkitektin italian.

“Nuk e ekzagjeroj, sepse nuk është aspak e vështirë në këtë aspekt nëse ke vizionin e duhur, vendosmërinë e duhur dhe skuadrën e duhur, siç besoj që sot që është një skuadër e duhur, përmes partneritetit mes qeverisë, federatës, arkitektit të madh italian Marco Casamonti dhe një kompanie të shquar shqiptare”,- tha Rama.

Stadiumi i ri është parashikuar të ketë 22 mijë vende dhe do të ndërtohet me partneritet publik-privat. Projekti është kundërshtuar sot nga opozita, e cila e cilësoi këtë si një aferë të korruptive të radhës nga ana e qeverisë./LAPSI.AL/
Vetëm tre vjet në krye të Kuvendit, Meta shpallet kryeparlamentari më i mirë
“25 vjet parlament. Kush ka qenë kryetari më i mirë?” Kjo pyetje iu bë në një sondazh online, lexuesve të “BalkanWeb”, duke listuar emrat e 7 kryeparlamentarëve prej momentit që Parlamenti për herë të parë u konsiderua, pluralist.

Me qetësi e dashuri, Ilir Meta, kryeparlamentari aktual fiton sondazhin me 763 vota nga totali i 2 481 votave gjithsej që mori sondazhi i publikuar në pak ditë. Meta ka marrë detyrën e kreut te Parlamentit në vitin 2013.

E dyta, shumë e pëlqyer ka qenë Jozefina Topalli që ka drejtuar Kuvendin nga viti 2005-2013, ndërsa i treti për nga numri i votave ka qenë i ndjeri Pjetër Arbnori, që ka drejtuar legjislativin në vitet 2002-2005.

I katërti në listë është Servet Pëllumbi, i pesti Skënder Gjinushi, i gjashti Namik Dokle dhe i fundit, i shtati në listë me më pak vota, është Kastriot Islami, me 79 vota. Ky numër i pakët votash justifikohet ndoshta dhe nga kohë qëndrimi i Islamit si kryetar Parlamenti. Kastriot Islami ka qenë në këtë funksion vetëm për një vit, (’91-’92).



Çmenden” serbët, kritika rusëve pas nderimit të flamurit të Kosovës

Mediat serbe kanw komentuar suksesin e Majlinda Kelmendit në Kampionatin Evropian që u mbajt në Rusi, ku fitoi medaljen e Artë duke përfaqësuar Kosovën.

Më shumë se suksesi i Majlindës, serbëve duket se u ka “djegur” lejimi i Rusisë që Kosova të përfaqësohet në Kampionatin Evropian me simbole shtetërore, ku edhe garda e ushtrisë ruse nderojë himnin dhe flamurin e Kosovës.

“Vëllezërit rusë na ngulën thikën pas shpine, ushtarët përshëndetën flamurin e Kosovës së Thaçit”,- është titulli i ‘Kurir’, transmeton “Indeksonline”.

“Rusia kërkoi që Kosova të garoj nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, por në fund u zbutën”,- shkruan artikulli.
Altin Rraklli largohet nga stoli i Kombëtares së femrave, vjen zëvendësuesi
Altin Rrakli nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit për femra. “Panorama Sport” bën të ditur se ish-sulmuesi kuqezi është larguar sot nga ky post dhe vendin e tij do ta marrë Amir Grima.

Shkodrani do të ketë si ndihmës edhe ish-sulmuesin Vioresin Sinani në detyrën e tij të re. Prezantimi i dy trajnerëve të rinj do të bëhet pasditen e sotme në ambientet e FSHF-së.

Pasi është publikuar fillimisht te “Panorama Sport” lajmin më pas e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e FSHF-së nëpërmjet së cilës Rraklli ka sqaruar arsyet e largimit.

“Largohem për arsye familjare dhe për t’ju përkushtuar krejtësisht punëve dhe bizneseve të mia private. Gjatë këtij rrugëtimi 5-6 vjeçar, për të ndërtuar futbollin e femrave në Shqipëri, kam provuar çaste dhe emocione të cilat nuk kanë njohur kufij.

Kam jetuar çdo ditë me një sfidë të re, e cila për herë të parë zhvillohej në këtë vend.

Kam patur mbështetjen e të gjitha strukturave të FSHF, të stafit dhe medias, të cilët gjej rastin që ti falenderoj”,- thotë Altin Rraklli.



Video/ Vajzat shqiptare kanë një mesazh për Shullazin

Disa vajza në Tiranë kanë xhiruar një video ku ato flasin për Emiljano Shullazin. Vajzat nuk e tregojnë fytyrën, por shihen teksa ecin në rrugë.

Duke qeshur ato përshëndesin bandën e Shullazit dhe urojnë lirim sa më të shpejtë të tij.

“Tani ndodhemi në qendër të Tiranës. Përshëndesim të gjithë bandën e Emiljano Shullazit. Emiljano të duam, jemi me ty.

Mezi presim që të dalësh. Po të presim. Të puthim fort dhe lirim sa më të shpejtë”,- thonë vajzat në video./Dritare.net/

Droga, drejtori i Policisë së Beratit: Kultivimi është masiv
Drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit, Afrim Tafa, tha sot se, gjatë dy viteve të fundit, fenomeni i kultivimit dhe tregëtimit të lëndëve narkotike është i organizuar dhe masiv.

Ai shtoi, gjatë takimit të organizuar Institucioni i Prefektit të Qarkut Berat me strukturat vendore dhe drejtuesit e komisariateve, se kultivimi i lëndëve narkotike është prezent në terrene malore dhe të vështira për t’u shkelur.

Në Qarkun e Beratit, sipas Tafës, është shtuar harta e zonave kultivuese.

Vetëm në vitin 2015, në Qarkun e Beratit janë konstatuar 44 raste të kultivimit të lëndëve narkotike.


Fotogaleri/ Ja metodat e sofistikuara të kopjimit në universitete
Këta studentë duket që janë përgatitur jo pak përpara se të hyjnë në provime... por jo në përvetësiomin e leksioneve, por në përgatitjen e kopjeve.

Mjafton që t’i hedhësh një sy kësaj galerie fotosh bërë nga studentët në universitete të ndryshme të botës dhe kupton se sa e sofiustikuar ka qenë imagjinata e tyre për të fshehur dhe përgatitur këto pusulla me kopje.

Fantazia shkon deri aty sa studentët më tepër ngjajnë me agjentët sekret që fshehin mesazhet e koduara, se sa me nxënës të shkollave të larta që thjesht kanë përtuar të mësojnë në mënyrë sistematike nga pak gjatë gjithë vitit.

Por mënyra e kamufluar e përgatitjes së kopjeve dhe rreziku që ata marrin përsipër nëpër provime, bën të mendosh se nga këto auditore po del një brez i tërë mashtruesish, kopjacësh, sajuesish etj., gjithsesi gjenialë.


Video/ Mafia italiane kundër emigrantëve, vritet një i pafajshëm

Bosët e mafias siçiliane kanë “shpallur luftë” ndaj emigrantëve pas dyndjeve masive në brigjet italiane.

Një emigrant i pafajshëm është vrarë me pistoletë nga një mafioz i mafias “Cosa Nostra”. Ky i fundit është arrestuar menjëherë nga karabinierët, por frika për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës vazhdon.

Kyebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando, tha: “Palemo nuk është më si një qytet italian. Nuk është më si një qytet europian.

Ju mund të ecni në qytet dhe të ndiheni sikur jeni në Stamboll ose Bejrut”./tvklan.al/
Video/ Obama në Britani, takohet me kryeministrin Cameron

Gjatë vizitës në Britaninë e Madhe, presidenti amerikan Barack Obama, u takua me kryeministrin britanik, David Cameron.

Kryefjala e diskutimeve mes tyre pritet të jetë referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.

Më parë Obama ka shprehur qëndrimin e tij për këtë referendum, duke argumentuar se, largimi i Britanisë nga BE-ja do ishte një gabim i madh, raporton “The Telegraph”.

Obama argumentoi se Europa dhe Britania e Madhe do të jetë më mirë në qoftë se mbeten të bashkuar.
Rusi, kompanitë e webit lënë pas ato ushtarake

Dy kolosë të botës virtuale ruse ia kanë kaluar me të ardhurat e mbledhura industrive tradicionale të ekonomisë ruse, si fabrikës së helikopterëve Kazan, apo Sukohj, që prodhon që prej epokës sovietike avionët më të mirë civilë e ushtarakë.

Të dhënat janë publikuar këtë të premte nga “RBK”, një grup mediatik mjaftueshëm i pavarur për të publikuar lajmë që nuk i pëlqejnë edhe aq qeverisë.

Bëhet fjalë për klasifikimin vjetor të 50 kompanive më të pasura të Rusisë, në të cilën është verifikuar një rrokadë e papritur.

Sukohj ka rënë nga vendi i parë në të katërtin, ndërsa Kazan është ngjitur nga i katërti në të tretin.

Në vend të parë është “Mail.ru”, e ndjekur nga kolosi tjetër “Yandex”. Kompania e parë ofron shërbime interneti dhe shërben si postë elektronike, ndërsa e dyta është një motor kërkimi si Google.

Ajo që i bashkon është influenca e tyre, që është në një rritje konstante.

Ato kanë mundur konkurrencën e kompanive ushtarake pavarësisht ekspozimit që ato u kanë bërë produkteve të tyre në fushatën e fundit ushtarake ruse në Siri./TCh/


Euro 2016, FSHF: Ja axhenda parapërgatitore e kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën e kombëtares gjatë periudhës së parapërgatitore të Europianit “Francë 2016”.

Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, kombëtarja do të grumbullohet më 23 maj në Austri, ku do të zhvillojë një minifazë përgatitore dhe më 29 të të njëjtit muaj do të luajë atje miqësoren e parë kundër Katarit.

Më pas kuqezinjtë do të udhëtojnë për në Bergamo të Italisë, ku më 2 qershor, në stadiumin “Attleti Azzurri” do të luhet miqësorja e dytë kundër Ukrainës.

“Më 6 qershor, kombëtarja do të niset për në Peros Guirec të Francës, që do të jetë rezidenca zyrtare e kombëtares gjatë europianit”,- thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Armir Grimaj, trajneri i ri i kombëtares së femrave

Altin Rraklli largohet në mënyrë të çuditshme duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së femrave.

Lajmi është publikuar nga Federata Shqiptare, e cila përveç se nuk dha asnjë shpjegim për largimin e kavajasit, prezantoi trajnerin e ri që do të drejtojë femrat shqiptare duke filluar nga 2 ndeshjet e fundit në eliminatoret e europianit, i cili do të jetë Armir Grimaj.

“Do të mundohemi ta çojmë përpara punën e mirë që ka bërë Rraklli deri tani. Objekrivi jonë është të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz në dy ndeshjet e radhës edhe pse janë dy kundërshtarët, ndoshta, më të fortë të grupit”,- u shpreh Grima, trajneri i ri i Kombëtares së femrave.

Nën drejtimin e Rrakllit, kombëtarja shqiptare e femrave ndodhet e fundit në grupin 3, pasi ka 6 humbje në 6 ndeshje, ka shënuar vetëm 3 gola kundrejt 22 golave që ka pësuar nga Franca, Greqia, Rumania dhe Ukraina kundërshtaret që ka në këtë grup.
Ja djali që në moshën 11 vjeçare ngjasonte me Natalie Portman

Shpeshherë kemi parë njerëz tmerrësisht të ngjashëm me vipa të ndryshëm. Rasti që do ju prezantojmë është tepër i veçantë.

Fotoja më lartë, në të majtën tuaj i takon një djali i cili në klasën e gjashtë i ngjante tmerrësisht shumë aktores së mirënjohur Natalie Portman. Shumë prej jush nuk do ta besojnë, e madje do të thonë që ajo është Natalie Portman kur ka qenë ende e vogël.

Jo. Ai është një djalë nga Bruklin, fotoja e të cilit tërhoqi shumë vëmendjen e familjarëve dhe shokëve të tij këtë vit.

“Rreth një vit më parë, motra ime ishte duke shfletuar nëpër albumet, foto familjare dhe më dërgoi një foto shkolle nga fillimi i klasës së gjashtë, ku unë kam qënë 11 vjeç”,- thotë Clyffe.

“Të gjithë u tronditën kur panë ngjashmërinë time me Natalie Portman në atë moshë.

Por ngjashmëritë me kalimin e kohës u zbehën dhe tiparet e mia ndryshuan rrënjësisht (sa keq, unë do të doja ti ngjaja asaj akoma)”.

Ndërkohë në foton e mëposhtme mund të shkoni sesi duket ai sot:

/Opinion.al/
Njihuni me katër tipat e meshkujve që kërkojnë vetëm krevatin
Ka nga ata që futen drejt e në temë, disa përgatiten, disa luajnë dhe të tjerë janë të dhunshëm.

Në një studim janë pyetur rreth 4 mijë femra dhe rreth 68% e tyre irritohen nga shumë veprime që bëjnë partnerët e tyre gjatë dhe pas seksit. Po cilat janë gabimet që bëjnë meshkujt në shtrat?



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish