Iva: Kryeministrin jo por miqt e tij në pozicione qeveritare. Emra nuk përmend nuk më duket etike kjo pjesë.
Magazina.al: Në cilin vend ju ka blere vilen?
Iva: Tek Komuna e Parisit një apartament.
Basha: Rama e ka shtetin për Shullazin, Kokëdhimën dhe kriminelët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të zonave Fan, Kthellë dhe Rubik. Banorët e kanë njohur zotin Basha me varfërinë e madhe që ka pushtuar këto zona, papunësia e lartë, pamundësia për të paguar energjinë ka bërë që shumë familje të jetojnë në errësirë.
Banorët u ankuan për arrogancën e pushtetit. Sot, thane ata s’ke ku të ankohesh për një shqetësim, për mbifaturime apo nevojat për investime e mbështetje në bujqësi.
Basha: Këta që bërtasin shtet-shtet-shtet, shtetin e paskan për Emilianon, shtetin e paskan për Koço Kokëdhimën, shtetin e paskan për bijtë e tyre që të marrin tenderat e shqiptarëve, të marrin tenderat e OSHË-së, të marrin hekurudhën shqiptarëve, të veshin syze 60-mijë euro, aq saç është ndihma ekonomike në muaj për Mirditën.
Ku qenka shteti? Shteti ku OSHË-ja vetëm në një vit ka abuzuar me fondet, me taksat, me tarifat që iu merr shqiptarëve 21 milionë dollarë.
Shteti ku vitin e kaluar vetëm për karburant dhe për makinat e shtetit janë abuzuar 34 milionë dollarë. Imagjinoni se çfarë shifrash bëhet fjalë, sa për të ngrit pensionet e gjithë Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike pa nga afër dhe qendrën ditore të ngritur nga motrat në Fan ku u shërbehej fëmijëve të zonës si dhe vizitoi familjet e Lekë Shtinja (Bajraktari). Familje nga e cila regjimi komunist ka pushkatuar rreth 20 burra dhe në familjen Benardin Bliu një i përndjekur, i larguar padrejtësisht nga puna.
Ata i bënë të ditur zotit Basha se jo vetëm qeveria nuk po mban premtimin për të përndjekurit por po i përndjek e persekuton edhe sot duke i larguar nga puna e lënë në mes të rrugëve.
Në takimin me fermerët e zonës se Kthellës, zoti Basha ka shpalosur platformën për bujqësinë. 150 milionë euro në vit do të jetë buxheti tha zoti Basha, 100 prej të cilave do të përdoren për subvencione të drejtpërdrejta për fermerët.
Banorë: I mori krejt paret e dritave Edi Rama një kabinë s’mund e bleu, një kabinë elektrike me dy bombina.
Banorë: Jemi duke ble farna të pakontrollume. Absolutisht mbjell misër të dalin boca.
Basha: 50 milionë euro në vit do të shkojnë vetëm për infrastrukturën bujqësore, për vaditje, për kanalizim, për kullim. 100 milionë euro në vit, vitin e parë do të shkojnë drejtpërdrejtë për subvencionim e fermerëve.
Në Rubik zoti Basha u ndesh me shqetësimin e qytetarëve për ilaçet e skaduara dhe burgosjen për një kasolle të ndërtuar për bagëtinë.
Banore: Marr 90 mijë lekë ilaçe në muaj. Na japin ilaçet e shtrenjta, as s’pyet as për të sëmurin, as për të shëndoshin. Ilaçet kam frikë se mos ilaçet janë të skadume. Pijë gjithë ato ilaçe edhe tensioni nuk ik.
Banorë: Për një kasolle që më bëri djali të thiut, se largova thiun edhe lopën ma larg, ma futën në burg dy ditë e dy net.
Ndërsa ka shprehur shqetësimin për situatën e rendit ku biznesi kërcënohet me armë nga banditë të lidhur me ministrin e Brendshëm, zoti Basha tha se zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Basha: Si mund të hapen vende pune kur biznesi i cili kërkon kushte të favorshëm për të investuar i rritet me 50 përqind taksa apo kërcënohet nga banditët, nga shullazët me gjoba, me tritol?! Si mund të hapen vende pune kur krimi dhe njeriu që është ngarkuar me Kushtetutë të luftojë krimin janë bërë një e nuk dallohet ku mbaron krimi e ku fillon ministri i Brendshëm.
Zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën mbikëqyrjen më të rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991 sepse bota e ka kuptuar se çfarë oligarkësh janë këta dhe se shpresën e fundit e kanë për të vjedhë zgjedhjet. Ndaj së bashku me partnerët tanë do të marrim të gjitha masat që të mos i prekin zgjedhjet.
S’keni motiv për të vrapuar? Pasi të lexoni këtë... do të filloni vrapin
Vrapimi nuk është i mirë vetëm për shpirtin tuaj, por edhe për shëndetin. Me siguri që keni dëgjuar shprehjen se, ushtrimet janë ilaçe. Epo, nuk është vetëm një shprehje, por një e vërtetë.
Shumë studime kanë zbuluar se, ushtrimet e rregullta (150 minuta në javë), e veçanërisht vrapimi, kanë efekte shumë më të mira sesa çdo ilaç që ta përshkruan doktori.
Vrapimi të bën më të lumtur
Padyshim sesa mirë ndjeheni, ushtrimet gjithmonë do t’ju bëjnë të ndihemi më mirë.
Një studim i vitit 2006 i publikuar në “Medicine& Science in Sports& Execise”, kishte zbuluar se 30 minuta në shirit vrapues (treadmill) mund ta ndryshojnë disponimin menjëherë te dikush që ka probleme me depresion, duke e bërë atë më të lumtur.
Vrapimi ndihmon në humbjen e peshës
Ushtrimet, siç e dinë të gjithë, ndihmojnë në djegien e kalorive, rrjedhimisht në humbjen e peshës, transmeton Telegrafi. Për djegien e kalorive, vrapimi padyshim që është ndër ushtrimet më të rekomandueshme.
Vrapimi i forcon gjunjët dhe eshtrat tjerë
Hulumtuesi i Universitetit të Bostonit, David Felson, në një intervistë për National Public Radio, kishte deklaruar se vrapimi e përmirëson shëndetin e gjunjëve, dhe jo vetëm.
Fotolajm/ Një ditë e qetë në Tiranë e të dënuarit për mashtrimin e…60 mijë personave
Vebi Alimuçaj ka themeluar në vitin 1992 shoqërinë “VEFA” në të cilën kishte rolin e ortakut të vetëm dhe administratorit.
Për aktivitetin e ushtruar në shoqërinë “VEFA”, Vebi Alimuçaj, është deklaruar fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2000, për veprën penale të “Mashtrimit”, vjedhjes së pasurisë me anë të mashtrimit, në dëm të 63 587 personave.
Pas ankimit të bërë nga personi nën hetim Vebi Alimuçaj, në lidhje me këtë vendim, përfundimisht Gjykata e Lartë me vendimin e vitit 2002, ka vendosur deklarimin fajtor të personit nën hetim Vebi Alimuçaj, për veprën penale të “Mashtrimit”, më shumë se një herë, më konkretisht 57 923 herë.
Aktualisht ai është i përfshirë në një tjetër hetim për disa llogari bankare të zbuluara në Budapest, Hungari.
Shkodër, FNSH operacion gjatë natës, kap 27-vjeçarin e dënuar për gjakmarrje
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shkodrës, zhvilluan një operacion për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, pasi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 21 vite burg.
Pas informacioneve që policia kishte marrë për vendndodhjen e të kërkuarit, zhvilloi operacionin e koduar ‘Kasnec’, duke arrestuar 27-vjeçarin Lazër Qukaj.
27-vjeçari ka qënë i shpallur në kërkim, pasi Apeli i Krimeve të Rënda e ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 21 vite burg, për vrasje për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe prodhim dhe armëmbajtje pa leje.
Operacioni për kapjen e tij u krye gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë, në fshatin Kasnec, ku dhe banonte.
Tiranë/ Donte të vriste qenin me pistoletë, plumbat kapën 19-vjeçarin
19-vjeçari me iniciale V.V që mbeti i plagosur me armë në këmbë përballë maternitetit të ri në Tiranë, u qëllua aksidentalisht.
Në fakt ka qenë një ngjarje banale, pasi autori ende në kërkim nga policia, qëlloi disa herë në drejtim të një qeni rrugësh, raporton televizioni “Klan”.
Por, plumbat kanë kapur në këmbë edhe 19-vjeçarin, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët thanë se, qeni mbeti i ngordhur, ndërsa pas kësaj autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ai vijon që të jetë në kërkim nga uniformat blu. Në zonën ku ndodhi ngjarja, policia gjeti disa gëzhoja pistolete.
Video+16/ Reality show në Serbi, konkurrentja del lakuriq në dush
Kjo ka ndodhur në Serbi, në një reality-show të ngjashëm me “Big Brother” të quajtur “Farma 7”.
Njëra nga konkurrentet është zhveshur për të bërë dush, pa e “vrarë” mendjen se po vëzhgohej nga kamera, madje duke bërë edhe skena provokuese.
E pabesueshme! Prifti zgjohet nga koma... në besimtar islam
Një prift 87 vjeçar nga Spanja jeton dhe predikon në ishullin Java më shumë se 43 vite. Flet rrjedhshëm në gjuhën Javanese dhe dialekte të grupeve të ndryshme etnike të ishullit. Po ashtu është figurë mjaft e njohur në mesin e grupeve religjioze në atë zonë.
Ai kishte përjetuar atak në zemër dhe më shumë rrinte në shtëpi, por kjo nuk e pengoi t’u ndihmonte vullnetarëve për ta riparuar çatinë e kishës ku shërbente. Duke punuar ra nga lartësia, por ia arriti të rikuperohet nga koma, por tashmë si njeri i ndryshuar.
“Plaku i cili i shpëtoi mrekullisht lëndimeve në shpinë, tani është në gjendje të ecë më shpejt”,- ka pohuar fizeoterapeuti që është përkujdesur për shëndetin e tij në Qendrën Mjekësore në Jug të Xhakartës, raporton Telegrafi.
“Është ky ndoshta plaku më i fortë 80 vjeçar që kam parë ndonjë herë. Siç ka rënë, do të duhej t’i thyente eshtrat e tij në copa”,- ka theksuar Xhim Von Mej, që praktikon mjekësinë për më shumë se njëzet vite.
Konvertimi i priftit në Islam ka shkaktuar befasi te shumë ndjekës të tij kishtarë, por mjaft e rëndësishme është gjithashtu të theksohet se gjysma e pasuesve të tij tashmë veç kanë shfaqur interesimin e tyre për ta pranuar Islamin.
“Meqë Allahu është Ai perëndia i vërtetë, atëherë unë nuk dua të pasojë rrugën e gabuar deri në Ditën e Gjykimit. I besoj at Eduardos; ne gjithë i besojmë atij”,- sqarohet njëri nga ndjekësit e priftit, për Kalimantan Press.
Prifti i cili është nën përkujdesjen shëndetësore, ka urdhëruar ndërtimin e një xhamie të re dhe ithtarët e tij tani kanë punë të vështirë të gjejnë mjetet e nevojshme për këtë.
“Ne i detyrohemi atit tonë Eduardo për gjithë atë që ai ka bërë për ne”,- është shprehur njëri nga besimtarët e devotshëm të kishës së vjetër katolike, e cila është në shitje.
“Nuk kam ditur asgjë për Islamin. Kurrë nuk e kam lexuar Kuranin. Mirëpo në thellësi të shpirtit tim sikur më foli Zoti dhe kërkoi prej meje të ndjek atë që është e shenjtë e dritë qiellore. Kjo ndriçoi qenien time dhe m’i hapi portat e arta të qiellit që u shfaqën para meje dhe Zoti ma tregoi emrin e tij se Ai është Allahu”,- u shpreh prifti më i ri i konvertuar në Islam.
Zgjedhjet në Serbi, pritet fitorja e Vuçiç. Forcohen edhe radikalët
Rreth 6.7 milionë votues kanë të drejtë vote në Serbi, të cilët priten të zgjedhin qeverisjen e re të vendit.
Favorit mbetet Aleksandar Vuçiç, kryeministër i deritanishëm, por pritet që grupet radikale të kthehen në Kuvend, në një moment kur Serbia dëshiron të shkojë një hap përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Serbia do të zgjedhë edhe njëherë mes Lindjes dhe Perëndimit. Në zgjedhjet parlamentare kanë të drejtë vote 6.7 milionë votues, ndonëse Serbia ka 7.3 milionë banorë.
Këto zgjedhje kanë pasur një karakteristikë të re: pjesëmarrje më të madhe të grupeve të djathta dhe nacionaliste, prej të cilëve pritet të hyjnë disa në Parlament. Kurse partitë demokratike dhe ato liberale, priten të mos marrin një mbështetje shumë të madhe, pavarësisht fushatës që kanë zhvilluar.
Rezultatet e zgjedhjeve priten të mësohen disa orë pas mbylljes së vendvotimeve. Ndërkaq, për Serbinë dhe të ardhmen e saj këto zgjedhje do të jenë të rëndësishme, për shkak se është thënë që do të bëhet një diferencim i qartë: me Europën apo me Rusinë.
Edhe pse Serbia ka marrëdhënie mjaft të mira me bllokun, që shpesh bie në konflikt me integrimin në Bashkimin Europian./TCh/
Video/ Rrëfehet Gjyste Vulaj, ja se me kë ka bërë seks përveç burrit
Këngëtarja e mirënjohur Gjystë Vulaj, e ftuar të premten mbrëma në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, ka folur për herë të parë për seksin, familjen dhe karrierën.
E martuar që 16 vjeçe, Gjystja ‘betohet’ se burri i saj, Sokoli, është i vetmi mashkull që ka kryer marrëdhënie seksuale. Gjithësesi ajo shprehet se, do ta falte bashkëshortin nëse ai do ta tradhëtonte.
Ndërsa thekson se, në momente të caktuara, ka menduar ta tradhëtonte Sokolin, kur ka dyshuar tek ai, me të parin mashkull që do i dilte përpara.
Martesa 22-vjeçare e këngëtares dhe fëmijët, sipas saj, i kanë ulur disi intensitetin e jetës seksuale.
Gjatë intervistës ajo zgjodhi Sali Berishën si politikanin më seksi në ndërshqiptari.
“Dua të bëj seks me vajzën tënde 15-vjeçare”, burg mamasë dhe partnerit të saj
Bllokon vajzën 15 vjeçe në shtrat, i heq mbathjet dhe lejon partnerin e saj që ta përdhunojë. Është kjo ajo për të cilën akuzohet një nënë australiane 36-vjeçare.
Gruaja nga Queensland u dënua me shtatë vite burg, pas denoncimit të bërë një vit më parë ndaj saj.
Partneri i kishte thënë një ditë para ditëlindjes së 15 të vajzës së saj, se dëshironte shumë që të bënte seks me vajzën e saj dhe gruaja për ta kënaqur, pranoi duke u bërë bashkëpunëtore në përdhunim.
Ndonëse ndikimi i saj në dhunë nuk është i madh, pozita u rëndua pasi u mësua se e kishte kërcënuar të bijën që të mos tregonte asgjë.
“Nuk ka asnjë diferencë mes atij që e përdhunoi dhe gruas”,- tha gjykatësi, i cili e dënoi edhe abuzuesin me 10 vite burg.
Video+18/ Për femrat tani masturbim edhe pa duar... por me dron
Kjo është një formë e re dhe tepër bashkëkohore e masturbimit, e cila me siguri do t’ju pëlqejë (femrave).
A ju ka ndodhur ndonjëherë të dëshironi të masturboni, mirëpo në njërën dorë të mbani sandwiçin, ndërkaq në tjetrën birrën?
Nga tani, me “dildo-dronin” nuk do të keni probleme kur është fjala për situata të tilla.
“Dildo-selfi-stik” është shpikje paraprake i ekipit, i cili qëndron prapa dildo-dronit.
Dëshmitarë okularë tregojnë çastet kur u qëllua qeni me armë
U plagosën dy persona mesditën e ditës së dielë tek “Brryli” në Tiranë
25 prill 2016 14:13
25/04/2016/............................................
Video/ Pitbulli i kafshoi gruan, e “sqaroi” konfliktin me kallash
Një ditë pasi tronditi Tiranën tentativa për eliminimin me kallashnikov të një qeni pitbull “kriminel”, por që për pak sa nuk shkaktoi edhe dy viktima të pafajshme, ngjarja ka nisut të zbardhet plotësisht. Dëshmitarë okularë tregojnë për “ABC Neës” dinamikën e ngjarjes që ndodhi mesditën e së dielës në zonën e “Brrylit” në Tiranë, ku u plagosën dy persona dhe një qen pitbull u vra me armë zjarri.
Vogëlushi Fatmir Koço, është vetëm tetë vjeç. Ai rrëfen për “ABC Neës” sesi plumbat i kaluan fare parnë dhe ndoshta një gëzhojë ose një plumb rikoshetë e preku atë në pjesën e kraharorit duke e gërvishur pa pasoja për jetën.
Edhe dy dëshmitarë të tjerë okularë, tregojnë çfarë ndodhi mesditën e së dieles, kur plumbat iu kaluan fare pranë.
Pronari i qenit të vrarë këmbëbgul se pitbulli i tij nuk kishte sulmuar askënd.
Por në bisedë e sipër motra e Vebi Rriollit, 19-vjeçarit të plagosur me një plumb në këmbë që aktualisht ndodhet në spital, rrëfen se qeni kishte sulmuar tre ditë më parë gruan e personit që erdhi dhe vrau kafshën të dielën.
30-vjeçari me iniciale D.L., që dyshohet si autori i kësaj ngjarje dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.
Aventurieri zviceran: Më propozoni sfida për në Shqipëri, çfarë të provoj atje
Tani bëhen dy vjet që Sylvain Nicolier, një djalosh zviceran, udhëton me konceptin e tij të pazakonshëm “Suisse moi (Unë Zvicra)”. Qëllimi: T’i propozoni atij sfida për destinacionet, të cilat i ka planifikuar për udhëtim. Ai tashmë ka shkuar në Marok, Togo, Quebec, Meksikë, ndër të tjera, dhe së shpejti do të vizitojë edhe Shqipërinë.
Pas rrugëtimeve të tij vite me radhë nëpër botë, Sylvain ka filluar një mënyrë të re të udhëtimit. Për të s’ka më agjenci apo guida turistike, ai përcakton hapat e udhëtimeve të tij, përmes sfidave që të tjerët ia propozojnë.
Kështu që Sylvain ka për qëllim të zbulojë pjesë të botës në mënyra të ndryshme, të nxjerrë në pah specifikat e kulturave të ndryshme me anë të sfidave që kanë të bëjnë me ushqimin, zakonet dhe sportet… Më pas, ai ndan peripecitë e tij me përdoruesit përmes videove të realizuara.
Në veçanti ju mund të shihni në faqen e internetit të tij aventurat e mëparshme, si lufta tradicionale zogoleze, takimi me arinj në Quebec, apo ngrënia e peshkut të kalbur në Tahiti.
Sa për emrin, “Suisse moi”, (Unë Zvicra), ai tregon se, ka dashur të luajë pakëz me tingëllimin e fjalëve për të krijuar tema sikur “Unë Zvicra në Meksikë” dhe “Unë Zvicra në Korsikë”, si dhe shumë udhëtime të tjera që mund t’i shikoni në faqen e tij “suissemoi.com”.
Shqipëria është destinacioni i ardhshëm, Sylvain do të niset më 6 maj. Vendin e ka përzgjedhur sponsori i tij, një agjenci udhëtimi e Lozanës që dëshiron të vërë në pah këtë rajon së shpejti.
Sylvain është shumë entuziast dhe mezi pret të niset, “Atje ka male, det, qytete dhe shumë gjurmë të lashtësisë. Kur ai ka lançuar thirrjen e tij në video (https://www.youtube.com/watch? v = qJDCeaVFvtM), në rrjetet sociale, suksesi i tij ishte i menjëhershëm.
Janë 250 mesazhe që i kanë mbërritur atij në kutinë postare për disa ditë.
Shumica e kanë ftuar për të vizituar rajone të ndryshme të Shqipërisë, por megjithatë disa sfida kanë dalë, për të cilat Sylvain ende është duke kërkuar dikë që do të kishte mundësi ta ftojë në një dasmë tradicionale shqiptare ose një fermer, të cilin do ta ndihmonte gjatë një dite të tërë.
E vetmja gjë për të cilën Sylvain ka frikë në këtë udhëtim është gjuha. Shqipëria është një vend ku turizmi është i pazhvilluar. Ai dyshon se do të takojë në çdo cep të rrugës një anglofon apo frankofon.
Tani për tani, vetëm një gjë e ka të qartë. Kur ai të arrijë në Tiranë, një makinë, kameramani/regjisori Geoffroy Dubrueil, bashkë me motrën e tij, Anouk, do ta presin.
Sfidat janë ende të hapura dhe Sylvain mirëpret propozimet tuaja, përmes të cilave ai do të zbulojë Shqipërinë, sikur askush nuk e ka zbuluar më herët./albinfo.ch/
Foto/ Anije jashtëtokësore në fund të Balltikut?
Një objekt i çuditshëm është gjetur në fund të detit “Baltik”. Ekspertët nuk kanë arritur ta mësojnë se çfarë është saktësisht objekti, por dyshimet shkojnë deri aty sa mendohet se objekti u përket jashtëtokësorëve.
Struktura e objektit duket si një anije kozmike, e ngjashme me ato të filmit “Star Wars”. Ky objekt është gjetur në fund të detit “Baltik” në vitin 2011 nga disa gjuetarë të thesareve.
Ekipi që e gjeti objektin ishin nga Suedia, të udhëhequr nga Peter Lindberg, kapiten i anijes së tyre, shkruan “The Sun”.
Tani ekspertët dhe shkencëtarët janë duke kryer hulumtimet e tyre, për ta zbuluar prejardhjen e këtij objekti të mistershëm.
Francë, të shtëna pranë një shkolle fillore, dy të vdekur
Të paktën dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë në afërsi të një shkolle në Francë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në afërsi të shkollës fillore “Jean Racine”, në Grenoble.
Sipas mediave vendase, mësohet se, njëri nga vikitimat ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka gjetur vdekjen në spital, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ende nuk ka detaje sa i përket ngjarjes, ndërsa mësohet se, autori është larguar menjëherë pas krimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Hetohet shitja e Bankers te kinezët për 575 milion dollarë
Shitja e 100 % të aksioneve që ka të drejtat ekskluzive për kërkimin dhe prodhimin e naftës në zonat më të mëdha në Shqipëri, Bankers Petrolium” firmës kineze “Geo Jade Petrolium” po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës.
Gazeta “Mapo” thotë se, aktualisht ka nisur kontrolli për mënyrën e përfitimit të të drejtave të kësaj kompanie si dhe për të parë nëse ka ose jo kufizim të tregut.
Autoriteti i ka kërkuar shoqërisë kineze dokumentet që provojnë se përfitimi nga firma që sapo ka blerë nuk bëhet për interesa të një pronari të vetëm.
Në kërkimet e autoritetit të Konkurrencës ka rezultuar se pronare e “Geo Jade Petrolium Corporation” është “Charter Power Investiment Limited”, një shoqëri publike kineze.
Më 14 mars “Bankers Petrolium” që operon në zonën e Patos-Marinzës shiti aksionet e saj për 575 milionë dollarë.
Ky transaksion vjen pak kohë pasi zgjidhjes së mosmarrëveshjes së “Bankers” me qeverinë shqiptare, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkoi 75 mln dollarë taksa, pas një rivlerësimi tatimor mbi shpenzimet e kompanisë në vitin 2011.
Zyrtare/ Kinezët blejnë aeroportin e Rinasit, largohen gjermanët
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, kalon zyrtarisht në duart e kinezëve. Dy kompani pjesë e ”China Everbright” (“Keen Dynamics Limited” (KLD) dhe “Friedmann Pacific Assets Management Limited”), kanë njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e marrëveshjes me konçensionarin gjerman të Rinasit.
Negociatat kishin nisur kohë më parë. Pas blerjes së “Bankers Petroleum”, kinezët shtojnë prezencën e tyre në Shqipëri edhe me këtë investim.
Aeroporti i Rinasit është i vetmi në vend që deri më tani ka pasur ekskluzivitetin e fluturimeve.
Pas negociatave me konçensionarin gjerman, qeveria shqiptare arriti të hiqte klauzolën për ekskluzivitetin, duke i hapur rrugë vënies në funksionim të aeroportit të Kukësit.
Ende nuk është bërë me dije për vlerën e këtij transaksioni, por jo zyrtarisht mësohet se kinezët e blenë Rinasin për 90 milionë dollarë.
Rrugët, sinjalistika në Tiranë-Kashar-Durrës, plot 4 milionë euro
Autoriteti Rrugor Shqiptar në analizën vjetore për vitin 2015 ka raportuar se janë shpenzuar 548.7 milionë lekë (rreth 4 milionë euro) për sinjalistën e Autostradës Tiranë-Durrës dhe segmentin Kashar-Rinas, që përbën gati gjysmën e shumës së shpenzuar në total në vend për këtë qëllim në 2015-n.
Është lehtësisht e verifikueshme nga një udhëtim nga Tirana në Durrës, që pjesa më e madhe e fondeve është shpenzuar për segmentin Tiranë-Kashar, sinjalistika e cilit është dukshëm më cilësore e moderne se e segmentit tjetër nga Kashari në Durrës, që përveçse nuk ka ndriçim, asfalti, sa vjen e po amortizohet nga dita në ditë , duke u kthyer në stres dhe kosto (amortizim automjeti) për këto që e përshkron atë .
Autoriteti Rrugor shpenzoi gjithsej vitin e kaluar për sinjalistikën 1,2 miliardë lekë (8.5 mln euro). Autoriteti ka arritur të shpenzojë gjysmën e fondeve që u vu në dispozicion për mirëmbajtjen e sistemit rrugor me 2015.
Loti i parë i projektit “Plotësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore” kushtoi 246 milionë lekë.
“Plotësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore, vazhdimi i Lot2“ kushtoi 337.5 milionë lekë.
Ndërsa vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Plepa-Kavajë-Rrogozhinë ishte 51 milionë lekë dhe implementimi i Sistemit te Menaxhimit te Trafikut 19,9 milionë lekë.
Në një raport të mëparshëm Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se auditimi i zbatimit të punimeve të objektit “Përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmentin rrugor Kashar-Rinas” Loti 1, rezultoi një përfitim i padrejtë nga ana e sipërmarrësit të punimeve në vlerën 11.2 milionë lekë.
KLSH ka kërkuar që të hetohen dhe 5 punonjës të tjerë të ARRSH-së për abuzimet në projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë- Durrës.
Sipas KLSH përgjatë periudhës së përgatitjes së dokumenteve të tenderit dhe zhvillimit të procedurës së prokurimit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”, janë bërë disa investime nga institucione të tjera me fonde të buxhetit të shtetit, investime të cilat me zbatimin e projektit të zgjerimit të superstradës “Tiranë-Durrës”, do të mbivendosen, ribëhen apo prishen plotësisht, raporton Monitor.
Do'stlaringiz bilan baham: |