NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË
Nga Seksioni për Krimin Ekonomik - Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestohet një shtetas dhe shpallen dy të tjerë në kërkim për veprën penale "Mashtrim".
Më datë 25.04.2016, u arrestua shtetasi:
- Klevis Rreshka, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
- L. M., 51 vjeçe, banues në Tiranë.
- A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i shtetasit Klevis Rreshka, u bë pasi në bashkëpunim me shtetaset L. M. dhe A. M., kanë mashtruar një nr të konsiderueshëm shtetasish duke u premtuar dokumenta punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli etj. duke u marrë shuma të konsideruaeshme monetare, rreth 27 personave nga qytete të ndryshme të vendit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Mashtrim", parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.
Basha: Ja sa para kanë fituar klientët e Ramës (Emrat dhe shifrat)
Shefi i opozitës ka paraqitur sot listën e klientëve të Ramës dhe shumat shtetërore që kanë përfituar ata nga tenderat dhe prokurimet. Sipas Bashës 1/3 e prokurimeve bëhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe pa tendera. Ja sa kanë fituar klientët e Ramës
Kompanitë e denoncuara nga Basha:
“Alto Impeks”, 1.4 miliard lekë, e zotëron nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi.
“Atelier 4” pronë e klientëve të Ramës, Shkreli- Eftimi 267 milion lekë.
“Clasic” e Agron Papulit ka fituar 595 milion lekë tendera.
“Eurocol” e Carapulit me vlerë 18 miliard lekë.
“Eurogjici” në pronësi të Safet Gjicit 7.8 miliard lekë.
“Fastek” e Ilir Beqjes fiton 752 milion lekë.
“Ndreu Security” e Pjerin Ndreut 916 milion lekë.
“Market Distribution” e Vilma Nushit 316 milion lekë.
“Omega Farma” ka marrë 830 milion lekë.
Në total 88 milion USD e shqiptarëve të marra nga këto 11 firma
Mark Frroku: Më lironi, kam gruan në gjendje të rëndë
Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e re “arrest me burg” për Mark Frrokun, ndërkohë që vijon procesi gjyqësor në ngarkim të tij për dosjen e vrasjes në Belgjikë.
Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës të Frrokut i kërkuan trupit gjykues lirimin e klientit të tyre, duke argumentuar tejkalimin e afateve për gjykim.
I pranishëm në seancë, Mark Frroku përsëriti edhe njëherë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe as me akuzat që ka ngritur ndaj tij prokuroria.
Madje ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, duke theksuar se kishte arsye për të kërkuar një gjë të tillë, pasi bashkëshortja e tij vuante nga një sëmundje e rëndë.
Invazioni turk në Kosovë
Kompani turke të afërta me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, çdo ditë e më shumë po marrin në kontroll ekonominë e brishtë të shtetit tonë. Përmes një procesi tërësisht jotransparent, konsorciumi turk “Çalik&Limak”, kundrejt një çmimi qesharak, ka marrë në pronësi distribucionin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Të njëjtën kontratë së paku deri më tash askush nuk e ka parë në detaje.
Qytetarët e Kosovës ende nuk e dinë se çka iu shit turqve me këtë çmim qesharak.
Njësoj kishte ndodhur edhe pakë kohë më parë, kur kundrejt një oferte të pafavorshme kompania turke “Limak” mori në koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Të joshur nga lidhjet e forta politike të ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, bizneset turke gati sa kanë marrë primatin e investitorëve më të mëdhenj në Republikën e Kosovës, duke lënë anash ata të shteteve të fuqishme evropiane.
Shtrirjen e ndikimit turk në Kosovë në shumë sektorë, e bëri të ditur haptazi edhe zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmush, gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veselin.
Njeriu numër dy në Qeverinë e Turqisë tha haptazi se Turqia është e lidhur ngushtë me Kosovën madje e quajti edhe shtet islamik.
Ndërkohë që agjendat turke që të shtrijnë ndikimin e tyre në sektorët kyçë, janë të mbështetur edhe me fakte dhe argumente. Asetet kryesore në Kosovë i janë dhënë kompanisë ku aksionar është dhëndri i presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan./Zëri/
Konçensionet milionëshe të Beqes, prokuroria merr në pyetje Zv.ministrin e Shëndetësisë
Zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pytje lidhur me hetimin që organi i akuzës ka nisur për dy konçensione të dhëna nga ministria e drejtuar prej Ilir Beqes.
Mësohet se Rrjepaj i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Endrit Bimi për rreth dy orë, në zyrat e njësisë taks forcë antikorrupsion.
Zv.ministri është thirrur si person që ka dijeni për konçensionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore me vlerë fondi 100 milionë USD.
Në procedimin penal të regjistruar nga prokuroria përfshihen edhe konçensioni i hemodializës dhe check up-i falas për popullatën.
Në ditët e ardhshme pritet që të merren në pyetje edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Norvegjia, ofertë “bujare” për emigrantët: 1000 euro kush largohet
Norvegjia ka gjetur një mënyrë origjinale për të “hequr qafe” emigrantët, gjë e cila ka ngjallur indinjatë në shumë vende të botës.
Zyra e Emigracionit ka bërë të ditur se, emigrantëve që do të largohen nga vendi skandinav, do t’u ofrohen nga 10 mijë krone, rreth 1 mijë euro.
Për më tepër, ofrohen edhe 1 mijë euro shtesë për secilin prej emigrantëve të parë që zgjedh të largohet nga Norvegjia, duke nxitur refugjatët të vihen në një garë largimi.
“Kemi nevojë t’i bindim emigrantët të kthehen vullnetarisht në shtëpi, duke iu ofruar para në shkëmbim të ikjes. Kjo do të bëjë që të kursejmë shumë para, sepse mbajtja e tyre në qendrat e azilit kushton shumë”,- thotë ministrja e integrimit, Sylvi Listhaug.
Basha denoncoi "Oligarkët", Rama: Keni frikë nga reforma në drejtësi, por s’i ikni dot
Pasi kreu i opozitës, Lulzim Basha përmendi disa emra biznesmenësh që sipas tij marrin tenderat dhe konçensionet e qeverisë, ka reaguar kryeministri Rama përmes disa postimeve të tij në Twitter.
Rama i quan shpifje denoncimet e Bashës, ndërsa shkruan se pavarësisht këtyre opozita nuk i ikën dot reformës në drejtësi.
“Beme O Babe te te ngjaj!Shpif Baba e shpif Çuni,shpif e shpif e eja rrotull se po na vjen Reforma ne Drejtesi,sa me shume balte se kushedi. Krim krim krim!Vjedhje vjedhje vjedhje!Zi zi zi!", bam e bum perdite e me shume, se mire gomari u ngordhi po s'i le as Reforma ne Drejtesi! E dine edhe vete, s'kane ku ikin! Sa me shume çirren krim-krim-krim, aq me shume u dhemb e verteta qe Reformes ne Drejtesi nuk i ikin dot!”, shkruan Rama.
Politizimi në Shkup, mësuesja detyron nxënësit të vizatojnë logon e BDI-së
Nxënësit e klasës së 4-t të Sh.F “Imri Elezi” në Shkup, dje gjate orës së mësimit në temën “Simbolet e bashkësisë lokale”, janë detyruar nga mësuesja e tyre të vizatojnë logon e Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan “Ljampress”.
Mësuesja ua ka treguar foton me flamurin dhe logon e BDI-së përmes celularit të saj fëmijëve, të cilën fëmijët më pas e kanë vizatuar në fletoret e tyre.
Emri i mësuese është i njohur për mediat, por ato kanë vendosur të mos e publikojë, duke pritur që organet kompetente të merren fillimisht me këtë skandal.
Rasti është denoncuar nga prindër të fëmijëve, të cilët gjithashtu kanë thënë se, do të kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet e shkollës.
E hoqi shoqja nga miqtë në Facebook, adoleshenti shqiptar vret veten
Vetëm sepse një vajzë e kishte hequr nga lista e miqve të rrjetin social Facebook, një adoleshent shqiptar i ka dhënë fund jetes, duke u hedhur nga tarraca e një ndërtese në Breshia, Itali.
Sipas raportimeve të mediave italiane, ngjarja ndodhi në tarracën e një objekti që njihet si i shenjtores “Madonna del Castello”.
Para se të kryente aktin e rëndë, 15-vjeçari shqiptar kishte postuar një foto në Instagram, nga zona ku i dha fund jetës, si dhe kishte shënuar sipër datën e lindjes dhe ditën kur i dha fund jetës.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije.
21 Janari, bashkëshortja e Ziver Veizit: S’kam më besim tek drejtësia
Alma Veizi, gruaja e të ndjerit Ziver Veizi, i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit nga ish-gardisti Agim Llupo, u paraqit në seancën e parë gjyqësore pasi së bashku me fëmijët e saj, Anën dhe Klajdin ka paditur Gardën e Republikës dhe Ministrinë e Brendshme.
Ajo kërkon dëmshpërblim, por seanca e parë përgatitore u zhvillua vetëm pak minuta, pasi Alma Veizi kërkoi pezullimin e gjykimit derisa t’i vijë djali nga Turqia, kërkesë e cila u pranua.
“Kam paditur Gardën dhe Ministrinë e Brendshme, por e pezullova padinë”,- thotë ajo.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila refuzoi rekursin e prokurorisë që kërkonte 25 vjet burgim për Agim Llupon dhe 23 për Ndrea Prendin, Alma shprehet se tashmë nuk ka më besim tek drejtësia.
“Është vendim qesharak. S’kam besim tek drejtesia! Është tronditje e madhe. Të vrasësh 4 vetë në bulevard...”,- thotë Alma.
Nga ana tjetër, në Gjykatën Administrative është e hapur edhe padia e familjarëve të të ndjerit Faik Myrtaj, të cilët po ashtu kërkojnë dëmshpërblim nga shteti./TCh/
Zbulohet sekreti i Arian Çanit me Bleonën
Në spektaklin e djeshëm “Your Face Sounds Familiar”, Arian Çani e ka krahasuar Bleonën me aktoren hollivudiane Angelina Jolie, për shkak të pamjes së saj. Ky mund të quhet edhe kulmi tjetër i marëdhënies së tyre që pas emisionit “Zonë e Lirë”, kur moderatori e puthi në buzë Live (shiko videon ne linkun poshte) shtatorin e kaluar duke i thënë: “E kam shumë xhan”.
Por çfarë ka ndryshuar që prej kohës që të dy zinin faqet e kronikës rozë, sepse Bleona deklartonte nëpër studio televizive: “Arian Çani është një copë idjoti”, ndërsa gazetari nuk linte rast pa përmendur në emisionin e tij vargjet që kishte shpikur vetë: “O Bleona, o Bleona i ke bythët si vagona”.
Një pjesë të sherrit që nisi që prej vitit 2002 e ka treguar vetë Çani në “Zonë e Lirë”: “Bleona, unë me ty nuk kam asgjë përveçse jam i çuditur, që dikur në vitin 2002 babai yt më erdhi të redaksia e ‘Gazetës Shqiptare’. Unë nuk mbaj mend nëse e takova apo jo, por më thanë se ishte shumë i nxehur me mua, për një shkrim që ishte botuar në gazetë.
Vetëm kjo më ka bërë përshtypje dikur”,- i ka thënë ai kur janë takuar pas kaq kohësh.
Por tani me sa duket gjithçka është sheshuar. Bleona i shkoi në studion e tij dhe tani që janë bashkë në “Your Face Sounds Familiar”, Çani i ka me vagona komplimentat për Bleonën.
Video/ Spikerja topless e “Zjarr TV” bënë një tjetër çmenduri...
Ish-spikerja e lajmeve topless në “Zjarr TV”, Eliona Pitarka, e cila tani është pjesë e showt “Apartamenti 2XL” në “Vizion Plus”, njihet për pamjen e saj shumë seksi.
Por ajo tani ka realizuar “çmendurinë” e radhës. Eliaona ka postuar në rrjetet sociale një video në të cilinë shfaqet gjatë një seance ku po nënë një tatuazh në trupin e saj.
Tatuazhi mësohet se është i treti në trupin e bukuroshes seksi. Por ajo nuk do ta ndajë me ndjekësit e saj modelin e tatuazhit të realizuar, duke e ruajtur atë sekret.
Drenas, përleshje mes të rinjve, qëllohen me thikë 4 nxënës
Katër nxënës sot janë qëlluar me thikë në shkollën e mesme teknike në Poklek të Drenasit në Kosovë. Policia njofton se ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se janë të përfshirë në këtë rast.
Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 13:15, policia ka marrë informacionin se në fshatin Poklek në Drenas, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Drenasit si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast të vrasjes në tentativë, ku viktimat:
o A. Q, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
o A. V, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
o V. N, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o S. Q, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj:
• V. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• T. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 48 orë, për veprën vrasje në tentative.
Video/ SMS-të që mashtronin shqiptarët për punë në Kanada e Australi
Një nga viktimat e agjensisë Ande-LM, që premtonte punë në Kanada dhe Australi, ka denoncuar te jetaoshqef.al mesazhet e këmbyere me administratoren e kësaj agjensie, Lule Makashi. Kjo e fundit është larguar drejt Italisë pas presionit të personave që u kishte marrë lekët.
Mësohet se ajo u kishte marrë miliona pothuajse 2 mijë aplikantëve.
Ndërkohë të paktën 30 persona denoncuan në Policinë e Tiranës mashtrimin e kësaj agjensie. Lule Makashi është gruaja e ish-drejtorit të policisë së Durrësit, Edmond Makashi, që i dha fund jetës përmes vetëvrasjes.
Sot policia e Tiranës njofoi arrestimin e shtetasit Klevis Rreshka, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe ka shpallur në kërkim Lule Makashin, 51-vjeçe dhe Adeila Makashin, 28 vjeçe.
Më poshtë shihni mesazhet e denoncuara, si dhe një video gjatë një emisioni në Vizion Plus, ku Lule Makashi fliste për agjensinë e saj.
Grabitje si në filma në “Sheraton”, kambistit i vjedhin 18 mln lekë
Një grabitje me armë nga ndodhur në një nga vendet më të frekuentuara por edhe më të survejuara në Tiranë, nga njerëz të pasur apo VIP, hotel “Sheraton”.
Mësohet se një person i armatosur i ka drejtuar pistoletën një kambisti dhe ka arritur t’i marrë në pak sekonda një çantë që mbante brenda miliona lekë.
Shuma e cila është grabijtur brenda pak sekondave kapte vlerën e të paktën 18 milionë lekëve, para të cilat kambisti i kishte tërhequr në një sportel banke brenda Hotel “Sheraton”-it dhe po nisej për t’i dërguar ato në pikën e tij të shkëmbimit valutor.
Grabitësi i pamaskuar është larguar në shoqërinë e një tjetër personi që e ka marrë atë me një motor.
Forca të shumta policie kanë rrethuar “Sheraton”-in. Ka ende pak të dhëna për rrethanat e ngjarjes.
Dëshmia
Gazetari Artan Hoxha ka rastisur në vendin e ngjarjes në momentin kur dy persona kanë grabitur kambistin pranë hotel Sheraton. Ai ka shpjeguar në studion e “Neës 24” se ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në rrugicën para Sheratonin. Sipas Hoxhës, kambisti do të bënte një transfertë të madhe bankare dhe autorët duhet të kenë patur dijeni për këtë lëvizje.
“Shuma e madhe prej 180 mlionë lekë (të vjetra) dhe orari 16:00 kur mbyllen bankat”, tha Hoxha, “më bën të dyshoj se autorët kanë patur informacion për lëvizjet e kambistit dhe personit që e shoqëronte”.
Po sipas gazetarit, kambisti që u bë pre e kësaj grabitje ka një nga dyqanet më të mëdha të këmbimit valutor në Bulevardin Zogu i Parë. “Ai ka qenë drejtuar për në bankë në momentin që është bërë grabitja. Autorët ishin dy persona, njëri në motor dhe tjetri që kreu grabitjen me armë”,- tha Hoxha.
Mbetet shumë e çuditshme, vijoi ai, se si ndodh kjo grabitje në Sheraton në një zonë super te survejuar me kamera dhe me polici private.
Ai theksoi se ngjarja ka ndodhur jashtë goditës së hotelit të njohur, në pjesën e lulishtes.
Sakaq policia deri tani nuk ka thënë asnjë informacion zyrtar për ngjarjen.
Erdogani si majmun, gazeta holandeze ironizon presidentin turk
E përditshmja holandeze më e lexuar, “De Telegraaf” ka zgjedhur të ironizojë në faqen e parë të saj presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Ky i fundit shfaqet në një karikaturë si një majmun që cënon lirinë e shprehjes në Evropë. Karikatura titullohet “Dora e gjatë e Erdoganit”.
Në të presidenti turk shfaqet si majmun, duke shtypur një grua e cila është Ebru Umar, një shkrimtare holandeze më prejardhje turke, që u arrestua të dielën në Turqi.
Arrestimi i saj ishte bërë me pretendimin absurd se kishte fyer presidentin Erdogan.
Ky i fundit njihet si njeri autoritar në vendin e tij në raport me mediat. Kujtojmë që para dy muajsh mbylli gazetën më të madhe opozitare në Turqi “Zaman”.
Video+18/ Plas në Tiranë, skena të forta seksi në Lanë
Nuk është parë ndonjëherë në Tiranë, por kurrë mos të themi kurrë. Pasditen e sotme një çift ka zbrazur të gjithë epshin e tij në sy të publikut, në breg të Lanës.
Seks në mes të Tiranës, është ajo çfarë kupton nga pamjet e kësaj videoje të dërguar nga një prej raportuesve tanë. Pamjet janë filmuar pasditen e sotme, ku çifti e bën hapur pa u shqetësuar për asnjë qytetar që ndodhej aty.
Këto skena janë filmuar përballë Kinema Agimit, siç duket dhe nga videoja çifti përveçse stonon shumë nga pesha, stonon edhe nga mosha. Gruaja ka goxha vite mbi supe, po prapë mesa duket nuk i kanë mjaftuar për t’u përmbajtur e për të mos e bërë live në mes të kryeqytetit.
Ndërkohë që qeshim me raste të tilla që vijnë nga bota, kur na prek ne e ndodh shumë afër nesh duhet të vëmë duart në kokë, me çfarë po ndodh këtu.
Jetojmë në Tiranë, por jo gjithçka mund ta pranojmë të ndodhë. Gjithsesi shikojeni vetë videon, por sigurohuni të mos keni fëmijë afër, pamjet flasin më shumë se çdo fjalë mundet t'i shpjegojë.
Kryeparlamentari Ilir Meta prezanton projektin rrugor që lidh Skraparin me Përmetin
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në prezantimin e projektit rrugor që do të lidhë Skraparin me Përmetin.
Në aktivitetin e zhvilluar në Çorovodë morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Skraparit, z. Nesim Spahiu, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, z. Selfo Kapllani, Kryetari i Bashkisë së Përmetit, z. Niko Shupuli, deputetët, z. Gledion Rehovica dhe z. Fidel Ylli, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, z. Dashamir Xhika, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.
Duke folur para qytetarëve të pranishëm në këtë prezantim, Kryetari i Kuvendit vlerësoi këtë projekt të rëndësishëm që afron shumë Skraparin dhe Përmetin, duke theksuar se e rëndësishme është qëndrueshmëria e kësaj vepre infrastrukturore dhe kostoja sa më e ulët pa cenuar cilësinë.
“Personalisht kam pasur vetëm një shqetësim, që rruga të jetë e fortë, të jetë e qëndrueshme, pra nga ana gjeologjike të mos rrezikohet. E dyta të kushtojë sa më pak sepse nuk është e lehtë për të gjetur fonde. Të gjithë po flasin për të gjetur fonde, por kjo nuk është e thjeshtë, sepse nuk ka nevojë vetëm Skrapari dhe Përmeti për rrugë, e gjithë Shqipëria ka nevojë për rrugë, për t’i zgjeruar dhe për të zhvilluar më tej rrjetin infrastrukturor”,- tha z. Meta.
Më tej, Kryetari i Kuvendit u shpreh se kjo rrugë e rëndësishme ka nevojë për një transparencë maksimale. “Jam shumë i kënaqur që në krye të këtij projekti është profesor Faruk Kaba dhe shumë profesorë të tjerë që i njohin më mirë se askush tjetër rrugët e Shqipërisë. Jam këshilluar personalisht, por besoj edhe ata dhe me inxhinierë të tjerë që i njohin shumë mirë këto rrugë.
Problemi është vetëm një, që ky të jetë një projekt sa më i sigurt, sa më i besueshëm, të kushtojë sa më pak dhe jo në dëm të cilësisë dhe të qëndrueshmërisë së rrugës. Nuk do të jetë si standard vazhdimi i rrugës nga Çorovoda në Urën e Lapanit.
Përkundrazi, do të jetë një standard krejt tjetër, shumë më i lartë dhe më pas kjo rrugë, e cila sot i kënaq ato nevojat e këtij komuniteti dhe të atyre që vijnë për rafting apo për kanionet, kjo rrugë do të kalojë në standardet e rrugës që iu prezantua tani nga Ura e Lapanit deri në Përmet”,- theksoi z. Meta.
Kryetari i Kuvendi deklaroi se përmes kësaj rruge i jepet fund izolimit të Skraparit dhe njëkohësisht, krijohet korridor i ri për të gjithë zonën jugore dhe juglindore të vendit.
“Krijon shumë mundësi edhe për banorët e Beratit dhe të shumë rretheve të tjera, pra jo vetëm të Skraparit dhe të Përmetit. Dhe natyrisht që rruga që do të lidhë Skraparin me Përmetin, është një rrugë me vlera të shumëfishta sepse në radhë të parë bashkon dy nga luginat më të bukura të Shqipërisë, Luginën e Osumit me Luginën e Vjosës. Së dyti bashkon në një ofertë të re turistike dy kryeqendrat të kulturës dhe të historisë sonë që janë dhe pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, por dhe turizmin e aventurës që ofrojnë si kanionet e Skraparit, ashtu edhe ato të Përmetit”,- shtoi Meta.
Duke vlerësuar potencialet e jashtëzakonshme që ka kjo zonë, Ilir Meta deklaroi se rruga e re është një mundësi për zhvillimin e turizmit dhe të agro-turizmit.
“Padyshim që është një mundësi për të zhvilluar bujqësinë, blegtorinë dhe agro-përpunimin në të gjithë këtë hapësirë. Për të ulur kostot e prodhimit dhe transportit për të gjithë fermerët dhe natyrisht për ti dhënë një dimension të ri dhe më cilësor jetës në Skrapar dhe Përmet.
Njëkohësisht edhe lidhja me Korçën që besoj që do të jetë më e afërt edhe falë punime infrastrukturore që po zhvillohen për realizimin e projektit madhor TAP, do të bëjnë të mundur që këto qendra të jenë vërtetë mjaft atraktive për të gjithë, për turistët vendas dhe për ata të huaj.
Unë besoj se ajo që na mbetet të gjithëve është që punojmë më shumë për t’i kthyer këto avantazhe në një burim më të madh të mirëqenies për banorëve të këtyre zonave dhe të edukimit të fëmijëve tuaj”,- vijoi Meta.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit theksoi se ky projekt synon të krijojë një korridor të ri në të ardhmen zhvillimi dhe mirëqenie për të gjithë banorët e këtyre zonave, ndërsa kërkoi prej grupit të punës që po merret me ndërtimin e kësaj rruge që të vazhdojnë komunikimin me të gjithë ata që kanë një mendim apo një ide tjetër për të kryer përmirësimet e nevojshme të projektit.
Gjatë prezantimit të projekti para qytetarëve inxhinieri Faruk Kaba tregoi kriteret që janë mbajtur në konsideratë për projektimin e kësaj rruge të rëndësishme. Z. Kaba sqaroi se nga analizat teknike-ekonomike, që është në bazën e vlerësimeve inxhinierike, rezultoi se varianti që kalon nga Qafa e Rogut është më i favorshmi.
“Ne këtu kemi në ekipin tonë një nga gjeologët më të mirë në Shqipëria që ka punuar në hidrocentralin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Varianti që kalon nga Malindi sigurisht që është në konsideratë, por parametrat gjeologjik dhe problematika që mund të sjellë, mund të vënë një farë pikë pyetje këtë korridor shumë të rëndësishëm rrugor.
E rëndësishme është që kostoja e mbajtjes të strukturave të cilat janë në kufirin e ekuilibrit, do të ishte shumë e lartë dhe kjo na detyroi që ne të impenjohemi dhe sigurisht edhe me parametrat e tjerë, që të vendosim për këtë variant që është zgjidhja më e mire”,- theksoi ndër të tjera z. Kaba.
Foto/ Ushtari 16-vjeçar i KFOR-it: Në Kosovë pashë gjëra të tmerrshme
Ish-pjesëtari i regjimentit të këmbësorisë “Green Howard” të Britanisë së Madhe, që ka qenë edhe ushtari më i ri që ka shërbyer në Kosovë në kuadër të forcave të NATO-s, ka treguar se si ushtria ia ka formësuar jetën e tij.
Derek “Degga” Maude, 34-vjeç, nga Roseworth, Stockton, Angli, ka qenë vetëm 16 vjeç dhe sapo e kishte lënë shkollën ishte nisur për në Obiliq për të luftuar në luftën e Kosovës më 1999.
Fillimisht ai ishte caktuar që të shkonte në Irlandën veriore në një turne paqeruajtës, por ishte cilësuar si shumë i ri. Megjithatë, atij i ishte lejuar që të shkonte në zonë lufte.
Derek, tani baba i tre fëmijëve, siç transmeton Koha.net, ka thënë: “Para se të hyja në Ushtri, po e humbja rrugën në jetë, futesha në shumë telashe dhe shoqërohesha me banda të gabuara. Ikja nga shkolla dhe rrija me më të mëshuar të cilët më fusnin në shumë telashe. Në fund kuptova se më duhej ta rregulloja jetën dhe kështu vendosa të hyja në Ushtri. Isha vetëm 16 vjeç aso kohe; i sapo dalë nga shkolla”.
“Ishte e çuditshme se si Ushtria nuk më lejoi të shkoja në një turne paqeruajtës në Irlandën Veriore, pa asnjë hezitim më dërguan në Kosovë. Nëna ime u desh të nënshkruante deklaratën e pajtimit që unë të shkoja në luftë”,- ka thënë Derek, transmeton “Koha.net”.
Derek, në pesë javët e para, u stacionua në Maqedoni dhe më pas u zhvendos në Kosovë ku qëndroi për gjashtë muaj.
“Ishte me shumë rrezik dhe kishte momente kur gjatë kontrolleve të shtëpive na qëllonin me armë zjarri – kishte raste kur gjërat shkonin shumë keq. Kam parë shumë gjëra të tmerrshme që nuk do t’i harroj kurrë, por e dija se e gjitha ishte pjesë e punës.
Isha shumë i vetëdijshëm se isha ushtari më i ri atje, por të gjithë më trajtonin me respekt dhe kam krijuar miq të jetës. Në përgjithësi, në Ushtri u përshtata shumë dhe më pëlqeu i gjithë entuziazmi”,- ka thënë Derek për “GazzeteLive”.
Derek qëndroi në ushtri për katër vjet para se të largohej e të martohej. Një ditë, ai kishte parë një fotografi të regjimentit të tij në Maqedoni, kur edhe kishte vendosur të kontaktonte me ish-kolegët e tij ushtarakë.
“Hyra në Facebook dhe i gjeta të gjithë miqtë e mi të ushtrisë dhe vendosëm të takoheshim. Dy prej tyre janë ende në shërbim ndërsa disa të tjerë kanë vazhduar jetën personale, por do të jetë mrekulli që të ritakohemi”,- tha ai.
Avioni i Dan Bilzerian në fushatën elektorale të Clinton
Hillary Clinton është duke përdorur në fushatën e saj elektorale një avion privat i cili është në pronësi të “Mbretit të Instagramit”, Dan Bilzerian, të paktën kështu shkruan "Daily Mail".
Bilzerian njihet për festat e shfrenuara modele dhe aktore pornografike, shumë prej tyre edhe brenda avionit, me të cilat ka publikuar shpesh dhe foto në rrjete “Instagram”.
Mediat shkruajnë se kur miliarderi nuk e përdor avionin e tij e jep atë me qira dhe aktualisht ai është marrë nga drejtuesit e fushatës elektorale të kandidates demokrate për presidente të ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Avioni është përdorur për të transportuar gazetarët që ndjekin zonjën Vlinton në fushatën e saj në të gjithë Amerikën. Nuk është e qartë nëse gazetarët janë në dijeni mbi pronësinë e avionit me të cilin ata lëvizin.
Bilzerian është bërë i famshëm për stilin e tij të jetesës shumë të shfrenuar si “playboy”. Ai jeton në një nga suitat luksoze të një hoteli në Las Vegas.
Jetën e tij ai e promovon në rrjetin social “Instagram”, ku ndan me miliona ndjekës gjithë eksperiencat. Në të gjitha fotot që ai publikon në “Instagram” shfaqet me armë i rrethuar nga shumë femra dhe duke luajtur poker./TCh/
Foto/ Itali, pranga 12 shqiptarëve që trafikonin kokainë
Policia italiane ka goditur një bandë shqiptarësh që merreshin me trafikun e drogës në Itali dhe në Evropën veriore.
Pas 10 orësh operacion në Venecia, janë arrestuar 15 persona, 12 prej të cilëve shtetas shqiptarë dhe 3 të huaj.
Pjesë e bandës ishin edhe dy femra, njëra shqiptare dhe tjetra e huaj.
Sipas mediave italine, fillimisht banda e kishte nisur aktivitetin me vjedhje, për të kaluar më pas te trafiku i drogës. Më poshtë emrat e personae të arrestuar, si dhe fotot e tyre.
Armando Zajsi
Fatjon Murati
Nik Vokrri
Qerim Azuni
Engli Kamani
Xajrullah Karaxha
Klaudio Paluka
Paulin Fusha
Ornela Miri
Vladimir Kolaj
Artan Seferi
Petrit Matia
Ugo Sartor (I huaj)
Zvonimir Masera (I huaj)
Zsuzsanna Vajda (E huaj)
Foto+Video/ 14 kg kokainë, 5 shqiptarë në pranga
Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme pesë shqiptarë të cilët akuzohen për trafik droge. Policia italiane në Varese ka vënë në pranga 5 shqiptarët, B.D., 37 vjeç; B.M., 35 vjeç; N.P., 40 vjeç, D.G., 39 vjeç, C.S., 44 vjeç, të cilët aktivitetin e tyre e ushtronin në Holandë, provincat e Milanos dhe në qytetin Asti, si dhe ka sekuestruar 14.2 kg kokainë. Ata dyshohet se janë përgjegjës për futjen dhe shitjen e drogës në Itali.
Ata janë ndaluar teksa udhëtonin në një automjet tip “Citroen” me targa franceze.
Në sajë të hetimeve kishte rezultuar se një grua, shoqe e njërit prej të dyshuarve, kryente pastrimin e parave nga shitja e drogës në Itali, duke i transferuar paratë më pas në Shqipëri./tvklan.al/
27/04/2016/...........................
Video/ Rama thumbon Princ Lekën për Qemal Stafën dhe gjyshin e tij
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e 90-vjetorit të gjimnazit “Qemal Stafa”.
I pranishëm ka qenë edhe Princ Leka, të cilin kryeministri Rama e ka thumbuar me një batutë.
“Ju sot keni këtu edhe Princin Leka, i cili edhe pse nuk ka studiuar në këtë gjimnaz ka ardhur këtu. Madje, gjyshi i tij ka patur probleme të mëdha me Qemal Stafën”,- tha Rama, ndërkohë që princi Leka II buzëqeshte.
Rama vlerësoi disa figura që kanë studiuar në këtë gjimnaz, si Alfred Mojsiu dhe Agim Fagu.
Zbulohen detajet e grabitjes së çiftit dhe përdhunimit në pyllin e Semanit
Gjykata e Fierit ka dënuar me 33 vjet burg në total dy personat e akuzuar nga Prokuroria se kanë vjedhur dhe dhunuar nën kërcënimin e armëve një djalë dhe një vajzë dhe kanë përdhunuar vajzën. Ngjarja për të cilën akuzohen Endri Goga dhe Shaban Skeja ka ndodhur më 20 tetor të vitit 2014 në pyllin e Semanit.
Endri Goga është dënuar me 24 vjet burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Shaban Skeja, me 9 vjet. Procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe për këtë arsye, ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit.
Hetimet kanë zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Më 20 tetor 2014, çifti V.M dhe E.A. kishin dalë për shëtitje në zonën e plazhit të Semanit.
Në një moment intim, pranë makinës së tyre janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë ushtruar dhunë, me qëllim marrjen e portofolëve dhe sendeve me vlerë që kishin në posedim.
Skeja ka nxjerrë nga makina shtetasin V.M., duke e shtrirë në tokë nën kërcënimin e armës, ndërkohë që Goga ka ushtruar kontroll për sende me vlerë në automjetin e çiftit, ku gjendej edhe e dëmtuara E.A.
Gjatë kontrollit të mjetit, Goga ka kërcënuar me armë vajzën, duke ushtruar ndaj saj edhe dhunë seksuale. Pas akteve të dhunës, dy të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që të dëmtuarit kanë bërë kallëzim në Polici.
Goga dhe Skeja u arrestuan pak kohë pas ngjarjes.
Dëshmia e plotë e biznesmenit Zaka: Çfarë më tha Shullazi në takim
40-vjeçari Jani Zaka, është një ndër biznesmenët që sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda është kanosur me jetë nga Emiljano Shullazi, pasi ka dashur t’i përvetësojë pronën tek zona e NSHRAK-ut në Tiranë.
“Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë deklarimin e tij dhënë më 3 shkurt 2016 para policisë, ku ai tregon kontaktin e parë me Shullazin si dhe komunikimet me të. Gjatë gjithë deklarimit të dhënë në polici, i cili mban firmën e tij, Jani Zaka pohon se ka kontaktuar me një person tjetër që ka ndërmjetësuar në takimin me Emiljano Shullazin.
Gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë me të, Emiljano Shullazi i ka kërkuar që të zgjidhë menjëherë problemin që ka me Fadil Sinanin, personin që i ka shitur pronën garazh me sipërfaqe 1.200 m2.
Në këtë procesverbal të marrë nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Arben Dyrmishi, Jani Zaka nuk përmend kanosje ndaj tij apo familjarëve.
Megjithatë, fill pas deponimit, shtetasi Arjan Zika është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në muajin mars në garazhin e tij u vu tritol.
Do'stlaringiz bilan baham: |