Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet162/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   158   159   160   161   162   163   164   165   ...   352

Nga Ervin Qafmolla
Një deputet i shquar nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, i akuzuar si drejtues i një organizate të madhe kriminale, ka shpërfillur thirrjet për t’u vetëdorëzuar menjëherë.

Azem Syla, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, ka siguruar policinë se ai do të bashkëpunojë me autoritetet dhe do të përballet me akuzat e tij të “pabaza”, por nuk dha një afat të caktuar kohor për kthimin e tij në Kosovë.

Policia e Kosovës arrestoi gjashtë persona të mërkurën në një hetim për mashtrim me pronësinë e tokës që i kushtoi shtetit 30 milionë euro, si dhe la pa shtëpi disa familje.

Më shumë se 300 policë të Kosovës, policia nga misioni i BE për sundimin e ligjit EULEX dhe forcat shtesë të sigurisë bastisën 42 vende dhe arrestuan gjashtë nga shtatë të dyshuarit në kërkim të mërkurën.

Por kur policia mësy shtëpinë e Sylës, ai nuk ishte atje. Ai megjithatë iu përgjigj një telefonate nga policia – që i kërkoi atij të vinte në seancën pyetësore në Prishtinë – duke thënë se ishte në Durrës.

Në një letër për median, Syla pretendoi se ishte në Kosovë deri të martën dhe se nuk e dinte që agjencitë e rendit po e kërkonin.

“Nuk mora ftesë nga autoritetet… dhe udhëtova jashtë shtetit për një arsye personale”,- tha Syla duke konfirmuar se, ka folur me policinë në telefon dhe e ka siguruar atë se do të kthehej për t’u përballur me akuzat.

Avokati i Sylës, Tome Gashi i tha Klan Kosovës se ai kishte folur me klientin e tij në telefon dhe se Syla i kishte konfirmuar se nuk ishte në Kosovë por se do të kthehej për t’u përballur me akuzat nëse “moti përmirësohet”.

Syla tha në letrën se akuzat kundër tij ishin të pabaza, por u zotua të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.

“Jam absolutisht i pastër dhe kjo do t’i provohet autoriteteve të drejtësisë sa më shpejt”,- është shprehur ai.

Çështja ka në qendër akuzat për shpërdorim të pronës publike, krim të organizuar, pastrim parash, falsifikim të dokumenteve zyrtare, korrupsion dhe mashtrim. Grupi dyshohet se ka pasur gjithashtu lidhje me kriminelë serbë.

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK dhe gjithashtu një ish-shef i UÇK, tha se mbështeste fuqishëm veprimet e institucioneve ligjzbatuese kombëtare dhe ndërkombëtare./BIRN/




Raporti i KE: Konsumi privat dhe publik në Shqipëri në rënie, borxhi 72.3% të PBB-së
Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2015 ishte 2.6%, e orientuar nga investimet e larta dhe eksportet neto, sipas raportit të tremujorit të parë 2016 (që i referohet zhvillimeve të tremujorit të fundit 2015) të vendeve kandidate dhe potenciale kandidate, publikuar sot nga Komisioni Europian. Por, në të njëjtën kohë, vëren raporti, konsumi publik dhe privat ra.

Investimet u ngadalësuan nga rritja dy shifrore e regjistruar në tre tremujorët e parë, por ende u rritën me 6.7% me bazë vjetore. Rënia e konsumit qeveritar u intensifikua (-3.7% me bazë vjetore), duke shënuar të katërtin tremujor radhazi me tkurrje. Tregtia e jashtme vijoi të ishte e dobët, ndërsa eksportet u rritën lehtë me 0.8%.

Nga ana e prodhimit, sektori i ndërtimit ka dhënë kontributin më të madh të rritjes në tremujorin e katërt të vitit 2015 (+1.5 pikë përqindje), duke kompensuar rënien në bujqësi (-0.37 pp.) dhe të industrisë, energjisë elektrike dhe ujit (-0.38 pp). Performanca e këtyre të fundit u ndikua fort nga rënia e prodhimit në industrinë nxjerrëse, si rrjedhojë e uljes së vazhdueshme të çmimeve të naftës.

Anketa e Forcave të Punës vlerësoi se shkalla e papunësisë (15-64 vjeç) ishte 17.7% në tremujorin e katërt të vitit 2015, me rritje 0.2 pikë përqindje nga tre muajt e mëparshëm, por gjithsesi me rënie prej 0.3pp në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deficiti i llogarisë korente u rrit me 8.1% me bazë vjetore në tremujorin e fundit.

Në fund të vitit 2015, stoku i borxhit të jashtëm bruto ishte 10,1% më i lartë se një vit më parë, kryesisht për shkak të rritjes së huamarrjes së qeverisë. Borxhi i jashtëm qëndroi në 74% të PBB-së. Borxhi afatgjatë, kryesisht borxh i qeverisë, përbën 80% të totalit.

Inflacionin e ulët raporti i KE e shpjegon me efektin e bazës, inflacionin e ulët të importuar dhe presionin e ulët të çmimeve në vend për shkak të prodhimit ende nën potencial.

Niveli i lartë i kredive me probleme (NPL) vazhdoi të ndikojë mbi kreditimin, edhe pse raporti i NPL-ve ka rënë në 17.7% në fund tremujorin e katërt të vitit 2015 nga 20.2% në tre muajt e mëparshëm, si rezultat i fshirjes së detyrueshme të huave të humbura. Stoku i kredisë për sektorin privat ishte 2.6% më i ulët në shkurt, në raport me një vit më parë (jo e rregulluar me efektin e huave të humbura).

Deficiti buxhetor në vitin 2015 ishte në përputhje me objektivin e 4% të PBB-së. Të ardhurat kishin një ecuri të dobët me 8.2% më pak kundrejt objektivit fillestar dhe 4.5% më pak kundrejt planit të rishikuar të miratuar në korrik të vitit 2015. Megjithatë, shpenzimet kanë mbetur 7.5% nën planin fillestar, kryesisht për shkak të kursimeve në shpenzimet e interesit dhe mosrealizim të investimeve kapitale.

Në dy muajt e parë të vitit 2016 buxheti ka rezultuar me një tepricë të lartë. Të ardhurat u rritën ndjeshëm me 20% për dy mujorin.

Pas një rritje 6.7% me bazë vjetore, borxhi publik (duke përfshirë garancitë) qëndroi në 72,3% të PBB-së në fund të 2015.

Rritja përshpejtohet në Ballkan

Raporti parashikon se performanca e rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor u përmirësua më tej në 2015. Në Serbi, pas recesionit të vitit 2014, ekonomia ka pësuar përmirësim. PBB reale u rrit me 0.7 %, më shpejt se sa pritej fillimisht, e mbështetur nga çmime të ulëta të naftës dhe rritja e besimit si rezultat i reformave të implementuara.

Në Shqipëri, rritja e PBB vjetore u përshpejtua në 2.6 % në 2015, e rritur krahasuar me 2 % të një viti më parë dhe e mbështetur nga investimet private, sikurse edhe eksportet neto. Konsumi privat dhe ai publik shënuan ulje.

Në Malin e Zi, rritja ishte 3.2 %, nga 1.8 % që ishte në 2014, e mbështetur nga investime të larta, sidomos ato në fushën hekurudhore, nga një rritje e eksporteve të shërbimeve, sidomos në turizëm.

Në Maqedoni, rritja e PBB mbeti në nivelin e 3.7 %. Ndryshe nga shtetet e tjera të rajonit, ato që drejtojnë rritjen ekonomike janë shpenzimet konsumatore dhe konsumi qeveritar.

Përmirësimi ekonomik dhe implementimi i masave fiskale mbeshtetën një reduktim të deficitit fiskal thuajse në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në 2015, por rritja e lartë e nivelit të borxhit do të mbetet një shkak shqetësimi për shumë shtete./Monitor/


Itali, kapet boksieri, do sulmonte Romën me urdhër të ISIS

Forcat e Antiterrorit në Itali arrestuan 6 persona, të cilët akuzohen se kishin lidhje me ISIS.

Prokurorët italianë thanë se disa nga të arrestuarit diskutonin mes tyre kryerjen e atentateve terroriste në Itali dhe shënjestra e mundshme ishte Roma.

Një nga të arrestuarit është marokeni Abderrahim Mutaharrik, një boksier i cili dyshohet se bashkë me partneren e tij ishin të lidhur me Shtetin Islamik.

Hetuesit italianë gjetën në celularin e tij një mesash, ku i jepej urdhër të kryente sulmin.

Sipas hetuesëve, urdhëri kishte ardhur nga zonat e luftës në Siri dhe Irak. Në prangat e policisë italiane ra edhe një çift italian, që së bashku me fëmijët 2 dhe 4 vjeç do të niseshin të luftonin përkrah Shtetit Islamik në Siri.

Operacioni policor i kryer nga policia e Milanos erdhi pas sinjalizimeve të shumta në rajonet veriore të Lombardisë dhe Piemontes.

Ministri italian i Mbrojtjes, Angelino Alfano tha se personat e arrestuar ishin të verbuar nga propaganda xhihadiste dhe se qëllimet e tyre ishin vërtet të këqija.

Ndërsa Kryeministri italian, Mateo Renci, përmes një postimi në rrjetet sociale përgëzoi forcat e rendit për suksesin në këtë operacion.

Mashtrime me faturat fiskale, qeveria do të ndryshojë sërish ligjin

Qeveria do të ndryshojë ligjin e procedurave tatimore për të amnistuar bizneset e vogla të cilat kanë mashtruar me xhiron.

Burime nga Ministria e Financave thanë për “Top Channel” se, aksioni kundër informalitetit ka zbuluar një numër të madh biznesesh, të cilat deklarohen si të vogla kur në fakt kanë një xhiro reale më të lartë se 8 milionë lekë në vit dhe rrjedhimisht duhet të hynin tek biznesi i madh.

Sipas burimeve, pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë zbuluar në evazion nga kryqëzimi i faturave me bizneset e mëdha, të cilët janë furnitorët e tyre.

Edhe pse aksioni kundër informalitetit është përqëndruar në 300 korporatat e mëdha të vendit, inspektorët e Tatimeve janë duke kontrolluar të gjithë zinxhirin e tyre tregtar, përfshirë blerjet apo shitjet që ato bëjnë tek biznesi i vogël.

Sipas Ministrisë së Financave, nga ky kontroll është konstatuar se, shitjet që kompanitë e mëdha deklarojnë tek bizneset e vogla nuk figurojnë si blerje tek këto të fundit dhe në shumë raste ato janë më të mëdha se 8 milionë lekë, që është dhe kufiri ndarës mes biznesit të madh dhe atij të vogël.

Ligji aktual i procedurave parashikon ndëshkime të rënda për evazionin fiskal dhe nëndeklarimin. Sipas ministrisë, numri i bizneseve të vogla që janë konstatuar me fshehje të xhiros është i lartë.

Për këtë arsye qeveria mund të ndryshojë ligjin me qëllim që këtyre bizneseve t’i jepet mundësia për të vetëkorrigjuar deklarimet e vitit të kaluar, por edhe për të ndryshuar përgjegjësinë tatimore, pra të kalojnë nga biznes i vogël në të madh pa u ndëshkuar./TCh/


Ministri Tahiri takon policët me katër këmbë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë pjesë në ceremoninë përfundimtare të trajnimit në Institutin e Përgatitjes së Qenve të Policisë.

Me një status në rrjetin social, Facebook ai i përshkruan kështu qentë.

“Me policët (me putra) më të rinj të Policisë

Përfundimi i trajnimit në Institutin e Përgatitjes së Qenve të Policisë”.



Video/ Momentet kur nga qielli bien Hummer-at e Ushtrisë Amerikane
Edhe ushtria më e fortë në botë gabon ndonjëherë në kalkulime.

Në videon shihet një test i mbajtur nga ushtria Amerikane gjatë këtij muaji në bazën ushtarake Hohenfels në Gjermani, ku Brigada e 173-të ajro-transportuese shihet duke lëshuar SUV ushtarake “Hummer” me parashutë.

Por mesa duket jo çdo gjë është planifikuar si duhet.

Të paktën tri kamiona u shkëputën nga parashuta, duke u përplasur me shpejtësi të madhe në tokë dhe duke u shkatërruar plotësisht.


Video/ Ja si ulet helikopteri kur motori del jashtë funksioni

Kjo video është e vlefshme për të gjithë pilotët... edhe për ata shqiptarë, që pilotojnë helikopterë. Sa janë të sigurt helikopterët në rast të dështimit të motorit?

Helikopterët, ngjashëm sikurse aeroplanët kanë veçori sigurie që përdoren në raste emergjencash. Një ndër emergjencat është edhe mos funksionimi i motorit, i cili bënë që mjeti të humbas fuqi dhe të bjerë poshtë pa kontroll.

Helikopterët mund të ulen të sigurt në tokë edhe në rastet kur motori i tyre “vdes”. Ky tipar sigurie i cili mundëson uljen e sigurt në tokë në kësi lloj emergjencash quhet “autorotacion” apo vetë-rrotullim.

Autorotation përdoret për të kryer ulje helikopteri pa fuqi motorike, në rast të dështimit të motorit apo në raste të fikjes së tij nga piloti, për të evituar përhapjen e flakëve apo dëmeve tjera që mund të shkaktohen.

Pilotët stërviten për këto lloj emergjencash dhe janë në gjendje të ulin helikopterin sigurt në tokë në varësi të terrenit dhe kushteve atmosferike.


Ish-menaxheri zbulon të shkuarën e errët të Britney Spears

Problemet që Britney Spears ka patur me drogën kanë qenë aq keq saqë ajo ka fjetur në një vend parkimi.

Këto akuza tronditëse janë publikuar nga “TMZ” pas padisë që ish-menaxheri saj ka ngritur për këngëtaren e famshme, e cila nuk e ka paguar.

Në 2007-ën, 34-vjeçarja u shndërrua në qendër të mediave rozë pasi rruajti kokën e saj si edhe goditi makinën e një paparacit me çadër.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, ish-menaxheri pretendon se e ka ndihmuar këngëtaren në momentin e saj më të vështirë, kur po ndahej nga bashkëshorti, ishte në rrezik të humbiste kujdestarinë e fëmijëve si edhe përdorte shumë lëndë narkotike dhe për këto nuk është paguar./TCh/

Eshtë 40 vjeçe, ish miss-i shqiptar mahnit me këmbët e saj

Është rreth 40 vjeçe, por ish miss-i i njohur Ermiona Lekbello, tregon se mosha nuk ka kaluar për atë.

Në një foto të postuar së fundmi në Instagram, Lekbello ka nxjerrë në pah këmbët e saj pa kurrfarë celuliti a shenjë plakjeje.

Përkundrazi, ish miss-i shqiptar duket sikur konkurron vajzat më në zë të showbiz-it tonë.



Njihuni me “Kim Kardashian meksikane”

Modelja meksikano-amerikane, Joselyn Cano, e njohur ndryshe si “Kim Kardashian meksikane”, për shkak të linjave të saj, tashmë ka 4.5 milionë ndjekës në Instagram.

E konsideruar si versioni latin i 35-vjeçares amerikane, me flokë të errëta, sy jeshil dhe forma perfekte, Cano poston në llogarinë e saj foto seksi që padyshim behën magnet për “like” dhe komente të shumta.

Joselyn mund ta keni parë në shumë klipe të disa prej këngëtarëve më të famshëm, ndërsa është e angazhuar edhe me disa programe që i udhëzon femrat drejt një trupi perfekt, siç thotë ajo.




Foto/ Mamaja e Aurela Hoxhës, një bukuri e vërtetë

Aurela Hoxha është shprehur se me familjen e saj ka një marrëdhënie shumë të afërt.

Ajo ka treguar se me vëllezërit dhe nënën e saj është shumë e lidhur, dhe se për të, nëna e saj është një ndër femrat më të bukura që ka parë, të cilën e konsideron më të bukur se vetja.

“Ngjaj më shumë me babin. Madje kam frikë se kur të shikojnë foton me mamin, njerëzit do të zhgënjehen... nga unë. Mami ka qenë më e bukur se unë në rini. Kur shikoj fotografitë e saj të vjetra, mahnitem",- ka thënë ajo më parë për Living.

Së fundmi, Aurela Hoxha ka ndarë dashurinë dhe ndjesitë që ka për nënën e saj përmes një postimi në Instagram. Në një foto të realizuar nga Endrit Mërtiri, zonja Eli shfaqet e qeshur dhe shumë në formë, e ndonëse Aurela thotë se i ngjan më shumë babait, dallohet ngjashmëria që ka me të.

Aurela Hoxha shkruan se nëna e saj ka qenë njeriu që i ka mësuar vlerën e vërtetë të të bukurës, duke i shprehur dashurinë e saj: ‘Ti nuk ke instagram ( për fat të mirë) dhe nuk të pëlqejnë rrjetet sociale ( për fat të mirë) në të vërtetë nuk je aspak dakort dhe për mua që ‘shpenzoj’”,- kohë me to ( për fat të keq) Por si mundem unë: ( po citoj tani) 'Që rri gjithë ditën me kokë ne telefon, që përgjigjem me vonesë kur më flasin, aq e përqëndruar jam, dhe që çdo gjë e ndaj me miqtë e mi në Instagram... Të kem një foto të tillë në telefon e mos ta postoj? Më ke mësuar që bukuria e vërtetë është ajo që ne pasqyrojmë tek njerëzit me të cilët rrimë çdo ditë, dhe ti këtë ke pasqyruar te unë dhe vëllezerit e mi, që diten që na solle ne jetë. Të dua e bukura ime, ëngjëlli im, dielli im! Mam!'./Anabel.al/




Francë, përleshje të dhunshme kundër reformave të punës
Gaz lotsjellës, përleshje të dhunshme dhe automjete në flakë. Kjo është situata në përleshjen e sotme mes policisë dhe protestuesve në Francë që kundërshtojnë reformën e punës.

Sipas ligjit të ri, reduktohen bonuset jashtë orarit të punës. Protestuesve iu është bashkangjitur edhe Sindikata e Punëtorëve.

Protesta ka përshkallëzuar në momentin që protestuesit kishin filluar të gjuanin gurë dhe koktej molotovi drejtë forcave policore

Autoritetet kanë konfirmuar se dhjetëra persona janë arrestuar pasi kundërshtuan policinë dhe u sollën dhunshëm.

Videot dhe fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë protestën e egër të zhvilluar në qytetet Nantes, Lyon, Rennes dhe Paris.

Rreth 9.000 demostrues u mblodhën në rrugët e qytetit Nantes, ndërsa në imazhet më poshtë tregohet momenti kur një Porsche dhe një skuter është përfshirë nga flakët.

Kryetari i Nantes, Johanna Rolland ka dënuar incidentet të cilat i ka quajtur si ‘akte të papranueshme’ të grupeve të vogla që kanë qëllim të ushtrojnë dhunë.

29/04/2016/........................


Video/ Lubonja e Bushati nuk lejohen në dëgjesën për stadiumin

Gjatë kohës kur Kryeministri Edi Rama, po prezanton projektin për ndërtimin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në një dëgjese publike tek “Hotel Tirana”, shoqëria civile është penguar që të hyjë në aktivitet.

Në mesin e tyre është edhe Fatos Lubonja, Gjergj Bojaxhi, Andi Bushati, Ylli Rakipi, Eljan Tanini, e të tjerë aktivistë të shoqërisë civile.

Ata janë ndaluar nga Garda për të hyrë në sallë gjatë kohës kur fliste Kryeministri Rama, ndërsa vet aktivistët e kanë quajtur një turp këtë që po ndodh, pasi është dëgjesë publike.



Stadiumi/ Shpërthen Lubonja: Dhunës do t’i përgjigjemi me dhunë

Fatos Lubonja ka reaguar ashpër pasi u ndalua nga rojet të hynte në dëgjesën publike tek “Hotel Tirana” për projektin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, gjatë kohës që po fliste Kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, ai u ndalua nga rojet privatë për të hyrë në sallën ku po bëhej dëgjesa, ndërsa shton se injoranca dhe arroganca janë bërë bashkë.

Lubonja shprehet se do përdorin të gjitha mënyrat për të ndaluar akte të tilla. Madje ka paralajmëruar se nëse do të përdoret dhunë, do të kundërpërgjigjen me dhunë.

“Protesta ishte e paqësore dhe shyqyr që është paqësore. Por nëse do të përdoret dhuna, fatkeqësisht dhunës i përgjigjet me dhunë. Dhe pastaj nuk duhet të dalin aty e të thonë se, pse Sali Berisha del e thotë ‘kapni armët’.

Kur nuk ke diplomaci dhe i bën gjërat vetëm për biznesin dhe nxjerrin bodigardët që të mos na lejnë për të hyrë. Ka hapur një qendër dialogu andej, por nuk bën dialog. Dje shkuan kamerat dhe nuk janë lejuar. Çfarë dialogu do bësh, kur nuk flet askush. Arkitektët janë kundër, shoqëria civile nuk di asnjë gjë”,- u shpreh Fatos Lubonja.



Kur rektor Mynyri sillet si shitësja ambulante e Lushnjes

Nga Dritan Hila

Mynyr Koni mund të na nxjerre gjuhën të gjithëve tani. Bëri gjithë këtë gjullurdi, futi në valle me ministra, kryeministra, presidentë dhe ish presidentë, shtypin, intelektualë dhe media, dhe një ditë të bukur tha që nuk i mbaj mend ata që më kërcënuan! Nuk i mbante mend se kush e kërcënoi, edhe pse u mbyll pesë ditë dhe nuk dilte nga shtëpia!

Nuk bënte dot një identikit të kërcënuesve dhe as i identifikonte dot në foto! Ky është rektori i ri që ne do të kemi. Mynir Koni është njeriu i cili do të udhëheqë Universitetin e Tiranës, më të vjetrin dhe me tradita në vend. Do udhëheqë një qëndër që përveçse akademike, është edhe një qendër lirie. Nga universitetet janë përmbysur diktaturat, jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo.

Universitetet janë streha e antikonformizmit. Dhe të vetmin universitet të hajrit që kemi, do ta drejtojë për katër vitet që vijnë një njeri i cili pasi bëri lëmsh gjithë dynjanë kur u thirr për të identifikuar kërcënuesit, tha që nuk i mban mend. Pas kësaj, Mynyri, mendon ta çojë tymin fjollë dhe të kullandrisë universitetin, influencën e tij, tenderat e tij, pronat e tij.

Kuptohet në bashkëpunim me një tjetër, që quhet Dhori Kule. Që mos harrojmë, Dhori Kule u zgjodh për herë të pestë në drejtimin e një institucioni akademik, i cili është Fakulteti i Ekonomisë. Edhe këtë e kishte zënë amnezia. Nuk i mbante mend kërcënuesit. Në mes të tymit, Dhori u rizgjodh dekan duke eleminuar një profesioniste të zonjën si Areti Stringën. Por Dhorin e njohim. Është me çdo pushtet, deri sa ky i garanton postin.

E gjithë afera e zgjedhjes së rektorit, ka pisllëqe brenda. Brenda ka qenë edhe kërcënimi, edhe gangsterët, edhe rivalja që donte me çdo mjet të bëhej rektore. Mynyri e ka njohur kërcënuesin, edhe Dhori gjithashtu. Përndryshe Berisha nuk kishte parë ëndër dhe të dilte dhe përmendëte Shullazin. Rama e njihte kërcënuesin ndryshe nuk ka pse mos t’ia përmendë emrin. Të gjithë do të mundohen të nxjerrin përfitimet e tyre nga kjo aferë. Por ai që u përdor ishte opinioni publik. I cili nuk ka pse lejohet të përdoret në këtë mënyrë.

Disa ditë përpara, kryetari i bashkisë së Lushnjes, u kap në një video ku kërcënonte një fatkeqe që shiste për bukën e gojës, se do ti fuste portofolin në gojë. Reagimi ndaj këtij gjesti, bëri që ai të kërkonte pajtim. Intelektualët e Tiranës u revoltuan me shitësen e cila paskësh tradhëtuar kauzën, duke harruar se emancipimi i popullatës, nuk është aksion që vjen nga poshtë por nga lart. Dhe si mund ti kërkojmë ne dinjitet nënës së 11 fëmijëve nga Lushnja, kur një alamet profesori këtu në Tiranë, befas humbet kujtesën?

E vërteta është që zgjedhjet për rektor, ishin të kompromentuara që nga momenti kur Berisha denoncoi kërcënimin. Që në këtë çast, prokuroria duhej të ndërhynte dhe të merrte si të pandehur jo vetëm kërcënuesin, por edhe porositësin dhe viktimën e presupozuar. Pasi ja ku jemi në situatën ku jemi përdorur të gjithë dhe nuk e dimë se kush është viktima dhe kush fajtori.

Ndërsa ministrja e arsimit duhet të anullojë këto zgjedhje, pasi janë të kompromentuara rëndë, jo vetëm penalisht por edhe moralisht. Nuk mun d ti lihet e ardhmja e brezit të ri një rektori si Mynyri dhe dekani si Dhori. Nëse kjo nuk ndodh, nëse Koni vazhdon dhe nuk e mban mend autorin e kërcënimit dhe vazhdon dhe është rektor, i bie që Rama e di kush është kërcënuesi, e ka mik, dhe me Konin ka bërë pakt që mos ta denoncojë me emër në këmbim të ndenjtjes rektor. Atëhere duhet të japë dorëheqjen Rama. Pasi dikush këtu jo vetëm ka frikë, por e ka edhe mik krimin. Dhe ky, kushdo qoftë, i duhet krimit, por neve nuk na duhet./dritare.net/

Izet Haxhia: Shefi i SHISH spiunon informacione sekrete te Berisha
Përmes një statusi në FB, ish-truproja e ish-kryeministrit Berisha, Izet Haxhia, ka hedhur akuza të forta për kreun e Shërbimit Infomativ Kombëtar, Visho Ajazi Lika. Ai pohon se, informacionet tepër konfidenciale, që i jepen vetëm Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit, Shefi i SHISH-it, në mënyrë ilegale ja dërgon edhe Berishës, duke krijuar kështu një shtet paralel.

Statusi i plotë origjinal në Fb. i Izet Haxhisë:

“Disa mund te habiten,disa te tjere te egzaltohen se ku dhe si eshte e mundur qe marshalli na thote habere qe nuk i din as qeveria e as mediat ..Nuk ka asgje per tu habitur apo ekzaltuar..Sot ne kete palo shtet qe kemi ndertuar gjithshka eshte e mundur..Eshte e mundur sepse krahas atij shtetit te ligjshem qe kemi ne dukje, ne vendin tone vazhdojne te funksionojne me eficience te plote disa ‘shtete’ paralel ,ku ai me aktivi, me kriminali dhe me i rrezikshmi eshte ‘shteti’paralel i marshallit ..ky shtet ka ne funksion te tij Presidentin me kld e korruptuar ka shikun me veshin vigjilent te Ajazit dhe kamikazet e gazidedes te cilet jane ne veprimtari te plote e intensive..

Nuk po flas ketu per ‘shtetin’ paralel te Metes i cili me qetsi e dashuri vazhdon te mbushe arken e partise per blerje te reja votash ne fushaten e ardheshme..Ka pothuajse dy vjet qe te gjitha komunikimet e mija me ane te telfonit apo mediave sociale jane nen pergjimin 24 ore te ‘veshit’ te marshallit . Le te me pergjojne sepse çdo gje e imja eshte e hapur dhe nuk kam frike nga keto pergjime.

Por eshte e papranueshme per nje shtet normal qe nje shef i sherbimit sekret qe duhet te jete palca kurrizore e nje shteti te vihet ne sherbim te nje debuteti opozite apo kushdo qofte ai, duke e furnizuar ate me te dhena operative. .

Siç po shifet marshalli vazhdon te marre zarfet me tre viza te kuqe qe me ligj duhet ti marre vetem presidenti dhe kryeministri i vendit..Dikur veshi i marshallit ,gazidede,i dergonte nga tre apo me shume zarfa te tilla ne dite dhe mesa po shifet edhe veshi i ardhur nga kanadaja vazhdon te njejten praktike ,sepse marshalli nuk jeton dot pa ushqim spiunash..sepse ai eshte i mesuar me te tilla ushqime qe kur bente specializimin ne france ku e pate derguar partia e tij e dashur. .

Mos e merni per budalla apo per matuf ,jo marshalli vetem budalla Nuk eshte..ai sot eshte edhe me i rrezikshem seç ka qene ndonjehere..marshalli sot ka ne dore organet me jetike te shtetit siç jane sherbimet sekrete dhe ato te drejtesise..ai ka ne sherbim te verber te tij kamikazet e dikurshem te shikut te gazidedes qe jane strehuar ne shishin e ajazit..ata jane te gatshem te hidhen ne sulme destabilizuese sapo ti nevojiten marshallit..dhe duhet ta dini se marshalli eshte i pamershirshem ne hakmarrjen e tij..ka ardhur momenti i fundit ku palloshi Rama ose te shkaterroje kete ‘shtet’paralel te marshallit ose te mbledhi poturet e te ike atje ku iku pas drurit qe hengri po nga ata qe sot i ka ne sherbimin sekret te shtetit paralel te marshallit …”.



Basha: Padia ndaj Berishës pas denoncimit të arrestimit të Arben Frrokut
Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas padisë së bërë nga PS ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Këtë veprim të socialistëve, Basha e lidh me denoncimin që ish-Kryeministri bëri publikisht për arrestimin e Arben Frrokut në Holandë.

Sipas Bashës, kjo është një hakmarrje e Kryeministrit Edi Rama, që nisi me përjashtimin nga Kuvendi të Berishës pasi denoncoi Emiljano Shullazin dhe tani Arben Frrokun.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   158   159   160   161   162   163   164   165   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish