Statusi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha:
“Edi Rama eshte ne hall te madh. Nje e nga nje po i bien “trimat” nga Mark Frroku tek Arben Ndoka, nga Emiliano Shullazi tek Arben Frroku. Vjedhjet po i dalin sheshit e askush nuk e beson me. Ne menyre primitive ka nisur te hakmerret. E nisi me Shullazin e u hakmorr ndaj Sali Berishës.
Sali Berisha denoncoi krimet e tij, ndërhyrjen për të kapur rektoratin, ndaj banda thirri byronë, dhe byroja veproi sipas paktit. Adjutanti ishte ai, vegla e Ramës për punët e pista. Taulanti.
Po sot, i njëjti adjutant-taulant u shfaq sërish, duke shërbyer një bandë tjetër të Edi Ramës, duke paralajmëruar një hakmarrje tjetër të krimit ndaj Sali Berishës. Se ju prishi planet për ta mbajtur të fshehtë ndalimin në Holandë të Arben Frrokut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj.
Ky eshte aksioni i përbashkët Shullazi Rama dhe Frroku Rama. A di ta dallojë ndokush ku mbaron banda e ku nis kryeministri? Asnjë fije e hollë nuk i ndan.
Këto janë klithmat e fundit të krimit në pushtet, sepse ora po afron. Sunduan tre vite, po koha mbaroi. Shqipëria dhe shqiptarët po ngrihen mbi krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin”.
Video/ Rama rreplikon me Shqoqërinë Civile pas prezantimit të Stadiumit
Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë jashtë “Hotel Tiranës” ku ka prezantuar projektin për stadiumin e ri “Qemal Stafa” për anëtarët e kabinetit të tij dhe deputetët e PS-së. Disa dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë e kanë pritur atë në fund të mbledhjes pasi ka dalë për të hipur në makinë, me një pankartë të madhe “Stop Arrogancës”.
Por Rama është mjaftuar vetëm me një rreplikë me shoqërinë civile: “Merrni votat një herë pastaj hajdeni...”.
Ndërkohë makina e kryeministrit Rama u mbulua nga truprojat e Gardës, ndërkohë që pasi ai u largua me eskortën e tij, pas tij kanë dalë të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetë të PS-së, që ishin në takim.
Më herët gjatë takimit Rama është ndalur gjatë fjalës së tij për të sqaruar elementin e kullës në stadiumin, që do të quhet “Arena Kombëtare”.
Kryeministri Rama i quajti të gjithë kritikët si, fobikë ndaj kullave dhe këtu përmendi shembij të stadiumeve të tjerë nëpër botë që kanë elementin e kullës.
“E pakonceptueshme fobia ndaj kullave. Kjo kullë nuk është shpikje e arkitektëve italianë. Mjafton të shikosh Olimpia Stadium me dy kullat e veta dhe stadiumin e Firences me kullën e vjetër të ndërtuar pas Luftës së II Botëroer dhe plot stadiume që kanë edhe kullën si element. Kulla në këtë rast nuk është spekulim për të fituar metra katrorë. Kulla është një element i kërkuar me këmgëngulje nga arkitekti si element ikonik.
Kjo i jep stadiumit një shenjë domethënëse dhe tërheqëse si pjesë të vetën. Stadiumi sot vlerësohtet 50 milionë Euro. Punimet mund të kërkojnë edhe financim shtesë. Nga kush prisni ju, këta teologët nga kush presin që të ndërtohet stadiumi? Nga qeveria? Kurrën e kurrës, e pamundur! Nga Federata? Absolutisht e pamundur. E vetmja mundësi është partneriteti publik-privat. Nuk vendosin ata që shohin, vendosin ata që bëjnë. Nuk është vendimmarrja e atyre që kanë mendimet e tyre, por ata që marrin vendime”,- tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.
Ekspozita UET/ 10 vjet aktivitete shkencore në 21 foto
Në kuadër të “Ditëve të Studimeve Shqiptare” që mbahen më datat 29-30 Prill në Universitetin Europian të Tiranës është hapur dhe një ekspozitë me foto që tregon aktvitetin shkencor të universitetit ndër vite.
Në 10 vjetorin e UET janë përzgjedhur:
21 postera të aktiviteteve, konferencave shkencore, simpoziumeve, etj. të cilat reflektojnë një pjesë të historisë së 10 viteve aktiviteve shkencore.
Gjatë këtyre viteve janë organizuar mbi 1 mijë aktivite akadamike të rëndësishme, janë ftuar personalitete botërore të botës akademike, organizuar debate shkencore me studiues vendas dhe të huaj mbi çështjet më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, etj.
“Ditëve të Studimeve Shqiptare” në sesionin e tretë do të fokusojë debatet dhe referimet e studiuesve në temën; “Shqipëria si objekt studimi”.
“Feçor Shehu i vajti për darkë mikut nga Velipoja, pasi mbaroi i përdhunoi vajzën”
Në morinë e dëshmive që denoncojnë Feçor Shehun, ish-kreun e Sigurimit të regjimit komunist, për sjelljet perverse me femrat, ajo e Ismail Pepës, ish-punonjës i Degës së Brendshme të Shkodrës, është sa tronditëse, aq dhe çnjerëzore.
“Kemi qenë një natë mysafirë në Velipojë, te një miku i Feçorit, pohon ish-operativi. Pasi hëngrëm darkë, ai u mbyll fshehtas në njërën nga dhomat e kullës dhe përdhunoi vajzën e shtëpisë”.
I tmerruar nga pamjet që ka parë nga afër, Ismail Pepa, shton se aty për aty nuk u ka besuar syve dhe ka menduar për një veprim të turpshëm nën efektin e alkoolit, por kur ka parë vizitat e shpeshta të ministrit në shtëpinë e mikut në Velipojë dhe ndërhyrjen e tij për ta martuar vajzën e përdhunuar me një zyrtar në Lezhë, është bindur për vesin e eprorit të lartë dhe ka vendosur ta denoncojë te Partia.
Po çfarë thotë tjetër në dëshminë e tij ishzyrtari i Sigurimit dhe si është pritur denoncimi në adresë të Feçor Shehut…
Dëshmia e publikuar nga Panorama:
Qysh nga janari i vitit 1949 kam filluar punë në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër. Për një kohë të gjatë prej 18 vitesh kam punuar në zonën e Velipojës, duke përfshirë dhe Bregun e Bunës.
Në këtë zonë kam qenë punëtor operativ.
Feçor Shehun e kam njohur kur ky ka ardhur kryetar i Degës së Brendshme në Shkodër. Ka qenë njeri prepotent, arrogant dhe imoral.
Me të kam bërë edhe jetën e partisë, por dua të them se ai nuk e përfillte partinë, organizatën bazë dhe asnjeri tjetër. Në një rast kemi shkuar për darkë në Velipojë te Luigj P.
Pasi hëngrëm darkë, Feçori ngrihet, gjoja për të shkuar në banjë, por meqenëse po vonohej shumë, unë dola dhe pyeta gruan e Luigjit, të quajturën M., se ku është Feçori. Ajo më tha se është në dhomën e fjetjes.
Unë hapa derën dhe pashë se Feçori ishte shtrirë në krevat dhe aty po rrinte vajza e M., e cila ishte arsimtare në atë kohë në Velipojë, sot e martuar në ishull të Lezhës. Unë menjëherë u thashë më falni dhe dola nga dhoma, por me vetvete dyshova për imoralitetet, sepse pashë që ajo vajza ishte bërë flakë e kuqe nga fytyra.
Dua të shpjegoj se M. ka qenë e martuar më parë me djalin e K., i pushkatuar si agjent i UDB-së. Pasi është martuar me Luigjin, ka marrë me vete edhe këtë vajzë me burrin e parë.
Dua të shtoj se kur është martuar kjo vajzë, ka ardhur nga Tirana edhe Feçor Shehu. Pasi më takoi mua, më tha se dua të shkojmë në dasmë te Luigji, se i kishte dhënë fjalën që kur të martonte vajzën, do t’i shkonte në dasmë.
Unë, duke ditur rrethin e tij, i them se nuk bën të shkojmë sepse atje mund të kenë ardhur edhe njerëz me përbërje jo të mirë, sepse Luigji ka një rreth të gjerë.
Atëherë kam shkuar unë për të verifikuar se kush ishte në shtëpi dhe pasi pyeta Luigjin nëse kishte njerëz në shtëpi, ai më thotë se sot nuk kam, po nesër kam njoftuar. I them se do të vijë Feçori, po bëhu gati. Kemi shkuar, kam dhënë peshqeshin për vajzën dhe pasi hëngrëm edhe drekë, kemi ik.
Basha- Ramës: Të ra maska e dëgjesave, je një bandit-kryeministër
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar me një status në facebook menjëherë pas aktit të paprecedent të kryeministrit Rama ndaj Fatos Lubonjës, Andi Bushatit, Ylli Rakipit dhe mjaftë aktivistëve të shoqërisë civile të cilët nuk u lejuan sot të ishin pjesë e dëgjesës publike për projektin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”:
“Akt i rëndë, i paprecedentë dhe i papranueshëm, ndalimi me forcë i gazetarëve të njohur dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në një aktivitet, që sipas emërtesës duhej të ishte dëgjesë publike për projektin e stadiumit.
Rojet e Edi Ramës, janë urdhëruar të mos lejojnë futjen në këtë “dëgjesë”, të Fatos Lubonjës, Andi Bushatit, Ylli Rakipit dhe aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët kanë kundërshtuar projektin për stadiumin.
Sjellje tipike e një qeverie-bandë me një bandit-kryeministër. Një qeverie, që merr vendime për interesat e saj, të cilës i bie maska e dëgjesës publike në rastin më të parë.
Nuk ishte pra një aktivitet i hapur siç e propaganduan, por një teatër-bunker me regji ku flet Rama, jep mendime Rama, vendos Rama, firmos Rama, dhe të tjerët që janë administratë, oligarkë, e klientë dëgjojnë e duartrokasin.
Ky është bunkeri ku qeveriset vendi, ku vendoset për pasuritë publike, ku shkelet ligji, ku ndahen copat e mëdha të tortës mes miqve.
Bukneri ku, hapësira për qytetarët në stadium zvogëlohet, dhe rritet e zmadhohet pjesa e biznesit, e kullës, e dyqaneve për klientin e Ramës.
Nga ky bunker rritet zullumi i qeveritarëve, fryhen llogaritë bankare, vidhen miliardat, ndërsa qytetarët varfërohen me përdhunë çdo ditë.
Ky është bunkeri i fundit që shqiptarëve u ka dalë për detyrë ta shembin, 26 vite pasi rrëzuan bunkerin e madh të regjimit komunist”,- shkruan shefi i opozitës Basha.
Formulari i dekriminalizimit, zyrtarët e zvarrisin, DAP: Nxitoni ose pas 4 majit shkarkoheni
Duket se pas datës 4 maj, në Administratën Publike do të bjerë një rrufe shkarkimesh, sepse zyrtarët nuk po nxitojnë të plotësojë formularin e dekriminalizimit sipas ligjit që ka hyrë në fuqi.
DAP-i është detyruar të zgjasë orarin e pranimeve dhe t’u kujtojë punonjësve ndëshkimin që i pret nëse nuk respektojnë afatin.
Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni sot, thuhet: “DAP përsërit ftesën për të gjithë nëpunësit që janë subjekt i ligjit të lartpërmendur që të nxitojnë me dorëzimin e formularëve të vetdeklarimit, pasi mosplotesimi i kësaj kërkese të ligjit do të çojë në largimin e tyre të menjëhershëm nga detyra.”
Sipas DAP, në datën 4 maj 2016 mbyllet afati i përcaktuar me ligj për dorëzimin e formularëve të vetdeklarimit në funksion të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Departamenti i Administratës Publik, në permbushje të detyrimit ligjor për pranimin e këtyre formularëve, ka marrë të gjitha masat për t’u krijuar lehtësitë e duhura subjekteve që mbartin detyrimin për vetdeklarim. Për këtë qëllim sportelet e DAP për dorëzimin e vetdeklarimit do të jenë të hapura jashtë orarit zyrtar të punës:
Në datën 2 maj në orarin 09:00 – 14:00
Në datat 3 dhe 4 maj në orarin 08:00 – 18:00.
Prane Departamentit të Administratës Publike duhet të dorëzojnë formularin vetdeklarues këto subjekte:
Të gjithë punonjësit pjesë e Shërbimit Civil në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavaruara dhe njësitë e qeverisjes vendore;
Punonjesit e trupit të shërbimit të jashtëm;
Drejtuesit e çdo niveli (nga përgjegjësi i sektorit/zyres tek drejtori i drejtorisë, etj.) në të gjitha institucionet që nuk janë pjesë e shërbimit civil.
Andi Bejtja: Dëgjoni Lubonjën dhe Berishën, armatosuni
Analisti Andi Bejtja ka shpërthyer me një status në facebook pas ndalimit që disa roje private dhe Garda e Republikës i bëri Lubonjës e Bushatit. Ja çfarë shkruan Bejtja:
“Pas moslejimit te nje grupi gazetaresh te njohur dhe nje grupi aktivistesh te shoqerise civile ne te ashtequjturen DEGJESE PUBLIKE per prezantimin e projektit te Ri te Stadiumit Qemal Stafa, intelektuali Fatos Lubonja e quajti kete akt nje paturpesi, kulmin e arrogances se Kryeministrit dhe Oligarkise, duke shkuar dhe me tej, duke mirekuptuar e pranuar ne kete kontekst thirrjen e para disa diteve te ish Kryeministrit Berisha per armatosjen e popullates…
Kane qene larg shume larg te dy me njeri tjetrin Lubonja me Berishen, por sa afer jane sot….duke lene po afer PS-ne me PD-ne zyrtare. Sot opozita e vertete ka vetem dy emra reale Lubonja dhe Berisha….te tjerat analizojini vete”.
Norvegji. rrëzohet helikopteri me 14 persona në bord
Një helikopter me 14 persona në bord është rrëzuar pak minuta më parë në Norvegji. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Bergen. “Një numër i madh njerëzish shikohen aty, ndërsa helikopterit”, kanë thënë dëshmitarët për “TV2News”, shkruan Reuters.
“Ne kemi marrë shumë raportime për një aksident me helikopter në perëndim të Turoy pranë Bergen. Shumë njerëz kanë treguar se kanë dëgjuar një shpërthim dhe tym. Ne mund të konfirmojmë se një helikopter ka rënë në det dhe ne disa njerëz janë në sipërfaqe”, tha policia për gazetën Verdens Gang.
Policia norvegjeze ka bërë të ditur se një helikopter me 14 persona është rrëzuar në det, ndërsa autoritetet e aviacionit civil kanë bërë të ditur se helikopteri mbante 13 persona.
Sipas policisë, fluturime në këtë zonë janë të shpeshta për shkak të platformave të naftës që janë vendosur në detin e veriut.
“Ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja”, është shprehur Bjorn Jarle, nga qendra e koordinimit të shpëtimit në Norvegji.
Bergen është qyteti i dytë më i madh në Norvegji, ndërsa mësohet se moti ishte shumë i mirë për të fluturuar. Helikopteri mësohet se ishte nisur për në drejtim të detit të Veriut dhe ishte në pronësi të kompanisë gjermane të naftës Wintershall.
Dekriminalizimi, 40 deputetë dhe 9 ministra refuzojnë plotësimin e formularit
Kur mbeten edhe pak ditë nga mbyllja e afateve për dorëzimin e formularit të dekriminalizimit, 40 deputetë dhe 9 ministra nuk e kanë plotësuar ende atë.
Zëdhësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha kujtoi sot ligjvënësit, ministrat, kryebashkiakët dhe këshilltarët e bashkive, se kanë afat deri më 4 maj, për të dorëzuar formularin pranë KQZ-së.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, formularin nuk e kanë dorëzuar: 40 deputetë, 9 ministra, 27 kryebashkiakë dhe 361 këshilltarë.
“Aktualisht nga 1.836 funksionarë, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1.379 ose 75.1 % e tyre. Për t’ju ardhur në ndihmuar funksionarëve, të cilët nuk e kanë dorëzuar akoma formularin e vetëdeklarimit, pavarësisht se dita e Hënë është ditë pushimi, KQZ do të jetë hapur edhe ditën e hënë, datë 2 maj 2016”,- tha Hoxha.
Formulari i vetëdeklarimit ndodhet në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së.
Foto/ Ja cili këngëtar shqiptar bleu makinë 150 mijë euro
Kemi thënë edhe më herët se disa nga këngëtarët shqiptarë përmes muzikës kanë krijuar “parajsën” në tokë.
Përveç shpenzimeve që bëjnë për tu dukur sa më skenik e të pranushëm për publikun, këngëtarët shqiptar shpenzojnë shumë edhe për shtëpitë dhe makinat, shkruan “Magazina.al”.
Kur flasim për jetën e luksit si duket në këtë drejtim nuk qendron fare keq as këngëtari i muzikës popullore Ramadan Krasniqi-Dani.
Këngëtari i ka bërë vetës dhuratë, një makinë të tipit Ferrari e cila ka kushtuar 150 mijë euro, duke ja shtuar kësaj shume edhe shpenzimet e zhdoganimit rreth 45 mijë euro.
Foto/ Ermal Mamaqi tregon arsyen pse e do kaq shumë publiku
Ermal Mamaqi është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Përmes humorit që ai dhuron vazhdimisht, jo vetëm në televizion, si punë të tijën, por edhe në rrjete sociale ka arritur të pëlqehet nga çdo lloj moshe.
Megjithatë kjo ishte ajo që mendonim ne më parë, por çfarë mendojmë tani?
Ermali ka qënë i ftuar në një emision ditët e fundit dhe moderatori e ka komplimentuar për popullaritetin që ai ka, duke e pyetur njëkohësisht se si është e mundur kjo?
Ermali i ka thënë: “Bëra një gabim një ditë dhe nxorra një foton time nudo dhe aty u këputën të gjithë”. Sigurisht që edhe kjo ka qënë pjesë e shakave të tij. Ndaj e do publiku për batutat./Arkiva/
Rama përplaset me kryetarin e bashkisë së Pogradecit. Është i PD-së
Kryeministri Edi Rama e ka theksuar disa herë publikisht se ai do të bashkëpunonte me çdo kryetar bashkie, pavarësisht nëse ishte i ndonjë force kundështare politike. E ka thënë shumë herë, pasi ai është vënë nën akuzë për qasjen që ka patur ndaj kandiatëve të PD në zgjedhjet e shkuara.
Por ndryshe nga sa thotë, Rama nuk duket aq miqësor me të zgjedhurit vendorë të djathtë. E tregoi këtë në takimin për reformën e ujit, ku u përplas me kryetarin e Bashkisë së Pogradecit. Kapri po fliste për problemet që ka bashkia e Pogradecit, por Rama e ka ndërprerë.
“Kjo nuk është mbledhje për vajtimet e bashkive. Jemi mbledhur për ujin dhe reformën e ujit. Na thuaj sa ke ndër mend të flasësh, na jep një orar që disa të shkojnë të hanë bukë e të kthehen kur të mbarosh ti”,- tha Rama.
Kapri e ka vijuar fjalën e tij, por Rama ka ndërhyrë sërish:
“Organikat e bashkive janë më të fryrat në rajon. Keni drejtori që mund t’i shkurtoni. Keni drejtori strategjish e muhabetesh që janë pa asnjë përmbajtje.
Shkurtoni ato dhe shtoni të tjera. Mos shpenzoni buxhetin për të marrë në punë kushërinjtë e militantët e zemrës. Nëse e bëni, e nëse këshilli ua miraton, është gjë për ju. Por jo nuk është arsye që të ankoheni pse s’u jep qeveria njerëz e fonde për të paguar njerëzit”.
Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Pogradecit kërkoi vetëm që administrata e tij të konsultohej për faktin se një burim ujor që ndodhet në territorin e bashkisë që administron, i është dhënë një bashkie tjetër.
Ja si e shantazhoi kryeministri Rama kryetarin e arkitekteve
Pasi i dështoi fabula e prezantimit publik të projektit të stadiumit, Edi Rama ka shantazhuar të gjithë njerzit që do merrnin pjesë në këtë shfaqe që përligjte ndërtimin e stadiumit me kullë. Shumë gazetarë dhe njerëz publikë kanë të ruajtura mesazhet private të Ramës në celularët e tyre, për të mbrojtur projektin e arkitektit italian Casamonti.
Por me njerzit që ishin më të shantazhueshëm, ai ka përdorur edhe mjete të tjera. Kështu, sipas burimeve nga shoqata e arkitektëve, ai ka shantazhuar kryetarin e shoqatës së arkitektëve, Maksi Mitrojorgji (foto lart) duke u nisur nga fakti se e bija e tij punon në Ministrinë e kulturës.
Pse çfarë ka ndodhur ?
Sot në mëngjes, zëra mes këshilltarëve të Ramës filluan ta quajnë projektin një cmenduri.
Qershia mbi tortë qe kur nënkryetari i shoqatës së arkitektëve, Arben Bicoku (ish mbeshtetes i Ramws) u shfaq sot me një shkrim kundër projektit të stadiumit.
I tmerruar se shfaqja e tij butaforike do të prishej, pasi nuk la gazetarët dhe shoqërinë civile, ai filloi edhe përpunimin e përfaqësuesit të shoqatës së arkitktëve Mitrojorgji të cilit i punon vajza në ministri.
Kaq u desh që Mitrojorgji të bënte obortarin e devotshëm.
Ai u ngrit në mbledhje dhe deklaroi se ai kish qenë kundër këtij objekti, por tani që u njoh plotësisht me projektin e stadiumit, ai e miratonte atë. Kryeministri e kori frytin e metodave tw tij.
Rama nxitoi tw shfaqej me një status në Facebook ( foto lart): Paraqitje mbresëlënëse edhe shoqata e arkitektevë pranoi se ishte ngutur nga mosnjohja e plotë e projektit . (Lapsi.al)
P.S.: rreagimi i fundit i nenkryetarit shoqates arkitekteve Arben Bicoku
CNN reportazh për Këlmendin/ Kampionia e botës do që kosovarët të qeshin
CNN analizon disiplinën, përkushtimin dhe vendosmërinë, si dhe burimet e frymëzimit për kampionen botërore Majlinda Kelmendi që do të mbajë flamurin e Kosovës për herë të parë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’
Gjatë kësaj kronike, dy herë kampionia e Botës, tregon për vitet kur nuk mund të garonte dot për Kosovën, një ëndërr që tani është realizuar.
“Ndihem e nderuar. Do doja që të paktën për një apo dy ditë ta bëja popullin tim të qeshte, edhe pse ka shumë probleme”,- deklaroi Majlinda.
Kelmendi më në fund do të garojë për Kosovën në Rio de Janeiro, që u bë e mundur pas Komiteti Olimpik e njohu si shtet të pavarur.
Video/ Shikoni si reagon modelja, kur i dërgojnë foto me penisë
Laci Kay Somers është një modele dhe yll i Instagramit. Së fundmi, biondina 24-vjeçare ka publikuar një video ku ajo shihet duke reaguar ndaj fotografive të organit gjenital mashkullor, të cilat ajo thotë se meshkujt ia dërgojnë rregullisht në këtë rrjet social.
Laci pohon se në mesazhet e saj në Instagram ajo merr dhjetëra fotografi të penisëve në ditë, mirëpo rrallë herë i shikon ato.
Për këtë video, ajo ka vendosur që t’i shikojë të gjitha, dhe reagimet e saj janë nga më të ndryshmet.
Shikojeni videon më poshtë:
Foto+Video/ Njihuni me ishullin më të rrezikshëm në botë
Nuk ekziston ndonjë vend në Tokë që ka prezencë kaq të madhe të gjarpërinjve helmues, sesa rasti i “ishullit të gjarpërinjve” në Brazil.
Për këtë vend janë thurur shumë legjenda, por njëra nga më të frikshmet është ajo e peshkatarit që kishte zbarkuar në “ishullin e gjarpërinjve” për të kërkuar banane, por që besohet se pas disa ditëve ishte gjetur i vdekur, i mbuluar në gjak dhe i shpuar në gjithë trupin nga dhëmbët e gjarpërinjve.
Ky vend i frikshëm gjendet në afërsi të bregdetit të Brazilit, por është aq i rrezikshëm sa që edhe ushtria braziliane ka ndaluar rreptësisht qëndrimin në këtë vend.
Rusia: Pothuajse gati raketat e imunizuara nga armët e NATO-s
Rusia është duke përfunduar gjeneratën e re të sistemeve raketore, sidomos ato mbrojtëse, që janë të imunizuara nga armët që posedon Aleanca e Atlantikut Verior, deklaroi për agjencinë ruse të lajmeve, “Ria Novosti” senatori Jevgeni Serebrenikov.
”Këto raketa do të dislokohen në veri të Rusisë nëse Suedia do të vendosë të anëtarësohet në NATO”,- theksoi Serebrennikov, i cili mban edhe postin e zëvendëspresidentit të parë të Komisionit Federal rus për Siguri dhe Mbrojtje.
Detajet/ Si u ndalua në Holandë Arben Frroku, rrezikonte të lirohej më 17 maj
Arben Frroku u ndaluar me datën 6 Mars në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit, nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, për verifikim dokumentacioni.
Ai ka paraqitur një pasaportë dhe patentë greke, me identetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 Nëntor të vitit 1967.
Në pasaportë shkruhet se dokumenti ishte lëshuar në vitin 2013 dhe skadonte në vitin 2018.
Policët holandeze dyshuan se dokumentat ishin të falsifikuar.
Më 9 Mars, dyshimet e tyre u konfirmuan. Shtetasi Renato Tsepa nuk ekzistonte dhe pasaporta e patenta nuk ishin lëshuar asnjëherë nga autoritetet greke.
Në të njëjtën datë, nga dhomat e paraburgimit, ai zhvendoset në Qendrën Rezidenciale për Shtetasit e Huaj të Parregullt në Amsterdam, në pritje të identifikimit e më pas të deportimit.
Megjithë kontrollin në sistemin kombëtar holandez të gjurmëve të gishtave nuk u arrit identifikimi i tij.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thonë se, pas deklaratës së bërë nga ish-Kryeministri Berisha më 26 Prill, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Interpol Tirana ka kërkuar menjëherë informacion Interpol Hagës, nëse Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ishte ndaluar në Holandë, raporton “Tv klan”.
Më datën 27 Prill, Interpol Haga ktheu përgjigje me tekstin:
“Nuk kemi asnjë person të ndaluar me gjeneralitet Arben Frroku. Na duhet një format i gjurmëve të gishtave. Na jepni edhe burimin e këtij informacioni. Formati që ka Interpoli nuk mund të krahasohen me formatin e sistemit tonë kombëtar”. Në të njëjtën datë, rreth orës 11:00 janë dërguar nga autoritet shqiptare me e-mail të dhënat e kërkuara.
Përgjigjja, që Arben Frroku rezultonte i ndaluar ka mbërritur të enjten datë 28 Prill, rreth orës 17 e 10 minuta dhe pas marrjes dijeni nga autoritetet shqiptare, i arrestuar.
Burime nga policia, bëjnë me dije se në rast se nuk do kishte qenë ky komunikim, Arben Frroku rrezikonte të lirohej me datën 17 Maj, datën në të cilën i ishte kërkuar nga autoritetet holandeze që të largohej vullnetarisht nga ky shtet, pasi në të kundërt do dëbohej.
Papa: Fitimi të mos pengojë mjekimin e sëmundjeve të rralla
Askush të mos rrijë indiferent para njerëzve me sëmundje të rralla, pavarësisht se mjekimi i tyre kërkon investime të mëdha. Fitimi të mos cënojë të drejtat e këtyre të sëmurëve: kështu e ngriti zërin Papa Françesku në takimin e sotëm me pjesëmarrësit e Konferencës për mjekësinë rigjenerative (ripërtëritëse), mbledhur në Vatikan nga Këshilli Papnor për Kulturën. Në takim mori pjesë edhe zv.presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i cili përshëndeti të pranishmit.
E gjithë bota ta njohë dramën e sëmundjeve të rralla
I quajnë sëmundje të rralla, por janë rreth 6 mijë dhe prekin shumë njerëz, gati 300 milion në të gjithë botën, që vuajnë, së bashku me të dashurit e tyre, në heshtjen e shoqërisë. Papa Françesku kujtoi takimet e shumta me ta: i fundit, ai i 6 prillit me vogëlushen amerikane, Lizzy Myers, që do të bëhet dalëngadalë e verbër dhe e shurdhër, sepse akoma nuk ekziston asnjë lloj kure për të. Ati i Shenjtë këshilloi tri rrugë për t’i gjetur zgjidhjen kësaj drame. Së pari, sensibilizimi. Problemi duhet bërë i njohur në shkallë botërore, nënvizoi:
“Është me rëndësi themelore të nxitet rritja e empatisë në shoqëri, që askush të mos mbetet indiferent kur tjetri kërkon ndihmë, edhe kur vuan nga një sëmundje e rrallë. E dimë se nganjëherë, nuk është e mundur të gjenden zgjidhje të shpejta për patologji të ndërlikuara, por gjithnjë, mund t’u përgjigjemi menjëherë këtyre njerëzve, të cilët, shpesh, ndjehen të braktisur e të harruar”.
Të promovohet një punë kërkimore, që respekton jetën
Udha e dytë, sipas Papës, është promovimi i punës kërkimore. Ajo, theksoi, duhet të ketë bazë të fuqishme etike e të respektojë jetën:
“Vërtet, edhe puna kërkimore, si në fushën akademike, ashtu edhe në atë industriale, ka nevojë për një kujdes të vazhdueshëm ndaj çështjeve morale, që të jetë mjet për mbrojtjen e jetës e të dinjitetit të njeriut”.
Të sigurohet mjekimi për të gjithë
Rruga e tretë është garantimi i mjekimit për të gjithë. Shpesh, denoncoi Ati i Shenjtë, këta pacientë braktisen e nuk u kushtohet kujdesi i domosdoshëm, sepse investimet e bëra në favor të tyre nuk sjellin fitime ekonomike:
“Në Nxitjen apostolike ‘Evangelii gaudium’… pohoj me forcë se duhet ta luftojmë ‘ekonominë e përjashtimit e të pabarazisë’(53), e cila mbjell viktima, kur mekanizmi i fitimit mbizotëron ndaj vlerës së jetës njerëzore. Kjo është arsyeja për të cilën globalizimin e indiferencës duhet ta kundërshtojmë me globalizimin e empatisë”.
Së fundi, Papa kërkoi të rriten fondet për punën kërkimore dhe të miratohen ligje për ta ndryshuar paradigmën ekonomike, në mënyrë që ajo të privilegjojë njeriun.
Kur Berisha flet përpara shtetit!
Nga Blendi Fevziu
Për herë të dytë brenda javës, Sali Berisha ka qenë një hap përpara institucioneve të shtetit në informimin e publikut. Disa ditë më parë ai deklaroi në Neës24 se Arben Frroku, personi i dënuar nga Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisar Dritan Lamajt, është ndaluar në Hollandë. Lajmi që transmetohej për hërë të parë, kaloi pa asnjë koment zyrtar nga institucionet që kanë detyrim të merren me këtë gjë. Në fakt, një ditë më pas, Opinion.al ju drejtua dy insitucioneve më të rëndësishme ligjore në vend dhe përgjigja që mori, edhe zyrtarisht, ishte se lajmi nuk është i vërtetë dhe se këtë, në të dyja institucionet nuk e konfirmonte askush. Dmth, që asnjë njoftim zyrtar nuk kishte ardhur nga Hollanda ose ndonjë vend tjetër europian.
Mjaftoi të kalonin edhe 24 orë të tjera dhe lajmi rezultoi i vërtetë. Arben Frroku është ndaluar në Hollandë, ashtu siç deklaroi realisht Berisha në Tv, të martën në darkë.
Një javë më parë ishte po Berisha që deklaroi kërcënimin e Mynyr Konit dhe të Dhori Kules përballë mediave, një kërcënim për të cilin të dyja institucionet kryesore në vend sërish “nuk dinin gjë”. Ose së paku kështu deklaronin deri momentin që ndërmorën hapat e para konkretë dhe shoqëruan Shullazin në polici, pas denoncimit mediatik të Berishës.
Duke u shtyrë më tutje në kohë, thuajse 2 vjet më parë, ishte sërish Berisha që njoftoi për avionët me drogë që lëviznin nga Divjaka dhe Gjadri dhe përgjigja që mori ishte jo vetëm mohuese, por edhe tallëse. Në atë rast, u vërtetua se shteti kishte informacion, dërguar më shumë se sa një herë nga shërbimi sekret, por kishte zgjedhur ta mohonte atë.
Po në rastin Frroku çfarë ka ndodhur konkretisht?! Padyshim që rasti i tij nuk është aq i thjeshtë. Veç një problemi ligjor, çështja Frroku ishte shndruar edhe në një problem politik. Shteti dhe mazhoranca janë akuzuar disa herë se e lanë atë të ikte, se e kanë përdorur në fushatën lokale dhe madje se ndikuan në lirimin e tij. Nisur nga kjo llogjikë ishte qeveria e para që ishte e interesuar të njoftonte ndalimin. Ndalim i bërë pas një vendimi Gjykatë që e njohu atë fajtor. Por shteti heshti 48 orë e madje mohoi nën zë.
Ishte realisht shteti i painformuar? Nuk e dinte që Frroku ishte ndaluar, apo nuk donte ta thoshte këtë?
Që të mendosh se Berisha e dinte përpara shtetit ndalimin e Frrokut, kjo ngjan pak e vërtetë. Sado të paafta të jenë disa institucione, informacioni i parë kalon nga ato. Të mendosh që Hollanda informoi fillimisht Berishën dhe pastaj Shtetin Shqiptar po ashtu ngjan e pavërtetë. Më e mundshmja është që ndalimi i Frrokut ka dashur të mbahet i fshehtë dhe arsyet për këtë i dinë vetëm ata që heshtën në këtë rast. Siç tentoi të mbahej i fshehtë dhe të zgjidhej pa denoncim kërcënimi ndaj Dhori Kules. Tentativa të tilla, të qëllimshme apo naive, produkt i qëllimshëm apo i paaftësisë, vetëm sa e shtojnë koston e institucioneve dhe rrisin mosbesimin tek ato!
24-vjeçari i vjedh shtëpinë e vëllait. I merr derën e dhomës së gjumit dhe instalimet elektrike
Policia e Kavajës ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili ka vjedhur banesën e vëllait të tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.6 të Kavajës. F.V banues në fshati Synej, me arsim 8 klasë, i ka marrë vëllait G.V derën e dhomës së gjumit dhe disa instalime elektrike.
Materialet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Kavajës.
30/04/2016/...............................
Kadareja viziton Pogradecin, lule në monumentet e Lasgushit dhe Kutelit
Shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena, kanë vizituar sot Pogradecin dhe kanë vendosur disa buqeta lulesh tek monumentet e dy shkrimtarëve të njohur të qytetit.
Ata janë pritur nga kryebashkiaku Eduard Kapri, që e ka ndier veten të vlerësuar dhe ka publikuar fotografitë:
“Pogradeci gjithnjë krenar për Lasgushin dhe Mitrushin, por sot edhe më shumë me këtë mik të veçantë, viganin e letrave shqipe, – shkruan Kapri. – Privilegj i madh për mua të përkujtoj shkrimtarët e mëdhenj të qytetit tonë me Ismail Kadarenë”.
Ema Andrea e kap me Berishën, e bija me Arminën
Pas zhurmës mediatike të krijuar nga një deklaratë e së ëmës, aktores Ema Andrea, e cila mori përgjigje nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit të vendit: tani është rradha e së bijës së aktores të nxjerrë inatin e së ëmës.
Sara Kapo, vajza 22-vjeçare e Ema Andres e njohur më shumë për jetën e natës, ka vijuar debatin ku u përfshi e ëma, por ndaj Armina Mevlanit, partneres së Shkëlzen Berishës.
Siç dihet tashmë, fotot e bloggeres shpërndahen nga faqe të rëndësishme mode në rrjetet sociale.
Njëra prej tyre është postuar këtë javë në profilin “Chique_Le_Frique”, ku përpos komenteve pozitive nga shtetas të huaj, dallohet edhe komenti i një shqiptareje: Sara Kapo, e cila ka postuar komentin: “obobo shushka…”
Kamera, celularë e lodra seksi, gjeti policia në studiot porno-online
Pesë vajza janë marrë në hetim nga Policia e Tiranës me akuzën e pornografisë dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion. Gjatë operacionit të koduar “Hot Line”, oficerët e Antitrafiqeve zbuluan dy baza ku ushtrohej prostitucion virtual, dhe shoqëroi tri vajza me akuzën e pornografisë e dy të tjera që kishin “detyrën” e menaxhereve dhe kishin siguruar ambientet për veprimtarinë e paligjshme.
Policia regjistroi procedim penal dy ditë më parë, pas rasteve që u denoncuan në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndërsa të enjten nisi operacioni policor, gjatë të cilit u shoqëruan 5 vajzat.
Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se shtetaset E.Ll., 18 vjeçe, V.V., 22 vjeçe dhe R.K., 25 vjeçe, dyshohen se kanë kryer veprimtari të paligjshme në “Chat Line”, të konsideruar prostitucion e pornografi. Sipas Policisë, këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga dy vajza të tjera, L.N., 23 vjeçe dhe F.J., 22 vjeçe, të cilat ishin edhe menaxhere të kompanisë “Adult Work”, raporton "Panorama".
Pasi u shoqëruan, oficerët e Policisë u konsultuan me prokurorin e gatshëm, i cili mori vendimin që 5 të rejat të procedoheshin në gjendje të lirë.
Ndërsa materialet u referuan në Prokurori me akuzat “pornografi” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”. “Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së Re pranë ‘Astirit’ dhe në Rrugën e Kavajës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, 7 njësi qendrore dhe monitorët përkatës, 7 ueb kamera, 10 lodra seksuale dhe 3 celularë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.
Pornografia
Sipas një investigimi nga emisioni “Fiks Fare” disa ditë më parë, dyshohej se 180 vajza shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara, ku kryejnë seks virtual nëpërmjet chat¬it. Ky emision solli disa fakte në lidhje me funksionimin e prostitucionit virtual në vendin tonë. Pasi u treguan disa nga studiot që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm, mënyrën se si rekrutoheshin vajzat, u zbulua edhe skemën se si funksionojnë këto studio. Edhe pse menaxherët dhe pronarët e këtyre studiove pranonin faktin që ky aktivitet është i paligjshëm, ata pretendonin se vajzat rezultojnë të punë¬ suara në Angli. Në Angli madje paguajnë edhe taksat.
Të gjithë vajzat që punonin pranë këtyre studiove dorëzonin pasaportat, në mënyrë që të njihej identiteti i tyre i vërtetë. Pas tri studiove të bëra publike fillimisht, një ditë më vonë u transmetua edhe një e katërt, nga 12 që operojnë në vendin tonë. Gazetarja që investigonte rastin takohet me menaxheren dhe pronarin e studios së katërt në një kafene, ku e marrin në pyetje.
Ata donin të dinin nga gazetarja se cili ishte pseudonimi i saj në chat dhe se çfarë eksperience pune kishte ajo në këtë fushë. Gjithashtu, menaxherja pohonte se menaxheret e studiove në Tiranë njiheshin nga profilet në rrjete.
Në bisedë e sipër, ajo e pyet gazetaren edhe për shumën që ka qëllim të kapë gjatë punës së saj në chat, duke i treguar se ajo vetë arrin të bëjë deri në dy milionë lekë në muaj me këtë punë. Palët bien dakord me gazetaren ta punësojnë gjatë turnit të natës pasi ai turn ishte edhe i lirë. Më pas i bëjnë me dije oraret e punës dhe se pagesa ishte me 40% të krediteve. Çdo kredit në chat konvertohej në para.
PD: Rama dhe banda e OSHEE-së ndajnë paratë me klientët e tyre
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj kryeministrit Rama për tenderat e OSHEE-së dhe abuzimet me faturat.
“OSHEE, thesari i madh i parave që Edi Rama ndan me miqtë e tij, nuk ndalet në tenderimin pa shpallje, me negocim, me një operator të vetëm në garë, duke dhënë në çdo rast pothuasje fondin limit.
Dje ne denoncuam skandalin e vendosjes së 50 mijë matësve me 7 miliardë lekë, ndërkohë që kostoja sipas tregut është vetëm 1 miliardë. OSHEE nuk u përgjigj se ku kanë shkuar 6 miliardë, por zgjodhi të sulmojë opozitën”, ka thënë zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa.
Zëdhënësja ka paraqitur disa raste të tjera, të cilat, sipas saj, “tregojnë se çfarë bën kjo bandë e Edi Ramës me paratë që u merren shqiptarëve me dhunë, me burg, me mbifaturim, e me ndëshkim me errësirë”.
“60 mijë euro OSHEE ia ka dhënë një konçesionari makinash, ‘Tirana Auto’, për këtë vit. I duhen bandës makina luksi për të marrë dhe qindarkën e fundit të shqiptarëve. Ndërkohë që po tek ky operator kanë marrë dhe vitin që shkoi makina me qira, 68 milionë lekë. Ndërkohë vazhdon trajnimi i punonjësve, ku 670 milionë lekë i jepen të vetmit operator në garë, për 6 muaj punë. Mbi 100 milionë lekë në muaj, për trainim, për letra”,- ka deklaruar Zhupa.
Skema/ Ja si i pastrojnë shqiptarët miliona euro që vijnë nga droga
Gjatë kësaj jave policia italiane goditi një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në pranga përfunduan 29 persona (dy në arrest shtëpie sipas ligjeve italiane), ndërsa operacioni i koduar “Dexter” u shtrij edhe në Shqipëri.
Grupi fuste kokainë nga Holanda në për në tregun italian.
Ndërkohë hetimet kanë treguar se, shqiptarët po dominojnë këtë linjë (Holandë-Itali) pasi paguhen më pak për transportin e lëndës narkotike, që bëhet me kamionë.
Gjithashtu pas operacionit “Dexter”, prokurorët italianë kanë thënë se, pastrimi i parave të trafikantëve të kokainës ka përfunduar në Asti, me blerjen e pronave.
Duke investuar në këto “lavatriçe”, gjithçka më pas del e “pastër”.
Tjetër rrugë e pastrimit të parave të kokainës, është dhe dërgimi i tyre në Shqipëri, duke ua dhënë shoferëve të autobusëve që bëjnë rrugën e Ballkanit. Pas mbërritjes në Shqipëri, sërish investohen në prona të patundshme në zonat bregdetare.
Video/ Ish-hotel “Vollga”, Ylvi Beqaj letër Llallës: Heto 7 gjyqtarë...
Avokati i Ylvi Beqajt, administratorit të kompanisë arabe, që i dhuroi 20% të pronës së ish-hotel Vollgës në Durrës shtetasit Emiljano Shullazi, i shkruan kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Avokati Roland Samarxhiu rendit me detaje, të gjitha të dhënat e kësaj prone, që nga blerja e saj në vitin 1994, zhvillimin e 15 proceseve e kundër proceseve gjyqësore dhe deri te kalimi i 20 % të saj në emër të Shullazit.
Në letrën 8 faqëshe, avokati Samarxhiu që në fillim i kujton kryeprokurorit Llalla, se pronari i vetëm i kësaj prone është arabi me shtetësi shqiptare Abdulazziz Al-Nowaiser njëherazi konsull nderi i Shqipërisë në Arabinë Saudite dhe pjesëtarë i familjes mbretërore. Avokati, e cilëson të turpshme, që për më shumë se 10 vite gjykatat dhe zyrtar të hipotekave nuk respektuan ligjin për regjistrimin e pronës, që tentuan t’ia vjedhin individ të caktuar me mbrojtje edhe në sistemin e drejtësisë.
Në letër, avokati kërkon nga prokurori përgjithshëm, që të hetohen ata personat që me anë të falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës së dhënë nga gjyqtar të caktuar, tentuan t’i vjedhin pronën konsullit të nderit të Shqipërisë në Arabinë Saudite.
Sipas avokatit, Zamir Hasa, 3 avokat, zyrtarë të administratës së Hipotekës dhe 6 gjyqtarë të shkallës së parë dhe apelit në Durrës si dhe një anëtareje e gjykatës së lartë, duhet të hetohen për afera korruptive me qëllim përfitimin e pronës së ish-hotel Vollgës së kompanisë arabe.
Avokat Samarxhiu, në letër ka renditur emrat e të gjithë këtyre personave, duke mos përjashtuar edhe anëtaren e Gjykatës së Lartë, por që për arsye etike nuk i përmend emrat e tyre, për të cilët i kërkon kryeprokurorit të hetohen.
Sipas avokatit, me ndërhyrjet e tyre dhe vendimet e dhëna në kundërshtim me ligjin, është bërë e mundur që në vitin 2006 ish-hotel Vollgës t’i ndërrohet pronësia. Më pas, shton avokati u deshën 15 procese të ndryshme gjyqësore nga viti 2006 deri në 2014, që prona të rikthehet e regjistruar në hipotekë në emër të kompanisë arabe.
Por ky regjistrimin, në një intervistë për “ABC News” ka thënë avokati, nuk mund të bëhej nëse administrator i kompanisë arabe Ylvi Beqja nuk do të kontaktonte Emiljano Shullazin.
Sa i përket hetimit të nisur nga prokuroria e Durrësit ndaj gjyqtarëve që urdhëruan regjistrimin e pronës në emër të kompanisë arabe, avokati thekson se, vendimi i tyre ishte mëse i drejtë. Sipas avokatit, nuk ka asnjë vendim të Gjykatës së Lartë që urdhëron apo pezullon regjistrimin e pronës së ish-hotel Vollgës në emër të kompanisë arabe.
Por një vendim i tillë, ekziston ku urdhërohet pezullimi i regjistrimit të pronës në emër të pretenduesit Zamir Hasa, me dyshimin e falsifikimit të dokumenteve.
Video/ Guerilas “Made in Albania”
Si mori përsipër Enver Hoxha të stërviste grupet e huaja marksiste në vitet 1965-1975?
Pas prishjes me sovjetikët dhe lidhjes së miqësisë së re me Kinën e madhe, Enver Hoxha, lideri i komunistëve shqiptarë, do të merrte përsipër një aventurë të pakonceptueshme në çdo lloj kohe.
Ishte një aventurë që do ta shndërronte shtetin e vogël dhe të varfër shqiptar në një qendër referimi të partive komuniste të një numri të kondiserueshën vendesh të botës.
Saktësisht, nisur nga mesi i viteve 60, Shqipëria do të shpërndante shifra të konsiderueshme të hollash për mbajtjen gjallë të lëvizjes komuniste botërore, por ndërmarrja më e rrezikshme do të ishte stërvitja nga ana e ushtrisë shqiptare e guerilsave të huaj marksistë, me qëllim që ata ta shfrytëzonin këtë përvojë në vendet nga vinin për të marrë pushtetin me anë të armëve./ABC News/
I vunë gjobë 20 mijë euro djalit të ish-deputetit të PD-së, lihen në qeli
Gjykata e Krimeve të Rënda, la në burg pa afat dy të dyshuarit e arrestuar, për akuzën e “gjobëvënies” ndaj djalit 17 vjeçar, të ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Gjyqtarja Flora Hajredina me kërkesë të prokurorit Olsian Çela, caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” dy të dyshuarve të arrestuar Luam Lama dhe Rogers Ademaj. Ndërsa ka shpall në kërkim me vendim gjykatë edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, një 25-vjeçar me inicialet F. Gj., dhe 19 vjeçar I. Sh.
Sipas akuzës, 4 të dyshuarit në kohë të ndryshme brenda një periudhe 3 mujore me anë të kërcënimit, dhunës verbale e psikologjike dhe shantazhit i kanë marr në formë “gjobe” djalit të ish-deputetit të PD-së rreth 20 mijë euro.
Në dosje thuhet se në disa raste 17-vjeçari, nxënës i shkollës së mesme në kryeqytet edhe është dhunuar fizikisht nga “gjobëvënësit”, duke i kërkuar të dorëzonte parat që i kërkonin.
Është arritur të provohet, se të dyshuarit Lama dhe Ademaj bashkë me 2 shokët e tyre të shpallur në kërkim, e kërcënon 17-vjeçarin duke i thënë se do të vrisnim pjesëtarët e familjes apo edhe shantazhonin.
Vetëm një javë më parë, mësohet se babai i 17-vjeçarit ka konstatuar mungesën e parave në kasafortën e familjes, duke bërë edhe denoncimin përkatës pasi djali kishte rrëfyer tmerrin e 4 gjobëvënësve.
Prokuroria për krime të rënda në bashkëpunim me policinë dhe me ndihmën e metodave special, kanë arritur të prangosin dy të dyshuarit Luan Lame dhe Rigers Ademaj në momentin e takimit, për të marr “gjobën” e radhës prej 3 mijë eurove të kërkuar me anë të kërcënimit nga 17 vjeçari. Arrestimi i tyre u bë në një lokal në rrugën e “Barrikadave” në kryeqytet, afër shkollës së mesme ku djali i deputetit ndiqte mësimet.
Sipas akuzës, të dyshuarit akuzohen se brenda një periudhe 3 mujore kanë arritur në kohë të ndryshme t’i marrin në formë gjobë djalit të ish-deputetit shumën prej 20 mijë euro. Për këtë fakt, mbi të rinjtë gjobëvënës është ngritur akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” në bashkëpunim.
Ja kush është Renato Cepa, identiteti i dytë i Arben Frrokut
Këto janë dy dokumentet me të cilat lëvizte lirshëm deri më datën 6 Mars në Hollandë, Arben Frroku. Kjo është pasaporta greke e falsifikuar dhe me identitet të vjedhur një shtetasi shqiptar, me banim në Korçë.
Ndërsa kjo është patenta biometrike Greke e falsifikuar, ku duket fotoja e Arben Frrokut me identitetin Renato Tsepa (Cepa), vendlindja Shqipëri i datëlindjes 15.11.1967.
Kjo patentë siç duket është lëshuar me 14.06.2011 dhe kishte afat skadimi deri në qershor të vitit 2031, shkruan “TV Klan”.
Por kush është Renato Cepa? Televizioni “Klan” ka mësuar nga burime të Policisë së Shtetit se, shtetasi Renato Cepa, 49 vjeç, jeton në Korçë në Lagjen nr. 3, në rrugën “Nesti Dishnica” dhe është babai i tre fëmijëve. Ai ka jetuar për shumë vite në Greqi.
Ky shtetas po kërkohet nga Policia Shqiptare të merret në pyetje, si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e falsifikimit të dokumentave të tij.
Arben Frroku u ndalua më datën 6 Mars në Schipol, pranë aeroportit të Amsterdamit, nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, për verifikim dokumentacioni.
Ai ka paraqitur një pasaportë dhe patentë greke, me identetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 nëntor të vitit 1967.
Fotolajm/ Bleonën e sulmojnë zombi-t
Këngëtarja bukuroshe dhe mjaftë e debatuar Bleona Qereti, ka hedhur së fundit në profilet e saj në rrjetet sociale disa foto ku ajo duket sikur po sulmohet nga disa Zombi.
Në fakt fotot që duken si tepër reale vijnë nga sheshxhirimet e një filimi, ku duket se këngëtarja dhe aktorja shqiptare ka pjesën e saj.
“Duket sikur
Video/ Ish-kampioni Olimpik i mundjes rrihet në rrugë me 7 policë
Ky është padyshim një moment i pabesueshëm për një kampion Olipmik të mundjes, që është përballur me 7 policë derisa ka lejuar arrestimin e tij.
Quhet Vyacheslav Oliynyk, ai që ka fituar medalje të artë për Ukrainën vitin 1996 në lojërat Olimpike të verës në Atlanta, është përballur me forcat e policisë në mes të rrugës në Kiev.
Ai është ndaluar nga policia pasi në 50-vjetorin e tij ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Albano Bogdo: Çani, u bëre milioner duke nxjerrë m** në televizor!
Këtë të premte në Zonë e Lirë u promovua videoklipi i ri nga Kallashi dhe Xhesika Ndoj. Dyshja provokuese u shfaqën që hyrje të emisionit. Për më shumë se një orë, gazetari u mor me bjonden nga Puka, ndërsa me të mbaruar punë me to, ftoi në studio një tjetër këngëtare.
Gugu erdhi menjëherë pasi Xhesika dhe Kallashi lanë studion e “Zonë e Lirë”.
Ky fakt duket se e mërziti 23-vjeçaren nga Lezha, e cila tha se ishte programuar ajo për hapjen e emisionit, pra e para. Gugu guxoi ta akuzojë Çanin, duke aluduar se Xhesika Ndoj mund t’i ketë dhënë para, që të dilte në pjesën e parë të emisionit.
"Isha unë e ftuara e parë e emisionit. Unë e di se i do shumë lekët”, - tha Gugu.
“Unë e bëj pa lekë emisionin. Unë nuk marr asnjëherë lekë, e di. Ishte ti e para po s’e nisja dot me ty se ato ishin të dyja bashkë, e di që je bërë pak xheloze”,- ju përgjigj Çani.
Versionit të Gugu-t duket se i beson edhe aktori i humorit Albano Bogdo, i cili postoi në facebook: "Eh more arjan cani...te lumte bytha...u bere milioner duke nxjerre mut ne televizor".
“Berisha dhe Meta janë dy të djegurit e Reformës në Drejtësi”
Nga Spartak Ngjela
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela shkrua se, reformën në drejtësi nuk do mund ta pengojë dot asgjë. Duke e cilësuar këtë si “reformë të amerikës”, Ngjela thekson se, as bashkimi i Sali Berishës me Ilir Metën nuk do të sjellë bllokim në Parlament.
“Të gjithë i shoh të tulatur.
Sa më shumë afrohen ditët e Reformës në Drejtësi, aq më tepër acarohet Berisha me taborin e tij, dhe aq më i “paqarte” tregohet Rama.
Paqartësia e Ramës e shtyn Saliun të mendojë se ai është i trembur. Dhe e sulmon me “kryengritje”. Por me këtë kryengritje Saliu mendon se vë në shqetësim edhe amerikanët.
Asnjëherë Sali Berisha nuk ka analizuar dhe vepruar dot jashtë ngarkesave vulgare të një provinciali të largët, që është rritur mes gënjeshtrës dhe kërcënimit.
Por kjo lloj metode sot është e dalë mode në Shqipëri, nga të gjithë të tremburit që ka pas shfrytëzuar Saliu; kurse politika amerikane e konsideron këtë si një lojë fëmijësh.
Në fakt, Saliu dhe i gjithë korrupsioni është i pashpresë.
Sali, Rama nuk trembet se nuk është i vetëm në ndërmarrjen për të realizuar Reformën: ajo nuk është reforma e tij, por e amerikanëve. Nëse Rama ka frike, o Sali, frikën do ta kishte nga Reforma në Drejtësi dhe nga FBI, dhe jo nga “kryengritja” jote.
Por, nëse mendon se do trembesh amerikanët me kryengritjen tënde, nuk duhet të sjellësh nëpër mend të amerikanëve shtatorin e vitit 1998, por duhet që ti vetë të sjellësh e të përcjellësh nëpër mend marsin e vitit 1997. Kur vërtiteshe në jerm e thoshe “më kapen” tani, e “më kapën” pastaj.
Reforma në Drejtësi është destinacion politik për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Te gjithë ata që kanë abuzuar në shpinë të Shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve janë të trembur, dhe duhet të jenë të tillë. Por, a mund të bashkohen? Berisha dhe Meta, në pagjumësinë e tyre aktuale, sigurisht që duan bashkim.
Por, shihet se është Rama jashtë tyre. Rama nuk ka jetë politike me ata te dy, dhe di shume më tepër nga intencioni amerikan dhe gjerman për Reformën. Zvarritet në fakt; se siç duket në të tremburit hyn edhe Koçoja apo ndonjë tjetër pranë tij; por sigurisht që e obsedon Obama, takimi në Shtëpinë e Bardhë.
Por, a mund të bllokohet në Parlament Reforma? Jo. Sepse po ta bllokohej Reforma në Parlament, as Saliu dhe as Meta nuk do të silleshin si aguridhë me alibinë e konsensusisit jashtëparlamentar.
Atëherë, a kuptohet se që te dy janë të djegur? Po.
Por, a mund te bashkohen? Tani është vonë, sepse bashkimi i tyre nuk është vetëm mundësia e burgut te tyre, por diçka më tepër.
Por, a mund të kemi zgjedhje të parakohshme?
Zgjedhjet e parakohshme i ka në favor vetëm Rama. Se do të ketë si kalë beteje Reformën në Drejtësi të papranuar nga Berisha-Meta; dhe përkrahjen e hapur amerikane në fushatën elektorale, njëlloj si ambasadori amerikan Rajerson në vitin 199.
Fitorja e Ramës ashtu, do të ishte drastike dhe do te qëndronte në pushtet deri në vitin 2020.
Atëherë, çdo të ndodhe?
Rama nuk e zvarrit dot më Reformën se nuk ka asnjë rrugë tjetër. Meta dhe Berisha nuk i dalin dot kundër. Me kushtet e krimit, si pretekst, nuk arrihet dot gjë me amerikanët, se thelbi i Reformës është lufta e krimit shtetëror. Domethënë, lufta kundër Berisha – Meta and Company.
Por – a do të shkojnë qetë-qetë drejt penalizimit Meta në fillim e Berisha më pas? Sigurisht që po. Kryengritje të të vjedhurve për të shpëtuar vjedhësit e tyre, nuk mund të ketë. Deri tani kemi parë në histori kryengritjen e të vjedhurve kundër vjedhësve të tyre”.
Fotolajm: Kur Eno Popi vrapon pas Ledionit dhe Sarës
Dikur beqarë, ndanin mëngjeset bashkë! Ndërsa sot, dy prezantuesit e “Top Channel” janë fejuar; njëri me vajzën e pronares e tjetri me një montazhiere.
Pavarësisht fatit, është thuajse e pamundur mos t’i kujtosh gjithnjë si dyshe Enon dhe Ledionin e “Wake Up”. Për më tepër, kur ka kaluar kaq shumë kohë nga hera e fundit që janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, shfaqje të tilla në publik nuk i shpëtojnë objektivit të paparazëve.
Fotot e kapura nga “Revista Bordo” tregojnë pedagogun e gazetarisë, i cili përpiqet të arrijë çiftin Sara-Ledion. Ata ishin nisur për në Panairin e Punës, por nuk ëshët e qartë pse Eno ka përfunduar pas...
Video/ Vajza e dehur tenton të korruptojë policin, ja si reagon ai
Lorena Daniela Aguirre është një 18-vjeçare nga Meksika, e cila është bërë mjaft e famshme tashmë. Kjo sepse ajo tentoi të korruptojë policin pasi ky i fundit e kapi atë duke e ngarë makinën e dehur.
Ajo u përpoq të korruptojë policin dhe i zgjati një kartmonedha 5 euroshe, e cila ka vlerën 100 pesos.
Polici e refuzoi, por vajza vazhdoi të këmbëngulte. Megjithatë, polici e nxori atë nga makina për ta shoqëruar në polici, por vajza tregon të pasmet e saj pasi kishte një veshje provokuese.
Videoja e ndalimit të saj po bën namin në rrjet, ndërsa vajza “e famshme” tashmë quhet “Lady 100 pesos”.
Avioni me energji diellore udhëton 3 ditë rreth botës
Janë 17 mijë qelizat diellore në sipërfaqe, që ka aeroplani i cili merr energjinë nga dielli dhe nuk ka nevojë për karburant. ‘Solar Impulse 2’ karikohet gjatë ditës gjithsesi është i pajisur edhe me bateri që motori i këtij mjeti mund t’i përdorë përgjatë natës.
Tashmë aeroplani me panel diellor ka realizuar me sukses udhëtimin e tij 3 ditor mbi Oqeanin Paqësor.
“Solar Impulse 2” e nisi rrugëtimin në Mars të vitit të shkuar në Abu Dhabi, me 2 pilotë në kabinë dhe kjo ishte etapa e 9 e provës së tij që u realizua me sukses.
“Solar Impulse 2” fluturoi mbi Omna, Indi, Mayabmar dhe Kinë përpara se të mbërrinte në Japoni dhe nga aty të përshkonte edhe 8,924 kilometra për në Hawai.
Foto+Video/ Trazira në Bagdat, protestuesit futen në Parlamentin e Irakut
Qindra aktivistë myslimanë shiitë janë futur me forcë në Parlamentin e Irakut të shtunën në mesditë, duke protestuar kundër ngërçit të vazhdueshëm politik për aprovimin e kabinetit të ri.
Përkrahësit e klerikut shiit Moqatda Sadr i thyen barrikadat në Zonën e Gjelbër të mbrojtur në Bagdad pas dështimit të deputetëve për t’u mbledhur për votim.
Si pasojë, gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në kryeqytetin irakian.
Sadr dëshiron që kryeministri Haoder al-Abadi të bëjë një plan për t’i zëvendësuar ministrat me ministra teknokratësh jopartiakë.
Partitë e mëdha në Parlament kanë refuzuar që të aprovojnë ndryshimin për javë të tera.
Video/ Gjermani, policia arreston 400 protestues të dhunshëm
Më shumë se 400 persona kanë përfunduar në pranga pasi janë përleshur me policinë gjermane, për të hyrë brenda në konferencën e partisë të ekstremit të djathtë.
Ngjarja ka ndodhur në Shtutgart ndërsa lëvizja e krahut të djathtë populist pritet të miratojë një qëndrim anti-islam, raporton “RT”.
Një numër i madh protestuesish, disa prej të cilëve të dhunshëm janë mbledhur jashtë godinës ku do të mbahej ku kongres.
Më shumë se 1000 oficerë policie kanë rrethuar turmën e protestuesve, të cilët kanë shkaktuar kaos duke vënë zjarrin gomave të makinave.
“Islami është në vetvete një ideologji politike që nuk është në përputhje me kushtetutën”,- u shpreh nënkryetari i partisë AFD, Allgemeine Sonntagszeitung.
Foto/ Grushte në ndeshjen Dinamo-Butrinti, masazhatori godet gjyqtarin
Ndeshja e Kategorisë së Parë midis Dinamos dhe Butrintit është mbyllur me skena dhune. Dinamo ka arritur që të mposht ekipin sarandjot me rezultatin 1-0.
Ka qënë një penallti e akorduar nga gjyqtari në favor të ekipit dinamovit shkaku që ka shtyrë masazhatorin e ekipit të Butrintit që në përfundim të ndeshjes.
Policia ka shoqëruar menjëherë masazhoratorin në komisariatin numër 2 të Tiranës.
Foto/ Ja e dashura seksi e yllit të Leicesterit
Nuk ka ku të shkojë më mirë për mbrojtësin e Leicester Cityt, Danny Simpson.
Përveç suksesit me Leicesterin në Premierligë, futbollisti i kësaj skuadre, Danny Simpson, nuk po ndalet as jashtë fushave të lojës.
Mediet britanike raportojnë se mbrojtësi anglez është në lidhje me modelen e “Ex on the Beach” të MTV, Ashleigh Defty.
Rrëfehet Armina: Si arrita të bëj për vete familjen Berisha
Fashionistja Armina Mevlani ka pozuar për herë të parë për një revistë prestigjioze ndërkombëtare, siç është “Velvet”, në versionin italian. Ish-Miss Albania ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga realizimi i këtij seti mbresëlënës përmes një videoje të shkurtër, ku bie në sy luksi i veshjeve dhe grimi profesional.
Bashkë me këtë eksperiencë të veçantë dhe setit të realizuar nga Eugenio Qose, Armina vjen në këtë rrëfim të parë pas fotove ku ishte e pranishme në të njëjtën tavolinë me familjen e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, djali i ishkryeministrit Sali Berisha.
Tri vite pasi nisën historinë e tyre të dashurisë, Armina dhe Shkëlzeni, përveçse po bashkëjetojnë, shkëmbejnë vizita në familjet e njëritjetrit, që nënkupton se tashmë lidhja është zyrtarizuar. Po si ndihet në rolin e nuses në familjen e njohur të politikës shqiptare, karrierën si sipërmarrëse e biznesit të veshjeve, bashkë- jetesën me Shkëlzen Berishën e hapat më tej, dhe disa sekrete të mbajtjes së trupit në formë ajo i rrëfen për gazetën “Panorama”.
Armina zbulon më shumë se si ia del të menaxhojë lidhjen e saj, edhe pse i duhet të udhëtojë shpesh jashtë vendit për punë, dhe kujdesin për formën ideale fizike që e bën të jetë e gatshme për të pozuar si modele në çdo stinë…
Ke pozuar për numrin e fundit të revistës prestigjioze “Velvet”, një eksperiencë shumë e bukur kur e mendon. Çfarë mund të na rrëfesh për paskuintat e një seti fotosh aq luksoz?
Mund të them që ndihem shumë e lumtur, pasi është eksperienca ime e parë në një editorial mode për një revistë ndërkombëtare. Kjo revistë sapo ka dalë në treg dhe menjëherë ia kam ndjerë të mirat për shkak të rritjes sime në rrjete sociale. Bashkëpunimi im nisi si një blogere, pra për shkak të blogut që unë kam tashmë.
Si ishte të punoje për fotot e tyre, çfarë kriteresh duhet të plotësoje?
Sigurisht, puna serioze dhe me orarin më të zgjatur nga gjithë setet e mia fotografike, që kam realizuar deri më tani. Ishin të përpiktë dhe donin që çdo gjë të realizohej në perfeksion, ashtu siç duhet të jetë në fakt. Pata fatin që fotografi ishte shqiptari që tashmë punon më shumë jashtë, Eugenio Qose.
Për çfarë u tërhoqi vëmendjen fiziku yt në konceptin e këtij editoriali mode?
Ideja e këtij editoriali ishte “Boss Lady”, pra një vajzë e re sipërmarrëse. Gjatë jav- ës së modës, rastësisht unë takova jashtë një sfilate Eugenion, me të cilin sapo kisha bërë foto. Ai ishte bashkë me kryeredaktoren e revistës, e cila sapo më pa, më pëlqeu dhe më pas më bëri “follow” në Instagram. Pas pak ditësh mora lajmin e setit fotografik që duhet të realizoja, për të cilin isha përzgjedhur.
Cilat personazhe të njohura apo blogere kanë qenë pjesë e kësaj rubrike më parë?
Për këtë revistë kanë pozuar shumë modele me famë botërore, apo edhe blogere shumë të njohura. Ndihem e privilegjuar që pata mundësinë të jem pjesë e kësaj reviste.
Do'stlaringiz bilan baham: |