Përgjimet
+964: He Mando
+272: Hë mo ça je tu bo
+964: Hë lale
+272: Hë çkemi
+964: Mirë mo lal
+272: Hë dëgjon ça bëhet?
+964: Hiç me lal, Zamiri deshi me ardh
+272: Nuk e njof ik se folim nga afër
+272: Hë mo ça je tu bo?
+964: Hiç mirë
+272: Nga je?
+964: Po mor gocën këtu te shkolla në Sauk edhe..
+272: E mirë, do vijë ai shoku?
+964: Po do vijë, po vij edhe unë poshtë
+272: Mirë ti po, po vijë ai shoku, shoku?
+964: Po, do shkoj t’i takoj unë?
+272: E mir kur do vish ti këtej njëherë se do me të taku edhe Gysi?
+964: Po ja të mbaroj punë e do vij poshtë, do takoj ato shokët te ‘21’, pastaj do kthehem te ju direkt.
+272: Ok po mos u vuno se është edhe Gysi, punë një ore vjen edhe Gysi këndej.
+964: Jo me Gysin do ta lejmë nesër se punë një ore do shkoj të rri atje unë, do i themi Gysit në telefon ta lej për nesër.
+272: Ik, hajd se flasim.
+272: O vlla, ça bane?
+964: Mirë ça bane ti?
+272: Me ta ba një pyetje kshu kot, ose a ka noj gja ty ku ke punu ti apo si?
+964: Ëhë, ëhë.
+272: Noj gja serioze?
+964: Jam rrugës, jam rrugës..
+272: E mir, a noj gja serioze s’po kshu?
+964: Em duket se po…
Video/ Ja si të verifikoni që keni fituar apo jo lotarinë amerikane
Janë publikuar përgjigjet fituesve të mundshëm të Lotarisë Amerikane. Për t’u njohur me përgjigjen e mundshme, të fitores së kësaj lotarie, ndiqni klikoni në adresën “www.dvlottery.state.gov” dhe ndiqni udhëzimet sipas kësaj video.
Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016, deri të paktën më 30 qershor 2017, në faqen e internetit “E-DV dvlottery.state.gov”.
Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose e-mail.
“Çdo njoftim me e-mail ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm.
Çdo komunikim me e-mail që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj.
Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së ‘www.dvlottery.state.gov’ nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017. Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë.
Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë ‘DV-2017’ kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017.
Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017”,- theksohet në udhëzues.
Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të “DV-2017” mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017.
Programi i Lotarisë DV-2017
Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 është në dispozicionin tuaj nga data 3 Maj, 2016, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.
Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
Vini re
Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.
Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.
Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralajmërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).
Fotolajm/ Ja si do të jetë memoriali i ri i Azem Hajdarit
Ka përfunduar memoriali i ri i heroit të demokracisë Azem Hajdari. Memoriali i ri është bërë vetëm pak metra më tutje nga ai që ka qenë më herët, pranë ish-selisë së PD ku u vra në vitin 1998.
Ka qenë vetë djali i ish-deputetit demokrat, Kiri Hajdari që disa ditë më parë paralajmëroi për memorialin e ri të të atit të tij që ishte drejt përfundimit.
Azem Hajdari u vra natën e 12 shtatorit në oborrin e selisë së opozitës nga kriminelë me uniformë policie. Memoriali i ri për Azem Hajdarin është ndërtuar nga familja e tij dhe nga Partia Demokratike.
PD e PS shtyjnë mbledhjet e grupeve nga frika e Donald Lu
Pas kërkesës së ambsadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe PD-së, të dyja partitë kanë vendosur të shtyjnë mbledhjet.
Fillimisht u njoftua që Lu e Vlahutin do të ishin në mbledhjen e PD-së nesër në orën 15:00, por deputetët më pas u njoftuan se mbledhja do të shtyhet.
Po kështu pati njoftim edhe te deputetët e PS-së për pjesëmarrjen e dy ambasadorëve të angazhuar në miratimin e reformës në drejtësi.
Simbolika e këtij akti të ambasadorëve është shenjë e hapur presioni ndaj dy partive të mëdha për të lënë lojërat politike dhe të votojnë sa më parë reformën në drejtësi.
Korrupsion me tendera/ Prokuroria:2 vite burg për vëllain e kreut të PS, Devoll
Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me 2 vjet burgim për ish-drejtorin e Shëndetit Publik Devoll, Valent Nallbati, si edhe 1 vit e 6 muaj burgim për inxhinierin Panajot Pilani, të dy të akuzuar se kanë kryer procedura fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit të drejtuar nga Nallbati. Procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë nga gjykata.
Ish-zyrtari dhe inxhinieri akuzohen për ‘falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre” pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011. Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar fillimisht me masën e sigurimit “arrest në burg”, e cila u ndryshua nga Gjykata e Apelit në “detyrim për paraqitje”.
Prokuroria e Korçës ka nisur hetimin pas një letre anonime të mbërritur në zyrën e saj, në të cilën kallëzohej fakti se nga ana e Drejtorit Rajonal po zhvillohej një procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit që ai drejton.
Po ashtu, letërshkruesi anonim vinte në dijeni se drejtori kishte kryer disa pune ”dekorative” me shpenzimet e tij dhe për këtë arsye po zhvillonte një tender fiktiv, për të marrë pas paratë që kishte shpenzuar. Gjithnjë sipas kallëzimit, ishte paracaktuar edhe një kompani me qendër në Tiranë, e cila që do të fitonte tenderin.
Në kuadër të veprimeve verifikuese, Prokuroria e Korçës konstatoi se godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik ishte rikonstruktuar në vitin 2011 dhe ndërkohë nuk po kryhej asnjë punim në të. Në vijim, u konsultua buletini i Prokurimit Publik, në të cilën u konstatua se ishte bërë procedura e tenderit për rikonstruksionin e godinës dhe ishte shpallur fitues kompania ”E….” Sh.p.k., me seli dytësore në Kamëz, Tiranë.
Vlera e tenderit për rikonstruksionin e godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll ishte parashikuar rreth 2.4 milionë lekë. Nga buletini i Prokurimit Publik rezulton se kompania ’E….” Sh.p.k., ishte shpallur fitues me ofertën 1.7 milionë lekë, dukshëm nën koston e asaj që ishte parashikuar në dosjen e tenderit.
Në bazë të ligjit për ”Prokurorimit Publik”, kompania fituese e tenderit duhej të ishte skualifikuar për ”ofertë anomalisht të ulët”. Por, nga ana e entit kontraktues kompania është shpallur fituese fillimisht. Gjithsesi, pas ankesave ndaj kësaj procedure prokurimi, enti prokurues, Drejtoria e Shëndetit Publik, ka anuluar procedurën.
Por, pavarësisht se është anuluar procedura, Prokuroria e Korçës vlerëson se nga ana e Drejtorit Rajonal, Valent Nallbati janë konsumuar elementët e veprave penale të ”falsifikimit të dokumenteve dhe ”Shpërdorimit të detyrës”. Kjo, për faktin se nga ana e zyrtarit janë kryer të gjitha procedurat fiktive për realizimin e prokurimit publik.
Itali, 300 mijë Euro drogë. Pranga dy shqiptarëve dhe një biznesmeni
Tre persona në Rimini të Italisë kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi droge me vlerë 300 mijë Euro.
Të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe një biznesmen italian, David Roberto 41 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se shqiptarët janë Devis Hisa 23 vjeç dhe Erid Disha 22 vjeç.
Aksioni i policisë u zhvillua mbrëmë, kur agjentët ndoqën një makinë që drejtohej nga njëri prej shqiptarëve, i cili u takua me shokun e tij dhe bisnesmenin italian.
Gjatë momentit të takimit, ata shkëmbyen 30 kilogramë kanabis sativa, vlera e së cilës shkon në rreth 300 mijë Euro. Gjatë kontrollit trupor, shqiptarëve iu gjetën edhe 50 gram kokainë.
Replikat/ Tabaku: Fol me respekt; Rama: Mos mu drejto me “ti”
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës këtë të enjte në Parlament, teksa ka ritheksuar edhe një herë se deputetët e saj gënjejnë dhe baltosin për cdo sipërmarrës.
Kreu i Qeverisë i ka kthyer përgjigje edhe deputetes demokrate Jorida Tabaku, e cila tha se Shqipëria ka pësuar rënie në raportin e fundit të ‘Freedom House’ për demokracinë dhe lirinë e medias.
Kreu i Qeverisë foli edhe për programin ekonomik të Partisë Demokratike, për të cilën tha se opozita kërkon ta çojë borxhi publik në 91%. Por, pas Ramës fjalën e mori deputetja Tabaku, e cila u revoltua me Kryeministrin kur shefi i Qeverisë iu drejtua për statusin e saj, nëse ishte zonjë apo zonjushë.
Replikat mes Kryeministrit Rama dhe deputetes Tabaku
Kryeministri Edi Rama: Ne nuk presim që ju të lëvdoni asgjë por edhe që ju të baltosni cdo gjë. Të ngrini akuzat më të habitshme për cdo projekt, për cdo nisëm dhe ndërmarrje të qeverisë, jo vetëm që ju nxjerr krejt jashtë cdo lloj kushti për tju marrë seriozisht por edhe ju tregon ashtuu sic jeni, tërësisht të paaftë për të qenë alternativë. Ju doni ta coni borxhin publik 91% në 3 vjet dhe pretendoni ta rrisni ekonominë 19%, tipike e asaj që bëtë kur ishit në qeveri, tipike e hendekut kolosal mes jush dhe realitetit.
Dhe e fundit sa u përket raporteve. Dëgjova që citove Freedom House edhe the pikiatë. Me cfarë kurajo e bën këtë gjë? Nuk e di apo vazhdon këngën e mjerimit në mënyrë robotike dhe ti. Raporti thotë me përjashtim të Shqipërisë, vendet kandidate janë në rënie, nuk kanë përmirësim. Tani këtë me përjashtim të Shqipërisë si e lexon ti? Nëse e lexon gabim mund ta korrigjosh duke lexuar më poshtë. Vendi ka bërë progres nga 2013-2015. Në 2013 vlerësohej me 4.5, në 2015 vlerësohej me 5. Se është dhe e enjte sot se duhet të merremi me ju sepse ditët e tjera as nuk përpiqem tju dëgjoj.
Deputetja Tabaku: Kur të flasësh herë tjetër referohu me respekt. Është e paimagjinueshme që një Kryeministër të rrijë të diskutojë se cfarë bën një deputete është e martuar apo e pamartuar, diskutimi banal të bëhet në këtë nivel…vini këtu dhe ofendoni kur ato kriminelë si keni sot këtu për të na kërcënuar ne”.
Kryeministri Rama: Shumë e nderuar deputete. Unë ju kërkova ndjesë dhe faleminderit që ma sqaruat ndërkohë që nuk e di në cilin libër të edukatës ke mësuar të më drejtohesh mua me ti për të më predikuar edukatë. Nëse ka një gjë që bijtë dhe bijat e këtij kryeqyteti, është se janë me edukatë.
Përsa i përket atyre që ju thatë është shumë e vështirë të jesh robot dhe të Ju nuk folët fare për mediat po folët për Freedom House. Dhe unë me kënaqësi po jua citoj se të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh është djallëzore. Dhe unë po jua citoj se “me përjashtim të Shqipërisë, rezultatet e vendeve kandidate për në BE janë me rënie” .
Përsa i përket burimeve ekonomike, unë e kam vendosur të citoj burime ndërkombëtare me ju se është më e vështirë t’i përfshini në kornizat e dekriminalizimit. Se akoma nuk na keni thënë ku janë kriminelët këtu, e angazhuar parlamentit dhe nuk po ju del asnjë. Asnjë s’ka, asnjë nuk do dalë, se s’ka.
Pranuam të bënim bashkë me ju barabarinë më të madhe kushtetuese, pa e çuar në Kushtetuese, se s’ka gjykatë që e pranon. E vetmja gjë që u bë ishte ajo që thamë ne: Të përfshihen edhe ata që janë në administratë, se aq e madhe ishte vrima në ujë. Do t’i lutesha zonjës t’i referohej Bankës Botërore për rritjen ekonomike. Si ka ndodhur dhe pse Shqipëria projekton një rritje ekonomike më të madhe këtë vit. Po ndryshon struktura e ekonomisë, modeli.
Shtyrja e takimeve me grupet parlamentare, reagon Ambasada e SHBA
Pas shtyrjes së takimit të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin me mbledhjen e grupit parlamentar të PS, e më pas me PD e LSI, ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë.
Një deklaratë për media, ambasada e SHBA thotë se po punohet që takimet me grupet parlamentare të tre partive(PS, PD, LSI), të bëhen javën e ardhshme.
Fillimisht ka qenë anulimi i takimit me Partinë Socialiste, pasi socialistët nuk pranuan që ambasadorët Lu dhe Vlahutin të merrnin pjesë në mbledhjen e tyre të grupit parlamentar, gjë që solli më pas anulimin e mbledhjes me grupin e PD e të LSI.
Nis seanca gjyqësore, Shullazi kërkon lirimin nga burgu
Nën masa të rrepta sigurie ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda senaca ndaj Emiljano Shullazit.
Ai ka bërë kërkesë për heqje të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga shkalla e parë. Shullazi është arrestuar për gjobvënie dhe marrje të pasurisë përmes kërcënimeve.
Ai u arrestua pak ditë më parë.
Pas transferimit në burgun “Vip” të Elbasanit, Shullazi u rikthye sërish në Tiranë në burgun 302.
Megjithatë ka pak gjasa që Shullazi të lirohet dhe të ndiqet në gjendje të lirë, po të kemi parasysh që ditët e fundit një grua biznesmene ka bërë kallëzim penal ndaj tij për marrje të pronës me kërcënim.
Avramopoulos në Prishtinë: Nisim fushatën kundër abuzimit me vizat
Komisionari Dimitris Avramopoulos në konferecën e përbashkët më Kryeministrin Mustafa dhe Përfaqësusen Federica Mogherinin ka thënë se shpreson që Parlamenti Europian dhe Këshilli i Bashkimit të BE’së do të aprovojë rekomandimin e KE’së për liberalizim të vizave për kosovarët. Avramopolus ka shtuar se shumë shpejtë do të fillojë kampanja kundër abuzimit me vizat.
Komisionari Avramopolus ka thënë se propozimet e Bashkimi Europian janë realizuar me suksese nga autoritet kosovare.
“Reformat e propozuara ishin të nevojshme jo vetëm për dialogun, por edhe për forcimin ligjit, sigurinë e brendshme, funksionimin e mirë të sistemit të drejtësisë. Kosova i ka mbushur të gjitha parakushtet për liberalizimin e vizave por Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi zi dhe të vazhdojë luftën kundër korrupsionit”, ka thënë komisionari Avramopolus.
Në fund ai ka shtuar se do të fillojë kampanja për të mos abuzuar me lëvizjen e lirë./GazetaExpress/
Mogherini në Prishtinë: Kosova pjesë e Europës, e lumtur që jam këtu
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, ka thënë se ndihet shumë e privilegjuar që ndodhet në Kosovë dhe që ndan festën me qytetarët e Kosovës, festë kjo të cilën e keni arritur si rezultat i punës që keni bërë.
Mogherini këto komente i bëri gjatë një konference për media, ku më tej theksoi se, sot kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm përpara, që do të ketë impakt pozitiv në jetën e përditshme dhe politike.
“Kosova është Evropë dhe ne jemi duke punuar për integrimin e Kosovës edhe në BE. Vendi i juaj është në zemër të kontinentit. Po i thoja kryeministrit se jam shumë e lumtur që po festojmë së bashku edhe anëtarësimin në UEFA”,- ka thënë Mogherini.
Ajo ka shtuar se kemi një mënyrë të punuarit së bashku ndërmjet dialogut të cilin unë e ndërmjetësoj, dhe se dialogu është mënyrë e të forcuarit të shtetit.
“Brenda disa ditëve do të festojmë ditën e Evropës dhe nuk ka mënyrë më të mirë për mua që këtë ta bëjë së bashku me këtë vend. Këtu ne sot festojmë lirin e lëvizjes e jo ndërtimin e murit me tela me gjemba sepse kjo nuk është Evropa”,- u shpreh Mogherini.
Berisha shlyen mungesën në Kuvend, mbi 1 orë në foltore
Ish kryeministri Berisha rikthehet në Parlament pasi u përjashtua me 10 ditë. Ai e ka zëvendësuar mungesën e së enjtes së kaluar duke folur mbi një orë pa pushim në foltoren e parlamentit.
Berisha e cili me akuza për Ramën, për të cilin tha:
I dhashë një këshillë që ma kishte dhënë në fëmijërinë time të hershme një mësues ndaj të cilit i jam Rama e Berisha ne Kuvend shumë mirënjohës, mos lexo asgjë që s’kupton, para të tjerëve se del byk, byk, dhe e vërteta është që këtë këshillë njeriu i vetëm që s’mund të ma pranojë është Edi Rama, sepse po ti përmbahet kësaj do flasë vetëm për zhgaravinat dhe asgjë tjetër, që s’ia hedh kush sytë për foto, llogje, retorikë boshe. Je i pafajshëm se nuk di çdo të thotë ky bazohet zhvillimi, nuk di zhvillim i qëndrueshëm, je tabula rasa në këto koncepte atëherë flet ashtu si fole, nuk di ç’do të thotë investime, klimë biznesi, rritje ekonomike, borxh publik, ndaj dhe flet këtu pak më të thënë analfabet, por analfabet plus disa gjëra të tjera mbrapa.
Berisha- deputetëve të PS: O tendermenë, tenderat ju shkaktojnë gazrat më të mëdha, po ju jeni tendermenë, ka dhe ca të tjera, por tendermenë po, BerishaRamës: Mësoje mirë o zhgarravitës, se zhvillimi fillohet me rrugën Berisha Ramës: U ktheve te Adil Çarçani, e ktheve në kohën e Çarçanit Kryeministrinë pa asgjë teknologjike, në një kohë kur në mbarë evropën ekabinetet janë domosdoshmëri, jo luks, por me ato kursen taksapaguesve bojë e letër, daktilografistë e shkresëbërës, i zhduke këto i ktheve në kohën e dajë spiros. Tu zgjua geni e të tërhiq mbrapsht. Hiqi se i vuri armiku Berisha dhe me armikun ka politikë zero dhe e dogje kabinetin.
Berisha për Ramën e Koçon: Kësaj zonjës që doli dhe tha këtu për investimet, vetëm në fshatrat e bregut, janë investuar 37 mln euro nga BB. Kanë ngelur vetëm 1 ose 2 rrugë të vogla pa asfaltuar dhe në vend të më falenderosh mua pasi të kam krijuar gjithato kushte të pleqërosh me Kocon, se hera e parë në jeten time të dëgjoj një burrë që do pleqëroj me një burrë tjetër, në respkt të plotë të ligjeve të këtij vendi të shpallura nga unë, i qëndroj besnik dhe i respektoj.
Berisha për Fidel Yllin: Në lidhje me deklaratën e këtij të fundit që bëri në një studio televizive ku ftoio gazetarët dhe analistët të hynin në mbledhjen e KKTsë ku do prezantohej projekti për stadiumin. Por gazetarët nuk hynë se nuk u lejuan nga Garda:
Me atë që u bëre gazetarëve ti Fidel duhet të zhdukesh për 2 muaj të ikësh nga parlamenti mos të dalësh para kamerave. Për besëprerje të tuprshme pse si ktheve përgjigjëe ti atyre? E ka bërë në Tonight ftesën hajde me mua nesër. Do ta sjellim këtu emisionin në parlament, se ndaj bërtet ti. Po ty të akuzoi gjithë media pse sdole të thoshe jo more. Kur të them un të kap tmerri i këtij, (Ramës), pse nuk fole mor Fidel kur të akuzuan gjithë mediat? U ktheve prap në badikuard ti? e ke lënë atë punë ti je deputet tani. I ke marrë gjithë ato dënime në gjykatë si shpifës ordiner, pikëriasht prej këtij, (Ramës).
Rama-Berishës: Ke rrëshqit, je për spital. S’do reformën në drejtësi
Kryeministri Edi Rama mori sërish fjalën pas Sali Berishës në Parlament. Ai e nisi me fyerje për të cilën demokratët protestuan duke i rënë tavolinave.
“Ke rrëshqit nuk je më pas për prokurori, je për urgjencë”, u shpreh Rama duke reaguar ndaj akuzave të Berishës. Më tej Rama iu drejtua Berishës: Fole dy orë këtu, fole për gjithçka vetëm për Reformën në Drejtësi jo.
Më herët, Berisha i tha Ramës: “mos lexonte ata që nuk dinte dhe e quajti ‘zhgarravice” ndërsa deputetet e maxhorancës “tendermenë”.
Pjesë nga fjala e Ramës në fjalimin e parë në Parlament (ora 13:30)
Edi Rama për reformën në drejtësi: Reforma në drejtësi është projekt tërësisht i përbashkët i Shqipërisë SHBA-së e BE-së dhe në këtë pikë Shqipëria nuk bën përjashtim nga asnjë prej vëndeve që i janë bashkuar familjeve të BE-së. Sa i takon reformimit të sistemit të drejtësisë projekti ka qenë i përbashkët.
Ardhja e ambasadorëve për të takuar grupet parlamentare nuk e di nëse ka ndodh, ndodh në grupin tuaj pasi në grupin e PS- dhe LSI nuk vijnë as për të sheshuar gjë sepse PS dhe LSI janë shprehur shumë qartë dhe kanë qenë të gatshmë të votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese që dje, ju nuk keni qenë të gatshëm.
Ju nuk jeni të gatshëm të votoni, ne dje kemi qenë të gatshëm të votojmë. Ju thoni jemi gati por ta shikojmë.. çfarë të shikoni. Ju e thatë vetë shikoni një ëndërr që shqiptarët të marrin armët e tju mbrojnë ju nga refiorma në drejtësi në fjalë jeni të gjithë robotë rapsodikë të një partie që ka ikur për atje ku nuk thuhet.
Po patët mundësi të hënën hajde të votojmë reformën në drejtësi që të paktën në këtë pikë të mos ju dalë fare boja, sepse është më e rëndësishme për ecurinë e përbashkët të vendit tonë dhe integrimin në BE.
Berisha tallet me Ramën: Hera e parë që një burrë kërkon të kalojë pleqërinë me një burrë
Duke folur për investimet në kohën e qeverisjes së tij, ish-kryeministri Berisha përmendi gjithashtu edhe Vlorën.
Referuar deklaratës së para disa kohëve të Ramës, që do të kalonte pleqërinë me Koço Kokëdhimën në fshatin Vuno, Berisha tha se, ai ia kishte krijuar kushtet infrastrukturore.
Por ironizoi kur tha se “ishte hera e parë që dëgjonte se një burrë donte të kalonte pleqërinë me një burrë”.
Sidoqoftë, unë do të respektoj ligjin që kam miratuar vetë theksoi Berisha, duke iu referuar ligjit për martesat mes homoseksualëve.
“Sali, ngre kokën do ta votosh reformën në drejtësi?”
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se PD po pengon reformën në drejtësi. “Por në fund i tregua i drejpërdrejtë dhe furi gishtin tek Sali Berisha.
Ai e sfidoi dhe thirri disa herë në emër: Sali, ngre kokën dhe më shih. Sali do e votosh reformën në drejtësi…apo jo?!”
Rama i përsëriti disa herë këtë Berishës, i cili qendronte i ulur në vendin e tij në Parlament. Sakaq iu drejtua Topallit; Jozefinë ti qesh, qesh sa më shumë se do ta ndihmosh të dalë nga bataku…
Replikat Berisha-Balla/ Argita Malltezi u pagua nga Beso i Taivanit?
Taulant Balla ka marrë fjalën në Parlament dhe ka akuzuar Sali Berishën se vajza e tij Argita Malltezi ka përfituar 3 mijë euro në muaj nga biznesmeni Besnik Sulo (Beso i Taivanit) për vjet rresht.
Në foltoren e parlamentit, Balla tha se, Argita ka qenë konsulente ligjore e Besos.
Berisha e mori fjalën direkt pas Ballës dhe i tha se: “e bija ska pasur kontratë me Sulon”.
Sipas tij e gjitha është mashtrim ndërsa hodhi një lum akuzash nga Ballës, si trafikant droge, mafioz, sekser në tendera.
Më herët, ndërsa ish-kryeministri Berisha po fliste nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar qeverinë, kryeministri Rama dhe deputeti Taulant Balla po ndërhynin nga vendi. Më poshtë pjesë nga biseda pa mikrofona:
Do'stlaringiz bilan baham: |