Ja statusi në facebook i ish-kryeministrit Berisha:
“I nderuar z. Berisha. Jam nje pronar i nje trualli prapa bar kafe Grandit tek ish kafe Flora. Aty eshte dhene nje leje ndertimi per 2 kulla qe ne vitin 2003 por ende nuk eshte ndetuar sepse ndertuesi (firma Albtoronto Konstruksion shpk me pronar Dhimiter Llakmanin i cili ka ne pronesi edhe Hotelin Doro City tek Zogu Zi ka konflikte dhe mosmarreveshje me disa prej banoreve gjithashtu edhe mua.
Shume prej banoreve i kemi hapur padi per prishje te kontrates qe kemi bere ne vitin 2003 sepse po na mashtron dhe na mban peng. Me nderhyrje gjate periudhes kur z. Basha ishte Kryetar Bashkie tentoi ta rinovonte lejen (sepse i ka skaduar afati) por z. Basha nuk e qasi fare dhe i tha te zgjidhte konfliktin me banoret.
Tani qe ka ardhur Erjoni Sorosit ka paditur bashkine ne gjykaten administrative dhe ka futur ne loje edhe Emiliano Shullazin per presione. Gjyqi per zgjatjen e afateve te lejes se ndertimit i ra gjykatese S Gj e cila nen presion te bandes se Shullazit ka marre nje vendim skandaloz dhe te kunderligjshem dhe ka vendosur qe Bashkia tia zgjasi lejen e ndertimit firmes ndonse edhe pronaret edhe bashkia ishte kunder zgjatjes se lejes.
Ne seancat e zhvilluara pasi bashkia e kundershtoi zgjatjen e afateve si shkelje flagrante te ligjit juristja e bashkise pas gjyqit perpara godines se gjykates administrative eshte kercenuar dhe goditur dhe qe ate dite nuk ka marre me pjese ne gjyq.
Pas disa seancash edhe une u kercenova dhe shkova ne polici per te bere kallzim por nuk e di se cfare eshte bere me ate kallzim.
Ne senace bashke me perfaqesuesit e firmes futeshin edhe 8-9 djem te rinj qe i benin presion gjykateses. Ne salle kishte kamera keshtu qe eshte lehtesisht e verifikueshme. Nje familje e shiti pronen e saj nga frika por nuk e di ne se i kane marre parate apo jo.
Eshte nenshkruar nje kontrate per pronen e familjes Xhumari me vlere 1 milion euro dhe personi qe e ka belere quhet Gilmano Dani. Nga i gjeti 1 milion euro ky person qe blen prone ne mes te Tiranes? Nuk e di se te cili noter eshte kryer kontrata qe tja u vendosja ne dispozicion.
Personi qe eshte vene si bizenesmeni negociator qe do e zgjidhi konfliktet quhet Asllan Sula nga Fushekruja administrator i firmes San Tara i cili menaxhon dhe pastron parate e Shullazit. Ju lutem se jam grua e moshuar dhe kam edhe familje te mos ma publikoni emrin qe ju kam dhene sepse nuk dua te rrezikoje jeten e familjarve te mij.
E kam 100% te sigurte qe Gilmano Dani ka blere pronen e familjes Xhumari per 1 milion Euro sepse vete dy trashegimtaret jane terhequr plotesisht nga gjyqet qe kishin hapur dhe me thane shite dhe ti se sja dalim dot me keta”.
Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, udhëzime për fituesit
Vetëm pak orë para daljes së rezultateve për lotarinë amerikane DV- 2017, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, jep informacione sesi duhet të veprojnë të gjithë personat që shpallen fitues.
Programi i Lotarisë DV-2017.
Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 është në dispozicionin tuaj nga data 3 Maj, 2016, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.
Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
VINI RE:
Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t'i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t'i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.
Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara, do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.
Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin.
Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).
Njoftohen të gjithë aplikuesit e DV2017 se sot më datën 3 Maj 2016 shpallen fituesit e Vizave Amerikane DV-2017. Sistemi do të aktivizohet duke nisur që prej orës 12:00 me të Kentucky, USA, ose 19:00 me orën lokale te Tiranës.
E kujt ishte makina e blinduar me të cilën qarkullonte viktima Çiço?
Elton Çiço, viktima i atentatit të mbrëmshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet qarkullonte me makinë të blinduar. Kjo u pohua nga Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Ermal Muça, në emisionin “Opinion”.
Muça nuk tha më tej se, makina e blinduar është sekuestruar nga policia dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ajo nuk ishte në pronësi të viktimës, por në pronësi të një personi tjetër.
Muça nuk e dha emrin e tij, megjithatë theksoi se, makina e blinduar ishte konform një leje të rregullt.
Për të qarkulluar me një makinë të blinduar duhet leje e posaçme dhe arsyetim që po të rrezikohet jeta.
Hollësitë se e kujt ishte makina e blinduar dhe prej sa kohësh Elton Çiço qarkullonte me të, janë pjesë e dosjes hetimore.
Denoncimi/ Si ma rrafshuan lokalin Dallëndyshe Bici, Fatmir Meta dhe Ergys Hoxha
Mbrëmjen e 19 Shtatorit 2014, pronari i lokalit Ble-Alb, buzë liqenit të Ohrit në Pogradec, thirret me urgjencë nga stafi i tij. Në restorant kishin ardhur disa “të mëdhenj” nga Tirana dhe e kërkonin me urgjencë.
I mësuar me këto vizita “të papritura” të drejtuesve nga kryeqyteti, ai i ka kërkuar kuzhinierëve që të përgatisin diçka të mirë për ata, ndërkohë që po afrohej vetë për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.
Sapo ka hyrë në lokal, ai është takuar me Dallëndyshe Bicin, Kryeinspektorja e Inspektoratatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), drejtuesin e operacioneve në këtë strukturë, Fatmir Meta, si edhe shtetasi Ergys Hoxha, punonjës i Ministrisë së Brendshme. Biseda ka nisur menjëherë e nervozuar, në të cilën zyrtarët i kanë thënë pronarit të lokalit se lokali do të prishej të nesërmen në mëngjes dhe ai duhet të merrte masat e tij. I gjendur nën një presion të momentit, pronari i lokalit është munduar të shpjegojë se ai është i pajisur me lejen përkatëse nga autoritetet shtetërore. Po ashtu, ai është munduar të shpjegojë se vlera e lokalit është rreth 1 milion euro dhe nuk mund të prishet “me një fjalë goje” dhe pa asnjë dokument.
Tashmë kjo çështje është pjesë e shqyrtimit gjyqësor në gjykatën e Pogradecit, ku Prokuroria akuzon dy drejtuesit e lartë të IKMT, Bicin dhe Metën, se kanë shpërdoruar detyrën në rastin e prishjes së lokalit “Ble-Alb”. Prokuroria duket se nuk e ka zbardhur rolin e Ergys Hoxhës, pasi ai përmendet vetëm shkarazi në kërkesën për gjykim.
Në kallëzimin e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, pronari i lokalit “Ble-Alb”, Milto Caka tregon në mënyrë të detajuar se si iu rrënua në pak orë investimi i tij kolosal.
“Boldnews.al” e sjell në mënyrë integrale rrëfimin e tij, i cili tashmë po i kushton “kokëçarje” gjyqësore zyrtarëve më të lartë të IKMT-së.
“Në datë 19.09.2014, rreth orës 19.00, në lokalin tim janë paraqitur zonja Dallëndyshe Bici, Drejtore e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, zoti Fatmir Meta, drejtues i njësisë operacionale pranë INUK, dhe zoti Ergys Hoxha, punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët më kanë thirrur në një nga tavolinat e lokalit dhe më kanë thënë: “lokali do të prishet, prandaj merr masa që të jetë i lirë”.
Unë iu kam thënë atyre se lokalin e kisha me leje të rregullt dhe iu kam bërë prezent të gjithë dokumentacionin e ndërtimit, por ata nuk e morën në konsiderat\ëe. \Iu kërkova që të më jepnin një dokument me shkrim për pretendimet e tyre dhe ata, përveçse me komunikuan se në datë 20.09.2014, objekti do të prishej, nuk më kanë dhënë asnjë lloj dokumenti apo vendim për prishje. Në datë 20.09.2014, rreth orës 07.00, të tre punonjësit e sipërcituar, së bashku me disa punëtore, të cilët nuk i njihja, të pajisur me mjete pune të motorizuara, u paraqitën te lokali im dhe më thanë që të largohesha, pasi ai do të prishej.
Kam këmbëngulur që ata të njiheshin me dokumentacionin që unë disponoja, si dhe të më vinin në dispozicion një dokument shkresor për prishjen e objektit. Gjithashtu kam këmbëngulur të mbahej një akt konstatimi nga ana e tyre për gjendjen e objektit, për të evidentuar nëse kishte ose jo shkelje të lejeve të dhëna për ndërtimin e shfrytëzimin e tij, por punonjësit e INUK-ut nuk pranuan që të bënin një veprim të tillë.
Ata urdhëruan punëtorët që të shkatërronin objektin, shkatërrim i cili nisi menjëherë, derisa objekti u rrafshua plotësisht. Prezent aty kanë qenë edhe punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor të qarkut Korçë, të cilët në disa raste kanë kontrolluar dokumentacionin e objektit, ku kanë konstatuar rregullsi të dokumentave të ndërtimit të tij”./Boldnews.al/
Kosova do t’i vërë kod çdo kokrre veze
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njofton të gjithë fermerët prodhues të vezëve dhe qytetarët si konsumatorë se duke filluar nga data 5 maj në tregun e brendshëm, do të lejohen të qarkullojnë për konsum vetëm vezët të cilat janë të shënuara sipas kodeve të regjistrimit për prodhimet vendor me shifrën RKS-001 e tutje.
Ndërsa vezët e importit do të kenë të shënuara kodet e fermave të vendosura nga autoritetet e tyre në vendin e origjinës. Vezët të cilat nuk janë të markuara e të cilat hasen në treg pas kësaj, do të konfiskohen dhe asgjësohen nga ana e inspektoratit.
Sipas legjislacionit në fuqi bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 17/2008, “Për përcaktimin e cilësisë së vezëve”. Të gjithë prodhuesit dhe paketuesit janë të obliguar të bëjnë shenjëzimin e vezëve, sipas numrit unikë të regjistrimit të prodhuesit.
Në një njoftim të AUV deri më 20 prill është bërë regjistrimi i të gjithë atyre që kanë aplikuar pranë AUV-së.
“Andaj ne ftojmë ata të cilët ende nuk e kanë bërë aplikim dhe nuk janë pajisur me kodin unik të prodhuesve të vezëve, ta bëjnë sa me shpejt në të kundërtën nuk mund të nxjerrin ne treg produktet e tyre”,- thuhet në njoftim.
Agjen cia e Ushqimit bën thirrje konsumatorëve që pas 5 majit mos të blejnë vezë të cilat nuk janë të shënjuara me kode.
“Kodi i tyre dëshmon origjinën e vezës. Ne si autoritet me trupat tona inspektuese do të jemi në teren, për të larguar nga tregu vezët të cilat nuk janë të shënjëzuara. Bashkëpunimi ynë me konsumatorë dhe prodhues kontribuon në ruajtje të shëndetit të përgjithshëm publik”,- thuhet në komunikatë të AUV.
Video/ Ushtria e Kinës rekruton të rinjtë me muzikë hip-hop
Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka publikuar një video me këngë të rrymës rap për të nxitur rekrutimin e të rinjve në radhët e saj.
Kënga e quajtur “Battle Declaration” u botua në faqen e internetit të Ushtrisë dhe është e para video hip-hop e prodhuar prej saj.
Koloneli Wu Qian, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha në një konferencë shtypi të enjten, që të rinjtë nuk duhen vetëm të jenë të qetë, por dhe përgjegjës për kombin dhe sigurinë e tij.
Vargjet e këngës thonë:
A je i frikësuar?
A je i frikësuar?
JO!
Mendo gjithmonë për misionin
Dhe mbaj armikun në sy.
Luftërat mund të shpërthejnë në çdo kohë.
A je gati?
Ne qëllojmë.
Ne vrasim.
Ne i jemi besnik Partisë!
Foto/ Makina e blinduar e Enver Hoxhës, si është katandisur dhe si duhet të ishte...
Periudha kur vendi ynë ka qenë nën regjimin komunist vijon të shkaktojë “ngacmime” në opinionin publik. E duket se makina e parë e blinduar e diktatorit Enver Hoxha, përbën ende kureshtje.
E shohim makinën e tipit “Skoda” në ditët e sotme ku vitet e kaluara duket se kanë bërë punën e tyre.
Por ja dhe një version i po të njëjtës makinë, por i cili mbahet i konserbuar në gjendje superfunksionale në një prej muzeve të ish-rrepublikave komuniste të Europës Lindore.
Ky automjet i përkiste njërit prej liderëve komunistë të vendeve të Europës Lindore, por ndryshe nga shqiptarët që vetëm shkatërrojnë dhe braktisin, aty çdo gjë ruhet dhe ekspozohet.
Mbytet një peshkatar në ujërat e lumit Shkumbin
Një ngjarje e rënë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.
Një peshkatar ka rënë nga ura në lumin Shkumbin dhe është zhdukur në ujërat e lumit.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e trupit të tij.
Për shkak të prurjeve të shumta të lumit këto ditë me reshje, ai është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.
16-vjeçarja gjen djalin me Mercedez të bardhë, por ai zhgënjehet nga kërkesa e saj
E mbani mend foton e postuar nga “Jetaoshqef.al” e cila kishte të bënte me një mesazh që një vajzë kishte dërguar? Për t'ua risjellë në kujtesë, brunja 18-vjeçare një ditë kishte parë një djalë shumë simpatik me Mercedez të bardhë.
Të dy të rinjtë kishin filluar të flirtonin me sy, por e gjithë romanca ishte ndalur aty për të vazhduar më tej.
Por, a vazhdoi kjo romancë disa minutëshe? Vajza kërkon që mesazhi i saj të postohet dhe i kërkon djalit që nëse e sheh këtë mesazh të komentonte.
Mesa duket kjo gjë ka ndodhur dhe dy të rinjtë kanë komunikuar me njëri-tjetrin, madje edhe janë takuar.
Takimi nuk ishte ai që pritej nga të dy. Siç djali thotë, vajza ishte 16 vjeçe dhe jo 18. Ajo kishte një kërkesë mjaft të veçantë për djalin, madje takimi i tyre ishte plot surpriza.
16-vjeçarja kërkonte që nëse djali donte të bënte seks me të, duhej t'i jepte asaj 500 euro.
Arsyeja pse vajza është detyruar të bëjë këtë kërkesë është një kërcënim që i ka ardhur nga i dashuri i saj. Ai i kërkonte kësaj të fundit 500 euro ose përndryshe do t'ia shpërndante fotot nudo në rrjetet sociale.
Nëse në fillim të gjithë menduam se kjo histori do të kishte një fund të lumtur, si ato të përrallave, realiteti na zhgënjen të gjithëve. Ajo çfarë mund të themi është se, çuni me Mercedez u gjet, por çe do se ishte pa lekë.
Vajza ka disa zgjidhje ose të denoncojë të dashurin e saj, ose të kërkojë ndonjë çun që ka Ferrari, ndoshta ky i Ferrarit do ia gjejë 500 euro-shin./JOQ/
Elton Çiço jepte para me fajde
Elton Çiço, viktima e së dielës në zonën e ish-bllokut në Tiranë, jepte para me fajde.
Kjo dyshohet se ka qenë arsyeja kryesore që familja e tij ishte “viktimë” e vjedhjes së dhunshme, ndodhur në Mars 2015 në Tepelenë. Kjo është ngjarja, e cila duket se është origjina e një serie vrasjesh dhe atentatesh me eksploziv, të ndodhura në harkun kohor të një viti.
Disa persona, një pjesë ende e paidentifikuar, hynë në shtëpinë e Naim dhe Andoneta Çiço, në Tepelenë, pasi kishin të dhëna që në dhomat e tyre mund të gjenin shumë para. Hajdutët nuk kanë mundur të gjejnë para, por gjithësesi kanë dhunuar dy të moshuarit, të cilët nuk kanë mundur t’i njohin autorët.
“Boldnews.al” ka mësuar se djali i vogël i familjes, Eltoni, i cili mbeti i vdekur të dielën me dy plumba në kokë, ishte një person i njohur për dhënie parash me fajde. Burimi i këtyre parave nuk është arritur të zbulohej, por dyshimet kryesore për krijimin e pasurisë mendohet se është vëllai i tij, i cili jeton prej vitesh në Angli. Gjithashtu, Eltoni ka qenë i skeduar nga ana e policisë, si një person që mund të merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Megjithatë, këto dyshime nuk u arritën të provoheshin asnjëherë nga ana e Policisë.
Në fillim të marsit 2015, pak kohë para vjedhjes së dhunshme në familjen Çiço, një drejtues punishteje duralumini nga Tepelena, por me banim në Tiranë, Ervis Imeri, kryen disa punime në banesën e të moshuarve. Duke qenë se volumi i punës ishte i madh, ai ka marrë si punëtor një person nga Laçi, Robert Rama. Të paktën, kështu ua prezantoi pronarit të shtëpisë, Naim Çiço. Por në fakt, siç rezultoi nga hetimet për vjedhjen, tepelenasi Imeri dhe laçiani Rama po përgatisnin vjedhjen e banesës, pasi mendonin se aty kishte shumë para, nga ato që djali i familjes u jepte me fajde personave të interesuar.
Mbrëmjen e 31 Marsit 2015, Ervis Imeri gjendej në makinën e tij, pak metra larg shtëpisë së familjes Çiço, ndërkohë që Robert Rama dhe disa persona ende të paidentifikuar, bastisën me dhunë ambjentet e banesës. Pasi nuk gjetën atë që kërkonin, vjedhësit dhunuan rëndë fizikisht bashkëshortër Naim dhe Andoneta, të cilët përfunduan në spital.
Ngjarja, krahas autoriteteve shtetërore, po hetohej edhe nga djali i familjes, Elton Çiço. Të paktën kështu dyshojnë autoritetet policore, të cilat e lidhin emrin e tij me një seri ngjarjesh të tjera që pasuan vjedhjen e dhunshme.
Në 11 qershor 2015, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, policia merr njoftimin që dy persona me motor kanë vrarë një djalë të ri. Nga verifikimet, rezultoi se viktima ishte laçiani Robert Rama. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, por deri në atë kohë nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij.
Një nga pistat e para të ngritura ishte hasmëria me familjen Çiço. Por provat nuk ishin të plota për të lidhur drejtëpërdrejtë autorët e vrasjes me Elton Çiçon. Nga ana tjetër, viktima Rama ishte i dyshuar edhe për trafik lëndësh narkotike dhe vrasja e tij mund të lidhej edhe me ndonjë prishje pazaresh.
Pas një muaji, në Korrik 2015, në makinën e Ervis Imerit, përballë punishtes së tij në zonën e Kombinatit në Tiranë gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer. Paralel me hetimet për vendosjen e lëndës eksplozive, policia mori në dorë urdhërin e ndalimit të Prokurorisë së Gjirokastrës, e cila dyshonte se Ervis Imeri ishte një prej autorëve të vjedhjes së dhunshme në Tepelenë. Ndërkohë, ende nuk është zbardhur autori i vendosjes së tritolit të pashpërthyer në makinën e Imerit, por dyshimet më të forta qëndrojnë mbi Elton Çiçon.
Policia vijonte hetimet për vrasjen dhe atentatin e dështuar ende, ngjarje ende pa autor, ndërkohë që në Dhjetor 2015, një tjetër shpërthim tritoli ndodh në mjetin e vëllait të të arrestuarit Ervis Imerit, shtetasit Elton Imeri.
Ky i fundit, një ushtarak pa probleme me ligjin, humbet njërën këmbë gjatë shpërthimin të makinës së tij në ecje, sërish në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Fati ishte me Elton Imerin, i cili shpëtoi gjallë nga ky atentat, për të cilin deklaroi se mund të kishte ndodhur për shkak të problemeve të të vëllait të tij, Ervis Imeri.
Pasi kaluan 4 muaj të tjerë, mbrëmjen e 1 Majit 2016, duket se “topi” kaloi në anën tjetër. Elvis Çiço, nën shoqërinë e një gazetari dhe të një oficeri policie, qëllohet me dy plumba pistolete në ambjentet e brendshme të lokal “De Niro” në zonën e ish-bllokut, në Tiranë. Autori ende nuk është zbuluar dhe historia duket që nuk përfundon këtu./Boldnews/
Tirana International Airport, miratohet ndryshimi i kontratës
Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, miratoi në mbledhjen e së martës ndryshimin e kontratës që i heq ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare Tirana International Airport, që parashikohet marrëveshja fillestare e konçesionit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Tirana Airport Partners sh.p.k..
Përfaqësues të ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, u shpreh se amendimi i marrëveshjes fillestare të koncesionit për aeroportin e Rinasit i mundëson palës shqiptare, çeljen e aeroporteve të tjera në vend.
Pas disa muajsh negociatash, marrëveshja është finalizuar dhe është nënshkruar në Ministrinë e Transporteve nga përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të kompanisë koncesionare që menaxhon aeroportin e Rinasit.
Që prej datës 23 prill të vitit 2005, Aeroporti “Nënë Tereza” menaxhohet nga Tirana International Airport dhe sipas kontratës fillestare koncesionare, kontrata do të ishte e vlefshme deri në vitin 2025.
Me amendimin e marrëveshjes fillestare koncesioni do të zgjatet dhe më tej, në varësi të aeroporteve që pala shqiptare do të vërë në funksion/ATSH/
Liria e Medias/ Mogherini: Frikësimi dhe dhuna ndaj gazetarëve, në rritje
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini jep alarmin se frikësimi dhe dhuna ndaj gazetarëve është në rritje. Përveç kësaj, zonja Mogherini shpreh shqetësimin për miratimin e ligjeve apo praktikave “që vendosin censurë, inkurajojnë vetë-censurimin apo sigurojnë ndëshkime ligjore, përfshirë sanksione penale, financiare dhe administrative, keqpërdorim të pushteteve të tregut dhe kushte të këqija ekonomike”.
Më poshtë deklarata e plotë:
“Sot ne festojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Në 25 vjetorin e Deklaratës Windhoek BE dëshiron të kujtojë parimin se "ngritja, ruajtja dhe nxitja e një shtypi të pavarur, pluralist dhe të lirë është thelbësore për zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në një komb dhe për zhvillimin ekonomik" .
E drejta për lirinë e mendimit dhe të shprehjes përfshin lirinë për të kërkuar, marrë dhe ndarë informacion. Ajo është një komponent kyç i qeverisjes demokratike dhe zhvillimit. Njerëzit duhen informuar plotësisht për të krijuar një mendim dhe për të marrë pjesë në proceset e vendim-marrjes që ndikojnë në jetët e tyre. Liria e informacionit kontribuon gjithashtu për një qeverisje më të mirë, meqë nxit transparencën e çështjeve publike, si dhe mund të përdoret si mjet për t’i bërë qeveritë të përgjegjshme për veprimet e tyre, veçanërisht kur qasja në informacion rezulton me ekspozim të dhunimeve të të drejtave të njeriut apo me praktika korrupsioni.
Sigurimi i qasjes në informacion mund të shërbejë për të promovuar drejtësinë dhe riparimin, veçanërisht pas periudhave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut. BE është e angazhuar të vazhdojë promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe të shprehjes në mbarë botën, jo vetëm jashtë rrjetit, por edhe lidhur me internetin dhe teknologji të tjera komunikuese të informacionit, siç theksohet në miratimin në vitin 2014 të Udhërrëfyesit të BE-së për të Drejtat e Njeriut mbi Lirinë e Shprehjes në rrjet dhe jashtë tij.
BE dënon nivelin në rritje të frikësimit dhe të dhunës që hasin gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktorët e medias dhe individë të tjerë në shumë vende të botës kur ushtrojnë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes në rrjet dhe jashtë tij.
Përveç dhunës së drejtpërdrejtë, BE është e vendosur të luftojë kundër ligjeve apo praktikave që vendosin censorë, inkurajojnë vetë-censurimin apo sigurojnë ndëshkime ligjore, përfshirë sanksione penale, financiare dhe administrative, keqpërdorim të pushteteve të tregut dhe kushte të këqija ekonomike.
BE riafirmon vendosmërinë për të promovuar dhe mbështetur liritë e mendimit dhe të shprehjes si të drejta që duhen ushtruar nga kushdo dhe kudo, bazuar në parimet e barazisë, mosdiskriminimit dhe universalitetit – përmes çdo medie dhe pavarësisht kufijve.
Kjo është e Drejta juaj!”.
Daçiç: Sponsorët e pavarësisë së Kosovës mundësuan pranimin në UEFA
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se pranimin e Kosovës në UEFA e mundësoi politika.
Sipas Daçiç akti i pranimit të Kosovës është premtim i sponzorëve të pavarësisë.
“Pranimi i Kosovës në UEFA është një fakt më shumë se ne jetojmë në një botë të interesave dhe politikës e jo ligjit dhe rregullave.
Ky pranim shkelë statutet e UEFA-s dhe është një premtim i sponzorëve të pavarësisë. Federata Serbe do të përdorë mjetet ligjore për të kundërshtuar këtë vendim jo legjitimi”,- ka thënë Daçiç.
BBC: Më në fund BE i heq vizat Turqisë
Komisioni Europian do të miratojë liberalizimin me kusht të vizave për shtetasit turq, pavarësisht qëndrimit të mëparshëm të Brukselit, se Ankaraja duhet të plotësojë kriteret.
Lajmi vjen nga BBC, e cila citon një burim brenda Bashkimit Europian.
Komisioni Europian do të dalë me një deklaratë zyratre të mërkurën. Heqja e vizave ishte një nga kushtet kryesore të marrëveshjes së Marsit, mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, e cila parashikon strehimin në territorin turk të refugjatëve që nuk plotësojnë kushtet e azilit.
Pas deklaratës së Komisionit Europian, se Ankaraja duhet të plotësojë 72 kushtet si çdo vend tjetër, autoritetet turke kërcënuan se pa heqjen e vizave, ujdia nuk do të zbatohet.
Më 23 Prill, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e shoqëruar nga Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, vizituan kampin e refugjatëve në Nizip, për të parë nga afër situatën.
Kriza e emigrantëve nga Lindja e Mesme ka trazuar ujërat politikë të shteteve anëtare të BE-së.
Danimarka njoftoi se do të ushtrojë përkohësisht kontrollet në kufirin me Gjermaninë. Një lëvizje që ka detyruar Brukselin të pranojë se do të ketë përjashtime, sa i përket marrëveshjes së Shengenit./Tv Klan/
Tjetër HEC mbi lumin e Vjosës, koncensionin e marrin turqit
Në lumin e Vjosës do të ndërtohet një hidrocentral me fuqi të instaluar 99.5 megavat. Ministria e Energjisë ka përmbyllur procedurën e dhënies me koncesion të Hidroncentralit të Poçemit, duke shpallur fitues bashkimin e dy kompanive turke, “Ajen Enerji” dhe “Cinar San Turizm”.
Gara është zhvilluar përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar, por ajo e dy shoqërive turke ishte oferta e vetme pjesmarrëse në tender. Më parë, këto dy kompani ishin shpërblyer nga qeveria edhe me një bonus prej 8 përqind të pikëve si propozuesit e koncesionit të pakërkuar.
Hidrocentrali i Poçemit ka një vlerë investimi të parashikuar mbi 100 milionë euro dhe pritet të prodhojë 305 milionë kilovat orë energji në vit. Sipas marrëveshjes paraprake, afati për ndërtimin e tij është 36 muaj pas marrjes së lejes së ndërtimit.
Ai i Poçemit është hidrocentrali i dytë që ndërtohet mbi lumin vjosë pas atij të Kalivaçit. Në korrik, kur qeveria shpalli shpërblimin me bonus të dy shoqërive turke, hasi në kundërshtimin e disa shoqatave të ambientalistëve, që kërkojnë pezullimin e planeve për ndërtim hidrocentralesh në këtë zonë.
I gjatë 270 kilometra, lumi Vjosës konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit e egër të Europës, që rrjedh në mënyrë të natyrshme nga burimet në Greqi deri në grykëderdhjen në detin Adriatik.
Planet për ndërtim hidrocentralesh në këtë zonë kanë shkaktuar kundërshtimin jo vetëm nga ambientalistët, por edhe Bashkimi Europian që i ka kërkuar qeverisë mbrojtjen e habitatit të Vjosës./TCH/
Berat/ Bashkia, gjobë 200 mijë lekë kryefamiljarit rom. Ja pse...
Shaban Dulla, një banor i qytetit të Beratit, pjesëtar i komunitetit rom, është gjobitur 200 mijë lekë (të vjetra) nga Bashkia Berat për shkak të mbajtjes së kafshëve të gjalla në zonat e banuara.
Më konkretisht bëhet fjalë për një lopë që Dulla mbante familjen gjallë nëpërmjet saj, duke jetuar në kushte të vështira në periferi të Beratit.
Procesverbali i aktit të konstatimit të bashkisë Berat mban datën 16.09.2014, ndërsa gjoba në formën e titullit ekzekutiv, e cila sanksionon pagesën dhe që mban firmën e kryetarit Petrit Sinaj është e datës 21.04.2016, pra një vit e gjysmë pas procesverbalit të mbajtur nga specialistët e Bashkisë Berat.
Shaban Dulla tha për “beratinews.com” se në atë periudhë ai ka mbajtur lopë në shtëpi për të mbajtur familjen gjallë, ndërsa Bashkia Berat e ka ndalur. Pasi i kanë vajt në shtëpi, Dulla e ka larguar lopën dhe kjo gjobë i vjen si rrufe në qiell të hapur, duke e ditur se ai ka mbi një vit që nuk e ka lopën në shtëpi.
Ky nuk është akti i parë dhe i fundit i Bashkisë Berat.
Pak ditë më parë Policia Bashkiake largoi në mënyrë të dhunshme dy shitësit e farave, pjesëtarë të komunitetit të shurdhë-memecëve, nga bulevardi i Beratit.
Kosova në UEFA/ Lunacek: Hap i rëndësishëm drejt fundit të izolimit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, me pranimin e Kosovës si anëtare në UEFA ka shkruar se është një hap i rëndësishëm duke i dhënë fund kështu izolimit të papranueshëm të atletëve, artistëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Lunacek, në statusin në Facebook ka shkruar se është një lajm shumë i mirë nga UEFA
“Lajme të mira nga UEFA: Kosova sot është antëtarja e 55 e Shtëpisë së Futbollit Europian! Është ky një hap shumë i rëndësishëm duke i dhënë fund kështu izolimit të atëletëve, artistëve dhe qytetarëve të Kosovës”,- ka shkruar ajo.
Me lajmin e postuar në faqen e saj, Lunacek ka shpërndarë edhe shkrimin e gazetës prestigjioze angleze “The Guardian”, e cila ka shkruar sot për pranimin e Kosovës si anëtare e UEFA-s./Express/
Video/ Milano, dy tramvajë përplasen me makinën e policisë
Një makinë e policisë është përplasur me dy tramvaj në qendër të Milanos duke bllokuar trafikun. Ngjarja ka ndodhur përballë teatrit “La Scala”, ndërsa në vendin e ngjarjes u mblodhën shumë njerëz kuriozë.
Ende nuk janë sqaruar shkaqet që çuan në këtë aksident të çuditshëm në Milano. Pas përplasjes dy tramët kanë dalë nga shinat.
Gjyqi kundër pudrës, “Johnson& Johnson” urdhërohet të paguajë 55 mln USD
“Johnson & Johnson” është urdhëruar prej një jurie në SHBA të hënën t’i paguajë 55 milionë USD një gruaje që tha se, përdorimi i pudrës talk të kësaj kompanie për higjenën femërore i shkaktoi asaj kancer në vezore.
Sipas “Reuters”, vendimi, të cilin “J&J” planifikoi ta çonte në apel, ishte humbja e dytë gjyqësore për kompaninë që është duke u përballur me rreth 1200 padi që e akuzojnë atë se, nuk i paralajmëroi konsumatorët për rreziqet e mundshme të kancerit nga produktet e pudrës.
Pas një gjyqi trejavor në gjykatën e shtetit të Misurit, juria diskutoi për afro një ditë para se të jepte verdiktin për Gloria Ristesund.
Ajo dha 5 milionë USD për kompensimin e dëmeve dhe 50 milionë USD për ndëshkim.
Zëdhënësja e kompanisë “Johnson & Johnson” tha se, verdikti bie në kundërshtim me 30 vjet hulumtime për sigurinë që jep pudra kozmetike. Kompania do ta apelojë vendimin dhe do të mbrojë sigurinë e produkteve të saj, tha ajo.
Ristesund tha se, ajo e kishte përdorur produktet e pudrës së “Johnson & Johnson”, që përfshijnë dhe pudrën e mirënjohur “Baby Powder” dhe “Shower to Shower Powder” në organet e saj gjenitale për dekada.
Sipas avokatëve të saj, ajo u diagnostikua me kancer në vezore dhe duhej t’i nënshtrohej një historektomie dhe operacioneve të tjera të lidhura me të.
Foto/ Noizy e zgjidh... gjen sozinë e tij, është fans i këngëtarit
Më në fund Noizy e ka gjetur edhe një sozi të tij. Ai është njëri prej fansave të reperit të famshëm shqiptar.
Ngajshmëria mes tyre është shumë e madhe dhe kjo gjë është evidentuar edhe nga vetë Noizy, i cili nuk ka hezituar që ta bëjë publik këtë fakt, duke postuar një fotografi me sozinë e tij në profilin e tij në rrjetet sociale.
Emri i tij është Mondi dhe siç e shohim edhe në foto të dy djemtë kanë tipare identike me njëri-tjetrin.
Video/ Vajza e Eli Farës, Marina, ekspozon sërish gjoksin
Vajza seksi Eli Farës, Marina nuk rresht një sekondë së provokuari ma fotot dhe videot e saj.
Krahas një foto ku tregon se për të ka nisur sezoni i plazhit, Marina ka publikuar një video ku tregon pjesën e dekoltesë së saj duke kënduar nën ritmet e këngës “Sjena mo” të Majk.
Në fakt kjo hera e dytë që Fara publikon video me këtë këngë në sfond, për kë të jetë ky dedikim vallë?
Lu në kërkim të konsensusit për reformën në drejtësi, takon sërish Berishën
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është takuar sot me ish-kryeministrin Berisha. Temë e bisedës ka qenë sërish reforma në drejtësi.
Lu e njohu Berishën me rëndësinë shumë të madhe që qeveria e tij i kushton kësaj reforme si dhe me punën që kanë bërë këto ditë ekspertët ndërkombëtarë.
Sipas njoftimit të zëdhënëses së Berishës, ish-kryeministri theksoi se opozita është forca politike më e interesuar për reformën, “të cilën Rama bëri gjithçka ta përjashtonte nga procesi, ndonëse asnjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë që Kushtetuta të amendohej pa opozitën”.
“Kjo praktikë që ndoqi Rama bëri që të humbet një vit kohë dhe dy draftet të kthehen me vërejtje thelbësore nga Komisioni i Venecias, vërejtje që në tërësi ishin paraqitur nga opozita”,- ka thënë Berisha.
Në takim u fol edhe për kriminalitetin në vend.
“Lidhjet e Ramës me krimin, vrasësit dhe bandat, janë një problem tmerrësisht shqetësues për opozitën dhe vendin. Rasti i Arben Frrokut është një dëshmi tjetër e lidhjeve të fuqishme të Ramës dhe qeverisë së tij me krimin ndaj dhe ndihma e SHBA-ve në problemet e dekriminalizimit është e një rëndësie shumë të madhe”,- citohet të ketë thënë Berisha.
Kosova në UEFA dhe një “big like” nga Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin për pranimin e Kosovës në UEFA.
Përme snjë reagimi në Twitter, Rama e cilëson një arritje të rëndësishme këtë zhvillim.
“Kosova në UEFA! Urime vëllazërore dhe një Big Like gjithë atyre që punuan për këtë arritje kaq të rëndësishme. #ForcaKosovë”,- shkruan Rama.
04/05/2016/....................................
Vrasja në Belgjikë, Mark Frroku kërkon gjykim të shkurtuar
Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, ka kërkuar gjykim të shkurtuar për procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij, për vrasjen e një shqiptari të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.
Kërkesa e Mark Frrokut është bërë avokati i tij mbrojtës, ndërkohë që Gjykata do të vendosë sot në orën 14:00, nëse do ta pranojë këtë kërkesë.
Gjykimi i shkurtuar nënkupton pranimin e veprës penale dhe uljen e 2/3 së dënimit përfundimtar nga Gjykata.
Mark Frroku po gjykohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, në vitin 1999 në Belgjikë, ndërsa vet ish-deputeti ka thënë më herët se, nuk ka lidhje me këtë çështje.
Tiranë, lazaratasi i bënë rezistencë ndalimit, qëllon me grusht policin
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë, ku policia ishte në aksion për kapjen e një personi të kërkuar.
Burime nga uniformat blu, thanë se, personi i kërkuar nga Lazarati ka tentuar që të ikë dhe policia ka përdoruar armët.
I arrestuari qëlloi me grusht efektivin e policisë që i kërkoi ta ndalonte për kontroll. Më pas, uniformat blu u detyruan që të përdornin armët duke qëlluar në ajër për të neutralizuar të kërkuarin, të cilit iu gjet edhe një dozë kanabis sativa.
Burimet nga policia thanë se i arrestuari është Bako Buzheli.
Ja çfarë deklaroi kryeprokurori belg për Mark Frrokun
Prokurori Federal i Belgjikës, Frederic Van Leeuw, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në “TV Klan”.
Përgjatë intervistës, ai është ndalur edhe në rastin e deputetit Mark Frroku, në lidhje me akuzat e vrasjes së një shqiptari në vitin 1999 në shtetin belg.
Sipas kryeprokurorit belg, Frroku është objekt i një procedure ende në hetim, e cila pavarësisht të gjitha gjasave, ajo ende nuk është mbyllur.
Leeuw tha për “Opinion” se, ka patur një procedim në Gjykatën Penale, një dënim, por Gjykata e Lartë për arsye procedurale ka shfuqizuar këtë masë dënimi dhe çështja nuk është mbyllur ende në Belgjikë.
Ai tha se në të njëjtën kohë, në Shqipëri po zhvillohet edhe një hetim, po presim të shohim se çfarë do të dalë nga ky hetim në Shqipëri.
Ndërsa ka theksuar se, Frroku është në Shqipëri dhe Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj.
“Ajo që më intereson mua, është që drejtësia të vihet në vend dhe dua të shtoj se z.Frroku është shqiptar,- tha Leeuë - viktima është shqiptar, gjithçka ndodhi në një rreth shqiptar, ndaj mendoj se vendi më i mirë për t’u gjykuar është këtu”.
Kryeprokurori i Belgjikës nënvizoi ndër të tjera se, Mark Frroku, është këtu dhe do të ishte shumë e ndërlikuar për ne që ta merrnim nga një shtet që nuk i ekstradon shtetasit e tij.
“Mendoj se është e rëndësishme që në kuadër të drejtësisë, drejtësia të bëhet dhe ku duhet të mbrohet z.Frroku për akuzat e ngritura ndaj tij”,- tha ai për emisionin Opinion.
Merr fund izolimi i Kosovës, dritë jeshile liberalizimit të vizave
Komisioni Europian popozoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Një vendim që i jep fund izolimit për shtetin më të ri të Europës.
Komisioni Evropian propozoi në Këshillin e Bashkimit Europian dhe Parlamentin Europian heqjen e vizave për popullin e Kosovës, duke e transferuar Kosovën në listën pa viza për të hyrë në zonën Shengen.
Propozimi është paraqitur së bashku me vlerësim pozitiv i Komisionit të cilët kanë konfirmuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të saj.
Komisioneri për Migracion, Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos ka thënë sot se ka ndjekur me angazhim propozimin për heqjen e vizave për popullin e Kosovës me pasaporta biometrike.
“Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës arritjen e reformave të vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më gjerë, duke ndikuar në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi.
Unë e di se sa e rëndësishme udhëtimi pa viza për popullin e Kosovës dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj se Parlamenti Evropian dhe Këshilli do të miratojë propozimin tonë shumë shpejt”,- ka thënë Avramopoulos.
Ministri kosovar Çollaku jep sihariqin: Kosova, më në fund pa viza
Ministri për Integrim Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, dha sot lajmin e shumë pritur nga të gjithë kosovarët...
Sot në orën 13:00, ai deklaroi se qytetarët e Kosovës do të mund të qarkullojnë lirisht dhe pa viza në të gjithë hapësirën Shengen.
“Pa viza – 2016. Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kjo është një tjetër ditë historike në procesin e integrimit evropian. Nga sot po fillon të hapet horizonti evropian para kosovarëve.
Ky vendim është rezultat dhe konfirmim i përmbushjes së suksesshme të kritereve të udhërrëfyesit, rezultat i punës së përbashkët të qeverisë, kuvendit dhe institucioneve të pavarura.
Mbesim të përkushtuar që ta çojmë këtë proces deri në fund sa më shpejt.
Vendimi i Komisionit Evropian, vetëm e përforcon edhe më shumë bindjen time, se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza gjatë këtij viti.
Prandaj, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë që ka një gjë e tillë për secilin nga ne, do të punojmë maksimalisht që kjo dite të vjen sa më shpejt. Por sot, të gjithë kemi arsye të ndihemi krenar dhe të gëzuar sepse izolimi ynë mbetet vetëm një kujtim i hidhur i së kaluarës”.
Thaçi: Nuk ka më pritje para ambasadave, nuk ka më refuzime
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, postoi në profilin e tij zyrtar në Facebook sot në orën 13:15 një mesazh me rastin e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë nga BE.
“Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime.
Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët.
Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA dje. Javë historike”.
Të shtënat tek “Zogu i Zi”, ja kush është lazaratasi që qëlloi policin
Bako Buzheri nga Lazarati është personi që qëlloi me grusht punonjësin e policisë tek “Zogu i Zi” në Tiranë, gjë që detyroi uniformat blu të qëllonin 4 herë me armë në ajër, në mënyrë që të neutralizonin të kërkuarin.
Gjatë momentit të arrestimit, atij iu gjet edhe një sasi e vogël kanabis sativa, ndërkohë që ishte në kërkim nga policia.
Bako Buzheri 30 vjeç, ka qenë i arrestuar më parë nga uniformat blu dhe i dënuar nga Apeli i Krimeve të Rënda me 21 vite burgim.
Ai ishte akuzuar për pengmarrje dhe rrëmbim personi.
Do'stlaringiz bilan baham: |