Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Intervista për “Gazetën Shqiptare”



Download 6,39 Mb.
bet173/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   169   170   171   172   173   174   175   176   ...   352

Intervista për “Gazetën Shqiptare”

Z.Hysa, ju u dënuat nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 18 vjet heqje lirie; a e prisnit këtë vendim?

Ishte një vendim i pritur, sepse në orën 17:30 mbaroi mbrojtja. Në fakt, vendimi nuk duhej të jepej atë ditë, sepse ishte jashtë orarit zyrtar. Unë u thashë dhe mbështetësve, sepse vendimi u la në orën 7 të mbrëmjes, ‘ju lutem – u thashë, – ecni, se nuk dihet se kur mund të takohemi, se mund të vdes edhe në burg’, se e prisja nja 20 vjet. E prisja, se gjatë gjithë procesit, gjykata ka mbajtur anën e organit të akuzës, se i kanë manipuluar faktet dhe gazetarët i kanë nxjerrë jashtë. Si të mos e prisje?! Ishte i pritshëm! Pastaj aty ka pasur edhe përfaqësues të ambasadave të huaja; pse duhej të vinin ata gjatë gjithë kohës aty gjatë gjithë procesit?!

Procesi ka qenë i manipuluar dhe i censuruar, por na mjafton Allahu. Unë u dhashë edhe këshillë vëllezërve aty: mos bini pre e provokimit! Dhe të njëjtin mesazh përcjell për vëllezërit myslimanë, sepse ky mund të jetë një provokim nga të tjerët dhe ne nuk duhet të biem pre e provokimeve.

Më mirë burgu ynë sesa të ndodhin trazira në Shqipëri. Shqipëria është një vend i varfër. Unë ia shpreha edhe trupit gjykues kur bëra mbrojtjen: “Na lini more rehat; çfarë kemi bërë, çfarë kemi vrarë? Ne kemi folur për çështjen e Sirisë; cili është krimi?!” Vetë gjykata është shprehur në procesin gjyqësor që, “ju nuk gjykoheni për veprimet e tyre”. Por për çfarë gjykohemi atëherë?! Ne tani gjykohemi për shkak të bindjeve tona, kjo është luftë ndaj parimeve tona.



Ju pretendoni se jeni të pafajshëm, atëherë pse mendoni se po ju bëhet kjo? Për shkak të besimit. Ku janë faktet dhe provat që ne kemi kryer krim?

Që në arrestimin tonë, ata kanë bërë një arrestim skandaloz. Në momentin e arrestimit, i kanë thënë djalit tim, 11 vjeç në atë kohë, që, “nuk do ta shikosh babain tënd pas ditës së sotme”.



Kush e ka thënë këtë?

Ata punonjësit e policisë. Po këtu është padrejtësi e madhe, po më mjafton Allahu. Është anormale t’i dënosh njerëzit për shkak të besimit të lirisë së shprehjes. Ne kemi qenë të hapur edhe kur kemi thënë në xhami për padrejtësitë që po bën Bashar al-Asadi. Përse nuk e quajnë Basharin njeri terrorist, mbi 500 mijë veta të vrarë, pasi sipas raportit, njerëzit që ka vrarë Bashari janë 98% civilë, sepse i ka vrarë nga bombardimet.



Gjatë gjithë seancave, ju keni deklaruar se nuk e njihni Komunitetin Mysliman si institucion, madje e keni quajtur Komunitet dyfytyrësh; përse?

E kam thënë dhe do vazhdoj ta them: ata janë hajdutë. Unë kam qenë marrë me organizimin e Haxhit dhe kam qenë në konkurrencë me ta. Unë e bëja Haxhin sipas rrugës profetike, ata çuan letër deri në ambasadë që, ‘ky person është i rrezikshëm’. Nuk kanë parime ata, ata kanë shitur pronat e myslimanëve. Dua të them se njerëzit janë të lirë, nuk janë të detyruar të zgjedhin shoqatën që duan ata. Po nëse një mysliman do bëhet i krishterë, çfarë veprimi do të bëjnë ata? Të gjitha indiciet kanë qenë me i dhënë shtetit kurajë për t’i dënuar këta besimtarë. Unë ta thashë, Komuniteti që pretendon se mbron myslimanët, janë armiqtë tanë; çfarë do të thuash pastaj për shtetin, por ata që pretendojnë se janë pjesë e jona, ata i thonë shtetit: dënojini!




Sulmi në Afganistan që la të vrarë dy ushtarë të NATO-s
Persona të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake afgane kanë vrarë dy ushtarë të NATO-s në një bazë në jug të vendit.

Talebanët nuk nguruan por menjëherë morën përgjegjësinë e sulmit e cila vjen si pasojë e kryengritjeve në muajt e fundit.

“Dy ushtarë mbështetës të NATO-s vdiqën pasi dy persona të veshur si ushtarë afganë hapën zjarr në jug të Afganistanit”,- thuhet në deklaratën për shtyp të NATO-s.

Ende nuk janë bërë me dije kombësitë e viktimave apo vendndodhja e saktë e sulmit.


Koreja e Veriut prezanton spitalin e saj modern

Koreja e Veriut më 7 maj ka organizuar një turne të pazakontë pasi ka prezantuar një spital modern që nxjerr në pah dashurinë e udhëheqësve të saj për popullin.

Ky marternitet ndodhet në Pyongyang, ndërsa ditën e sotme është vizituar nga presidenti themelues Kim Il-Sung dhe djali i tij pasues Kim Jong-Il.

Lideri i Koresë së Veriut i ka kërkuar stafit mjekësor që të përmirësohet mënyra për lehtësimin e dhimbjeve të lindjes.

Prania e shumtë e medieve i dha jehonë lajmit që në këtë spital ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve shëndetësore duke përfshirë edhe trajtimin e kancerit.

Kanceri në mushkëri, ja 6 shenjat e hershme që duhet t’i dini
Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të përhapura të kancerit që prek rreth 402.326 amerikanë. Ky lloj kanceri ka norma shumë të larta vdekshëmrie, rreth 27% e të gjitha vdekjeve vijnë si pasojë e kancerit të mushkërive.

Ashtu si çdo lloj kanceri tjetër, zbulimi në faza të hershme të tij është thelbësor për një trajtim të suksesshëm.

Ja disa nga simptomat e para që mund të tregojnë shfaqjen e këtij lloj kanceri:

1 - Kollë e vazhdueshme:

Kolla e vazhdueshme, intensive që zgjat për më shumë se 2 javë dhe nuk përmirësohet aspak mund të tregojë për një tumor të mundshëm në mushkëri.



  1. - Ndryshimet në kollë:

Ndryshimet në zë, kollë që bëhen të dhimbshme kërkojnë kujdes mjekësor.

3 - Gjakderdhja

Gjakderdhja gjatë kollitjes është gjithashtu një shenjë paralajmëruese.



4- Vështirësi në frymëmarrje:

Gulçimi ose vështirësitë në frymëmarrje janë një shenjë që tregojnë për kancer mushkërish gjithashtu. Kjo ndodh për shkakun se tumoret e mushkërive zvogëlojnë qarkullimin e ajrit në rrugët e frymëmarrjes, ose çojnë në akumulimin e lëngjeve rreth mushkërive.



5 - Dhimbje gjoksi:

Nëse ju shoqërojnë për një kohë të gjatë dhimbjet e gjoksit, kolla e vazhdueshme dhe me intensitet të lartë dhe dhimbja në pjesën e pasme, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.



6 - Rënia në peshë në mënyrë të pashpjegueshme:

Rënia në peshë në mënyrë jo normale dhe të pashpjegueshme është një nga shenjat që tregon thuajse për të gjitha llojet e kancerit./Choose Healthy Life/Shendeti/


Këto ushqime më mirë mos i konsumoni në mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por shpesh shumë prej nesh për arsye nga më të ndryshmet nuk e konsumojmë.

Një sekret tjetër i tij janë dhe llojet e ushqimeve që ne konsumojmë, pasi janë dhe ndikuesi i drejtpërdrejtë në vënien e kilogramëve të tepër. Ka disa ushqime që ne nuk duhet t’i konsumojmë që në mëngjes, nëse duam që të kemi forma të mira fizike.

Ushqimet që duhet të jenë jashtë listës së mëngjesit janë:



-Omeletë me vezë

Omeleta me vezë, duke qenë se ajo është shumë e pasur me proteina, vitamina, edhe yndyra, pasi gatuhen me vaj, ka shumë gjasa që të na bëjë të shëndoshemi.



-Drithërat

Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë, por përzierja e tyre me sheqer ndikon direkt në shtimin e peshës.



-Lëng portokalli

Të pish një gotë lëng portokalli në mëngjes është një gabim, sidomos nëse ne e konsumojmë të shtrydhur portokallin pasi mënyra më e mirë është që ai të konsumohet i gjallë.



-Kos me fruta

Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.



-Buka

Për shumë prej nesh është e pa konceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin. Këto janë disa këshilla ushqimore që do ju ndihmojnë për të qëndruar larg kilogramëve të tepërt.



Fotolajm/ Linda Rama me Zahon drejt Romës
Ai ende nuk i ka mbushur 2 vjeç, megjithatë është padyshim fëmija më i famshëm shqiptar.

Prindërit e tij kanë zgjedhur të prezantojnë shumë pak nga fëmija i tyre edhe pse në daljet publike na ka rrëfyer copëza nga e përditshmja me vogëlushin.

Në fotot që shfaqen si familje, kanë zgjedhur që djali të jetë me shpinë nga objektivi i aparatit, duke i lënë të gjithë kuriozë. Po flasim për Zaho Ramën, djalin e vogël të kryeministrit Rama.

Edi dhe Linda Rama janë përpjekur ta mbajnë larg syrit të publikut, duke zgjedhur mos ta bëjnë pjesë të interesit të mediave e deri më sot duket se ia kanë dalë.

Për herë të parë, zbulohet imazhi i vogëlushit Zaho. Linda Rama ka qenë së bashku me të birin, teksa kanë qenë në autobusin e aeroportit të Romës, për tu kthyer në Shqipëri.

Objektivit të paparazit tonë nuk ka mundur ti shpëtojë zonja e kryeministrit Rama, teksa është shfaqur e veshur “casual”, me syze dielli dhe flokë të mbledhura bisht në Romë.

Me të ka qenë edhe Zaho, që Linda po e mban në krahë deri tek avioni i linjës Romë-Tiranë. Një vogëlush shumë simpatik dhe i veshur me shumë shije shfaqet edhe Zaho i vogël.

Ai e ka shijuar këtë xhiro, teksa duket kurioz për të parë njerëzit përreth. Në daljet e tij publike, kryeministri Rama jo rrallë herë ka folur edhe për Zahon. “Ai është shumë king”, është shprehur Rama, për gazetarët teksa e kanë pyetur për djalin e tij nga martesa me Linda Ramën. E në fakt jo pa të drejtë, pasi vogëlushi duket një fëmijë i adhurueshëm, dhe me një ngjashmëri të madhe me të atin./bluetooth/



Lushnjë, të shtëna me armë, dy vëllezër kërcënojnë 27-vjeçarin

Një person është arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi qëlluan me armë në ajër duke kërcënuar një person.

I arrestuari është Vangjel Seferasi 55 vjeç dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij V.Seferasi, 43 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karbunarë të Lushnjës për motive dobëta. Të dy qëlluan 5 herë në armë duke kërcënuar 27-vjeçarin me iniciale F.G.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e Vangjel Seferasit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 57 fishekë model 54, 15 fishekë arme gjahu, mjeti tip “Benz” me targa “AA 578 DJ”.


Blendi Fevziu dhe pallati tek ish-PD: Ja si qëndron e vërteta e tij

Kohët e fundit moderatori i njohur është akuzuar për një pallat të tij, në qendër të Tiranës. I ftuar në emisionin “Oktapod”, në “Vizion Plus”, Fevziu ka rrëfyer të vërtetën.

“Nuk jam marrë kurrë me ndërtime pallatesh në jetën time, nuk kam kohë fizike të bëj ndërtime, nuk kam asnjë kompani të regjistruar dhe nuk do të merrem kurrë me ndërtime”,- ka thënë drejtuesi, duke përgënjeshtruar zërat që janë ngritur për këtë.

Ai ka shpjeguar se në atë zonë ka trashëguar një truall nga e ëma dhe se i takonin 300-400 metra katrorë.

I pyetur gjithashtu nëse dëshironte të kishte një fëmijë të tretë, moderatori përgjigjet se, ende nuk e di një gjë të tillë, por ardhja në jetë e vajzës së vogël i ka shtruar një dimension tjetër jetës së tij.

“Nuk e di, por jam shumë i lumtur me vajzën e vogël që ka ardhur. Kam rigjetur një dimension të ri, që vrapoj për të shkuar në shtëpi që ta kap pa fjetur akoma”.




Fotogaleri/ Koleksioni i Edith Durham: Shqipëria në vitet 1903-1913
Nga Robert Elsie, shkrimtar, albanolog, përkthyes, interpret
Mary Edith Durham [Meri Ijdëth Durëm] (1863-1944) vinte nga një familje e madhe dhe e pasur nga veriu i Londrës. Ishte më e madhja prej tre vëllezërve dhe gjashtë motrave, të cilët ishin kryesisht të suksesshëm në karrierat e tyre përkatëse në mjekësi, inxhinieri dhe administratën publike. Edith, të cilën në familjen e saj e thërrisnin me nofkën mashkullore Dickie [Diki], ndoqi Bedford College në Londër (1878-1882) dhe më tej studioi pikturë dhe vizatim në Akademinë Mbretërore të Arteve.

Në këtë kuadër, në vitin 1899, ajo bëri ilustrimet për një vëllim të kolanës Cambridge Natural History, dhe më vonë ka lënë skica edhe piktura të shumta nga Ballkani.

Si vajza më e madhe dhe e fundit e mbetur në shtëpi, asaj i kishin besuar detyrën që të kujdesej për të ëmën e moshuar dhe të sëmurë. Kjo jetë monotone bëri që Edith, pas një farë kohe, të përfundonte në prag të një krize nervore. Mjeku e këshilloi të shkëputej nga çdo gjë dhe të udhëtonte. Kështu, në vitin 1900, Edith Durham 37 vjeçare u nis me një mikeshë të saj për një udhëtim me vapor përgjatë bregut të Adriatikut deri në Kotor. Udhëtimi e magjepsi dhe përtëriu.

Një vit më pas, u kthye përsëri dhe udhëtoi gjerësisht në Malin e Zi dhe, më vonë, deri në Luftën e Parë Botërore, çdo vit ajo kalonte të paktën dy muaj në Ballkan, i cili iu bë pasioni dhe shpëtimi i saj.

Në vitet 1902-1903, pasi kishte mësuar pak serbisht dhe shumë më tepër për historinë e Ballkanit, Durham bëri një udhëtim në Serbi për të mbledhur të dhëna për librin e saj të parë, Through the Lands of the Serb [Përmes trevave të Serbit], Londër 1904, ribotim 2015.

Ky libër përfshin edhe rrëfimet për vizitat e saj në Shkodrën dhe Kosovën e Perandorisë Osmane. Ishin udhëtime të jashtëzakonshme, që kërkonin guxim dhe këmbëngulje, veçanërisht për një femër që udhëtonte vetëm. Edith Durham i kishte që të dyja këto cilësi.

Në fund të vitit 1903 u kthye për një qëndrim pesë-mujor në Ballkan, ku punoi për Komitetin Humanitar Maqedonas (Macedonian Relief Committee).

Ky udhëtim dhe gjendja e llahtarshme humanitare në zonat kryengritëse të Maqedonisë, përshkruhen në librin The Burden of the Balkans [Brenga e Ballkanit], Londër 1905, ribotim 2015, i cili përfshin edhe rrëfimin e udhëtimit të saj të parë në Shqipërinë e jugut dhe të mesme. Gjatë viteve të mëpasshme udhëtoi në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë për të mbledhur materialin etnografik që u botua shumë më vonë në librin e saj Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans [Disa prejardhje fisnore, ligje dhe zakone të Ballkanit], Londër 1928, shqip Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve, Tiranë 2009, me ilustrime të autores.

Politika ekspansioniste e Serbisë dhe Malit të Zi, të cilën e kishte hasur në udhëtimet e saj, u bënë shkas që ajo t’i kthente shpinën këtyre vendeve dhe t’i përqendronte më shumë vëmendjen dhe simpatitë e saj mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.Në verën e vitit 1908 Edith bëri një udhëtim tjetër në Malin e Zi, prej aty në Shkodër dhe pastaj përmes malësisë së veriut deri në Kosovë, udhëtim ky i përshkruar në librin e saj më të njohur High Albania, Londër 1909, ribotim 2015, shqip Shqipëria e Epërme, Tiranë 2012.

Tranporti i kuajve neper Drin. 1908

Mirdita

Prizreni


Kryq ne Vukel te Kelmendit. 1908

Burrat e fisit Shkreli ne festen e Shen Nikolasit ne Bzhete

Gra te fisit Kastrati. 1908

Ren Vula, nje djale mysliman nga Gjakova duke mbajtur kalin, guida e Edith Durham dhe burri me mustaqe, Mark Shantoja, katolik nga Shkodra, ne Kosove.1908

Shkoder, gra sllave ne fshatin Vrake. 1913

Nje virgjereshe e betuar , 47 vjece, nga Rapsha e Hotit. 1908

Selce. Nje virgjereshe e betuar e rrethuar nga burra te fisit Kelmendi

Kalaja e Beratit 1904

Dervishet e teqese ne Permet, 1904

Shpend Deli me burrat e tij, refugjate ne Vuthaj te Malit te Zi. 1913

Durham me malesore 1913

Kruja, 1923

Shelcan, Shpat, afer Elbasanit. 1904

Barke ne lumin Vjosa afer tepeles, 1904

Shkoder, Edith Durham me bajraktarin e Koplikut, 1912

Ura otomane e Drojes ne Mamurra

Edhe sot e kësaj dite shumë lexues janë të mendimit se ky është libri më i këndshëm në gjuhën angleze i shkruar ndonjë here për Shqipërinë.Me kalimin e kohës, Edith Durham bëri mjaft emër ndër shqiptarët e veriut për interesin e treguar dhe mbështetjen e saj për çështjen shqiptare dhe shumë shpejt ajo filloi të njihej në malet e veriut si kraljica e malesorëvet. Madje tek-tuk ndër shqiptarët u përhapën edhe fjalë se ajo ishte motra e mbretit të Anglisë.

Libri tjetër, The Struggle for Scutari (Turk, Slav and Albanian), Londër 1914, ribotim 2015, shqip Lufta për Shkodrën: turq, sllavë e shqiptarë, Shkodër 2005, përqendrohej mbi rrethimin e përgjakshëm malazez të Shkodrës në kohën e pavarësimit të Shqipërisë. Ky është ndoshta libri i saj më ambicioz, një përshkrim i dhimbshëm i luftës, urisë dhe katastrofës humanitare. Gjatë asaj kohe Durham vizitoi edhe jugun e Shqipërisë dhe konstatoi se gjendja nën pushtimit grek atje nuk ishte aspak më e mirë.

Pas Luftës së Parë Botërore botoi librin Twenty Years of Balkan Tangle, Londër 1920, ribotim 2015, shqip Njëzet vjet ngatëresa ballkanike, Tiranë 1944. Ky libër përbën kulmin dhe sintezën e shkrimeve të Edith Durham. Ai përfshin periudhën nga udhëtimi i saj i parë në Ballkan në vitin 1900 deri në Luftën e Parë Botërore, dhe në një farë mënyre mund të konsiderohet si memoaret e saj.

Vizitën e saj të fundit në Ballkan Edith Durham e bëri në vitin 1921. Pas kësaj, kryesisht për arsye shëndetësore, ajo nuk ishte më në gjendje të kryente udhëtime të tilla të mundimshme. Megjithatë, mbështetja e saj për Shqipërinë nuk pushoi asnjëherë gjatë dy dhjetëvjeçarëve vijues. Durham ishte anëtare themeluese e Shoqatës Anglo-Shqiptare (Anglo-Albanian Association) në Londër dhe shkroi artikuj të shumtë shtypi si dhe “letra botuesit” të panumërta për t’iu kundërvënë mendimeve të gabuara dhe për të tërhequr vëmendjen mbi Shqipërinë dhe vuajtjet e saj.

Ajo ishte gjithashtu autore e shumë artikujve shkencorë për kulturën popullore shqiptare dhe malazeze dhe për historinë dhe politikën e Ballkanit. Shumë prej këtyre shkrimeve u përmblodhën kohët e fundit në vëllimin The Blaze in the Balkans: Selected Writings, 1903-1941 [Zjarri në Ballkan: shkrime të përzgjedhura, 1903-1941], Londër 2014.

Në këtë periudhë u botua edhe libri i saj i fundit, tashmë ndoshta i harruar, The Serajevo Crime [Krimi në Sarajevë], Londër 1925, ku flitet për rrethanat e vrasjes së Arqidukës Franc Ferdinand të Austrisë, vrasje e cila u bë shkas për fillimin e Luftës së Parë Botërore. Në vitet e mëvonshme, shtëpia e saj në Londër u bë vend takimi për miq të Shqipërisë dhe për shqiptarë në mërgim. Vdiq në nëntor 1944, dy javë para ardhjes në pushtet të komunistëve në Shqipëri.



Koleksioni Fotografik i Edith Durham

Në pranverën ose verën e vitit 1900, para udhëtimit të saj të parë në Ballkan në gusht të atij viti, Edith Durham bleu një aparat të vogël fotografik të markës Kodak Brownie. Me sa duket, atë aparat e ka marrë me vete në të gjitha udhëtimet e saj në Ballkan.

Gjithsej tani disponojmë 450 fotografi të saj nga Ballkani. Ato ruhen kryesisht në Institutin Mbretëror Antropologjik (Royal Anthropological Institute) në Londër, në Muzeun Britanik në Londër, dhe në Muzeun Pitt Rivers në Oksford.

I jemi mirënjohës Institutit Mbretëror Antropologjik, anëtare e shquar e të cilit ishte dikur Edith Durham, që na dha leje t’ia paraqesim këto foto të harruara publikut.



Aksidenti në Golem-Kavajë, prokuroria nis hetimet

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 2 fëmijë dhe mbetën të plagosur edhe nënë e bijë, Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimin kryesisht për përgjegjësit e rrugës.

Organi i akuzës ka dyshime së një ndër arsyet e aksidentit tragjik është edhe mos plotësimi si elementëve të sigurisë së rrugës.

Dyshimet e prokurorisë lidhen edhe me faktin se gjatë dy viteve të fundit në aksin Golem - Kavajë kanë ndodhur dhjetra aksidente me pasoja të rënda për jetën dhe autoritetet përkatëse nuk kanë marrë masa parandaluese.

Pasditen e së shtunës Silva Negollari po udhëtonte sëbashku me 3 fëmijët e saj, kur makina Mercedes Benz me targa AA 372 JG pasi humbi kontrollin u përplas me trafik-ndarësen.

Dy prej fëmijëve, 3 dhe 5 vjeç, të cilët dyshohet se nuk kanë qenë të lidhur me rripin e sigurimit, nuk mundën t’u mbijetonin dëmtimeve të shumta, ndërsa 24-vjeçarja, së bashku me vajzën 1 vjeçe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në aksin Laç - Mamurras, ku një i kalimtar i moshuar u përplas për vdekje nga një automjet që lëvizte me shpejtësi./TCh/
Celularët/ AKEP i kthen ofertat 1-mujore në 28-ditore, vidhen 2 ditë
“Nisma #Thurje” ka botuar një mesazh nga një qytetar në lidhje me një nga skandalet e fundit të kompanive celulare në bashkëpunim me AKEP-in.

Ja çfarë ka konstatuar ky qytetar... dhe një “urim” për krerët e AKEP-it:

“Pershendetje Nisma!

Vjedhjet dhe poshtersinat ne kete vend nuk kane te sosur. Gjithkush nga ne kush perdor telefon (celulare) ka hasur dicka te pazakonte ne lidhje me ofertat mujore. Dje pasi bera rimbushjen dhe aktivizova oferten spontanisht numeroj ditet e ofertes dhe cuditerisht me dalin 28 dite oferte. U habita! Telefonoj sekretarine dhe i them: Si ka mundesi qe oferta 30-diteshe eshte bere 28 diteshe? A mos ndoshta na eshte bere muaji 28 ditesh dhe nuk ditkemi gje? Pasi une rrogen e marr ne fund te 30 diteve?

Eshte vendimi i AKEP-it me thote, per te gjitha kompanite telefonike.

Me thene te drejten nuk e zgjata pasi e di qe ajo s'eshte fajtore. Vetem i them AKEP-it dhe shefave qe kane rene dakord t'na rrjepin ne kete menyre...ilace ju befshin leket tona qe na i merrni padrejtesisht.

Une vetem jam i pafuqishem mirepo ju premtoj se ne cdo rast ku do protestohet (prostest popullore) persa i perket ktyre mashtrimeve dhe zhvatjeve UNE DO TE JEM ATY”.

Londër, kryebashkiaku i ri Khan foto me flamurin kuqezi
Kreu i ri i Bashkisë së Londrës, cilësuar si i pari mysliman në krye të bashkisë së rëndësishme të një vendi të BE-së, njihet si dashamirës dhe mik i shqiptarëve.

Madje, në disa raste të prezantimit publik, ai është parë të përshëndes edhe në gjuhën shqipe.

Një nga këto raste ka qenë edhe kur Sadiq Khan, mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar.

Atëherë ai nuk i kurseu notat pozitive për shqiptarët, madje këtë e shprehu edhe me një postim në profilin e tij në twitter, duke pozuar me flamurin shqiptar dhe duke iu drejtuar ndjekësve në shqip “Si jeni”.


83 vjeçe! Popujt me këngëtare si Pagarusha, të bekuar
Në ditëlindjen e 83-të të Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar këngëtaren e shquar shqiptare.

Me këtë rast, ai u shpreh se Pagarusha me zërin e saj të mrekullueshëm, i ka dhënë kulturës së Kosovës vlera të përhershme, duke u bërë njëherësh burim frymëzim për breza të tërë.

“Zëri i saj ka kumbuar fuqishëm përgjatë dekadave të tëra, duke na mbajtur gjallë dashurinë për kulturën, të bukurën dhe shpresën për një të ardhme ma të ndritshme”,- u shpreh Shala, dhe shtoi se “popujt që kanë këngëtare si Pagarusha janë të bekuar”.

Ai më tej u shpreh se arti i Pagarushës, është dëshmi e fuqishme e identitetit të Kosovës dhe një vlerë e jashtëzakonshme me të cilën krenohet vendi ynë.

Po ashtu, Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë kulturën e pasur të Kosovës, duke e promovuar, nxitur dhe ruajtur atë si vlerë për brezat e ardhshëm.

Shala ndër të tjera u shpreh se artistet si Nexhmije Pagarusha na nxisin që të punojmë edhe më shumë dhe më me përkushtim për Kosovën tonë./DP/


Leli, turistëve: Do kujtoni me krenari, ‘isha në ditët që Vlora po ndryshonte’

Qyteti i Vlorës është kthyer në një kantier ndërtimi dhe sezoni turistik i këtij viti pritet të paraqesë mjaft vështirësi.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” thotë se, pavarësisht gjithë problemeve të infrastrukturës Vlora do të zgjojë interesin e vizitorëve.

“Vlorën mund ta vizitojnë jo vetëm kur është në ditët e saj të zakonshme, por edhe kur është duke ndryshuar, sepse të shijosh ndryshimin nuk është gjë e vogël dhe të thuash pas ca vitesh, kur të gjitha këto objekte të rëndësisë së veçantë të kenë mbaruar, çdokush do të përmendë me krenari: Unë isha në ditët që Vlora po ndryshonte”,- tha ai.


Pasuria/ "Kaubojsi” i tregon të gjitha, 20 shtëpi në Shqipëri e Itali

Troje, dhjetëra apartamente, aksione, të ardhura nga qiratë, huamarrje dhe transaksione qindra mijëra euro. Kjo është vetëm maja e ajsbergut pasurisë së akumuluar gjatë vitit 2015 nga disa deputetë të Parlamentit Shqiptar, sidomos ligjvënësit biznesmenë.

Deputeti Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe në rrethet politike dhe mediatike edhe si “Kaubojsi”, në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, deklaron 14 apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 725,92 m2, me një vlerë 23,580,220 lekë.

Pranë ILDKP, Ndocaj, ka deklaruar edhe një shtëpi private në Sarandë, me sipërfaqe 600 m2, plus 1200 m 2 truall, me vlerë 100 mijë euro.

Deputeti deklaron edhe dy dyqane në Lezhë me sipërfaqe 259 m2, me vlerë 10,360,000 lekë, një tjetër apartament në Lezhë me sipërfaqe 69 m2, me vlerë 2,000,000 lekë.

Deputeti deklaron dy një apartamente në Tiranë me sipërfaqe 320,30 m 2 dhe 94.3 m2, si dhe një bodrum me sipërfaqe 666 m2, me vlerë 496 mijë euro.

Po ashtu, deputeti Ndocaj deklaron dy apartamente në Itali me sipërfaqe 480 m2 dhe 180 m2, me vlerë 650 mijë euro dhe 300 mijë euro.
Në kërkim të vitheve të mëdha…


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   169   170   171   172   173   174   175   176   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish