Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë
Ministria e Drejtesise njofton se:
Sot me date 6 maj 2016, nga ana e policise se shtetit jane dorezuar ne paraburgim shtetasit A.P dhe I.K.
Shtetasit e arrestuar jane dorezuar ne gjendje te rende shendetesore dhe me demtime te dukshme fizike per shkak te dhunes se ushturar, ndersa njeri nga te arrestuarit ka demtime me te renda dhe gjendet ne spital.
Ministri i Drejtesise, z. Ylli Manjani ka urdheruar Sherbinin e Kontrollit te Brendshem te Burgjeve qe te evidentoje ngjarjen dhe ta referoje menjehere rastin ne Prokurori, ndersa sjell ne vemendje se ushtrimi i dhunes ndaj personave te ndaluar perben veper penale.
Aktualisht, personave te demtuar po ju merren deshmite paraprake dhe ceshtja do t’i referohet prokurorise.
(FOTO: Artur Polovina dhe Ismet Kumria)
Alban Trimi nuk tregon pse e zhduku pistoletën e Elton Çiçës pas vrasjes
Polici Alban Trimi nuk ka pranuar të bashkëpunojë më drejtësinë. Ai vazhdon të mohojë se ka fshehur pistoletën që mbante me vete Elton Çiça. Ky ishte versioni që tregoi avokati i tij në sallën e gjyqit para se të caktohej masa e sigurisë.
“Jam dakort me avokatin, nuk kam fshehur asgjë”,- u shpreh Alban Trimi. Por prokurori i tha trupit gjykues se, veprimet e Alban Trimit pasi ndodhi vrasja janë të filmuara nga kamerat e sigurisë.
Ai duket qartë, sipas akuzës që së bashku me dentistin Redjan Rraja lëvizin pistoletën nga trupi i viktimës.
Arma është zhdukur dhe nuk është gjetur ende nga policia. Alban Trimi u arrestua 4 ditë pas krimit. Mbetet mister fakti se përse u zhduk pistoleta nga vendi i ngjarjes dhe përse duhet ta bëjë një krim të tillë një efektiv policie.
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Alban Trimi, akuzuar se prishi provat gjatë ekzekutimit të Elton Çiçës.
U gënjye nga Kryeministri Rama. Dorëhiqet kryetari i arkitektëve
Kreu i Shoqatës së Arkitektëve, Maks Mitrojorgji ka vendosur të japër dorëheqjen nga funksioni që mbante pas përdorimit që i ka bërë kryeministri Rama lidhur me ndërtimin e stadiumit "Arena Kombëtare". Mitrojorgji, 68 vjeç, është tërhequr nga drejtimi i shoqatës, pasi ai nuk e ka duaruar dot presionin e madh.
Fillimisht ai u deklarua së bashku me anëtarët e tjerë të shoqatës së arkitektëve kundër ndërtimit të stadiumit të ri, mbi veprën historike të Gerardio Bosios. Por, për habinë e të gjithëve, kur u ndodh përballë Ramës në mbledhjen e KKT, ai ndryshoi mendim radikalisht. Ai tha se nuk e njihte më parë projektin, por tani që u njoh me të ishte dakord.
Kjo deklaratë krijoi një furtunë të vërtetë mediatike. Profesionistët dhe mediat hodhën dyshimin se Rama nën presionin e madh të publikut e kishte shantazhuar Mitrojorgjin me humbjen e punës së njerzve të tij më të dashur që ishin rrogtarë në shtet.
Këto dyshime i nxiti edhe më tepër një deklaratë e vetë kryeministrit ku dukej qartë se ai po e përdorte kreun e shoqatës: "Edhe shoqata e arkitektëve ndryshoi mendim pasi u njoh me projektin",- shkroi Rama në Facebookun e tij.
Ndryshimi i mendimit i kushtoi Mitrojorgjit edhe kritikat e ashpra të kolegëve të vet. I pari reagoi zëvendësi i tij në shoqatën e arkitektëve, Arben Biçoku. "Distancohem nga qëndrimi i arkitektit Maksim Mitrojiorgji në mbledhjen e këshillit kombëtar të territorit të ditës së sotme, 29;04;2016, ku u shqyrtua projekti i stadiumit të ri të Tiranës, duke deklaruar se ai ishte qëndrim personal dhe jo rezultantja e mendimit të shoqatës së arkitektëve.
Pozicionet hyra me mëndjen time, po po dal me mendjen e shefit janë të papranueshme për mua dhe tregojnë mungesë karakteriale të theksuar",- u prononcua ai.
Pikërisht nën këtë presion, mes ndërgjegjjes së vet profesionale, trysnisë së kolegëve dhe shantazhit apo miklimit nga pushteti u gjend Mitrojorgji kur pranoi të jepte një intervistë të gjatë për çështjen e stadiumit në emisionin "Të paekspozuarit" të Ylli Rakipit. Dhe aty, gjatë këtij bashkëbisedimi, ai u kthye në qëndrimet e para.
"Stadiumi mund të mos ndërtohej me kullë, mund të mos ishte aq i lartë, mund të mos ishte me ato ngjyra të ndezura" tha Maks Mitrojorgji gjatë intervistës. "Pra me një të rënë të lapsit ju po hidhni poshtë gjithë projektin pa e pranuar publikisht", - ja ktheu Rakipi. (Poshtë intervista e plotë).
Pikërisht, këto luhajtje, kuptimi i përdorimit brutal që i bëri Rama, detyrimi për të "tradhëtuar" kolegët e tij, vështirësia për të shpërfillur bindjet si pasojë e trysnisë së pushtetit, e kanë bërë Mitrojorgjin që sot të shpallë dorëheqjen.
Pas diskretitimit publik që i bëri Rama, pas pamundësisë për të mbrojtur mediatikisht pozicionin e tij, një ditë pas intervistës te "Të Paekspozuarit" kreu i Shoqatës së arkitektëve dha dorëheqjen. Duke u bërë një shembull i mirë se si përfundon pas shërbimit njëpërdorimsh nga Edi Rama.
Duke treguar gjithashtu se pavarësisht luhatjes ka njerëz tek të cilët ndërgjegjja ska vdekur ende plotësisht dhe opinioni publik ndikon ende.
Fotolajm/ Drejtori i ri i RTSH-së, bira me vëllain e kryeministrit Rama
Thoma Gëllçi, drejtori i ri i Radiotelevizionit Publik Shiptar, që u zgjodh sot në krye të këtij institucioni, njihet ndër të tjera edhe si një mik i afërt i vëllait të kryeministrit Edi Rama.
Gëllçi ka qenë për shumë vite kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”, si dhe këshilltar për mediat i disa kryeministrave që nga viti 1997 deri në vitin 2004.
Në foton e publikuar sot ai shihet duke pirë birra me Olsi Ramën.
Gëllçi përflitej prej kohësh për t'u zgjedhur në krye të RTSH-së. Ai mori shumicën e votave përballë Petrit Malaj.
Njw nga fotot e parë që qarkulloi në media ishte pikërisht ajo e festimit të tij me një birrë me Olsin pak minuta pas zgjedhjes së tij.
Skicat dhe fotot historike/ Ja si u ngrit stadiumi “Qemal Stafa”...
Forumi për Trashëgiminë Kulturore ka rrëfyer se është ai, që ka ndikuar tek Kryeministri Rama për të ruajtur ballinën e Stadiumit Kombëtar si një gjurmë me rëndësi historike dhe kulturore.
Njëherësh, FTK ka hedhur sot një vështrim historik me fotografi të kohës mbi “Qemal Stafën”: Që nga skicimi, ndërtimi, inspektimi nga delegacioni fashist dhe konti Çiano e derisa ai erdhi e u mpak.
“Më në fund, falë reagimit publik, ku Forumi ynë pati rolin e vet, – shprehet Forumi, – Kryeministri hoqi dore nga ideja fillestare e zhdukjes së çdo gjurme të stadiumit ekzistues, duke pranuar ruajtjen e pjesës ballore të tij.
Përmes një vështrimi historik të jetës së Stadiumit Kombëtar, po përpiqemi të vijojmë të ndikojmë në përmirësimin e mëtejshëm të kësaj vendimmarrjeje, ashtu edhe në mbajtjen ndezur të opinionit publik, i cili deri tani e ka luajtur rolin e vet”.
Rrëfehet Xhesika Ndoj: Takimi im në bregdet me Ilir Metën...
Këngëtarja Xhesika Ndoj, është parë sot të takohet me kreun e parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan portali “tetovasot”.
Kryeparlamentari Meta shihet duke biseduar në plazh me këngëtaren seksi, Xhesika Ndoj. Por si qëndron e vërteta?!
“Opinion.al” kontaktoi me këngëtaren dhe Xhesika tregoi se, ishte pikërisht ajo në këtë foto.
“Tani jam në një drekë dhe nuk dua të flas më gjatë rreth këtij takimi. Në foto me Ilir Metën jam unë bashkë me vajzën time, por s’dua të tregojë më shumë rreth asaj që biseduam me z. Meta”,- thotë Xhesika.
Vrasja e Elton Çiçës, policia po heton një tjetër pistë
Grupi hetimor, që heton vrasjen e 36-vjeçarit Elton Çiça, dyshon se prishja e pazareve të drogës të jetë motiv i vrasjes. Prokuroria dhe policia thonë se, ka të dhëna dhe informacione se viktima të jetë i përfshirë në këtë veprimtari.
Hetuesit thonë se telefoni, pistoleta dhe sendet e tjera personale të Çiçës, të cilat u zhdukën nga vendi i ngjarjes, do të ishin një ndihmë e madhe për hetimet. Këqyrja e telefonin dhe komunikimet, që mund të gjendeshin në të, do t’i jepnin indicie policisë për të kanalizuar hetimin.
Megjithëse prokuroria ka mbledhur disa të dhëna për aktivitetin e viktimës në fushën e lëndëve narkotike, ato nuk bëhen të ditura për shkak të sekretit hetimor.
Ndërkohë vazhdojnë veprimet edhe për pistën e hakmarrjes për shkak të grabitjes së prindërve të viktimës në Tepelenë. Por nga pyetja e familjarëve, të personave të cilët dyshohet se janë pjesë e kësaj historie, nuk janë përfituar të dhëna që u ndihmojnë hetimeve, raporton tv klan.
Një tjetër pistë ku janë fokusuar hetuesit është edhe ajo e fajdeve, por që deri tani thuajse nuk është gjetur asnjë element që të bëjë prokurorët të vazhdojnë veprimet hetimore.
Foto+Video/ Drogë, armë, prostitucion, goditet banda e shqiptarëve
Shpërndarje kokaine, armë dhe prostitucion. Ky ishte aktiviteti i një bande shqiptarësh që vepronte në Piaçenza dhe që përbëhej nga 5 të rinj shqiptarë të cilët janë vënë në pranga gjatë një operacioni të koduar “Matrix”.
Të ndaluarit, të gjithë rezidencë në Piaçenza, mes 23 dhe 36 vjeç janë të akuzuar si drejtuestë një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës, veçanërisht të kokainës e kanabisit në disa zona të Milanos.
Të arrestuarit janë identifikuar me emrat:
Daniel Elezi
Altin Muça
Kelmend Muça
Tajar Menerja
Qazim Sharka
Arrestimet janë bërë gjatë ditës së djeshme pas një hetimi disa mujor.
Video/ Ja si stërvitet Batalioni i Forcave Speciale Shqiptare
Ky është Batalioni i Forcave Speciale Shqiptare, pjesë e Forcave të Armatosura.
Video e publikuar sot nga Ministria e Mbrojtjes, tregon sesi 300 komando stërviten me plumba realë çdo ditë, për misionet luftarake.
Janinë, shqiptari dhe greku kapen me heroinë në dhomën e hotelit
Policia greke në Janinë ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar dhe një 55-vjeçar grek, të cilët u kapën me lëndë narkotike.
Sipas mediave greke, droga u gjet në një dhomë hoteli.
Bëhet fjalë për një sasi prej 20.7 grak heroinë dhe 0.8 gram kanabis të papërpunuar.
Policia greke thotë se, droga do të shitej në qytetin e Janinës e ndarë në doza të vogla.
Ligji/ Si do na përgjojë qeveria Facebook-un, Viber-in e WhatsApp-in
Brenda 5 ditëve nga marrja e kërkesës nga ana agjensive ligjzbatuese, kompanitë celulare duhet të vënë në dispozicion të dhënat për komunikimet zanore, të mesazheve apo të komunikimeve në interenet, si Facebook, Viber, WhatsApp, etj.
Ky është thelbi i një projektligji të propozuar nga Ministria e Brendshme për ruajtjen e sigurisë publike parandalimin e akteve terroriste.
Sipas këtij projektligji sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve publike detyrohen të vënë në dispozicion menjëherë, në formë elektronike për Prokurorinë, Shërbimet Informative dhe Policinë e Shtetit, të dhënat që ruhen në skedarë.
“Sot patëm një konsultë me operatorët telefonikë përsa i takon disa ndryshimeve në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”,- të cilat do të mundësonin një akses më të drejtpërdrejt të Prokurorisë, të Policisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.
Por mbi të gjitha dhe një marrëdhënie shumë më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për çështje të caktuara që prekin komunikimet elektronike”,- tha Tahiri në një komunikim me mediat.
Berisha: Rikthehet “Gëllçi i zi”, anëtari i bandës së Olsi Ramës në Boston
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të RTSH-së, Thoma Gëllçin, që ai e çuan “Gëllçi i zi” dhe anëtar i bandës së Olsi Ramës në SHBA.
“Gëllçi i zi, anëtar i bandës së punëve të pista të Olsi Ramës në Boston, ish-kryeredaktori i famzezës ‘Zëri i Popullit’, vendoset në krye të RTSH!
Sot, pas ndryshimit të ligjit për RTSH-në, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama vendosi në krye të RTSH-së Gëllçin e zi, anëtar aktiv i bandës së punëve të pista të Olsi Ramës në Boston, ish-kryeredaktor i famëzezës ‘Zëri i Popullit’ në kohen e PPSH.
Gëllçi i zi u emërua aty vetëm e vetëm që të shndërrojë RTSH-në në një megafon të shpifjes, trillimit dhe urrejtjes kombëtare të Edi dhe Olsi Ramës, padrinove të krimit dhe trafiqeve në Shqipëri!”,- shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.
Londra për herë të parë me kryebashkiak mysliman
Ndonëse ishte parashikuar më herët, tashmë është fakt. Për herë të parë në histori Londra do të ketë një kryebashkiak mysliman.
Gazeta “The Guardian”, shkruan se, laburisti anglez Sadiq Khan, është fituesi i pakontestueshëm i garës për kryetar të Londrës.
Burimet i kanë thënë gazetës prestigjioze se sipas rezultateve preliminare, Khan ka fituar 80% të votave.
Rivali i tij kryesor në këtë garë ka qenë konservatori Zak Goldsmith.
Sadiq Khan, është me origjinë nga Pakistani.
Ai ka lindur më 8 tetor të vitit 1970, është rritur në Tooting, në jug të Londrës dhe është fëmija i pestë nga tetë motrat dhe vëllezërit e tij.
E kap të dashurin me dashnoren, rivalja i kalon me makinë sipër
Ky është momenti tronditës kur një vajzë është goditur keq nga një tjetër femër, me të cilën e tradhtonte i dashuri. Në video shfaqet vajza e cila i turret partnerës së të dashurit të saj dhe i thyen dritaren e makinës, por makina bën pas dhe i kalon sipër saj.
Incidenti i habitshëm ka ndodhur nw Tenesi dhe është kapur nga një celular në një dritare, ku shikohet edhe djali që e komenton ngjarjen me nota ironizuese.
Vajza që ka veshur një bluzë të bardhë ka parë në një cep të dashurin e saj që po fliste me një femër tjetër dhe ka shkuar i ka nxjerrë të gjithë inatin asaj, duke gjuajtur drejt makinës me sende të forta.
Makina ka kaluar sipër trupit të saj dhe nga kjo ngjarje ajo ka thyer këmbën, ndërsa rivalja e saj me gjakftohtësinë më të madh largohet së bashku me automjetin e saj./Daily Mail/
Pas kësaj videoje do t'i hiqni kufjet kur të kaloni rrugën
Të dëgjosh muzikë ndërkohë që je duke ecur është kthyer në trend, por në të njëjtën kohë është shumë qetësuese. Mirëpo jo gjithmonë duhet të jemi fiksuar që të mbajmë kufjet në vesh, sidomos kur kalojmë rrugën.
Në këtë video shihet se si vihet në rrezik jeta e një këmbësori që ishte duke e kaluar rrugën me kufje në vesh. Një motorist pasi u ndez drita jeshile e filloi vrullshëm lëvizjen e tij dhe gati sa nuk përplasi një kalimtar.
“Mendova se ai ishte duke kaluar dhe nuk kishte rrezik, ai kishte kufje në vesh dhe kapelë kështu që nuk e dëgjoi motoçikletën time edhe pse bën mjaftë zhurmë”,- tregoi Evans Sylvinho.
“Kur ai u kthye unë mendova se do ta godas, por fatmirësisht kalova shumë afër tij dhe nuk ndodhi asgjë e keqe”,- kishte shtuar ai, i cili e postoi videon në “YouTube”.
Ja çfarë pikturonte Kryeministri Rama kur ishte 5 vjeç...
Raporti me pikturën i Edi Ramës ka nisur që në fëmijëri dhe kjo është pasqyruar edhe në shtypin e kohës gjatë regjitmit komunist.
Një foto e servirur me gjasë nga zyrat e shtypit pranë kryeministrit është servirur sot në media dhe po bën xhiron e rrjeteve.
Kjo foto që shihni më poshtë, është piktura e realizuar nga vetë ai, kur ka qenë në moshën 5-vjeçare.
Fotografia u publikua në rrjetet sociale nga Petro Mejdi.
Letra/ Meidani, Moisiu e Topi: Presidenti të zgjidhet nga populli!
Tre ish-Presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topit përmes një letre publike drejtuar politikës kërkonë zgjedhjen nga populli të Presidentit të Republikës.
Letra i është dërguar Kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare, Anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi si dhe Anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Më poshtë përmbajtja e plotë e saj.
Letra
“I nderuar kryetar i Kuvendit,
Të nderuar kryetarë të grupeve parlamentare,
Të nderuar anëtarë të Komisionit për Reformën në Drejtësi,
Të nderuar anëtarë të Komisionit për Reformën Zgjedhore,
Përgjatë 15 viteve kemi pasur nderin dhe përgjegjësinë të shërbejmë në krye të shtetit, në një periudhë ndryshimesh intensive politike dhe kushtetuese brenda sistemit politik e qeverisës. Njohja nga afër e problematikës dhe aplikimi i kompetencave dhe funksioneve në bashkëveprim me institucionet e tjera dhe në raport me pritshmërinë qytetare, na ka dhënë rastin të nxjerrim konkluzione e sugjerime, të cilat shkojnë në dobi të interesit publik dhe të jetësimit afatgjatë të demokracisë funksionale.
Bindja jonë është se ndryshimet kushtetuese (2008) lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, me sistemin zgjedhor, si dhe ndryshimet e vazhdueshme në institucione të veçanta të drejtësisë, kanë rezultuar jo efikase dhe problematika për cilësinë e sistemit qeverisës në vend. Bazuar në përvojat tona dhe në analizën e funksionimit të sistemit përfaqësues në Shqipëri, ne ju adresojmë përmes këtij komunikimi, tri probleme, të cilat, vlerësojmë se janë me rëndësi parësore në stadin aktual të vendimmarrjes dhe të ecurisë së procesit demokratik në Shqipëri.
Së pari, është dhe mbetet jetike për vendin realizimi i plotë dhe në kohë i reformës në drejtësi. Përpjekjet e ekspertëve tanë dhe të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Komisionin e Venecias, për jetësimin e reformës, meritojnë vlerësim dhe konfirmim me vullnet të qartë politik nga partitë politike parlamentare. Reforma në drejtësi është mbi të gjitha në dobi të vendit, të reformave, të procesit integrues, të qytetarëve, të cilësisë së demokracisë dhe në fund mund edhe të jetë një çështje me interes pragmatist të partive të caktuara politike. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk duhet pranuar që ky interes i fundit të bëhet dominues dhe të mbajë peng vendimmarrjen e nevojshme për reformën në drejtësi. Nga ana tjetër, nevoja jetike për reformë, nuk duhet kurrsesi të përdoret për të arritur përmes saj në përmbushjen e axhendave ose qëllimeve të caktuara politike, por procesi, drafti dhe vendimmarrja duhen trajtuar me transparencë, me dinjitet, me seriozitet dhe me akte konkrete që tejkalojnë interesat partiake dhe që mundësojnë de facto një reformë sa më të plotë, sa më funksionale, sa më të besueshme dhe sa më afatgjatë.
Së dyti, ne mendojmë se sistemi ynë përfaqësues politik është i cunguar dhe nuk shpreh sovranitetin e popullit, siç kërkohet nga Kushtetuta. Sistemi zgjedhor i aplikuar prej vitit 2009 ka rezultuar problematik, ka kufizuar ndjeshëm konkurrencën politike, ka krijuar një parlament me prurje larg nevojave dhe pritshmërive publike, ka ulur besimin qytetar tek vota dhe ka krijuar një cikël të mbyllur, diskriminues dhe të diferencuar për aktorët konkurrues politik, kandidatët e pavarur, partitë e reja dhe të vogla, si dhe për grupet qytetare kritike ndaj sistemit. Komisioni aktual për reformën zgjedhore ka rastin, shansin dhe përgjegjësinë të ndërhyrje në thelbin e reformës për ti dhënë fund praktikave të emërimit të shumicës së parlamentit nga kryetarët e partive kryesore, për ti dhënë fund administrimit partiak të zgjedhjeve, për ti dhënë zgjidhje shqetësimit të madh të korrupsionit elektoral, si dhe për të mundësuar votimin e emigrantëve dhe jetësimin e standardeve më të larta zgjedhore të denja për një vend që meriton ftesën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Së treti, në kuadër të ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhore, është rast të theksojmë se çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës duket të jetë patjetër edhe çështje e trajtimit në ndryshimet e reja kushtetuese. Referuar praktikave të vendeve të tjera ish komuniste me ngjashmëri në traditë apo praktikë demokratike, (Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Rumania, Bullgaria, Polonia, etj, dhe së fundi edhe Moldavia) zgjedhja e Presidentit bëhet direkt nga qytetarët, pa ndryshuar natyrën parlamentare të sistemit republikan.
Për vetë traditën e brishtë demokratike, kulturën politike dhe problematikat e shumëllojshme në bashkëpunimin institucional, Shqipëria ka qenë dhe mbetet një vend që prodhon kriza politike dhe sot e në të ardhmen ne kemi nevojë për institucione që kanë forcë e legjitimitet të ndikojnë në parandalimin e krizave apo në zgjidhjen e tyre. Mbi bazën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë institucioni i Presidentit të Republikës është i vetmi institucion që mund ta përmbushë këtë rol specifik në hierarkinë e institucioneve kushtetuese dhe politike.
Për ta mundësuar këtë, vetë Presidenti ka nevojë për mandat më të gjerë sesa mazhoranca e një partie apo koalicioni politik, ka nevojë për testim dhe mbështetje publike. Zgjedhja e Presidentit direkt nga qytetarët rrit besimin e qytetarëve në sistemin politik e përfaqësues, sjell cilësi përfaqësimi, i jep fuqi dhe legjitimitet më të madh qytetar Presidentit dhe e ndihmon atë të ushtrojë më mirë dhe më me lidhje të fortë qytetare funksionet e tij kushtetuese.
Të nderuar zonja e zotërinj,
Tri këto çështje të parashkruara prej nesh, janë njëherësh edhe çështje me interes të theksuar publik dhe me mbështetje të provuar publike. Siç dëshmojnë sondazhet dhe raportet e ndryshme monitoruese shqiptare e të huaja, shumica absolute e shqiptarëve kërkon një reformim të shpejtë e cilësor të sistemit të drejtësisë, reformim cilësor të sistemit përfaqësues, si dhe zgjedhjen e Presidentit direkt nga qytetarët. Në një demokraci funksionale, siç pretendon të jetë edhe Shqipëria, elitat politike në vendimmarrje duhet të dëgjojnë zërin qytetar dhe të reflektojnë sovranitetin e tyre. Përmes kësaj letre ne, me modesti, kemi marrë përsipër të bëhemi zëdhënës të kësaj shumice qytetare dhe njëherësh, ndërmjetësues në sistemin politik e qeverisës, për institucionalizimin e vullnetit të tyre.
Ne kemi besim në reagimin tuaj të arsyeshëm, siç edhe besojmë se në grupet parlamentare në Kuvend, midis të cilëve gjenden anëtarë të nderuar dhe personalitete që kanë dëshmuar përgjegjësi institucionale dhe angazhim vullnetmirë në forcimin e shtetit ligjor e demokratik në Shqipëri, do të marrin në konsideratë mesazhin tonë dhe do të ndikojnë kështu në jetësimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë mbi tri problematikat e shtruara për zgjidhje.
Me konsideratë të veçantë
Prof. Dr. Rexhep Meidani Dr. Alfred Moisiu Prof. Dr. Bamir Topi”
Grushta dhe shqelma, tre shkodranë grabitin të riun nga Budva, policia i prangos
Tre persona janë vënë në pranga në Shkodër pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar për të grabitur një shqiptar nga Mali i Zi.
Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit duke u gdhirë dita e sotme në një lokal në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës.
Të arrestuarit në flagrancë janë identifikuar si Romario K., 23 vjeç , Sokol M., 28 vjeç dhe Altin B., 37 vjeç, nga Shkodra dhe fshati Grudë.
Sipas policisë, këta tre persona “në orën 01:00, në lagjen “Tom Kola”, në lokalin “Toplana” në bashkëpunim, kanë goditur me grusht dhe kanë tentuar ti marrin me forcë, çantën me 200 mijë lekë dhe 300 euro, 33-vjeçari me inicialet A. M., banues në Budva, Mal i Zi”.
Foto/ Ja kush është vajza shqiptare që humbi jetën sot në Itali
Një vajzë 28-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të 6 majit në Firence, Itali.
Rajmonda Lakaj, nga Shkodra, po kthehej nga puna kur u përplas me një bordurë dhe më pas u përmbys.
Arrestohet Berisha, tmerri i udhëtarëve në autobusat e Tiranës
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i shumë vjedhjeve të qytetarëve nëpr autobusët e kryeqytetit.
Armando Berisha me banim në Tiranë, u arrestua për vjedhjen e 225 eurove një qytetari në linjën e urbanit.
Por pas vënies në pranga dhe hetimeve të nisura rezultoi se ai ishte autor i disa vjedhjeve të ndodhura 31 janar, 20 prill dhe 28 prill 2016.
Arrestimit i Berishës u bë në Fushë-Mëzez, ndërsa policia është duke vijuar hetimet për të zbuluar të tjerë bashkëpunëtorë të tij. 21-vjeçari rezulton i dënuar për vjedhje edhe dy herë më parë.
Tiranë, kërcënohet 19-vjeçarja: Na paguaj ose të publikuam fotot intime
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 të rinj të cilët dyshohen për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie". Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kërcënonin një vajzë 19-vjeçe se do t’i publikonin disa pamje intime që dispononin nëse nuk e paguanin. Më poshtë njoftimi i policisë:
Sot më datë 06.05.2016, nga ana e këtij seksioni u bë i mundur finalizimi i operacionit "Hacker" ku janë ekzekutuar Urdhërat e Prokurorit të Prokurorisë për Krimet e Rënda për Ekzekutimin e Vendimeve Penale Nr 73; 74; 75, datë 02.05.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila kishte vendosur për shtetasit:
- Sokol Kraja, 19 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) "Arrest me burg".
- E. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje.
- A. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje.
Gjatë ditës së sotme si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Sokol Kraja, si dhe t'ju komunikohej masa "detyrim paraqitje" dy shtetasve të tjerë të lartpërmëndur.
Keta shtetas dyshohen t’i kenë vënë një gjobë nëpërmjet telefonit shtetases E. P., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dispononin disa pamje intime të saj dhe e kërcënonin se do ti publikonin këto pamje nëse ajo nuk paguante.
Ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celularë dhe karta të ndryshme sim.
Shkrirja e Krimeve të Rënda, prokurorët: Çfarë do ndodhë me ne?
Një pjesë e draftit për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi është kritikuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda.
Burime zyrtare bëjnë të ditur për Top Channel se një përfaqësi e këtyre prokurorëve kanë dorëzuar në Komisionin e Reformës në Drejtesi sugjerimet e tyre sesi duhet të trajtohen ata në draftin kushtetues.
Projekti parashikon shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pjesë e të cilës do të jetë edhe ajo që njihet si Byroja Kombëtare e Hetimit.
Por, siç thonë prokurorët, në projekt nuk parashikohet se çfarë do të ndodhë me ta dhe se këta prokurorë nuk trajtohen njësoj me gjyqtarët e Krimeve të Rënda.
Drafti përfundimtar, i hartuar nga ekspertët ndërkombëtare i mbron këta gjyqtarë, madje edhe në rastin kur ata nuk kalojnë me sukses provën e verifikimit të pasurisë. Kjo kategori gjyqtarësh transferohet në gjykatat e tjera, ndërsa për prokurorët e Krimeve të Rënda drafti nuk parashikon asgjë.
Aktualisht pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda funksionojnë 20 prokurorë, të cilët i kërkojnë komisionit të reformës që të paktën të trajtohen njësoj si gjyqtarët.
Prokurorët i kujtojnë Komisionit të Reformës se gjatë 10 viteve të fundit, ata kanë çuar para drejtësisë me dhjetra persona të rrezikshëm, pjesë të krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe të grupeve terroriste, që vuajnë aktualisht dënimin me shumë vite burgim./TCh/
Video+18/ Tifozët e Tiranës me këngë fyese dhe skandaloze
Nuk kanë fund polemikat në lidhje me derbin, që ka pasur plot ngjarje anormale e skandaloze.
Tirana është më së shumti nën akuzë, edhe për faktin se ishte klubi organizator.
Tani shtohet një tjetër akuzë ndaj klubit bardheblu, sepse lojtarët shkuan të festonin me tifozët kur mbaroi takimi, por një këngë e tyre, e kënduar edhe nga lojtarët, kishte përmbajtje skandaloze, transmeton sportal.al.
Siç mund të dëgjohet në video, vargjet e këngës krahasonin Partizanin me Beogradin, duke i bërë thirrje Tiranës “t’i mbyste”.
Kjo video do t’u këpusë shpirtin... ja si e mbron keci ushqimin e tij
Ndërkohë që e zonja e fermës mundohet të mjelë dhinë, keci i vogël i kërcen asaj në kurriz duke mos e lënë të vijojë punën. Aho mundohet ta largojë por keci i vogël është shumë këmbëngulës...
...normal, duhet të mbrojë ushqimin e tij.
Po e mori të gjithë qumështin amvisa, me se do të ushqehet i vogli??
Shikojeni luftën që bënë keci i vogël, pasi e ka të qartë se ai që po merr gruaja për femijët e saj, është edhe ushqimi i tij...
Zgjedhjet lokale; Sadiq Khan, kryebashkiaku i ri i Londrës
Kandidati laburist, Sadiq Khan ka fituar garën për kryebashkiak të Londrës, edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar totalisht. Zgjedhësit londinezë duket se e kanë vendosur laburistin përpara rivalit të tij më të afërt, konservatorit Zac Goldsmith, ndaj të cilit udhëheq me 44,3% të votave kundrejt 34,8%.
Deri më tani janë mësuar 11 nga 14 vendet e Asamblesë së Londrës. Konservatorët kanë fituar në Croydon and Sutton, Bexley and Bromley, Havering and Redbridge, South West, si dhe West Central, ndërsa laburistët kanë fituar 8 të tilla, duke u rrëmbyer konservatorëve Merton and Wandsworth, përveç Barnet and Camden, Brent and Harrow, Enfield and Haringey, Greenwich and Lewisham, Lambeth and Southwark, City and East, si dhe Ealing and Hillingdon. Numërimi i votave në “Alexandra Palace”, “Excel” dhe “Olympia” ka përfunduar në mënyrë elektronike.
Ndërkaq, sipas redaktorit politik të BBC-së, Tim Donovan, “duket se pas skandimit dhe leximit të rreth 80% të votave, Khan udhëheq me 44% kundrejt 35% të Goldsmith”. Pjesëmarrja në këto zgjedhje lokale duken shumë më të larta sesa në vitin 2012, me një rritje prej 7% duke shkuar në 45%, shton më tej Donovan.
E teksa numërimi vazhdon, Khan është shprehur se “ndihet gjithmonë nervoz”.
“Jam ndoshta njeriu më pak i vetëkënaqur që ju mund të hasni diku, megjithatë edhe mua më pëlqen moti i mirë dhe jam duke e shijuar këtë ditë të bukur me diell”, deklaroi Khan. “E kam adhuruar të gjithë fushatën që bëra, më ka pëlqyer jashtë mase të bisedoja me londinezët dhe mund të them se 24 orët e fundit kanë qenë fantastike”.
Votuesit kanë pasur mundësi të zgjedhin preferencë të parë dhe të dytë për kryebashkiak, si dhe për dy tipet e anëtarësisë së Asamblesë së Londrës, një për zonën e tyre dhe një për qytetin.
Gjithsesi, kushdo që do të bëhet kryebashkiaku i ri i kryeqytetit britanik, ai do të mbajë mandatin më të rëndësishëm personal se çdo lloj posti politik në Britaninë e Madhe.
Fituesi mes Khan dhe Goldsmith do të pasojë Boris Johnsonin, i cili mposhti në zgjedhjet e kaluara Ken Livingstone. Kryebashkiaku ka kontrollin mbi katër fusha të rëndësishme në Londër: transportin, rendin, mjedisin, si dhe strehimin dhe planifikimin, ndërkohë që të gjitha veprimet e tij mbikëqyren nga Asambleja e Londrës./TCh/
Video/ 2 vendimet e FSHF-së, Komisioni i Disiplinës përjashton 8 javë tifozat e Tiranës
Komisioni i Disiplines në FSHF ka marrë vendimin për të dënuar me 8 javë Klubin Tirana me zhvillimin e ndeshjeve pa tifoze për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen derbi Tirana – Partizani!
Ndërkohë një tjetër vendim i Komisionit te Disiplines parashikon që Drejtori i Sportive të Tiranës Devi Muka dhe punonjësi i zyrës së shtypit të Partizanit Ildi Dajlani të pezullohen me 10 ndeshje.
Ndërkohë një tjetër dënim shtesë i është dhënë edhe ndaj Drejtorit të Klubit Tirana, Sajmir Shehri edhe 1 vit dënim plus si dhe 5 milionë leke gjobë.
Është e pakuptueshme se pse, Komisioni i Disiplinës ka vendosur të dënojë tifozerinë bardheblu kur i gjithë tensioni në përfundim të ndeshjes Tirana Partizani ka qenë vetëm mes drejtuesve të klubeve ndersa mes tifozerive perkatese nuk ka patur asnje incident.
Madje nëse ka patur një tifozeri e cila duhet të dënohet për sjelljen e dhunshme ajo është tifozeria e Partizanit e cila pas shënimi të golit të parë nga Sukaj, dëmtuan njëri seri ndenjësesh të stadiumit të sapo rindërtuar Selman Stërmasi.
Tragjike/ Artisti gjirokastrit vdes papritur në skenën e festivalit të fëmijëve
Një ngjarje e dhimbshme dhe e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në festivalin e 46-të të këngës për fëmijë në Gjirokastër.
Kryetari i jurisë Jorgo Roze ka humbur jetën në skenë, fill pas dhënies së çmimit të tretë, pa arritur të ndajë çmimet e tjera.
Ngjarja e rëndë ka tronditur spektatoret dhe pjesëmarrësit e pranishëm. Për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes, por dyshohet për atak kardiak.
Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze, është njëri prej intelektualëve më të nderuar të fushës së artit e kulturës.
Basha-Ramës: Cilin “shullaz” i dërgove kryearkitektit Mitrojorgji?
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar presionin që i është bërë kryetarit të shoqatës së arkitekteve, Maks Mitrojorgjit.
“Cilin Shullaz dërgoi Edi Rama tek kryetari i shoqatës së arkitekteve, për ta detyruar të ndryshonte mendje, të mbështeste projektin e stadiumit.
Ndryshimi i qëndrimit të Mitrojorgjit i cili fillimisht e kundërshtoi qendrën tregtare “Qemal Stafa” me kullën brenda, ishte rezultat i kodit mafioz, i presionit të tmerrshëm që iu bë arkitektit të njohur.
Njësoj siç iu bë Konit e Kules. Po meqë Shullazi është në burg, kësaj radhe vetë Rama me gojën e me dorën e tij i ka vënë gjobë Mitrojorgjit. Me presion i zhvati një “pendesë” atij dhe e nxori me vrap ne publik.
Dhe këtë e beri sepse projekti i kullës me stadium është klientelist, korruptiv, është me llogari të bëra e me hesape të ndara, s’mund të pengohet.
Ndaj iu mbyll goja Mitrojorgjit. Ndaj Mitrojorgji ndryshoi mendim. Mitrojorgji e pagoi gjobën e Ramës. Ku ndryshon ky i fundit nga Shullazi, kush mund ta thotë diferencën?”,- shkruan Basha në Facebook.
Erdogan kundër BE-së: Ne ndjekim rrugën tonë, ju tuajën
Turqia duket se nuk është e vendosur për të zbatuar marrëveshjen me BE-në për liberalizimin e vizave, pasi nuk pranon të ndyshojë ligjin anti-terror.
BE i kërkon Turqisë të përkufizojë definicionin për terrorizmin, në mënyrë që të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave sipas marrëveshjes mes dy palëve për krizën e emigrantëve në Evropë.
“Kur Turqia është në sulmin e organizatave terroriste nga të gjitha anët, BE na thotë se duhet të ndryshojmë ligjin anti-terror në shkëmbim të vizave. Ne do të ndjekim rrugën tonë, ju tuajën”, tha Erdogan.
Deklaratat e tij erdhën një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit Ahmet Davutoglu. Ky i fundit u largua për shkak të mosdakordësive që kishte me presidentin.
E fundit/ Michael Schumacher në gjendje të rëndë
Ish-kampioni i Formual 1, Michael Schumacher është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjendja e tij është përkeqësuar dhe tashmw ai ndodhet në rrezik për jetën.
Sipas të përditshmes amerikane “NewsEveryDay”, gjendja e pilotit gjerman është përkeqësuar së tepërmi.
Schumacher është duke u trajtuar pas lëndimeve të rënda që pësoi më 29 mars të vitit 2013 pas një aksidenti në ski në Meribel në Francë.
Iva Aliko: Dola nudo në Valbonë, më shifnin barinjtë tropojanë
23-vjeçarja e cila prezantoi këtë të premte në “Zonë e Lirë” disa foto nudo, tha se, kishte ndjerë survejimin e barinjve të zonës së Valbonës teksa pozonte përpara objektivit të aparatit.
Gjoksi i saj 4.5 mbulohej me delikatesë nga duart dhe këngëtarja, e cila tha se ishte zhveshur totalisht, pra fotot janë krejt natyrale.
Megjithatë, ajo tha se nuk kishte pasur ngacmime nga banorët e zonës.
Fotolajm/ Erioni fillon “qethjen” e Tiranës...
Në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku i Tiranës, Erioan Veliaj, ka publikuar një set fotosh që tregojnë aksionin e punonjësve të gjelbërimit për të krasitur pemët dhe shkurret dekorative në kryeqytet.
“Si fillim muaji, Tirana po "qethet" për një pamje më dinjitoze! Na ndihmoni ta mbajmë pastër çdo ditë ”,- shkruan Eriaon Veliaj në profilin e tij në Facebook.
Dafina Zeqiri në krahët e Dua Lipës
New Yorku i ka bërë bashkë dy këngëtaret kosovare. Bëhet fjalë për Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa, të cilat po bëjnë karrierë të ndryshme nga njëra-tjetra.
“Motër prej gjaku”, e quan Dafina, këngëtaren që po bën karrierë ndërkombëtare me rastin e publikimit të fotografisë në Instagram, transmeton Telegrafi.
Dafina shihet teksa mbyll sytë në krahun Lipës, ndërsa në dorë mban një pije.
Nuk dihet nëse do të kemi ndonjë bashkëpunim në të ardhmen, por te dyja këngëtaret duket se janë kënaqur në një lokal nate në New York.
FOTO/ Çani provon b… e Ivës. A janë të vërteta?
Në vijim të intervistës së saj në emisionin “Zonë e Lirë” , këngëtarja Iva Aliko veç fëmijërisë së saj ku ka treguar se lidhja e saj e parë ka zgjatur një vit ka folur edhe për operacionet e saj plastike.
Ajo ka pranuar vetëm se ka bërë buzët operacion dhe asgjë tjetër. Ndërkohë sa i përket të pasmeve të cilat janë diskutuar ka qenë vetë Çani që i ka provuar “live” nëse ishin të vërteta.
El Chapo, më shumë aeroplanë se kompania më e madhe ajrore në Meksikë
Para se të arrestohej për herë të dytë në janarin e këtij viti, lideri i kartelit të Sinaloa, Joaquín “El Chapo” Guzmán, udhëhiqte operacionet më të mëdha ajrore në Meksikë.
Në mes të viteve 2006 dhe 2015, autoritetet meksikane kapën 599 avionë, 586 aeroplanë dhe 13 helikopterë, të cilat karteli i përdorte për shpërndarjen e drogës në Meksikë dhe në Amerikën Latine.
Kështu raporton gazeta meksikane “El Universal” bazuar në raportet e Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton express.
Kompania më e madhe ajrore në vend, Aeroméxico, ka 127 aeroplanë.
Shumica e avionëve u kapën në Culiacan, Navolato dhe Ahome, komuna në shtetin e Sinaloas, aty ku Guzman u rrit dhe u arrestua dy herë.
Zbulohet sera me 20 mijë bimë kanabis, arrestohet babai, në kërkim i biri
Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Arameras”, gjatë të cilit është arrestuar në flagrancë Vesel Sala 65 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në serat e tij, në fshatin Aramera, Krujë, i’u gjetën dhe i’u asgjësuan me anë të djegies rreth 20 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim edhe A. Sala 40 vjeç, banues në Arameras, i cili është djali i të ndaluarit.
Ndaj tyre rëndon akuza e” Kultivim të bimëve narkotike ” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal./Tv Klan/
Papa Françesku: Evropa shembull i urave dhe shembjes së mureve
Papa Françesku u drejtoi thirrje evropianëve sot për të ndërtuar ura dhe shembur mure, në nderim të etërve themelues të Bashkimit Evropian, ndërkohë që merrte çmimin ”Charlemagne” në Vatikan.
“Projektet e etërve themelues të BE-së, lajmëtarët e paqes dhe profetët e së ardhmes nuk do të anashkalohen asnjëherë”,- u shpreh Ati i Shenjtë duke adresuar një mesazh të fortë për Evropën.
Ai u bëri thirrje evropianëve për të guxuar drejt një ndryshimi rrënjësor të modelit, për të shkuar drejt një Evrope më të hapur, por gjithashtu më sociale, ku papunësia po dëmton kryesisht brezin e ri.
Ceremonia u zhvillua në Vatikan dhe jo në Aix-La-Chapelle (Gjermani), ku jepet tradicionalisht çmimi, me pjesëmarrjen e shumë udhëheqësve të Bashkimit Evropian duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kur Greta Koçi i hidhet në qafë Sali Berishës
Duket se këngëtarja Greta Koçi nuk do të heqë dorë aq kollaj nga Partia Demokratike.
Ndonëse ajo ka deklaruar se tashmë do të merret vetëm me muzikë, sërish e shohim në vende ku janë të pranishëm figura të njohura të partisë.
Diçka e tillë ka ndodhur në Varrezat e Dëshmorëve ku ajo është takuar me ish liderin e kësaj partie, Sali Berisha.
Duket se Koçi ka patur mjaft mall për të dhe diçka të tillë e tregon ky përqafim mes tyre.
Iva Aliko pendohet për atë që ka bërë. Ja rrëfimi i saj
Këngëtarja Iva Aliko, e cila më shumë se sa për këngët e saj, është bëre e njohur për format bombastike të trupit dhe historinë me pullë të kuqe me ministra e deputetë, ka bërë një rrëfim të pazakontë në “Zonën e Lirë”.
Pjesë e këtij rrëfimi ishte edhe deklarata se përveç buzëve nuk ka bërë asnjë operacion plastik tjetër. Ndërsa pohon se tashmë është menduar që i bëri operacion buzët…
“Përveç buzëve nuk kam bërë gjë tjetër, pasi nuk kam nevojë. Buzët i bëra se isha adoleshente dhe e vogël, jam penduar që i kam bërë pasi nuk kam pas nevojë as ato për t’i bërë. I bëra buzët se ma dha truri fshehurazi”,- ka deklaruar Iva Aliko në emisionin “Zonë e Lirë”.
Foto/ Sofia e re e “Zonë e lirë” dhenjë kërkesë e Arian Çanit
Në nisje të emisionit “Zonë e Lirë” gazetari Arjan Çani ka prezantuar Sofinë, por me një ndryshim këtë herë.
Ai ka vënë në dukje disa detaje të bukuroshes, siç ishin flokët e mbledhura dhe vendosja e një buzëkuqi më të ndezur.
Sipas Çanit, “Sofia” është bërë më e bukur se kurrë këtë mbrëmje, me kërkesë të tij.
Iva Aliko: Ja si u njoha me deputetin kosovar
Gjatë intervistës së saj në Zonë e Lirë këngëtarja Iva Aliko është shprehur e pyetur nga Arjan Çani rreth njohjes së saj me deputetin kosovar.
Ajo është shprehur se fillimisht në Kosovë ka qëndruar për shkak të miqve të saj të shumtë aty dhe studimeve por që rastësia e takoi me deputetin në fjalë.
“Përmes një shoku njoha edhe personin në fjale erdhi për bisedë punë dhe u ul në tavolinë ishte rastësi e bukur për mua”,- thotë Aliko për Zonë e Lirë.
Iva Aliko: Dashnori im deputet i PDK-së. Atë e tradhton gruaja
Sa i përket lidhjes me deputetin kosovar, Iva Aliko, është shprehur se nuk dëshiron të takojë bashkëshorten e tij.
Ajo ka thënë se bashkëshortja e deputetit nuk e ka pritur mirë lidhjen e tyre ndonëse ajo gjithashtu ka një lidhje të jashtëligjshme. E pyetur nga Çani nëse kjo lidhje mes tyre ndikon në përmirësimin e martesës së deputetit, Aliko ka theksuar që jo.
Më pas Çani e ka pyetur se përse nuk bëhen miq mes tyre, duke qenë që të gjithë i dinë të gjitha, madje diçka e tillë është edhe eksituese.
“Ka dhe gjëra të fshehta në këtë mes, megjithatë nuk e ke keq Çani, mund të jetë eksituese”,- është shprehur Aliko.
Iva Aliko është shprehur se i dashuri i saj është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Gjatë intervistës Aliko u shpreh se, “i dashuri i saj është deputet i PDK-së”.
Publikohet video/ A e takoi Ilir Meta këngëtaren Xhesika Ndoj?
Mediat në Maqedoni publikuan gjatë ditës së sotme një foto të bërë “në fshehtësi” që sipas tyre pretendohej se kreu i Kuvendit Ilir Meta ishte takuar në plazh me këngëtaren Xhesika Ndoj.
Menjëherë pas publikimit të fotove të pretenduara nga mediat, lajmi mori dhenë edhe në Shqipëri.
Madje gazetarët arritën të komunikojnë me këngëtaren ku ajo nuk e mohoi takimin me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Por si qëndron e vërteta e këtyre fotove të shpërndara nga portali maqedonas “Tetovasot”.
Videoja e mëposhtme tregon të vërtetën dhe zbardh enigmën nëse Meta dhe Xhesika Ndoj patën një takim apo jo.
Historia/ Djali që u bë vajzë dhe u dashura me besimtarin mysliman
Në emisionin “Zonë e Lirë” në ditën ndërkombëtare të LGBT-së u shfaq një djalë që është kthyer në vajzë.
Ai/ajo mbante psedonimin Lepurushe dhe pikërisht në këtë ditë ajo ka arudhur për të kërkuar fonde për të kryer një operacion për t’u shndërruar në vajzë.
Ajo tha se unë ndjehem seksi çdo ditë dhe për rregullimin tim unë kam shpenzuar rreth 1 orë.
Lepurushja u shfaq me një fustan shumë të bukur, e kuruar fiks një vajzë e bukur.
Ajo ka lindur si një djalë dhe i vetëm i familjes, që në moshë të vogël jam veshur me rroba të ngushta për të treguar format.
Në atë kohë atë e paragjykonin shumë moshatarët e saj për veshjen ndryshe nga të tjerët.
Lepurueshja është fëmija e vetme në shtëpi, kishte një dhomë personale, por që luante me kukulla.
Emrin e vërtetë e kishte Xhesi. Por sipas Lepurushes ne lindim nuk bëhemi. Ajo tregoi se prindërit u ndanë dhe pavarësisht gjithë kësaj, ajo nuk i flet më babait të saj, sipas saj, asnjëherë më.
Lepurushja iku nga qyteti i lindjes nga jugu i Shqipërisë për të ardhur në Tiranë, por në këtë qytet ajo njohu edhe dashurinë e jetës së saj.
I dashuri ishte një besimtar islam, shkonte lutej në Xhami dhe ishte një besimtar i rregullt islam.
Sipas Lepurushës, ne dilnim bashkë hapur nëpër Tiranë. Ajo tregon se njerëzit nuk e dallonin, pasi lepurueshja ishte shumë e vështirë të dallohej se ishte mashkull.
Ajo tregoi se i dashuri i dhuronte çokollata me lepurushë dhe nga ajo kohë ajo mori emrin Lepurushe.
Foto/ Lepurushja te Çani: Dua 2 mijë euro të heq penisin
Lepurushja, është pseudonimi i një djali, me një histori të veçantë.
Ai tashmë është kthyer në djalë, dhe është “promovuar” në emisionin “Zonën e Lirë” në “Tv Klan”.
Në vigjilie të ditës ndërkombëtare të LGBT, transeksualja “Lepurushe” është ende me organe gjenitale të mashkullit, dhe i duhen 2 mijë euro për të hequr organin gjenital mashkullor në mënyrë që të kthehet në vajzë.
Duke sfiduar paragjykimet, “Lepurushja” me emrin e djalërisë “Xhesi”, vendosi të ndjekë ndjenjat e saj, atë të qenit një femër.
Komandanti i ri i NATO-s: Gati të luftojmë me Rusinë
NATO-ja ka komandant të ri suprem, puna e të cilit është ta forcojë atë si aleancë mbrojtëse, pas viteve të reduktimit të trupave amerikane në Evropë.
“Përballemi me një Rusi të rigjallëruar dhe me sjelljen e saj agresive, e cila sfidon normat ndërkombëtare”,- ka thënë gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, pasi ka marrë komandën e forcave të SHBA-së në Evropë.
Ai ka shtuar se forcat e aleancës atlantike duhet të jenë “gati për të luftuar nëse përmbajtja dështon”.
Scaparrotti është bërë komandant suprem për Evropën më 4 maj.
Emërimi i tij është bërë në kohën kur aleanca e konsideron Moskën si kërcënim për stabilitetin, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.
Scaparrotti ka thënë se do të kërkojë nga Uashingtoni që të stacionojë brigadën e tretë të përhershme të trupave amerikane në Evropë. Dy brigada aktualisht ndodhen në Gjermani dhe Itali.
Gjatë katër vjetëve të kaluar, Uashingtoni ka çaktivizuar dy brigada në Evropë për shkak të presioneve të buxhetit dhe kërcënimeve të reja në Lindjen e Mesme dhe Azi.
Sot, janë më pak se 65,000 ushtarë amerikanë, të stacionuar përgjithmonë në Evropë, nga afro 300,000 sa kanë qenë gjatë Luftës së Ftohtë.
Dëshira e Scaparrottit për më shumë trupa në Evropë i bën jehonë edhe qëndrimit të komandantit në largim të NATO-s, gjeneralit amerikan, Philip Breedlove.
Uashingtoni synon të sigurojë aleatët e NATO-s që janë të shqetësuar prejse Rusia ka anekuar Krimenë e Ukrainës në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Ankthi nga Rusia mbetet veçanërisht i lartë në vendet baltike dhe në Poloni.
Dhe, sfidë e menjëhershme e Scaparrottit do të jetë përcaktimi i vijave të kuqe, përtej të cilave NATO nuk do të tolerojë ngacmimet nga forcat ruse.
Avionët luftarakë rusë, në mënyrë rutinore, fluturojnë pranë vendeve baltike dhe mbi Detin e Zi. Fluturimet e tilla kanë rritur shqetësimet se mund të vijë deri te konfrontimi i drejtpërdrejtë.
Scaparrotti, qysh në seancat dëgjimore të muajit të kaluar, u ka thënë senatorëve amerikanë se këto fluturime të Rusisë janë provokuese dhe të rrezikshme.
Ai ka thënë se Rusia duhet ta dijë se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin masa, nëse amerikanët rrezikohen.
Scaparrotti ka thënë se një nga detyrat e tij të para si komandant suprem i NATO-s do të jetë të rishikojë rregullat e angazhimit të SHBA-së dhe të forcave aleate në lidhje me atë se kur duhet të përgjigjen me forcë për të mbrojtur sigurinë e tyre.
Scaparrotti vjen në postin e lartë ushtarak të NATO-s pasi ka shërbyer si shef i forcave amerikane në Korenë e Jugut.
Para kësaj, ai ka shërbyer në Irak dhe në Afganistan.
Video/ Aksident i rëndë në bulevardin e Tiranës
Ashtu si në filma ka ndodhur para pak ditësh në 1 maj një aksident në qendër të Tiranës.
Dy makina janë përplasur shumë keq në bulevardin "Dëshmoret e Kombit".
Video është publikuar nga Jetaoshqef.al dhe arsyeja e përplasjes së këtyre makinave është futja me të kuqe e njërës prej tyre.
Makina tip "Golf" ka ardhur nga lart me shpejtësi duke mos respektuar sinjalistikën rrugore dhe është përplasur në kryqëzim me një makinë tip "Fiat".
Megjithëse përplasja ishte shumë e fortë, nuk ka pasur të lënduar.
Francë, foshnja vritet nga qeni i familjes
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku një fëmijë 18 muajsh është vrarë nga qeni i familjes në oborrin e shtëpisë së gjyshërve.
Foshnja i cili ishte nën ruajtjen e gjyshërve i është afruar qenit të lidhur në kopsht është sulmuar dhe nuk kishte më asgjë për të bërë.
Raca amerikane e Pit Bullit është konsideruar si e rrezikshme në Francë dhe është vendosur që të gjithë qentë duhet të mbajnë maskë në të gjitha ambientet.
08/05/2016/......................................
RD/ Elvis Roshi: Më arrestuan në Gjermani, por s’më kujtohet pse
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit.
Sipas disa të dhënave të siguruara e të publikuara nga gazeta “Rilindja Dememokratike”, Elvis Roshi pranon se e emrin e ka pasur Ervin, por e ka ndryshuar.
Kjo gjë ka ndodhur në vitin 2002 dhe kryebashkiaku i Kavajës, pranon gjithashtu se, më parë ka qenë në hetim nga autoritetet të huaja për vepra penale.
Elvis Roshi ka plotësuar në formular se, është proceduar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani, shkruan “RD”.
Por, pyetjes për arsyen e hetimit, Roshi çuditërisht i përgjigjet se, “nuk e mban mend përse është hetuar”. Në lidhje me pyetjen nëse ndaj tij është marrë ndonjë masë sigurie, Elvis Roshi pranon se, ka patur masë sigurie arrest me burg.
Ai shton gjithashtu se, është dëbuar nga qyteti i Mynihut, por edhe në këtë rast nuk i kujtohet përse është dëbuar.
Bashkitë, dyfish më shumë shpenzime për pastrim se për rikonstruksionet
Që prej marrjes së detyrës në krye të bashkive në korrik të vitit 2015, drejtuesit e bashkive të vendit, kanë shpenzuar për pastrimin e njësisë lokale, sa dyfishi i vlerës së investuar për rikonstruksion në bashki.
Sipas kërkimit brenda të dhënave nga “Open Procurement”, shpenzimet totale të 61 bashkive për pastrimin e bashkive janë 7,861,058,073 lekë, ose 78 miliardë lekë të vjetra.
Këtu përfshihen dhe blerjet e makinerive të shtrenjta të pastrimit, fadromat, borëpastrueset, etj. Këto 94 tendera janë zhvilluar nga 35 bashki të vendit.
Ndërkohë, për rikonstruksion, 44 bashki kanë zhvilluar gjithsej 138 tendera, me vlerën totale të 3,240,692,429 lekë, ose rreth 32 miliardë lekë të vjetra.
Në vijim të kërkimit të bërë, për Karburant, 49 bashki kanë zhvilluar 99 tendera me vlerë totale 425,261,585 lekë, ndërsa për telefon janë kryer vetëm 4 tendera nga 3 bashki, me kosto totale 1,959,602 lekë.
Më të shumta janë shpenzimet për internet, ku 17 bashki kanë zhvilluar 31 tendera me kosto 30,859,974 lekë. Shpenzim të madh duket se bashkitë kanë kryer edhe për blerje dru zjarri që kryesisht ju janë vendosur në dispozion shkollave.
33 bashki kanë zhvilluar 51 tendera, me kosto totale 210,010,820 lekë. Një lloj tjetër investimi i pandjeshëm për publikun, por i përhapur është ai i shpenzime për varre. 13 bashki kanë zhvilluar 23 tendera me vlerë totale 267,368,143 lekë.
Ushqime për kopshte, shkolla dhe institucione të tjera varësie, janë tenderuar në 80 raste nga 32 bashki, dhe vlera e këtyre kontratave arrin në 239,923,487 lekë.
Blerjet për Kancelari arrijnë në 70,089,443 lekë, ndërsa shpenzimet për transport të nxënësve, mësuesve dhe punonjësve të administratave, janë kryer nga 32 bashki, me 104 kontrata, me vlerë totale 515,014,317 lekë./shqiptarja.com/
Imami Hysa: Policët i thanë djalit tim “s’do ta shohësh më babain”
Nëntë imamët e vetë shpallur u dënuan javën e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për rekrutim të besimtarëve myslimanë që të luftonin në Siri. Bujar Hysa, njëri prej tyre, u dënua më shumë nga të gjithë me 18 vite burg.
Në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare, Bujar Hysa thotë se procesi ka qenë i manipuluar dhe janë dënuar njësoj sa edhe vrasësit. Gjatë intervistës për gazetën, ai shton se nuk kanë bërë asnjë krim, por thjesht janë dënuar për shkak të asaj çka besojnë.
Duke shpjeguar kronologjinë e ngjarjes. Bujar Hysa thotë se ditën e arrestimit, policët i thanë djalit të tij 11-vjeçar se nuk do ta shikonte më babain që nga ajo ditë.
Do'stlaringiz bilan baham: |