Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet130/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   126   127   128   129   130   131   132   133   ...   173

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 02.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: NDRECË GJOKA

TË PADITUR: KOMUNA BUSHAT, QARKU SHKODËR,

KËSHILLI I MINISTRAVE TIRANË.

PALE E TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SHKODËR,

KOMISIONI I VERIFIKIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË, PRANË PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR.

OBJEKTI:


Kundërshtimin e regjistrimit të pasurisë 548/3,

zona kadastrale 3506, në fondin e rrugëve të Komunës Bushat Shkodër.

Detyrimin e Komunës Bushat të njohë pronare paditësin

për pasurinë 548/3, zona kadastrale 3506, fshati Stajkë, Komuna Bushat.

Baza Ligjore: Nenet 32, 154 i K.Civil.

Ligji nr.7501, datë 19.07.1991, “Për tokën”,

nenet 191, 296, 302 të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.739, datë 30.05.2014, ka vendosur:“

“Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për gjykimin e çështjes me nr.regj.them. 1105 (21246-00879-51-2014), datë regjistrimi 23.04.2014 dhe dërgimin e saj në Gjykatën Kompetente që është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.”

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër kanë bërë ankim të veçantë paditësi Ndrecë Gjoka i cili ka parashtruar këto shkaqe :



  • Së pari: Konflikti në gjykim është pretendimi i paditësit se nga komisioni i Ndarjes së Tokës së fshatit Stajkë, Komuna Bushat, nëpërmjet AMTP-së është dhënë në pronësi, ndër të tjera dhe sipërfaqja e pronës, e cila sot në ZVRPP- Shkodër identifikohet me numrin 548/3, prandaj është paditësi pronar dhe jo Komuna Bushat. Komuna Bushat pretendon se me VKM nr.246, date 30.03.2011 të drejtat reale mbi pasurinë 548/3 i janë transferuar kësaj të fundit me emërtimin rrugë, ndaj është kjo pronare dhe jo paditësi.

  • Së dyti:Paditësi ka zgjedhur të mbrojë të drejtat e tij me padinë e rivendikimit (neni 296 i K.Civil) dhe padinë e pushimit të cënimit në pronësi (neni 302 të K.Civil), të cilat nuk janë dispozita ligjore administrativë. Paditësi pretendon se është bërë pronar nëpërmjet aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, ndërsa palë paditur nëpërmjet V.K.M nr/246 datë 30.03.2011 . Kemi bindjen se jemi përpara një konflikti pronësie, ku dy palë të ndryshme pretendojnë të drejta pronësie mbi të njëjtin send.  

  • Së treti:Kemi bindjen se gjykata nuk mund të detyrojë paditësin të zgjedhë mënyrën e mbrojtjes së të drejtës së pretenduar. Fakti që paditësi kundërshton regjistrimin e pasurisë 548/3 në fondin e rrugëve të Komunës Bushat, nuk do të thotë që jemi përpara kundërshtimit të një akti administrativ të nxjerrë nga Komuna Bushat. Përfundimisht duke pretenduar se nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër është interpretuar gabim neni 59 i K.Pr.Civil, kërkojmë:

Kundërshtimin e regjistrimit të pasurisë 548/3, zona kadastrale 3506, në fondin e rrugëve të Komunës Bushat Shkodër. Detyrimin e Komunës Bushat të njohë pronare paditësin për pasurinë 548/3, zona kadastrale 3506, fshati Stajkë, Komuna Bushat.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga përmbajtja e kërkesë padisë si dhe nga shpjegimet e bëra gjatë gjykimit, rezulton se paditësi Ndrecë Gjoka, ka përfituar në pronësi, në bazë të Ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën”, një sipërfaqe prej 1570 m2, duke u pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi, të lëshuar nga Komisioni i Ndarjes së Tokës në fshatin Stajke, Komuna Bushat, Shkodër (që në vijim do të referohet AMTP).

2. Paditësi ka aplikuar për të bërë regjistrimin fillestar të pronës në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, duke dorëzuar në këtë institucion, si pjese e praktikës së aplikimit edhe AMTP të lëshuar nga Komisioni i Ndarjes së Tokës në fshat. Z.V.R.P.P. Shkodër, ka kryer regjistrimin fillestar të pronës, por në vend që ta realizonte atë për të gjithë sipërfaqen prej 1570 m2, sikurse tregohet në AMTP e lëshuar nga Komisioni Ndarjes së Tokës në fshat, ka regjistruar në pronësi të paditësit një sipërfaqe prej 1125 m2. Nga harta treguese që bashkëshoqëron çertifikatën për vërtetim pronësie, që i është lëshuar paditës nga Z.V.R.P.P. Shkodër, rezulton se ky institucion, nuk ka kryer në favor të paditësit regjistrimin fillestar të titullit të pronësisë, mbi një pjesë të pasurisë së treguar në AMTP.

3. Nga interesimi i paditësit në administratën e Komunës Bushat, aty ka marrë dijeni se arsyeja e mosregjistrimit tërësor të titullit të pronësisë nga Z.V.R.P.P. Shkodër, ka të bëjë me faktin se nga Komuna Bushat, një pjesë e kësaj pasurie është konsideruar rrugë publike. Duke e konsideruar si të tillë, Komuna Bushat, sipas Ligjit për transferimin e Pronave Publike, i ka bërë kërkesë Këshillit të Ministrave, që këtë rrugë publike, t‘ ia kalojë në pronësi kësaj njësie të qeverisjes vendore.

4. Me V.K.M nr.246, datë 30.03.2011, Këshilli i Ministrave i ka kaluar të drejtat reale mbi pasurinë nr.548/3, zona kadastrale 3506, Shkodër, (që është pasuria që përbën objektin material të këtij gjykimi), Komunës Bushat, me emërtimin «rrugë». Pas kësaj, Z.V.R.P.P. Shkodër, ka bërë regjistrimin fillestar të titullit pronësor mbi këtë pasuri, në emër të Komunës Bushat. Ky regjistrim fillestar në emër të Komunës Bushat, është bërë me përpara në kohë se paditësi Ndrecë Gjoka, të aplikonte në Z.V.R.P.P. Shkodër, për të regjistruar në pronësi të tij, tokën bujqësore që kishte përfituar me AMTP-në e lartpërmendur.

5. Duke qenë se regjistrimi tërësor i pasurisë së treguar në AMTP, në emër të paditësit, krijonte mbivendosje të pjesshme, me rrugën publike të regjistruar në pronësi të Komunës Bushat, regjistruesi i Z.V.R.P.P. Shkodër ka bërë regjistrimin e pjesshme të AMTP-se në emër të paditësit, duke përjashtuar nga ky regjistrim, rrugën publike.

6. Duke u ndodhur në rrethanat e lartpërmendura, paditësi i është drejtuar Gjykatës me padinë në gjykim. Përmes kësaj kërkese padie, paditësi në thelb parashtron si pretendim se pjesa e paregjistruar e tokës bujqësore që tregohet në AMTP, nuk ka qenë ndonjëherë rrugë publike. Përveç kësaj, Këshilli i Ministrave, nuk ka patur tagër ligjor që t’i transferonte të drejtën e pronësisë mbi këtë pasuri, Komunës Bushat, pasi kjo pasuri nuk ka qenë me në pronësi shtetërore, në kohën kur ka datë V.K.M nr.246, datë 30.03.2011.

7Gjykata_e_Rrethit_Gjyqësor_Shkodër'>. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.739, datë 30.05.2014, ka vendosur:“ Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për gjykimin e çështjes me nr.regj.them. 1105 (21246-00879-51-2014) datë regjistrimi 23.04.2014 dhe dërgimin e saj në gjykatën kompetente që është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër”.

8. Kjo gjykatë ndër të tjera ka arsyetuar se “(...) Gjykata pasi e shqyrtoi çështjen paraprakisht, pa i hyrë themelit të saj, krijon bindje se gjykimi i kësaj çështjeje, nuk bën pjesë në kompetencën lëndore të saj.



Gjykata konstaton se shkaku ligjor se përse paditësi, ka paraqitur padinë në gjykim kundër ndërgjyqësve të paditur, në thelb konsiston në pretendimin e tij se vendimi i regjistruesit të Z.V.R.P.P. Shkodër, për mosregjistrimin tërësor të pronës që paditësi pretendon se e ka fituar me AMTP, si dhe vetë V.K.M nr.246, date 30.03.20111, përbëjnë akte administrative të paligjshme.

Duke analizuar shkakun ligjorë të padisë, Gjykata konstaton se edhe objekti i padisë në thelb synon lënien pa fuqi juridike të akteve administrative në fjalë në atë piesë të tyre ku ato i cënojnë paditësit të drejtën e pronësisë së pretenduar prej tij.

Duke marrë në konsideratë si qëllimin e objektit të padisë ashtu dhe arsyen së përse paditësi, i është drejtuar gjykatës me padi, Gjykata arrin në përfundimin se vetë padia është ndërtuar në atë mënyrë që përmes saj kundërshtohet në thelb, dy akte administrative, që janë V.K.M nr.246, datë 30.03.20111 dhe akti i regjistruesit të Z.V.R.P.P. Shkodër, për zbatimin e tij. Në arritjen e konkluzionit si më sipër Gjykata ka në vëmendje vendimin unifikues nr.9, të vitit 2006, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që përcakton kuptimin e “ shkakut ligjor” dhe “objektit të padisë”.

Duke marrë në konsideratë sa më sipër, Gjykata konkludon se gjykimi i iniciuar nga paditësi, ka natyrën e një gjykimi administrativ dhe jo civil. Duke patur këtë natyrë, Gjykata krijon bindjen se sipas nenit 61 të K.Pr.Civile, duhet të shpallë moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes dhe të dërgojë aktet në Gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.

Këtë bindje Gjykata e krijon edhe duke patur në vëmendje vendimin unfikues të gjykatës se Lartë, me nr.3, date 06.12.2013, në arsyetimin e të cilit përcaktohet: Duke nisur nga data 04.11.2013, Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, Gjykatat e apeleve dhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, nuk kane kompetencë lëndore në shqyrtimin e këtyre çështjeve ...”.

9. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër kanë bërë ankim të veçantë paditësi Ndrecë Gjoka me shkaqet e sipërcituara:



II. Ligji i zbatueshëm

10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:



    1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

    2. Neni 32§c i K.Pr.Civile: “Padia mund të ngrihet: ...(c) Për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”

    3. Neni 41 i K.Pr.Civile: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera.”

    4. Neni 61 i K.Pr.Civile: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

    5. Dispozitat e Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në të cilat është parashikuar”

    6. Neni 1§2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.”

    7. Neni 8/b: “Gjykata administrative nuk shqyrton mosmarrëveshjet:...(b) shqyrtimi i të cilave, sipas legjislacionit në fuqi, është në kompetencën e një gjykate tjetër.”

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.739, datë 30.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil duke mos bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke mos e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 §1 i K.Pr.Civile).

12. Kolegji Civil i Gjykatë së Lartë pikësëpari thekson se termi “gjykatë”, i cili karakterizohet në kuptimin material nga funksioni i saj gjyqësor, ka të bëjë me zgjidhjen e çështjeve të cilat janë në kompetencë të saj, në një proces të zhvilluar mbi një procedurë ligjërisht të përcaktuar dhe në pajtim me shtetin e së drejtës. Në analizë të natyrës së mosmarrëveshjes, shkakut ligjor të saj, objekti të kërkesë padisë, si dhe kohës së shqyrtimit të saj, Kolegji Civil konstaton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka keqinterpretuar dispozitat procedurale lidhur me kompetencën lëndore të këtij procesi gjyqësor duke mos zhvilluar një proces të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ (shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009, nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese).

13. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në datën 30.05.2014, në mbështetje të nenit 61, të Kodit të Procedurës Civile ka konstatuar se nuk është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e çështjes që i është paraqitur këtij forumi, dhe në këto kushte ka vendosur dërgimin e akteve pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka zgjidhur çështjen jo konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke mos bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar (qëndrim ky i mbajtur në vendimin unifikuese nr.3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio legis) dhe në parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën lëndore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është pasur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi. Në këtë kontekst i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).

15. Ky kolegj, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme, vlerëson se për rastin konkret ndodhemi përpara një mosmarrëveshje civile, për të mbrojtur të drejtën e pronësisë, që është një e drejtë subjektive dhe për këtë arsye kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nocionin i njohjes pronar ose, me saktë, i të drejtës së pronësisë, e parashikuar shprehimisht në Kodin Civil. Në rastin kur pranohet padia e njohjes pronar, apo e kërkimit të sendit, pala e paditur duhet t’i njohë paditësit të drejtën e pronësisë të sendit, t’i kthejë sendin apo edhe të detyrohet të mos e përsërisë cenimin në të ardhmen dhe kur është rasti të shpërblejë dëmin (nenet 296 dhe 302 i Kodit Civil).

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se në këtë lloj gjykimi, i cili lidhet me të drejta subjektive dhe synon njohjen e të drejtës së pronës mbi sende të caktuara, mund të bëhet vetëm nga gjykatat e zakonshme civile në përputhje me dispozitat e K.Civil dhe të K.Pr.Civile. Gjykata zhvillon një gjykim themeli lidhur me titullin e pronësisë të fituar me një mënyrë të parashikuar me ligj, si dhe duke zgjidhur në themel këtë konflikt që në esencë është një konflikt pronësie, pra i natyrës civile. Nga pikëpamja e ligjit procedural (neni 12 dhe 213 të Kodit të Procedurës Civile), paditësi duhet ta provojë këtë fakt me mjetet provuese të lejueshme që Kodi i Procedurës Civile parashikon. Gjykata në këtë rast vlerëson ligjshmërinë e dy titujve të pronësisë duke e zgjidhur mosmarrëveshjen në lidhje me të drejtën subjektive të pronësisë midis palëve.

17. I gjithë hetimi gjyqësor i lartpërmendur, i jep jetë nenit 31 të Kodit të Procedurës Civile që shprehet se “Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo. ...”Nga ana tjetër, “Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi.”, çka do të thotë se i padituri ka të drejtë të paraqesë pretendime lidhur me legjitimitetin aktiv ashtu edhe me legjitimitetin pasiv, në mënyrë që nga debati kontradiktor të dalë e vërteta mbi marrëdhënien objekt gjykimi dhe mbi bazën e kësaj të vërtete gjykata ta shpallë të bazuar në ligj apo jo padinë. Për sa më sipër legjitimitetin pasiv mund ta ketë edhe një organ i administratës shtetërore apo vendore, i cili në mënyrë të paligjshme posedon sendin. Për sa më sipër nuk është e detyrueshëm ankimi në rrugë administrative.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë thekson edhe një herë sentencën unifikuese arritur në vendimin Unifikues nr.4, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ku është unifikuar praktika gjyqësore në lidhje me kompetencën e gjykatave në varësi të natyrës së kërkimeve dhe konkretisht:”... C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i Z.V.R.P.P.-së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar ,atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile”.

19. Për sa më sipër Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes kryesore e cila është e karakterit civil (e drejta subjektive e pronësisë); pavarësisht se dy nga palët e paditura, Komuna Bushat Këshilli i Ministrave Tiranë, veprimet e tyre në thelb kanë cenuar të drejtën e pronës; (iii) dhe për sa më sipër Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër nuk ka bërë një identifikim të saktë të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

20. Kolegji Civil i Gjykatës së lartë vëren se nga ana e palës paditëse sipas parimit të disponimit mbi padinë, është formësuar akti me anë të së cilit i është drejtuar gjykatës (padia), për të rivendosur në vend të drejtën e saj subjektive të shkelura, dhe për të regjistruar pranë ZVRPP Shkodër një titull pronësie tashmë të fituar, pra për ta publikuar atë sipas ligjit, duke thirrur rregullisht të paditurit para gjykatës, pra duke përcaktuar qartë legjitimitetin pasiv të padisë, dhe duke kërkuar me anë të gjykatës “Kundërshtimin e regjistrimit të pasurisë 548/3, zona kadastrale 3506, në fondin e rrugëve të Komunës Bushat Shkodër. Detyrimin e Komunës Bushat të njohë pronare paditësin për pasurinë 548/3, zona kadastrale 3506, fshati Stajkë, Komuna Bushat ”.

21. Duke qenë se natyra e çështjes nuk është e natyrës administrative por e natyrës civile, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se sa më sipër është arsyetuar është në harmoni të plotë me përfundimin e Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.4, datë 10.12.2013 dhe pa rënë në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.49/2012, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe në përfundim çmon se vendimi nr.739, datë 30.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duhet të prishet dhe çështja duhet t’i dërgohet kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 62 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.739, datë 30.05.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e çështjes pranë po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 02.10.2014

Nr.11243-03164-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-2565 i Vendimit


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   126   127   128   129   130   131   132   133   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish