Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet138/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   134   135   136   137   138   139   140   141   ...   173

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në datën 14.10.2014, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: ASTRIT DYRMISHI

I PADITUR: SH.A “UJËSJELLËS” ÇOROVODË, SKRAPAR

OBJEKTI:


Kthimi i paditësit Astrit Dyrmishi në vendin e mëparshëm të punës.

Shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga zgjidhja e menjëhershme

dhe e pajustifikuar e kontratës së punës,

shpërblimi për moszbatimin e afatit të njoftimit,

shpërblimin për moszbatimin e procedurave

sipas nenit 144 të Kodit të Punës.

Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm.

Baza Ligjore: Nenet 17, 18 e 42 të Kushtetutës;

Nenet 6/1 e 13 të KEDNJ;

Nenet 1/1, 32, 106, 317 të Kodit të Procedurës Civile;

Nenet 4, 143,144, 155 të Kodit të Punës

dhe Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë

nr.19, datë 15.11.2007;

Ligji nr.9901, datë 14.04.2008;

V.K.M nr.687, datë 03.10.2007

dhe V.K.M nr.642, datë 11.10.2005.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.596, datë 16.06.2014, ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Berat për gjykimin e kësaj çështjeje gjyqësore.

Dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë Tirane sipas afatit ligjor.

Kundër vendimit nr.596, datë 16.06.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Astrit Dyrmishi, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për shpalljen e mos kompetencës lëndore dhe vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, duke parashtruar ndër të tjera se:


  • Gjykata nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten për shqyrtim, me arsyetimin se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërthënie ose është i paqartë.

  • Në bazë të nenit 13 të KEDNJ, nenit 146/3 të K. Punës dhe nenit 1/1 të K.Pr.Civile gjykata nuk mund të rrezojë padinë për faktin se mungon ligji, nuk është i plotë ose është i paqartë, prandaj kërkojmë nga gjykata të zgjidhe efektivisht konfliktin duke vendosur kthimin e paditësit në vendimin e mëparshëm të punës.

  • Efektiviteti vendimor nënkupton që autoritet kombëtare nuk duhet të kenë vetëm mundësinë që të marrin në shqyrtim ankesat e individëve, por të kenë edhe pushtetin e duhur për të marrë vendime që mund të prekin situatën e krijuar si rezultat i shkeljes. Efektiviteti material kërkon jo vetëm ekzistencën e mjeteve ankimore efektive por edhe mundësinë konkrete që individët t’i përdorin ato.

  • Lidhur me kompetencën lëndore gjykata i referohet kritereve të nenit 7, germa (ç) të ligjit nr .49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” sipas të cilit gjykatat administrative janë kompetente për: ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës kur punëdhënësi është organ i administratës publike.

  • Për të konkluduar mbi kompetencën lëndore të gjykatave administrative për gjykimin e kësaj çështjeje, gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat fillimisht duhet të verifikonte statusin juridik të palës së paditur që në rastin konkret rezulton të jetë Shoqëri Anonime me kapital shtetëror, vërtetuar kjo nga “Ekstrakt Historiku i Regjistrit Tregtar”.

  • SH.A Ujësjellës Skrapar nuk përfshihet në organet e pushtetit qendror apo vendor, të cilat kryejnë veprimtari administrative, por ajo është një person juridik që i përket të drejtës tregtare, prandaj nuk është organ i administratës publike në kuptim të nenit 7, të ligjit nr.49/2012.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N


  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat me kërkesë padinë me objektin e sipërcituar.

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në seancën e datës 16.06.2014, në mbështetje të nenit 61, të Kodit të Kodit të Procedurës Civile ka shqyrtuar kryesisht kompetencën e saj lëndore për gjykimin e kësaj mosmarrëveshje.

3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.596, datë 16.06.2014, ka vendosur: “Moskompetencën e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Berat për gjykimin e kësaj çështjeje gjyqësore, si dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.”

4. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....(omissis)...Në datën 04.11.2013 ka hyrë në fuqi ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” Në nenin 7 të tij parashikohet se: “Gjykatat administrative janë kompetente për:.....ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike”. Në të tilla rrethana gjykata çmon se Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat nuk i përket kompetenca lëndore për gjykimin e kësaj mosmarrëveshjeje gjyqësore. Gjykata kompetente për gjykimin e kësaj çështjeje gjyqësore është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, pasi organi i administratës publike e ka qendrën në territorin ku përfshihet veprimtaria e kësaj gjykate. Mosmarrëveshja në shqyrtim përfshihet në rastet e parashikuara nga pika “ç” nenit 7, të sipërcituar. Çështja objekt gjykimi lidhet me zgjidhjen e një mosmarrëveshje administrative...(...)”

5. Kundër vendimit nr.596, datë 16.06.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Astrit Dyrmishi, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për shpalljen e mos kompetencës lëndore dhe vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate.


  1. Ligji i zbatueshëm

6. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

6.1 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

6.2 Neni 41 i K.Pr.Civile: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera.”

7. Dispozitat e Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në të cilat është parashikuar:

7.1 Neni 2, pika 6 i ligjit nr.49/2012: “6. Organ publik” është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative; çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i Forcave të Armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.”

7.2 Neni 7/ç i ligjit nr.49/2012: “Gjykatat administrative janë kompetente për:...(ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike.”



  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.596, datë 16.06.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat nuk janë respektuar dispozitat e ligjit material dhe procedural duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

9. Kolegji Civil i Gjykatë së Lartë pikësëpari thekson se termi “gjykatë”, i cili karakterizohet në kuptimin material nga funksioni i saj gjyqësor, ka të bëjë me zgjidhjen e çështjeve të cilat janë në kompetencë të saj, në një proces të zhvilluar mbi një procedurë ligjërisht të përcaktuar dhe në pajtim me shtetin e së drejtës. Në analizë të natyrës së mosmarrëveshjes, shkakut ligjor të saj, objekti të kërkesë padisë, si dhe kohës së shqyrtimit të saj, Kolegji Civil konstaton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat nuk ka zbatuar drejtë dispozitat lidhur me kompetencën lëndore të këtij procesi gjyqësor duke mos zhvilluar një proces të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ (shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009 dhe nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese).

10. Ky kolegj, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme, vlerëson se për rastin konkret ndodhemi përpara një mosmarrëveshje me natyrë civile dhe për këtë arsye kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

11. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes e cila është e karakterit civil, si dhe nuk ka bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

11.1 Nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është keqinterpretuar ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan arsyeton se nisur nga fakti që pala e paditur është organ i administratës publike kjo çështje është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

11.2 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat pavarësisht se në arsyetimin e saj referon në nenin 7/ç të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, mjaftohet thjesht me faktin se pala e paditur është organ i administratës publike duke mos bërë një analizë të mënyrës së organizmit dhe funksionimit të palës së paditur, i cili në cilësinë e punëdhënësit, është person juridik që funksionon si shoqëri tregtare.

11.3 Kolegji Civil vlerëson se mënyra e organizimit të palës së paditur është shoqëri anonime e cila e zhvillon veprimtarinë e saj si të gjitha shoqëritë e tjera tregtare të cilat e ushtrojnë aktivitetin ekonomik të tyre sipas ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, në kuadrin e së drejtës private, pavarësisht se kapitali i saj është 100% shtetëror, që do të thotë se nuk është organ i administratës publike.

11.4 Gjithashtu Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjell në vëmendje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, se pala e paditur, Sha “Ujësjellës” Çorovodë, punëdhënëse e paditësit është person juridik me ofertë publike, e si i tillë është subjekt i së drejtës tregtare. Në vështrim të legjislacionit administrativ, tregtar, pala e paditur nuk është subjekt i së drejtës administrative dhe nuk ushtron pushtet shtetëror, veprimtari ekzekutive-urdhërdhënëse. Për rastin konkret veprimtaria e palës së paditur nuk rregullohet nga normat e së drejtës administrative.

11.5 Për rrjedhojë për palët ndërgjyqëse, por edhe as të tretët, qofshin subjekte fizikë apo juridikë privatë apo shtetërorë, për mosmarrëveshjet që mund të lindin midis tyre në fushën e marrëdhënieve të punës nuk i nënshtrohen rregullimeve të bëra në Kodin e Procedurës Administrative, por rregullimeve të parashikuara në Kodin e Punës për sa kohë punëdhënësi nuk është organ i administratës publike.

12. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin se vendimi nr.596, datë 16.06.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për gjykim po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 62 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.596, datë 16.06.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe dërgimin e çështjes pranë po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.10.2014

Nr.11243-03357-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-2677 i Vendimit


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   134   135   136   137   138   139   140   141   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish