Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet137/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   133   134   135   136   137   138   139   140   ...   173

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 08.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: PREFEKTI I QARKUT TIRANË.

I PADITUR: MEHMET ÇUPI.

OBJEKTI:

Pavlefshmëri dhe shfuqizim i plotë të aktit të marrjes së tokës në pronësi

nr.197, datë s’ka, në emër të të paditurit Mehmet Çupi

dhe kthimi i tokës prej 1930 m2 në emër të pronarit shtet.

Baza Ligjore Ligji "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore

të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore",

neni 116 i K.Pr.Administrative, etj.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.1759, datë 21.04.2014, ka vendosur:

“Të shpallë moskompetencën lëndore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim i veçantë.”

Kundër këtij vendimi nuk është ushtruar ankim as nga paditësi dhe as nga pala e paditur e në këto kushte dosja i është përcjellë gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit, e cila i është drejtuar me një Kërkesë “Për rregullim kompetence ”, Gjykatës së Lartë, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Në zbatim të nenit 64 të K.Pr.Civile. në cilësinë e gjyqtarit të caktuar për gjykimin e kësaj çështjeje po iu parashtroj qëndrimin tim lidhur me rregullimin e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

  • Gjykata iu referua edhe konkluzioneve unifikuese të Gjykatës së Lartë në Vendimin nr.3, datë 6.12.2013, dhe kryesisht bazuar në këto konkluzione dhe të tjera të parashtruara më poshtë në vijim, vlerëson që Gjykata Administrative Tiranë është gjykata kompetente për gjykimin e çështjes civile me nr.Regj.Them 10770, që i përket palëve ndërgjyqëse të sipërcituara, për arsye se:

  • Së pari: Kjo gjykatë ka parasysh konkluzionet unifikuese të Gjykatës së Lartë, në Vendimin Unifikues nr.3 datë 6.12.2013, dal në zbatim të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i cili në lidhje me çështjet civile të natyrës administrative, ka konkluduar se:

"...Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma...”;

  • Referuar përmbajtjes së kërkesë - padisë së paraqitur nga ana e paditësit prefektura e Qarkut Tiranë, rezulton që kërkimi kryesor (i vetëm) i parashtruar në të, të jetë:

Pavlefshmëri dhe shfuqizim i plotë të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.197 datë s’ka në emër të të paditurit Mehmet Çupi dhe kthimi i tokës prej 1930 m2 në emër të pronarit shtet.”

  • Në kushtet e këtij kërkimi të paditësit atëherë të zbatueshme në rastin konkret do të jenë përcaktimet e ligjit nr.49, datë 03.05.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, konkretisht nenet 7, 15 dhe 17 të tij.

  • Në nenin 7 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë parashikuar rastet e Gjykatave administrative.

  • Pasi analizoi natyrën e mosmarrëveshjes së paraqitur për gjykim, nëpërmjet kërkesë padisë së paditësit, gjykata çmon se është përpara zgjidhjes së një mosmarrëveshje; a) që ka lindur nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik, mosmarrëveshje e natyrës administrative, e cila është në kompetencë shqyrtimi nga ligji nr.49, datë 03.05.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, sipas nenit 7/a, të tij;

  • Për sa më lart është parashikuar në këto dispozita, se kjo gjykatë çmon se objekti i gjykimit të padisë së paraqitur për gjykim nga ana e paditësit është i një natyre administrative të mirëfilltë dhe për këtë shkak nuk ka asnjë arsye që çështja të gjykohet nga gjykata civile.

  • Së dyti: Në arritjen e përfundimit se Gjykata Administrative Tiranë ka gabuar në deklarimin e moskompetencës së saj lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje, vlerësoj se është referenca dhe arsyetimi i gabuar nga kjo gjykatë (Gjykata Administrative), i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i cili ka marrë në shqyrtim dhe ka vlerësuar në kontekstin e një situate tërësisht të ndryshme, pretendimin për ligjshmërinë e një dispozite ligjore përkatëse.

  • Me anë të Vendimit Unifikues nr.4/2013, Gjykata e Lartë ka përcaktuar se cilat janë konfliktet të cilat përjashtimisht nuk i nënshtrohen një gjykimi administrativ, pavarësisht elementëve dhe veçorive të natyrës administrative që mund të paraqisnin.

  • Gjykimi i mësipërm i përcjellë për kompetencë lëndore Gjykatës së Tiranës nga Gjykata Administrative , nuk rezulton se është i një natyre të tillë.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Paditësi Prefekti i Qarkut Tiranë ka paraqitur para kësaj gjykate kërkesë padinë me objekt: Deklarim i Pavlefshmërisë dhe shfuqizimin e plotë të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.197, datë s'ka në emër të të paditurit Mehmet Çupi dhe kthimi i tokës prej 1930 m2 në emër të pronarit Shtet.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.1759, datë 21.04.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim i veçantë.”

Me arsyetimin se, në rastin konkret, gjykata i referohet nenit 7, pikës 1 të nenit 10 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve administrative”, dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese me nr.29, datë 31.05.2010 dhe vendimit me nr.14, datë 03.06.2009.

Duke iu referuar shkakut ligjor të padisë, gjykata çmon se kemi të bëjmë me një marrëdhënie juridike civile, e cila gjen rregullim nga e drejta private. Konkretisht, në vendimin nr.29 datë 31.05.2010 të Gjykatës Kushtetuese, është arsyetuar përsa vijon: Në kontekstin e çështjes në shqyrtim, Gjykata Kushtetuese vlerëson se, me përfundimin e procedurave të përcaktuara në Ligjin nr.7501, datë 19.07.1991, “Për tokën”, Ligjin nr.8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin i pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore ” si dhe në Ligjin nr.8337, datë 30.04.1998 “Për kalim në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”, me kalimin e afateve përkatëse të kundërshtimit, si dhe me regjistrimin e pronave përkatëse në regjistrin e pasurive të paluajtshme, përfituesit nga këto procedura, bëhen mbajtës të titujve të pronësisë, që mbrohen nga neni 41 i Kushtetutës. Për pasojë, midis këtyre individëve, me cilësinë e pronarëve të tokës bujqësore dhe gjithë subjekteve të tjerë, duke përfshirë edhe Shtetin, krijohet një marrëdhënie që trajtohet në kuadrin e të drejtës private. Kjo do të thotë se, pas këtij momenti që u përshkrua më sipër, çdo pretendim kundrejt pronarëve të mësipërm, zgjidhet në kuadrin e të drejtës private e për pasojë, titujt e pronësisë të fituar si rezultat i përfundimit të procedurave të parashikuara në ligjet e sipërpërmendura si dhe regjistrimet e këtyre titujve në regjistrat e pronave të paluajtshme, nuk mund të anullohen apo shfuqizohen “iure amperi”, pra në mënyrë të njëanshme me anë të vendimeve administrative të nxjerra nga autoritetet publike përkatëse.

Pra, sipas këtij vendimi pretendimet kundrejt pronarit të paditur zgjidhet në kuadrin e të drejtës private. Arsyetimi i përdorur nga Gjykata Kushtetuese në këtë vendim, është i detyrueshëm për të gjitha organet kushtetuese, autoritetet publike dhe gjykatat. Ky konkludim bazohet dhe në vendimin nr.14, datë 03.06.2009 të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën është arsyetuar se:

Zbatimi i detyrueshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues; Ato kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare. Ato përbëjnë jurisprudencë kushtetuese dhe për rrjedhojë, kanë efektet e forcës së ligjit (shih vendimin nr.5, datë 7.2.2001 të Gjykatës Kushtetuese).

Asnjë organ tjetër me përjashtim të vetë Gjykatës (dhe kjo lidhet me ndryshimin e praktikës, apo rishikimin e Kushtetutës), nuk mund të mos pranojë ti zbatojë ato. Lënia në vlerësimin e organeve të tjera të vendimeve kushtetuese krijon precedentin e rrezikshëm për t'i mohuar këtij organi funksionin e garantit të Kushtetutës. Roli i Gjykatës qëndron pikërisht në fuqinë detyruese të vendimeve të saj.”

Formulimi që i ka dhënë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë fuqisë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përcakton autoritetin e këtij organi dhe është e vetmja mënyrë e pranueshme për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjeve me natyrë kushtetuese.

Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese, ashtu edhe me pjesën arsyetuese të vendimit.

Në këtë prizëm, shqyrtimi i padisë është në kompetence lëndore të gjykatës civile. Ndodhur para këtij fakti, gjykata çmon se duhet shpallur moskompetenca lëndore dhe dërgimi i akteve gjykatës kompetente, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kjo, në përputhje me nenin 13 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

Kundër këtij vendimi nuk është ushtruar ankim as nga paditësi dhe as nga pala e paditur e në këto kushte dosja i është përcjellë gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit, e cila i është drejtuar me një Kërkesë “Për rregullim kompetence ”, Gjykatës së Lartë, duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.

I. Ligji i zbatueshëm.

Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

Neni 16§1 i K.Pr.Civile që parashikon se:

Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj....”.

Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se:

Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.”

Neni 62 i K.Pr.Civile parashikon se:

Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

Neni 64 i K.Pr.Civile që parashikon se:

Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së cilës i dërgohet.



Konfliktet për kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, pa ndërprerë gjykimin e çështjes, ka të drejtë t’i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë e cila vendos për rregullimin e kompetencës. sipas rregullave të përcaktuara në paragrafin e dytë të nenit 63 të këtij Kodi.”

II. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se kërkesa e bërë nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë “Për rregullimin e kompetencës” ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë gjen mbështetje në dispozitat e K.Pr.Civile.

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në parashtrimet e saj ka verifikuar saktë moskompetencën e saj lëndore për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje.

3. Vendimi nr.1759, datë 21.04.2014, i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes me nr.2929 Akti datë 04.03.2014 duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është rrjedhojë e moszbatimit të drejtë të ligjit procedural dhe atij material dhe për këtë shkak ky vendim duhet të prishet.

4. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit të shprehura si në kërkesë padi ashtu dhe në pretendimet e tij para Gjykatës vlerëson të drejtë parashtrimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si të bazuara në Ligjin nr.49/2012. Pikërisht juridiksioni që i është dhënë nga ligji specifik Gjykatës Administrative tregon në të njëjtën kohë dhe pushtetin që i është dhënë kësaj gjykate për të marrë në shqyrtim të gjitha çështjet të cilat parashikohen në nenin 7 të tij. Ky është një lloj juridiksioni i veçantë, i cili ushtrohet në këtë fushë nga këto gjykata në bazë të Ligjit nr.49/2012.

5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se krijimi i këtyre gjykatave si dhe shqyrtimi i çështjeve administrative nga këto gjykata përbëjnë një garanci më tepër për të drejtat, liritë dhe interesat kushtetuese të palëve që janë pjesëmarrëse në këto procese. Këto gjykata respektojnë me rigorozitet të gjitha rregullat dhe normat procedurale dhe materiale të parashikuara nga ligjet organike që rregullojnë këtë veprimtari si dhe konfliktet që ato marrin në shqyrtim, janë gjykata të krijuar me ligj dhe përmbushin të gjitha garancitë kushtetuese për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

6. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë duke analizuar llojin e mosmarrëveshjes objekt shqyrtimi, konstaton se natyra e mosmarrëveshjes është administrative, pasi konflikti i shtruar për zgjidhje gjykatës ka të bëjë me kundërshtimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi (i cili është një akt administrativ në kuptim të nenit 2.1 të ligjit 49/2012) dhënë në favor të të paditurit nga Komisioni i Ndarjes së Tokës Fshati Laknas të Bashkisë Kamëz, i cili ky i fundit është një organ publik (në kuptim të nenit 2 pika 6 të Ligjit nr.49/2012), bazuar në dispozitat e Ligjit nr.7501, datë 19.07.1991, “Për tokën”.

7. Natyra e mësipërme e mosmarrëveshjes është sanksionuar dhe nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë të cilat në vendimin e tyre unifikues nr.2/2014 kanë arritur në konkluzionin unifikues se: “Mosmarrëveshjet që burojnë nga aktet e marrjes së tokës në pronësi, që kanë të bëjnë me kundërshtimin e tyre, janë të natyrës administrative, pavarësisht natyrës civile të pasojave që akti i dhënies së tokës në pronësi apo përdorim ka sjellë për palët e interesuara. Këto akte, pavarësisht se në thelb krijojnë pasoja që kanë të bëjnë me të drejta civile siç është edhe e drejta e pronësisë, janë akte të nxjerra nga organet e përcaktuara me ligj për të ushtruar në interesin publik pushtetin e tyre të dhënë nga ligji, në lidhje me ndarjen e tokës bujqësore. Në këtë rast këto organe disponojnë mbi të drejta pronësie për pronën publike, duke ndryshuar statusin juridik të saj në pronë private”.

8. E drejta e kundërshtimit në gjykatë të akteve të marrjes së tokës në pronësi nga Prefekti është parashikuar në nenin 10 të Ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, ku shprehimisht thuhet: “.. 2. Kërkesa i paraqitet subjektit përkatës nga prefekti i qarkut brenda 7 ditëve nga data e njoftimit të vendimit për paligjshmërinë e aktit të pronësisë mbi tokën bujqësore. Objekt i kërkesës së prefektit është deklarimi i pavlefshmërisë së "aktit të marrjes së tokës në pronësi", shfuqizimi i tij dhe kthimi i pronës në pronësi të shtetit. 3. Gjykata shqyrton kërkesën e prefektit brenda 60 ditëve, duke thirrur në proces gjyqësor edhe Avokatin e Shtetit”.

9. Në këto kushte, në përcaktimin e kompetencës lëndore gjykata i referohet jo vetëm nenit 7/a të Ligjit nr.49/2012 në të cilin parashikohet qartë se: “Gjykata administrative janë kompetente për ...mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”, por dhe Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.2/2014 të cituar më sipër, duke arritur në përfundimin se kjo mosmarrëveshje është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

10. Qëndrimi i mësipërm është në koherencë dhe me qëndrimin që kanë mbajtur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013, ku kanë arritur në përfundimin se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit”.

11. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.1759, datë 21.04.2014, i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duhet të prishet dhe çështja ti kthehet po kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1759, datë 21.04.2014, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes po në këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 08.10.2014

Nr.11241-03356-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-2674 i Vendimit


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   133   134   135   136   137   138   139   140   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish